Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 9

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

Ma.Bul. Shk., HOTI


Irida Ser.Shk. Did. 2015

Dr. Irida HOTI


Departamenti i Gjuhësisë

Abstract

On the meaning of the terms “Method”, “Strategy”, “Technique” in


Albanian language teaching

The terms ‘method’, ‘strategy’, ‘technique’, so used in the


teaching process are part of every language teaching stage. The term
‘method’ is used so much, that rarely is understood its problematic nature.
The same term is used to refer to two language teaching elements, method
as proposed by the theorecians and the metodh practiced by the teachers.
What the teachers do into the classroom is different from what is claimed
by the theoreticians. In our schools teaching is based on pupil centered
method and the techniques used are limited. So in this paper we are
recommending some new techniques, to be used into a method can be
effective in language learning. The methods and techniques seek a
strategy from the teacher to direct toward the pupil in knowing, analyzing
the known/ unknown knowledge. Into a method can be used several
techniques. The strategy chosen to realize a method or technique is
individual to the teacher.

MBI KUPTIMËSINË E TERMAVE “METODË”, “STRATEGJI,


“TEKNIKË” NË MËSIMDHËNIEN E GJUHËS SHQIPE

Termat ‘metodë’, ‘strategji’, ‘teknikë’, aq të përdorura në


mësimdhënie janë pjesë e çdo etape të procesit mësimdhënës të gjuhës.
Termi ‘metodë’ përdoret aq shumë sa rrallë njihet natyra e saj
problematike. I njëjti term përdoret për t’iu referuar dy elementeve të
7
ndryshme të mësimdhënies së gjuhës, metodës siç propozohet nga
teoricienët dhe metodës së praktikuar nga mësuesit. Ajo çfarë mësuesit
bëjnë në klasë është e ndryshme nga ajo çfarë përkrahet nga teoricienët.
Sipas studiuesve, klasat me në qendër kërkimin pohojnë që edhe mësuesit
të cilët mëtojnë të ndjekin një metodë të veçantë, aktualisht nuk pajtohen
me parimet bazë që lidhen me të.
Sipas didaktes Gjokutaj1, fjala “metodë” nuk ka të njëjtin kuptim
me fjalët: “strategji” dhe “teknikë”, të cilat përdoren kohët e fundit në
kuptimin e realizimit të mësimdhënies. Një metodë përfshin brenda saj
shumë teknika dhe strategji, të cilat realizojnë synimet e metodës në fjalë.
Nga tradita shumëvjeçare e shkollës në lidhje me përdorimin e fjalës
“metodë” shpesh janë ngatërruar dhe kanë marrë të njëjtin kuptim si
metodat ashtu edhe strategjitë dhe teknikat e mësimdhënies. Gjithsesi
duhet të kuptojmë, se përmes një metode, ne mund të përdorim shumë
teknika dhe strategji për të arritur qëllimin e saj.
Kumaradivelo2 e sheh metodën të lidhur me metodologjinë. Ai
pohon se metoda i referohet vendosjes së metodës të konceptualizuar dhe
të ndërtuar nga ekspertët në fushë, ndërsa metodologjia i referohet
praktikave që bëjnë nxënësit në klasë për të arritur objektivat e tyre të
përcaktuara apo të papërcaktuara.
Ndërsa Mackej3, bën dallimin mes metodë- analizë, mësimdhënie-
analizë. Ai pohon se çdo kuptim mbi metodën së pari duhet të dallohet
mes asaj se çfarë mësuesi shpjegon (mëson) me atë çfarë teksti shpjegon.
Nuk duhet ngatërruar përdorimi i tekstit nga përdorimi i saj nga mësuesi
ose me metodën e nxënies së saj. Metoda-analizë është një gjë dhe për
rrjedhojë mësimdhënia-analizë është një gjë krejt tjetër. Metoda analizë
përcakton si bëhet mësimdhënia nga libri, mësimdhënia analizë tregon se
si bëhet mësimdhënia nga mësuesi. Një metodë analizë mund të jetë
thjesht nga analiza dhe interpretimi i veçorive të ndryshme të një metode
të prezantuar në tekstet standarde mbi metodat e mësimit të gjuhës, duke
përdorur ndonjë detyrë analitike të përshtatshme.

