Libri I Laborator Dhe Praktika Meteorologji

You might also like

Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 97

1 :

Aferdita LASKA MERKOÇI

PUNË PRAKTIKE DHE LABORATORI NË


METEOROLOGJI
2 :

PARATHENIE
Ky material ne forme skriptesh “ Pune laboratori dhe praktike” permban nje permbledhje
te puneve praktike dhe laboratori per studentet e Universitetit Politeknik te Tiranes.

Ne kete permbledhje punesh laboratori jane dhene nocionet kryesore te lendes se


meteorologjise, te vrojtimit dhe perpunimit te te dhenave te grumbulluara nga rrjeti kombetar
meteorologjik dhe ai hidrologjik i shperndare ne te gjithe territorin e vendit tone.

Po ashtu, paraqiten te gjitha aparaturat e vrojtimit te elementeve te ndryshem


meteorologjike si reshjet, temperatura, diellzimi, avullimi, presioni atmosferik, si ato te
stacioneve klasike ashtu edhe te stacioneve automatike. Kryesisht, studentet do te vrojtojne,
studiojne dhe pervetesojne sa me mire te jete e mundur te gjithe aparaturat e stacionit te Tiranes
Observator (stacionet klasike dhe automatike) ne menyre qe te nxitet pasioni per tu perfshire sa
me shume ne kete fushe e cila nuk eshte shume e njohur ne Universitete si dege shume e zgjeruar
ne njohurite rreth saj apo ne disa raste edhe mungon fare.

Nje tjeter rendesi ka grumbullimi, azhornimi dhe perpunimi i te dhenave meteorologjike, i


serive te gjata te vrojtimeve etj.
Per kete qellim materili i mesiperm ndahet ne:

Pune laboratorike
Pyetje kontrolli
Ushtrime dhe zgjidhja e tyre

Ajnshtain ka thene qe leksionet e para nuk do te permbanin gje nese ato nuk do te ngjallnin
tek lexuesi deshiren per pune eksperimentale. Nese ky eksperiment realizohet mire, shpesh eshte
me i vlefshem se shume formula te nxjerra nga mendjet e mencura. Per kete aresye punet
laboratorike luajne nje rol mjaft te rendesishem.

Nepermjet ketyre puneve laboratorike studenteve ju rritet pergjegjesia per rritjen e


kerkesave per zgjidhjen e tyre. Ato duhet te aresyetojne dhe zhvillojne eksperimentet
apo perpunimet e ndryshme, nxjerrin perfundime per gabimet apo te kerkojne dhe propozojne
per menjanimin e ketyre gabimeve.
Ne fillim te cdo pune laboratori paraqitet tema e saj dhe me pas qellimi i kesaj pune
laboratori apo praktike duke dhene specifika per testimin e teorise e studenteve.
Sa i takon nje pune laboratori ne menyre te shkurter po japim disa shpjegime se si mund te
realizohet dhe perfundohet ajo.
3 :

Sic e thame edhe me siper, fillimisht percaktohet titulli. Me pas behet nje permbledhje e
shkurter ne lidhje me subjektin e punes se laboratorit, i cili nuk eshte gje tjeter vecse nje
permbledhje e te gjithe punes laboratorike.

Me pas vazhdohet me hyrjen, e cila jep shkurtimisht motivin per realizimin e kesaj pune
laboratori dhe nje permbledhje mjaft te shkurter te metodes si dhe aparatures se perdorur ne kete
pune laboratori. Ne te perfshihen po ashtu disa konsiderata te pergjithshme mbi interesin dhe
vlefshmerine e punes se laboratorit.

Rezultatet e eksperimentit dhe diskutimi i tyre, perfshin matjet e kryera ne kete pune
laboratori ku pervec vlerave jepen dhe njehsite e matjes se tyre. Ne te paraqiten gjithashtu
gabimet ne matje, komente te ndryshme pas realizimit te perpunimit te te dhenave
eksperimentale.

Fillimisht jepen te dhenat e perftuara nga matjet eksperimentale te bera ne secilin


instrument meteorologjik, duke e perfunduar ate nga nje mori numrash ndoshta ne nje apo dy
vlera sipas natyre se elementit qe do te analizohet.

Ne fund te punes sde laboratorit jane perfundimet, te cilat permbajne nje permbledhje te
shkurter te rezultateve te perftuara si dhe perputhshmeria me problemet e paraqitura ne fillim te
punes se laboratorit ne hyrje. Me pas duhet te jepen komente me natyren e rezultateve te marra si
dhe vlefshmerine e tyre nga rezultatet e marra, duke marre per baze njehsimin e pasaktesive nga
matjet.

Vleresimi i studentit nga pedagogu behet per secilen nga rubrikat e permendura me siper,
pra duke filluar nga permbledhja e deri tek perfundimet, te cilat ne total perbejne 100 pike, ku
paraqitja e punes se plotesuar ka 10 pike, permbledhja 10 pike, hyrja 15 pike, rezultatet e
matjeve dhe diskutimi i tyre 40 pike dhe perfundimet 25 pike.

Nje procedure tjeter per vleresimin e studentit eshte dhe Pyetje kontrolli, ne te cilen,
pedagogu i jep studentit pyetje per te kontrolluar ate nga ana teorike dhe praktike te trajtuara ne
kete pune laboratori, apo pyetje me selektim, qe do te thote pergjigje e sakte apo jo.
4 :

PUNE PRAKTIKE

1
STACIONI METEOROLOGJIK
VROJTIMET METEOROLOGJIKE

Tema : Njohuri te Pergjithshme

Stacioni meteorologjik, perbehet nga dy kafaze meteorologjike, njeri prej te cileve sherben
per vendosjen e termometrave dhe higrometrit. Kafazi i dyte sherben per vendosjen e aparateve
autoregjistratore perkatesisht termo-higrograf.

Pluviometri, pluviografi, heliografi, eretreguesi apo flugeri, termometrat e tokes, barometri


apo barografi dhe kazani i avullimit te ujit vendosen ne hapesiren e stacionit i cili eshte i rrethuar
nga te kater anet me tel.

Stacioni orientohet nga veriu, per aresye se gjate diteve me shkelqim diellor, kur vrojtuesi
hap deren e kafazit per te bere vrojtimet, rrezet e diellit nuk duhet te bien mbi termometrat dhe
aparatet autoregjistruese, pasi influencon menjehere ne marrjen gabim te temperatures dhe te te
dhenave te tjera meteorologjike. Figura 1

Ne meteorologji, njihen tre ore vrojtimi mengjes, dreke dhe mbremje dhe perkatesisht ne
oret 7, 14 dhe 21.
5 :

Fig.1 Stacion Meteorologjik


TERMOMETRAT

Ne kafaz ndodhen keto termometra:termometri i thate,i laget, maksimal dhe minimal. Fig.2
6 :

Fig.2 Kafazi meteorologji


1.Termometri i thate, i cili sherben per matjen e temperatures se castit te ambientit ku
ndodhet. Ky termometer vendoset vertikalisht ne stativ (vendi per mbajtjen e termometrave).
Ndarja e gradeve ne rigen e shkallezuar eshte cdo 0.2ºC, fig.3

2. Termometri i laget, i cili duke u krahasuar me termometrin e thate tregon lageshtiren


relative te ajrit. Ky termometer quhet i tille per aresye se ne rezervuarin e zhives vendoset nje
cope e cila zhytet ne uje. Persa i takon konstruksionit ai eshte i njejte me termometrin e thate.
Edhe ky termometer vendoset veertikalisht,Fig.3

Fig.3 Termometri i thate dhe termometri i laget

3. Termometri maksimal, sherben per matjen e temperaturave te larta. E vecanta e


ketij termometri eshte se edhe me uljen e temperaturave, temperatura e tij nuk ulet, kjo mund te
arrihet vetem me shkundjen e tij. Ky termometer vendoset horizontalisht dhe ndarjet e gradeve
jane cdo 0.5 ºC.Fig.4
Ky termometer shkundet dy here ne dite pas vrojtimit ne mengjes dhe ne mbremje.
7 :

4. Termometri minimal, sherben per matjen e temperaturave te ulta te ajrit. Ne vend


te zhives, ky termometer ka alkool, pasi ky i fundit e ka koeficientin e ngrirjes shume te ulet dhe
eshte transparent, gje qe lejon shikimin e purtekes. Pra brenda alkoolit noton nje purteke e cila
me renien e temperatures shkon drejt temperaturave te ulta si pasoje e forces qe ushtron
siperfaqia e alkoolit ajo terhiqet drejt temperaturave te ulta. Kur arrihet temperatura me e ulet,
krahu i djathte i purtekes tregon vleren e termometrit minimal. Edhe ky vendoset horizontalisht
dhe ka te njejten ndarje te gradeve si termometri maksimal me 0.5 ºC.
Pas vrojti mit te temperatures minimale, termometri menjanohet ne menyre qe purteka te ngesi
ne siperfaqen e alkoolit dhe me pas vendoset ne vendin e tij. Ky veprim kryhet dy here ne dite
gjate oreve te vrojtimit dhe pikerisht ne mengjes dhe ne mbremje. Fig.4

Fig.4 Termometrat minimal dhe maksimal

Ne Fig. 5 paraqitet kafazi meteorologjik dhe vendosja e termometrave ne stativ


8 :

Fig.5 Vendosja e termometrave ne kafazin meteorologjik

TERMOGRAFI

Sic e theksuam ne kopshtin meteorologjik ka dy kafaze, njeri prej te cileve ka termometrat


te cilat masin temperaturen dhe lageshtine me sy dhe ne orarin e caktuar. Kafazi tjeter eshte i
paisur me termograf dhe higrograf, te cilet sherbejne per matjen e temperatures dhe lageshtise ne
menyre grafike.
Termografi sherben per matjen e temperatures ne menyre grafike, ku pena qe eshte pjese e
termografit le gjurme mbi nje diagrame te vendosur ne te. Termografi ndodhet ne pjesen e
siperme te aparatit. Diagramat nderrohet nje here ne jave cdo te hene ne vrojtimin e mengjesit
Fig.6.
Termografi perbehet nga sensori, qe eshte nje pllake bimetalike e ndjeshme ndaj
temperaturave. Ne pjesen e pasme te diagrames shenohet data e vendosjes dhe e heqjes se saj
9 :

Fig.6 Termografi Termograma

HIGROMETRI

Higrometri sherben per matjen e lageshtires relative te ajrit. Ai pertbehet nga nje fije floku
e perpunuar e cila eshte shume e ndjeshme ndaj lageshtires. Gjithashtu ajo perbehet nga nje rige
e harkuar dhe e shkallezuar nga 0 deri ne 100 % e paisur me nje shiqete, e cila tregon vleren e
lageshtires se momentit. Zakonisht shigjeta shkon drejt vleres 100% kur ka reshje ose kur ka
mjegull. Fig.7
10 :

Psikrometer
Fig.7 Higrometer
HIGROGRAFI

Higrografi ndodhet ne pjesen e poshtme te aparatit. Ai sherben per matjen e lageshtires ne


menyre grafike. Perbehet nga dy tufa me fije floku te perpunuar te ndjeshme ndaj lageshtires.
Fig.8
Diagrami i saj eshte i bashkangjitur me ate te termografit. Shkallezimi ne diagram eshte
16%-100%. Nderrimi i diagrames behet nje here ne jave , diten e hene ne vrojtimin e mengjesit.
Higrografi eshte i paisur me nje sahat i cili kurdiset cdo fillim jave.
Vrojtimet si tek termografi ashtu dhe tek higrografi behen tre here ne dite. Ne oret e vrojtimitaty
ku le gjurme pena shenohet nje vize qe tregon se eshte kryer vrojtimi.
11 :

Fig.8 Higrografi, Higrograma


12 :

Fig. 9 Higrotermograf

Ne Fig.9 jane paraqitur dy dipe higrotermografi. Ky eshte aparat qe ka dhe higrometyrin


dhe higrografin, pra aparat i cili kryen te dy funksionet. Aparati eshte i paisur me diagrame dhe
ka dy pena njera per te shenuar temperaturen dhe tjetra lageshtiren. Edhe ky aparat si dhe
aparaturat e lartepermendura vrojtohen tre here ne dite, lihet shenja ne pene per te treguar
vrojtimin dhe nderrimi i diagramave behet nje here ne jave cdo te hene, duke e kurdisur
njekohesisht edhe oren qe ndodhet ne te.

PLUVIOMETRI

Pluviometri eshte nje aparat i cili sherben per matjen e sasise se reshjeve te rena. Vrojtimet
kryhen dy here ne dite ne mengjes dhe ne mbremje. Matja e sasise se reshjeve kryhet me ane te
nje ene qelqi e shkallezuar 0.0-10.5 mm. Kur bie shi mbas matjes se sasise , ne ditarin perkates
shenohet sasia dhe kohendodhja e reshjeve te cilat jane: naten, paradite, mbasdite,
mbremje.Fig.10

Fig.10 Pluviometer
13 :

PLUVIOGRAFI

Ashtu sikunder termografi dhe higrografi edhe pluviografi sherben per matjen e sasise se
reshjeve ne menyre grafike. Diagrama e pluviografit eshte nje ditore pra ben nje rrotullim te
plote rreth tamburit ne 24 ore dhe detyrimisht kjo diagrame nderrohet cdo dite dhe shoqerohen
me kurdisjen e sahatit. Vlerat e sasise se reshjeve te perftuara nga vrojtimi e shenohen ne ditar.
Vemendje duhet ti kushtohet shenimit prapa diagrames se dates se nderrimit dhe vendosjes se
diagrames, i cili behet ne oren e vrojtimit ne mengjes.
Ne raste ngricash duhet patur kujdes ti vihet kapaku siper pluviografit dhe te shkarkohet uji qe
ndodhet brenda mekanizmit te pluviografit nepermjet nje vide qe ndodhet ne pjesen e poshtme
me nje rondele gome. Ky veprim kryhet qe tensionet qe lindin nga krijimi i ngricave te mos
demtoje galaxhantin qe ndodhet brenda mekanizmit. Fig.11

Fig.11 Pluviografi

HELIOGRAFI

Ky aparat sherben per matjen e kohezgjatjes se rrezatimit te diellit (diellzimit faktik). Rrezet e
diellit, duke rene mbi siperfaqen e sferes thyhen dhe perqendrohen ne nje pike e cila bie mbi
diagrame duke e djegur ate. Fig.12. Ne ditet pa diell si rezultat i vranesires diagrami nuk
14 :

digjet.Diagrami vendoset cdo dite ne oren e vrojtimit te mbremjes ose mbasi ka perenduar dielli.
Kjo behet ne menyre qe diagrami te jete i gatshem per diten pasardhese, pasi ka raste qe ndodh
qe dielli te filloje te djege edhe para ores se vrojtimit ne mengjes.
Heliografi ka tre lloj diagramash: te gjata te harkuara, te shkurtera te harkuara dhe te drejta.
Diagramat e drejta vendosen nga 1 Shtatori deri ne 15 Tetor dhe nga 1 Marsi deri me 15 Prill.
 Diagramat e shkurtera te harkuara vendosen nga data 16 Tetor deri me 28 Shkurt.
 Diagramat e gjata te harkuara vendosen nga data 16 prill deri me 31 gusht.
 Diagramat e gjata vendosen ne kanalet e poshtme te heliografit, diagramat e mesme
vendosen ne kanalet e mesme te tij dhe diagramat e shkurtera te harkuara vendosen
ne kanalet e sipermet te heliografit.

Mesi i diagramit perfaqeson oren 12 me shifra romake XII dhe vija e saj duhet te perputhet
me vijen e heliografit dhe me pas fiksohet me gjilperen qe te mos e levize era. Ne pjesen e pasme
te diagramit shenohet dita te ciles i perket vrojtimi.

Fig.12 Heliografi

Per matjen e rrezatimit diellor, te bilancit te rrezatimit ne siperfaqen e tokes dhe atij neto jane
piranometri dhe aktinometri Fig.13

Fig.13 Piranometer Aktinometer


15 :

Flugeri
Flugeri apo eretreguesi, sic shihet edhe nga emri tregon shpejtesine dhe drejtimin e eres. Eshte
eretregues elektrik dhe tregon shpejtesine e eres e cila matet ne m/sek, ndersa orientimi drejtohet
me thupren e kuqe nga veriu. Fig.14

Aparati tregon me shiqete shpejtesine na 0-12 m/sek per ererat e dobeta dhe nga 0-40 m/sek per
ererat e forta dhe per stuhite. Per drejtimin e eres, shigjeta tregon nga 0 qe eshte Veriu deri ne 35
shkallezime ose V, VVL, LVL, L, LJL,JL,JJL,J,JJP,JP,PJP,P,PVP,VP,VVP.

Vrojtimet per drejtimin dhe shpejtesine e eres kryhen tre here ne dite.
16 :

Fig.14 Flugeri

BAROMETRI

Atmosfera eshte nje perzjerje gazesh , papastertishe dhe avuj uji qe mbeshtjellin token deri ne
lartesine 25 km, ne te cilen ndodhen dhe gaze te tjere si ozoni, te cilet pengojne rrezatimin
ultraviolet te arrije ne toke.

Presioni atmosferik percaktohet si pesha e nje kolone ajri te atmosferes me baze njesine e
siperfaqes se tokes. Presioni atmosferik zvogelohet me lartesine, nje nga aresyet qe shpjegon
perse avullimi eshte me i madh ne lartesi se ne siperfaqet e ulta. Fig.15

Barometer me zhive Barometer & Barograf


17 :

Fig.15 Barometer

AVULLMATESI

Nje tjeter aparat mjaft i rendesishem ne stacionet meteorologjike eshte dhe avullmatesi.
Avullmatesi ka per qellim matjen e avullimit nga uji

Aparatet per matjen e avullimit jane te ndryshem dhe vendosen ne cdo stacion meteorologjik.
Ato jane paisje te cilat jane te shkallezuara dhe te mbushura me uje dhe cdo dite matet sasia e
avullimit nga kjo paisje.Fig.16.

Format dhe madhesite dhe tipet e avullmatesve jane te ndryshme. Avullmatesi me i perhapur
eshte Pan avulluesi Class A me diameter 122 cm, thellesi 25.4 cm, i cili mbushet me uje deri ne
20 cm.

Tip tjeter avullmatesi eshte ai rus GGI, i cili eshte nja kazan i palyer me siperfaqe 3000 m 2 dhe
instalohet ne toke qe buzet e kazanit te jene ne nivelin e tokes. Matja behet me ane te nje ene te
posacme.

Pan Evaporimeter
18 :

Pan Evaporimeter Class A

Fig. 16 Avullmates
19 :

STACIONET FENOLOGJIKE

VROJTIMET FENOLOGJIKE

Duke qenese ecuria e zhvillimit te bimeve ne faza te ndryshme te tij varet nga ecuria e
elementeve te ndryshem klimatike dhe sidomos nga temperatura krahas stacioneve
meteorologjike ekzistojne edhe stacionet fenologjike. Ato vendosen ne nje siperfaqe te mbjelle
dhe sherben per te bere vrojtimet e fazave te ndryshme te zhvillimit te bimeve krahasuar kjo me
ecurine e temperatures e matur ne stacionet meteorologjike.Fig.17
20 :

Fig.17 Stacion Agrometeorologjik

PUNE PRAKTIKE

2
RREZATIMI DIELLOR

Rrezatimi diellor eshte burimi kryesor i energjise ne toke. Si toka dhe Dielli rrezatojne si trupa te
zinj duke emetuar sasine maksimale teorike te rrezatimit per temperaturen e tyre. Dielli leshon
energji ne formen e energjise se valeve elektromagnetike te cilat formojne nje spekter te
vazhdueshem prej rrezeve te kuqe me gjatesi vale 760-4000 mm, deri ne ultraviolet me gjatesi
vale 290-380 mm. Rrezet me te shkurtera se 290 mm duke u perthithur nga shtresa e ozonit nuk
arrijne ne toke.

Bimet e gjelbra jane te afta te shnderrojne nje pjese te rrezatimit diellor, qe bie mbi to ne energji
kimike nepermjet procesit te fotosintezes, proces nga i cili varet e gjithe jeta ne toke.

Intensiteti i rrezatimit qe arrin ne atmosferen e tokes quhet konstante diellore vlera mesatare e se
ciles eshte 2.0 Ly/min (1Ly=1kal/cm2). Ky eshte rrezatimi valeshkurter, ndersa ati i tokes ben
pjese ne rrezatimin valegjate me mesatare deri ne 10μm.

Atmosfera nuk nxehet nga rrezatimi valeshkurter, por avujt e ujit, CO 2 dhe pjese te tjera te vogla
te atmosferes mund te perthithin eenrgji vetem prej rrezatim it valegjate te tokes.

Nje pjese ne rrezatimit diellor renes rikthehet ne drejtim te tokes nepermjet pasqyrimit nga rete.
Faktoret qe percaktojne sasine e pasqyruar te rrezatimit jane sasia e reve dhe albedo ose i quajtur
ndryshe koeficienti i pasqyrimit. Pothuajse ½ e rrezatimit renes ne kufijte e jashtem te atmosferes
mund te arrije ne siperfaqen e tokes, nje pjese perthithet dhe nje pjese pasqyrohet ne drejtim te
atmosferes dhe ne hapesire.

Rrezatimi matet me aktinometer dhe radiameter (te paraqitur me siper).


Transferimi i energjise drejt Tokes eshte ne tre rruge te ndryshme:
1. Rrezatimi, qe eshte shkembimi i energjise ndermjet trupave nepermjet valeve
elektromagnetike dhe energjia diellore hyn ne ciklin hidrologjik nepermjet ketij procesi.
2. Percjellshmeria, eshte kalimi i nxehtesise prej nje pike apo shtrese tek tjetra kur shtresat
kane temperatura te ndryshme
21 :

3. Konveksioni, qe eshte transferimi i energjise nepermjet masave levizese si p.sh levizjes


se nje mase ajrore mbi nje siperfaqe me te ngrohte te tokes, e cila mund te coje ne
krijimin e ererave apo shirave.

Matja e Rrezatimit Diellor


Sensore te rrezatimit.

Instrumentat qe perdoren per matjen e rrezatimit diellor kane te njejtin parim te funksionimit
(albedo, rrez.direkt, i shperhapur, rrez.neto). Si sensor sherben nje bateri termociftesh
(termoelemente) e perbere prej shiritash p.sh mangani dhe konstantani te lidhura ne seri me njeri
tjetrin dhe te lyera me ngjyre te bardhe dhe te zeze sipas nje rendi te tille qe te gjithe shiritet cift
te ngjyrosen me te bardhe dhe ato tek me te zesze. Termociftet vendosen ne menyre te tille, qe
siperfaqet e ngjyrosura me ngjyre te bardhe dhe te zeze te alternohen ashti si kutia e shahut.
Sensori apo pllaka marrese vendoset mbi nje prizem metalik ne pozicionin horizontal dhe
mbulohet nga nje kapak gjysem sfere zakonisht prej qelqid dhe eshte e drejtuar lart. Funksionimi
i instrumentit mbeshtet ne faktin e njohur nga fizika se, nese mbi termoelementet bien rrezet
diellore atehere shiritat metalike te cdo termoelementi do te ngrohin ne menyre jo te njejte: mbi
siperfaqen e lyer me te zeze do te thithin me shume rreze te shkurtera se ajo e lyer me ngjyre te
bardhe. Per rrjedhoje temperatura e saldaturave te termobaterise, ne saje te se ciles do te linde nje
rryme elektrike e perpjeseshme me vleren e intensitetit te rrezatimit dhe qe matet me nje
galvanometer. Saktesia e vlerave te marra per rrezatimin diellor varet nga ndjeshmeria e
materialeve prej te cilave ndertohen termociftet, nga koha e reagimit te aparatit dhe nga vetite
fizike dhe optike te materialit prej te cilit eshte prodhuar kapaku gjysemsferik.

Theksojme se cilido qofte tipi i sensorit ose fluksi i rrezatimit i cili do te matet, instrumentet te
cilet perdoren per matjen e rrezatimit duhet te instalohen ne zona larg pengesave, sepse gjate
oreve te drites formojne hije mbi instrumentet ose sipas pozicionit te tyre dhe nga ngjyra e tyre
pasqyrojne drite mbi sensorin. Gjithashtu duhet te evitohet vendosja e tyre afer ndonje burimi
artificial rrezatimi diellor. Rreziku i hijezimit te diellit nga ana e pengezave eshte me i madh kur
ai ndodhet ne lartesine me te ulet ne lidhje me horizontin d.m.th. ne mengjes apo ne mbremje.
Organizata Boterore e Meteorologjise si kufi maksimal te humbjes nga pamja e diellit ne horizon
pranon kendin 5ºC.

Vemendje duhet ti kushtohet pastrimit te kapakut gjysemsferik qe mbron sensorin dhe evitimit te
formimit mbi te te veses dhe brymes. Meqenese te gjitha llojet e rrezatimeve maten mbi
siperfaqe horizontale, instrumenti duhet te instalohet ne menyre te tille qe ai te jete i niveluar.

Rrezatimi Faktik Heliografi

Pjesa kryesore e heliografit perbehet nga nje sfere e plote prej qelqi e cila ka vetine qe rrezet
diellore qe bien mbi te , ti grumbulloje prapa saj ne nje pike te vecante (fokusi). Pikerisht ne
22 :

pozicionin qe i korrespondon kesaj pike, fiksohet harku ke guecken metalike te heliografit, mbi
te cilen vendoset nje shirit i vecante letre qe quhet diagrame e heliografit. Kur intensiteti i rezeve
diellore i kalon 0.3 ne 0.4 cal cm -2 min-1, atehere ne vendin e diagrames, ku behet fokusimi i tyre
ndodh djegia e letres. Gjate levizjes se diellit ne kupen qiellore nga lindja ne perendim, djegia e
diagrames do te cvendoset ne drejtim te kundert nga perendimi ne lindje ne formen e nje fije me
gjatesi te caktuar. Ne kete menyre, regjistrimin e diellzimit heliografi e ben nepermjet vijave te
djegura ne diagrame. Keto vija ose jane te vazhdueshme kur qielli eshte i kthjellet dhe intensiteti
i rrezatimit eshte mbi vleren minimale 0.3 ne 0.4 cal cm-2 min-1 ose jane te nderprera kur dielli
shkelqen ne kupen qiellore me intervale te nderprera.

Duke krahasuar gjatesine e vijave te djegies se regjistruar ne diagrame me shkallezimin e saj


(vizat e gjata te shkallezimit tregojne oret e plota, ndersa ato te shkurtra intervalet prej gjysem
ore, percaktohet gjatesia e shkelqimit te diellit, pra vlera e rrezatimit faktik ne ore.

Sfera prej qelqi me mbeshtetesin e saj si dhe harku me guacken, perbejne pjesen e siperme te
heliografit, e cila mund te rrotullohet rreth nje boshti horizontal, te fiksuar ne dy mbeshtetese
vertikale. Harku me guacken duhen vendosur ne pozicione te tilla, qe gjate 24 oreshit te krijohet
mundesia per te regjistruar diellzimin. Prandaj per kete qellim aparati eshte i pajisur me dy
disqe.Fig.18.

Heliografi universal regjistrimin e diellzimit sipas kohezgjatjes se tij e ben ne nje ose dy
diagrama. Kur dita eshte e shkurter dhe nuk kalon 9 ore, perdoret vetem nje diagrame gjate 24
oreshit. Kjo diagrame ne kete rast vendoset gjate gjithe kohes nga ana veriore e sferes (treguesi
perputhet me shenjen e shenuar me germen B). Kur dita eshte e gjate nga 9 deri 18 ore, gjate 24
oreshit vendosen 2 diagrama. Njera vendoset pas perendimit te diellit dhe tjetra nga ora 11 deri
12. Kur vendoset diagrama e pare, treguesi

Fig. 18 Heliografi

perputhet me shenjen e shenuar me germen A, kurse kur vendoset diagrama e dyte, ai perputhet
me shenjen e treguar me germen V.
23 :

Diagramat vendosen ne pjesen e brendeshme te guaskes, ne njerin nga tre kanalet e saj sipas
stines. Ne kanalin e siperm vendosen diagramat e shkurtra e te perkulura prej 1 Nentorit deri ne
fund te muajit Shkurt. Ne kanalin e mesit vendosen diagramat e drejta prej 1 Marsit deri ne 15
Prill dhe nga 1 Shtatori deri me 30 Tetor, ndersa ne kanalin e trete vendosen diagramat e gjata e
te perkulura nga 16 Prilli deri ne fund te gushtit.

