Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 141

______________________________________________

Endrit A. BINAKAJ
DITARI I NJË USHTARI
Monografi për dëshmorin VALIANT (NJAZI) FERIZI
______________________________________________

LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT!

1
Endrit A. BINAKAJ
DITARI I NJË USHTARI
Monografi për dëshmorin VALIANT (NJAZI) FERIZI
_______________________________________________

Redaktor
Prof. Dr. Merxhan Avdyli

Recensentë
Prof. Dr. Nusret Pllana
Mr. Sc. Fetnete Ramosaj

Ballina
Alban Fejzullahu

_______________________________________________
BOTIMIN E KËTIJ LIBRI E MUNDËSUAN
VËLLEZËRIT ARIANIT DHE DIAMANT FERIZI

2
Endrit A. BINAKAJ

DITARI I NJË USHTARI


Monografi për dëshmorin VALIANT (NJAZI) FERIZI

3
4
PROLOG

Sa emocion i veçantë ta kesh në duar dorëshkrimin e


një të riu që tashmë nuk është në mesin tonë, aq më
shumë kur shkruaj për studentin e shkëlqyer, ushtarin
e dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorin
e lirisë, Heroin e Kosovës, Valiant (Njazi) Ferizin.
Valiant Ferizi, student i dalluar në Universitetin e
Prishtinës, dega Gjuhë dhe letërsi gjermane, po
përgatiste profilin e intelektualit të ardhshëm, sepse
ëndrrat rinore janë projeksion për secilin qenie
njerëzore, por ëndrrën për jetën, për planet e saj
Valianti e kishte flijuar për idealin e lirisë së Kosovës. Ai
po largohej nga shkallët e universitetit për t’iu
bashkëngjitur Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në frontet
e saja në Dukagjin, për të mbetur përherë pjesë e
historisë sonë të lavdishme. Megjithatë, studenti edhe
në frontet e luftës nuk e kishte harruar lapsin, armën
më të fortë të tij, duke pasqyruar çdo moment të
betejave që ishin zhvilluar gjatë luftës së viteve 1998-
1999.
Gjersa lexoja shkrimet në origjinal të ushtarit të lirisë,
mendoja më vete, shikoja fotografinë e tij, të
buzëqeshur, zhvendosesha shpeshherë në pozicionin e
tij, ishin të pashpjegueshme ndjenjat që më kaplonin,
ndjenja dhimbjeje, krenarie, sakrifice dhe vetëmohimi.
Të gjitha këto, me admirim të pashoq, i thonë për
dëshmorin e kombit edhe shokët e studimeve dhe të
luftës, madje edhe njerëz që e kishin takuar kalimthi.
Vetitë e personalitetit të Valiantit, pashmangshëm ishin
të brumosura nga familja Ferizi, babai Njazi Ferizi,
5
profesor i respektuar dhe xhaxhai Shaqë Avdi Ferizi,
ikona e këngëve patriotike, ishin frymëzim dhe pasqyrë
e karakterit të pathyeshëm të heroit të kombit, Valiant
Ferizit.
Valiant Ferizi, la gjurmë të thella dhe shumë të
prekshme si testament për kohën, ditarin e tij që më aq
fanatizëm e ruajti në kushte të vështira në betejat e
Dukagjinit. Madje, sikur e parandiente vdekjen e vet,
pak ditë para së të binte dëshmor në fushën e nderit,
më 24 maj 1999, e kishte lënë në Shtabin e UÇK-së, si
amanet për ne të gjallët e përkohshëm, sepse liria e
Kosovës kishte çmimin e shtrenjtë dhe i vinte erë gjaku
të njomë. Dëshmori Valiant Ferizi flet me secilin nga ne,
sikur na bën thirrje: “Unë jam atje lart, triumfues dhe i
gëzuar se era e lirisë ka pushtuar çdo skaj të
mëmëdheut”.
LAVDI DËSHMORIT TË KOMBIT VALIANT (NJAZI) FERIZI!

AUTORI

6
PAK FJALË PËR HEROIN
Biografi e shkurtër e dëshmorit të kombit
Valiant (Njazi) Ferizi

(25.5.1975- 24.5.1999)
Valiant Ferizi lindi më 25 maj 1975, në fshatin Kodrali,
komuna e Deçanit. Rrjedh nga një familje
atdhedashëse.1 Shkollimin fillor e kreu në shkollën
fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, kurse të mesmen
në gjimnazin “Vëllezërit Frashëri”, po ashtu në Deçan.
Studimet universitare i vazhdoi në Fakultetin Filologjik,
dega Gjuhë gjermane, në Universitetin e Prishtinës.
Valiant Ferizi, djaloshi i zgjuar, i biri i nënës Hajrie dhe
babës Njazi, që kishin pesë fëmijë: tre djem dhe dy
1
Hasan Hasani, Të Pavdekshmit e Dukagjinit – Dëshmorët nga Zona
Operative e Dukagjinit, Trupat Mbrojtëse të Kosovës- Zona e Tretë,
“Dukagjini”, Pejë, 2002, faqe 618.
7
vajza. Valianti ishte fëmija i dytë me radhë në mesin e
vëllezërve dhe motrave. Njazi Ferizi, i ati, profesor i
gjuhës dhe letërsisë angleze, si dhe drejtor i gjimnazit
“Vëllezërit Frashëri” në Deçan, tërë jetën ia kushtoi
arsimimit të gjeneratave të reja, duke i brumosur me
idealin e lirisë dhe zgjimin e vetëdijes kombëtare për t’u
çliruar nga regjimi serb. Vali, kështu e thërrisnin të
afërmit, shokët në studime e pastaj edhe në UÇK, nipi i
Shaqë Avdi Ferizit, rapsodi emblematik i Rrafshit të
Dukagjinit dhe i Kosovës, që e mbajti gjallë motivin e
ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në istikame
me këngët e tij, ai i kishte caktuar vetes mision jetësor
për t’i shërbyer kombit me këngën dhe zemrën e tij
liridashëse, deri në frymën e fundit kur u ekzekutua
nga forcat serbe së bashku me vëllain Njaziun, më 14
prill 1999, trupat e tyre të pajetë janë gjetur në një
bunar (pus), në fshatin Strellc, ku më pas janë varrosur
me nderime të larta në vendlindjen e tyre në Kodrali.
Valianti, djalosh i pashëm, i qetë, guximtar, shumë
punëtor, ishte në përfundim të studimeve në Fakultetin
Filologjik të Universitetit të Prishtinës, dega Gjuhë
gjermane, kur iu bashkua vullnetarisht radhëve të
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Intelektuali në formësim
e sipër, tashmë kishte kapur pushkën, por asnjëherë
nuk e harroi pendën, armën më të fortë të tij, duke
shënuar çdo ditë detajet dhe pasqyrën reale të një lufte
shumë të pabarabartë e këtë e bëri deri pak ditë para
rënies heroike të tij, kur ra dëshmor në Bjeshkët e
Belegut, në trekëndëshin kufitar Shqipëri-Kosovë-Mali i

8
Zi, në një aksion për t’i shpëtuar të plagosurit, të cilët
transferoheshin për në Shqipëri, më 24 maj 1999. 2
Valiant Ferizin vetëm fizikisht nuk mund ta takojmë, ai
është përjetësisht në mesin tonë. Trupi i tij i njomë
pushon në skajin e rrugës kryesore të fshatit Kodrali.
Emri i tij i bën dritë lirisë së Kosovës, shndrit flamurin
kuq e zi, i bën krenar familjen, fshatin, qytetin dhe
mbarë kombin shqiptar.

P.S. Për luftën, mundimet, sakrificën për lirinë e vendit,


dëshmori i kombit Valiant Ferizi flet shumë në ditarin e
tij, të cilin kam nderin ta publikoj për opinionin e gjerë.

2
Në kërkim të dijes dhe të Lirisë (Dëshmorët dhe viktimat e
Universitetit të Prishtinës 1997-1999; Searching for Knowledge and
Freedom (Martyrs and Victims of the University of Prishtina 1997-
1999. Prishtinë, 2004, faqe 304.
9
HEROI LIGJËRON PËR LUFTËN

Në ditarin e luftëtarit, tashmë dëshmorit të kombit


Valiant Ferizi, lexuesi komunikon drejtpërdrejt më të, ai
sikur na shfaqet me uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës e me buzëqeshje na thotë: “Unë po ju shoh, po
ju ndjej, teksa lexoni mundimet e mia, të shokëve të mi
gjatë luftës, gëzimet për betejat e fituara, dhimbjen e
krenarinë për shokët e rënë në altarin e lirisë, ditët me
acar, të ngrirë në Alpet Shqiptare, në Bjeshkët e
Belegut, atje ku edhe lashë frymën e fundit në betejën e
24 majit të vitit 1999”.

Ballina e Ditarit të Valiant Ferizit.

10
Secila ditë e luftës çlirimtare të viteve 1998-1999 e ka
lavdinë dhe veçantinë e saj, ato janë të mbushura plot
shpresë e vullnet, se Kosova duhej çliruar nga okupimi
serb, pavarësisht çmimit, këtë e kishte mision jetësor
Valiant Ferizi, student në vitin e tretë i gjuhës gjermane
në Universitetitn e Prishtinës, duke e dashur më shumë
lirinë e vendit sesa çdo gjë tjetër, i braktisi studimet për
të luftuar deri në çlirimin e atdheut.
Valiant Ferizi, ashtu siç na dëshmojnë shënimet e tij në
trajtën e ditarit, si dhe rrëfimet e bashkëluftëtareve nuk
mund ta shohim vetëm si një ushtar të rëndomtë, ai
ishte dhe mbetet karakteri i një intelektuali që me
besnikëri shënoi çdo moment të luftës, e shkoqiti nga
dora e parë mozaikun e një katrahure të tmerrshme e të
mundimshme, jo vetëm për tashmë dëshmorin e kombit
Valiant Ferizin, por edhe për mbarë kombin shqiptar.
Formimi i tij njerëzor e intelektual e ka zanafillën tek
tradita familjare, ngase Valianti vinte nga një familje me
vlera të larta kombëtare dhe intelektuale. Babai i
Valiantit, Njazi Ferizi, profesor i gjuhës angleze,
themelues dhe më pas drejtor i gjimnazit “Vëllezërit
Frashëri” në Deçan, dha kontribut të jashtëzakonshëm
në arsimimin e gjeneratave, madje aktivitetin e tij fisnik
prej pedagogu, Njazi Ferizi, nuk e ndërpreu as gjatë
mbylljes së shkollave nga regjimi serb viteve 90, duke
qenë kështu bartësi i organizimit të mësimit paralel në
shtëpi-shkolla. Po ashtu axha i tij, Shaqë Avdi Ferizi,
rapsodi emblematik i Dukagjinit që më zërin e tij iu
jepte kurajo dhe motiv luftëtarëve të lirisë, që të dy ishin
udhërrëfyes dhe inspirim për Valiantin se si duhet
atdheu e mbi të gjitha si duhet mbrojtur e luftuar për të
deri në frymën e fundit.

11
Në mënyrë kronologjike Ditari i Valiant Ferizit jep
pamjen e vërtetë të luftës për liri, tregon për një
angazhim dhe disiplinë të lartë ushtarake, në kuadër të
Batalionit III Gardist, që më vonë shndërrohet në
Gardën Kombëtare dhe mbante emrin e heroit Shkëlzen
Haradinaj, nën udhëheqjen e komandant Abdyl
Mushkolaj. Batalioni Gardist, si njësi elite ka vepruar
në kuadër të Komandës së Zonës Operative të
Dukagjinit të UÇK-së, nën drejtimin e komandantit
Ramush Haradinaj. Këtë njësi çlirimtare e
karakterizonte disiplina ushtarake me orare të rrepta
dhe shumë sfiduese. Ajo çka është më e rëndësishmja
që duket pothuajse në çdo faqe të ditarit është
vullnetarizmi i Valiant Ferizit për të marrë pjesë në të
gjitha betejat si dhe për të qenë kujdestar në bazat e
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në fshatrat e Dukagjinit,
të njëjtën gjë e konfirmojnë edhe ish-komandantët e tij,
gjeneral Daut Haradinaj dhe kolonel Abdyl Mushkolaj,
ngase Valianti e kishte virtyt të lindur etjen e tij për t’i
shërbyer vendit pa asnjë kusht deri në momentet e
rënies më 24 maj të vitit 1999. Valiant Ferizi është
protagonist dhe faktor shumë i rëndësishëm në
pothuajse të gjitha betejat që u zhvilluan në rrafshin e
Dukagjinit, është bashkudhëtar i shumë personaliteteve
ushtarake të kohës, që kishin ideale e synime të njëjta,
çlirimin e vendit. Në faqet e këtij ditari do gjeni çaste të
përbashkëta në biseda e në luftime të Valiantit me
figurat kryesore të luftës, jo vetëm në Dukagjin, por
edhe në Kosovë si: komandantin e Zonës Operative të
Dukagjinit, gjeneral Ramush Haradinaj, natyrshëm
edhe më shokët e ngushtë të luftës dhe eprorët e tij,
komandantin e Batalionit III Gardist, Abdyl Mushkolaj

12
dhe komandantin e Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”,
gjeneral Daut Haradinaj.
Valiant Ferizi ishte krahu i djathtë i Batalionit III
Gardist, në kuadër të Zonës Operative të Dukagjinit.
Kujdestar skuadre në kuadër të batalionit, madje
afërsia e tij që e kishte më herët me heroin Shkëlzen
Haradinaj tregon për moralin e tij të lartë njerëzor e
ushtarak. Valin nuk e zmbrapste në asnjë çast tyta e
armikut.

Faksimile nga shënimet autentike të mbajtura në trajtën e


ditarit nga dëshmori Valiant Ferizi.

Në memoaret e heroit të kombit Valiant Ferizi, spikatën


datat e rëndësisë historike për Kosovën dhe luftën e saj
çlirimtare, si 24 marsi i vitit 1998, pastaj 24 marsi i vitit
1999, që shënuan dy ngjarje shumë domethënëse për
kombin shqiptar, ngase më 24 mars 1998 kishte filluar
lufta frontale në Dukagjin, e në faqet e ditarit të
13
Valiantit shohim sekuenca të përvjetorit të këtij
momenti të rëndësishëm të luftës në Dukagjin, 24 marsi
i një viti më vonë, atij të vitit 1999 qëlloi të ishte e njëjta
datë si për koincidencë, shënon fillimin e bombardimeve
të NATO-s mbi caqet serbe. Ngjarje tjetër shumë e
rëndësishme është 28 marsi i vitit 1999, ku u zhvillua
njëra ndër betejat më të lavdishme në Dukagjin tek Ura
e Pozharit, kur forcat serbe u kthyen kokë ulur duke
pësuar disfatë, qoftë në aspektin material dhe atë
njerëzor, Valianti na jap pamjen e vërtetë të asaj beteje,
ku u vranë në fushën e nderit dëshmorët e kombit, Elez
Geci dhe Maxhun Berisha. Valianti në ditarin e tij
tregon se më 28 mars të vitit 1999, Pozhari dhe
Kodralia ishin të braktisura të tëra, në orën 24 të asaj
nate, ishte kthyer në Ratish, pasi ishin varrosur
dëshmorët e kombit Elez Geci dhe Maxhun Berisha.
Një moment tjetër që shndrit në historinë më të re të
Kosovës është 9 prilli i vitit 1999, kur u thye kufiri
shqiptaro-shqiptar, në këtë datë Valiant Ferizi ishte
dikun në bjeshkët e Strellcit i stacionuar përkohësisht
me disa shokë, ngase armiku i kishte shpërndarë më
ofensivën e egër, por as kjo nuk e zmbrapsi Valiantin
me shokët, ngase ai do kthehet në rrafsh, për t’u
bashkuar përsëri më shokët deri në betejën e rënies
heroike në majin e vitit 1999. Nga detonimet dhe
mitralimet e asaj dite Valianti nga lajmet e kishte
kuptuar se ishte thyer kufiri shqiptaro-shqiptar,
natyrisht në mes të mërzisë për anëtarët e familjes që
nuk dinte asgjë për fatin e tyre e kishte kapluar një
gëzim i brendshëm se era e lirisë do vinte shumë shpejt.
Në shënimet e Valiantit spikatet përvjetori i parë i rënies
heroike të dëshmorit Luan Haradinaj, në shënimet e
14
datës 6.5.1999, ku mes detajeve rutinë të luftës,
Valianti nuk harron pa e shënuar këtë moment shumë
të rëndësishëm të historisë sonë, kur ndër të tjera thotë:
“Në ora 18 kam pas rreshtim- përvjetor për vdekjen e
heroit Luan Haradinaj i rënë me 6.5.’97. Në këtë rast foli
komandanti i ZOD z. Ramush Haradinaj.”
Në të gjitha këto momente të rëndësishme të historisë
sonë nuk mund t’i shmangësh emocionet nga dhimbja
për humbjen e bashkëluftëtareve, siç është momenti i
vdekjes së Luan Nimanajt në Bjeshkët e Strellcit, në
shënimet e Valiant Ferizit, të datës 17.4.1999, tregohet
për vdekjen e Luan Nimanajt, i cili ishte i plagosur dhe
rrugës për ta dërguar për shërim në Rugovë ai do
ndërrojë jetë, kështu i përshkruan çastet e fundit të
jetës së Luanit: “Në orët e mesnatës ka ora 01 vdes
ushtar Luani. Pak para se të vdes unë i zieva çaj por kot
ai vetëm kishte vdekur atëherë”, shumë e dhimbshme
kjo skenë.
Po ashtu janë shumë të dhimbshme momentet kur
shokëve të idealit kombëtar duhet hapur varrin, pra kur
njeriun, shokun, vëllain e luftës që e kishe çdo ditë në
krah të duhej ta palosësh nën dhe. Këtë, Valiant Ferizi e
tregon në shënimet e datës 1.5.1999, ku ndër të tjera
thotë: “Në ora 14 dolëm dhe hapëm varr për ushtarin e
dalluar Agim Selmanaj, i cili u vra në Ratish.”
Lidhja emocionale e Valiantit përpos me shokët ishte
shumë e madhe edhe me familjen, me të atin, profesorin
Njazi Ferizin, i cili shpesh e përcillte nga shtëpia deri
tek zabelet, nga shkonte për në bazat e UÇK-së në
Dukagjin. Këtë lidhje organike me familjen që lufta i
kishte ndarë e shfaq në shënimet e datës 9 prill 1999,

15
ku ndër të tjera shkruan: “Tani më kishte kapluar
nervoza, mërzia nuk dija asgjë për mamin e cila ishte
nisur për Shqipëri, për babën, bacën Shaqë që kishin
mbetur në Kodrali dhe nuk e dija a ishin gjallë, nuk dija
gjë për motrën Kaltrinën ato ishin në Prishtinë, për
axhallarët në Prishtinë.”