1
Mimoza Gjokutaj, Didaktika e gjuhës shqipe, SHBLU, Tiranë, 2012, f.202.
2
Kumaravadivelu, B., Understanding language teaching, From method to postmethod,
2006, f. 83.
3
William Francis Mackey, Language teaching analysis. Bloomington: Indiana
University Press, 1965, f. 138.
8
Antoni (1963)4 propozon një dallim mes: strategji, metodë, dhe
teknikë. Ai përcakton strategjinë si “një grup i supozimeve të lidhura
reciprokisht, që ka të bëjë me natyrën e gjuhës dhe natyrën e
mësimdhënies/nxënies së gjuhës. Strategjia përshkruan natyrën e lëndës
që do mësohet. Një strategji shpreh parimet teorike të cilat drejtojnë
nxënien e gjuhës dhe mësimdhënies”.
Një metodë është “një plan i përgjithshëm për prezantim të organizuar të
materialit gjuhësor, asnjë pjesë e të cilës nuk kontradikton, dhe e gjitha
mbështetet, në mënyrën e përzgjedhur. Një strategji është e
pakundërshtueshme/ evidente, një metodë është procedurale”5. Si e tillë
brenda një strategjie mund të jenë shumë metoda. Metodat zbatohen në
klasë përmes teknikave. Struktura tri pjesëshe është hierarkike në
kuptimin që strategjia informon metodën dhe metoda informon teknikat.
Numri i saktë i metodave që përdoren sot është shumë i madh,
nisur që nga metoda audiolinguale. Në mësimdhënien e gjuhës sot
përdorim metodën me në qendër mësuesin dhe mësimdhënien me qendër
nxënësin, por sipas Stern metodat ndahen në:
(a) metoda me në qendër gjuhën6,
(b) metoda me në qendër nxënësin,7
dhe
(c) metoda me në qendër nxënien.8
Mësimdhënia në shkollat tona bazohet në mësimdhënien me në
qendër nxënësin, teknikat që përdoren më së shumti sot si: ‘Klaster’,
‘Diagramë Veni’, Brainstorming’, ‘Di, Dua të di, Nxë’, ‘Ese 5-10min’,
4
Edward M. Antony, Approach method teaching, in English language teaching 16, f.
63–64.
5
Edward M. Antony, Approach method teaching, in English language teaching 16, f.
65.
6
Metodat me në qendër gjuhën janë ato që kryesisht ato që lidhen me format gjuhësore.
Këto metoda (si ajo audiolinguale) kërkon të sigurojë mundësi për nxënësit të praktikojë
në klasë strukturat gjuhësore. Nga ky këndvështrim, zhvillimi gjuhësor është më tepër i
qëllimshëm se sa rastësor.
7
Metodat me në qendër nxënësin janë ato që kryesisht ato që lidhen me nevojat, dëshirat
dhe situatat e nxënësit. Këto metoda (si mësidhënia e gjuhës komunikative) kërkojnë të
sigurojnë për nxënsit të praktikojnë struktura gjuhësore. Nga ky këndvështrim, zhvillimi
gjuhësor është më tepër i qëllimshëm se sa rastësor.
8
Metodat me në qendër nxënien janë ato, të cilat lidhen me proceset konjitive të nxënies
së gjuhës. Këto metoda kërkojnë të sigurojnë mundësi që nxënësit të marrin pjesë në
ndërveprim për detyra në klasë. Nxënësit përftojnë aftësi dhe dije gjuhësore dhe
pragmatike.
9
‘Kubimi’ e ndonjë tjetër bën që mësuesit të ngelen brenda kontureve të
këtyre teknikave, të cilat shpeshherë i ngatërrojnë edhe me metodën si
koncept apo strategji mësimdhënieje.
Po paraqesim disa teknika9 që mund të përdoren në mësimdhënien e
gjuhës shqipe, por jo vetëm, ato mund të përdoren edhe në lëndë të tjera.

