E Drejta Tregtare

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 120

E DREJTA TREGTARE

SEMESTRI DIMËROR 2016/2017

UNIVERSITETI I PRISHTINËS ‘’HASAN PRISHTINA’’

FAKULTETI JURIDIK
Ligjerata 1: Vështrime të
Përgjithshme
 Përkufizimi ‘’E drejta tregtare’’
 Degë juridike që merret me pozitën juridike të subjekteve ekonomike dhe
komerciale si dhe me afarizmin e tyre juridik në treg.

 Korniza Ligjore:
 Në vitet e 90’ta, ligjet e ish-Jugosllavisë (ambient tjetër shoqëror-ekonomik)
 Pas vitit 1999 deri në shpalljen e pavarësisë: Rregulloret e UNMIK-ut (i mangët)
 Pas shpalljes së pavarësisë: ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës
(ekonomia e tregut)
L1: Sfidat e Tranzicionit

 Shumica e veprimtarive afariste ushtroheshin përmes shoqërive tregtare


të paregjistruara;
 Pjesa tjetër e veprimtarisë afariste ushtrohej në forma të thjeshta, siç
janë bizneset individuale ose shoqëritë kolektive (ortakëritë e
përgjithshme), duke mos përfituar nga përparësitë të cilat ofrohen nga
format më të sofistiukuara të organizimit.
 Komuniteti afarist nuk i kuptonte qartë format ekzistuese të organizimit
 Shumica e veprimtarisë afariste nuk ushtrohej si pjesë e ekonomisë
legjitime
 Palët të cilat shprehnin dëshirën për të ushtruar afarizëm në Kosovë
ballafaqoheshin me një ambient të panjohur ligjor dhe afarist
 Afaristët hezitonin t’i pranonin ndryshimet në kornizën ligjore dhe
vazhdonin me praktikat e vjetra e shumë e shumë probleme të tjera.
L1: Qeverisja Korporative

 Riinvest 2015: ‘’ Ligji aktual për Shoqëritë Tregtare nuk përmban dispozita
të detajuara për qeverisje korporative të cilat aplikohen tek të gjitha
bizneset private, dhe nuk i detyrojnë bizneset private, duke përfshirë
bizneset familjare t’i përmbahen praktikave të shëndosha të qeverisjes
korporative’’
(http://www.riinvestinstitute.org/publikimet/pdf/Qeverisja_Korporative_ne_Bi
znese_Familjare_ne_Kosove1445852131.pdf )
 BERZH 2016: ‘’ pozita e Kryeshefit Ekzekutiv në banka dhe ndërmarrje
publike duhet të ndahet nga pozita e kryesuesit të Bordit. Bordeve iu
mungon roli strategjik dhe objektivizmi. Ligji kërkon që kompanitë e mëdha
dhe bankat të kenë drejtor të pavarur, por në praktikë asnjë prej
kompanive të mëdha nuk ka një të tillë. Diversiteti gjinor në borde të
kompanive është shumë e kufizuar’’
(https://www.linkedin.com/pulse/kosovo-new-ebrd-assessment-corporate-
governance-published-cigna?articleId=8349984874777572305)
L1: Qeverisja Korporative (vazhdon)

 Çka është Qeverisja Korporative?


 Sistem i rregullave dhe praktikave në bazë të cilave drejtohet dhe
kontrollohet një shoqëri tregtare.
 Kërkon balancimin e interesave të aksionarëve kryesor të kompanisë me
interesat e menaxhmentit, klientëve, furnitorëve, financuesve, qeverisë dhe
komunitetit.
 Po ashtu nënkupton edhe një sërë rregullash dhe praktikash sipas të cilave
një bord i drejtorëve të një kompanie siguron përgjegjësi, drejtësi dhe
transparencë në marrëdhëniet e kompanisë me të gjithë vartësit e saj.
 Korniza e qeverisjes korporative përbëhet nga (1) kontratat në mes të
kompanisë dhe aksionarëve për shpërndarjen e përgjegjësisë, të drejtave
dhe benefiteve; (2) procedurat për zgjidhjen e interesave konfliktuoze të
vartësve në pajtim me obligimet, privilegjet dhe rolet e tyre, dhe (3)
procedurat për mbikqyrjen, kontrollin dhe qarkullimin e informacionit për të
shërbyer si një sistem i kontrollit të balancuar.
L1: Burimet e Qeverisjes Korporative

 Ligji për Shoqëritë Tregtare


 Ligji mbi Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet
Financiare Jo Bankare
 Ligji mbi Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim, dhe
 Ligji mbi Ndërmarrjet Publike.

Në përgjithësi, nuk ka asnjë dispozitë ligjore që detyron biznesin privat,


duke përfshirë edhe biznesin familjar, t’i përmbahet praktikave të
shëndosha të qeverisjes korporative.
L1: Zhvillimi i Shoqërive Tregtare në
Evropë
 Nga koha e Romës së Lashtë dhe deri në fund të Shekullit XIX-
pronësia individuale dhe shoqëria kolektive (ortakëria e
përgjithshme)
 Në Shekullin XV- paraqitet shoqëria komandite
 Nga mesi i Shekullit XIX - lindi korporata afariste si formë alternative e
organizimit e cila përfshinte njëkohësisht përgjegjësinë e kufizuar dhe
kontrollin mbi firmën.
 Nga Shekulli XIX- miratimi i statuteve te korporatave të “afërta” –
duke filluar së pari në Gjermani, e cila ofroi një formë të ShPK-së
(GmbH) në 1980tat, dhe më pas në Francë, e cila miratoi llojin
Francez të ShPK-ve (SARL) në 1920tat.
 Sot- rregullohet në nivel të BE-së: Rregullorja e Këshillit mbi Statutin e
një Shoqërie Evropiane (Societas Europaea)
L1: E Drejta Tregtare (Terminologjia)

 ‘E drejta tregtare’, ‘e drejta komerciale’, ‘e drejta afariste’, ‘e drejta


e kompanive’ (ang. business law, commercial law, company law
apo law of companies etc.)

 Mbani mend!
 E drejta komerciale- rregullon shitjen dhe shpërndarjen e mallrave dhe
financimin e disa transaksioneve.
 E drejta tregtare- fokusohet në aspektet e tjera të afarizmit siç janë
formimi i kompanisë, shkrirjet, blerjet, ndarjet e kompanive, të drejtat e
aksionarëve dhe çështjet tjera pronësosre si huadhënia dhe huaja e
zyrave apo hapësirave të magazinave, e drejta e arbitrazhit, e drejta e
konkurrencës etj
L1: E drejta tregtare dhe degët
tjera të së drejtës
E drejta tregtare është një fushë që ngërthen në veti edhe disciplina të tjera ligjore siç janë
• E drejta tatimore,
• Pronësia intelektuale,
• E drejta pronësore,
• E drejta e punës,
• Falimentimi
• E drejta e konkurrencës
• Metodat alternative të zgjidhjes së kontesteve
• E drejta bankare etj.
L1: Burimet juridike të së drejtës
tregtare
 Kushtetuta e Republikës së Kosovës  Ligji për Dizajnin Industrial
 Ligji për Shoqëritë Tregtare  Ligji për Markat Tregtare
 Ligji për Investimet e Huaja  Ligji për Patentat
 Ligji për Proceduren e Dhënies se Koncesioneve  Ligji për Dhomën e Posacme të Gjykatës
Supreme të Kosovës për Çështjet Lidhur me AKP
 Ligji mbi Falimentimin ( I riu)
 Ligji për Agjencinë Kosovare të Privatizimit
 Ligji për Ndërmarrjet Publike
 Ligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e
 Ligji për Arbitrazhin Përafërta
 Ligji për Ndërmjetësimin  Ligji për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare
dhe Institucionet Financiare Jo-Bankare
 Ligji për Bankën Qëndrore të Republikës së
Kosovës  Ligji për Marrëdhëniet e Detyrimeve
 Ligji për Mbrojtjen e Konkurrencës  Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit, si dhe
 -Konventa e Nju-Jorkut 1958 per Njohjen dhe
Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja të Arbitrazhit.

Ligjet mund t’i gjeni në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës: http://gzk.rks-gov.net/BrowseInstByCat.aspx?Index=1&CatID=22


U1: Detyra për ushtrime

 Ushtrimi 1:  Ushtrimi 2:
 Lexoni dhe analizoni përkufizimet e  Zgjedhni nje kompani vendore apo të
dhëna në Ligjin për Shoqëritë Tregtare huaj, që e gjeni ose në regjistër të ARBK-
së apo për ndonjë që jeni në dijeni dhe
që juve ju intereson (mund te jete biznes
privat/familjar, bankë, ndërmarrje
publike) dhe të bëni një përshkrim te asaj
se kur është themeluar, çfarë forme, kush
jane pronarët (të huaj apo vendor,
persona fizik apo juridik apo të përzier),
cilat janë aktivitetet e regjistruara, a i
është duhur kompanise varësisht nga
aktivitetet e regjistruara të aplikojë për
ndonjë licencë qe te mund te ushtroje
veprimtarine, si menaxhohet, nëse gjatë
viteve të fundit ka pas ndonjë ndarje,
shkrirje apo blerje të kompanisë, dhe
çështje tjera që ju mund t’i identifikoni.
L1: Kërkesat për Regjistrim

Ligji për Shoqëri Tregtare- ‘’ çdo person apo organizatë mund të


ushtrojë çdo lloj veprimtarie afariste e cila ka qëllime të ligjshme’’

...me kusht që është e regjistruar në Kosovë...


L1: Agjencia për Regjistrimin e
Bizneseve të Kosovës (ARBK)
 ARBK/Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI)
 Kryen regjistrimin e shoqërive tregtare dhe shoqërive të huaja tregtare
në Kosovë
 Përgatitë dhe miraton formularët dhe procedurat për regjistrim të
bizneseve (vizito: www.arbk.org)
 Menaxhon një numër të madh të dokumenteve për të cilat ajo është
përgjegjëse
 Nuk bënë kontrollimin e saktësisë së informacionit të dhënë nga
paraqitësi i dokumenteve apo ndonjë organ licencues
 Ka rolin formal, informues dhe administrativ.
Ligjerata 2: E Drejta Tregtare
Statusore dhe Kontraktore
 E drejta tregtare statusore- rregullon format, pozitën juridike,
mënyrën e themelimit dhe të veprimit të shoqërive
tregtare/subjekteve ekonomike;

 E drejta tregtare kontraktore: rregullon punët juridike që i kryejnë


reciprokisht subjektet e së drejtës tregtare si dhe rregullat që
përcaktojnë rradhën e punëve të tyre juridike;
L2: E Drejta Tregtare dhe Shteti

 Pronarët e ndërmarrjeve janë subjekt i një numri të konsiderueshëm


të ligjeve dhe rregulloreve që aplikohen për ndërmarrje.

 Shteti përmes këtyre ligjeve përcakton kërkesat që duhet


përmbushë për të ushtruar aktivitet afarist në territorin e saj.
Ushtrimi 2: Diçka për të menduar
MENDONI DHE DISKUTONI:
 A keni luajtur ndonjëherë ndonjë lojë rregullat e të cilës nuk i keni
kuptuar? A keni tentuar të flisni në një gjuhë në të cilën nuk keni
qenë të rrjedhshëm? Cili ka qenë rezultati?
 Çfarë incentivash apo motivi do të kishit pas për të punuar për një
punëdhënës nëse nuk kishit qenë të sigurtë se do të paguheshit për
mundin tuaj? Çfarë incentivash do kishit për të shpikur diçka, për të
krijuar ndonjë vepër arti, apo për ta shkruar një libër nëse nuk do
kishit pas pritje se ju do të mund t’i mbroni ligjërisht krijimet tuaja?
 Imagjinoni sikur jeni një ndërmarrës? Çfarë biznesi do të donit ta
hapni? A do e dinit se cilat leje do t’ju duhej t’i merrnit për ushtrimin
e aktivitetit tuaj afarist dhe cilat entitete qeveritare do të kenë
juridiksion mbi afarizmin tuaj? Nëse jo, si mund t’i gjeni përgjigjëjet në
këto?
 Si do të ishte afarizmi në një vend pa sistem të shtetit ligjor?
L2: E Drejta Tregtare dhe Shteti
Ligjor
 Sistemi i shtetit ligjor përcakton rregulla të lojës të të bërit biznes...
 Ai krijon një ambient stabil në të cilin mund të bëhen planet, mund të
mbrohet prona, mund të ekzistojnë pritjet, mund të bëhen ankesat, dhe
mund të mbrohen të drejtat.
 Shkelja e ligjit mund të rezultojë në dënime.
 Shteti ligjor mbron biznesit, konsumatorët nga praktikat e dëmshme afariste
dhe e kufizon qeverinë në ndërmarrjen e veprimeve dhe praktikave abuzive
kundër afarizmit.
_____________________________________________________________________
Pa shtet ligjor, njerëzit do të duhej të ndërmerrnin diçka vet për
padrejtësitë e bëra kundër tyre...do të duhej ta mbronin pronën vet...kjo
do të rezultonte në thyerje të strukturës sociale dhe do të rezultonte në
drejtësi të brisht dhe vetgjyqësi ku forca fizike do luante rolin kryesor në
zgjidhjen e mos-marrëveshjeve.
L2: Si Rregullohet e Drejta Tregtare
në Kosovë?
 Korniza rregullative dhe ligjore përbëhet nga ligjet e miratuara nga
Kuvendi i Kosovës dhe aktet-nënligjore dhe kanë për qëllim
promovimin e konkurrencës të pakufizuar në mes të bizneseve.

