Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 9

TEKNOLOGIA E INFORMACIONIT DHE KOMUNIKIMIT

INFORMACIONI

Fjala informacion rrjedh prej fjalës latine informatio që do të thotë kuptim, përfytyrim, porosi.
Për një lajm thuhet se sjell informacion, nëse ai tregon diçka të panjohur deri në atë çast. Sasinë e
informacionit që na sjellin lajmet e vlerësojmë në mënyrë subjektive, në bazë të ndjenjave.
Me konceptin e informacionit është i lidhur ngushtë edhe koncepti i të dhënave (ang.data). Fjala
informacion dhe të dhëna shpeshherë përdoren si sinonime. Mirëpo, ndërmjet tyre ekziston dallimi
esencial. Të dhënat ose mesazhet mund të jenë varg i shkronjave, numrave dhe simboleve të tjera
ndërsa domethënia e tyre paraqet informacionin. Mirëpo, duke pasur parasysh se në jetën e
përditshëm bëhet shkëmbimi i të dhënave me kuptim të caktuar atëherë informacioni dhe të dhënat
shpesh identifikohen.

HISTORIA E INTERNETIT

Zanafilla e idesë për ndërtimin e rrjetit, që për ne është i njohur me emrin " internet" rrjedhë nga
koha e luftës së ftohtë në vitet ´60. Si iniciatorë të një rrjeti të tillë janë qarqet ushtarake të ShBA-
ve, të cilat sot nga disa prezantues në internet kritikohen për mbajtjen sekrete të internetit.
Që në fillim të viteve ´60, ushtarakët amerikanë mendonin se si t'i mbronin informatat e mbledhura
edhe në rast të ndonjë sulmi atomik nga kundërshtarët. Si zgjidhje më e mirë e këtij problemi shihej
një rrjet elektronik. Me këtë rrjet duhej që të dhënat e njëjta të regjistroheshin dhe të
shpërndaheshin në kompjuterë që gjendeshin në largësi. Në rast ndryshimi apo futjes së të
dhënave të reja, duhej që ndryshimet të bëheshin në të gjithë kompjuterët e lidhur në atë rrjet.
Secili nga kompjuterët e lidhur duhej të komunikonte në disa lidhje me kompjuterët tjerë. Vetëm në
këtë mënyrë ishte e mundur vazhdimësia e komunikimit në rast të shkatërrimit të ndonjërit nga
kompjuterët, ose këputjes së ndonjë lidhjeje. Sidoqoftë, në vitin 1964 Forcat Ajrore të ShBA-ve
angazhojnë firmën RAND Corporation për ndërtimin e projektit të quajtur "Rrjeti i decentralizuar".
Kjo firmë nuk u angazhua për atë që ne sot e njohim si paraardhës të internetit. Për shkak të
shumë vështirësive, ky projekt nuk u realizua, kurse vetë ideja për një "rrjet të decentralizuar" ,ku
bartja e të dhënave do të bëhej në formë paketash, mbeti në kokat zhvilluese.

DEFINICIONI I INTERNETIT

Interneti është rrjet (ang.:network) me mundësi për kyçje publike të rrjeteve të ndërlidhura
kompjuterike, që transmetojnë të dhëna të caktuara duke përdorur Internet protokolin (IP)
standard. Me fjalë të tjera, interneti është rrjet i rrjeteve që përmbanë miliona pjesëza të vogla
rrjetesh rajonale, akademike, të biznesit e qeveritare, të cilat në vete përmbajnë informata dhe
shërbime të ndryshme, siç janë posta elektronike, format e kontaktit, transferuesit e skedave dhe
dokumentet e tjera nga e gjithë bota.

World Wide Web (WWW)

