A

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 63

Лични податоци

1
Contents

ABSTRAKTI ............................................................................................................................................... 3

LËNDA E HULUMTIMIT ............................................................................................................................ 5

QËLLIMET E HULUMTIMIT, HIPOTEZAT .................................................................................................. 8

METODOLOGJIA E KËRKIMIT ................................................................................................................. 10

RËNDËSIA E PUNIMIT ............................................................................................................................ 11

ASPEKTI TEORIK- ARSIMI I LARTË DHE SFIADT E TIJ PAS VITI 2000 ...................................................... 15

UNIVERSITETET PUBLIKE DHE PRIVATE NË MAQEDONI, KOSOVË DHE SHQIPËRI ............................... 24

CILËSIA E ARSIMIT TË LARTË ................................................................................................................. 35

MASOVIZIMI I ARSIMIT TË LARTË.......................................................................................................... 40

NUMRI I FAKULTETEVE DHE UNIVERZITETEVE NË RRITJE- NUMRI I STUDENTËVE NË RËRNJE .......... 42

REZULTATET E STUDIMIT ...................................................................................................................... 49

Shpërndarja e përgjigjeve sipas grupeve të faktorëve të performances ............................... 53

PËRPUNIMI I TË DHËNAVE .................................................................................................................... 54

PËRFUNDIMI ......................................................................................................................................... 55

BIBLIOGRAFIA........................................................................................................................................ 60

2
ABSTRAKTI

Koncepti i universitetit bashkëkohor nënkupton një organizatë ku dominon dituria,

niveli i lartë i arsimit të studentëve dhe kuadrit shkencor. Ai, pos që paraqet shtyllë të

zhvillimit intelektual, luan rol dominant edhe në kërkimin e të kaluarës, studimin e asaj

që është ekzistuese në shoqëri, por edhe projekton të ardhmen. Në Ballkanin

perëndimor si pjesë më eprapambetur e Europës arsimi I lartë ka një rol specific për

zhvillimin ekonomok , shoqëror dhe kulturor të shteteve të cilat pretendojnë me

decenje ti bashkohen Unionit Evropean. Asnjë shtet i cili tenton të ndërtojë një

qytetërim të ri dhe asnjë komb, nuk mund ta ruajë dhe ta zhvillojë kulturën dhe traditën

e tij, pa një organizatë në rang të universitetit. Por, roli vendimtar i universitetit në botën

e ndarjes ndërkombëtare të punës dhe në proceset integruese europiane, duhet të

kërkohet si faktor i zhvillimit të të ashtuquajturës “industri e dijes” dhe “treg i dijes”, ku

dituria është dominante, ka vlerën e saj të madhe që manifestohet me patente-

racionalizimin dhe inovacionin e mjeteve të punës. Vetëm në këtë mënyrë mund ta

kuptojmë drejt çmimin e punës shkencore në perëndim dhe fluktuimin e kuadrove më

të mira prej vendeve të pazhvilluara në vendet perëndimore. Pra, me këtë bëhet bartje

e kapitalit.

Por pyetja është se athua mosovizimi I indeksit dhe hapjes të universiteteve për të

gjithë e ngriti kualitetin e arsimit sipëror. Gjithsesi se jo. Dilemat dhe sfidat e

masovizimit ulën standardet e punës të mjediset akademike, lufta për dije u

shëndërua në luftë për diploma etj.

Arsimi siperor do te shikohet nga disa disciplina shekncore: admnistrimi I tij- përfshirë

sociologjinë, filozofinë, politikat, gjeografinë, ekonominë, menaxhimin dhe studime

3
krahasuese që zbatohen në arsim dhe në fushat që lidhen me të.

Komisioni Europian ka kërkuar të inkurajojë vendet anëtare të përmirësojnë cilësinë

e sistemit të arsimit dhe të formimit profesional të tyre në dy rrugë: përmes një procesi

të vendosjes së objektivave dhe publikimit të pozicionit të vendeve anëtare lidhur me

arritjen e tyre dhe duke stimuluar debatin në subjekte me interes të përbashkët.

Strukturat dhe institucionet që trajtojnë politikat që kanë të bëjnë me konceptimin,

hartimin dhe zbatimin e standardeve arsimore janë të pamjaftueshme, si në

kapacitete, ashtu edhe në kualifikimet e nevojshme.

Arsimi është qenësor për rritje të vazhdueshme dhe prosperitet në shoqërinë e dijes

sot. Angazhimi i BE-së në këtë fushë është i qartë përmes veprimeve që mbështesin

bashkëpunimin në politikat në mes të shteteve anëtare të BE-së dhe në ofrimin e

financimit të BE-së për aktivitete arsimore dhe trajnuese në BE e më gjerë. Politikat

arsimore do t’i mundësojnë çdo të riu deri në moshën 26 vjeç diplomim në universitet,

formim në një profesion, ose sistemimin në një vend pune.

Arsimi i lartë është një investim shumë i rëndësishëm në zhvillimin e kapitalit

human dhe konsiderohet me të drejtë motorri i zhvillimit në ekonominë e re botërore.

Masa e financimit në Arsimin e lartë kontribuon në rritjen e cilësisë së kapitalit njerëzor

dhe në rritjen ekonomike nëpërmjet kanaleve private dhe publike. Mekanizmat e

finacimit përbëjnë një nga instrumentat kryesore për nxitjen dhe rritjen e outputit

shoqërorë duke ndikuar direkt mirëqënien e përgjithshme. Kontributi i arsimit të lartë

në nxitjen ekonomike është sinjifikativ, i cili mund të jetë i formave dhe rrugëve të

ndryshme. Qëllimi i këtij studimi është të evidentojë faktorët kyç që perceptojnë

drejtuesit e institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri për performancën e tyre.

Mbështetur në literature dhe në arsyetimin logjik, faktorët pretendent që mund të

4
përcaktojnë performancën e aktivitetit të institucioneve të arsimit të lartë janë: politika

dhe qeveria; aspekte të legjislacionit dhe rregulloret; kohezionit social; zotërimin e

laboratorëve dhe i ekonomisë didaktike; aspektet mjedisore; organizimi i institucionit

të arsimit të lartë; pavarësia e institucionit të arsimit të lartë; fokusi i institucionit të

arsimit të lartë; qasja ndaj donatorëve dhe mbulimi mediatik, dhe raportet me

konkurrentët. Për arritjen e objektivave janë përdorur analizat e kërkimit cilësor:

analiza përshkruese, analiza faktoriale, analiza e besueshmërisë dhe analiza

diskriminuese. Të shumët janë edhe autorët që sugjerojnë përdorimin e këtyre

metodave për studimin e një fenomeni të tillë. Faktori Zotërimi & shfrytëzimi i

ekonomisë didaktike dhe laboratorëve është ai që shpjegon përqindjen më të madhe

të variacionit të perofrmancës që buron nga grupi i faktorëve të pakontrollueshëm. Po

ashtu, analiza përforcon idenë se Angazhimi publiki IAL-së përbën faktorin më kryesor

të performancës së institucionit, në kontekstin e faktorëve të kontrollueshëm. Një

diskutim me shumë rëndësi është edhe diferencat mes perceptimit të drejtueseve të

institucioneve publik dhe privat. Analiza diskriminuese sjell prova të mjaftueshme për

të pranuar hipotezën se, mes institucioneve të arsimit publik dhe atyre privatë,

ekziston një diferencë në gjykimin e drejtuesve të tyre lidhur me faktorët e

performancës së tyre.

LËNDA E HULUMTIMIT

5
Që nga fundi i viteve 1980, shumica e vëmendjes së makroekonomistëve ësht

përqendruar në çështjet afatgjata, sidomos efektet e politikave qeveritare në shkallën

afatgjatë të rritjes ekonomike. Ky theksim pasqyron njohjen se dallimi midis

prosperitetit dhe varfërisë për një vend varet nga sa shpejt rritet në një periudhë

afatgjatë. Megjithëse politikat standarde makroekonomike janë të rëndësishme për

rritjen ekonomike, aspektet e tjera të “politikës” - interpretuar gjerësisht për të përfshirë

të gjitha aktivitetet e qeverisë që kanë rëndësi për ecurinë ekonomike - janë edhe më

të rëndësishme.

Barro (2013) fokusohet në kapitalin njerëzor si një përcaktues i rritjes ekonomike.

Megjithëse kapitali njerëzor përfshin arsimin, shëndetin dhe aspektet e “kapitalit

social”, fokusi kryesor i studimit aktual është në edukim, ekonomia e dijes. Analizat

theksojnë dallimin mes sasisë së arsimit - i matur me vitet e arritjes në nivele të

ndryshme - dhe cilësia - e vlerësuar nga rezultatet në provimet krahasuese

ndërkombëtare. Njohja se përcaktuesit e rritjes ekonomike afatgjatë ishin problem

qendror makroekonomik, u shoqërua për fat të mirë në fund të viteve 1980 nga

përparime të rëndësishme në teorinë e rritjes ekonomike. Kjo periudhë paraqiste

zhvillimin e modeleve të “rritjes endogjene”, në të cilën shkalla e rritjes afatgjatë u

përcaktua brenda modelit. Një tipar kyç i këtyre modeleve është një teori e progresit

teknologjik, që shihet si një proces ku kërkimi dhe aplikimi i qëllimshëm çojnë me

kalimin e kohës tek produktet e reja dhe më të mira të prodhimit dhe në miratimin e

teknologjive superiore që janë zhvilluar në vende apo sektorë të tjerë.

Vendet që aderojnë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian kanë për detyrë që të

harmonizojnë politikat sipas kërkesave të Bashkimit Evropian. Pjesë e këtyre

politikave janë edhe politikat ekonomike dhe sociale. Arsimi është një fushë e veçantë

6
që shteti angazhohet për ta ofruar si shërbim. Ky shërbim mund të ofrohet nga

institucione publike dhe institucione private. Arsimi i lartë është një investim shumë i

rëndësishëm në zhvillimin e kapitalit human dhe konsiderohet me të drejtë motori i

zhvillimit në ekonominë e re botërore.

Masa e financimit në Arsimin e lartë kontribuon në rritjen e cilësisë së kapitalit njerëzor

dhe në rritjen ekonomike nëpërmjet kanaleve private dhe publike. Mekanizmat e

financimit përbëjnë një nga instrumentet kryesore për nxitjen dhe rritjen e outputit

shoqërore duke ndikuar direkt mirëqenien e përgjithshme. Kontributi i arsimit të lartë

në nxitjen ekonomike është sinjifikativ, i cili mund të jetë i formave dhe rrugëve të

ndryshme. Shkalla në të cilën kapitali njerëzor, sidomos arsimi, kontribuon në

mirëqenien shoqërore dhe rritjen ekonomike është një pyetje e rëndësishme, dhe

është adresuar në studime të shumta hulumtuese. Rezultatet e këtyre studimet janë

të ndryshme, dhe po ashtu të diskutueshme dhe debatuar gjerësisht. Për këtë çështje

ka diksutime të rëndësishme për politikat publike ndaj arsimit dhe ekuilibrit optimal

publik privat në financimin e shërbimeve arsimore.

Një linjë e rëndësishme e kërkimit bazohet në “modelin e kapitalit njerëzor” zhvilluar

nga Becker (1964) dhe Mincer (1962), e cila më pas u zgjerua dhe nga shumë autorë

të tjerë bashkëkohorë. Strategjia shërbeu për të vlerësuar empirikisht kthimin e arsimit

në rritjen e produktivitetit në tregjet e punës. Dyzet vjet kërkime të shumta dhe vetëm

kohët e fundit është shfaqur një konsensus për investimin në arsim.

Konsensusi i tanishëm është diskutuar nga Card (2007), i cili përfundon se vlerësimet

në bazë të variablave instrumentalë, janë më të larta se studimet e mëparshme,

7
bazuar në funksionet e pagave. Studimet empirike kanë vlerësuar të dhënat në

prodhim ndërkombëtar për frymë (prodhimit të brendshëm bruto për person), nivelet

e kapitalit fizik dhe njerëzor, dhe karakterizime demografike të popullsisë kombëtare

dhe nivelin e cilësinë e politikave dhe institucioneve të saj. Nga këto kërkime u zbuluan

efekte pozitive të vazhdueshme. Sasia dhe cilësia e arsimimit, shpesh karakterizohet

nga masat e viteve mesatare të arritjeve shkollore të grupeve gjinore/moshës (Barro,

2013), dhe nga treguesit e rezultateve të testit, të cilat janë zakonisht një nga variablat

qendrore të interesit. Përsëri, fokusi është në përcaktuesit e rezultateve të bazuara në

treg

QËLLIMET E HULUMTIMIT, HIPOTEZAT

Qëllimi i këtij studimi është të evidentojë faktorët kyç që përcaktojnë performancën e

aktivitetit të institucioneve të arsimit të lartë në në Ballkanin Perëndimorë. Mbështetur

në literaturë dhe në arsyetimin logjik, faktorët pretendent që mund të përcaktojnë

performancën e aktivitetit të institucioneve të arsimit të lartë janë: politika dhe qeveria;

aspekte të legjislacionit dhe rregulloret; kohezionit social; zotërimin e laboratorëve dhe

i ekonomisë didaktike; aspektet mjedisore; organizimi i institucionit të arsimit të lartë;

pavarësia e institucionit të arsimit të lartë; fokusi i institucionit të arsimit të lartë; qasja

ndaj donatorëve dhe mbulimi mediatik, dhe raportet me konkurrentët.

Pyetjet kërkimore janë:

• Cilët janë faktorët që mund të matin performancën e institucioneve të arsimit të

lartë në Shqipëri?

8
• Cili është faktori me më ndikim mbi performancën e IAL-ve në Shqipëri sipas

gjykimit të drejtuesve të IAL-ve?

• A ndikohet performanca e institucioneve të arsimit të lartë nga politika dhe

qeveria?

• Si dhe sa ndikojnë legjislacioni dhe rregulloret e ndryshme në ecurinë e mirë të

institucioneve të arsimit të lartë?

• A perceptohet kohezioni social sidimension i performancës së IAL-ve?

• A e rrit performancën e institucionit të arsimit të lartë zotërimi prej tyre i

laboratorëve dhe i ekonomisë didaktike?

• Si ndikon pavarësia e institucionit të arsimit të lartë në performancën e tyre?

• Si ndikon fokusimi i institucionit të arsimit të lartë në performancën tyre?

• A varet performanca e institucioneve të arsimit të lartë nga qasja e tij kundrejt

donatorëve dhe mbulimi mediatik?

• Si përcillen efektet e raporteve me konkurrentët në performancën e institucioneve

të arsimit të lartë?

Hipotezat kërkimore janë:

• Mes institucioneve të arsimit publik dhe atyre privatë, ekziston një diferencë në

gjykimin e drejtuesve të tyre lidhur me faktorët e performancës së tyre.

• Gjykimi mbi autonominë e IAL-ve dallon mes llojeve të institucioneve të arsimit të

lartë në Shqipëri.

