Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 10

E drejta procedurale civile - RASTE

1. Personi A kishte ble nga personi B më datë 22 Janar 2010 një makinë të tipit “Volvo” në
shumën prej 9.000 euro. Personi kishte pranuar makinën dhe kishte paguar 5.500 euro.
Sipas marrëveshjes, personi A është dashur më datë 15 Prill 2010 me paguar edhe 3.500
euro. Pasi A nuk kishte paguar pjesën e mbetur të çmimit të shitjes, shkon te avokati C dhe
dëshiron të dijë se si mund të realizoj pjesën e mbetur të çmimit të shitjes.
Çka duhet të ndërmerr avokati C lidhur me këtë rast?
Përgjigjja: Avokati duhet ta njoftoj të paditurin se kreditori i mundëson nje afat shtesë për
përmbushjen e detyrimit. Në rast se personi A nuk i përgjigjët afatit shtesë, Avokati i personit B
ushtron padi në gjykatën e kompetencës së përgjithshme territoriale apo në gjykatën në territorin
e së cilës duhet të përmbushet detyrimi (në rast se në Kontratë është caktuar vendi i përmbushjes
së detyrimit). Këtu pra thirremi në nenin 53 LPK. Në padi sipas nenit 253 LPK duhet te cekët
kërkesa e caktuar në pikëpamje të cështjës kryesore dhe aksesore, faktet mbi te cilat pala e bazon
kërkesën, provat (dëshmitarët, kontratën, etj.), vlerën e kontestit (3500 Euro), bazën juridike (për
të cilën gjykata nuk është e lidhur), etj.

2. Personi A kishte shkuar tek autosalloni “King” dhe dëshironte me ble një makinë të re të
markës “Mercedes”. Pas disa hamendjeve, personi A vendos të blen një makinë të re. Çmimi
i shitjes ishte 43. 500 euro. Agjenti i shitjes “B” të autosallonit kishte përgatit një kontratë
me shkrim lidhur me makinën. Në mes të tjerash, kontrata përmbante edhe dy klauzola, të
cilat ishin shkruar në fund të kontratës dhe me font të vogël. Klauzolat kishin këtë
përmbajtje:
• Përjashtohet çdo përgjegjësi e shitësit lidhur me të metat materiale të makinës.
• Palët kontraktuese merren vesh me këtë kontratë se në asnjë rrethanë nuk do të kërkojnë
mbrojtje gjyqësore në rast kontesti lidhur me makinën.
Më vonë, lind një kontest për shkak të dëmit material në makinë. Meqë nuk arrihet ndonjë
marrëveshje, personi A i drejtohet gjykatës për ndihmë. Personi përgjegjës i autosallonit
“King” mbrohet para gjykatës me argumentin se ekziston në drejtësi një parim “pacta sunt
servanda” dhe se palët janë marrë vesh se nuk ka gjykim në lidhje me këtë rast. Sipas tij,
parimi i i lirisë së kontraktimit është “parim absolut” në drejtësi dhe atë nga e drejta
romake.
Si do të vendos gjykata në këtë rast? (Aspektet materialo juridike nuk do të diskutohen).
Përgjigjja: Gjykata kompetente (gjykata e kompetencës së përgjithshme territoriale) nuk mund ta
merr parasysh parimin “pacta sunt servanda”, pasi në rastin e lartshënuar (ndalimi mbrojtjes
gjyqësore) është në kundërshtim më nenin 3.3.b. LPK (sipas LMD-së kjo e drejtë mund të
kufizohet apo edhe fare të mos ekzistoj nëse kemi të bëjmë me të ashtuquajturën Kontrate
KUTURUM). Si të tillë, gjykata duhet ta marrë rastin në shqyrtim.
3. Personi A punon një kohë të gjatë si shitës tek ndërmarrja e madhe tregtare “TTT”,
pronar i së cilës është personi B. Në jetën private ishin miq të ngushtë. Në fillim të vitit 2009,
ndërmarrja kishte ra në krizë të thellë si pasojë e krizës ndërkombëtare financiare. Pronari
B kishte kërkuar te personi A një hua në shumën prej 1.500 euro. Personi A, i cili qëndronte
mirë ekonomikisht i kishte ndihmuar pronarit dhe njëherit mikut të tij. Pronari duhej ta
kthente huan sipas marrëveshjes në Prill të vitit 2009. Meqë, biznesi i ndërmarrjes nuk
kishte përfitime të mëdha, pronari B nuk ishte në gjendje të kthente huan. Pas disa
paralajmërimeve për kthimin e borxhit, personi A vendosi një ditë të merrte shumën prej
1.500 nga kasa e ndërmarrjes. Personi A e arsyetonte veprimin e vet se “ai ka marrë vetëm
pjesën që i takon”.
1. a. A ka të drejtë personi A? (Aspektet penalo-juridike nuk merren parasysh)
1. b. Si do të ishte situata juridike, nëse personi A ka fituar procesin gjyqësor kundër
personit B për kthimin e borxhit?
Përgjigjja: Personi A do të duhej t`i drejtohej gjykatës me Padi detyrimi. Në rast se personi A ka
fituar kontestin, personi B duhet ta realizoj aktgjykimin, në të kundërtën personi A mund të inicioj
procedurën e përmbarimit.

4. Personi B i kishte shkaktuar një dëm personit A. Meqë personi B nuk kishte paguar

https://cdn.fbsbx.com/v/t59.2708-21/27419928_1935809086…h=cb2a1fd1790f7111aabf38e0b82913dc&oe=5A788209&dl=1 03/02/2018, 22F08


Page 1 of 10
shpërblyer dëmin në mënyrë vullnetare, atëherë personi A kishte paraqitur padi kundër
personit B dhe kishte kërkuar shumën prej 450 euro. Gjykata kompetente kishte vendosur
me vendim të saj për dëmshpërblim në shumën prej 680 euro. Gjykata kishte arsyetuar
vendimin e saj me faktin se dëmi nuk ishte llogaritur në mënyrë të drejtë. a. A ka vepruar
drejt Gjykata?
b. Si do të ishte situata juridike, nëse Gjykata do të kishte vendosur që personit A i takon
shpërblimi i dëmit në shumën prej 350 euro.
Përgjigje: Gjykata në fjalë ka vepruar në kundërshtim me nenin 2.1. LPK, duke shkelur kështu
parimin e disponibilitetit. Pra, Gjykata duhet të vendos brenda kërkesëpadisë së palës. Por
Gjykata mund të ulë kërkesën e palës, nëse vërteton se kërkesa në fjalë është përllogaritur më
lartë. Kjo e drejtë e gjykatës nuk paraqet shkelje të “brenda kërkesëpadisë së palës”.

