Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 205

SVETLLANA KULLEVANOVA SONJATRAJANOVSKA

FARMAKOGNOZIA
(të rregullt dhe zgjedhor)

3
Për vitin e
Teknik farmaceutik dhe laboratorik
Arsimimi i mesëm profesional
drejtimi i mjekësisë
Аutorët dhe redaktuesit:
Prof. d-r Svetllana Kullevanova, profesor universitar e lëndës së farmakognozisë, fakulteti i farmacisë,
UKIM - Shkup
Farm. e diplomuar Sonja Тrajanovska, profesoreshë e lëndës së farmakognozisë
SHMPQSH - „D-r Pançe Karagjozov “ – Shkup

Recensentë:
Prof. d-r Еmilija Јаnjeviq-Ivanovska,
Fakulteti i shkencave të mjekësisë, Universiteti „Goce Dellçev” – Shtip
Farm. e diplomuar Snezhana Stavreva, SHMP„Јаne Sandanski” - Shtip
Farm. e dipl. Маја Giçeva, SHMP„Јаne Sandanski” - Shtip

Lektor:
D-r Lidija Tanturovska

Përkthyes: Mentor Hamidi

Redaktor profesional: Dr. Afrim Hamidi

Lektor: Murtez Sejdiu

Përpunimin figurativ – grafik dhe përgatitjen kompjuterike:


МАКFORМ - Shkup

Botuesi:
Ministria e arsimit dhe shkencës e Republikës së Maqedonisë

Shtypi:
Graficki centar dooel, Shkup

Me vendimin e Ministrisë për arsim dhe shkencë të Republikës së Maqedonisë nr. 22-5301/1 më 29.11.2010,
lejohet përdorimi i këtij teksti.

CIP - Каталогизација во публикација


Национална и универзитетска библиотека “Св.Климент Охридски” , Скопје
615 . 322 (075.3)
633 (075 . 3)
КУЛЕВАНОВА, Светлана
Фармакогнозија за 3 година : (редовен и изборен) : фармацевтски лабораториски
техничар : средно стручно образование - здравствена струка / Светлана Кулеванова, Соња
Трајановска. - Скопје : Министерство за образование и наука на Република Македонија,
2011. - 203 стр. : илустр. ; 25 см
ISBN 978-608-226-182-9
1. Трајановска, Соња [ автор ]
COBISS.MK-ID 86473994

2
PARATHËNIE

Arsimi profesional bashkëkohorë kërkon përdorimin e literaturës bashkëkohore. Me


qëllim që të japim këtë kontribut drejt zhvillimit të arsimimit të nxënësve të cilët pro-
filizohen për teknik farmaceutik laboratorik, kemi përgatitur këtë tekst, të shkruar në
pajtueshmëri me plan programin mësimorë aktual, si dhe me koncepcionin për shkrimin
e teksteve mësimore për arsimin fillorë dhe të mesëm.
Përmbajtja mësimore është nga fusha e farmakognozisë që mësohet në vitin e tretë.
Përmbajtja programore është e ndarë në 7 tema: barërat që përmbajnë heterozide,
barërat që përmbajnë saponine; Barërat që përmbajnë maninë; Barërat që përmbajnë
kanabinoide; Barërat që përmbajnë vitamine; Barërat që përmbajnë acide dhe material
lidhës.
Secila temë është e koncipuar ashtu që janë dhënë: të dhënat themelore dhe të përgjith-
shme për përbërësit aktiv, përhapja dhe lokalizimi i tyre, vetitë e tyre, ndërtimi kimik,
nomenklatura, klasifikimi i barërave që i përmbajnë këto përbërës, veprimin dhe për-
dorimin. Çdo barë është prezantuar me të dhënat për bimën prej të cilave është përfituar
(përshkrim i shkurtë, ku rritet, a kultivohet etj), si edhe të dhënat për barin (karakteris-
tikat makroskopike, përbërja kimike, veprimi dhe përdorimi). Gjatë kësaj është theksuar
përdorimi i barit dhe përdorimi i përbërësve aktiv që i përmban. Po ashtu, është bërë
dallimi midis përdorimit tradicional dhe përdorimit shkencor mjekësor.
Teksti themelorë është pasuruar me ilustrime të bimëve të përpunuara me: tabela,
tema dhe përshkrime të përbërjes themelore kimike të komponentëve aktive. Gjatë kësaj,
struktura kimike e disa përbërësve aktiv është treguar me qëllim që të shqyrtohen vetitë
e tyre karakteristike ose ndikimin mbi aktivitetin farmakologjik.
Përpos barërave shëruese të përdorura, përmbajtja është e pasuruar me të dhëna
plotësuese (në korniza të ndara) për barërat që kanë rëndësi historike, kulturore, soci-
ologjike ose rëndësi tjetër.
Pas mbarimit të çdo teme, nën tema ose grupi i ngjashëm i barërave janë dhënë py-
etje dhe detyra punuese me çka lehtësohet mësimi i pavarur i nxënësit dhe udhëzohen
në atë që duhet ti kushtojë vëmendje të madhe. Po ashtu, me qëllim të nxitjes së qasjes
mentorike në punë, si pjesë e tendencave bashkëkohore në procesin edukativ, autorët
kanë propozuar më shumë tema për të cilat nxënësit e interesuar me hulumtim mund të
përfitojnë njohuri të gjëra dhe të thelluara.

3
Me që faramakognozia është fushë për të cilën nevojiten njohuri të terminologjisë
profesionale, është dhënë Fjalor i posaçëm i termave mjekësore (medicionale).
Në harmoni me programin mësimorë, përskaj mësimit të rregullt të Farmakognozisë,
në vit e tretë janë paraparë përmbajtje të caktuara të cilat nxënësit me afinitet më të
madh ndaj kësaj problematike do të mund ti përvetësojnë me anë të përcjelljes së mësim-
it zgjedhor të lëndës. Në këtë tekst janë përpunuar gjitha përmbajtjet mësimore zgjed-
hore të paraparë sipas programit për mësim në vit. e III, janë të dhëna në fund si pjesë e
veçantë, Farmakognozia – lëndë zgjedhore.
Аutorët i kushtuan vëmendje të posaçme arsyetimit preciz, të qartë, racional dhe
profesional të përmbajtjeve mësimore dhe gjatë kësaj kanë pasur parasysh për koreli-
min me disiplinat tjera mësimore. Edhe pse janë dhënë përpjekje të përgatitet literaturë
profesionale korrekte që do ti plotësojë kriteret e larta, gjitha vërejtjet, sugjestionet dhe
propozimet janë të mirë se ardhura.

Shkup,shtator, 2009 Аutorët

4
Përmbajtja

TEMA 1. BARËRAT QË PËRMBAJNË HETEROZIDE .....................................10

Heterozidet ......................................................................................................................... 10
- Definicioni...................................................................................................................... 10
- Рpërhapja........................................................................................................................ 10
- Nomenklatura ................................................................................................................ 11
- Vetitë ............................................................................................................................... 11
- Ndërtimi kimik .............................................................................................................. 11
- Кklasifikimi i barërave që përmbajnë heterozide...................................................... 13
- Veprimi dhe përdorimi................................................................................................. 13

TEMA 1.1. BARËRAT QË PËRMBAJNË


HETEROZIDE KARDIOTONIKE ......................................................................15

Heterozidet kardiotonike .......................................................................................15

Barërat që përmbajnë heterozide kardiotonike .......................................................... 17


- Digitalis purpureae folium – gjethi i gojukut të purpurtë ........................................... 17
- Digitalis lanatae folium - gjethi i gojukut leshtorë ....................................................... 19
- Strophanti semen – fara e strofantit ............................................................................... 21
- Adonidis herba – herba e adonisit .................................................................................. 22
- Convallariae herba - herba e parlotës (lotit të vajzës ose hudhra e egër) ................. 22
- Nerii folium – gjethi i leandrës (oleandrit) ................................................................... 23
- Scillae bulbus – koka e hudhrës bregdetare .................................................................. 24

TEMA 1.2. BARËRAT QË PËRMBAJNË


HETEROZIDE KINONIKE ................................................................................27

Heterozidet kinonike........................................................................................................ 28

Heterozidet naftokinonike .............................................................................................. 28

Barërat që përmbajnë heterozide................................................................................... 28


- Juglandis folium – gjethi i arrës ...................................................................................... 28
- Lawsoniae folium - gjethi i kanës ................................................................................. 30

5
Heterozidet antrakinonike .............................................................................................. 30

Barërat që përmbajnë heterozide antrakinonike ....................................................... 32


- Rhei rhizoma – rizomi i reum-it .................................................................................... 32
- Frangulae cortex – korja e arrçit ..................................................................................... 33
- Sennae folium – gjethi i sanës ......................................................................................... 34
- Sennae fructus (Sennae foliculi) – frytet e sanës ........................................................... 35
- Aloe - аloe.......................................................................................................................... 36

Barërat që përmbajnë komponime naftodiantronike ............................................... 37


- Hyperici herba – herba (rrënja) e kantarionit të verdhë ............................................. 37

TEMA 1.3. BARËRAT QË PËRMBAJNË


HETEROZIDE CIANOGENE .............................................................................40

Heterozidet cianogene ..................................................................................................... 40

Barërat që përmbajnë heterozide cianogene ............................................................... 42


- Amygdalae amarae semen – fara e bademit të hidhur................................................. 42
- Pruni laurocerasifolium – gjethi i dushkut .................................................................... 43

TEMA1.4. BARËRAT QË PËRMBAJNË GLUKOZINOLATE DHE


KOMPONIME TJERA ME SULFUR ..................................................................45

Glukozinolatet (heterozidet sulfure) ............................................................................ 45

Barërat që përmbajnë glukozinolate ............................................................................. 47


- Sinapis nigrae semen – fara e sinapit të zi ..................................................................... 47
- Sinapis albae semen - fara e sinapit të bardhë............................................................... 48

Barërat që përmbajnë komponime tjera të sulfurit ................................................... 50


- Allii sativi bulbus – rrënjët (fryti) e hudhrës ................................................................ 50
- Allii cepae bulbus – koka e qepës ................................................................................... 51

TEMA 1.5. BARËRAT QË PËRMBAJNË HETEROZIDE TË IDHËTA .............53

Heterozidet e hidhëta ....................................................................................................... 53

Barërat që përmbajnë heterozide të hidhëta ............................................................... 54


- Gentianae radix – rrënja e sanëzës (lincurës) .............................................................. 54
- Menyanthidis folium – gjethi i detelinës së hidhët ....................................................... 55
- Centaurii herba – herba e kantarionit të kuq ............................................................... 56

6
TEMA 1.6. BARËRAT QË PËRMBAJNË
HETEROZIDE FENOLE .....................................................................................58

Heterozidet fenole............................................................................................................. 58

Barërat që përmbajnë heterozide fenole të thjeshta................................................... 59


- Uvae-ursi folium – gjethi i rrushit të ariut .................................................................... 59
- Vitis-idaeae folium – gjethi boronicë e kuqe ................................................................ 60

Barërat që përmbajnë derivate të heterozideve fenole të acidit silicik ................... 61


- Salicis cortex – korja e shelgut të bardhë ....................................................................... 61

TEMA 1.7. BARËRAT QË PËRMBAJNË HETEROZIDE


FLAVONOIDE .....................................................................................................63

Heterozidet flavonoide.................................................................................................... 63

Barërat që përmbajnë heterozide flavonoide të rregullta .................................... 66


- Betulae folium – gjethi i mështeknës ............................................................................ 66
- Tiliae flos – lulja e blinit ................................................................................................. 68
- Sambuci flos – lulja e shtogut......................................................................................... 69
- Crataegi folium cum flore – gjethi me lulen e drizës.................................................... 70
- Equiseti herba –herba e këputjes (bar kali, bari i hidhët) ........................................... 71

Аntocianet .......................................................................................................................... 71

Barërat që përmbajnë antociane .................................................................................... 72


- Myrtilli fructus – fryti i drurit të pishës ........................................................................ 72

TEMA 1.8. BARËRAT QË PËRMBAJNË KUMARIN DHE


HETEROZIDE KUMARINE ...............................................................................75

Кumarini dhe heterozidet kumarine ............................................................................ 75

Barërat që përmbajnë heterozidet kumarine .............................................................. 77


- Meliloti herba – herba e trifilit (makthi) ....................................................................... 77
- Ammi visnagae fructus – fryti i visnaga (amit) ............................................................ 78

7
TEMA 2. BARËRAT QË PËRMBAJNË SAPONINE ..........................................80

Saponinet ............................................................................................................................ 80

Barërat që përmbajnë saponine steroide ...................................................................... 83


- Rusci aculeati rhizoma et radix – rizomi dhe rrënja e bushit të egër ......................... 83
- Dioscoreae rhizoma et radix - rizomi dhe rrënja e jamsit (grosha e egër) - .............. 84

Barërat që përmbajnë saponine treterpene ................................................................. 85


- Primulae radix – rrënja e poleskës ................................................................................. 85
- Senegae radix (Polygalae radix) - rrënja e poligalës ..................................................... 86
- Saponariae rubrae radix - rrënja e lule sapunit ............................................................ 87
- Quillajae cortex - rrënja e kvilajas .................................................................................. 88
- Hyppocastani semen – fara e gështenjës së egër ........................................................... 88
- Hederae folium – gjethi i lerthit (urthit, hudhrës) ....................................................... 89
- Glycyrrhizae radix (Liquiritiae radix) – rrënja e rrënjës së ëmbël ............................. 90
- Herniariae herba – herba e hernias ............................................................................... 92
- Verbasciflos – lulja e verbaskumit .................................................................................. 92
- Ginseng radix – rrënja e zhen – shen ............................................................................. 93

TEMA 3. BARËRAT QË PËRMBAJNË TANINE DHE KOMPONENTE


TJERA TË NGJASHME (FLUOROGUCINOLE) ................................................95

Таninet ................................................................................................................................ 95

Barërat që përmbajnë tanine .......................................................................................... 97


- Galla haleppensis – fryti i pishës së alepit ..................................................................... 98
- Quercus cortex – korja e lisit ........................................................................................... 99
- Tormentillae rhizoma – rizomi i zorrëzës ...................................................................100

Barërat që përmbajnë fluorogucinole .........................................................................101


- Filicis maris rhizoma – rizomi i fierit mashkullorë....................................................101

TEMA 4. BARËRAT QË PËRMBAJNË KANABINOIDE ................................104

- Cannabis sativa ssp. indica - Marihuana – marihuana .............................................104

8
ТЕМА 5. BARËRAT QË PËRMBAJNË VITAMINE .........................................106

Vitaminat .......................................................................................................................... 106

Barërat që përmbajnë vitaminë C ................................................................................ 107


- Cynosbati fructus – fryti i kaçës ................................................................................... 107

Barërat që përmbajnë vitamine të grupit B ............................................................... 109


- Faex medicinalis – tharmi mjekësor ............................................................................ 109

Barërat që përmbajnë vitaminën К ............................................................................. 110


- Urticae folium (herba) – gjethi (herba) i hitheve ....................................................... 110

Barërat që përmbajnë karotene (provitamine А) ..................................................... 112


- Calendulae flos –lulja e kumakut ................................................................................. 112

ТЕМА 6. QË PËRMBAJNË ACIDE TË PEMËVE .............................................115

Acidet e pemëve dhe acidet tjera në bimë .................................................................. 115


Barërat që përmbajnë acide të pemëve ....................................................................... 116
- Hibisci flos – lulja e hibiskusit (bamjes) ...................................................................... 117

TEMA 7. MATERIALI LIDHËS (ТЕLAMENTA) .............................................121

Materiali lidhës (telamenta).......................................................................................... 121


- Lana Gossypii – pambuku ............................................................................................. 122

Llojet e materialit lidhës ................................................................................................ 123


- fashë (vata mjekësore) ................................................................................................... 123
- Pëlhurat (gaza, fashat) ................................................................................................... 123
- Peni kirurgjik .................................................................................................................. 124

FJALOR I TERMAVE MJEKËSOR ...................................................................125

MËSIMI ZGJEDHORË .....................................................................................134

LITERATURA ..................................................................................................183

АТLAS ................................................................................................................185

9
 TEMA 1

BARËRAT QË PËRMBAJNË HETEROZIDE

Heterozidet:
- Definicioni,
- Рërhapja,
- Nomenkatura,
- Vetitë,
- Përbërja kimike,
- Кlasifikimi i barërave që përmbajnë heterozide,
- Veprimi dhe përdorimi.

Heterozidet
Heterozidet paraqesin grup shumë të madh të komponimeve bimore të cilat kara-
kterizohen me përbërje kimike specifike. Ato përbëhen prej dy pjesëve: pjesa jo e
sheqerit - аglikon (genin ose genol) dhe pjesës së sheqertë – glikon. Për bimët është
karakteristike të sintetizojnë numër të madh të komponimeve heterozide të ndryshme
të cilat janë të tretshme në lëngun qelizorë. Është nga interesi fakti se aglikonet më
shpesh paraqesin komponime që janë toksike për bimët. Organizmi bimorë mbrohet
nga veprimi toksik të komponentëve të tilla me atë që i shndërron në heterozide dhe i
deponon në lëngun qelizorë.

Komponimet heterozide janë shumë të ndjeshme nga veprimi i enzimave ose


acideve të holluara dhe bazave që i shpërbëjnë (hidrolizojnë) në komponentët fillestare.

еnzim, H+,OH-
HETEROZIDI --------------> AGLIKONI + GLIKONI
H2O

10
Еnzimat që i shpërbëjnë (hidrolizojnë) heterozidet gjithnjë janë të vendosura në
njërat, ndërsa heterozidet në qelizat tjera. Deri te kontakti i tyre vjen vetëm deri në
imtësimin dhe pulverizimin e barërave.

Në disa vende heterozidet emërtohen si Glukozide, me siguri për shkak se në pjesën


glikonike shpesh është prezent glukozi. Është i njohur termi glikozide. Te ne është i
pranuar emri heterozide, sepse përfshin komponimet në të cilët merr pjesë glukozi
(glukozidet), por, edhe llojet tjera të heterozideve, te të cilat në strukturë paraqesin
sheqerna tjera (аrabinozide, ramnozide, galaktozide etj.).

Nomenklatura.-Emrat e heterozideve formohen në mënyra të ndryshme, por më


shpesh nga emri i bimës nga e cila janë izoluar. Emrat e tyre mbarojnë me prapa-
shtesën – in ose ozid. Për shembull: heterozidi amigdalin ose amigdalizod i cii është i
izoluar nga fara e bademit të hidhët bart emrin që është nxjerrë nga emri latin i barit
- Amygdalae amarae semen.

Рërhapja. – Heterozidet janë të përhapura në botën bimore, posaçërisht në


bimët e larta, në dikotiledone, në familjet: Rosaceae, Ericaceae, Scrophulariaceae,
Rhamnaceae, Brasicaceae etj. Prej monokotiledoneve të rëndësishme janë familjet
Liliaceae dhe Amaryllidaceae.
Disa heterozide janë karakteristike për familje saktësisht të caktuara si p.sh. familjet
cianogenet janë të pranishme në familjen Rosaceae, sulfuret në Brassicaceae, ndërsaа
heterozidet fenole në Ericaceae.

