Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

Republika e Kosovës

Republika Kosova - Republic of Kosovo


Qeveria –Vlada – Government
Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë - Ministarstva Obrazovanja Nauke i Tehnologije -Ministry of Education Science & Technology
Raporti i punës lidhur me aktivitetet e kryetrajnerëve /trajnerëve

Emri dhe mbiemri: Niman Bajraktari


Fusha kurrikulare: Shkencat e natyrës
Programi trajnues: “ZBATIMI NË PRAKTIKË I KURRIKULËS SË RE”
Rajoni i angazhimit në cilësinë e trajnerit : SHMU-2, Vushtrri
Data: prej 11 deri më 15 prill 2017
Ditët e
Datat e
planifikuara
realizimit të
Seminaret e për
ditëve të
angazhim
Përshkrimi i aktiviteteve të realizuara
trajnimit angazhimit
(5 ditë)
SEMINARI 1: Dita e parë 11.04.2017 - Gjithsej pjesëmarrës në trajnim ishin 23 mësimdhënës.
Korniza kurrikulare - Trajnimin 5 ditorë “Zbatimi në praktikë i kurrikulës së re” me mësimdhënësit e fushës së shkencave të natyrës,
e arsimit grupi i dytë e kam mbajtur së bashku me trajnerin Avni Gërguri.
parauniversitar në - Paraprakisht kemi ndarë seancat për secilën ditë të trajnimit kështuqë për ditën e parë kam pasur të planifikuara
Kosovë dhe për ti mbajtur këto seanca: Hyrje në Kornizën e Kurrikulës së Kosovës dhe Kurrikulat Bërthamë dhe Parimet e
kurrikula bërthamë arsimit parauniversitar si referenca të organizimit të punës edukativo-arsimore.
– zbatimi në - Në lidhje me seancën e parë (Hyrje në KKK dhe KB) në fillim u kam prezantuar rezultatet e pritura dhe u kam dhënë
praktikë një aktivitet si punë grupore perms teknikës së katër këndeve që të japin idetë e tyre për KKK, më pas u kam dhënë
informacionet bazë për risitë që sjellë KKK si dhe dokumentet që dalin nga KKK. Më pas mësimdhënësit i kam
njoftuar me strukturën e arsimit parauniversitar, kompetencat kryesore të KKK, fushat e kurrikulës, kurrikulën me
zgjedhje si dhe udhëzuesin praktik për zbatimin e kurrikulës. Pas këtij prezantimi mësimdhënësit i kam udhëzuar që
të njihen për së afërmi me këto dokumente. Pas këtij aktiviteti mësimdhënësve ua shfaqa përmes sllajdit mesazhet
dhe detyrat që leximi i thelluar i këtyre dokumenteve do të jetë pjesë e punës sonë të përditshme si mësimdhënës.
- Pas dreke kam zhvilluar seancën e fundit që kishte të bënte me parimet e arsimit parauniversitar. Në fillim u kam
prezantuar rezultatet e pritura, aktivitetin e kam nisur me pyetje për diskutim, më pas nga mësimdhënësit kam
kërkuar që për secilën shkronjë të fjalës parim të gjejnë fjalë që janë ngushtë të lidhura me parimet, të gjitha këto
mësimdhënësit i kanë paraqitur në fletë A4 si dhe në flipqart. Në vazhdim kam prezantuar kuptimin çka janë
parimet dhe i kam prezantuar 5 parimet e arsimit parauniversitar. Në vazhdim kam ndarë mësimdhënësit në 5
grupe dhe secilit grup u kam dhënë nga një parim dhe u kam kërkuar që të listojnë aktivitete të ndryshme tek të
cilat vie në shprehje zbatimi i parimit të caktuar më parë. Më pas u kam prezantuar shembuj të zbatimit për secilin
parim.
- Në fund të ditës pjesëmarrësit i udhëzuam që të vendosin në portfoliot e tyre dy – tre shembuj se si të mbështesin
punën e mësimdhënies në parimet e KKK si dhe u shpërndamë skedat e daljes.

Dita e dytë 12.04.2017 - Gjithsej pjesëmarrës në trajnim ishin 23 mësimdhënës.


