Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 24

Sforcimet ne tokë

Hyrjes

Siç është përshkruar në Kapitullin3, dherat janë sistem shumëfazor. Në një vëllim të dhënë të
dherave, grimcat dhe poret janë të shpërndara në mënyrë të jo të rregullt. Poret janë kontinuale
dhe janë të mbushura me ujë ose me ajër. Që të analizohen probleme të ndryshme (si ngjeshja e
dherave, aftësia mbajtëse e dherave, stabiliteti I mbushjeve, presionet anësore të strukturave
mbrojtëse), ne duhet të njofim natyren e shpërndarjes së sforcimeve në një prerje të dhënë të
profilit të terenit. Kështu ne do fillojmë me analizimin e rastit duke konsideruar dheun e ngopur
pa filtrim hidraulike.

Në këtë kapitull ne do të diskutojmë si në vijim:

 Konceptin e sforcimeve efektive


 Sforcimet ne dherat e ngopura pa filtrim, filtrim nga poshtë sipër dhe filtrim nga sipër
poshtë.
 Forca rrjedhëse për njësi të vëllimit të dherave
 Humbja e stabilitetit të grimcave nga ndikimi hidraulik
 Perdorimi I filtrit per rritjen e stabilitetit të materialit të dherave
 Sforcimet efektive tek dherat pjesërisht të ngopura.

Sforcimet tek dherat e ngopura pa filtrim

Figura 9.1paraqet një prerje të masës së tokës pa filtrim të ujit në asnjë drejtim. Sforcimet totale
në një thellësi në pikën A mund të kalkulohen për rastin e peshës vëllimore në gjendje të ngopur
dhe peshës vëllimore të ujit mbi atë pikë. Kështu:

Ku 𝜎 = sforcimet totale në pikën A

𝛾𝑤 = pesha vëllimore e ujit

𝛾𝑠𝑎𝑡 = pesha vëllimore në gjendje të ngopur


H = lartësia e nivelit të ujit nëntokësor nga niveli I sipërm I terenit

HA= distanca në mes pikës A dhe nivelit të ujit

Figura 9.1 (a) Sforcimet efektive per rastin e dherave te ngopura pa filtrim; (b) forcat të cilat
veprojnë në pikat kontaktuese të grimcave të tokës në nivelin e pikës A

Sforcimet totale, σ, të paraqitura në Ekuac. (9.1) mund të ndahen në dy pjesë:

1. Një pjesë e sforcimeve bartet nga uji I cili gjindet ne poret e lidhura. Ky presion vepron
me intenzitet te njejtë në të gjitha drejtimet.
2. Pjesa e mbetur e sforcimeve përcillet permes pikave kontaktuese te grimcave te tokës.
Shuma e komponenteve vertikale te forcave ndërmjet pikave kontaktuese tegrimcave të
tokës në njësi të prerjes tërthore të masës së tokës quhen sforcime efektive.

Kjo mund të shihet tek prerja e realizuar me vijë të lakuar, a-a, përmes pikës A e cila kalon
vetem permes pikave kontaktuese të grimcave të tokës. Le të jenë forcat P1, P2,P3,…Pn te cilat
veprojnë mes pikave kontaktuese të grimcave të tokës (Figura 9.1b). Shuma e komponenteve
vertikale e të gjitha forcace në njësi të prerjes tërthore është e barabartë me sforcimet efektive σ’,
ose
Ku, P1(v) , P2(v),P3(v),….Pn(v) paraqesin komponentet vertikale të P1, P2, P3,……, Pn, dhe 𝐴̅ paraqet
sipërfaqen e prerjes tërthore të masës së dheut të shqyrtuar.

Në qoftë se asparaqet siperfaqen e prerjes tërthore të zënë nga kontakti I grimcave të tokës (që
është, as=a1+ a2 + a3 +……+an), atëherë hapësira e zënë nga uji është (𝐴̅ − 𝑎𝑠 ). Atëherë mund të
shkruajm

Ku u=HA γw = presionin e ujit në pore (që paraqet presionin hidrostatic në pikën A)

𝑎𝑠′ = 𝑎𝑠 /𝐴̅ = sipërfaqen e prerjes tërthore të masës së dheut të grimcave kontaktuese.