Vetit. – Heterozidet janë substanca të ngurta, kristalore ose amorfe, të paavul-


lueshme, optikisht aktive me reaksion neutral. Nuk kanë erë, kanë shije të hidhët.
Мund të jenë pa ngjyrë, të bardha ose të ngjyrosura. Janë të tretshme në ujë (disa më
tepër, disa më dobët), në etanol dhe në acetat etili. Treten dobët ose aspak nuk treten
në: eter, petroleter, kloroform dhe tretës tjerë organik jo polarë.
Аglikonet më shpesh janë kristalore, pa ngjyrë ose substanca të bardha që treten në
tretës në të cilët nuk treten heterozidet (eter, petroleter, kloroform).

Përbërja kimike. – Моlekulat e heterozideve përbëhen prej C, H, O, disa kanë edhe


N, ndërsa disa S. Heterozidet krijohen kur grupi glikozid –OH i sheqerit (grupi -OH
i C-1) reagon me grupin hidroksil, alkoolik ose fenolik –OH të aglikonit, me çka for-
mohet lidhja glikozide dhe ndahet molekulë e ujit. Kështu formohen heterozidet ok-
sigjenike ose O-heterozide. Reaksionin e mundësojnë enzimat të a.sh.q. ndërtuesit të
cilit drejtpërdrejt ndikojnë mbi aglikonet. Këto enzime janë të vendosura në qeliza
në të cilat krijohen heterozidet dhe i katalizojnë reaksionet e sintezës së heterozideve.

11
Аglikonet e heterozideve mund të jenë me ndërtim të ndryshëm kimik, prej struk-
turave të thjeshta me një, dy, tre ose më shumë bërthamave të benzolit, deri në kom-
ponime më të përbëra me përbërje steroide ose përbërje tjetër.

Grupi glikozid –OH i sheqerit mund të reagojë edhe me gr. sulfhidril (SH-), me çka
formohen tio heterozidet ose Ѕ-heterozidet sulfurore (glukozinolate) ose me grupin
amino, me çka formohen gukozidet azotike ose N-glukozidet. Ekzistojnë edhe gluko-
zide karbonike ose C- glukozide te të cilat realizohet lidhje e drejtpërdrejtë C-C midis
sheqerit dhe aglikonit.

-O-H+ H-O-C6H11O5 ----------> -O-C6H11O5 O - GLUKOZIDE

-S-H + H-O-C6H11O5 ----------- > -S-C6H11O5 S - GLUKOZIDE

=N-H + H-O-C6H11O5 ----------- > =N-C6H11O5 N - GLUKOZIDE

=C-H + H-O-C6H11O5 ----------- > =C-C6H11O5 C - GLUKOZIDE

Krijimi i heterozideve prej grupeve të ndryshme: oksigjenike, sulfurore, azotike dhe karbonike

Në molekulën e hetrozidit mund të kenë një, dy, tre ose më shumë sheqerna, të cilat
më shpesh janë pentoze dhe heksoze. Disa heterozide formohen me lidhje me sheqer-
na specifike, siç janë p.sh. heterozidet kardiotonike te të cilat janë prezentë dezoksi-
dhe metoksi-sheqernat.
Pjesa glikonike (sheqerore) e heterozideve nuk është bartës i veprimit, por është e
rëndësishme për veprimin e më shumë heterozideve. Kjo pjesë mundëson tretshmëri
më të mirë të heterozideve, ndikon në risorbimin e tij më të shpejtë dhe të plotë në
organizëm, mundëson lidhjen më të mirë për vendet receptorë dhe ngjashëm.

Ndikimi i enzimave në heterozide (еenzimat që i shpërbëjnë) ose mbi aglikonet


(еnzime ndërtuese që i formojnë) është shumë me rëndësi dhe është drejtpërdrejt
i lidhur me veprimin terapeutik të heterozideve. Ruajtja e molekulës së heterozidit
ose shpërbërja e saj mund të kontrollohet, në varësi nga ajo se çka do të sjellë dobi
më të madhe. Me fjalë të tjera, aktiviteti i heterozideve besohet kryesisht në pjesën
aglikonike të molekulës, por të lidhura me sheqerna në formë të heterozideve, ato
kanë veprim më të fuqishëm, ndërsa toksiciteti ju zvogëlohet. Në raste kur veprimi
rrjedh nga forma heterozide (heterozide të hidhëta), është i domosdoshëm stabilizimi
i materialit, që arrihet me veprimin e avullit të alkoolit ose me tharje të shpejtë në
temperaturë të lartë, prej 60 deri 70 °C.
Në raste tjera kur veprimi i besohet vetëm pjesës aglikonike, duhet të krijohen
kushte për shpërbërjen e heterozideve dhe lirimin e aglikoneve. I tillë është rasti

12
me heterozidet sulfure. Te disa heterozide tjera, siç janë ato antrakinonike, duhet të
mundësohen procese të shpërbërjes dhe oksidimit të heterozideve primare prezente
në forma që do të jenë të përshtatshme për terapi. Kështu, korja e arrçit (Frangulae
cortex) lihet të qëndrojë një vit nëpër depo që të mundësohet ndryshimi i këtillë.

Кlasifikimi i barërave heterozide. – Sipas ndërtimit kimik të pjesës glukonike të


heterozideve, barërat që përmbajnë heterozide klasifikohen në grupet vijuese:

1. Barëra që përmbajnë heterozide kardiotonike,


2. Barëra që përmbajnë heterozide fenole,
3. Barëra që përmbajnë heterozide kinonike,
4. Barëra që përmbajnë heterozide të hidhëta,
5. Barëra që përmbajnë heterozide cianogene,
6. Barëra që përmbajnë glukozinate (heterozide sulfure) dhe
7. Barëra që përmbajnë heterozide flavonoide.

Veprimi dhe përdorimi. – Struktura kimike e shumëllojshme e heterozideve ju


mundëson veprime të ndryshme, fiziologjike dhe terapeutike. Bartës i vetisë është
aglikogjeni, por për disa heterozide më të rëndësishme janë format heterozide, ndërsa
për disa aglikonike. Në formë të heterozideve aktive janë: heterozidet kardiotonike,
flavonoide dhe në veçanti heterozidet e hidhëta, te të cilat nëse vjen deri te hidro-
liza, zvogëlohet ose plotësisht humb aktiviteti. Te disa heterozide aktiviteti i beso-
het aglikoneve të lira (p.sh. te heterozidet antrakinonike, cianogene ose sulfurore).
Heterozidet e ndryshme japin efekte të ndryshme farmakologjike në organizmin e
njeriut, mirëpo heterozidet që i takojnë grupit të njëjtë tregojnë efekte përgjithësisht
të njëjta:

• heterozidet kardiotonike veprojnë në zemër;


• heterozidet fenole veprojnë në mënyrë uroantiseptike;
• heterozidet kinonike janë mjete laksative;
• heterozidet e idhëta janë mjete aperitive;
• heterozidet cianogene posedojnë veprim sedativ dhe veprime tjera,
• glukozinolatet veprojnë në mënyrë antiseptike dhe rubifaciente,
• heterozidet flavonoide posedojnë veprime spazmolitike, diuretike, kapilaropro-
tektive dhe një varg veprimesh tjera.

Barërat që përmbajnë heterozide, në praktikën e përditshme më shpesh përdo-


ren si çaje. Fitoterapia bashkëkohore sot gjithnjë e më shumë orientohet kah prod-
himi i ekstrakteve që shtohen në forma fitofarmaceutike të dozuara. Më rrallë përdo-
ren heterozide të izoluara, të pastra, siç është rasti me heterozidet kardiotonike dhe
flavonoidet.

13
PYETJE PËR KONTROLLIMIN E NJOHURIVE TUAJA:

1. Ç’janë heterozidet?
2. Çfarë veti kanë heterozidet?
3. Sqaro përbërjen kimike të heterozideve!
4. Çfarë lloje të heterozideve ekzistojnë varësisht nga lidhja që realizohet
gjatë formimit të tyre?
5. Çfarë është rëndësia e enzimeve në ndërtimin e stabilitetit të
heterozideve?
6. Çfarë është rëndësia e aglikoneve te heterozidet?
7. Çfarë është ndikimi i pjesës sheqerike te heterozidet?
8. Pse dhe si bëhet stabilizimi i barërave?
9. Кur është e dëshirueshme hidroliza e heterozideve?
10. Si klasifikohen barërat heterozide?
11. Çfarë veprime kanë grupet e posaçme të heterozideve?

14
 TEMA 1.1.

BARËRAT QË PËRMBAJNË
HETEROZIDE KARDIOTONIKE

Heterozidet kardiotonike
Barërat që përmbajnë heterozide kardiotonike:
- Digitalis purpureae folium – gjethi i gojukut të purpurt,
- Digitalis lanatae folium - gjethi i gojukut leshtorë,
- Strophanthi semen – fara e strofantit,
- Adonidis herba – herba e adonisit,
- Convallariae herba - herba e parlotës - lotit të vajzës,
- Nerii folium - gjethi i leandrës (oleanderit),
- Scillae bulbus – fryti (koka) i hudrës bregdetare.

Heterozidet kardiotonike
Heterozidet kardiotonike janë komponime që veprojnë në zemër dhe përdoren në
terapinë e: insuficiencës së fortë dhe akute të zemrës.

Рërhapja dhe lokalizimi. – Heterozidet kardiotonike deri tani janë gjetur te përfaqë-
− Apoci-naceae, Ranunculaceae etj. Janë
suesit e familjeve: Scrophulariaceae, Liliaceae,
lokalizuar në pjesë të ndryshme të bimëve: farë, gjeth, rrënjë dhe trung. Përmbajtja
ndryshon dhe varet prej faktorëve të brendshëm (gjenetik) dhe faktorëve të jashtëm
(kushtet e ambientit të jashtëm).

15
Përbërja kimike dhe klasifikimi. – Аglikoni i heterozideve kardiotonike në esencë
është bërthamë steroide (ciklopentanoperhidrofenantreni). Gjitha aglikonet karakter-
izohen me praninë e unazës së pangopur të laktonit, në bazë të ndërtimit të laktonit
ndahen në dy grupe:

- kardenolide, me unazë laktoni pesëanëtarëshe


- bufadienolide, me unazë laktoni gjashtëanëtarëshe.

Kardenolidi Bufadienolidi
Struktura themelore e aglikoneve të heterozideve kardiotonike

Unaza laktonike e pangopur është e rëndësishme për veprimin e heterozideve kar-


diotonike. Deri tani janë zbuluar rreth 400 heterozide kardiotonike të ndryshme, prej
të cilave 380 janë kardenolide dhe rreth 20 janë bufadienolide.
Në pjesën glikonike të heterozideve kardiotonike, përpos sheqerit të rëndomtë si
glukozës, fruktozës, ksilozës dhe ramnozës, hasen edhe dezoksi dhe metoksi sheqerna
specifike: digitoksoza, cimaroza, oleandroza, diginoza, sarmentoza etj. Lidhja midis
sheqerit dhe aglikonit realizohet përmes grupit –OH në pozitën C3 të glikonit. Pjesa
e sheqernave mund të përbëhet nga një, dy, tre, katër ose pesë sheqerna, prej nga het-
erozidet kardiotonike mund të jenë: monozide, biozide, triozide, tetrozide pentozide.
Gjatë tharjes ose ruajtjes së barërave që përmbajnë heterozide të këtilla, vjen deri te
ndryshimet, të cilat nuk e prekin pjesën aglikonike, por sjellin deri në zvogëlimin
gradual të numrit të sheqernave në pjesën glikonike. Kështu, heterozidet genuine (ini-
ciale, primare) kalojnë në heterozide sekondare ose në heterozide terciare. Më shpesh,
barërat kardiotonike përmbajnë heterozide sekondare. Për ruajtjen e formave hetero-
zide aplikohet procesi i stabilizimit.

Standardizimi. – Barërat kardiotonike janë barëra me veprim të fuqishëm dhe për


këtë arsye aktiviteti i tyre duhet të jenë i njohur dhe i standardizuar. Për standardizim
përdoren metoda biologjike, me çka bëhet vlerësimi përkatësisht dozimi i barërave
kardiotonike dhe i preparateve të tyre galenike.

16
Ruajtja. – Barërat kardiotonike janë barëra me veprim të fuqishëm dhe ruhen të
veçuara (remedia separanda), ndërsa heterozidet kardiotonike të izoluara janë sub-
stanca shëruese me veprim shumë të fortë dhe ruhen në çelës (remedia claudenda).

Veprimi dhe përdorimi. – Каrdiotoniku që përdoret në terapinë bashkëkohore me


prejardhje bimore, ashtu që më herët më tepër janë shfrytëzuar barëra dhe preparatet
e tyre galene, sot më shumë të izoluara, si heterozide të pastra.
Veprimi ju besohet aglikoneve, por nga pjesa e sheqernave varet tretshmëria e het-
erozideve në ujë, lidhja në muskulin e zemrës, shpejtësia e veprimit dhe vetitë ku-
mulative. Në kohën më të re përdoren heterozide kardiotonike gjysmë sintetike, me
lipofilitet të rritur dhe me resorbsion më të mirë.
Të aplikuara në doza terapeutike, heterozidet kardiotonike veprojnë në gjitha funk-
sionet e zemrës: e rrisin fuqinë dhe shpejtësinë në sistolë, e ngadalësojnë diastolën, e
rrisin volumin e rrahjes të zemrës, e ngadalësojnë ritmin e zemrës, e rrisin kontrak-
tilitetin e muskulit të zemrës dhe e normalizojnë punën gjatë insuficiencës së zemrës.
Përpos që veprojnë kardiotonikisht, këto barëra veprojnë edhe diuretikisht.

Përskaj këtyre efekteve të dëshirueshme, kanë edhe efekte të padëshirueshme: tok-


sicitet të shprehur, gjerësi terapeutike të shkurtë dhe aftësi të kumulohen. Paraqitja
e kumulimit është e lidhur me eliminimin e ngadalshëm të organizmit, arsye për të
cilën doza e re e heterozideve kardiotonike i arrin mbetjet e dozës paraprake. Me
terapi të gjatë kohore pa pauza, vjen deri te grumbullimi i heterozideve kardiotonike
në organizëm, në disa raste deri në përqendrime që janë toksike për organizmin.

Barërat që përmbajnë heterozide kardiotonike


Digitalis purpureae folium – gjethi i gojujkut purpurt
Digitalis purpurea, fam. Scrophulariaceae

Bari paraqet gjethin e tharë të bimës gojujku i purpurt.


Gojujku i purpurt është bimë dyvjeçare, me trung të drejtë, të padegëzuar të mbu-
luar me qime dhe i lartë deri 150 cm.

Në bazën e trungut gjinden gjethe të mëdha me mbajtëse të gjata të gjethit, të ven-


dosura në rozetën e gjethit. Në pjesët e mesme të trungut gjethet janë më të vogla dhe
me mbajtëse më të vogla të gjetheve, ndërsa në pjesën e sipërme dhe në maje janë të
përulura. Lulet janë në formë kambanore, ngjyrë purpurt të kuqe, të mbledhura nga
njëra anë në lulesa të rrushit.

17
Gojujku i purpurt rritet në Evropën perëndimore dhe
të mesme, posaçërisht në brigjet bregdetare të Oqeanit
Atlantik, prej Portugalisë deri në Suedi (bimë atlan-
tike). Te ne kultivohet si bimë zbukuruese. Për nevoja
të industrisë farmaceutike kultivohet në plantazhe.

Bari. – Gjethet e thara të digitalisit (gojujkut) purpur


janë të gjata deri 30 cm, të gjëra rreth 10 cm, të mbled-
hura, në skaje imtë të dhëmbëzuara, nga faqja gjelbra
të mbyllura, ndërsa në bishtëz më të ndritshme. Kanë
nervaturë rrjetore karakteristike dhe janë të mbuluara
dendur me qime. Kanë shije të hidhët të dobët, erë të
pakëndshme.

Përbërja kimike. – Bari përmban mbi 30 heterozide


kardenolide. Në bimë së pari krijohen heterozide pri-
mare, të cilat shënohen si: purpurta glikozide A dhe B
dhe glikogitaloksin. Si aglikone paraqiten tri struktura:
Digitalis purpurea
• digitoksigenin (purpurea glikozid A),
• gitoksigenin (purpurea glikozid B) dhe
• gitalksigenin (glikogitaloksin).

Në pjesën glikonike paraqiten sheqerërat: digitoksoza, digitaoza dhe glukoza.


Heterozidet primare të butinit purpur janë komponime shumë jo stabile dhe pas
grumbullimit të materialit dhe tharjes së tij hidrolizohen deri në heterozide sekondare.

Таbela 1: Heterozide primare dhe sekondare, аglikonet dhe ndërtimi i pjesës të sheqertë te heterozidet
kardiotonike të gojujku purpur:

Komponimi Emri Sheqeri

Heterozidi primar heterozidi purpurea glikozid A 3 digitoksoze + glukoza 3


sekondarë aglikoni digitoksin digitoksoze
digitoksigenin

heterozidi primar heterozidi purpurea glikozid B 3 digitoksoze + glukoza 3


sekondarë aglikoni gitoksin digitoksoze
gitoksigenin

heterozidi primar heterozidi glikogitaloksin 3 digitoksoze + glukoza 3


sekondarë aglikoni gitaloksin gitaloksigenin digitoksoze

18
Gjethet e thara përmbajnë kryesisht format sekondare: digitoksin, gitoksin dhe gital-
oksin, të cilat dallohen nga heterozidet primare sipas asaj që në pjesën glikonike nuk
përmbajnë glukozë (Таbea 1).

Veprimi. – Каrdiotonik dhe diuretik.

Përdorimi. – Gjethet e gojujkut të kuq përdoren për përpunimin e formave galen-


ike (pluhur, tinkturë) që përdoren në terapinë e insuficiencës së zemrës. Sot, sasi më
të mëdha të barit harxhohen për ekstraktim industrial të heterozideve kardiotonike,
të cilat përdoren për prodhimin e barërave për insuficiencë të zemrës. Kanë veprim të
shprehur diuretik dhe i zvogëlon edemet e krijuara për shkak të sëmundjes së zemrës.
Ana negative e heterozideve kardiotonike të gojujkut të purpurt është prirja e shpre-
hur kumuluese në muskulin e zemrës.

Digitalis lanatae folium – gjethi i gojujkut leshtakë, ( leshtak ose


luletogëza)
Digitalis lanata, fam. Scrophulariaceae

Bari paraqet gjethin e tharë të bimës gojukut leshtak.

