Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 10

11 GJËRA QË NA TREGOJNË SE SISTEMI ARSIMOR FINLANDEZ ËSHTË “MË

PAK- ËSHTË- MË SHUMË”


Kur e lashë klasën time të 7të të matematikës për detyrën hulumtuese të
Fullbright-it në Finland, mendova se do të kthehem nga kjo përvojë me më shumë
mësime frymëzuese, angazhuese dhe inovative. Kam pritur të marr idea të reja se
si me dhënë kurikulën e matematikës sime dhe si do t`i rinovoj mësimet e mia që
të mund të përshij më shumë kurrikul, më shumë matematikë dhe nxisë nxënësit,
të mendojnë më shumë, flasin më shumë dhe bëjnë më shumë matematikë.

Kjo cytje,për të bërë më shumë e më Shumë e më Shumë është një gjendje e


ekzistencës për ne shumicën e mësuesve në SHBA…është e ngulitur në ne që nga
dita e pare. Ekziston një presion konstant për t`I shtyrë nxënsit tanë në nivelin
tjetër për të bërë gjëra të mëdha dhe më të mira.Mësime duhet të jenë më
ngazëllyese, më angazhuese dhe duhet të mbulojnë më shumë material. Ky
fenomen cytet nga informatat, ose nga prindërit, ose nga administratorët ose
thjeshtë nga shoqëria jonë që përqendrohet në punë ku i masim sukseset tona si
qenie njerëzore

se sa të zënë jemi dhe sa të djegur ndjehemi në fund të ditës.Ne masim vlerën


tonë me lista të kompletuara dhe kriminalizojmë kohën tone.Në mentalitetin
tone”puno deri sa t `bjesh përtoke”, u japim mësim nxënësve tone, të cilët ose
thjesht dorëzohen gjatë rrugës ose djegën derisa ne e gjejmë vetvehtën.

Kur mbërriva në Finland nuk hasa në mësime matematikore, mendje-provokuese


të mëdhaja innovative.Nuk gjeta nxënës që ishin më të mire në matematikë ose
që dinin më shumë material matematikor. Në fakt shkolla e ultë dhe shkolla e
lartë emesme ishin tipike si ato që I kam përjetuar në Indiana. Dhe në pjesën më
të madhe (sikur nxënësit që nuk mbajnë n`mend faktet bazike matematikore)
ishin të njëjta.

Struktura dhe ligjeratat në klasë të një klase matematikor në Finland ndjekin


formulat e njëjta që janë performuar me shekuj nga arsimtarët e
matematikës.Arsimtarët kontrollojnë detyrat e shtëpisë , prezentojnë mësimin(
disa fëmijë ndëgjojnë e disa jo) dhe mandej ata u japin detyra shtëpie.Përderisa
disa lekcione kanë qenë të mrekullueshme dhe kam observuar disa arsimtarë
fantastik, do të thoja në përgjithsi kam pare më shumë angazhim dhe ndërveprim
sekondar se sa tek arsimtarët në SHBA. Rrallë shihet një lekcion matematikor që
është më I mire në matje se sa ato që janë gjetë në distriktin tim dhe kam pare
disa që vërtetë ishin shumë më të këqinj.

Andaj, ku është dallimi?Nëse ligjeratat e matematikës sekondare janë të njëjta


ose më të keqia se sa ato që janë në SHBA, pse nxënësit e Finlandes po kanë
sukses e nxënësit tonë po dështojnë? Dallimi nuk është në ligjerata. Mësimdhënia
e mirë është mësimdhënie e mirë dhe mund të gjindet edhe në Finland edhe ne
ShBA.( e njëjta mund të thuhet për mësimdhënie të keqe). Dallimi është në më
pak i prekshëm dhe më shumë thelbësor. Finlanda, sinqerisht beson në “Më pak
është Më SHUMË”. Kjo filozofi kombtare është mbjellur thellë në mendjen
Finlandeze dhe është parim udhëheqës në filozofinë arsimore të Finlandës.