Teknika ‘Skicimi i një historie’


Është një teknikë krijuese për strategjinë e planifikimit të skenarit
bazuar në ‘Stuhi mendimi’, e përdorur kryesisht në grupe. Ajo kërkon një
drejtues, një sekretar dhe zhvillohet në grupe prej 8-12 vetësh.
Drejtuesi përgatit idetë e dala nga ‘stuhia e mendimeve’ në një rend logjik
në një tabelë të bardhë për të krijuar një histori. Kjo teknikë lejon të
identifikohen ndërlidhjet e ideve dhe se si të gjitha pjesët përshtaten së
bashku. Ajo mund të përdoret për të identifikuar çështje, probleme,
zgjidhje të një problemi të ndërlikuar dhe përcaktimin e mënyrave për
gjetur zgjidhje.
Procesi i teknikës ‘Skicimi i historisë’ përfshin katër faza:
a. planifikimin,
b. idetë,
c. organizimin,
d. komunikimin.
Secila fazë përfshin një seancë krijuese (rreth 45 minuta) dhe një seancë
kritike, në të cilën pjesëmarrësit kritikojnë skicimin e historisë së tyre.
- Faza e planifikimit fillon me një përcaktim problemi ose çështjeje. Tema
e synuar, 10 - 12 kolona, temat (titujt e kolonave) vendosen për të dhënë
ide dhe atëherë çështjet listohen nën tituj.(titulli i synuar listohet i pari).
- Faza e ideve – tabela e ideve, është marrja e një kolone nga tabela e
planifikuar, e cila bëhet tema kryesore dhe çështjet e asaj kolone bëhen
tituj të ideve të reja.
- Faza e organizimit – tabela e organizuar, pjesëmarrësit identifikojnë se
cili është i përgjegjshëm në implementimin e zgjidhjeve të zgjedhura,
çfarë do të ndodhë dhe ku.

9
Shih më gjerë, Jubani, A.; Hoti, I.; Gjokutaj, M., Mësimdhënia e gjuhës shqipe përmes
veprimtarive krijuese dhe ndërvepruese, Shtëpia Botuese “Shkronjë pas shkronje”,
Tiranë, 2013.
10
Në fazën e komunikimit –tabela komunikative, pjesëmarrësit identifikojnë
kush duhet të komunikojë për të gjithë ngjarjen e identifikuar në tabelën
organizative për t’u zhvilluar. Përmes procesit, grafikët vizual
përmbledhin ose paraqesin pikët përkatëse.

Teknika SQ3R: Vëzhgim – Pyetje –Lexim – Përsëritje - Përmbledhje,


një strategji leximi shpesh e rekomanduar për nxënësit që lexojnë për
qëllime studimi, të cilët ndjekin hapat e mëposhtëm:

1. Vëzhgim: Nxënësi vëzhgon tekstin, shikon titujt, pikturat, përmbledhjet


etj., për të pasur një përmbledhje të përgjithshme mbi përmbajtjen e
kapitullit.

2. Pyetje: Nxënësi kthen temat dhe nëntemat në pyetje.

3. Lexim: Nxënësi lexon për të gjetur përgjigjen e pyetjeve dhe shënon


pjesët e paqarta.

4. Përsëritje: Nxënësi mbulon kapitullin dhe përpiqet të kujtojë idetë


kryesore, duke i thënë ato.

5. Përmbledhje: Nxënësi përmbledh kapitullin dhe sheh pjesët e shënuara,


nëse tani ato janë të kuptueshme.

Teknika ‘Skelet peshku’

11
Teknika ‘Skelet peshku’ përdor një
organizues vizual për të identifikuar shkaqet e mundshme të një problemi.
Në një fletë të gjerë të letrës, vizatoni një shigjetë të gjatë horizontale në
mes të faqes me shigjetë në të djathtë. Emërtoni sipër shigjetës titullin e
çështjes që do të shpjegohet. Kjo është «shtylla kurrizore» e «peshkut.»
Vizato shigjeta nga kurrizi i peshkut me 45 gradë, një për çdo arsye të
mundshme të problemit që grupi mund të mendojë dhe emërtoni secilin
prej tyre.