Diagramat ne guasken e heliografit duhen vendosur ne menyre te tille qe vija e shkallezimit te


diagrames, qe tregon oren 12 te perputhet ne drejtim me vijen qe ka guaska.

Gjate punes me heliografin duhet treguar kujdes i vecante per mbajtjen ne gjendje te paster te
sferes se tij. Ajo duhet te pastrohet vazhdimisht me nje cope kadife te bute.

Heliografi para fillimit te punes, vendoset sipas gjeresise gjeografike, e cila behet duke rrotulluar
pjesen e siperme te tij deri ne pozicion te tille qe treguesi i palevizshem, qe ndodhet tek
mbeshtetja e aparatit, te vendoset perballe numurit qe tregon gjeresine gjeografike ne grade. Ne
kete pozicion ky tregues fiksohet me ane te vides.

Orientimi sipas meridianit behet keshtu: vendoset tek guaska e tij diagrama e sezonit perkates
dhe rrotullohet aparati qe guaska te vendoset nga ana veriore e sferes. Pak minuta se te vije
mesnata e vertete, heliografi kthehet ne menyre te tille, qe ne castin e mesdites se vertete,
fokusimi i rrezeve te diellit nga sfera te bjere ne mesin e vijes se diagrames, e cila sic u theksua
edhe me siper duhet te jete perputhur me vijen qe ka vete guaska. Pas ketij veprimi heliografi
fiksohet ne kete pozicion. Orientimi i heliografit sipas meridianit duhet te behet te pakten 1 here
ne muaj.

Rrezatimi Direkt Diellor.


Ky lloj rrezatimi matet me ane te pireliometrave qe karakterizohen nga fakti qe siperfaqia matese
mbahet vazhdimisht pingul me rrezet diellore dhe qe hapja e instrumentit i perbere nga nje tub,
eshte afersisht e barabarte me kendin e ngurte nen te cilin shihet dielli nga toka (jane me hapje te
vlerave5-10ºC). Zakonisht elementi ndjeshem perbehet nga nje termocift. Ky instrument eshte
delikat dhe matje e rrezatimit eshte mjaft i nderlikuar. Keto duhet te realizohen ne dite te qeta
nga era. Per te perfituar nje matje te sigurte, eshte e preferueshme te behen matje per nje interval
kohe 15-20 minutash dhe te merren te pakten 10 lexime. Vemendje duhet ti kushtohet pozicionit
te instrumentit me diellin i cili duhet te jete korrekt perpara realizimit te cdo matje.

Rrezatimi direkt diellor matet edhe me ndihmen e instrumentit te njohur me emrin Aktinometri
Michelson qe si pjese marrese ka nje pllake bimetalike te zeze te perbere prej dy metalesh te
ndryshme si hekur-invar.
24 :

Fig.19 Pireliometer Aktinometer

Rrezatimi i Plote Diellor

Rrezatimi i Plote Diellor perkufizohet si shume e dy perberesve te matur ne toke mbi nje plan
horizontal, nga rrezatimi direkt diellor (insolacioni) dhe ai shperhapes (per shkak te reve ose
perperesve te tjere te atmosferes). Raporti ndermjet dy perberesve eshte ne varesi te kushteve
atmosferike. Gjatesia e vales se interesuar eshte ne intervalin 0.3 deri ne 3 μm. Per studime te
vecanta eshte e mundur te ngushtohet ky interval, duke perdorur filtra te pershtatshem.

Per matjen e nje madhesie te tille perdoren piranometra ose solarometra qe perbehen nga nje
termocift me shirita prej mangani dhe konstantani te lidhura ne seri me njeri tjetrin dhe te lyer
me ngjyre te bardhe dhe te zeze sipas nje rendi te tille qe p.sh. te gjithe shiritet cift te ngjyrosen
me te bardhe dhe te gjithe shiritet tek me te zeze. Siperfaqia e ndjeshme mbrohet nga ndikimet
atmosferike me ane te dy kapakeve gjysemsferike bashkeboshtore prej xhami te trajtuar ne
menyre speciale me permasa te pershtatshme per te kenaqur ligjin e kosinusit. Ajri nepermjet dy
kapakeve gjysemsferike mbahet i thate me ane te nje fishek xheli prej silici, i cili duhet te
zevendesohet vazhdimisht ne menyre periodike.

Keto instrumente duhet te vendosen ne menyre te tille qe brinja me e gjate e drejtekendeshit, qe


formohet nga seria e termocifteve te lidhura ne seri te jete i orientuar sipas drejtimit lindje
perendim. Vemendje e vecante i duhet kushtuar qe ai te mbahet ne nje plan horizontal. Disa tipe
kompensohen edhe ne lidhje me ndryshimet e temperatures se mjedisit.

Rrezatimi i Shperhapur Diellor

Per matjen e ketij rrezatimi perdoret solarometri, i cili eshte i pajisur nga nje shirit metalik
bashkeboshtor me kapaket gjysemsferike, i montuar ne menyre te tille qe te mbaje ne hije pjesen
e ndjeshme te sensorit. Per te siguruar hijen gjate gjithe dites, udhezuesit qe e ngrene shiritin
duhet te jene te vendosur ne menyre paralele me boshtin e tokes dhe diametri horizontal i shiritit
duhet te jete i orientuar sipas drejtimit lindje-perendim.

Albedo
25 :

Albedo eshte raporti ndermjet rrezatimit diellor te pasqyruar nga siperfaqia e marre ne shqyrtim
me ate te rrezatimit te plote qe vjen nga qielli dhe bie mbi te. Intervali spektral eshte i njejte.
Informacioni qe merret nga matja e nje madhesie te tille eshte shume interesant, duke patur
parasysh varesine e ngushte ndermjet ketij parametri dhe te tjereve si te tipit fizik, ashtu dhe atij
biologjik. Instrumentet qe perdoren ne kete rast jane gjithmone piranometrat. Perdoren dy, njeri i
orientuar nga siper ne lidhje me qiellin dhe tjetri poshte ne lidhje me siperfaqen ne shqyrtim. Nje
instrument i tille mban emrin albedometer, i cili montohet ne nje lartesi 1 ose 2 m nga siperfaqia
ne shqyrtim. Ne rasrtin e bimeve barishtore, bari poshte instrumentit mbahet ne lartesi konstan
Rrezatimi Diellor Neto

Ky lloj rrezatimi eshte i barabarte me ndryshesen ndermjet rrezatimit qe vjen nga qielli dhe atij te
leshuar nga siperfaqia e marre ne shqyrtim ne intervalin spektral nga 0.3 deri 60μm. Instrumentet
e perdorur per matjen e ketij rrezatimi perbehen nga dy piranometra te montuar se bashku, njeri i
orientuar nga lart dhe tjetri i orientuar nga poshte, ne lidhje me siperfaqen e marre ne shqyrtim.
Keto instrumente quhen netopiranometer ose netoradiometer, te cilet jane te ndjeshem ndaj te dy
rrezatimeve, si rrezatimit valegjate ashtu dhe atij valeshkurter.

Ky lloj rrezatimi eshte ndoshta parametri me interes me te madh sidomos ne fushen e


agrometeorologjise, sepse jep vleren ne lidhje me siperfaqen e marre ne shqyrtim, te sasise se
energjise qe ajo ka ne dispozicion dhe qe mund te perdoret prej saj.

Mbrojtja e te dy siperfaqeve te ndjeshme nga agjentet atmosferike realizohet me ane te dy


kapakeve gjysemsferike prej polietileni shume te holle qe garantojne kalimin e rrezatimit
elektromagnetik ne intervalin e permendur me lart. Ato mbahen te tendosur nga nje fluks azoti
ose ajer i thate qe lejon kompensimin e koeficienteve te ndryshem te konveksionit te pllakes se
siperme dhe asaj te poshtme. Fluksi i gazit nuk duhet te jete intensiv per te larguar nxehtesine e
dy siperfaqeve dhe per rrjedhoje prurja e pompes duhet te rregullohet me kujdes.Netoradiometri
montohet 2 m nga siperfaqia e tokes.

Transparenca ndaj rrezatimit termik te kapakeve, per shkak te oksidimit te polietilenit nuk
sigurohet per nje kohe me te gjate se gjashte muaj dhe per pasoje eshte i nevojshem nje
zevendesim i rregullt i tyre, megjithese me sy ato akoma mund te duken transparente. Nje
vemendje e vecante i duhet kushtuar, rregullimit te fluksit te ajrit te thate ose te azotit, qe e mban
tensionin ne kapaket gjysemsferike. Ne castin e montimit, eshte e keshillueshme te behet gargare
e gazit ne dalje te netoradiometrit ne nje epruvete me uje dhe te rregullohet fluksi per te mos
patur me shume se 10-15 flluska ne minute.
26 :

PUNE PRAKTIKE

3
TEMPERATURA
Temperatura percaktohet si mase e nxehtesise se ndjeshme dhe eshte e rendesishme sepse ndikon
mbi intensitetin e avullimit, transpirimit, shkrirjes se debores dhe formen e reshjeve.

Karakteristikat apo parametrat kryesore te gjendjes fizike te nje rrjedhesi (gazi apo lengu) jane
gjendja e ngurte, e lenget dhe ajo e gazte. Transformimi nga nje gjendje ne nje tjeter realizohet
nepermjet disa proceseve fizike si avullimi dhe kondensimi (respektivisht nga gjendja e lenget ne
ate te gazte dhe e kunderta), ngrirja dhe shkrirja (respektivisht nga gjendja e lenget ne ate te
ngurte dhe anasjelltas) dhe sublimimi (nga gjendja e ngurte ne ate te gazte.

Nxehtesia e fshehte e shkrirjes dhe ngrirjes per ujin eshte e njejte 79.9 kal/gr. Nxehtesia e fshehte
per avullimin dhe kondensimin eshte gjithashtu e njejte dhe jepet nga formula 597.3-0.56t)
kal/gr, ku t eshte temperatura e ajrit ne ºC dhe futet ne formule sepse avullimi mund te ndodhe ne
temperatura te ndryshme, per shkak te ndryshimit te presionit me lartesine.

Per matjen e tempratures se ajrit dhe te tokes perdoren termometra te ndryshem


1. Termometrat me leng, te cilet mbeshteten ne parimin e ndryshimir te vellimit te lengut me
ndryshimin e temperatures. Gradimi i ketyre termometrave mbeshtetet ne pranimin se
vellimi i lengut ndryshon ne menyre lineare me temperaturen, Keshtu behet ndarja e
shkalles se termometrit ne pjese te barabarta.
2. Termometrat me rezistence elektrike. Ndertimi i ketyre termometrave mbeshtetet ne
parimin e ndryshimit te vleres se rezistences elektrike te percjellesave ose
gjysempercjellesave me ndryshimin e vleres se temperatures. Tarimi i ketyre
27 :

termometrave behet mbi bazen e ndryshimit te njohur te vleres se rezistences nga


ndryshimet e temperatures.
3. Termometrat termoelektrike, te cilet punojne ne baze te parimeve te termoelektricitetit.
Elementi qe ndertohet mbi dukurine e termoelektricitetit quhet termocift.

Ne stacionet meteorologjike vrojtimi i temperatures behet me ane te termometrave normale,


maksimale dhe minimale. Ne pergjithesi temperatura minimale e dites ndodh para lindjes se
diellit ndersa temperatura maksimale ½ deri ne 3 ore pasi dielli arrin lartesine me te madhe te tij
Fig.20.

Fig.20 Termometri i thate dhe i laget

TERMOMETRAT ME LENG

Termometrat me leng, perbehen nga nje rezervuar prej qelqi ne forme sferike ose cilindrike ne te
cilin ngjitet nje tub kapilar po prej qelqi. Rezervuari si dhe nje pjese e gypit mbushet me leng. Si
trup termometrik per termometrat qe perdoren ne meteorologji zakonisht perdoret zhiva, alkooli
dhe toluoli.

Per matjen e temperatures ka disa shkalle por me teper perdoret shkalla Celcius. Ne shkallen
Celcius jane caktuar dy pika fikse 0ºC dhe 100ºC. Pika e pare i pergjigjet temperatures se
shkrirjes se akullit ne trysni normale, ndersa pika e dyte temperatures se vlimit te ujit gjithashtu
ne trysni normale. Ky interval ndahet ne 100 pjese te barabarta dhe nje ndarje e saj quhet nje
grade Celcius. Ne shkallen e Fabremheit (ºF), pranohet se akulli shkrihet ne temperaturen 32 ºC
dhe pika e vlimit te ujit eshte 273.15 K dhe pika e vlimit te ujit 373.15 K.
28 :

Dihet qe koeficienti i bymimit te lengut, eshte shume me i madh se koeficienti i bymimit te


qelqit. Per kete aresye cdo ndryshese e temperatures, do te shoqerohet me ndryshesen e gjatesise
se shtylles se lengut ne kete kapilar. Ne kete menyre me ane te pozicionit te nivelit te lengut ne
gyp mund te gjukohet mbi temperaturen.

Termometrat karakterizohen nga dy lloje ndjeshmerie: e para, mundesia per te matur ndryshime
te vogla te temperatures (0.01 ose 0.001 ºC); shpejtesia e arritjes se baraspeshes termike ne
mjedisin ku vendoset. Ndjeshmeria e llojit te dyte eshte aq me e madhe sa me e vogel te jete
masa e zhives ne rezervuar (d.m.th. sa me i vogel te jete kapaciteti i tij termik). Nga ana tjeter,
ndjeshmeria e llojit te pare rritet me zmadhimin e vellimit te rezervurit. Ajo po ashtu varet nga
prerja terthore e gypit kapilar dhe eshte e perpjestueshme me te..

Me ane te termometrave meteorologjike matja e temperatures kryhet me nje saktesi 0.1 ºC. Po
ashtu keto termometra kane nje ndjeshmeri te llojit te dyte te vleresueshme. Inercia e vogel qe
kane termometrat meteorologjike, kerkon qe gjate kryerjes se vrojtimeve me to, vrojtuesi duhet
te qendroje sa me larg termometrit, per te shmangur ndikimin e nxehtesise se trupit te vrojtuesit
ne tregimin e tij.

Po per kete aresye, gjate kryerjes se leximit te pare, duhet te vleresohen te dhjetat e grades dhe
pastaj graded e plota. Ne disa raste, kerkohet qe termometrat te kene inerci me te madhe, gje qe
kerkohet p.sh. gjate matjes se temperatures se shtreses se tokes. Per kete qellim rezervuari i
termometrit mbeshtillet me ndonje lende me kapacitet termik te madh si p.sh. me pluhur bakri
etj.

Ne praktiken meteorologjike perdoren disa lloj termometrash me leng.

TERMOMETRAT PSIKROMETRIKE.

Keto termometra perdoren per njehsimin e lageshtires se ajrit. Ky termometer e ka rezervuarin ne


forme sferike me diameter 9 deri 12 mm te mbushur me zhive dhe gjatesia e tij arrin 39 deri 43
cm. Temperatura me larte qe mund te matet me ane te ketij termometri mund te jete 41 ºC dhe
ne raste te vecanta mund te arrije deri ne 50 ºC, ndersa temperatura me e ulet nga -31 ºC deri -35
ºC. Nese temperatura e ajrit eshte me vogel se -36 ºC, duhet te perdoren termometra
psikrometrike te mbushur me alkool Fig.21.
29 :

Fig.21 Psikrometer
TERMOMETRI MAKSIMAL.

Ky lloj termometri sherben per mtjen e vleres maksimale te temperatures qe merr ajri brenda nje
intervali kohe te perfshire ndermjet dy vrojtimeve p.sh brenda 24 oreve. Ai vendoset ne
mbajtesen psikrometrike pothuajse ne pozicion horizontal. Pas vendosjes termometri duhet te
kete nje menjanim te vogel me rezervuarin poshte.

Ky termometer dallohet nga termometrat e zakonshem te mbushur me zhive, nga fakti se ne


fillimin e gypit kapilar te tij, afer rezervuarit krijohet nje ngushtim me anen e nje gjilpere prej
qelqi, qe ngjitet ne pjesen e brendeshme te rezervuarit te zhives.. Ne disa raste pengesa krijohet
duke perkulur ne menyre te theksuar gypin e kapilarit ne fillim te rezervuarit.

Kur temperatura ngrihet, zhiva e rezervuarit bymehet dhe duke kaluar ngushtimin, ngjitet ne
gypin kapilar. Kur temperatura fillon te ulet per shkak te ferkimit qe peson zhiva ne ngushtim,
nuk munhd te kaloje ne rezervuar dhe shtylla e zhives qe i pergjigjet temperatures maksimale
ruan gjatesine e saj duke na treguar temperaturen me te larte gjate intervalit te kohes qe na
intereson.

Pas kryerjes se leximit te temperatures maksimale, termometri hiqet nga mbajtesja, kapety nga
skaji i tij i siperm dhe shkundet fort disa here ne menyre qe shtylla e zhives se kapilarit te
bashkohet me zhiven e rezervuarit dhe te zbrese ne te.. Pastaj termometri vendoset serish ne
mbajtesen ne pozicionin horizontal dhe kryhet nje lexim i dyte i cili duhet te jete afersisht i njejte
me leximin e castit te termometrit psikrometrik. Ky lexim mund te sherbeje si prove e
funksionimit ne rregull te termometrit maksimal pas shkeputjes.
30 :

TERMOMETRI MINIMAL.
Perddoret per te matur vleren me te ulet te temperatures qe merr ajri gjate nje intervali te caktuar
kohe te perfshire brenda dy vrojtimeve p.sh. gjate 24 oreve. Ky lloj termometri mbushet me
alkool ose me toluol. Brenda kapilarit, ne alkool zhytet nje purteke (tregues) e vogel cilindrike
me ngjyre te erret qe perfundon ne te dy skajet e saja me sfera te vogla. Ajo eshte prej lende te
lehte p.sh qelq i erret.

Per vendosjen e termometrit minimal ne kafazin meteorologjik veprohet ne kete menyre; Kapet
skaji i termometrit ku ndodhet rezervuari i tij dhe vendoset ne pozicionin vertikal. Purteka nen
veprimin e forces se rendeses, do te zhvendoset lirisht ne gypin kapilar dhe kur arrin ne fund te
shtylles se alkoolit, do te mbeshtetet ne siperfaqen e membranes se alkoolit dhe do te ndalet. Pas
kesaj, termometri me kujdes, vendoset horizontalisht ne mbajtesen e kafazit.

Kur temperatura ulet, membrana siperfaqesore e alkoolit, duke zbritur poshte, zhvendos purteken
drejt rezervuarit. Me pas kur temperatura fillon te rritet, membrana siperfaqesore largohet nga
rezervuari dhe purteka mbetet ne vend. Leximi kryhet ne skajin e purtekes qe ndodhet me larg
rezervuarit. Vlera e temperatures e marre gjate leximit tregon temperaturen minimale gjate
intervalit te kohes se marre ne shqyrtim Fig.22.

Fig.22 Termometri maksimal dhe minimal

Gjate vrojtimit te termometrit minimal, kryhen dy lexime: me pare lexohet tregimi i skajit te
purtekes qe ndodhet me larg rezervuarit dhe se dyti menisku i alkoolit, i cili tregon temperaturen
e ajrit ne castin e kryerjes se vrojtimit. Pas kryerjes se ketyre leximeve, hiqet nga mbajtesja dhe
kthehet ne pozicionin me rezervuar siper kapilarit. Kur purteka arrin meniskun e alkoolit (nen
veprimin e forces se rendeses) dhe ndalet, termometri vendoset me kujdes perseri horizontalisht
ne mbajtesen.
31 :

Termat qe lidhen me temperaturen dhe qe perdoren me shume ne fushen e hidrometeorologjise


jane:

Temperatura mesatare ditore. Eshte mesatarja e vleres minimale dhe maksimale ditore te
temperatures, neqoftese vetem kur keto dy vrojtime jane kryer. Ne rastet kur vrojtimet kryhen
cdo ore te dites, temperatura mesatare ditore perftohet si mesatare e 24 vlerave orare.

Temperatura mesatare mujore. Eshte mesatarja e temperaturave mesatare ditore per kete
muaj.

Temperatura mesatare vjetore. Eshte mesatarja e temperaturave mesatare mujore per kete
vit.
Temperatura peson ndryshime ne hapesire dhe me lartesine, megjithate kushtet mesatare duhet te
percaktohen ne nje kohe dhe vend te caktuar. Per kete qellim, ne pergjithesi perdoren
temperaturat normale. Ato perfaqesojne vlerat mesatare per nje dite, muaj stine apo vit per nje
periudhe 30 vjecare p.sh. ne kohet e sotme merret periudha 1961-1990.

Amplituda ditore. Eshte diferenca ndermjet temperatures me te larte dhe temperatures me te


ulet te matur ne nje dite te caktuar.

Duke caktuar nje vlere baze te temperatures grade-dita percaktohet si shmangia e nje grade per
nje dite ne temperaturen mesatare ditore prej kesaj vlere baze, e cila varet nga problemi qe do te
trajtohet. P.sh ne llogaritjen e boreshkrirjes vlera baze merret 0 ºC dhe shmangiet negative
pranohen si zero.

Gradienti i temperatures eshte ndryshimi i temperatures me lrtesine. Vlera mesatre e tij


eshte 6.5 ºC per 1000m. Vlera e grdientit nuk eshte konstante, vecanerisht afer siperfaqes se
tokes, e cila mund te ngrohet shume gjate dites duke dhene gradiente te larte, por dhe te ftohet
shume gjate nates, duke dhene gradiente te vegjel te temperatures.
Ne pergjithesi temperatura zvogelohet me lartesine, por mund te ndodhe edhe e kunderta, ne
netet e qeta dhe te kthjellta te veres, per shkak te ftohjes me te shpejte te siperfaqes se tokes ne
krahasimn me atmosferen, Ky perjashtim nga rregulli i pergjithshem njihet si inversioni termik
dhe shprehet ne formen e rritjes se temperatures deri ne nje fare lartesie dhe me pas me nje
zvogelim te saj.

Termografi. Per te regjistruar ndryshimin e vlerave te temperatures se ajrit ne nje vend te


caktuar dhe gjate nje periudhe kohe te caktuar perdoret termografi.
Parimi i punes se termografit eshte deformimi i pjeses marrese te pajisjes, qe varet nga ndryshimi
i temperatures, i transmetohet pjeses regjistruese, e cila le gjurme, ne nje leter te shkallezuar e
32 :

cila nga ana e saj, eshte e fiksuar ne nje cilinder, qe rrotullohet me ndihmen e nje mekanizmi
sahati Fig.23.

Fig.23 Termohigrograf

Pjesa marrese e termografit qe sherben per regjistrimin e temperatures se ajrit mund te jete e
perbere prej nje kutie ne forme harku te holle me faqe te holla e mbushur me leng ose prej nje
pllake te holle bimetalike.

Pjesa kryesore marrese e termografit qe eshte ne kopshtet meteorologjike, eshte nje pllake
bimetalike e perbere prej dy shtresave te holla metalike prej celiku jo magnetik, kurse tjetra prej
invari. Meqenese koeficienti i bymimit te ketyre metaleve eshte i ndryshem, atehere, pllaka
bimetalike, gjate lekundjeve te temperatures, do te ndryshoje kurbaturen e saj. Skaji i siperm i
pllakes bimetalike fiksohet ne menyre te palevizeshme mbi termografin, ndersa skaji i poshtem
lidhet me mekanizmin e gjilperes, se cils i transmetohen levizjet e saj me ndihmen e nje sistemi
te posacem. Ne skajin e gjilperes vendoset nje maje pene ne forme piramide e pajisur me boje
per regjistrimin.

Kur temperatura ngrihet, maja e penes leviz lart dhe e kunderta, mbi nje leter te shkallezuar te
vendosur mbi cilindrin, i cili me ane te nje mekanizmi sahati rrotullohet rreth nje boshti vertikal.
Nje rrotullim te plote cilindri mund ta kryeje gjate nje jave apo gjate nje dite. Ne rastin e pare
termografi quhet javor dhe ne rastin e dyte ditor.

Letra e vendosur ne cilinder eshte e ndare ne vija horizontale mbi te cilen shenohet numuri qe
tregon temperaturen e ajrit. Cdo ndarje te letres i pergjigjet vlera 1 º. Pervec vijave horizontela ne
leter ka nje sere harqesh, lrgesia ndermjet te cilave eshte njehsuar ne menyre te tille qe pr
termogrfin javor ajo ti pergjigjet rrotullimit te meknizmit gjate 2 oreve (pra eshte 2 ore), ndersa
per ditorin gjate 15 minutave (pra eshte 15 min). Ne pjesen e siperme te cdo harku shenohet koha
ne ore.

Per perpunimin e regjistrimit te termografit eshte e nevojshme qe tregimet e tij te krahasohen me


ato te termometrit. Per kete qellim vrojtuesi, ne afatet e caktuara te vrojtimeve meteorologjike ne
oren 1,7,13 dhe 19, sipas kohes lokale mesatre diellore, kryen leximin e termometrit dhe te
33 :

termografit dhe te dhenat e marra i shenon ne fletoren e vrojtimeve, kurse ne letren e termografit
kryen shenimin e kohes. Keto lexime te njekoheshme na krijojne mundesi qe te percaktohen ato
korrigjime, te cilat duhet tu shtohen regjistrimit te termografit ne menyre qe te gjendet
temperatura e vertete e ajrit.

PUNE PRAKTIKE

4
TRYSNIA ATMOSFERIKE

Atmosfera, eshte nje perzierje gazesh, avujsh uji dhe papastertish qe mbeshtjell Token deri ne
lartesine 25 km. Kater perberesit kryesore jane Azoti (78%), Oksigjeni (21%), Argoni (0.9%) dhe
Gazi Karbonik (0.03%). Ne atmosfere ndodhen edhe disa gjurme gazesh te tjere nje nga te cilet
eshte Ozoni, i cili eshte shume i rendesishem sepse ai pengon rrezatimin ultraviolet qe te arrije
ne Toke.

Presioni atmosferik percaktohet si pesha e nje kolone te ajrit te atmosferes me baze njesine e
siperfaqes se tokes. Ne nivelin e detit vlera e tij eshte e barabarte me peshen e nje kolpne uji me
lartesi 1033.22 cm, ose nje kolone zhive me lartesi 76 cm ose me 1013.25 milibar. Presioni
34 :

atmosferik zvogelohet me lartesine, gje qe spjegon pse intensiteti i avullimit eshte me i vogel ne
lartesi te vogla dhe me i larte ne lartesi te medha.
Pajisjet kryesore per matjen e trysnise atmosferike jane brometrat me zhive, pasi i punes i te
cileve mbeshtetet ne eksperimentin e Toricelit. Pjesa kryesore e nje barometri perbehet nga dy
ene qe komunikojne me njera tjetren. Njera prej eneve eshte nje gyp i holle cilindrik prej qelqi
me njerin fund te mbyllur dhe pa ajer brenda, ndersa ena e dyte eshte e shkurter dhe e hapur.
Sipas formes se enes se shkurter barometrat ndahen ne barometer me kuti, barometer me sifon
dhe barometer me kuti-sifon.. Ne stacionet meteorologjike sot me shume perdoren barometrat
me kuti.