Shërbimi që përdoret më së shpeshti nga shfrytëzuesit e internetit është ai i njohur ai www. Kjo
paraqet një shkurtesë të World Wide Web. Ky është një shërbim i cili bën integrimin e tekstit,
fotografisë, muzikës e të tjera formate të të dhënave, në një vend të vetëm. Meqë ky shërbim është
ma kryesori, shpesh përdoret si sinonim për internetin. Por webi-i nuk është gjithë interneti.
Interneti është kuptim shumë më i gjerë.
World Wide Web-i përbëhet nga miliona faqe rrejti, të lidhura së bashku me anën e lidhjeve
linkave, që në tërësi mund të përfytyrohen si një ‘’rrjet merimange’’ gjigante.
WWW është një shërbim mjaft i përshtatshëm për krijuesit, mirëmbajtësit dhe shfrytëzuesit e
informacioneve të publikuara në internet. Shpesh mund të dëgjohet fjalia se web-i është libri më i
madh i njerëzimit. WWW punon sipas modelit klient-serverë. Modeli klient-server punon në atë
mënyrë që të dhënat kryesore vendosen në një kompjuter që quhet server (zakonisht të kapacitetit
të madh), kurse shfrytëzuesit, që njihen si klientë, vetëm i shfrytëzojnë ato të dhëna.
Krijimi i www-së bëhet përmes programeve përkatëse (software-it). Të dhënat www ruhen në
formë të faqeve dhe njihen si Web Pages( web faqe). Më shumë web pages lidhen në një Web
Site (sajt). Dokumentet e Web-it shkruhen në një gjuhë, që njihet si HTML (HyperText Markup
Language). HTML është gjuha markup (gjuhë me shënime) mbizotëruese për krijimin e fletave të
rrjetit (ang. web page Kjo gjuhë e lehtësom organizimin dhe kërkimin e informacionit. I gjithë
informacioni organizohet në formë lidhjesh (links) me pjesët e tjera. Programe për krijimin e Web
Site-ve ka shumë si ; editori HTML, FrontPages, DreamViewer etj. Ruajtja e shënimeve në
formë të web sajteve bëhet nëpër pika të veçanta, të njohura si server. Serveri është një makinë
(kompjuter) me kapacitet të madh. Qasja në këtë kompjuter mund të bëhet nga cilado pikë e botës.
Serveri mund të jetë i lidhur me një server më të madh, për të ofruar shërbimet që i ofron ai.
Për administrimin e këtyre adresave merren organizata ndërkombëtare. Për administrimin e IP
adresave, domenet e nivelit të parë, koordinimin e sistemit DNS, merret organizata e njohur si
ICANN (The Internet Corporation for Assigned Names and Numbers).
Kurse, për shërbimet e regjistrimit kujdeset organizata interNIC (Network Information Center).
Në nivelin më të lartë (TLD) janë këto domene:

Domeni Dedikimi
.com Organizata komerciale
.org Organizata joprofitablie
.net Provajderët e servileve të internetit
.edu Institucionet arsimore
.mil Institucionet ushtarake
.gov Institucionet qeveritare

Nga viti 2000, janë futur edhe disa domene të reja në nivelin TLD: info, biz,tv, etj.
Çdo web adresë e ka strukturën e vet. Në këtë strukturë përmbahet emri i domenit, emri i Hostit si
dhe emri i faqes.
Hosteri (pritësi) është server që mban faqen tënde në internet dhe që bën të mundur që edhe të
tjerët ta shohin atë. Kuptojeni atë si një dyqan me qira, për të cilin duhet t'i paguani qiradhënësit.
Edhe e-mail ( p.sh.info@smart-bits.com ) adresa ka strukturën e vet që përfshin: emrin e domenit
rrënjë (TLD) (p.sh. com), emrin e domenit (p.sh.smart-bits),si dhe emrin e shfrytëzuesit (p.sh.
blerina.ibërdemaj). Pra, struktura e kësaj adrese është në formën shfrytëzuesi@domain.TLD. E
gjithë adresa mund të quhet si emër i Hostit.

Kërkimi I informacioneve

Në internet gjenden një sasi shumë e madhe informacionesh. Prandaj, interneti shpesh njihet si
biblioteka më e madhe në botë. Me qëllim që ti gjejmë më lehtë dhe më shpejtë informacionet që
dëshirojmë, në internet ka disa vegla të veçanta kërkuese. Programet-vegla për hulumtim nëpër
internet krijon përshtypjen se është duke hulumtuar nëpër të gjitha web-sajtet e internetit për ti
plotësuar kërkesat e shfrytëzuesit. Por, në të vërtet veglat për hulumtim referohen në regjistra të
informacioneve
të cilat kanë mbledhur ato më pare. Veglat për hulumtim I freskojnë informacionet e tyre në mënyrë
periodike – çdo ditë një here në javë , duke u qasur në serverët e lidhur në internet .Pra, këto vegla
na bëjnë të mundshme t’i gjejmë informacionet e nevojshme.

