Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 12

FAKULTETI JURIDIK

PUNIM SEMINARIK : Banka Qendrore

Banka Qendrore e Kosovës

Nëntor 2017

Përmbajtja

Hyrje

I. Bankat Qendrore ………………………………………………….

Roli I Bankes Qendrore …………………………………………….


II. Banka Qendrore e Kosovës................................................................

Nocioni dhe karakteristikat ...............................................................

Mardhëniet me Kuvendin, Qeverinë dhe Shtetin...............................

Qeverisja dhe organizimi …………………………………………...

Pasqyrat financiare dhe buxheti……………………………………..

Dispozitat e përgjithshme……………………………………………
Hyrje

Banka Qendrore e kryen funksionin e ‘‘bankës së bankave’’ përmes mbajtjes


dhe udhëheqjes së evidencës për gjendjen në llogaritë e të gjitha bankave të
nivelit të dytë, si dhe të pjesëmarrësve të tjerë në tregun e parasë.
Menaxhon masën monetare përmes instrumenteve të politikes monetare dhe
vëzhgimit të rregullt të agregateve monetarë, kujdeset për kreditimin e bankave
komerciale.
Banka Qendrore e përcakton oferten monetare duke ndikuar në radhë të parë
mbi bazën monetare .
BQ është ajo e cila vendos se në qfarë mase do ta financoj deficitin buxhetor në
përputhje me objektivat që ajo synon të arrij.
Banka Qendrore

BQ paraqitet si themeluese , organizuese ,rregulluese dhe kontrolluese e të


gjitha proceseve dhe aktiviteteve afariste ,që zhvillohen dhe kryhen në tregun e
parasë. Ajo,si pushtet monetar dhe si institucion emetues është pjesëmarrëse
kryesore në tregun e parasë.Banka Qendrore në mënyrë autonome dhe të
pavarur rregullon dhe përcakton dispozitat ,mënyren e funksionimit dhe të
afarizmit të tregut të parasë.

Roli I Bankës Qendrore


Roli i BQ mbetet i pazëvëndsueshëm brenda strukturës së sistemit financiar
meqë ajo kryen funksione specifike dhe mban përgjegjësi të madhe lidhur me
ecuritë e përgjithshme ekonomike dhe finaciare në vend .Në efikasitetin e
përdorimit të instrumenteve të politikes monetare –kreditore dhe të politikës së
këmbimeve valutore,rendësi të vecantë ka shkalla e pavarësisë së bankes
qendrore nga pushteti .Sa më e pavarur të jetë ajo në kryerjen e funksioneve dhe
detyrave ,aq më vital dhe efikas do të jenë sistemi financiar dhe ekonomia e
vendit BQ ndihmon në përcaktimin e faktorëve që ndikojn në bazen monetare.

BANKA QENDRORE E KOSOVËS

NOCIONI DHE KARAKTERISTIKAT E BQK-SË

Me 27 korrik 2010 Kuvendi I Kosovës ka miratuar Ligjin nr.03/L-209 për


“Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës”Banka Qendrore e Republikës së
Kosovës pasardhëse e Autoritetit Qendror të Kosovës,është subject jurdik
publik bazuar në nenet 11 dhe 140 të Kushtetutës dhe të dispozitavetë ligjit te
lartecekur që ka autonomi administrative, financiare dhe menaxhuese. BQK-ja
nuk regjistrohet ne librin e regjistrimeve te bizneseve BQK-ja si subject juridik
në bazë të nenit 3 të ligjit per këtë institucion ka kompetencë të plotë, po ashtu
ka edhe kompetencë të vecantë që:

1 Të hyjë në mardhënie kontraktore

2.Të ndërmmarrë procedura ligjore dhe të jetë subject I këtyre procedurave

3Të fitoj, administrojë, mbajë dhe disponoj pronë të luajtshme dhe te


paluajtshme.