• Aspekte gjeografike si faktor i performancës së IAL-ve i diskriminon llojet e IAL-ve.

9
• Angazhimi publik si faktorë i performancës së IAL-së, perceptohet ndryshe nga

nivelet drejtuese sipas llojeve të IAL-së. • Kategoria e stafit si faktor i performancës

së IAL-ve, i diskriminon llojet e IAL-ve.

METODOLOGJIA E KËRKIMIT

Për sa kohë natyra e kërkimit në këtë studim është cilësore, atëherë edhe metodat

dhe procedurat e ndjekura për arritjen e objektivave janë cilësore. Në këtë çështje

shpjegohen procedurat që janë ndjekur për këtë studim. Synimi i kësaj çështje nuk

është shpjegimi në detaje i procedurave, por vetëm përmbledhja tyre. Hapi i parë lidhet

me hartimin e pyetësorit, përmes të cilit mblidhen të dhënat. Hartimi i pyetësorit është

shumë delikat, pasi adresimi jo i drejtë i tij mund të deformojë që në zanafillë rezultatet

e synuara. Pas hartimit të pyetësorit, ai shpërndahet dhe mblidhen të dhënat.

Mbledhja e të dhënave për këtë studim lidhet me të dhënat parësore (pyetësori) dhe

dytësore (të marra nga subjektet e tjera). Mbledhja e të dhënave parësore bëhet për

t’i dhënë përgjigje pyetjeve kërkimore kryesore të studimit, ndërsa ato dytësore

mblidhen më shumë për të dhënë një panoramë të përgjithshme një apo disa

çështjeve që prek ky studim. Zotërimi i të dhënave parësore dhe dytësore, krijon

mundësinë e zhvillimit të një analize përshkruese. Analiza përshkruese synon njohjen

e të dhënave dhe konsiderohet si faza përgatitore para se të dhënat të bëhen pjesë e

analizës së thelluar. Kryerja e analizës faktoriale është kritike për këtë studim, sepse

përmes saj eksplorohen lidhjet e pretenduara (hipotezat e formuluara). Zbatimi i

analizës faktoriale është një nga metodat më të komplikuara në analizën e të dhënave.

Eksplorimi i lidhjeve kryhet përmes disa algoritmeve që respektojnë një sërë

supozimesh bazë. Grupimi i faktorëve (pyetjeve) të rezultuar nga analiza faktoriale,

10
duhet të kenë lidhje me njëri-tjetrin, përveç lidhjeve logjike, edhe të besueshme.

Analiza e besueshmërisë synon kontrollin e lidhjeve mes faktorëve (pyetjeve) me njëri-

tjetrin, për çdo grup faktorësh. Analiza diskriminuese është teknika statistikore e

përshtatshme për testimin e hipotezave që mesataret e grupit të një seti variablave të

pavarur për dy apo më shumë grupe janë të barabarta.

RËNDËSIA E PUNIMIT

Shekulli i njëzetë i ka sjellë sfida të thella natyrës, vlerave dhe kontrollit të arsimit të

lartë në botë, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Evropë. Pritjet

shoqërore dhe burimet publike për arsimin e lartë po kalojnë nëpër ndryshime

thelbësore (substanciale). Ndryshimet brenda dhe jashtë akademisë po ndryshojnë

karakterin e saj – studentët, fakultetin, qeverisjen, kurrikulën, funksionet dhe shumë

vend në shoqëri. Ndërsa Clark Kerr dhe Marian Gade, rreth 20 vjet më parë, vunë në

dukje se kriza dhe ndryshimi në arsimin e lartë “kanë qenë sundimi, jo përjashtimi”.

Megjithatë, ndryshimet aktuale po transformojnë arsimin e lartë në një masë ndoshta

më të madhe se që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore (Zusman, 2005). Dekada e

viteve 90-tw ka parë një axhendë të reformave në mbarë botën për financimin dhe

menaxhimin e universiteteve dhe institucioneve të tjera të arsimit të lartë. Ajo që është

e dukshme në lidhje me qëndrueshmërinë është se ekzistojnë modele shumë të

ngjashme në vendet me sisteme të ndryshme politike-ekonomike dhe tradita të larta

arsimore, dhe në faza jashtëzakonisht të ndryshme të zhvillimit industrial dhe

teknologjik (Johnstone, 1998). Kështu, duket se ka ngjashmëri midis vendeve shumë

të ndryshme në pasuri dhe në sistemet politiko-ekonomike. Po kwshtu, vihet re se ka

ngjashmëri në axhendat e reformave të vendeve, sistemet e arsimit të lartë të të cilwve

11
janë elitë apo universale, kryesisht publike ose private, ose relativisht të pasura ose

tronditëse nën masat shtrënguese. Johnstone (1998) bën përpjekje për të vlerësuar

statusin e kësaj axhende të reformave në mbarë botën në fund të viteve 1990, në pritje

të viteve të para të mijëvjeçarit të ardhshëm

Edukimi i arsimit të lartë ka qenë gjithmonë një prioritet i rëndësishëm në axhendën

publike. Ajo është një depo dhe mbrojtëse e kulturës, një agjent i ndryshimit në këtë

kulturë, një motor për rritjen ekonomike kombëtare dhe një instrument për realizimin

e aspiratave kolektive (Johnstone, 1998). Për më tepër, interesi publik në arsimin e

lartë është përgjithësisht i pranishëm nëse institucionet e ofrimit të tij janë publike ose

private, dhe/ose janë financuar nga buxheti publik ose privat. Megjithatë, bota

moderne e arsimit të lartë po kalon reforma të mëdha dhe kjo agjendë e reformës së

financave dhe menaxhimit mund të shihet në mënyrë të dobishme në kuadër të pesë

temave, të cilat Johnstone (1998) i paraqet si kyçe:

• E para, zgjerimi dhe diversifikimi i regjistrimeve, përqindjeve të pjesëmarrjes dhe

numri dhe llojet e institucioneve.

• E dyta, presioni fiskal - i matur në shpenzime të ulëta dhe në rënie për studentë

dhe siç shihet në mbipopullimin, fakultetin me pagesë të ulët (ose të papaguar),

mungesën e pajisjeve akademike ose bibliotekave.

• E treta, tregjet - rritja e orientimeve dhe zgjidhjeve të tregut dhe kërkimi i të

ardhurave joqeveritare.

• E katërta, kërkesa për përgjegjësi më të madhe - nga ana e institucioneve dhe

fakultetit, dhe në emër të studentëve, punëdhënësve dhe atyre që paguajnë.

• E pesta, kërkesa për cilësi dhe efikasitet më të madh - më shumë rigorozitet, më

shumë rëndësi dhe mw shumw të mësuarit

12
Roli i përmirësimit të shkollimit, si një pjesë qendrore e shumicës së strategjive

zhvillimore është bërë e diskutueshme, sepse zgjerimi i arritjeve shkollore nuk ka

garantuar përmirësime të kushteve ekonomike. Hanushek dhe Wossmann (2007), në

raportin e publikuar për Bankën Botërore,1 sjellin në vëmendje të politikëbërësve rolin

e cilësisë së edukimit në rritjen ekonomike.

Ky raport teknik shqyrton rolin e arsimit në promovimin e mirëqenies ekonomike, me

një fokus të veçantë në rolin e cilësisë arsimore. Ai konkludon se ka dëshmi të forta

se aftësitë njohëse të popullsisë, në vend që të arrijnë thjesht arritjet shkollore, lidhen

fuqimisht me të ardhurat individuale, me shpërndarjen e të ardhurave dhe me rritjen

ekonomike. Rezultatet e empirike të tyre tregojnë rëndësinë e shkathtësive minimale

dhe të nivelit të lartë, komplementaritetin e aftësive dhe cilësinë e institucioneve

ekonomike, dhe qëndrueshmërinë e marrëdhënieve midis aftësive dhe rritjes.

Krahasimet ndërkombëtare që përfshijnë të dhëna të zgjeruara mbi aftësitë njohëse,

zbulojnë defiçite shumë më të mëdha të aftësive në vendet në zhvillim pasi ato rrjedhin

përgjithësisht nga regjistrimi dhe arritja vetëm në shkollë. Madhësia e ndryshimit ka

nevojë të bëjë të qartë se mbyllja e hendekut ekonomik me vendet e zhvilluara do të

kërkojë ndryshime të mëdha strukturore në institucionet shkollore. Ky studim u

motivua nga dyshimet që janë ngritur për rolin e arsimit dhe kapitalit njerëzor në

zhvillimin ekonomik. Këto dyshime vijnë nga një shumëllojshmëri e pikave përfituese,

duke filluar nga fakti nëse kërkimet kanë identifikuar saktë ndikimin e arsimit, nëse

aspektet e tjera institucionale të vendeve mund të jenë më të rëndësishme. Gjithashtu,

ato përfshijnë shqetësime në lidhje me faktin nëse politikëbërësit apo vendimmarrësit

vërtet e dimë se si të ndryshojmë rezultatet arsimore, veçanërisht në vendet në

zhvillim (Hanushek dhe Wossmann, 2007).

13
Arcalean & Schiopu (2010) studiojnë lidhjen midis pabarazisë dhe financimit të arsimit

në një model të votimit probabilistik mbi shpenzimet e arsimit publik, ku është në

dispozicion opsioni privat. Sipas tyre, një ndryshim në pabarazinë mund të ketë efekte

të kundërta në nivele të ndryshme të të ardhurave: pabarazia më e lartë zvogëlon

shpenzimet publike për student dhe rrit regjistrimin në shkollat publike në ekonomi të

varfra, ndërsa e kundërta qëndron në ato të pasura. Një ndryshim në bazën tatimore

mund të ketë gjithashtu efekte jo-monotone.

Arcalean & Schiopu (2010) gjithashtu, studiojnë implikimet e pjesëmarrjes së

votimimeve të ndryshme në të gjitha grupet e të ardhurave. Parashikimet e modelit

mbështeten nga të dhënat e shkollës në nivel kombwtar të SHBA-së. Studimi i tyre

gjen një marrëdhënie jo-monotonike midis pabarazisë dhe shpenzimeve publike për

studentë, varësisht nga

1) preferenca për pjellorinë në krahasim me cilësinë e fëmijëve dhe

2) të ardhurat mesatare për frymë (baza tatimore) në ekonomi.

Sipas Marginson dhe Wende (2007) globalizimi ekonomik dhe kulturor ka çuar në një

epokë të re në arsimin e lartë. Arsimi i lartë ishte gjithnjë më i hapur ndërkombëtarisht

sesa shumica e sektorëve për shkak të zhytjes në njohuri, të cilat kurrë nuk treguan

shumë respekt për kufijtë juridik. Në ekonomitë globale të dijes, institucionet e arsimit

të lartë janë më të rëndësishme se kurrë si medium për një gamë të gjerë të

marrëdhënieve ndërkufitare dhe flukseve të vazhdueshme globale të njerëzve,

informacionit, njohurive, teknologjive, produkteve dhe kapitalit financiar. Në kuadër të

14
referencës, familjet gëzojnë ndarjen e barabartë në politikën e arsimit lokal – ky është

një nga përfundimet e studimit të (Arcalean & Schiopu, 2010).

Ata tregojnë se në SHBA, pjesëmarrja në politikat e arsimit lokal ndryshon nga

treguesit socio-ekonomikë. Ata shtrijmë modelin bazë për të përfshirë fuqinë politike

të varur nga të ardhurat dhe për të studiuar vetitë e saj. Përfundimisht, analiza empirike

e tyre jep mbështetje të fortë për parashikimet e rrjedhura nga modeli teorik. Meqë

studimi i tyre fokusohet në efektet e pabarazisë në shpenzimet e arsimit, hetimi i

efekteve dinamike të arsimit në këtë strukturë, duke endogjenizuar klasifikimin nëpër

rrethe dhe duke eksploruar implikimet e politikave, janë të gjitha temat interesante për

hulumtimet e ardhshme.

ASPEKTI TEORIK- ARSIMI I LARTË DHE SFIADT E TIJ PAS VITI 2000

Në shekullin e 21-të, Arsimi i Lartë për pjesën më të madhe të studiuesve dhe politikë-

bërësve është konsideruar si një nga shtytësit kyç të konsolidimit demokratik dhe

prosperitetit ekonomik. Aftësimi profesional dhe dituria e fituar përmes Arsimit të lartë

janë faktorë të rëndësishëm në gjenerimin e vendeve të punës dhe krijimin e

mirëqenies se një shteti dhe shoqërie. Në këtë kuptim, universitetet luajnë një rol

qendror në krijimin e stabilitetit politik dhe social si dhe në konsolidimin e një shoqërie

demokratike.

Aq me tepër, kur sot krahas nivelit te mirëqenies së një vendi ose të GDP-së shkalla

e burimeve njerëzore, cilësitë e universiteteve, kapacitetet konkurruese, aftësitë e

15
kuadrove etj., te përpiluara ne te ashtuquajturën Indeksi Global i Arsimit (Global

Education Index -GEI), konsiderohen edhe si treguesit kyç te zhvillimit te një vendi.

Veçanërisht në shoqëritë e pasluftës, Arsimi i lartë është një ndër komponentët

thelbësore të transformimeve sociale dhe politike, të cilat gjithashtu ndikojnë

drejtpërdrejt në institucione të qëndrueshme shtetërore dhe në krijim e parakushteve

për zhvillim ekonomik. Siç është treguar nga përvojat e shume vendeve tjera, arsimi

superior ndihmon në shkallë të konsiderueshme në sigurimin e kuadrove cilësor dhe

konkurruese në tregun e punës. Prandaj sistemi i arsimit të lartë, situata politike dhe

zhvillimin ekonomik janë të ndërlidhura dhe të ndërvarura. Në esencë, institucionet e

Arsimit të Lartë kanë tre funksione kryesore dhe reciprokisht të ndërlidhura: pra ne

rend te pare funksionin e pasurimit te njohurive dhe aftësive, funksionin e krijim te

kuadrove për tregun e punës dhe se fundi funksionet sociale dhe politike.

Në kontekstin e globalizimit dhe rrjedhimisht ndryshimit të rolit të universiteteve,

aspektet kërkimore-shkencore dhe kërkesat për dituri dhe aftësi profesionale përmes

arsimimit, po i shtyjnë shoqëritë gjithnjë e me shume drejt një shoqërie te bazuar ne

dije dhe aftësim profesional.

Duke pasur parasysh këto fakte dhe rrethanat demografike, Arsimin e Lartë duhet

perceptuar në Kosovë si një mundësi dhe si një faktor kyç në rritjen e burimeve

njerëzor, i cili në njërën anë mundëson zhvillimin ekonomik dhe në anën tjetër mund

të fuqizoj demokratizimin e shoqërisë kosovare.