Ky barometer perbehet prej nje gypi qelqi te holle (afersisht 1 m), i mbyllur nga njera ane, i cili
quhet gyp barometrik. Pjeset e tjera te ketij barometri jane kutia dhe gypi metalik i jashtem, ne
pjesen e siperme te te cilit ka nje te care te shkallezuar ku vrojtohet menisku i zhives. Po ashtu ai
prmban vernierin e levizshem (saktesia me te dhjetat e milibarit), i cili mund te zhvendoset me
anen e nje vide. Ne pjesen e poshtme te gypit ndodhet nje termometer, i cili sherben per matjen e
temperatures se zhives. Kutia e barometrit permban gjithashtu nje vide te vogel, e cila nese
rrotullohet dy ose tre here ne drejtim te zhvidosjes, lejon qe pjesa e brendeshme e kutise te
komunikoje me mjedisin e jshtem. Po ashtu kjo vide nuk lejon qe ne kuti te hyje pluhur ose
thermija te tjera.

Barometri vendoset ne laborator (pra jo ne kopshtin meteorologjik), larg nga pajisjet ngrohese,
nga dritaret dhe dera e tij. Muri ku duhet te varet barometri duhet te jete mur baze d.m.th mur pa
dyer e dritare. Eshte kategorikisht e ndaluar qe mbi barometer te bien rrezet e diellit.

Barometri varet ne nje dollap special, i cili e mbron pajisjen nga lekundjet e theksuara te
temperatures dhe nga pluhuri. Dollapi fiksohet mire ne mur, ne menyre qe kuatia e tij te jete ne
nje lartesi 70-75 cm mbi dysheme.

BAROMETRI ANEROID.
Pjesa kryesore e barometrit aneroid eshte nje kuti metalike elastike, jo e larte, me faqe te
valezuara. Brenda saj ka nje boshllek te madh. Ne siperfaqen e poshtme, kutia ka nje shtrese me
anen e se ciles fiksohet ne bazen e paisjes, ndersa ne mesin e siperfaqes se siperme te saj eshte
ngjitur nje bosht i vogel vertikal, tek i cili fiksohet nje suste e gjere dhe e forte metalike, e cila e
terheq kutine. Ky veprim pengohet nga veprimi i trysnise se jashtme atmosferike. Si rezultat i
veprimit te njekohshem i ketyre dy faktoreve, kemi vendosjen e nje baraspeshe te perkohshme.
Perimi i punes se kutise se barometrit eshte si me poshte: Trusnia e jashtme e ajrit shtyp bazen e
siperme te kutise, e cila deformohet dhe terheq susten, deri ne ate mase sa midis forcave te
trysnise dhe atyre elektrike te sustes te rivendost baraspeshe. Keshtu p.sh. nese trysnia
atmosferike rritet, atehere veprimi i jashtem behet me i madh se ai i sustes dhe kutia ndryshet,
derisa vendoset baraspesha e re dhe e ndersjellta, ne rast se trusnia atmosferike zvogelohet kutia
35 :

zgjerohet. Meqenese fundi i poshtem i kutise eshte i palevizshem, atehere ndryshja dhe zgjerimi i
kutise kryhet vetem ne saje te zhvendosjes se siperfaqes se siperme. Keto lekundje te siperfaqes
se valezuar te kutise jane shume te vogla.. Keshtu p.sh. nese vlera e trysnise atmosferike
ndryshon me 80 mm Hg. Siperfaqia e kutise peson nje deformim vetem prej 0.3 mm. Me
ndihmen e nje sistemi te posacem keto lekundje te vogla zmadhohen rreth 1000 here dhe ato i
komunikohen nje gjilpere, e cila mund te shmanget gjate nje shkalle, ndarjet e se ciles na japin
vleren e trysnise atmosferike ne mm Hg.

Ne pjesen e poshtme te kuadratit te paisjes, vendoset nje termometer i holle, ne formen e nje
harku, me ndihmen e te cilit percaktohet temperatura e paisjes, njohja e se ciles eshte e
nevojshme, sepse lekundjet e temperatures ndryshojne vetite elastike te sustes. Sa me e madhe te
jete vlera e temperatures se sustes, aq me pak elastike behet ajo. Per te baraspeshuar kete
dobesim te vetive elastike te sustes, kutia shpesh mbushet me nje sasi te vogel azoti. Kur rritet
temperatura, rriten shpesh edhe vetite elastike te azotit, duke barazpeshuar dobesimin e vetive
elastike te sustes. Pajisje te tilla quhen barometra aneroide me kompensim. Te gjitha pjeset
perberese te barometrit aneroid mbyllen ne nje kuti prej ebaniti.

Baromtri aneroid eshte nje pajisje, e cila mat indirekt vleren e trysnise atmosferike. Per rrjedhoje
para se te perdoret, kryhet shkallezimi i tij me ndihmen e barometrit normal me zhive.

Sic e theksuam edhe me lart, barometri aneroid vendoset ne nje kuti speciale. Per te shmangur
lekundjet e theksuara te temperatures ai duhet te mbahet larg nga burimet e nxehtesise. Pajisja
duhet te vendoset gjate kohes se matjes ne pozicionin horizontal. Ne fillim kryhet leximi i
termometrit te barometrit aneroid dhe pastaj goditet lehte me gisht qelqi i kutise, ne menyre qe te
shmangen ferkimet e mundshme nga pjeset transmetuese. Pastaj kryhet leximi i pajisjes. Qe te
shmangen gabimet gjate leximit te barometrit, syri i vrojtimit duhet te vendoset direkt mbi
gjilperen e tij.

Gjate kryerjes se matjeve ne mjedisin e jashtem eshte e domosdoshme qe paisja te marre


temperaturen e ajrit perreth. Nje gje e tille sigurohet kur leximi i termometrit te barometrit ka
vlere konstante. Po ashtu gjate gjithe kohes se matjeve, barometri aneroid duhet te qendroje ne
hije.

BAROGRAFI.
Eshte nje pajisje qe sherben per te regjistruar ne menyre te vazhdueshme trysnine atmosferike.
Ashtu si dhe pjesa me e madhe e pajisjeve veteregjistruese perbehet prej tre pjeseve: a.pjeses
marrese qe reagon gjate ndryshimit te trysnise, 2. mekanizmit qe transmeton lekundjet e gjilperes
regjistruese, 3. cilindrit rrotullues te pajisur me nje mekanizem ore dhe mbi te cilin vendoset letra
e milimetruar.
36 :

Pjesa marrese e barografit, perbehet prej disa kutish elastike te lidhura ndermjet tyre dhe te
vendosura ne forme shtylle. Brenda nje kutie ekziston nje suste e rrafshet, e cila synon te zgjeroje
kutine dhe te baraspeshoje trysnine e lashtme atmosferike. Ne rast se trysnia atmosferike rritet, e
gjithe shtylla e kutive ndrydhet, ndersa kur trysnia zvogelohet, shtylla e kutive zgjatet.

Levizjet e pjeses se sipermet te shtylles se kutive nen veprimin e trysnise atmosferike, me anen e
nje sistemi special, i transmetohen gjilperes, ne skajin e se ciles vendoset nje maje pene ne
formen e nje piramide trefaqeshe qe mbushet me boje speciale qe nuk thahet. Pena nga ana e saj
takon mbi nje leter te shkallezuar, qe mbeshtillet ne nje cilinder,i cili me ndihmen e nje
mekanizmni, ose kryen levizje rrotulluese te njetrajteshmeme periode te caktuar. Nese tamburi
ben nje rrotullim te plote brenda 24 oreve, atehere barografi quhet ditor, ndersa ne rastin kur ai
kryen nje rrotullim te plote brenda nje jave, ai quhet barometer javor.

Mbi siperfaqen anesore te tamburit, vendoset nje leter e shkallezuar e cila fiksohet mbi te. Ne
letren e shkallezuar horizontalisht vendoset koha. Largesia ndermjet dy harqeve eshte njehsuar
ne menyre te tille qe per barografin javor, ajo te jete e barabarte me 2 ore dhe per barografin ditor
te jete 15 minuta, kurse ndermjet dy vijave horizontale 1 mb.

Nje leve vertikale e vendosur anash pajises, lejon qe te largohet maja e penes nga letra e
shkallezuar dhe ne kete menyre nderpritet regjistrimi ose ndersjelltas, te afrohet maja e penes tek
letra dhe te filloje regjistrimi.

Po ashtu, afer barografit nuk duhet te kete pajisje ngrohese dhe mbi te nuk duhet te bjere rrezatim
direkt diellor. Me e pershtatshme do te ishte vendosja e barografit, ne nje dhome me shikim nga
veriu, ku ka lekundje te vogla te temperatures.

Para se te kurdiset mekanizmi i ores duhet te vendoset letra e shkallezuar mbi cilindrin e
tamburit. Mbi letren e shkallezuar shenohet data, muaji, ora e minuta e vendosjes se saj. Pastaj
cilindri perseri vendoset ne boshtim e tij dhe pena mbushet me boje. Nese kemi hedhur shume
boje, atehere me anen e nje letre filtri thithet boja e tepert.

Cilindri rrotullohet ne drejtim te kundert te akrepave te sahatit, ndersa perkundrejt majes se


penes, te qendroje harku qe i pergjigjet kohes se vendosjes se letres. Para se maja te lihet e lire te
takoje letren e shkallezuar, ajo laget me boje ne anen e jashtme te saj. Ne rast se maja e penes
eshte e papaster, ajo hiqet nga gjilpera dhe pastrohet me alkool ose uje..
Duhet te theksohet se nuk duhet te preken ne asnje menyre pa qene nevoja gjilpera, levat dhe
mekanizmat e tjere te barografit.

Per te perpunuar regjistrimet e barografit, eshte e domosdoshme qe te behet krahasimi i


tregimeve te barografit me ato te barometrit. Per kete qellim, vrojtuesi ne afatet e caktuara te
vrojtimeve meteorologjike3 ne oret 7,14 dhe 21, kryen njekohesisht leximet e barografit dhe te
brometrit dhe i shenon keto tregime ne fletoren e vrojtimeve dhe ben shenjen e kohes ne letren e
37 :

barogrfit. Leximi i njekohshem i tregimeve te barometrit dhe barografit lejon qe te gjenden ato
vlera reale te trysnise atmosferike ne castet ndermjetese te kohes. Tregimet e barografit
percaktohen me anen e lakores se regjistruar ne leter, duke e larguar gjilperen prej saj me anen e
shufres vertikale Fig.24.

Barometer me zhive Barometer Barograf


38 :

Fig.24 Barometer

PUNE PRAKTIKE

5
LAGESHTIA E AJRIT

Avujt e ujit qe ndodhen ne atmosfere afersisht 6000m mbi Toke. Lageshtia percakton pikerisht
sasine e ketyre avujve ne ajer. Ne nje perzjerje gazesh, secili gaz ushtron nje presion te pjesshem
te pavarur prej atij te gazeve te tjere. Presioni i pjesshem i ushtruar prej avujve te ujit quhet
presioni i avujve.
39 :

Me rritjen e distances nga Toka temperatura e ajrit dhe permbajtja e avujve te ujit zvogelohen.
Sasia maksimale e avujve te ujit qe mund te ekzistoje ne hapesire eshte nje funksion i
temperatures dhe praktikisht i pavarur nga prania e gazeve te tjere. Ne rastin kur hapesira
permban sasine maksimakle te avujve te ujit per nje temperature te dhene hapesira, hapesira
quhet e ngopur. Presioni qe ushtrohet nga avujt e ujit ne nje hapesire te ngopur auhet presiobn i
avujve te ngopur ne nje tenperature te dhene. Ne cdo temperature nen piken e ngrirjes, presioni i
avujve te ngopur eshte me i vogel mbi akull se sa mbi ajer..

Nje mase ajri me temperature t dhe presion te avujve d mund te arrihje ngopjen ne tre rruge te
ndryshme. Nese permbajtja e avujve te ujit ne ajer mbahet konstante dhe temperatura e tij
zvogelohet, masa e ujit arrin ngopjen me avujt e tij te ujit. Kjo temperature quhet temperatura e
pikes se veses td. Nese temperatura e mases se ajrit mbahet konstante por i shtohen avuj uji,
ngopja arrihet ne nje temperature ta. Keto dy rruge te perfitimit te ngopjes, te realizuara ne
laborator, nuk mund te ndodhin ne natyre, sepse nuk eshte e mundur qe ne nje mase ajri, ne
atmosfere te mbahet konstante temperatura apo presioni i avujve te ujit. Keshtu qe nje mase ajri
do te arrije ngopjen sipas nje rruge te trete, duke marre nje sasi avujsh nga jashte saj dhe duke
humbur nxehtesine e saj, deri ne temperaturen t w. Kjo temperature quhet temperature e
termometrit te lagur.

Diferenca ndermjet presionit te avujve te ngopur dhe presionit aktual ne nje temperature te
caktuar, quhet deficiti i ngopjesdhe tregon sasine e avujve te ujit te nevojshem per te sjelle masen
e ajrit ne kushtet e ngopjes.

Raporti i peshes molekulare te ujit (18) dhe ajrit (29) eshte 0.622, pra ne te njejten temperatuyre
dhe presion, forca specifike e rendeses se avujve te ujit eshte 0.622 here me e madhe se ajo e ajrit
te thate.

Madhesite qe Karakterizojne Lageshtine e Ajrit. Madhesite qe karakterizojne lageshtine


e ajrit jane:
Lageshtia Absolute ose dendesia e avujve te ujit P v, e cila numerikisht eshte e bvarabarte me
masen e avujve te ujit qe permbahen ne njesine e vellimit te ajrit te laget. Duke zbatuar ligjin e
pergjithshem te gazit te persosur per avullin e ujit, marrim:

Pv=e/RvT

Ku: Pv eshte lageshtia absolute ne kg/m3, e trysnia e avujve te ujit be N m-2, Rv-konstantja
specifike per gazin e avujve te ujit ku vlera e saj eshte 461.5 J kg -1K-1, T-temperatura absolute ne
K, R-konstantja e pergjithshme e gazeve. Per e ne kPa dhe dendesia e avujve te ujit ne kg m -3
kemi Pv=2.167e/T.
40 :

Lageshtia specifike Quhet madhesia numerikisht e barabarte me masen e avujve te ujit qe


permbahen ne njesine e mases se ajrit te laget:

q= Pv/Pa=mv/mv+ma=0.622e/(P-0.378e)

ku q eshte lageshtia specifike ne kg kg-1, Pa-dendesia e ajrit te laget, mv-masa e avujve te ujit, ma
masa e ajrit te thate, P-trysnia e plote e ajrit atmosferik ne kPa, e – trysnia e avullit te ujit dhe
0.622 raporti ndermjet mases molekulare te ujit me masen molekulare te ajrit te thate.

Lageshtia relative RH quhet raporti pa permasa i trysnise aktuale te avujve te ujit e d me


trysnine e avujve te ngopur e0 (qe eshte trysnia e avullit te ngopur mbi ujin e ajrit te lenget ne
trysni P dhe temperature T); pra

RH=100e/eo
Deficiti i ngopjes ose i lageshtires se Ajrit (ose deficiti i trysnise se avujve te ujit), da
da=e0-e

Temperatura e pikes se veses Td eshte temperatura e ajrit ne te cilen avujt e ujit, qe jane te
pranishem ne ajer, kur trysnia e pjeseshme e tyre mbetet e pandryshuar, arrijne gjendjen e
ngopjes. Trysnia aktuale e avullit te ujit ne ajer, eshte e barabarte me trysnine e avullit te ngopur
ne temperaturen e pikes se veses.

Td=[RH/100]1/8(112+0.98T)-112+0.1T

Temperatura e termometrit te lagur Tw , eshte temperatura qe nje siperfaqe avulluese


mund te kete kur bilanci energjetik eshte zero. Per qellime praktike temperatura e termometrit te
lagur paraqet temperaturen e nje termometri te mbuluar me nje cope beze te lagur me uje te
paster (uje i distiluar, i vendosur ne ajrin qe leviz me shpejtesi jo me te vogel se 4.6 m s-1.
Termometri i lagur do te ftohet derisa nxehtesia e larguar nga ajri te behet e barabarte me
nxehtesine latente te cliruar ne saje te avullimit.
Pjerresia e Lakores se Trysnise se Avujve te Ngopur Δ, duke derivuar formulen e Basen-it
njehsohet me shprehjen:

Δ=de0/dT=0.200(0.000738T+0.8072)7-0.000116 per T≥-230C, Δ ne KPa0C-1

Trysnia Aktuale e Avullit te Ujit ea, meqenese trysnia aktuale e avullit te ujit ne ajer, eshte e
barabarte me trysnine e avullit te ujit te ngopur ne temperaturen e pikes se veses atehere

ea=e0 (Tw)-γpsik (T-Tw)


41 :

Psikrometri August (Psihrometri), perbehet nga dy termometra psikrometrike me zhive me


rezervuar krejt te njejte ne forme ashtu dhe ne permasa. Rezervuari i njerit prej termometrave
mbeshtillet me nje cope garze te bute e te paster, fundi i se ciles zhytet ne nje provez me uje te
distiluar. Ne kete menyre ai qendron gjithnje ne gjendje te lagur dhe per kete aresye ky quhet
termometer i lagur. Termometri qe ka rezervuarin te pambeshtjelle me garze quhet i thate dhe
sherben per te matur drejtperdrejte ajrin rrethues.

Te dy termometrat vendosen ne pozicion vertikal me nje mbajtese te vecante, e cila vendoset


brenda kafazit meteorologjik. Uji qe ngjitet nepermjet garzes (ne saje te dukurise se kapilaritetit),
e qe mban te lagur rezervuarin e termometrit te lagur, vazhdimisht avullon, e per pasoje,
temperatura qe tregon ky termometer, eshte me e ulet se temperatura e termometrit te thate.

Sa me i thate te jete ajri, aq me fuqishem avullon uji nga garza dhe per rrjedhoje aq me e madhe
behet ndryshesa e temperaturave te dy termometrave.
Ne baze te leximit te dy termometrave, duke u bazuar tek pasqyra psikrometrike, gjendet
lageshtia absolute dhe relative e ajrit, pika e veses dhe deficiti i lageshtise.
Per funksionimin normal te psikrometrit duhet te kihen parasysh dy kushte: se pari rezervuari i
termometrit te lagur te jete gjithnje ne gjendje te laget dhe se dyti te behet nje nderrim i
vazhdueshem i shtreses se ajrit perqark rezervuarit.

Psikrometri me Aspiracion Assman. Perbehet nga dy termometra psikrometrike te njejte te


vendosur vertikalisht ne nje mbajtese metalike te nikeluar dhe nga aspiratori per thithjen e ajrit
Fig.25.
42 :

Fig.25 Psikrometri
Rezervuaret e dy termometrave ndodhen brenda dy tubave me parete te dyfishta, te cilet
komunikojne me tubin qendror te aspiratorit. Ato ne ndryshim nga termometrat e psikrometrit te
stacionit, kane forme cilindruke te gjate me qellim qe te fiksohen me lehte ne tubat mbajtes te
tyre. Ne pjesen e siperme te aspiratorit ndodhet celesi i cili sherben per kurdisjen e aparatit si dhe
carjet permes se cilave nxirret jashte ajri i thithur nga aspiratori. Rezervuari i njerit termometer
mbeshtillet me garze te bute e te paster.

AVULLIMI DHE KONDENSIMI.


Gjendjet e ndryshme te agregateve te se njejtes lende varet nga kushtet e jashtme ne te cilen
ndodhet lenda dhe pikerisht nga temperatura dhe trysnia.. Me ndryshimin e ketyre kushteve
ndryshon dhe karakteri i rregullsise se vendosjes se molekulave, i levizjes dhe bashkeveprimi
ndermjet tyre. Me kete shpjegohet dhe shnderrimet fazore te lendes d.m.th. kalimi nga njera
gjendje agregate ne tjetren. Keshtu kemi kalim te lendes nga gjendja e ngurte ne te lenget (dukuri
qe njihet me emrin shkrirje), nga gjendja e lenget ne te gazte (dukuri qe quhet avullim), nga
gjndja e ngurte drejtperdrejte ne te gazte (sublimim), apo dhe kalimet e ndersjellta.

Dukuria e kalimit te lendes nga gjendja e lenget ne te gazte quhet avullim. Lengu mund te
kthehet ne avull ne dy menyra me ane te avullimit dhe me ane te vlimit. Dukuria e ndersjellte,
ajo e kalimit te lendes nga gjendja e gazte ne te lenget quhet kondensim. Dime se cdo lende
avullon dhe se njekohesisht me avullimin ndodh dhe kondensimi.

Avullimi ndodh vetem ne siperfaqen e lire te lengut dhe kryhet ne cfaredo temperature, ndersa
vlimi ne gjithe masen e lengut dhe ne nje temperature plotesisht te percaktuar, e cila varet nga
lloji i lengut dhe nga trysnia e jashtme ne te cilen ndodhet ai. Nxehtesia qe nevojitet per te
avulluar njesine e mases se lengut ne temperature te pandryshuar quhet nxehtesi specifike e
avullimit.

Nese lengu ndodhet ne nje ene te mbyllur, atehere krahas avullimit ndodh procesi i kundert ai i
kondensimit. Gjate ketij procesi clirohet e njejta nxehtesi qe shpenzohet per te avulluar njesine e
mases se lengut. Kjo eshte aresyeja qe nxehtesia specifike quhet ndryshe nxehtesi latente apo e
fshehte.

Higrometri me Floke. Polimetri. Eshte aparat qe sherben per matjen e lageshtise relative
te ajrit. Ai perdoret ne cdo kohe te vitit por shkalla e saktesise se tij nuk eshte e larte (nuk i kalon
5%). Per kete aresye tregimeve te tij u behen korrigjimet perkatese, duke krahasuar rezultatet e
matjeve te tij me ato te kryera njekohesisht nga psikrometri.
43 :

Partimi i punes se tij eshte bazuar ne vetite qe ka fija e flokut te njeriut, qe pasi i hiqen te gjitha
yndyrnat, te ndryshoje gjatesia e saj me ndryshimin e lageshtise relative te ajrit.

Higrografi. Per te regjistruar ne menyre te vazhdueshme lageshtine relative te ajrit per nje
periudhe te caktuar kohe, perdoret aparati i quajtur higrograf. Ky regjistrim behet per 24 ore, ai
quhet ditor dhe kur behet per nje jave ai quhet javor. Ne higrografin ditor cilindri nje rrotullim te
plote e ben per 24 ore, kurse ne ate nje javor per nje jave. Mbi cilindrin mbeshtillet fleta e
shkallezuar qe quhet hygrograme, ne te cilen jane hequr vija vertikale dhe horizontale. Vijat
horizontale jane hequr cdo 5% duke filluar nga 0 deri 100, ndersa vertikalet cdo ore tek ai ditor
dhe cdo dy ore tek ai javor. Ditet dhe oret perkatese jane shenuar ne pjesen e siperme te fletes se
shkallezuar. Fleta fiksohet ne cilinder prej mbajteses. Tufa me floke njeriu, te cxiles i eshte hequr
yndyra, sherben si pjese matese e aparatit. Cdo ndryshim i lageshtise relative te ajrit shkakton
ndryshimin e gjatesise se kesaj tufe flokesh. Tufa e flokeve eshte e fiksuar ne dy fundet e saj tek
mbeshtetesja e aparatit. Tek mesi i saj eshte kapur grepi, i cili nepermjet levave i komunikon
lekundjet e gjatesise se tufes se flokeve tek gjilperaq. Ne skajin e lire te gjilperes eshte vene nje
maje pene e pajisur me boje per regjistrimin. Me anen e leves mund te largohet apo afrohet maja
e penes tek fleta e shkallezuar e cilindrit..

Gjate ndryshimit te gjatesise se tufes se flokeve, si rezultat i ndryshimit te lageshtise relative te


ajrit, maja e penes do te zhvendoset lart (duke treguar vlera te larta te saj) ose poshte duke
treguar vlera te ulta te lageshtise relative te ajrit Fig.26.
44 :

Higrografi

Fig.26 Gigrograf, Higrograma

PUNE PRAKTIKE

6
RESHJET ATMOSFERIKE
45 :

Me reshje kuptojme ujin qe bie nga rete si shi, bore apo bresher, ndersa ne kuptimin me te gjere
futet dhe vesa e bryma. Reshjet luajne nje rol mjaft te rendesishem ne veprimtarine jetesore te
bimeve dhe kafsheve. Regjimi i reshjeve per nje zone te dhene percakton ne fakt, se bashku me
regjimin termik dhe ate te rezetimit aftesine potenciale te saj. Aty ku ky regjim shfaq kushte
ekstreme, si ne rastin kur ssia vjetore eshte e ulet ose e shperndare ne menyre te crregullt,
ndeshemi me dukurine e thatesires. Po ashtu sasi mjaft te larta te reshjeve, krijojne kushte per nje
veprimtari te veshtire per qeniet e gjalla. Reshjet me intensitet te larte qe bien mbi relieve te
pjerreta shkaktojne dukurine e errozionit te tokes e shoqeruar me pasojat prkatese.

Reshjet mund te klasifikohen ne lidhje me gjendjen fizike te ujit dhe te permasave te nje grimce
te vetme te tij. Lloji dhe karakteristikat e rreshjeve jepen ne tabelen e meposhtme. Po ashtu nga
vendi ku ato formohen, reshjet ndahen ne dy lloje: a.reshje qe formohen mbi siperfaqen tokesore
dhe b. Reshje qe formohn ne lartesi atmosferike. Ne llojin e pare ben pjese vesa dhe bryma,
ndersa ne llojin e dyte shiu, bora, borica dhe bresheri.

Lloji dhe karakteristikat e reshjeve.

Lloji i reshjeve Karakteristikat e reshjeve Sasia mesatare


Vesa Pika uji qe vendosen mbi siperfaqen e tokes dhe te 0.1 – 1 mm/nate
vegjetacionit
Bryma Kristale akulli qe formohen ne siperfaqe ne te njejten 0.2 – 0.5 mm h-1
menyre si dhe vesa, por ne temperature me te ulet se
0°C
Shi i holle Pika uji me diameter me te vogel se 0.5 mm I lehte, < 2 mm h-1
Shi Pika uji me diameter me te madh se 0.5 mm I forte, > 7 mm h-1
Bore Kristale akulli ne forma te ndryshme
Borice Granula opake me diameter me te vogel se 1 mm

Bresher Kokrra akulli me diameter te perfshire ne intervalin


nga 5 mm deri ne 50 mm

Krijimi i veses shoqerohet me perfitimin e nxehtesise latente te kondensimit, e cila ndalon


ftohjen e metejshme te siperfaqes se tokes dhe bimesise. Ky frenim i uljes se temperatures ka nje
rendesi te madhe praktike, pasi mund te pengoje krijimin e ngricave apo ti parandaloje ato.. ne
gjeresite tona gjeografike vesa dhe bryma japin sasi te vogla uji, qe arrijne 0.1 deri 0.3 mm gjate
dites dhe rreth 10-30 mm gjate vitit. Megjithate ne mot te kthjellet dhe te nxehte, vesa krijon nje
fare lageshtie gjalleruese per bimet,.

Matja e rreshjeve atmosferike.


46 :

Rreshje do të quhen produktet e kondensuara të avullit të ujit që bijen nga retë ose depozitohen
nga ajri mbi tokë në formë të lëngët ose të ngurtë. Në to përfshihen shiu, breshëri, bora, vesa,
bryma,krahneza dhe mënja. Pra rreshjet mund ti ndajmë në dy grupe në: 1. Rreshje që bien në
sipërfaqe të tokës dhe 2. Rreshje që formohen në sipërfaqe të tokës.

Rreshjet që bien në sipërfaqe të tokës.

 Shiu. Rreshje që bie në formë pikash uji nga retë.