Më pak është më shumë.

Ata besojnë në këtë. Ata jetojnë sipas kësaj. Shtëpiat e tyre nuk janë më të
mëdhaja se sa kanë nevojë me jetu në mënyrë komfore.Ata nuk blejnë apo
shpenzojnë tepër. Ata jetojnë thjesht dhe modestisht. Ata nuk ndjejnë se kanë
nevoje me pasë 300 lloje të drithërave për me zgjedh kur 10 lloje mjaftojnë.
Femrat perdorin pak makiazhe. Mashkujte nuk kane Xhipa gjigant (ose s`kanë
fare, vërtetë). Në vend se të blejnë qindra artikuj të lirë të rrobeve që qëndrojnë
me muaj, finlandezët blejnë ca atikuj të shtrenjte, të kualitetit të lartë që
qëndrojnë me dekada.Ata vërtetë besojnë dhe jetojnë sipas mentalitetit “më pak
është më mirë’.

Përndryshe në SHBA , sinqerisht besojmë në “më shumë është më mirë”dhe në


mënyrë konstante dëshirojmë dhe ndjekim më shumë në të gjitha fushat e jetëve
tona. Ne jemi të obsesionuar me të gjitha gjërat e reja, të shkëlqyeshme dhe
ngazëllyese dhe në mënyrë konstante duam tì ngrisim jetët tona. Lëjmë anash të
vjetrën dhe në modë me të rejën!Ky mentalitet “më shumë është më
mire”,zvarritet në të gjitha fushat e jetës sonë dhe huton e mbyt sistemin tonë te
arsimit/.

Ne, as nuk mundemi t`ì përmbahemi NJË sistemi arsimor që të shohim, a vërtetë
funksionon a jo.Në mënyrë konstante po provojmë metoda , idea dhe iniciativa të
reja. Ne, po vazhdojmë tì stërmbushim pjatët tona, pa I larguar ato ideatë e
kaluara.Për momentin ne po besojmë se ‘më shumë’është përgjigjja e të gjitha
problemeve tona arsimore-çdo gjë mund të zgjidhet me më SHUMË orë, ditë më
të gjata, më shumë detyra shtëpie, më shumë detyra, më shumë presion, më
shumë përmbajtje, më shumë takime, më shumë mësime pas shkollës dhe
natyrisht më SHUMË testime! Të gjitha këto krijojnë më SHUMË djegie të
mësuesëve, më SHUMË nxënës të stresuar dhe më shumë frustrim.

Finlanda, ne anën tjetëre beson në “më pak”: është “më shumë”.Kjo paraqitet në
shembujt e mëposhtëm në shumë mënyra për mësuesë dhe nxënës.

Pak=Më shumë

1. Me pak shkollim formal=Me shume opcione


Nxënësit në Finland fillojnë shkollimin formal në moshën 7
vjeqare.Po,shtatë!Finlanda I lejon fëmijët e tyre të jenë fëmijë, të mësojnë
permes lojës dhe hulumtimit e me ndejtë ulur të lidhur në klasë.Por a nuk
mbesin mbrapa?Jo!Fëmijet fillojnë shkollën kur ata faktikisht gati për
zhvillim mental për të mësuar dhe për të`u fokusuar.Ky vit I pare ndjeket
me vetëm 9 vite me shkollim të obligueshëm.Çdo gjë pas klasës së nëntë
është opcionale dhe nxënëst në moshën 16 vjeqare mund të zgjedhin nga
tri shtiget vijuese:

-Shkolla e mesme lartë: Ky program trevjeqar pregatit nxënsitë për Testin e


Matrikulimit që përcakton pranimin e tyre në Universitet. Nxënësit zakonisht
zgjedhin shkollën lartë të mesme që dëshirojnë të ndjekin duke u bazuar në
specializimett e shkollës dhe aplikojnë për t`u pranuar në këtë institucion. Kjo
është si një përzirje e shkollës së mesme dhe kolegjit.(Viteve të fundit, më pak se
40% zgjedhin këtë opcion)