Sistemi i Arsimit të Lartë në Kosovë në përgjithësi po përballet me disa probleme

qenësore, së pari problemet e trashëguara nga e kaluara të dhjetë viteve të regjimit të

Millosheviqit, kur Universiteti i Prishtinës në gjuhën shqipe funksiononte në mënyrë

informale, jashtë objekteve dhe si një sistem i ashtuquajtur paralel arsimor. Kjo dekadë

e izolimit dhe diskriminimit, ka dëmtuar sistemin e Arsimit të lartë në Kosovë në disa

16
aspekte, veçanërisht ne aspektin e financimit, ne zhvillimin akademik dhe shkencor

dhe në mënyra të tjera strukturore, si p.sh. në veprimtarinë kërkimore, angazhimin e

stafit të ri akademik, botime mësimore, publikime profesionale, revista shkencore etj.

Si pasojë e kësaj, shumë hulumtues të rinj dhe ligjërues të aftë, asistent dhe profesorë

te duhur e adekuat kane munguar për një periudhe mjaft të gjate. Gjithashtu politizimi

i Universitetit mbetet ende një çështje që duhet vërtetë evituar sa më parë.

Një problem tjetër serioz është shtimi i madh dhe gati i pakontrolluar, që nga vitet 2002

dhe 2003, i të ashtuquajturve Bartës Privat të Arsimit të Lartë. Tani ekzistojnë rreth 30

Institucione të arsimit të lartë privat në Kosovë. Profilizimi i tyre konform kërkesave te

tregut te punës dhe ngritja evidente e cilësisë duhet të jenë prioritet i tyre, por edhe të

autoriteteve përgjegjëse të kësaj fushe.

Problemi thelbësor me nivelin e cilësisë së arsimit të lartë është në fakt një problem i

gjithë sistemit arsimor në Kosovë. Kjo nënkupton qe pa një reformim gjithëpërfshirës

te sistemit arsimor, Arsimi i larte nuk mund te reformohet ne asnjë mënyrë.

Reformat e suksesshme ne sistemin e larte arsimor e sidomos në Universitetin e

Prishtinës, si i vetmi Universitet publik, janë relevante ne aspektin politik, social dhe

mbi të gjitha janë me rëndësi te jashtëzakonshme ekonomike për Kosovën. Prandaj

është koha e fundit qe reformat ne arsim te mos mbesin ne letër por te jetësohen sa

me shpejtë që është e mundur.

Krijimi i një klime të suksesshme në klasë me një mjedis mbështetës është një nga

filozofitë më të rëndësishme të menaxhimit të mësuesit në klasë. Mësuesit po që se

duan një klasë të suksesshme duhet të krijojnë një klime të hareshme në klasë dhe

kjo do të motivojë nxënësit, në mënyrë që ata të duan të jenëtësuksesshëm. Klima në

klasë është sigurisht më shumë se mjedisi fizik i një klase. Është një proces që ndërton

kuadrin psikologjik për të gjitha aktivitet që ndodhin në klasë. Klima në klasë nuk është

17
vetëm motivimi dhe mirëqenia e nxënësve, por është një përbërës i madh i kontekstit

për mësim të suksesshëm. Mësimi i vërtetë nuk mund të zhvillohet në një klimë

negative në klasë, në të njëjtën mënyrë që bimët nuk do të rritet, nëse toka nuk

ështëepunuardrejtë. Në qoftë se mësuesi krijon klimën pozitive në klasë, përvojat

sugjerojnë se nxënësit do të mësojnë më shumë dhe në mënyrë efektive dhe

arritshmëria e tyre dojetënëniveltëkënaqshëm Për ta krijuar klimën pozitive në klasë

faktori kryesor është cilësia e marrëdhënies. Marrëdhënia ndërmjet mësuesve dhe

nxënësve është e rëndësishme, por marrëdhënia midis nxënësve është po aq e

rëndësishme për të siguruar një klimë të suksesshme në klasë. Tipari i dytë kryesor

është zhvillimi personal i nxënësve dhe se sa e lehtë është për ne të bëjmë që ata të

rriten si nxënës dhe të përmbushin potencialin e tyre.

Faktori i tretë kyç është mbarëvajtja e klasës, e karakterizuar nga një mjedis i rregullt,

ku pritshmëritë e mësuesve dhe standardet e sjelljes personale dhe arritjet janë të

larta dhe kuptohen qartë nga të gjithë. Të tri shtyllat e përmendura më lart janë solide

dhe të pranishme në klasa të suksesshme. Por, përbërësit e marrëdhënieve të mira,

zhvillimi personal i nxënësve dhe mbarëvajtja e klasës nuk janë subjekte diskrete, por

elementë tepër fluid që duhet të menaxhohen me mjeshtëri nga mësuesit e mirë. Të

gjitha këto së bashku për të bërë një mjedis pozitiv dhe të suksesshëm në klasës

(Duda & Utley, 2005).

Gjithashtu, edhe pse disa mësues kanë një lloj personaliteti që e bën më të lehtë

krijimin e një klime të suksesshme në klasë, të gjithë mësuesit mund të zhvillojnë

aftësitë dhe strategjitë e menaxhimit në klasë që janë përbërësit e

njëklasetësuksesshme. Studimet sugjerojnë se nxënësit përgjigjen më mirë për

mësuesit që ofrojnë spektër të ngrohtë në klasë. Me fjalë të tjera, mësimdhënësit të

18
cilët janë të afërt, miqësor, të dobishëm, mbështetës dhe që mund të kontrollojnë

klasën dhe të vendosin vetë, pa u shfaqur shumë strikt ose imponues (Chandler &

Dahlquist, 2006; Pindprolu, Lignugaris/Kraft, Rule, Peterson, & Slocum, 2005).

E kundërta e kësaj ndodh nëse nxënësit gjejnë mënyra për t'iu përgjigjur më mirë

mësuesve që janë në kundërshtim, të pasigurt dhe të cilët tentojnë të kritikojnë

nxënësit shpesh dhe të tërheqin vëmendjen për të metat e nxënësve. Kur mësuesit

ua bëjnë të qartë nxënësve se ata janë të shqetësuar rreth nevojave emocionale të

nxënësve, si edhe kurrikulës të tyre dhe nevojave për të mësuarit, nxënësit duken si

pjesë e mirë në klasë, dhe në veçanti janë më të përgatitur për të kërkuar ndihmë, kur

janë në vështirësi. Hulumtimet tregojnë se kjo shpesh paraqitet te nxënësit më të

dobët, të cilët kanë nevojë më të madhe të ndihmës dhe të cilët janë në gjendje për të

kërkuar atë ndihmë, nëse ata e shohin se mësuesi i tyre është në dijeni të nevojave

tëtyreemocionale.

nga mësuesi, ku do të respektohen vlerat e nxënësit si individ - nxënësit duhet të

ndihen dhe te mund të besojnë tekmësuesipara seata dotë hapen për ndonjë

vështirësi që mund ta kenë, ose probleme personale apo probleme me të kuptuarit e

të mësuarit;

• ndihmojënxënësitdukeebërëtë qartë se është e pranueshme për të bërë gabime

në të mësuarit, në fakt dukebërë gabimeështëe rëndësishmetëmësoshnga

gabimet.

• ështëparimordukeusiguruarqëju t ë trajtoni nxënësit në mënyrë të drejtë dhe me

drejtësi, se ju mund të tregoni diferencën midis personit dhe sjelljeve që mund të

shfaqin, dhe qëjutëvendosnidisiplinënnëklasë t ë përshtatshme.

19
Menaxhimi i klasës me strategji që promovon një klimë pozitive në klasë është

entuziazmi nga ana e mësuesit. Hulumtimet tregojnë se mësuesit që vazhdimisht

dërgojnë mesazhe pozitive te nxënësit në lidhje me temën që shpjegohet ata kanë një

ndikim edhe në atë se si nxënësit mund të përgjigjen, duke i motivuar nxënësit më

shumë rrethasajteme. Nxënësit nuk mund të jenë të frymëzuar nga mësuesit, të cilët

nuk janë entuziastë, ose që krijojnë një klimënegativenëklasë. Natyrisht, në jetën

reale, nuk është e mundur një mësues të jetë entuziast gjatë gjithë ditës apo çdo ditë,

por të paktën duhet të mundohen të mos anashkalojnë dërgimin e mesazheve të qarta

për nxënësit sepse para tyre do të duken joentuziast,dhenëveçanti, mësuesit duhet të

shmangur duke ju thënë nxënësve që ne 'jemi vetëm duke mbuluar një temë për shkak

se ajo është në planin mësimor, sidmos në qoftë se kanë dërguar më parë mesazhin,

se mendojnë se tema është shumë e vështirë për nxënësit' (Alberto & Troutman,

2006).

Në vend të kësaj ne mund të përpiqemi të përqendrohemi në një kënd të veçantë që

do tregojnë nxënësit se si ata mund të kenë një përfitim të veçantë të mësuarit nga

tema nëfjalë. Mësuesit entuziastë shpesh vijnë të gjithë si specialistë me besim në

vete që me të vërtetë të gëzojnë për të mësuar lëndën e tyre dhe mund të "përfundojë"

të mësuarit në shumë mënyra të ndryshme për ta bërë atë interesante dhe

tëarritshmepërtëgjithënxënësit.

Një nga rezultatet e hulumtimeve më të qëndrueshme është efekti mbi performancën

e nxënësve dhe pritjeve të mësuesve. Me pak fjalë, nxënësit janë të mirë, kur besojnë

se mësuesit e tyre presin që ata të mësojnë më mirë dhe për të krijuar një klimë

20
mbështetëse e pozitive në klasë. Nga ana tjetër, nxënësit që mendojnë se mësuesi i

tyre nuk ka pritje të larta të tyre, kanë një pritje më paktëmirë.

Mësuesit shpesh komunikojnë perceptimet e tyre në mënyra të detajizuara dhe

ndoshta pa qëllim. Ajo është e lehtë, për shembull, të besojnë se ne jemi duke

lavdëruar nxënësit, por në fakt nuk e bëjmë një gjë të tillë, sepse ata thonë gjëra të

tilla si: ".Të Lumtë, unë isha i befasuar se sa e mirë ishte përgjigjja juaj”. Mesazhi i

nënvetëdijes që merret nga ana e nxënësve këtu është se perceptimi i mësuesit të

vërtetë është se këta nxënës janë të aftësisë më të ulët.Ndonjëherë ka sjellje të tjera,

ndoshta pa qëllim, që nxënësit mund të interpretojnë si perceptime negative. Për

shembull, është e lehtë për një mësues të bëjë pyetje më shumë për nxënësit që ata

i perceptojnë si më të aftë dhe në këtë mënyrë të krijojnë më pak mundësi për

nxënësit, të cilët shihensimëpaktëaftë. Në të njëjtën mënyrë, pritjet e ulëta të

mësuesve mund të rezultojnë që disa nxënësve u kërkohet mundësia për t'iu përgjigjur

vetëm pyetjeve të rendit të ulët. Rreziku i vërtetë i bazuar në perceptimet e mësuesve

për pritjet e gabuara është që nxënësit mund ta kuptojnë se çfarë po ndodh dhe të

fillojnë për të përvetësuar këto perceptime, me rezultat që të gjithë në klasë fillojnë të

sillen në mënyrën se si mësuesipretqëata tësillen. Kjo mund të çojë në një cikël shumë

pozitiv për ata nxënës me 'pritje të larta'. E kundërta, është e vërtetë se nxënësit me

'pritje të ulëta' zhyten më tej poshtë ciklittëtyrenegativ.

• t'iu kushtojnë më shumë vëmendje për përparim nxënësve të tyre dhe të

kontrollojnë të dhënat objektive që perceptimet e tyre apo ndjenjat rreth

nxënësve të janë të mbështetura me fakte, dhe kështu duke iu shmangur dhe

vepruar në perceptimet e gabuara për aftësitë e nxënësve;

21
• ata kanë kujdes të madh për të mos komunikuar pritjet e ulëta: nxënësit mund

të ketë aftësi të kufizuara, por mësuesit duhet të komunikojnë për të fituar

besimin e tyre se nxënësit do të bëjnë më të mirën brenda kufijve të aftësive të

tyre;

• të bëjë që nxënësit të ndihen të sigurt, të marrë reagime të dobishme mbi

reagimet e tyre, progresin që është i sinqertë, por konstruktiv dhe i fokusuar në

përmirësimin e vazhdueshëm;

• të ketë kujdes të madh në lidhje me mënyrën se si ata bëjnë pyetje në klasë -

ata bëjnë pyetje të rendit të lartë, zakonisht përfshijnë pyetje të hapura [Cila /

Ku / kur / Pse / Si

• ata theksojnë më shumë paraqitjen e mirë të punës së nxënësve, prezantimin

e punës së tyre, dhe, ç'është më e rëndësishmja, të gjithë nxënësit presin për

të përmbushur këto kërkesa të larta në prezantim, sepse ata presin që të gjithë

nxënësit do të marrin një krenari të vërtetë në punën e tyre.

Mësuesit e mirë e din se sa e rëndësishme është krijimi dhe ruajtja e një klimë që

është pozitive dhe mbështetëse dhe janë aktivë në qasjen e tyre, (Barnhill, 2005),

sepse ata duan të marrin përgjegjësi më shumë se sa ata munden të për të krijuar një

mjedis pozitiv në klasë që; - promovon cilësi të mirë të jetës për nxënësit dhe mësuesit

- ndihmon për të ofruar një program që promovon të mësuarit social dhe emocional,

si dhe të mësuarit akademik - ndihmon mësuesit të jenë të efektshëm me një gamë të

gjerë të nxënësve stimulon motivimin e brendshëm për mësimdhënie dhe nxënie të

suksesshme (cilësore).

22
Entuziazmi i mësuesit për të krijuarklimë pozitive Nxënësit kanë pritje të mëdha

Mësimdhënësit me pritje të lartë të nxënësve duhet të kenë këto gjëra të përbashkëta:

Krijimi i një klime të suksesshme në klasë me një mjedis mbështetës është një nga

filozofitë më të rëndësishme të menaxhimit të mësuesit në klasë. Mësuesit po që se

duan një klasë të suksesshme duhet të krijojnë një klime të hareshme në klasë dhe

kjo do të motivojë nxënësit, në mënyrë që ata të duan të jenëtësuksesshëm. Klima në

klasë është sigurisht më shumë se mjedisi fizik i një klase.

Është një proces që ndërton kuadrin psikologjik për të gjitha aktivitet që ndodhin në

klasë. Klima në klasë nuk është vetëm motivimi dhe mirëqenia e nxënësve, por është

një përbërës i madh i kontekstit për mësim të suksesshëm. Mësimi i vërtetë nuk mund

të zhvillohet në një klimë negative në klasë, në të njëjtën mënyrë që bimët nuk do të

rritet, nëse toka nuk ështëepunuardrejtë. Në qoftë se mësuesi krijon klimën pozitive

në klasë, përvojat sugjerojnë se nxënësit do të mësojnë më shumë dhe në mënyrë

efektive dhe arritshmëria e tyre dojetënëniveltëkënaqshëm Për ta krijuar klimën

pozitive në klasë faktori kryesor është cilësia e marrëdhënies.

