Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 5

REPUBLIKA E SHQIPERISE

GJYKATA E APELIT
TIRANE
Nr. 4548 Akti.
Nr. 3636 Vendimi.

VENDIM

NË EMËR TË REPUBLIKËS

Gjykata e Apelit Tirane e perbere prej:

KRYESUESE : Maria QIRJAZI


ANETAR: Ridvan HADO
ANETAR: Evjeni SINOJMERI

Ne seancen gjyqesore te dates 04.11.2014 asistuar nga sekretare


Lediana Miri, mori ne shqyrtim çeshtjen civile me nr.4548Akti, qe i perket
paleve ndergjyqese:

PADITËS: - Vjollca Hasa, e bija e Shaqirit e dtl.1970, me adrese Rr.Artan


Lenja , nr.11Tirane, perfaqesuar nga av.Perparim Rama.

I PADITUR :- Bashkim Doci, i biri i Harizit,i dtl.1968,-ne mungese.


-Agjensia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave
Ndertimore Informale , Drejtoria Rajonale e Qarkut Tirane,
-ne mungese.

OBJEKTI: Perfshirja e emrit te paditeses Vjollca Hasa ne lejen e legalizimit


te objektit ndertese banimi me dy kate, me sip ndertimore 246 m2,
me parcelen prej 485 m2, qe eshte ne proces legalizimi sipas
kerkeses se vetedeklarimit te bere nga i padituri Bashkim Doci, me
nr. prot, 1132 date 20.03.2005 te ndodhur ne rr.'Artan Lenja”', nr
11,Tirane.

BAZA LIGJORE: Nenet 31, 32 ,153,154,192 te K.Pr.Civile, kodi civil i vitit


1981, neni 186, lene ne fuqi me nenin 1167 te K.Civil te
1
vitit 1994, kodi i Familjes neni 73-107 etj, Ligji nr.9482
dt.03.04.2006 “Per Legalizimin,Urbanizimin dhe Integrimin
e Zonave Ndertimore Informale”.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, me vendimin nr.3280 date


10.03.2014, ka vendosur:

-Pranimin e kerkese -padise .


-Detyrimin e te paditurit ALUIZNI Tirane per perfshirjen e paditeses Vjollca
Hasa ne legalizimin e objektit ndertese 2 kateshe, me siperfaqe ndertimore
296 m2, me siperfaqe te zene 485 m2, ndodhur ne Tirane mbrapa fushes se
sportit te Institutit te Kultures Fizike “Vojo Kushi”, sipas vetedeklarimit te
bere prej te paditurit Bashkim Doci prane ALUIZNIT me formularin
nr.1132 prot dt.20.03.2005.
-Leshimin e urdherit te ekzekutimit per kete vendim.
-Bashkangjitur urdheri i ekzekutimit.
-Shpenzimet gjyqesore i ngarkohen pales se paditur.

Kunder ketij vendimi ka bere ankim i padituri Bashkim Doci, duke


parashtruar shkaqet per ndryshimin e tij si :

-vendimi i gjykates se shkalles se pare eshte i padrejte;


-nga provat e administruara ne dosje dhe gjate shqyrtimit gjyqesor, eshte
vertetuar se ish bashkeshortja ime Vjollca Hasa nuk mund te njihet si
pjesemarrese per t’u perfshire ne procesin e legalizimit te objektit ndertese
banimi, sipas kerkeses se vetedeklarimit te Bashkim Doci;
-nga provat e administruara rezulton se gjykata eshte shprehur nje here per
kete objekt, dhe objekti i padise perben gje te gjykuar, e gjykata nuk mund te
shprehet dy here per te njejtin objekt;
-une i padituri kam vertetuar faktin se kjo prone eshte ndertuar ne vitin
1990-1991 me kontributin e babait tim dhe motrave te mia, kurse martesa
jone eshte lidhur ne vitin 1994, kur banesa ka qene e ndertuar;
-ish bashkeshortja ime vetem ka vjelur te ardhura nga kjo prone, pasi ne
katin e pare te shtepise ne proces legalizimi, ndodhen te ndertuara tre hyrje
banimi te dhena me qera, e te shfrytezuara deri me sot nga paditesja;
-gjykata nuk i ka vleresuar drejt provat dhe kerkimet e mia.