-Shkollimi profesional: Ky është program trevjeqar që I trajnon nxënësit për


profsione të ndryshme si dhe u jep mundësinë për të marr Testin e Matrikulimit
që mandej të aplikojnë për universitet nëse ata dëshirojnë.Sidoqoftë, nxënësit nl
këtë shteg, zakonisht janë të kënaqur me shkathtsitë e tyre dhe ose hyjnë në
punë ose shkojnë në Kolegjin Poli-teknik për shkollim të mëtutjeshëm. (Më pak se
60% zgjedhin këtë shteg)

(Por prit! A nuk duhet secili të mësojë matematikë, ekonomi dhe kimi të
avancuar?!a nuk duhet secili të fitoj diplomë universiteti?! Jo, jo ë gjithë duhet të
shkojnë në Universitet!Hmmmm….interesant….çka nëse u japin opcione atyre që
dëshirojnë të bëhen saldues apo elektricist suksesshëm (edhe at shumë
profitabil)?

Çka nëse nuk I shtyjmë me zor nxënësit që dijnë se talentet e tyre qëndrojnë
jashtë botës formale akademike, që të marrin tri vite që ata I shohin të
mërzitshme dhe të padobishme?Çka nëse nuk I lejojmë të shkollohen dhe
hulumtojnë profesionet që atyre u duken fascinuese dhe janë të talentuar për
ato?Çka nëse nuk I shtyjmë këta nxënësa të ndjehen të vlefshëm dhe të
dëshirojnë të kenë vend në sferën e arsimit?)

-Hyrja në punë.(Më pak se 5% zgjedhin këtë rrugë)

Nxënsitë, zakonisht fillojnë shkolën ndërmjet 9:00 dhe 9:45. Në fakt Helsinki po
mendon në krijimin e një ligji që shkollat nuk mund të fillojnë para ores 9:00 sepse
hulumtimet sistematikisht kanë dëshmuar që adolescentet kanë nevojë për gjumë
kualitativ në mëngjes. Dita shkollore zakonisht mbaron në 2:00 ose 2:45. Në disa
ditë fillojnë më herët e në disa ditë më vonë. Oraret e nxënësve finlandez janë
gjithmonë të ndryshme dhe të ndrrueshme: sidoqoftë, zakonisht ata mbajnë 3-4
orë nga 75minuta në ditë me disa pushime ndërmjet. Ky system I përgjithshëm
lejon nxënësit dhe mësuesit të jenë mjaftë të pushuar dhe të gatshëm për
mësimdhënie dhe mësimnxënie.

3. Më pak orë mësimore = Më shumë kohë planifikuese


Mësuesit poashtu kanë më pak ditë pune. Sipas Organizates per bashkëpunim
ekonomik dhe zhvillim, një mësues, mesatarisht jep 600 orë në vit apo 4 ose më
pak orë në ditë. Një mësues mesatar në SHBA gati se e dyfishon at kohë të
mësimdhënies me një mesatare prej 1080 orë në klasë. Kjo është e barabartë me
6 ose më shumë orë në ditë.Poashtu, mësuesit dhe nxënësit nuk duhet të jenë në
shkollë kur nuk kanë orë mësimore.Përshembull, nëse nuk kanë ndonjë orë
pasdite të Enjteve, ata (mësuesit dhe nxënsit) thjesht mund të shkojnë.Ose nëse
ora e pare të Mërkuren fillon në ora 11-00, ata nuk duhet të vijnë në shkollë deri
në atë kohë.Ky system u jep mësuesve finlandez më shumë kohë të planifikojnë
dhe mendojnë për cdo njësi mësimore. I mundëson atyre të krijojnë mësime të
forta që nxisin mendimin.