Marrëdhënia ndërmjet mësuesve dhe nxënësve është e rëndësishme, por

marrëdhënia midis nxënësve është po aq e rëndësishme për të siguruar një klimë të

suksesshme në klasë. Tipari i dytë kryesor është zhvillimi personal i nxënësve dhe se

sa e lehtë është për ne të bëjmë që ata të rriten si nxënës dhe të përmbushin

potencialin e tyre.

Faktori i tretë kyç është mbarëvajtja e klasës, e karakterizuar nga një mjedis i rregullt,

ku pritshmëritë e mësuesve dhe standardet e sjelljes personale dhe arritjet janë të

larta dhe kuptohen qartë nga të gjithë. Të tri shtyllat e përmendura më lart janë solide

dhe të pranishme në klasa të suksesshme. Por, përbërësit e marrëdhënieve të mira,

23
zhvillimi personal i nxënësve dhe mbarëvajtja e klasës nuk janë subjekte diskrete, por

elementë tepër fluid që duhet të menaxhohen me mjeshtëri nga mësuesit e mirë. Të

gjitha këto së bashku për të bërë një mjedis pozitiv dhe të suksesshëm në klasës

(Duda & Utley, 2005). Gjithashtu, edhe pse disa mësues kanë një lloj personaliteti që

e bën më të lehtë krijimin e një klime të suksesshme në klasë, të gjithë mësuesit mund

të zhvillojnë aftësitë dhe strategjitë e menaxhimit në klasë që janë përbërësit e

njëklasetësuksesshme. Studimet sugjerojnë se nxënësit përgjigjen më mirë për

mësuesit që ofrojnë spektër të ngrohtë në klasë. Me fjalë të tjera, mësimdhënësit të

cilët janë të afërt, miqësor, të dobishëm, mbështetës dhe që mund të kontrollojnë

klasën dhe të vendosin vetë, pa u shfaqur shumë strikt ose imponues (Chandler &

Dahlquist, 2006; Pindprolu, Lignugaris/Kraft, Rule, Peterson, & Slocum, 2005).

E kundërta e kësaj ndodh nëse nxënësit gjejnë mënyra për t'iu përgjigjur më mirë

mësuesve që janë në kundërshtim, të pasigurt dhe të cilët tentojnë të kritikojnë

nxënësit shpesh dhe të tërheqin vëmendjen për të metat e nxënësve. Kur mësuesit

ua bëjnë të qartë nxënësve se ata janë të shqetësuar rreth nevojave emocionale të

nxënësve, si edhe kurrikulës të tyre dhe nevojave për të mësuarit, nxënësit duken si

pjesë e mirë në klasë, dhe në veçanti janë më të përgatitur për të kërkuar ndihmë, kur

janë në vështirësi.

UNIVERSITETET PUBLIKE DHE PRIVATE NË MAQEDONI, KOSOVË DHE

SHQIPËRI

Realiteti i ri politik, shoqëror dhe ekonomik në Kosovë e në Shqipëri është pika nisëse

e nevojës të një qasje të re dhe të përbashkët të ndryshimeve dhe e zhvillimeve të

24
reja në fushën e arsimit dhe edukimit. Izolimi dhe zhvillimet politike të periudhës së

kaluar kanë rezultuar me një ngecje në bashkëpunim tonë mbarëkombëtar. “Në kohën

e sotme kur kapaciteti riprodhues dhe inovativ i një shoqërie bashkëkohore varet nga

arritjet e saj në fushën e arsimit, edukimit, kërkimit shkencor dhe të teknologjisë,

institucionet shtetërore të dy shteteve shqiptare duhet të jenë të përkushtuara që

arsimi parauniversitar dhe ai i lartë të ketë rol primar në ndërtimin e kapaciteteve

njerëzore të afta për t'u ballafaquar me sfidatekohës“.

Bashkëpunimi kombëtar në fushëne arsimit

Kronologjia e rrënjëve të bashkëpunimit mbarëkombëtar është e moçme filluar me

rrjetin ilegal të futjes së abetareve të para në Kosovë e trojet jashtë Shqipërisë. Por,

hapa konkret kishte vënë nga patrioti H.Prishtina, me dërgimin e nxënësve në

Normalen e Elbasanit, për të vijuar me veprimin konkret të shkrimtarit E.Koliqi, atëbotë

ministër i Arsimit, me dërgimin e mësuesve të parë, puna e pedagogëve universitarë

nga Shqipëria në fundin e viteve 80 –ta në UP, për të vazhduar me bashkëpunim,

“pasi u bë heqja e autonomisë formale e Kosovës në vitin 1990, kur si rezultat erdhi

krijimi isistemit “paralel” të arsimit, si formë e mosbindjes qytetare u hartuan e botuan

tekste e programe të përbashkëta“. Kjo ndodhi gjatë sistemit paralel, më 1991-1999

në Kosovë. Mirëpo, situata e viteve të fundit ka bërë që komunikimi ynë me

institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe komunitetin ndërkombëtar akademik

tëzhvillohetmehapa tërëndësishëm.

25
Në këtë kohë globalizmi, “në këtë periudhë të transformimeve të vrullshme në Evropë

dhe në rajon kemi filluar të ndërtojmë partneritete të reja”. Prandaj, mund të thuhet se

arsimi në Kosovë, përkundër sfidave dhe problemeve me të cilat ballafaqohet në këtë

fazë tranzicioni, po hapëron drejt integrimeve kombëtare, rajonale dhe evropiane. Për

të ilustruar këtë konstatim, po përmendi faktin se Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e

Teknologjisë së Kosovës është përcaktuar që ndryshimeve t'iu qaset në mënyrë

sistematike, duke përfshirë në këtë proces të gjithë faktorët relevantë në shoqëri,

përfshirë këtu dhe bashkëpunimin e sinqertë dhe shumëdimensional me Shqipërinë.

“Strategjia e Zhvillimit të Arsimit të të gjitha niveleve në Kosovë ka artikuluar një vizion

për atë se çfarë skicon rrugën për t'i përmbushur objektivat tona strategjike, që do të

reflekton konsensusin në mes të faktorëve politikë, komunitetit akademik dhe

shkencor, studentëve, shoqërisë civile, grupeve të interesuara për arsimin dhe

publikut të gjerë mbarëkombëtar“.

Ky përvijim, përditë po sendërtohet me angazhime e rezultate konkrete. Janë formuar

shumë grupe punuese ndërministrore, të cilat po bëjnë punënetyre. Në rrugën për

transformimin, reformimin dhe zhvillimin e arsimit, bashkëdyzimet tona të ecjeve të

përbashkëta me Republikën e Shqipërisë dhe gjithë trojet ku flitet shqip, janë shënuar

hapa të përbashkët fillestar si në planin e kurrikulave, planeve mësimore, teksteve,

modelimit, planifikimit, administrimit dhe menaxhimit sa më të përafërt e më të

efektshëm. Aktivitetet e përbashkëta kanë vazhduar që nga themelimi i grupeve të

ndërqeveritare të punës, të cilat janë përqendruar në elaborimin e mëtutjeshëm të

segmenteve të ndryshme të strategjike, procese këto të filluara kohë më parë dhe të

vazhduara nën kujdesin e drejtpërdrejtë të dy ministrave të arsimit e shkencës. Ka

26
pasur përpjekje të konsiderueshme edhe për përmirësimin e kurrikulave dhe për

hartimin e sigurimin e teksteve të reja shkollore, por është bërë pak në hartimin e

teksteve të përbashkëta, me të cilat do të ndikohej dukshëm në rritjën e cilësisë në

mësimdhënie dhe në kursime të efektshme buxhetore. Për shkak të zhvillimeve të

shpejta teknologjike dhe shoqërore, qasja në dije sot është e pakufizuar gjë që ka

kontribuar në demokratizimin e qasjes dhe shfrytëzimit të dijes në gjithë hapësirat

shqiptare, por kjo do të duhej të ishte e koordinuar dhe e artikuluar, sepse dija si

kapitali më i rëndësishëm për gjenerim të prodhimit

dhemirëqeniesnuknjehkufinjshtetëror. Sidomos, pas shpalljes së pavarësisë së

Republikës së Kosovës, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT),

është përkushtuar të zbatojë reformat e domosdoshme për të ngritur kualitetin dhe

barazinë e sistemit të arsimit në Kosovë në përputhje me “Strategjinë për zhvillimin e

arsimit parauniversitar në Kosovë 2007- 2017”.Por, të dy ministritë janë shumë të

vendosura në rrugët që përafrojnë synimet tona kombëtare në këtë rrafsh.

“Strategjia zhvillimore e Republikës së Kosovës, por edhe ajo e Republikës së

Shqipërisë vendos vizionin, misionin dhe objektivat kryesore për zhvillimin e një

sistemi cilësor të arsimit që është në harmoni me standardet kombëtare dhe

ndërkombëtare. Gjatë vitit 2010, MAShT ka hartuar dhe miratuar Planin pesëvjeçar

Strategjik për Arsimin e Kosovës 2011 - 2016 (PSAK), i cili lidh arsimin gjatë gjithë

jetës me gjithëpërfshirjen në arsim”.

Prioritetet e vendosura dhe veprimet e planifikuara në këtë plan janë vendimtare për

arritjen e Synimeve zhvillimore të mileniumit (SZHM) dhe politikës së gjithëmbarshme

të qasjes së barabartë deri në vitin 2015. Në gjithë këto dokumente, në perspektivë

27
më të gjerë dhe bazuar në analizat profesionale të strukturave të ndryshme arsimore

në Shqipëri e Kosovë, pas debateve, analizave profesionale e shkencore dhe

mendimeve profesionale të ekspertëve të arsimit, si dhe mendimeve të nxënësve,

prindërve të tyre dhe bartësve tjerë të arsimit, janë hapur shtigje që të nxirreshin

konkluzione dhe arsyeitme të qëndrueshme për një reformë të përafrimit të kurrikulës

për shkollimin parauniversitar dhe atij të lartë. Shtrirja e përafrimit të dokumenteve

programore, kurrikulave, teksteve dhe legjislaturës është imediate dhe ndihmon

drejtëpërdrejtë idenë e kahmoëshme të bashkimit kombëtar edhepse jashtë dy

shteteveshqiptaredalintelashetëveçanta

Hartimi i agjendës kombëtare të përbashkët

Sistemi i arsimit që t'i shërbejë rendit të ri shoqëror t'i përgjigjet nevojave kombëtare

dhe t'i përgjigjet realiteteve dhe mundësive të reja, fillimisht do të duhej qasur

përafrimit programor e ligjor në mes dy shteteve për të vazhduar më gjerë.

Fushat ku do të duhej domosdoshmërisht të orientohet bashkëpunimi do të duhej

përqendruar në: “përafrimin e planeve dhe programeve në përputhje me nevojat e

kohës, evitimin e mungesës së lidhjes në mes të arsimit dhe nevojave të tregut të

punës, bashkëpunimi në sistemin e sigurimit të cilësisë, bashkëpunimi në shtimin e

kapaciteteve për punë shkencore, krijimin e kushteve që studentët të aftësohen për

tregun e punës, njohjen reciproke të diplomave të të gjitha niveleve dhe njohja e titujve

akademikë, të shtohet mobiliteti dhe këmbimi i studentëve dhe i mësimdhënësve, të

intensifikohetn politika dhe programe kombëtare për kërkimet shkencore, të punohet

në inovacionet dhe evaluimi i tyre, bashkëpunimi mbarërkombëtar në hulumtime,

28
qasje multidisiplinare në punën kërkimore-shkencore, krijimi i mekanizmave për

mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe të të drejtave industriale, shtimi i numrit të

organizatave dhe i klubeve studentore që zhvillojnë veprimtari kulturore e sportive,

rritja e komunikimit akademik“. Këto janë vetëm disa nga segmentet ku do të duhej të

shtrihej integrimi në këtë kohë të integrimeveevropiane.

Objektivat strategjikë: Për të realizuar misionin e mësipërm imediat mendoj se duhet

të përcaktohen disa objektiva kryesor me prioritet. Nga të dy ministritë duhet që të

bëhet arritja e konsensusit kombëtar mbi përafrimin e unifikimit të programit të arsimit,

teksteve dhe rregullativës ligjore për emancipimin e përgjithshëm shoqëror dhe

kombëtar, si dherritjenekonomike. Patjetër, momenti kërkon që të hartohet dhe

zbatohet një politikë arsimore bashkëkohore, gjithpërfshirëse dhe të plotësohet

legjislacioni për arsimin Po ashtu, kërkohet që të zhvillohet sistemi i menaxhimit të

cilësisë së arsimit dhe të ngrihet kapaciteti për punë kërkimore – shkencore.

Madje, duhet prioritet të jetë hartimi i platformës së zhvillimit të arsimit të dy vendeve

sipas objektivave e standardeve të Kornizës Evropiane të Kualifikimeve dhe të

Procesit të Bolonjës. Të dyja shtetet do të duhej të nxisin dhe mbështesin politika dhe

programe kombëtare bashkëpunimi të institucioneve të arsimit në të gjitha aspektet e

punës së institucioneve. Në vazhdim do të duhej me përkushtim të bëhet rifreskimi i

programeve mësimore, shkencore dhe hulumtuese, si dhe zhvillim të programeve të

reja, në përputhje me nevojat dhe rrjedhat bashkëkohore, si pjesë e rifreskimeve

programore në arsim, të parashihet, filluar me Abetaren e përbashkët, me përdorimin

e teksteve mësimore të arsimit profesional dhe atyre universitare.

29
Ky interval kohor (most ë jetë më i gjatë se tri vite, për të projektuar këtë projekt të

përmasave kombëtare, i cili do të duhej të ishte në vazhdimësi) për institucionet

përgjegjëse duhet shfrytëzuar të rregullojnë çështjen e njohjeve të diplomave të

institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë papengueshëm. Po ashtu, duhet

të promovohen politika që mundësojnë forma të ndryshme të arsimit të lartë, si: arsimi

publik, jopublik dhe privat, arsimi në distancë, arsimi me kohë të plotë dhe të

pjesshme, të nxënët gjatë gjithë jetës si dhe politika që u hapin ” rrugë institucioneve

të arsimit të lartë për zhvillimin e programeve fleksibile studimore, të cilat u përshtaten

nevojave individuale të studentëve, duke përfshirë programe intensive studimore,

kurse të akredituara mundësi të zgjedhjes dhe multidisiplinaritet, për t'iu përshtatur

kërkesave dhe ndryshimeve dinamike në tregun e punës dhe në tregun e dijes”. Ideja

është qe institucionet e arsimit të lartë në të dy vendet të ngrisin cilësinë e punës dhe

të krijojnë parakushtet, përfshirë dhe sigurinë, të cilat e bëjnë më konkurrent dhe më

atraktiv sistemin e arsimit të lartë për studentë të huaj. Të dy Ministritë e Arsimit do të

duhej të zhvillojnë politika për komunikim, ndërlidhje dhe kyçje aktive të dijes nga

diaspora në institucionet tona, në njërën anë, si dhe për parandalimin dhe zvogëlimin

e dukurisë së largimit të trurit tëkombit,nëanëntjetër.

