Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Ernest Koliqi, u lind në Shkodër më 20 maj 1903 dhe vdiq në Romë më 15 janar 1975.

Lindi në Shkodër, i
biri i Shan Koliqit dhe i Ages së Cuk Simonit, familje shkodrane shume e pasur .Mjaftuan dy librat me
tregime "Hija e maleve" (Zarë, 1929) dhe "Tregtarë flamujsh" (Tiranë 1935) që Koliqi të zërë kryet e vendit në
prozë, bashkë me Kutelin.Në kohën kur u paraqit Koliqi në letrat shqipe, proza akoma ishte zhanër i
pakultivuar, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Më tepër cilësohej në përmasa të thellë moralizuese,
sentimentaliste dhe didaskalike, me mbipeshim të rolit të ngjarjës, e ndonjëherë edhe me imitim (jo ne
kuptimin që e shohim te Aristoteli), madje ishte larg shtjellimit si strukutrë tekstore, mbase edhe si gjuhë e
figurëshme e kompozicion letrar.

Intencë e tipit të sistemit letrar koliqian, në aspektin e formës mbetet avancimi i procedimeve letrare në
tekst, madje. Ndërsa në shtresimet tematike dhe idetë themelore që trajton, në tekstet e tij shtresohet një
botë e veçantë që ndërkomunikon me paramodelet në jetën e njeriut të tij, si dhe në tharrmet e shpirtit
shqiptar, që i veneron tek oraliteti dhe kultura e moçme nacionale, të mitet dhe legjendat, te e tashmja
kryesisht e Malësisë së Shkodrës, për të shtruar edhe shumë vizione, ide, që mund të tumirën për
receptuesin, si tejët progresive, në krahasim me letërsinë shqipe të mëhershme.

Një karakteristikë e intencës së tregimeve të autorit mbetet paraqitja e dy kontrasteve të thella të botës
shqiptare, përplasjet mes konservatizmit, kanunit, dhe ideve përparimtare, (Gjaku), që sejll gjenerata e re,
pastaj ndeshja e dy kulturave të mëdha, Lindje e Perëndim, ndeshja e dy tipeve të te jetuarit shqipar,
Urban e Rural.
Krahasuar me prozën evropiane dhe me zhvillimin e madh të saj, proza në letërsinë shqipe është
paraqitur relativisht vonë dhe si e tillë eci me një tempo të ngadalshëm. Në këtë kontekst, Koliqi më të
drejtë kosiderohet prozatori i parë shqiprar me prirje moderne, me vecanti shkrimi, sidomos me tregimet e
tij, që prozës shqipe në përgjithësi ia dha një formë të re, një përmbajtje të re, një tematikë të rë, një stil të
ri, një shprehje të re, një prirje të fuqishme novatore, fabulative, në mënyrë krejtësisht autonome,me një
gjuhë që eleminon gjuhën e zakonshme drejt një gjuhe figurative, me atribute letrare, stilistike e estetike.

Si e tillë kjo prozë është ndërthurur nepërmjet dy tipareve harmonizuese: duke asimiluar eksperiencat e
jashtme me eksperienca të brendëshme. Këtu eksperiencat e jashtme janë dijet e autorit empirik nga
literatura botërore e nacionale, ndërsa eksperiencat e brendëshme, mishërohen përmes kulturës së
moçme nacionale, miteve dhe oralitetit.
. Kjo prozë kështu do lirohet nga narracioni linear dhe posedon procedime artistike të avancuara lertare,
shpikje të reja estetike, ritimike, semantike, gjuhësore, të inkorporimit të asaj që është reale me atë fiktive,
fantasike në tekstin letrar me mjeshtrin e artistit.

Ernest Koliqi është paraqitur në prozën shqipe, në kohën kur ajo ndjehej e varfër, si nga kufizimet
tematike që shtjellonte, ashtu edhe për nga mënyra si ndërtohej dhe funksiononte teksti letrar; dhe kështu
i jep një fuzionim të ri. Prandaj proza e tij ka kontribuar për t'u integruar në rrjedhat e prozës moderne
evropiane, mbase edhe në stopimin e tipit të prozës pararendese kryesisht moralizuseo-didaskalike dhe
sentimentaliste. Kështu që pa hamendje mund të konsatojmë se proza koliqiane mbetet novatore e
shkëlqyer e fillimeve të modernitetit në zhanrin e prozës letrare.

Zhanër që e kultivon më së miri Koliqi është tregimi, novela pastaj edhe tregimi i shkurtër, që disa
dëshirojnë t'iu thonë proza poetike. Ato shquhen për reflekse origjinale, të inspiruar nga tradita, e pasur
dhe të ndërthuara me bashkohësinë për të marrë gjithmoë konotacione të mësimit kombëtar, apo
kulturimit të gjithëmbarshëm (Sabri Hamiti) dhe gjithnjë me funksione të përmbushjës së kriterit artistik.
Kundërvënia e këtyre dy botërave të kundërta mbetet risi, që vërehet kudo në tekstet e tij në prozë.
Karakteristikë gjthëpërfshirëse mbetet oralja, që me njësitë e entitetit të veçantë, na shfaq karakterin
intertekstual (Kujtim Rrahmani), mbase edhe do të thoshim karakterin ndërdiskursiv.