Dëshmori Valiant Ferizi gjatë luftës së viteve 1998-1999.

Përshkrimet e Valiantit janë shumë të përmbledhura,


në rrethana dhe kushte shumë të vështira. Ku ka më
vështirë të marrësh shënime sesa në stuhitë e një lufte
të pabarabartë, e këtë e bënte rrallë ndokush. Valianti e
shënoi me besnikëri çdo detaj të luftës, ku mori pjesë
në Dukagjin, frazat në vijim: “Ishte ftohtë, jam mërdhirë,

16
madje mëzi po i shkruaj këta rreshta”, ishin disa nga
shprehjet e zakonshme të përshkrimit të mundimeve të
heroit Valiant Ferizi, nëpër betejat në Dukagjin, deri në
momentet e rënies së tij heroike.
Ditari i Valiant Ferizit, vë në pah vullnetin e
jashtëzakonshëm të tij dhe të shokëve të luftës për
çlirimin e vendit, çdo ditë, çdo natë regjimi ushtarak
dhe disiplina e lartë e karakterizoi Batalionin III
Gardist, nën komandën e Abdyl Mushkolajt, që ishte
njësi elite e Dukagjinit, duke dhënë kontribut të madh
në çlirimin e vendit.
Djaloshi nga Kodralia, studenti dhe intelektuali në
formim e sipër, tashmë dëshmori i kombit, Valiant
Ferizi, i biri i profesor Njazi Ferizit, nipi i rapsodit të
njohur të trojeve shqiptare Shaqë Avdi Ferizit, ishte dhe
do të mbetet model i studentit të shkëlqyer, ushtarit
dhe dëshmorit të kombit. Tashmë emri i tij lartësohet
në piedestalin e historisë sonë më të re, si emër i
përveçëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ditari i
Valiantit ligjëron në secilën kohë, është amanet për
gjeneratat që vijnë, se liria nuk dhurohet, ajo është
flijim dhe i vie erë gjaku të njomë.
Nuk dua të përshkruaj më shumë nga detajet e
shënimeve të Valiantit. I shtjellova vetëm disa pika që e
portretizojnë dëshmorin, ngase lexuesi ka mundësi që t’i
lexojë e të komunikojë drejtpërdrejt me dëshmorin, ai e
kthen secilin në Kosovën e viteve 1998-1999, në kohë
lufte, vrasjeje e mundimi, në kohëra të lavdisë
kombëtare kur atdheu ishte në rrezik, e duheshin
djemtë më të mirë për t’i dalë zot këtij trualli autokton
shqiptar. Shënimet e Valiantit e kthejnë secilin në

17
betejë, në acar, në diell e në shi, në etje e uri, e mbi të
gjitha në vdekjet e shokëve të idealit për çlirim
kombëtar. Ditari na bën thirrje për nderim e lavdi, jo
vetëm për gjakun e Valiant Ferizit, por edhe për gjithë
dëshmorët dhe martirët e kombit, historia jonë është e
shkruar me gjak, ajo nuk guxon të harrohet kurrë.

Babai dhe axha i Valiant Ferizit: Profesor Njazi (Avdi) Ferizi


dhe Shaqë Avdi Ferizi, rapsod i njohur i Dukagjinit, të vrarë
nga forcat serbe më 14 prill të vitit 1999, kufomat e
masakruara të vëllezërve Njazi e Shaqë Ferizi, janë gjetur në
bunarin Adem (Smajl) Gjukajt, bashkë me një kufomë tjetër të
paidentifikuar, në korrikun e vitit 1999.

Dëshmori i kombit Valiant Ferizi, ashtu siç e theksuam


më lart, sikur e parandiente vdekjen e tij, ngase para se

18
të merrte rrugën për dërgimin e bashkëluftëtarëve të
plagosur për në Shqipëri ai e kishte lënë Ditarin në
Shtabin e UÇK-së në Ratish, që u ruajt me fanatizëm
nga familja. Shënimet në Ditarin e tij përfundojnë më
19 maj të vitit 1999, sepse ai në betejën e 24 majit
1999, do binte dëshmor në fushën e nderit së bashku
me 14 shokët e tij.
Familja prej nga vinte Valiant Ferizi, e pagoi shtrenjtë
çmimin e lirisë së Kosovës, pasi përpos babait, Njazi
Ferizi dhe xhaxhait Shaqë Avdi Ferizi edhe shumë
kushërinj të tij të ngushtë, anëtarë të familjes Ferizi
ranë dëshmorë për lirinë e vendit.
Pas rrethimit të fshatit Kodrali nga forcat serbe, sipas
dëshmitarëve okularë, më 13 prill të vitit 1999, në mes
të orës 13.00 dhe 14.00, ka pasuar një ndërhyrje
brutale e policisë serbe të Deçanit, përkatësisht të
policëve serbë të punktit policor të Irzniqit, me ç’rast
janë rrëmbyer nga forcat serbe nëntë burra të fshatit
Kodrali: Njazi (Avdi) Ferizaj (1935), profesor i gjuhës
angleze, njëherësh drejtor i gjimnazit “Vëllezërit
Frashëri” në Deçan, Shaqë (Avdi) Ferizaj (1930), rapsod i
njohur i kësaj treve, Ismet (Zekë) Ferizaj (1955), Bylbyl
(Jahë) Ferizaj (1962), Bashkim (Ibish) Ferizaj (1964),
Skënder (Haxhi) Ferizaj (1956), Ramadan Ferizaj, Halit
Ferizaj dhe Isë (Kadri) Hasaj. 3 Pas rrëmbimit të tyre ata
u ekzekutuan, më 14 prill 1999. Pas dy muajsh, në
verën e vitit 1999, saktësisht në korrikun e atij viti në
fshatin Strellc i Poshtëm janë gjetur kufomat e
masakruara të vëllezërve Njazi e Shaqë Ferizaj, janë

3
Fetnete Ramosaj, Krimet serbe në Kosovë: pa apologji 2, me fakte
kundër shpifjeve, Anatema, Prishtinë, 2008, faqe 203.
19
gjetur në bunarin Adem (Smajl) Gjukajt, bashkë me një
kufomë tjetër të paidentifikuar.4

Varri i dëshmorit Valiant (Njazi) Ferizit


Ngado që të ecësh në Dukagjin të bëjnë roje
dëshmorët në lapidarë!

4
Po aty, faqe 204.
20
I. DITARI AUTENTIK I DËSHMORIT
VALIANT (NJAZI) FERIZI

Sqarim: Të dhënat në vijim, në trajtën e ditarit të


dëshmorit Valiant (Njazi) Ferizi, janë krejtësisht
autentike, ashtu siç i ka shkruar dëshmori, pa ndonjë
ndërhyrje brenda tekstit nga autori, përveçse kur
komentohet ndonjë ngjarje me rëndësi, por gjithmonë
duke e lënë shkrimin origjinal të dëshmorit.

Autori

21
Ditar me ndodhi personale të ushtarit
Valiant (Njazi) Ferizit

5
Faqja e parë e ditarit të Valiant Ferizit (origjinali).
22
E hënë, 1 mars 1999

U zgjova më herët pasi isha kujdestar. U gatita, piva


ujë një kafe dhe në ora 8 dolëm rreshtim para flamurit.
Mëngjesin e hëngrëm në ora 10:30- makarona. Në ora
15:00 shkuam në stërvitje ushtarake në një pyll afër
Pozharit deri ka ora 17 kur edhe kishim rreshtimin
tjetër për flamur. Më pas deri në ora 23 kemi pushuar
në dhomë më shokë e mandej kemi fjetur.

Shënime nga autori: Shkrimet për luftën e viteve 1998-


1999, Valiant Ferizi i fillon me frazën “u zgjova më herët
pasi isha kujdestar”, kjo fjali thotë shumë për vullnetin e
tij të jashtëzakonshëm për t’i shërbyer vendit, më tutje
dëshmori shkruan për ndodhitë rutinë të luftës,
rreshtimin para flamurit, stërvitjet ushtarake që
dëshmojnë për përgatitjen dhe sakrificën deri në
vetëmohim për çlirimin e vendit. “Isha kujdestar, u
paraqita kujdestar vullnetar për 24 orë”, është fraza më
e shpeshtë që e hasim tek ditari i Valiant Ferizit që
natyrshëm tregon shumë për personalitetin e tij për t’i
shërbyer atdheut pa asnjë kushtëzim, djaloshi nga
Kodralia i kishte caktuar vetes misionin për çlirimin e
vendit, pavarësisht çmimit. Secila faqe e këtij ditari e
dëshmon këtë, lexuesi do komunikojë drejtpërdrejt më
ushtarin, tashmë dëshmorin e kombit, Valiant Ferizin.

23
E martë, 2 mars 1999

U zgjova në ora 5:30 isha roja pikë nga ora 6-12. Mbas
orës 12 u ktheva në kuzhinë, hëngra mëngjesin dhe
kah ora 13 shkuam në varrim të Hill Zenunin (baba i
Pashkut-kuzhinierit). Në ora 15 shkuam në stërvitje të
përditshme ushtarake deri në ora 17. Kryem
rreshtimin e flamurit të orës 17 dhe më pas deri në
ora 23 pushuam e më pas ramë për të fjetur.

24
E mërkurë, 3 mars 1999

U zgjova në ora 7. Piva një kafe e mandej u gatita dhe


dola në rreshtim, për flamur, të mëngjesit 8h. Në ora
10 hëngrëm mëngjesin- pasul. Në ora 15- stërvitje
ushtarake deri në ora 17 e mandej rreshtim për
flamur. Pushuam e më pas në ora 22 ramë më fjet.
Koha ishte me diell dhe e qetë- pa të shtëna.

25
E enjte, 4 mars 1999

U zgjova në ora 6.30. Në ora 7 kishim rreshtim për


flamur ndërsa ne ishim në gatishmëri të plotë. Në ora
9 ka filluar pozicionimi i serbëve në afërsi të pikave
tona. Unë së bashku me togun 2 të Kompanisë ishim
në një pikë, në Dodaj, ku qëndruam deri në ora 15.30
e më pas u kthyem në shtëpi të lodhur. Sot nuk
shkuam në stërvitje pasi ishim të lodhur. Në ora 17-
rreshtim për flamur e mandej pushim deri në ora 22
kur ramë për të fjetur.

26
E premte, 5 mars 1999

U zgjova në ora 6. Në ora 7 rreshtim për flamur e


mandej për shkak të situatës ne skuadra III- togu II-
Kompania I u urdhëruam të shkojmë në Dodaj ku
ndejtëm deri në ora 12. Aty ishim 5 vetë: Vali, Guli,
Kaqurreli, Ahmeti dhe Buqi. Gjatë kësaj dite pati lëvizje
të forcave serbe. U tërhoqëm nga pika e parë e frontit
të lodhur dhe të lagur pasi vazhdimisht binte shi.
Hëngrëm mëngjesin në ora 13 e mandej u ngrohem
pasi ishim të lagur. Në ora 17- rreshtim për flamur e
mandej shkuam në dhomë ku na kishte ardhur TV dhe
i dëgjuam lajmet. Ramë më fjetë në ora 23.

27
E shtunë, 6 mars 1999

U zgjova në ora 7:30. Në ora 8 rreshtim për flamur e


në ora 10- ushqimi. Në ora 15.30 luajtëm futboll deri
në ora 17 kur e kryem rreshtimin tjetër. Aeroplanët
serb vazhdimisht fluturonin mbi Ratish. Nga 17-23
kemi shikuar TV e mandej kemi ra me fjet.

28
E diel, 7 mars 1999

Sot u zgjova në ora 7:30. Jashtë binte shi. Në ora 8


rreshtim për flamur. Në ora 10:30 ushqimi e në 15:30
ushtrime (futboll). Në ora 17 rreshtim për flamur. Nga
ora 18-24 isha roje pike në shtalla të Gllogjanit. Ishte
ftohtë dhe binte shi natën. Nuk mundëm me ndez
zjarr. Jemi mërdhirë. Në ora 01 jam kthye nga pika dhe
rashë me flejt.

Shënime nga autori:


Ushtarët e lirisë vazhdimisht e mbanin veten të
përgatitur psikikisht dhe veçanërisht kujdes dhe rëndësi
shumë të madhe i kushtonin aspektit fizik, përpos
ushtrimeve të rregullta ushtarake, njësia elitë, Batalioni
III Gardist e praktikonte shpesh futbollin për të mbajtur
kondicionin e duhur, e jo si lojë e argëtim, ngase
“dëfrimi” i vetëm i luftëtarëve të lirisë ishte mbrojtja e
atdheut nga sunduesi shekullor.

29
E hënë, 8 mars 1999

U zgjova në ora 7. U gatita për rreshtimin e orës 8. Në


ora 10:30- ushqim e mandej e tërë kompania 1
shkuam në Pikën e Smolicës (Dodaj) për vëzhgim dhe
ndejtëm deri në ora 12, e mandej u kthyem dhe në ora
15 luajtëm futboll deri në ora 17 kur e kryem
rreshtimin e flamurit. Pas rreshtimit unë dhe Masari
shkuam në Kodrali, ku fjetëm atë natë.

30
E martë, 9 mars 1999

U zgjova në ora 5. Piva një kafe në Kodrali me mamin


e babin e mandej u nisa për Ratish. Babi më përcjelli
deri të zabelat e mandej ai u kthye. Në ora 6 filluan të
shtënat nga PM tanë, ndërsa unë në fillim mendova se
mos kanë sulmuar serbët, kështu që me Masarin duke
ngarë shkuam te shtabi kryem rreshtimin për flamur
të orës 7 e mandej vazhduam rrugën (...) Të shtënat
ishin gëzim për ardhjen e një Batalioni të tërë nga
Shqipëria. Në ora 10:00- ushqim e mandej në ora 15-
stërvitje ushtarake deri në ora 17 ku e kryem
rreshtimin për flamur. Pas orës 17 shikuam TV dhe TVK
deri në 22:30, kur ramë me flejt.
Shënime nga autori: Krismat e gëzimit
Në luftë ka krisma që nuk janë vrastare, që shprehin
gëzim e vullnet për të vazhduar rrugën e nisur për
çlirimin e vendit. Këtë ndjenjë triumfi e gëzimi e kishte
përjetuar dëshmori i kombit Valiant Ferizi, duke e
përjetësuar në shënimet e datës 9 mars 1999, edhe pse
në fillim kur i kishte dëgjuar këto të shtëna kishte
menduar se mos ishin sulmuar nga forcat serbe, por më
vonë e kishte kuptuar se krismat e tilla ishin kumti për
ardhjen e një batalioni të tërë nga Shqipëria për t’i
ndihmuar radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri në
çlirimin përfundimtar të vendit.

31
E mërkurë, 10 mars 1999

U zgjova në ora 5:30. Isha vullnetar roje me Sali


Ferizin nga ora 6-12. Në ora 13 u ktheva nga roja dhe
shkova me luajt futboll deri në ora 16. Në ora 16 u
kthyem dhe ishim shumë të lodhur. Në dhomën tonë
erdhën Komandanti i ZOD- Ramush Haradinaj dhe
Komandanti i ZOLL- Remi, pimë nga një çaj dhe në
ora 16:20 filluan mitralimet dhe granatimet në pikat
13 dhe 15. Menjëherë shkuam përforcim e tërë
kompania jonë, u pozicionuam në istikame dhe filloi
një betejë e vërtetë në mes nesh dhe serbëve. Unë
isha i pozicionuar në një rovë të vogël ballë për ballë
me serbët në vinë e parë të frontit me S.F. M.F A.N
DHE S.A. Në ora 17:30 u tërhoqëm nga pika e frontit,
në ora 19- rreshtim për flamur dhe nga pak bukë dhe
ramë me fjet.

32
E enjte, 11 mars 1999

U zgjova në ora 6. Ishim në gatishmëri. Në ora 7


rreshtim për flamur. Pasi ishte qetë u liruam deri në
ora 10 kur prapë kishim rreshtim. Në ora 10:30-
ushqimi. Në ora 13 serbët mitroluan në pikën tonë 1
(A. Haxhosës) atëherë shkuam përforcim deri në ora
15. Gjatë kësaj kohe u vranë 2 policë serbë. Në orën
15 u tërhoqëm me urdhër të komandant Dautit. Në ora
17 rreshtim për flamur e më pas shkuam në dhomë.
Në ora 19 erdhën Ismeti, Bilbili, Gania, erdhi edhe
komandat Shkëlzeni dhe ndejtëm deri në ora 22 dhe
ramë për të fjetur.

33
E premte, 12 mars 1999

U zgjova në ora 6. Në ora 7 rreshtim për flamur.


Ndërsa në ora 10:30-ushqimi. Në ora 13-17 luajtëm
futboll +stërvitje. Në ora 17 rreshtim për flamur e
mandej dëgjuam muzikë në KTV dhe shikuam TVSH.
Ramë për të fjetur në ora 23.

34
E shtunë, 13 mars 1999

U zgjova në ora 6. Në ora 7 patëm rreshtim. Në ora 6-


12 isha roje por nuk dola për shkak të një
mosmarrëveshje. Në ora 10- kishim rreshtim për
kontroll të armëve. Në ora 10:30- hëngrëm ushqimin.
Pas në 10-30 pastruam një dhomë (sallon i madh) në
një shtëpi. Në ora 15:16-30 me PU të UÇK. Në ora 17-
rreshtim për flamur e mandej me Masarin shkuam në
Kodrali, ku fjetëm atë natë. Në ora 19 me mamën
shkuam të Musa Xaja dhe ndejtëm deri në ora 21:30.
Babi dhe baca Shaqë shkuan te Imer Shabant në të
shtata pasi ishte vdekur Imer Shabani. Unë nuk munda
me shkue për shkak të rrethanave.