GJYKATA E APELIT TIRANE

-Pasi degjoi relatimin e gjyqtares Maria Qirjazi,


2
-lexoi ankimin e te paditurit Bashkim Doci, qe kerkon ndryshimin e
vendimit dhe rrezimin e padise;
- degjoi perfaqesuesen e paditeses Vjollca Hasa, av.Perparim Rama, qe
kerkoi lenien ne fuqi te vendimit;
-pasi shqyrtoi çeshtjen ne teresi,

V Ë R E N:

pala paditëse ka paraqitur për gjykim pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor


Tiranë kërkesë - padinë me objekt:”Perfshirjen e emrit te paditeses Vjollca
Hasa ne lejen e legalizimit te objektit ndertese banimi me dy kate, me sip
ndertimore 246 m2, me parcelen prej 485 m2, qe eshte ne proces legalizimi
sipas kerkeses se vetedeklarimit te bere nga i padituri Bashkim Doci”.

Ne baze te provave te marra ne gjykimin e ceshtjes ne Gjykaten e


Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka rezultuar se:
-paditesja Vjollca Hasa ka lidhur martese ligjore me te paditurin Bashkim
Doci me dt. 18. 03. 1993, dhe kane vazhduar derisa me vendimin gjyqesor
Nr. 5348 te dt. 17. 06. 2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane, eshte
vendosur zgjidhja e marteses, vendim i cili ka marre forme te prere me dt.
02.07.2009.
Paditesja dhe i padituri Bashkim, gjate gjithe kohes, si gjate marteses
edhe me pas, kane banuar ne nje ndertese dy kateshe ne Rrugen “Artan
Lenja” prane Institutit te Fiskultures “Vojo Kushi”, per te cilen i padituri ka
aplikuar per legalizim, pasi eshte e ndertuar pa leje nga ana e organeve
kompetente. I padituri Bashkim Doci ka aplikuar prane ALUIZNIT Tirane
per legalizim, ne referim te Ligjit Nr.9482 dt. 03.04.2006 “Per legalizimin,
urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje”. Sipas formularit te
vetdeklarimit per legalizim, i padituri ka aplikuar ne dt. 20.03.2005 per
legalizimin e kesaj ndertese dy kateshe, te ndertuar ne vitin 1994, me
siperfaqe ndertimore 296 m2 dhe siperfaqe te pergjithshme per legalizim
485 m2. Bashkangjitur ketij formulari i padituri ka dorezuar edhe
çertifikaten e perberjes familjare dt. 11.03.2005 te leshuar nga Zyra e
gjendjes civile Njesia Bashkiake Nr. 2 Tirane, ku ne perberjen familjare ka
qene dhe paditesja Vjollca Hasa.
Paditesja ka pretenduar se pas zgjidhjes se marteses, i padituri i ben
presion per largimin nga banesa te paditeses, duke pretenduar se procedura e
legalizimit do te perfundoje vetem ne emer te te paditurit. I padituri
Bashkim nuk kryen pagesat prane pales se paditur Aluizni, detyrim ky qe
nuk mund ta permbushi person tjeter nga perberja familjare, per shkak te
aplikimit per vetedeklarim nga i padituri.
Paditësja Vjollca gjatë gjykimit ka pretenduar se ndertesa objekt
3
legalizimi, eshte ndertuar gjate marteses ligjore me kontributin e perbashket
te saj dhe te paditurit Bashkim. Ne keto rrethana, paditesja me padine e
ngritur kerkon perfshirjen e saj ne procesin e legalizimit te ndertimit pa leje,
se bashku me te paditurin, ne baze te Nenit 26 te ligjit “Per legalizimin,
urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje”.
Pala e paditur Bashkim Doci ka prapësuar se padia duhet te rrezohet,
pasi prona eshte ne proces legalizimi dhe nga Aluizni nuk eshte dhene asnje
vendim. Shtepia eshte ndertuar ne vitin 1991me kontribut te familjes se tij,
prinderit dhe motrat e tij, ndersa martesa me paditesen eshte bere ne vitin
1993, per rrjedhoje paditesja nuk ka dhene asnje kontribut ne ndertimin e
saj.
Sipas pales se paditur Aluizni, eshte pretenduar se i padituri ka
dorezuar dokumentacionin perkates per legalizimin e ndertimit pa leje,
brenda afateve ligjore, dhe ne dokumentacionin e vetedeklarimit eshte
bashkangjitur certifikata e perberjes familjare, ne te cilen eshte dhe paditesja
Vjollca Hasa. Ne baze te nenit 26 /1,2 te ligjit 9482 dt 03.04.2006, eshte
pezulluar procesi i legalizimit te aplikimit te bere nga i padituri Bashkim
Doci, per shkak te mosmarreveshjeve qe kane lindur midis ish
bashkeshorteve, deri ne zgjidhjen perfundimtare nga gjykata.

