Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 2

Raporti i vlerësimit në terren të projekteve të infrastrukturës lokale, Bashkia Delvinë

Rikonstruksioni i rrugës Kasapaj - Papuci

Qarku Vlorë

Rrethi Delvinë

Bashkia Delvinë
Rikonstruksioni i rrugës
Objekti
Kasapaj - Papuci
Vlera e parashikuar
59,486,006 Lekë
(punime, tvsh)
Nr i perfituesve te
2,130
drejtperdrejte
Kosto (Leke/banor) 27,042

Gjatesia e Investimit (m) 830

Përshkrim i përgjithshëm i projektit dhe foto dixhitale të rrugës së propozuar

Projekti është vetëm në formë elektronike, pjesërisht i punuar me dorë dhe jo në autocad.
Parashikon ndërtimin e rrugës me gjatësi 830 ml me një gjerësi 5 m +2 x 0.5m +1x2 m trotuar nga
një anë e rrugës. Projekti është hartuar mbi një gjurmë rruge tërësisht të re. Ky projekt parashikon
ndërtimin e nënbazës, bazës shtresave asfaltike, bordurave, kunetave dhe tubacionit për largimin e
ujrave si dhe urë -tombino. Gjithashtu përmban trotuare për kalimtarët. Rruga fillon pranë shkollës
9 vjeçare “1 Maji” dhe mbaron në bashkimin me rrugën Delvinë-Kakodhiq.

Foto të rrugës

Foto fillimi i Projektit Foto fundi i Projektit


Gjendja Ekzistuese:
Gjurma ku do të kalojë rruga është një monopat ku gjerësia në pjesën më të madhe të saj është 1.5-
2.5 m. Rruga kalon në një terren tejet shkëmborë nga ana e majtë e saj dhe në të djathtë përfundon
në përrua. Ka probleme shpronësimesh të cilat i merr përsipër Bashkia. Detyra e projektimit e
hartuar nga Bashkia Delvinë përmban gjithashtu ndriçimin dhe mbjellje pemësh përgjatë rrugës, të
cilat nuk janë marrë parasysh në projekt. Duhet të rishikohet zgjidhja e kalimit të rrugës pranë
përroit, për të rritur sigurinë rrugore.
Ky projekt do t’i shërbejë nxënesve të lagjes pranë rrugës Delvine-Kakodhiq, për të ardhur më
shpejt dhe në mënyrë më të sigurt në shkollë.
Bashkia Delvinë e ka indeksin e varfërisë 8.58% sipas të dhënave të Bankës Botërore.
Vendimi i Këshilli Bashkiak nr 40 datë 30.09.2013
Ka detyrë projektimi dhe relacion teknik.
Numri i përfituesve të drejtpërdrejtë është 2130.
Numri i përfituesve indirekt është 2500.
Nga projekti i propozuar përfiton vetëm 1(një) lagje
Niveli i bashkëfinancimit është 0 % e vlerës së projektit.

Komente për cilësinë teknike të projektit:


Projekti ka nevojë të plotësohet dhe të ripunohet.

You might also like