5. A dhe B kishin një kontest pronësor. Meqë nuk kishin arritur ndonjë marrëveshje, ata i
drejtohen Gjykatës kompetente. Pas një kohe, gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor, personat
A dhe B dëshirojnë të zgjidhin këtë kontest me marrëveshje.
Pyetje:
a. A ekziston baza juridike për këtë?
b. Si do të vendos Gjykata në lidhje me këtë?
Përgjigje: a) Palët duke u mbështetur ne parimin e disponibilitetit kanë të drejtë që edhe gjatë
procedurës kontestimore të arrijnë marrëveshje mes tyre. Bazën juridike për këtë ujdi e paraqet
neni 3.2.4. dhe neni 412 LPK., sipas së cilës palët kanë të drejtë të bëjnë ujdi gjyqësore lidhur me
kontestin e tyre.
b) Nëse palët arrijnë ujdinë gjyqësore (që sipas nenit 415 parimisht bëhet pranë gjykatës së
shkallës së parë), kjo marrëveshje (kontratë e përzier) përfshihet në procesverbalin gjyqësor
(neni 416 LPK). Sipas nenit 417.2, pasi palët të dëgjojnë procesverbalin mbi ujdinë, e
nënshkruajnë atë, me c`rast procedura kontestimore pezullohet, kurse në rast se ujdia është
arritur pas dhënies së aktgjykimit, ai anulohet (415.4), pasi sipas praktikës gjyqësore, rregullimi i
marrëdhënieve private mes palëve mbizotëron ndaj vendimeve gjyqësore.

6. Personi A kishte kërkuar me padi në Gjykatën kompetente kthimin e huas nga personi B.
Menjëherë pas zhvillimit të seancës kryesore, në të cilën seancë ishin marrë në pyetje edhe
disa dëshmitarë kishte vdekur gjyqtari i çështjes. Më vonë ishte caktuar një gjyqtar tjetër, i
cili kishte vendosur në bazë të procesverbalit.
a. Si është situata juridike?
b. Si do të ishte situata juridike, nëse nuk ka pasur dëshmitarë, por provat janë marrë nga
një gjykatë tjetër e lutur.
Përgjigje: Në shqyrtim.

7. Personi A kishte shkaktuar një aksident komunikacioni, në të cilin personi B kishte


pësuar një dëm material, më konkretisht në makinën e tij. Për këtë dëm Personi A kishte
kërkuar në proces gjyqësor një shpërblim të dëmit në shumën prej 1.700 euro. Gjykata
kishte nxjerr vendim, me të cilën obligohet Personi A të shpërblej dëmin në shumën prej
2.100 euro. Gjykata kishte argumentuar vendimin e vet në atë mënyrë se “gjatë
administrimit të provave del e qartë, se dëmi është shumë më i lartë se sa ka kërkuar
Personi A. Për këtë arsye, Gjykata dëshiron që të rivendoset në tërësi situata, e cila ka
qëndruar para shkaktimit të dëmit”.
A është vendimi i Gjykatës i drejtë?
Përgjigje: Shiko rastin 4.

8. Personat A dhe B kanë një kontest pronësor. Gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor, palët
ofrojnë fakte dhe prova lidhur me rastin konkret. Gjykata ka nxjerrë një vendim, me të
cilin i jep të drejtë personit B. Gjykata e mbështet vendimin e vet në disa fakte, që B i kishte
paraqitur në Gjykatë më herët. Lidhur me këto fakte nuk është diskutuar fare para
Gjykatës.
Pyetje:
a. A ka vendosur drejt Gjykata në rastin konkret?
b. Si do të vendoste Gjykata, nëse faktet e prezantuara janë të vërteta?
Përgjigje:
a)Sjellja e tillë e gjykatës është në kundërshtim me nenin 7.3. LPK, sipas së cilës gjykata nuk
mund të bazoj vendimin e vet në fakte dhe prova lidhur me të cilat palëve nuk iu është dhënë
mundësia të deklarohen, pra është bërë shkelja e parimit të shqyrtimit dhe hetimit.

https://cdn.fbsbx.com/v/t59.2708-21/27419928_1935809086…h=cb2a1fd1790f7111aabf38e0b82913dc&oe=5A788209&dl=1 03/02/2018, 22F08


Page 2 of 10
b) Gjykata sipas nenit 8 LPK vendos vet se cilat fakte dhe prova do t`i cmoj si të vërteta apo jo-
këtu kemi të ngulitur parimin e çmuarjes së lirë të provave. Por duhet cekur se kjo vlen vetëm
nëse paraprakisht është jetësuar neni 7.3. LPK (Analogji: Gjykata mund të bazoj vendimin e vet
në faktet dhe provat vetëm nëse palëve iu është dhënë mundësia të deklarohen mbi to).

9. Personi A ka iniciuar procesin gjyqësor kundër personit në Gjykatën komunale në


Prizren për kthimin e borxhit në shumën prej 750 euro. Seanca kryesore është drejtuar nga
Gjyqtari T. Pas seancës kryesore, Gjyqtari T kishte pësuar një aksident komunikacioni dhe
për një kohë të gjatë nuk mund të ushtron profesionin e vet. Për këtë arsye, është caktuar
Gjyqtari tjetër R, që të merret me rastin në fjalë. Gjyqtari R nxjerr vendim duke u bazuar
në procesverbalin e mbajtur në seancën kryesore.
A ka vepruar drejt Gjyqtari R?
Përgjigje:

10. Personi A nga Vushtrria kishte marrë një hua në shumën prej 55.500 euro nga personi B
nga Prizreni për një investim në një tokë bujqësore. Meqë investimi kishte dështuar
tërësisht, ai nuk ishte më në gjendje të kthente huan. Personi B dëshironte të arrijë tek
“paratë e tij” dhe vjen te ju si avokat dhe kërkon ndihmë prej jush. Ai kërkon prej jush që
urgjentisht të ndërmerrni hapa konkret në rrugë gjyqësore.
Çka do të ndërrmerni ju konkretisht?
Përgjigje: Hapi i parë i pashmangshëm do të ishte paralajmërimi i debitorit për kthimin e borxhit
prej 55.000 Euro apo arritjen e marrëveshjes për zëvendësimin e borxhit me një send të vlerës së
njëjtë apo të përafërt. Në rast se debitori jep përgjigje negative apo fare nuk realizon kthimin e
borxhit, pas kalimit të afatit, bazuar në nenin 53 dhe nenit 13.11. LPK, iu drejtohemi gjykatës
themelore në Prishtinë (departamentit për çështje ekonomike) me Padi detyrimi. Në padi sipas
nenit 253 LPK cekim gjykatën, emrin dhe mbiemrin e paditësit dhe të paditurit, vendbanimet,
kërkesëpadinë, vlerën e kontestit, faktet, provat si dhe bazën juridike.

