Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 6

Aleksandёr Xhuvani

ELEKTRONIKA E FUQISE

PARATHENIE

Në industrinë e sotme, përveç rasteve të rëndomta të përdorimit të energjisë elektrike,


mjaft pajisje kërkojnë një përdorim të saj në forma nga më të ndryshmet:
- sinjal i vazhdueshëm
a) me amplitudë konstante
b) me amplitudë të rregullueshme (të ndryshueshme)

- sinjal alternativ
a) me frekuencë konstante dhe amplitudë të rregullueshme
b) me frekuencë dhe amplitudë të rregullueshme

Prej nga, lindën shndërruesit e energjisë elektrike. Për shumë kohë, për këtë qëllim u
perdoren makinat elektrike apo shndërruesit e rrotullueshëm, si dhe transformatorët,
apo edhe grupet e makinave. Ata ishin të sigurtë, të besueshëm, por të rëndë dhe të
ngurtë në përdorim. Kështu këto pajisje i lëshuan vendin dalngadalë shndërruesve
statikë në sajë të progresit të shkëlqyer të komponentëve elektronikë si në fushën e
fuqive të vogla [kontroll dhe komandë] ashtu dhe në fushën e fuqive të larta [çelësa
elektronikë, dioda, tiristorë, tranzistorë, etj].
Kursi i elektronikës së fuqisë merret me studimin cilësor të shndërruesve statikë, me
“rregullat e lojës” së konvertimit të formës së sinjaleve elektrikë. Ky tekst bazohet në
kursin me të njëjtin emër që zhvillohet në Shkollën e Lartë Kombëtare të
Elektroteknikës, Elektronikës, Informatikës dhe Hidraulikës së Tuluzës, France
[ENSEEIHT] me studentët e degës Elektroteknikë në specialitetin “Elektronikë
Industriale”, në Tekstin “Power Electronics - Converters, Applications and Design”
të Mohan, Undeland dhe Robbins si dhe në kurset tradicionale të teorisë së
përpunimit të sinjalit, elektronikës lineare dhe industriale, teorisë së qarqeve,
makinave elektrike dhe simulimit me ndihmën e kompjuterit. Ky tekst i adresohet
studentёve tё departamenteve elektronik dhe elektrik tё Fakultetit tё Inxhinierisё
Elektrike tё Universitetit Politeknik tё Tiranёs. Pёrmbajtja e tij pёrkon me 3 kredite
sipas sistemit tё studimit konform deklaratave tё Bolonjёs, Pragёs dhe Berlinit pёr
arsimin e lartё.
Elektronika e Fuqisё

Në sajë të progresit po aq të shkëlqyer të kompjuterave personale, ky botim do të jetë


vetëm edicioni i parë i tekstit, i cili do të përmirësohet nga viti në vit nëpërmjet
sugjerimeve të lexuesve dhe sepse dinamika e progresit të komponentëve elektronikë
është e tillë, që rinovimi i tij është imperative e kohës. Nga pikёpamja didaktike, teksti
është frut i një rrugë të mesme, zgjedhur ndërmjet rigorozitetit kartezian francez dhe
pragmatizmit amerikan, pa pretenduar në asnjë mënyrë që ajo të jetë rruga optimale.

Autori

Tiranë, shtator 2003


Aleksandёr Xhuvani

PERMBAJTJA E LENDES

KAPITULLI I - NOCIONE TE PERGJITHESHME

1 Elementёt e elektronikёs sё fuqisё 9


1.1 Dioda 11
1.2 Tiristori 13
1.3 Elementёt e komandueshёm nё kalimin ON dhe OFF 16
1.3.1 Transistori dypolar B.J.T. 17
1.4 M.O.S. dhe F.E.T. 18
1.5 Tiristori i bllokueshёm G.T.O. 19
1.6 Tiristori R.C.T. 20
1.7 Triaku 20
1.8 Transistori dypolar me portё tё izoluar IGBT 21
1.9 Tiristori MOS (MCT) 22
1.10 Karaktersitikat e çelёsave te kontrollueshmёm 23
1.11 Krahasimi i komponentёve tё komanduar 26
1.12 Qarqet nё ndihmё tё komutimit 28