35
E diel, 14 mars 1999

U zgjova në ora 4. Me mamën dhe babin pimë nga një


kafe dhe me babin u nisëm. Babi u kthye te zabelet,
ndërsa unë me Masarin, Arbenin, Ahmetin dhe Ganin
shkuam në Ratish. Në ora 7 kryem rreshtimin për
flamur. Në ora 10:30 hëngrëm mëngjesin. Në ora 15-
17 luajtëm futboll. Në ora 17 rreshtim për flamur dhe
ushqim. Në ora 16-18 kishte luftime të rrepta në Dodaj
kështu që na u deshtë me qene gatishmëri. Pas orës
18 dëgjuam lajmet në TVSH dhe TVK. Në ora 19
erdhën Skendër Haxhia dhe Gani Bala dhe ndejtëm
deri në 23. Unë isha edhe kujdestar, prandaj duhesha
të zgjohesha herët.

36
E hënë, 15 mars 1999

Kujdestari tjetër më zgjoi në ora 05. Në ora 5:30 i


zgjova rojet e pikës ndera në 6:30 i zgjova ushtarët
për rreshtim. Në ora 7- rreshtim për flamur. Në ora 10
ushqimi ndërsa ushtarët tjerë shkuan me punuar
istikame, unë ndejta në banesë. Rashë me fjetë nga
ora 13-16. Në ora 17 rreshtim për flamur e më pas
shkuam në dhomë. Në ora 19 erdhën Baca Shaqë,
Bilbili, Ismeti, komandant Shkëlzeni e mysafirë tjerë e
ndejtem deri në ora 02.

37
E martë, 16 mars 1999

U zgjova në ora 6. Piva një kafe dhe dola në rreshtim.


Në ora 10:30 ushqimi. Në ora 13 rreshtim të obliguar
për punë. Në ora 15-17- futboll. Në ora 17 rreshtim për
flamur e mbas orës 17 në dhomë më erdhën Bilbili,
Ismeti, Muhameti dhe Ganiu ndejtëm deri ne ora 22 e
ramë për të fjetur.

38
E mërkurë, 17 mars 1999

Sot u zgjova në ora 6:30. U gatita dhe dola në rreshtim


në ora 7. Këto ditë kishte rënë borë dhe ishte ftohtë
kështu që e futem edhe një shporet në dhomë. Në ora
10:30- ushqimi ndërsa në ora 13- rreshtim për punë.
Ne kompania 1 dolëm në pikë dhe punuam një bunker.
Ishte shumë ftohtë dhe vazhdimisht binte borë. Ishim
të lagur dhe të përlloçur. Në ora 15 serbët na gjuajtën
me snajper. Në ora 18 jemi kthye në fshat të lagur.
Fillimisht u ngroha hëngra bukë dhe menjëherë në ora
19 rashë për të fjetur.

39
E enjte, 18 mars 1999

U zgjova në ora 4:55 nga kujdestari i ditës për shkak


të alarmit. Ndeza zjarrin piva një kafe, një çaj dhe pasi
ishte qetë nuk dolëm në rreshtim deri në ora 7 (si
zakonisht). Ishte shumë ftohtë. Binte borë. Në ora
10:30- ushqim ndërsa në ora 15 nuk dolëm në
stërvitje, për shkak të motit. Në ora 17 rreshtim e
mandej unë në ora 18-24 isha roje pike. Kisha
probleme me radiolidhje. Kishte gjuajtje sporadike nga
serbet. U ktheva në shtëpi në ora 24:00 dhe rashë me
fjetë menjëherë.

40
E premte, 19 mars 1999

Sot u zgjova në ora 6:30. Në ora 7 dola në rreshtim.


Më pas pastrova armën personale (kallash) dhe në ora
10:30 ushqim. Bora kishte vendosur shtresë 10 cm.
Sot u vendosëm në kuzhinë të re. Nga 10 ora u
fotografuam e deri në 15 fjetëm. Në ora 15 dolën në
stërvitje ushtarake deri në ora 17. Terreni ishte shumë
i papërshtatshëm, me borë, kështu që patëm problem-
rrëshqitnim. Në ora 17 rreshtim për flamur. U paraqita
vullnetar për kujdestari për 24 orë. Pas orës 19 në
dhomë erdhën Ganiu, Bilbili, Ismeti dhe ndejtëm deri
në ora 21. Në ora 01 e ndala agregatin dhe rashë për
të fjetur.

Shënime nga autori:


Në personalitetin e dëshmorit të kombit Valiant Ferizit
mbizotëronte sinqeriteti, modestia dhe vullneti për të
qenë i gatshëm, madje vullnetarisht t’i shërbente
mbrojtjes së atdheut pa asnjë rezervë. Fraza e shkruar
në këtë faqe nga heroi i Kosovës “U paraqita vullnetar
për kujdestari për 24 orë”, thotë shumë për përkushtimin
e çiltër të tij, vetëmohimin deri në vdekje për lirinë e
Kosovës.

41
E shtunë, 20 mars 1999

U zgjova vonë në ora 6:30. Isha i lodhur dhe rashë


vonë për të fjetur (2 ora). I zgjova ushtarët për
rreshtim të orës 7. Mandej piva kafe, çaj me shokë.
Këtë ditë isha kujdestar i dyfishtë edhe në dhomë. Në
ora 10- ushqim. Në ora 13 kompania 1 shkon në pikë
me hap istikame, ndërsa unë ndejta pasi isha i lirë. Në
ora 17 rreshtim për flamur kreva edhe njërën
kujdestari. Pas orës 17 ndejtëm deri në ora 23 dhe
ramë për të fjetur.

42
E diel, 21 mars 1999

U zgjova në ora 5. Piva kafe dhe dola në rreshtim. Deri


në ora 10 ishim të lirë por në gatishmëri në rast
alarmi. Pas orës 10:30 pushuam deri në ora 15. Në ora
15-17 dolëm më luajt futboll e mandej kryem
rreshtimin. Pas rreshtimit dëgjuam lajmet e TVSH, TVK
deri ne ora 19 dhe shkuam me hap istikame natën
deri në ora 24. Në ora 24:30 ramë me fjet.

43
E hënë, 22 mars 1999

U zgjova në ora 6:30. Në ora 7 rreshtim për flamur. Në


ora 8 dolëm nëpër pika për shkak të gjendjes së
krijuar dhe ndejtëm deri në ora 13 kur u kthyem në
Ratish. Në ora 15 bashkë me Komandant Abdylin dhe
5 ushtarë luajtëm futboll deri në 17. Në ora 17
rreshtim për flamur e mandej erdhën Mimoza me
Bekim V. me shkue në Kodrali por nuk shkova pasi isha
i lodhur. Në ora 21 erdhën Bilbili dhe Ismeti deri në ora
22 kur shkuem dhe ramë për të fjetur.

44
E martë, 23 mars 1999

U zgjova në ora 6:30. Në ora 7 dola në rreshtim e më


pas bashkë me 1 tog shkuam në Pozhar vullnetar në
pikën 01. Kah ora 10 shkova në Kodrali me 5 shokë te
Gania. Hëngrëm bukë, pimë kafe, çaj dhe ndejta me
mamën, babin. Rreth orës 11 u kthyem në pikë në
fshatin Pozhar. Menjëherë pasi u kthyem filluan
luftimet. Ne 10 vetë ishim në kanalin e Pozharit në
pozitë të palakmueshme dhe vazhdimisht gjuheshim
nga serbët. Aty qëndruam deri në ora 14 dy orë pa
lëvizur rreth orës 14 filloi edhe granatimi në pikat tona
por pa pasoja. Rreth orës 15 u kthyem në shtëpi. Në
ora 17 rreshtim për flamur e më pas ndejtëm deri në
ora 22 dhe ramë me fjet.

45
E mërkurë, 24 mars 1999

U zgjova në ora 5. Piva kafe dhe shkova në pikë pasi


isha roje nga ora 6-12. Në ora 7 filloi granatimi në
pozicionet tona, por pa pasoja. Kjo ditë ishte festive në
Dukagjin. Në Ratish u mbajt një ceremoni festive, me
rastin e fillimit të luftës së hapur në Dukagjin. Pas orës
12 erdha në Ratish dhe menjëherë shkova në lëndinë
ku ishte bina e improvizuar. Aty foli z. Ramush
Haradinaj komandant i ZOD dhe mysafirë tjerë nga
zonat tjera operative. Në ora 17 kreva rreshtimin për
flamur e mandej me Masarin, Arbërin. Z dhe Sadik
mikun shkuam në Kodrali. Ndejtëm te Imer Shabant e
mandej shkova te baca Shaqë me Arbërin deri në 21.
Atëherë me mamën, babin, bacën Shaqë, shkuam të
Kapllani deri në ora 22 e mandej shkuam në Ratish
dhe dëgjuam lajmet deri në ora 24. Këtë ditë NATO ka
filluar bombardimet. Ramë me fjet në ora 1:30.

Shënime nga autori: Në ditarin e Valiant Ferizit, 24


marsi i vitit 1999, shënon përvjetorin e parë të fillimit të
luftës çlirimtare në Dukagjin (24.3.1998), në bazën e
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ratish ishte organizuar
një ceremoni festive në një skenë të improvizuar foli
komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, z. Ramush
Haradinaj dhe mysafirë nga zonat e tjera të Kosovës,
duke dhënë mesazhin dhe kurajën që lufta të vazhdohet
deri në çlirimin e vendit. Momentum tjetër shumë i
rëndësishëm i kësaj date të 24 marsit 1999, është fillimi
i bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe, që së
bashku me ushtarët e UÇK-së, siç ishte Valiant Ferizi me

46
shokët e tij, sollën çlirimin përfundimtar të Kosovës nga
agresori serb.

47
E enjte, 25 mars 1999

U zgjova në ora 6:30. Në ora 7 rreshtim për flamur.


Ditë e zakontë. Në ora 10:30 luajtëm futboll. Në 17
rreshtim për flamur e më pas kishim kremtim-
datëlindjen e shokut tonë Xhevat Zenës dhe ndejtëm
deri në ora 24. Më pas ramë për të fjetur.

48
E premte, 26 mars 1999

U zgjova në ora 6:30. Në ora 7 kreva rreshtimin për


flamur e më pas pushova deri në ora 10 kur hëngra
bukë. Në ora 12 u paraqita vullnetar në pikën 1 të
Adem.H dhe ndejtëm deri në ora 15. Në ora 15-17
luajtëm futboll e në 17 rreshtim për flamur. Pas
rreshtimit dëgjuam lajmet dhe shikuam TVSH, TVK deri
në ora 23 kur ramë me flejt.

49
E shtunë, 27 mars 1999

U zgjova në orën 6. Në ora 7 kreva rreshtimin për


flamur. Në ora 10:30 hëngra bukë. Më pas prap shkova
vullnetar në Lumbardhë deri në 15 kur u ktheva në
Ratish. Në ora 18 rreshtim për flamur e mandej
pushuam deri në ora 23, duke shikuar TVSH, TVK dhe
ramë me fjet.

50
E diel, 28 mars 1999

U zgjova në ora 5. Shkova vullnetar në pikë nga ora 6-


12. Isha edhe kujdestar kompanie. Pas orës 12 u
ktheva në dhomë. Në Pozhar dhe Kodrali kishin filluar
luftime të ashpra luftimet kanë vazhduar deri në ora
21. Forcat serbe pësuan disfatë të thellë. Lanë të
djegur 1 tank, 1 autoblindë dhe 1 pinzgauer, por pasi
që ishin të koduara ia morën PM 2 (12,17 mm) dhe i
kallën. Atyre iu morën edhe 400 l naftë. Unë isha në
Kodrali. Edhe aty granatohej vazhdimisht. Shtëpia e
bacës Shaqë ishte shkatërruar e tëra. Mora disa gjëra
që kishin shpëtuar dhe u ktheva në Ratish në ora 24.
Aty kish varrim për 2 dëshmorë që kishin rënë në
luftime në Pozhar: Elez Geci dhe Maxhun Berisha. Në
ora 01 ramë për të fjetur. Ramë me tesha veshë dhe
me gjoksore. Këtë ditë Pozhari dhe Kodralia ishin të
braktisura të tëra. Mama kish shkuar me Suzanën e
Zogës në Dashinoc, ndërsa babi me bacën Shaqë
erdhën me mua në Ratish. Rash me fjetë në ora 01.

Shënime nga autori: Beteja e Pozharit është një nga


ngjarjet më të rëndësishme të luftës në Dukagjin, ku
forcat serbe pësuan disfatë të thellë nga Ushtria
Çlirimtare e Kosovës, ndërsa Valiant Ferizi na jap një
pamje të qartë të betejës dhe disfatës së sunduesit serb.
Në këtë betejë në fushën e nderit ranë dëshmorë dy
luftëtarët e dalluar të UÇK-së, Elez Geci dhe Maxhun
Berisha.

51
E hënë , 29 mars 1999

U zgjova në orën 6. Në ora 7 kreva rreshtimin e


flamurit. Në ora 10:30 hëngra mëngjesin e mandej
ndejta me babin dhe bacës Shaqë deri në ora 17. Në
ora 17- rreshtim për flamur e mandej në ora 17:30-24
roje në pikën 13. Në ora 21 serbët kanë sulmuar në
drejtim të pikës sonë. Ne ua kthyem atyre. Të shtënat
pushuam pas 1 ore. U ktheva në ora 24:30 dhe rashë
për të fjetur.

52
E martë, 30 mars 1999

U zgjova në ora 6. Dola në rreshtim të orës 7. Më pas


u ktheva në dhomë dhe me babin shkuam në
Dashinoc te mama dhe ndejta deri në ora 11 dhe u
ktheva në Ratish. Hëngra bukë dhe pushova (fjeta)
deri në ora 17. Në ora 18 shkova roje në Pozhar deri të
nesërmen në mëngjes 7 ora.

53
E mërkurë, 31 mars 1999

Në ora 7 u ktheva në Ratish, pa fjetur tërë natën.


Rashë për të fjetur deri në ora 11. Shkova në kuzhinë,
hëngra bukë dhe u ktheva në dhomë. Ndejta në ora 18
me babën e bacën Shaqë. Në ora 18 dola në rreshtim.
U paraqita vullnetar për roje të nesërmen në pikën 13.
Rashë për të fjetur në ora 23.

54
E enjte, 1 prill 1999

U zgjova në ora 5. Në ora 6 shkova në pikë deri në ora


12. Granatime dhe mitralime kish në pikat: 1,19, 15
dhe pikat tjera. U ktheva në ora 13 hëngra bukë pimë
çaj dhe pushova deri në ora 18. Kur shkova prapë roje
në Pozhar deri të nesërmen në mëngjes. Pra këtë ditë
kam ruajt vullnetarisht 18 orë.

55
E premte, 2 prill 1999

U ktheva nga Pozhari në ora 9. Në Ratish ishin babi e


baca Shaqë. Pimë kafe e çaj e në ora 10 hëngra bukë.
Pas bukës shkova në Dashinoc te mama dhe ndejta
atje deri në ora 13. Mandej u ktheva në Ratish ndejta
deri në ora 18. Në ora 18 rreshtim për flamur. Pas
rreshtimit dëgjuam lajmet në TVSH, TVK deri në ora 23
kur ramë për të fjetur.

56
E shtunë, 3 prill 1999

U zgjova në ora 6. Në ora 7 rreshtim për flamur. Pas


rreshtimit të flamurit me urdhëresë të komandantit të
brigadës lëshuam dhomën e u vendosëm në një shtëpi
në kodër (Shqiponjat e Zeza). Na dhanë 3 pika që t’i
ruajmë. Në ora 11:30 hëngrëm bukë. Nga ora 12-18
isha roje. Menjëherë pasi kam shkuar në pikë ka filluar
ofensiva e serbëve kundër Dukagjinit. Fillimisht është
granatuar pika 19 – Smolica e mandej luftimet janë
përqendruar në pikat tona 2-15 dhe 13. Gjatë
luftimeve bie heroikisht në pikën 13 Artan Mehmetaj i
kompanisë sonë I. Luftimet kanë zgjatur deri në ora
21. Më pas u kthyem në shtëpi. Ndejtëm deri në
mëngjes. Po këtë ditë në pikën 19 të Smolicës vritet
ushtar Shqipëria dhe plagoset Ismet Smolica.

Shënime nga autori: Rënia heroike e luftëtarit të


dalluar Artan Mehmetaj, ushtar i dalluar i Batalionit III
Gardist, të njëjtën ditë vritet edhe ushtarë Shqipëria dhe
plagosën shumë të tjerë. Vrasja e shokëve të Valiantit
ishte humbje e madhe.

57
E diel, 4 prill 1999

U zgjova në ora 7. Shkova në pikën 15, ku kishte


luftime të ashpëra. Qëndrova 1 ore dhe u tërhoqa me
10 ushtarë fillestarë pasi nuk i zinte istikami. Ne duhet
të zëvendësonim ata që qëndruan në pikë. Shkuam në
shtëpi dhe u vendosëm në bodrum pasi shtëpia
granatohej vazhdimisht. Në mbrëmje unë dhe 4
ushtarë të tjerë shkuam në pikën 15. Granatohej pika
vazhdimisht por për fat shpëtuam pa pasoja. Ndejtëm
në pikë deri në ora 5 kur na ndërrojë ndërrimi tjetër.
Ramë në ora 5:30 për të fjetur.

