Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

METODA TE TJERA PROKURIMI

Te pergjithshme

Pergjegjesia per zbatimin e projektit dhe per rrjedhoje per dhenien dhe administrimin e
kontratave ne kuader te projektit, i mbetet Huamarresit. 1 Bankes, per pjesen e saj, i kerkohet
nepermjet Neneve te saj te Marreveshjes te " ... siguroje qe te ardhurat nga huaja do te perdoren
vetem per qellimet per te cilat eshte dhena huaja, me vemendjen e duhur per aspektin e kostos
dhe eficiences, pa marre ne konsiderate influencat politike ose ndikime apo opinione te tjera jo-
ekonomike"2, dhe te vendose procedura te detajuara per kete qellim. Ndersa ne praktike,
rregullat dhe procedurat e prokurimit per t'u ndjekur ne implementimin e nje projekti varen nga
rrethanat e nje rasti te vecante, kater parime orientojne ne pergjithesi kriteret e Bankes:

(a) nevoja per kosto dhe eficence ne zbatimin e projektit, perfshire prokurimin e mallrave
dhe punimeve te parashikuara;
(b) interesi i Bankes t'u jape te gjithe konkurenteve te pershtatshem nga vendet e zhvilluara
dhe ne zhvillim3 te njejtin informacion dhe shanse te barabarta konkurimi ne ofrimin e
mallrave dhe punimeve te financuara nga Banka;
(c) interesi i Bankes ne nxitjen e zhvillimit te kontraktimit lokal dhe industrive prodhuese ne
vendin huamarres; dhe
(d) rendesia e transparences ne procesin e prokurimit.

Konkurimi i hapur eshte themeli per nje prokurim publik eficient. Huamarresit do te
perzgjedhin metoden me te pershtatshme per prokurimin e vecante. Ne shumicen e
rasteve, Tenderi i Hapur Nderkombetar (ICB), nese administrohet si duhet, dhe me
toleranca per preferencat ndaj mallrave te prodhuara ne vend dhe, ku eshte e
pershtatshme, per kontraktore lokale4 ne rastin e punimeve ne kushte te percaktuara, eshte
metoda me e pershtatshme. Per kete aresye, Banka, ne pjesen derrmuese te rasteve, i
kerkon Huamarresve te sigurojne mallra, punime dhe sherbime nepermjet metodes se
Tenderit te Hapur Nderkombetar (ICB), e hapur per ofruesit dhe kontraktoret e ligjshem 5.
Kapitulli II i ketyre Udhezimeve pershkruan procedurat per Tenderin e Hapur
Nderkombetar. (ICB)
Aty ku ICB nuk eshte metoda me e pershtatshme per prokurimin, mund te perdoren
metodat te tjera prokurimi. Kapitulli III pershkruan keto metoda te tjera prokurimi dhe
rrethanat ne te cilat zbatimi i tyre do te ishte me i pershtatshem. Metodat e vecanta qe
mund te ndiqen per prokurimin brenda nje projekti te caktuar parashikohen ne
Marreveshjen e Huase. Kontratat specifike per t'u financiar ne kuader te projektit dhe

1
Ne disa raste, Huamarresi vepron vetem si nje ndermjetes dhe projekti zbatohet nga nje agjenci ose subjekt tjeter.
Referencat ne keto Udhezime per termin "Huamarres" perfshijne te tilla agjenci dhe subjekte, si dhe nen-huamarres
ne pergatitje per te hyre ne skemen e huadhenies.
2
Nenet qe i referohen Bankes ne Marreveshje; Neni III, Paragrafi 5 (b) dhe Nenet qe i referohen SHNZH ne
Marreveshje; Neni 5, Paragrafi 1(g).
3
Shih paragrafet 1.6, 1.7 dhe 1.8.
4
Ne kontekstin e ketyre Udhezimeve, "Kontraktori" do te nenkuptoje nje firme qe ofron sherbime ndertimi.
5
Shih paragrafet 1.6, 1.7 dhe 1.8.
metoda e tyre e prokurimit, ne perputhje me Marreveshjen e Huase, jane te specifikuara
ne Planin e Prokurimit sic ilustrohet ne paragrafin 1.16 te ketyre Udhezmeve.