Krijimi i një asociacioni koordinimi të institucioneve të arsimit kombëtar

Pikëpamje e bazuar, si kërkesë e kohës, është të nxitet dhe ndihmohet krijimi i një

asociacioni të institucioneve të arsimit të të gjitha niveleve në mbarë hapësirat

kombëtare, me kritere të përcaktuara të anëtarësimit, i cili do të bëjë të mundur

bashkërenditjen e aktiviteve të këtyre institucioneve në të gjitha sferat e veprimit të

tyre. Nevoja dhe mundësia për formimin e agjencisë së përbashkët garanton

bashkërendimin e aktiviteteve kërkimore-shkencore në hapësirat mbarëshqiptare dhe

30
bashkëpunimin ndërkombëtar, me qëllim të ngritjes së cilësisë përmes zbatimit të

standardeve ndërkombëtare sipas kritereve të ERA-së (European Research Area,

Zonës EvropianetëKërkimit)“

Hartimi i politikës së botimeve shkencore

Të gjitha institucionet që bëjnë botime shkencore, të formojnë bordet e përbashkëta

të revistave sipas standardeve ndërkombëtare. Të bëhet një stimulim i veçantë i

studiuesve që botojnë në revistat me recension ndërkombëtar ose në publikimet e

tjera që kanë një editim kompetent dhe me renome ndërkombëtare. Të bëhet ndërtimi

i rrjetit akademik që do të krijojë lidhje cilësore dhe të shpejta, që do të lidhnin të gjitha

institucionet e arsimit të lartë, Bibliotekave Kombëtare dhe Universitare, bibliotekave

të fakulteteve, instituteteve kërkimore-shkencore dhe Akademive të

ShkencavedhetëArtevetëdyvendeve.

Arsimi si veprimtari e rëndësishme shoqërore paraqet kapitalin themelor të shoqërisë

bashkëkohore dhe, si i tillë, sot konsiderohet faktori kryesor në zhvillimin ekonomik e

shoqëror të çdo vendi. Krahas shtimit të popullsisë në planetin tonë, harxhimit të

burimeve minerale e energjetike, problemeve të ndotjes dhe globalizimit dhe formave

të ndryshme të integrimeve, njohuritë e marra, gjegjësisht arsimimi fiton peshë edhe

më të madhe. Njohuritë, shkathtësitë dhe informacionet që mësimdhënësit bartin te

nxënësit dhe studentët do të kthehen në një fuqi zhvillimi

dheprogresipërvendinkonkret.

Arsimi është faktor fundamental i zhvillimit

31
Rëndësia e arsimit në zhvillimin ekonomik e shoqëror të çdo vendi është një prej

temave që kudo në botë diskutohet dhe shtjellohet nga aspekte të ndryshme. Arsimi

mund të kuptohetsiprocesimarrjessëvazhdueshme të diturisë dhe i shkathtësive për

jetë i të gjithë njerëzve në institucione arsimore publike dhe jopublike apo marrja e

njohurivenëmënyrëformale,joformaledhe informale. Arsimi në çdo aspekt është faktor

fundamental i zhvillimit. M'u për këtë, ky sektor pothuajse në çdo vend trajtohet si

sektormeprioritet. Në të vërtetë ç'është ajo që njerëzit e arsimuar i dallon nga të tjerët?

Pos tjerash, është aftësia e tyre për të eksploatuar teknologjinë e re dhe rrjedhimisht

rritjen e produktivitetit të punës, kanë mendje të hapur, kanë njohuri të

konsiderueshme për dukuritë shoqërore dhe natyrën, janë më

pragmatiketj.Asnjëvendnukmundtëarrijë që të ketë zhvillim ekonomik e shoqëror të

mirëfilltë e të qëndrueshëm pa investime në faktorin njeri. Historikisht është dëshmuar

se zhvillimi i arsimit ka sjellë shtimi i produktivitetit të punës, e kështu është rasti me

disa prej shteteve të Evropës Perëndimore, siç janë: Gjermania, Francë,

Anglietj.,sidhemeSHBA.Qëngambarimi i Luftës së Dytë Botërore, produktiviteti i punës

në SHBA ka ardhur duke u ngritur në mënyrë të vazhdueshme, ashtu që nga viti 1947

deri në vitin 1994 ai është rritur për tri herë. Pikërishtfalëarsimimit,nëkëtodheshtetetë

tilla janë bërë zbulimet e mëdha shkencore dhe revolucionet tekniko-teknologjike, të

cilat kanë qenë vendimtare për njerëzimin në përgjithësi. Në të vërtetë arsimi është

dituri dhe dituria është forcë shtytëse e zhvillimit të gjithëmbarshëm të një shoqërie.

Ekonomistët e njohur botëror si Adam Smith dhe Alfred Marshall, në shekullin 18- të

përkatësisht në shekullin 19-të janë preokupuar me investimet në arsim, duke

parashtruar pyetjen: Si reflektohen investimet në arsim, në pasurinë kombëtare dhe

në shtimin e mundësisë për fitime më të mëdha të njerëzve si individ?!.

32
Po ashtu, më vonë, edhe ekonomistë të njohur botërorë janë marrë me këtë çështje,

ku në bazë të të dhënave empirike kanë dhënë shpjegime

lidhurmerelacioninndërmjetarsimimitdhe shtimit ekonomik. Në ekonomitë e zhvilluara

ka vlerësime se për çdo vit të arsimimit të një individi shtohet mundësia që ai t'i rrisë

fitimet në shkallë relative 10 për qind. Masa e investimeve në arsim ndryshon nga

shteti në shtet, varësisht nga potenciali ekonomik dhe nga prioritetet dhe politikat që

ka përcaktuar vendi përkatës. Në bazë të të dhënave, ShBA-ja është shteti, i cili më

së shumti ndan para për arsim. Sidoqoftë, një indikator i rëndësishëm sigurisht është

përqindja e bruto produktit vendor (GDP) i ndarë për zhvillim të arsimit të çdo vendi të

botës, e posaçërisht masa absolute e mjeteve financiare.

Tash më kur është kuptuar roli i arsimit në zhvillim të përgjithshëm ekonomik e

shoqëror të çdo vendi, bëhet përpjekje që të investohet sa më shumë në të. Siç dihet,

në investime arsimore përfshihen buxheti i dedikuar për ngritje dhe renovim të objektet

arsimore, blerjen e pajisjeve laboratorike, rregullimin e infrastrukturës dhe ambienti të

jashtëm, për sigurimin e pagave të mësimdhënësve, ndarja e subvencioneve të

ndryshme për nxënës e student, reformimin dhe rishikimin e planeve dhe të

programeve mësimore, krijimi i mundësive për mobilitet etj. Veçanarisht investimet

duhet të jenë në funksion të shtimit e cilësisë së arsimit, meqenëse kjo siguron zhvillim

të qëndrueshëmekonomikeshoqëror. Easterlin thekson se deri në vitin 1850 shumë

pak njerëz jashtë Evropës Veriperëndimore dhe SHBA-ve kishin pasur ndonjë arsim

formal.

33
Në Afrikë dhe në shumë vende të Azisë dhe Amerikës Latine, kjo gjendje e mungesës

së arsimit ka qenë e pranishme deri në vitin 1940. Shkalla më e lartë e arsimimit i bën

punëtorët që të jenë në gjendje që më lehtë dhe më shpejt të adaptohen në një punë

të re, por njëkohësisht të kenë aftësi më të mëdha komunikimi. Arsimimi ndikon po

ashtu edhe në rritjen e standardit jetësor në përgjithësi, sigurisht nga fakti se njeriu i

arsimuardintarregullojëjetënevetmëmirë, nëkushtetetjeratënjëjta.Asnjëvendnukka

arritur që të ketë zhvillim ekonomik konstant pa investime të konsiderueshme në

kapitalin njerëzor. Zhvillimi i hovshëm i shkencës dhe i teknologjisë ka bërë që të

përqafohet ideja e mësimit tërëjetësor dhe gjithëpërfshirja e popullatës në këtë.

Sidoqoftë, vendet e ndryshme dallohen jo vetëm për nga kuantitet apo masoviteti, por

Arsimi është faktor fundamental i zhvillimit edhepërngakualitetiiarsimit.

Zhvillimi i arsimit dhe zhvillimi ekonomik kanë një lidhshmëri mjaft funksionale dhe

ndikim reciprok njëkohësisht. Është bërë pothuajse praktikë e rendomë që të vihet në

pah vetëm roli i arsimit në zhvillim të ekonomisë, por jo edhe roli i ekonomisë

nëzhvillimtëarsimit. Vlen të ceket se cilësia e arsimit veçanërisht është komponentë

që ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të çdo vendi. Tendencat dhe përcaktimi

i Kosovës për integrime evropiane nënkupton,postjerash,hyrjenënjësistem gare me

vende të tjera në çdo pikëpamje, edhe kur është fjala për dituri, thithjen e investimeve,

zgjidhjen e sfidave të ndryshme në përmasa globale dhe kombëtare. Kjo gjë është

vërejtur dhe është studiuar historikisht në vende të ndryshme të botës. Kur flitet për

arsimim, natyrisht se aludohet në dituri, shkencë etj. Ka mendimtarë që diturinë e

identifikojnë me fuqi, pra këtu mendohet në nivel të zhvillimit të forcave prodhuese,

aftësive inovacioni dhe shkence, implementimi i zbulimeve nga të gjitha fushat në

ngritje të mirëqenies njerëzore etj

34
CILËSIA E ARSIMIT TË LARTË

Së pari, sigurimi i brendshëm i cilësisë së insitucioneve të arsimit të lartë duhet

të marrë formën e një njësie qendrore me staf të specializuar, që vendos dhe

menaxhon një rrjet të sigurimit të cilësisë në të gjitha fakultetet, departamentet dhe

njësi të tjera të universitetit. Kjo do të bëhet mirë, kur drejtuesit kryesorë të IAL-së do

të merren seriozisht me këtë proces si një parakusht për të arritur suksese në sigurimin

e brendshëm të cilësisë. Analiza e punës së NJBSC-së nga organet drejtuese si

këshillat e fakulteteve apo senatit akademik do të ishte me shumë interes. Së dyti,

NJBSC duhet jetë një organizëm i pavaruar dhe me autoritet të plotë, duke vepruar në

përputhje me kërkesat që dalin nga Standardet dhe Udhëzimet për Sigurimin e

Cilësisë në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë, duke mos u bërë palë me

drejtuesit e njësive bazë apo të njësive kryesore dhe as nën ndikimin e tyre. Së treti,

NJBSC-ja duhet të jetë një organ ndihmës dhe pjesëmarrës veprues i IAL-së, si edhe

një forcë nxitëse për rritjen e cilësisë, duke zhvilluar veprimtari frytdhënëse me stafin

akademik dhe studentët për të rritur realisht cilësinë e brendshme në të gjitha nivelet

dhe drejtimet e IAL-së.

Një anë shumë e rëndësishme e arsimit të lartë është cilësia e tij. Ndërsa janë bërë

shumë hapa për masivizimin, rëndësi ka filluar t’i kushtohet edhe vlerësimit të

cilësisë. Kështu, që në vitin 1999, u krijua me ligj sistemi i akreditimit me dy përbërës

të rëndësishëm: Agjensia Publike e Akreditimit për Arsimin e Lartë (APAAL) dhe

Këshilli për Akreditimin. Ky sistem kontrollon dhe organizon Sigurimin e Jashtëm të

Cilësisë, përmes dy proceseve: vlerësimit dhe akreditimit.

35
Termi cilësi (quality) në dekadën e fundit është termi që është përmendur dhe

theksuar shumë shpesh, si në aspektin politik poshtu edhe në nivele të

ndyshme profesionale, akademike etj. Sigurimi i cilësise në punë, për të përparuar

dhe përmirësuar proceset dhe rezultatet janë qëllimi thelbësor i të gjithë atyre që

duan të jenë të suksesshëm në punën e tyre . Në këtë kontekst , debatet që janë

zhvilluar për cilësinë në arsimin e lartë kanë qënë ndër më të bujshmet, gjithmonë në

qëndër të vëmendjes të shumë qarqeve. Kjo edhe për arsyen sepse cilësia në arsimin

e lartë është një koncept shumë i rëndësishëm, shumëdimensional dhe dinamik. Një

nga studiuesit e njohur të kësaj fushe, Vroeijestijn (1995) do të theksojë : “Koncepti i

cilësisë së arsimit të lartë nuk është i ri: ai gjithmonë ka qenë pjesë e traditës

akademike. Bota e jashtme tani thekson nevojën dhe shqetësimin për cilësinë sepse

cilësia paraqet lidhjen në mes të arsimit të lartë dhe shoqërisë që po ndryshon’’.

Në këtë kontekst, edhe në sektorin e arsimit të lartë po ndodhin ndryshime të thella,

shumëllojshmëri e përmbajtjeve të programeve studimore dhe të aktiviteteve tjera.

Rritet vëllimi i punës, sistemet e arsimit të lartë po kalojnë nga ato “elitare” në

“masovike”, ku kemi rritjen e numrit të institucioneve arsimore publike dhe private si

dhe rritjen e numrit të studentëve që në vitet e fundit është rritur në mënyrë

drastike. Në anën tjetër, burimet reduktohen, forcohen kërkesat për llogaridhënie,

rritet interesi i shtetit për të mbrojtur investimin e vet , si dhe kemi një shqetësim global

për cilësi dhe standarde.

Nisur nga ky kompleksitet ku nderthurja kauzale e shumë faktorëve determinon edhe

kuptimin e këtij koncepti, shumë mendimtarë me të drejtë do të konstatojnë se “..në

instancë të fundit, cilësia është një koncept filozofik” (Green, 1994). Për të reduktuar

36
këtë vlersim aksiomatik në kuptimin e përditshmërisë tonë, nisur nga kuptimi i

“cilësisë”( cilësia e procesit arsimor që u ofrohet studentëve) dhe definicionit të

“standardit”(arritje aktuale ose rezultati i synuar), do të gjejmë rrugën drejt definimit të

asaj që ne e quajmë “standard akademik” që merr kuptimin e “aftësisë së matshme

për të përmbushur nivelin e specifikuar (standardizuar) të arrijes akademike”.

Kuptohet që për të realizuar qëllimet, pra arrijen e standardeve të dëshiruara ,janë të

nevojshme realizimi disa aktiviteteve,veprimeve dhe procedurave. Thënë thjesht, ky

është një proces i vazhdueshëm që siguron zhvillimin dhe plotësimin e standardeve

në kontinuitet.