4. Më pak mësues = Më shumë konsistencë dhe më shumë kujdes


Nxënësit fillor në Finland shpesh kanë të njëjtin mësues për 6 vite shkollim të
arsimimit të tyre. Ahtu është! I njëjti mësues kujdeset për shkollim dhe vijon
grupin e njëjtë të nxënësve për gjashtë vite rreshtë. Dhe më mire besoni se në ato
6 vite të shkollimit të grupit të njëjtë të 15-20 nxënësve, ata mësues kanë kuptuar
nevojat individuale të ligjerimit dhe stilet e të mësuarit për secilin nxënës veq e
veq.Këta mësues e dijnë ku secili prej tyre ka qenë dhe ku po shkojnë. Ata
monitorojnë progresin e fëmijëve dhe personalisht investojnë interesim në
shikimi e suksesit të fëmijëve dhe arritjen e qëllimeve të tyre.Nuk ka ‘’kaloje kofën
” te tjetri mësues sepse ata JANE mësuesi tjeter. Nëse ka ndonjë problem
discipline apo sjelljeje, mësuesi më mire ta zgjidhë menjeher ose duhet të duroj
për vitet e ardhshme.(Disa shkolla në inland nxënsatt e shkollës fillore I ndërrojnë
në 3 vjet në vend se 6, por rezultatet janë të njëjta)

Ky system nuk ëshë vetëm I ndihmueshëm për fëmijë sepse u jep atyre
konsistencë, kujdes dhe vëmendje individuale për nevoja e tyre, por poashtu I
ndihmon mësuesit të kuptojnë kurrikulën në mënyrë holistike(shpirtërore) dhe në
mënyrë lineare.Mësuesit e dijnë se çka duhet t`I mësojnë nxënsit e tyre për t`I
shtyrë në një nivel tjetër, derisa jipet liri mësuesve të punojnë në hap me nxënsit
e tyre. Mësuesit nuk janë nën presion të shpejtojnë ose ngadalësojnë që fëmijët
të jenë “gati” për mësuesin në vitin e ardhshëm. Përsëri, ata janë mësuesi vitin e
ardhshem dhe ata kontrollojnë kurrikulën!Ata e dijnë ku janë fëmijët dhe çka
kanë mësuar dhe do të planifikojnë sipas nevojës së nxënësve!Unë vërtetë besoj
se kjo është një pejsë e MADHE e suksesit të Finlandes dhe nuk po merr mjaft
vëmendje.

5. Më pak aplikanta të pranuar= Më tepër besim në mësuesa


Pra,…fëmijët kanë të njëjtin mësues për 3 deri në 6 vite. E çfarë nëse fëmija ka
“një mësues të keq”?Finlanda punon shumë të sigurohet në at që nuk do të ket
“mësuessa të këqinj”.Arsimi fillor është diploma më garuesetë mirrret në
Finlande.Departmenti arsimor fillor në Finlandë pranon vetëm 10% të të gjithë
aplikanteve dhe refuzon mijëra student në vit. Personi jo vetëm që duhet të jet
më I miri dhe më I shkëlqyeshmi që të bëhet mësues në fillore, ata poashtu duhet
të kalojnë një seri të intervistave dhe kontrollimeve të personalitetit për t`u
pranuar në punë.Pra, nuk mjafton të jet më I mençuri në gjeneratë, por poashtu
duhet të ket aftësi natyrale dhe vullnet për mësimdhënie.

Finlanda e kupton se at aftësi për mësimdhënie nuk mirret nga studimet.