11. Situata faktike është si në rastin paraprak. Pasi personi B kishte paraqitur padi dhe
personi A ishte vënë në dijeni “zyrtarisht” lidhur me procedurën e filluar, personi A vendos
që të shpërngulet në Pejë, meqë atje kishte gjetur një punë të mirë. Në këtë rast, personi A
dëshiron të dijë, nëse ndërrimi i vendbanimit ka pasoja edhe lidhur me kompetencën e
gjykatës
Çka mendoni ju si avokat?
Përgjigje: Në parim, sipas nenit 66.2. LPK, në rast se për zgjidhjen e kontestit kompetente janë
dy e më shumë Gjykata, palët kanë të drejtë të zgjedhin se cila gjykatë t`a marrë në shqyrtim
rastin.

Mirëpo, sipas nenit 173 LPK, që paraqet jetësimin e parimit “PERPETUA FORI”, në rast se
gjatë procesit gjyqësor ndryshojnë rrethanat mbi të cilat është mbështetur kompetenca e gjykatës,
kompetente mbetet gjykata e cila ka qenë kompetente ne rastin e paraqitjes së padisë. Sipas nenit
18.2 LPK, nuk mund të ketë perpetua fori, nëse kompetente është ndonjë organ tjetër shtetëror
(administrativ), apo rrethanat ndryshojnë deri në atë masë, saqë procesi duhet të zhvillohet sipas
procedurës jo kontestimore (neni 212 LPK).

12. Personit A i është ndërpre marrëdhënia e punës në ndërmarrjen “Thana”. Ai nuk


pajtohet me këtë dhe drejtohet te ju si avokat. Kjo ndërmarrje e ka selinë në Pejë dhe
vendbanimi i pronarit është në Prishtinë, kurse punëmarrësi ka kryer shërbimin e vet të
punës në Skenderaj.
a. A do ta paraqitni propozim ose padi në gjykatë?
b. Cilës gjykatë do të keni mundësi t´i drejtoheni konkretisht?
Përgjigje: a) Gjykatës këtu i drejtohemi me Padi. b) Interesante të cekët këtu është se sipas nenit
49 LPK, punëtori (apo i punësuari sipas Ligjit të punës) ka tri zgjedhje sa i përket përzgjedhjes
së gjykatës kompetente: ai mund t`i drejtohet gjykatës me kompetencë të përgjithshme territoriale
për të paditurin (Gjykata themelore në Prishtinë), gjykatës në territorin ku duhet të kryhet puna
(Gjykata themelore-Dega në Skenderaj), apo në gjykatën ku është themeluar marrëdhënia e
punës (Gjykata themelore në Pejë). Ky nen ka për qëllim që të jetë në shërbim të punëtorit, pasi
ai zakonisht është në pozitën më të vështirë dhe kështu synohet t`i lehtësohet mbrojtja juridike.

13. Bashkëshortët A dhe B kanë jetuar kohë të gjatë në Ferizaj! Pas prishjes së harmonisë
familjare në Prill të vitit 2008, bashkëshorti A është larguar nga Ferizaj dhe është vendosur

https://cdn.fbsbx.com/v/t59.2708-21/27419928_1935809086…h=cb2a1fd1790f7111aabf38e0b82913dc&oe=5A788209&dl=1 03/02/2018, 22F08


Page 3 of 10
në Gjilan. Tanimë ai dëshiron të “ndahet” nga bashkëshortja e vet! Ai kërkon nga ju si
avokat ndihmë juridike dhe dëshiron të dijë posaçërisht se
a) Cilës gjykatë do t i drejtohet konkretisht?
b) Ai dëshiron të dijë gjithashtu se a mundet të zgjidhet edhe çështja e ushqimit ligjor
bashkë me zgjidhjen e martesës dhe cilës gjykatë do t i drejtohej?
Përgjigje: Sipas nenit 44 LPK, për zgjidhjen e martesës kompetente është gjykata e kompetencës
së përgjithshme territoriale (Gj.Th. Ferizaj) apo gjykata në të cilën bashkëshortët kanë pasur
vendbanimin e fundit të përbashkët. Pra, sipas këtij neni paditësi mund të paraqes kërkesën për
zgjidhjen e martesës në gjykatën themelore në Ferizaj. Në rast se i padituri dëshiron të zgjidh
edhe çështjen e ushqimit ligjor, atëherë sipas nenit 46 kompetente përpos gjykatës së kompetencës
së përgjithshme territoriale është edhe gjykata në territorin e së cilës paditësi e ka vendbanimin,
gjegjësisht vendqëndrimin. Përderisa sipas rregullimit të vjetër lidhur me gjykatat, kompetente
për çështjet e alimentacionit ishte gjykata komunale, kurse për zgjidhjen e martesës gjykata e
qarkut (në rast se bashkohej zgjidhja e martesës dhe çështja e alimentacionit, kompetente ishte
gjykata e qarkut), me ligjin mbi gjykatat (e cila ka hyrë në fuqi me 1 janar 2013) për të dyja këto
raste kompetente është gjykata themelore.

14. Fqiu A me vendbanim në Prishtinë ia shet një parcelë tokësore në periferi të Prizrenit
fqiut B, i cili jeton në Mitrovicë. Pasi që blerësi B nuk paguan çmimin e shitjes, shitësi A
dëshiron të dijë se si mund të realizon kërkesën e vet në rrugë gjyqësore dhe sidomos
dëshiron të dijë se cilës gjykatë do të duhej t i drejtohej konkretisht?
Përgjigje: Sipas nenit 41.1. LPK për kontestet lidhur me pronësinë dhe të drejtat sendore të tjera
mbi sendet e paluajtshme, kompetente është gjykata në territorin e së cilës ndoshta
paluajtshmëria (e cila sipas ligjit mbi pronësinë dhe të drejtat tjera sendore përfshin nje pjesë të
sipërfaqes së tokës dhe gjithçka në të si dhe gjithçka të lidhur më të). Pra kompetencë territoriale
për këtë rast ka Gjykata themelore në Prizren.

15. Personi A nga Gjakova blen një makinë prej personit B nga Burimi. Çmimi i shitjes do
të duhej të paguhej në Prishtinë. Pasi blerësi A i makinës nuk paguan çmimin e shitjes,
personi B dëshiron të dijë se në cilën Gjykatë konkrete do të mund të kërkojë mbrojtje
gjyqësore?
Përgjigje: Sipas nenit 53 LPK për përmbushjen e kontratës përpos gjykatës së kompetencës së
përgjithshme (Gjykata themelore ne Gjakovë) është edhe gjykata e vendit ku sipas marrëveshjes
se palëve kontraktuese i padituri duhet të përmbushë kontratën. Pra kompetente ku mund të
drejtohet mbrojtja juridike është gjykata themelore në Prishtinë.