 Shtërngatë shiu. Në rastet kur shiu që bie karakterizohet nga fillimi dhe mbarimi i
menjëhershëm i rënies, koha e shkurtër e zgjatjes dhe ndryshimet e shpejta të intensitetit
atëhere themi se kemi të bëjmë me shtërngatë shiu.

 Mënja Rreshje e lëngët me pamje pikash shumë të imta të cilat duket sikur qëndrojnë
pezull në ajër. Bien nga mjegulla ose retë shumë të ulta.

 Bora. Rreshje e ngurtë e përbërë nga kristale akulli në forma të ndryshme.

 Shtërngatë bore. Kur bora fillon dhe mbaron menjëherë dhe intensiteti i saj ndryshon
shumë gjatë rënies atëhere kemi të bëjmë me shtërngatë bore.

 Shi e bore rreshje e ngurtë që bie në formën e borës me shi ose bores së shkrirë.

 Shtërngatë shiu e bore është borë e lagët që bie me karakteristikat e shtërngatës së bores

 breshnizë bore Rreshje , përfaqson një trup kompakt bore në formë të rumbullakët ose
konike me diameter reth 2.5 mm. Janë të buta dhe shtypen lehtë me gisht.

Kokriza bore ngjan me breshnizën vetë se kokrat e saja janë më të vogla se 1mm.

Njësitë e matjes. Sasia e përgjithshme e rreshjeve e cila arrin në tokë në një periudhë të caktuar
kohe shprehet me lartësinë vertikale të ujit ( ose ekuivalentit në ujë në rastin e rreshjeve të
ngurta ).

Procesi i formimit te reshjeve, Rete, jane burimi kryesor i reshjeve atmosferike, nder te
cilet llojet kryesore jane shiu, bora dhe bresheri. Por nga ana tjeter dihet se jo cdo re mund te
jape reshje. Shpesh vihet re qe edhe nga re te fuqishme e me permasa te medha nuk bie asnje
pike shiu. Per renien e reshjeve nuk mjafton vetem prania e tyre.

Si mund te rritet nje pike shiu ne re. Ne menyre qe rete te japin reshje, eshte e
domosdoshme qe thermijat e tyre te rriten dhe te arrijne permasa te caktuara. Vrojtimet tregojne
47 :

se rrezja e piklave te shiut lekundet nga 0.5 mm deri ne 3.5 mm. Rritja e elementeve te reve
kryhet ne veprimin e perbashket te dy proceseve:

a. Transportit difuziv dhe kondensimit te avujve te ujit nga njeri element ne tjetrin
b. Goditja dhe bashkimi ndermjet tyre i piklave te ujit dhe kristaleve te akullit gjate goditjes
ndermjet tyre.

Shiu, Bora dhe Bresheri. Shiu eshte reshje qe formohet nga rete dhe bie pika pika prej tyre
ne tojke. Bora eshte reshje atmosferike qe bie nga rete floke floke ne trajte kristalesh te bardha.
Ne varesi nga kushtet e formimit dhe nga karakteri i tyre reshjet qe bien nga rete ndahen:

Reshje te shtruara, te cilat bien nga sistemi i reve. Keto jane reshje te shtruara, te zgjatura dhe
kapin hapesira te medha. Me shpesh formohen gjate kalimit te fronteve te ngrohte. Pika e shiut
ose floket e bores kane permasa mesatare.

Reshjet e rrembyera. Keto reshje , zakonisht bien prej reshjeve shtellungore me shi dhe shpesh
kane intensitet te madh. Ato fillojne te bien menjehere dhe zgjasin pak, nderpriten dhe perseri
fillojne. Pikat e shiut dhe floket e bores te ketyre reshjeve jane te medha. Ngandonjehere keto
reshje shoqerohen edhe me bresher.

Reshje te holla. Formohen ne rete shtresore dhe shtresore shtellungore. Perbehn prej pikash te
vogla shiu, prej flokezash te vogla bore ose gjilperash akulli. Intensiteti i ketyre reshjeve eshte
shume i vogel.

Ne kushtet tona klimatike bora eshte nje element meteorologjik, qe bie gjate stines se ftohte,
zakonisht ne krahinat malore ne lartesite mbi 700 m mbi nivelin e detit, ndersa ne vendet e uklta
fushore e bregdetare eshte nje dukuri e rralle.

Madhesite kryesore qe karakterizojne shtresen e bores jane lartesia H dhe dendesia d e saj.
Lartesia e shtreses se bores matet ne cm, ndersa dendesia ne g.cm-3. Keshtu dendesia e bores se
fresket mund te jete 0.05 deri 0.1 g.cm-3, ndersa ajo e bores se vjeter eshte 0.6 deri 0.7 g.cm-3.
Dendesia mesatare e bores mund te merret 0.20 deri 0.25 g.cm-3 .

Bresheri, eshte reshje qe formohet nga pikat e shiut te ngrira si akull ne ajer dhe qe bie kokrra
kokrra dhe zakonisht ne vere. Pra, bresheri eshte nje forme e vecante e reshjeve, e cila duke qene
nje dukuri me karakter kalimtar, dhe qe kap territore te kufizuara, nuk perben nje faktor te
rendesishem klimatik, por qe mund te shkaktoje deme te vleresueshme ne prodhimt bujqesore.
Zakonisht kokrra e bresherit eshte sferike, ne qender te se ciles ndodhet nje berthame jo e
48 :

tejdukshme akulli, e mbeshtjelle me shtresa bashkeqendrore uji te ngrire, te tejdukshme dhe


gjysme te tejdushme.

Diametri i kokrrave te bresherit perfshihet nga 1 deri 25 mm dhe ngandonjehere i kalon 5 cm.
Per te penguar renien e bresherit ka disa vite qe perdoren raketa speciale me lende eksplozive,
plasja e te cilave, shkakton prishjen e barazpeshes se levizjes ngritese te reve shtellungore, duke
ndaluar keshtu takimin e tyre me rete puplore. Gjithashtu, kohet e fundit ka filluar ka filluar te
zbatohet metoda e goditjes se sektorit qendror te rese breshore me raketa qe permbajne reagente
kimike si jodur argjendi ose kristale akulli te gazit karbonik, te cilet pas plasjes se eksplozivit te
raketes perhapen ne trajte thermijash te vogla ne vellimin e rese, duke shpejtuar keshtu renien e
kokrrave te bresherit me madhesi te vogla dhe te pademshme per bujqesine.

Sasia e reshjeve. Shprehet ne mm uji te rene gjate intervalit te kohes te barabarte me


kohezgjatjen e reshjeve. Ne rastin e bores ajo shprehet ne cm lartesi shtrese bore te rene, qe
mund te kthehet ne cm uji, duke marre nje vlere mesatre per dendesine e saj.

Ne praktike, sasia e shiut te rene gjate nje kohe te caktuar psh gjate 24 oreve, matet me sasine e
shtreses se ujit, te shprehur ne mm, qe do te formohej ne nje siperfaqe horizontale, ne rast se uji i
rene ne kete siperfaqe nuk do te pesonte asnje humbje qofte me ane te kalimit ne toke, ashtu dhe
me ane te rrjedhjes ne siperfaqen e tokes ose me ane te avullimit.

Intensiteti i reshjeve. Shprehet me sasine e ujit te rene ne njesine e kohes dhe ka per njesi
mm h-1 dhe eshte nje parameter shume i rendesishem.

Kohezgjatja e reshjeve. Intervali i kohes gjate te cilit verehet nje rast shiu quhet kohezgjatje
e reshjeve. Ndermjet kohezgjatjes dhe intensitetit te reshjeve ekziston lidhja e meposhtme
empirike

I=14.3/rrenjen katrore te d

Ku I eshte intensiteti mesatar i reshjeve dhe d kohezgjatja e tyre.

Frekuencat e reshjeve. Eshte intervali mesatar i kohes per te cilat mund te mendohet se
mund te kete nje rast shiu me njefare sasie ose intensitet reshjeje.

Shtrirja hapsinore e reshjeve. Siperfaqja ne te cilen bie shiu i nje rast reshjeje.

LAGESHTIA E AJRIT.
49 :

Nga vrojtimet ne atmosfere eshte gjetur se sasia e ujit qe permbajne rete eshte shume e vogel.
Nje re nuk permban me shume se 2-3 gr uje te lenget per m 3. Per kete aresye per te patur reshje
me kohezgjatje te madhe, vec ndodhjes se tre proceseve te permendur me lart, duhet qe re te reja
qe permbajne uje, te vijne ne rajonin e reshjeve. Neqoftese keto kater procese ndodhin njeri pas
tjetrit, atehere mund te ndodhe nje shi me kohezgjatje te madhe.

Matja e Reshjeve Atmosferike.

Ne pergjithesi per matjen e reshjeve te shiut perdoret instrumenti i quajtur pluviometer ose
shimates.Figura me poshte. Ai ndertohe prej dy pjesesh kazani dhe kolektori, te dy te ndertuar
prej llamarine te xinguar. Pjesa e poshtme e kazanit eshte ne forme konike ne fund te

Fig. 27 Pluviometer. Pluviograf


se ciles eshte ngjitur rubineti prej nga behet zbrazja e ujit te mbledhur ne te. Kolektori eshte pjesa
e siperme e kazanit qe i vihet kazanit ne forme kapaku me gryke te hapur nga ku shiu hyn ne
kazan. Pjesa e brendeshme e kolktorit ka gjithashtu forme hinke me nje vrime ne mes, nga e cila
uji i mbledhur prej tij rreshqet brenda ne kazan. Keto pjese jane ndertuar ne forme hinke, me
qellim per te pakesuar ne maksimum avullimin e ujit te mbledhur ne kazan dhe qe kur pikat e
shiut bien ne kolektor te mos kene mundesi te kercejne jashte, pasi humbje te tilla do te
pakesonin ssine e ujit qe do te mblidhej ne pluviometer Fig. 27.

Per regjimin e sasise se shiut te rene perdoret instrumenti me emrin pluviograf. Me ane te lakores
se regjistruar nga pluviografi mund te percaktohet koha e fillimit dhe mbarimit te shiut, sasia e
shiut te rene gjate nje rast shiu si dhe intensiteti i shiut brenda nje intervali kohe.

Pluviografi perbehet nga kolktori dhe pjesa regjistruese. Kolektori eshte nje ene cilindrike, fundi
i se ciles eshte ne forme konike me nje vrime per rrjedhjen e ujit. Ne fund te kolektorit, nen
50 :

vrimen e tij eshte ngjitur gypi shkarkues qe futet ne dhomen e galaxhantit. Kolektori eshte ngjitur
me tubin cilindrik prej hekuri me pjeset transmetuese, tamburi me mekanizmin e ores, sifoni per
derdhjen e reshjeve dhe ena kontrolluese. Brenda dhomes se galaxhantit qendron galazhanti me
te cilen eshte ngjitur nje shufer vertikale qe del nga vrima e dhomes se galaxhantit. Ne kete
shufer eshte mberthyer krahu i gjilperes, i pajisur me nje pene e cila shkruan mbi diagramen e
vendosur ne nje tambur me mekanizmin e ores qe e ve tamburin ne levizje rrethore. Ne kapakun
e dhomes se galaxhantit ndodhet nje leve e cila sherben per largimin apo afrimin e krahut te
penes ne tambur. Dhoma e galaxhantit anash ka nje gyp ne te cilin vendoset nje sifon prej xhami.
Nen gypin e sifonit ndodhet ena kontrolluese. Derisa nuk kemi shi pena shenon mbi letren e
shkallezuar nje vije horizontale. Me te filluar shiu, uji qe hyn ne dhome ngre siper galaxhantin
dhe maja e penes e lidhur me te fillon te shkruaje ne letren qe rrotullohet prej mekanizmit te
ores , kjo me periode ditore apo javore, nje vije te lakuar qe njihet me emrin pluviograme.

Fig. 28 Pluviograf (pluviograma)

Njekohesisht, mbushet me uje ana e djathte e gypit te sifonit. Kur uji arrin deri ne pjesen e
siperme te ktheses se gypit te sifonit atehere uji nga ena kalon neper gyp, derdhet ne enen
kontrolluese, ndersa maja e penes se bashku me galaxhantin zbret poshte duke shenuar mbi leter
nje vije vertikale. Zbritja poshte e gjilperes vazhdon derisa uji ne ene te ulet deri ne skajin e
poshtem te gypit te brendshem te sifonit. Kur ne gyp hyn ajer, veprimi i sifonit pushon. Nese
shiu vazhdon, atehere ena perseri mbushet me uje dhe pena ngrihet lart. Ne rast se shiu pushon,
atehere galaxhanti qendron ne te njejtin nivel dhe pena perseri shenon mbi leter nje vije
horizontale.

Pluviografi vendoset ne stacionibn meteorologjik afer pluviometrit mbi nje mbeshtetese fikse
dhe ne menyre te tille qe buzet e kolektorit te jene 1.5 deri 2m lartesi nga siperfaqia e tokesNe
oren 7 mbi tamburin e mekanizmit te ores vendoset letra e shkallezuar. Ne menyre paraprake nga
ana e pasme e letres shkruhet koha e vendosjes se saj, viti, muaji, data ora dhe minuta. Gjate
51 :

vendosjes se letres duhet patur kujdes qe skaji i poshtem i saj te perputhet mire me bazen e
poshtme te tamburit. Mbasi te mbushet me boje pena, kurdiset mekanizmi i ores dhe afrohet
maja e penes mbi letren, pikerisht ne ate ndarje qe ti pergjigjet kohes se venies ne veprim te
aparatit. Mbas 24 oreve, dmth ne oren 07 te dites pasardhese, letra hiqet mbasi shenohet mbi te
casti i heqjes se saj dhe mbi tamburin vihet nje leter tjeter e re. Shiu i mbledhur ne enen
kontrolluese hidhet ne cilindrin mates, ndarjet qe lexohen mbi kete cilinder shenohen mbi kete
leter te shkallezuar. Keto shenime, sherbejne per te kontrolluar funksionimin e aparatit.
52 :

PUNE PRAKTIKE

7
AVULLIMI DHE TRANSPIRIMI
EVAPOTRANSPIRIMI

Procesi me ane te cilit uji largohet nga siperfaqia e tokes drejt atmospheres quhet avullim. Ne
hidrologji avullimi eshte intensiteti resultant I largimit te avujve, meqenese ka nje kembim te
vazhdueshem te molekulave te ujit ndermjet siperfaqes avulluese dhe atmospheres. Nxehtesia e
fshehte e nevojshme per avullimin e ujit merret nga siperfaqia avulluese. Keshtu avullimi eshte
nje process ftohes.

Avullimi eshte I rendesishem ne te gjitha fushat e shfrytezimit te burimeve ujore pasi ndikon ne
kapacitetin e rezervuarit, prurjet e pellgjeve ujembledhes, mbi permasat e stacionit te pompimit,
mbi kerkesen per uje te kulturave bujqesore etj.. Pra termi avullim perdoret vetem per avullim
nga siperfaqia ujore.

Transpirimi, perkufizohet si sasia e ujit qe largohet prej bimeve nepermjet poreve te siperfaqes
gjethore. Ne zonat me mbulese bimore eshte pothuajse e pamundur te behet dallimi ndermjet
avullimit dhe transpirimit. Ne kete menyre ted y proceset kombinohen se bashku duke iu referuar
procesit te evapotranspirimit.

Evapotranspirimi është dy llojesh: evapotranspirimi i bimës referuese (ET0) dhe evapotranspirimi


i bimës në kushte standarte (ETC). Evapotranspirimi i bimës referuese është i barabartë me sasinë
e ujit të shpenzuar për evapotranspirim gjatë një periudhe kohe të caktuar nga një sipërfaqe
relativisht e madhe e mbuluar me një bimësi livadhore (referuese) që hijëzon plotësisht
sipërfaqen e tokës dhe e mbajtur në lartësi konstante (me kositje), në kushte optimale dendësie,
aftësie vegjetative e lagështie në tokë pa ndikimin e asnjë faktori tjetër kufizues. Nga përkufizimi
i mësipërm del se ET0 varet vetëm nga faktorë klimatikë .Evapotranspirimi i bimës në kushte
standarte ETC është i barabartë me sasinë e ujit të shpenzuar për evapotranspirim gjatë një
periudhe kohe të caktuar nga një sipërfaqe toke relativisht e madhe e mbuluar me këtë bimë
bujqësore, në kushte optimale dendësie, aftësie vegjetative, ushqimi, lagështie në tokë, e lirë nga
sëmundjet, dëmtimeve nga insektet etj. dhe marrjes së prodhimit të plotë në kushtet klimatike të
dhëna. Nga përkufizimi i mësipërm del se ETC varet si nga faktorë klimatikë, ashtu edhe nga lloji
i bimës bujqësore dhe nga fazat e zhvillimit të saj.
53 :

Me anën e evepotranspirimit të bimës referuese ET0 shprehet ndikimi i kushteve të ndryshme


klimatike mbi evapotranspirimin. Zgjedhja e metodës njehsuese për vlerësimin e bazohet në
mundësinë praktike për marrjen e të dhënave nga stacionet meteorologjike. Në konsultën e
organizuar në maj të vitit 1990 nga FAO me ekspertë dhe kërkues shkencorë të FAO-s, në
bashkëpunim me Komisionin Ndërkombëtar për Ujitjen dhe Drenimin dhe me Organizatën
Ndërkombëtare të Meteorologjisë, për të vlerësuar metodologjitë ekzistuese mbi vlerësimin e
nevojave për ujë që kanë bimë të ndryshme bujqësore si dhe për të përmirësuar proçedurat për
njehsimin e parametrave meteorologjikë të nevojshëm për këtë qëllim, u rekomandua përshtatja e
ekuacionit Penman-Monteith (Penman, 1948; Monteith, 1965; Jensen et al., 1990) si një standart
i ri për vlerësimin e evapotranspirimit të sipërfaqes referuese

Evapotranspirimi në kushte standarte të një bime bujqësore ndryshon shumë nga


evapotranspirimi i bimës referuese (ET0), sepse mbulesa bimore e tokës, vetitë e mbulesës dhe
rezistenca aerodinamike për bimën e dhënë bujqësore janë të ndryshme nga ato për bimën
referuese. Për të marrë parasysh ndikimin e veçorive biologjike të bimëve të ndryshme bujqësore
si dhe fazat e zhvillimit të tyre në vlerën e evapotranspirimit, përdoren koeficientët bimorë. Për
të vlerësuar evapotranspirimin në kushte standarte përdoren dy metoda: metoda me koeficient të
vetëm bimor dhe ajo me koeficient dual. Në këtë studim ne kemi përdorur metodën me
koeficient të vetëm bimor.

Në metodën me koeficientit bimor të vetëm, ndikimi i transpirimit nga bima dhe avullimi nga
toka kombinohen në një koeficient të vetëm KC. Meqë koeficienti KC mesatarizon avullimin nga
toka dhe transpirimin nga bima, kjo metodë përdoret për të njehsuar ETC për periudha kohe
javore ose më të gjata, megjithëse njehsimet mund të kryhen me një hap kohor njëditor.

Gjatë procesit të rritjes së bimës ndryshon shkalla e mbulimit të tokës me vegjetacion, lartësia e
bimës dhe sipërfaqja e gjethes. Për shkak të ndryshesave në vlerën e evapotranspirimit gjatë
fazave të ndryshme të rritjes, vlera e koeficientit bimor për një bimë të dhënë do të ndryshojë
gjatë periudhës së rritjes së saj. Në këtë model periudha e rritjes ndahet në katër faza të
dallueshme rritjeje: faza fillestare, faza e zhvillimit të bimës, faza e mid-sezonit dhe ajo e
sezoniot të vonshëm. Në pasqyrën 1 jepet gjatësia e këtyre fazave të rritjes për periudha
mbjelljeje të ndryshme të vlerësuara nga FAO për rajonin e Mesdheut.

Faza fillestare fillon nga data e mbjelljes së bimës dhe vazhdon deri në mbulimin me vegjetacion
me rreth 10% të sipërfaqes së tokës. Gjatësia e kësaj faze varet shumë nga lloji i bimës, varieteti i
saj, data e mbjelljes dhe klima. Faza e zhvillimit fillon nga mbulesa e tokës me rreth 10% deri sa
arrihet mbulesa e plotë efektive e tokës me vegjetacion. Mbulesa e plotë efektive e sipërfaqes së
tokës, për shumicën e bimëve bujqësore, ndodh në fillim të lulëzimit. Për bimë që mbillen me
rreshta si fasulja, panxharsheqeri, patatja dhe misri, mbulesa efektive përcaktohet si koha kur
disa gjethe të bimëve në rreshtat fqinje fillojnë të përzihen, d.m.th., nëse hijëzimi i tokës bëhet
afërsisht i plotë ose kur bimët arrijnë afërsisht përmasën e plotë kur nuk ndodh asnjë përzierje të
gjetheve. Për disa bimë, veçanërisht me gjatësi më të madhe se 0.5 m, pjesa mesatare e tokës e
54 :

mbuluar me vegjetacion në fillimin e periudhës së mbulesës së plotë bimore është rreth 0.7 – 0.8.
Faza e mid-sezonit fillon nga mbulesa e plotë efektive dhe vazhdon deri sa fillon etapa e pjekjes.
Fillimi i pjekjes shpesh tregohet me fillimin e plakjes, zverdhjen ose rënien e gjetheve ose
pjekjen e frutave. Faza e mid-sezonit është faza më e gjatë për bimët shumëvjeçare dhe shumicën
e bimëve njëvjeçare, por ajo mund të jetë relativisht e shkurtër për zarzavatet, të cilat mblidhen
në gjendje të freskët për vegjetacionin e tyre. Faza e sezonit të vonshëm fillon nga fillimi i
pjekjes dhe vazhdon deri sa mblidhet (vilet ose korret) prodhimi.

Ndryshimi në vegjetacion dhe në mbulesën bimore do të thotë se vlera e koeficientit bimor KC


ndryshon gjatë periudhave të rritjes. Ecuria e vlerave të KC gjatë fazave të rritjes jepet në lakoren
e koeficientit bimor. Nevojiten vetëm tre vlera për KC për të përshkruar dhe ndërtuar lakoren e
koeficientit bimor: ajo gjatë fazes fillestare (KC fill), e mid-sezonit (KC mid) dhe ajo në fund të fazes
së sezonit të vonshëm (KC fund). Lakorja paraqet ndryshimet në vlerën e koeficientit bimor gjatë
gjithë gjatësisë së sezonit të rritjes. Nga lakorja merret faktori KC dhe, për rrjedhojë, edhe ETC,
për çdo periudhë brenda sezonit të rritjes.

Nevoja për ujë për ujitje të bimëve bujqësore gjatë veprimtarisë së tyre jetësore përcaktohen,
duke bërë ndryshesën ndërmjtet nevojave për ujë të bimëve (evapotranspirimi i bimës në kushte
standarte) dhe reshjeve efikase. Nga pikëpamja bujqësore reshje efikase janë ajo pjesë e reshjeve
totale ose stinore që përdoren nga bimët direkt ose indirekt për prodhimin e tyre në vendin ku ato
bien.

FAKTORET QE NDIKOJNE MBI AVULLIMIN


Intensiteti I avullimit dhe intensiteti I evapotranspirimit ndryshojne ne varesi te faktoreve
meteorologjike qe mbizoterojne ne rajon si dhe natyres se siperfaqes avulluese.

FAKTORET METEOROLOGJIKE
Meqenese avullimi mund te konsiderohet si nje process I kembimit te energjise, faktori me I
rendesishem eshte rrezatimi diellor , qe jep energjine e nevojshme per avullimin e molekulave
te ujit. Ky process qe eshte shume aktiv ne prani te rrezatimit direct, dobesohet kur qielli eshte I
mbuluar me re.
Nje factor tjeter eshte lageshtia relative. Me rritjen e lageshtise se ajrit, aftesia e tij per te
absorbuar me teper avuj uji zvogelohet dhe intensiteti I avullimit zvogelohet.

Temperatura e ajrit, ka nje ndikim te dyfishte me avullimin. Nga njera ane me rritjen e saj rritet
presioni I avujve te ngopur, pra rritet deficit I ngopjes dhe nga ana tjeter rritja e saj nenkupton se
ka energji per avullim.
55 :

Kur uji avullon prej nje siperfaqeje ujore, ajri qe ndodhet mbi kete siperfaqe do te ngopet me
avuj, keshtu per te vazhduar avullimi duhet qe ky ajer te largohet. Ky largim I ajrit te ngopur me
avuj uji realizohet nga era. Ne pergjithesi nje ndryshim prej 10% ne shpejtesine e eres jep nje
ndryshim prej 1-3% ne sasine e avullimit, kur faktoret e tjere mbeten konstante.

Nje rritje ne presionin atmosferik ndalon levizjen e molekulave te largohen prej ujit. Ky factor
mund te jete I rendesishem, kur ka nje diferenAvullimi ndodh prej te gjithace ne lartesi me te
madhe se disa mijera metra.

Avullimi ndodh prej te gjitha siperfaqeve si toke djerre, bimesi, nertesa apo siperfaqe ujore te
hapura te cilat jane te gjitha te hapura ndaj reshjeve. Intensiteti I avullimit ne keto siperfaqe eshte
funksion I permbajtjes ne uje te siperfaqes. Psh avullimi nga siperfaqet e hapura ujore dhe tokes
se ngopur me lageshti, qe ndodhet prane saj, eshte I njejte me te njejten temperature, ndersa
avullimi nga nje siperfaqe shkembore qe ndodhet gjithashtu prane saj eshte shume I vogel.
Karakteristikat e meposhtme jane faktore te rendesishem qe ndikojne mbi avullimin nga
siperfaqe te ndryshme.

Kur temperature e ujit eshte e larte, levizja molekulare dhe numuri I molekulave qe le ujin do
te jete gjithashtu I larte dhe realizuar ne rritjen e avullimit.

Kripshmeria e lengut ka nje ndikim te kundert mbi avullimin, nje rritje prej 1% e kripshmerise
con ne zvogelimin e 1% te avullimit.

Karakteristikat aerodinamike te siperfaqes si ashpersia, tekstura (materiali I imet apo I trashe mbi
siperfaqe) ose madhesia e siperfaqes ndikon gjithashtu mbi avullimin.

Koeficienti I pasqyrimit ose albedo e siperfaqes percakton karakteristikat energjitike te


siperfaqes. Nese albedo eshte e larte atehere avullimi do te jete me I ulet nga kjo siperfaqe, sepse
nje pjese me e madhe e rrezatimit qe vjen do te pasqyrohet. Albedo eshte shume e vogel per
siperfaqe shume te vogla ujore (0.05 deri 0.07 ne gjeresine 50oN), ndersa per bimesine eshte rreth
0.10 deri 0.25.

MATJA E AVULLIMIT
Per matjen e avullimit perdoret nje instrument qe quhet avullmates. Avullmatesi me I perhapur
eshte I ashtuquajturi US Weather Bureau Class A,Pan I cili perfaqeson nje kazan prej celiku te
galvanizuar te palyer (Fig.1). Ai ka nje diameter prej 122 cm dhe thellesi 2.4 cm, I cili mbushet
me uje deri ne thellesine 20 cm.. Avullimi prej ketij avullmatesi mund te matet ne dy menyra: ose
duke mattur diferencen e nivelit te ujit ndermjet dy leximeve, ose duke matur sasine e ujit te
larguar, me ane te derdhjes se nje ssie uji qe con perseri nivelin e siperfaqes se ujit ne nivelin e
56 :

fiksuar. Siperfaqia e ujit duhet te jete ne nivelin e fiksur pas cdo matje. Prane avullmatesit
instalohet edhe nje eremates dhe nje pluviometer

Matjet e avullimit me kete avullmates duhet te korrigjohen me ane ten je koeficienti, meqenese
avullimi nga avullmatesi eshte me I madh se avullimi nga nje liqen apo rezervuar, [per shkak te
nxehjes se ujit prej mureve te kazanit. Ky koeficient mund te ndryshoje me kohen ose nga nje
vend ne tjetrin. Ne disa vende (SHBA) ky koeficient merret constant I barabarte me o.7.