Tenderi i Kufizuar Nderkombetar

Tenderi i kufizuar nderkombetar (LIB) eshte ne thelb nje ICB i realizuar me ftese te
drejtperdrejte pa shpallje te hapur. Ai mund te jete nje metode e pershtatshme kur (a) ka
vetem nje numer te kufizuar ofruesish, ose (b) aresye te tjera te vecanta mund justifikojne
heqjen dore nga procedura e mirefillte e ICB. Sipas LIB, Huamarresit do te kerkojne
oferta nga nje liste e ofruesve potenciale, liste e mjaftueshme per te siguruar cmime
konkuruese, dhe e cila duhet te permbaje te gjithe ofruesit ne kushtet kur numri i atyre qe
jane paraqitur eshte i kufizuar. Preferencat vendase nuk jane te zbatueshme ne vleresimin
e ofertave sipas LIB. Ne te gjitha aspektet e tjera pervec reklamimit dhe preferencave, do
te perdoren procedurat e ICB, perfshire publikimin e Dhenies se Kontrates sic ilustrohet
ne paragrafin 2.60.

Tenderi i Hapur Kombetar

Tenderi i Hapur Kombetar (NCB) eshte procedura e tenderit te hapur e perdorur per
prokurimin publik ne vendin e Huamarresit, dhe mund te jete rruga me e pershtatshme
per prokurimin e mallrave dhe punimeve, te cilat per nga natyra dhe volumi, nuk
premtojne te terheqin konkurimin e jashtem. Qe te jene te pranueshme per zbatim ne
prokurimet e financuara nga Banka, keto procedura do te rishikohen dhe modifikohen6
sipas nevojes, per te siguruar koston, eficiencen, transparencen dhe perputhshmerine e
gjere me dispozitat e Kapitullit I te ketyre Udhezimeve. NCB mund te jete metoda me e
pershtatshme e prokurimit ku ofertuesit e huaj nuk priten te shprehin interesin e tyre per
aresye se: (a) vlerat e kontrates jane te vogla, (b) punimet jane gjeografikisht ose ne kohe
te shperndara; (c) punimet kerkojne pune intensive ose (d) mallrat dhe punimet sigurohen
ne tregun vendas ne cmime me te uleta se ato te tregut nderkombetar. Procedurat e NCB
balancohen qarte nga volumi administrativ ose financiar qe parashikojne.

Reklamimi mund te kufizohet ne shtypin lokal ose gazeten zyrtare, apo ndonje website
me akses te lire apo te hapur. Dokumentat e tenderimit mund te jene vetem ne nje gjuhe
kombetare te vendit te Huamarresit (ose gjuha e perdorur ne nivel kombetar ne vendin e
Huamarresit per transaksione tregetare), dhe monedha e vendit te Huamarresit perdoret
per qellimin e ofertes dhe pagesave. Pervec kesaj, dokumentat e tenderimit do te ofrojne
direktiva te qarta sesi ofertat duhet te paraqiten, si cmimet duhet te ofrohen dhe vendin
dhe kohen per dorezimin e ofertave. Ne funksion te ketyre direktivave, do te vihet ne
dispozicion koha e mjaftueshme per pergatitjen dhe dorezimin e ofertave. Procedurat do
te kerkojne konkurim adekuat ne menyre qe te garantohen cmime te aresyeshme, dhe
metodat qe do te perdoren ne vleresimin e ofertave dhe dhenien e kontratave do te jene
objektive dhe do t’i behen te njohura te gjithe ofertuesve ne dokumentat e tenderimit dhe
6
Cdo modifikim i kesaj natyre do te pasqyrohet ne Marreveshjen e Huase.
nuk do te aplikohen arbitrarisht. Procedurat gjithashtu do te perfshijne hapjen publike te
ofertave, publikimin e rezultateve te vleresimit dhe dhenies se kontrates dhe dispozitat
per ofertuesit qe deshirojne te ankimojne. Nese ka firma te huaja qe deshirojne te marrin
pjese ne te tilla kushte, ato jane te lira t’a bejne nje gje te tille.