 Legjislacioni i tregtise përfshinë shumë kategori të ligjeve: (shih slide


# 10)
L2: Burimet e së Drejtës Tregtare

 Burime materiale: forca apo autoriteti që ka të drejtë të krijojë


dhe/apo imponoj të drejtën – organi ligjvënës
 Burime formale: forma në të cilën manifestohet vullneti i klasës
sunduese, e që karakterizohet me aktin e përgjithshëm juridik.
 Burime formale primare- kushtetutat, ligjet, konventat ndërkombëtare
dhe aktet tjera nënligjore
 Burime formale sekondare- praktika gjyqësore, e drejta zakonore,
shkenca juridike.
 Burime vendore- ato që bazohen në legjislacionin
vendor/sovranitetin shtetëror të një vendi
 Burime ndërkombëtare- mbështeten në të drejtën ndërkombëtare,
traktate bilaterale apo multilaterale, konventa etj.
L2: Kosova dhe Bashkimi Evropian

 TitullI V (nga neni 50): Marreveshja e Stabilizim-Asocijimit mes


Kosoves dhe BE-se

 Implikimet e Marrëveshjes për Kosovën- kliko këtu: Lajmi për


Nenshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asocimin (minutat e parë)
L2: Subjektet e së Drejtës Tregtare

 Tregtari – si person fizik, i cili ushtron veprimtari tregtare të pavarur,


që kërkon një organizim tregtar të zakonshëm, dhe

 Shoqëritë tregtare- themelohen nga dy ose më shumë persona fizik


dhe/ose juridik me qëllim të arritjes së objektivave të përbashkëta
ekonomike, duke dhënë kontribute në shoqëri sipas përcaktimeve
në statut.
L2: Veprimtaritë Tregtare

 Ligji për Shoqëritë Tregtare (Neni 2):

 do të thotë çdo lloj aktiviteti të rregullt ose aktivitet të përsëritur i cili


përfshinë ofrimin, sigurimin ose prodhimin e mallrave, shërbimeve,
pronës dhe/ose punëve për një person ose shoqëri,
në këmbim ose në pritje të çfarëdo lloj pagese ose kompensimi; me
kusht që punëtori i cili kryen shërbime për
punëdhënësin e tij të mos konsiderohet se ushtron “veprimtari tregtare”
përderisa shërbimet e tilla të kompensohen sipas kontratës së punëtorit
me punëdhënësin.
U3: Regjistrimi i biznesit të ri

 Shpjegim: Ky është ushtrim në grup. Ju lutem ndahuni në grupe prej pesë


personave dhe lexoni këtë “shkresë për lënde” dhe nxirrni të gjitha informatat
relevante që kërkohen për regjistrimin e shoqërisë e cila plotëson më së miri
nevojat e klientit. Pas përfundimit, grupet do të diskutojnë listën e informatave të
tyre relevante dhe ndonjë mungesë të këtyre informatave me pjesëmarrësit
tjerë.

 Klikoni këtu për ta shkarkuar ushtrimin: Ushtrimi 3.docx


L3: Shoqëritë Tregtare
(e drejta tregtare statusore)
 Ligji për Shoqëritë Tregtare nr. 02/L-123 (2008)

 Ligji nr. 04/L-006 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-123 për
Shoqëritë Tregtare (2011)

 Legjislacioni Tatimor
L2: Emri i Shoqërisë Tregtare

 Secilën nga shoqëritë tregtare e dallon emri nga shoqëritë tjera


tregtare(bizneset);

 Emri që është paraqitur për regjistrim nga ose për një shoqëri
tregtare duhet të dallojë në masë të arsyeshme nga të gjithë emrat
paraprakisht të regjistruar nga shoqëritë tjera tregtare;

 Krahas emrit të shoqërisë tregtare ato duhet të identifikohen me


shkurtesat përkatëse sa i përket formës së organizimit të shoqërisë
tregtare
L3: Selia

o Çdo shoqëri tregtare, në dokumentet e regjistrit, duhet të paraqesë:

 lokacionin e zyrës së regjistruar, e cila duhet të jetë një hapësirë fizike në


Kosovë dhe e cila duhet ta ketë adresën;

 emrin e agjentit të saj të regjistruar : një person që ka adresën kryesore


ose vendin kryesor të veprimtarisë në zyrën e regjistruar apo një shoqëri
tregtare që ushtron veprimtarinë kryesore tregtare ne zyrën e regjistruar
L3: Format e Shoqërive Tregtare

 bizneset individuale;
 ortakëritë e përgjithshme;
 shoqëritë komandite;
 shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar
 shoqëritë aksionare, dhe
 Degët e shoqërive tregtare të huaja
Sipas ndryshimeve që priten në ligjin e ri do parashihen edhe:
 ndërmarrjet publike sipas ligjit në fuqi për ndërmarrjet publike
 dhe ndërmarrjet shoqërore nën administrimin e Agjencisë
Kosovare të Privatizimit.
L3: Bizneset Individuale
o Sipas Nenit 48 të Ligjit për Shoqëritë Tregtare :

 Personi i cili është pronar i një Biznesi individual, qoftë të regjistruar apo të pa regjistruar, ka përgjegjësi
të pakufizuar personale për të gjitha borxhet dhe detyrimet tjera të shkaktuara, ose të imponuara nga
ligji apo kontrata.

 Kjo përgjegjësi përfshin tërë pronën, asetet e çfarëdo lloji në pronësi të këtij personi, pavarësisht nëse
asetet e tilla shfrytëzohen për qëllime afariste, personale apo shtëpiake.

 Në procedura gjyqësore, arbitrazhi, përmbarimi apo falimentimi nuk kufizohet përgjegjësia e pronarit
ndaj pronave të tij. Nuk mund të mbrohet asnjë pronë apo aset i pronarit në këto procedura, me
përjashtim të rasteve kur ato përjashtohen me kontratë në mes të palëve apo kur pretendentët
pajtohen që të heqin dorë nga pretendimet mbi atë pronë apo aset.

 Biznesi individual nuk është person juridik. Sidoqoftë ai mund të lidhë kontratë, të posedojë pronë, të
ushtrojë padi dhe të jetë e paditur, në emrin e saj apo të pronarit.
L3: Përgjegjësia e Pakufizuar e BI-së

 Pronari i BI-së përgjigjet edhe me asetet në pronësi të tërthortë.


 Prona ose asetet konsiderohen se janë në pronësi të tërthortë të një
personi që është pronar i Biznesit Individual nëse:

 ky person ka mundësi që të kontrollojë shfrytëzimin dhe disponimin e


këtyre pronave ose aseteve; dhe

 ka dëshmi të mjaftueshme për të konkluduar se një person ose Shoqëri


tjetër Tregtare është emëruar formalisht si pronar kryesor me qëllim të
mbrojtjes së pronës ose aseteve nga përgjegjësia e pronarit të biznesit
individual.
L3: Regjistrimi i Biznesit Individual

Ligji aktual Draftligji


Sipas nenit 27 të ligjit, pronari duhet të nënshkruajë dhe  Procedura më të thjeshtësuara:
dorëzojë një formular i cili përmban informatat në vazhdim:
 Personi i Autorizuar duhet të plotësojë
 emrin zyrtar të ndërmarrjes individuale, i cili duhet të dhe dorëzojë në ARBK formularin e
përfshijë si element kryesor, mbiemrin e ligjshëm të përgatitur nga ARBK për këtë qëllim, si
pronarit dhe përfshijë shkurtesën “B.I.”
dhe një kopje të dokumentit personal të
 adresa ku ushtrohet veprimtaria kryesore e biznesit
individual në Kosovë; identifikimit të Personit të Autorizuar.
 emri i plotë të pronarit dhe adresa e banimit në Kosovë,
 adresa e zyrës së regjistruar të biznesit individual në
Kosovë si dhe emri i agjentit të regjistruar të saj në atë
adresë; (agjenti mund të jetë vetë pronari apo person
tjetër)
 qëllimi tregtar i biznesit që mund të përshkruhet si qëllim i
ligjshëm tregtar;
 çfarëdo informate tjetër mbi biznesin individual që
pronari dëshiron ta përfshijë; dhe
 një deklaratë me të cilën dëshmohet se personi që bën
nënshkrimin dhe dorëzimin e formularit në fjalë është
pronari i biznesit individual
L3: Ortakëria e Përgjithshme (O.P.)

 Ortakëria e Përgjithsme mund të ketë dy ose më shumë persona dhe/ose shoqëri,


duke përfshirë shoqëri tregtare, si ortak të përgjithshëm.
 Ortakëria e Përgjithshme është shoqëri tregtare e cila themelohet përmes regjistrimit
sipas marrëveshjes, ose si pasojë e ligjit.

 ortakët janë personat ose shoqëritë e përcaktuar si ortak të përgjithshëm në


memorandumin e ortakërisë dhe marrëveshjen e të njëjtës kur ajo regjistrohet si e
tillë;

 Sipas ligjit ortakëria nuk është person juridik. Sidoqoftë, sikurse tek bizneset individuale
ajo mund të lidhë kontratë, të posedojë pronë, të ushtrojë padi dhe të jetë e paditur,
në emrin e saj.
L3: Ortakëria e Përgjithshme
(vazhdon)
 Interesi i një ortaku të përgjithshëm në Ortakëri përfshinë: të drejtën
e ndarjes së fitimit dhe shpërndarjes, si dhe të drejtat dhe detyrimet
e ortakut të përgjithshëm;

 Ortakët janë - bashkërisht dhe personalisht përgjegjës për të gjitha


borxhet dhe detyrimet tjera të cilat janë krijuar ose janë imponuar
me ligj ose kontratë në ortakërinë e përgjithshme;

 Kjo përgjegjësi përfshinë të gjithë pasurinë dhe asetet e çfarëdo lloji


që janë në pronësi të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të një ortaku të
përgjithshëm, pavarësisht nëse pasuria apo asetet shfrytëzohen për
qëllime afariste, personale, shtëpiake apo familjare;
L3: Asetet në Pronësi të Tërthortë

 Ortakët e Përgjithshëm janë individualisht dhe kolektivisht përgjegjës për të


gjitha borxhet dhe detyrimet tjera kontraktuese ose ligjore të Ortakërisë së
Përgjithshme. Kjo përgjegjësi është e pakufizuar dhe përfshinë të gjithë
pasurinë dhe asetet e çfarëdo lloji që janë në pronësi të drejtpërdrejtë ose
të tërthortë të një Ortaku të Përgjithshëm, përvec pasurisë ose aseteve të
përcaktuara në ligjin në fuqi për procedurën përmbarimore, dhe kur

 kontrata e cila e ka krijuar këtë përgjegjësi shprehimisht e përjashton


nga përgjegjësia pronën ose asetet;

 personi ose Shoqëria Tregtare që ka pretendime është pajtuar që këto


asetet ose prona të mos i nënshtrohen pretendimeve të tij.
L3: Ortakëria e Përgjithshme
(vazhdon)
• Në procedura gjyqësore, arbitrazhi, përmbarimi apo falimentimi nuk kufizohet
përgjegjësia e ortakut të përgjithshëm ndaj pronave të tij. Nuk mund të mbrohet
asnjë pronë apo aset i pronarit në këto procedura, me përjashtim të rasteve kur ato
përjashtohen me kontratë në mes të palëve apo kur pretendentët pajtohen që të
heqin dorë nga pretendimet mbi atë pronë apo aset.

 Personi ose shoqëria që pranohet si ortak i përgjithshëm në një ortakëri ekzistuese


merr mbi vete përgjegjësi të përbashkët dhe personale për të gjitha borxhet dhe
detyrimet e ortakërisë, duke përfshire edhe obligimet paraprake, në shkallën e njëjtë
sikur të gjithë ortakët ekzistues.
L3: Të Drejtat e Ortakëve të
Përgjithshëm
 Të drejtat e ortakëve të përgjithshëm në votim dhe menaxhim të shoqërisë
kolektive janë të barabarta, përveç nëse është përcaktuar ndryshe në
marrëveshjen e shoqërisë kolektive.

 Vendimet e ortakërisë merren me shumicë votash; përveç në rasteve më


poshtë kur kërkohet vota pohuese e të gjithë ortakëve të përgjithshëm:

a) miratimi i ndryshimeve dhe plotësimeve për marrëveshjen e shoqërisë kolektive;


b) shpërndarja (distribuimi);
c) pranimi i një ortaku të ri; dhe
d) vendimi për shpërbërjen ose likuidimin e shoqërisë, shitjen e aseteve të saj në masë
substanciale, ose
e) ndryshimin e natyrës së veprimtarisë tregtare.
L3: Ndryshimi dhe Plotësimi i të
Dhënave në ARBK
 Për çdo ndryshim, OP-të duhet (i) të miratojnë një vendim sipas të cilit e autorizojnë ndryshimin dhe
plotësimin e memorandumit; dhe (ii) udhëzojë një person të autorizuar që menjëherë të nënshkruajë
dhe dorëzoj në Zyrën e Regjistrimit “njoftimin për ndryshim dhe plotësim”, i cili duhet të:
- Të theksojë emrin zyrtar të shoqërisë kolektive dhe numrin e regjistrimit
- Të përmbajë tekstin e secilit ndryshim dhe plotësim dhe datën e miratimit të secilit ndryshim dhe
plotësim nga ortakët e përgjithshëm
 Një deklaratë që dëshmon se ndryshimi ose plotësimi është miratuar nga ortakët e përgjithshëm në atë
mënyrë që është në pajtim me (i) këtë ligj, dhe (ii) marrëveshjen e OP-së, nëse ka një të këtillë
 Deklaratë me të cilën vërtetohet se personi i cili e ka nënshkruar dhe dorëzuar këtë memorandum
është ortak i përgjithshëm ose “person i autorizuar” nga një ortak i përgjithshëm
 Personi në fjalë është ligjërisht i autorizuar për ta nënshkruar dhe dorëzuar njoftimin në Zyrën e
Regjistrimit.
 Një kopje të vendimit
 Tekstin e plotë të memorandumit të shoqërisë kolektive, me ndryshime.
L3: Shoqëria Komandite/Ortakëria
e Kufizuar
Formë e ortakërisë, e ngjashme me ortakërinë e përgjithshme, me
përjashtim të asaj se përveç një ose më shumë ortakëve të
përgjithshëm, ortakëria e kufizuar ka një ose më shume ortakë të
kufizuar. Ortakët e përgjithshëm janë në të gjitha aspektet kryesore në
pozitë të njëjtë juridike sikurse ortakët në OP.