16. Personi A nga Dardana kishte gjetur lidhur marrëdhënie të punës në Prishtinë. Meqë
ishte shumë i lidhur me qytetin e vet nuk dëshironte të jetonte në Prishtinë, por në
vendlindjen e vet. Për këtë arsye personi A kishte ble një makinë të tipit “Audi” dhe
udhëtonte çdo ditë në rrugën Dardanë – Prishtinë. Në një vend parkim të Prishtinës,
personi A pengohej në vazhdimësi nga personi B, i cili me vendbanim ishte nga Peja. Pasi A
pengohej në vazhdimësi në përdorim të makinës së vet, vjen te ju si avokat dhe kërkon të
dijë sidomos se në cilën gjykatë duhet të kërkohet mbrojtje juridike?
Përgjigje: Sipas nenit 52, pala ka të drejtën e zgjedhjes së gjykatës, ajo varion mes gjykatës së
kompetencës së përgjithshme (pra gjykata ku i padituri ka vendbanimin e tij , që është gjykata
themelore në Pejë) apo gjykatën e vendit ku është bërë pengim-posedimi i veturës (pra gjykata
themelore në Prishtinë).

17. Në Gjykatën Komunale të Vushtrrisë është paraqitur një padi për kompensimin e dëmit
nga një aksident në komunikacion . Pas një “afere të korrupsionit” janë pezulluar nga puna
disa gjykatës. Një gjykatës i mbetur është përjashtuar nga procesi, për shkak se është në
lidhje të afërt familjare me paditësin. Edhe gjykatësi tjetër i caktuar është “përjashtuar”
nga procesi, sepse sipas shumë informatave ai është në armiqësi të përhershme me
paditësin. Pas këtyre ngjarjeve, lënda ka mbetur jashtë shqyrtimit, sepse nuk ka asnjë
gjykatës, i cili do të mund të merrej me këtë lëndë? Si mund të zgjidhet ky problem dhe cila
gjykatë do të mund të ishte kompetente?
Përgjigje: Sipas nenit 63 LPK, ne rast se për shkak të përjashtimit të gjyqtarëve apo ndonjë shkak
tjetër nuk mund ta procedoj çështjen më tej, atëherë gjykata do ta njoftoj gjykatën më të lartë
(Gjykatën e apelit) që ajo të caktoj një gjykatë tjetër të kompetencës së njëjtë lëndorë. Pra

https://cdn.fbsbx.com/v/t59.2708-21/27419928_1935809086…h=cb2a1fd1790f7111aabf38e0b82913dc&oe=5A788209&dl=1 03/02/2018, 22F08


Page 4 of 10
me rregullimin e ri, kompetente do të ishte gjykata themelore ne Mitrovicë, por duke ditur që ajo
nuk është funksionale atëherë gjykata në territorin më të afërt.

18. Punëtori i autorizuar A i ndërmarrjes tregtare për pije alkoolike “Koral” me seli në
Prishtinë pëson aksident në Besianë me fajin e personit B nga Prizreni gjatë ushtrimit të
detyrës së tij për transportimin e pijeve alkoolike. Gjatë këtij aksidenti thyhet i tërë
ambalazhi.
Në cilën Gjykatë mund të paraqitet padia për kompensimin e dëmit?
Përgjigje: Edhe ketu paditësi ka të drejtë të zgjedh gjykatën. Sipas nenit 47.1.LPK i dëmtuari ka
të drejtë që padinë ta paraqes në gjykatën e komptenecës së përgjithshme (pra vendbanimi apo
vendqëndrimi i të paditurit – Gjykata themelore Prizren), apo në vendin ku është kryer veprimi
dëmtues (Gjykata themelore Prishtinë-Dega Besianë), apo në vendin ku është paraqitur pasoja e
dëmtimit (që në këtë rast është edhe vendi ku është kryer veprimi dëmtues). Ky nen vlen vetëm për
përgjegjësinë jokontraktuale, pasi për përgjegjësinë kontraktuale vlen neni 53 LPK.

19. Personi A nga Gjilani ishte një ekonomist i suksesshëm tek “Firma Qielli”. Ai
dëshironte të arrinte më shumë në jetë dhe pranon një ofertë të SH.P.K. “Dielli” për të qenë
drejtor i financave. Që në ditën e parë të punës tek SH.P.K. porosit tek shitorja e mobileve
“Druri” mobile të prodhimit italian për zyrën e tij shumë komode. Në kontratën e shitjes
ishte cekur se mobilet ishin dedikuar për zyrat e SH.P.K “Dielli”. Meqë pagesa nuk ishte
kryer një kohë të gjatë, përgjegjësit e shitores së mobileve paraqesin padi në gjykatën
kompetente kundër personit A.
Si do të vendos gjykata lidhur me këtë rast?
Përgjigje: Në radhë të parë duhet cekur se gjykatë kompetente për të shqyrtuar rastin është
gjykata e kompetencës së përgjithshme territorial (pra gjykata ne vendbanimin apo
vendqëndrimin e të paditurit) apo Gjykata në territorin e së cilës duhet të përmbushët
kontrata(nëse është caktuar me Kontratë). Kështu Gjykata në bazë të padisë së detyrimit, nëse ajo
I plotëson kushtet (neni 253.1) dhe pas seancës përgatitore dhe seancës kryesore lëshon
Aktgjykim me anë të së cilës e detyron palën e paditur që të realizoj detyrimin kontraktor ndaj të
paditurit. Në rast se i padituri brenda kohës së përcaktuar për përmbushje e detyrimit nuk e kryen
detyrimin e tij, atëherë paditësi mund të inicioj procedurën përmbarimore. Nëse padia paraqitet
kundër Personit A, Padia hedhet poshtë, pasi personi në fjalë ka vepruar në emër të SHPK.
Dielli.

20. Në qytetin e Dardanës mbahet një demonstratë kundër papunësisë së madhe në këtë
komunë. Gjatë kësaj demonstrate, disa të pakënaqur dëmtojnë edhe një lokal bizhuterie të
personit B. Personi B nuk e kishte ide se kush e kishte shkaktuar dëmin. Ai kërkon ndihmë
te një avokat i ri, i cili sapo kishte filluar punën. Ai konsulton disa ligje dhe paraqet padi për
shpërblim të dëmit kundër komunës së Dardanës?
Si do të vendos gjykata kompetente lidhur me këtë padi?
Përgjigje: Gjykata Komunale e Dardanës mund të vendos në dy mënyra. Nëse Padia I plotëson të
gjitha kushtet e padisë dhe përgjegjëse është komuna e Dardanes, atëherë padia merret si e
themeltë. Në të kundërtën gjykata e hedh poshtë padinë si të pathemeltë, në rast se dihet se kush
është organizator i protestës, dhe Padia duhet drejtuar kundër organizatorit (organizatorëve ) të
protestës.