Nje tip tjeter avullmatesi eshte avullmatesi GGI 3000, I perdorur kryesisht ne Rusi dhe ne ish
vendet e Lindjes. Ai eshte nje kazan prej llamarine te palyer, me siperfaqe 3000 cm 2 dhe
instalohet I zhytur ne toke ne menyre qe anet e tij te jene ne nivelin e tokes. Matja e avullimit ne
kete avullmates behet duke matur sasine e ujit te larguar ndermjet dy vrojtimeve, me ane ten je
ene te posacme.
Ne keto lloj avullmatesish pothuaj eliminohet nxehja e mureve te kazanit dhe kembimi I
nxehtesise se tyre me atmosferen, por kjo sjell veshtiresi te tjera si ne instalim, ne pastrim,
riparim dhe ne kontrollin e largimit te ujit nga kazani. Po ashtu keta lloj avullmatesish
grumbullojne me teper llumra e papasterti.Ky avullmates eshte perdorur per nje periudhe kohe
edhe ne vendin tone.

Ekzistojne gjithashtu avullmates notues, qe instalohen mbi siperfaqen e ujit te liqenit apo
rezervuarit.

Avullimi I matur me avullmates notues, eshte me afer avullimit nga liqeni se sa avullimi I matur
me nje avullmates qe ndodhet ne toke, sepse kazani instalohet mbi nje platform notuese ne
menyre te tille qe fundi dhe disa pjese te kazanit te jene ne kontakt direct me ujin. Megjithate, ky
lloj avullmatesi paraqet disa mangesi si veshtiresia e kryerjes se vrojtimeve, derdhja e ujit nga
kazani kur ka vale dhe ere dhe kostos se larte te instalimit.

Avullimi nga avullmatesit e vendosur mbi toke eshte me I madh se ai qe japin avullmatesit e
zhytur ne toke apo avullmatesit notues, per shkak te nxehjes se mureve te tyre, por ata jane
ekonomike dhe te lehte per tu instaluar, operuar dhe mirembajtur.

Ekzistojne disa instrumente te tjere per matjen e avullimit si Wild, Evaporimeter, Livingston
Atmometer dhe Atmometer Pische.

METODAT E VLERESIMIT TE AVULLIMIT


Vleresimi I avullimit nga siperfaqe te lira ujore eshte I domosdoshem kryesisht per dy qellime.
Nje prej tyre eshte percaktimi I avullimit te vertete prej nje rezervuari ekzistues, me qellim qe te
realizohet shfrytezimi optimal I tij. Qellimi tjeter eshte vleresimi I avullimit prej nje rezervuari
57 :

qe do te ndertohet ne te ardhmen. Sasia e avullimit mund te percaktoje vendin e ndertimit te nje


rezervuari ne rajonet ne klime shume te nxehte.

Ekzistojne metoda te ndryshme per vleresimin e avullimit. Disa prej tyre jane: metoda e bilancit
ujor, metoda e bilancit energjitik, metoda e transportit te mases, ekuacionet empirike dhe metoda
e penman-it. Zgjedhja e metodes per vleresimin e avullimit, varet nga saktesi e kerkuar dhe tipi I
aparatures ne dispozicion. Me poshtejepen metodat e vleresimit te avullimit qe perdoren me teper
ne praktiken hidrologjike.

METODA E BILANCIT UJOR


Matja direkte e avullimit ne kushte natyrore shpesh here nuk eshte e mundur sic eshte rasti I
nivelit te ujit, reshjeve etj. Metoda me e thjeshte dhe metodikisht me e bazuar eshte ajo e bilancit
ujor. Per kete qellim perdoret ekuacioni I vijueshmerise I cili mund te shkruhet ne formen:

E = (ΔV + P = Qh) – (Qd = Qf)

Ku; ΔV – diferenca e reserves ne fillim dhe ne fund te periudhes llogaritese V2 – V1, P – reshjet,
Qh – prurja hyrese, Qd – prurja dalese, Qf – prurja e filtrimeve.

Te gjithe termat e ekuacionit te mesiperm jane ne njesi te vellimit ose te shtreses Brenda
intervalit kohor Δt, I ci,li duhet te jete te pakten nje jave. Megjithate, kjo metode perdoret me
teper per vleresimin e avullimit nga nje rezervuar gjate nje periudhe mujore apo vjetore.

Megjithese kjo metode eshte e thjeshte dhe teorikisht e bazuar, duhet qe elementet e njohur te
jene matur sa me sakte. Meqenese ne hidrologji, eshte e pamundur te kryhen matje pa gabime,
avullimi I llogaritur me kete metode mund te permbaje nje gabim te caktuar. Keshtu, ndersa
reshjet, rrjedhja dhe ndryshimi I reserves mund te llogariten me gabime te pranueshme, vleresimi
I filtrimit shoqerohet shpesh here me gabime te konsiderueshme, dhe nese gabimi eshte I rendit
te vleres se llogaritur te avullimit E, kjo metode mund te jape gabime te medha.

METODA E BILANCIT TE ENERGJISE


Metoda me e sakte per llogaritjen e avullimit nga nje liqen eshte metoda e bilancit energjitik te
liqenit. Ekuacioni I bilancit energjitik mund te shkruhet ne formen:

Qn – Qh – Qe = Q0 - Qv
Ku: Qn – nxehtesia qe largohet ne atmosphere nga trupi ujor, (Q n = Qs – Qr – Qb), Qh – nxehtesia
qe largohet ne atmosphere nga trupi ujor, Qe - energjia e perdorur per avullim, Q0 – rritja e
energjise Qa – energjia e adveksionit qe vjen apo largohet bashke me ujrat qe hyjne apo dalin, Qs
58 :

– rrezatimi diellor valeshkurter, Qr – rrezatimi valeshkurter I pasqyeuar, Qb rrezatimi valegjate


qe kthehet ne atmosphere.
Te gjitha ndryshoret jane shprehur ne njesi Langley/dite (1langley = 1kal/cm2)

Ekuacioni I mesiperm mund te shkruhet ne formen e meposhtme:

E = QN = QV – QO / pLc(1+R0)

Ku: E – avullimi ne cm/dite, p – densiteti I ujit (gr/cm 3), Le – nxehtesia e fshehte e avullimit
(kal/gr), R – raporti I nxehtesise se larguar me ane te percjellshmerise ndaj asaj qe shpenzohet
per avullim, I cili jepet nga formula :

R = γTs - Ta/es - ea
0
ku; γ – konstantja psikrometrike = 0.66 mb/ C, Ts – temperature e ujit ne 0C, Ta – temperature e ajrit ne 0C, es –
presioni I avujve te ngopur per temperature e siperfaqes se ujit, ea – presioni I avujve te ujit ne
mb.

Megjithese metoda e bilancit te energjise pranohet si metoda me e sakte, ajo kerkon te dhena te
hollesishme meteorologjike si rrezatimi, temperature, presioni io avujve, te cilat shpesh here
mungojne.

FORMULAT EMPIRIKE PER VLERESIMIN E AVULLIMIT


Jane bere shume tentative per te prodhuar nje formule te kenaqshme per llogaritjen nga
siperfaqia ujore. Cilatdo qofshin kushtet meteorologjike, mund te funksionoje vetem kur ka nje
siperfaqe te lire ujire. Ne kete menyre rezultatet e marra nuk jane domosdoshmerisht nje mas e
avullimit actual por e avullimit te mundshem (potencial)Shpesh here ted y keto jane te njejte si
psh ne rezervuaret ku ka nje siperfaqe te lire ujore. Ne rastin kur jemi te intersuar per avullimin
nga siperfaqia e tokes, humbja e ujit varet nga reshjet, niveli I pasqyres se ujerave nentokesore,
bimesia dhe lloji I tokes, te cilat te gjithe kane nje ndikim, qe mund te shprehet duke aplikuar
ndaj avullimit nga uji, nje factor empiric, zakonisht me I vogel se njesia.

Per vleresimin e avullimit nga uji ka formula te ndryshme empirike por me e perhapura eshte:

Ea = C(es – e)ƒ(u)
Ku: E – avullimi nga uji ne cm/dite, C-konstante empirike, es – presioni actual I ngopjes se ajrit
mbi uje (ne mm zhive), e- presioni actual I avujve te ajrit mbi uje (mm zhive), u – shpejtesia e
eres ne nje lartesi te caktuar.

Bazuar ne shprehjen e mesiperme, eshte propozuar formula e meposhtme empirike, e cila


konsiderohet e vlefshme per kushte te ndryshme:
59 :

Ea = 0.35(es – e)(0.5 + 0.5u2)

Ku: Ea, es, ajane njesoj si me siper dhe u2 – shpejtesia e eres ne m/s ne lartesine 2m.

METODA E KOMBINUAR E PENMANIT


Ne metodat e kombinuara zgjidhen njekohesisht ekuacionet aerodinamike dhe ato te bilancit te
energjise. Keshtu Penman, duke perdorur metoden e bilancit te energjise dhe ate te transportit te
mases, formuloi nje ekuacion te ri qe jep nje vleresim te mire te avullimit nga liqenet per nje
periudhe nje mujore. Per nje shtrese siperfaqesore uji te holle dhe te lire Penman jep kete
ekuacion:

E0 = ΔQn – γEa/γ + Δ

Ku: E0 – avullimi nga nje siperfaqe ujore e hapur ne mm dite, Qn – sasia e rrezatimit net qe
mbetet ne siperfaqen e lire te ujit e shprehur ne g.cal?cm 2?dite dhe e kthyer ne mm/dite per tu
perdorur ne ekuacionin e Penmanit duke e pjestuar me konstanten 59, Ea – avullimi per shkak te
transportimit te mases ne mm/dite, Δ – gradient i presionit te avujve te ngopur ne tenperaturen e
ajrit t ne oC (des/dt), γ – konstantja psikrometrike (0.66 mb/oC ose 0.49 mm Hg/ oC).

VLERESIMI I EVAPOTRANSPIRACIONIT
Termi evapotranspirim ne bilancin ujor ten je pellgu shpreh avullimin e pergjithshem nga
siperfaqia e pellgut duke perfshire transpirimin. Procesi i transpirimit lidhet me rritjen e bimeve,
keshtuqe evapotranspirimi ndodh vetem gjate stines se rritjes se bimeve. Shumica e bimeve
transpirojne intensivisht gjate oreve te dites (me perjashtim te kaktusit dhe ananasit) dhe gjate
stines kryesore te rritjes se bimeve, pas se ciles transpirimi nderpritet. Keshtuqe ndryshimet
ditore dhe stinore duhet ti mbivendosen avullimit nga siperfaqia ujore. Termi kerkese per uje
(consumptive use) percakton kete avullim te pergjithshem plus ujin e perdorur nga bimet per
rritjen e tyre, i cili perben vetem nje pjese te vogel te ujit qe marrin bimet nga toka me ane te
rrenjeve te tyre. Kerkesa per uje, ne nje zone me nje structure te njohur te kulturave bujqesore
eshte funksion i klimes, lageshtise se tokes, tipit te tokes, metodes se permiresimit bujqesor dhe
sigurisht i tipit te bimesise. Faktoret klimatike jane temperature, reshjet, lageshtia, era dhe
gjeresia gjeografike e vendit te cilet ndikojne te gjitha mbi gjatesine e ciklit vegjetativ te bimes.

Matja e evapotranspirimit behet me ane te instrumentave qe quhen evapotranspirometra ose


lizimetra. Per te perftuar saktesisht te njejtat kushte (lageshti toke dhe bimesie) ne lizimeter dhe
ne toke eshte pothuaj e pamundur, keshtuqe vlerat e evapotranspirimit te mbledhura prej
lizimetrave jane vetem vleresime te vlerave fushore. Vec kesaj, lizimetrat duhet te kene diameter
te pakten 5 m qe te japin rezultate te besueshme.
60 :

Ne percaktimin e evapotranspiracionit potencial (ETp) mund te perdoret metoda e Penmanit,


Blaney Cridle, Turc, Thornthweit etj. Nder keto metoda ajo e Blaney Cridle ka gjetur perdorim
ne rajonet e thata dhe gjysem te thata (arid dhe semi arid), ndersa metodat e Penman-it,
Thornthweit jane gjetur te pershtatshme ne vendet e Europes.

PERCAKTIMI I EVAPOTRANSPIRIMIT
Sic edhe dihet tashme evapotranspirimi eshte shuma e volumit te ujit te përdorur nga bima (uji
perberes dhe uji i vegjetacionit) dhe avullimit nga siperfaqia e tpkes. Por vete nocioni i
evapotranspirimit nuk eshte i përcaktuar sakte pasi sasia e ujit te transpiruar dhe avulluar varen
ne nje fare shkalle nga lagështia e tokes per te përcaktuar nje kriter me te sakte eshte futur
nocioni i evapotranspiracionit potencial ETP qe ndodh kur lagështia e tokes mbahet afer
kapacitetit fushor dhe zhvillimi i vegjetacionit eshte optimal. Ne fakt sapo toka fillon te thahet
pra kur lagështia e saj behet me e vogel se kapaciteti fushor do te kemi te bejme jo me me ETP
por me nje evapotranspirim te zvogëluar.

Evapotranspirimi kushtezohet nga dukurite fizike (rrezatimi, era, etj.) dhe ato biologjike. Se pari
ai varet nga kembimi i energjise se rrezatimit dhe turbulenca e atmosferes qe jane dy dukuri te
lidhura direkt me kushtet klimatike (temperatura, lagështira e ajrit, era, zgjatja e diellzimit). Se
dyti, evapotranspirimi ndryshon ne funksion te kushteve biologjike. Kerkuesit kane konstatuar
ekzistencen e “fazave kritike”, gjate te cilave bimet jane me kërkuese ndaj ujit dhe “ faza
qetesie”, ku bimet jane me pak te ndjeshme ndaj tij.

Keshtu evapotranspirimi ditor per nje kulture e klime te caktuar ndryshon sipas shkalles se
zhvillimit te bimes. Perkundrazi eshte shume e rendesishme te vihet ne dukje se evapotranspirimi
potencial, gjate nje periudhe relativisht te gjate (te pakten nje muaj) eshte konstant dhe varet
vetem nga faktoret klimatike.

Vlerësimi i Etp, bazohet në llogaritjen e bilancit të energjisë të sipërfaqes së mbuluar me bimë


dhe të ushqyer me ujë. Ekuacionet e përdorur dhe metodat e ndryshme të vlerësimit të fluksit të
energjisë paraqiten së pari nga rrezatimi neto dhe fluksi i evapotranspirimit. Formula e paraqitura
nga studiues te ndryshem jane te shumta por ajo e Penman për vlerësimin e Etp është me e
detajuar, me afer realitetit dhe fizikisht më e plotë, pasi merr ne konsiderate të gjithë elementët
klimatikë qe sic u theksua edhe me siper ETp ditor varet vetem nga faktoret klimatike.

Etp është një nga të dhënat më kryesore në agrometeorologji. Penman (1977) llogarit Etp nga
bilanci hidrik. Formula të ndryshme vlerësohen duke u bazuar në matjet eksperimentale që
disponohen (Brochet at Gerbier 1977, Penman 1948, Turk 1961)

Per sa me siper, kërkuesit kanë përpunuar formula e metoda të ndryshme për llogaritjen e Etp në
funksion të faktorëve klimatike. Nga moria e formulave të ndryshme ne kemi zgjedhur si më të
61 :

përdorshme formulat e Turk, Thornthweit,Penman, si dhe disa formula te tjera te modifikuara ne


ditet e sotme si ekuacioni i FAO56 Penman-Monteith, ekuacioni i standardizuar ASCE Penman
Monteith si dhe metoda te tjera te cilat une nuk i kam paraqitur

Me poshte po japim ekuacionet perkatese si dhe rezultatet e përfituara nga keto ekuacione.
Vlen te theksohet qe tre te parat jane te vlerësuara nga

Formula Penman jepet nga shprehja :

Etp = k(ΔH + Ea.γ)/Δ + γ (1)

Ku : Etp – evapotranspirimi ditor në mm


Δ - pjerrësia e kurbës së tensionit të ngopjes së avujve të temperaturës Ta
E – Bilanci I rrezatimit
γ – Konstante pssikrometrike
Ea – Parametër që fut ndikimin e shpejtësisë së arës dhe deficitit të lagështisë
K – Koeficient që shërben për të kthyer avullimin nga uji në Etp dhe ka vlera 0.6 në
dimër, 0.7 në pranverë e vjeshtë dhe 0.8 në verë

Parametrat e mësipërm jepen nga shprehjet :

H = Ho/597 – 0.6t x 10 (mm) (2)


Ho = Ra – σ T4 (0.56 – 0.09 √ed) (0.10 + 0.9 M/N) 1440 (3)
Ku :

Ra – Rrezatimi i përgjithshëm faktik në kal.cm².ditë


σ – Konstante e Blacmanit (8.2 * 10-11 kal (cm2.min.gradë4)
σ T4 – Rrezatimi valëgjatë I trupit të zi
ed - Tensioni mesatar I avujve të ujit (në mm zhivë)
M – Rrezatimi faktik
N – Diellzimi teorik
Ea – 0.35(o.5 + 0.537u)(ea – ed) në mm zhivë
U – Shpejtësia e erës në m/sek
Ea – Tensioni I ngopjes së avujve (në mm zhivë) ky është deficiti I lagështirës në
Mb dhe tensioni mesatar I avujve në mb

Formula Thornthweit :

Etp = 1.6 (T/I)a (4)


Ku :
I = 12I (5)
i = (T/5)1.514 (6)
62 :

a = 0.000000675 I3 – 0.0000771 I2 + 0.01792 I + 0.49239 (7)


T – Temperatura mesatare mujore e ajrit

Formula Turk :

Etp = 0.40 (Ig + 50) h/H + 15 (8)

Ku :
Ig = IgA (0.18 + 0.62 h/H) (9)
Kur ka vrojtime Ig nuk llogaritet me këtë formulë por merret e gatshme
IgA – Rrezatimi teorik
h/H – Diellzimi relativ

Sipas përfundimeve te arritura deri me sot, eshte konkluduar se formula e Penman Monteith
eshte me e përshtatshme pasi fizikisht eshte me e plote duke marre te konsiderate te gjithe
elementet klimatike.

Po ashtu ne ditet e sotme eshte pikërisht formula e Penman-it e cila eshte modifikuar nga autore
dhe organizata te ndryshme, me qellim qe te jemi sa me prane realitetit.

Mbas studimeve te ndryshme ne Maj te vitit 1990 u organizua nje konsulence shkencore nga
eksperte dhe kërkues te FAO me Komisionin Nderkombetar per Ujitjen dhe Drenimin dhe me
Organizaten Nderkombetare te Meteorologjise (OMM), e cila rekomandoi përshtatjen e
ekuacionit te Penman Monteith si standard i ri per vlerësimin e ETp te sipërfaqes referuese. Me
pas u konkludua ne ekuacionin e quajtur Ekuacioni i FAO56 Penman Monteith i shprehur si me
poshte:

ETo = 0.408 ∆ (Rn – G)+γ*900/T+273*u2(es-ea)// ∆ + γ1+0.34u2) ku

es – trysnia e avullit te ngopur


ea – trysnia aktuale e avullit

Kjo metode kërkon te dhena mbi rrezatimin diellor, temperaturen e ajrit, lageshtine e ajrit si dhe
shpejtesine e eres.

Me pas , studiues te ndryshem kane punuar ne menyre te vazhdueshme per vlerësimin e ETo.
Per kete arsye Shoqata amerikane e Inginierise se ndertimit ASCE rekomandoi përdorimin e
metodes se standardizuar ASCE Penman Monteith si baze per njehsimin e standardizuar te ETo.
63 :

Parametrat e ekuacionit ndryshojne ndermjet tyre kur te dhenat meteorologjike ndryshojne


ndermjet tyre me hap kohor prej nje ore apo dite (24h).

Ekuacioni i lartepermendur shprehet:

ETo = 0.408 ∆ (Rn – G)+γ*Cn/T+273*u2(es-ea)//[ ∆ + γ(1+ Cdu2)]

Ku:
ETo- Evapotranspirimi i bimes referuese (mmd-¹ ose mm h -¹ )
∆ - pjerrësia e lakores trysni a avullit te ngopur ne lidhje me temperaturen e ajrit (kPa°C -¹ )
Rn- rrezatimi neto i njehsuar ne sipërfaqen e bimes (Mj m-² d -¹ per hap kohor 24 ore ose Mj
m-² h -¹ per hap kohor prej nje ore)
T-temperatura mesatare ditore ose orare e ajrit e matur ne lartesine 1.5-2.5m
U2 – shpejtësia e eres ditore ose orare ne lartesine 2m (ms -¹ )
es-trysnia e evullit te ngopur (kPa)
ea-trysnia aktuale e avullit te ngopur (kPa)
es-ea=deficiti i trysnise se avullit (kPa)
γ-konstante psikrometrike (kPa°C -¹)
Cn-koeficient qe ndodhet ne numëruesin e ekuacionit, vlera e te cilit ndryshon ne lidhje me llojin
e sipërfaqes referuese si dhe hapit kohor te matjes se elementeve meteorologjike (900°Cmms3(3
eshte fuqi) Mg -¹d -¹ per hap kohor 24 h dhe 37°C mms3(3 eshte fuqi) Mg -¹d -¹ hap kohor prej
nje ore
Cd-koeficient qe ndodhet ne emeruesin e ekuacionit, vlera e te cilit ndryshon me llojin e
sipërfaqes referuese si dhe te hapit kohor te matjes se elementeve meteorologjike

Me poshte po paraqiten përfundimet e marra nga përllogaritja e ketyre formulave.


Sic edhe shihet Penman-i origjinal dhe Penman i modifikuar kane vlera shume te aferta me njera
tjetren .

Duke njohur ETp mund te përcaktohet deficiti pluviometrik ∆P i nje periudhe te caktuar, si
diference e ETp me reshjet P te rena gjate kësaj periudhe:

∆P = ETp – P

Ne kete menyre mund te llogaritet bilanci ujor per cdo muaj te viti dhe me pas te përcaktohet
deficiti pluviometrik gjate muajve te thate dhe sasia e tepert ne muajt e laget.

Ne territorin e Shqiperise gjate muajve Qershor-Shtator ETp eshte me e madhe se reshjet e per
pasoje kemi deficit te sasise se ujit, e kundërta ndodh ne periudhen Tetor-Maj, ku sasia e reshjeve
eshte me e madhe se ETp dhe per pasoje kemi teprice te reshjeve.
64 :

Eshtë e nevojshme të vihet në dukje se teprica e reshjeve gjatë muajve të lagët, largohet në
formën e rrjedhjes sipërfaqësore direkte, pjesërisht infiltron në tokë dhe një pjesë më e vogël
largohet nëpërmjet avullimit. Nga sasia e ujit që infiltron në tokë e cila gjatë muajve të lagët
mund të merret sa ½ e reshjeve që bien, një pjesë mbetet në shtresën sipërfaqësore, kurse pjesa
tjetër depërton në thellësi drejtë pasqyrës së ujërave nëntokësore.

Në rastin konkret ne na intereson ajo pjesë e ujit që mbetet në shtresën sipërfaqësore të tokës në
formën e lagështisë, e cila shërben si rezervë ujore për periudhën e mëvonshme.

Për këtë arësye, nuk është e nevojshme që toka të furnizohet cdo muaj me sasinë e ujit të
barabartë me deficitin pluviometrik, sepse vetë ajo mund të vërë në dispozzicion të bimës një
farë sasi uji që është rezervuar në tokë gjatë muajve paraardhës. Kjo sasi uji quhet rezervë e
përdorshme. Ajo mund të marrë vlera jo më të mëdha se volumi i ujit që mund të grumbullohet
në shtresën e tokës në trashësi sa thellësia e sistemit rrënjor, ndërmjet pikës që përfaqëson
kapacitetin fushor dhe pikës së vyshkjes. Kapaciteti fushor c f është sasia maksimale e ujit që toka
mund të mbajë, në kushtet e një drenimi të lirshëm të ujëtave, ndërsa pika ose koeficienti i
vyshkjes cv është lagështia e tokës në të cilën bimët nuk tërheqin më ujë nga toka. Por kur
lagështia e tokës i afrohet pikës së vyshkjes, marrja e ujit nga toka vështirësohet gjithmonë e më
tepër. Për këtë arësye futet një nocion tjetër, pikërisht ai i rezervës lehtësisht të përdorur ELP, që
merr vlera ndërmjet 1/3 dhe 2/3 të rezervës së përgjithshme.
Madhësia ELP varet nga këto faktorë :
- Nga natyra fizike e tokës, pra nga diferenca Cf - cv
- Nga thellësia e sistemit rrënjor
- Nga lloji i kulturës prej nga varet edhe thellësia e sistemit rrënjor
- Nga teprica e reshjeve dimërore
Në praktikën e ujitjes në vënd të RLP, futet nocioni i dozës maksimale të ujitje

Duke njohur ETp mund te përcaktohet deficiti pluviometrik ∆P i nje periudhe te caktuar, si
diference e ETp me reshjet P te rena gjate kësaj periudhe:

∆P = ETp – P

Ne kete menyre mund te llogaritet bilanci ujor per cdo muaj te viti dhe me pas te përcaktohet
deficiti pluviometrik gjate muajve te thate dhe sasia e tepert ne muajt e laget.

Ne territorin e Shqiperise gjate muajve Qershor-Shtator ETp eshte me e madhe se reshjet e per
pasoje kemi deficit te sasise se ujit, e kundërta ndodh ne periudhen Tetor-Maj, ku sasia e reshjeve
eshte me e madhe se ETp dhe per pasoje kemi teprice te reshjeve.
65 :

Fig.29 Deficiti pluviometrik

Eshtë e nevojshme të vihet në dukje se teprica e reshjeve gjatë muajve të lagët, largohet në
formën e rrjedhjes sipërfaqësore direkte, pjesërisht infiltron në tokë dhe një pjesë më e vogël
largohet nëpërmjet avullimit. Nga sasia e ujit që infiltron në tokë e cila gjatë muajve të lagët
mund të merret sa ½ e reshjeve që bien, një pjesë mbetet në shtresën sipërfaqësore, kurse pjesa
tjetër depërton në thellësi drejtë pasqyrës së ujërave nëntokësore.

Në rastin konkret ne na intereson ajo pjesë e ujit që mbetet në shtresën sipërfaqësore të tokës në
formën e lagështisë, e cila shërben si rezervë ujore për periudhën e mëvonshme.

Për këtë arësye, nuk është e nevojshme që toka të furnizohet cdo muaj me sasinë e ujit të
barabartë me deficitin pluviometrik, sepse vetë ajo mund të vërë në dispozzicion të bimës një
farë sasi uji që është rezervuar në tokë gjatë muajve paraardhës. Kjo sasi uji quhet rezervë e
përdorshme. Ajo mund të marrë vlera jo më të mëdha se volumi i ujit që mund të grumbullohet
në shtresën e tokës në trashësi sa thellësia e sistemit rrënjor, ndërmjet pikës që përfaqëson
kapacitetin fushor dhe pikës së vyshkjes. Kapaciteti fushor c f është sasia maksimale e ujit që toka
mund të mbajë, në kushtet e një drenimi të lirshëm të ujëtave, ndërsa pika ose koeficienti i
vyshkjes cv është lagështia e tokës në të cilën bimët nuk tërheqin më ujë nga toka. Por kur
lagështia e tokës i afrohet pikës së vyshkjes, marrja e ujit nga toka vështirësohet gjithmonë e më
tepër. Për këtë arësye futet një nocion tjetër, pikërisht ai i rezervës lehtësisht të përdorur ELP, që
merr vlera ndërmjet 1/3 dhe 2/3 të rezervës së përgjithshme.
Madhësia ELP varet nga këto faktorë :
- Nga natyra fizike e tokës, pra nga diferenca Cf - cv
- Nga thellësia e sistemit rrënjor
- Nga lloji i kulturës prej nga varet edhe thellësia e sistemit rrënjor
- Nga teprica e reshjeve dimërore
66 :

Në praktikën e ujitjes në vënd të RLP, futet nocioni i dozës maksimale të ujitjes.