Por:

Ortakët e kufizuar kanë përgjegjësi të kufizuar dhe nuk kanë autoritet


për menaxhim.
L3: Ortakëria e Kufizuar (vazhdon)

 Ortaku i përgjithshëm është po ashtu bashkërisht dhe personalisht


përgjegjës, pa kurrfarë kufizimi, për të siguruar pajtimin e OK-së dhe
përmbushjen e detyrimeve sipas ligjeve të zbatueshme në Kosovë.

 Ortaku i kufizuar nuk është përgjegjës për borxhet ose detyrimet e


tjera të shoqërisë komandite përveç sikurse është paraparë në
nenin 71.5 duke marrë pjesë në kontrollin ose menaxhimin e
veprimtarisë tregtare ose aktiviteteve të shoqërisë komandite do të
jetë përgjegjës për të gjitha borxhet dhe detyrimet tjera të ortakërisë
së kufizuar në shkallë të njëjtë sikurse ortakët e përgjithshëm.
L3: Regjistrimi i Ortakërisë së Kufizuar

 LEXONI NË WEBFAQËN E ARBK-së

http://www.arbk.org/sq/Regjistrimi-i-biznesit-te-ri
L3: Kontributet e Ortakëve të
Kufizuar
 Secili ortak i kufizuar duhet të paguaj ose të dorëzojë në tërësi
kontributin e tij në kohën e regjistrimit të memorandumit të OK-së.
 Ortaku i përgjithshëm është i autorizuar të paraqesë padi në emër të
OK-së dhe ortakëve të saj, për ta detyruar një ortak të kufizuar që të
paguajë ose dorëzojë kontributin e tij.
 Ortaku i kufizuar i cili nuk e ka paguar ose dorëzuar kontributin e tij deri
në datën e regjistrimit të memorandumit të shoqërisë komandite, i bart
të gjitha shpenzimet që ka bërë shoqëria komandite apo ortakët e saj
të përgjithshëm ose të kufizuar duke përfshirë edhe kompensimin për
avokat, të bëra nga OK ose ndonjë ortak i përgjithshëm ose i kufizuar
gjatë kryerjes së këtij detyrimi (detyrimit të ortakut të kufizuar për të
paguar ose dorëzuar kontributin).
L3: Çështje tjera në lidhje me
Ortakërinë e Kufizuar
Mbani mend:

 Kur ortaku i kufizuar dëshiron ta bartë interesin e vet pronësor duhet


miratimi i ortakëve të përgjithshëm;
 Ortakëria e kufizuar nuk shpërbëhet nëse tërhiqet një ortak i kufizar,
përveç nëse OK me tërheqjen e ortakut të kufizuar mbetet pa ortak
të kufizuar;
 Përderisa ekziston një ortak i përgjithshëm dhe një ortak i kufizuar, OK
nuk shpërbëhet;
 Ortaku i kufizuar nuk vendos për shpërbërjen e OK-së.
L4: Shoqëria me Përgjegjësi Të
Kufizuar Sh.p.k.

 Formë relativisht e re e organizimit...


 E ngjashme me korporatën por më fleksibile sidomos për shoqëritë
më të vogla që kanë më pak pronar...
 Ngjason me një ortakëri dhe lejon fleksibilitet në menaxhim dhe
përfitim nga tatimi i kanalizuar...
 Ka kufizime se cilat lloje të shoqërive mund të organizohen si SH.P.K.
(bankat, dhe ndërmarrjet publike).
L4: Çka i duhet sh.p.k.-së?

 Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar mund të ketë për pronar një


ose më shumë persona dhe/ose shoqëri tregtare;
 Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar themelohet me anën e
Marrëveshjes nëse ekzistojnë dy ose më shumë themelues, ose me
Deklaratën e Themelimit, nëse bëhet fjalë vetëm për një themelues.
 Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar themelohet vetëm pas
regjistrimit të statutit;
 Çdo shoqëri me përgjegjësi të kufizuar duhet po ashtu të ketë një
marrëveshje të shoqërisë, të nënshkruar nga pronarët e evidencuar
në statutin burimor, i cili përmban dispozita që rregullojnë menaxhimin
dhe veprimtarinë e shoqërisë;
 Çdo shoqëri me përgjegjësi të kufizuar duhet të mbajë në zyrën e saj të
regjistruar (selinë) ose në vendin ku ushtron veprimtarinë e saj kryesore
tregtare, në çdo kohë dokumentacionin mbi shoqërinë, themeluesit,
gjithë informacionin financiar, raportet financiare, të auditimit etj.
L4: Përparësitë dhe të Metat e
Sh.p.k.-së në
Përparësitë Të metat
 Pronarët kanë detyrime të kufizuara për  Ekziston një kufizim në numrin e pronarëve
borxhet; që mund të ketë një sh.p.k.;
 Nëse menaxhohet dhe strukturohet mirë,
asetet personale të secilit pronar do të  pronarët e shoqërisë tregtare, të cilët
mbrohen nga paditë ose aktvendimet synojnë të bëjnë shoqërinë e tyre tregtare
kundër sh.p.k.-së; publike mund të kenë më shumë
 Kanë më shumë fleksibilitet në menaxhim vështirësi nëse janë të organizuar si
se korporatat pasi që mund të SH.P.K.;
menaxhohen drejtpërdrejtë nga pronarët
ose nga një menaxher, i cili mund të  themelimi dhe udhëheqja e SH.P.K është
punësohet për të udhëhequr shoqërinë; më e ndërlikuar dhe kërkon më shumë
 Kërkesa më të thjeshta për mbajtjen e të dokumente se sa një BI apo Ortakëri
dhënave dhe nuk iu kërkohet t’i ndajnë
humbjet dhe fitimet në përpjestim me
interesat pronësore siç është rasti me
korporatat;
 Është formë e shoqërisë tregtare që njihet
në shumicën e vendeve të botës së
zhvilluar.
L4: Parimet e Përgjithshme të
Sh.p.k.-së
 Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar është person juridik e cila është juridikisht e
ndarë edhe e dallueshme nga pronarët. Një pronar i shoqërisë me përgjegjësi të
kufizuar nuk është bashkë-pronar dhe nuk disponon me interes të transferueshëm në
pronën e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar.
 Interesat pronësore në shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar janë njësitë në
bazë të të cilave bëhet ndarja e pronësisë në shoqëri.
 Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar ka kompetencë të nevojshme për ta
ushtruar veprimtarinë e saj që përfshin kompetencat për të ushtruar padi ose për të
qenë e paditur; për të lidh kontrata, të huazojë para dhe t’u nënshtrohet borxheve
dhe detyrimeve tjera; të fitojë, posedojë, të japë me qira, të vejë peng ose hipotekë,
ose në mënyrë tjetër të disponojë me ose të punojë me pasurinë; të fitojë, posedojë,
japë me qira, të vejë peng, votojë, shesë ose në mënyrë tjetër të disponojë me
aksionin ose interesin tjetër në një shoqëri tjetër tregtare, përveç ndërmarrjes
invidividuale; të zgjedhë ose emërojë menaxherët, punonjësit dhe agjentët e
shoqërisë dhe të përcaktojë detyrat dhe kompensimin e tyre.
 Kohëzgjatja e SH.P.K. është e pakufizuar, përveç nëse caktohet ndryshe në statut.
 Nuk ka më kërkesa për kapital themeltar të Sh.p.k.-së
L4: Më shumë rreth përgjegjësisë në
Sh.p.k.
 Themeluesit e SH.P.K. janë përgjegjës bashkërisht dhe personalisht
për veprimet e tyre ne emër të SH.P.K. para regjistrimit të SH.P.K.
SH.P.K. pastaj mund të merr përgjegjësinë për veprimet e
themeluesve para regjistrimit.
 Shënim: Themeluesit shpesh bëjnë detyrimet në emër të SH.P.K. e cila do
të filloj të funksionojë së shpejti, si p.sh. marrja me qira e hapësirës për
zyra, blerja e pajisjeve si dhe aranzhimi i mjeteve tjera për funksionimin e
SH.P.K. Në këtë aspekt, ata krijojnë detyrime, të cilat nëse shoqëria më
pas nuk i merr përsipër, atëherë ata vetë përgjigjen për to . Kjo është
arsyeja pse njëra nga punët e para pas formimit të SH.P.K. është marrja
përsipër nga ana e SH.P.Ksë e detyrimeve të krijuara nga themeluesit
gjatë krijimit të SH.P.K-së.
L4: Statuti dhe Marrëveshja e
Sh.p.k.-së
 Statuti i SH.P.K.:
 Dokument themelues dhe konstituiv i SH.P.K..
 SH.P.K. krijohet pas regjistrimit të statutit të saj në ARBK.
 Çdo ndryshim i statutit bëhet përmes ndryshimit dhe plotësimit të statutit, i cili
ekziston në dosjen e ARBK-së.
 Marrëveshja për SH.P.K.:
 Çdo SH.P.K. duhet të ketë marrëveshje të nënshkruar nga pronarët, e cila
rregullon qeverisjen, menaxhimin dhe funksionimin e shoqërisë. Marrëveshja
mund të jetë dokumenti më i rëndësishëm për tërë shoqërinë, sepse krijon
kornizën në bazë të të cilës formohet SH.P.K.
 Marrëveshja për SH.P.K. rregullon pjesën më të madhe të marrëdhënieve
ndërmjet pronarëve të brendshëm të SH.P.K. Megjithatë, duhet te kihet
parasysh se marrëveshja nuk mund të kufizojë të drejtat e palëve të treta.
L4: Çka Mund të Përmbajë
Marrëveshja?
Duhen dispozita se: Nuk duhet të:
 Shoqëria do të menaxhohet nga një ose më shumë Drejtorë  Jetë ne Kundërshtim me Statutin e SH.P.K-së;
Menaxhues; Rregullat specifike në lidhje me kohën, vendin,
qëllimin ose procedurën e votimit në mbledhjet e pronarëve;  Kufizojë të drejtat e pronarëve për marrjen e informacionit
ose për qasjen në të;
 Specifikimet lidhur me kategoritë e pronarëve dhe të drejtat e
tyre të votimit (ose mosvotimit),preferencat e likuidimit  Kufizojë ose eliminojë detyrimet për kujdes, mirëbesim,
besnikëri dhe jokonkurrencë;
 Përcaktimin e votave dhe aksioneve të pronarëve (nëse do të
bëhet në bazë të kapitalit, ose ne ndonjë mënyrë tjetër)  Eliminojë ose zvogëlojë (i) kufizimet lidhur me shpërndarjet
për pronarët ose (ii) përgjegjësinë personale për shkeljen e
 Listën e veprimeve të cilat kërkojnë shumicën absolute, ose ato kufizimeve
të cilat mund të merren nga Drejtori Menaxhues, pa votim të
pronarëve; Mënyrën e zgjidhjes së çështjeve kur pronarët nuk  Kufizojë ose eliminojë të drejtat e palëve të treta;
mund të arrijnë marrëveshjen/të marrin vendimin;  Kufizojë ose eliminojë kërkesat qe dalin nga Ligji.
 Të drejtat e pronarëve për t’ua shituar interesat e tyre një ose
më shumë pronarë tjerë në bazë të kushteve të dakorduara
paraprakisht;
 Se disa menaxher të caktuar do kenë tituj, detyra dhe
autorizime specifike, dhe/ose rregullat për rregullimin e bartjes
së interesit pronësor në pajtim me këtë Ligj.
L4: Dokumentet e Sh.p.k.-së

 Çdo SH.P.K., duhet të mbajë në zyrën e saj të regjistruar ose në vendin kryesor
në të cilin ushtron veprimtarinë afariste këto dokumente:
 Kopjen e Statutit të SH.P.K. (përfshirë çdo ndryshim dhe plotësim);
 Kopjen e Marrëveshjes (përfshirë çdo ndryshim dhe plotësim);
 Listën e emrave dhe adresave të secilit pronar dhe datën në të cilën këta të fundit
janë bërë pronarë;
 Nëse ka interesa pronësore me më shumë se një pronar, listën e emrave dhe adresave
të të gjithë bashkë-pronarëve dhe dokumentet të cilat e emërojnë përfaqësuesin e
përbashkët të bashkë-pronarëve, nëse këta të fundit kanë përfaqësues të përbashkët,
ose nëse duhet ta kenë atë sipas Ligjit
 Listën e emrave dhe adresave të të gjithë menaxherëve kryesorë të shoqërisë;
 Listën e të gjitha bartjeve (transfereve) dhe pengjeve apo barrëve të tjera në interes
pronësor, të vendosura ose të lejuara nga një pronar; dhe
 Kopjet e të gjitha këtyre dokumenteve financiare (i) pasqyrat financiare vjetore dhe të
përkohshme, (ii) deklarata për të hyrat, (iii) deklarata tjera financiare, dhe (iv)
fletëparaqitjet tatimore të shoqërisë dhe (v) auditimet.
L4: Qasja në Dokumente të Sh.p.k.-

 Dokumentet e shoqërisë duhet të jetë në dispozicion për inspektim


dhe kopjim nga pronarët e SH.P.K. gjatë tërë kohës. Nëse SH.P.K. i
mohon ndonjërit prej pronarëve qasjen, ai pronar mund të bëjë
kërkesë në gjykatë për të urdhëruar hapjen e dokumenteve.
 Shënim: Arsyeja për hapjen e plotë të dokumenteve për pronarët është
shmangia nga çdo lloj parregullsie nga një apo më shumë pronarë.
Pronarët mund të inspektojnë librat dhe dokumentet e SH.P.K. në çdo
kohë, në mënyrë që të vlerësojnë plotësisht gjendjen e SH.P.K.
Praktikisht, hapja e dokumenteve rrit llogaridhënien ndërmjet pronarëve
të SH.P.K..
L4: Kontributet e Pronarëve

 Kontributi i një pronari në shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar në këmbim të interesit


pronësor, mund të bëhet në
 të holla,
 pronë tjetër të vlefshme, materiale ose jo-materiale ose
 me punë ose shërbime tashmë të kryera për shoqërinë.
Premtimi për kryerjen e punëve ose shërbimeve në të ardhmen nuk konsiderohet si kontribut i
vlefshëm dhe nuk këmbehet me interesa pronësore.
L4: Shpërndarja Tek Pronarët
(Dividenda)
 SH.P.K. mund të bëjë një shpërndarje për pronarët e saj në çdo kohë me miratimin unanim të pronarëve
ose me metodë tjetër votimi që kërkon numër më të vogël të votave, nëse lejohet nga Marrëveshja për
SH.P.K.
 Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në Marrëveshjen për SH.P.K., çdo shpërndarje për pronarët,
duhet të jetë e barabartë për të gjithë.
 Kur pronarët kanë të drejtë për shpërndarje, ata fitojnë statusin e kreditorit të pasiguruar në raport me
atë shpërndarje. Me fjalë të tjera, ne rast të falimentimit, ata grupohen me kreditorët tjerë të pasiguruar
dhe kanë të drejtë për marrjen e kontributit pas përmbushjes së kërkesave të kreditorëve të siguruar.
 Shënim: Kjo është dispozitë e rëndësishme sepse i parandalon pronarët të bëjnë shpërndarje pas kuptimit se
SH.P.K. e tyre pritet të shpërbëhet. Në këtë mënyrë, nëse ata e lëshojnë vendimin për shpërndarje, ata thjeshtë
bëhen kreditorë të pasiguruar derisa të përmbushen kërkesat ndaj kreditorëve të siguruar.
 SH.P.K. mund të mos bëjë shpërndarje, nëse kjo shpërndarje bënë që asetet e kompanisë të jenë më të
vogla se detyrimet e saj, ose nëse SH.P.K. nuk është në gjendje të mbulojë borxhet dhe detyrimet gjersa
ato maturohen. Në këtë mënyrë, para bërjes së një shpërndarje, SH.P.K. duhet të konstatojë nëse
shprëndarja është në kundërshtim me sa u tha më sipër.
L4: Bashkëpronësia e Interesit
Pronësor në Sh.p.k.
 Interesi pronësor në SH.P.K. mund të jetë në pronësi të më shumë se një pronari.
 Pronarët e përbashkët i ushtrojnë të drejta te tyre të votimit ëprmes një përfaqësuesi të
vetëm, por të gjithë pronarët e përbashkët janë bashkërisht dhe personalisht
përgjegjës për të gjitha detyrimet që rrjedhin nga interesi shoqëror.
 Shembull: Limbo, SH.P.K. i ka katër pronarë. ¼ e interesit pronësor është në bashkëpronësi të
7 investitorëve. Të shtatë investitorët mund të kenë vetëm një përfaqësues të përbashkët, i
cili voton për ta kur kanë të bëjnë më çështjet e Limbo, SH.P.K. Të shtatë investitorët duhet t’i
japin emrat dhe adresat e tyre Limbo SH.P.K –së në mënyrë që Limbo SH.P.K. t’i mbajë ato
në dokumentacionin e shoqërisë.
 SH.P.K. duhet të ketë emrat dhe adresat e të gjithë bashkë-pronarëve të interesit, dhe
ata bashkëpronarë duhet të nënshkruajnë një deklaratë formale me shkrim për
“caktimin e përfaqësuesit të përbashkët”, i cili duhet të mbahet në dokumentacionin
e shoqërisë
L4: Bartja e Interesit Pronësor në
Sh.p.k.
 Pronësia në SH.P.K. mund të bartet ne mënyrë të lirë, përveç nëse është e kufizuar me Marrëveshjen për SH.P.K..
 Marrëveshja e SH.P.K.-së mund të përmbajë dispozita për ndalimin e bartjes së interesit, përveq në rastet kur:
 Bartja është autorizuar me shkrim nga të gjithë pronarët e shoqërisë dhe pranuesi (indosar) i bartjes ka nënshkruar
Marrëveshjen për SH.P.K;
 Bartja i bëhet shoqërisë ose një pronari tjetër ekzistues
 Bartja i bëhet bashkëshortit/es, prindit, trashëgimtarëve linear ose bashkëshortit/es të trashëgimtarëve linear, vëllezërve ose
motrave;
 Bartja i bëhet një përfaqësuesi ligjor të pronarit, pas vdekjes ose shpërbërjes; bartja i bëhet një administratori të falimentimit
ose ndonjë personi të ngjashëm, si rezultat i procedurës së falimentimit, në të cilën pronari është subjekt;
 Bartja bëhet në rast të ekzistimit të pengut në interesin pronësor si sigurim për huan ose ndonjë detyrim tjetër të pronarit, nëse
marrëveshja e pengut (i) në mënyrë specifike thekson se pengmarrësi nuk ka të drejtë votimi ose menaxhimi të shoqërisë ose
kompetenca të tjera që rrjedhin nga pengu, (ii) përfshin pajtimin me shkrim të pengmarrësit se ai do të detyrohet nga
shoqëria nëse pengmarrësi bëhet pronar i interesit të vënë peng; dhe (iii) nëse është miratuar nga të gjithë pronarët tjerë;
 Bartja bëhet në pajtim me dispozitat e marrëveshjes së shoqërisë e cila përfshin dispozitat e përcaktuara ose të lejuara me
këtë ligji;
 Bëhet Bashkimi
L4: Përfundimi i Pronësisë në Sh.p.k.
 Pronësia mbi një pjesë ose mbi tërë SH.P.K. përfundon:

 Pas vdekjes së personit ose shpërbërjes së shoqërisë;


 Pas tërheqjes vullnetare të personit ose shoqërisë;
 Pas përjashtimit të personit ose shoqërisë;
 Personi ose shoqëria bëhen debitor në falimentim;
 Personi ose shoqëria pushojnë të kenë një interes pronësor në shoqëri, ose
 Raste të tjera të cilat janë përcaktuar në marrëveshjen e shoqërisë të cilat kërkojnë përfundimin
e pronësisë së një pronari ose shoqërie.
L4: Tërheqja dhe Përjashtimi i
Pronarëve
 Pronarët e SH.P.K. mund të tërhiqen nga SH.P.K. pas dorëzimit të njoftimit me shkrim
shoqërisë dhe të gjithë pronarëve tjerë, ose përmes procedurave të përmendura në
Marrëveshjen për SH.P.K. Në përgjithësi, Marrëveshja për SH.P.K. përcakton kushtet,
procedurat dhe pasojat e tërheqjes apo përjashtimit. Kjo marrëveshje madje mund të
ndalojë edhe tërheqjen e interesit ose bartjen e tij.
 Pavarësisht nga Marrëveshja për SH.P.K. Gjykata mund të nxjerrë:
 Urdhrin, i cili e lejon pronarin të tërhiqet nëse (i) pronari paraqet kërkesë; (ii) pronari tregon se atij
ose asaj i janë shkaktuar dëme të konsiderueshme si pasojë e veprimeve dëmshme të SH.P.K
ose pronarëve tjerë.
 Urdhrin, i cili e lejon SH.P.K. të përjashtojë një pronar nëse (i) shoqëria paraqet kërkesë; (ii) SH.P.K.
ose pronarët tjerë tregojnë se atyre i’u janë shkaktuar dëme të konsiderueshme si pasojë e
veprimeve të dëmshme të pronarit në fjalë.
L4: Efektet e Tërheqjes apo
Përjashtimit të Pronarit
 Pasi të pushojë së qeni pronar, ish pronari ka të drejtë të pranojë brenda nëntëdhjetë
(90)ditëve:
 çfarëdo pagese ose shpërndarje në të cilën ka të drejtë pjesëmarrje sipas marrëveshjes për
SH.P.K.;
 dhe nëse nuk është e përcaktuar në marrëveshjen për SH.P.K., vlerën e drejtë të interesit të tij
pronësor.
 Shumës që duhet të paguhet, i zvogëlohet shuma e dëmeve të shkaktuara nga tërheqja ose
përjashtimi
Shënim: Kur një person/shoqëri pushon të jetë pronar, ai ka të drejtë të marr vlerën e drejtë të
tregut të pjesës së tij të pronësisë në SH.P.K. Megjithatë, nëse ai person i ka shkaktuar dëm
SH.P.K. përmes tërheqjes së parregullt ose për shkak te përjashtimit, atëherë SH.P.K. ka të
drejtë të zvogëlojë shumën e të hollave të cilat duhet t’i paguhen ish pronarit, në bazë të
shumës së dëmit, i cili është shkaktuar përmes tërheqjes ose përjashtimit.
L4: Menaxhimi i Sh.p.k.-së
 Në përgjithësi, të drejtat e votimit të pronarëve rregullohen nga Marrëveshja për SH.P.K. Megjithatë, nëse
nuk bëhet marrëveshje e tillë, atëherë të drejtat e votimit të pronarëve janë të barabarta. Megjithëse ka
disa çështje të cilat duhet të vendosen me votë unanime, shumica e çështjeve vendosen me shumicë të
votave. Marrëveshja për SH.P.K. mund të vendosë kërkesa më të larta të votimit kur vendoset për çështje
specifike.
 Votimi unanimi nga të gjithë pronarët kërkohet për:
 Ndryshimin dhe Plotësimin e Statutit të SH.P.K.
 Autorizimin ose ratifikimin e një transaksioni me konflikt interesi
 Zvogëlimin ose lirimin nga detyrimi të një pronari për pagimin e plotë të kontributeve
 Dhënien e kontributit
 Zvogëlimin ose lirimin nga detyrimi i një pronari për kthimin e shpërndarjeve të bëra në mënyrë jo të duhur
 Pranimin e pronarit të ri
 Shpërbërjen e SH.P.K.
 Vendimin për bashkimin e SH.P.K.-së me një shoqëri tjetër ose
 Shitjen, qiradhënien, pengun, hipotekën ose bartjet tjera ose për disponimin me të gjitha asetet ose një pjesë të
konsiderueshme të aseteve të shoqërisë.
L4: Veprimet tjera

 Veprimet pa mbajtjen e mbledhjes: Pronarët mund të marrin vendim, për të cilin


kërkohet votimi, edhe pa mbajtjen e mbledhjes nëse
 secili pronar njoftohet me shkrim mbi vendimin e propozuar; dhe
 secili pronar ka në dispozicion së paku tri ditë pune pas pranimit të njoftimit për të paraqitur
votën e tij ose saj me shkrim.
 Emërimi dhe shkarkimi i drejtorëve menaxhues: Pronarët duhet të votojnë dhe
emërojnë një ose më shume Drejtor Menaxhues (DM) të SH.P.K. DM nuk ka nevojë të
jetë një pronar, por duhet të jetë person fizik. DM vazhdon të punojë në atë cilësi
derisa të shkarkohet ose zëvendësohet nga pronarët dhe pronarët nuk kanë nevojë të
deklarojnë arsyen për shkarkimin/zëvendësimin tij/saj.
L4: Drejtori Menaxhues i Sh.p.k.-së
 DM është i autorizuar të përfaqësojë SH.P.K., përfshirë (i) udhëheqjen e veprimtarisë së
zakonshme të shoqërisë dhe (ii) nënshkrimin e marrëveshjeve ose dokumenteve tjera të
nevojshme për ushtrimin e veprimtarisë afariste në emër të shoqërisë nëse ky nënshkrim
ndërlidhet në masë të arsyeshme me ushtrimin e veprimtarisë së zakonshme afariste të
shoqërisë. Këto veprime të drejtorëve menaxhues janë të detyrueshme për shoqërinë,
përveç nëse
 veprimi është jashtë autorizimit të drejtorit menaxhues sipas marrëveshjes së shoqërisë dhe
 personi ose shoqëria me të cilin drejtori menaxhues ka punuar e ka ditur se drejtorit menaxhues i
mungon autorizimi për atë veprim.
 Nëse një veprim nuk ndërlidhet në masë të mjaftueshme me ushtrimin e veprimtarisë së
rregullt afariste të shoqërisë, atëherë ai nuk është i detyrueshëm për shoqërinë përveq
nëse ky veprim është autorizuar shprehimisht (i) nga marrëveshja për shoqërinë, ose (ii) me
një autorizim të posaçëm të miratuar me votën e pronarëve.
 Secili, përfshirë edhe DM, i cili vepron pa autorizim është përgjegjës për të gjitha dëmtimet
e shkaktuara nga ai veprim.
L4: Shpërbërja dhe Likuidimi

 Shpërbërja është proces përmes së cilit një shoqëri, në këtë rast SH.P.K. e përfundon
veprimtarinë dhe asetet dhe pasuria e saj (nëse ka) rishpërndahet.
 Shpërbërjet mund të jenë vullnetare ose të detyrueshme.
 Bazat për Shpërbërje: SH.P.K. shpërbëhet dhe veprimtaria e saj afariste përmbyllet pas:
 Skadimit të kohëzgjatjes të SH.P.K.(nëse ka të tillë) ose ndonjë rrethanë tjetër të përcaktuar në
statut ose në marrëveshjen e SH.P.K, e cili kërkon shpërbërjen ose përfundimin e ekzistencës së
saj;
 Vendimit të pronarëve për shpërbërjen ose mbylljen e shoqërisë;
 Nxjerrjes dhe dorëzimit të Njoftimit për Çregjistrim nga Kryeshefi Ekzekutiv i ARBK; ose
 Urdhrit nga gjykata, i cili kërkon shpërbërjen.
L4: Bashkimet
 Në ekonomi, bashkimi është kombinimi i dy shoqërive në një shoqëri më të madhe.
 Termi “bashkim” përkufizohet si transaksion, me të cilin dy apo më shumë shoqëri ose (i)
bashkohen dhe i bartin tërë asetet dhe detyrimet e tyre në njërën prej këtyre shoqërive
ose (ii) bashkohen dhe i bartin tërë detyrimet e tyre ne një shoqëri të re të themeluar sipas
ligjit.
 Llojet e bashkimeve:
 Bashkimet horizontale— bëhen kur dy shoqëritë që bashkohen prodhojnë produkt të ngjashëm
në industrinë e njëjtë;
 Bashkimet vertikale—bëhen kur ekzistojnë dy shoqëri të cilat punojnë në faza të ndryshme të
prodhimit të të njëjtit produkt.
 Bashkimet kongjenerike—bëhet kur dy shoqëri që bashkohen janë në të njëjtën industri të
përgjithshme, por ato nuk kanë blerës/klient të përbashkët, si p.sh. bashkimi ndërmjet një banke
dhe shoqërie për qiradhënie.
 Bashkimet konglomerate— bëhen kur dy apo më shumë shoqëri veprojnë në industri të
ndryshme.
L4: Bashkimi i Sh.p.k.-së
 Ligji për Shoqëritë Tregtare në Kosovë lejon bashkimin, në rastet kur njëra prej palëve është SH.P.K..

 SH.P.K. të cilat duan të bashkohen duhet të kenë planin për bashkim, i cili përmban disa informata:
 emrin dhe adresën e zyrës së regjistruar (Selisë) dhe numrin e regjistruar të secilës kompanie të përfshirë në
bashkimin e propozuar
 emrin dhe adresën e zyrës së regjistruar të kompanisë e cila propozohet të mbijetojë, në të cilën do të bashkohen
(shkrihen) kompanitë e tjera,
 kushtet materiale të bashkimit të propozuar,
 për secilën kompani të bashkuar përveç kompanisë blerëse: një përshkrim të hollësishëm të mënyrës dhe bazës që
është propozuar të shfrytëzohet për konvertimin e aksioneve ose interesave pronësore të kësaj kompanie në
bashkim në (i) para të gatshme (ii) pronë tjetër, dhe/ose (iii) aksione, interesa pronësore dhe/ose letra me vlerë ose
borxhe ose detyrime te tjera të shoqërisë së mbijetuar ose cilitdo nga aksionarët apo pronarët e shoqërisë së
mbijetuar, dhe
 tekstin e plotë të statutit dhe marrëveshjes së shoqërisë ose rregulloreve të kompanisë së mbijetuar që do të hyjnë
në fuqi menjëherë pas këtij bashkimi.
 Nëse njëra prej shoqërive që bashkohen është shoqëri aksionare, atëherë duhet të plotësohen kërkesat e
përcaktuara për bashkimet e SH.A.
L4: Shoqëria Aksionare Sh.A.

 Shoqëria Aksionare (“SH.A.”) është një prej formave të organizimit


afarist e lejuar sipas Ligjit për Shoqëritë Tregtare.

 Shoqëria lëshon certifikata të pronësisë ose aksione në shkëmbim të


secilit kontribut, dhe aksionarët janë të lirë të bartin interesin e tyre
pronësor ose t’ua shesin aksionet e tyre personave të tjere në çdo
kohë.
L4: Përparësitë dhe Mangësitë e
Sh.A.-së
Përparësitë Mangësitë
 Pronësia e aksioneve në shoqëri aksionare ofron numër  Formimi dhe regjistrimi i SH.A. kërkon procedura të gjata dhe
të madh të privilegjeve; të ndërlikuara;
 Shoqëria udhëhiqet në emër të aksionarëve nga një
Bordi i zgjedhur i Drejtorëve;  Procesi i formimit shpesh kërkon angazhimin specialistëve siç
janë kontabilistët e licencuar, sekretarë të shoqërisë dhe
 pronari i aksioneve mund të merr pjesë në mbledhjet avokatë. E tërë kjo, e shoqëruar me kërkesën për kapital të
vjetore të përgjithshme dhe të votojë për drejtorët ose
ndonjëherë edhe për zyrtarët kryesorë të shoqërisë madh themeltar i ngrit lartë shpenzimet për themelimin e
aksionare; SH.A..;
 Shoqëria aksionare është në gjendje të mbledhë  shumica e vendimeve për politikat merren në mbledhjet e
shumë të madhe të kapitalit përmes kontributeve të Bordit të Drejtorëve të shoqërisë, të cilat kërkojnë disa
një numri të madh të njerëzve;
formalitete procedurale dhe shpenzojnë kohë, kështu që
 Përgjegjësia e anëtarëve të një shoqërie aksionare mund të vonojnë veprimet për marrjen e vendimeve.
është e kufizuar në vlerën e aksioneve në posdeim të
tyre. Pasuria private e anëtarëve nuk mund të
konfiskohet për të pagimin e borxheve të shoqërisë. Kjo
përparësi tërheq shumë njerëz të investojnë kursimet e
tyre në këtë shoqëri dhe e inkurajon shoqërinë të marr
më shumë rreziqe.
L4: Karakteristikat e Sh.A.-së
 SH.A. është person juridik dhe ka personalitet juridik të ndarë prej pronarëve të saj;
 Mund të paditë, të jetë e paditur, të blejë, shes, shkëmbejë me aksionet ose interesat e
tjera pronësore në një shoqëri tjetër tregtare, por jo në BI;
 Pronarët e Sh.A.-së janë aksionarët;
 Pronarët e Sh.A.-së nuk janë bashkëpronar të pasurisë së Sh.A.-së;
 Aksionet të cilat i kanë në pronësi mund t’i bartin me lehtësi, përveç nëse është
përcaktuar ndryshe në Statut;
 Kapitali fillestar themeltar për një SH.A. është €15,000 (nga 25,000) ose më shumë dhe
duhet të paguhet plotësisht.
 SH.A. mund të ketë për pronarë një ose më shumë persona juridik ose fizik. .
 Kohëzgjatja e SH.A. është e pacaktuar, përveç nëse përcaktohet ndryshe në statut.
L4: Përgjegjësitë në Sh.A.

 SH.A. është përgjegjëse për borxhet dhe detyrimet e saj me të gjitha asetet e saj,
përfshirë edhe kapitalin themeltar. Megjithatë, kjo përgjegjësi nuk shtrihet edhe në asetet
personale të pronarëve, d.m.th. pronarët nuk janë përgjegjës personalisht për borxhet
dhe detyrimet e SH.A.
 Themeluesit e SH.A. janë përgjegjës bashkërisht dhe personalisht për veprimet e tyre në
emër të SH.A. para regjistrimit të SH.A. Autorizimi i themelueve përfundon me regjistrimin
e SH.A. Pas kësaj, SH.A. mund të marr përgjegjësinë për veprimet e themeluesve para
regjistrimit.
 SH.A. nuk mund të mohojë përgjegjësinë për ndonjë veprim të shoqërisë me arsyetimin
se ai veprim nuk është bërë brenda qëllimit tregtar të shoqërisë. Kjo njihet si mbrojtja ultra
vires. Veprimi ultra vires është veprim përmes së cilit shoqëria shkon përtej qëllimit për të
cilin është themeluar SH.A. (MBANI MEND)
L4: Statuti dhe Rregulloret e Sh.A.-së
 Statuti është dokumenti themelues dhe konstituiv i SH.A., i cili duhet të miratohet nga
aksionarët para se të dorëzohet në Zyrën e Regjistrimit. SH.A. krijohet pas regjistrimit të
statutit të saj në ARBK;

 Rregulloret janë dokumente, të cilat miratohen, ndryshohen ose revokohen nga


aksionarët ose bordi i drejtorëve (p.sh. Mbledhjet e aksionarëve dhe Bordit të Drejtorëve,
procedurat për këto mbledhje, titujt e ndryshëm të zyrtarëve dhe drejtorëve të
shoqërisë, forma e çertifikatave të aksioneve etj.)
L4: Aksionet dhe Letrat me Vlerë të SH.A. si dhe të Drejtat
dhe Detyrimet e Aksionarëve

 Sh.A., duhet të emetoj së paku një aksion të thjeshtë dhe mund të emetoj aksione të
privilegjuara me vlerë nominale prej së paku një (1) euro cent.

 Aksionet janë pjesë të shoqërisë, të cilat i ka në posedim një person. Nëse shoqëria
emeton 1000 aksione, dhe një person i ka në pronë 100 prej tyre, atëherë ai person ka në
pronësi 1/10 të secilit aset që ka shoqëria (veturë, tavolinë, ndërtesë etj.)

100

Aksionari 1 Aksionari 2
Aksionari 3 Aksionari 4
L4: Llojet e aksioneve
Aksione të thjeshta- pronari nuk merre dividendë automatike;
Aksione të privilegjuara- pronari merrë dividendë pa marrë parasysh a ka shoqëria fitim apo jo
(status të privilegjuar të votimit dhe pas likuidimit);
Aksion i autorizuar- tërë grupi i aksioneve të cilat shoqëria mund t’i shesë dhe këto aksione duhet
të përcaktohen në Statutin e SH.A.. Numri i aksioneve të autorizuara mund të ndryshohet vetëm
përmes ndryshimit dhe plotësimit të Statutit;
Aksion i emetuar- janë aksionet e shoqërisë, të cilat u janë ofruar për shitje pronarëve. SH.A.
mund të emetojë çfarëdo numri të aksioneve deri në maksimumin e caktuar në Statut. Vendimi
për emetimin e aksioneve mund të merret vetëm nga aksionarët, përveç nëse ata e bartin këtë
kompetencë në bordin e drejtorëve.
Aksionet e certifikuara- janë aksionet të cilat përfaqësohen nga certifikata e aksioneve, kurse
aksionet e pacertifikuara janë aksionet të cilat nuk përfaqësohen në asnjë lloj të dokumentit.
Nëse aksioni është i certifikuar, atëherë ajo certifikatë duhet të përmbajë të gjitha informatat
përkatëse sa i përket aksionit të cilin e përfaqëson, siç është numri, lloji, kategoria dhe privilegjet.
Letrat me Vlerë- bondet, letrat me vlerë të konvertueshme në aksione dhe opsionet për blerjen e
aksioneve- këto ngrisin kapitalin e kompanisë për investime.
L4: Pagesat e Letrave me Vlerë dhe
Aksioneve
 Pagesa kërkohet menjëherë, përveç nëse transaksioni është pjesë e ndonjë skeme për
aksionet e punëtorëve.

 Pagesa mund të bëhet përmes të hollave ose pronës materiale dhe jomateriale. Puna
dhe/ose shërbimet nuk janë metoda të pranueshme të pagesës së aksioneve në SH.A.
përveç nëse puna dhe/ose shërbimet bëhen nga një punonjës.

 Lejohet pagesa e pjesshme e aksioneve nëse ekziston marrëveshja me shkrim ndërmjet


aksionarit dhe SH.A., me kusht që pagesa të bëhet më të holla të gatshme brenda 30
ditëve pas ditës së regjistrimit, dhe që aksionari të paguajë së paku 25% të vlerës
minimale të aksioneve të marra, kurse pjesa e mbetur duhet te paguhet brenda dy
viteve nga data e regjistrimit të SH.A..
L4: Shpërndarjet në Rast të
Pagesave të Pjesshme
 Dividentat dhe shpërndarjet zvogëlohen për të pasqyruar pagesën e pjesshme të
aksioneve:
Shembull: Hasan Gjoka ka blerë 100 aksione të Tokat, Sh.A. me vlerë minimale €10. Ai mund
të paguajë vetëm 400 euro në kohën e emetimit, megjithatë, ai nënshkruan marrëveshje
me Tokat Sh.A. që të paguajë më vonë. Para se Hasan Gjoka të jetë në gjendje të paguajë
pjesën e mbetur, Tokat SH.A. emeton dividendë. Pasi që Hasan Gjoka ka paguar vetëm
40% të vlerës së aksioneve të cilat i ka blerë, ai pranon vetëm 40% të disidentes të lëshuar
nga Tokat Sh.A. Në një periudhë të mëvonshme, para se Hasan Gjoka të paguajë pjesën
tjetër, shoqëria falimenton dhe i besuari likuidon asetet e Tokat SH.A. Kjo shpërndarje që i
bëhet pronarëve i jepet edhe Hasan Gjokës, megjithatë Hasan Gjoka merr vetëm 40% të
vlerës së shpërndarjes, të cilën do ta merrte plotësisht nëse do t’i kishte paguar tërësisht
aksionet. Për më tepër, për çdo vendim për të cilin Hasan Gjoka duhet të votojë, ai i ka 40
vota, edhe pse posedon 100% të aksioneve, kjo për shkak të faktit se ai ka paguar vetëm
40% të aksioneve që i ka marrë.
L4: Vazhdimi për Sh.A.-të

 Luteni të konsultoni Manualin e Trajnimit ‘’Shoqëritë Tregtare’’, shkurt


2014, USAID të dërguar përmes emailit.
L5: E Drejta Tregtare
Pjesa Kontraktore
 Kontratat janë marrëveshje të detyrueshme për palët dhe ato mbizotërojnë pothuaj
çdo aspekt të jetës sonë personale dhe afariste;
 Aktiviteti afarist i bizneseve duhet të mbështetet gjatë gjithë kohës në këto kontrata:
 Kontrata me punëtorët e biznesit;
 Kontrata me furnitorët;
 Kontrata të qirasë;
 Kontrata të kredisë;
 Kontrata me shërbime publike;
 Kontrata me kompani të sigurimeve dhe
 Kontrata me konsumator dhe klient.
L5: Fazat e lidhjës së kontratës
 Lidhja e kontratës përfshinë tri faza kryesore:

 Faza 1: Vlerësimi i mundësisë për të lidhë kontratë. Secila palë i vlerëson arranzhimet dhe
risqet eventuale (a mund t’i besoj?) dhe mundohet ta parashoh të ardhmë (a do të
pendohem nëse paguj për këtë çmim në këmbim të këtij malli/shërbimi?)
 Faza 2: Arritja e marrëveshjes. Gjatë kësaj faze palët negociojnë dhe pajtohen në lidhje me
kushtet, të cilat formalizohen në një kontratë të shkruar apo ndonjë formë tjetër të
dokumentuar (siç është pranimi i porosisë për shembull).
 Faza 3: Përmbushja dhe zbatimi i kontratës. Në momentin që kontrata është në fuqi, palët
janë të detyruara t’i përmbushin obligimet e tyre reciproke. Nëse njëra palë nuk përmbush,
pala tjetër mund të kërkojë përmbushjen përmes padisë.
L5. Si të hartohet një kontratë e
vlefshme?
 Shumica e kontratave duhet të kenë së paku dy elemente duhet të jenë në kontratë:
 Të gjitha palët duhet të figurojnë në kontratë (pasi të është bërë oferta dhe të është pranuar
oferta);
 Duhet të ketë për objekt shkëmbimin e diçkaje me vlerë – para, shërbime apo mallra (apo një
premtim për shkëmbim të tillë)- për diçka tjetër me vlerë.
A duhet kontrata të jetë gjithmonë me shkrim?
Në disa situata, kontrata duhet të jetë në formë të shkruar për të qenë e vlefshme. Ligji mbi
Marrëdhëniet e Detyrimeve kërkon që për disa transaksione (si p.sh. Patundshmëri) kontrata të jetë
e formës së shkruar---duhet ta konsultoni ligjin në çdo rast për të parë nëse kontrata duhet të jetë
me shkrim.
Edhe nëse nuk duhet patjetër të jetë me shkrim, preferohet që kontratat afariste të bëhen gjithnjë
me shkrim sepse kontratat verbale mund të jetë e vështirë, madje edhe e pamundur për t’u
dëshmuar.
L5: Marrëveshja mes Palëve

 Një element esencial i një kontrate të vlefshme është se të gjitha palët duhet të pajtohen
në lidhje me të gjitha çështjet madhore.

 Në jetën reale, ka shumë situata kur ekziston një vijë e turbulltë në mes të një marrëveshje
të plotë dhe diskutimeve paraprake në lidhje me mundësinë për të hyrë në kontratë.

 Në mënyrë që të qartësohen këto kufinjë, ligji përmban rregulla që përcaktojnë se kur një
kontratë është e vlefshme.
L5. Oferta dhe Pranimi i Ofertës
Dy situata:

 Dëshironi të printoni disa broshura për afarizmin tuaj. Një shtëpi botuese thotë verbalisht apo përmes emailit se do t’i printojë 5,000 copa të broshurës
tuaj me dy ngjyra për një çmim prej 300 Euro.
 Opcioni 1: Ju përgjigjeni me ‘’vazhdo me punën’’
 Opcioni 2: Ju thoni se nuk jeni të sigurtë dhe do shikoni edhe pak përreth (apo fare nuk përgjigjeni)

Në cilin rast keni lidhë kontratë?

 Opcioni 1: keni pranuar ofertën . Në sy të ligjit, në këtë rast ikeni lidhë kontratë, që do të thotë detyroheni për pjesën tuaj të marrëveshjes
(pagesa e 300 Euro/
 Opcioni 2: në këtë rast nuk keni pranuar ofertën dhe nuk është lidhë marrëveshja.

Po në rastin tjetër a keni lidhë kontratë?


Opcioni 3: ju i thoni shtëpisë botuese se oferta tingëllon shumë e mirë por në vend se të shtypen broshurat me dy ngjyra, preferoni t’i shtypni ato me
tri ngjyra.

 Nuk është lidhë kontrata, sepse nuk keni pranuar të gjitha kushtet kryesore të ofertës. Ju keni ndryshuar ofertën (kundërofertë).
L5: Kur bëhet pranimi i ofertës?

Gjatë afarizmit të përditshëm, bërja e ofertës dhe pranimi i ofertës


mund të ngatërrohen. P.sh.,
 ndonjëherë oferta nuk pranohet menjëherë dhe pa kushte;
 Palës tjetër mund t’i duhet të mendojë pak më shumë në lidhje me
ofertën;
 Para se njëra palë ta pranojë ofertën, pala tjetër mund ta ndërrojë
mendjen, ta tërheqë apo ndryshojë ofertën;
Vonesa në pranimin e një oferta dhe revokimi i një oferte, dhe bërja edhe
e kundërofertës, janë situata të zakonshme që mund të çojnë në konfuzion
dhe konflikt. Për të minimizuar mundësinë e konfliktit, ekzistojnë disa rregulla
të përgjithshme që duhet kuptuar dhe duhet ndjekur.
L5: Për sa kohë duhet të jetë oferta
e vlefshme?

Përderisa oferta përbanë një datë të skadimit, ajo mbetet e hapur për
një kohë të ‘’arsyeshme’’. Se çfarë është e arsyeshme, mvaret nga
interpretimi dhe dallon varësisht nga lloji i biznesit dhe një situate të
caktuar faktike.

Që të mos lihet vend për asnjë dyshim në lidhje me atë se kur njëra
palë duhet ta marrë një vendim, mënyra më e mirë është që oferta ta
përmbajë një datë të skadimit.
L5: Rregulla të arta në lidhje me
hartimin e kontratave afariste
 Bëjeni me shkrim: edhe nëse nuk kërkohet me ligj. Kontratat e shkruara zbatohen më lehtë nga gjykata, dhe përmbajnë më pak
rrezik se sa marrëveshjet verbale;
 Mbajeni të thjeshtë: fjali të shkurta, të qarta me paragrafe të numëruara dhe tituj që e sinjalizojnë lexuesin në lidhje me paragrafin
përkatës.
 Negocioni me personin e duhur: Mos humbasni kohë duke negociuar një marrëveshje me një person jo të duhur, sidomos nëse nuk
ka pozitë të lartë në kompani dhe të cilit i duhet miratimi nga drejtori për çdo gjë. Sigurohuni se negocioni me dikënd që ka autoritet
për të hyrë në kontratë dhe ka interes për të përmbush kontratën; mund të jetë njëri prej pronarëve, kryeshefi ekzekutiv apo ndonjë
punëtor tjetër me pozitë të lartë që ka autoritet të tillë.
 Identifikoni palët në mënyrë të duhur- Duhet të shkruani emrin e duhur ligjor të palëve në kontratë që të jetë e qartë se kush do të
jetë përgjegjës për përmbushjen e saj (dhe kundrejt kujt keni të drejta ligjore nëse diçka nuk shkon si duhet). Për shembull, nëse një
biznes është i organizuar si Sh.p.k., ose Sh.A., identifikoni atë me emrin e saktë ligjor duke përfshirë edhe shkurtesën sh.p.k., ose sh.a.-
jo me emra të njerëzve të cilët do të nënshkruajnë kontratën në emër të biznesit.
 Jepini detajet- marrëveshja duhet të përmbajë të gjitha të drejtat dhe detyrimet e cilës palë në mënyrë të detajuar. Mos leni asgje
jashte: nëse diskutoni diçka verbalisht por ajo nuk shkruhet në kontratë do të jetë e pamundur të zbatohet. Gjykata mund ta
interpretojë kontratën nga katër këndet, jo nga ajo se çfarë i kanë thënë palët njëra tjetrës. Nëse harroni të përfshini diçka me
rëndësi, mund ta plotësoni kontratën me aneks, apo nëse ende nuk është nënshkruar kontrata, mund ta shkruani ndryshimin edhe
me dorë në kontratë. Nëse palët i vendosin inicialet në atë pjesë të ndryshuar , ajo bëhet pjesë e kontratës.
L5: Vazhdon...
 Specifikoni obligimet e pagesës: kush do paguaj kë; kur duhet bërë pagesa; kushtet e
pagesës. Shumë shpesh kjo pjesë mund të jetë kontestuese për palët, kështu që kjo pjesë
duhet të detajohet. Nëse do paguani me këste apo vetëm pasi të jetë përfunduar puna,
thoni këtë në kontratë, dhe listoni datat, kohën, dhe kërkesat tjera. Konsideroni të përfshini
edhe një metodë e pagesës (para të gatshme, transfer bankar etj.)
 Dakordohuni në lidhje me rrethanat që mund ta shkëpusin kontratën- Duhet përcaktuar
rrethanat sipas të cilave palët mund ta ndërprejnë kontratën. Për shembull, nëse njëra palë
nuk i arrinë disa afate të rëndësishme, pala tjetër ka të drejtë ta shkëpus kontratën pa u
konsideruar kjo ndërprerje e parakohshme e kontratës si shkelje e kontratës.
 Merruni vesh në lidhje me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve- a dëshironi në rast të kontestit të
provoni njëherë që kontestin ta zgjidhni në mënyrë miqësore përmes negociatave,
ndërmjetësimit, e pastaj nëse kjo dështon të shkoni në gjykatë/arbitrazh apo doni të shkoni
drejtë në gjykatë/arbitrazh. Nëse është kontrate komerciale me element të huaj vendosni
për juridiksionin e gjykatës/arbitrazhit, ligjin e aplikueshëm.
 Mbajeni marrëveshjen konfidenciale- Shumë shpesh kur një biznes angazhon dikënd për të
kryer ndonjë shërbim, pala tjetër do të vihet në dijeni të disa informacioneve të ndjeshme
afariste. Kontrata në këtë rast duhet të përmbajë premtime të dyanshme se secila palë do
të mbajë konfidencial çfarëdo informacioni afarist që pranon gjatë ofrimit të shërbimit.
L5: Dispozitat e përgjithshme në
kontrata
 Këto janë dispozita që i gjeni të grumbulluara në fund të kontratës
dhe emërohen si ‘dispozita të përgjithshme’. Edhe pse janë në fund
të kontratës nuk do të thotë se janë të pa rëndësishme, por
përkundrazi.
 Dispozitat mbi zgjidhjen e kontesteve
 Ligjin e aplikueshëm
 Juridiksionin
 Integrimin
 Fuqia madhore
 Kufizimet në dëme
 Konfidencialiteti
 Lajmërimet/njoftimet e palëve etj.
L5: Kushtet e përgjithshme afariste

 Marrëveshja që ju e negocioni me palën tjetër përmban kushtet e


veçanta. Thirren të tilla pasi që janë negociuar individualisht nga të
gjitha palët.
 Pjesë e marrëveshjes së veçantë, tek kontratat afariste, shpesh janë
edhe kushtet e përgjithshme të kompanisë. Marrëveshja kryesore në
këtë rast ose përmban dipozitë shprehimore që i inkorporon kushtet
e përgjithshme në atë marrëveshje, ose thjeshtë i referohet atyre
marrëveshjeve. Në të dyja rastet, ato bëhen pjesë e kontratës.
 Nëse ndonjë dispozitë nga kushtet e përgjithshme negociohet
individualisht nga palët, atëherë ajo bëhet kusht i veçantë.
L6: Kontratat Komerciale

Neni 21 i Ligjit mbi Marrëdhëniet e Detyrimeve përmban dispozita në lidhje


me kontratat komerciale:

 Kontratat komerciale janë kontrata të lidhura nga subjektet komerciale


ndërmjet tyre.
 Entitetet afariste të përcaktuara me ligj, si dhe personat e tjerë juridike që
kryejnë veprimtari fitimprurëse konsiderohen subjekte afariste në kuptimin
e këtij ligji.
 Personat e tjerë juridik konsiderohen subjekte komerciale në kuptimin e
këtij ligji kur në pajtim me dispozitat ligjore, herë pas here ose gjatë
veprimtarive të tyre parësore, përfshihen në veprimtari fitimprurëse, në
rast se çështja ka të bëjë me një kontratë në lidhje me këto veprimtari
fitimprurëse.
L6: Parimet e së Drejtës Kontraktore
 Parimet e së drejtës kontraktore zbatohen edhe për kontratat komerciale:
 Liria e kontraktimit- pjesëmarrësit në marrëdhëniet e detyrimeve me vullnetin e tyre te lirë i rregullojne marredheniet
reciproke juridike te detyrimeve;
 Parimi i konsensualizmit-kontrata mund te lidhet thjeshte ne baze te vullnetit te paleve kontraktuese “solo consensus”
pa pasur nevoje per permbushjen e formes se caktuar;
 Parimi i dokeve te mira afariste- Zbatimi i tyre eshte kushtezuar nga shkaqet praktike. Ato paraqesin standard sipas se
cilit vleresohet sjellja afariste e subjekteve ne nje marredhenie te detyrimeve;
 Parimi i ndershmerise dhe i ndergjegjshmerise- sinqeritet i paleve kontraktuese dhe gatishmeri te tyre qe ne kohe dhe
ne menyre vullnetare te caktuar t’i permbushin detyrimet e tyre, pra sipas marreveshjes se paleve kontraktuese.
 Parimi i ekuivalences se prestimeve- Ka te beje me te drejtat dhe detyrimet e paleve kontraktuese ku njera pale
eshte e autorizuar te kerkoje dicka nga pala tjeter e cila duhet te jap dicka, te beje dicka, te duroj dicka ose te
pesoje dicka.
 Parimi i barazise se pjesemarresve- palet ne nje marredhenie kontraktore duhet te paraqiten ne pozita te barabarta
negociuese.
 Parimi i kujdesit dhe parimi i ndalimit te keqperdorimit te te drejtave- Keto dy parime shkojne krah per krah me njera
tjetren dhe nenkuptojne se palet kontraktuese duhet te kujdesen per te drejtat dhe detyrimet reciproke dhe te mos
keqperdorin te drejtat e tyre te parapara me kontrate.
 Parimi i zgjidhjes se konflikteve ne menyre paqesore- Ky parim perjashton vetgjyqesine dhe nenkupton se palet ne
marredhenie kontraktore duhet qe gjate tere kohes te kujdesen qe te mos arrijne ne konflikte dhe nese eventualisht
arrijne ato ti zgjedhin permes negociatave, ndermjetesimeve apo procedurave gjyqesore ose te arbitrazhit.
L6: Burimet e Marrëdhënieve të
Detyrimeve
 Konsideroni këta skenar:

Personi A premton te paguaj


personin B ne rast se Personi B e
kryen nje detyre te caktuar per
personin A. Personi B nise ta kryeje
Ne protesta ndodhe te shkaterrohen edhe disa prona.
detyren e caktuar, dhe kur ka Pronaret e pronave private mund te kerkojne
arritur ne gjysme te punes, personi demshperblim? A kane te drejte? Cka nese demi ka
A ndryshon mendje dhe e terheq rezultuar perderisa une kam qene duke e ujitur nje
mbrapsht oferten. A eshte kjo e vazo ne ballkon dhe paprite kam rrezuar vazon poshte
me c’rast ajo ka ra ne makinen e parkuar dhe e ka
mundur? demtuar ate? Cfare do te beje?
L6: Vazhdim i Skenarëve

Perderisa jeni duke ndenjur ne nje kafeteri, ju


vereni nje shenje te vendosur ne nje shtylle
elektrike qe thote: “kam humbur kuleten
ngjyre kafe me disa qindra euro brenda.
Kush e gjene dhe e kthen te pronari, do te
shperblehet me 100 Euro.’’ Kjo juve ju zgjon
interesim dhe ju filloni te kerkoni dhe
fatmiresisht e gjeni kuleten me te gjitha te
Kulmi i shtepise se fqiut (nje pjese qe eshte e hollat. Ia ktheni ate pronarit. Cka nese
kthyer nga oborri im) ka rrezik te shembet pronari tani nuk ju jap 100 Euro te
dhe te demtoje edhe pronen time, madje premtuara?
paraqet edhe rrezik per anetaret e familjes.
Une shoh se fqiu nuk ka ndermend ta beje
ndonje riparim per ta evituar ndonje
katastrofe, dhe une ndermarre ta rregulloje
ate pa pyetur fqiun. A kam te drejte te
kerkoje nga fqiu im ndonje kompensim per
kete?
L6: Burimet e Marrëdhënieve të
Detyrimeve

 Skenari i parë: si burim paraqitet kontrata


 Skenari i dytë: si burim paraqitet shkaktimi i dëmit
 Skenari i tretë: si burim paraqitet pasurimi i pabazë
 Skenari i katërt: si burim paraqitet gjerimi i punëve të huaja pa porosi
 Skenari i pestë: si burime paraqitet shprehja e njëanshme e vullnetit
L6: Ndarja e Kontratave

 Kontratat ndahen sipas :


 Vlefshmërisë
 Kontratë e pavfefshme- kur mungon vullneti i lirë ose kur konsiderohet e tillë sipas
ligjit p.sh. Një kontratë për importimin e mallrave nga një vend në vendin tjetër
mund të bëhet e pavlefshme nëse fillon lufta mes dy vendeve.
 Kontratë e ndaluar- sepse është ilegale ose jo morale nga natyra p.sh. Personi A
merrë hua 5000 Euro nga Personi B dhe hyne ne kontrate me nje te huaj per
importimin e mallrave të ndaluara. Personi A e din qëllimin e huasë. Transaksioni
në mes të Personit A dhe B shërben për ta mbështet kontratën kryesore. Prandaj
kontrata mes personit A dhe B eshte e pavlefshme sepse kontrata kryesore është e
ndaluar. Një kontratë e ndaluar është e pavfleshme por një kontratë e pavfleshme
nuk është domosdoshmërisht e ndaluar.
 Kontratë e pazbatueshme- nuk mund të zbatohet për shkak të disa defekteve
teknike p.sh. Kontrata është e pazbatueshme në Gjykatë për shkak të disa
defekteve siç janë mungesa e kontratës me shkrim ose dëshmia për formimin e
kontratës ose kur mjeti juridik është ndaluar për shkak të kalimit të kohës.
L6: Ndarja e Kontratave (vazhdon)

 Sipas palëve:

 Bilaterale : Kontrata është formuar në mes të X dhe Y sipas së cilës X


duhet të bëjë dorëzimin e mallrave tek Y ndërsa Y do ta paguaj çmimin
e kontraktuar.
 Unilaterale: Personi A ka humbur kuletën dhe personi B ka gjetur kuletën
e humbur. Personi A ofron t’ia paguaj një shpërblim peronit B dhe B
pranon. Detyrimi këtu është vetëm i personit A ndaj personit B.
L6: Ndarja e Kontratave (vazhdon)

 Formës
 Kontratë shprehimore- kushtet e kontratë janë dakorduar shprehimisht
nga palët (qoftë përmes deklarimeve verbale ose me shkrim) në kohën
e lidhjes së kontratës
 Kontratë e nënkuptuar – lidhja e kontratës nënkuptohet nga veprat apo
sjelljet e palëve. Nuk është rezultat i ndonjë premtimi të shprehur dhe
nuk janë përdorë mjete verbale për ta shprehur pranimin e ofertës për
kontratë. Llojet e këtyre kontratave janë:
 Kur përdorim transportin publik dhe marrim biletën
 Kur marrim një kafe në restoran
 Kur marrim një tiket parkingu nga makina
L6: Ndarja e Kontratave (vazhdon)

 Zbatimit/performancës

 Kontrata të ekzekutuara- kur të dy palët kontraktuale kanë përmbush


detyrimet e tyre reciproke

 Kontratat e pa ekzekutuara- kur palët ende priten t’i përmbushin


detyrimet e tyre
L6: Kontratat në të Drejtën Tregtare

 Kontratat e shitjes:
 Shiblerja e mallrave/shërbimeve
 Garancioni – që përcakton çfarëdo kushti apo veprimi që mund ta bëjnë kontratën të
pavlefshme
 Marrëveshja për sigurimin e kontratës- kontrata në mes të huadhënësit dhe huamarrësit
 Kontratat nga marrëdhënia e punës
 Kontrata e punës
 Kontrata e Mos-Konkurrencës mes Punëdhënësit dhe Punëmarrësit
 Marrëveshja me kontraktor të pavarur
 Marrëveshja e Konsulencës
 Marrëveshja e distribuimit
 Marrëveshja e konfidencialitetit
L6: Kontratat në të Drejtën Tregtare
(vazhdon)
 Kontratat e qirasë/qiradhënies
 Kontratë qiraje për pasuri të patundshme- kontratë e qirasë për zyra
 Kontratë qiraje për paisje/makina
 Kontratat e përgjithshme afariste/komerciale
 Marrëveshjet e franqizës- përcakton kushtet e shfrytëzimit të një brendi,
marke tregtare, reklamimi
 Marrëveshja e Ujdisë
 Marrëveshja mbi Cedimin e Borxhit
 Marrëveshja e Partneritetit
 Marrëveshja e Sipërmarrjes së Përbashkët (Joint Venture)
 Marrëveshja për Shitjen e Biznesit etj.
L6: Roli i avokatëve në hartimin e
këtyre kontratave

 Bizneset hyjnë në këto kontrata me punëtorët, konsumatorët,


partnerët, investitorët, furnitorët etj. Ndonjëherë hartimi i disa prej
këtyre kontratave është shumë e thjeshtë e ndonjëherë është një
punë shumë e ndërlikuar.
 Para se klienti të pajtohet me diçka që ka shifra të mëdha, duhet
kuptuar mirë kushtet. Roli juaj është t’i qartësoni këto kushte për biznesin,
t’i zbërtheni ato, t’i bëni më të levërdisshme për klientin në mënyrë që
klienti të marrë vendim të mirë informuar.
L6: Kontratat e Shitblerjës

Kontratat mbi shitjen apo shitblerjen jane kontratat te cilat me se


shumti gjejne perdorim ne te drejten tregtare. Objekt i ketyre
kontratave zakonisht eshte sendi por mund te jete edhe e drejta, p.sh.
kerkesa, stoqet etj.
 Kontrata për shitjen e sendit: Per nga natyra eshte kontrate konsensuale
sepse konsiderohet e lidhur ne momentin e arritjes se marreveshjes e jo
me shitjen e sendit. Shitblerja eshte kontrate bilaterale dhe me
shperblim, ngase shitesi me lidhjen e saj zotohet t’ia dorezoje sendin,
kurse bleresi zotohet qe ta paguaje cmimin.
 Kontrata për shitjen e të drejtave: Objekt i kontrates per shitjen nuk
duhet te jete patjeter sendi. Objekt mund te jene edhe te drejtat, per
shembull, kerkesa, patenta etj. Ajo cka vlen per shitblerjen e sendeve,
vlen edhe per shitblerjen e te drejtave. Sipas te drejtes bashkekohore
shume kontrata te shitblerjes kane per objekt te drejtat (faktoringu,
kambiali etj.).
L6: Kontratat e shitblerjes

 Forma: E drejta jone ka miratuar parimin e jo formalitetit te kontratave,


e kjo do te thote se lidhja e kontrates, apriori, nuk i nenshtrohet ndonje
forme te caktuar, pra formes me shkrim, pervec nese me ligj nuk eshte
caktuar ndryshe, psh. ligji parasheh se kontrata mbi shitblerjen e
pasurise se paluajtshme duhet te lidhet me shkrim.
 Rreziku: Rreziku nenkupton mundesine qe ne ndonje veprim juridik sendi
te asgjesohet ose demtohet. Nese per demtimin apo asgjesimin e
sendit eshte fajtore njera pale kontraktuale, ajo i marre persiper te
gjitha pasojat. Nese sendi eshte asgjesuar apo demtuar pa fajin e
paleve kontraktuese, duhet konstatuar se nga cili moment rreziku kalon
ne palen tjeter kontraktuese. Sipas te drejtes sone, shitesi e barte
rrezikun nese rastesisht sendi asgjesohet ose demtohet gjersa t’i
dorezohet bleresit, nderkaq pas dorezimit te sendit rreziku kalon tek
bleresi.
L6: Karakteristikat e Kontratës së
Shitblerjes
 Sendi - Objekt i shitjes mund te jete cdo send qe eshte ne qarkullim te lejuar, kurse ne te drejten
tone tregtare objekt me i shpeshte i kesaj kontrate eshte malli. Per sendin me te cilin ka te beje
shitblerja, duhet te jete e lejuar shitblerja. Objekt i shitblerjes mund te jene edhe sendet e
ardhshme, pra ato qe ne momentin e lidhjes se kontrates nuk jane prodhuar akoma sic jane
(paisjet investuese, anijet, aeroplanet etj.).
 Çmimi- eshte vlera e sendit e shprehur ne para. Kur flasim pergjithesisht per cmimin, atehere
duhet te kemi parasysh se ai duhet te jete i caktuar dhe i caktueshem. I caktuar eshte per
shembull kur themi se per 1kg molla do paguajme 2 euro. Cmimi eshte i caktueshem kur kontrata
permban te dhena te mjaftueshme ne baze te cilave do te mund te caktohej , p.sh. tek shitblerja
e stoqeve. Cmimi eshte nje element i rendesishem i kontrates se shitblerjes, andaj nese ai nuk
eshte i caktuar apo i caktueshem atehere kontrata nuk ka efekt juridik.
 Detyrimet e paleve kontraktuese- Kontrata per shitblerje eshte kontrate me detyrime te
dyanshme, keshtu qe detyrimi i njeres pale perbene te drejten e pales tjeter.
L6: Detyrimet e Shitësit

 Shitesi ka per detyre t’ia dorezoje sendin bleresit ne vendin, kohen, cilesine dhe
sasine e kontraktuar.
 Shitesi ka per detyre qe bleresit t’ia dorezoje sendin ne vendin e kontraktuar.
Nese vendi nuk eshte caktuar ne kontrate, konsiderohet se sendi dorezohet ne
vendin ku shitesi e ka pasur vendbanimin ne momentin e lidhjes se kontrates, e
nese shitesi e ka lidhur kontraten gjate ushtrimit te veprimtarise se tij afariste,
atehere sendi konsiderohet se eshte dorezuar ne vendin ku ka seline. Nese sipas
kontrates, eshte i nevojshem transporti, kurse me kontrate nuk eshte caktuar
vendi i permbushjes, sendi konsiderohet se eshte dorezuar kur sendi i dorezohet
transportuesit.
 Shitesi ka per detyre qe bleresit t’ia dorezoje sendin ne kohen e parashikuar me
kontrate. Nese me kontrate nuk eshte parashikuar data e dorezimit, shitesi duhet
t’ia dorezoje sendin brenda afatit te arsyeshem nga dita e lidhjes se kontrates,
duke pas parasysh natyren e sendit ose rrethanat e tjera. Vlen te theksohet se
ndryshon afati i dorezimit te nje furgoni me molle nga afati i dergimit te paisjeve.
L6: Përgjegjësia për të Metat
Materiale
 Te pergjegjesia per te metat materiale dallojne te metat ne cilesi dhe te metat ne sasi.

 Palet munden me kontrate ta kufizojne ose ta perjashtojne teresisht pergjegjesine per te


metat e sendit. Perkunder kesaj dispozite, megjithate, kjo dispozite do te jete e pavlefshme
nese :
 Te metat kane qene te njohura per shitesin, e ai per ato nuk e ka njoftuar bleresin;
 Kjo dispozite i eshte imponuar bleresit nga shitesi duke shfrytezuar poziten monopoliste.
L6: Të metat e sendit në cilësi

 Shitesi eshte pergjegjes per te meta materiale te sendit qe i ka pasur ne momentin e kalimit te rrezikut te bleresi,
pavaresisht se a ka ditur per to apo jo. Te metat mund te jene te dukshme dhe te fshehura.
 Të metat e dukshme- mund te verehen pas nje kontrolli te zakonshem te sendit qe eshte i zakonshem per qarkullimin e
sendit perkates. Bleresi ka per detyre qe sendin e pranuar ne menyren e zakonshme ta kontrolloje ose ta jape per kontrollim
posa kjo te jete e mundshme, dhe pa shtyerje ta lajmeroje shitesin per te metat e dukshme brenda afatit te arsyeshem.
Nese inspektimi eshte ushtruar ne prani te dy paleve, bleresi ka per detyre qe verejtjet e veta per te metat e dukshme t’ia
kumtoje shitesit menjehere. Bleresi i cili me kohe dhe ne menyre te rregullte e ka njoftuar shitesin ne lidhje me te metat e
sendit mundet te:
 Kerkoje menjanimin e te metave ose dorezimin e sendit tjeter pa te meta;

 Kerkoje uljen e cmimit;


 Te deklaroje zgjidhjen e kontrates.
 Të metat e fshehura- Te metat e fshehura jane ato te meta te cilat nuk mund te zbulohen me nje inspektim te thjeshte te
mallit me rastin e marrjes se sendit, por ato paraqiten me vone, pra pas nje kontrolli profesional.
L6: Të metat e sendit në sasi

 Rregullat qe vlejne per te metat ne cilesi vlejne edhe per te metat


ne sasi, por me një dallim:
 Nese vetem nje pjese e sendit te dorezuar eshte me te meta apo nese
eshte dorezuar nje sasi me e vogel nga ajo e kontraktuar, bleresi ka te
drejte ta zgjidhe kontraten vetem per pjesen e sendit ose te sasise qe
mungon, por jo edhe tere kontraten.
 Garancia per gjendjen e rregullt te sendit te shitur- eshte nje insitut
me rendesi ne te drejten e detyrimeve qe nuk nenkupton
pergjegjesine e shitesit per te metat e sendit, por me te garantohet
qe sendi i shitur do te funksionoje normalisht per nje kohe te caktuar
nese perdoret sipas udhezimeve.
L6: Shitja me Marrëveshje të
Veçantë
 Kemi edhe kontrata te shitblerjes ku palet bejne marreveshje te vecanta si per shembull:
 Shitblerja me perparesi- eshte e drejta e personave te caktuar qe te kerkojne nga pronari i sendit, qe nese ky i fundit
e shet sendin, duhet se pari qe ate send t’ia ofroje atyre personave;
 Shitblerja me te drejten e te provuarit te sendit- eshte nje kontrate e tille ku bleresi e merre sendin me kusht qe ta
provoje per te konstatuar se ai i pergjigjet kerkesave te tij, e pastaj deklarohet se a mbetet prane kontrates apo heq
dore prej saj. Afati brenda te cilit duhet ta lajmeroje shitesin caktohet me kontrate ose sipas zakonist afarist, ose kete
afat e cakton vete shitesi. Rrezikun ne rast te shkaterrimit ose demtimit te rastesishem te sendit me rastin e provimit e
merre persiper shitesi deri sa bleresi te deklarohet se a mbetet prane kontrates, perkatesisht deri ne afatin brenda te
cilit bleresi ka qene i detyruar t’ia ktheje sendin shitesit.
 Shitblerja me te drejten e ruajtjes se pronesise- eshte kontrata mbi shitblerjen me te cilen shitesi e ruan te drejten e
pronesise mbi sendin qe i eshte dorezuar bleresit deri sa bleresi te mos e permbush detyrimin nga kontrata. Ketu kemi
gjithmone te bejme me pagesen e cmimit me keste.
 Shitblerja me specifikacion- ekziston kur me kontrate bleresi e ka ruajtur te drejten qe me vone te caktoje cilesine,
sasine, formen, masen ose karakteristikat e tjera te sendit. Kontrat eshte e vlefshme nga momenti i lidhjes, kurse palet
e caktojne vetem e caktojne objektin dhe sasine qe shitesi do ta dergoje sipas specifikacionit te mevonshem te
bleresit.
 Shitblerja sipas mostrave ose modelit ka te beje me mostrat ose modelin ne funksion te mjeteve per caktimin e
cilesise, madhesise ose karakteristikave te tjera te sendit .
L7: Letrat me Vlerë: Kuptimi

 Me lëshuarjen e tyre në qarkullim krijojnë detyrime me shprehjen e njëanshme të


vullnetit;
 Janë dokumente të shkruara me të cilat mund të përcaktohet ndonjë e drejtë
pasurore e cila është inkorporuar në letër dhe është e patjetërsueshme pa
ekzistimin e letrës me vlerë;
 Letra me vlerë është karakteristike se i takon atij që e mban që nënkupton se
është e lidhur ngushtë me subjektin që e mban;
 Roli i letrave më vlerë në të drejtën biznesore dhe biznesin në përgjithësi është
shumë i madh;
 Letrat me vlerë janë dokumente të cilat përpilohen me shkrim;
 Formaliteti (Forma) është njëra ndër karakteristikat kryesore të saj;
 Kjo nënkupton se ato prodhojnë efekt juridik dhe ekonomik vetëm nëse janë të
krijuara në formën të cilën shprehimisht e përcakton ligji.
 (Ligji mbi Marredheniet e Detyrimeve, Kreu 5, nenkreu 2)
L7: Letrat me Vlerë- Rëndësia

 Letrat me vlerë mbajnë dy lloje të drejtash:


 Të drejtat në vet letrat me vlerë që t’i posedon ato; dhe
 Të drejtat të cilat dalin nga letrat me vlerë (ajo se çfarë është shkruar në
të)

 Letrat me vlerë mundësojnë zhvillim të shpejtë dhe të sigurt të


biznesit;
 Lehtësojnë qarkullimin në biznes dhe rrisin sigurinë juridike.
L7: Letrat me Vlerë: Kushtet

 Një letër me vlerë duhet t’i plotësojë disa kushte të domosdoshme:


 Duhet të cilësohet lloj i letrës me vlerë p.sh. sikurse që është fjala për
kambialin, çekun, fletdetyrimin, etj;
 Ta ketë firmën, respektivisht emërtimin dhe selinë e lëshuesit të letrës me
vlerë;
 Ta ketë firmën, respektivisht emrin e personit me urdhrin e të cilit
lëshohet letra me vlerë;
 Caktimi i saktë i detyrimit i cili del nga letra me vlerë (elementet
gjeografike, kalendarike etj)
L7: Letrat me Vlerë- Llojet
 SIPAS NATYRËS SË TË DREJTAVE QË MBAJNË NE VETE, LETRAT ME VLERË MUND T’I NDAJMË NË:
 Detyrime juridike;
 Kambiali dhe çeku
 Sendore reale – juridike;
 Të drejtat e pasurisë apo hipotekës (librezat e kursimit, fletpengu)
 Letra me vlerë të korporatave;
 Aksionet

 SIPAS BARTËSVE TË TYRE, LETRAT ME VLERË NDAHEN NË:


 Letrat me vlerë me emër-Vetëm personi i cili është i cekur në letër mund t’i realizojë këto të drejta; Personi i
cili e posedon letrën me vlerë ka mundësi që atë ta bartë nëpersonin tjetër;Me humbjen e kësaj letre ka
mundësi të behët amortizimi i tyre
 Letrat me vlerë sipas urdhërit- Posedojnë klauzolën ‘’paguaj sipas urdhrit”
 Letrat me vlerë sipas prurësit- në to fare nuk ceket poseduesi i tyre; Si posedues legjitim i tyre konsiderohet
çdo person i cili e disponon letrën me vlerë
L7: Ndarja e Letrave me Vlerë Sipas
Subjektit Emetues
 Sipas subjektit emetues, letrat me vlerë ndahen në :
 Letra me vlerë të qeverisë
 Bonot e thesarit
 Notat
 Obligacionet
 Letra me vlerë të shoqërive aksionare (sh.a.)
 Aksione
 Obligacione
 Letra tregtare
L7: Letrat me Vlerë- Fletaksionet

 Lloje të letrave me vlerë ku poseduesi fiton dy të drejta:

 Pjesëmarrjën në pjesën e fitimit

 Të drejtën e pjesëmarrjes në qeverisjen e subjektit afarist (jo


domosdoshmërisht)
L7: Letrat me Vlerë: Kambiali
Definicione
 Definicione
 Kambiali- është letër me vlerë me të cilën lëshuesi i saj obligohet që t’ia
paguaj ndonjë personi shumën e të hollave e cila është shënuar në
kambial ose t’i urdhërojë ndonjë personi tjetër që ta bëjë këtë.
 Trasanti- jep urdhër për pagimin e kambialit
 Trasati- merr urdhërin për pages të kambialit
 Remitenti- i paguhet kambiali
 Nul- i anulueshëm
 Akceptim- pranimi i urdhërit që ta paguaj shumë e kambialit
 Indosanti- personi të cilit i bartet e drejta
 Indosatri- personi i cili i pranon të drejtat biznesore
L7: Kambiali- Kuptimi dhe Roli

 Është letër me vlerë (mjet kreditimi) e cila lëshohet në qarkullim sipas


urdhrit
 Mund të shërbej edhe si mjet i përshtatshëm për sigurimin e
kërkesave (Garancioneve bankare, kredive të akceptuara)
 Në raste të veçanta kambiali mund të shfrytëzohet edhe si mjet i
pagesës, në radhë të parë në qarkullimin ndërkombëtarë
L7: Kambiali- Parimet
 Parimi i formalitetit- forma me shkrim e obliguar

 Parimi i inkorporimit - do të thot se ekzistimi i bazës juridike dhe dëshmimi i saj janë të
inkorporuara në letrën e kambialit, dhe se puna juridike e kambialit nuk mundë të dëshmohet
me mjete të tjera përveç letrës së kambialit me shkrim.

 Parimi i rreptësisë së kambialit - rreptesia manifestohet në pikpamje të procëdurës


formale juridike, sepse për ti mbajtur të drejtat e kambialit duhet të përdorën procedurat siq
janë: protesta, padia, datimi, amortizimi

 Parimi i detyrimit fiks të kambialit - ka të bëjë me atë se në bazë të kambialit mundë të


kërkohet për pagesë vetëm ajo që është e shënuar në kambial dhe aq sa është cekur.

 Parimi i solidarësisë së debitorëve të kambialit - në të drejtën e kambialit nëse një


debitor ka bërë pagimin e shumës së kambialit , nuk ka të bëjë me debitorin
kryesorë,krijohet mardhënja e bartjes. Ky debitorë i cili e kryen pagesën ka të drejtë regresi
ndajtë gjith atyre debitorëve sepse të gjithë këta janë debitor solidar.

 Parimi i drejtpërdrejtshmërisë -secili nga nënshkruesit e kambialit, si debitorë të


kambialit është drejtërsedrejti përgjegjës ndaj poseduesit të kambialit
L7: Kambiali: Llojet
 Kambiali i trasuar- është kambiali i cili një person (TRASANTI) i jep urdhër personit tjetër
(TRASATIT) që personit të tretë (REMITENTI) t’i paguaj pa kusht shumën e cekur në
kambial në momentin e arritjes së kambialit për pagesë;
 Kambiali personal- te ky lloj kambiali ekzistojnë vetëm dy persona trasanti dhe
remitenti. Këtu trasanti obligohet t’i paguaj remitentit shumën nga kambiali në
momentin e arritjes së kambialit për pagesë.
 Kambiali personal tërheqës sipas urdhërit vetanak te ky lloj kambiali ne momentin e
lëshimit nuk ka kreditorë, sepse lëshuesi i kambialit e përcakton obligimin që vetës t’i
paguaj diçka. Pra, trasati, trasanti dhe remetenti janë një person.
Në bazë të formës:
 Kambial i plotë- përmbajnë të gjitha elementet e nëvojshme të rëndësieshme në
momentin e lëshimit
 Kambiali blanko- (përmbajnë vetëm nënshkrimin e trasantit dhe eventualisht ndonjë
element tjetër).
L7: Kambiali- Elementet

 Elementet qenësore janë:


 shenimi në letër se është kambial në gjuhën në të cilën është përpiluar
 urdhëri i pakusht që të paguhet shuma e caktuar emëri i personit i cili
duhet ta bëj pagesën (trasatit)
 përcaktimi i afatit të arritjes së pagesës vendi i pagesës emri i atij të cilit
do të duhej të bëhej pagesa (remitentit)
 data dhe vendi se ku është lëshuar kambiali nënshkrimi i lëshuesit të
kambialit (trasantit)
Mungesa e cilitdo element të lartëcekur e bënë kambialin të pavlefshëm
juridikisht
L7: Letrat me Vlerë: Çeku

 Çeku si letër me vlerë është drejtpërsëdrejti i lidhur me punë


bankare.

 Njësoj si te kambiali i trasuar edhe te çeku paraqiten tre persona:

1) Personi i cili e lëshon çekun - TRASANTI,


2) Personi i cili e tërheqë çekun - TRASATI,
3) Personi i cili me urdhër paguan shumën e shënuar në çek - REMITENT
L7: Dallimet mes Çekut dhe
Kambialit
 ÇEKU dhe KAMBIALI dallojnë:-

 Çeku është mjet pagese, kurse kambiali mjet për kreditim,


 Çeku lëshohet sipas prurësit, kurse kambiali jo
 Te çeku trasati është vetëm banka, kurse te kambiali mund të jetë çdo
person,
 Çeku nuk mund të lëshohet pa mbulesë, kurse kambiali po etj.
L7: Çeku- Elementet
 Shenjën se është çek i shkruar,
 Urdhërin e trasatit që të paguajë shumën e të hollave,
 Emrin e personit të cilit duhet t’i paguhet,
 Vendin ku duhet të kryhet pagesa,
 Shënimin e datës dhe vendin e lëshimit,
 Nënshkrimin e përsonit i cili e lëshon çekun (trasanti)
Këto elemente mund të përmbledhen në katër kategori:
 1. Elementet e përgjithshme të çekut (shënimi se është çek, urdhërin e pagesës),
 2. Elementet gjeografike (vendi i lëshimit, pagesës)
 3. Elementet personale (shënimi i trasatit, nënshkrimi i trasantit),
 4. Elementet kalendarike (shënimi i ditës së lëshuarjes së çekut)
L7: Çeku- Llojet

 1. Çeku në emër - ku caktohet se cili është shfrytëzues i çekut,


 2. Çeku sipas urdhërit - lëshohen rrallë me emër të cekur në çek dhe
mund të barten në indosim,
 3. Çeku sipas prurësit - konsiderohet çdo person i cili e posedon
çekun dhe nuk përcaktohet remitenti,
 4. Çeku alternativ - janë vet formularët e çekave dhe trajtohet si çek
sipas prurësit.
Asist. Luljeta Plakolli-Kasumi LL.M.
Katedra Juridiko-Civile
Email: luljeta.plakolli@uni-pr.edu

You might also like