Vlera e 𝑎𝑠′ është jashtëzakonisht e vogël dhe mund të neglizhohet, kështu Ekuac. (9.3) mund të
aproximohet si

Ku u nënkupton sforcimet neutrale. Duke zëvendësuar Ekuac. (9.1) për σ në akuac. (9.4) fitojmë

Ku: 𝛾 ′ = 𝛾𝑠𝑎𝑡 − 𝛾𝑤 që paraqet peshen vëllimore në gjendje të kredhur. Kështu mund të shihet që
sforcimet efektive në çfarëso pike A janë të pavarura nga thellësia e ujit, H. mbi dheun e ngopur.
Figura 9.2a paraqet nje shtresë të tokës në gjendje të ngopur në një enë pa filtrim. Figura 9.2b
deri tek Figura 9.2d paraqet diagramet e sforcimeve total, resionit të ujit në pore dhe sforcimet
efektive, respektivisht në thellësi të shtresës së dheut të vendosur në enë pa filtrim të ujit.

Principi I sforcimeve efektive [Ekuac.(9.4)] për të paren herë u zbulua nga Terzaghi (1925,
1936). Skempton (1960) e zgjeroi shprehjen e Terzagh-ut dhe propozoi shprehjen e cila paraqet
lidhmërinë mes sforcimeve totale dhe efektive në Ekuac.(9.3).
Përkatësisht, sforcimi efektiv paraqet forcën në njësi të sipërfaqes së grimcave të tokës. Sforcimi
efektiv në masën e dheut kontrollon ndryshimin e vëllimit dhe fortësinë. Me rritjen e e sforcimit
efektiv, rritet edhe dendësiteti I dherave.

Principi I sforcimit efektiv eshte pothuajse koncepti me I rendesishem ne mekaniken e dherave.


Shafitja dhe rezistenca në thyerje e dherave varet shume nga sforcimet efektive. Kështu, koncepti
I sforcimeve efektive është shumë I rendësishem në zgjidhjen e problemeve gjeoteknike
inxhinierike, siç janë presionet anësore të tokës në strukturat mbrojtëse, aftësinë mbajtëse të
tokës , uljet e themeleve dhe stabilitetin e pjerrësive.

Në Ekuac.(9.2), sforcimi efektiv, : 𝜎 ′ , definohet si shuma e komponentëve vertikale të të gjitha


forcave ndërgrimcore në njësi të sipërfaqes së prerjes tërthore. Ky definicion është më se I sakt
për dherat kokrrizore; megjithatë, për dherat kokërrimët, nuk mund të vërehet kontakti fizik
ndërgrimcor, sepse grimcat e argjiles janë të rrethuara me shtresë të hollë të ujit. Në kuptim më
të përgjithshëm, Ekuac.(9.3) mund të shkruhet si:
Figura 9.2 (a) Shtresa e dheut ne enë pa filtrim të ujit; ndryshimi I (b) sforcimeve totale,
(c)presini I ujit poror, dhe (d) sforcimet efektive ne thellësi të shtresës së dheut të ngopur pa
filtrim.

𝑘𝑢 𝜎𝑖𝑔 = 𝑠𝑓𝑜𝑟𝑐𝑖𝑚𝑒𝑡 𝑛𝑑𝑒𝑟𝑚𝑗𝑒𝑡 𝑔𝑟𝑖𝑚𝑐𝑎𝑣𝑒

𝐴′ = 𝑓𝑜𝑟𝑐𝑎 𝑡ë𝑟ℎ𝑒𝑞ë𝑠𝑒 𝑒𝑙𝑒𝑘𝑡𝑟𝑖𝑘𝑒 𝑛𝑒 𝑛𝑗𝑒𝑠𝑖 𝑡𝑒 𝑠𝑖𝑝𝑒𝑟𝑓𝑎𝑞𝑒𝑠 𝑠𝑒 𝑝𝑟𝑒𝑟𝑗𝑒𝑠 𝑡𝑒𝑟𝑡ℎ𝑜𝑟𝑒 𝑡𝑒 𝑚𝑜𝑠𝑡𝑟𝑒𝑠

𝑅 ′ = 𝑓𝑜𝑟𝑐𝑎 𝑟𝑒𝑝𝑢𝑙𝑠𝑖𝑣𝑒(𝑠ℎ𝑡𝑦𝑡𝑒𝑠𝑒)𝑒𝑙𝑒𝑘𝑡𝑟𝑖𝑘𝑒 𝑛𝑒 𝑛𝑗𝑒𝑠𝑖 𝑡𝑒 𝑠𝑖𝑝𝑒𝑟𝑓𝑎𝑞𝑒𝑠 𝑠𝑒 𝑝𝑟𝑒𝑟𝑗𝑒𝑠 𝑡𝑒𝑟𝑡ℎ𝑜𝑟𝑒

