Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 8

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

DEPARTAMENTI I SOCIOLOGJISË

DEPARTAMENTI I SOCIOLOGJISË

Profili (më pas Dega) e Sociologjisë në Universitetin e Tiranës ka filluar të funksionojë në


shtator 1993. Në zbatim të standardeve të Marrëveshjes së Bolonjës në vitin 2005 filloi
formësimi i degës së sociologjisë të mëvetësuar nga ajo e filozofisë duke formuar që prej vitit
2008 Departamentin e Sociologjisë, si pjesë e Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të
Tiranës.

Departamenti i Sociologjisë është njësi bazë e zhvillimit të mësimdhënies dhe të punës


kërkimore-shkencore pranë Fakultetit të Shkencave Sociale për fushën e Sociologjisë.

Misioni i mësimdhënies
Në përputhje me misionin e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, siç parashikohet në ligjin
80/2015 për Arsimin e Lartë, Departamenti i sociologjisë ka për mision:
(a) të ndihmojë studentët në zhvillimin e njohurive shkencore dhe aftësive të nevojshme për
t'u bërë profesionistë të zotë në një shoqëri që është gjithnjë në ndryshim
(b) të formojë specialistë të lartë dhe të përgatisë shkencëtarë të rinj në fushën e sociologjisë,
në përputhje me prioritetet e zhvillimit të vendit, duke kontribuar në rritjen e standardeve
të demokracisë në vend
(c) të krijojë një ambient i cili inkurajon kerkimin rigoroz shkencor sociologjik dhe të
integroje kërkimin shkencor me mësimdhënien
(d) të kontribuojë në zhvillimin social dhe kulturor në nivel kombëtar dhe rajonal si dhe në
forcimin e sigurisë publike dhe kombëtare
Në përmbushje të misionit të tij mësimdhënës, Departamenti i Sociologjisë ka si vizion arritjen e
standardeve akademike më të larta bashkëkohore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe
përkrahjen e aspiratave dhe arritjeve të cilitdo që kërkon të përfitojë dije sociologjike, nëpërmjet
mësimdhënies.
Departamenti i sociologjisë është gjithashtu i përkushtuar ndaj kërkimit rigoroz shkencor
për të prodhuar dije sociologjike. Në pëmbushje të misionit të kërkimit shkencor Departamenti i
Sociologjise në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës synon të jetë
departamenti udhëheqës si në Republiken e Shqipërise, dhe në hapësirat shqiptare përsa i përket
kërkimit shkencor sociologjik, si dhe të japë kontributin e tij ndaj dijes sociologjike në nivelin
ndërkombëtar. Departamenti synon të jetë një qendër e rëndësishme e kërkimit rigoroz shkencor
sociologjik, i aftë për të studiuar e interpretuar problemet komplekse shoqërore me të cilat
ndeshet shoqëria shqiptare në këtë periudhë tranzicioni.

KURSET E STUDIMIT
Kurset e studimit në Departamentin e Sociologjisë janë organizuar në bazë të marrëveshjes së
Kartës së Bolonjës dhe legjislacionit në fuqi. Programet e studimit janë ndërtuar duke pasur
parasysh fokusin vjetor. Çdo vit studimi ka të mirëpërcaktuar fokusin e studimit dhe programet e
lëndëve të zgjedhura si dhe metodologjia e zhvillimit të tyre synojnë pikërisht realizimin e
fokusit vjetor.

Diploma në Sociologji ju mundëson të diplomuarve aksesin në fusha të ndryshme punësimi