BQK-ja është institucion I pavarur ne kryerjen e detyrave te veta, pra me këtë


nenkuptojmë që në cdo kohë duhet të respektohet pavarësia e këtij institucioni,
nga cdokush qe mundohet që të ndikojë në anëtarët e organeve vendimarrëse
apo personelittë BQK-së.Por, nga kjo pavarësi nuk duhet nenkuptuar qe BQK-ja
nuk jep pergjegjësi për punën e vet, përkundrazi BQK-ja të paktën njëherë në
vit, varësisht edhe prej nevojës raporton para Kuvendit të Republikës se
Kosovës dhe para publikut në lidhje me realizimin e politikave dhe objektivave
të saj.BQK-ja si objektivat e saj i ka te parapara konkretisht ne nenit 7 te ligjit te
lart cekur ku shprehimisht percaktohen keto objektiva te cilat janë:

1.Që të nxisë dhe të mbajë një sistem financiar stabil, duke përfshirë një sistem
të qëndrueshëm,të sigurt dhe efikas të pagesave.

2.Objekivi i dytë i cili i nënshtrohet objektivit parësor të saj është të kontribuoj


në arritjen dheruajtjen e stabilitetit të cmimeve vendore.

3.BQK-ja mbështet politikat e përgjitshme ekonomike të qeverise së Kosovës.

MARRËDHËNIET ME KUVENDIN E REPUBLIKËS SË


KOSOVËS,QEVERINË DHE SHTETIN
Përgjegjësia e Bankes Qendorore para Kuvendit të Republikës së Kosovës
specifikohet në nenin 29 te ligjit per Banken Qendrore ku specifikisht thuhet
“Guvernatori me kërkesë të Kuvendit të Republikës së Kosovës ose me nismën
e vet, së paku një here në vit, dëgjohet nga kuvendi i Republikës së Kosovës
dhe nga komisionet e tij për objektivat e Bankës Qendrore dhe ne te njejten
kohe përgjegjësinë që ka ky institucion financiar karshi të zgjedhurve te
popullit.Po ashtu BQK-ja ka raporte të nderlidhura edhe me ekzekutivin e
vendit ku paraqitet si këshilltar financiar dhe agjent fiskal,ku për këtë raport
bëhet fjalë edhe në nenin 30 te ligjit për BQK konkretshit janë keto dispozita:

1. Banka Qendrore vepron si bankier dhe si këshilltar financiar për qeverinë.

2. Banka Qendrore mund në emër të qeverisë të pranojë huazime të jashtme, të


menaxhojë dhe të administrojë borxhe të tilla, si dhe të shlyejë të drejtat dhe
detyrimet financiare të shtetit ndaj palëve të jashtme.

3. Banka Qendrore mund, sipas kushteve për të cilat do të merret vesh me


qeverinë, të veprojësi agjent fiskal për llogari të qeverisë ose për agjenci tjetër
publike të përcaktuar nga qeveria.

4. Banka Qendrore mund të operojë me regjistër të letrave me vlerë të emetuara


nga shteti.Edhe pse ekziston nje raport kaq I mirë në mes ekzekutivit të vendit
dhe BQK-së,por ekziton nje nen neni 33 ku I ndalohet kreditimi direkt dhe
indirekt I institucioneve të vendit dhe cdo agjencie tjetër publike nga ana e
BQK-së,me përjashtim të kredive brenda ditore për të siguruar funksionimin e
rregullt të pagesave.
QEVERISJA DHE ORGANIZIMI I BANKËS QENDRORE

Si cdo institucion tjetër që ka organet dhe sistemin e vetë organizativ, po ashtu


edhe BQK-ja ka këtë strukturë organizative për kryerjen sa më efikase të
detyrave dhe qellimeve të veta.Organet qendrore dhe vendimarrëse në
strukturën organizative janë :Bordi I Bankës Qendrore ku përbëhet nga
guvernatori,drejtori I Pergjithshem I thesarit dhe nga tre anëtarë jo ekzekutiv të
cilët nuk janë antarë të personelit të BQK-së.Ky bord ka nje hapsirë të madhe
kompetencash ku ndër të tjera hyn miratimi I rregulloreve të BQK-se,mbikqyrja
për zbatimin e politikave,permbushjen e detyrave,miraton buxhetin e BQK-
së,emron zëvendës guvernatorët etj.Bordi Ezekutiv përbëhet nga Guvernatori ku
do të jetë kryesues, si dhe nga zëvendës guvernatorët dhe do të jetë i ngarkuar
në zbatimin e politikave dhe operacioneve të BQK-së.
PASQYRAT FINANCIARE DHE BUXHETI