58
E henë, 5 prill 1999

U zgjova në ora 11. Në pikat tani zhvilloheshin luftime


të ashpëra. Edhe pse ishte dita e 3 ne qëndruam të
palëkundur. Unë dhe Guli shkuam në kuzhinë pas 3
ditësh dhe hëngra pak gjellë (pasul), ndejta me babin,
bacën Shaqë që si kisha parë që 3 ditë e pas gjysmë
ore u ktheva në pikë. Në ora 18 i lëshuam pikat me
urdhëresë edhe pse ne si kishim lëshuar pikat asnjë
milimetër. Më pas në orën 19 me babin, bacën Shaqë
e tërë UÇK jemi nisur në drejtim të panjohur kolonë.
Me të mbërritur në Vranoc ramë në pritë, por për fat
askush nuk pësoi. Më pas u bë një ndarje e UÇK në dy
pjesë. Gjysma shkuam rrugën për Resujë ndërsa
gjysma tjetër ndejtën aty pa ditur se çpo ndodhë. Unë
isha me babin, bacën Shaqë dhe nuk munda me shkue
me gjysmën tjetër të UÇK. Bashkë me ne ishin edhe
burrat e Kodralisë 20-30 sish. Ata u nisën në drejtim të
Kodralisë, ndërsa pasi ishte terr unë papritur u ndava
nga babi, baca Shaqë dhe nuk mund t’i takoja më.
Kishte zbardhur ndërsa ne u strehuam atë natë në një
mal të vogël në një përrua në Lumbardh. Ishim 5
ushtarë, 5 civilë që kishin ikur nga ofensiva.

59
E martë, 6 prill 1999

Mëngjesi na zuri në përrua. Pa fjetë 24h. Në ora 7


serbët erdhën afër nesh. Pra ishim në rrethim nga
Lumbardhë 50m. Në stomin e majtë tonin 50m afër,
serbët kishin vendosur 2 tanke, minahedhës, topa e
mitraloza dhe granatonin në drejtim të pozicioneve të
UÇK që ishin braktisur ditë më parë. Në mes të
serbëve dhe pozicioneve të UÇK ishim në një pozitë të
palakmueshme në mëshirën e fatit. Kemi qëndruar
nga ora 03-19 kur jemi larguar në drejtim të Broliqit, i
cili kallej flakë. Mandej kemi kaluar Bistricën në mes të
Lumbardhit dhe Prapaqanit kemi vazhduar duke kaluar
nëpër Isniq (...) nëpër Lëbushë mbi asfallt dhe jemi
ngjitur lart mbi mal në një stanishtë të djegur, kemi
ndez një zjarr jemi ngrohë dhe kemi vazhduar rrugën
për bjeshkë.

60
E mërkurë, 7 prill 1999

Jemi zgjuar dhe kemi vazhduar bjeshkëve përpjetë.


Ishim të lodhur pa bukë dhe tani duhej ta shqyenim
borën pasi ishim ngjitur në lartësi të madhe dhe kishte
borë deri 1 metër. Kemi vazhduar rrugën deri në një
stanishtë tjetër dhe jemi futur në një stan. Ishte fati
ynë. Aty kish miell. Kemi ndez zjarr jemi ngrohë pasi
ishim të lagur deri në kokë kemi gatuar bukë e mandej
hëngrëm kulaq (bukë e ujë të pjekur). Unë Ahmeti dhe
Arbeni vendosëm të qëndrojmë në atë stan e të
kthehemi në rrafsh pa menduar çmimin ndërsa 7
shokët tjerë morën udhën për në Rugovë por u desh të
kthehen pasi ishte bërë vonë dhe nuk mund të
udhëtonin natën pasi nuk shinin nga bora. Duhet me
cek se këtë natë jam ngrirë nga të në atë stan pa
jorgan pa mbulojë. Këtë ditë NATO vazhdimisht ka
bombarduar mbi Deçan.

61
E enjte, 8 prill 1999

U zgjova në ora 7, shtatë shokët e tjerë vazhduan për


Rugovë, ndërsa ne të tretë qëndruam së bashku me
Hysen Zekën që e kish qitë puna në bjeshkë dhe
mendonim si të kthehemi në rrafsh. Gatuam, ngrënën
dhe u ngrohëm tërë ditën. Ramë për të fjetur në ora
18.

62
E premte, 9 prill 1999

U zgjova në ora 7. Dëgjoheshin mitralime dhe


detonime te fuqishme ne Kozhnjer, Podin e
Gështenjave dhe kah Jasiqi. Nuk dinim se çfarë po
ndodhte atje. Më vonë morëm vesh nga lajmet se
është thyer kufiri. Tani më kishte kapluar nervoza,
mërzia nuk dija asgjë për mamin e cila ishte nisur për
Shqipëri, për babën, bacën Shaqë që kishin mbetur në
Kodrali dhe nuk e dija a ishin gjallë, nuk dija gjë për
motrën Kaltrinën ato ishin në Prishtinë, për axhallarët
në Prishtinë. Duhanin që e kisha shokun më të mirë
kish kohë që më kish lënë dhe tani doja që të
çmendesha krejt. Gjithnjë mendoja për familjen.
Menduam që me Arbenin, Ahmetin të shkonin në
Kodrali, por e lamë për shkak të lëvizjeve të shumta
serbe. Ngrënëm petulla që na i kish gatit Arbeni dhe
ramë me fjet në ora 20.

Shënime nga autori: Beteja e Koshares, thyerja e


kufirit shqiptaro-shqiptar, Valiant Ferizi e kishte kuptuar
nga detonimet dhe mitralimet e mëdha që dëgjoheshin në
bjeshkët e Strellcit, ku ndodhej për momentin dëshmori i
kombit, gjendja emocionale e ushtarit në këtë ditë ishte e
rëndë ngase nuk dinte asgjë për familjen të cilën nuk do
ta takonte më kurrë, ngase vetëm një muaj më vonë
pikërisht në mjedisin e thepisur të Alpeve shqiptare të
Bjeshkëve të Belegut do bie dëshmorë në luftimet e
ashpra me forcat serbe.

63
E shtunë, 10 prill 1999

U zgjova në ora 7. Ndeza zjarrin dhe u ngroha. Kafe


nuk kisha, duhan po ashtu nuk kisha. Mbusha ujë në
krua me Ahmetin. Mandej hëngrëm petlla. Në kufi
vazhdonin luftimet në mes të UÇK dhe forcave serbe
ndërsa lajmet flitnin për qytetin e Pejës të çliruar nga
UÇK. Mërzitesha tërë ditën për familjen. Këtë ditë
pastrova armët: automatikun dhe mortajën e dorës në
ora 20 kemi ra në gjumë.

64
E diel, 11 prill 1999

U zgjova në ora 6. Në ora 9 hëngrëm petlla e mandej


ndejtëm. Në ora 11 jemi futur në pyll duke ik nga
helikopteri. Tërë ditën vëzhgonim para stanit. Tani çdo
gjë më ishte bërë monotone. Nga bjeshkët e Strellcit
shihja shtëpi duke u djegur në rrafsh. Avionët e NATO-
s edhe këtë ditë bombarduan me të madhe mbi Deçan
e Pejë.

65
E hënë, 12 prill 1999

Sot u zgjova në ora 6. Isha i sëmurë. Më dhimbte


barku. Nga ushqimi i njëjtë 1 javë petulla më ishte
sëmurë lukthi. Zjarr nuk guxonim të ndiznim pasi ish
kthjell dhe na shihnim serbet nga Deçani. Në mesditë
morëm vendimin që të nesërmen të ecnim për
Rugovë, pasi ishte e pamundur të qëndronim me në
bjeshkët e Strellcit nga të ftohtit dhe pa ushqim. Këta
rreshta po i shkruaj me vështirësi pasi duart i kam të
ngrira nga te ftohtit dhe kushtet e vështira. Këtë ditë
kishte luftime në mes të UÇK dhe serbëve në kufi.
Flaka dhe tymi shiheshin në çdo shtëpi e fshat. Kemi
rënë për të fjet në ora 21.

66
E martë, 13 prill 1999

U zgjova në ora 6. Ishte ditë e ftohtë me mjegull. U


nisëm për Rugovë më Hysenin, Arbenin, Ahmetin. U
ngjitëm deri në afërsi të majës së Strellcit kur i hasëm
dy kufoma të shqiptarëve që kishin mbet të vrarë mbi
borë. Nuk mundëm ti identifikojmë dhe t’i varrosim,
pasi nuk kishim vegla. Vendosëm të ktheheshim nga
frika se mund të pësonim sikur ata. U kthyem, ndezëm
zjarr u ngrohëm pasi ishim të lagur qull. Jemi ra në
ora 21, por natën disa herë u desh të zgjoheshim për
shkak të disa lëvizjeve që bëheshin përreth stanit
tonë.

67
E mërkurë, 14 prill 1999

U Zgjova në ora 6. Kishte rënë borë. Zjarr nuk


guxonim të ndiznim. Jemi ngrirë nga të ftohtit. Edhe
këta rreshta mezi i kam shkruar nga të ftohtit. Nga
kushtet e vështira dhe monotonia e jetës Robinson.
Vendosëm me u kthye në Kodrali. Në mbrëmje
gatuam dhe hëngrëm. Ramë për të fjetur në ora 20.

68
E enjte, 15 prill 1999

U zgjova në ora 7. Hëngrëm mëngjes e pushum deri


në ora 15 kur morëm udhën për Kodrali. Në ora 20
jemi afruar deri të magjistralja Pejë-Deçan, por e kemi
ngatërruar vendin ku duhej të kalonim, kështu që atë
natë u deshtë të qëndronim në mal. Natën vonë u
ulëm me pushue. Na kishte zënë gjumi e filloi të binte
shi dhe u lagën qull.

69
E premte, 16 prill 1999

U zgjova në ora 3. Edhe pse nuk rashë për të fjet


gjumi më kish mashtruar dhe isha i lagur qull. Këmbët
më ishin mërdhirë nga të ftohtit dhe lagështit. Fati ynë
ishte se dielli rrezoi në mëngjes e ne u ngrohëm në
rreze të diellit. Në pyll qëndruam tërë ditën pa ngrënë
as pa pirë. Duhanin tani veç e kisha harruar. Në ora
20:00 vazhduam rrugën për në Kodrali por prapë
dështuam. Në ora 21:00 ka filluar një shi i fortë me
bubullimë deri në mëngjes që nuk mbahej mend,
ndërsa ne ishim të lagur në tërësi dhe ashtu
qëndronim në shi pa çadër në atë pyll.

70
E shtunë, 17 prill 1999

Mëngjesi më zuri në atë pyll vazhduam rrugën


përpjetë dhe u takuam më një tog tonin të Brigadës
131, të cilët ishin nisur për Rugovë me dërguar Luan
Nimanajn në spital, pasi ishte plagosur në betejë në
Zhebel. Ishim të gjithë të lagur dhe mezi ngjiteshim
përpjetë. Dikur në ora 12 jemi ngjitur të stanet që
ishim më herët dhe jemi vendosur aty. Në stanin tonë
u vendosëm 12 vetë dhe ushtari i plagosur Luani.
Ndezëm dy zjarre në stan u ngrohëm dhe nga pak me
rend pushuam. Në orët e mesnatës ka ora 01 vdes
ushtar Luani. Pak para se të vdes unë i zjeva çaj, por
kot ai vetëm kishte vdekur atëherë.

Shënime nga autori: Vdekja e shokëve të luftës është


humbje e madhe, por siç do të thoshin bashkëluftëtarët e
Valiantit, ata vetëm se kanë ikur fizikisht, sepse emri
dhe vepra e tyre do jetë e përjetshme. Vdekja e Luan
Nimanajt ishte shumë e dhimbshme, i plagosur në Zhebel
ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, ndërroi jetë pak para
se t’ia jepte një çaj Valianti, por ishte e kot, sepse ai
kishte ikur në amshim, duke iu shtuar radhëve të
dëshmorëve që më vonë do t’i bashkohej edhe Valianti
me shumë shokë të flijuar për çlirimin e vendit.

71
E diel, 18 prill 1999

Gjatë tërë natës pushova vetëm 4 orë. Pas vdekjes së


Luanit, ne u desh që ta varrosim. Në ora 5 kemi çel
varrin, ndërsa në ora 6 e varrosëm. Pasi e varrosëm
erdhën 20 vetë në mesin e të cilëve edhe Zeqë Ademi,
Shpend Hasaj më të birin dhe Afrim Hasaj dhe
menjëherë të gjithë së bashku (50) u nisëm për në
Rugovë. Posa e kaluam majën e Strellcit filloi një stuhi
e vërtetë. Binte borë dhe fyente erë, po ashtu kishte
mjegull të dendur. Edhe pas kësaj në vazhduam
rrugën deri të maja e Jezerit (Isniq) dhe u deshtë të
kthehemi prapa pasi humbëm rrugën dhe nuk
guxonim të shkonim më tutje. Këmbësorja e dhive qe
në kalonim ishte mbuluar me borë dhe njerëzit
vazhdimisht rrezoheshin dhe binin poshtë. U kthyem
në stan, ndezëm zjarr, u ngrohëm dhe pushuam. Të
gjithë civilë dhe ushtarë, që nuk ishin në 131 u kthyen
në rrafsh, ndërsa ne 12 vetë qëndruam në bjeshkë. Në
ora 20 kam ra me fjet.

72
E hënë, 19 prill 1999

U zgjova në ora 6. Më kishte rënë të flej mjaft. Piva një


çaj dhe hëngra bukë e mandej pushova në stan gjithë
ditën, duke dëgjuar lajmet. Në ora 16 hëngrëm drekë
ndërsa në ora 20 kam ra me fjet.

73
E martë, 20 prill 1999

U zgjova në ora 7. Piva një çaj dhe hëngra pakëz bukë.


Jashtë binte borë. Mbusha ujë dhe zieva pasul për
drekë. Drekuam në ora 15. Më pas ndejtëm në stan,
pastrova pushkën dhe në ora 21:15 rashë në gjumë.

74
E mërkurë, 21 prill 1999

U zgjova në ora 7. Prapë ziem pasul dhe hëngrëm.


Pushuam deri në ora 15 e atëherë që të gjithë (12) u
nisëm për në rrafsh. Udhëtuam deri të magjistralja
Pejë-Deçan ditën deri sa u errësua mandej
kapërcyem magjistralen në Lëbushë dhe shkuam në
Dubovik. Në Dubovik arritëm në ora 22. Ishim të lagur
pasi vazhdimisht binte shi. Jemi vendos në një shtëpi
të fshatit, afër shtëpisë së Jusuf Gërvallës. Aty ndezëm
zjarr, u ngrohëm, hëngrëm bukë, pimë çaj dhe në ora
03 kam ra me fjet. Duhet cek se në fshat nuk kish
asnjë njeri dhe ishim të rrezikuar vazhdimisht, pasi
andej endeshin policët serbë.

Shënime nga autori: Kthimi në istikame- motivi i


vetëm çlirimi i vendit
Valiant Ferizi me shumë shokë pas ofensivës së egër të
ndërmarrë nga forcat serbe ishin shpërndarë në drejtime
të ndryshme, deri në ribashkimin e tyre në bazat e UÇK-
së në Dukagjin. Edhe pse mundësitë ekzistonin për të
dalur jashtë zonës së luftës, Valiant Ferizi me
bashkëluftëtarë kishin vendosur t’i ktheheshin fronteve,
synimit të tyre kryesor, çlirimit të vendit.

75
E enjte, 22 prill 1999

U zgjova në ora 6. Pimë nga një kafe në spiritus pasi


zjarr ditën nuk guxonim të ndiznim. Mandej në ora 9
hëngrëm bukë e turshi. Nga ora 14-17 kam fjetur pasi
isha shume i lodhur. Në mbrëmje përgatitëm pula për
darkë. Këtë natë, pas 4 javësh, u pastrova dhe në ora
03 kam pastruar pizhamet e trupit. Tërë natën nuk
kam fjetur.

76
E premte, 23 prill 1999

Në ora 7 kam rënë për të fjetur, por nuk më mori


gjumi. U zgjova, piva një kafe, hëngrëm bukë dhe pulë
dhe ndetjëm. Diku ka ora 14 më zuri gjumi deri në ora
17. Pasi i zgjova ndezëm zjarrin dhe në ora 20
hëngrëm bukë. Mandej për të dytën ditë më radhë
pastrova pizhamet dhe i tera deri në mëngjes. Rashë
për të fjetur në ora 24.

77
E shtunë, 24 prill 1999

U zgjova në ora 6. Piva një kafe në spiritus e mandej u


ula në tavolinë pranë dritares dhe vëzhgoja. Mëngjesin
e hëngrëm në ora 9:30. Nga ora 14-17 prapë fjeta.
Posa i zgjova u rrova e madje Ahmeti ma rruajti edhe
kokën. Nuk mund t’i mbaja flokët ashtu. Darkuam në
ora 20. Hëngrëm bukë e suxhuk dhe pimë çaj e
mandej rashë për të fjetur.

78
E diel, 25 prill 1999

U zgjova në ora 6. Piva një kafe në spiritus e mandej


vëzhgova pak të dritarja. Mëngjesin e hëngrëm në ora
10. Në ora 11:30 në oborrin arritën forca serbe.
Arritëm të tërhiqemi nga oborri por u hetuam dhe
menjëherë u shti në drejtimin tonë por për fat nuk
pësoi askush. Ne nuk guxonim të gjuanim në ta i
frikoheshim rrethimit kështu shkuam në një mal në
fshatin Fushë e Thatë ku ndejtëm deri në ora 21. Binte
shi vazhdimisht e ne lageshim në shi. Posa ra terri u
nisëm nga Broliqi, nëpër Bistricë, Lumbardhë,
Dashninoc dhe në ora 24 arritëm në Maznik. Fillimisht
u vendosëm në një shtëpi të djegur dhe ndejtëm deri
në ora 5 e mandej hasëm në roje të fshatit të cilët na
drejtuan për të shtabin e brigadës sonë 131. Ishim të
lagur nga dita e djeshme dhe mezi ecnim.

79
E hënë, 26 prill 1999

Në ora 6 arritëm në një shtëpi ku ndejtëm 10 minuta e


mandej shkuam në kompaninë 1 pra aty ku
dëshironim të shkonim. Ishim 12 persona, 9 qëndruam
ndërsa ne 3 u bashkuam më shokët tonë. Ribashkimi
me shokët ishte i papërshkruar. Gëzim i madh. Pimë
kafe çaj dhe cigare mandej ramë për të fjetur. Në ora
18 patëm rreshtim të 6 brigadave për shqyrtimin e
gjendjes në rajon ku foli komandant Ramushi. Në ora
18:30 hëngra bukë. Këtë ditë u takova me Kapllanin,
Abazin, Leonardin e Albertin të cilët më treguan për
babin e bacën Shaqë. Rashë më fjet në ora 22.