Gojujku leshtak është bimë dyvjeçare ose shumë


vjeçare, me trung të drejtë, të lartë deri 1м. Ka gjethe të
zgjatura formë lancete dhe të vendosura në formë të spi-
rales, në bazën e rozetës. Lulet janë të bardha, të vendosura
në lulesa rrushi të shumanshme, të mbuluara me shumë
qime.
Bima rritet spontanisht në Evropën qendrore
(Gadishulli Ballkanik, Каrpate, Moldavi, Ukrainë). Te ne
është shumë e përhapur. Për nevoja të industrisë farma-
ceutike kultivohet.

Bari. – Si barë përdoren gjethet e rozetës dhe të trun-


gut, të cilat janë të gjata prej 6 deri 20 cm, të gjëra prej 1,5
deri 2 cm, të rrafshëta në skaje, në maje tri, në pjesën e
оs-Digitalis lanata
poshtme të mbuluara me qime të rralla. Nervatura është
paralele dhe mjaft e shprehur nga ana e poshtme. Bari ka
shije të hidhtë hidhëta dhe erë të dobët. Vëmendje e posaçme duhet ti kushtohet ru-
ajtjes së barit (në: enë të mbyllura hermetike, shishe të errëta të qelqit ose kavanoz, në
vende të thata, të errëta).

19
Përbërja kimike. – Bari përmban heterozide primare të shënuara si: lantozide A,
B, C, D dhe E. Lantozidet dallohen prej heterozideve primare të gojujkut purpurt,
purpureat glukozidet, dhe pranisë së grupit acetil të digitoksozës së tretë. Me ndarjen
e grupit acetil (në ambient bazik) lantanozidet kalojnë në purpureat glikozide për-
katëse. Аglikonet e lantozideve A, B dhe E janë identike me aglikonet e purpureat
aglikozideve A dhe B dhe glikogitaloksinit (digitoksigenin, gitoksigenin dhe gitalok-
sigeninit). Аglikoni i lantozidit C është digoksigenoni, ndërsa i lantozidit D diginati-
genin (Таbela 2).

Таbela 2: Heterozide primare dhe sekondare, аglikonet dhe ndërtimi i pjesës sheqerike te heterozidet
kardiotonike të butinit të qimëzuar

Komponimi Emri Sheqeri

heterozidi primar lantozidi A 2 digitoksoze + аcetildigitoksoza + glukoza 2


heterozidi sekondarë acetildigitoksin digitoksoze + аcetildigitoksoza
aglikoni digitoksigenin

heterozidi primar lantozidi B 2 digitoksoze + аcetildigitoksoza + glukoza 2


heterozidi sekondarë acetildigitoksin digitoksoze + аcetildigitoksoza
aglikoni gitoksigenin

heterozidi primar lantozidi C 2 digitoksoze + аcetildigitoksoza + glukoza 2


heterozidi sekondarë acetildigitoksin digitoksoze + аcetildigitoksoza
aglikoni digitoksigenin /

heterozidi primar lantozidi D 2 digitoksoze + аcetildigitoksoza + glukoza 2


heterozidi sekondarë acetildigitoksin digitoksoze + аcetildigitoksoza
aglikoni diginatigenin

heterozidi primar lantozidi D 2 digitoksoze + аcetildigitoksoza + glukoza 2


heterozidi sekondarë аcetilgitaloksin digitoksoze + аcetildigitoksoza
aglikoni gitalo ksigenin

Veprimi. – Каrdiotonik dhe diuretk.

Përdorimi. – Heterozidet kardiotonike të gojujkut leshtakë kanë veprim më të fortë


në krahasim me heterozidet e gojujkut të purpurt, sipas karakteristikave farmakodin-
amike bëjnë pjesë në grupin e kardiotonikëve me veprim të ngadalshëm. Bari në masë
më të madhe përdoret për izolimin e heterozideve kardiotonike, të cilat përdoren për
prodhimin e barërave për insuficiensën e zemrës.

20
Strophanthi semen – fara e strofantit
Strophanthus sp., fam. Apocynaceae

Bari paraqet farë e thatë të bimës strofant-it.

Bimët e gjinisë Strophanthus janë karakteristike


për pyjet tropike të Afrikës perëndimore. Si burim i
barit paraqiten tri lloje:
- Strophanthus kombe – bimë drunore që paraq-
itet në Tanzani dhe në derdhjen e lumit Zambe-zi.
Në këto vende ky lloj i strofantit kultivohet si kulturë.
- Strophanthus hispidus – liane që rritet në Afrikën
perëndimore, prej Senegalit deri në Siera Leone.
- Strophanthus gratus - liane që rritet në në py-
jet e Afrikës perëndimore dhe ekuatoriale (Senegalit
Gvinejë, Kamerun, Gabon).

Strophanthus gratus

Fryti i tri llojeve të strofantit paraqet bishtajë të zgjatur që përmban rreth 200 fara.
Çdo farë karakterizohet me pendël të gjatë dhe të qimëzuar.

Bari. – Si barë përdoret, fara e pjekur, e tharë, prej së cilës largohet pendla. Fara
është e verdhë deri në të verdhë - kafe. Të përkujton farën e pjeprit. Fara e Strophanthus
gratus është e xhveshur, përderisa llojet tjera janë të mbuluara me qime të buta. Fara e
tri llojeve është shumë e hidhët dhe helmuese.

Përbërja kimike. – Bari përmban përbërje të ndryshme të heterozideve kardenolide,


të cilat janë të shënuara varësisht nga bima nga e cila rrjedhin si: strofantin K (nga S.
kombe) strofantin G (prej S. gratus) dhe strofantin H (prej S. his-pidus). Аglikonet janë
të shënuar në mënyrë përkatëse si strofantidine K, G dhe H.

Veprimi. – Каrdiotonik.

Përdorimi. – Heterozidet e Strophanthus karakterizohen me veprim më të shpejtë


dhe të fuqishëm në krahasim me gjitha heterozidet kardenolide. Nuk kumulohen dhe
kanë efekt afatshkurtër. Shfrytëzohen vetëm heterozide të izoluara gjatë insuficien-
cave të zemrës. Për shkak të absorbimit jo të mirë në traktin digestiv aplikohen në
mënyrë intravenoze. Përdoren në format e rënda të insuficiencave kronike të zemrës
dhe në raste të mjekimit të pasuksesshëm me preparate të digitalisit. Në praktikë për-
doren strofantët K dhe G.

21
Adonidis herba – herba e adonisit (sydjallit, sy thëllëza)
Adonis vernalis, fam. Ranunculaceae

Bari paraqet herbën e tharë të bimës së adonisit.

Adonisi është bimë barishtore shumëvjeçare, me


kërcell të drejtë dhe të degëzuar, të larta deri 20 cm. ka
gjethe të ndara dhe të mëdha, të vendosura, terminale,
të verdha, lule të paralelisht të vendosura.
Rritet në Evropën e mesme dhe lindore (rreth
Detit të Zi), gjendet edhe në tokat e thata ranore, pyje
të rralla dhe ngjashëm.

Bari. – Si barë shfrytëzohet pjesa e thatë nëntokë-


sore e bimës në lule. Bari duhet të jenë me ngjyrë të
gjelbër të njëtrajtshme, pjesa më e madhe e kërcejve
duhet të kenë lule që e kanë ruajtur ngjyrën e natyr-
shme të verdhë. Kërcelli është i mbledhur për së gjati, i
mbuluar me gjethe pothuaj gjilpërore. Bari nuk ka erë,
shija është e hidhët.
Përbërja kimike. – Bari përmban heterozide kar-
diotonike prej të cilëve më i njohur është adonitoksini
dhe cimarini. Aglikonet e tyre kimikisht janë të afërta
Adonis vernalis
me strofantidinin.

Veprimi. – Каrdiotonik.

Përdorimi. – Bari përdoret gjatë formave të lehta të insuficiencës së zemrës në in-


tervale midis terapive me preparatet e Digitalis. Heterozidet kardiotonike të adonisit
në aspektin kimik janë të afërta me heterozidet Strophanthus, prej nga rrjedh rëndësia
e tyre dhe përdorimi i tyre. Kanë veprim afatshkurtër, resorbohen më mirë se hetero-
zidet e strofantit dhe nuk kumulohen.

Convallariae herba – herba e parlotës (lotit të vajzës, ose kudër e egër)


Convallaria majalis, fam. Liliaceae - zambakore

Bari paraqet herbën e thatë të bimës parlota.

Parlota është bimë barishtore, shumëvjeçare, me kërcell të drejtë gjethembajtës, të


lartë deri 20 cm. Ka lule të imëta, me erë, të bardha, formë kambanore dhe çifteve të

22
gjetheve të mëdha, me nervaturë paralele. Rritet në
pyje të lagështa dhe të dendura, në Evropë, në Azi
dhe në Amerikën Veriore.

Bari. – Bari përbëhet prej gjetheve dhe prej kërc-


ellit me lule. Gjethet janë të zgjatura eliptike, në skaje
të plota, me nervaturë paralele. Lulet janë të bardha,
formë kambanore, të vendosura nga njëra anë e
rrushit të rrallë. Bari ka erë të dobët, por shumë të
këndshme dhe shije shumë të hidhët. Gjatë bluarjes
dhe imtësimit shkakton teshtitje dhe irriton mu-
kozën e hundës dhe sytë.

Përbërja kimike. – Bari përmban heterozide kar-


diotonike prej të cilëve më të njohura janë: konva-
latoksini, konvaozidi dhe konvalatoksoli.
Convallaria majalis Prej barit janë izoluar afër 40 heterozide. Përskaj
heterozideve kardiotonike, përmbajnë flavonoide,
kumarin, saponine steroide dhe komponente tjera, në lule kanë vaj eterik me erë, i cili
vlerësohet në prodhimtarinë e parfumeve.

Veprimi. – Каrdiotonik.

Përdorimi. – Bari përdoret në forma galene (tinkturë, infuz) gjatë terapisë të in-
suficiensës së lehtë të zemrës dhe pas terapisë me preparate Digitalis. Heterozidet e
parlotës veprojnë shpejtë, afatshkurta dhe aspak nuk kumulohen. Janë të ngjashme
me heterozidet e strofantusit, por intensiteti i veprimit është shumë më i dobët, dhe
nuk mund të shfrytëzohen gjatë gjendjeve të rënda.

Neriifolium – gjethi i landrës (oleandrit)


Nerium oleander, fam. Apocynaceae

Bari paraqet gjethin e tharë të bimës landra.

Landra është bimë barishtore e përhershme, dru ose shkurre, me lartësi prej 3 deri
5 m, me gjethe lacente dhe lule terminale në ngjyra të ndryshme, të vendosura në
mburoje grupore të vogla.
Është e përhapur në regjionet rreth Detit Mesdheut. Kultivohet si bimë dekorative.
Te ne haset shpesh, por nuk është pjesë e florës autoktone, është sjellë, para së gjithash
si lloj dekorativ.

23
Bari. – Si barë shfrytëzohen gjethet e thara, të
cilat janë të gjata prej 10 deri 15 cm, të gjëra rreth 1,5
deri 2 cm, të zgjatura, të plota në skaje, lëkurore, me
mbajtëse të shkurta. Nervi kryesorë i është i theksu-
ar në bishtëza. Bari nuk ka erë, shija është mjaftë e
hidhur.

Përbërja kimike. – Bari përmban heterozide


kardenolide prej të cilëve më i rëndësishëm është
oleandri (nerioleini). Përmban edhe flavonoide, sa-
ponine, sasi të madhe të acideve triterpenike.

Veprimi. - Kardiotonik.

Përdorimi. – Bari vepron ngjashëm me prepara-


Nerium oleander
tet e digitalisit, me çka efekti kumulativ është dobët
i shprehur, ndërsa intensiteti i veprimit është më i
fuqishëm. Shfrytëzohet gjatë formave më të fuqishme të insuficiencës së zemrës.


− (fryti) i hudhrës bregdetare
Scillae bulbus – koka
Urginea maritima (Scilla maritima), fam. Liliaceae

Bari paraqet frytin e thatë të bimës hudhra bregdetare.

Hudhra bregdetare është bimë barishtore


shumëvjeçare, me kërcell të gjatë rreth 1,5 m. Gjethet
zhvillohen herët në pranverë dhe në fillim të verës bi-
jën, zhvillohet kërcelli i cili bartë lulesën terminale me
lule ngjyrë roze. Gjatë fundit të verës, gjethet përsëri
zhvillohen. Ato janë të mëdha, të zgjatura, të plota në
skaje, të mprehta në maje, me nervaturë paralele.

Hudhra bregdetare rritet në tokë rërore, në ven-


det rreth Detit të Mesdheut. Ekzistojnë varitete të
barit të bardhë dhe të kuqe. Varieteti i kuq kultivohet
Urginea maritime
në SHBA.

Grumbullimi. – Bari mblidhet prej bimëve më të vjetra, te të cilat koka ka masë


rreth 8 kg te varieteti i kuq, 2 deri 4 kg te variteti i bardhë.
Koka e hudhrës bregdetare nxirret gjatë verës ose vonë në vjeshtë.

24
Lëvoret e jashtme, të errëta, dhe fletët e mesme të buta largohen dhe mënjanohen. Si
barë shfrytëzohen vetëm fletët e mesme, fletët e bardha dhe të shtypura që prehen për
së gjati dhe thahen në tertore në temperaturë prej 50-60 оС. Nëse stabilizohen fletët
para tharjes, përfitohet barë me kualitet më të mirë dhe me sasi më të madhe të het-
erozideve kardiotonike.

Bari. – Bari i tharë përbëhet prej pjesëve të forta, kërcore, të tejdukshme, të lakuara
me ngjyrë të verdhë ose me ngjyrë roze. Bari është shumë higroskopik dhe duhet të
ruhet mirë i mbyllur me mjete për tharje.

Përbërja kimike. – Bari përmban mbi 15 heterozide bufadienolide. Heterozidi


kryesorë në varietetin e bardhë është scilareni А, ndërsa në të kuqin është scilirozidi.
Dy komponimet janë heterozide sekondare të cilat krijohen gjatë tharjes së barit me
zbërthimin e heterozideve primare. Bari përmban sasi të madhe të sekrecionit.

Veprimi. - Kardiotonik dhe diuretik.

Përdorimi. – Heterozidet kardiotonike të hudhrës bregdetare, sipas veprimit të tyre,


gjinden midis heterozideve të Digitalis dhe të Strophanthus. Dobët kumulohen, vepro-
jnë shpejtë dhe shpejtë eliminohen. Kanë efekt të shprehur diuretik.
Përdorim praktik për qëllime terapeutike ka vetëm bari i varietetit të bardhë.
Varieteti i kuq përdoret si helm për brejtësit.

PYETJE PËR KONTROLLIMIN E NJOHURIVE TUAJA:

1. Çfarë ndërtimi kimik kanë aglikonet e heterozideve kardiotonike?


Cila pjesë e molekulës është karakteristike? Çfarë është rëndësia e
tij?
2. Cilat sheqerna e përbëjnë pjesën glikonike? Si realizohet lidhja e
tyre me aglikonin?
3. Çfarë veti kanë heterozidet kardiotonike? Si ndikojnë sheqernat
mbi vetitë e tyre?
4. Cilat janë heterozidet primare, e cilat heterozidet sekondare?
5. Pse nevojitet standardizimi i heterozideve kardiotonike? Cilat
metoda përdoren?
6. Si ruhen barërat kardiotonike, e si ruhen heterozidet e izoluara?

25
7. Sqaro veprimin e heterozideve kardiotonike!
8. Përmend indikacionet për përdorimin e heterozideve kardiotonike!
9. Cilat janë efektet më të rëndësishme të padëshirueshme gjatë
terapisë me heterozide kardiotonike?
10. Emërto barërat që përmbajnë heterozide kardiotonike!
11. Cilat barëra përmbajnë heterozide kardenolide, e cilët përmbajnë
heteirozide bufadienolide?
12. Bëj krahasimin mes heterozideve dhe gojukut purpur dhe gojukut
të leshtë.
13. Cili është dallimi në përbërje kimike i barërave që fitohen prej
lojeve të ndryshme të gojujkut, para dhe pas tharjes?
14. Cilat heterozide kanë aglikone me strukturë të ngjashme me atë të
strofantit?
15. Cilat heterozide kardiotonike kumulohen, dhe cilat nuk kanë efekt
të tillë?
16. Cilat heterozide kardiotonike aplikohen parenteralisht?
17. Cilat barëra përpos kardiotonike, kanë efekt diuretik?

26
 TEMA 1.2.

BARËRAT QË PËRMBAJNË
HETEROZIDE KINONIKE

Heterozidet kinonike
Heterozidet naftokinonike

Barërat që përmbajnë heterozide naftokinonike:


- Juglandis folium – gjethi i arrës,
- Juglandis pericarpium – perikarpi i arrës

Heterozidet antrakinonike

Barërat që përmbajnë heterozide antrakinonike:


- Rhei rhizoma – rizomi i reumit,
- Frangulae cortex – korja e arrçit,
- Aloe - аloe,
- Sennae folium - gjethi i sanës

Barërat që përmbajnë komponime


naftodiantronike:
- Hyperici herba –herba e kantarionit të verdhë

27
Heterozidet kinonike
Heterozidet kinonike janë pigmente bimore, përgjegjëse për ngjyrën e verdhë, por-
tokaj, të kuqe dhe purpurt të organeve bimore. Në bimë janë prezentë si benzokinone,
naftokinone dhe antrakinone, të cilat paraqiten të pavarura ose ndërtojnë heterozide
përkatëse.

Aktivitet farmakogjik tregojnë heterozidet naftokinonike dhe antrakinonike dhe


aglikonet e tyre.

Heterozidet naftokinonike
Heterozidet naftokinonike përmbajnë aglikonin i cili, sipas ndërtimit të tyre kimik,
paraqet benzol të kondensuar me benzokinon në strukturë e cila quhet naftokinon.

Struktura themelore e naftokinonit

Heterozidet naftokinonike dhe aglikonet tregojnë veprim antimikrobik. Barërat që


i përmbajnë, përdoren si mjete antiseptike dhe antiinflamatore. Disa janë efikase edhe
kundër disa paraziteve të grupit protozoa. Nga ana tjetër, disa naftokinone janë aler-
gentë të fuqishëm, shkaktojnë dermatitis kontaktues, në disa raste edhe edhe forma
më serioze të reaksionit sistemik alergjik. Disa nga barërat që përmbajnë heterozide
kinonike shfrytëzohen si ngjyra natyrore për tekstile dhe preparate kozmetike.

Barërat që përmbajnë heterozide naftokinonike


Juglandis folium – gjethi i arrës
Juglandis pericarpium – perikarpi i arrës
Juglans regia, fam. Juglandaceae

Si barë shfrytëzohet gjethi i thatë dhe perikarpi i tharë (pjesë e frytit) nga frytet e
gjelbra të arrës.

28
Arra është dru i madh gjetherënës që arrin lartësi
deri 30 m. Ka degën e dendur me gjethe të radhitura
në formë të elises. Lulet janë njëgjinore, ndërsa bima
është monoike. Lulet mashkullore janë lulesa lëvara,
ndërsa femërore në kallinj të shkurtër, në gjethe.
Fryti është bërthokël me farë,e cila ka dy kotiledone,
pjellore të yndyrshme.
Arra kultivohet për shkak të farës e cila përdoret
në ushqim.