67 :

PUNE PRAKTIKE

8
ERA

Ajri vetem ne raste te rralla eshte ne gjendje qetesie. Levizja e ajrit ne drejtim pothuajse
horizontal, e shkaktuar nga nje shperndarje jo e nje trajteshme e trysnise se ajrit ne siperfaqen e
tokes quhet ere. Era karakterizohet nga dy karakteristika: drejtimi qe tregon vendin nga vjen
masa ajrore dhe shpejtesia. Normalisht, si shpejtesi e eres merret vetem perberesja horizontale,
megjithese ajo mund te kete edhe nje perberese vertikale. Ne mesatare, levizjet horizontale jane
dy rende madhesie me te medha se ato vertikale.

Era eshte nje element shume i rendesishem meteorologjik. Me te lidhet transporti i nxehtesise,
lageshtise, dyoksidit te karbonit etj. Prej rajoneve te ndryshme, shpesh shume te largeta.

Nese ne nje mase ajri trysnia ne cdo plan horizontal do te ishte e njejte ne te gjitha pikat, nuk do
te kishim ere. Kur trysnia e ajrit e ushtruar mbi kete mase ajri do te jete e ndryshme, atehere do te
filloje te zhvendoset ne drejtim nga vendi me trysni me te madhe ne ate me trysni me te ulet dhe
kjo zhvendosje do te vazhdoje derisa te zhduket ndryshesa e trysnive. Si mase e shperndarjes jo
te njetrajteshme te trysnise atmosferike sherben madhesia e quajtur gradient horizontal barik –
dP/dn, i cili paraqet nje vektor te drejtuar pingul me izobaret me kahe nga ana e vlerave me te
vogla te trysnise. Ne gjeresite gjeografike mesatare madhesia e gradientit barik eshte me e vogel
se 5-6 mb. Ne raste shume te rralla ai arrin madhesine 6-10 mb. Ne furtuna, madhesia e
gradientit barik mund te arrije vleren 25 mb dhe me shume.

Gradienti horizontal barik numerikisht eshte i barabarte me forcen rezultante qe vepron ne


drejtim horizontal mbi njesine e vellimit te ajrit. Por ne kuadrin e hidrodinamikes dhe
meteorologjise dinamike, forca sillet ndaj njesise se mases. Per kete aresye, per te marre
gradientin barik qe vepron mbi njesine e mases duhet te pjestohet madhesia e gradientit me
dendesine ρ te ajrit. Pra kemi madhesine e re -1/ρ x dP/dn. Shkaku i vetem i formimit te eres dhe
te zmadhimit te shpejtesise se saj eshte gradienti barik. Te gjitha forcat e tjera qe ushtrohen mbi
68 :

masen e ajrit ne levizje, mund te frenojne levizjen dhe ta devijojne ate nga drejtimi i gradientit
barik.

Permasat e kesaj madhesie jane ato te nxitimit. Per rrjedhoje, madhesia -1/ρ x dP/dn paraqet ne
vetvete nxitimin qe i jepet ajrit nen veprimin e gradientit barik.

INSTRUMENTAT PER MATJEN E SHPEJTESISE SE ERES


Instrumentat per matjen e shpejtesise se eres ndahen sipas parimit te tyre ne :
 Anemometra ne te cilet sensori shfrytezon energjine kinetike te eres (anemometra me
kupa, me elike, etj.)
 Anemometra termike, te cilet ndjejne ndryshimet e shkembimeve termike te nje trupi te
ngrohte.

Ekzistojne tipe te ndryshme anemometrash. Disa shfrytezojne trysnine e ushtruar nga era mbi nje
sensor stacionar, disa te tjere ndryshimin e shpejtesise se perhapjes se zerit ne ajrin ne levizje dhe
te tjere shfrytezojne efektin Dopler te nje rrezeje Laser , por ata jane shume te kushtueshem, te
veshtire ne perdorim, delikate dhe ne cdo rast jo te perdorshem ne menyre te vazhduar ne terren.
Ne te vertete, per perdorim ne terren, kerkohen instrumente qe karakterizohen mbi te gjitha nga
fortesia, thjeshtesia e instalimit dhe funksionimit. Per kete aresye, tipet qe perdoren me shpesh
jane anemometrat me kupa. Ato me fije te ngrohte ofrojne perparesine per te bere te mundur
matje ne tre drejtime dhe teorikisht dhe ne brendesi te mbuleses bimore. Megjithate ato shfaqin
akoma nje thyeshmeri te larte, sidomos gjate matjeve te vazhdueshme..

DREJTIMI I ERES
Ne kete rast instrumenti mates perbehet nga nje sensor qe orientohet ne drejtim te levizjes se
mases se ajrit dhe nga nje sistem shnderrimi. Ky sistem njihet me emrin gonianometer ose
anemoskop.

Sensori perbehet nga nje eretregues qe mund te kete forme shume te ndryshme dhe bosht
rrotullimi vertikal. Eshte e rendesishme qe te jete ne barazpeshe te mire dhe ne plan.

Gjeneratori i sinjalit mund te jete ai i ti peve te ndryshme dhe zgjedhja e tij kryhet edhe ne
funksion te tipit te sinjalit te desheruar ne dalje. Shpesh perodren sensore te tipit
potenciometrike, ku tensioni ne dalje dergohet direkt ne nje sistem te marrjes se te dhenave.

Pergjigja e gonioanemometrit pershkruhet nga nje ekuacion i rendit te dyte dhe prandaj me nje
kembim te papritur te drejtimit te eres, eretreguesi nuk sillet menjehere ne pozicionin e ri, por e
arrin ate pas nje fare kohe, duke u lekundur rreth tij me lekundje me amplitude qe zvogelohet
sipas nje ligji eksponencial.
69 :

Perdoren dy parametra per te percaktuar kete pergjigje: e ashtuquajtura largesia e njevlereshme e


vales, qe paraqet largesine ndermjet maksimumeve te dy lekundjeve te njepasnjeshme dhe raporti
i shuarjes i kuptuar si raport ndermjet amplitudes se nje lekundje me ate te nje lekundje
paraardhese (raporti optimal eshte nga 0.3 deri 0.7). Duke pare nje ndryshueshmeri te forte te
kesaj madhesie eshte i mjaftueshem nje rezolucion kendor prej rreth 10 o. Duhen te realizohen
atehere sensore te perbere nga 36 relay, te tipit reed, te vendosura mbi nje platforme
(circonferenza), qe eshte e kumutuar nga nje magnet solidar ne ekuipazhin e levizshem te
sensorit.

Levizja e eretreguesit provokon kumutime te realy dhe tensioni ne dalje rritet ose zvogelohet dhe
sipas drejtimit te rrotullimit me nje shkalle cdo 10 o. Rezolucioni i sensorit ulet keshtu ne 10 o, por
sinjali nuk ka keto fluktuacione qe e bejne per nje interpretim te veshtire dhe e dhena tregon
drejtimin mbisundues te ererave.

Per instalimin e gonioanemometrave vlejne te njejtat rregulla te treguara per anemometrat, pa


harruar nderkaq, qe keto instrumente, duhet te pozicionohen ne menyre qe zeroja te jete e kthyer
drejte Nordit dhe qe nga lindja te gjendet ne 90 o sipas drejtimit te ores. Per kete qellim duhet
pasur kujdes ne sensoret potenciometrike, per te mos nderruar lidhjen e fijeve sepse ndryshohet
situata e thene me lart.

Si edhe per anemometrat, vemendje e vecante duhet ti kushtohet pastrimit te instrumentit per te
evituar qe trupat e jashtem japin nje zmadhim te ferkimit te ekuipazhit levizes dhe shkaktojne
bile edhe bllokim.

Duke qene drejtimi i eres nje parameter shume i ndryshueshem nga casti ne cast per te patur
drejtimin mbisundues, eshte e nevojshme te merret mesatarja e nje numuri te madh te vlerave te
castit. Per kete qellim, duhet te jemi te vemendshem se per lekundje rreth zeros (dhe me 360 o)
mesatarja e thjeshte aritmetike mund te coje ne gabime deri ne 180 o. Mendohet psh per dy vlera
10o dhe 350o drejtimi i eres eshte Nord por e mesmja aritmetike jep 180o per rrjedhoje Sud.
70 :

Fig.Flugeri

ANEMOMETRI I DORES.

Anemometri id ores sherben per te matur shpejtesine mesatare tee res per nje interval te caktuar
kohe. Ne skajin e siperm te bushtit jane fiksuar tre gjysemsfera me faqe konkave te kthyera ne
nje ane.. Ne skajin e poshtem boshti, nepermjet nje vide ka kontakt me mekaniznmin e rrotave
me dhembe te kontatorit te rrotullimit. Parimi i punes se anemometrit ted ores qendron ne
rrotullimin e kupave gjysmesferike nen veprimin e eres. Levizja rrotulluese e kupave i
transmetohet bushtit, i cili shkakton rrotullimin e kontatorit te xhirove pas lirimit te tij prej leves.
Sa me e madhe te jete shpejtesia e eres, aq me i shpejte behet rrotullimi i kupave, numurin e
rrotullimit te te cilave e tregon kontatori.

FLUGERI I VILDIT

Sherben per te percaktuar madhesine dhe drejtimin e shpejtesise se eres, si dhe rastisjen e
drejtimeve te ndryshme te horizontit prej nga fryn ajo. Ky aparat perbehet nga dy pjese: njera e
palevizshmedhe tjetra e levizshme. Pjesa e palevizshme paraqet nje shufer hekuri, skaji i
poshtem it e cilit ngulet ne toke, ndersa ne skajin e siperm futet pjesa e levizshme e aparatit.

Flugeri i Vildit vendoset ne stacion vertical ne stacionin meteorlogjik ne lartesine 10-12 m nga
siperfaqia e tokes. Ai duhet te vendoset ne menyre qe era duhet te kape ate lirisht nga te gjitha
anet. Pra vend ii vendosjes te jete sa me i hapur e pa pengesa te larta prane tij. Boshti i flugerit
fiksohet mire ne pozicionin vertical me anen e tirantave, te cilat ne periudhen e ngrohte
shtrengohen me shume, ndersa ne te ftohte mbahen me te liruara nepermjet nje vide te vecante.

Nen veprimin e eres, treguesi i drejtimit tee res rrotullohet derisa te barazohet trysnia ne ted y
anet e kraheve te tij. Kur arrihet ky barazim trysnish mekanizmi qendron ne ekuiliber. Pikerisht,
drejtimi nga eshte vendosur shufra qe permban topthin ne kete rast tregon drejtimin nga fryn era.
71 :
0 :

PUNE PRAKTIKE

9
EROZIONI

NJOHURI TË PËRGJITHSHME MBI


EROZIONIN E TOKËS

Çfarë është Erozioni i Tokës?

Me erosion të tokës kuptojmë largimin (zhvendosjen) e grimcave të tokës prej shtresës


sipërfaqësore me një ritëm më të madh sesa është ai i procesit natyral të formimit të saj dhe
që shkaktohet si nga procese natyrore, ashtu edhe nga aktiviteteve njerëzore (mbikullotja,
mbikultivimi, shpyllëzimet, prodhimi bujqësor i mekanizuar, praktika kultivimi të
papërshtatshme etj.). Erozioni i tokës është problemi i dytë më i madh mjedisor në nivel
botëror me të cilin përballet njerëzimi, pas atij të trysnië që vjen nga rritja e popullsisë.

Erozioni është procesi me anën e të cilit toka dhe shkëmbi lëvizen nga sipërfaqja e Tokës me
anë të proceseve ekzogjenetike të tillë si era ose rrjedhja e ujit dhe pastaj të transportuara dhe
të depozituara në vende të tjera (Fig.) Pra, toka largohet në mënyrë natyrore nga sipërfaqja e
saj nëpërmjet veprimit mbi të të ujit dhe të erës.

Produkt i erozionit
1 :

Ndonëse erozioni është një proces natyror, veprimtaritë njerëzore e kanë rritur atë me një
ritëm 10 – 40 herë më të madh sesa ai me të cilin ai ndodh në kushte natyrore. Erozioni i
tëpërt shkakton probleme të tilla siç janë dezertifikimi (shkretëtirizimi), ulje të pjellorisë së
tokës në saj të degradimit të tokës, sedimentimi i trupave ujorë rrjedhës, kolaps ekologjik në
sajë të humbjes së elementëve ushqyes prej shtresave të sipërme më të pasura me to të tokës
dhe përmbytje rrënuese.

Në përgjithësi, erozioni e largon tokën me një ritëm pothuasjse të njëjtë me ritmin e formimit
të saj. Por erozioni i “përshpejtuar”, d.m.th. humbje e tokës me një ritëm më të madh sesa ai
formimit të saj në kushte natyrore, është një problem i kohëve të fundit. Gjatë kohës së
zhvillimit të erozionit ujor, grimcat e tokës shkëputet nga njëra tjetra, transportohen dhe duke
përshkruar një largësi relativisht të gjatë, depozitohen diku tjetër. Si përfundim, erozioni i
tokës përbëhet nga një seri procesesh të njëpasnjëshme: shkëputja e grimcave të tokës nga
njëra tjetra nën veprimin e pikës së shiut dhe/ose i erës, transporti i tyre në sipërfaqen e tokës
me anën e proceseve të tillë si rrjedhja e ujit dhe era dhe depozitimi i tyre në një vend tjetër.

Erozioni ujor shkaktohet nga uji i reshjeve. Uji, i cili shkakton erozionin ujor, fillon të
veprojë kur pikat e shiut që bien mbi sipërfaqen e tokës kanë një energji të mjaftueshme që të
shkëpusin grimca toke nga masa (matrica) e tokës dhe të realizojnë, kur pjerrësia e tokës
është e mjaftueshme, transportin e tyre në trajtë sedimenti në ujin që rrjedh mbi sipërfaqen e
tokës (shpëlarja). Shpëlarja ndodh kur sasia e ujit sipërfaqësor (që vjen nga shiu ose uji për
ujitje) e tejkalon aftësinë infiltruese të terrenit, duke shkaktuar humbje të materialeve të
ngurta të shtresës sipërfaqësore të tokës (Fig.).

Shpatkodre e eroduar
2 :

Erozioni i përshpejtuar i tokës mund të ndikojë mbi sipërfaqet bujqësore dhe mbi mjedisin
natyror dhe është një nga problemet mjedisore më shumë i përhapur kohët e fundit. Ai ka
ndikime të cilat janë dy llojesh: në vendin ku ndodh shkëputja e tokës (on-site) dhe në vendin
ku toka e eroduar depozitohet (off-site). Kështu erozioni i tokës është një formë e degradimit
të tokës. Forma të tjera të degradimit të tokës janë kripëzimi, humbja e elementëve ushqyes
dhe kompaktësimi.

Veprimtaritë njerëzore më sinjifikative në lidhje me ndikimin e tyre mbi stimulimin e


erozonit të tokës janë ato të praktikimit të bujqësisë industriale, shpyllëzimeve, ndërtimit të
rrugëve, qendrave të reja të banimit dhe aeroporteve dhe ndryshimet klimatike antropogjene.
Megjithatë, ka shumë praktika alternative të përdorimit të tokës që mund të zvogëlojë ose të
kufizojë erozionin e tokës të tilla si ndërtimi i taracave, bujqësia me punim zero ose të
reduktuar, menaxhiumi i mbetjeve bimore dhe qarkullimi bujqësor, mbjellja me vegjetacion e
tokave të zhveshura, zbatimi i drenimit të kontrolluar etj.

Erozioni i tokës shkakton dëme të mëdha si në atë pjesë të shtresës sipërfaqësore të tokës nga
ku ndodh lëvizja e materialit tokësor (on-site), ashtu edhe në vendet ku depozitohen
materialet e ngurta të lëvizura (off-site). Është njehsuar se 20% e sipërfaqes së tokës në nivel
botëror ka humbur gjatë periudhës së viteve 1950 - 1990 dhe kjo humbje vazhdon edhe sot
me një ritëm më të lartë. Erozioni ujor dhe ai i erës janë dy shkaqet më kryesorë të degradimit
të tokës. Të kombinuar, ata janë përgjegjës për 84% të sipërfaqeve të degraduara, duke e bërë
erozionin e tepërt problemin mjedisor më shumë sinjifikativ në nivel botëror. Të dhënat
shkencore tregojnë se ritmet e erozionit të tokës bujqësore në rajonin e Mesdheut arrijnë në
10 - 100 t/ha/vit. Një erozion i tillë vjetor shkakton sedimentin e rrjedhjeve ujore, zvogëlon
trashësinë e shtresës sipërfaqësore të tokës së përshtatshme për prodhimin bujqësor dhe
shpesh shkakton ndotjen e mjedisit. Erozioni i tokës është edhe një problem bujqësor shumë i
rëndësishëm dhe një kontribues serioz i ndotjes jopikësore të mbjedisit.

Kur e Njohu Njeriu për Herë të Parë Erozionin e Tokës si Problem?

Erozioni është një process natyror me anën e të cilit toka zhvendoset me anën e forcës së erës,
ujit dhe forcave të tjera. Një erozion i tillë i tokës ka filluar para 450 miljon vitesh, kur bimët
e para formuan tokën e parë. Njeriu për të plotësuar nevojat e tija filloi të mbjellë në tokë
bimë bujqësore si p.sh. misrin, pambukun, duhanin etj. Por për të kontrolluar ndikimin
negativ të bimëve të këqia, ai filloi ta punojë atë. Kjo praktikë ndihmoi erozionin dhe
humbjen e lëndës organike, sepse fushat ishin të zhveshura gjatë pjesës më të madhe të vitit.
Shumë fermerë e mbillnin çdo vit të njëjtën bimë bujqësore në të njëjtën fushë derisa e gjithë
sasia e elementëve ushqyes dhe lënda organike u “grabit” nga toka. Pastaj ata lëvizën diku
tjetër. Toka ishte e lirë dhe në dukje e pakufizuar. Sot erozioni mbetet një problem serioz,
megjithëse shumë përparim është arritur për ta kontrolluar atë.
3 :

Si përfundim, erozioni i tokës u bë problem kur aktiviteti human shkaktoi që ai të ndodhë me


një ritëm shumë më të shpejt sesa ai që ndodh në kushte normale natyrore.

Mekanika e Erozionit të Tokës

Erozioni ujor i tokës ka të bëjë me lëvizjen e materialit tokësor me anë të ujit. Ai është një proces që
zhvillohet në tre etapa (Fig.):

1. shkëputja e pjesëzave të tokës nga masa e tokës;


2. transporti i pjesëzave të shkëputura sipas pjerrësisë me anën e rrokullisjes, tërheqjes zvarrë dhe
splashit;
3. depozitimi i pjesëzave të transportuara në disa vende me lartësi më të ulët.
4.

Në sipërfaqe toke të lëmuara veprimi goditës i pikave të shiut shkakton shkëputjen e pjesëzave të
tokës. Atje ku uji është i përqendruar në kanale, veprimi prerës i rrjedhjes turbulente të ujit shkëput
pjesëzat e tokës. Në disa raste, dukuria e ngrirje-shkrirjes gjithashtu kontribon në shkëputjen e
pjesëzave të tokës nga masa e tokës.

Shkëput
ja

Transpo
rti Depoziti
mi

Etapat e erozionit ujor të tokës

Një pikë shiu merr nxitim gjatë rënies së saj derisa arrin shpejtësinë përfundimtare,
shpejtësinë në të cilën forca e fërkimit ndërmjet pikës dhe ajrit barazpeshohet nga forca e
rëndesës së saj. Pika shiu më të mëdha bien më shpejt, duke arritur një shpejtësi
përfundimtare reth 30 km/h ose reth 2 deri 3 herë më shpejt sesa shpejtësia me të cilën mund
të vrapojë një person. Në çastin kur pikat e shiut godasin tokën, ato kalojnë energjinë e tyre të
lartë kinetike tek pjesëzat e tokës (Fig).

Impakti i pikës së shiut ushtrohet nëpërmjet tre efekteve të rëndësishme: (1) ajo shkëput
pjesëzat e tokës nga masa tokësore; (2) shkatëron granulimin dhe (3) shpërlarja (splashi) e
saj, në disa kushte, shkakton një transport të vlerësueshëm të tokës. Kështu, sa më e madhe
është forca që ushtrojnë pikat e shiut, ato jo vetëm lirojnë dhe shkëpusin granulat e tokës, por
4 :

mund që edhe t’i ndajë granulat në pjësë. Nëse materiali i dispersuar thahet ai mund të krijojë
një kore të fort e cila mund të pengojë mbirjen e farërave dhe të rrisë runoff-in e shkaktuar
nga reshja pasardhëse.

Kur pikat e shiut godasin mbi një sipërfaqe tokë të lagët, ato shkëpusin pjesëzat e tokës dhe i
dërgojnë ato duke fluturuar në drejtime të ndryshme (Fig. 1.3). Në një tokë e cila
karakterizohet nga një shkëputje e lehtë të pjesëzave të saja, një rast shiu i rëmbyer mund të
shpërlajë më shumë se 225 Mg/ha tokë, disa nga piklat e shiut mund të splashojnë rreth 0.7 m
sipas drejtimit vertikal dhe 2 m sipas drejtimin horizontal. Nësë toka është e pjerrët, splashimi
mund të jetë më i madh në një drejtim, duke çuar drejt një lëvizjeje neto më të vlerësueshme.

Uji i runoff-it luan rolin kryesor në etapën e transportit të erozionit të tokës. Nëse ritmi i
reshjeve e tejkalon aftësinë infiltruese të tokës, uji do të pellgëzojë në sipërfaqen e tokës dhe
do të fillojë të lëvizë sipas pjerrësisë poshtë. Pjesëzat e tokës të cilat u vendosen në procesin e
fluturimit nga veprimi i pikave të shiut, do të bien pastaj në ujin që rrjedh, i cili do t’i
transportojë ato poshtë pjerrësisë.

Një masë e dhënë toke e vendosur në një shpat të pjerrët është përgjithësisht e predispozuar të
rrëshqasë dhe më tej me anën e përrenjve dhe lumenjëve të derdhet në det. Gjatë etapës së
lëvizjes së masës së eroduar të tokës, tretja, megjithëse më pak aktive, zakonisht luan një rol
ndihmës në lëvizjen e masës. Kur reshjet përgjithësisht depërtojnë në tokë ato rrjedhin me
ngadalë në tokë dhe si rezultat i kësaj ato mund të mbartin pak ose nuk mbartin material gjatë
rrjedhjes së tyre.

Erozioni i tokës nga uji është tepër aktiv kur tretja është më pak aktive. Reshjet në këtë rast
nuk mund të infiltrojnë në tokë por rrjedhojë, mbi sipërfaqen e tokës, duke mbartur materiale
tokësore gjatë lëvizjes nën veprimin e forcës gravitacionale. Kështu, kur është mbizotëruese
rrjedhja mbitokësore, erozioni i tokës nga uji është në përgjithësi procesi kryesor i zhveshjes
dhe për rrjedhojë, tretja luan rol të dorës së dytë. Në rastin kur trashësia e shtresës së ujit që
lëviz mbi sipërfaqen e tokës është e madhe veprimi i erozionit shpesh është katastrofik.

Studimi i dukurisë së erozionit të tokës tregon se mbulesa efektive tokësore në trajtë të


vegjetacionit bimor përbën një faktor që ndikon shumë në madhësinë sasiore të tij. Studimet
kanë vënë në dukje se madhësia e erozionit të tokës është e përpjesshme me sasinë e reshjeve
dhe në përpjestim jo të drejtë me madhësinë e mbulesës vegjetative.

Mbulesa natyrale vegjetative është e varësuar nga reshjet duke krijuar variacione më të
ndërlikuara të erozionit me reshjet. Realizimi i ujitjeve mund t’i bëjë reshjet dhe
vegjetacionin pjesërisht të pavarura nga njeri-tjetri.

Humbja e tokës nga erozioni mund të jetë e ndryshme, në varësi të veprimit të faktorëve që e
shkaktojnë atë. Praktikat e sotme të ruajtjes së tokës pranojnë ritme të erozionit nga 0.8 në 4
5 :

t/ha/vit që është e njëvlershme me një humbje të një shtrese toke të sipërfaqes rreth 0.2 në 1
mm në një vit. Një gjë e tillë justifikohet me faktin që ky ritëm ecën përkrah me ritmin e
alterimit kimik në formimin e tokës së re.

Ritmet e erozionit gjeologjik janë të ndryshme dhe ato varësohen nga një sëre faktorësh si
rajoni, sasia e reshjeve, vegjetacioni, intesiteti i reshjeve etj. Më të mëdha ato janë në rajonet
gjysmë të thata dhe në sasi reshjesh të pakta (250 – 350 mm në vit), kur intesiteti i tyre është i
lartë. Kjo ndodh pasi kemi mungesa të theksuara të vegjetacionit natyral. Mbulesa vegjetative
natyrale në rajonet e lagëta shërben si një ekran mbrojtës ndaj erozionit ujor. Megjithatë
njeriu direkt me anën e kullotjes së livadheve ose indirekt me anën e kultivimit e ekspozon
sipërfaqen e tokës ndaj faktorit reshje, uji në formë spërkalash ose rryme uji merr me vete
masa të ndryshme toke.

Klasifikimi i Erozionit ujor të Tokës

Erozioni ujor i tokës fillon kur një pikë shiu godet një sipërfaqe toke të pambrojtur. Në varësi
të infiltrimit të ujit në tokë dhe sasisë së reshjeve të rëna, erozioni mund të shfaqet në disa
forma. Në pasqyrën 1.1 jepen llojet kryesore të erozionit të tokës që ndodh si rezultat i
veprimit direkt të pikave të shiut (Toy, T. J. et al., 2002; Zachar, D., 1982).

Pasqyra 1. 1. Llojet kryesore të erozionit ujot të tokës

Table 1.1. Main soil erosion types

Erozioni i pikës së shiut ose i spërkatjes

Është erozioni i shkaktuar nga prishja e strukturës së grimcave


të tokës në saj të veprimit të pikës rënëse të shiut mbi
sipërfaqen e tokës. Gjatë erozionit të spërkatjes, pika rënëse e
shiut krijon një krater të vogël në sipërfaqen e tokës, duke i
nxjerr jashtë tij grimcat e tokës dhe spërkatur ato në largësi të
vogëla. Më tej, këto grimca toke janë të ndjeshme ndaj
rrjedhjes së ujit mbi sipërfaqen e tokës (shpëlarja), e quajtur
ndryshe runoff. Runoff-i ndodh kur ritmi i rënies së shiut është
më i madh se ritmi i infiltrimit të ujit në tokë. Bashkë me
transportin e ujit, mbi sipërfasqen e tokës ndodh edhe transporti
sipas pjerrësisë së grimcave të shkëputura të tokës. Erozioni i
spërkatjes shihet zakonisht si faza e parë dhe më pak e
dëmshme në procesin e erozionit, i cili ndiqeet nga erozioni
sheet, pastaj ai rill dhe më në fund erozioni gully (më shumë e
dëmshme prej të katër llojeve).
6 :

Erozioni sheet

Ky lloj erozioni ndodh kur mbi sipërfaqe toke të zhveshura, ose


të mbulluara me vegjetacion të rallë, bien pikat e shiut, që kanë
një energji të mjaftueshme për të shkëputur grimcat e imëta të
tokës (argjile, lymi dhe humusi) që më tej transportohen sipas
pjerrësisë së kodrës në runoff-in sipërfaqësor (Zachar, D.,
1982), i cil krijohet kur sasia e shiut që bie nuk përthithet
tërësisht nga toka dhe për pasojë, uji fillon të grumbullohet dhe
të lëvizë mbi sipërfaqen e saj. Për rrjedhojë, erozioni sheet
fillon kur ky ujë sipërfaqësor fillon të transportojë grimcat e
shkëputura të tokës nën veprimin e pikave rënëse të shiut.
Erozioni sheet e ul pjellorinë e tokës, sepse ai zhvendos
shtresën më produktive, e cila shpesh është e pasuruar me
elementë ushqyes dhe lëndë organike.