Shënime nga autori: Ribashkimi me shokët e luftës


është i papërshkruar në misionin fisnik për çlirimin e
vendit.

80
E martë, 27 prill 1999

U zgjova në ora 8. Piva një kafe, çaj, hëngra bukë dhe


në ora 11 u nisa vetë i treti për Pozhar që të mësoj diç
për babin e bacën Shaqë. Arrita në ora 13 u takova më
Gani S, Niman Musën, Masarin. Qëndrova me ta 1 orë.
Ata më treguan për babin se ose i kanë arrestuar ose
janë në Gramaqel. U ktheva në Maznik, në ora 18 e
hëngra bukë. Mandej pimë çaj dhe në ora 23 ramë me
fjet.

Shënime nga autori: Valiant Ferizi po kërkonte ndonjë


informacion për të atin Njaziun dhe axhën Shaqë, ngase
që nga ndarja e tyre në kohën e një ofensive të madhe
serbe ai nuk kishte dëgjuar asgjë për ta, sikur e
parandiente vdekjen e tyre gjatë momenteve që e kishte
kapluar mërzia kohë më parë në bjeshkët e Strellcit.
Valianti po pyeste disa banorë të Pozharit për babain
dhe axhën, por ata nuk kishin ndonjë informatë të saktë,
thoshin me mëdyshje se ishin arrestuar ose ishin në
fshatin Gramaqel. Të vërtetën e kobshme Valianti
asnjëherë nuk arriti ta kuptonte, për shkak se ai në fund
të muajit maj ra dëshmor, përderisa të atin dhe axhën e
tij i kishin pushkatuar më 14 prill të vitit 1999.

81
E mërkurë, 28 prill 1999

U zgjova në ora 7. Piva kafe dhe dola në rreshtim. Më


pas bëra dru e pushova tërë ditën. Në ora 12 hëngra
drekë, ndërsa në ora 18 darkë. Mandej pimë çaj e në
ora 23 ramë për të fjetur.

82
E enjte, 29 prill 1999

U zgjova në ora 7. Në ora 7:30 dola në rreshtim


kompanie. Mandej pimë kafe, çaj hëngrëm petlla. Në
ora 11 shkova roje në pikë nga ora 12-18. Ndonjë risi
në pikë nuk kishte. Moti ishte i mirë. Në ora 18:30
hëngra drekë e mandej ndejtëm në dhomë deri në ora
23, duke pirë çaj e mandej ramë për të fjetur. Këtë ditë
isha edhe kujdestar.

83
E premte, 30 prill 1999

U zgjova në ora 7. Në ora 7:30 dola në rreshtim për


flamur. Pas rreshtimit pimë kafe e çaj, hëngrëm bukë
dhe ndejtëm deri në ora 16. Në ora 16 u nisëm me 6
ushtarë për në Dubovik për t’i marrë disa gjëra për
ushtarët. Kemi shkuar me traktor deri te Bistrica e
Broliqit. Aty lamë traktorin dhe shkuam deri në
Dubovik këmbë. Morëm gjësendet dhe në ora 22
arritëm në Broliq, te Bistrica, pa probleme. Në ora
23:15 arritëm në Maznik. Mandej ramë për të fjetur
në ora 01.

84
E shtunë, 1 maj 1999

U zgjova në ora 7. Në 7:30 patëm rreshtim kompanie.


Mandej pimë kafe e çaj. Në ora 12 hëngra mëngjesin
makarona. Në ora 14 dolëm dhe hapëm varrin për
ushtarin e dalluar Agim Selmanaj i cili u vra në Ratish.
Në ora 18 hëngra drekë, mandej pimë çaj e rashë për
të fjetur. Në ora 23 u nisa për në pikë pasi isha roje
pike nga ora 24-06. Gjatë kësaj kohe ishte qetë nuk
kishte të shtëna.

Shënime nga autori: Varrimi i dëshmorit të kombit


Agim Selmanaj, hapja e varreve për shokët e luftës ishte
e kobshme, por në mendjet e tyre ishte motivi i lartë se
duhej vazhduar rruga e nisur deri çlirimin e vendit dhe
arritjen e lirisë, për çka e dha jetën Agim Selmanaj dhe
më pas edhe Valiant Ferizi e shumë luftëtarë të tjerë
anekënd Kosovës.

85
E diel, 2 maj 1999

Posa u ktheva nga pika ndeza zjarrin dhe piva një


kafe. Në ora 7:30 dola në rreshtim. Gjumi nuk më zinte
edhe pse nuk kisha fjetë tërë natën. Mëngjesin e
hëngrëm në ora 12. Mandej kam fjetur deri në ora 16.
Në ora 18 hëngrëm drekë. Pas dreke pimë çaj ndërsa
unë dhe Gani Ferizi shkuam te Kapllan F. e ndejtëm
deri në ora 22. Në ora 22 kemi rënë me fjet.

86
E hënë, 3 maj 1999

Në ora 5 më zgjoi komandanti (Abdyli) pasi isha


kujdestar. Hëngra 2 petulla dhe shkova në pikë nga
ora 6-12. Në pikë nuk pati të shtëna. Në ora 12 u
ktheva në shtëpi. Në 12:30 hëngra mëngjesin e
mandej pushuam deri në ora 15. Në ora 18 hëngra
drekë, pimë çaj dhe në ora 21 jam ra me flejt.

87
E martë, 4 maj 1999

U zgjova në ora 6. Isha i sëmurë. Isha i helmuar.


Mëngjesin e hëngra në 11:30 e mandej shkova në
pikë, pasi isha roje nga ora 12-18. Në pikë qëndrova
vetëm 2 orë, pasi isha i sëmurë e mandej u ktheva në
shtëpi dhe fjeta deri në ora 18. Drekë nuk mund ta ha.
Në ora 19 shkova në spital për me pa Nimon Musën i
plagosur ditë më parë në Kodrali. Në spital kam
ndenjur deri në ora 21. Aty u kontrollova dhe Mimoza
F. m’i dha disa barna Baktrin kundër helmim. Në ora
22 kam ra me fjet. Gjatë natës dy herë kam dalë
jashtë nga ethet.

88
E mërkurë, 5 maj 1999

U zgjova në ora 4. Dola jashtë për nevojë e mandej


kam rënë deri në ora 6:30. Në 6:30 më ka zgjuar
komandanti për rreshtim. Në ora 7:30 në rreshtim,
ndërsa morëm edhe nga 27 cigare për ushtarë për 3-4
ditë. Pas rreshtimit piva një çaj, hëngra bukë dhe piva
dy hapa Baktrin. Në ora 12 me Masarin përgatitëm
keksa për ushtarë e mandej hëngrëm edhe darkë. Nga
ora 13 ishim të lirë deri në ora 17:30, kur me Masarin
dhe dy ushtarë të tjerë shkuam në pikën 1 te kryqi.
Këtë ditë në ora 13 varrosem ushtar Shqipërinë, i cili
që vrarë më 3.4.1999 në Ratish, ndërsa që nga ajo
ditë ka mbet i pavarrosur deri më sot. Në ora 18 unë
me strategun qëndruam në pikën 1, ndërsa Masari me
Përparimin në pikën 2. Në ora 20 ja ka nisë me ra një
shi i fortë. Në ora 24 kam kryer ndërrimin ndërsa në
ora 01 kam ra me flejt.

89
E enjte, 6 maj 1999

U zgjova në ora 6. Piva një kafe, lava sytë, dhëmbët e


në ora 7:30 dolëm në rreshtim. Mandej pushuam deri
në ora 12 kur hëngrëm mëngjesin në kuzhinë- pasul e
mandej pushuam deri mbas dite. Këtë ditë erdhën në
Maznik edhe dy ushtarë të kompanisë sonë pas një
muaj qëndrimi në Kodrali: Sali dhe Përparim Ferizi. Në
ora 16 kemi shku në Spital me Nuredinin i cili e ka
marr një injeksion. Në ora 18 kam pas rreshtim-
përvjetor për vdekjen e heroit Luan Haradinaj, i rënë
me 6.5.’97. Në këtë rast foli komandanti i ZOD z.
Ramush Haradinaj. Në ora 19 hëngra drekë e mandej
pimë çaj deri në ora 23:15 e mandej shkuam në pikë
deri në ora 6. Ndonjë risi nuk kishte në pikë.

Shënime nga autori: Përvjetor kujtimi për heroin Luan


Haradinaj, edhe në kohë lufte heronjtë nuk harrohen.
Ata ishin motiv i lartë për ushtarët e tjerë e sidomos për
Valiant Ferizin për të vazhduar tutje pa iu trembur syri
në rrugën e lavdisë për çlirimin e vendit. Në këtë
përvjetor foli Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit,
Ramush Haradinaj, si protagonisti kryesor i luftës në
Dukagjin dhe Kosovë.
HERONJTË I PËRKUJTOJNË HERONJTË.

90
E premte, 7 maj 1999

Posa u ktheva piva një kafe dhe ndejta. Prita Gani


Ferizin me shkue në (...) Në ora 12 shkuam në kuzhinë
e hëngrëm mëngjes. Në ora 13 me Ganiun dhe
Përparimin shkuëm në Vranoc në kërkim të babit dhe
Bacës Shaqë. Atje shkuam pasi (...) Ne shkuam kot e
mandej vazhduam rrugën për në Buçan në malet e
Butajës por kot ndërsa në ora 17 jemi kthyer në
Maznik. Në ora 18 shkuam në kuzhinë për drekë. Këtë
ditë erdhi grupi i parë nga Shqipëria pas ofensivës në
mesin e të cilëve ishte edhe Agimi (R) shok i imi. Në
ora 22 kam ra me fjet. Këtë ditë isha në gatishmëri
(...) nga ora 10-12 pikën 2.

Shënime nga autori: Në pjesët e tekstit kur janë të


shkruara tre pika (...) janë pjesë të shkrimit që nuk mund
të lexohen ngase koha i ka dëmtuar, jo vetëm në këtë
faqe, por edhe disa të tjera.

91
E shtunë, 8 maj 1999

Jam zgjuar në ora 5. Piva një kafe, zgjova shokët e mi-


3 në ora 5:30 jemi nisur në pikë. Isha roje nga ora 6-
12. Në ora 7:40 në kodrën tjetër kanë filluar të shtënat
nga pm serbët dhe mortajat e dorës që kanë zgjatur
vetëm 5 min. Në këtë rast janë shkatërruar 3
automjete serbe dhe vrarë shumë policë serbë . Këtë
sulm e kishin ndërmarrë ushtarë të Brigadës 131-
brigada jonë. Në ora 12 kam kryer ndërrimin dhe jam
kthyer në shtëpi kam hëngër mëngjesin dhe jam ra
me fjet. Jam zgjuar në ora 17 kemi dal në rreshtim të
kompanisë e mandej bashkë e tërë kompania kemi
shkuar në rreshtim të brigadës në ora 18. Mbas
rreshtimit kemi hëngër drekë dhe jemi kthyer në
shtëpi. Nga ora 20 kam ndejt në dhomën tjetër deri në
ora 24 pasi erdhën disa shokë të mi që kishin ardhur
rishtazi nga Shqipëria në mesin e të cilëve ishte edhe
Agimi (G). Në ora 01 kam ra me fjet, por nuk më ka
marrë gjumi deri në ora 3.

92
E diel, 9 maj 1999

Jam zgjuar në ora 6:10. Pastrova dhëmbët, lava


fytyrën piva një kafe dhe në ora 7 dola në rreshtim të
kompanisë e mandej në ora 7:15 vazhduam te shtabi
për rreshtim brigade. Mbas rreshtimit u kthyem në
shtëpi dhe pimë nga 2 çaja (...) gjatë kësaj kohe NATO
vazhdoi të bombardonte në afërsi të Maznikut ku ishim
ne. Në ora 09 kanë ardhur me ndejt Doçi dhe Kela,
ndërsa në dhomën tonë Duki. Kemi ndejt deri vonë
duke pushuar pasi nuk kishim ç’të bënim. Në ora 11
kemi hëngër mëngjesin. Në ora 11:15 jam nisur në
pikë, pasi isha roje pike nga ora 12-18. Në ora 17:30
ka ardhur roja tjetër ndërsa unë me vrap kam ngarë
dhe në ora 18 isha gati për rreshtimin tjetër. Kam
kryer rreshtimin e orës 18 kam hëngër bukë e kemi
shkuar në shtëpi. Në ora 19 komandanti ka dhënë
alarm të rrejshëm bashkë e tërë kompania u desh me
shkue në istikame për vetëm 7 min. Kemi qëndruar
deri në ora 21 e mandej të gjithë të veshur me fjet
dushku jemi kthyer në shtëpi. Kam ra me fjet në ora
22.

93
E hënë, 10 maj 1999

Jam zgjuar në ora 6:30. Kam pirë një kafe. Jam gatitur
dhe në ora 7:30 kemi shkuar në rreshtim brigade. Aty
foli komandant brigade Daut Haradinaj. Mbas kësaj u
kthyem në shtëpi. Pimë çaj dhe ndejtëm deri vonë. Në
ora 12 me Masarin përgatitem petulla. Në ora 5 kam
shkuar në pikë (...)

94
E martë, 11 maj 1999

U zgjova në ora 6. Jam gatitur, përgatita një kafe dhe


rreshtim. Në ora 18 hëngrëm drekën e pas kësaj në
ora 18:30 dolëm në rreshtim. Në ora 20 shkova të
Kapllani e ndejta deri në 23. Ai më fali 7 cigare për
roje. Në ora 23:30 shkova roje pike dhe ndejta nga ora
24-06. Ndonjë risi nuk kishte pos bombardimeve të
NATO-s në kufi në ora 3. Në ora 06 jam kthyer në
shtëpi.

Shënime nga autori: Ashtu siç e kam theksuar në faqet


paraprake të këtij Ditari në pjesët ku janë të shënuara tri
pika (...) shkrimi origjinal i dëshmorit është i dëmtuar nga
koha e luftës, andaj e ndjej si obligim të kërkoj
mirëkuptimin e lexuesit.

95
E mërkurë, 12 maj 1999

Posa u ktheva nga roja, ndeza zjarrin dhe piva një


kafe. Në ‘xhungla’ kishte filluar një betejë e vërtetë
dhe granatohej nga Jabllanica. Në ora 7:30 togu i II- të
ka shkuar përforcim në pikë deri në 9 e mandej togu i
parë ndërsa unë dhe dy rojet tjerë pushuam deri në
ora 12, kur shkuam me ngrënë mëngjesin. Mandej
kemi pushuar deri pas dite. Në ora 18 kemi ngrënë
drekë e pas dreke menjëherë në rreshtim. Mbas
rreshtimit-vrapim rreth pikave nëpër mal dhe ushtrime
deri në ora 20 e mandej kemi ra me fjet në ora 21.

96
E enjte, 13 maj 1999

Pasi ishte gjendje gatishmërie me urdhër të


komandantit të zonës Ramush Haradinaj u zgjuam në
ora 5. Në ora 5:30 kryem rreshtimin e pas rreshtimit
shkuam nëpër pika. Nga ora 6 kam qëndruar në pikë
(...) në Jabllanicë bëhej luftë (...) Në 18:30 kam kryer
rreshtim. Në ora 20:00 jemi rreshtuar në oborr (...)
Mandej kam shkuar të Kapllani me Arbërin Gj. Dhe
kemi ndejt deri vonë në ora 23:30. Në ora 24 kam ra
me flejt.

97
E premte, 14 maj 1999

Jam zgjuar në ora 6. Ndeza zjarrin piva një kafe, u


gatita dhe dola në rreshtim që e kishim në ora 7. Aty
kishim kontrollim të armëve nga komandanti i
brigadës Daut Haradinaj. Mandej jemi liruar deri në 12
kur rresht shkuam me ngrënë mëngjesin. Ngrënëm
pasul pa mish. Në ora 13 jam ra me fjet deri në ora 15.
Në këtë kohë tek ne erdhën disa ushtarë me ndejt. Në
ora 18 patëm rreshtimin tjetër. Në ora 19:30 deri në
ora 21 patëm ushtrime. Në ora 21:30 jam shkuar me
Masarin, Arbenin te Kapllani dhe kemi ndejt deri në
ora 23. Aty pimë çaj dhe cigare që deri atëherë nuk i
kishim. Në ora 23:30 kam ra me fjet.

98
E shtunë, 15 maj 1999

U zgjova në ora 5. Ndeza zjarrin, piva një kafe dhe së


bashku me Salihin dhe Përparimin shkuam në pikë
pasi ishim roje nga 06-12. Në ora 7 kanë filluar
luftimet në vijën e frontit në Gërgoc dhe Jabllanicë.
Kishte dhe granatimit nga pozicionet e shkijeve në
sukën e Cërmjanit. Në ora 10 kanë ardhur rojet për
vëzhgim. Në ora 12 u kthyem në shtëpi shkuam në
rresht në kuzhinë për të ngrënë mëngjesin. Aty
hëngrëm gullash me pire dhe menjëherë u kthyem në
shtëpi mandej kemi pushuar. Në këtë kohë na erdhi
lajmi se në fshatin Shaptej janë vrarë 7 civilë (...) Në
ora 16-18 kam ndejt (...) mandej në ora 18 jemi shkuar
me ngrënë ushqimin-gullash e mandej rreshtim. Në
ora 19:30-20:30 kemi pasur stërvitje ushtarake ndërsa
në ora 21-24 dënimi me roje pike. Në ora 01 kam ra
me flejt.

99
E diel, 16 maj 1999

U zgjova ne ora 6:45. Piva një kafe, u gatita dhe në


ora 8 dolëm në rreshtim. Mbas rreshtimit i tërë
batalioni shkuam nëpër pika në gjendje gatishmërie ku
ndejtëm deri në ora 11. Mandej u kthyem në shtëpi
por prapë në gjendje gatishmërie me gjoksore. Këtë
ditë isha kujdestar dhe u desh me pastruar dhomën
pasi i ktheva nga pika. Në ora 12 shkuam në kuzhinë
me ngrënë mëngjesin- makarona. Në ora 13 në oborr
erdhi Lul Imeri me Valdet Salihun dhe më jepen
numrin e tel të Dervish Shaqës. 6 Në ora 14 jam ra në
gjumë deri në ora 17. Në ora 18 shkuam për të ngrënë
ushqimin drekën: prapë makarona. Në këtë kohë filloi
të binte shi kështu që rreshtim nuk mbajtëm por u
kthyem në shtëpi. Në ora 19-20 edhe pse ishte mot i
lig u desh të mbajmë stërvitje ushtarake- vrapim. Në
ora 20 shkova te Kapllani ndërsa në ora 21 shkova me
fol në telefon me Dervish Shaqën pas 7 muajsh. Në
Jabllanicë gjatë kësaj kohe kishte luftime të ashpëra
deri në orët e vona të natës (...)