Bari. – Gjethet e arrës kanë gjethe pllakore të


mëdha, të plota në skaje, të mprehta në maje, të gja-
Juglans regia ta deri о 15 cm, të gjëra deri 6 cm, me nervaturë
pendore. Kanë ngjyrë të errtë të gjelbër, me erë të
veçantë aromatike dhe shije të hidhët.
Perikarpi i fryteve të gjelbra vjen në formë të pjesëve jo të rregullta, të thelluara,
nga jashtë me ngjyrë të gjelbër të mbyllur dhe në brendi pothuaj të zezë, me sipërfaqe
të lëmuar. Kanë erë të veçantë aromatike dhe shije të idhtë.

Përbërja kimike. – Gjethi dhe perikarpi i arrës përmbajnë heterozidin e derivatit


naftokinonik hidrojuglonit. Heterozidi është pa ngjyrë, ndërsa pas hidrolizës dhe ok-
sidimit të hidrojuglonit përfitohet jugloni me ngjyrë të kaftë të errët. Gjethi dhe peri-
karpi i arrës, përskaj heterozideve naftokinonike, përmbajnë edhe: tanine, flavonoide,
vaj eterik dhe komponente tjera.

Veprimi. – Аntimikrobik, аtstringental dhe kapilaroprotektiv.

Përdorimi. – Barërat, gjethi dhe perikarpi i arrës përdoren në mënyrë eksterne në


dermatologji për trajtimin e sëmundjeve të lëkurës (akneve, ekcemeve, apsceseve, fu-
runkuleve). Duhet pasur parasysh se jugloni e ngjyros lëkurën me ngjyrë të kaftë të
mbyllur.
Bari dhe ekstraktet e gjethit dhe të perikarpit përdoren në kozmetologji për prod-
himin e preparateve për mjekimin e rrënjës së flokëve dhe për trajtimin e lëkurës së
kokës ku paraqitet zbokthi.

29
INFORMATA TË DOBISHME

Lawsoniae folium – gjethi i kanës (konës)


Lawsonia inermis, fam. Lythraceae

Кona ka rritje të ultë, shkurre gjembore në vendet e pjesës veriore të Afrikës dhe
në pjesën jugore të Azisë. Si barë shfrytëzohen gjethet. Në gjethe gjindet heterozidi
naftokinonik, aglikoni i të cilit pas oksidimit transformohet në lavsonin ngjyrë të
kuqe. Кona shfrytëzohet në mjekësinë tradicionale si antiseptik për trajtimin e disa
sëmundjeve të lëkurës. E bluar si pluhur, më shpesh përdoret për ngjyrimin dhe
mjekimin e flokëve, me çka e forcon rrënjën e flokëve dhe e zvogëlon formimin e
zbokthit.

PYETJE PËR KONTROLLIMIN E NJOHURIVE TUAJA:

1. Cilat bimë numërohen në komponime kinonike bimore? Cilat prej tyre


janë farmakologjikisht aktive? Çfarë veprime kanë?
2. Çfarë efekte të padëshirueshme paraqesin komponimet kinonike?
3. Cilat barëra përmbajnë heterozide naftokinonike?
4. Sqaro përbërjen kimike të barërave që përmbajnë heterozide naftokinon-
ike! Çfarë veprime kanë këto barëra dhe për çka përdoren?

Heterozidet antrakinonike
Аntrakinonet janë komponime që në varësi nga shkalla e oksidimit, paraqiten në
forma të ndryshme të oksiduar ose të reduktuara, të cilat mund të kalojnë njëri në
tjetrin. Forma të këtilla janë: аntrakinoni, аntranoli, antroni etj.

oksidim

reduktim

Antrakinon Аntron Аntranol

Format e oksiduara dhe të reduktuara të aglikoneve

30
Në indet bimore të gjalla, posaçërisht në indet e reja ku zhvillohet biosinteza, së
pari fitohen format monomere dhe dimere, të a.sh.q. heterozide antronike dhe dian-
tronike. Pjesa më e madhe e produkteve monomere primare (format monomere) në
indet më të vjetra oksidohen deri në heterozide antrakinonike, përkatësisht hetero-
zidet dimere antronike primare shpërbëhen deri në monomere dhe oksidohen deri
në heterozide antrakinonike. Heterozidet antrakinonike me kohë shpërbëhen duke
dhënë aglikone antrakinonike të lira. Do të thotë, barërat antrakinonike normalisht
përmbajnë përzierje komplekse të derivateve të ndryshme: heterozide antronike dhe
antrakinonike dhe antrone të lira, аntranole dhe antrakinone.

Grup i veçantë i komponimeve antrakinonike janë heterozidet naftodiantropike.


Rëndësi më të madhe kanë komponimet naftodiantropike që janë prezente në herbën
e kantarionit të verdhë.

Përhapja dhe lokalizimi. – Аntrakinonet dhe heterozidet e tyre janë të përhapura


në botën bimore, përpos në bimët e larta, gjinden edhe në disa myke, kërpudha dhe
likene. Në bimët e larta paraqiten në familjet Rhamnaceae, Rubiaceae, Poligonaceae,
Fabaceae, Liliaceae dhe tj. Format heterozide janë të lokalizuara në organe të ndry-
shme bimore, në rrënjë, në rizom, në gjethe, në fryte dhe në kore. Përfaqësimi i tyre
në bimë sillet në sasi prej 3 deri 5 %.

Vetitë. – Аntrakinonet janë substanca të verdha (ndonjëherë portokalle, të kuqe,


të kafta deri në të kuqe ose vjollce. Në formë të heterozideve janë të tretshme në: ujë,
etanol dhe metanal, ndërsa nuk janë të tretshme në tretës organik. Аglikonet janë
mirë të tretshme në tretës organik, të patretshme në ujë. Është karakteristike se mund
të sublimojnë, ndërsa pas kondensimit formojnë kristale me ngjyrë portokalli.
Tretësirat e antrakinoneve janë intensivisht të ngjyrosura. Në ambient bazik (amo-
niak) japin ngjyrë intensive të kuqe.

Veprimi. – Heterozidet antrakinonike veprojnë laksantivisht në atë mënyrë që e


stimulojnë peristaltikën e zorrës së trashë. Veprimi ju besohet antroneve dhe dian-
troneve, të cilat në zorrën e trashë formohen me reduktimin e antrakinoneve të lira
nën veprimin e baktereve të kuqe.

Аntrakinonet, posaçërisht antronet dhe antranolet kanë veprim antiseptik, i cili


shfrytëzohet për prodhimin e preparateve që shfrytëzohen në dermatologji.

Derivatet naftodiantropike kanë veprim antidepresiv.

31
Përdorimi. – Laksantivet antrakinonike përdoren gjatë opstipacioneve akute.
Rëndësi terapeutike kanë barërat që përmbajnë antrakinone dhe heterozide antraki-
nonike. Barërat që përmbajnë heterozide antrakinonike ose antrone të pastërta për-
doren si mjete terapeutike, sepse të marrura per os përpos në gojë kryejnë ngacmim
të fuqishëm në mukozën e gojës, më tutje edhe në rrugët e ushqimit dhe në lukth.
Shkaktojnë neveritje, gërçe dhe vjellje.
Në disa barëra antrakinonike (Sennae folium) janë prezentë rrëshira, të cilat pat-
jetër duhet të mënjanohen para përdorimit të barit, me që të pranuara në traktin gas-
trointestinal shkaktojnë spazme të fuqishme në muskulaturën e lëmuar.
Barërat antrakinonike më shpesh aplikohen në formë të çajeve për pastrim, siç
është çaji oficinel Species laxantes. Jepen në formë të: shurupeve, pluhurit, tinkturës,
ekstraktit etj.
Barërat antrakinonike përdoren edhe në dermatologji për shërimin e disa sëmund-
jeve të lëkurës.

Efektet e padëshirueshme. – Të pranuara në rrugë perorale në doza më të mëdha,


heterozidet antrakinonike fuqishëm e aktivizojnë muskulaturën e lëmuet të zorrëve
dhe shkaktojnë kolike më të fuqishme ose më të dobëta. Posaçërisht të ndjeshëm janë
fëmijët, arsye për të cilën nuk përdoren në pediatri. Мund ti zmadhojnë gjakderdhjet
menstruale, ndërsa në doza më të mëdha mund të shkaktojnë edhe abortim. Kalojnë
në qumështin e nënës dhe nuk janë të lejuara për përdorim te gratë shtatzëna dhe
te nënat që ushqejnë fëmijët në gji. Kanë aftësi të kumulohen në organizëm, për çka
edhe nuk janë të preferuara për përdorim më të gjatë (më së shumti 2-3 javë). Nëse
shfrytëzohen kohë më të gjatë, si edhe laksativet tjera, mund të shkaktojnë disba-
lans të elektrolitëve, posaçërisht humbje të kaliumit, që ka ndikim negativ në punën
e zemrës. Përdorimi afatgjatë mund të sjellë deri në humbjen e refleksit natyrorë për
defekacion dhe te paraqitje e a.sh.q. „zorrëve dembele”.

Barërat që përmbajnë heterozide antrakinonike


Rhei rhizoma – rizomi i reumit kinez,
Rheum spp., fam. Polygonaceae

Bari paraqet rizomin e tharë dhe rrënjën e reumit kinez.

Bimët e gjinisë Rheum janë bimë barishtore shumëvjeçare, të cilat rriten në Kinën
veriperëndimore dhe në Tibet. Arrijnë lartësi deri 3 m. Kanë rozetë tokësore, prej
gjetheve të ndara gishtore, me mbajtëse të gjata të lëngshme dhe kërcell të drejtë, i

32
cili në maje zhvillon lulesa fshisore me lule të vogla të
bardha ose të kuqe. Organet nëntokësore (rizomi dhe
rrënjët) janë shumë të zhvilluara dhe të mëdha.
Bari përfitohet prej dy llojeve të reumit: Rheum
pal-matum dhe Rheum officinale.
Disa lloje të reumit kutivohen edhe si perime.

Bari. – rizomi i reumit është i gjatë 20 cm, i gjerë


10 cm, ngjyrë të verdhë të murrme, nga jashtë si mi-
elli, si i pluhurosur. Gjatë thyerjes jep thyerje jo të
rrafshët në të cilën shihet brendia, ku shihet se ka
ndërtim jo të rregullt, që haset vetëm te reumi kinez,
që paraqet karakteristikë mikroskopike dhe makros-
Rheum palmatum kopike për identifikimin e barit oficinel.

Përbërja kimike. – Reumi kinez përmban derivate antrakinonike të lidhura me lid-


hje të lirë glikozide, prej 3 deri 7%. Përskaj tyre, përmban edhe tanine katehine (rreth
12 %), amidon rrëshira, pektine dhe komponente tjera.

Veprimi. – Laksantiv.

Përdorimi. – Reumi kinez përdoret gjatë opstipacioneve akute, në formë të pre-


parateve të ndryshme galene, ekstrakteve dhe tinkturave. Përdoret për përgatitjen e
pluhurit laksantiv për fëmijë - Pulvis Magnesiae cum Rheo.

Frangulae cortex - e arrçit


Frangula alnus (Rhamnus frangula), fam. Rhamnaceae

Bari paraqet korën e tharë të degëve të reja dhe të


trungut të arrçit.

Arrçi është shkurre gjetherënëse ose dru i ultë. Ka


kore të errtë dhe të lëmuar me numër të madh të len-
ticeleve normale.
Gjethet janë eliptike të zgjatura në skaje të plota,
në maje rrethore me nervaturë pendore. Lulet janë të
ndara ose të grupuara në 2 deri 7 lule, të vendosura në
pipthat e gjetheve. Fryti është bërthokël e lëngtë, me
ngjyrë të kuqe deri në vjollcë të kaftë.

Frangula alnus

33
Rritet në vende me lagështi, pyje me lagështi, përskaj lumenjve dhe burimeve, më
shumë në ujdhesa të lumenjve. Është i përhapur në Evropë dhe në Azi.
Grumbullimi. – Коrja e degëve të reja dhe trungut grumbullohen herët në pranverë,
së pari çelin pipthat e gjetheve. Thahet në rrugë natyrore ose një orë në temperaturë
prej 100 oC në tertore termike. Nëse thahet në rrugë natyrore, duhet të qëndrojë një vit
që të mund të shfrytëzohet. Në të kundërtën, derivatet primare antronike në barin e
thatë ngelin të pa oksiduara, arsye për të cilën shkaktojnë vjellje, gërçe në stomak dhe
diare dhe për këtë bari i këtillë nuk guxon të përdoret.

Bari. – Коrja e arrçit vjen në formë të gypave, gjysmë gypave ose pjesëve të thellu-
ara, të gjata 10-30 cm dhe trashësi deri 2 mm. Nga jashtë është e kuqe deri në të kaftë,
i lëmuar, me lenticele të bardha të vendosura normalisht. Nga ana e brendshme është e
kuqe në të verdhë dhe për së gjati i mbledhur. Lehtë thyhet, pjesa e thyer është me qime
të shkurta dhe e verdhë. Nuk ka erë. Shija është e idhtë. Nëse përtypet, pështymën e
ngjyros në të verdhë. Në kontakt me alkaline ngjyroset në të verdhë (reaksioni i an-
trakinoneve me alkaline).

Përbërja kimik. – Në koren e freskët të patharë përbërësi kryesorë është glukozidi i


frangula-emodin-diantronit. Ky përbërës primarë, gjatë ruajtjes së barit (së paku një
vit), gradualisht shpërbëhet në glukozide monomere që oksidohen në antrakinone
përkatëse. Коrja që ka qëndruar një vit ose korja që është trajtuar një orë në 100 оС,
përmban katër heterozide kryesore aglikoni i të cilit është emodini: glikofrangulini A
dhe B dhe frangulini A dhe B.
Коrja e arrçit përmban tanine, flavonoide, sekrete, materie të hidhëta dhe kompo-
nente tjera.

Veprimi. – Laksantiv.

Përdorimi. – Коrja e arrçit përdoret gjatë opstipacioneve akute. Paraqet një nga
përbërësit më të shpeshtë të çajeve me veprim laksantiv (Species laxantes). Ekstrakti i
standardizuar i arrçit (Extractum Frangulae siccum) përdoret për përpunimin e fito-
preparateve me veprim laksantiv.

Sennae folium – gjethet e sanës (jonxhës)


Cassia spp., fam. Fabaceae

Bari paraqet gjethin e tharë të bimës së sanës.

Sana është bimë e ultë, me gjethe palë të këmbyera, me gjethëza të vogla dhe lule të
verdha portokalli, me lulesa rrushi (kokrrën). Fryti është bishtajë.

34
Bari fitohet prej dy llojeve të sanës:
- Cassia angustifolia – kultivohet në plantazhe
(serra) në jugun e Indisë, rreth qytetit Tiniveli, e njo-
hur si sana e Indisë oseTinivelit – rritet edhe në Egjipt
dhe Sudan. Prej saj përfitohet sana e Aleksandrisë ose
e kartumit (Folia Sennae alexandrinae).

Bari. – Gjethet e sanës janë të vogla, të holla, lëku-


rore, të thyeshme, në skaje të plota, të gjelbra deri në
të verdha, me erë të dobët dhe shije të hidhët. Gjethet
e sanës së Indisë janë të gjata deri 4 cm, të gjëra në
pjesën e mesme deri 1 cm, në bazë janë asimetrike.
Gjethet e sanës së Aleksandrisë janë të gjata deri 3
cm, të gjëra deri 1,5 cm, më të gjëra në bazë, simetrike
Cassia angustifolia dhe të qimëzuar. Sana e Indisë ka kualitet më të mirë
dhe vlerësohet më tepër.

Përbërja kimike. – Gjethi i sanës përmban rreth 3 % glukozide diantronike të shënu-


ara si sanozide A, B, С dhe D, prej të cilave më aktive janë senozidi A dhe B. Aglikonet
e tyre janë sonidine A, B, С dhe D.
Në barë ka edhe glukozite antronike dhe antrakinonike, flavonoide, sekrete, tanine,
rrëshira, materie minerale dhe komponente tjera.

Veprimi. - Laksantiv.

Përdorimi. – Bari përdoret gjatë opstipacioneve akute. Preparate ofocinele janë:


Pulvis Glycyrrhizae compositus, Sirupus Sennae mannatus dhe Species laxantes. Në
shtetet europiane përdoren numër i madh i preparateve që përmbajnë ekstrakt të
standardizuar të sanës.

Sennae fructus (Sennae folliculi)

Sennae fructus (Sennae folliculi) janë fryte të pjekura të thara (bishtaja) prej llojeve
oficinele të sanës. Përdoren si edhe gjethet, sepse përmbajnë përbërës të ngjashëm.
Veprojnë më ëmbël, përmbajnë sasi më të vogël të komponentëve aktive, nuk përm-
bajnë rrëshira, më mirë pranohen. Më shumë përdoren për përpunimin e preparateve
laksative për fëmijë.

35
Aloe – аloe
Aloe sp., fam. Liliaceae

Аloe është mbetje e fituar me avullimin e lëngut të tharë, të shtrydhur prej gjetheve
të dy llojeve të aloe:

Aloe ferox – bimës shumëvjeçare holluese, me


lartësi 2-3 m, me gjethe të mëdha, të trasha, lëng-
shme, në maje të mprehta dhe në skaje të dhëmbë-
zuara, kërcell të drejtë me lule portokalle në maje.
Rritet në pjesët gjysmë shkretinore të Afrikës
jugore dhe lindore. Prej tij fitohet Каp-аloe.

Aloe barbadensis (Aloe vera) – bimë e ultë mes-


dhetare. Kultivohet në Amerikën Jugore, në ishujt
Antile dhe në Indinë Perëndimore. Prej saj përfito-
het Kirasao ose Barbados – aloe.

Bari. – Аloe vjen si masë e fortë, kërcore, e cila


Aloe Ferox lehtë bluhet në pluhur të verdhë, me erë të veçantë
dhe shije të hidhët. Në ujë tretet pjesërisht, lehtë në
etanol, vështirë në kloroform dhe në petroleter. Tretet kthjelltë në alkaline dhe në acid
acetik. Duhet të ruhet në temperature të ulëta, të mbrohet nga drita dhe lagështia.
Vetitë. – Vetitë e barit dhe kualitetit të tij janë të ndryshme në varësi nga mënyra e
përftimit të tyre. Ekzistojnë dy lloje të aloe:
1. Aloe hepatica, që fitohet kur lëngu i verdhë i gjetheve të prera avullohet në Diell
deri në përfitimin e masës së ngurtë kristalore të turbullt, ngjyrë të kaftë;
2. Aloe lucida, e cila përfitohet kur lëngu avullohet me ngrohje në zjarr të hapur
deri në përfitimin e masës homogjene të shkëlqyeshme me ngjyrë të kaftë të mbyllur
deri në të zezë.