Erozioni rill

Mbi toka të pjerrëta dhe të pambrojtura, veçanërisht kur janë të


kultivuara, uji i runoff-it shpejt krijon shtigjet e tij të lëvizjes,
që, duke lëvizur akoma përpara, gërryen kanale në formën V,
që quhen ndryshe edhe rille d.m.th. kanale të vegjël erodivë.
Uji që rrjedh në një rill, i shkëput lehtësisht grimcat e tokën nga
anët dhe nga fundi i tij. Ndërsa uji lëviz më tej përpara sipas
pjerrësisë, rrjedhja e tij në rill-e bëhet më erozive, duke
shkaktuar që rill-et t’i risin përmasat e tyre dhe të bashkohen
me njëri tjetrën. Ato mund të prishen me anën një punimi
normal të tokës. Kështu, erozioni rill i referohet formimit të një
numër i madh kanalesh shumë të vegjël dhe jetëshkurtër ku
rrjedh uji, funksioni i të cilëve është i dyfishtë: ato shërbejnë si
burim si edhe si sistem transporti të sedimentit (grimcave të
tokës) mbi sipërfaqet e pjerrëta. Thellësia e rrjedhjes në kanalet
rill janë të rendit të disa centimetrave ose më e vogël. Kjo do të
thotë se lëvizja e ujit në kanalet rill shprehin një fizikë
hidraulike shumë të ndryshme nga ajo e rrjedhjes së ujit në
kanalet dhe lumenjt më të thellë dhe më të gjerë. Në
përgjithësi, atje ku ritmet e erozionit ujor në sipërfaqe të
shqetësuara janë më të mëdha, rill janë aktive.
7 :

Erozioni i rrjedhjes së përqendruar

Topografia e disa sipërfaqeve është e tillë që uji të


grumbullohet në më pak shtegje më të mëdhenj përpara se të lë
fushën. Erozioni i rrjedhjes së përqendruar është erosion i
shkaktuar nga rrjedhja e ujit në kanale përmasa e të cilëve
varion nga ril-e të mëdha deri në gully të vegjël. Rill-et mund
të fshihen (prishen) me anën e punimit të tokës, megjithëse ato
tentojnë të formohen në të njëjtin vend çdo vit. Nëse një gjë e
tillë lejohet, mund të formohet një gully.

Erozioni gully

Erozioni gully është një formë e erozionit ujor në të cilin


formohen kanale nëpërmjet kombinimit të kanaleve të vegjël
rill të lënë pas dore. Erozioni gully ndodh kur uji runoff-i
akumulohet dhe pastaj rrjedh me shpejtësi në kanale të ngushtë
gjatë ose menjëherë pas një rasti reshjesh intensive ose
shkrirjeje të dëborës, duke e lëvizur tokën që ndodhet deri në
një thellësi të dhënë (Blanco & Lal, 2010a; Borah, D. K. et al.,
2008; Ritter, M., 2006). Kështu, në një gully, grimcat e tokës
zhvendosen me shpejtësi me anën e ujit që lëvizë rrëmbyeshëm
në të, duke zhvendosur material toke të shëmbur nga faqet
anësore të gully-it. Pjerrësia në skajin e fillimit të një gully-i
është pothuajse vertikale, duke shkaktuar që runoff-i që rrjedh
në të të jetë shumë eroziv dhe kështu gully përparon sipas
pjerrësisë. Erozioni gully ndodh në toka të pakonsoliduara.
Gully-et shpesh janë të thellë dhe prodhojnë shumë sediment, i
cili shpesh përfundon në lumenjtë. Kanalet që formohen në
këtë formë erozioni shndërrohen në pengesa për traktorët dhe
nuk mund të prishen me anën e praktikave të zakonshme të
punimit të tokës.

Erosioni i lëvizjes masiv ose i rëshqitjes së dheu

Ky lloj erozioni ndodh kur graviteti kombinohet me reshje të


mëdha ose tërmete dhe për rrjedhojë, sipërfaqe të mëdha toke
rëshqasin poshtë pjerrësisë së kodrës ose malit.
8 :

Faktorët që Shkaktojnë Erozionin e Tokës

Erozioni ujor mund të lëvizë disa ton tokë për ha gjatë një rast shiu. Ai mund t’i zhvendos
nga vendi grimcat e tokës nga disa cm deri në disa mijëra metra deri në dete dhe oqeane. Më
poshtë, përshkruhen disa nga faktorët më kryesorë që ndikojnë mbi ritmin e erozionit ujor të
tokës.

Toka është një burim i parinovueshëm që nëse erodohet njëherë ajo nuk mund të rinovohet
plotësisht prapë. Erozioni i tokës është një ndryshim i përhershëm i karakteristikave kryesore
të tokës dhe që mund të vrojtohet kur toka e humbet pjellorinë e saj, e ndryshon pH, ngjyrën,
përmbajtjen e humusit ose strukturën. Erozioni i tokës ndodh si në kushte natyrore nën
veprimin e erës ose kushteve të ashpëra klimatike, ashtu edhe nën veprimin e aktiviteteve
humane ku përfshihen mbikullotja, mbikultivimi i bimëve bujqësore dhe shpyllëzimeve. Këto
aktivitete mund të çojnë në shkretëtirizimi, d.m.th krijimi i shkrtetëtirave si rezultat i
përshpejtimit të erozionit të tokës nën veprimin e këtyre aktiviteteve humane.

Faktorët klimatikë
Në faktorët klimatikë që shkaktojnë erozionin ujor të tokës përfshihen sasia dhe intensiteti i
reshjeve, teperaturën e ajrit, sidomos intervali tipik i temperaturës, sezonaliteti, shpejtësia e
erës dhe frekuenca e rënies së reshjeve. Në përgjithësi, për ekosisteme dhe vegjetacion të
ngjashëm, zonat me reshje më intensive, me frekuencë rënieje të reshjeje më të madhe, më
shpejtësi ere më të madhe ose më shumë raste stuhie, pritetet që të prodhohet erozion toke më
i madh.

Intensiteti i reshjeve është parametri kryesor i erozivitetit. Me reshje shiu në sasi më të


mëdhe, në përgjithësi, kemi më shumë erozion toke. Përmasa dhe energjia kinetike e pikës së
shiut është gjithashtu njëri nga faktorët më të rëndësishëm. Pikat e shiut me përmasa dhe
shpejtësi rënieje më të madhe kanë energji kinetike më të madhe dhe për rrjedhojë, ndikimi i
tyre për të zhvendosur grimcat e tokës krahasuar se ai i pikave më të vogla dhe që lëvizin
mëngadalë është shumë më i madh (Blanco & Lal, 2010b).

Struktura dhe kompaktësia e tokës

Përbërja, lagështia dhe struktura e tokës janë të gjithë faktorë kryesorë në përcaktimin e
erozivitetit të reshjeve të shiut. Sedimentet që përmbajnë më shumë argjilë janë më rezistente
sesa ato me përmbajtje më të madhe rëre ose lymi, sepse argjila ndihmon në mbajtjen të
lidhura së bashku të grimcave të tokës (Mirsal, 2008). Tokat që përmbajnë nivele të larta të
lëndës organike janë shpesh më rezistente ndaj erozionit, sepse materialet organike
koagulojnë (mpiksin) koloidet e tokës dhe krijojnë një strukturë më të qëndrueshme të tokës
(Blanco & Lal, 2010). Sasia e ujit prezente në tokë, përpara rënies së reshjeve, luan gjithashtu
një rol të rëndësishëm, sepse ajo vendos kufizime mbi sasinë e ujit që do të përthithet nga
toka (dhe për rrjedhojë, do të rrisë ose do të zvogëlojë sasinë e ujit që do të rrjedh mbi
9 :

sipërfaqen e tokës si runoff). Tokat e lagura, të ngopura me ujë nuk do të jenë të afta që të
përthithin më shumë ujë, duke çuar në vlera më të mëdha të runoff-it dhe për rrjedhojë, në
erozivitet më të lartë për një vëllim të dhënë reshje shiu (Torri, D., 1996).
Kompaktësia e tokës gjithashtu ndikon mbi përshkueshmërinë e tokës nga uji dhe për
rrjedhojë, mbi sasinë e ujit që do të rrjedh si runoff. Toka më kompakte do të shkaktojnë një
sasi më të madhe të runoff-it sipërfaqësor sesa tokat më pakt kompakte.

Erodibiliteti i Tokës

Erodibiliteti i tokës është një veti e ndërlikuar e saj dhe përcaktohet si nga lehtësia ose
vështirësia me të cilën grimcat e tokës shkëputen nga njëra tjetrën gjatë rënies së shiut,
ashtu edhe nga rrjedhja sipërfaqësore e ujit, ose nga të dy së bashku, d.m.th si
rezistenca e tokës ndaj veprimit të pikës së shiut, runoff-it dhe proceseve të tjerë të
erozionit. Erodibiliteti i tokës përcaktohet nga katër veti të tokës:

Tekstura - Është faktori më i rëndësishëm i cili ka të bëjë me përpjestimet


ndërmjet grimcave të argjilës, lymit dhe rërës në një tokë. Uji i lëviz më
shpejt grimcat e shkëputura të argjilës dhe të rërës, por grimcat e
argjilës janë të lidhura më fort ndërmjet tyre sesa ato të lymit dhe rërës
dhe për rrjedhojë, tokat argjilore janë më rezistente ndaj erozionit ujor
të tokës.

Pjerrësia - Nëse rritet këndi i pjerësisë së një terreni të pjerrët, rritet edhe runoff-i.
Runoff-i i rritur, më tej vepron mbi grimcat e tokës, duke i prishur
lidhjet e tyre dhe transportuar ato më tutje përpara se t’i depozitojë diku.

Struktura - Grimcat e tokës grupohen në agregate që mbahen së bashku nëpërmjët


lidhjeve fizike dhe kimike. Agregatet, nga ana e tyre, formojnë grupime
të quajtura plisa. Plisat e një toke të pashqetësuar kanë një formë dhe
interval të përmasave të qëndrueshme, por përdorimi intensiv i tokës
mund të ndryshojë natyrën e strukturës së tokës. Një punim toke i tepërt
tendon të prishë plisat dhe agregatet, duke e ulur rezistencën e tokës
ndaj erozionit dhe vëllimin e ajrit të mbajtur në hapësirën poroze të
tokës.

Përmbajtja e Lënda organike është produkt i dekompozimit të mbeturinave bimore


lëndës organike dhe shtazore në tokë. Ajo e ruan pjellorinë e tokës, infiltrimin dhe
- grumbullimin e ujit si edhe strukturën e tokës. Mbjellja e një toke me
10 :

bimë bujqësore vit pas viti pa një interval ndërmjetës me një bime
bujqësore që “e ndërton” tokën si p.sh. jonxhe, e shterr sasinë e
elementëve ushqyes dhe të lëndës organike në tokë. Rritja e përmbajtjes
së lëndës organike në tokë është një nga mënyrat kryesore për të
përmirësuar tokat që janë dëmtuar nga erozioni ujor i tokës.

Mbulesa vegjetative

Mbulesa bimore vepron si një sipërfaqe ndarëse ndërmjet tokës dhe atmosferës. Ajo e rrit
përshkueshmërinë e ujit përkundrejt reshjeve të shiut, duke zvogëluar kështu runoff-in. Ajo e
mbron tokën nga era, që rezulton në një erozion të të zvogëluar të erës, gjithashtu në
ndryshime të dobishme klimatike. Rrënjët e bimëve gjithashtu i mbajnë të lidhura së bashku
grimcat e tokës dhe duke u gërshetohen me rrënjët e tjera, formojnë kështu një masë më
solide që është më pak e ndjeshme ndaj erozionit ujor dhe atë të erës së tokës. Lëvizja e
masës vegjetative nga sipërfaqja e tokës rrit ritmin e reozionit të tokës (Styczen et al., 1995).

Topografia

Topografia e tokës përcakton shpejtësinë me të cilën do të lëvizë runoff-i sipërfaqësor, i cili


nga ana e tij përcakton erozivitetin e runoff-it. Pjerrësi më të gjata dhe me kënd pjerrësie më
të madh (veçanërisht ato pa ose mbulesë bimore të përshtatshme) janë më të ndjeshme ndaj
ritmeve shumë të larta të erozionit gjatë reshjeve të mëdha të shiut sesa pjerrësitë më të
shkurttëra dhe më pakë të pjerrëta. Sa më i pjerrët është terreni, aq më shumë i ndjeshëm
është përkudrjet rëshqitjeve të tokës dhe të baltës dhe formave të tjera të procesit të erozionit
gravitacional.

Aktivitete Humane që Rrisin Ritmet e Erozionit


Praktika bujqësore

Praktika bujqësore të paqëndrueshme janë kontributori më i madh përkundrejt ritjes së


ritmeve të erozionit (Committee on 21st Century Systems Agriculture, 2010). Punimi i tokës
bujqësore, i cili e copëton tokën në grimca më të vogla, është një nga faktorët kryesorë.
Problemi u rëndua, në sajë të përdorimit të paisjeve bujqësore të mekanizuara që lejojnë një
plugim të thellë, i cili e rrit në mënyrë të vlerësueshme sasinë e tokës që është e përshtatshme
për transport nëpërmjet erozionit ujor të tokës. Në praktika të tjera bujqësore përfshihen
zbatimi i një qarkllimi njëbimor bujqësor, zhvillimi i prodhimit bujqësor mbi pjerrësi të
rrëpira, përdorimi i pesticideve dhe plehrave kimike (të cilët i vrasin organizmat që i majnë të
lidhura grimcat e tokës së bashku), kultivimi i bimëve që mbillen në rrjeshta si edhe
përdorimi i ujitjes sipërfaqësore ose me rrjedhje të lirë (Blanco & Lal, 2010c). Mbikullotja
zvogëlon mbulesën bimore dhe shkaton një kompaktësim të madh të tokës, që të dy, nga ana
e tyre, i rrisin ritmet e erozionit.
11 :

Urbanizimi

Urbanizimi ka ndikim të madh mbi procesin e erozionit. Së pari, nëpërmjet zhveshjes së tokës
prej mbulesës vegjetative, ndryshimit të metodave të drenimit dhe nëpërmjet kompaktësimit
të tokës gjatë periudhës së realizimit të urbanizimit. Së dyti, nëpërmjet mbulimit të sipërfaqes
së tokës me një shtresë të papërshkueshme prej asfalti ose çimentoje, që e rrit sasinë e runoff-
it sipërfaqësor dhe r shpejtësinë e erës (Nîr, D., 1983). Pjesa më e madhe e sedimentit të
transportuar në runoff nga sipërfaqet urbane (veçanërisht prej rrugëve) janë shumë të ndotura
me lëndë djegëse, vajra dhe kimikate të tjera (Nîr, D., 1983). Kjo gjë e rrit më tej runoff-in,
përveç erodimit dhe degradimit të tokës mbi të cilën ai rrjedh. Gjithashtu shkakton një
rishpërndarje përkundrejt ujëmbledhësve që ndodhen përreth tyre nëpërmjet ndryshimit të
vëllimit dhe të ritmeve të ujit që rrjedh në to dhe mbushjes së tyre me sedimente kimikisht të
ndotura. Rrjedhjet e rritura të ujit nëpërmjet trupave ujorë lokalë gjithashtu shkakton një rritje
të madhe në ritmin e erozionit të brigjeve të tyre.

Ndryshimet klimatike

Temperatura ajri më të larta të vëzhguara gjatë dekadave të fundit, pritetet që të çojnë në një
ndryshim të ciklit hidraulik, duke përfshirë edhe ngjarje reshjesh ekstreme (Nîr, D., 1983).
Ngritja e nivelit të detit, që ka ndodhur si rezultat i ndryshimeve klimatike, ka gjithashtu
rritur shumë ritmet e erozionit bregdetar (Bicknell, J. et al, ed., 2009).
Studime mbi erozionin e tokës kanë sugjeruar se sasira dhe intensitete të rritura të reshjeve do
të çojnë në ritme më të mëdha të erozionit të tokës. Kështu, nëse sasirat dhe intensitetet e
reshjeve rriten në shumë pjesë të botës, siç pritet, do të rritet gjithashtu erozioni, pavarësisht
marrjes së masave përmirësuese.

Ritmet e erozionit të tokës pritet të ndryshojnë si përgjigje ndaj ndryshimeve klimatike për
një larmi arsyesh. Faktori më direkt është ai i ndryshimi në fuqinë erozive të reshjeve. Në
faktorët e tjerë përfshihen:

a) ndryshime të mbulesës bimore të shkaktura nëpërmjet ndryshimit të prodhimit të


biomasës, që nga ana e tij shkaktoet nga regjimi i ndryshuar i lagështirës;

b) ndyshime në mbulesën e mbeturinave gjethore mbi sipërfaqen e tokës të shkaktuara si nga


ritmet e dekompozimit të mbetjeve bimore, i drejtuar nga aktivitevi mikrobial, që varet si nga
temperatura dhe lagështia e tokës, ashtu edhe nga ritmet e prodhimit të biomasës;

c) ndryshime në lagështinë e tokës në sajë të ndryshimit të regjimit të ritmit të rënies së


reshjeve dhe të evapotranspirimit, gje e cila shkakton ndyshime në raportet ndërmjet
infiltrimit dhe runoff-it;

d) ndryshime në erodibilitetin e tokës në sajë të zvogëlimit të përqendrimeve të lëndës


organike të tokës që çojnë në një strukturë toke që është më e ndjeshme ndaj erozionit dhe të
një runoff-i të rritur për shkak të një vulosjeje dhe korrëzim të rritur të sipërfaqes së tokës;
12 :

e) një zhvendosje të reshjeve dimërore nga reshje dëbore joerozive drejt reshjeve erozive të
shiut, për shkak të rritjes së temperaturë gjatë sezonit të dimrit;

f) shkrirja e sipërfaqeve të ngira, e cila sjell një gjendje më erodibile të tokës sesa ajo ishte
më parë dhe

g) zhvendosje në përdorimin e tokës për të akomoduar regjime të reja klimatike.

Aktivitete Humane që Përshpejtojnë Erozionin e Tokës


Mbikullotja

Mbikullotja ndodh kur fermerët mbarështrojnë kafshë blegtorale të ndryshme si dele, dhi,
lopë etj. në tokën e tyre. Kafshët blegtorale dëmtojnë sipërfaqen e tokës nëpërmjet ngrënies
së vegjetacionit. Më tej, mbikullotja mund të zvogëlojë sasinë e ujit që mund të deportojë
ndërmjet agragateve të tokës, sepse pesha dhe lëvizja e kafshëve blegtorale e ngjesh tokën.
Kjo gjë frenon rritjen e barit dhe ngadalëson depertimin e ujit në tokë, gjë e cila çon në
dëmtimin e strukturës së tokës, sepse niveli i elementëve ushqyes ulet dhe ngjeshet ajri
ndërmjet plisave (peds). Toka me më pak vegjetacion, bëhet më e ekspozuar, më e thatë dhe
më e prirur ndaj erozionit ujor dhe të erës. Tokat që bëhen më të thata tentonjnë të jenë më të
prekshme nga era, që fryn mbi sipërfaqen e tokës.

Mbikultivimi

Mbikultivimi i bimëve bujqësore ndodh kur toka është gjithnjë nën kultivim dhe nuk lejohet
të bëhet ugar ndërmjet mbjelljës së bimëve bujqësore. Ky kultivim bujqësor i tokës zvogëlon
aftësinë e tokës për të prodhuar humusin e nevojshëm për pjellorinë e tokës, sepse ai në
mënyrë konstante shpenzohet nga rritja e bimëve bujqësore. Toka bëhet më e thatë dhe më
pak pjellore. Ndonëse humusi është kryesisht i nevojshëm për shtimin e elementëve ushqyes
dhe i mineraleve, ai gjithashtu është një burim i vlerësuseshëm për ajrin dhe ujin e nevojshëm
nga toka për të ruajtur lagështinë e saj dhe që ajo të jetë e ajrosur mirë. Me më pak humus
toka thahet dhe është më e ekspozuar ndaj eroziont ujor dhe atë të erës. Zakonisht,
mbikultivimi ndodh në zona ku ka një kërkesë për bimë bujqësore, si për treg, ashtu edhe për
të plotësuar nevojet për ushqime të një popullsi të madhe lokale. Shumë fermerë përpiqen të
rivendosin pjellorinë e tokës duke shtuar në plehra kimike ose elementë ushqyes sintetikë, por
disa vende nuk e kanë këtë mundësi për shkak të varfërisë ose mungesës së arsimimit.
Pavarësish përdorimit të plehrave kimike, nuk i jepet koha e nevojshme tokës për të rimarrë
pjellorinë ose strukturën e saj dhe ajo në fund të fundit do të erodohet më tej nën veprimin e
këtij aktiviteti human.

Shpyllëzimet
13 :

Shpyllëzimi është aktivitet njerëzor që ka të bëjë me prerjen e sipërfaqeve të mëdha pyjore


dhe me formimin e një pejsazhi të hapur dhe të ekspozuar. Shpyllëzimi ndodh për shumë
arsye të tilla si për shitje të lëndës drusore, për prodhim qymyr druri, ose si një burim për
prodhim të lëndës djegëse, ashtu edhe për arsye që toka e pastruar nga vegjetacioni pyjor
mund përdoret si kullotë për kafshët blegtorale, si plantacione të lëndëve të para dhe për
vendbanime.

Në një pyll të pashqetësuar, toka minerale mbrohet nga një shtresë e përbë prej mbeturinash
gjethore dhe të një shtrese tjetër humusi që e mbulon dyshemenë e pyllit. Këto dy shtresa
formojnë një tapet mbrojtës mbi sipërfaqen e tokës që zvogëlon ndikimin e pikave të shiut.
Ato janë poroze dhe shumë të përshkueshme nga reshjet e shiut dhe lejonë një infiltrim të
ngadalëshëm në tokë të ujit në vend të rrjedhjes së tij mbi sipërfaqen e tokës si runoff (Sands,
2005). Rrënjet e drurëve pyjor dhe të bimëve që rriten në pyje, i mbajë së bashku grimcat e
tokës, duke penguar ato që të shpërlahen dhe zhvendoset tutje (Sands, 2005). Pa rrënjët e
pemëve pyjore për të ruajtur strukturën e tokës, grimcat e tokës jantë më pak të palidhura dhe
për rrjedhojë, është më lehtë për t’u eroduar. Ndërkaq, është masa vegjetative që e zvogëlon
shpejtësinë e pikave të shiut që godasin gjethet dhe kërcenjtë e drurëve pyjorë përpara se të
godasin tokën, duke e zvogëluar kështu energjinë e tyre kinetike (Goudie, 2000). Megjithatë,
është më shumë dyshemeja e pyllit sesa mbulesa e tij vegjetative ajo që e pengon erozionin e
tokës. Shpejtësia përfundimtare e pikave të shiut arrihet kur ato përshkojnë një largësi prej
rreth 8 m. Për shkak se mbulesat bimore pyjore shpesh janë më të larta se kjo lërtësi, pikat e
shiut mund të rifitojnë shpejtësinë përfundimtare edhe pasi ato kanë goditur mbulesën
vegjetative pyjore. Për rrjedhojë, dyshemeja e paprekur e pyllit, me shtresat e saj të
mbeturinave gjethore dhe të lëndës organike, është akoma e aftë që të pengojë ndikimin e
reshjeve (Goudie, 2000; Stuart, & Edwards, 2006).

Shpyllëzimet shkaktojnë ritme të rritura të erozionit në sajë të ekspozimit të tokës minerale


për shkak të zhvendosjes së shtresave të humusit dhe të mbeturinave gjethore nga sipërfaqja e
tokës, duke zhvendosur mbulesën vegjetative që i lidh grimat e tokës së bashku dhe duke
shkaktuar një kompaktësim të madh nëpërmjet pajisjeve të transportit të lëndës drusore. Kur
durët pyjorë janë zhvendosur me anën e zjarrëve ose të prodhimit të lëndës drusore, ritmet e
infiltrimit bëhen më të mëdha dhe erozioni bën që shkalla e dyshemesë pyjore të mbetet e
paprekur.

Zhvendosja e drurëve pyjorë pa pyllëzim të mjaftueshëm rezulton edhe në dëmtimin e


habitatve, humbje të biodiversitetit dhe në tharje të tokës. Ky aktivitet human shpejt
përshpejton erozionin natyror në dy mënyra. Së pari, zhvendosja e durëve pyjorë është
zhvendosje e elementëve ushqyes dhe i minearleve nga toka për shkak se zvogëlohet shumë
sasia e humusit. Si material organik natyror i vdekur, që furnizon tokën me humus, janë
zakonisht gjethet që bien nga pemët pyjore, nga jashtëqitja e kafshëve, frutat pyjorë ose
14 :

kalbja e drurëve pyjorë në tokë. Së dyti, shpyllëzimi përshpejton erosion e tokës nëpërmjet
lënies të sipërfaqeve të mëdha të ekspozuar ndaj reshjeve të mëdha.

Në nivel të rruzullit tokësor, çdo vit humbet një sipërfaqe prej rreth 13 miljon ha pyje në saj
të aktivitetit human të shpyllëzimeve.

Përse duhet kontrolluar erozioni?

Erozioni i tepër ujor dhe i erës e zvogëlon pjellorinë e tokës dhe ndot ajrin dhe ujin. Erozioni
rrit koston e prodhimit bujqësor dhe kontribon në zvogëlimin e fitimeve për fermerët dhe në
vendosje të çmimeve të larta për konsumatorët. Dëmi në fermë nga erozioni përfshin uljen e
rendimentit të bimëve bujqësore ose foragjere, kosto më të larta për plehra kimike, kosto të
rritura për lëndë djegëse për të punuar shtresën sipërfaqësore të tokës së dhunuar dhe fatura
më të mëdha për mirëmbajtje të pajisjeve bujqësore. Është gjithashtu i kushtueshëm edhe
erozioni në zona urbane. Ai bllokon drenat dhe kanalet e drenimit duke shkaktuar kosto të
rritura për mirëmbajtjen e rrugëve dhe të drenave.

Sedimenti i krijuar nga fermat dhe nga zhvillimi urban i bllokon lumenjt dhe ul kapacitetin e
rezervuarve. Kjo gjë kufizon lundrimin, zvogëlon potencialin zbavitës dhe vlerën e pejsazhit
dhe rrit reziqet dhe ashpërsinë e përmbytjeve.

Një ndikim anësor i erozionit dhe i sedimentimit është lëvizja e elementëve ushqyes për
bimët, pesticideve dhe kimikate të tjera prej tokës. Kjo gjë shkakton një humbje e habitateve
të peshqeve dhe të jetës së egër dhe ndot furnizuesit me ujë. Një ndikim shpesh i nënvlerësuar
i sedimentimit është është një kërcenim i sigurisë kur sedimenti mbulon sipërfaqen e rrugës.

Erozioni dëmton vendin ku ai ndodh dhe gjithashtu ka efekte të padëshërueshme edhe më


gjerë në mjedis. Ndikimet e erozionit në mjedisin përreth vendit ku ai ndodh kanë lidhje me
ujin e tepërt, sedimentin dhe kimikatet me të cilat ato shoqërohen gjatë lëvizjes poshtë
pjerrësisve dhe futjes në përenjtë dhe lumenjtë dhe në derdhjen nëpërmjet tyre në dete dhe
oqeane.