Blerjet dhe pagesat


Interneti është medium gjithëpërshfirës dhe gjithnjë e më shumë po bëhet i domosdoshëm për
punë të ndryshme.
Interneti gjithnjë e më shumë ka filluar të përdoret edhe për blerje dhe shërbime të tjera
komerciale. Blerja përmes World Wide Web-it, e njohur edhe si E_Commerce (Electronic
Commerc- afarizëm elektronik), tashmë është praktikë zbatuar më të madhe. Ekziostojnë shumë
sajte që mundësojnë një lloj ë këtill të blerjes ose siç quhen ndryshe me emrin blerje online. Një
kujdes I veçantë është duke ju kushtuar sigurisë së të dhënave të klientëve që kryejnë blerje
bankare përmes internetit. Me një shpejtësi shumë të madhe bankat kanë filluar ti kryejnë
shërbimet e tyre online për klient. Përmes, këtyre shërbimeve mund të bëhen blerje porosi të
produkteve nga mbarë bota, të paguhen fakturat e ndryshme, të kontrollohen llogaritë, të sigurohen
kredi dhe shumë e shumë transaksione të tjera.
Manipulimi më dhëna të publikuara për blerje është mjaftë i thjeshtë. Pagesat bëhen pëmes
kartelave të ndryshme që lejojnë blerje nga distanca, pa para kesh në dorë. Ndër më të njohurat
janë: Master Card, American Express, Visa, si dhe shumë kartela të tjera lokale.

Posta elektronike (E-mail)

Posta elektronike e njohur shkurt si E-mail (nga Electronic Mail-postë elektronike), është shërbimi
më i përdorur i internetit. Me anë të saj për pak sekonda ose minuta, mund të dërgohen porosi të
ndryshme në mbarë botën. Posta elektronike ka shumë përparësi në krahasim me postën
tradicionale. Në radhë të pare është shpejtësia e komunikimit. Bashkë me porosinë mund të
dërgohen edhe fajlla, dokumente, fotografi , këngë dhe të dhëna tjera.
Pra, përparësitë e shfrytëzimit të E-mailit janë:
- Shpejtësia e pranimit të letrave
- Çmimi i ulët (shpesh falas)
- Fleksibiliteti i shfrytëzuesit ndaj kompjuterit.

Bisedat dhe grupet e diskutimit

Interneti jep edhe shumë mundësi të tjera komunikimi. Një shërbim shumë interesant dhe shumë i
përhapur, sidomos në botën e të rinjëve, është edhe biseda e drejtpërdrejt. Këto biseda bëhen
duke pranuar dhe dërguar mesazhe të shkurtra. Këto biseda ndryshe njihen edhe si “Chat”.
Ekzistojnë edhe shumë programe që mundësojnë biseda të drejtpërdrejta përmes internetit. Ndër
më të përdorshme janë MSN Messenger dhe yahoo messenger.
Nëse gjatë bisedave nevojiten edhe funksione të tjera, pamja e bashkëbiseduesit, dëgjimi i
mesazhit të dërguar nga të gjithë pjesëmarrësit, atëherë përdoren konferencat në rrjet. Një softwer,
që përdoret me të madhe për qëllime të këtilla, gjendet në Microsoft Net Meeting. Në internet mund
të krijohen edhe grupe diskutimi. Këto grupe që ndryshe njihen edhe si News Groups, diskutojnë
për tema të ndryshme. Mesazhi i krijuar u dërgohet të gjithë anëtarëve të grupit.
Përcjellja e fajllave (FTP)

Një protokol tjetër, që përdoret shumë gjatë komunikimit në internet, sidomos gjatë bartjes së të
dhënave është ai i njohur si FTP (File Transfer Protocol). Përdorimi i këtij shërbimi (protokoli) e
lehtëson shumë transferin e fajllave dhe të programeve nga një kompjuter në një kompjuter tjetër.
Ështe shumë i ngjashëm me logimin e shfrytëzuesit në një makinë, vetëm se shfrytëzuesi limitohet
me një numër të vogël komandash. Ky protokol mundëson transformimin e shpejtë të të gjitha llojet
e të dhënave. Ngjitja e fajlleve në një përmbajtje të caktuar njihet si Upload dhe bëhet me FTP.
Për të dërguar fajlla te një shërbim fjalli, duhet një program përcjellës fajllash dy kahësh, si psh.
WS_FTP.