Meqë Magna Charta Universitatum universitetet i definon si “qendra të kulturës,

dijes dhe kërkimit shkencor”, duke venë theksin në autonominë e tyre, ku deklarohet

nevoja morale dhe intelektuale për pavarësi të institucioneve të arsimit të lartë nga

ana e autoriteteve politike dhe e fuqive ekonomike, realizimi i aktiviteteve të

sipërpërmendura bëhet kompleks, por jo i pamundur.

Gjithashtu, duhet cekur se në kërkim të përshtatjes së tyre dinamike për përgjigje sa

më adekuate ndaj sfidave të reja ato bartin përgjegjesinë kryesore edhe për kultivimin

e kompetencave në punën profesionale dhe në transferin e njohurive dhe teknologjisë

në një ambient global me shumësi diversitetesh.

Në këtë kontekst institucionet e arsimit të lartë në të njëjtën kohë

ballafaqohen edhe me problemin e besueshmërisë në aftësinë e instancave të tyre

akademike që në mënyrë kritike të vlerësojnë punën e tyre vetanake dhe të

justifikojnë autonominë e besuar të institucionit, kurse në anën tjetër të

arsyetojnë fondet publike që ato i marrin. Nuk duhet harruar që ato janë përgjegjës

37
ndaj të gjithë pjesëmarrësve tjerë ,të jashtëm, në arsimin e lartë: pra përveç

studentëve edhe ndaj prindërve të tyre si dhe ndaj punëdhënësve potencialë dhe

tatimpaguesve tjerë respektivisht shoqërisë.

Është e kuptushme që në këtë kompleksitet rethanash kujdesi ndaj cilësisë do të mund

të arrihet nëse secila instance, në çdo nivel merr përgjegjësinë për punën që i takon,

dhe në qoftë se rezultatet e vlerësimit të çdo aktiviteti (individual dhe sistemor),

merren parasysh gjatë definimit të gjitha vendimeve dhe akteve tjera gjatë

planifikimi strategjik të Universitetit.

Shikuar nga këndvështrimi i rrjedhave në arsimin e lartë në vendin tonë dhe në rajon,

veç mangësive dhe dobësive tjera, forcën transformuse drejt një cilësie më të lartë e

shton edhe konfuzioni mbi definimin e cilësisë që vjen nga inercioni i mentaliteteteve

dhe mosgadishmëria tër tu ballafaquar me pikëpamjet moderne mbi këtë çështje.

Harvey dhe Green kanë bërë kategorizimin e konceptit të cilësisë në arsimin e lartë

me qëllim lehtësimin dhe qartësimin metodologjik të kësaj fushe komplekse. Ndër disa

kategori ata veçojnë si më prezente konceptin e “cilësisë si shmangje e

gabimeve”(”zero errors”), cilësia si përmbushje e objektivave të caktuara(”fitness for

purpose”), cilësia si përmbushje e një pragu (minimumi apo“threshold”) mes

konceptesh tjera kategorizuese. Por ajo që në sferën e arsimit të lartë është më

prezente, sillet mes dy tendencave , edhe atë:

– e para, është ajo që kërkon të mbajë një qëndrim tradicional akademik mbi cilësisë

si “shkëlqyeshmëri”(“excellence”) duke pretenduar se “të qenit më i miri”

është garancion i mjaftueshëm i cilësisë, dhe

38
-të tjerët që bazojnë kuptimin mbi konceptin e cilësisë mbi kërkesën për transformim

(“quality as transformation”) me qëllim që produkti apo shërbimi duhet të plotësojnë

atë që në atë kohë definohet dhe njihet si nevojë ,pra të plotësojë nevojën, kërkesën

dhe dëshirat e konsumatorëve ose klientëve. Duke vënë në dukje se kjo përmbush

më së miri atë që definohet si interes publik që gërsheton dhe kyç interesin dhe

përgjegjësinë e të gjithë faktorëve dhe i mundëson arsimit të lartë të ngelet në nivelin

e pritshëm të përgjegjësisë për shoqërinë në përgjithësi.

Duke u përqëndruar edhe këtu në kontekstin e ambientit tonë , nuk është veshtirë të

identifikohet se tendencën e pare e përfaqësojnë ato institucione që kënaqen duke

qënë “të parët” në “mahallën e tyre” duke mos vlerësuar punën e tyre në relacion me

nevojat , kërkesat e kohës , dhe të hapsirës e cila padyshim shkon përtej “mëhallave

tona”. Kurse të tjerët mjaftohen duke u ndjerë më lehtë kur shohin se ka edhe më keq

se këta. Rezultatin e këtij mentaliteti, padyshim që e shohim në rangimet e

univeristeteve tona ku ata i shohim të notojnë “lartë poshtë” pa një lëvizje me ndonjë

tendencë kuptimplote, që padyshim i shqetëson apo së paku duhet ti shqetësojë të

gjithë faktorët respektivë (studentët, profesorët, qeverinë , taksapaguesit etj).

Duhet theksuar që “përkundje” pa ndonjë përmirësim substancial kryesisht është

evidente në institucionet e arsimit të lartë në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë(?!) aty

ku edhe pritjet dhe nevojat e shoqërisë janë edhe më sensitive dhe bazike sikurse

janë papunësia, zhvillimi i ulët ekonomik, migracioni, “brain drain”, shtimi i shkallës së

varfërisë etj. Kjo gjendje nuk besoj që mund të lërë indiferent ndokënd.

39
Prandaj mendoj se është koha e fundit kur të gjithë faktorët të vlerësojnë drejt këtë

gjendje të pakëndshme tonën, secili në kuadër të përgjëgjësive të veta të ndërmarrë

hapat e duhura dhe pa hezitim ti qasemi përmirësimit të situatave me veprime

konkrete, efikase dhe të matshme. Në të kundërtën gjeneratat që vijnë dhe historia

, me të drejtë, do të na shpallin përgjegjës për dështimet dhe katandinë që mund të

na ndodh.

MASOVIZIMI I ARSIMIT TË LARTË

Transformimet në arsimin e lartë në botën perëndimore kanë filluar qysh nga fundi i

shek. XVIII dhe fillimi i shek. XIX me synim ndërtimin e universiteteve moderne përmes

ngritjes së cilësisë. Ndërsa më vone, vitet e 60-ta dhe 70-ta u karakterizuan anembanë

me masovizim të arsimit të lartë. Shkallët e regjistrimit tejkaluan 50 përqindëshin në

veçanti në Japoni e SHBA, shtete të tjera të avancuara ekonomikisht nuk kaluan rritjen

përtej 20%.

Që nga ajo kohë, reformat në arsimin e lartë në këto vende karakterizohen me

ndryshime në:

1. Qasjet qeverisëse të orientuar në sigurim të cilësisë me theks në vlerësim;

2. Funksionet e institucioneve të arsimit të lartë – drejt një shoqërie të dijes për të

stimuluar progres në teknologji si dhe rritje të ekonomisë, me theks të veçantë

në ndërlidhje mes mësimdhënies dhe hulumtimit shkencor; dhe

3. Ndërkombëtarizim i arsimit të lartë përmes mobilitetit të studentëve,

mësimdhënësve/akademikëve, marrëveshjeve me institucione ndërkombëtare

, etj.

40
Këto reforma janë poashtu prioritete të Arsimit të Lartë në Kosovë, vetëm se nën

rrethana, kushte e kapacitete tjera. Rektori i ri i Universitetit më të madh në Kosovë ka

pranuar qeverisjen atëherë kur ky institucion ndodhej në një udhëkryq kaotik të

trashëguar nga qeverisjet e mëhershme. Procedurat e pranimit të studentëve

(përfshirë krijimin e afateve artificiale), devijimet në procedurat e rekrutimit dhe lejimi i

kontratave të shumëfishta të stafit akademik të cilat kanë penguar dukshëm procesin

e rregullt të mësimdhënies pa ndonjë mundësi për ndërveprim janë disa nga

parregullsitë e hasura. Sipas vlerësimeve, shkaktar i kësaj të fundit janë edhe

rregulloret në fuqi të cilat kanë lënë hapësirë për shtrembërime të interpretimeve në

favor të interesave personale.

Masovizimi përmes regjistrimeve të reja në dekadën e fundit – ku nga viti 2004 është

shënuar rritje deri në 50% – me një numër prej 55.000 studentësh dhe në anën tjetër

numri i limituar i kuadrove (996 mësimdhënës dhe asistentë) kanë rrënuar mundësinë

për përmirësim të situatës. Numri i lartë i kandidatëve për doktoraturë (459) në një

anësi dhe mungesës së mentorimit të mirëfilltë në anën tjetër, lënë pak shpresë për

prodhim të stafit adekuat akademik. Shumica e këtyre parregullsive që kanë shpie në

dëmtime të rënda, vlerësohen të jenë poashtu pasojë e keqmenaxhimit të influencuar

nga ndërhyrjet politike, interesat biznesore si në nivel personal ashtu edhe atë grupor,

fisnor e familjar.

Vendimi kundër rritjes së regjistrimeve, ndalimi i afateve artificiale dhe i regjistrimeve

dhe rekrutimeve pa bazë në kritere, vendosja e mekanizmave për verifikim të arritjeve

akademike dhe publikimeve shkencore, shpërfillja e regjistrimeve përmes lidhjeve

familjare dhe konkurrimeve nga sfera politike dhe së fundi rritja e llogaridhënies në

menaxhimin e financave dhe administratës, janë disa nga ndryshimet e ndërmarra nga

rektorati i ri.

41
Risi me theks të veçantë në qeverisjen e re është edhe hapja e bashkëpunimit në mes

të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe UP-së. Qeverisja e re në

MASHT dhe zhvillimet që po vijnë me të duket të jenë të njëtrajtshme me masat

parandaluese të ndërmarra në UP, specifikisht drejt rrënimit të politizimit të këtij

institucioni. Rast konkret i kësaj preventive është përzgjedhja e kandidatëve nga

MASHT pa prapavijë politike për anëtarë të Këshillit Drejtues.

Megjithatë, jo të gjitha këto iniciativa perceptohen si të mirëseardhura nga

përfaqësues të fakulteteve të caktuara. Reduktimi i afateve të provimeve konsiderohet

nga përfaqësues të Fakultetit të Mjekësisë si zgjidhje jo pragmatike për ngritjen e

kritereve. Reduktimi i shumës së bursave për 25% po konsiderohet demotivuese për

studentët e dalluar. Mirëpo një gjë e tillë rektori i ri synon t´a rregulloj përmes kërkesës

ndaj MASHT për lirimin e studentëve nga pagesa e taksës administrative.

Pavarësisht vendimeve strategjike në dispozicion, sfidë drejt sigurimit të cilësisë e që

mund të prioritetizohen nga qeverisja e re,mbeten një sërë faktorësh: i) mungesa e

ndërlidhjes së universitetit me biznesin dhe si pasojë kufizimet në mundësi për punë

praktike pa marrë parasysh ekzistimin e disa praktikave të mira. Në anën tjetër

mosgatishmëria për bashkëfina

NUMRI I FAKULTETEVE DHE UNIVERZITETEVE NË RRITJE- NUMRI I

STUDENTËVE NË RËRNJE

Numri i studentëve që ndjekin arsimin e lartë në universitetet publike për të

tretin vit radhazi është futur në cikël rënës.

42
Sipas të dhënave të INSTAT në vitin shkollor 2017 ndoqën studimet e larta në

universitet publike 115, 093 studente me një rënie 5 për qind në raport më një vit më

parë. Ky është viti i tretë me rënie ne nivelin e lartë të studimeve në universitetin

shtetëror, pas kulmit në të cilin shënoi numri i tyre gjatë vitit 2013-2014.

Ekspertët e tregut pohojnë se rënia po vjen për disa arsye që lidhen me zgjerimin e

tregut privat të universiteteve private, rritjen e tarifave për studimet master në sektorin

publik dhe faktorët të tjerë demografike që lidhen me emigracionin ë lartë ndër të rinj

dhe plakjen e popullsisë.

Gjatë vitit 2015 tarifat e studimeve master në sektorin publik të arsimit të lartë u rriten

me mbi 20 për qind. Bashkë me disa tarifa shërbimesh që studentet paguajnë në

universitetet e shtetit tani pagesat master kanë shumë pak diferencë me privatin.

Teksa numri i studentëve në shtet ra, në ato private në vitin 2016 erdhi me rritje me

një shtesë prej rreth 1 mijë studentësh, teksa numri i tyre për vitin 2017 ende nuk është

zyrtarizuar.

Por faktori demografik duket se do të jetë vendimtar për popullimin e universiteteve në

vijim. Gjithnjë e më shumë të rinjtë shqiptarë të demotivuar se sistemi studimeve të

larta është larg tregut të punës po orientohen të studiojnë jashtë vendit apo edhe të

emigrojnë.

Përgjatë këtyre 3 viteve shpenzimet për të studiuar jashtë janë rritur më 94%. Sipas

Kombeve të Bashkuara përgjatë vitit 2015 zëri i shpenzimeve të Shqipërisë për

edukim kapi shifrat e 10.6 milionë dollarë, ndërsa në vitin 2013 ky zë ishte rreth 5.5

milionë dollarë.

43
Projeksionet për të ardhmen janë për një rënie të mëtejshme, për shkak të uljes

drastike të nxënësve të regjistruar në arsimin fillor. Sipas statistikave të INSTAT, në

vitin shkollor 1996-1997 kishte 560 mijë nxënës të regjistruar në arsimin 9 vjeçar. Sot,

pas 20 vitesh, numri i tyre ka rënë me rreth 217 mijë, apo gati 40% më pak. Rënia e

numrit të nxënësve ka ardhur në proporcion të drejtë me tkurrjen e peshës së grup

moshave të reja. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 1989, popullsia në moshën 0-

14 vjeç ishte rreth 1 milionë persona, ndërsa në vitin 2017 ka zbritur në vetëm rreth

522 mijë persona, pothuajse përgjysmim. Pesha e popullsisë 0-14 vjeç ka zbritur në

18% të totalit, nga 32% që ishte në vitin 1989.

Në të kundërt, teksa vendi ka përjetuar pas viteve ’90 rënien e lindshmërisë dhe

emigracionin masiv, -ku janë larguar më së shumti moshat e reja -, është rritur pesha

e të moshuarve. Popullsia mbi 65 vjeç zinte 13% të totalit në vitin 2017, nga vetëm

7.4% në vitin 2001, po sipas INSTAT. Ky ndryshim i strukturës së popullsisë pritet të

ketë efekte të rënda në një të ardhme të shpejtë, si në strukturën e forcës së punës,

kërkesë ofertën për punë (me ndikim në profilet e universiteteve) ashtu dhe në skemën

e pensioneve dhe kostos për kujdesin e të moshuarve. Sipas të dhënave të INSTAT,

në vitin 2017, popullsia në grupmoshën nga 15-44 vjeç, që është pjesa më energjike

e tregut të punës, ra me 162 mijë persona në krahasim me vitin 2001, ose me 11.6%.

