Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 2

BIOGRAFI

Niman Bajraktari, u lind më 22. 02. 1969 në


Klinë të Epërme KK Skënderaj. Që prej vitit 1970
jeton në Vushtrri, shkollën fillore dhe të mesme i
ka kryer në Vushtrri
Në tetor të vitit 1988 i filloi studimet në
fakultetin e shkencave matematike-natyrore në
degën e biologjisë. Në vitin 1989 i ndërpreu studimet në FSHMN për të filluar
studimet në fakultetin e bujqësisë-drejtimi lavërtari, mirëpo pas dy vite të
studimeve në bujqësi për shkak të kushteve të vështira ekonomike u detyrua të
ndërprej studimet dhe tek në shtator të vitit 1993 kur u punësua në Shkollën e
Mesme Teknike „Marin Beqikemi“ (tash „Lutfi Musiqi“) në Vushtrri si
mësimdhënës i biologjisë, i vazhdoi studimet por jo ato të bujqësisë por në
FSHMN,dega-biologji dhe i kreu në nëntor të vitit 1998.
Si mësimdhënës i biologjisë punon prej shtatorit të vitit 1993 e deri më tani.
Në karrierën e tij prej mësimdhënësi, mjaft e bujshme është periudha pas
lufte kur në arsim fillojnë ndryshime të mëdha në metodologjinë e mësimdhënies.
Kështu fillon edhe periudha e trajnimeve. Në lidhje me këtë Nimani ka kryer këto
trajnime:
1. Mësimdhënia me nxënësin në qendër (27-31. 10. 2003)
2. Zhvillimi i mendimit kritik gjatë leximit dhe shkrimit (tetor 2004)
3. Planifikimi në mësimdhënie, mësimnxënie dhe vlerësim (maj 2006)
4. Trajnimi për Trajnerë rreth Të Drejtave të Njeriut, Metodat e
mësimdhënies ndëraktive, ksenofobi dhe diskriminim (gusht, shtator
2007)
5. Shkollat promovuese të shëndetit (maj 2010)
6. Paketa e Gjelbër (tetor 2010)
7. Kurset e Programit për Arsimin Themelor: „Të nxënit Lidhur me Mjedisin“
dhe „Standardet e Fasilitimit të të Nxënit“
8. ECDL (qershor 2012).
9. "Të Nxënit Përmes Projekteve në Shkencat natyrore";
10. "Vlerësimi Formativ" dhe
11. "Ndërtimi i kapaciteteve të drejtorëve të shkollave për përmirësimin e
qeverisjes, menaxhimit dhe udhëheqjes së shkollës"
12. Trajnimi i Koordinatorëve të Cilësisë në Arsim.
Si fasilitator i të Nxënit Lidhur me Mjedisin, deri më tani ka mbajtur 7 punëtori
nëpër QNP të ndryshme nëpër Kosovë si: në Vushtrri, Prishtinë, Ferizaj, Gurakoc
dhe Prizren. Si dhe ka mentoruar në tri procese të implementimit (Vushtrri,
Gurakoc dhe Prizren).
Në mars të vitit 2012 ka marrë pjesë në një punëtori dy ditëshe për
rishqyrtimin e agjendës së NLM-së.
Në prill të viti 2017 është trajnuar në kursin “Zbatimi i kurrikulës në shkencat
e natyrës” dhe ka fituar të drejtën për të zhvilluar trajnime për zbatimin e
kurrikulës, në lidhje me këtë ka mbajtur një punëtori në QNP në Vushtrri prej
dates 11 prill deri më 15 prill 2017.

You might also like