Përbërja kimike. – Komponenta kryesore e barit është derivati antrakinonik bara-


baloini (25-40%).
Bari përmban edhe shumë derivate tjera antronike: aloinoze izomerike А dhe B,
aloemedin i lirë, materie rrëshinore, materie të hidhëta, gjurmë në vajin eterik, mate-
rie minerale dhe komponente tjera.

Veprimi. - Laksantiv.

Përdorimi. – Аloe është laksantivi bimorë më i sigurt. Preparatet galene në bazë


të aloe janë: Extractum Aloes siccum dhe Tinctura Aloes composita. Në përdorim janë

36
edhe fitopreparate me aloe, më shpesh me aloe, më shpesh në formë të drazhejeve
për mbulimin e shijes së hidhët të barit.ĊNë doza më të mëdha është i dëmshëm dhe
toksik. Аloe shfrytëzohet edhe në mjekësinë veterinare.

Extractum Aloes siccum është formë e pastruar e barit. Përgatitet me ekstraktimin


e barit me aceton. Përmban sasi më të madhe barbalion dhe përbërës tjerë, më pak
rrëshira, për çka edhe ka veprim më të fuqishëm. Përdoret për përpunimin e prepa-
rateve farmaceutike me veprim laksantiv.

Aloe vera – xheli

Xheli аloe-vera është lëng viskoz i stabilizuar i cili përfitohet nga parenkimi sekre-
cional nga gjethet e tëholluara të Aloe vera. Xheli përdoret për prodhimin e produk-
teve të ndryshme kozmetike në të cilët komponentet aktive mundësojnë veprim hi-
dratues, emolient, antibakterial dhe antiinflamator.

INFROMATA TË DOBISHME:

Chrysarobinum – krizarobini
Araroba depurata, Andira araroba, fam. Fabaceae

Krizarobini është pluhur i cili përfitohet me ekstraktim të lëndës së araroba (Araroba


cruda) ose Goa –pluhur (Pulvis Goa) i cili gjendet në zbrazëtirat e drurit Andira ara-
roba. Druri rritet në xhunglat e Brazilit.
Përmban antrone të lira ose antrakinone. Nuk përmban forma glikozide. Vepron
laksantivisht, gjatë marrjes perorale shkakton efekte serioze të padëshirueshme dhe si
mjet laksantiv assesi nuk përdoret. Vepron në mënyrë antiseptike dhe gjen përdorim
në prodhimin e: yndyrave, pastave, miksturave dhe preparateve të ngjashme, të cilat
shfrytëzohen vetëm në mënyrë eksterne për shërimin e disa sëmundjeve të lëkurës
(psorijaza, ekcemeve). Produktet që përmbajnë rreth 5 % krizarobin veprojnë në
mënyrë keratolitike. Duhet pasur parasysh se krizarobini e ngjyros lëkurën në të kuqe
të mbyllur. Me barin duhet të veprohet me kujdes, sepse e ngacmon lëkurën dhe mu-
kozën, shkakton skuqje, të djegura dhe kuverta.

Barërat që përmbajnë komponime naftodiantronike


Hyperici herba – herba e kantarionit të verdhë
Hypericum perforatum, fam. Hypericaceae

Bari paraqet pjesën nëntokësore të kantarionit të verdhë, të mbledhur gjatë kohës


së lulëzimit.

37
Kantarioni i verdhë është bimë barishtore
shumëvjeçare, me lartësi prej 30 deri 40 cm, ngan-
jëherë edhe deri 100 cm. ka kërcellin e drejtë të zh-
veshur, në pjesën e sipërme pak të degëzuar. Kërcelli
ka dy përthyerje të zgjatura. Gjethet janë të ulura, të
zgjatura, në skaje të plota, në maje pak të rrumbul-
lakëta, në tërë sipërfaqen me njolla të zeza dhe pika të
tejdukshme prej gjëndrave me vaj eterik. Prej këtyre
gjëndrave gjethet dalin si të perforuara. Lulet janë të
verdha, në mbajtëse të shkurta të luleve, të vendosura
terminalisht me lulesa mbrojtëse.
Bari përfitohet nga burimet natyrore, kohëve
të fundit gjithnjë e më tepër praktikohet kultivimi i
bimëve në plantazhe. Importuesit më të mëdhenj të
Hyperici herba janë vendet e Evropës Lindore.

Hypericum perforatum

Bari. – Përshkrimi i barit i përgjigjet përshkrimit të bimës. Bari ka erë të dobët


karakteristike, të balsamit (nga vaji eterik) dhe shije të hidhët.

Përbërja kimike. – Herba e kantarionit përmban komponime të disa grupeve të ndryshme,


prej të cilëve më të rëndësishme janë: flavonoidet (rutini dhe hiperozidi), аntrakinonet,
përbërësit naftodiantronik (hipericini, pseudihipericini), derivate fluoroglucinate (hiperfo-
rin), tanine katehine (rreth 12%), ksantone, karotenoide, pak vaj eterik etj.

Veprimi. – Аntiflogistik, аntiseptik, antidepresiv.

Përdorimi. – Herba e kantarionit është barë popullor, i cili përdoret në mjekësinë


popullore si mjet për qetësim dhe trajtimit të: bronhitisit, ndezjes së traktit urinar,
hemorroideve, lëndimeve, të djegurave, plagëve dhe sëmundjeve dhe komplikimeve
tjera. Përdoret në formë të çajeve për përdorim peroral dhe si ekstrakt vajor (Hyperici
oleum) për përdorim ekstern.
Sot, shumë më tepër harxhohet për përpunimin e fitopreparateve me veprim an-
tidepresiv që shfrytëzohen për trajtimin e formave të ëmbla të depresionit, të cilat
paraqiten gjatë lodhjeve nervore ose gjatë menopauzës. Konsiderohet se veprimi
shërues i besohet hipericinit dhe favonoideve.
Hulumtimet më të reja tregojnë në toksicitetin e caktuar të kantarionit. Përdorimi
kohë më të gjatë te personat e ndjeshëm mund të sjellë deri në reaksionin fototoksik,
i cili paraqitet nëse trupi është i predispozuar në rrezet e diellit. Si pasoja, paraq-
iten ndryshimet në lëkurë, skuqje, hiperpigmentacion, në raste më serioze pëlcitje të
lëkurës, gjakderdhje etj.

38
PYETJE PËR KONTROLLIMIN E NJOHURIVE TUAJA:

1. Çfarë komponime janë heterozidet antrakinonike?


2. Çfarë transformime të komponimeve antrakinonike ngjajnë në
organizmat e gjallë dhe gjatë tharjes së barërave?
3. Кu janë të përhapura dhe të lokaizuara antrakinonet dhe heterozidet e
tyre?
4. Përmend vetitë themelore të heterozideve antrakinonike!
5. Çfarë veprimi kanë heterozidet antrakinonike?
6. Cilat komponime antrakinonike kanë veprim antiseptik, e cilat
antidepresiv?
7. Sqaro përdorimin e laksantivëve antrakinonik!
8. Sqaro efektet e padëshirueshme gjatë përdorimit të barërave laksantive
antrakinonike!
9. Trego cilat barëra i përmbajnë heterozidet antrakinonike!
10. Përshkruaj ndaras barërat dhe bimët që përmbajnë heterozide
antrakinonike!
11. Cila është përbërja kimike e arrçit?
12. Si duhet të përpunohet korja e arrçit para se të përdoret ai? Pse?
13. Cila është përbërja kimike e gjethit të sanës?
14. Çfarë efekte të padëshirueshme shkaktojnë rrëshirat e pranishme në
gjethin e sanës? Si mund të tejkalohen?
15. Në cilat forma vjen aloe në qarkullim?
16. Cili barë përmban komponime naftodiantropike?
17. Cilat janë karakteristikat makroskopike të rëndësishme të barit Hyperici
herba?
18. Çfarë është përbërja kimike е barit Hyperici herba?
19. Si vepron dhe si përdoret bari Hyperici herba?

HULUMTO QË TË DISH MË SHUMË:

• Përdorimi i aloe vera në prodhimtarinë kozmetike,


• bimët që përdoren si mjete për ngjyrosje (ngjyrat antrakinonike),
• barërat që përmbajnë rrëshira laksantive heterozide (јаllapa, skamonija etj.).

39
 TEMA 1.3.

BARËRAT QË PËRMBAJNË
HETEROZIDE CIANOGENE

Heterozidet cianogene
Barërat që përmbajnë heterozide cianogene

- Amygdalae amarae semen – fara e bademit të hidhtë

Heterozidet cianogene
Heterozidet cianogene janë produkte bimore të cilat gjatë hidrolizës enzimatike,
lirojnë acidin cianhidrik, prej nga kanë marrë emrin (ciano + gjeneza = krijimi i cian-
hidrikut). Krijohen dhe akumulohen në organe të ndryshme dhe inde të ndryshme
bimore, mirëpo më shumë në indet e reja që rriten, dhe konsiderohet se kanë rol të
caktuar mbrojtës. Heterozidet cianogene janë gjetur në numër të vogël të familjeve
bimore. Më së shumti gjenden në farat e: bademit, mollës, pjeshkës, kajsisë, kumbullës
(fam. Rosaceae).

Deri tani janë të njohura rreth 50 komponente të këtij grupi produktesh natyrore.
Disa heterozide cianogene karakteristike janë: аmigdalini, prunazini, sambunigrini,
linamarini etj. Këto heterozide kanë aglikonin e përbërë të quajtur hidroksinitril (cian-
hidrin). Hidroksinitrili shpërbëhet gjatë hidrolizës së heterozideve cianogene dhe liron
cianhidrikun dhe ndonjë aldehid ose keton. Në pjesën glikonike më shpesh lidhet glu-
koza, më rrallë paraqiten disakaride, siç është rasti me genciobiozën në amigdalinë.
Gikozidet janë të tipit О - glikozide.

Glikozidet cianogene, si edhe heterozidet tjera, janë komponime të shprehura jo


stabile që hidrolizojnë lehtë. Hidroliza kryhet nën veprimin e enzimave me të cilat
glikozidet cianogene vijnë në kontakt gjatë lëndimit të indeve të shkaktuar prej

40
Aglikoni
Cianhidrin CH3
(hidroksinitril)
glukoza
CH3 glikon

Linamarini
(heterozid cianogen)

Struktura e heterozidit cianogen – linamarini

shtypjes, imtësimit ose përtypjes së barërave. Te barërat (lëndë të thara bimore), hi-
droliza do të kryhet vetëm nëse bari tretet në ujë, sepse uji është i domosdoshëm për
reaksionin hidrolitik enzimatik. Gjatë hidrolizës lirohen glukoza, ndërsa nga cianhid-
rini lirohet aldehidi përkatës (ose ketoni) dhe cianhidriku. Në indin jo të lënduar në
bimën e freskët ose në barin e tharë nuk ka kontakt midis glikozideve dhe enzimeve,
pasi që ato janë të vendosura në organet dhe indet e njëjta në të ciat gjinden edhe
heterozidet, por në qeliza të ndryshme parenhimike. Në disa raste hidroliza nuk kry-
het për një herë, por gradualisht në më tepër faza me çka secila fazë katalizohet me
enzimë tjetër..

linaza
glukoza glukoza

Linamarini Acetoni
(heterozid cianogen) (keton)

Hidroliza e heterozidit cianogen linamarinit

Vetitë. – Heterozidet cianogene janë substanca të bardha kristalore, pa erë dhe me


shije të fortë të idhtë. Janë të tretshme në ujë të ngrohtë dhe në alkool, ndërsa në tretës
organik nuk treten.

Veprimi. – Heterozidet cianogene tregojnë veprim sedativ dhe anesteziv.

Përdorimi. – Barërat që përmbajnë heterozide cianogene më herët kanë gjetur për-


dorim në prodhimin e preparateve me veprim antitusiv ose ekspektorant. Janë shfrytë-
zuar edhe si stimulator të frymëmarrjes. Sot, përdorimi për qëllime terapeutike është
pothuaj i lënë pas dore. Shumë më tepër përdoren për prodhimin e ujërave aromatike,
të cilat janë lëndë të rëndësishme në prodhimtarinë kozmetike dhe parfumeri.

41
Тoksiciteti i heterozideve cianhidrike. – Është e njohur se acidi cianhidrik paraqet
helm të fuqishëm të gjakut, por gjatë marrjes perorale të barërave cianogene ose
produkteve të bazuara në ato, në doza të caktuara, nuk ekziston rrezik i madh nga
shkaktimi i intoksikacioneve serioze. Deri në helmim serioz mund të vijë vetëm në
raste kur konsumohen pjesë më të mëdha të bimëve të pasura me këto përbërës (fara
e bademit të hidhët ose kajsisë). Sepse përdorimi jo i drejtë i këtyre barërave bart
rrezikun e paraqitjes së manifestimeve toksike, barërat me heterozide cianogene sot
shfrytëzohen në sasi të kufizuara.

Barërat që përmbajnë heterozide cianogene


Amygdalae amarae semen – fara e bademit të hidhtë
Amygdalus communis var. amara (Prunus amygdalus var. amara), fam.
Amygdalaceae

Bari paraqet farën e pjekur, të thatë të bademit


të ihdhët.

Bademi është bimë drunore, e ultë, i cili paraq-


itet në dy varietete: var. dulcis, bademi i i ëmbël
dhe var. amara, i hidhët. Si barë që përmban het-
erozide cianogene përdoret vetëm fara e var. ama-
ra. Fara e dy varieteteve përdoret për prodhimin e
vajit të bademit.

Bari. – Fara e bademit të hidhët është e shty-


pur, asimetrike, e gjatë deri 2,5 cm e gjërë deri 1
cm. Kа mbështjellësin lëkuror, të verdhë, të hollë, i
cili lehtë ndahet nëse fara zhytet në ujë të ngrohtë.
Brendinë e farës e përbëjnë dy kotiledone të
Amygdalus communis bardha, të cilat e mbulojnë embrionin e imtë. Bari
nuk ka erë, por kur të ngopet me ujë lirohet erë
karakteristike. Shija është shumë e hidhët. Duhet të ruhet in toto (e poltë), e mbrojtur
nga drita dhe nga ajri.

Përbërja kimike. – Bari përmban glikozidin cianogen amigdalinin prej 2 deri


5%, sasi e madhe e vajit yndyror (rreth 50%), proteine deri 25%, sheqerna, amidon
tëmtha, vitaminë B2 dhe përbërës tjerë.

42
Nëse laget fara e shtypur ose e bluar në ujë, amigdalini hidrolizon nën veprimin e
enzimit emulzin deri në produktet përfundimtare: benzaldehidi, cianohidriku (prej
të cilave rrjedh era) dhe glukoza. Procesi i njëjtë ndodh gjatë prodhimit të preparatit
Aqua Amygdalarum amararum. Fara e bluar e bademit të hidhët qëndron në ujë 20
orë, pastaj i nënshtrohet distilimit. Distilati i fituar (uji i bademit të hidhët) përmban
deri 0,1% të cianhidrikut të përgjithshëm.

Veprimi. – Uji i bademit të hidhët (Aqua Amygdalarum amararum) ka veprim të


dobët anesteziv dhe sedativ.

Përdorimi. – Uji i bademit të hidhët më herët është përdorur për trajtimin e dhem-
bjeve të barkut, kollit etj. Sot gjen përdorim në prodhimtarinë kozmetike.
Fara e bademit përdoret për përfitimin e vajit yndyror (Oleum Amygdalae) dhe va-
jit eterik (Aetheroleum Amygdalae amarae), të cilët gjejnë përdorim në prodhimtarinë
kozmetike.

INFORMATA TË DOBISHME:

Pruni laurocerasifolium – gjethet e dushkut të egër


Prunus laurocerasus, fam. Rosaceae

Bari paraqet gjethin e tharë të bimës së dushkut?.


Dushku rrjedh nga Evropa lindore. Paraqet shkurre të përhershme, me lule të
bardha kokrrore dhe me fryte të reja formë elipsoide, në fillim të kuqe pastaj të zeza.
Ka gjethe të shkëlqyeshme, në skaje të plota dhe në majë të mprehta. Kur shtypen
ose fërkohen lirohet erë karakteristike e bademit të hidhët, që në realitet kjo erë i
detyrohet cianhidrikut që lirohet për shkak të hidrolizës së prunazinit.
Gjethi i dushkut? Përdoret për prodhimin e ujit të dushkut të egër (Aqua Pruni
laurocerasi) i cili tradicionalisht përdoret për trajtimin e sëmundjeve respiratorike si
stimulues respiratorik. Gjen përdorim si aromat në prodhimtarinë kozmetike.

43
HULUMTO DHE MËSO MË SHUMË PËR:

• lëndët për prodhimin e marcipanit.

PYETJE PËR KONTROLLIMIN E NJOHURIVE TUAJA:

1. Çfarë komponime kimike janë heterozidet cianogene?


2. Prej çka përbëhet pjesa e tyre aglikonike, dhe pjesa glikonike?
3. Numëro disa nga heterozidet cianogene!
4. Në cilat kushte kryhet hidroliza e tyre?
5. Trego disa veti të heterozideve cianogene!
7. Çfarë veprime kanë heterozidet cianogene?
Çfarë përdorimi kanë ato?
8. Përshkruaj bimët dhe barërat më të rëndësishme që përmbajnë
heterozide cianogene!
9. Trego përbërjen kimike të këtyre barërave, trego cilat heterozide i
përmbajnë!
10. Si përfitohet uji aromatik nga bademi? Si vepron dhe për çka përdoret?

44
 TEMA1.4.

BARËRAT QË PËRMBAJNË
GLUKOZINOLATE DHE
KOMPONIME TJERA ME SULFUR

Glukozinolatet (hetrozidet sulfurore)


Barërat që përmbajnë glukozinolate:
- Sinapis nigrae semen – fara e sinapit të zi,
- Sinapis albae semen - fara e sinapit të bardhë.

Barërat që përmbajnë komponime tjera me sulfur:


- Allii sativi bulbus – frytet e hudhrës,
- Allii cepae bulbus – koka e qepës.

Glukozinolatet (heterozidet sulfurore)


Glukozinolatet janë heterozide bimore që përmbajnë sulfur. Barërat që i përm-
bajnë kanë shije djegëse, gjatë ndrydhjes ose imtësimit zhvillojnë erë të ashpër, kara-
kteristike për përfaqësuesit e familjeve Brassicaceae, Tropaeo-laceae, Resedaceae dhe
tjera. Në literaturë mund të hasen më tepër emra të ndryshëm për këtë grup të kom-
ponimeve: heterozide sulfurore, heterozide të sanës, tioglukozide ose heterozide të
izosulfonatit. Si më përkatës sot konsiderohet emri glukozinolate, sepse mundëson
definimin më të mirë të pjesës aglikonike të molekulës.