Zakonisht është dhunti dhe pasion.Disa e kanë, e disa s`e kanë. Ca universiteti me
program të mësimdhënies në Finland sigurohen të pranojnë vetëm student që e
kanë këtë dhunti.
Në maje të notave të shkëlqyeshme dhe dispozitave natural për t`u bërë mësues,
të gjithë mësuesit duhet fitojnë diplomën Master dhe shkrujnë një Tezë
Masteri.Kjo gjeneron mjaft siguri dhe besim në mësuesit e Finlandes.Prindët
besojnë se mësuesit janë shumë të kualifikuar, të trajnuar individ të talentuar.Ata
nuk tentojnë të ndërhyjnë apo uzurpojnë në autoritetin dhe vendimet e
mësuesve.E pyeta një arsimtar matematike se sa emaila marrin zakonisht nga
prindërt.Ai u struk dhe tha 5-6.Unë thashë, unë pranoj aq për çdo ditë.Ai u
pergjegj…jo !mendova 5-6 për një semester.!Prap, çfarë do të ishte situate pot ë
jetoja në një shoqëri të bazua në besim dhe respect?
6. Më pak orë mësimore= Më shunë pushime
Siq e thashë më heret, nxënësit mbajnë 3-4 orë në ditë, ose rrallë 5 orë. Ata
poashtu kanë disa pushime, pushime për uzhina gjatë ditës dhe këto zakonisht
mbahen jashtë pavarsisht kohës me shi apo diellë. Këto 15-20 minuta u japin
atyre kohë për përtypje të gjërave që I kanë mësuar, përdorin lluskuj e tyre,
shtrinë kmbët e tyre, marrin ajër të pastër dhe çlirojnë lëvizjet e tyre.Ekzistojnë
disa avantazhe nerologjike për këto pushime. Studim pas studimi përkrahin
nevojat e fëmijëve të jenë fizikisht aktiv në mënyre për të mësuar më
mire.Stagnimi I trupit çon kah stagnimi I trurit dhe shpërqëndrimi I fëmijve
“hiperaktiv”.

Mësuesit poashtu I kanë këto pushime. Ditën e pare kur isha në shkollë në
Finlandë, një mësues kërkoj falje për gjendjen e “Dhomës së arsimtarve”Mandej
ajo komentoj se t’ gjitha dhomat e mësuese duken kështu. Unë qesha dhe u
pajtova me mirësjellje, porn ë kokën time po mendoja “Çka ëshë dhoma e
mësuesve”?Dhoma e mësuesve është si Zyrja e mësuesve në SHBA përpara…para
se të zhdukej. In Finland këto dhoma janë gjithmonë plot me mësues që ose janë
suke punuar, pregatitur, duke marrë një kafe, ose thjesht duke pushuar,
shoqëruar dhe pregatitur mentalisht për orën e radhës.

Mësuesit e shkollës së mesme zakonisht kanë pushim 10-20 minuta ne mes të


orëve dhe shpesh poashtu kanë ca periudha kërcime-(pregatije).Këto dhoma janë
ndryshe varësisht prej shkollave, por çka kam pare, kryesisht kanë ca tavolina, ca
kauqë, gjygym për kafe, kuzhinë, zgjedhje gratis të pemëve dhe uzhinave, dhe
mësues me bisedu dhe bashkëpunu. Ca prej tyre kanë edhe fotelje masazhi!Ha!

Andaj, pse nuk ekzisojnë këso dhoma të bashkëpunimit, përkrahjes dhe lehtësimit
në SHBA?Ne nuk kemi KOHË! Çdo ditë, mbajmë mësim ka 6-7 orë rresht pa
pushim.

Tri deri pesë minuta, periudha kaluese që marrim zakonisht janë që përdoren për
t`u përgjegjë emailave të prindërve, me fshi tabelën në klasë, m`u bë gati për orën
e rradhës, me ba kopje, m`u përgjegj pyetjeve te nxënsëve , m`I marr letrat që I
lëjnë nxënsat prapa tyre, dhe shkuaja në tualet. Nëse kemi një moment të lire,
atëherë pritet prej neve t`I monitorojmë koridoret sepse nuk u besojmë nxënsve
të hyjnë në klasa pa mbikqyrje.