Organizimi I faqeve në internet

Të gjitha informacionet e ruajtura nëpër serverë të lidhur në internet, ruhen nëpër faqe. Kjo faqe
identifikohet me adresën e vet unike ose siç thuhet ndryshe URL (Uniform Resource Locator).
URL paraqet adresën logjike të një web-sajti të publikuar në internet. Shfrytëzuesi që dëshiron ta
shfletoj një sajt, majfton ta dijë adresën e atij sajti, pa pasur nevojë për detaje të tjera. URL ruan
çdo fajll (pjesë të web-sajtit në formë unike, si dhe e përshkruan protokolin që përdoret për të
arritur deri te serveri. Psh. http://www.microsoft.com/home/default.html. pra, URL e cakton
protokolin (p.sh http), domenin përkatësisht serverin (.microsoft.com), shtegun
Folder/nënfolder… (home) dhe fjalin konkret (default.html).

Shifrimi i të dhënave

Të dhënat që ruhen në makina të ndryshme që zakonisht njihen si serverë, në të shumtën e


rasteve janë të dhëna të shifruara (koduara). Shifrimi i të dhënave përdoret sidomos për të dhënat
që kërkojnë siguri të madhe, siç janë të dhënat e klientëve gjatë transaksioneve të ndryshme të
dhënat rreth profilit të shfrytëzuesit e të dhëna të tjera. Vazhdimisht krijohen metoda të reja për
shifrimin e të dhënave, në mënyrë që të mos zbulohet metoda shifruese. Marrësi, për ti lexuar të
dhënat e shifruara, duhet ta dijë kodin që është përdorur në dhënës. Duke ditur këtë kodë
(teknikën shifruese), marrësi bën deshifrimin (dekodimin) e të dhënave.

TRENDET NË INTERNET

Informacionet publikohen në internet në formë të faqeve (Web Pages). Krijimi i tyre bëhet me
programe përkatëse. Faqet e krijuara publikohen për secilin shfrytëzues që ka qasje në internet.
Shfrytëzuesit i qasen një Web faqe përmes adresës së saj. Nëpëmjet Web sajteve të ndryshme
mund të bëhen prezantime te ndryshme dhe mund të bëjmë blerje të ndryshme .psh. kompjuter
dhe pajisje elektronike, libra, muzikë, servile financiare, pajisje shtëpiake elektrike, dhurata dhe
lule, shërbime turistike etj.
Përveç Web faqeve një rëndësi tepër të madhe ka edhe e-mail.
E-Mail (Posta elektronike) është një ndër shërbimet më të kërkuara që ofron interneti. Me ndihmën
e kësaj poste elektronike bëhet transmetimi i letrave elektronike(me të dhëna të shkruara në të)
nga dërguesi tek pranuesi. Karakteristikë e këtyre letrave është adresa e cila në vete përmban
simbolin @.
Me përhapjen e këtij shërbimi në internet gjithnjë e më tepër njerëzit e sidomos ekonomistët e
përdorin këtë form të këmbimit të letrave në vend të formave klasike si postës, telefaksin etj.
Shkaqet për këtë janë më së të njohura si p.sh:
posta elektronike dërgon letrën brenda disa minutash, pa marr parasysh distancën.
dërgimi i letrave me post elektronike kushton shumë pak, në krahasim me posten klasike.
përparësia ndaj telefonit është dëshmia e marrëveshjes (edhe pse me ligj nuk janë të gjitha gjërat
të kthjelluara)

DOMETHËNIA EKONOMIKE E INTERNETIT

Interneti është vendi më i rëndësishëm i tregut në botën i cili u ofron ndërmarrjeve dhe
organizatave mundësinë e shpërndarjes më të lire dhe më efektive të produkteve zakonisht këto
realizohen nëpërmjet tregtisë elektronike e-commerc (tregètija elektronike). E-commerc është
distribuimi, tregtimi (marketingu), shtija ose dërgimi I mallërave ose shërbimeve me mjete
elektronike. Në praktikë ky term shpesh shfrytëzohet në vend të termit e-bussines.
Është e qartë se interneti mundë të përdoret për transaksione komerciale ne mes te dy
kompanive(Business to Business;BtoB;B2B),kompanive dhe qeverise (Business to
Governament;BtoG;B2G) ose në mes të kompanisë dhe konsumatorit të fundit (Business to
Consumer;BtoC;B2C).