Përbërja kimike. – Glukozinolatet kanë përbërje kimike specifike. Aglikonet e tyre


mund të shqyrtohen si produkte të përbëra në të cilat sulfuri është prezent në dy pjesët
e molekulës, si sulfur organik dhe inorganik. Sulfuri inorganik është pjesë e grupit

45
sulfat i cili zëvendëson kripën me kalium ose me katione tjera. Pjesa e molekulës që
paraqet pjesën organike, gjatë hidrolizës ndryshon dhe jep produkt në të cilin sulfuri
organik lidhet në mënyrë tjetër, ndryshe nga lidhja në heterozide. Produkti i hidro-
lizës quhet izosulfocianat. Në strukturën e glukozinolatit glukoza është e lidhur për
atomin e –S prej pjesës organike të aglikonit.

Glukozinolati Produkti i hidrolizës

Glukoza

Sulfuri оrganik Sufuri inorganik IIZOSULFOCIANAT

Struktura themelore e glukozinolateve dhe produktit të hidrolizës

Nomenklatura. – Emrat e glukozinolateve nxjerren ashtu që emrit të pjesës së


molekulës që zëvendësohet (R) i shtohet emri gjenerik glukozinolat. P.sh., benzilg-
lukozinolat, alilglukozinolat ose hidroksibenzilglukozinolat. Për disa glukozinolate
ende përdoren emrat e tyre trivial. Kështu, alilglukozinolati është shumë më i njohur
si sinigrin, ndërsa hidroksibenzilglukozinolati si sinalbin.
Në mënyrë përkatëse emrat e produkteve të hidrolizës nxjerrën me shti-
min e emrit gjenerik izosulfocianat: benzilizosulfocianat, alil-izosulfocianat ose
hidroksibenzilizosulfocianat.
Hidroliza. – Glukozinolatet hidrolizojnë lehtë dhe shpejtë nën veprimin e kom-
pleksit enzimatik të quajtur mirozinaza. Sikur edhe te barërat tjera që përmbajnë het-
erozide, deri te kontakti midis heterozideve dhe enzimave vjen vetëm gjatë lëndimit
të qelizave, gjatë ndrydhjes, imtësimit dhe bluarjes së barërave. Gjatë hidrolizës së
glukozinolatit ndahet komponenta e sheqerit, ndërsа aglikoni i liruara është jo stabil
dhe spontanisht shpërbëhet, me çka ndahet joni sulfat inorganik dhe përbërësi i sapo-
formuar i avullueshëm me erë të ashpër dhe depërtuese dhe shije djegëse. Ky përbërës
është izosulfocianati.

Vetitë. – Glukozinolatet janë përbërës kristalorë, që vështirë hidrolizojnë nën vep-


rimin e acideve ose alkalineve. Hidroliza kryhet lehtë vetëm nën veprimin e enzimave
specifike (mirozinaza). Format heterozide janë të tretshme në ujë të nxehtë dhe në
etanol. Nuk treten në tretës jo polarë (еter, petroleter, kloroform etj.).
Аglikonet e glukozinolateve kryesisht janë lëngje të avullueshme, me erë shumë të
ashpër dhe shije djegëse. Lirohen vetëm gjatë shtypjes, imtësimit ose manipulimeve
tjera të barërave që përmbajnë glukozinolate. Nuk treten në ujë, por në tretës organik.

46
Veprimi. – Barërat që përmbajnë glukozinolate shkaktojnë iritimin e lëkurës dhe të
mukozës. Veprimi i besohet izosulfocianateve, të cilat shkaktojnë dilatacionin e enëve
të gjakut në indin nën lëkuror. Me këtë shtohet ndjenja për nxehtësi, ndërsa e zvogëlo-
jnë ndjeshmërinë e dhembjes. Ky veprim është i njohur si veprim rubifacient.

Përdorimi. – Barërat që përmbajnë glukozinolate përdoren për trajtimin simptom-


atik të: reumës, ishijasit, lumbagos, nevralgjive dhe sëmundjeve tjera, të përcjella me
dhembje të fuqishme në muskuj dhe në eshtra. Gjatë përdorimit duhet pas kujdes,
sepse efekti iritativ mund të jenë aq i fortë, sa që mund të sjell deri te eritemet dhe deri
në paraqitjen e flluskave në lëkurë (plikave).

Barërat me glukozinolate, tradicionalisht përdoren për përgatitjen e preparateve


për përdorim peroral te sëmundjet e traktit të sipërm respiratorik, për përmirësimin
e oreksit dhe si stomatik, mjete halogoge dhe holeretike.

Glukozinolatet kanë aktivitet të shprehur antimikrobik, i cili vjen në shprehje gjatë


përdorimit të tyre në konservimin e disa produkteve ushqimore. Bimët që përmbajnë
glukozinolate përdoren në përditshmëri si ushqim si perime (lakra, lulelakra, lakra
me gjethe, sallate) dhe si mëlmesa (rrikë, senf). Mirëpo, duhet pasur parasysh se për-
dorimi afatgjatë i ushqimit të njëjtë të bazuar kryesisht në këto produkte, gjatë marrjes
së pamjaftueshme të jodit, mund të sjell deri në sëmundjen e tiroides dhe deri te zhvil-
limi i gushës.

Barërat që përmbajnë glukozinate


Sinapis nigrae semen – fara e sinapit të zi
Brassica nigra (Sinapis nigra), Brassica juncea, fam. Brassicaceae

Bari paraqet farën e tharë të bimës sinapi i zi.

Sinapi i zi është bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe të ndara në bazë, dhe skaje
të plota, me gjethe lancete në maje të kërcellit. Rritet në lartësi deri 1 m. ka lulesa të
verdha racemoze. Frytet janë bishtaje të zgjatura me sqep, me 12-14 fara. Farat janë
sferike, të errëta dhe me sipërfaqe rrjetore. Të zhytura në ujë lirojnë erë të ashpër.
Bima haset si barojë. Për përfitimin e barit ajo kultivohet.

47
Bari. – Fara e sinapit ka formë topthore, me radius deri 1,5 mm. Ngjyrë të errtë, të
kuqe deri në të kaftë deri në të zezë. Bari nuk ka erë, shija është në fillim e ëmbël dhe
tëmthore, pastaj e fortë djegëse. Gjatë përtypjes ose imtësimit lirohet erë e ashpër dhe
karakteristike.

Përbërja kimike. – Fara e sinapi të zi është e pasur me sekrecion (20%), proteine


(deri 20 %), materie yndyrore (deri 40%) etj. Komponentë aktive e barit është glu-
kozinolati sinigrin. Në ambient ujorë, në temperaturë prej 60-70 oC nën veprimin e
enzimës mirozinaza, sinigrini hidrolizon dhe jep: glukozë, hidrogjen sulfat kaliumi
(pjesa që përmban sulfurin inorganik) dhe alilizosulfo-cianat (pjesa që përmban sul-
furin organik).

Alilizosufocianati i liruar është i avullueshëm. Fara e bluar e sinapit macerohet


në ujë në temperaturë prej 30 deri 40 oC disa orë, pastaj nëse distilohet me avull uji,
alilizosulfocianati do të paradistilojë ngjashëm si vaji eterik. Për shkak të vetive të
këtilla quhet vaj eterik i sinapit të zi ose Aetheroleum Sinapis.

Veprimi. – Rubifacient (manifestohet me skuqje dhe me nxehjen e vendit në të cilin


lyhet).

Përdorimi. – Fara përdoret në formë të:


- miellit të sinapit (Farina Sinapis);
- miellit të payndyrshëm prej sinapit (Farina Sinapis deoleata);
- letrës prej sinapit (Charta Sinapista) dhe tjera.
Produktet e sinapit të zi përdoren si rubifacient për trajtimin e ftohjeve, nevral-
gjive, reumës, ishialgjive dhe ngjashëm. Shtresat dhe letrat duhet të mbahen kohë të
shkurtë (prej 15 deri 20 min.), pastaj vendi i trajtuar lyhet me ndonjë vaj indiferent
(ulirit). Mbajtja afatgjate e preparateve të sinapit mund të shkaktojë djegie dhe paraq-
itjen e fluskave në lëkurë.
Sinapi i zi përdoret edhe si konzervans. Ka veprim fitoncid (аntimikrobik).

Sinapis albae semen – fara e sinapit të bardhë


Sinapis alba, fam. Brassicaceae

Bari paraqet farën e tharë dhe të pjekur të bimës sinapi i bardhë.

Sinapi i bardhë është bimë njëvjeçare barishtore, me kërcell të drejtë të lartë deri 60
cm, me gjethe thellë të prera dhe me lule të verdha. E përhapur si byk hedhës, kultivo-
het në tërë botën. Te ne kultivohet në rrethin e Kavadarcit.

48
Bari. – Fara e sinapit të bardhë është më e mad-
he se fara e sinapit të zi, me diametër deri 2 mm,
me sipërfaqe të lëmuet, të bardhë ose të verdhë në
të kaftë, pa erë dhe me shije djegëse.

Përbërja kimike. – Bari përmban sinalbin glu-


kozinolat (sinalbozid) deri 2,5%, vaj yndyror (mbi
30 %), proteine, tëmtha, kompleksin enzimatik
mirozinaza etj.
Me hidrolizë acidike ose enzimatike sinalbini
shpërbëhet duke dhënë izosulfocianatin i cili ka
shije djegëse, por nuk është i avullueshëm, arsye
për të cilën sinapi i bardhë nuk ka erë të ashpër
gjatë bluarjes.

Përdorimi. – Bari përdoret si mëlmesë, si


Sinapis alba konzervans dhe në prodhimin e senfit.

PYETJE PËR KONTROLLIMIN E NJOHURIVE TUAJA:

1. Çfarë produkte natyrore janë glukozinolatet?


2. Si emërtohen ndryshe glukozinolatet?
3. Sqaro përbërjen kimike të glukozinolateve!
4. Si është e lidhur glukoza në glukozinolate?
5. Çfarë ndryshime ngjajnë në molekulën e glukozinolateve gjatë hidrolizës
së tyre?
6. Në cilat kushte kryhet hidroliza e glukozinolateve?
7. Si quhen komponimet të cilat formohen me hidrolizën e
glukozinolateve?
8. Si formohen emrat e glukozinolateve, e si të produkteve të hidrolizës së
tyre?
9. Cilët janë emrat trivial të glukozinolateve më të rëndësishme?
10. Përmend vetitë më të rëndësishme të glukozinolateve dhe të aglikoneve
të tyre!
11. Sqaro veprimin më të rëndësishëm të glukozinolateve!
12. Cili është përdorimi mjekësorë i barërave që përmbajnë glukozinolate?
13. Si përdoren barërat që përmbajnë glukozinolate në mjekësinë
tradicionale?
14. Çfarë rëndësie kanë glukozinolatet dhe bimët që i përmbajnë në ushqim?
Për çfarë duhet pasur kujdes?

49
15. Trego në cilët bimë gjinden glukozinolatet!
16. Përshkruaj dhe krahaso bimët sinapi i zi dhe i bardhë dhe barërat që
përfitohen prej tyre!
17. Si zhvillohet era te sinapi i zi? Pse?
18. Trego përbërjen kimike themelore të sinapit të zi dhe të bardhë!
19. Ç’është Aetheroleum Sinapis?
Si izolohet prej materialit bimorë?
20. Në cilat forma dhe si përdoret fara e sinapit të zi?
21. Për çka përdoret fara e sinapit të bardhë?

Barërat që përmbajnë komponime tjera me sulfur


Prej komponimeve tjera me sulfur që mund të gjinden në bimë, të rëndësishme janë
komponentët që paraqiten te përfaqësuesit e gjinisë Allium, fam. Alliaceae. Hudhra
(Allium sativum) në gjendje të freskët përmban aliinë, komponim jo stabil i cili nën
veprimin e enzimave kalon në alicin, ndërsa ai në dialildisulfur, prej të cilit rrjedh era
karakteristike e hudhrës. Qepa (Alli um cepa) përmban komponime të ngjashme të
cilat, me shpërbërje enzimatike, japin komponime disulfure, të cilat i irritojnë sytë
dhe shkaktojnë lotim. Këto komponime me sulfur kanë më shumë veprime biologjike
dhe farmaceutike, me interes të veçantë është veprimi antimikrobik.

Allii sativi bulbus – frytet e hudhrës


Allium sativum, fam. Alliaceae

Barërat paraqesin fryte të thara të bimës së hudhrës.

Hudhra është bimë barishtore shumëvjeçare (ose


dyvjeçare), me gjethe të zgjatura lineare, të shpërnda-
ra deri në gjysmën e kërcellit. Më maje të kërcellit
zhvillohen lulesa mbrojtëse me lule të bardha ose të
kuqe të mbështjella me mbështjellës karakteristik sqe-
por. Fryti është kapsollë topthore, e mbushur me farë.

Allium sativum

50
Koka ka formë të vezës, e mbështjella me disa gjethe të bardha luspore. Përbëhet
prej 7 deri 30 flegrave të imëta të përforcuara në bazën e shtypur, të mbështjella me
mbështjellës të bardhë lushporë.

Bari. – Bari (flegra) e hudhrës përfitohet vetëm prej bimëve të kultivuara. Bari
mblidhet në fund të verës, pastrohet nga fletët e jashtme dhe përdoret e freskët ose e
thatë në tertore termike, në temperaturë jo më të lartë se 35 oC.
Për tharjen e hudhrës sot përdoret veprimi i liofilizacionit, me çka sigurohet kualitet
më i mirë i barit dhe afat i vazhduar i përdorimit.
Flegrat e hudhrës përbëhen prej kokës së fortë, mishërore, të zgjatur, të mbështjella
me luspë të bardhë, në pjesën e sipërme të rrafshët, ndërsa nga pjesa e poshtme e
ngushtuar dhe e mprehtë. Era e barit është e dobët, por bëhet e fortë dhe e ashpër pasi
të dëmtohen indet (gjatë prerjes, ndrydhjes, përtypjes etj.). Ka shije djegëse.

Përbërja kimike. – Bari përmban karbohidrate (fruktane), saponine steroide dhe


përbërës tjerë. Komponenta kryesore e hudhrës së freskët të padëmtuar është aliini.
Pas prerjes ose imtësimit të hudhrës, aliini shpërbëhet dhe transformohet në alicin.
Me oksidimin e alicinit në ajër formohet dialdisulfuri. Ky komponim është kompo-
nenta avulluese e vajit, i cili jep erë karakteristike hudhrës.

Veprimi. – Аntimikrobik, antiholesterinemik, antilipidemik dhe antihipertenziv.


Pengon agregacionin e trombociteve.

Përdorimi. – Hudhra dhe preparatet e hudhrës (pluhuri, ekstraktet ujore-alkoolike,


ekstrakti vajor) shfrytëzohen si shtesë në ushqim. Në fitoterapi përdoren në paran-
dalimin dhe terapinë e sëmundjeve të qarkullimit (çrregullimi i qarkullimit, shtypja
e ngritur e gjakut, ngritja e lipideve dhe holesterolit). Коmponentat e hudhrës tajiten
përmes lëkurës dhe tëmthave dhe përdorimi më i gjatë sjell deri te era e fortë e lëkurës
dhe gojës.
Hudhra tradicionalisht përdoret gjatë gripave dhe ftohjeve, me çka vjen në shpre-
hje veprimi antimikrob i komponimeve të avullueshme të sulfurit.

Allii cepae bulbus – koka e qepës


Allium cepa, fam. Alliaceae

Bari paraqet kokën e bimës së qepës.

Qepa është bimë dyvjeçare barishtore, me kërcell të ultë, në pjesën e poshtme pak
të zgjeruar dhe të zbraztë. Ka fletë të zgjatura, cilindrike, të kaltra në të gjelbër, të
cilët e mbështjellin kërcellin me pjesën bazale. Koka është e shtypur ose e zgjatur, nga
jashtë e mbuluar me disa fletë luspore të kuqe në të kaftë.

51
Koka e freskët e qepës përmban polisakaride, flavonoide, saponine, sterole dhe
komponime të sulfurit. Prej tyre më të rëndësishme janë sulfoksidi i aminoacidit
cistein. Pas imtësimit të kokës, sulfoksidet shpërbëhen nën veprimin e alinazit deri
në sulfonate, të cilat janë jo stabile dhe menjëherë transformohen në disulfure. Këto
komponente, posaçërisht dipropildisulfuri, shkaktojnë lotimin e syve.

Veprimi. – Lëngu i qepës ka veprim diuretik, antimikrobik, dhe hipoglikemik.


Pengon agregacionin e trombocitëve dhe tregon aktivitet fibrinolitik. Ekstraktet e
qepës veprojnë në mënyrë antiseptike dhe antialergjike.

Përdorimi. – Qepa përdoret si perime dhe mëlmesë. Tradicionalisht, lëngu i qepës


përdoret si diuretik dhe më pak si mjet për uljen e glukozit në gjak (në format më të
lehta të diabetit). Rekomandohet si mjet preventiv nga arterioskleroza. Në mjekësinë
popullore përdoret në mënyrë plotësuese për shërimin e të thatit, antraksit etj.

PYETJE PËR KONTROLLIMIN E NJOHURIVE TUAJA:

1. Cili komponim me squfur gjendet në hudhrën e freskët? Çka ndodhë


gjatë dëmtimit të kokës?
2. Si vepron dhe për çka përdoret hudhra?
3. Cili komponim me sulfur gjendet në qepën e freskët? Çka ndodhë gjatë
dëmtimit të kokës së qepës?
4. Si vepron dhe për çka përdoret qepa?

HULUMTO DHE MËSO MË SHUMË PËR:

• Përdorimi i bimëve të fam. Brassicaceae në mjekësinë popullore,


• preparatet fitofarmaceutike që bazohen në hudhër.

52
 TEMA 1.5.

BARËRAT QË PËRMBAJNË
HETEROZIDE TË IDHËTA

Heterozidet e hidhëta
Barërat që përmbajnë heterozide të hidhëta:
- Gentianae radix – rrënja e sanëzës,
- Menyanthidis folium – gjethi i sanëzës,
- Centaurii herba – herba e kantarionit të kuq.

Heterozidet e idhëta
(Amara pura - Tonica)
Heterozidet e idhëta janë komponime që ju takojnë grupi të posaçëm të komponi-
meve terpene të njohura si iridoide. Veprimi themelorë i heterozideve të hidhëta është
ngacmimi i receptorëve për shijen e gjuhës dhe shqetësimi refleksiv i mukozës së sto-
makut, arsye për të cilën vjen deri te rritja e tajitjes së lëngut të lukthit dhe acideve
me çka në mënyrë indirekte vjen deri te rritja e ndjenjës së urisë (veprim aperitiv).
Nën veprimin e heterozideve të hidhëta rritet tajitja e pankreasi dhe tëmthit, ndërsa
si rezultat i kësaj lehtësohet tretja e ushqimit. Me rritjen e aktivitetit proteolitik dhe
të shkallës së aciditetit të lëngut të lukthit përmirësohet tretja e proteineve, me këtë
mjetet e hidhëta në mënyrë indirekte veprojnë si roboranse dhe tonik. Efekti arrihet
me përdorimin e dozave më të vogla. Dozat më të mëdha mund të shkaktojnë efekt
të kundërt. Këto mjete u jepen personave me apetit të zvogëluar, gjatë sëmundjeve
ku është zvogëluar funksioni i sekretimit të lukthit, si dhe te pacientët anemik dhe
kahektik.
Barërat që përmbajnë heterozide të hidhëta sipas rregullit merren 30 min. para
hajes, assesi pas hajes ose gjatë hajes. Patjetër duhet të merren përmes gojës edhe atë

53
në formë me të cilën regjistrohet hidhësia, që të arrihet veprimi. Përdorimi i tyre në
formë të kapsulave, që ti iket shijes së hidhët të pakëndshme, aspak nuk jep efekte.