Për dherat e granuluara, argjilat me plasticitet të ulët vlerat e 𝐴′ dhe 𝑅 ′ janë madhësi shumë të
vogla. Kështu për qëllime praktike,

Megjithatë nëse vlera 𝐴′ − 𝑅 ′ është e madhe, atëherë 𝜎𝑖𝑔 ≠ 𝜎 ′ . Situata të tilla mund të paraqiten
tek argjilat me plasticitet të lartë të prishura. Shumë hulumtime janë bërë në të kaluaren që të
mund të bëhet dallimi në mes sforcimeve ndërgrimcore dhe sforcimeve efektive. Për qëllime
praktike, principi I sforcimeve efektive është I përshtatshem për zgjidhjen e problemeve
inxhinierike.

9.3 Sforcimet tek Dherat e Ngopura me Filtrim (Rrjedhje) nga Poshtë- Lartë
Nëse uji rrjedh, sforcimi efektiv në një pikë të masivit të tokës do të ndryshon nga ai gjendjes
statike (kur uji nuk rrjedh). Ai do të rritet apo zvogëlohet, varesisht nga drejtimi I rrjedhjes. Në
figuraen 9.4a është paraqitë një shtresë e dherave të granuluara në një enë ku rrjedhja e ujit nga
poshtë-lartë realizohet duke lëshuar ujë përmes valvules në fund të enës. Lëshimi I ujit bëhet në
mënyrë konstante. Humbja e energjisë e shkaktuar filtrimi në drejtim vertikal lartë ne mes të
nivelit A dhe B është h. Duke e ditur që sforcimet totale ne cfarëdo pike të masës së tokës
përbëhet nga pesha e dheut dhe ujit mbi te, ne mund të gjejm sforcimet efektive të pikës A dhe B
si në vijim:

Në pikën A,

 Sforcimet totale: 𝜎𝐴 = 𝐻1 𝛾𝑤
 Presioni I ujit në pore: 𝑢𝐴 = 𝐻1 𝛾𝑤
 Sforcimet efektive: 𝜎𝐴′ = 𝜎𝐴 − 𝑢𝐴 = 0
Në pikën B,

 Sforcimet totale: 𝜎𝐵 = 𝐻1 𝛾𝑤 + 𝐻2 𝛾𝑠𝑎𝑡


 Presioni I ujit në pore: 𝑢𝐵 = (𝐻1 + 𝐻2 + ℎ)𝛾𝑤
 Sforcimet efektive: 𝜎𝐵′ = 𝜎𝐵 − 𝑢𝐵 = 𝐻2 (𝛾𝑠𝑎𝑡 − 𝛾𝑤 ) − ℎ𝛾𝑤 = 𝐻2 𝛾 ′ − ℎ𝛾𝑤

Fig.9.4 (a) shtresa e tokës në enë me filtrim lartë. Ndryshimi I (b) sforcimeve totale; (c)
presioni I ujit poror; dhe (c) sforcimet efektive ne thellësi për shtresën e dhut me filtrim
(rrjedhje) lartë.

Ngjajshëm, sforcimi efektiv në pikën C në thellësinë z nga niveli I terenit mund të


kalkulohet si në vijim:

Në pikën C,

 Sforcimet totale: 𝜎𝐶 = 𝐻1 𝛾𝑤 + 𝑧𝛾𝑠𝑎𝑡



 Presioni I ujit në pore: 𝑢𝑐 = (𝐻1 + 𝑧 + 𝐻 𝑧)𝛾𝑤
2

ℎ ℎ
 Sforcimet efektive: 𝜎𝑐′ = 𝜎𝐶 − 𝑢𝐶 = 𝑧(𝛾𝑠𝑎𝑡 − 𝛾𝑤 ) − 𝐻 𝑧𝛾𝑤 = 𝑧𝛾 ′ − 𝐻 𝑧𝛾𝑤
2 2

Nga figura shihet që h/H2 paraqet gradientin hidraulik i I shkaktuar nga rrjedhja-filtrimi,
dhe si pasojë kemi,
𝜎𝑐′ = 𝑧𝛾 ′ − 𝑖𝑧𝛾𝑤