- Në ditën e dytë kam pasur të planifikuara seancat: Mirëseardhje në ditën e dytë dhe reflektim nga dita e parë;
Rezultatet e të nxënit për shkallë – kompetencë (RNK) dhe arritshmëria e tyre. Ndërsa pas dreke: Programet
lëndore – funksioni dhe organizimi i tyre
- Fillimisht bëra një koment të shkurtër të skedave të daljes së ditës së parë. Më pas u vazhdua me reflektimin nga
dita e parë nga ana e pjesëmarrësve duke mundësuar ndërlidhjen me aktivitetet e ditës së dytë dhe u prezantua
agjenda e ditës së dytë.
- Pas prezantimit të rezultateve të të nxënit kalova në pyetjet për diskutim në lidhje me kompetencat duke qartësuar
kështu rëndësinë e ndryshimit të qasjes bazuar në kompetenca. Në lidhje me këto pyetje mësimdhënësit në fillim
kanë shkruar në fletat A4 e më pas në flipqart. Më pas kam prezantuar me PPT kompetencat kryesore, shembujt e
rezultateve të kompetencave të pasqyruara në KK, ecurinë e zbërthimit të tyre në rezultate të kompetencave për
shkallë të kurrikulës si dhe u kam ofruar shembuj të rezultateve të kompetencave. Në vazhdim mësimdhënësve u
kam dhënë si punë individuale dhe në grup që të lexojnë udhëzuesin në faqe 19 – 23 dhe të provojnë se si mund të
integrojnë RNK në kuadër të fushës apo të lëndës mësimore. Seancën e kam përfunduar me një përmbledhje të
shkurtër për kompetencat.
- Pas dreke kam zhvilluar seancën në lidhje me programet lëndore dhe atë e fillova me prezantimin e rezultateve të
pritura dhe më pas vazhdova me pyetje për diskutim për të cilat mësimdhënësit kanë dhënë mendimet e tyre në
fletat A4 dhe kanë prezantuar, më pas kam bërë prezantim të shkurtër të funksionit dhe organizimit të programeve
lëndore. Në vazhdim i kam udhëzuar mësimdhënësit që të lexojnë pjesën në udhëzues faqe 27 – 29 që ndërlidhet
me programet lëndore. Dhe në fund kam përmbledhjen e seancës (pasqyrim i mendimeve) në PPT.
- Në fund të ditës, pjesëmarrësve iu dhamë detyrat që dalin nga seminari i parë si dhe iu shpërndamë skedat e
daljes.
SEMINARI 2: Dita e tretë 13.04.2017 - Gjithsej pjesëmarrës në trajnim ishin 23 mësimdhënës.
Aspektet - Për ditën e tretë kam pasur të caktuara të mbaj seancat: Hyrje në seminarin e dytë të trajnimit për zbatimin e
metodologjike dhe kurrikulës së re; Aspektet metodologjike dhe praktike të planifikimit dhe të zbatimit të kurrikulës së re - Plani
praktike të mësimor dhe Plani vjetor - i ndarë në tri periudha të vitit mësimor dhe Plani dymujor.
planifikimit të - Ditën e fillova me komentimin e skedave të daljes së ditës së dytë dhe me një reflektim përmbledhës të seminarit
të parë duke bërë ndërlidhjen me temat e seminarit të dytë. Më pas vazhdova me trajtimin e temave të paraditës
kurrikulës
(plani mësimor dhe plani vjetor), në lidhje me të cilat pjesëmarrësit zhvilluan aktivitete individuale dhe grupore, një
pjesë e të cilave vazhduan edhe pas dreke.
- Pas drekës vazhdova me trajtimin e planit dymujor. Seancën e fillova me pyetjet për diskutim pastaj u ofrova
informata në lidhje me qëllimet e planifikimit dymujor dhe me elementet që përmban plani dymujor dhe më pas i
kam udhëzuar mësimdhënësit të zhvillojnë aktivitet grupor që të hartojnë nga një plan dymujor duke u bazuar në
planin vjetor të hartuar në sesionet paraprake. Pas prezantimit nga ana e mësimdhënësve e kam përmbyllë séance
me një përmbledhje të shkurtër të mendimeve në lidhje me planin dymujor.
- Në fund të ditës, pjesëmarrësve iu dhamë detyrat që dalin nga seminari i dytë si dhe iu shpërndamë skedat e
daljes.

SEMINARI 3: Dita e katërt 14.04.2017 - Gjithsej pjesëmarrës në trajnim ishin 23 mësimdhënës.