Raporti që më së shpeshti paraqitet ne mes të Bankës Qendrore dhe Kuvendit te


Republikës së Kosovës vjen në shprehje me rastin e raportimit të pasqyrave
financiare qe BQK-ja I bën Brenda gjashte muajve nga mbyllja e vitit
kalendarik financiar. BQK-ja ia dërgon Kuvendit dhe ministrit nga një kopje të
pasqyrave financiare dhe një raport me operacionet dhe punët e BQK-së gjatë
vitit financiar që sapo ka përfunduar posaqërisht në lidhje me objektivat e
politikave të saj dhe ngjarjet që kanë ndikuar në ekonominë e vendit. Në nenin
64 të ligjit për Bankën Qendrore është percaktuar konkretisht procedura e
miratimit të buxhetit BQK-së,ku konkretisht thuhet:

1. Banka Qendrore do të përgatisë buxhetin e saj vjetor , i cili do të miratohet


nga Bordi i BankësQendrore, para fillimit të çdo viti financiar.

2. Të gjitha të hyrat dhe të ardhurat e projektuara për t’u gjeneruar nga Banka
Qendrore apo për t’iu dhënë Bankës Qendrore nga cilido burim bashkë me
shpenzimet e projektuara, duke përfshirë zhvlerësimin dhe provizionet për
humbje, do të përfshihen në buxhetin vjetor.

3. Buxheti vjetor i miratuar do t’i komunikohet për qëllim informimi ministrit të


Financave.

4. Bordi Ekzekutiv do të miratojë urdhëresa të brendshme për zbatimin e


buxhetit të Bankës Qendrore.
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Në nenin 65 percaktohen sakt instrumentet rregullative qe përdor BQK-ja për


implementimin edetyrave dhe organizimin struktural brenda institucionit.

1. Banka Qendrore do të ketë kompetencë të nxjerrë Rregullore, udhëzime, dhe


urdhra ashtu sido të jetë e nevojshme për realizimin e detyrave që i janë besuar
Bankës Qendrore me këtë ligj apo ndonjë ligj tjetër.

2. Rregulloret dhe udhëzimet e nxjerra nga Banka Qendrore do të kenë aplikim


të përgjithshëm.Ato do të jenë të detyrueshme në tërësinë e tyre dhe
drejtpërdrejt të aplikueshme.

3. Një Urdhër i nxjerrë nga Banka Qendrore do të jetë i detyrueshëm për


personin të cilit iadresohet

4. Organet vendimmarrëse të Bankës Qendrore do të miratojnë të gjitha


instrumentet enevojshme rregullatore që kanë të bëjnë me çështjet brenda
fushave përkatëse të kompetencës së tyre.

Përfundimi

Banka Qendrore është ajo e cila vendos se me qfarë mase do financoj deficitin
buxhetor në përputhje me objektivat qe synon të arrij.

Nëse Banka Qendrore ndjek politiken e parandalimit te rritjes se normave te


riinteresit ather sipas ekonomistëve kjo qon ne emetim të parasë për financim të
deficitit buxhetor.
Banka Qendrore e Republikes së Kosovës është institucion i pavarur që i
përgjigjet vetem kuvendit të Kosovës.

Guvernatori i Bankes Qendore të Republikes së Kosovës ushtron edhe detyrën e


Kryeshefit Ekzekutiv të saj .

Qeverisja e BQ të Republikes së Kosovës dhe procedurat e zgjedhjes dhe të


nominimit të antarëve të bordit të Bankes Qendrore të Kosovës rregullohen me
ligjin,i cili duhet të sigurojë pavarësinë dhe autonominë e saj .
LITERATURA

Tregjet financiare institucionet dhe instrumentet ,Fadil Govori,2006

Për Bankën Qendrore të Kosovës materiali u shfrytezua nga:Kushtetuta e


Kosovës

Ligji Nr.03\L-209 web faqja zyrtare e BQK-se.

You might also like