Diagramet e sforcimeve totale, presionit poror dhe sforcimeve efektive në thellësi z janë
paraqitë në Figurën 9.4b deri 9.4d. Nëse krahasojmë Figurat 9.2d dhe 9.4d atëherë ato tregojnë
që sforcimet efektive në një pikë në thellësinë z të matura nga niveli I terenit redukohen për
madhesinë 𝑖𝑧𝛾𝑤 për shkak të rrjedhjes nga poshtë lartë të ujit. Nëse rritet shkalla e filtrimit dhe si
pasojë do rritet edhe gradienti hidraulik , do arrihen kushtet kufitare, për të cilat pika

𝜎𝑐′ = 𝑧𝛾 ′ − 𝑖𝑐𝑟 𝑧𝛾𝑤 = 0

𝑖𝑐𝑟 = 𝑔𝑟𝑎𝑑𝑖𝑒𝑛𝑡𝑖 𝑘𝑟𝑖𝑡𝑖𝑘 ℎ𝑖𝑑𝑟𝑎𝑢𝑙𝑖𝑘 (𝑝𝑒𝑟 𝑠𝑓𝑜𝑟𝑐𝑖𝑚𝑒 𝑒𝑓𝑒𝑘𝑡𝑖𝑣𝑒 𝑧𝑒𝑟𝑜).

Në situata të tilla, humbet stabiliteti I tokës. Kjo situatë quhet boiling ose quick condition.

𝛾′
𝑖𝑐𝑟 =
𝛾𝑤

Për shumicen e dherave, vlera e icr ndryshon nga 0.9 deri në 1.1, me një mesatare prej 1.

9.4 Sforcimet tek Dherat e Ngopura me Filtrim (Rrjedhje) nga Lartë-


Poshtë

Kushtet e rrjedhjes së ujit nga lartë poshtë janë paraqitë në Figurën 9.7a. Niveli I ujit në enën me
materialin e dhut mbahet konstant duke e furnizuar me ujë nga lartë dhe me dalje nga poshtë.
Gradienti hidraulik I shkaktuar nga rrjedhja poshtë është I arabartë 𝑖 = ℎ/𝐻2 . Sforcimet toale,
presioni poror I ujit dhe sforcimet efektive në një pikë C janë:

𝜎𝐶 = 𝐻1 𝛾𝑤 + 𝑧𝛾𝑠𝑎𝑡

𝑢𝑐 = (𝐻1 + 𝑧 − 𝑖𝑧)𝛾𝑤

𝜎𝑐′ = (𝐻1 𝛾𝑤 + 𝑧𝛾𝑤 ) − (𝐻1 + 𝑧 − 𝑖𝑧)𝛾𝑤

Ndryshimi I sforcimeve totale, presionit poror të ujit dhe sforcimet efektive në thellësi janë
paraqitë grafikisht në Figurën 9.7b deri 9.7d.
9.5 Forca Rrjedhëse

Kapitujt e më sipërm na treguan se efekti I rrjedhjes është në zvogëlimin apo rritjen e sforcimeve
efektive në një pikë. Shpesh kërkohet të dihet forca e rrjedhjes në njësi të vëllimit të dheut.

Në Fig.9.2, është prezantuar rasti I gjendjes statike (pa rrjedhje), sforcimet efektive në thellësi z
të matura nga niveli I terenit në enë është zγ’. Kështu forca efektive në një sipërfaqe A është

Drejtimi i forces P’1 është paraqitë në Figurën 9.8a.)

Nëse nëse kemi rrjedhjen e ujit në drejtim vertikal në të njejten shtresë të tokës (Figura 9.4),
forca efektive në një sipërfaqe A në thellësi z mund të ipet me shprehjen

Kështu, rënia e forces totale për shkak të rrjedhjes është


Figura 9.7 (a) Shtresa e tokës në enë me rrjedhje nga lartë-poshtë; diagrama e (b) sforcimeve
totale; (c) presioni I ujit poror; (d) sforcimet efektive në thellësi të shtresës së tokës me rrjedhje
poshtë.