Koliqi shfrytëzon me mjeshtëri edhe burimet e letërisisë gojore, ne të gjitha nivelet e organizimit të tekstit
letrar. Shumë tregime të tij ndërtohen me përplotë njësi që detyrojnë lexime intertekstuale, me modelet e
tipit të prozave popullore, aty del përralla si zhanër oral, që shfaqet shumë herë brenda diskursit letrar të
teksteve letrare, idiomat, frazologjia etj.
Esenciale e prozës së tij është depërtimi në ndjesitë e njeriut të kohës, në psikologjinë dhe skutat e
shpirtit shqiptar në ndjesitë e tij, që i asimilon dhe sublimon për t'i transponuar me talent të fuqishëm në
tekstet letrare, ndikimi i të cilit do të jetë i fuqishëm në prozën e mëvonshme në gjithë letërsinë shqiptare.

Tregimi i Koliqit "Tregtar flamujsh",ve ne dukje mospajtimin e heroit te tij me ate mjedis te ngushte dhe asfiksues
te dugajave(dyqaneve)ku mendohej se veprohej vetem ne emer te fitimit,si dhe neverine dhe antipatine e Hilushit
per zotrit e atyre dugajave.Tregimi ka pjese te gjata dhe te sakta pershkrimesh. -ne tregim mjaft funksionale eshte
antiteza qe ndertohet midis poetit dhe tregtarit.ne raport me ate si e shohin flamurin.I pari e sheh si nje simbol
kombetar,si nje gje te shenjte para se ciles ai perkulet si gjithe kombi,.I dyti e sheh si mall dhe si mjet fitimi. Ndersa
poetit i cohet zemra peshe.nga ngjyra e kuqe dhe shqeponja dykrenore ne mes.tregtarit i ben pershtypje cilesia e
copes,
rruga qe ben Hilush Vilza pasi del nga dugaja qe ja merrte frymen me eren e saj,eshte nje rruge e bere thuajse me
vrap,sepse ai don qe te ndodhet sa me larg atij burgu ,te nje kohe e muget, ku, si shprehet poeti ,flene me mija
agimesh epopeje te kuqe.Ne vrapin e tij,ai ne menyre imagjinare bashkohet me vrapin e mijra bashkatdhetareve qe
mbajne lart flamurin kuq e zi,te cilet dellgizojne dallge lirie permes vrundujve te stuhive,perballe te cilave i ve ata
historia.
Hilush Vilza paraqet poetin atdhetar ,i cili me fjalen magjike te poezise se tij do te luftoje qe ideali i tij nje dite te
behet realitet.
-Duke pasur parasysh pershkrimet e gjata,personazhin monster,produkt te parase,i cili e kalon jeten i mbyllur ne
dyqanin-varr,i cili perben dhe caqet e botes se tij , proza e Ernest Koliqit me ngjan me ate te Balzakut.

-Tregimi e E koliqit karakterizohet nga nje gjuhe e zgjedhur dhe e ngritur ne nivele te larta artistike nepermjet
shprehjes se figurshme qe e realizon duke perdorur figura te tilla letrare si epitetin metaforik,retishencen,fjalen me
dy kuptime, me dendur eshte perdorur epiteti per te percaktuar cilesi dhe karakteristika te personazheve,mendimeve
e veprimeve te tyre

Në kohën kur është shkruar kjo vepër, shumica e veprave ishin të shkruara në formë të poezisë. Koliqi në këtë
periudhë, pas përndjekjes politike nga qeveria e Ahmet Zogut, detyrohet të largohet ne Itali, ku edhe e boton këtë
vepër.

Në këtë vepër, autori nëpërmjet 16 novelave të cilat tregojnë ngjarje te ndryshme, trajton tema të shumë llojshme,
nga respekti për atdheun, qe shfaqet qysh në hapje të veprës, e deri tek lakmia për pasuri te pashterrshme. Mund të
themi se është njëra ndër veprat e para që trajton këto tema, te cilat deri në atë kohë, ishin mjaft delikate. Dhe autori
këtë e bën me aq mjeshtëri, sa që me anë të kësaj vepre mjaft të shkurtë, Paraqitet me nje saktësi shumë të madhe
jeta në Shkodër, marrëdhëniet shoqërore dhe I gjithë mentaliteti I asaj kohe. Shihet qartë se autori, nëpërmjet veprës,
shfaq pikëpamjet e tij mbi traditat, disa prej të cilave i cilëson si të panevojshme, dhe penguese në zhvillimin e një
shoqërie të shëndoshë. Përveç shkrimit figurativ, rol të rëndësishëm në këtë vepër luan edhe përshkrimi. Me anë të
përshkrimin të detalizuar të objekteve të cilat paraqiten në një ngjarje, autori arrin që të vendosë një atmosferë
adequate.

Autori ka depërtuar thellë në psikologjinë e protagonistëve, ka bërë në mënyrën më të përsosur tipizimin


e karaktereve letrare, ku shquhet gjuha e figurshme, pastaj është impresionuese rrjedha fabulative e
ngjarjeve, pa digresioneNë librin “Tregtar flamujsh”, Koliqi ka derdhur tërë fantazinë e tij prej krijuesi për
ta dhënë të plotë një mentalitet tipik shkodran, i cili në perceptimin e autorit- narrator, që në vepër shfaqet
nga këndi i protagonistit të gjithëdijshëm, herë-herë shfaqet si tejet i prapambetur.
Në librin “Tregtar flamujsh”, Koliqi përgjithësisht ka trajtuar tema të “virgjëra” të cilat lidhen me
përditshmërinë e një ambienti real me situata reale, të cilat frymonin në Shkodër dhe malësinë e saj.

You might also like