6
Dervish Shaqa, djali i axhës së Valiantit, i biri i Shaqë Avdi Ferizit.
100
E hënë, 17 maj 1999

U ktheva në shtëpi në ora 6. Ndezëm zjarrin, pimë nga


një kafe me Salihun dhe Përparimin që ish roje me ta,
mandej Ganiu e shtini brumin për petulla ndërsa unë
në ora 10 i poqa ne zjarr. Ganiu nuk ngrëni pasi nuk
kishte kohë. I tërë batalioni ishte nëpër pika në
gjendje gatishmërie përpos ne të tre që ishim të lirë
deri në 1. Në vijën e frontit në fshatrat Buqan- Llugagji
– Jabllanicë zhvilloheshin luftime të ashpëra deri në
Kralan-Gërgoc. Në ora 11 me urdhër të komandantit të
ZOD z. Ramush Haradinaj dërguam ushqim për
ushtarët që gjendeshin në vijën e parë të frontit deri
në Buqan dhe menjëherë jemi kthyer në Maznik.
Menjëherë kam marrë ushqim për ushtarët e Batalionit
të III-të dhe u dërgova nëpër pika ku ndejta deri në
ora 18. Në ora 18 jemi kthyer në fshat hëngrëm drekë
dhe kryem rreshtimin dhe shkuam në shtëpi, por në
gjendje gatishmërie deri në ora 21. Në ora 19 Kapllani
ma dha 1 boks duhan, pasi nuk kisha duhan dhe me
djem e me civilë tjerë Shqipëri. Posa u përshëndetem
u ktheva në shtëpi dhe rashë për të fjetur.

101
E martë, 18 maj 1999

U zgjova në ora 5 dhe menjëherë i tërë Batalioni


shkuam nëpër pika në gjendje gatishmërie. Në ora 12
unë u ktheva në shtëpi për të pushuar pasi isha roje
pike nga ora 18-24. Në ora 12 hëngra mëngjesin e
mandej rashë për të fjetur deri në ora 17. Posa u
zgjova hëngra drekë dhe shkova në pikë deri në ora
24. Gjatë kësaj kohe nuk kishte ndonjë risi (luftim) pos
disa të shtënave që ishin gëzim për tërheqjen e
forcave serbe nga Jabllanica dhe zënien e armatimit
dhe municionit nga ana jonë. Po ashtu u zunë edhe 1
kamion dhe duhan e gjësende tjera më vlerë (...) Në
ora 24 jam kthyer në shtëpi dhe me Salihun dhe
Përparimin pimë nga një kafe dhe në ora 01 ramë për
të fjetur. Në këtë kohë NATO vazhdimisht vëzhgonte,
nuk bombardonte.

Shënime nga autori: KRISMAT E TRIUMFIT- Të shtënat


e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si gëzim për fitoren dhe
tërheqjen e forcave serbe, UÇK në njërën anë dhe aleatët
perëndimorë në krye me NATO-n, në anën tjetër, po
korrnin fitore në beteja, që rezultoi me çlirimin
përfundimtar të Kosovës.

102
E mërkurë, 19 maj 1999

U zgjova në ora 6:15. Ndeza zjarrin piva një kafe dhe


dola në rreshtim. Mandej i tërë batalioni shkuam nëpër
pika nga ora 7-12 togu i dytë (...) e mandej nga ora
12-18 togu i parë. Nuk kishte ndonjë risi. Kishte
ngapak luftime në Gërgoc dhe bombardime të NATO-s
në Radoniq. Në ora 12 jam kthyer në fshat, hëngrëm
mëngjesin (gullash me pire) e shkuam në shtëpi, ku
piva një kafe dhe pushova.

Shënime nga autori: Dita e fundit e shënuar në


ditarin e Valiantit
Data 19 maj 1999 është shënimi i fundit që e shkroi
dëshmori dhe heroi i kombit Valiant Ferizi, para se të
nisej për misionin e shenjtë për shërimin e shokëve të
luftës në Shqipëri. Ai sikur e parandiente vdekjen e tij,
duke e lënë ditarin në Shtabin e UÇK-së, si dëshmi e
gjallë për ne që sot e gëzojmë lirinë, vetëm katër ditë
para se të binte dëshmor, në fushën e nderit, në Bjeshkët
e Belegut, tek vendi i quajtur Shpati i Madh, së bashku
më 14 shokët e tij.
Kush do ta kishte menduar së në bjeshkën që ishte
rritur, kishte lozur si fëmijë me haretë dhe gëzimet me
moshatarët e pikërisht në ata shkëmbinj të thepisur e të
ashpër do ta gjente vdekjen. Aty, Valiant Ferizi e la
frymën e fundit, për të na treguar se liria e vendit vlen
më shumë se jeta e një të riu, i cili ra dëshmor vetëm një
ditë para se t’i mbushte 24 pranvera.

103
104
II. KOMANDANTËT PËR DËSHMORIN E KOMBIT
VALIANT FERIZI

I.1. Intervistë me komandantin e Brigadës 131


“Jusuf Gërvalla”, gjeneral Daut Haradinaj7

Daut Haradinaj, njëri nga protagonistët kryesor të luftës


çlirimtare të viteve 1997-1999, figura që së bashku më
Mujë Krasniqin dhe Rexhep Selimin dolën publikisht
nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28
nëntor 1997, në Llaushë të Skenderajt. Gjenerali Daut
Haradinaj, do mbetet në historinë e shqiptarëve e
mbase edhe me gjerë si njeri ndër prijësit më të rinj në
moshë të një lufte aspak të barabartë, madje ai mbi
supet e veta kishte nën komandë edhe njërën ndër
brigadat kryesore të Dukagjinit, Brigadën 131 “Jusuf
Gërvalla”, në kuadër të së cilës kanë rënë shumë
dëshmorë, në mesin e të cilëve edhe Valiant Ferizi, i cili
fillimisht kishte vepruar në kuadër të Brigadës 131
“Jusuf Gërvalla” e më pas, që nga 11 maji i vitit 1999,
në kuadër të Batalionit III Gardist të ZOD-it apo Gardës
Kombëtare të Dukagjinit “Shkëlzen Haradinaj”, nën
drejtimin e kolonel Abdyl Mushkolajt.
Batalioni III Gardist, nën komandën e Abdyl
Mushkolajt, ishte njësi elite, së cilës iu bashkuan
djemtë më të mirë të Dukagjinit, në mesin e tyre edhe
Valiant Ferizi, që siç e përshkruan edhe gjeneral Daut
Haradinaj, ishte model dhe kalibër i një ushtari që
dallohej në çdo betejë, kujdestar dhe përgjegjës
7
Intervistë me Daut Haradinajn, komandant i Brigadës 131 “Jusuf
Gërvalla”, më 19.11.2016, Deçan.
105
skuadre. Se si e kujton dëshmorin e kombit Valiant
Ferizin, më gjerësisht na tregon gjenerali Daut
Haradinaj, që nga njohja e parë me të e deri në
inkuadrimin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës,
betejat e shumta në Dukagjin e deri tek momentet e
rënies së tij në majin e vitit 1999.
 Aktivizimi i Valiant Ferizit në radhët e Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës
Daut Haradinaj: Valiant Ferizi, si djalosh i ri, fillimisht
ka qenë aktiv në fshatin Kodrali në njësitin e fshatit, pas
një beteje të përgjakshme, në shtator të vitit 1998.
Valianti ishte njeri prej djemve i cili bashkë me shumë të
tjerë të Kodralisë, edhe me babain e vet Njaziun, iu
kishin bashkuar formacioneve të UÇK-së të Brigadës 131
“Jusuf Gërvalla”. Në kuadër të Brigadës ishte i
sistemuar në njësitin e udhëhequr nga Abdyl Mushkolaj,
me vendqëndrim në Ratish. Që nga fillimi kam pasur
kontakte të rregullta me Valiant Ferizin, i cili, natyrisht,
ka qenë njëri ndër djemtë dhe ushtarët më të mirë.
 Virtytet e Valiant Ferizit
Gjenerali Haradinaj na shkëput vetitë njerëzore e
intelektuale të Valiant Ferizit: Valianti ka qenë një djalë
i urtë, shumë i sinqertë dhe më kryesorja është se ka
qenë më i përgatitur dhe më i pjekur se moshatarët e tij.
Kjo e ka bërë Valiantin edhe më të përgjegjshëm, për
shkak se në luftë çdo ushtar kujdeset për shokun e vet,
për bashkëluftëtarin e vet. Valianti gjatë një periudhe të
luftës ka mbajtur ditar. Por, nuk ishte vetëm Valianti që
ka mbajtur ditar, ka pasë edhe të tjerë, shënime ka
mbajt edhe Enver Dobraj (dëshmor), Shaban Luma e
shumë të tjerë. Valianti ka qenë njëri prej djemve që i ka

106
takuar njësitit pararojë, të ngarkuar me transportimin e
të plagosurve në drejtim të Shqipërisë, një pjesë e të
cilëve sot janë dëshmorë. Nuk është rastësi që Valianti së
bashku me Përparimin, Salihun, Nuredinin e
bashkëluftëtarët e tjerë, ishte në mesin e gjithë atyre
djemve e vajzave luftëtarë lirie, më 24 maj 1999, sepse
ishte pikërisht domosdoshmëria e transportit të
bashkëluftëtarëve të plagosur, të cilët Valianti i kishte
shokë e bashkëluftëtarë dhe duhet të bëhej çmos që të
mos mbesnin të vdesin në zonat e thella të luftës në
mungesë të trajtimit mjekësor.
Valianti ka qenë djalë i edukuar, i sjellshëm, ushtar i
disiplinuar. Mendoj se nuk ka pasur ushtar në Brigadën
time që nuk e ka respektuar si një djalë të dalluar. E
vërteta është se kalibri i ushtarit të përkushtuar si
Valiant Ferizi janë të rrallë. Pikërisht për këtë arsye,
edhe beteja e tyre kur ranë në Altarin e Lirisë, në
trekëndëshin kufitar Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi, në Bjeshkë
të Belegut, më 24 maj 1999, është betejë e lavdishme e
atyre dëshmorëve, që ranë heroikisht në mbrojtje të të
plagosurve.
 Betejat e zhvilluara në Dukagjin (së bashku në
beteja me gjeneral Daut Haradinajn)
Komandanti i Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”, Daut
Haradinaj tregon me saktësi betejat në të cilat kishte
luftuar dëshmori i kombit Valiant Ferizi dhe Batalioni
III Gardist.
Daut Haradinaj: Pak ka beteja në zonën e Dukagjinit, ku
nuk ka marrë pjesë njësiti i Abdyl Mushkolajt, ku nuk ka
qenë Batalioni III Gardist. Misioni i tyre në mbrojtje të
atdheut ishte deri në vetëflijim. Valiant Ferizi ka marrë

107
pjesë në betejat e zhvilluara te Kanali i Radoniqit
(përballë fshatit Shaptej), te Ura e Dodës (ndërmjet
Irzniqit dhe Ratishit të Epërm), tek Ura e Pozharit,
Dashinoc, Lumbardh, tek Bistrica e Broliqit, e në shumë
beteja të tjera në Dukagjin.
 Momentet e Betejës së 24 majit 1999, rënia e 14
luftëtarëve të Batalionit Gardist në Bjeshkët e
Belegut.
Daut Haradinaj: Më 24 maj 1999, janë dëgjuar të
shtënat dhe granatimet prej helikopterëve, kishte luftime
edhe në pjesën e thellë të Rrafshit të Dukagjinit. Ne nuk
e kemi ditur se kanë rënë në pritë bashkëluftëtarët tanë
që ishin nisur në drejtim të bjeshkëve për të transferuar
ushtarët e plagosur. Pas dy-tri ditësh, e kemi marrë vesh
se kanë rënë në pritën e ushtrisë serbe-jugosllave dhe se
kishte të vrarë e të plagosur... Rënia e tyre ka qenë
goditje e madhe për neve. Këtë e morëm vesh vetëm pasi
u kthyen prapa disa nga bashkëluftëtarët që e kishin
mbijetuar pritën. Madje, njëri nga të plagosurit rëndë, që
po transferohej për në Shqipëri, Ramë Ukaj, epror i
Njësisë Speciale “Shqiponjat e Zeza”, i kishte mbijetuar
pritës dhe ka arritur të kthehej prapa duke u zvarritur,
pas gati dhjetë ditësh në zonat e kontrolluara nga UÇK-
ja. Bashkëluftëtarët që e kanë mbijetuar pritën kanë
rrëfyen ngjarjen e rëndë ku mbetën të vrarë 14
bashkëluftëtarë tanët e shumë të tjerë të plagosur. Aty
kishte rënë dëshmor edhe Valianti dhe shumë djem të
tjerë, të cilët ranë në pritë dhe në rrethana shumë të
vështira, pasi që edhe moti i lig me të reshura, borë e
mjegull dhe terreni i papërshtatshëm ishte në disfavor të
tyre... Kjo betejë thuaja ishte goditja dhe humbja më e
madhe që e pësuam në radhët e UÇK-së pas Masakrës
108
në Rogovë të Hasit më 27-29 janar 1999, kur na u vranë
21 bashkëluftëtarë tonë e 9 civilë, e deri tek 6 qershori
1999 kur u vranë Shpend Malaj, Burim Mustafaj, Enver
Dobraj e shumë shokë tjerë. Rënia e Valiantit me
bashkëluftëtarë ishte njëra nga humbjet më të mëdha që
pësuam, ku humbëm shumë bashkëluftëtarë.
 Si e kujton nga kjo distancë kohore dëshmorin e
kombit Valiant Ferizin, gjeneral Daut Haradinaj?
Daut Haradinaj: Me kalimin e kohës dëshmorëve vetëm
sa iu shtohet vlera, sepse frytet e sakrificës së tyre po
vërehen çdo ditë. Kosova sot është e lirë. Ndoshta nuk
është aty ku e ka menduar Valianti me shokë, baci Njazi
e të gjithë ata bashkëluftëtarë të tjerë që sot janë
dëshmorë, por është e lirë dhe pa Serbinë pushtuese në
Kosovë. Dëshmorët duhet të prehen të qetë sepse qëllimi i
tyre, që ishte liria, është arritur, ndërsa ne sot ua kemi
borxh atyre që ta çojmë përpara amanetin e tyre dhe t’ia
bëjmë me dije opinionit vendor e pse jo edhe atij
ndërkombëtar se vlerat e larta të sakrificës si ato të
Valiant Ferizit dhe bashkëluftëtarëve të tjerë, janë vlera
të pamohueshme për ne si shoqëri sot dhe për brezat që
vijnë, sepse shumë popuj humbjet më të mëdha i kanë
pasur duke i mohuar vlerat e larta kombëtare dhe
sakrificat e veta. E ne nuk kemi vlerë më të madhe se
kjo. Themelet e shtetit të Kosovës janë të ndërtuara
pikërisht mbi gjakun e Valiantit dhe bashkëluftëtarëve
të tij, ndaj do t’i çmojmë si vlera të shenjta të lirisë dhe
pavarësisë sonë.8

8
Intervistë me Daut Haradinaj -Komandant i Brigadës 131 ‘Jusuf
Gërvalla’, më: 19.11.2016, Deçan.
109
Fjalët e eprorëve të Valiant Ferizit, si ato të gjeneral
Daut Haradinajt dhe kolonel Abdyl Mushkolajt dhe
shumë shokëve të tjerë të luftës, na tregojnë shumë
qartë se misioni dhe ideali i tij ishte çlirimi i vendit,
madje pa e llogaritur as më të çmueshmen - jetën, të
cilën Valiant Ferizi ia ka dhuruar lirisë së Kosovës, së
bashku më 13 bashkëluftëtarë, më 24 maj 1999, në
trekëndëshin e kufirit Shqipëri-Kosovë-Mal i Zi, më
saktësisht tek vendi i quajtur Shpati i Madh, në
Bjeshkët e Belegut. Amaneti i dëshmorëve të kombit
ishte dhe mbetet liria e Kosovës.

Valiant (Njazi) Ferizi


“Themelet e lirisë së Kosovës janë ndërtuar mbi gjakun e
Valiant Ferizit dhe bashkëluftëtarëve të tij” - Daut
Haradinaj- komandant i Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”

110
II.2. Intervistë me Abdyl Mushkolajn, komandant i
Batalionit III Gardist9

Ditari i Valiant Ferizit thotë shumë për luftën, për


gëzimet, për betejat e fituara, dhimbjet e mëdha për
humbjet e shokëve të shpirtit dhe të idealit kombëtar,
por edhe për karakterin e tij të pathyeshëm. Të njëjtat
fjalë i thonë edhe bartësit e luftës në Dukagjin e Kosovë,
komandanti i tij, Abdyl Mushkolaj, flet me mburrje e
krenari dhe në të njëjtën kohë me dhimbje të madhe,
ngase rënia e Valiantit dhe shokëve të tij ishte humbje e
madhe për Dukagjinin dhe për Kosovën, sepse ai ishte
djalosh elitar, trim dhe shumë i guximshëm, siç do ta
shohim nga fjalët e komandantit dhe shënimet tij, ku
Valianti portretizohet si një luftëtar i vijave të para të
frontit, i gatshëm në çdo kohë të paraqitej vullnetar në
secilën pikë që e kërkonte nevoja. Valiant Ferizi mori
pjesë në të gjitha betejat kryesore që ishin zhvilluar në
Dukagjin, si në: Ratish, Maznik, Dashinoc, Zhebel,
Jabllanicë, Irzniq, Gllogjan dhe kudo tjetër që e
kërkonte nevoja.
Valiant Ferizi, studenti që kishte braktisur universitetin
për t’iu bashkuar trimave të lirisë, ishte një freskim dhe
motivim i madh për bashkëluftëtarët në rrugën e
shenjtë për çlirimin e vendit. Komandanti i njësitit elit
të Gardës Kombëtare - Batalionit III Gardist të Zonës
Operative të Dukagjinit, Abdyl Mushkolaj, në kuadër të
së cilës ishte edhe Valiant Ferizi, shpjegon momentet

9
Intervistë me Abdyl Mushkolajn- Komandant i Batalionit të III-të
Gardist - Nga 11 maj 1999 ky njësit do mbante emrin Batalioni
Shkëlzen Haradinaj, më 10.10.2016, Deçan.
111
më të rëndësishme të luftës në Dukagjin, kyçjen e
Valiantit në radhët e njësitit të tij, karakterin e tij të
veçantë, pjesëmarrjen në beteja e deri tek rënia heroike
e tij në Bjeshkët e Belegut, më 24 maj të vitit 1999.