Forca efektive e cila rrjedh nga vëllimi I dheut është zA, pra rrjedhja në njësi të vëllimit të dheut
është

Forca në njësi të vëllimit, iγw, për këtë rast vepron në drejtimin lartë gjatë rrjedhjes. Kjo forcë
është paraqitë në Figuren 9.8b. Ngjajshem, për rrjedhje poshtë, mund të paraqitet forca rrjedhëse
në njësi të vëllimit e cila është iγw (Figura 9.8c).
Figura 9.8 Forcat nga (a) pa rrjedhje (filtrim); (b) me rrjedhje(filtrim) në drejtim lartë; (c) me
rrjedhje(filtrim) në drejtim poshtë në njësi të vëllimit të dheut

Nga më herët ne mund të konkludojmë që forca e filtrimit (rrjedhjes) në njësi të vëllimit të dheut
është e barabartë me iγw, dhe tek dherat izotrope forca vepron në të njejtin drejtim me drejtimin e
filtrimit (rrjedhjes). Ky princip është I njejtë për rrjedhje në çfarëdo drejtimi. Mund të perdoren
rrjetat hidraulike për të kalkuluar gradientin hidraulik në çfarëdo pike.Shprehjet matematikore
për rastin e përgjithshëm janë dhënë më poshtë.

Figur 9.9 paraqet një masë të dheut të kufizuar me dy drejtime të rrjedhjes ab dhe cd dhe dy
drejtime ekuipotenciale (me intenzitet të njejtë) ef dhe gh. Këto janë marrë nga rrjeti hidraulik.
Masa e dheut ka një trashësi njësi nën kënde të drejta me prerjet e paraqitura. Le të jenë h1 dhe h2
lartësitë mesatare piezometrike, përkatësisht, përgjatë drejtimit a'c' dhe b'd' të elementit. Pesha
vetika e ndopur e masës së dheut a' c' b' d' (në njësi të trashësisë) mund të ipet si

W=(l)(l)(l)γsat
Forca hidrostatike në rrafshin a' c' është h1γwl; dhe ngjajshem, forca hidrostatike në rrafshin b' d'
është h2γwl. Kështu

Megjithatë,

Me kombinimin e Ekuac.(9.15) dhe (9.16).

Figura 9.9 Forca e filtrimit(rrjedhjes) në njësi të vëllimit


ose

Ku γ'=γsat – γw. Kështu

Ku i=gradienti hidraulik në drejtim të filtrimit.

9.6 Ngritja (fryerja) në Dhera si Shkak I Filtrimit Rreth Diafragmes

Forca e filtrimit në njësi të vëllimit të dheut mund të përdoret për të kontrolluar mundësinë e
thyerjes së strukturës së diafragmes ku filtrimi nëntokësor mund të shkakton ngritjen (fryerjen) e
dheut në drejtim të rrymës së rrjedhjes (Figura 9.11a). Pas realizimit të modeleve të ndryshme të
provave, Terzaghi (1922) konkludoi që ngritja ndodh zakonisht brenda distances D/2 nga
diafragma (ku D paraqet thellësinë e fondimit të diafragmes në shtresën e pëshkushme). Kështu
ne duhet të përcaktojmë stabilitetin e dheut në zonën e matur D me D/2 në prerje tërthore siq
është paraqitë në Fgurën 9.11b. Faktori I sigurisë ndaj ngritjes mund të ipet me shprehjen

Ku FS=faktori I sigurisë

W' = pesha e dheut të zhytur nën ujë në zonën e ngritjes në njësi të gjatësisë së diafragmes =
D(D/2)(γsat-γw)=(1/2)D2γ'

U = forca e ngritjes e shkaktuar nga filtrimi në të njejtin vëllim të dheut

Nga Ekuacioni (9.13),


Ku, iav = gradienti mesatar hidraulik në fund të bllokut të dhe dheut. Duke zëvendësuar vlerat e
W' dhe U në Ekuacionin (9.19) ne mund të shkruajm

Figura 9.11 (a) Kontrolli ndaj ngritjes në drejtim të filtrimit për diafragmen nga pilotat të fonduar
në shtresë të përshkueshme, (b) zona e ngritjes e zmadhuar

Për rastin e filtrimit rreth diafragmes nga pilotat në dhera homogjene, siç është paraqitë në
Figurën 9.11, mund të demontrohet se
Ku, CO është në funksion të D/T (shiko Tabelën 9.1). Kështu, nga Ekuac. (9.19)

Harza (1935) bëri hulumtime rreth stabilitetit hidraulik të strukturës ndaj ngritjes. Sipas
punimeve të tij, faktori I sigurisë (FS) ndaj ngritjes mund të ipet me shprehjen

icr = gradienti kritik hidraulik

iexit=gradienti maksimal ne dalje (exit)