21. Personi A kishte ble nga personi B një ngastër toke nga personi B para disa vitesh.
Kontratë nuk kishte pasur, por transaksionet ishin zhvilluar “në besë” dhe me “shtrëngim
duarsh”. Më vonë, personi A dëshironte të merrte një kredi të madhe dhe për këtë i duhej
një paluajtshmëri për ta vënë nën hipotekë. Kjo nuk ishte e mundshme, meqë personi A nuk
ishte “pronar” i asaj paluajtshmërie. Tanimë personi A dëshironte të ndërmerr diçka
juridikisht, por personi B nuk gjendet askund. Si duket, ai kishte emigruar në Zelandë të Re
dhe askush nuk din për vendbanimin ose vendqëndrimin e tij.
Si është situata juridike?
Përgjigje: ???

22. Personi A nga Drenasi dëgjon prej mjeteve të informimit se toka bujqësore “Te lisi” do t’
i nënshtrohet procesit të privatizimit. Ai nuk pajtohet me këtë. Para se gjithash, ai mendon
se askush nuk mundet me shit tokën e tij, sepse atë tokë e punon qe 20 vite dhe se është tokë
e tij. Në regjistrat kadastral figuron kjo ngastër si ndërmarrje shoqërore.

https://cdn.fbsbx.com/v/t59.2708-21/27419928_1935809086…h=cb2a1fd1790f7111aabf38e0b82913dc&oe=5A788209&dl=1 03/02/2018, 22F08


Page 5 of 10
Për këtë arsye ai dëshiron të dijë:
a. Cilës gjykatë mundet me iu drejtuar?
b. Çfarë padie mundet me paraqit?
c. A duhet me qenë përfaqësuar nga një avokat?
d. Dhe çka ndodhë nëse nuk angazhon një avokat, edhe pse ligji kërkon një gjë të tillë?
Përgjigje: Për çështjet qe kanë të bëjnë me privatizimin kompetente është dhoma e posaçme e
Gjykatës supreme të Kosovës. Pala sipas nenit 254.1 LPK mund të paraqes padi vërtetimi për që
të vërtetoj ekzistimin e një të drejtë apo raporti juridik. Sipas ligjit mbi pronësinë dhe të drejtat
tjera sendore një person sipas parashkrimit fitues mund të bëhet pronar i një sendi të paluajtshëm
nëse disponon me sendin së paku 20 vite në MIRËBESIM.

23. Në një kontest pronësor në mes të personave A dhe B, gjykata kompetente vendos në
favor të personit B. Personi A nuk pajtohet kurrsesi me këtë. Ai dëshiron të ankohet, por dy
ditë para mbarimit të afatit për ankesë sëmuret rëndë. Si pasojë e sëmundjes, ai nuk mund
të ankohet dhe kështu vendimi bëhet i formës së prerë. Pas 2 muajsh, personi A shërohet
dhe vihet në dijeni lidhur me pasojat juridike të vendimit të formës së prerë. Menjëherë
drejtohet te avokati C dhe i tregon situatën.
Çka do të duhej të ndërmerr avokati C?
Përgjigje: Avokati këtu shërbehet me institutin juridik “Institutio in integrum”. Ky institut në
LPK është mishëruar në nenin 129 LPK. Sipas nenit, nëse pala humb afatin për kryerjen e ndonjë
veprimi procedural (Afati 15 ditor për ankim), atëherë pala (e penguar nga shkaqe objektive:
sëmundje, katastrofa natyrore, etj) ka të drejtë të paraqes propozim për kthim në gjendje të
mëparshme, e cila në rast të aprovimit nga ana e gjykatës kompetente, konsiston në kthimin në
atë gjendje në të cilën ndodhej para mosveprimit (neni 129.2 LPK). Afati objektiv për paraqitjen
e këtij propozimi është 60 ditë, kurse ai subjektiv 7 ditë (neni 130.2, 130.3 LPK). Pasi personi A
është sëmurë dy ditë para kalimit të afatit për ankesë, kurse afati objektiv fillon ditën kur kalon
afati per veprimin procedural, e ai ka qenë i sëmurë dy muaj (60 ditë), personi A ka edhe dy ditë
kohë të paraqes propozimin për kthimin në gjendjen e mëparshme. Sipas nenit 130.1 LPK,
avokati duhet t`ia drejtoj gjykatës ku është dashur të kryhet veprimi procedural i pakryer, ku
propozimit duhet bashkëngjitur edhe veprimin procedural të pakryer në kohë (neni 130.4 LPK).

24. Situata faktike si në rastin paraprak. Pasi avokati C përgatit të gjitha “shkresat” për
gjykatë i dorëzon te sekretarja D e tij për t i dërguar në gjykatë. Sekretarja D, e cila kishte
probleme të mëdha me të dashurin e tij, harron fare t’ i dërgon këtë “shkresa” në gjykatë.
Meqë sekretarja ishte shumë e zellshme, nuk e kishte menduar se një gjë e tillë mundet me
ndodhë. Pas 4 muajsh, del në sipërfaqe se “shkresat” nuk janë dërguar fare në gjykatë.
Avokati C është tejet i shtresuar dhe kërkon një sqarim profesional me kolegun e tij G.
Avokati G ushtron kohë të gjatë profesionin e avokatit dhe ekziston një bindje e
përgjithshme në opinion “si avokat shumë i zoti”.
Çka mund të preferon avokati G?
Përgjigje: Avokati G do t`ia kujtoj avokatit C se afati objektiv sipas nenit 130.3 LPK është 60 ditë
(2 muaj), kurse në rastin e lartshënuar ky afat I tejkaluar është 4 muaj (120 ditë). Kështu avokati
A ka humbur të drejtën të paraqes propozimin për kthim në gjendje të mëparshme.
Por, Avokatit A i mbetët mundësia të shfrytëzoj të drejtën ta shfrytëzoj mjetet e jashtëzakonshme
juridike, përkatësisht propozimin për përsëritjen e procedurës. Kjo e drejtë i jetë palës sipas nenit
232.g. , pra nëse pala merr në dijeni prova të reja, të cilat së bashku me nenin 233.2. i japin asaj
të drejtë që ta paraqes këtë mjet juridik.