në sektorin e biznesit dhe tregëtisë, në nivele të ndryshme të pushtetit qëndror dhe lokal, në
sistemin e drejtësisë, në sistemin e edukimit, në kërkim si dhe në shërbimet sociale dhe punën në
komunitet.
Më konkretisht, diploma në Sociologji mundëson:
- këndvështrim objektiv dhe kritik në shoqërinë tonë dhe shoqëritë e tjera.
- rritjen e aftësisë për të qënë një qytetar i informuar dhe me mundësi për të ndikuar
zhvillimet shoqërore dhe zhvillimet e politikave të ndryshme.
- mjetet konceptuale dhe metodat për të kuptuar mjedisin shoqëror në disa nivele të
ndryshme si: qëndrimet e grupeve të ndryshme, vlerat, sjelljet, proceset politike,
marrëdhëniet në sistemin ekonomik, familje, organizatat e ndryshme, etj.
- një i diplomuar në sociologji mund të realizojë kërkime në sfera të ndryshme të
organizuara nga institucione kombëtare, organizata ndërkombëtare dhe OJF.
- punësimin si drejtues kërkimi, analist politikash, vlerësues programesh, menaxherë
programesh dhe menaxherë të burimeve njerëzore.
- angazhimin në sistemin e drejtësisë si këshillues ligjor, si asistent në sistemin e shërbimit
të provës, vlerësues programesh dhe projektesh.

- punësimin në shërbimet sociale si këshillues në hartim politikash, administrues


projektesh kërkimore dhe komunitare, në administrimin e shërbimit shëndetësor dhe
problematikave të tij, adresimi i familjeve dhe grupeve në nevojë.

- karrierë në institucionet e edukimit formal si mësimdhënës në nivelin e arsimit të mesëm


ose në shkolla të larta dhe universitete, administrator i institucioneve të arsimit, në
shërbimet ndaj studentëve etj.

Aktualisht ky departament ofron programet e mëposhtme:


Ciklin I:
 Bachelor në sociologji
Cikli II:
• Master shkencor “Sociologji e zhvillimeve shoqërore”
• Master profesional “Administrim i institucioneve sociale në sistemin e drejtësisë” në
bashkëpunim me Departamentin e së Drejtës Penale në Fakultetin e Drejtësisë të
Universitetit të Tiranës.
• Në bashkëpunim me departamentin e Pedagogjisë dhe Psikologjisë, Departamentin e
Filozofisë dhe Departamentin e Menaxhimit, Departamenti i Sociologjisë ofron masterin
shkencor “Mësuesi në shkencat sociale për arsimin e mesëm të lartë”.
Cikli III:
Studime doktorale në fusha të sociologjisë