Rënien më të fortë shihet ta ketë grupmosha 15-19 vjeç, me më shumë se 24%. Më

tej, rënie të madhe ka pësuar popullsia në moshën 35-45 vjeç, kur në vitin 2017

numërohen 330 mijë persona më pak se në vitin 2001. Më pas, struktura e popullsisë

në moshë pune shënon rritje të fortë për moshën 45-64 vjeç, duke u shtuar me 208

mijë persona ose 38% në krahasim me vitin 2001.

44
Studimet universitare fillojnë pas kryerjes së shkollës së mesme. Ato bëhen për të

arritur nivele më të larta të dijes. Nxënësat që e kanë kryer shkollën e mesme, duhet

t’i nënshtrohen testit të maturës. Në këtë test duhet të arrihet rezultati prej së paku

50% të pyetjeve, që nxënësi të mund të aplikojë për studimet universitare.

Pas daljes së Konkursit për aplikim për studime, nxënësi aplikon në fakultetin që

dëshiron dhe i nënshtrohet provimit pranues.

Mënyra e përzgjedhjes së nxënësve për pranim në fakultet bëhet përmes tre kritereve:

provimit pranues, testit të maturës dhe shumës së mesatares së notave në shkollën e

mesme.

Universitetet

Në Kosovë i jepet rëndësi të veçantë studimeve universitare. Si rezultat i kësaj është

hapja e shumë universiteteve private krahas atyre publike.

Universitetet Publike

Universitetet publike jane: Universiteti i Prishtinës (UP) dhe Universiteti Publik i

Prizrenit (UPPZ)

45
Universiteti i Prishtinës

 Artikull kryesor : Universiteti i Prishtinës

Universiteti i Prishtinës është institucioni më i rëndësishëm arsimor, shkencor dhe

kulturor në Kosovë. Më shumë se tridhjetë vjet ishte bartësi i vetëm i arsimit të lartë.

Universiteti i Prishtinës është relativisht i ri – tridhjetepesëvjeçar, por rruga e zhvillimit

të tij ishte dinamike, ndërsa veprimtaria arsimore, shkencore dhe artistike e tij ishte e

pasur me rezultate të mëdha, të pamohueshme dhe me peshë historike. Fillimisht

Universiteti kishte katër fakultete, ndërsa aktualisht ngërthen 14 fakultete dhe tri

shkolla të larta, që janë:

 Fakulteti Filozofik,

 Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore,

 Fakulteti i Filologjisë,

 Fakulteti Juridik,

 Fakulteti Ekonomik,

 Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe i Arkitekturës,

 Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike,

 Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike,

 Fakulteti i Mjekësisë,

 Fakulteti i Arteve,

 Fakulteti i Bujqësisë,

 Fakulteti i Xehetarisë dhe i Metalurgjisë,

 Fakulteti i Kulturës Fizike dhe i Sportit,

 Fakulteti i Edukimit,

 Fakulteti i Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë,

 Fakulteti i Shkencave të Aplikuara Teknike në Mitrovicë, dhe

46
 Fakulteti i Shkencave Teknike të Aplikuara në Ferizaj.1. Fakulteti Filozofik,

Universitetin e Prishtinës e themeloi Kuvendi i KSA të Kosovës, i cili, më 18 nëntor

1969, nxori Ligjin mbi themelimin e Universitetit të Prishtinës.

Universiteti tjetër publik i Kosovës është Universiteti Publik i Prizrenit (UPPZ). Ky

Universitet i bëri të gjitha përgatitjet e nevojshme që të rregjistrojë studentët e parë në

vitin akademik 2010/2011.

Universiteti Publik i Prizrenit

Drejtimet që ofron UPPZ-ja janë:

 Software Design

 Teknologji te Informacionit dhe Telekomunikimit

 Administrim Biznesi

 Menaxhment Ndërkombëtarë

 Juridik

 Gjuhe Gjermane

Universitetet Private

Universitetet private në Kosovë janë të shumtë, por ndër më të njohurat janë:

 Universiteti Amerikan në Kosovë

 Universiteti i Biznesit dhe Teknologjisë

 Universiteti Dardania

 Universiteti Universum

 Universiteti Shkencave Mjekësore REZONANCA

 Universiteti Fama

 Universiteti Iliria

 Universiteti VICTORY

 Universiteti AAB-Riinvest

47
Drejtimet Kryesore

Disa nga drejtimet më të kërkuara nga nxënësit e shkollave të mesme janë këto:

 Telekomunikacioni dhe Kompjuterika në FIEK.

 Banka, Financa dhe Kontabilitet dhe Menaxhment dhe Informatikë në

Fakultetin Ekonomik, dhe në AAB-Riinvest.

 Juridik, në Fakultetin Juridik, AAB-Riinvest, Iliria.

 Mjekësia e përgjithshmë dhe Stomatologjia në Fakultetin e mjekësisë.

 Arkitektura dhe Ndërtimtaria Konstruktive në FNA.

 Matematikë-informatikë dhe mësim klasor në Fakultetet e Edukimit.

 Bujqësi dhe Veterinari, në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë.

 Shkenca Kompjuterike në FSHMN, UBT, AAB-Riinvest, etj.

Numri i studentëve

Numri i studenteve në Universitetin e Prishtinës nga viti akademik 2002/2003 gjeri në

vitin 2004/2005 ka pasur një rritje të vazhdueshme ndërsa nga viti akademik

2004/2005 kemi ramje të numrit të studenteve në Universitetin e Prishtinës, kjo ramje

e numrit të studenteve është edhe si rezultat i hapjes së fakulteteve private.

Sot mendohet se në Kosovë janë mbi 35 mijë studentë.

Sistemi i Bolonjës

Qëllimi i procesit të Bolonjës është formimi i një zone të lartë të edukimit Evropian,

duke i bërë standardet e titujve akademikë të krahasueshme dhe të përshtatshëm

kudo në Evropë.

Studimet sipas sistemit të Bolonjës ndahen në tri cikle:

 Cikli i parë: Zakonisht 180-240 kredi (ECTS), e fiton titullin Bachelor

 Cikli i dytë: Zakonisht 60-120 kredi (ECTS), e fiton titullin Master

 Cikli i trete: Doktoratura.

48
Në shumicën e rasteve kohëzgjatja e cikleve është 3, 2 dhe 3 vite për ciklet përkatëse

REZULTATET E STUDIMIT

Në këtë pjesë prezantohen statistika përshkruese të vëzhgimit përmes zgjedhjes së

bërë. Siç është diskutuar edhe te kapitulli i “Metodave dhe procedurat e kërkimit”, në

pyetësor janë hartuar 58 pyetje të llojeve të ndryshme. Pjesa më e madhe e tyre i

dedikohen pyetjeve që lidhen me perceptimin e stafit të IAL-së për performancën.

Konkretisht, 49 nga 58 pyetje janë vetëm për këtë kategori. Pyetjet e tjera janë të

mbyllura dhe dy prej tyre janë të hapura.2 Pyetjet që lidhen me dimensionet e

performancës së Institucioneve të Arsimit të Lartë janë të grupuara sipas:

• politika dhe qeveria;

• aspekte të legjislacionit dhe rregulloret;

• kohezionit social;

• zotërimin e laboratorëve dhe i ekonomisë didaktike;

• aspektet mjedisore;

• organizimi i institucionit të arsimit të lartë;

• pavarësia e institucionit të arsimit të lartë;

• fokusi i institucionit të arsimit të lartë;

• qasja ndaj donatorëve dhe mbulimi mediatik;

• raportet me konkurrentët.

Janë plotësuar 198 anketa, nga të cilat vetëm një është e pavlefshme. Kështu që numri

i anketave të plotësuar është 197. Ky numër është relativisht i konsiderueshëm, kur

49
marrim në konsideratë numrin e Institucioneve të Arsimit të Lartë që ushtrojnë

aktivitetin e tyre në Shqipëri (gjithsej janë 38 IAL). Një argument më shumë për këtë

është edhe fakti se numri i institucioneve private është më i madh se ato publike (23

me 15). Dimë që IAL-të private kanë një staf më të reduktuar se IALtë publike. Si

rrjedhojë, numri 197 anketa është i konsiderueshëm, dhe prej tyre mund të nxjerrim

përfundime të vlefshme dhe të besueshme. Tabela në vijim informon mesataren e

viteve nga diploma e parë e lëshuat nga Institucioni i Arsimit të Lartë, sipas llojit të

tyre: privat dhe publik.Siç edhe shihet nga tabela e mëposhtme, IAL-të private kanë

7.4 vite përvojë në treg, ndërkohë që IAL-të publikë kanë mesatarisht 40.9 vite që nga

diploma e pare e lëshuar prej tyre. Kjo edhe pritej, pasi institucionet e arsimit të lartë

privat kanë filluar aktivitetin gjatë dekadës së fundit, pas vitit 2000. Ofrimi i kësaj të

mire nga subjekte private u mundësuar vetëm pas vitit 2000.

Tabela 1. Mesatarja e viteve nga diploma e parë sipas llojit të institucionit

Në tabelën e mëposhtme jepet informacion sipas kombinimit të variablave “përvoja e

punës” dhe “vite pune në pozicionin aktual” me kategorinë e stafit të institucioneve të

arsimit të lartë, të cilat janë “ndihmës” dhe “akademik”. Përvoja mesatare në punë e

stafit ndihmës që ka marrë pjesë në plotësimin e anketës është 13.8 vite, ndërkohë

që stafi akademik këtë mesatare e ka 14.7 vite. Vihet re një epërsi e vogël mes

kategorisë së stafit akademik ndaj atij ndihmës (0.9 vite = 14.7 – 13.8). E kundërta

ndodh me vitet mesatare të punës në pozicionin aktual. Vihet re se kategoria e stafit

ndihmës ka më shumë vite në të njëjtin pozicion pune, kundrejt kategorisë së stafit

akademik (1 vit = 7.3 – 6.3). Kjo diferencë ishte e pritshme, pasi pozicioni i stafit

50
akademik është i lëvizshëm, sidomos niveli i drejtuesve. Kjo vjen si pasojë e

zgjedhjeve për drejtuesit e institucioneve publike.

Tabela 2 .Mesatarja e viteve të punës dhe viteve në pozicionin aktual të stafit sipas

kategorive të tyre: ndihmës dhe akademik

Lind pyetja se si është shpërndarja e përgjigjeve sipas llojit të institucionit dhe

kategorisë së stafit të Institucionit të Arsimit të Lartë? Tabela në vijim raporton pikërisht

këtë gjë. 4% e personave që e kanë plotësuar pyetësorin janë staf ndihmës në

institucionet private, ndërsa 26% janë në institucione publike. Për më shumë, 70% e

pjesëmarrësve në pyetësor janë pjesë e kategorisë së stafit akademik, prej të cilëve

33.3% (= 46/138) punojnë për institucioneve private, dhe 76.7% (=92/138) punojnë

për institucionet publike. Siç edhe duket nga përqindjet e tabelës, stafi akademik zë

peshë më të madhe se kategoria tjetër e stafit. Konkretisht, pesha e tyre është 2.34

herë (=138/59).Nëse ndalemi më gjatë këtu, vihet re se, në institucionet publike stafi

akademik është 1.77 herë (= 92/52) më i madh se stafi ndihmës. Për kontrast, në

institucionet private stafi akademik është 6.6 herë (= 46/7) më i madh se stafi ndihmës.

Nga ana tjetër, thuajse në të njëjtat përqindje, pesha e personave që punojnë për

institucionet publike është më e madhe se ajo e personave që angazhohen në

institucione private. Pra, shpërndarja e personave që e kanë plotësuar pyetësorin

tregon se raporti i personave që punojnë apo angazhohen në institucionet publike

është 2.7 herë (= 144/53) më i madh se i atyre që punojnë për institucionet private.

Nëse thellohemi më shumë, shihet se stafi akademik që punon në institucione publike

51
është 2 herë (= 92/46) më i madh se ai që punon për institucionet private. Për kontrast,

stafi ndihmës te institucionet publike është 7.4 herë (= 52/7) më i madh se ai që punon

për institucionet private.

Tabela 3. Shpërndarja e stafit sipas llojit të institucionit

Me synimin për të dhënë një pamje sa më të mirë të shpërndarjes së zgjedhjes dhe

për të kuptuar sa më shumë mbi përbërjen e saj, në vijim jepet një tabelë që kategoritë

stafit i ndan sipas gjinisë dhe llojit të institucionit ku person është i angazhuar. Është

e dukshme që shpërndarja e personave që e kanë plotësuar pyetësorin janë thuajse

të barabartë në termat e gjinisë, pasi 53% e të intervistuarve janë femra dhe 47% janë

meshkuj. Për më shumë, stafi ndihmës ka më pak femra se stafi akademik (22% me

31% në totalin e personave që janë intervistuar). Kjo diferencë është më e madhe për

gjininë mashkullore, konkretisht 8% me 39% e të intervistuarve janë meshkuj që

punojnë si staf ndihmës dhe akademik. Më tej, femrat që punojnë në institucione

publike janë 3.3 herë (= 80/24) më shumë se koleget e tyre që angazhohen në

institucione private. Për kontrast, meshkuj që punojnë në institucionet private janë

rreth 0.45 herë (= 29/64) më pak se kolegët e tyre që punojnë për institucionet publike.

Për më shumë lidhur me kombinimin e intervistuesve sipas kategorisë së stafit, gjinisë

dhe llojit të institucionit informon tabela në vijim.

Tabela 4. Shpërndarja e kategorisë së stafit sipas gjinisë dhe llojit të institucionit

52
Shpërndarja e përgjigjeve sipas grupeve të faktorëve të performances

Në këtë çështje paraqitet përshkrimi i përgjigjeve të grumbulluara sipas faktorëve

potencial të performancës së institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri, faktorë këto

që kompozohen në pyetësor në formën e seksioneve. Kujtojmë se pyetjet në fokus

janë vlerësuar, ashtu siç është parashtruar më herët në këtë material, me një shkallë

të njëjtë për secilin dimension dhe aspekt të parashtruar në pyetësor. Shkalla e

vlerësimit është nga 1 në 5, ku 1 është skaji i parë dhe më u ulët i shkalës ose “aspak”

dhe 5 qëndron në skajin maksimal të kësaj shkalle ose “plotësisht”. Përshkrimi në vijim

ilustrohet me anë të një grafiku që përmbledh të gjithë pyetjet e marra në konsideratë

për ndërtimin dhe përfaqësimin e faktorit potencial të performancës së IAL. Në të majtë

listohen pyetjet e faktorit dhe janë renditur duke marrë në konsideratë radhën e

pyetjeve në pyetësor. Duke filluar nga e majta në të djathtë jepet frekuenca e

përgjigjeve për aspak dhe deri te plotësisht. Kur flasim për elementët që pyetësori i

konsideronte “strukturë” të faktorit të politikës dhe qeverisë, sipas të anketuarve, nuk

ka diferenca të theksuara mes pyetjeve me përjashtim të pyetjes lidhur me imazhin e

vendit tek institucionet e huaja si dhe marrëveshja e qeverisë me organizata

ndërkombëtare që rregullojnë arsimin. Duke veçuar këto dy pyetjet e fundit, frekuencat

nuk kanë nuanca dalluese mes pyetjeve. Thënë ndryshe, të anketuarit vlerësojnë gati

53
në të njëjtën mënyrë pyetjet e listuara. Më konkretisht, rreth 75 për qind e të

anketuarve shprehen se pyetjet e paraqitura japin ndikojnë shumë ose plotësisht në

performancën e institucioneve të arsimit të lartë. Nga ana tjetër qëndrojnë rreth 15 për

qind e të anketuarve të cilët mendojnë se pyetjet përkatëse japin një ndikim të dobët

në performancën e IAL-ës në Shqipëri. Veçojmë këtu, ashtu siç u përmend më sipër,

imazhin e vendit dhe marrëveshjet e qeverisë për të cilat vërehet një masë më e

madhe e të anketuarve të cilët qëndrojnë asnjanës në vlerësimin mbi ndikimin e

elementit përkatës në performancën e IAL-ës. Ndryshe nga elementët e tjerë ku

vërehej një masë prej jo më shumë se 16 për qind e të anketuarve, për këto dy të

fundit konstatohet se ka një rritje deri në nivelin 25 për qind ose 1 në katër të anketuar.

