Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 11

S LL A V K O K.

K A LL F A

PUNIME TË NDRYSHME

P U N I M E T Ë N D R Y SH M E Page 1
S LL A V K O K. K A LL F A

(2)
TЁ DHЁNA STATISTIKORE PЁR ULÇERЁN
E STOMAKUT
NЁ ZONЁN E DEVOLLIT
Sëmundja ulçeroze e stomakut është një sëmundje e
përgjithëshme kronike me dekurs ciklik që reflektohet me
formimin e një ose më shumë ulçerave në vëndet që I
nënështrohen veprimit të lëngut gastrik, veprim që është
2 konditë kryesore për të shkaktuar ulçerën peptike.
Ka shumë sinonime për emërtimin e saj si psh. Ulçera peptike
e stomakut(Ulcus pepticum ventriculi), sëmundja e Kryvelje
( Morbus Cruveilhier) etj.
Kjo sëmundje zë një vënd të rëndësishëm në pathollogji,
atakon të gjithë moshat dhe të dy sekset prandaj përbën dhe
një ndër objektet më të rëndësishëm për studim.
Etiologjia dhe patogjeneza mbetet e pa shpjeguar plotësisht.
Radiologjia vendos diagnozën e plotë deri në 90-95% të
rasteve.
Ulçera e stomakut është një krater I lokalizuar në muret e
stomakut, prek dhe shtresën muskulare e mukoze të tij.
Radiologjikisht paraqitet në formën e rumbullakët , si
trekëndësh ose ovoidale, megjithëse kjo ndryshon nga vëndi ku
zhvillohet. Në cardiac janë të pjerta , me buzë të mprehta, disa
herë marin formën e “pikës së lotit”, ndërsa ato të regionit
antropilorik të sheshta.
Në aspektin radiologjik lokalizimi më I preferuar I ulçerës
është curbatura minor, ndërsa studimet anatomo-pathollogjike
lokalizimi më I shpeshtë është në zonën antropilorike.
Madhësia e ulçerës varion nga 1 cm deri në 8 cm. Ulçerat mbi 4
cm si regull janë të lokalizuara në muret posteriore, ndërsa ato
P U N I M E T Ë N D R Y SH M E Page 2
S LL A V K O K. K A LL F A

mbi 8 cm janë të lokalizuara në fundus, corpus, antrum


ventriculi.
Në studim kemi marë personat që I janë nënështruar
ekzaminimit radiologjik të traktit gastrointestinal që nga fillimi I
vitit 1967(viti kur ka filluar të kryet ky lloj ekzaminimi në
kabinetin e rӧntgendiagnostikës Bilisht) deri në fund të vitit
1983.
Gjatë këtyre viteve janë kryer 3415 ekzaminime radiologjike
të traktit tretës nga të cilat kanë rezultuar me Ulcus Ventriculi
65, Ulcus Duodeni 1240, Ca Ventriculi 1, Gastritis 1464, pa
pathollogji 460, me sëmundje të tjera 197. Në spitalin Bilisht
janë shtruar që nga fillimi I vitit 1967 deri në fund të vitit 1983
318 të sëmurë me pathollogji të stomakut nga të cilët 49 me
Ulcus Ventriculi.
Sipas viteve të sëmurë të konstatuar me Ulcus Ventriculi
radiologjikisht :

P U N I M E T Ë N D R Y SH M E Page 3
S LL A V K O K. K A LL F A

Sipas viteve të sëmurë të shtruar në spital Bilisht me Ulcus


Ventriculi:

Sipas Grup-moshave :

P U N I M E T Ë N D R Y SH M E Page 4
S LL A V K O K. K A LL F A

Sipas Seksit dhe Vënd-Banimit:

P U N I M E T Ë N D R Y SH M E Page 5
S LL A V K O K. K A LL F A

Sipas Profesionit:

P U N I M E T Ë N D R Y SH M E Page 6
S LL A V K O K. K A LL F A

Të gjithë pacientëve me Ulcus Ventriculi ju është bërë


seriografi. Nga studimi I tyre del se lokalizimi I ulçerës në
7 përqindjen më të madhe e ze 1/3 e mesme e curbatura minor
(53 raste), 7 në murin posterior, 4 në 1/3 e poshtme të
curbatura minor dhe 1 në 1/3 e sipërme të saj. Madhësia e
ulçerës në cm ka qënë si vijon : deri 1 cm 48 raste, deri 2 cm
13 raste, deri 3 cm 3 raste dhe 1 rast 4 cm.
PЁRFUNDIME
-Ulçera e stomakut në zonën tonë për periudhën që
referojmë ka prekur më tepër grup-moshën 41-50 vjeç.
-Meqënëse zona jonë është zonë bujqësore përqindjen më të
madhe të rasteve e kanë patur antarët e kooperativave (46 në
krahasim me puntorët dhe nëpunësit respektivisht nga 6).Përsa
I përket nëpunësve 5 kanë qënë arsimtarë dhe 1 ushtarak.
-Përqindjen më të madhe të ulçerave të stomakut e zë 1/3 e
mesme e curbatura minor(53 raste)
-Madhësia e ulçerave në shumicën erasteve (48) ka qënë deri
1 cm.

P U N I M E T Ë N D R Y SH M E Page 7
S LL A V K O K. K A LL F A

LITERATURA
1- S.Dedja-Sëmundja ulçeroze gastroduodenale T.1974 f.96-
113.

2- T.Hysa- Ulçera e perforuar dhe pneumoperitoneumi.


Shëndetësia Populore Nr.2 1974 f.55-57.

3- T.Hysa- Disa të dhëna statistikor mbi sëmundjen ulçeroze


në rrethin e Matit gjatë viteve 1968-1970. Buletini I USHT
Nr.1 1976 f.55-57.

4- Traktati I sëmundjeve të brëndëshme. Volumi I II Tiranë


1974 f.10,21,22.

5- V,Golloshi- Të dhëna paraprake rontgenollogjike


statistikore të sëmundjes ulçeroze në spitalin klinik Nr.1
8 Buletini I USHT Nr. 1 1977 f.31-36.

6- V.Ruli- Disa të dhëna mbi ulçerat e stomakut dhe duodenit


në rrethin e Tepelenës. Shëndetësia Popullore Nr. 4 1971
f.69-71.

7- K.Bushi-Të dhëna statistikore të sëmundjes ulçeroze në


rrethin e Pogradecit për vitet 1969-1973. Shëndetësia
Popullore Nr.2 1975 f.82-83.

P U N I M E T Ë N D R Y SH M E Page 8
S LL A V K O K. K A LL F A

(3)
MEGADUODENUM ME ULCUS DUODENI
9
(KAZUISTIKЁ)
Siç dihet bulbus duodeni ose pars superior ose pars horizontalis
superior ka një gjatësi prej 5 deri 6 cm që ka formën e një
trekëndëshi si mitër ose si flakë qiriri I cili në stomakun bosh dhe
në pozicion vertical qëndron në lartësinë e vertebrës së I rë
lumbare( 2,3 ).
Zgjerimi I madh I duodenit vërehet rallë dhe siç duket është
anomali zhvillimi , veçanërisht kur vërehet zgjerim në të gjithë
gjatësinë e tij dhe mungon ngushtimi I pjesës së tij distale. Në
këtë anomali duodeni paraqitet jo vetëm I zgjeruar por edhe I
zgjatur ( 1,2,4 ).
Megabulbus mund të jetë me origjinë kongenitale ose mund të
vërehet në njerëz me konstitucion asthenik për shkak të uljes të
tonusit. Takohet rallë dhe në ulçerat dhe për këtë nuk ka rëndësi
të madhe( cikatrica e marë nga ulçera e apeksit], stenoza e
lokalizuar në vëndin ku bëhet kalimi I pjesës së parë me atë të
dytë, aderenca e një kolecistiti etj. ( 3 ).
Gjatë ekzaminimit radiologjik para futjes të kontrastit vërehen
dy bula gazoze, njëra nga të cilat është e vendosur majtas nën
kupolën e diafragmës dhe I përket stomakut, bula e dytë gazoze
ndodhet nën hepar dhe I përket zgjerimit të duodenit. Kjo anomali

P U N I M E T Ë N D R Y SH M E Page 9
S LL A V K O K. K A LL F A

takohet më shpesh në praktikën pediatrike të rontgenologut( 4 ).