25. Personi A kishte kërkuar hua prej mikut të tij B në shumën prej 10.000 euro. Meqë B
qëndronte mirë ekonomikisht nuk merren vesh fare se kur duhet të kthehet huaja. Pas një
kohe, B megjithatë kërkon huan urgjentisht. A ka të drejtë personi B sipas të drejtës
materiale për një kërkesë të tillë?
Meqë A nuk e kthen borxhin, personi B kërkon mbrojtje gjyqësore. Si kualifikohet
juridikisht kjo padi? Si do të ishte situata juridike, nëse B kërkon mbrojtje gjyqësore, edhe
pse huaja është dashur të kthehet sipas marrëveshjes në Prill të vitit 2013.
Përgjigje: Sipas së drejtës materiale (LMD) në rast se palët nuk kanë caktuar afat për
përmbushjen e detyrimeve, afati i përmbushjes së detyrimeve kontraktuale merret zakoni tregtar
dhe afarist në atë vend për përmbushjen e detyrimeve kontraktuale ku është lidhur kontrata.
Sipas së drejtës formale (neni 253 LPK në bashkërendim me nenin 144 LPK) personi B ka të
drejtë të paraqes pranë gjykatës se kompetencës së përgjithshme territorial (vendbanimi apo

https://cdn.fbsbx.com/v/t59.2708-21/27419928_1935809086…h=cb2a1fd1790f7111aabf38e0b82913dc&oe=5A788209&dl=1 03/02/2018, 22F08


Page 6 of 10
vendqëndrimi i të paditurit) apo vendin ku duhet përmbushur detyrimi (neni 53 LPK-Kompetenca
në marrëdhëniet nga kontestet kontraktuese).
Në rast se palët janë marrë vesh se huaja është dashur të kthehet në prill të vitit 2013, gjykata
kompetente e hedh poshtë padinë sit ë pabazuar, pasi palët kanë caktuar afat për kthimin e
borxhit. Ne marrëdhëniet kontraktuale lidhur me afatet vlen parimi “pacta sunt servanda” dhe
“Kontrata është ligj për palët”, dhe si e tillë palët kanë të drejtë të paraqesin padi vetëm pas
kalimit të afatit të kontraktuar për kthimin e huas.

26. Personi A kishte ble një traktor nga personi B. Meqë A nuk kishte paguar ende çmimin e
shitjes, personi B kërkon në rrugë gjyqësore çmimin e shitjes. Në padi fare nuk paraqitet se
cili është interesi juridik i personit B.
a. Si do të vendos gjykata në këtë rast?
b. Si do të vendoste gjykata, nëse kërkohet me padi vetëm të vërtetohet se ekziston një
kontratë e rregullt e shitjes së traktorit?
Përgjigje: Personi B pranë gjykatës kompetente duhet të paraqes Padi detyrimi. Sipas praktikës
së tanishme gjyqësore për paditë e detyrimit dhe ndryshimit , interesi juridik nuk është kusht për
vlefshmërinë e padisë, pasi ajo supozohet. Edhe këtu ka përjashtim, psh. Si ne rastin kur personi i
tretë paraqet kërkesë për anulimin e martesës, ai duhet të dëshmoj interesin e tij juridik.
Gjykata, në rast se padia sipas nenit 253 i plotëson të gjitha kushtet e nevojshme, Gjykata pas
seancës përgatitore dhe asaj kryesore, vendos me aktgjykim se personi A i detyrohet personit B ta
përmbush detyrimin.
Në rast së paditësi B paraqet Padi vërtetimi, sipas nenit 254.2 padia vërtetimi duhet të përmbajë
interesin juridik, në të kundërtën padia i kthehet palës që ta përmirësoj padinë e saj në afatin e
përcaktuar nga gjykata, në të kundërtën padia hedhet poshtë.

27. Në rrugën Prishtinë – Podujevë lëndohet rëndë këmbësori (A) nga ngasësi i makinës (B)
për shkak të pakujdesisë të këtij të fundit. Këmbësori A kërkon dëmshpërblim dhe në
procedurën e të provuarit thirret eksperti (C) si dëshmitarë. Dëshmitari C ofron të dhëna
lidhur me shkallën e lëndimit dhe trajtimit mjekësor si dhe shkallën dhe zgjatjen e
dhimbjeve. Gjykata kërkon prej tij, që të eksperti të propozon edhe shumën e shpërblimit të
dëmit. Lidhur me këtë ai propozon një shumë prej 2500 Euro si dëmshpërblim për
dhembjet e shkaktuara.
A ka vepruar drejt Gjykata lidhur me këtë?
Përgjigje:
Gjykata në rastin konkret ka vepruar në kundërshtim me parimin e disponibilitetit (neni 3 LPK).
Gjykata është e obliguar që vendimin saj ta nxjerr brenda kufinjëve të kërkesës së paditësit (neni
2 LPK), e assesi të caktoj një person tjetër për caktimin e vlerës së objektit të kontestit, pasi sic u
cek kjo është e drejtë e palës. Ky vendim I gjykatës gjithashtu paraqet shkelje thelbësore të
dispozitave të procedurës kontestimore (neni 182.2.o LPK).

28. Në një kontest lidhur me shpërblim të dëmit, Gjykata cakton ekspertin C që të ofroj
ekspertizë. Gjatë krijimit të ekspertizës, ai ka nevojë për disa informacione nga palët në
kontest. Të dy palët nuk janë të gatshme, që të ofrojnë bashkëpunim.
Çka duhet të ndërmerret në këtë rast?
Përgjigje: Eksperti ka të drejtë të kërkoj nga palët që ato të bashkëpunojnë me ekspertin në rast
se ai për krijimin e ekspertizës ka nevojë për sende, shpjegime, pyetje etj (neni 363 LPK). Gjykata
mund te nxjerr aktvendim me të cilën I detyron palët që të bashkëpunojnë me ekspertin.