Nga Ekuacioni (9.9)

Gradienti maksimal gjithashtu mund të përcaktohet nga rrjeti hidraulik. Duke iu referuar Figures
9.12, gradienti maksimal hidraulik është

Faktori I sigurisë në vlerë prej 3 gjithashtu konsiderohet e përshtatshem për performamancë të


sigurt të strukturës. Harza gjithashu paraqiti një tabelë per iexit për strukturat e pendave të
ndërtuara mbi shtresë të thellë homogjene (Figura 9.13). Duke përdorur shënimet nga Figura
9.13,
Figura 9.13 Diagrami I Hazra-it për iext[Shiko Ek.(9.25)]
për pendat të ndërtuara mbi shtresë të thellë homogjene
9.7 Përdorimi I Filtrit për të Rritur Faktorin e Sigurisë ndaj Ngritjes

Në praktikë, faktori minimal I sigurisë kërkohet të jetë rreth 4 deri 5 në mënyrë që struktura të
jetë e sigurtë. Një faktor kaq I lartë I sigurisë rekomandohet për shkak të pasaktësive gjatë
llogaritjeve. Një mënyrë që të rritet faktori I sigurisë ndaj ngritjes është me anë të realizimit të
filtrit në pjesën e psohtme të diafragmes nga pilotat (Figura 9.17a). Filtri paraqet një material të
granuluar me hapje mjaftueshëm të vogla për të parandaluar zhvendosjen e grimcave të tokës
mbi të cilen është vedosë dhe, në të njejtën kohë te krijon rezistencë ndaj filtrimit. Në Figurën
9.17a, trashësia e materialit filtrues është shenuar me D1. Në këtë rast, faktori I sigurisë ndaj
ngritjes mund të kalkulohet si në vijim (Figura 9.17b).

Figura 9.17 Faktori I sigurisë ndaj ngritjes, me anë të filtrit

Pesha efektive e dheut dhe e filtrit në zonën e ngritjes në njësi të gjatësisë së diafrgmes nga
pilotat = W' + W'F, ku

Ku, γ'F = pesha efektive njësi e filtrit.

Forca ngritëse e shkaktuar nga filtrimi në të njejtin vëllim të dheut është dhënë me anë të
shprehjes
Shprehja e mësipërme është dhënë në Kapitullin 9.6.

Faktori I sigurisë ndaj ngritjes është

Principet për zgjidhjen e materialit filtrues janë dhënë në Kapitullin 8.11.

Nëse përdoret Ekuac.(9.21) ,

Vlerat e Co janë dhënë në Tabelën 9.1.


9.8 Sforcimet Efektive tek Dherat Pjesërisht të Ngopura

Tek dherat pjesërisht të ngopura, uji në pore nuk është kontinual, dhe paraqesin sitem tre fazor që
është, grimcat e tokës, uji në pore dhe ajri në pore (Fig.9.19). Kështu, sforcimet totale në çfarëdo
pike në profilin e dheut përbëhet nga presionet ndërgrimcore, ajrit në pore dhe ujit në pore. Nga
rezultatet e provave laboratorike, Bishpo et al. (1960) paraqiti ekuacionin në vijim për sforcimet
efektive tek dherat pjesësrisht të ngopura me ujë:

σ' = sforcimet efektive

σ = sforcimet totale

ua = presioni I ajrit në pore

uw = presioni I ujit në pore

Në Ekuac.(9.28), χ paraqet pjesën e prerjes tërthore njësi të dheut të zënë me ujë. Për dherat pa
ujë χ=0, dhe për dherat e ngopura χ=1.
Figura 9.19 Dherat pjesërisht të ngopura

Bishopi (1960) ka theksuar që vlerat e ndërmjetme të χ do të varen së pari nga shkalla e ngopjes
S. Megjithatë, këto vlera do të ndikohen nga faktoret siç është struktura e dheut. Natyra e
ndryshimit të χ me shkallën e ngopjes për lym është paraqitë në Figurën 9.20.