Blerjet

Blerja eshte nje metode prokurimi qe bazohet ne krahasimin e kuotimeve te cmimeve te


siguruara nga shume furnizues (ne rastin e mallrave) ose nga disa kontraktore (ne rastin e
punimeve civile) me nje minimum prej tre funizuesish, per te siguruar cmime
konkuruese, dhe eshte nje metode e pershtatshme per prokurimin e mallrave me
regjistrim pararendes apo mallrave me specifikim standart te nje vlere te vogel, apo
punime civile me vlere te vogel. Kerkesat per kuotime do te japin pershkrimin dhe sasine
e mallrave ose specifikimet e punimeve, si dhe kohen dhe vendin e deshiruar te dergimit
te mallit apo te perfundimit te punimeve. Kuotimet mund te dorezohen me leter, facsimile
ose mjete elektronike. Vleresimi i kuotimeve do te ndjeke te gjitha parimet si ne tenderin
e hapur. Kushtet e ofertes se pranuar do te perfshihen ne nje porosi blerjeje ose kontrate
te permbledhur.

Kontraktimi i drejtperdrejte

Kontraktimi i drejtperdrejte eshte nje kontraktim pa konkurim ( nga nje burim i vetem)
dhe mund te jete nje metode e pershtatshme ne rrethanat e meposhtme:

(a) Kur shtyhet nje kontrate ekzistuese per mallrat ose punimet, e dhene ne perputhje me
procedura te pranueshme per Banken, per te ofruar mallra apo punime shtese te te njejtes
natyre. Banka do te konsiderohet e kenaqur ne ato raste kur nuk mund te sigurohet ndonje
avantazh tjeter nga nje konkurim i ri dhe qe cmimet e parashikuara ne kontraten e shtyre
te jene te aresyeshme. Dispozitat per nje shtyrje te tille, nese parashikohen si te
mundshme apriori, do te perfshihen qe ne kontraten origjinale.
(b) Standartizimi i pajisjeve ose pjeseve te kembimit me ato ekzistuese, mund te justifikoje
blerje shtese nga Furnizuesi fillestar. Qe blerje te tilla te jene te justifikueshme, pajisjet
origjinale lipsen te jene te pershtatshme, numri i artikujve te rinj duhet te jete me i vogel
se i atyre ekzistuese, cmimi duhet te jete i aresyeshem dhe avantazhet e nje
prodhuesi/ndertuesi tjeter apo burimi tjeter furnizimi jane marre ne konsiderate dhe
refuzuar mbi bazen e argumentave te pranueshme per Banken.
(c) Pajisja e kerkuar eshte ne zoterim dhe e sigurueshme vetem nga nje burim.
(d) Kontraktori pergjegjes per projektimin e nje procesi kerkon blerjen e artikujve te
rendesishem prej nje Furnizuesi te vecante si nje kusht per garanci te performances.
(e) Ne raste perjashtimore, si per shembull ne pergjigje te fatkeqesive natyrore.

Pas nenshkrimit te kontrates, Huamarresi do te publikoje ne UNDB online dhe ne


dgMarket, emrin e kontraktorit, cmimin, kohezgjatjen dhe nje permbledhje te fushes se
veprimit te kontrates. Ky publikim mund te behet mbi baze tremujore ne baze periodike
dhe ne formatin e nje tabele permbledhese e cila mbulon periudhen paraardhese.
Puna e drejtperdrejte –Force Account

Puna e drejtperdrejte, qe do te thote, ndertimi nepermjet shfrytezimit te personelit dhe


pajisjeve te Huamarresit,7 mund te jete e vetmja metode praktike per ndertimin e disa
lloje veprave. Perdorimi i punes se drejtperdrejte mund te justifikohet kur:

(a) volumet e punes qe duhet te kryhet nuk mund te percaktohen paraprakisht;


(b) punimet jane te modeste dhe te shperndara ose ne vendndodhje te largeta per te cilat
firmat cilesore te ndertimit nuk preferojne te ofertojne me cmime te aresyeshme;
(c) puna kerkohet te kryhet pa ndikuar ne operacionet zinxhir;
(d) rreziqet e nderprerjes se pashmangshme te punes perballohen me mire nga Huamarresi
sesa nga Kontraktori; dhe
(e) ka emergjenca qe kane nevoje per vemendje te menjehershme.