Gjykata e Rrethit Gjyqesor ka cmuar se ne baze te Nenit 26 te Ligjit


“Per legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndertimeve pa leje”,
parashikohet se: “ Nese gjate legalizimit ka mosmarreveshje per raportet e
pronesise ne objekt ose rreth perfshirjes se personave te tjere, te cilet
pretendojne te drejta mbi parcelen ndertimore qe legalizohet sipas ketij ligji,
kjo mosmarreveshje zgjidhet nga gjykata. Gjate shqyrtimit te konfliktit
gjyqesor, procedurat per legalizim te objektit pezullohen dhe rifillojne sipas
kushteve te ketij ligji, pasi vendimi gjyqesor te jete i formes se prere, me
kushtin qe ndertimi pa leje te jete vetdeklaruar sipas afatit te percaktuar ne
nenin 7 te ketij ligji”.
Ne baze te provave te administruara ne gjykim, Gjykata e Rrethit ka
konkluduar se kerkese padia eshte e mbeshtetur ne ligj dhe ne prova dhe si e
tillë ajo duhet pranuar. Ka rezultuar se palet ndergjyqese, paditesja Vjollca
Hasa dhe i padituri Bashkim Doci kane lidhur martesen ne daten 18. 03.
1993. Me Vendimin Nr. 5348 dt. 17.06.2009 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor
Tirane, eshte vendosur zgjidhja e saj. Sipas formularit te vetedeklarimit nga i
padituri Bashkim, nepermjet formularit Nr.1132 prot dt 20.02.2005, objekti i
perfshire ne legalizim, shtepi banimi dy kateshe, eshte ndertuar gjate vitit
1994, pra gjate kohes se marteses ligjore mes paditeses dhe te paditurit. Sa
me siper, Gjykata e Rrethit ka vleresuar se banesa eshte ndertuar gjate kohes
se marteses, dhe konsiderohet ne bashkepronesi te dy ishbashkeshorteve.
Kjo pasi, ne baze te nenit 86 te Kodit Civil te vitit 1981, parashikohet se :
4
“Sendet, depozitat, arkat e kursimit dhe cdo gje tjeter e fituar nga
bashkeshortet gjate marteses jane ne bashkepronesi te te dy bashkeshorteve.
Ne bashkepronesine e bashkeshorteve nuk perfshihen sendet e perdorimit
thjesht vetjak”.

Ndersa pretendimi i te paditurit Bashkim, se paditesja nuk ka realizuar


te ardhura per ndertimin e shtepise, por shtepia eshte ndertuar nga prinderit,
dhe motra e te paditurit, nuk rezulton i bazuar ne prova. Paditesja ka dhene
kontribut ne realizimin e ndertimit te objektit pa leje se bashku me te
paditurin, ish-bashkeshortin e saj, e posedon aktualisht sendin, dhe duhet te
perfshihet ne procesin e legalizimit.

Gjykata e Apelit e gjen te drejte arsyetimin e bere nga Gjykata e


Shkalles se Pare dhe disponimin e saj, e per rrjedhoje cmon se vendimi
duhet lene ne fuqi.
Ne lidhje me pretendimet e ngritura ne ankimin e pales se paditur,
Gjykata e Apelit cmon se ato nuk jane te bazuara ne ligj e ne prova, dhe si te
tilla nuk perbejne shkak per cenim te vendimit te dhene. Pretendimi i te
paditurit se kemi te bejme me gje te gjykuar, cmohet se nuk eshte i bazuar,
pasi referuar gjykimit te meparshem te zhvilluar midis paleve, rezulton se
kishte si objekt kerkimi detyrimin per njohje bashkepronar, vendim i cili u
prish, dhe u pushua gjykimi i ceshtjes, si nje padi qe s’mund te ngrihej, duke
orientuar paditesen ne ngritjen e padise objekt shqyrtimi.
Ne keto kushte Gjykata e Apelit cmon se vendimi i Gjykates se
Shkalles se Pare eshte i drejte dhe duhet lene ne fuqi.
PËR KËTO ARSYE:
Gjykata e Apelit Tirane, ne baze te nenit 466/a te K.Pr.Civile,
VENDOSI:

-Lenien ne fuqi te vendimit civil nr.3280 date 10.03.2014, te


Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.
-Kunder vendimit lejohet rekurs ne Gjykaten e Larte.
U shpall ne Tirane, sot me date 04.11.2014

ANETAR ANETAR KRYESUESE

Evjeni SINOJMERI Ridvan HADO Maria QIRJAZI

You might also like