Luksoziteti dhe ulja aktuale për 10 minuta , ose pirja e një kafeje me ca kolegë,
është një ëndërrë absolute dhe mbajtja e një dite me vetëm tri orë në ditë-është
një fantazi!

7. Më pak testime= Më shumë nxënie


Paramendoni të gjitha gjërat ngazëllyese që mund t`I bëni me nxënsit tuaj pot ë
mos ishte Testi I madh shtetror që rrinë mbi kokën tuaj tërë vitin. Paramendoni
larine që mound të keni nëse paga juaj nuk do të ndërlidhej me rezultatet e
testeve të nxënësve. Paramendoni se sa më shumë zbavitëse dhe impenjative do
të ishin leksionet tuaja!Edhepse akoma ekziston testi, në përgjithsi më pak
presion ka mbi mësuesin në Finland për të përfunduar kurrikulen.Mësuesi është
thjeshtë I besuar për të bërë një punë të mire dhe kështu ata kanë më shumë
kontroll mbi klasat e tyre dhe përbërjeve të tyre.
Mësuesi është në gjendje të rrezikoj më shumë dhe provoj gjëa të reja dhe krijoj
kurrikulë impenjative që lejon nxënësit të bëhen më të aftë individualisht, të
gatshëm për botën e vërtetë.

Ata kanë kohë t`i mësojnë aftësitë që lejojnë nxënësve të zhvillohen në individ që
dijnë të fillojnë një project dhe punojnë sistematikisht me arrritë at qëllim.Ata
kanë kohë t`i mësojnë shkollim shkathtësieku nxënësit mund të mësohen sit ë
kryejnë punë të vërteta jetësore sipsh.qepja, zierja, pastrami, zdrukthtari e shumë
të tjera! Dhe derisa I mësojnë këto aftësi fantastike ata poashttu mësojnë
matemaikën dhe zgjidhjen e problemeve dhe si t`I ndjekin udhëzimet!

8. Më pak tema= Më shumë thellim


Kam vëzhguar disa klasa prej të 5 deri te 9, në orë të matematikës në Finland.Kam
shikuar kurrikulën që mbulon këto 5 vite të arsimit dhe kam kuptuar që unë kam
dhënë matematikën e përbërjes 5 vjeqare të arsimit finlandez për NJË vit.Çdo
temë e maematikës e presentuar në çdo nivel të klasës, në kam observuar këtu
gjindet në klasën e 7 në SHBA.

Prap, mentaliteti amerikan “më shumë e më shumë” thjesht nuk funksionon.


Nëse më duhet t`I kaloj të gjitha që priten prej meje për një vit,më duhet të
prezantoj çdo dytën ditë nga një temë të re dhe gjithmonë ndjej se jam
“mbrapa”.Pas ‘’çka’’, nuk jam I sigurtë por presioni është aty duke me shtyrë mua
dhe nxënsit përgjatë.

Në Finland, mësuesit nuk nguten. Ata thellohen shumë në temë dhe nuk bëjnë
panic nëse janë mbet pak prapa ose nuk I mbulojnë të gjitha temat e matematikës
në një vit të veëm.

Poashtu, nxënësit mësojnë matemike vetëm disa herë në javë. Në të vërtetë, pas
Pashkëve, të gjithë nxënsit e klasës sime të 7 mësojnë matematikë NJË here në
javë. Zemra ime frigësohet pak kur e ndëgjoj këtë!Nuk mund të besoj se është
mjaftë matematikë. Si do të jenë gati për teste?! Oh-prit.Nuk ka teste. Nuk ka
nevojë për ngutje. Nxënësit arrijnë që vërtetë të kuptojnë materialin para se ata
nxitën të mësojnë një temë të re. Një mësues më tregoj një libër të lëndës dhe
tha ka tepër tema për një periudhë vlerësimi pesë javor. E shikova tërë librin dhe
mu desht të mshefë një nënqeshje sepse kryesisht kjo mbulon një kapitull në
librin tim në SHBA. Pse po I shtyjmë fëmijët tanë në SHBAtë mësojnë aq shumë
dhe aq shpejt?Nuk është çudi se janë të stresuar!Nuk është çudi se ata
dorëzohen!