Në tablonë klinike vërehen të vjella të përzjera me bilë. Gjatë
ekzaminimit jo të vëmëndshëm zgjerimin e duodenit mund ta
marim për stomak dhe të vendoset diagnoza e gabuar e
pylorostenozës.
A.I.Ginold dhe A.S.Ermjejeva kanë vërejtur 5 raste me
megaduodenum ( cituar nga 4 ).
Po ju paraqesim rastin tonë :
Pacjentja M.R.D. e datëlindjes 1938 kooperativiste nga fshati
Progër referon se qysh në moshën 16 vjeç ka patur fryrje të
barkut, gromësira të lehta sidomos në mbrëmje, dhembje në
regjionin epigastrial pa të vjella. Këto 8,9 vitet e fundit dhembjet
u shtuan, gromësirat, thartësia në gojë dhe djegja në gjoks por pa
kërkuar ndihmë mjekësore.
Më datë 26.10.1978 dërgohet për ekzaminim radiolodjik të
stomakut ku konstatohet para marjes së kontrastit imazhi I dy
bulave gazoze. Mbas marjes së kontrastit vërehet se bulbi I
duodenit ishte shumë I zgjeruar dhe I zgjatur që të linte
10
përshtypjen e një stomaku të dytë. Në murin posterior vërehet “
depo kontrasti” me sensibilitet gjatë palpacionit të atij regjioni. I
dërgohet mjekut dërgues për ta trajtuar dhe rikontroll mbas një
muaji. U trajtua me Roter, Vitamin B12, Antispastikë. Në kontrollin
e bërë më datë 1.12.1978 u vërejt I njëjti aspekt veç se duke u
parë më me imtësi të gjithë segmentet e duodenit ishin të
zgjatura dhe të zmadhuara. Më 16.12.1981 pëson Haematemesis
dhe Mellena me anemi sekondare të theksuar. Shtrohet në spital
civil Korçë ku u trajtua me transfuzion gjaku.Doli nga spitali e
shëruar nga anemia sekondare dhe e përmirësuar nga ulcus
duodeni.
Më datë 30.12.1981 I është bërë radioskopi ventriculi në spital
Korçë që ka rezultuar me me diagnozën Megaduodenum + Ulcus
duodeni ( I.Pecani). Në shtëpi ka përdorur rikonstituentë dhe tani
pacjentja ndjehet shumë mirë pa ankesa subjektive.
Më datë 13.4.1982 thiret për rikontrol dhe paraqet të njëjtin
aspekt rontgenologjik. Analizat: Gjaku- E.4.135.000 L.4950
SR.8m/m në orë Hb 92%. Urina –normale.
PЁRFUNDIM

P U N I M E T Ë N D R Y SH M E Page
10
S LL A V K O K. K A LL F A

Megaduodenum është sëmundje e rallë që takohet në


praktikën mjekësore dhe mund të shoqërohet me ulcer të bulbus
duodeni.

LITERATURA
11 1- Doc.P.Selenica –Rontgenodiagnostika e sëmundjeve të
aparatit të tretjes, heparit,kolecistës dhe pankreasit.
Dispenca e IV faqe 79.

2- Doc. P.Selenica dhe bashkëputorë- Rontgenodiagnostika e


sëmundjeve të aparatit tretës U.T. Fakulteti Mjekësisë Tiranë
1975 faqe 87,101.

3- D.Popmihajllov-Diagnoza rontgenologjike e sëmundjeve të


traktit gastrointestinal. Leksione të zhvilluara në kursin e
mjekëve radiologë të vitit 1955-1958. Dispencë Tiranë 1958
faqe 97,103.

4- V.A.Fanardzhian –Rentgenodiagnostika zabolevanij


pishçevaritelnovo trakta Vol. II E. 1964 faqe 25.

P U N I M E T Ë N D R Y SH M E Page
11

You might also like