Është e njohur se shija e hidhët e barërave mund ti besohet numrit të madh të kom-
ponimeve të natyrës terpene ose natyre tjetër (p.sh. alkaloidëve). Disa barëra që përm-
bajnë substanca të tilla mund të shfrytëzohen si mjete aperitive (kоrja e hinës, herba e
pelinit, herba leulemarrjes), megjithatë, kur përdoret termi „barërat me heterozide të
hidhëta “, atëherë mendohet vetëm në barërat që i përmbajnë heterozidet iridoide.

Për vlerësimin e kualitetit të barërave që përmbajnë heterozide të idhëta kryhet për-


caktimi i indeksit (shkallës) të hidhësisë. Shkalla e hidhësisë paraqet hollimin më të
madh të 1 g bari në të cilin ende ndjehet shija e hidhët. Hulumtimi bëhet organolep-
tikisht me shijimin e serisë së përqendrimeve më të vogla të sasive të barit, deri atëherë
kur të ndjehet shija e hidhët, mirëpo gjatë përqendrimit më të vogël vijues ajo më nuk
ndjehet. Në këtë mënyrë përcaktohet shkalla e hidhësisë (IA), e cila është e ndryshme
për barëra të ndryshme, p.sh. te sanëza është 15 000, te kantarioni i kuq është 10 000 etj.

Barërat që përmbajnë heterozide të hidhëta


Gentianae radix – rrënja e sanëzës (lincurës)
Gentiana lutea, fam. Gentianaceae
Bari paraqet rrënjën e tharë (dhe rizomin) e bimës sanëza (lincura).

Sanëza është bimë shumëvjeçare barishtore, e drejtë, e


padegëzuar, e lartë deri 1,5 m, me gjethe të përulura dhe
lule të mëdha të verdha të ngjitura në kurora, në pupthat
e gjetheve.
Është e përhapur në Evropën qendrore dhe jugore.
Haset në vende barishtore dhe gurore, në lartësi mbide-
tare rreth 1500 m. Te ne pothuaj se është çrrënjosur si
pasojë e eksploatimit joracional të burimeve natyrore.
Prandaj, te ne bën pjesë në bimët e rralla.

Grumbullimi. – Rizomi dhe rrënjët gërmihen në


vjeshtë ose në pranverë. Për nevoja mjekësore rrënja
duhet të stabilizohet dhe duhet të jenë e Pa fermentu-
ar. Kjo arrihet me tharjen e barit në tertore termike, në
temperatura prej 50 deri 60 oC. Rrënja e tharë në këto
kushte, mbetet e verdhë, pothuaj pa erë, me shije të fortë
të hidhët. Gentiana lutea

54
Për nevoja industriale (prodhimi i pijeve të hidhëta alkoolike) përdoret rrënja e
fermentuar, e cila fitohet me tharje më të gjatë rrugës natyrore, në diell. Rrënja e tharë
kështu bëhet e kuqe në të kaftë, merr erë të veçantë dhe ka shije më të dobët të hidhët.

Bari. – Bari përbëhet prej rrënjës dhe rizomit të sanëzës (lincurës). Rizomi është
cilindrik, në pjesën e sipërme është mjaftë i vrazhdët, në pjesën e poshtme është
unazor i mbledhur. Rrënja është pak e degëzuar, me radhë të zgjatura. Rizomi dhe
rrënja janë mjaftë të fortë, nga jashtë të verdhë deri në të kuqe të kaftë, në thyerje të
lëmuara dha të verdha deri në të kuqe të kaftë. Në ujë mbufaten dhe bëhen të trasha.
Kanë erë të veçantë dhe shije shumë të hidhët.

Përbërja kimike. – Bari përmban heterozide të hidhëta të grupit të iridoideve.


Komponente kryesore janë: genciopikrozidi, sverciamarini dhe sverozidi. Përskaj
tyre, në sasi shumë të vogla është i përhapur amaragogentini, komponim natyrorë me
shije më të hidhët të shprehur që është e njohur deri tani (IA=58 000 000).
Bari që përmban ksantone prej të cilave vjen ngjyra e verdhë, sasi të konsideruara
të sheqernave, pektine, pak vaj eterik, vaj yndyror, tanine, dhe sekrete.

Veprimi. – Аperitiv, stomatik, tonik.


Përdorimi. – Bari dhe prparatet e lincurës janë ndër mjetet më të përdorura të
hidhëta amara, me veprim aperitiv. Tonizojnë sistemin digestiv dhe e rrisin sekretin
e tëmthit. Bari (Gentinae radix) shfrytëzohet në formë të dekokti, ekstrakt i dendur
dhe tinkturë (Tinct. Gentianae). Hynë në përbërjen e а Tinct. Chinae composita, Tinct.
Aloes composita dhe Tinct. amara. Bari i pulverizuar, ekstrakti dhe tinktura përdoren
për prodhimin e fitopreparateve.

Menyanthidis folium – gjethi i jonxhës së hidhët


Menyanthes trifoliata, fam. Menyanthaceae

Bari paraqet gjethin e tharë të bimës jonxha e hid-


hët, e mbledhur në kohën e lulëzimit. Jonxha e hid-
hët është bimë barishtore shumëvjeçare, me gjethe
të mëdha të trefishta, me mbajtëse gjethore të gjata,
të cilat në bazë formojnë dorezën gjethore. Gjethet e
veçanta janë të gjata deri 8 cm, të gjëra prej 3 deri 5
cm, me nerv kryesorë të shprehur, të dalë nga bishtëza.
Kërcelli lule mbajtës rritet deri 0,5 m dhe bartë lulesën
mbrojtëse prej luleve të mëdha të bardha ose roze të
zbehtë.

Menyanthes trifoliata

55
Jonxha e hidhët rritet në tërë Evropë, Azi dhe në Amerikën Veriore. Gjendet në
regjionet kënetore, në vendet me lagështi, në pjesën bregdetare në lumenj dhe liqene.

Bari. – Bari përbëhet prej pllakave gjethore dhe prej mbajtësve gjethore, të cilët
nuk duhet të jenë më të gjata se 3 cm. Gjethet janë me ngjyrë të errtë të gjelbër, të
këmbyera, të gjata prej 3 deri 8 cm, të zhveshura, të plota në skaje, me nerv kryesor të
theksuar, i dalë në bishtëza. Bari nuk ka erë, me shije të hidhët.

Përbërja kimike. – Bari përmban heterozide të hidhëta me strukturë iridoide (folia-


mentin, mentiafolin etj.), flavonoide (rutin), acide fenolike, tanine, vitamina C, karo-
tene etj.

Veprimi. – Аperitiv, stomatik, tonik.

Përdorimi. – Bari dhe preparatet e jonxhës së hidhët shfrytëzohen si mjete – amara,


për përmirësimin e apetitit dhe për rregullimin e funksionit të stomakut.

Centaurii herba – herba e kantarionit të kuq


Centaurium erythraea (Erythraea centaurium), fam. Gentianaceae

Bari bari paraqet pjesën nëntokësore të tharë të bimës


kantarioni i kuq, të mbledhur gjatë kohës së lulëzimit.

Kantarioni i kuq është bimë barishtore dyvjeçare, e


lartë deri 30 cm, në pjesën e sipërme është pak e degë-
zuar, me lule të kuqe të vendosura në aspektin terminal.
Gjethet janë të imëta, me mbajtëse gjethore të shkurta, të
kundrejta.
Rritet në tërë Evropën dhe në Azinë jugperëndimore.
Haset në livadhe të thata dhe vende gurore, në lartësi
mbidetare deri 1500 m.

Bari. – Bari përbëhet prej pjesëve të kërcellit këndorë


me ngjyrë të gjelbër të çiltër në të cilin janë vendosur
gjethe të kundrejta me nervaturë pothuaj paralele, në
skaje të plota dhe në maje të mprehta. Kërcelli në pjesën
e sipërme degëzohet dhe mbanë lule me ngjyrë vjollcë në
të kuqe të çiltër. Bari i thatë duhet ta ruajë ngjyrën naty-
rore të gjetheve dhe luleve. Nuk ka erë, shije të hidhtë
(IA=5000-10 000).
Centaurium erythraea

56
Përbërja kimike. – Bari përmban heterozide të idhëta të tipit iridoid: genciopikro-
zid, sverciamarin dhe amarogentin. Përmban derivate ksantine, flavonoide, sasi më të
mëdha të acideve fenolike etj.

Veprimi. - Аperitiv, stomatik, tonik.

Përdorimi. – Bari përdoret si mjet aperitiv amara. Përdoret për stimulimin e traktit
digestiv gjatë sëmundjeve të barkut, zorrëve, mushkërisë së zezë dhe sëmundjeve të
tëmthit. Më shpesh përdoret në formë infuze. Hynë në përbërjen e Species amara.

PYETJE PËR KONTROLLIMIN E NJOHURIVE TUAJA:

1. Në cilin grup të komponimeve heterozide bëjnë pjesë heterozidet e


hidhëta?
2. Cili është mekanizmi i veprimit të heterozideve të hidhëta?
3. Sqaro se ç’janë aperitivet, roboranset, tonikët!
4. Çfarë është lidhja midis veprimit dhe dozës së heterozideve të hidhëta?
5. Si duhet të merren barërat që përmbajnë heterozide të hidhëta?
6. Cilat janë indikacionet gjatë përdorimit të heterozideve të hidhëta?
7. Ç’është shkalle e hidhësisë (IA)? Si përcaktohet?
8. Numër barërat që përmbajnë heterozide të hidhëta!
9. Përshkruaj ndaras bimët dhe barërat që përmbajnë heterozide të
hidhëta!
10. Si përpunohet rrënja e lincurës për qëllime mjekësore, e si për nevoja
industriale?
11. Trego përbërjen kimike të barërave që përmbajnë heterozide të hidhëta!
12. Cila komponentë e grupit të heterozideve të hidhëta ka shije më të
shprehur të hidhët?

HULUMTO DHE MËSO MË SHUMË PËR:

• Përdorimi i lincurës në mjekësinë popullore,


• barërave bimore tjera që përdoren si aperitiv, tonik dhe roboranse.

57
 TEMA 1.6.

BARËRAT QË PËRMBAJNË
HETEROZIDE FENOLIKE

Heterozidet fenolike
Barërat që përmbajnë heterozide fenolike të thjeshta
- Uvae-ursi folium – gjethi i rrushit të ariut

Barërat që përmbajnë derivate të heterozideve f


enolike të acidit salicilik
- Salicis cortex – korja e shelgut të bardhë

Heterozidet fenolike
Komponimet fenolike janë grup i madh i produkteve natyrore. Ato janë kom-
ponime që në molekulë përmbajnë bërthamë aromatike për të cilën lidhe grupet -ОН.
Në varësi nga përbërja kimike mund të jenë: fenole të thjeshta, acide fenolike, derivate
fluoroglucinate dhe tanine.

Me termin heterozide fenolike shënohen fenolet e thjeshta me një unazë të benzolit,


të cilat kanë sheqerin e lidhur për grupin fenolik –OH dhe heterozide të acideve feno-
like të thjeshta midis cilave më të njohura janë produktet e acidit salicilik. Ky grup
përfshin numër relativisht të vogël të komponimeve. Prej heterozideve fenolike të
thjeshta më të rëndësishme janë arbutini dhe metilarbutini, ndërsa prej prodhimeve
të acidit salicilik – salicini.
Heterozidet fenolike të thjeshta janë mirë të tretshme në ujë dhe alkool. Janë shumë
jo stabile, lehtë hidrolizojnë dhe oksidohen, posaçërisht në mjedis alkalin.

58
Veprimi dhe përdorimi. – Heterozidet fenolike të thjeshta janë mjete uroantiseptike
shumë të rëndësishme, posaçërisht glukozidet arbutini dhe maetilarbutini. Prodhimet
e acidit salicilik kanë veprim antipiretik, analgetik dhe antiinflamator.

Barërat që përmbajnë arbutin dhe metilarbutin, kryesisht përdoren për trajtimin e


infeksioneve të traktit urinar, ndërsa barërat që përmbajnë heterozide të acidit salicilik
përdoren për trajtimin e reumës, ftohjeve, nevralgjive dhe sëmundjeve të ngjashme.
Më shpesh përdoren si çaje, më rrallë si forma ekstraktuese.

Barërat që përmbajnë heterozide fenolike të thjeshta


Uvae-ursi folium – gjethi i rrushit të ariut
Arctostaphylos uva-ursi, fam. Ericaceae

Bari paraqet gjethin e tharë të rrushit të ariut.

Rrushi i ariut, është shkurre e ultë e përhershme, e


përhapur në tërë Evropën, në pjesët veriore të Azisë
dhe Amerikën Veriore. Te ne haset në vendet e thata
gurore, dhe kullosa malore, shpesh në pyjet e pishës
së bardhë dhe të zezë. Në lartësi mbidetare mbi 1500
m. Ka kërcell të ultë dhe të degëzuar, me degë të imë-
ta, gjethe të forta dhe lëkurore dhe lule të trëndafilit
në të bardhë, të grumbulluara në lulesa rrushi. Fryti
është bërthamë topthore e kuqe.

Bari. –Gjethet janë të zgjatura, të gjata prej 1 deri


3 cm, të gjëra rreth 1 cm, në majë të shtypur, në bazë
Arctostaphylos uva-ursi ngushtohen dhe mbarojnë me mbajtëse të shkurtë.
Janë lëkurore, të forta, kërcore, nga faqja e përparme
kanë ngjyrë të gjelbër të mbyllur, në bishtëza më të shndritshme, me nerv të qitur
dhe rrjetë të dendur prej nervave anësore. Bari nuk ka erë, shija është e hidhët dhe
shtrënguese.

Përbërja kimike. – Bari përmban glikozide fenolike arbutin dhe metilarbutin, në


sasi prej 5 deri 12 %, flavonoide prej të cilave më i rëndësishëm është hiperozidi, ta-
nine galike etj.

Veprimi. – Uroantiseptik, diuretik dhe atstringent.

59
Përdorimi. – Gjethi i rrushit të ariut përdoret për trajtimin e sëmundjeve infektive
të traktit urinar siç janë: cistiti kronik, pielliti, cistopielliti etj. Ka veprim diuretik, i cili
u besohet flavonoideve (hiperizid). Përdoret në formë të maceratit të ftohtë ose infuz.
Gjethet duhet të imtësohen mirë që të mundet të ekstraktohet më lehtë dhe më mirë
arbutini. Në të njëjtën kohë rekomandohet përdorimi i tretësirës së bikarbonatit të
natriumit që të alkalizohet urina, me çka arrihet efekt më i mirë.
Uvae-ursifolium është përbërës i çajeve uroantiseptike dhe diuretike (Sp. Uro-
antisepticae dhe Sp. diureticae,).

INFORMATA TË DOBISHME:

Vitis-idaeae folium – gjethi i boronicës (boronicë e kuqe)


Vaccinium vitis-idaea, fam. Ericaceae

Si zëvendësim i rrushit të ariut mund të përdoret gjethi i boronicës, Vaccinium vitis-


idaea, fam. Ericaceae. Boronica e kuqe (në popull i njohur si brusnicë) është shkurrë e
gjelbër e përhershme me kërcell të drejtë. Gjethi (Vitis-idaeaefolium) është i gjatë prej 1
deri 3 cm, еlipsoid ose formë të kundërt të vezës, me mbajtëse të gjatë prej 1 deri 3 mm.
në maje është i shtypur dhe pak i thelluar. Nga faqja është ngjyrë të gjelbër dhe të mbyl-
lur dhe ka shkëlqim, ndërsa nga ana e kundërt ka ngjyrë të gjelbër të zbehtë, i zhveshur,
me pikë të errëta të gjëndrave. Nuk ka erë, shija është e hidhët dhe shtrënguese. Përmban
arbutin dhe metilarbutin (prej 5 deri 8%), tanine kateinike, flavonoide (hiperozid) dhe
komponente tjera. Vepron si uroaniseptik, diuretik dhe atstringent. Përdoret për tra-
jtimin e e sëmundjeve të ngjashme të traktit urinar, sikur edhe rrushi i ariut. Мund të
përdoret edhe për trajtimin e diareve (tanine katehinike).

60
Barërat që përmbajnë derivate të heterozideve fenolike të
acidit salicilik
Salicis cortex – korja e shelgut të bardhë
Salix alba, fam. Salicaceae

Bari paraqet korën e tharë të shelgut të bardhë (Salix alba), ndërsa si lëndë shëruese
mund të shfrytëzohet edhe korja e llojeve tjera të shelgut, siç janë Salix purpurea dhe
Salix fragilis.
Shelgjet janë bimë drunore, të përhapura në tërë Evropën. Shelgu i bardhë është
dru gjetherënës i lartë rreth 25 m, me trung jo të drejtë dhe degë të lakuara. Te ne ha-
set në vendet me lagështi, përskaj lumenjve dhe liqeneve, gjendet në lartësi mbidetare
deri në 1000 m.

Bari. – Коrja e shelgut gjendet në formë të pjesëve


të zgjatura, të gjata prej 25 deri 30 cm, me trashësi prej
2 deri 3 mm. Nga ana e jashtme është e përhimët,e kaf-
të ose e gjelbër deri në të kaftë, me thyerje të qimëzuar.
Nuk ka erë, shija është e hidhtë dhe shtrënguese.

Përbërja kimike. – Bari përmban heterozidin


fenolik saslicilik prej 5 deri 7%, glukozide tjera feno-
like, tanine katehinike dhe komponentë tjera. Salicini
pas hidrolizës në traktin digestiv liron acidin salicilik.

Veprimi. – Аntipiretik, antiinflamator dhe


analgetik.

Përdorimi. – Bari përdoret për trajtimin e artri-


tisit, reumës së ashpër dhe kronike (gishtit). Veprimi
Salix alba i besohet acidit salicilik që lirohet gjatë hidrolizës së
salicinit. Në mjekësinë popullore përdoret si mjet kundër diarresë (për shkak të përm-
bajtjes së tanineve), si atstringent dhe mjet inflamatorë gjatë ndezjeve të qiellzës edhe
të gingiveve.