Modelet e dërgesave elektronike

Business to Business (B2B) përfshin modelin e dërgesave elektronike përmes shitësve. Për dallim
nga Business to Costumer (B2C) modeli I cili nënkupton dërgesa nga shitësi tek blerësi I thjeshtë,
B2B I lidh të gjithë pjesëmarrësit në procesin e dërgimit I cili përfshin edhe blerësin e thjeshtë,
distributorët e tjerë. Në këtë mënyrë mund të kryhet ndarja e dërgesës varësisht nga pjesëmarrësit
në nderimin e mallit (shërbim).

Business to Business

Me paraqitjen e internetit dhe ndryshimeve të mëdha që solli, erdhi deri në paraqitjen e mënyrës së
re B2B për dërgesa. Së pari prodhuesit pjesëmarrës në internet formojnë Web prezenetime në
formë katalogu për prodhimet e veta duke iu bashkangjitur edhe informacionet përkatëse
kontaktuese, ku shfrytëzuesit mund të informohen detajisht për ofertën dhe pas kësaj kryejnë
porosi në mënyre klasike. Njëkohësish, edhe rritja e mekanizmave të sigurisë siç janë:PKI,SSL etj.
erdhi deri në fazën ku
interneti pranohet si media e sigurte dhe Web prezantimeve iu mundësua online porosi dhe
pagesë të prodhimit apo shërbimit.
Pikat kryesore të ndryshuara nga interneti në B2B:
� kyçje globale në internet
� lidhje e shpejtë dhe çmime shërbimesh të ulëta
� shfrytëzimi i softverëve standard për kyçje
� mekanizma adekuat të sigurisë
� integrim i lehtë i sistemit back-office
Përparësitë e B2B në internet janë evidente në të gjitha fazat e
porositjes.
Mjetet elektronike me të madhe janë duke u përdorur nga kompanitë komerciale dhe
organizatat tjera për reklamim dhe tregtim të mallrave dhe shërbimeve nëpër të gjithë botën.
Prodhuesit dhe tregtarët nga cilido shtet (edhe ato në zhvillim,tranzicion,etj.) tani mund të ofrojnë
mallrat dhe shërbimet me informatat mbi vetitë e prodhimit, përmbajtjen , komponentat, çmimet,
terminet e prodhimit, dërgimin dhe kushtet e pagesës. Këto informata gjithashtu mundësojnë
konsumatorin e mallit ose shërbimit,nëse ai është kompani ose individ,te porosisin atë çka dojnë
prej furnitorve më konkurent.

Realizimet ne internet

Në internet ka mbi 2,2 milion Web prezantime të shfaqura, rreth 300milion web faqe. Të ardhurat e
realizuara nga këto web faqe janë shuma tëmëdha, ne do te përmendim disa realizime të disa
firmave me renome botërore:
◊ Intel nëpërmjet internetit realizon 40% të shitjeve të veta
◊ eBay shet mbi 3,5 milion artikuj dhe mbi 2 900 kategori
◊ Të ardhurat nga puna elektronike për IBM janë 1 bilion dollarë
amerikan në muaj
Interneti ofron mundësi për realizimin efikas të tregut pasi është I arritshëm çdo herë, ka përmbajtje
themelore për çdo tip informacioni. Me
këtë realizohen predispozitat themelore për blerje të suksesshme.
Disa arsye për çmime te volitshme në internet:
- agjentë shitës
- agjentë, si p.sh PricSCAN (www.pricescan) e lehtësojnë gjetjen e
prodhimeve komponent për shfaqjen e kategorive të ndryshme si:
çmimi, karakteristikat, prodhuesi etj.
- Audicionet
- Zona pa dogane
- Konkurrenca- mundësi e njohjes së konkurrencës dhe reagim
adekuat për aksionet e tyre në treg, me çka arrihet fleksibilitet në
punë
Zvogëlimi i harxhimeve: harxhimet dukshëm janë zvogëluar me
internetin, si kanal distribuimi dhe komunikimi me tregun, që lë hapësirë për
rritje të profitit ose ulje çmimesh. Tregojmë disa mënyra me të cilat ulen
harxhimet përmes internetit:
- Sistemi i porositjes nëpërmjet internetit
Blerësit janë mësuar të kenë llogarite e veta përmes internetit, në këto
llogari elektronike për muaj kemi 10 dollarë harxhime, ne krahasim me atë
tradicionalen të lidhura me papirologji për llogaritë dhe dërgimin e
dokumentacioneve që arrijnë 100 dollarë. Për këtë arsye harxhimet bankare
arrijnë 0,15-0,20 dollarë on-line në krahasim me 1,50 dollarë qe duhen në
mënyrën tradicionale.
- Dërgimi në kohë të duhur
Prodhuesit e mjeteve elektronike shfrytëzojnë ndërrime elektronike të
të dhënave (EDI) në komunikim me blerësin dhe distributorin.
- Harxhimet fikse
- Harxhimet postare dhe katalogu
Web prezantimi mundëson vendosjen e katalogut të tërë të
prodhimeve me fotografi sipas dëshirës, apo tekste shoqëruese, të arritshme
çdo kohë në rrjetë. Dërgimet e katalogut zakonisht bëhen përmes e-mail.