29. Në një aksident komunikacioni dëshmitar kryesor dhe i vetëm është personi (D). Ai
kishte vërejtur në tërësi se si ishte shkuar aksidenti. Pala paditëse pretendonte shpërblim të
dëmit dhe ishte në dijeni se dëshmitari B dinte të vërtetën. Ai kishte shantazhuar
dëshmitarin (D) për të dëshmuar në proces. Dëshmitari kishte dëshmuar drejt dhe kishte
treguar të vërtetën, ku më vonë Gjykata kishte vendosur në bazë të kësaj prove.
A mund të merret për bazë kjo dëshmi?
Përgjigje: Në radhë të parë çdo dëshmitar i thirrur është i obliguar t`I përgjigjët thirrjes së
gjykatës bazuar në nenin 339 LPK. pasi pala është njoftuar se ajo duhet të dëshmojë drejtë (neni
347.2) dhe se ajo ka të drejtë të hesht në raste të caktuara (342, 343 LPK). Pasiqë edhe
përkundër shantazhimit pala kishte dëshmuar drejtë, Gjykata e çmon sit ë drejtë dëshminë e palës
dhe ajo merret për bazë.

https://cdn.fbsbx.com/v/t59.2708-21/27419928_1935809086…h=cb2a1fd1790f7111aabf38e0b82913dc&oe=5A788209&dl=1 03/02/2018, 22F08


Page 7 of 10
30. Bashkëshortja B kishte paraqitur padi për zgjidhjen e martesës në Gjykatën e Qarkut
në Gjakovë për shkak të prishjes së harmonisë familjare dhe për shkak të tradhtisë
bashkëshortore nga ana e burrit të saj. Si provë kishte ofruar incizimet telefonike, që i
kishte siguruar në mënyrë të fshehtë. Nga ato incizime mund të konstatohet se burri i saj
kishte një aferë jashtëmartesore me një grua tjetër. Gjykata kishte zgjidhur martesën për
shkak të tradhtisë bashkëshortore duke u bazuar edhe në provat e ofruara nga incizimet
telefonike. Bashkëshorti më vonë kishte paraqitur ankesë dhe kishte kërkuar abrogimin e
aktgjykimit. Në mes të tjerash, bashkëshorti kishte paraqitur ankesën për shkak të
shkeljeve të dispozitave procedurale se Gjykata nuk ka pasur të drejtë për të marrë në
konsideratë provat, e fituara në mënyrë të fshehtë.
Si do të vepron Gjykata e shkallës së dytë?
Përgjigjja: ???

31. Personi A kishte blerë një lavatriqe nga personi B. Në kontratën e shitjes nuk janë
marrë vesh fare lidhur me kohën e pagesës. Personi B kishte paraqitur padi në gjykatën
kompetente me kërkesën për pagimin e çmimit të shitjes fare pa kërkuar çmimin prej
personit A. Pala a paditur ishte përgjigjur në padi dhe kishte pranuar kërkesëpadinë pa
ekuivoke. Gjykata kishte nxjerrë aktgjykim dënues për palën e paditur (A) dhe gjithashtu
kishte vendosur që shpenzimet procedurale duhet tI bartë pala e paditur (A).
a) A ka vendosur drejt Gjykata lidhur me shpenzimet procedurale?
b) Si do të ishte situata juridike, nëse pala e paditur (A) nuk do ta pranonte kërkesëpadinë
gjatë përgjigjes në padi?
Përgjigje: Lidhur me pikën A, Gjykata nuk ka vendosur drejtë, pasiqë pala që ka pohuar
kërkesëpadinë dhe nuk ka paraqitur asnjë ankesë, por pranon përmbushjën e detyrimit, paditësi
është i obliguar t`i marrë mbi vete të gjitha shpenzimet, kjo bazuar në nenin 455 LPK. Në rast se i
padituri do të refuzonte kërkesëpadinë e paditësit dhe kontestin civil në fjalë do ta humbte,
atëherë ajo bart të gjitha shpenzimet e gjyqësore, bazuar në nenin 452 LPK.

32. Në një aksident komunikacioni të shkaktuar nga personi A është lënduar rëndë
këmbësori B. Vozitësi A mbrohej në atë se aksidenti është shkaktuar për shkak të
pakujdesisë të këmbësorit B. Në anën tjetër, këmbësori B kishte deklaruar se ai ka qenë në
trotuar në momentin, kur është goditur nga makina e personit A. I vetmi dëshmitar në këtë
ngjarje kishte qenë personi C, i cili e kishte vërejtur tërë ngjarjen. Dëshmitari i ngjarjes
kishte vendosur më herët të shpërngulej për Australi dhe se mendonte shumë shpejt të
udhëtonte. Sipas të gjitha gjasave, ai nuk do të kthehej më në Kosovë, ose së paku për një
kohë të gjatë.
Çka mund të ndërmerr personi A në këtë rast?
Përgjigje: Paditësi këtu mund të shërbehet me institutin e sigurimit të provës, kërkesë e cila mund
të ngritet para fillimit të procedurës apo edhe gjatë zhvillimit të saj nëse ka rrezik se pa dëshminë
e palës rasti nuk mund të vendoset drejtë (neni 379 LPK).

33. Gjatë zhvillimit të procesit kontestimor në mes të palës paditëse (A) dhe palës së paditur
(B) në Gjykatën komunale në Vushtrri kishin ndodhur vërshime të mëdha. Megjith këtë
ngjarje natyrore, Gjykatësi i zellshëm (C) kishte nxjerrur një aktgjykim për shkak të
mungesës së palës së paditur (B) pasi pala paditëse kishte arritur të vinte në Gjykatë dhe
kishte paraqitur kërkesë për nxjerrjen e aktgjykimit.
Si kualifikohet juridikisht kjo situatë?
Përgjigje: Vendimi i gjykatës paraqet shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore
(neni 182.2.h LPK) , pasi në nga neni 277. E LPK puna pushon Ex Lege. Por në rast se nuk janë
pjekur kushtet për ndërprerje, por i padituri nga shkaku i vërshimeve nuk ka arritur dot të vijë në
seancë, gjykata nuk mund të nxjerrë aktgjykim për shkak të mungesës, pasiqë nuk është plotësuar
neni 151.1.e LPK ( argumentum et contrario- ekziston faktet notore që pengojnë nxjerrjen e
aktgjykimit në bazë të mungesës).

34. Personi (A) kishte ble nga personi (B) një makinë të tipit “Mercedes” në shumën prej
1800 euro. Meqë A nuk kishte paguar fare çmimin e shitjes, B kishte paraqitur padi në
gjykatën kompetente. Në këtë kohë, A kishte qenë në pushime në ishujt Karibi, ku për
shkak të grevës së pilotëve kishte mbetur 3 muaj atje. Gjykata kompetente kishte nxjerrë
aktgjykim për shkak të mungesës. Kur A kthehet në Kosovë njoftohet lidhur me vendimin e
Gjykatës. Menjëherë shkon te avokati (D) dhe kërkon ndihmë prej tij.
Cila do të ishte përgjigjja si avokat

https://cdn.fbsbx.com/v/t59.2708-21/27419928_1935809086…h=cb2a1fd1790f7111aabf38e0b82913dc&oe=5A788209&dl=1 03/02/2018, 22F08