Metodologjia e - Për ditën e katërt kam pasur të caktuara seancat: Metodologjia e mësimdhënies në funksion të KKK dhe
mësimdhënies, Bashkëpunimi i mësimdhënësve.
materialet - Seancën e fillova me prezantim në PPT, pastaj vazhdova me pyetje për diskutim për të cilat mësimdhënësit kanë
mësimore dhe dhënë mendimet e tyre në fletat A4 pastaj mësimdhënësit kanë zhvilluar një aktivitet grupor ku secili grup ka pasur
vlerësimi i arritjeve për të trajtuar nga një aspect të metodologjisë së mësimdhënies.
të nxënësve - Në seancën: Bashkëpunimi i mësimdhënësve në fillim u kam prezantuar rezultatet e pritura pastaj kam vazhduar
me pyetje për diskutim pastaj kam dhënë informacione të shkurtëra përmes prezantimit në PPT për rëndësinë e
bashkëpunimit ndërmjet mësimdhënësve, më pas kam parashtruar pyetje për diskutim dhe më pas mësimdhënësit
i kam udhëzuar të kryejnë një aktivitet grupor të lexojnë në udhëzues faqe 75, të diskutojnë dhe të përgatisin një
plan të bashkëpunimit të cilin do ta paraqesin në flipqart.
- Në fund të ditës, pjesëmarrësve iu dhamë detyrat që dalin nga dita e katërt si dhe iu shpërndamë skedat e daljes.

Dita e pestë 15.04.2017 - Gjithsej pjesëmarrës në trajnim ishin 23 mësimdhënës.


- Për ditën e pestë kam pasur të caktuara seancat: Mirëseardhje në trajnim; Reflektim përmbledhës nga dita e parë
e trajnimit (seminari 3); Kurrikula e re dhe sistemi i vlerësimit të nxënësve (para dite); dhe Planifikimi i vlerësimit
(pas dite).
- Ditën e pestë e fillova me komentim të skedave të daljes së ditës së katërt, më pas bëra një reflektim nga
aktivitetet e ditës së katërt për të ndërlidhur ato me temat e ditës së pestë dhe më pas prezantova agjendën e
ditës së pestë.Në fillim të seancës: Kurrikula e re dhe sistemi i vlerësimit të nxënësve, prezantova rezultatet e
pritura pastaj kalova në pyetje për diskutim si aktivitet grupor përmes teknikës së katër këndeve ku mësimdhënësit
kanë dhënë mendimet e tyre fillimisht në fletat A4 dhe në flipqart e më pas kam vazhduar me ofrimin e
informatave në lidhje me sistemin e ri të vlerësimit të bazuar në kompetenca dhe në fund i kam udhëzuar që të
lexojnë në udhëzues faqe 67 – 74 si dhe UA për vlerësimin e nxënësve 08-2016 dhe të diskutojnë. Fare në fund kam
bërë një përmbledhje të mendimeve.
- Seancën planifikimi i vlerësimit poashtu e kam filluar me paraqitjen e rezultateve të pritura pastaj kam parashtruar
pyetjet për diskutim në lidhje me të cilat mësimdhënësit kanë dhënë mendimet e tyre në A4 dhe kanë prezantuar
pastaj kam prezantuar hapat e planifikimit të vlerësimit dhe më pas i kam udhëzuar mësimdhënësit që të lexojnë
në udhëzues faqe 71 – 74 dhe në kurrikulën bërthamë faqe 44 dhe të përgatisin një plan vlerësimi sipas hapave
dhe atë ta prezantojnë dhe në fund kam bërë një përmbledhje të mendimeve.
- Në fund të ditës, pjesëmarrësve iu dhamë detyrat që dalin nga dita e pestë si dhe iu shpërndamë skedat e daljes.

- Për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve në trajnim (dy grupe në shkencat e natyrës, fusha e matematikës, gjuhët dhe komunikimi, shoqëria dhe mjedisi si dhe
mësimdhënësit e shkollave fillore) si dhe hapësirës së vogël të lokalit ku ishte aranzhuar dreka, në marrëveshje me DKA-në bëmë një ndryshim të vogël në agjendë duke
e planifikuar drekën prej ores 12:20 deri 13:20.
- Në listën e pjesëmarrësve kemi pasur gjithsej 23 pjesëmarrës. Prej tyre ka munguar në të gjitha ditët e trajnimit mësimdhënësja Serbeze Çollaku ndërsa si pjesëmarrëse
në trajnim jashtë liste e kemi pasur në 5 ditët drejtoren e SHFMU “Andon Zako Çajupi” z. Mexhide Kosumi.

You might also like