Kjo sjell uljen e pjesës së atyre që deklarojnë se elementi përkatës ka ndikim të madh

në performancën e IAL.

Figura5 .Frekuencat e pyetjeve të faktorit të politikës dhe qeverisë.

PËRPUNIMI I TË DHËNAVE

Në këtë çështje diskutohen gjetjet e kërkimit, duke i ballafaquar ata me pyetjet e

studimit të cilat janë ngritur në fillim. Përveç pyetjeve të kërkimit, në këtë kërkim janë

54
formuluar edhe hipotezat e kërkimit. Thuajse se të gjitha pyetjet e studimit e marrin

përgjigjen nga analiza përshkruese dhe analiza faktoriale, ndërkohë që hipotezat e

kërkimit kontrollohen kryesisht përmes analizës diskriminuese. Në vijim bëhet

pikërisht ky diskutim, sipas pyetjeve dhe hipotezave të kërkimit.

PËRFUNDIMI

Arsimi i lartë është një investim shumë i rëndësishëm në zhvillimin e kapitalit human

dhe konsiderohet me të drejtë motorri i zhvillimit në ekonominë e re botërore. Masa e

financimit në Arsimin e lartë kontribuon në rritjen e cilësisë së kapitalit njerëzor dhe në

rritjen ekonomike nëpërmjet kanaleve private dhe publike. Mekanizmat e finacimit

përbëjnë një nga instrumentat kryesore për nxitjen dhe rritjen e outputit shoqërore

duke ndikuar direkt mirëqënien e përgjithshme. Kontributi i arsimit të lartë në nxitjen

55
ekonomike është sinjifikativ, i cili mund të jetë i formave dhe rrugëve të ndryshme.

Autorë të ndryshëm theksojmë se një vlerësim i plotë i efektit të arsimit në mirëqenien

sociale kërkon lëvizjen përtej këtyre efekteve të bazuara në tregun e arsimit. Siç kemi

treguar, lista e efekteve potenciale të arsimit që nuk janë pasqyruar në vlerësimet e

kthimit të tregut, është e gjerë, dhe përfshin dy efekte jo tregtare që janë private (duke

e parë nga këndvështrimi individual) dhe efektet sociale, që përfshijnë mallrat publike

ose “përhapjen” e efekteve të arsimit. Pavarësisht nga madhësia e tyre, këto efekte

janë të rëndësishme për përcaktimin e nivelit optimal të investimeve sociale (dhe të

sektorit publik) në arsim. Efektet e arsimit,përfshijnë marrëdhënie afatgjata të tilla, si:

• lidhje e mundshme pozitive midis një individi të arsimuar dhe arsimit të marrë nga

fëmijët e tij; • lidhje e mundshme pozitive midis një individi të arsimuar dhe statusit

shëndetësor të një prej anëtarëve të familjes së tij Michael (1982), McMahon (2000),

Greenwood (1997) etj.;

• marrëdhënie e mundshme pozitive midis arsimit dhe efikasitetit në zgjedhjet e bëra,

të tilla si zgjedhjet e konsumit (efikasiteti i të cilave kontribuon në një mirëqenie të

ngjashme me kontributin e të ardhurave të parave); • marrëdhënie pozitive në mes

arsimit dhe zgjedhjet lidhur me fertilitetin; • një marrëdhënie në mes nivelin e tyre të

arsimit, lindjes së fëmijëve jashtë martese, dhe pjesëmarrjes në aktivitete kriminale.

Edukimi shihet si një sektor që përcakton zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e një

vendi. Vendet me zhvillim mesatar shpenzojnë rreth 4% të GDP-së në edukim. Për

kontrast, Shqipëria shpenzon diçka më pak se 3% të GDP-së, duke u renditur si vendi

që shpenzon më pak për edukimin në Evropë. Arsimi i lartë në Shqipëri është

relativisht i ri. Universiteti i parë është hapur në vitin 1951. Aktualisht numërohen 38

institucione të arsimit të lartë, nga të cilat 15 janë publik. Shpenzimet qeveritare

56
mesatare dedikuar arsimit të lartë janë rreth 0.5% e GDP-së. Kjo është një përqindje

shumë e vogël kur krahasohet me vendet e zhvilluara. Grafiku në vijim ilustron

përqindjet e shpenzimeve të vendeve të caktuara ndaj GDP-së.

Është me interes të studiohet se cilët janë përcaktuesit e performancës së

institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri. Ky është edhe qëllimi i këtij studimi. Që

të arrihet qëllimi i studimit, fillimisht është kërkuar një reflektim lidhur me termin

“performancë”. Çfarë është performanca? Si mund të matet ajo? A mund të flitet për

performancë

edhe për Institucionet e Arsimit të Lartë? A ka vend për ndonjë përshtatje të

përkufizimit klasik të termit, kur i referohemi Institucioneve të Arsimit të Lartë? Kur i

referohemi termit klasik të performancës, përkufizimi i tij lidhet ngushtë me outputin e

krijuar nga një individ apo ndërmarrje. Në botën e biznesit, termi performancë lidhet

me prodhimin, kostot dhe fitimin. Në të shumtën e rasteve, performanca e bizneseve

përcaktohet nga fitimi i realizuar nga aktiviteti i tyre. Pra, bizneset që kanë qëllim

fitimin, performancën e vet e matin përmes raportit input-output apo nga madhësia e

fitimit të realizuar. Ky përkufizim i termit performancë nuk i përshtatet Institucioneve të

Arsimit të Lartë, pasi këto të fundit nuk janë njësi fitimprurëse. Rrjedhimisht edhe termi

performancë duhet të përshtatet. Nga pikëpamja logjike, por edhe nga teoria,

sugjerohet që performana e arsimit të lartë të matet nga disa faktorë potencial, të cilët

janë: politika dhe qeveria; aspekte të legjislacionit dhe rregulloret; kohezioni social;

zotërimi i laboratorëve dhe i ekonomisë didaktike; aspektet mjedisore; organizimi i

institucionit të arsimit të lartë; pavarësia e institucionit të arsimit të lartë; fokusi i

institucionit të arsimit të lartë; qasja ndaj donatorëve dhe mbulimi mediatik; raportet

me konkurrentët. Të gjithë këto faktorë konsiderohen si dimensione të performancës

së Institucioneve të arsimit të lartë. Qëllimi i këtij studimi është që të sjellë prova se

57
cilët nga faktorët e mësipërm perceptohen nga drejtuesit e Institucioneve të Arsimit të

Lartë në Shqipëri si faktorë kyç të performancës së institucionet të tyre. Pas

evidentimit të dimensioneve të performancës së institucioneve të arsimit të lartë është

hartuar një pyetësorë, i cili u është shpërndarë elektronikisht drejtuesve akademik

(rektori, dekani, shefi i departamentit, pedagog) dhe jo akademik (drejtues joakademik:

kancelari i universitetit, kancelari i fakultetit, shefi i zyrës së financës e të ngjashëm)

të IAL-ve në Shqipëri. Nga ky proces shpërndarje të pyetësorit janë marrë 197

përgjigje të vlefshme për analizë. ky numër është relativisht i lartë dhe mund të

konsiderohet si i mjaftueshëm për realizimin e analizave të mëtejshme dhe

përgjithësimin e rezultateve. U vu re se, 27% e tyre janë plotësuar nga drejtues të

Institucioneve të Arsimit të Lartë Privat dhe 73% nga ato publike. Për më shumë, 30%

e totalit të përgjigjeve të vlefshme vijnë nga staf drejtues ndihmës dhe 70% e totalit

vijnë nga stafi drejtues akademik.

Analiza faktoriale bën të mundur grupimin e pyetjeve që kanë të njëjtën sjellje, duke

reduktuar në këtë mënyrë numrin e dimensioneve. Analiza faktoriale arrin që zbulojë

konstruktet e variablave të pavëzhgueshëm. A përkojnë konstruktet e zbuluara nga

kjo analizë me faktorët potencial të parashtruar nga logjika? Analiza e hollësishme

tregon se mes faktorëve potencial dhe variablave të pavëzhguar nuk ka diferenca të

konsiderueshme. Një pikë kritike është edhe ndarja e pyetjeve në dy grupe. Ajo ndjek

logjikën e grupimit të faktorëve të mundshëm të performancës së Institucioneve të

Arsimit të Lartë sipas një kriteri të caktuar. Ky kriter është aftësia e kontrollit të faktorit.

Sipas këtij kriteri, IAL-ja nuk mund të kontrollojnë të gjithë faktorët e mundshëm të

performancës. Pyetjet që kompozojnëfaktorëte mundshëm të performancës së IAL-

sëqë nuk mund t’i kontrollojë janë ato që lidhen me faktorët potencial, të tillë si: politika

dhe qeveria, aspekte të legjislacionit dhe rregulloret, zotërimin e laboratorëve dhe i

58
ekonomisë didaktike, aspektet mjedisore, dhe raportet me konkurrentët. Pyetjet e tjera

të pyetësorit që kompozojnë faktorët potencial apo të mundshëm të performancës së

IAL-së, të cilët institucioni mund t’i kontrollojëlidhen me faktorët si: kohezionit social,

organizimi i institucionit të arsimit të lartë, pavarësia e institucionit të arsimit të lartë,

fokusi i institucionit të arsimit të lartë, qasja ndaj donatorëve dhe mbulimi mediatik,

dhe autonomia. Kjo analizë zë një pjesë të konsiderueshme të rezultateve empirike të

kërkimit.

59
BIBLIOGRAFIA

1. Azizi A. “ Bashkimi Evropian- E Drejta, Institucionet dhe Politikat”-

Tetove,2010

2. Brankoviq J., Kovaceviq M., Maasen P., Stensaker B.,Vukasoviq M., “ The

Re- institutionalization of higher education in the Ëestern Balkans” ,

Frankfurt, 2014

3. Jashari H. “ Sociologjia e Arsimit” Shkup, 2005

4. Petkovski K., Ivanovska Majstorova A. “ Majstorstvoto vo Komuniciranjeto”

Manastir, 2009

5. Petkovski K. , Aleksova A.M.” Vodenje na Dinamicno Ucilishte” Shkup, 2004

6. Petkovski K. , Pelivanova G. “ Predizvicite na Sovremeneto Liderstvo vo

Obrazovanieto” Shkup, 2009

7. Murati Xh. “ Pedagogjia e Përgjithshme” , Shkup, 2004

8. Lusthaus Ch., Gary Anderson M.A dhe Carden F, “ Përmirësimi i

Performancës së Organizatës” ( Nga anglishtja Shykrane Gërmizaj),

Prishtinë, 2005

60
9. Musai B. “ Psikologji Edukimi” , Tiranë, 1999

10. Murati Xh., “ Metodologjia e Krijimit të Punimit Shkencorë”, Tetovë, 2003

11. Murati Xh. , “ Metodologjia e Kërkimit Pedagogjik” , Tetovë, 2004

12. Murati Xh., “ Pedagogjia e Menaxhimit”, Tetovë, 2009

13. Murati Xh., “ Didaktika”, Tetovë, 2002

14. Murati Xh., “Organizimi i Mësimit”, Tetovë, 2007

15. Murati Xh., “ Shkolla Fillore-Problemet dhe Organizimi”, Shkup, 2001

16. Russel B., “ On Education”, London, 2003

17. Zajazi T., “ Metodologji të Mësimdhënies dhe Mësimnxënies- mësimi

kooperues”, Shkup, 2003

18. Tushi G.” Sfidat e Qyteterimit- Probleme sociologjike te njeriut, shoqerise

dhe qyteterimit shqiptar” Janar, 2009

19. Grup Autorësh “ Mendimtarët për Edukimin”( Perktheu nga origjinali Jonisa

Angoni), UNESCO, Tiranë, 2006

20. Doracak, “Shkolla dhe Komuniteti”, USAID Macedonia, Shkup, 2011

21. Doracak, “ Mësimdhënia dhe Mësimi në Shekullin 21”, USAID Macedonia,

Shkup, 2009

22. Doracak, “ Krijimi i Mjedisit për të Nxënit për shekullin 21” USAID,

Macedonia, Shkup, 2009

61
23. Doracak, “ Zbatimi i Standardeve Të Notimit Të Nxënësve”, USAID

Macedonia, Shkup, 2008

24. Doracak, “ Krijimji i Shkollave Novatore, Pergatitja e Nxënësve për Shekullin

21”, USAID, Macedonia, Shkup, 2009

25. Supporting the Teaching Professions for Better Learning Outcomes,

EUROPEAN COMMISION, Strastbourg, 2012

26. Education and Training 2020 Ëork programme, EUROPEAN COMMISION,

Bruksel, 2012

27. http://ec.europa.eu/education/opportunities/school/institutions_en.htm

28. http://ëëë.mon.gov.mk/images/documents/zakoni/Zakoni_albanski/Ligj%20

p%C3%ABr%20arsimin%20fillor.pdf

29. ëëë.stat.gov.mk

30. http://stepbystep.org.mk/ËEBprostor/toolbox/ALB/MODULI_1_prezentimi.p

df

31. http://erc.unesco.org/cp/nclist_portal.asp?language=E

32. http://ec.europa.eu/eurostat/statistics-

explained/index.php/Being_young_in_Europe_today_-_education

33. http://shtetiëeb.org/2017/02/10/aresimi-i-larte-dhe-nevojat-e-tregut-te-

punes-ne-ballkanin-perendimor/

34. http://ëëë.serbiaeducation.info/Education-System/Index.html

35. https://ëëë.unicef.org/ceecis/Serbia.pdf

62
36. https://ëëë.unicef.org/ceecis/Albania.pdf

37. https://ëëë.ëes.org/ca/ëedb/albania/aledov.htm

63

You might also like