Dëshmori i kombit: Valiant (Njazi) Ferizi


“Ardhja e një studenti në vijat e para të frontit thoshte
shumë për ne, sepse më shumë se studimet ai e donte
atdheun dhe çlirimin e tij” - shprehet për heroin e
Kosovës, eprori i tij, kolonel Abdyl Mushkolaj.

112
Komandanti dhe bashkëluftëtari i tij, Abdyl Mushkolaj,
tani, pas tetëmbëdhjetë viteve, kështu e kujton ish-
ushtarin e tij, dëshmorin e kombit, Valiant Ferizin:
Kyçja e Valiant Ferizit në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës ishte më e hershme sesa ardhja e tij në kuadër
të Gardës, pasi që ai së pari ishte kyçur në kuadër të
formacioneve ushtarake të fshatit Kodrali, pastaj është
bërë pjesë e Njësitit që udhëhiqej nga unë, në kuadër të
Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla” nën komandën e
gjeneralit Daut Haradinaj. Ardhja e Valiantit në kuadër
të njësitit tonë ishte freskim, ngase ai ishte një djalë trim,
i qetë, i dashur dhe shumë i afërt me luftëtarët, me një
fjalë ishte model për gjithë luftëtaret tjerë. Në çdo betejë,
Valianti kërkonte që të merrte pjesë vullnetarisht.
Aktivizimi i Valiant Ferizit në radhët e Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës, duke lënë studimet tregonte për
vetëdijen e lartë që kishte djaloshi nga Kodralia, niveli i
tij intelektual e kishte kuptuar se duhej kapur pushkën
për ta larguar pushtuesin serb nga trojet historikisht
shqiptare. Madje, inkuadrimi i tij në formacionet
ushtarake e veçanërisht në kuadër të Batalionit Gardist
ishte një motiv i madh për bashkëluftëtaret dhe vetë
komandantin e këtij njësiti Abdyl Mushkolajn, i cili
thekson: Ardhja e një studenti në vijat e para të frontit
thoshte shumë për ne, sepse më shumë se studimet ai e
donte atdheun dhe çlirimin e tij.
Rrugëtimin e vështirë drejt lirisë të Valiantit dhe
brigadës së tij, komandanti Abdyl Mushkolaj e
përshkruan me shndërrimin e njësitit të Brigadës 131
“Jusuf Gërvalla” në Batalionin III Gardist, që mbante
emrin e heroit Shkëlzen Haradinaj. Betejat e këtij njësiti
elit, si dhe momentet e fundit të jetës së Valiant Ferizit,
113
në betejën e 24 majit të vitit 1999, ku Valianti ra
dëshmorë në fushën e nderit në një betejë shumë të
pabarabartë me forcat serbe, në trekëndëshin e kufirit
Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi, së bashku me 13 shokët e tij.
Në këtë betejë u plagosën edhe 13 bashkëluftëtarë të
Valiantit, në mesin e tyre i plagosur rëndë ishte edhe
komandanti i Batalionit Gardist, Abdyl Mushkolaj, i cili
sot tregon në detaje për kohët e arta të luftës çlirimtare
të djelmoshave të Dukagjinit.
Komandanti Abdyl Mushkolaj: Më 11 maj të vitit 1999
Batalioni i III-të shndërrohet në Batalionin Gardist, që
mbante emrin e të madhit Shkëlzen Haradinaj dhe që
udhëhiqej nga unë. Ky Batalion ishte njësi elitë në zonën
e Dukagjinit dhe komandohej nga Komandanti i Zonës
Operative të Dukagjinit, Gjeneral Ramush Haradinaj,
Batalioni ynë ishte i gatshëm për të gjitha betejat, dhe
mori pjesë në këto arena luftimesh: Ratishë, Dashinoc,
Zhebel, Jabllanicë, Irzniq, Gllogjan dhe kudo tjetër ku
ishte e nevojshme. Në të gjitha këto beteja dhe shumë të
tjera, mori pjesë aktivisht luftëtari dhe tashmë dëshmori i
kombit Valiant Ferizi.
Ideali dhe detyra e shenjtë e bashkëluftëtarëve për t’i
shpëtuar shokët e luftës, e kishte obliguar këtë njësit
nën urdhrin e Komandantit të Zonës Operative të
Dukagjinit, Ramush Haradinaj që Garda e Dukagjinit,
si njësi elite të barte të plagosurit për t’u shëruar në
Shqipëri, këto ishin ditët e fundit, të shumë luftëtarëve
të lirisë, ngase gjatë rrugës bien dëshmorë
katërmbëdhjetë luftëtarë, në mesin e cilëve edhe Valiant
Ferizi.

114
Karvani i lirisë: Kolonel Abdyl Mushkolaj, duke iu prirë
ushtarëve deri në çlirimin e vendit.
Betejën e fundit në jetën e tij, Valianti e zhvilloi në
Bjeshkët e Belegut, në një mision fisnik e burrnor, duke
i bartur të plagosurit mbi supe për t’u shëruar në
Shqipëri. Beteja në Bjeshkët e thepisura ishte e ashpër,
e kobshme, vdekjeprurëse për trimat e Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës, të cilët edhe pse të pabarabartë
nuk u dorëzuan në asnjë moment, deri në rënien e tyre
heroike. Komandanti i Valiant Ferizit e kujton dhe e
përshkruan më dhimbje e krenari, humbjen e jetëve të
djemve më të mirë që kishte Dukagjini: Detyra e
shenjtë për t’i shpëtuar të plagosurit, me urdhrin e
Komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, Gjeneral
Ramush Haradinaj, ngarkohet Batalioni i Tretë Gardist
për të bartur të plagosurit për shërim në Shqipëri. Një
rrugëtim i vështirë e aq fisnik për të shpëtuar
bashkëluftëtarët. Më 21 maj të vitit 1999, Garda e
Dukagjinit marshon drejt bjeshkëve me të plagosurit në
supe, duke kaluar pesë bjeshkë në acarë, me të reshura

115
të shiut e dëborës, në këtë të ftohtë dhe të pa ngrënë,
arritëm në Bjeshkët e Belegut, saktësisht në
trekëndëshin Kosovë- Shqipëri-Mali i Zi, të datës 24 maj
të vitit 1999, në ora 1:45 minuta, Garda bie në pritë të
forcave serbe, dhe në luftime të rrepta për dy orë bien
dëshmorë 14 luftëtarë të kësaj njësie dhe njësive të tjera
dhe plagosën rëndë 13 bashkëluftëtarë në mesin e tyre
edhe unë si Komandant i Gardës (Abdyl Mushkolaj), në
këtë betejë të pa barabartë, bie edhe luftëtari, tani
dëshmori i kombit Valiant Ferizi me 13 shoket e tij:
Përparim Ferizi, Sali Ferizi, Nuredin Gërvalla, Përparim
Shala, Nimon Musaj, Naim Berisha, Islam Krasniqi,
Fehmi Demiqi, Hajrush Demaj, Metë Krasniqi, Nazmi
Gradina, Liman Morina, Hysen Mehmeti dhe Xhavit
Islami. Ndërkaq, Arton Mehmetaj, pjesëtar i Njësitit tonë,
kishte rënë dëshmor më herët, më 3 prill 1999, në
Ratish.
Beteja e 24 majit të vitit 1999, ishte një humbje e madhe
për Dukagjinin, ndoshta më e madhja, sepse në këtë
betejë ranë dëshmorë 14 luftëtarë dhe u plagosën 13 të
tjerë, dhe secili prej këtyre luftëtarëve kishte një histori
në vete, siç e quan Komandanti i Zonës Operative të
Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ishte humbja më e
madhe gjatë luftës në një rrugëtim të shenjtë për të
shpëtuar bashkëluftëtarët e plagosur.

116
Dëshmorët e Batalionit III Gardist “Shkëlzen Haradinaj”
dhe të njësive të tjera, të rënë në fushën e nderit më 24
maj 1999, në trekëndëshin e kufirit Kosovë-Shqipëri-Mal
i Zi, tek vendi i quajtur Shpati i Madh, në Bjeshkën e
Belegut. Ndër këta trima të shqiptarisë, ishte edhe
djaloshi i ri nga Kodralia - Valiant (Njazi) Ferizi.

Ajo çka i bën përshtypje komandantit të Valiant Ferizit,


Abdyl Mushkolajt është mbajtja e memoareve të luftës:
Valianti mbante një ditar, ku shënonte çdo detaj të ditës,
luftimet, betejat, gëzimet dhe hidhërimet, vrasjet e
bashkëluftëtareve, shpesh Valianti i lexonte në kohën e
lirë shokëve të tij këto shënime që i mbante çdo ditë. Tek
Valiant Ferizi e gjeje madhështinë e një luftëtari, i cili i
motivonte të tjerët për luftë, në fytyrën e tij vërehej një
buzëqeshje që tregonte se liria po vie, pavarësisht
çmimit.
Valianti vinte nga një familje me vlera të larta patriotike
e intelektuale, ishte i biri i profesorit Njazi Ferizi dhe
nipi i rapsodit emblematik, jo vetëm të Dukagjinit, por
117
edhe të Kosovës, Shaqë Avdisë Ferizi, pra ashtu siç e
potencon komandant Abdyl Mushkokaj: Përpos
Valiantit, në luftën për liri, në kuadër të Brigadës 131
“Jusuf Gërvalla”, kontribut të rëndësishëm ka dhënë
edhe profesori i nderuar, babai i Valiantit Njazi Ferizi, i
cili shpesh kohën e kalonte në mesin e bashkëluftëtareve
duke iu dhënë kurajo dhe duke i motivuar luftëtarët e rinj
për çlirimin e Kosovës. Poashtu edhe axha i tij, Shaqë
Avdi Ferizi, rapsod i njohur në trojet shqiptare, na
vizitonte shpesh dhe më fjalët e tij të urta dhe më këngët
patriotike motivonte luftëtarët drejt rrugës së vështirë të
çlirimit përfundimtar të Kosovës. Pra familja Ferizi ka
dhënë shumë martirë dhe dëshmorë për çlirimin dhe
lirinë e Kosovës.

118
HEROI LIGJËRON PËR LUFTËN

PERGJEGJËS SKUADRE
VALIANT FERIZAJ
Petrit Hasani
Bashkim Mustafaj
Përparim Shala
Zeqë Haskaj
Mustafë Sumaj
- Skuadra -3
- Togu-2
- Kompania-1
- Batalioni-2
- Brigada-131

119
Më datë 11.5.99 kompania 1 e batalionit të dytë
transferohet në Batalioni i tretë gardist apo Garda
Kombëtare e Republikës.
Shokët e kompanisë 1, prej 18.II.99- 5.IV.99- Ratish

120
Shokët e kompanisë 1, prej 18.II.99- 5.IV.99- Ratish
1. Abdyl Mushkolaj- Komandant Deçan
2. Hamid Cacaj- Deçan
3. Xhevat Kuqi- Deçan
4. Valiant Ferizaj- Kodrali
5. Masar Ferizaj- Kodrali
6. Sali Ferizaj – Kodrali
7. Përparim Ferizaj- Kodrali
8. Dinë Sadrijaj- Gramaqel
9. Muharrem Sadrijaj- Gramaqel
10. Besart Malokaj- Gramaqel
11. Arben Neziraj- Gllogjan
12. Artan Mehmetaj- Gllogjan- I vrarë
13. Ahmet Neziraj- Gllogjan
14. Maxhun Mustafaj –Gllogjan
15. Xhevat Zenaj – Irzniq
16. Avni Haskaj- Irzniq
17. Isa Berisha- Irzniq
18. Arbër Zeka- Gjakovë
19. Hasan Mulaj- Isniq
20. Sami Ahmeti- Kralan
21. Musa Selmanaj- Baballoq
22. Bekim Tahiraj- Ratish
23. Përparim Shala- Prapaqan
24. Zija Zenaj - Irzniq

121
KOMPANIA I – Maznik nga data 5.4.99 Batalioni III
Gardist

122
KOMPANIA I – Maznik nga data 5.4.99 Batalioni III
Gardist
1. Abdyl Mushkolaj – Deçan- Komandant
2. Hamid Cacaj- Deçan
3. Valiant Ferizaj- Kodrali
4. Masar Ferizaj- Kodrali
5. Maxhun Mustafaj- Gllogjan
6. Bashkim Mustafaj- Gllogjan
7. Arben Neziraj- Gllogjan
8. Ahmet Neziraj- Gllogjan
9. Dinë Sadrijaj – Gramaqel
10. Muharrem Sadrijaj- Gramaqel
11. Besart Maloku- Gramaqel
12. Arbër Zeka – Gjakovë
13. Isa Berisha- Irzniq
14. Zeqë Haskaj – Irzniq
15. Nuredin Gërvalla- Kryshec
16. Diamant Hasani – Piskotë
17. Petrit Hasani – Piskotë
18. Beqë Rabushaj- Strellc
19. Mehmet Sumaj Strellc
20. Arzen Shala- Prapaqan
21. Përparim Shala- Prapaqan
22. Bekim Tahiraj – Ratish
23. Musa Selmanaj- Baballoq
24. Sali Ferizaj – Kodrali
25. Përparim Ferizaj- Kodrali
26. Ekrem Kurtaj- Dallashaj
27. Sami Ahmeti- Kralan

123
GARDA KOMBËTARE – Batalioni III GARDIST -
Beretat e Gjelbërta
TOGU I DYTË

124
GARDA KOMBËTARE – Batalioni III GARDIST
Beretat e Gjelbërta

TOGU I DYTË
1. Dinë Sadrijaj
2. Valiant Ferizaj
3. Maxhun Mustafaj
4. Ahmet Neziraj
5. Masar Ferizaj
6. Përparim Ferizaj
7. Besart Maloku
8. Bekim Tahiraj
9. Petrit Hasanaj
10. Bashkim Mustafaj
11. Përparim Shala
12. Zeqë Haskaj
13. Mehmet Sumaj
14. Ekrem Kurtaj

125
KTHIMI I HEROIT NË ATDHE

Më shumë se katër vite trupi i pajetë i dëshmorit të


kombit Valiant Ferizit konsiderohej i zhdukur, ngase në
Betejën e fund-majit ishte e pamundur tërheqja e trupit
të tij dhe shumë shokëve të luftës që ranë dëshmorë atë
ditë pranvere të vitit 1999 në misionin fisnik të bartjes
së shokëve të plagosur për shërim në Shqipëri.
Në Betejën e 24 majit 1999 ushtarët e Batalionit III
Gardist, në krye me Komandantin Abdyl Mushkolaj
dëshmuan sakrificën e tyre në një arenë luftimi aspak
të barabartë kundër makinerisë serbo sllave. Në këtë
betejë të lavdisë kombëtare së bashku me Valiant
Ferizin ranë këta dëshmorë:
 Përparim Ferizaj,
 Nuredin Gërvalla
 Përparim Shala
 Fehmi Demiqi
 Naim Berisha
 Xhavit Islami
 Nazmi Gradina
 Islam Krasniqi
 Liman Morina
 Hajrush Demaj
 Sali Ferizaj
 Nimon Musaj
 Hysen Mehmeti
 Metë Krasniqi

126
Përpos të rënëve në fushën e nderit kishte edhe një
numër të konsiderueshëm të ushtarëve që kishin
mbetur të plagosur atë ditë maji 1999 ndërsa trupat e
pa jetë të ushtarëve të vrarë kishin mbetur aty në
pamundësi për t’u tërhequr nga radhët e UÇK-së, pra
trupat e katërmbëdhjetë dëshmorëve të rënë në Qafë të
Bogiqes, u morën nga forcat serbe dhe për disa vite u
konsideruan të zhdukur. Më vonë ata u gjetën në
varrezën masive në afërsi të Beogradit në Petrovo Sello,
nën poligonin e qendrës stërvitore të Njësive Speciale të
ish-Armatës Jugosllave në rrethinën e Klladovës, në një
varrezë me trupat e 81 shqiptarëve të Kosovës. Aty u
gjetën edhe eshtrat e Heroit të Kosovës Valiant (Njazi)
Ferizit.
Pas identifikimit të tyre ata u varrosën më 9 shtator
2004 në vendlindjen e tij në Kodrali.

127
Përmendorja e dëshmorit Valiant Ferizi, ku pushon
përjetësisht trupi i tij buzë rrugës kryesore të fshatit
Kodrali.

128
Prof. Dr. Nusret PLLANA

DËSHMORËT JANË THEMELI I LIRISË SONË

Përkufizimi

Autori i monografisë, Ditari i një ushtari, kushtuar


dëshmorit Valiant N. Ferizi, Endrit Binakaj, duke u
mbështetur në ditarin e luftëtarit të lirisë, i cili ka
mbajtur shënime rasti gjatë zhvillimit të luftimeve, gjatë
kryerjes së detyrave të caktuara ushtarake, si dhe gjatë
përballjeve me forcat pushtuese të Serbisë, në një
mënyrë, apo në një tjetër, është bërë letërnjoftimi i
ngjarjeve që janë zhvilluar në një pjesë të caktuar të
gjeografisë sonë kombëtare ku po zhvilloheshin luftime
për çlirimin e Kosovës.
Në fletët e ditarit të tij, janë shënuar ngjarje të
caktuara, janë përmendur ushtarë të ndryshëm, emrat
e të cilëve janë bartës të atyre ngjarjeve, si dhe janë
shpërfaqur të gjitha aspektet e bazës së Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës, që ishte populli, në radhë të parë,
familjet e ushtarëve të lirisë, pastaj të gjithë të tjerët, si
pjesë e tërësisë së popullit shqiptar.
Prandaj, edhe në ditarin e dëshmorit të kombit, Valiant
N. Ferizi, edhe në shënimet që ka dhënë autori, Endrit
Binakaj, lufta del si pjesë e pandashme e popullit,
sepse, në fund të fundit, ata, luftëtarët e lirisë, ishin
bijtë dhe bijat e tij.