Prokurimi nga Agjencite e Kombeve te Bashkuara

Mund te kete situata ne te cilat prokurimi direkt nga agjenci te specializuara te Kombeve
te Bashkuara, te cilat veprojne si Furnizuese, ne zbatim te procedurave te tyre, mund te
jene rruga me e pershtatshme e prokurimit: (a) sasi te vogla te mallrave me regjistrim
pararendes (off-the shelf), kryesisht ne fushen e aresimit dhe shendetesise; dhe (b)
produkte te specializuara ku numri i furnizuesve eshte i kufizuar si per shembull per
vaksina ose medikamente.

Agjentet e prokurimit

Kur Huamarresit i mungon organizimi, burimet dhe eksperienca e nevojshme, ai mund te


preferoje (ose t’i kerkohet nga Banka) te punesoje si agjentin e tij, nje firme te
specializuar ne kryerjen e prokurimit.Agjenti do te ndjeke te gjitha procedurat e
prokurimit te parashikuara ne Marreveshjen e Huase dhe te shtjelluara me tej ne Planin e
Prokurimit, te aprovuara nga Banka ne emer te Huamarresit, perfshire perdorimin e
Dokumentave Standarte te Tenderimit (SBD) te Bankes, procedurat e rishikimit dhe
dokumentacionin.Kjo vlen edhe per rastet ku agjencite e Kombeve te Bashkuara veprojne
si agjente prokurimi8. Kontraktoret e menaxhimit mund te punesohen ne nje menyre te
ngjashme kundrejt nje pagese per t’u kontraktuar per punime te ndryshme perfshire
ndertimin, riparimet, rehabilitimin dhe ndertimet e reja ne situate emergjence, ose ku ka
nje numer te konsiderueshem kontratash te vogla.

Agjentet e inspektimit

7
Nje njesi ndertimi me pronesi shteterore e cila nuk eshte autonome nga pikepamja menaxheriale dhe financiare do
te konsiderohet nje “force account” unit. “Force account” njihet ndryshe si “Fuqi Punetore e drejtperdrejte”, “forcat
e njesise” ose “puna e drejtperdrejte”.
8
Udhezimet e Konsulentit do te aplikohen per perzgjedhjen e agjenteve te prokurimit dhe inspektimit. Kosto ose
pagesa e agjentit te prokurimit ose inspektimit eshte legjitime per financim nga huaja e Bankes, nese ajo
parashikohet keshtu ne Marreveshjen e Huase dhe ne Planin e Prokurimit, dhe me kusht qe afatet dhe kushtet e
perzgjedhjes dhe punesimit te jene te pranueshme per Banken.
Inspektimi para dergimit dhe certifikimi i importeve perben nje nga garancite per
Huamarresin, vecanerisht kur vendi ka nje program te madh importi. Inspektimi dhe
certifikimi zakonisht mbulon cilesine, sasine dhe aresyeshmerine e cmimit. Importet e
prokuruara nepermjet procedurave te ICB, nuk do t’i nenshtrohen verifikimit te cmimit,
por vetem atij te cilesise dhe sasise. Megjithate, edhe importet qe nuk jane prokuruar
nepermjet metodes se ICB, mund t’i nenshtrohen verifikimit te cmimit. Agjentet e
inspektimit zakonisht paguhen ne bazen e nje tarife te perllogaritur mbi vleren e mallrave.
Kostot per certifikimin e importeve nuk do te konsiderohen ne vleresimin e ofertave sipas
metodes se ICB.

Prokurimi ne rastin e Huave per Ndermjetesit Financiare

Kur huaja parashikon fonde per nje institucion ndermjetes si per shembull nje institucion
kreditimi ne fushen e bujqesise ose nje kompani financiare per zhvillim, per t’iu ridhene
perfituesve-individe, ndermarrje te sektorit privat, ndermarrje te vogla dhe te mesme, ose
ndermarrjeve tregetare autonome ne sektorin publik per financim te pjesshem te nen-
projekteve, prokurimi zakonisht ndermerret nga perfituesit respektive ne perputhje me
praktikat ne fuqi te sektorit privat ose tregetar, te cilat shihen te pranueshme nga Banka.
Megjithate, edhe ne keto raste, ICB mund te jete metoda me e pershtatshme e prokurimit
per blerjen e artikujve te medhenj te nje lloji ose ne rastet kur sasi te medha mallrash te
ngjashme mund te grupohen se bashku per blerje ne vellim.

You might also like