Përcaktimi I Sasise Se Ujit Te Lire, Higroskopik Dhe Sasise Se Teresishme

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Raport laboratorik nga Fiziologjia e bimëve

Përcaktimi i sasisë së ujit të lire, higroskopik dhe sasisë së tërësishme të ujit në pjesë të
ndryshme bimore

Teuta MATOSHI

teutammatoshi@hotmail.com

Data: 10. Prill, 2018

Synimi:
Me anën e këtij eskperimenti synohet të përcaktohet sasia e ujit të lirë, higroskopik në gjethet e
spinaqit (Spinacia oleracea).

Hyrja:
Me termin regjim ujor kuptojmë absorbimin, transpirimin dhe të liruarit e ujit prej bimës. Nga uji
varet aktiviteti jetësor i protoplazmës, sepse është i nevojshëm pë kryerjen e të gjitha proceseve
jetësore në qelizë. Në bimë uji ndodhet i lirë dhe i lidhur.
Uji i lirë paraqet ujin që lëvizë prej rrënjës nëpër kërcell deri në gjethe. Kjo është kryesisht e
rëndësishme për transportin e materieve nga rrënja në organet mbitokësore dhe për rregullimin
e temperaturës së bimës. Me termin ujë i lidhur nënkuptojmë ujin e lidhur për protoplazmë,
përkatësisht për lidhjet organike. Përmes disa metodave laboratorike do të caktojmë sasinë e
ujit të lirë dhe higroskopik dhe si mostër kemi marr gjethet e spinaqit (Spinacia oleracea).

Metodat:
Pëshkakë të lehtësimit të eksperimentit atë e ndajmë në dy pjesë për arsye se do të caktojmë
sasinë e ujit të lirë dhe higroskopik.
1.a. Përcaktimi i sasisë së ujit të lirë – Materiali bimor që në rastin tonë janë gjethet e spinaqit
grimëcohet me skalper, peshohen dhe vendosen në pjatë Petri, thahet në temperature 60C.
Tharja vazhdon derisa të arrihet masë konstante. Mandej mostrën e nxjerrim dhe e lëm të
qëndroj në temperaturë dhome për rreth një orë. Pas kësaj e peshojmë mostrën. Dallimi
ndërmjet peshimit të parë dhe të fundit paraqet ujin e lirë.
1.b. Përcaktimi i sasisë së ujit higroskopik dhe sasisë së tërësishme të ujit – Materialin bimor
te i cili paraprakisht është pëcaktuar sasia e ujit të lirë, peshohet në peshore analitike, pastaj
vendoset në pjatë Petri dhe thahet në temperaturë 130C. Gjatë tharjes pjatat e Petrit qëndrojë
pa kapak. Pas tharjes pjatat mbyllen me kapak dhe qëndrojnë në temperaturë dhome për një
orë. Dallimi në mes peshimit të parë dhe të dytë paraqet masën e ujit higroskopik.

Rezultatet:
1.a – Gjethet e spinaqit gjatë matjes së parë kan kanë peshuar :
Gjethi i parë = 5.15g
Gjethi i dytë = 5.68g
Gjethi i tretë = 4.15g
Mesatarja e tyre është 4.9g
Pas tharjes në temperaturë 60 ato kanë peshuar 0.69g.
0.69g/3= 0.23g
Duke marrë parasysh se sasia e ujit shprehet në përqindje, rezultatet e fituara gjatë peshimit
paraqiten përmes formulës:
% e ujit të lirë=m1/m × 100
m1 – diferenca midis masë fillestare dhe masës pas tharjes  (4,9 – 0,23) = 4,67
m – masa fillestare (masa para tharjes)  4,9
% e ujit të lirë = 4,67 / 4,9 ×100= 95,3 % ujë i lirë

1.b.Gjethet e spinaqit pas matjes së dytë pas tharjes në temperaturë 130C ato kanë peshuar
0,75g /3= 0,25g. Rezultatet e fituara gjatë matjes i llogarisim në bazë të formulës:

% e ujit higroskopik = m1/m × 100


m1 – masa pas tharjes në temperature 130C  (0,25 -0,23)=0,02
m – masa fillestare (masa e mostrës pas tharjes në temperaturë 60C)  0,23
% e ujit higroskopik = 0,02 /0,23 × 100 = 8,6 % ujë higroskopik

Kur dihet sasia e ujit të lirë dhe higroskopik, mund të përcaktohet përqindja e sasisë së
tërësishme të ujit në materialin bimor sipas formulës:

% e ujit të tërësishëm = x+y-x × y/100


x – sasia e ujit të lirë (%) 95,3%
y – sasia e ujit higroskopik (%)  8,6%
% e ujit të tërësishëm = 95,3+8,6 – 95,3×8,6 /100 = 103,9 – 8,19 = 95,71
Kur e dijmë vlerën e sasisë së ujit të tërësishëm mund të përcaktojmë përqindjen e materies së
thatë në materialin bimor përmes formulës vijuese:
% materies së thatë= 100 - % e tërësishme e ujit = 100 – 95,71 = 4,29%

Diskutimi:
Uji është një prej komponentave kryesorë të qelizave dhe që në përqindje më të madhe gjendet
në qelizat bimore. Uji është ambient në të cilin jo vetëm që fillon jeta por edhe vazhdon ajo.
Prej sasisë së ujit në qelizë varet edhe aktiviteti fiziologjik i vet qelizës (Gashi B. 2015).
Në ushtrimin e sotëm përcaktuam sasinë e ujit të lirë dhe higroskopik ku si mostër kemi marr
gjethet e spinaqit (Spinacia oleracea). Gjethet e spinaqit i kemi grimëcuar dhe i kemi vendos në
pjatë Petri, pastaj i kemi peshuar, ku gjatë matjes së parë kemi pasur masën 4,9g, pas peshimit
i kemi vendosur në temperaturë 60C, pastaj i kemi larguar nga ajo temperaturë dhe i kemi lën
në temperaturë të dhomës të pushoj për një periudhë një orë e më pas i kemi matur dhe ka
peshuar 0,69g. Dallimi ndërmjet peshimit të parë dhe të dytë paraqet ujin e lirë. Këtë e kemi
llogaritur përmes formulës :
% ujit të lirë = m1/m×100 ku kemi fituar një rezultat 95,3%. Materialin bimor te i cili paraprakisht
është përcaktuar sasia e ujit të lirë, peshohet me peshore analitike, vendoset në pjatë Petri dhe
thahet në temperature 130C. Gjatë tharjes pjatat e Petrit qëndrojnë pa kapak, pas tharjes pjatat
mbyllen me kapak dhe qëndrojnë në temperaturë dhome për një orë. Dallimi në mes peshimit të
parë dhe të dytë paraqet masën e ujit higroskopik ku e kemi llogaritur përmes formulës:
% ujit higroskopik = m1/m×100 kemi fituar një rezultat prej 8,6%. Me këto rezultate të fituara
kemi llogaritur përqindjen e ujit të tërësishëm dhe përqindjen e materies së thatë.

Referencat:
Gashi B.(2015); Dispensë ligjëratash nga Fiziologjia e bimëve, Fakulteti i Shkencave Natyrore,
Prishtinë.

You might also like