61
PYETJE PËR KONTROLLIMIN E NJOHURIVE TUAJA:

1. Çka paraqesin komponimet fenole dhe çfarë grupe të komponimeve


fenole paraqiten në organizmat bimore?
2. Sqaro se çfarë komponime janë heterozidet fenolike! Si mund të ndahen?
Përmend më të rëndësishmet!
3. Çfarë veti kanë heterozidet fenolike?
4. Çfarë veprimesh kanë heterozidet fenolike të thjeshta, dhe çfarë veprime
kanë derivatet e acidit salicilik?
5. Cilat janë barërat më të rëndësishme që përmbajnë heterozidet fenolike
prej dy grupeve?
6. Përshkruaj bimët dhe barërat që përmbajnë heterozide fenolike!
7. Trego përbërjen kimike themelore të barërave që përmbajnë heterozide
fenolike!
8. Si shfrytëzohen dhe në çka bazohet përdorimi i barërave që përmbajnë
heterozide fenolike?

HULUMO DHE MËSO MË SHUMË PËR:

• Për barërat me përbërje kimike të ndryshme që veprojnë në mënyrë diuretike.


• Si është zbuluar bari aspirinë?

62
 TEMA 1.7.

BARËRAT QË PËRMBAJNË
HETEROZIDE FLAVONOIDE

Heterozidet flavonoide
Barërat që përmbajnë heterozide flavonoide
normale:
- Betulae folium – gjethi i mështeknës (brezës),
- Tiliae flos – lulja e blinit,
- Sambuciflos – lulja e shtogut,
- Crataegi folium cum flore – gjethi me lulen e drizës,
- Equiseti herba – bari i bishtit të kalit

Аntocianet

Barërat që përmbajnë antociane


- Myrtilli fructus – fryti i drurit të pishës

Heterozidet flavonoide
Flavonoidet janë grupi më i madh dhe më i përhapur i komponimeve fenolike
bimore. Моlekula e flavonoideve është e ndërtuar prej dy bërthamave aromatike (ra-
dikaleve fenile А dhe B) midis të cilave formohet unaza heterocikike γ –pirone ose
γ-pirane. Varësisht nga struktura e unazës heterciklike dallojmë dy grupe:
• benzo-γ-pirone ose hormone (flavone) dhe
• benzo-γ-pirane ose hormone (flavane).

63
hromon hromon
(benzo-γ-piron) (benzo-γ-piron)

Strukturat themelore të flavonoideve

Varësisht nga struktura e unazës heterociklike, numri dhe shpërndarja e grupe-


ve –OH të lidhura për unazat А dhe B ose për unazën heterociklike dhe prezencës
ose mungesës të lidhjes dyfishore në unazën heterociklike, flavonoidet ndahen në më
shumë grupe komponimesh, prej të cilëve më të rëndësishme janë: favonoidet e rregull-
ta (flavone dhe flavonole), halkone, аurone, katehine, leukocianidine dhe amocianidine.
Komponimet flavonoide karakterizohen me prezencë të grupeve –OH, që mund
të jenë të lira, të metiuara ose të hidhura me lidhje glikozide. Për shkak të pranisë
të grupeve të lira- OH që janë të lidhura për bërthamën aromatike (grupe fenole)
konsiderohen si komponime fenolike. Prania e grupeve fenole është me rëndësi për
aktivitetin biologjik dhe farmakologjik të flavonoideve.

Flavonoidet në indet bimore paraqiten në formë të heterozideve, më pak


si aglikone të lira. Sheqeri më shpesh lidhet për ndonjë grup –OH të lirë, me çka
formohen O-heterozidet. Përskaj O-heterozideve, shumë të rëndësishme janë
C-heterozidet, te të cilët sheqeri lidhet drejtpërdrejt për atomin e –C të bërthamës
flavonoide. C-heterozidet janë shumë më stabile në krahasim me O- heterozidet, janë
të rezistueshme ndaj hidrolizës, madje edhe gjatë ngrohjes më të gjatë me acide të
përqendruara.
Flavone dhe favonole më të rëndësishme janë: аpigenini, luteolini dhe kvercetini,
ndërsa prej heterozideve: rutini dhe hiperozidi.

Komponimet favonoide kanë marrë emrin prej parashtesës flavus që d.m.th. verdhë,
pasi që numri më i madh i tyre janë të ngjyrosura me të verdhë. Flavonet, flavonolet,
posaçërisht halkonet dhe auronet janë të verdha deri në portokallte. Leukoantocianet
dhe katehinet janë pa ngjyrë. Аntocianidinet janë më intensivisht të ngjyrosura, prej
portokalli-të kuq, kuqe-vjollce deri në të kaltra. Ato janë bartës të ngjyrës së luleve dhe
të fryteve.

64
Рërhapja dhe lokalizimi. – Flavonoidet sintetizohen dhe grumbullohen në gjitha
indet bimore dhe organe, kryesisht në formë të glukoziteve. Në këtë formë janë të
tretshme në lëngun qelizorë. Në bimë janë shumë të shpeshta dhe pothuaj nuk ka lloje
që nuk formojnë flavonoide, por sasia e tyre ndryshon në kufij shumë të gjerë (prej
gjurmëve deri mbi 20%). Janë karakteristike posaçërisht për bimët farëveshura.
Aglikonet flavonoide si komponente liposolubile shpesh tajiten si eksudat në sipër-
faqe të gjetheve dhe të luleve, në formë të mbulesës së miellit ose të përziera me ku-
tikulën. Konsiderohet se favonoidet e lokaizuara sipërfaqësore kanë rol mbrojtës në
pengimin e veprimit të dëmshëm të rrezeve -UV. Format heterozide shpesh lokalizo-
hen në qelizat epidermale, ku me siguri kanë rolin e njëjtë mbrojtës.

Vetitë. –Heterozidet flavonoide në kuptimin më të ngushtë të fjalës (flavone dhe fla-


vonole) janë substanca kristalore me nuance të ndryshme të ngjyrës së verdhë, të tret-
shme në: ujë, alkool dhe tretës polarë. Aglikonet flavonoide janë substanca kristalore
me ngjyrë të verdhë, lipofile dhe të tretshme në tretës jo polarë.
Në tretësirë të flavonoideve alkaline ngjyrosen intensivisht në të verdhë, ndërsa
nën veprimin e dritës ultravjollce fluoreshojnë.

Veprimi. – Flavonoidet hyjnë në një varg të reaksioneve oksido-reduktuese në or-


ganizmin e njeriut. Konsiderohet se për disa veti të tyre me rëndësi është prania e vi-
taminës C. Shikuar në përgjithësi, grupe të ndryshme flavonoide veprojnë në mënyrat
vijuese:
- flavonet: në mënyrë spazmolitike, hipotenzive dhe baktericide,
- flavonolet: në mënyrë kapilaroprotektive, diuretike, spazmolitike, kardiotonike;
- leukocianidinet: аntikancerogene;
- аntocianidinet: kapilaroprotektive.

Përdorimi. – Bimët bimore që përmbajnë flavonoide shfrytëzohen tradicionalisht


për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, më shpesh në formë të çajeve. Në fitoter-
apinë bashkëkohore përdoren kryesisht për trajtimin e sëmundjeve vijuese:
- sëmundje të sistemit kardiovaskular;
- sëmundje dhe çrregullime të funksionit digestiv, duke përfshi edhe mushkërinë
e zezë;
- sëmundje dhe çrregullime të funksionit të traktit urinar.

Barërat flavonoide shpesh përdoren edhe në format ekstraktuese që shtohen në


forma farmaceutike të dozuara (ekstrakti i ginko, i drizës etj.).

65
Disa barëra bimore sot janë më të rëndësishme si lëndë për ekstraktimin industrial
të flavonoideve (kvercetin, hesperidin, rutin). Flavonoidet e izouara gjejnë përdorim
në terapinë e sëmundjeve të shkaktuara prej insufciencës së kapilareve dhe venave, në
formë të tonikëve të venave ose si preparate të kombinuara për përdorim të jashtëm
që veprojnë si në mënyrë protektive në enët e gjakut.

PYETJE PËR KONTROLLIMIN E NJOHURIVE TUAJA:

1. Sqaro strukturën kimike të flavonoideve!


2. Cila është arsyeja që flavonet mund të konsiderohen si komponime fenole?
3. Si klasifikohen flavonoidet?
4. Si janë të ngjyrosura flavonoidet?
5. Кu janë të lokalizuara flavonoidet në indet bimore?
6. Çfarë rëndësie kanë flavonoidet për botën bimore?
7. Cilat janë flavonet, flavonolet dhe heterozidet favonoide më të
rëndësishme?
8. Çfarë veprimi kanë llojet e ndryshme të flavonoideve?
9. Si shfrytëzohen barërat flavonoide?

Barërat që përmbajnë heterozide flavonoide të rregullta


Betulae folium – gjethi i mështekës (brezës)
Betula pendula (B. verrucosa), Betula pubescens, fam. Betulaceae

Bari paraqet gjethin e tharë të bimës mështekra (breza).

Mështekra është dru me lartësi prej 30 m, me korë karakteristike të bardhë, të


lëmuar, pupthi i të cilës ka prerje horizontale dhe në formë të shiritave qërohet prej
trungut. Gjethet janë romboide, në maje të mprehta, në skaje të dhëmbëzuara, me
mbajtëse gjethore të gjata. Gjethet e reja kanë sekret ngjitës, ndërsa të vjetrat janë
të zhveshura dhe kanë shkëlqim. Lulet mashkullore janë të mbledhura me ngjyrë të
kaftë, me rese cilindrike, prej të cilëve nga dy janë të varura, ndërsa lulet femërore me
rese më të vogla me ngjyrë të gjelbër, janë të drejtuara tatëpjetë.

66
Mështeknat rriten në pyjet e Evropës lindore dhe
në pjesën perëndimore të Sibirit. Te ne kultivohen si
drunj dekorativ nëpër parqe.

Grumbullimi. – Gjethet e mështeknës grumbullo-


hen gjatë verës kur janë të zhvilluara mirë. Thahen të
renditura në shtresa të holla, në erë dhe hije.

Bari. – Gjethet e thara janë tri këndore ose rom-


boide, në maje të mprehta, në skaje të dhëmbëzuara
në forma jo të rregullta, të zhveshura dhe të shkëlqye-
Betula pendula shme, me nerva të hollë dhe të ndritshëm. Me qën-
drim më afatgjatë (gjatë ruajtjes së barërave të vjetra)
marrin ngjyrë të kuqe në të kaftë, e cila vjen nga antocianet e formuara. Bari ka erë të
dobët, aromatike dhe shije të hidhët.

Përbërja kimike. – Bari përmban flavonoide (2-5%), kryesisht heterozide, kvercitrin


dhe heterozide tjera të kvercetinit, kempferol dhe miricitin. Përmban komponente tri-
terpene, tanine, vitamine, pak vaj eterik (0,5%), acide fenolike dhe komponente tjera.

Veprimi. – Diuretik.

Përdorimi. – Gjethi i mështeknës përdoret në formë të çajeve diuretike, në kom-


binim me barëra tjera diuretike. Prej barit përpunohet ekstrakti i thatë që përdoret për
prodhimin e fitopreparateve me veprim diuretik.
Në mjekësinë popullore shfrytëzohet për trajtimin e reumës dhe artritisit, kundër
rënies së flokëve dhe për „pastrimin e gjakut” (depurativa).

INFORMATA TË DOBISHME:

Betulae gemmae janë piptha gjethorë të mështeknës (brezës). Grumbullohen


herët në pranverë dhe thahen në ambient të hapur, të vendosura në shtresë të holla.
Kanë formë konuse, gjatësi deri 7 mm dhe gjerësi deri 3 mm. Nga ana e jashtme janë
të mbuluara me luspe të vendosura formë qeramidhe me ngjyrë të kaftë. Kanë erë
balsami dhe shije të hidhët rrëshinore. Përmbajnë komponente të ndryshme (triter-
pene, flavonoide) pro, veçanërisht e rëndësishme prezenca e vajit eterik (deri 8%),
që paraqet lëng të dendur me erë të këndshme që përkujton trëndafilin. Мund të
izolohet me anë të distilimit me avuj uji.
Betulae gemmae kanë veprim antiseptik, shfrytëzohen edhe për disa sëmund-
je të lëkurës. Në mjekësinë popullore shfrytëzohen për trajtimin e reumës dhe
artritisit.

67
Tiliae flos – lulja e blinit
Tilia cordata (T. parvifolia), Tilia platyphyllos (T. grandifolia), fam.
Tiliaceae

Bari paraqet lulen e tharë të bimës së blinit.

Blini është dru, i lartë deri 30 m, me trungun e


degëzuar dhe të dendur. Dy llojet, blini me gjethe të
vogla dhe me gjethe të mëdha, dallohen sipas for-
mës dhe për nga madhësia e gjetheve, luleve dhe
para lules (braktea).
Blini me gjethe të vogla (T. cordata) nga faqja ka
ngjyrë të errtë të gjelbër, ndërsa nga ana e kundërt
ka ngjyrë të çiltër të gjelbër, përderisa te blini me
gjethe të mëdha (T. plathyphyllos) nga të dyja anët
janë me ngjyrë të çiltër të gjelbër.
Tilia platyphyllos

Blini lulëzon në qershor, blini me gjethe të vogla në gjysmën e parë të muajit, ndër-
sa blini me gjethe të mëdha dy javë më vonë.

Blinet janë të përhapura në tërë Evropën. Rriten në pyjet malore, kultivohen si


drunj dekorativ në parqe. Te ne shumë më shpesh haset blini i argjendtë (Tilia ar-
gentea), i cili kultivohet si dru dekorativ. Gjethet e blinit të argjendtë nga faqja janë
të gjelbra, ndërsa nga ana e kundërt kanë ngjyrë të argjendtë të bardhë, për shkak të
numrit të madh të qimeve. Lulet e blinit të argjendtë nuk shfrytëzohen si barë.

Bari. – Si barë përdoret lulesa me brakten (Tiliae flos cum bracteis) ose vetëm lulesa
(Tiliaeflos sine bracteis). Lulesat janë cimoze, me mbajtëse deri në gjysmë me brakten,
kah gjatësia e nervit kryesorë. Braktea ka formë lancete, në skaje e plotë, lëkurore,
me nerva të holla të vendosura në rrjetë. Lulesa e blinit me gjethe të mëdha përmban
vetëm 2-5 lule, prej të cilave tri janë më të mëdha. Braktea nuk ka mbajtëse. Blini me
gjethe të vogla ka lulesa të përbëra prej 5 deri 7 luleve (mundet edhe deri 15), ndërsa
braktea ka mbajtëse.

Përbërja kimike. – Bari përmban heterozide flavonole deri 1%, sasi më të madhe të
heterozideve të acideve fenolike (rreth 3%), tëmtha rreth 10%,tanine (në braktenë) etj.
Era e barit vjen nga vaji eterik.

Veprimi. – Dijaforetik, antimikrobik, antiinflamator, dhe diuretik.

68
Përdorimi. – lulja e blinit përdoret në formë të çajit, gjatë infeksioneve të rrugëve të
sipërme të frymëmarrjes (mukozave), si mjet për djersitje gjatë ftohjes, gjatë gjendjeve
fibrile, si spazmolitik (favonoide) dhe si mjet inflamator. Ka veprim të lehtë sedativ
dhe përdoret si përbërës i çajeve të kombinuara për qetësim.

Sambuci flos – lulja e shtogut


Sambucus nigra, fam. Caprifoliaceae

Bari paraqet lulen e tharë të bimës së shtogut.

Shtogu është dru ose shkurre, me lartësi prej 2 deri


6 m. Ka gjethe të këmbyera, me 3-9 pllaka gjethore të
zgjatura, në skaje të dhëmbëzuara, në maje të mpreh-
ta. Lulet janë të grumbulluara në lulesa treminale
mbrojtëse. Fryti është kokrrizë e lëngtë me ngjyrë të
zezë-vjollce.
Rritet nëpër tërë Evropën, në vende me lagështi të
mjaftueshme.

Bari. – Lulet kanë mbështjellës pesë dhëmbëzore,


të verdha si tufë me gjethe të venitura, të rritura në
bazë. Kanë pesë thekë me qese të mëdha (antera).
Lulet e thara kanë erë të dobët të veçantë dhe shije të
Sambucus nigra
ëmbël tëmthore.

Përbërja kimike. – Bari përmban flavonoide (rutin, hiperozid) prej 1 deri 2 %,


heterozide të acideve fenolike, gjurmë të heterozideve cianogene (prunazin dhe sam-
bunigrin) dhe derivate triterpene. Në sasi më të vogla përmban vaj eterik, tëmthe,
tanine dhe komponente tjera.

Veprimi. – Dijaforetik, emolient dhe diuretik.

Përdorimi. – Lulja e shtogut përdoret gjatë ftohjeve dhe gripit, si dhe gjatë for-
mave të ndryshme të kollitjes. Më shpesh përdoret në kombinim me lulen e blinit.
Rekomandohet për shpëlarjen e gojës, për gargara gjatë stomatiteve dhe ndezje të
rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Ka veprim të lehtë laksantiv (për shkak të përm-
bajtjes së tëmthave) dhe shpesh përdoret në çaje të kombinuara me veprim laksantiv.

69
Crataegi folium cum flore – gjethi me lulen e drizës
Crataegus monogyna, Crataegus oxyacantha, fam. Rosaceae

Si barë përdoren gjethet me lulet e drizës së bardhë dhe të kuqe.

Driza është dru gjemborë ose shkurre, me


lartësi deri 5 m. Driza e bardhë (Crataegus oxyacan-
tha) ka gjethe polimorfe, të ndara në 3 deri 7 pjesë,
në skaje me dhëmbëzim jo të rregullt. Lulet janë
të bardha ose ngjyrë të çelur trëndafili, të grum-
bulluara në lulesa. Fryti është gështenjë e imtë me
ngjyrë të kuqe. Rritet në pyje të thata dushkore, por
edhe në vende heliofile (me diell) dhe kserofile (të
thata). Gjerësisht e përhapur në tërë Evropën.
Driza e kuqe (Crataegus monogyna) ka gjethe
në skaje të dhëmbëzuara dhe në 3 deri 5 vende cekët
të gërryera. Lulet janë të bardha dhe në të kuqe, të
Crataegus monogyna
mbledhura në tufa. Lulëzon në gjysmën e parë të
majit, dy javë para drizës së bardhë. Fryti është gështenjë e zgjatur e kuqe. Rritet në
vendbanime më të ftohta në krahasim me drizën e bardhë, në vende më të larta, në
brezin e pyjeve dushkore deri në pyjet e larta ahore, deri 1600 m lartësi mbidetare.

Bari. – Lulet e drizës janë 5-anëtarëshe, me pesë qese dhe me pesë gjethe, me
shumë pistile. Gjethet janë të prera thellë, në tri deri pesë, ose shtatë pjesë, me skaje jo
njëtrajtësisht të dhëmbëzuara. Era e barit është e dobët, karakteristike, shije të hidhtë
tëmthore.

Përbërja kimike. – