Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 1

Puçrat - Aknet

1. Çfarë janë aknet


Aknet janë një çrregullim kronik, që përfshijnë inflamacionin e njësisë së qimes dhe gjëndrës dhjamore dhe shfaqet në
forma të ndryshme. Lezionet e aknes përfshijnë komedonet, papula të inflamuara, pustule dhe noduj. Zonat e trupit më
të prekura prej saj janë fytyra, kraharori dhe shpina, që në fakt kanë edhe lëkurën me përmbajtjen më të madhe të
gjendrave yndyrore. Gati 80% e adoleshentëve e provojnë një herë aknen në jetën e tyre. Dhe më pas kjo situatë
përmirësohet me kalimin e adoleshencës. Megjithatë kjo nuk do të thotë që aknen nuk e hasim edhe në moshat e
mëdha, sidomos të gratë para ciklit të tyre menstrual. Lezionet e aknes nisin që me maturimin e hershëm seksual dhe
tek vajzat mund të shfaqen një vit para ardhjes së menstruacioneve. Por edhe pse vajzat preken më herët se djemtë, te
këta të fundit format e rënda të aknes janë 10 herë më të shpeshta.
2. Cilet janë shkaqet e akneve?
Komponenti gjenetik është provuar të ketë rolin e tij në shfaqjen e aknes. Problemi i akneve nis në momentin kur
qelizat e vdekura të lëkurës së bashku me yndyrën bllokojnë poret. Kur keni vetëm disa papula të kuqe dhe ndonjë
pikë të zezë në fytyrë atëherë i përkisni grupit me formën e lehtë të aknes. Në rastet kur në fytyrë gjeni jo vetëm
papula të kuqe, por edhe qelb mbi këto papula, madje dhe lezione të forta të kuqe e të dhimbshme me qelb (ciste)
atëherë futeni në grupin e aknes së rëndë. Aknja e rëndë mund të lërë shenja të përhershme në fytyrë. Ndjesitë tuaja
lidhur me aknen, nuk janë domosdoshmërisht tregues të rëndesës së saj. Disa njerëz vuajnë qoftë edhe për disa pika në
fytyre, ndërsa ka të tjerë, që kanë forma të rënda të saj dhe kjo për ta nuk përbën aspak shqetësim.
3. Cilat janë ushqimet që nxisin aknen?
Shpesh mendohet se ushqimet e yndyrshme janë nxitës të aknes. Kjo është shumë e vërtetë, çdo gjë që është e
dëmshme për organizmin në përgjithësi është e dëmshme edhe për aknen. Yndyrnat, të skuqurat, pikantet, ushqimet
me konservantë janë faktorë nxitës së aknes. Një studim i bërë në SHBA , përfunduar në vitin 2013 ka vërtetuar se
edhe qumështi e nënproduktet e tij e nxisin aknen, madje e rëndojnë shumë atë. Ndërsa teoritë mbi rëndesën e
çokollatës në akne janë të pavërtetuara, duke e kthyer frikën ndaj aknes në një legjendë urbane që tashmë nuk duhet të
ekzistojë më.
2. A e bën make up –i dhe produktet e tjera kozmetike më të rëndë situatën e aknes?
Po, në përzgjedhjen e produkteve kozmetike, pacientët me akne , që janë edhe pacientë me lekurë të yndyrshme, duhet
të konsiderojnë specifikime të tilla si : “oil free” ose “matyfing”, që janë prodhime specifike për lëkurat e yndyrshme.
Lëkurat e yndyrshme nuk duhen trajtuar me produkte që kanë në përmbajtje të tyre përmbajtje vajore , nxitëse e
bllokimit të poreve dhe rënduese të situatës.
3. A jane aknet e trashëgueshme?
Po, në qoftëse prindërit tuaj kanë pasur akne, sidomos forma e rënda të saj, ka shumë të ngjarë që edhe ju të keni akne
në adoleshencë apo rininë e hershme.
4. Çfare nuk preferohet per aknet?
a) Përdorimi i produkteve irrituese për lëkurën. b) Larja e fytyrës më shumë dhe më pak se dy herë në ditë është një
tjetër faktor agravues. C) Stresi i tepërt. D) Prekja dhe ngacmimi i fytyrës, sidomos i pikave të zeza dhe puçrave
aktive. E) Djersitja e tepërt. F) Flokët që mbulojnë fytyrën dhe rrisin sasinë e yndyrës së prodhuar. K) Marrja e
medikamenteve si kortikopsteroidet dhe barbituratet. K) Marrja e steroideve anabolike tek atletët dhe bodybuilders-at.
5. Si trajtohen aknet?
Mbani lëkurën të pastër. Shmangni produktet që bllokojnë poret, sidomos sapunin dhe shplajeni mirë me ujë të
bollshëm. Mos ngacmoni fytyrën pasi ky veprim lë shumë shenja në fytyrë. Drejtohuni tek dermatologu për të marrë
skemat bazë të trajtimit. Kuptoni që aknet kërkojnë kohë për tu mbajtur nën kontroll dhe kërkojnë kujdes të
vazhdueshëm. Për gratë përdoret si formë trajtimi të aknes edhe pilulat kontraceptive.
Në format e lehta përdoren trajtime me bazë benzil peroksidi ose acidi salicilik, ndërsa në format e moderuara mund të
përdoren antibiotikë dhe isotretinoine.
Çfarë mund të bëj për shenjat që ka lënë aknet?
Metodat e zgjedhura për trajtimin e shenjave të aknes janë mikrodermoabrazioni, peeling dhe Laser resurfing. Këto
janë metoda që aplikohen ekskluzivisht nga dermatologu, në varësi të rëndesës së aknes.
A janë aknet ngjitëse?
Aknet nuk janë ngjitëse, kështu që nuk duhet frikësoheni nga dikush që ka akne.
5 minuta shëndet – Dr.Nazmi dhe Dr. Hamide

You might also like