9. Më pak detyra shtëpie = Më shumë pjesëmarrje


Sipas OECD, nxënsit finlandez kanë më së paku detyra-shtëpie në botë.Ata
mesatarisht kanë më pak se gjysmë ore detyra shtëpie për një natë..Nxënsit
finlandez zakonisht nuk kanë mësues ose orë private. Kjo është posaqërisht
shokante kur kuptojmë se nxënsitt finlandez shënojnë performanca më të larta se
shtetet aziatike që nxënsit e tyre marrin orë shtesë jashtë shkollës.

Nga kjo mund të observoj, nxënsit e Finlandes kryajnë punët në klasë dhe
mësuesit mendojnë se at që nxënsit kryejnë në shkollë është e
mjaftueshme.Përsi, nuk ka presion për të bërë më shumë se që u nevojitet atyre
për të mësuar një aftësi. Shpesh detyrat janë pa-fund dhe nuk vlerësohen.

Prap, nxënsit punojnë detyrën në klasë me përkushtim. Është shumë nteresant të


shihet se çfarë u ndodhë nxënësve kur atyre u jipt diçka për të bërë.Nxënësit që
aspak nuk kanë ndëgjuar mësimin, largojnë telefonat e tyre dhe fillojnë të
punojnë në detyrën e dhënë para tyre. Edhe nëse është vetëm një detyrë e
sugjeruar, ata tregojnë vëmendje të plotë deri në fund të ores.

Është gati se ka një marrëveshje të pafolur:”Unë nuk do t`ju jap detyra të shtëpisë
nëse punoni në këtë detyrë derisa jeni në klasën time.”.Ky sistem vërtetë më ka
shtyrë të mendoj rreth sasisë së detyrave të shtëpisë që unë ua jap në baza
ditore.

10. Më pak nxënësa = Më shumë vëmendje individuale


Kjo është e dukshme. Nëse keni më pak nxënësa, do të mnd të jipni më shumë
kujdes dhe vëmendje që ata kanë nevojë për të mësuar. Mësuesi finlandez ka 3-4
orë me 20 nxënësa në ditë, pra ata do të takojnë rreth 60-80 nxënësa në ditë, Unë
takoj 180 nxënës për çdo ditë.Kam 30-35 nxënësa në klasë, gjashtë orë rresht, për
5 ditë në javë.

11. Më pak strukturë= Më shumë besim


Besimi është çelësi I tërë këtij sistemi e jo struktura. Në vend se të dyshohet në
njëri tjetrin dhe krijimin tonelata të strukturës, rregullave, rretheve dhe testeve të
shihet nëse sistemi po funksionon, ata thjesht I besojnë sistemit. Shoqëria I beson
shkollave në punesimin e mësuesve.

Shkollat u besojnë mësuesve se janë individ, të mjaftë shkolluar dhe prandaj u


japin liri të plotë të krijojnë lloje të ambienteve të klasave që janë më të mira për
nxënësit e tyre individual.

Prindërit I besojnë mësuesve për të marr vendime që do t`ju ndihmoj fëmijve të


tyre të mësojnë dhe të lulëzojnë.Mësuesit u besojnë nxënësve në kryerjen e
detyrave dhe mësojnë për hir të të mësuarit. Nxënësit u besojnë mësuesve se ata
japin veglat enevojshe për t`u bërë të sukseshëm. Shoqëria I beson sistemit dhe I
jep arsimit respektin e merituar.Kjo funksionon dh nuk është e komplikuar.
Finlanda e ka kuptuar. Më pak ËSHTË më shumë”

You might also like