Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Plani mësimor

Lënda: Gjuhë e huaj angleze

Tema: Reading: Three generations

Klasa: V, (niveli: Pre-intermediate)

Kompetencat:

 Deri në fund të orës së mësimit nxënësit:


1) kuptojnë përmbajtjen e tekstit
2) përcaktojnë ndryshimet midis tre brezave të ndryshëm
3) analizojnë shprehjet dhe fjalët e reja në tekst
4) vlerësojnë rëndësinë e cdo gjenerate

Struktura e mësimit
Fazat e strukturimit Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve
Evokim: Përgatitja për të Përvijim i të menduarit Zhvillim fjalori (punë
nxënët individuale)
Realizimi i kuptimit: Ditaret e të nxënit Të lexuarit ndërveprues dhe
Përpunimi i përmbajtjes nxitja për të përsosur të
shkruarit (punë në grupe)
Reflektimi: Konsolidim i të Imagjinata e drejtuar Nxitja për diskutim (punë në
nxënit grupe)

Evokim: Përvijim I të menduarit

Në këtë fazë, nxënësit duhet të mendohen për rreth 2 deri në 3 minuta për ndryshimet midis tre
brezave duke bërë lidhje me familjen e tyre, pra ai/ajo dhe dy breza me parë.

Pasi ata të kenë menduar dhe qartësuar idetë e tyre, në tabelë do të vizatoj këtë skemë dhe
nxënësit do të ndajnë mendimet e tyre individuale me të gjithë klasën.

3 Brezat

(Ndryshimet)
2. Reflektimi i kuptimit: Ditaret e të nxënit

Në fazën e dytë, realizimi I kuptimit, nxënësit do të lexojnë tekstin dhe më pas do të ndahen në
grupe prej 3 vetash.

Ju shpërndaj fleta secilit grup, ku ndodhet skema me të cilën ata do të punojnë, ku janë
përmendur disa nga fjalët kyçe ose shprehjet frazeologjike, të cilat mund të jenë edhe të
panjohura për ata.

Nxënësit kanë kohë për të punuar rreth 4 deri në 5 minuta. Pasi ata mbarojnë lexohen idetë e
nxënësve dhe mund të ndërhyjë në shpjegim vetëm nëse ata kanë paqartësi.

Kjo metodë, përzgjedhja e fjalëve kyçe dhe shprehjeve frazeologjike, do të ndihmojë nxënësit të
fiksojnë sa më mirë në mendje informacionin e marrë.

Por, gjithashtu është një menyrë shumë e mirë për të nxitur nxënësit:

1. Të punojnë në grupe
2. Të nxjerrin në bazë të kontekstit kuptimet e fjalëve kyçe apo shprehjeve frazeologjike
3. Praktikohen për të përsosur të shkruarit

Key word Definition Phrasal verb Definition


Disturb Found out
Bakery Went out
Grant Grow up

3. Reflektimi: Imagjinata e drejtuar

Nxënësve ju paraqitet një problem që mund të jetë I pranishëm në cdo familje. Ata duhet të
imagjinojnë:

1. Si tre brezat e ndryshëm mund të veprojnë apo mendojnë në këtë situatë?


2. Çfarë mendojnë ju se do të ishte zgjidhja më e mirë e këtij problemi?
3. Cili prej tre brezave, mendoni se logjikon, arsyeton me mirë për një problem cfarëdo në
familje?

Sërisht nxënësit janë të ndarë në grupe sic ata ishin dhe diskutojnë për mënyra të ndryshme të
menduarit në tre breza krejt të ndryshëm nga njëri- tjetri për rreth 6 minuta. Mund të shkruajnë
mendimet e tyre në fletore ose thjesht t’i përmendin.
Pasi përfundojnë se diskutuari me njëri-tjetrin ne grup, nxënësit zgjedhin dikë nga grupi si
përfaqesues grupi, për të shprehur idetë, mendimet e grupit.

Nxënësit lejohen të ndërhyjnë dhe sygjerojnë, por pa ndërprerë nxënësin që do të jetë duke folur.

Mendoj se është një metodë tërheqëse për tu zhvilluar gjatë orës së mësimit, ka një konkurrencë
midis grupeve dhe gjithashtu nxënësit zgjerojnë idetë e tyre dhe fjalorin përsa I përket fjalëve të
reja që mund t’ju dalin.

You might also like