Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 1

DITA E RINISE

8 Dhjetori është Dita e Rinisë, në këtë datë në vitin 1990, një grup
studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të qytetit
“Studenti”, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike:
protestave paqësore që sollën rënien e komunizmit dhe lindjen e
demokracisë. Akti i tyre publik, sa qytetar aq edhe politik, i dha fund në
mënyrë paqësore epokës të gjatë të vetëizolimit dhe të sundimit ideologjik,
duke i hapur kështu rrugën e ekonomisë së tregut dhe shoqërisë së hapur.
Studentët protestues të dhjetorit ’90 kishin aspirata dhe ideale të larta
kombëtare, të cilat mbeten shkolla më e mirë e demokracisë. Me shprehjen
“E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të
vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe
garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e
demokratike. Me lëvizjen dhe idetë e saj u bashkuan pedagogë,
akademikë, intelektualë qytetarë të Tiranës dhe të qyteteve të tjera
kryesore duke e shndërruar Lëvizjen Studentore në një revolucion
kombëtar demokratik. Dita e Rinisë Shqiptare, 8 Dhjetori, është shpallur
nga Kuvendi i Shqipërisë si Dita Kombëtare e Rinisë, në kujtim të Lëvizjes
Studentore të vitit 1990.

You might also like