Teknika ‘Çelja e zambakut’

Kjo teknikë mund të përdoret në planifikimin e


një skenari. Fillon me një ide rrethuar nga 8 kuti të zbrazta ose rrethorë.
Duke përdorur brainstormin, 8 ide të reja (zgjidhje ose çështje) shkruhen
në këto kuti. Në hapin tjetër, secila nga këto 8 ide bëhet baza e 8 kutive të
tjera të zbrazura, të cilat mbushen me ide të reja duke përdorur
brainstorming.
Procesi vazhdon deri në një zgjidhje të kënaqshme ose një numër të
mjaftueshëm të ideve janë shfaqur.

Teknika ‘Listë kontrolli’


Kjo teknikë kreative përdoret kryesisht për përmirësimin ose
modifikimin e produktit. Ajo përfshin aplikimin e një sërë fjalëve, foljeve,
mbiemrave ose frazave të përfshira në listën e plotë.
Lista e kontrollit e Osborn përfshin folje: përdor, përshtat, modifiko,
zvogëlo, zëvendëso, ripërgatit, kombino. Secila folje përmban gjithashtu
12
një përcaktim të zgjeruar në formë pyetjesh. P.sh. përshkrimi i foljes
zëvendësoj është: Cili në vend të?, Çfarë tjetër në vend të?, Përbërës të
tjerë?, Materiale të tjera?, Procese të tjera?, Fuqi të tjera?,,Vende të tjera?,
Teori të tjera?.
Metoda është aplikimi i foljeve dhe përshkrimi i tyre i zgjeruar për një
produkt a shërbim.

Listë kontrolli:
Vendos në përdorime të tjera? Siç është?… Nëse është e modifikuar?.
Përshtat- A ka ndonjë tjetër si kjo?, Çfarë ju thotë kjo ju?, A është e
kaluara e krahasueshme?.

Modifiko-Jepi një kënvështrim tjetër?, Ndrysho ngjyrën, tingullin,


kuptimin, trajtën?.

Zmadho- A mund të shtohet koha, lartësia, gjatësia, forca?, A mund të jetë


e dyfishuar, e ekzagjeruar?.

Zvogëlo- A mund të hiqet ndonjë gjë?, Të bëhet më e vogël?, Më e ulët?,


Më e shkurtër?, Më e ndriçuar?, E lënë jashtë?, E thyer?.

Zëvendëso- Përdoren përbërës të ndryshëm?, Materiale të tjera?, Procese


të tjera?, Vende të tjera?, Teori të tjera?, Ndonjë person tjetër?.

Ripërgatit- Shkëmbe përbërës?, Ndrysho modelin, fjalinë ose shfaqjen?,


Ndrysho skedën?, Zhvendos shkakun ose efektin?.

Ndërro-Të kundërtat?, Role të kundërta?, Ndërroj tavolinë?.

Kombino- Kombino njësi, synime, ose ide?.

Teknika ‘Skamper’
Teknika ‘Skamper’ u zhvillua nga Bob Eberle. ‘SKAMPER’ është
një akronim, i cili ka të bëjë me pyetjet e mëposhtme:
Zëvendëso/Thjeshto: Mendo për pjesët që do zëvendësosh në procesin
tënd.
Pyetjet tipike përfshijnë: Çfarë mund të zëvendësoj për të përmirësuar?,
13
Çfarë ndodh nëse shkëmbej këtë dhe shoh çfarë ndodh?.

Kombino: Mendo për kombinimin e dy ose më shumë pjesëve të


problemit tuaj për të synuar një proces të ndryshëm për të rritur sinergji.
Pyetjet tipike janë: Çfarë materialesh, tiparesh, procesesh, njerëzish,
produktesh ose komponentësh mund të kombinoj unë?, Ku mund të
ndërtoj sinergji?.