PËRPARËSITË DHE TË METAT E INTERNETIT

Interneti është një nga zbulimet më të rëndësishme në historinë e njrëzimit. Si çdo risi tjetër edhe
interneti i ka anët e veta të mira dhe të këqija, por megjithatë përparësitë e tij janë më të mëdha.
Komunikimi - përparësija kryesore e internetit është komunikimi i shpejtë përmaes e-mailit. Me e-
mail mund të komunikojmë shumë më shpejtë sesa do të mund të arrinimin përmes letrave dhe
postës tradicionale. Kështu komunikimi mund të vazhdojë në formë të bisedës pothuajse sikurse
bashkëbiseduesi gjendet aty.
Informatat- një përparësi tjetër e rëndësishme ësjtë informacioni që e ofron interneti, si një
bibliotekë e pafund të dhënash. Kjo ju lehtëson dhe ju mundëson të rinjëve gjatë studimeve
mbledhjen e informatave në mënyre të shpejtë duke ju shkurtuar kohën e hulumtimit. Po ashtu
mund të shohim të reja nga mjekësia nga bota e muzikës ,filmit e shumë risi të tjera.
Argëtimi – interneti ofron gjithashtu mundësi argëtimi prandaj të rinjët kalojnë shumë kohë nëpër
Web faqe e ndryshme duke luajtur lojëra, duke biseduar, duke dëgjuar muzikë.
Ata mund të luajnë lojëra imagjinare dhe mund ta zhvillojnë fantazinë dhe shkathtësitë gjuhësore
duke luajtur nga shumë bashkëmoshatar nga e gjithë bota mund të dëgjojnë këngë të zhanreve
dhe gjuhëve të ndryshme dhe mund të shohin filma dhe emisione, të lexojnë shtypin, të zhvillojnë
miqësi të reja . Shumë nga materialet e gjetura në internet janë falas .
Shërbimet- përmes internetit mund të kryejmë shumë shërbime si p.sh. të bëjmë pagesën e
rrymës, të telefonit, të paguajmë biletat e trenit apo aeroplanit, të bëjmë rezervime të hotelit, të
kontrollojmë gjendjen e xhiro llogaris. Shërbimet përmes internetit janë më të lira gjithashtu e
kursejnë edhe kohën tone të vlefshme. Permes kartave të kreditit ne mund të blejmë prodhime të
ndryshme në mbarë botën me komoditet dhe rehati mund ti plotësojmë nevojat e blerjes.
Megjithatë mund të pësojmë edhe dëme nëse nuk jemi në gjendje t’u shmangemi pasojave të
këqija të tij.
Vjedhja e informacioneve – gjatë shfrytëzimit të internetit ka mundësi që informatat tona
personale si p.sh. emri, adresa, numri I kartës së kreditit apo xhirollogarisë të shfrytëzohet nga
ndonjë keqdashës dhe nga kjo të kemi pasoja të rënda. Raste të tilla ka pasur edhe në vendin tonë
ku njerëzit kanë humbur kursimet e tyre nga mashtrues përmes internetit.
Viruset – dëme të shkaktuara nga interneti mund të jenë edhe viruset e ndryshme për shkak të
cilave mund të humbasim punën tone të disa muajve prandaj duhet pasur kujdes që të gjitha
materialet e rëndësishme ti ruajmë edhe në forma tjera e jo vetëm në ato elektronike.
Dhuna- rreziku më I madh i internetit është dhuna dhe web faqet e tjera që e rrezikojnë jetën
mentale të të rinjëve. Ka mijëra faqe që mund ti rrezikojnë fëmijët dhe të rinjtë.

Literatura:

Edmond Beqiri, “ Interneti – komunikimet kompjuterike” , Dukagjini, Pejë, 2000


Doracak për ECDL ( European Driving Licence), Smart Bits, Prishtinë, shtator 2005
http://www.google.com

You might also like