Kurrikula e programeve të ofruara është hartuar mbi bazën e literaturës shkencore dhe
përvojave mësimore të universiteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anglisë,
Gjermanisë, Francës, Italisë etj. Të gjitha lëndët e sociologjisë në nivel universitar janë të
pajisura me tekstet përkatëse origjinale ose të përkthyera ose leksionet e përgatitura nga
pedagogu i lëndës. Në to studentët gjejnë parashtresat themelore për lëndën. Përpos teksteve,
studentëve iu referohet literaturë, kryesisht në gjuhën angleze.
Studimet në nivele të avancuara (DND, MP, MSHK) shoqërohen me literaturë në gjuhën
shqipe dhe angleze të botuar vitet e fundit. Biblioteka e fakultetit ka mjaftueshëm zëra botimesh
për të mbuluar nevojat e studentëve. Departamenti po bën përpjekje për abonim në revista online
për të patur akses të pakufizuar në studime, botime dhe artikuj e forume në fushën e sociologjisë.
Botime të tilla departamenti i konsideron të domosdoshme.
Lëndët sociologjike që zhvillohen në këtë degë kanë edhe profil kombëtar që realizohet
nga një numër i madh studimesh sociologjike, artikujsh shkencorë dhe punimesh monografike
për shoqërinë dhe kulturën shqiptare të botuara nga pedagogët e Departamentit të Sociologjisë.
Diploma e Sociologjisë që përfitohet nga ndjekja e studimeve në departamentin tonë njihet në të
gjitha vendet perëndimore. Këtë gjë e dëshmon fakti që studentët tanë që janë diplomuar në
ciklin bachelor, kanë vazhduar menjëherë studimet master në këto vende, por edhe ata që kanë
ndjekur një ose dy vite pranë departamentit tonë, e kanë vazhduar studimin në të njejtin cikël në
universitete prestigjoze perëndimore.
Nga viti 1997 deri në vitin 2008 në sistemin katërvjeçar janë diplomuar 375 studentë në
profilin sociologji dhe 123 studentë në profilin sociologji-mësuesi. Nga viti 2008 deri në vitin
2015 janë diplomuar në ciklin e parë në sociologji 640 studentë dhe janë në vazhdim në të trija
vitet 243 të tjerë. Në cilkin e dytë master shkencor “Sociologji e zhvillimeve shoqërore” nga viti
2008 janë diplomuar 192 studentë. Në ciklin e dytë master profesional “Administrim i
institucioneve sociale në sistemin e drejtësisë” që nga viti 2012 deri në vitin 2015 janë
diplomuar 175 studentë. Në masterin shkencor “Mësuesi në shkencat sociale për arsimin e
mesëm të lartë”, që nga viti 2009 janë diplomuar 94 studentë, të cilët kanë përfunduar ciklin
bachelor në sociologji.
Departamenti i Sociologjisë ka një staf akademik të kualifikuar dhe me përvoja cilësore
kombëtare e ndërkombëtare në fushën e mësimdhënies akademike. Ata janë autorë të teksteve
dhe punimeve monografike, si dhe artikuj të botuar në revista të njohura ndërkombëtare mbi
çështje të ndryshme të zhvillimit të shoqërisë shqiptare të cilët kanë ndihmuar për të realizuar
profilin kombëtar të lëndëve sociologjike. Tekstet dhe punimet monografikë të botuara nga stafi
akademik i Departamentit të Sociologjisë janë zhvilluar ose zhvillohen përgjatë 20 viteve të
fundit, jo vetëm me studentët e Degës së Sociologjisë të Universitetit të Tiranës, por edhe
Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan,
Universiteti “Fan Noli” në Korçë, Universiteti “Aleksander Moisiu” Durres, etj. Përveç kësaj,
pedagogë të këtij departamenti kanë realizuar përkthime të disa teksteve bazë në fushën e
sociologjisë, si për shembull libri “Sociologjia” të sociologut anglez të mirënjohur në shkallë
botërore Anthony Giddens. Gjithashtu, anëtarët e departamentit luajnë një rol të rëndësishëm në
shoqërinë civile shqiptare. Ata janë angazhuar në një sërë studimesh dhe kërkimësh shkencore të
iniciuara nga struktura studimore ndërkombëtare dhe në rolin e ekspertit aktivizohen dendur në
media të ndryshme, televizione, gazeta, revista etj.
Që nga viti 2011 Departamenti i Sociologjisë boton revistën shkencore të
përgjashtëmuajshme “Lente Sociologjike”. Kjo revistë është konceptuar si bashkëpunim dhe me
pedagogët e departamenteve të sociologjisë të universiteteve publike të hapësirës shqiptare. Në
bordin e kësaj reviste ka anëtare me tituj e grada shkencore jo vetëm nga universitetet e
Republikës së Shqipërisë, por dhe nga Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti Shtetëror i
Tetovës. Në bordin e kësaj reviste ka dhe profesorë të shquar të universiteteve Gjermane dhe
Amerikane.