Përshtat: Mendo cilat pjesë të problemit/produktit/procesit mund të


përshtaten për të lëvizur problemin ose mendo si mund të ndryshosh
natyrën e produktit/procesit. Pyetjet tipike janë: Cilën pjesë të produktit
mund të ndryshoj?, Dhe në shkëmbim të kujt?, Po nëse ndryshoj të dhënat
e përbërësve?.
Modifiko/Ndërro: Mendo për ndërrimin e produktit në një mënyrë të
pazakontë.
Pyetjet tipike përfshijnë: Çfarë ndodh nëse shtrembëroj ose ekzagjeroj një
përbërës? Çfarë do të ndodhë nëse modifikoj procesin në një fare mënyre?
Qëllime të tjera: Mendo se si mund të jesh në gjendje të bësh zgjidhjen e
procesit/produktit për qëllime të tjera ose mendo se çfarë mund të
ripërdorësh nga diku tjetër për të zgjidhur problemin tuaj.Pyetjet tipike
janë: Ku mund ta përdor tjetër? Kush mund të jetë i aftë ta përdorë atë?

Elimino: Mendo çfarë mund të ndodhë nëse eliminoni pjesë të ndryshme


të problemit/procesit/produktit dhe mendoni se çfarë do të bëni. Pyetjet
tipike janë: Çfarë do të ndodhë nëse lëviz një përbërës ose pjesë të saj? Si
mund të arrij zgjidhjen e problemit pa një mënyrë normale të të bërit të
saj?

Rirregulloj: Mendo çfarë do të bësh nëse pjesë të problemit në të kundërt


u bë në një radhë të ndryshme. Kjo ju bën ta shihni problemin në një
këndvështrim tjetër dhe të dilni me ide të reja. Një pyetje tipike mund të
jetë: Po si ta bëja ndryshe?
Teknikat e mësipërme mund të përdoren edhe në mësimdhënien
me në qendër nxënësin, por gjithashtu edhe në mësimdhënien me qendër
nxënien dhe gjuhën.
Si përfundim, metodat dhe teknikat kërkojnë një strategji nga
mësuesi për t’i orientuar drejt nxënësit në përvetësimin, aplikimin apo
asimilimin e sintetizimin e njohurive të reja apo edhe të atyre të njohura.
14
Brenda një metode mund të përdorim disa teknika. Strategjia që ndjekim
për të realizuar një metodë apo teknikë është individuale e mësuesit, për
ta aplikuar sipas këndvështrimit të tij.

BIBLIOGRAFI

- Antony, E., Approach method teaching, in English language teaching


16.
- Celce-Murcia, M.; Hilles, Sh., (1988). Techniques and resources in
teaching grammar. New York: Oxford University Press.
- Dibra,G.; Dizdari, I., (2004). Metodologji e mësimdhënies, Camaj-Pipa,
Shkodër.
-
Gjokutaj, M., (2009). Didaktika e gjuhës shqipe, Tiranë, Shblu, Tiranë.
- Hoti, I.; Kazazi, Nj., (2009). Didaktikë e gjuhës shqipe (Për studentët
dhe mësuesit e arsimit fillor), SHBLU, Tiranë.
- Jubani, A.; Hoti, I.; Gjokutaj, M., (2013). Mësimdhënia e gjuhës shqipe
përmes veprimtarive krijuese dhe ndërvepruese, Shtëpia Botuese
“Shkronjë pas shkronje”, Tiranë.
- Kazazi, Nj.; Garuci, N.; Zhabjaku, N., (2005). Didaktikë e gjuhës
shqipe, SHBLU, Tiranë.
- Koci, K., (1987). Probleme të mësimit të gjuhës shqipe”, Shblu, Tiranë.
-
Scholastic children’s dictionary , Scholastic Inc, USA, 2007.
- Kumaravadivelu, B., (2003). Beyond methods: Macrostrategies for
language teaching, Yale University
- Kumaravadivelu, B., (2006). Understanding language teaching, From
method to postmethod, ESL & Applied Linguistics Professional Series,
London.
- Mackey, W. F. (1965). Language teaching analysis. Bloomington:
Indiana University Press
- Richards, J. C. and Rodgers, T. S. (1986). Approaches and Methods in
Language Learning: A description and analysis. Cambridge: Cambridge
University Press.

15

You might also like