2 Studimi i strukturave tё shndёrruesve statikё 29


2.1 Burimet e tensionit, burimet e rrymёs 29
2.2 Karakteristikat hyrje-dalje 31
2.3 Rregullat e elektronikёs sё fuqisё 32
2.4 Konfigurimet bazё tё shndёrruesve statikё 33
2.4.1 Konfigurimet e drejtpёrdrejta 33
2.4.2 Shndёrruesit statikё tension-rrymё 33
2.5 Konfigurimet e tёrthorta 34
2.6 Klasifikimi i shndёrruesve statikё 37
2.7 Sinteza e shndёrruesve statikё 38

Ushtrime pёrgatitore 43
Qarqet e rendit tё parё 44
Qarqet e rendit tё dytё 51

KAPITULLI II - SHNDERRUESIT STATIKE ALTERNATIVE-VAZHDUAR

2.1 SHSA-V tё pakomanduar 63


2.1.1 Skemat e pakomanduara me njё alternancё 64
Elektronika e Fuqisё

2.1.2 Skemat e pakomanduara me dy alternanca 69


2.1.3 Skemat shumё fazore tё pakomanduara 74
2.1.4 Madhёsitё karakteristike tё njё SHSA-V 79
2.1.5 Mbulimin i fazave dhe komutimi 83
2.1.6 Filtrimi i tensionit nё dalje 87
2.2 SHSA-V tё komanduar 91
2.2.1 SHSA-V tё komanduar me njё alternancё 91
2.2.2 SHSA-V tё komanduar me dy alternanca me tiristorё 94
2.2.3 SHSA-V tё komanduar me dy alternanca tё perzjerё 95
2.2.4 llogaritje e vlerёs mesatare tё tensionit nё dalje 96
Zbatime tё SHSA-V 103

KAPITULLI III - SHNDERRUESIT STATIKE VAZHDUAR-VAZHDUAR

3.1 Strukturat e pёrgjithёshme tё SHSV-V 109


3.2 SHSV-V ulёs tё tensionit 115
3.2.1 Studimi i madhёsive tё çastit nё dalje 115
3.3 Regjimi me pёrcjellshmёri tё ndёrprerё 122
3.3.1 Regjimi kritik i pёrcjellshmёrisё sё panadёrprerё 122
3.3.2 Regjimi percjellshmёrisё sё ndёrprerё 123
3.4 Karakterstikat e ngarkesёs 124
3.5 Skemat me reversibilitet 125
3.5.1 Reversibiliteti sipas tensionit 125
3.5.2 Reversibiliteti sipas rrymёs 130
3.5.3 Reversibiliteti sipas rrymёs dhe tensionit 132
3.6 Nocione mbi filtrimin 132
Analiza e disa SHSV-V 134

KAPITULLI IV - SHNDERRUESIT STATIKE VAZHDUAR-ALTERNATIVE

4.1 SHSV-A tё tensionit 149


4.1.1 Parimi i funksionimit 149
4.1.2 SHSV-A trefazor i tensionit 157
4.2 Rregullimi i tensionit nё invertor 161
4.2.1 Modulimi nё gjёrёsi tё impulsit 163
4.2.2 Modulimi sinusoidal nё fazё 165
4.2.3 Pёrcaktimi i amplitudёs sё harmonikёs sё parё nё ngarkesё 167
4.2.4 Modulimi sinusoidal i sfazuar 167
Zbatime - UPS 171
Aleksandёr Xhuvani

Komutatorёt e rrymёs
4.3 Pёrkufizime, pёrgjithёsime 174
4.4 Proçesi i komutimit nё komutatorёt e rrymёs 177
4.4.1 Komutimi i detyruar

Nё vend tё epilogut 185

Literatura 190
Elektronika e Fuqisё

You might also like