Page 8 of 10
35. Në një proces kontestimor në mes të personave A dhe B, që tanimë kishte filluar,
vendosin papritmas palët ndërgjyqëse, që mos të vazhdojnë procesin më. Ata dëshirojnë, që
kontestin ta zgjidhin me “marrëveshje”
Si zhvillohet më tutje procesi në këtë rast?
Përgjigje: Kjo e drejtë buron nga parimi i disponibilitetit të palëve (neni 3 LPK) si dhe neni 411
LPK (Ndërmjetësimi dhe pajtimi gjyqësor). Për këtë marrëveshje zakonisht vendos gjykata e
shkallës së parë (neni 415 LPK) e cila përpilon procesverbalin mbi marrëveshjen e cila duhet të
nënshkruhet nga palët (neni 416 LPK). Edhe pse ujdia gjyqësore arrihet para gjykatës, ajo
konsiderohet kontratë mes palëve dhe si e tillë mund të goditet me padi (neni 418.1 LPK)

36. Si do ishte situata juridike, nëse gjatë zhvillimit të procesit kontestimor, pala paditëse
deklaron në seancë, se nuk dëshiron më që gjykata të vendos lidhur me çështjen.
Përgjigje: Në këtë rast shërbehemi me institutin e “Tërheqjes së padisë” (neni 261 LPK). Mbi
këtë institute gjykata vendos me Aktvendim, kurse merret se padia nuk është paraqitur asnjëherë
(neni 61.5 LPK)

37. Personi A i kishte dhënë një hua personit B në shumën prej 25. 000 euro. Meqë personi
B nuk ishte në gjendje me kthyer borxhin, personi A paraqet padi në gjykatën kompetente.
Gjatë zhvillimit të procesit kontestimor personi A dhe B lidhin marrëdhënie krushqie dhe
për këtë arsye personi A kishte deklaruar se nuk dëshiron më për këtë çështje “të bisedohet
në gjykatë”.
a. Si është situata juridike lidhur me këtë rast?
b. Si do të ishte situata juridike, nëse personi A më vonë pendohet për atë, që kishte
deklaruar në gjykatë?
Përgjigje: Pika “a” si te rasti 36. Sa I përket pikës “b”, pasiqë merret se padia nuk është
paraqitur asnjëherë, personi A ka të drejtë të paraqes prapë padi, bazuar në nenin 261.5 LPK).

38. Në një proces kontestimor të iniciuar nga personi A kundër kompanisë së sigurimeve
“Qielli i kaltër” në lidhje me shpërblimin e dëmit për gjykatën është e qartë, se dëmi duhet
të shpërblehet, Megjithatë nuk është e qartë lartësia e shumës, që duhet të shpërblehet. Për
këtë arsye, Gjykata vendos me aktgjykim lidhur me objektin e kontestit, por jo edhe lidhur
me lartësinë e shumës.
a. A ka vepruar drejt gjykata?
b. A mundet të shërbejë ky aktgjykim si titulus exekutionis në procedurë të përmbarimit?
Përgjigje: Lidhur me pikën “a”, gjykata ka vendosur drejtë, pasi që lejohet nxjerrja e aktgjykimit
të ndërmjetshëm, pra vendoset vetëm për themelësinë e kërkesëpadisë e jo për vlerën e objektit,
kurse lidhur me pikën “b”, kjo nuk mund të shërbej si titulus executionis, pasi që nuk dihet vlera
e objektit.

39. Personi A kishte ishte marrë vesh me personin B, sipas së cilës B detyrohej të instalonte
një kuzhinë për të në shumën prej 3.500 euro. Pasi A nuk ka paguar shumën e kërkuar,
personi B i drejtohet gjykatës dhe kërkon shumën prej 3. 500 euro. Në proces, personi A
deklaron, se porosinë nuk e kishte bë ai, por vëllai i tij C dhe për këtë arsye, ai nuk ndihet
fare përgjegjës për këtë. A deklaron poashtu se palët kontraktuese nuk janë marrë vesh për
3. 500 euro, por për 2.300 euro. Gjykata kompetente vendos dhe dënon A për pagimin e
shumës prej 2.300 euro. Kundër këtij vendimi, personi B paraqet ankesë dhe kërkon
shumën prej 1.200 euro. Personi A nuk paraqet fare ankesë lidhur me këtë.
a. A mundet gjykata e shkallës së dytë të nxjerrë një vendim, sipas të cilit personi A nuk është i
detyruar të paguaj as 2. 300 euro.
b. Si do të ishte situata juridike, nëse gjykata është e shkallës së dytë fiton bindje se A nuk ka të
drejtë as për 3.200 euro.
c. Si do të ishte situata juridike, nëse edhe personi A paraqet ankesë kundër vendimit të
gjykatës së shkallës së parë.
Përgjigje: Pika a: Gjykata e shkallës së dytë nuk mund të nxjerrë një vendim të tillë, pasiqë kjo
bie ndesh me parimin “reformati in peius”, e mishëruar në nenin 203 LPK.
Pika b: ???
Pika c: këtu bie poshtë parimi “reformati in peius”

https://cdn.fbsbx.com/v/t59.2708-21/27419928_1935809086…h=cb2a1fd1790f7111aabf38e0b82913dc&oe=5A788209&dl=1 03/02/2018, 22F08


Page 9 of 10
40. Personi A i kishte dhënë një mikut të tij B një hua në shumën prej 450 euro. Që të dytë
ishin studentë të Fakultetit Juridik. Sa për “siguri”, personi A kishte kërkuar prej B të
nënshkruaj në një copë letre, sipas së cilës B kishte pranuar nga A shumën prej 450 euro.
Pasi B nuk kishte kthyer huan, personi A kishte kërkuar nga gjykata kompetente mbrojtje
gjyqësore. Padisë ia ka bashkëngjitur edhe këtë letër të nënshkruar. Gjykata fare nuk
konvokon seancë dhe nxjerr një vendim, sipas të cilit personi B duhet të paguajë brenda 7
ditësh shumën e kërkuar. B, i cili ishte student i vitit të tretë të Fakultetit Juridik nuk
pajtohet me këtë “sjellje” të gjykatës duke menduar se kjo është shkelje e “Kushtetutës së
Republikës së Kosovës”, sepse nuk iu është dhënë rasti fare me paraqit opinionin e tij para
gjykatës.
A ka të drejtë studenti B dhe si qëndron situata juridike?
Përgjigje: Gjykata ka vendosur drejtë, pasi sipas nenit 5.2 LPK gjykata ka të drejtë të vendos mbi
kërkesën pa iu dhënë palës kundërshtare e drejta që të deklarohet nëse kjo është parashikuar me
ligj. Këtë përjashtim e kemi në nenin 495.1. LPK- Pra “Lex specialis derogat lex generalis”

https://cdn.fbsbx.com/v/t59.2708-21/27419928_1935809086…h=cb2a1fd1790f7111aabf38e0b82913dc&oe=5A788209&dl=1 03/02/2018, 22F08


Page 10 of 10

You might also like