Figura 9.20 Varshmëria në mes parametrit χ dhe shkallës së ngopjes për lym në Berheld
9.9 Ngritja Kapilare në Dhera

Zbrazëtirat kontinuale në masën e dheut veprojnë si forca ne tubat kapilar që kanë prerje të
ndryshme terthore. Përshkak të forës tërheqëse sipërfaqësore, uji mund të ngritet mbi nivelin e
ujit nëntokësor. Figura 9.1 paraqet konceptin bazë të lartësisë së ngritjes në tubat kapilarë.
Lartësia e ngritjes së ujit në tubin kapilar mund të llogaritet duke mbledhur forcat në drejtim
vertikal, ose

Ku, T= terheqja sipërfaqësore (forca/gjatësinë)

α =këndi kontaktues

d=diametri I tubit kapilar

γw=pesha v ëllimore e ujit

Për ujëra të pastra dhe çelçin, α=0. Kështu Ekuac.(9.29) merr formën
Figura 9.21 (a) Ngritka e ujit në tubin kapilar; (b) presioni përbrenda tubit kapilarë në alrtësinë e
ngritur (presioni atmosferik)

Për ujë, T=72mN/m. Nga Ekuac.(9.30), ne mund të shohim që lartësia e ngritjes kapilare është

Kështu, sa më I vogël diametri I tubit kapilar, ngritja kapilare do jetë më e madhe.

Kështu koncepti I ngritjes kapilare siç është demondtruar për tubin ideal kapilar mund te
aplikohet tek dherat, por një duhet të kuprohet që tubat kapilarë të formuar në dhera për shkak të
kontinuitetit të zbrazëtirave kanë prerje të ndryshme tërthore. Rezultatet e ngritjes kapilare jo
uniforme mund të shihen atëherë kur një mostër të tharë të dherave ranore vëhet në kontakt me
ujin (Figura 9.22). Pas kalimit te një kohe të caktuar, ndryshimi I shkallës së ngopjes në lartësi të
mostrës e shkaktuar nga ngritja kapilare është afërsisht siç është paraqitë në Fig.9.22b. Shkalla
e ngopjes është afërsisht rreth 100% deri tek lartësia h2, dhe kjo I përgjigjet gjendjes me më së
shumti zbrazëtira. Mbi lartësinë h2, uji mund të zë vetm zbrazëtirat më të vogla; kështu shkalla e
ngopjes është më e vogël se 100%. Ngritja maksimale kapilare I pergjigjet gjendjes me më së
paku zbrazëtira. Hazen (1930) dha shprehjen e përafërt për ngritje kapilare,
D10=madhësia efektive (mm)

E = koeficienti I porozitetit

C = konstantë e cila ndryshon nga 10 deri 50 mm2

Ekuacioni (9.32) ka qasjen e njejtë si Ekuac.(9.31). Me zvogëlimin e D10, madhësia e poreve në


dhera zvogëlohet, çka shkakton ngritje kapilare me te madhe. Tabela 9.2 paraqet intervalet e
përafërta të ngritjes kapilare për lloje të ndryshme të dherave.

Figura 9.22 Efekti I ngritjes kapilare tek dherat ranore; (a) mostra e dheut në kontakt me ujë, (b)
ndryshimi I shkallës së ngopjes në mostren e dheut
Ngritja kapilare është e rendësisë së veçantë tek disa lloje të dherave si caliche (depozit I
mineraleve të zhavorit, rërës dhe nitrateve) te cilat ndodhen zakonisht tek vendet e thata si
Amerika Jugore. Caliche është një përzierje e rërës, lymit dhe zhavorit I rrethuar me depozi
gëlqeror. Këto depozite sillen në sipërfaqe nga një rrjet I ngritjes së ujit nga veprimi kapilar. Uji
avullohet nga temperaturat e larta lokale. Për shkak të reshjeve të rralla, karbonatet nuk arrijnë të
shpërlahen nga shtresa e sipërme e dheut.

9.10 Sforcimet Efektive në Zonën e Ngritjes Kapilare

Shprehja e cila lidhë sforcimet totale, sforcimet efektive, dhe presionin poror ishte dhënë në
Ekuac.(9.4)

Presioni poror I ujit u, në një pikë brenda masës së dheut të ngopur plotësisht nga ngritja kapilare
ipet me shprehjen –γwh(h=lartësia e pikës së shqyrtuar e matur nga niveli I ujit nëntokësor) me
presion atmosferik. Nëse arrihet ngopja e pjesërishme nga ngritja kapilare, atëherë mund të
aproksimojmë

Ku, S=shkalla e ngopjes, në përqindje.

You might also like