Agjencia e Legalizimit Urbanizimit Integrimit të Zonave të Ndërtimeve Informale publikon listën me 214 persona që kanë ndërtuar pa leje dhe tashmë i kanë lejet e legalizimit gati. Përfituesit janë nga qarku i Korçës, ndërsa drejtoria e ALUIZNI-t njofton qytetarët se duhet të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t në qarkun e Korçë për të tërhequr lejen e legalizimit. Ndërkohë që procedurat për marrjen e tapisë do të ndiqen nga AULIZNI, i cili dorëzon dosjen e plotë në Hipotekë. Menjëherë pas regjistrimit të certifikatës së pronësisë, përfituesit do të njoftohen për tërheqjen e saj. Pas ndryshimeve të fundit ligjore, qytetari do të marrë një kopje për të vërtetuar mbarimin e procesit të legalizimit, por e gjithë procedura vijuese për regjistrimin në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të bëhet nga Agjencia. Ndërkohë që sipërfaqja e parcelës për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m².
Sipërfaqet mbi masat e përcaktuara në këtë pikë, të cilat, për shkak të përmasave ose konfiguracionit nuk mund të shfrytëzohen më vete për ndërtim, i shiten poseduesit të ndërtimit pa leje sipas vlerës së pronës, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, vetëm nëse ka shprehur më parë vullnetin, nëpërmjet një kërkese me shkrim. Ndërsa në rastin kur ndërtimi pa leje disponohet nga më shumë se një person fizik ose juridik, regjistrimi i pjesëve takuese mbi pasuritë (parcelë dhe objekt) kryhet: në pjesë të pandara, ideale, sipas numrit të subjekteve; në pjesë takuese të ndara, sipas marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet subjekteve lirisht dhe të depozituara brenda afatit të vetë deklarimit. Subjektet mund të përcaktojnë përveç pjesës takuese, edhe pjesët fizike respektive nëse ndërmjet tyre përputhet vullneti. Megjithëse u bë reformimi i institucioneve që merren me çështjen e pronës deri më tani janë rreth 28 mijë familje, të cilat akoma nuk e kanë marrë certifikatën e pronësisë për truallin ku kanë ndërtuar pa leje. Kështu, nga rreth 110 mijë leje të lëshuara deri në fund të 2016- s, vetëm 75% prej tyre kanë arritur ta çojnë deri në fund procesin, pjesa tjetër vijojnë të qëndrojnë në pritje.
Tapia
Udhëzimi i miratuar në vitin 2016 përcakton në mënyrë të detajuar që kërkesa për regjistrimin e objektit dhe pronës të mos bëhet nga përfituesi i lejes, por nga ALUIZNI. Ky aplikim kryhet elektronikisht përmes një formulari me të dhënat bazë të familjes, si dhe dokumentacionin përkatës. Brenda 10 ditëve nga depozitimi i kërkesës, Hipoteka duhet të përmbyllë procedurat e regjistrimit. Pas kësaj, brenda pesë ditëve qytetarët njoftohen nga ALUIZNI për të kryer pagesën e shërbimit. Me shlyerjen e kësaj tarife lëshohet edhe certifikata e pronësisë.
Original Title
ALUIZNI, 214 personat që marrin lejen e legalizimit në qarkun e Korçës