Dëmi on – site më shumë i dukshëm i erozionit është humbja e vet tokës. Në të vërtetë, dëmi
i shkaktuar ndaj tokës është më i madh sesa sasia e tokës së humbur, sepse materiali i eroduar
është gjithmonë më i vlefshëm sesa ai i lënë pas. Jo vetëm se horizontet sipërfaqëesore të
tokës erodohen, ndërsa horizontët nënsipërfaqësorë (të cilët janë zakonisht më pak të
dobishëm) mbeten të patrazuar, por cilësia e tokës së mbetur në sipërfaqe është gjithashtu e
dëmtuar. Erozioni në mënyrë selektive lëviz lëndën organike dhe pjesëzat e imta minerale,
duke lënë mbrapa kryesisht fraksionet relativisht më pak aktive dhe më të trasha.
Eksperimentet kanë treguar që lënda organike dhe azoti në materialin e eroduar të jenë pesë
herë më të mëdhenj se në sipërfaqen origjinale të tokës, raporti i pasurimit për fosforin dhe
15 :

potasin është zakonisht, përkatësisht dy dhe tre. Sasia e lëndëve ushqyese të humbura nga
toka me anën e erozionit është mjaft e lartë, megjithëse një pjesë e vogël prej tyre ka humbur
në forma që do të ishin të përshtatëshme në terma të shkurtër. Toka e mbetur mbrapa
zakonisht ka aftësi ujore, kapacitet jono-këmbyes dhe aktivitet biologjik më të ulët si dhe
kapacitet të zvogëluar për të furnizuar me element ushqyes bimët gjatë rritjes së tyre.

Përveç uljes tashmë të cilësisë së faktorëve të përmëndur më lart që përcaktojnë cilësinë e


tokës, lëvizja e tokës gjatë erozionit mund të përhapë organizmat që shkaktojnë sëmundje tek
bimët nga toka tek gjethet e bimëve dhe nga shtresat më të larta tek ato më të ulëta të tokës.
Përkeqësimi i strukturës së tokës shpesh lë një korje të trashë në sipërfaqen e tokës, e cila nga
ana e saj, zvogëlon në mënyrë të dukshme infiltrimin e ujit në tokë dhe rrit runoff-in. Farat e
bimëve të mbjella rishtas mund të shpërlahen poshtë pjerrësisë, pemët mund të shkulen nga
rrënjët dhe bimët e vogla mund të varosen nën sediment.

Gjatë dukurisë së erozionit uji i shpërlarjes sipërfaqësore lëviz larg tokën në trajtën e
sedimentit dhe elementë të ndryshëm ushqyes, duke krijuar dy probleme negative (dëme off-
site) që janë shumë të përhapur në ndotjen e ujit të lumenjëve dhe liqeneve. Elementët
ushqyes ndikojnë në cilësinë e ujit nëpërmjet procesit të eutrofikimit i shkaktuar nga sasitë e
tepërta të azotit dhe fosforit në to. Eutrofikimi i liqeneve, përrenjëve, lumenjve dhe pellgjeve
të tjerë ndodh kur sasi të larta të elementëve ushqyes si N dhe P shtohen në sistem. Shtimi i
këtyre elementëve ushqyes shkakton rritjen e algave, ul përmbajtjen e O2 të tretur dhe
zvogëlon transparencën. Problemi i dytë ka të bëjë me faktin që përveç elementëve ushqyes
dhe sedimentit, uji i runoff-it mund, gjithashtu, të transportojnë metale dhe komponime
organike toksike (ndotës) si p.sh. pesticide, hidrokarbure dhe metale të rënda.

Përqendrimi i ndotësave në materialet që erodohen nga uji sipërfaqësor është më i madh se ai


në materialin fillestar të që erodohet. Për të vlerësuar nivelin e kimikateve të përthithura në
sedimentin e eroduar përdoret raporti i pasurimit (enrichment ratio), ER që njehsohet si raport
i masës së elementit kimik në njësinë e masës së tokës së eroduar me masën e po këtij
elementi në njësinë e masës së tokës së pa eroduar. Vlerat e ER janë në përgjithësi më të
mëdha se 1 dhe varen nga tipi i tokës, mekanizmi i erozionit dhe masa totale e tokës së
eroduar.

Sedimenti nga ana e vet është një ndotës kryesor i ujit, duke shkaktuar në një shkallë të gjerë
dëmtime të mjedisit. Sedimenti i depozituar mbi tokë mund të mbulojë bimët bujqësore dhe
vegjetacionin tjetër të ulët. Ai mbush kanalet kullues anës rrugëve dhe krijon kushte të
rezikshme për transportin rrugor ku balta mbulon rrugët. Sedimenti që përfundon në sistemin
e ujrave sipërfaqësore e bën ujin të vranët dhe të turbullt. Një turbullirë e lartë pengon rrezet e
diellit që të depërtojnë në ujë dhe kështu zvogëlon intensitetin e procesit të fotosintezës dhe
mbijetesën e vegjetacionit nënujor. Zvogëlimi i sasisë së këtij vegjetacioni, nga ana e tij,
degradon habitatet e peshkut dhe çrregullon zinxhirin ushqimor ujor. Sedimenti i depozituar
16 :

në fundin e sistemeve ujore mund të ketë efekt katastrofik mbi shumë peshq të ujrave të
freskëta, duke varosur gurët dhe shkëmbinjë gjatë të cilëve ato normalisht lënë vezët e tyre.
Mbushja e shtatit të lumit me sediment mund të ngre nivelin e tij, duke bërë që përmbytjet të
jenë më të shpeshta.

Një numër problemesh shkaktohen kur sedimenti i transportuar nga lumenjt arrin të futet në
një liqen, ujëmbledhës ose në det. P.sh. kapaciteti i ujëmbledhësve për grumbullimin e ujit për
ujitje ose për në mënyrë progresive zvogëlohet. Në mënyrë të ngjashme, portet dhe kanalet e
lundrimit mbushen dhe bëhen ma pak të kalueshëm nga mjetet e lundrimit. Humbja e
funksionit dhe shpenzimet për gërmim, filtrim dhe aktivitete ndërtuese të nevojshme për të
shëruar këto situata shkojnë deri në miljarda dollarë çdo vit.

Sipas një studimi i cili krahason statistikat e grumbulluara nga 125 shtete, raporton:

1. Në SHBA tokë humbet me një ritëm 10 herë më të shpejt, ndërsa në Kinë dhe India me
një ritëm 30 – 40 herë më të shpejtë sesa ritmi i krijimit natyral të tokës;
2. Ndikimi ekonomik i erozionit të tokës në SHBA ka një kosto kombëtare prej rreth $37.6
biljon për çdo vit, nërsa dëmi nga erozioni ujor në nivel botëror vlerësohet të jetë rreth
$400 biljon për çdo vit;
3. Si rezultat i erozionit të 40 viteve të shkuara, rreth 30% e tokës bujqësore, në nivel
botëror, është bërë joproduktive;
4. Rreth 60% e tokës që transportohet dhe përfundon në lumenjtë dhe liqene i bënë trupat
ujorë më të prirur ndaj përmbytjeve dhe ndotjes nga pesticidet dhe prëj elementët të
plehrave kimike;
5. Erozioni i tokës gjithashtu zvogëlon aftësinë e tokës për të grumbulluar ujë dhe mbeshtes
rritjen e bimëve dhe për rrjedhojë duke zvogëluaraftësinë e saj për të mbështetur
biodiversitetin;
6. Erosion shkakëton humbje të ujit, elementëve ushqyes, lëndës organike dhe biotën e
tokës, duke dëmtuar pyjet, kullotat dhe ekosistemet natyrore;
7. Erozioni i tokës e rrit sasinë e pluhurit të tranportuar nga ajri, që jo vetëm vepron si një
gërryes dhe ndotës të ajrit, por gjithashtu tranporton rreth 20 organizma që shkaktojnë
sëmundje infective për njëriun, duke përfshirë plasjen dhe tuberkulozin.

Metoda për Parandalimin e Erozionit Ujor të Tokës

Shumë peobleme të lidhura me erozionin mund të zgjidhen ekonomikisht duke përdorur teknologji
dhe metoda janë sot të disponueshme disa prej të cilëve i përmëndim më poshtë. Ndonëse erozioni i
tokës mund të përshpejtohet nën ndikimin e veprimtarive humane, ai mund gjithashtu të parandalohet
nga metoda të tilla si mbjellja e breza pyjorë për mbrojtje nga era, pyllëzimeve,
teknikave/teknologjive konservuese bujqësore dhe nga muret prej guri.

Erëthyesit (Fig. 1.4), të quajtur ndryshe edhe breza pyjorë, janë barriera natyrore ndaj erës
të krijuara duke mbjellë rrjeshta me pemë pyjore dhe shkure që prodhojnë shumë degë dhe
gjethe përgjatë anëve të fushave bujqësore, për t’i mbrojtur ato veprimet dëmtuese të erës.
17 :

Erëthyesit, përveç se e zvogëlojnë në mënyrë sinjifikative erozionin e erës, ato sigurojnë


shumë përfitime të tjera të tilla si krijimi i mikroklimave të përmirësuara për rritjen e bimëve
bujqësore (të cilët mbrohen nga dehidratimi dhe ndikime të tjera dëmtuese të erës), habitate
për specie fitimprurëse zogjësh (Johnson, R. J. et al., 2011), sekuestrimin e karbonit
(Udawatta & Shibu, 2011)d he përmirësime estetike të pejsazheve bujqësore (Nair, 1993).
Metodat tradicionale të mbjelljes, të tilla si me bimë të përzjera dhe bimë në qarkullim
bujqësor kanë gjithashtu treguar që ato ka i zvogëluar në mënyrë sinjifikative ritmet e
erozionit (Lal, 1995).

Brez pyjor
Taracimi (Fig.) është një teknike e vjetër dhe tepër efektive për të kontrolluar erozionin të
tokës në terrene të pjerrëta dhe të kultivuara, e cila ka qënë praktikuar prej qindra vjet nga
njerëzit në të gjithë botën.

Pyllëzimet kanë të bëjë me mbjelljen e pemëve pyjore. Metoda më efektive e njohur për
parandalimin e erozionit është rritja e mbulesës bimore mbi sipërfaqen e tokës, e cila
ndihmon për të parandaluar erozionin ujor dhe atë të erës. Pyllëzimet mund të realizohen në
sipërfaqe të shpyllëzuara, në pjerrësitë e maleve ose si një praktikë e zakonshme e mbjelljes
së një fidani të ri për çdo pemë të prerë më parë. Egjislacioni I BE tani kontrollon lartësinë
dhe moshën minimale të pemës pyjore që do të pritet dhe gjithashtu ofron iniciativa për
fermerët shndërrimin e një pjese të tokës së tyre në pyje.

Metoda/teknologji Konservuese Bujqësore. Bujqësia konservative është një sistem i


integruar i menaxhimit të tokës, ujit dhe bimëve bujqësore. Ka një numër praktikash dhe
teknologjish që zvogëlon erozionin e tokës dhe përmirëson konservimin e burimeve natyrore.
Preferenca relative e fermerëve ndaj ndonjërës prej kësaj teknologjie përkundrejt një
teknologjie tjetër, varet nga shumë faktorë, ku përfshihen kostot relative të secilës
teknologjie, e cila ndryshon nga vendi në vend, nga karakteristikat social-ekonomike e secilës
njësi të prodhimt bujqësor, nga risku i përfshirjes në përshtatje të kësaj teknologjie të veçantë,
si edhe nga ndryshore të tjera relevante.
18 :

Sistem taracimi të tokës

Ndërkaq, konservimi i tokës përcaktohet si një përdorim i arsyeshëm i burimeve të tokës, si


zbatim i masave që kontrollojnë erozionin e tokës dhe i teknologjive për konservimin e ujit
dhe si një përshtatje e një qarkullimi të arsyeshëm të bimëve bujqësore që përmirëson
produktivitetin e tokës dhe ndalon degradimin e tokës dhe për rrjedhojë, rrit mirëqenien e
komuniteteve lokale. Për rrjedhojë, humbja e tokës dhe e elementëve ushqyes nga një fushë e
mbjellë me një bimë të dhënë, varet nga lënia e mbetjeve bimore në sipërfaqen e tokës pas
vjeljes së prodhimit, nga fakti se me se ishte mbjelle më parë fusha, nga mbulesa bimore
aktuale dhe nga lloji i punimit të tokës.

Murret prej guri veprojnë si një version i thjeshtë i brezave pyjorë. Këto murre prej guri
ndërtohen duke ndjekur konturin e tokës për të parandaluar erozionin e tokës poshtë sipas
pjerrësisë dhe për të lejuar që uji I shiut të depërtojë më shumë në hapësirën poroze të tokës,
sesa drejt poshtë pjerrësisë.

Ndikimet Mjedisore të Erozionit

Erozioni i tokës është njëri nga kërcënimet më të mëdha për pjellorinë e tokës dhe burimi më
i madh i ndotjes së trupave ujorë.Në sajë të ashpërsisë së ndikime të tija ekologjike dhe
shkalla me të cilën ai ndodh, erozioni përbën një nga problemet mjedisore më dometnënës me
të cilin ne sot përballemi.[

Degradimi i tokës

Erozioni ujor dhe ai i erës janë sot dy nga shkaqet kryesorë që shkaktojnë degradimin e tokës.
Gjatë shekujve të kaluar përdorimi i tokës nga njerëzimi si dhe aktivitetet e lidhura me të,
kanë degraduar rreth 5 miljard ha tokë (rreth 48% e tokës së mbuluar me vegjetacion në
Tokë). Një degradim i tillë i tokës rezulton në një potencial të zvogëluar prodhimi dhe në një
19 :

kapacitet të ulët për të siguruar të mira materiale për njerzimin. Pjesa më e madhe e këtij
degradimi (rreth 2.6 miljard ha) ëshë i lidhur me desertifikimin. Shkaku kryesor i
desertifikimit është mbikullotja nga dhitë, dhëntë dhe lopët, një faktor për llogari të të cilit
faturohet rreth një e treta e tokës së degraduar. Po ashtu, shfrytëzimi pa kritere i pyjeve ka
degraduar rreth 0.5 miljard ha pyje veçanërisht në pyjet tropikale. Përveç kësaj, praktika jo të
përshtatshme kultivimi bujqësor, përdorimi i drurit për ngrohje dhe aktivitete të tjera
njerëzore vazhdojnë te degradojnë tokën në të gjithë rajonet klimatike të rruzullit tokësor.

Dezertifikimi

Shpyllëzim
i

Erozio
n i erës

I lehtë
Përkeqësi
Erozion mi kimik Ekstre
i ujor I rëndë m
Përkeqësi
Mesatar
mi fizik

Shkalla e degradimit të tokës

Tokat e degraduara mund të vuajnë nga shkatërrimi i komuniteteve vegjetative native, nga një
rendiment i zvogëluar të bimëve bujqësore, nga një prodhim i ulët vjetor dhe në thjeshtimin e
ekosistemeve dikur diverse me ose pa degradimin shoqerues të burimit tokësor. Në rreth 2
miljard nga 5 miljard ha të tokës së degraduar në botë, degradimi i tokës bujqësore përbën
pjesën më të madhe të problemit (Fig.). Në disa raste degradimi i tokës bujqësore ndodh
kryesisht si përkeqësim të vetive fizike të saj, si kompaktësim ose korëzim ose si përkeqësim
i vetive kimike me anën e acidifikimit ose të grumbullimit të kriprave. Megjithatë, pjesa më e
madhe e degradimit të tokës bujqësore ( 85%) vjen nga erozioni - një veprim destruktiv i
ujit dhe i erës.Të dy përbërësit kryesorë të degradimit të tokës: dëmtimi i komuniteteve
bimore dhe përkeqësimi i vetive fiziko-kimike të tokave, janë të lidhur ndërmjet tyre. Në saj
të mbikullotjes, shpyllëzimeve ose përdorimit të praktikave jo të përshtatëshme për prodhim
bimor, vegjetacioni bëhet më pak i dendur dhe për rrjedhojë, bën të mundur që toka të jetë më
pak e mbrojtur nga erozioni. Po ashtu, degradimi i tokës i shkaktuar nga erozioni dhe
shfrytëzimi i elementëve ushqyes, bën që toka të jetë më pak e aftë për të mbajtur një
20 :

mbulese vegjetacioni mbrojtëse. Degradimi i tokës dobëson vegjetacionin nëpërmjet efektet e


tij në runoff dhe infiltrimin e ujit të reshjeve. Meqë rreth 50 deri 60% e reshjeve humbasin si
runoff, mungesa e ujit tokësor në tokat e eroduara mund të bëhet një pengesë serioze për
rritjen e bimëve.

Erozioni është një proces që e shndërron tokën në sediment. Erozioni i tokës që ndodh në
kushte natyrale, pa ndikimin e veprimtarisë humane, quhet erozion gjeologjik. Ai zhvesh
kodrat dhe malet dhe nëpërmjet depozitimit të sedimentit të eroduar ai mbush lugina, liqene
dhe gjire detesh. Shumica e formave të relievit që ne shohim përreth nesh janë rezultat i
erozionit gjeologjik.

Në disa rajone, erozioni gjeologjik e zhvesh tokën shumë ngadalë saqë ritmi i formimit të
tokës nga shkëmbi amnor është më i madh sesa ai me të cilin ajo humbet nga sipërfaqja e
tokës.

Ritmi i erozionit gjeologjik të tokës varet nga reshjet dhe nga lloji i materialit të shkëmbit
amnor. Erozioni gjeologjik tenton të jetë më i madh në rajone gjysmë të lagët ku reshjet janë
të mjaftueshme për të qënë të dëmshme, por jo për të suportuar një vegjetacion të dendur
mbrojtës.

Reshjet, gjeologjia dhe faktorë të tjerë (duke përfshirë veprimtarinë humane) ndikon në
ngarkesën e sedimentit që transportohet nga lumenjtë. Në Pasqyrën 1.2 jepet ngarkesa vjetore
e sedimentit për nëntë lumenj më të mëdhenj të botës.

Pasqyra 1.2. Ngarkesa vjetore e sedimentit për nëntë lumenjtë më të mëdhenj të Botës
Lumi Shteti Ngarkesa vjetore e Erozioni,
sedimentit
(Mg/ha të
(Milion Mg) drenuar)

Jangtze Kina 1600 479

Ganges India, Nepal 1455 270

Amazon Brazil, Peru etj. 363 13

Mississippi SHBA 300 93

Irrawddy Burma 299 139

Kosi India, Nepal 172 555

Mekong Vietnam, Thailand etj. 170 43

Red China, Vietnam 130 217

Nile Sudan, Egypt etj. 111 8


21 :

Një erozion i përshpejtuar ndodh kur njeriu prish tokën ose vegjetacionin natyral me anë të
mbikullotjen, prerjen e pyjeve, plugiimin e pjerrësive ose zhveshjen e tokës për ndërtimin e
rrugëve dhe ndërtesave. Erozioni i përshpejtuar është shpesh 10 deri 1 000 herë më
shkatërues se erozioni gjeologjik, veçanërisht në terrene të pjerrët dhe në rajone ku bien sasi
të madhe reshjesh. Ritmet e erozionit nga era dhe uji në tokën bujqësore në Afrikë, Azi dhe
Amerikën Jugore mendohet të jënë mesatarisht rreth 30 deri 40 Mg/ha vit. Në SHBA, ritmi
mesatar i erozionit në tokën bujqësore është retth 12 Mg/ha – 7 Mg/ha nga uji dhe 5 Mg/ha
nga era. Disa toka të kultivuara erodohen me ritme rreth 10 herë më të mëdhenj. Për
krahasim, erozioni në kullota dhe pyje të pashqetësuar të rajoneve të lagët zakonisht ndodh
me ritme në mënyrë të vlerësueshme poshtë 0.1 Mg/ha.

Sedimentimi i ekosistemeve ujore

Erozioni i tokës (veçanërisht ai i shkaktuar prej aktivitetit bujqësor) konsiderohet të jetë


shkaku kryesor i ndotjes difuzive të ujit, në sajë të ndikimeve të sedimentit të tepërt që rrjedh
në trupat ujorë në mbarë botën. Sedimentet në vetvete veprojnë si ndotës, gjithashtu sepse
nëpërmjet tyre transportohen edhe ndotës të jerë, të tillë si molekulat e pesticideve ose të
metaleve të rëndë (Da Cunha, 1991).

Ndikimi i ngarkesave të rritura të sedimentëve në ekosistemet ujore mund të jenë


katastrofuike. Lymi mund të mbulojë shtratet e shumzimit të peshqëve me anën e mbushjes të
hapësirës ndërmjet gurëve të zhavorit në shtratin e lumenjëve. Ai gjithashtu zvogëlon
furnizimin e tyre me ushqim dhe shkakton probleme të shumta të frymëmarrjes për to kur
sedimenti hyn në bulëveshët e tyre. Biodiversiteti i bimëve dhe algave ujore ulet dhe
intervebrorët janë gjithashtu të paaftë të mbijetojnë dhë të shumzohen.

Ndotja me pluhur të ajrit

Grimcat e tokës të transportuara gjatë erozionit të erës janë një burim kryesor i ndotjes së ajrit
në trajtën e grimcave të pluhurit. Këto grimca të pluhurit janë shpesh të kontaminuara me
kimikate toksike të tilla si pesticide ose lëndë djegëse, duke pozuar si kërcënime ekologjike,
ashtu edhe ndaj shëndetit publik kur ato mbulojnë tokën ose kur ato thithen/gëlltiten
(Majewski & Capel, 1996; Shao, 2008). Pluhuri i erozionit vepron si frenues i rënies së
reshjeve dhe ndryshon ngjyrën e qiellit nga blu në të bardhë, e cila çon në një ngjyrë të kuqe
në kohën e perendimit të diellit. Mbi 50% e pluhurit që arrin në SHBA dhe vjen nga Afrika,
prek shtetin e Floridas.

Monitorimi, Matja dhe Modelimi i Erozionit

Studimi i aspekteve të ndryshme të erozionit ujor të tokën kërkon integrimin e njohurive të


fushave të ndryshme të shkencës. Një gjë e tillë realizohet në fushën e modelimit. Një model
përkufizohet si një formulim të idealizuar që jep reagimin e një sistemi fizik ndaj ndikimeve
22 :

(faktorëve) të jashtme. Modelet, në mënytë tipike, paraqesin një version të thjeshtuar të


realitetit që duhet të studjohet. Përtej zgjidhjes së një problemi të veçantë, modelet sigurojnë
një mjet për një kuptim më të plotë sesi sistemi punon si një njësi. Për rrjedhojë, ato kanë
vlerë të madhe, si në konteksin e kërkimit shkencor, ashtu edhe në atë të menaxhimit.

Monitorimi dhe modelimi i procesit të erozionit mund të na ndihmojë gjithashtu për të


kuptuar më mirë shkaqet, të bëjmë parashikime dhe të planifikojmë sesi të zbatojme startegji
parandaluese dhe restauruese. Megjithatë, ndrlikueshmëria e proceseve të erozionit dhe numri
i fushave që duhet të studiohen për t’i kuptuar dhe modeluar ato (p.sh. klimatologjia,
hidrologjia, gjeologjia, kimia, fizika etj.) e bën modelimin mjaft sfidues (Blanco & Lal,
2010d; Brazier, et al., 2011; Shao, 2008).

Modeli më i vjetër që përdoret akoma edhe sot për të parashikuar sasinë e tokës së humbur
prej erozionit ujor është Ekuacioni Universal i Humbjes së Tokës (anglisht, Universal Soil
Loss Equation, USLE), i cili vlerëson humbjen mesatare vjetore të tokës. Janë përdorur dhe
përdoren edhe modele të tjerë si ai PESERA (anglisht, Pan-European Soil Erosion Risk
Assessment).
23 :

PUNE PRAKTIKE

9
KLIMA E SHQIPERISE
Territori i Shqiperise shtrihet ne gjeresite gjeografike mesatare veriore si dhe ne brigjet e
Detit Mesdhe . Kjo ben qe klima e vendit tone te jete tipike mesdhetare, me dimer te bute e te
lagesht dhe vere te nxehte e te thate. Ne te njejten kohe, fakti qe territori yne eshte malor me
lartesi mesatare 708 m dhe ku ndodhen nje sere zonash malore me lartesi te konsiderueshme
(mbi 2000m) si Alpet e Shqiperise, Zona malore Qendrore, Zona malore Jugore etj., ben qe
ne disa pjese te territorit Shqiptar klima te kete karakteristika te klimes kontinentale me dimer
te ftohte e me reshje kryesisht bore dhe vere te fresket.

Shtresa mesatare e reshjeve eshte 1485 mm, e cila me gjithe madhesine relativisht te vogel te
territorit shperndahet ne menyre te pabarabarte. Keshtu vlerat me te vogla te shtreses se
reshjeve vrojtohen ne pjesen juglindore dhe bregdetare te vendit (800-1000 mm), ndersa
vlerat me te medha ne Alpet e Shqiperise (3000-3500 mm) dhe Krahinen Malore Jugore
(2000-2500 mm). Avullimi mesatar i pergjithshem ka vleren 550 mm dhe eshte me i larte ne
pjesen jugore te vendit (800-900 mm).

Territori shqiptar ndahet ne 4 zona kryesore klimatike te ndryshme

 Zona Mesdhetare Fushore me 3 nenzona (veriore, qendrore, jugore)

 Zona Mesdhetare Kodrinore me 4 nenzona (veriore, qendrore, juglindore,


jugperendimore).

 Zona mesdhetare paramalore me 2 nenzona (veriore, jugore)

 Zona Mesdhetare Malore me 4 nenzona (veriore, lindore, juglindore dhe jugore).


24 :

Zona MesdhetareFushore perfshin pjeset me te ulta te pellgjeve ujembledhes dhe pikerisht


Ultesiren Perendimore, pellgun e Liqenit te Shkodres dhe gjithe bregdetin shqiptar. Ne
pergjithesi kjo zone karakterizohet prej dimrash mjaft te bute dhe me lageshti dhe vere te
nxehte e te thate,

Zona Mesdhetare Kodrinore shtrihet paralelisht ne zonen fushore por me ne perendim te


vendit. Ne pergjithesi, ajo karakterizohet prej dimrash te bute dhe te lagesht dhe vere te
nxehte e te thate. Kjo zone perfshin pjesen qendrore te pellgjeve ujembledhes te lumenjve te
vendit per shkak te relievit mjaft te copetuatr te kesj zone, aty ka mikroklima te ndryshme.
Keshtu vlerat e reshjeve ndryshojne nga 1000 mm ne jug, deri 3000 mm ne veri, ndersa
temperaturat mesatare vjetore nga 1 deri 15oC.

Zona Mesdhetare Paramalore perfshin Luginen e Lumit Drin si dhe pjeset me te larta te
luginave te lumenjve Shkumbin e Seman. Vlera e reshjeve vjetore ndryshon nga 700 mm ne
lindje deri ne 2000 mm ne qender te zones, ndersa temperatura mesatare vjetore nga 9 deri
11oC.Ne kete zone nje pjese e reshjeve bien ne forme bore. Shtresa mesatre e bores ndryshon
nga 40 cm deri 200 cm ne varesi te lartesise dhe ekspozimit te shpateve.

Zona MesdhetareMalore perfshin Alpet e Shqiperise, Luginat e lumenjve Drini i Bardhe dhe
Drini i Zi dhe pjeset me te larta te lumenjve Seman dhe Vjose si dhe pellgjet ujembledhes te
liqeneve te Ohrit dhe te Prespes. Ajo karakterizohet nga dimra mjaft te ftohte dhe vere te
fresket. Shumica e reshjeve bie ne formen e bores me nje shtrese mesatare dri 80-220 mm
(A,Selenica, Hidrologjia e Shqiperise).
25 :

You might also like