PROGRAME STUDIMI TË CIKLIT TË PARË


Diplomë Bachelor në “Sociologji” (180 kredite, 3 vjet)
Departamenti i Sociologjisë ofron një program studimi të ciklit të parë, atë të Sociologjisë, i
cili ofrohet në sistemin me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme. Cikli i parë është i organizuar
si program që synon përgatitjen e specialistëve të përgjithshëm për veprimtaritë që bazohen në
dijet sociologjike. Cikli i parë është i organizuar si program që synon t’u ofrojë studentëve
formim teorik dhe praktik të përgjithshëm në fushën e sociologjisë.
Bazuar në kriteret e marrëveshjes së Bolonjës cikli i parë i programit mësimor është i
organizuar në tre vite akademike. Në secilin prej tyre studenti pritet të fitojë 60 kredite të cilat në
fundin e vitit të tretë do të rezultojnë në një total prej 180 kreditesh.
Viti mësimor është i ndarë në dy semestra me lëndët përkatëse sipas planit të detajuar
mësimor të paraqitur më poshtë. Plani mësimor vazhdimisht iu nënshtrohet ndryshimeve për të
reflektuar përshtatshmërinë me zhvillimet shoqërore si dhe përmirësimin e njohurive për
studentët. Çdo lëndë ka një program të detajuar, i cili shoqërohet edhe me literaturën bazë dhe
atë ndihmëse që pedagogu i lëndës përdor gjatë semestrit. Në ciklin e parë të studimit praktikohet
masivisht forma e leksionit. Aplikohet metoda interaktive e mësimdhënies. Në auditorët e
leksioneve përdoren teknologji të avancuara të prezantimit me videoprojektor, laptop, etj. Kjo
formë shikohet si e përshtatshme për të dhënë blloqe të mëdha informacioni në mënyrë të
sistemuar.
Aktualisht, ne nivelin Bachelor me kohë të plotë, ka 81 studentë në vit të parë, 80
studentë në vit të dytë, dhe 82 studentë në vit të tretë. Në total numri i studentëve të degës
Bachelor është 243. Ndërsa në programin e Bachelorit me kohë të pjesshme, ka 57 studentë në
vitin e katërt, dhe 32 në vitin e pestë. Numri total është 89 per programin Bachelor me kohë të
pjesëshme.
Studentët kryejnë një sërë aktivitetesh mësimore. Gjatë zhvillimit të kurseve ata përpos
pjesëmarrjes konform rregullave në leksione dhe seminare, praktika dhe praktikume, ndjekin
edhe studimet për zhvillimin e detyrave të kursit sipas lëndëve, programojnë takime
konsultimesh me pedagoget/pedagogët e tyre, punojnë në projekte kërkimore në grupe dhe
relatojnë në konferenca. Ata zhvillojnë vëzhgime të ndryshme, intervistime, anketime, etj.
Të diplomuarit në Sociologji mund të punojnë në administratën lokale dhe kombëtare, në
shërbimet sociale, në hartimin dhe vlerësimin e shërbimeve, programeve dhe politikave sociale,
në shtypin dhe median elektronike, në organizatat joqeveritare që kanë në qendër çështjet sociale
dhe të mirëqenies së popullatës, në organizatat joqeveritare rinore, në institucionet
ndërkombëtare në vend, në qendrat publike dhe private që ofrojnë shërbime dhe mbështetje për
fëmijët, gratë në nevojë, të moshuarit, të rriturit me probleme, me individët me probleme të
shëndetit mendor, me individët me aftësi të kufizuara, në institucionet e edukimit, në
institucionet shëndetësore, në institucionet e drejtësisë, në qendrat e trajnimit, në sektorët e
burimeve njerëzore, në shërbimet në komunitet, mësues në shkollat 9-vjeçare, etj.
Plani mësimor (Bachelor)
Viti I Viti II Viti III
Sociologji e përgjithshme Sociologji e Teorite Sociologjike
Histori moderne proceseve kulturore Sociologji e njohjes
bashkëkohore Statistike sociale dhe dhe artit
Elementet e ekonomise SPSS Sociologji edukimi
Gjuhë e huaj (Anglisht, Antropologji sociale Sociologji deviance
Frëngjisht) 1 Histori e mendimit Sociologji politike
Psikologji Sociale sociologjik (II) Sociologjia urbane
Sintaksa e komunikimit Sociologjia e Sociologjia feje
sociologjik migrimit Sociologji e shëndetit
Shkrim akademik Sociologjia e Sociologji e se drejtes
Histori e mendimit nacionalizmit Sociologji e
sociologjik (1) Sociologji e familjes komunikimit dhe
Metodologjia e shkencave Demografi medias
sociale Sociologji pune
Gjuhë e huaj (Anglisht, Sociologjia gjinore
Frëngjisht) 2
Filozofi e përgjithshme
Historia e shqiptarëve

Sociologji rurale Praktikë profesionale

Lëndë me zgjedhje (studenti Lëndë me zgjedhje Lëndë me zgjedhje


zgjedh 1 lëndë) (studenti zgjedh 1 (studenti zgjedh 1
lëndë) lëndë)
Logjikë Pedagogji e Menaxhim projektesh/
Sociologji e turizmit pergjithshme Psikologji edukimi
Sociologji e grupeve Sociologji mjedisi Etnologji
shoqërore Histori e popujve të
Sport Ballakanit

Diploma
Teme/Provim

You might also like