129
Lufta është bërë pjesë e jetës së dëshmorit

Struktura e monografisë së Endrit Binakajt është


ndërtuar në disa rrafshe. Të dhënat për jetëshkrimin e
dëshmorit të kombit, autori i ka sistemuar që në fillim,
edhe si një letërnjoftim për rrugën jetësore të tij dhe të
familjes, të themeleve të edukatës së tij atdhetare, por
edhe të rrugëve jetësore nëpër të cilat ka kaluar
dëshmori. Ndërsa trungu i veprës së tij, pjesët që janë
ruajtur të Ditarit të dëshmorit, bëjnë, siç thuhet,
tharmin e veprës, edhe për faktin se ato janë rrëfime të
drejtpërdrejta edhe nga frontet e luftimeve, por ajo që
është më e rëndësishme, ato janë rrëfime për mënyrën e
jetës dhe të qëndresës në kohë lufte. Kur lexohet ditari i
dëshmorit, ato shënime të shkurtra pa shumë
përshkrime, krijohet natyrshëm atmosfera e kohës kur
janë zhvilluar luftimet, atmosfera e mënyrës së jetës në
rrethana lufte, me të gjitha të papriturat dhe me të
gjitha ngjarjet që kanë ndodhur brenda një harku kohor
të caktuar. Po ashtu, e veçantë e shënimeve të ditarit
janë edhe ngjarjet ku marrin pjesë bashkëluftëtarë, ata
që hapin istikame dhe ata që bëjnë roje ditë e natë, ata
që luftojnë në përballje me pushtuesin, por edhe ata që
marrin plagë dhe bëhen pjesë e pavdekshme e lirisë
sonë. Po ashtu, një pjesë të rëndësishme të ditarit e zë
edhe atmosfera që ishte krijuar në vendbanimet e asaj
ane, duke filluar nga fshati i lindjes së dëshmorit dhe
në të gjitha anët e tjera, ku popullata ishte zhvendosur,
apo bëhej gati të zhvendosej e deri të vështirësitë për të
siguruar ushqimet e nevojshme për jetën e ushtarëve të
lirisë.

130
Pjesë organike e veprës janë edhe intervistat që ka
mbajtur autori me komandantë dhe bashkëluftëtarë të
dëshmorit të kombit, Valiant N. Ferizi. Janë dëshmitë
pra, që kanë sjellë eprorët e tij, Daut Haradinaj dhe
Avdyl Mushkolaj që ishte eprori i drejtpërdrejtë i tij.

Jeta ushtarake si ideal jetësor për liri

Duke shfletuar me vëmendje ndërtimin e veprës së


Endrit Binakajt, lexuesi krijon bindjen se të gjitha
pjesët e saj kanë ardhur natyrshëm, pa u hetuar shumë
dora e autorit, ngase, siç mund të vërehet, dinamika e
ngjarjeve ishte shumë e ngarkuar, ngase, përputhet
plotësisht rrafshi i rrëfimeve në ditarin e dëshmorit me
rrëfimet e eprorëve dhe të shokëve të tij të luftës. Vetëm
përballjet në pritën që i bëhet Batalionit të Tretë, të
Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla”, të cilën e udhëhiqte
komandanti Daut Haradinaj, në bjeshkët e Belegut, kur
kjo njësi ushtarake ishte ngarkuar me bartjen e të
plagosurve për t’i dërguar në Shqipëri për shërim, janë
të denja për vepra madhore, edhe të kinematografisë
botërore, janë të denja edhe për kujtesën shekullore të
popullit tonë, por janë të denja për lavdinë dhe
dhembjen e madhe të luftëtarëve të lirisë, që nuk kanë
kursyer asgjë, as jetën e tyre, vetëm që të shpëtohen të
plagosurit.
Kur në ditarin e dëshmorit Valiant N. Ferizi flitet për
fshatin e lindjes, për Kodralinë e tij, apo edhe të
fshatrave përreth, atmosfera është shumë e zymtë,
sepse ato janë boshatisur. Shtëpitë e mbetura shkret

131
janë djegur dhe janë rrënuar, që është një pamje e
përgjithshme e Kosovës së vitit 1999.
Qoftë edhe vetëm për këto përshkrime, për këto pamje
dhe për këtë atmosferë që ka arritur të krijojë me
shënimet që ka mbajtur në ditarin e tij të luftës
dëshmori i lirisë, janë të vlefshme edhe si përbërës të
kujtesës sonë se rrugët e historisë për të ardhur deri te
liria kanë kaluar nëpër sakrificat sublime të luftëtarëve
të lirisë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nëpër gjakun
e dëshmorëve të kombit.
Në një përshkrim që i bën komandanti i tij gatishmërisë
së dëshmorit Valiant N. Ferizi, përveç të tjerash
shpalohen edhe këto të dhëna për strukturën ushtarake
që ishte krijuar në Zonën Operative të Dukagjinit, por
edhe për idealin e luftës për liri që karakterizonte
luftëtarët e Ushtrsë Çlirimtare të Kosovës.
Më 11 maj të vitit 1999 Batalioni III shndërrohet në
Batalionin Gardist, që mbante emrin e të madhit
Shkëlzen Haradinaj dhe që udhëhiqej nga unë. Ky
Batalion ishte njësi elitë në zonën e Dukagjinit dhe
komandohej nga Komandanti i Zonës Operative të
Dukagjinit, Gjeneral Ramush Haradinaj. Batalioni ynë
ishte i gatshëm për të gjitha betejat, dhe mori pjesë në
këto arena luftimesh: Ratishë, Dashinoc, Zhebel,
Shqiponjë (ish-Jabllanicë), Irzniq, Gllogjan dhe kudo
tjetër ku ishte e nevojshme. Në të gjitha këto beteja dhe
shumë të tjera, mori pjesë aktivisht luftëtari dhe tashmë
dëshmori i kombit Valiant Ferizi.
Të gjitha këto ngjarje janë dhënë edhe në ditarin e
dëshmorit të kombit Valiant N. Ferizi, jo vetëm si
dëshmi, por edhe si përjetim, jo vetëm si rrjedhë e

132
ngjarjeve, por edhe si pjesëmarrës në to. Kjo do të thotë,
se në tërësinë e veprës së Endrit Binakajt, janë shkrirë
natyrshëm edhe elementet e jetëshkrimit, duke filluar
nga të parët e familjes, edhe dëshmitë nga ata që kanë
folur dhe kanë rikujtuar dëshmorin dhe luftën e tij, por
edhe nga përshkrimi i ngjarjeve në ditarin e dëshmorit,
që është bërthama e gjithë strukturës së kësaj vepre.

Përfundim

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte karakter të


pastër çlirimtar. Por, si proces historik ajo ka hapur
rrugën e madhe të bashkimit kombëtar, që do të ishte
ndreqje e padrejtësive historike që i janë bërë popullit
shqiptar qe sa shekuj. Në ditarin e dëshmorit Valiant N.
Ferizi ky karakter i luftës së UÇK-së del i qartë, del i
plotë dhe del frymëzues.
Qoftë edhe për këtë fakt të vogël, botimi i këtij ditari në
tërësinë e veprës së Endrit Binakajt, ndihmon të
kuptohet kjo frymë, ndihmon të qartësohen të gjitha
dilemat se kur ishte apo kur nuk ishte koha për të bërë
luftë çlirimtare, kurse, në fund të fundit, përkundër
faktit se ditari është shkrim personal, aty janë dhënë aq
shumë dëshmi për luftën dhe idealin e lirisë, sa dilemat
nuk kanë vend në tërësinë e kësaj vepre.
Rënia e dëshmorëve të kombit në betejën tragjike të
bjeshkëve të Belegut, duke bartur të plagosurit,
plagosja e ushtarëve të lirisë, është një paraqitje e
atmosferës që i ka hije secilës vepër që ka në strukturën
e saj luftën për liri të popullit shqiptar, kurdo dhe kudo

133
që ka ndodhur ajo, kurdo dhe kushdo që e ka bërë dhe
e ka përjetuar, si dhe është dëshmia më e mirë e
sakrificës së bijve më të mirë dhe bijave më të mira të
këtij populli për lirinë e kësaj pjese të atdheut tonë.
Qoftë edhe vetëm për këtë fakt të vogël, botimi i kësaj
vepre të autorit Endrit Binakajt, pasuron literaturën
tonë për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe
bëhet një e dhënë argumentuese e gatishmërisë së
luftëtarëve të lirisë për sakrificë sublime.

134
Mr. Sc. Fetnete RAMOSAJ

DITARI I DËSHMORIT VALIANT FERIZI

Monografia “Ditari i një ushtari – Monografi për


dëshmorin Valiant Njazi Ferizi”, e autorit Endrit Binakaj,
vie para lexuesve në shërbim të shënimit të ngjarjeve të
luftës çlirimtare (1998-1999), për ta vënë në shërbim të
kujtesës kolektive. Autori, përveç një biografie të
shkurtër të dëshmorit Valiant Ferizi dhe disa
intervistave të bashkëluftëtarëve dhe eprorëve të
Valiantit, si Daut Haradinaj, komandant i Brigadës 131
“Jusuf Gërvalla” të UÇK-së së Zonës Operative të
Dukagjinit dhe Abdyl Mushkolajt, komandant i
Batalionit të Tretë Gardist “Beretat e Gjelbërta”, i cili më
vonë e mori emrin e heroit Shkëlzen Haradinaj, theksin
kryesor e vë tek ditari që e kishte mbajtur luftëtari i
lirisë, tash dëshmor i kombit Valiant Ferizi, të cilin,
autori e sjellë në formë autentike.
Kur lexojmë kujtimet për luftën nga pjesëmarrësit e saj,
kur lexojmë ngjarjet ditore të shënuara në ditar nga një
luftëtar lirie, në këtë rast, nga dëshmori i kombit
Valiant Ferizi, padyshim se gjeneratave të tashme dhe
të ardhshme ju mundësohet ta njohin më mirë
periudhën e luftës, nëpërmjet të dhënave burimore të
dorës së parë.
Protagonisti i kësaj monografie, Valiant Ferizi, është
njëri ndër luftëtarët e dalluar të Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës, i cili kushtrimit të luftës për liri iu përgjigj pa
hezitim. Ndonëse në radhët e UÇK-së është kyçur që në

135
pranverën e vitit 1998, shënimet e tij në ditar, që
ofrohen në këtë libër i përkasin periudhës gati
tremujore të vitit 1999, prej 1 marsit të vitit 1999 deri
më 19 maj 1999, pra deri para nisjes për në udhëtimin
drejt pavdekësisë, në misionin tepër të vështirë e sublim
për shpëtimin e jetëve të bashkëluftëtarëve të plagosur,
kur bie dëshmor. Prandaj, nuk dihet a ka mbajtur ditar
për periudhën e mëhershme Valianti apo vetëm në ketë
periudhë ka pasur parandjenjën e rënies për liri dhe ka
dashur të lë gjurmë të pashlyera, të flasë edhe pas
rënies...
“Ditari i një ushtari...” është një ditar në të cilin i gjejmë
shënimet themelore të zhvillimeve të përditshme të
aktiviteteve të zakonshme të tij, të aktiviteteve luftarake,
të disa prej betejave, të bashkëluftëtarëve të tij, të
familjarëve të tij me të cilët kishte kontakte në rrethana
lufte. Ndonëse nuk lëshohet gjatë në përshkrimin e
ngjarjeve e të betejave, Valianti edhe sot flet. Flet me
drojë për fatin e më të dashurve të tij, flet me krenari
për fitoret e njësitit të tij, të Brigadës së tij, të Batalionit
Gardist, flet për luftën dhe mbijetesën...
Ky libër është i rëndësishëm, jo vetëm se është shkruar
nga një luftëtar lirie – dëshmor i kombit, por edhe për
vet faktin se e pasqyron realisht anën njerëzore të
pjesëmarrësve të kësaj lufte. Është i arsyeshëm
shqetësimi i tij për bashkëluftëtarët, për nënën, për
motrat, për babanë, për axhën, për kushërinjtë, për
popullin e tij që po i nënshtrohej shfarosjes nga forcat
serbe. Shumica prej atyre që janë personazhe të këtij
ditari, ashtu sikurse edhe mbajtësi i tij Valianti, kanë
rënë dëshmorë në luftën për liri, si babai i tij Njazi
Ferizi, axha Shaqë Avdia (Ferizi), kushërinjtë Përparim e
136
Sali Ferizi, Ismet Ferizi, Bylbyl Ferizi, Bashkim Ferizi
etj. Kanë rënë dëshmorë edhe bashkëluftëtarët e tij
Nuredin Gërvalla, Luan Nimanaj e shumë të tjerë...
Valianti ka rënë dëshmor më 24 maj 1999, derisa i
përkiste njësitit pararojë, në njërën ndër betejat më të
pabarabarta e më të vështira të luftës për liri, në një
betejë për jetë a vdekje të zhvilluar në trekëndëshin
kufitar Kosovë-Shqipëri-Mal i Zi, në Bjeshkë të Belegut,
së bashku me 13 bashkëluftëtarë të tjerë, disa prej të
cilëve ishin të plagosur që po i transferonin në drejtim
të Shqipërisë.
Mbetjet mortore të Valiantit dhe dymbëdhjetë
bashkëluftëtarëve të tij janë gjetur pas përfundimit të
luftës në varrezat sekrete masive në Petrovo Sello të
Serbisë prej nga janë riatdhesuar në Kosovë disa vjet
më vonë. Vetëm trupi i bashkëluftëtarit Sali Ferizaj
ishte gjetur në një bunar (pus të ujit të pijshëm) në
fshatin Strellc të Poshtëm, ku gjatë kthimit nga bjeshka
pas rënies në pritë, i plagosur rëndë kishte arritur të
kthehet deri në Strellc, por kishte rënë në duart e
policisë serbe, e cila e kishte torturuar dhe ekzekutuar.
Aty afër, po në një bunar, u gjetën edhe trupat e pajetë
të babait e axhës së Valiantit, profesorit Njazi Ferizi e
rapsodit Shaqë Avdi Ferizi, të ekzekutuar nga forcat
serbe.
“Ditari” i Valiantit të ngjallë emocione të
papërshkrueshme, të kthen prapa në kohë, të bën të
bashkëndjesh dhe ta përjetosh luftën për liri në të gjitha
dimensionet.
“Ditari” i Valiantit na e mundëson të njohim vuajtjet,
sakrificat, thjeshtësinë dhe madhështinë e luftëtarëve të

137
lirisë, të atyre që jo pse e deshën luftën, por kur po u
mohoheshin të gjitha të drejtat njerëzore e kombëtare,
madje edhe e drejta elementare për jetë, u detyruan të
lënë mënjanë librat, siç bëri heroi i kësaj monografie, të
heqin dorë nga jeta e zakonshme nga ëndrrat e rinisë,
dhe të rrokin në duar armët për t’i mbijetuar shfarosjes.
Falë sakrificës së Valiantit dhe dëshmorëve të tjerë ne
sot e gëzojmë lirinë!

Prishtinë, më 27 prill 2017

138
SHËNIME PËR AUTORIN

Endrit (Agim) Binakaj u lind më 15 mars 1990 në Beleg


të Deçanit. Nëntëvjeçaren e kreu në shkollën fillore
“Lidhja e Prizrenit” në Deçan, të mesmen në gjimnazin
“Vëllezërit Frashëri” në Deçan. Diplomoi në Fakultetin
Filozofik të Universitetit të Prishtinës, Departamenti i
Shkencave Politike. Ka përfunduar studimet master në
drejtimin Politika Ndërkombëtare.
Ka qenë pjesë e trajnimeve të ndryshme brenda vendit e
në Bruksel. Merret me shkrime dhe boton në shtypin
tonë të përditshëm opinione, analiza, kumtesa etj., me
tematikë sociale, politike, shoqërore etj.
Është autor i librave dokumentarë:
Rrëfime për Masakrën e Belegut, Focus, Prishtinë, 2015.
Masakra e Belegut 29-30 mars 1999, Focus, Prishtinë,
2016.
Ditari i një ushtari - Monografi për dëshmorin Valiant
Ferizi, është libri i tij i tretë.

139
BIBLIOGRAFIA

Burimi primar: Ditari autentik i shkruar nga dëshmori


Valiant Ferizi, gjatë luftës së vitit 1999.
Të dhënat biografike nga vëllezërit Arianit dhe Diamant
Ferizi.

Literatura
1. Në kërkim të dijes dhe të Lirisë (Dëshmorët dhe
viktimat e Universitetit të Prishtinës 1997-1999=
Searching for Knowledge and Freedom: (Martyrs and
Victims of the University of Prishtina 1997-1999,
Prishtinë, 2004.
2. Fetnete Ramosaj, Krimet serbe në Kosovë: pa apologji
2 me fakte kundër shpifjeve, “Anatema”, Prishtinë,
2008.
3. Hasan Hasani Të Pavdekshmit e Dukagjinit –
Dëshmorët nga Zona Operative e Dukagjinit, Trupat
Mbrojtëse të Kosovës - Zona e Tretë, “Dukagjini”, Pejë,
2002.

Intervistat:
Intervistë me Abdyl Mushkolaj- Komandant i Batalionit të
III-të Gardist - Nga 11 maj 1999 ky njësit do mbante
emrin Batalioni “Shkëlzen Haradinaj” (Deçan, më
10.10.2016).
Intervistë me Daut Haradinaj- Komandant i Brigadës
131 “Jusuf Gërvalla” (Deçan, më 19.11.2016)

140
Endrit A. BINAKAJ
DITARI I NJË USHTARI
Monografi për dëshmorin VALIANT (NJAZI) FERIZI
_______________________________________________________

141

You might also like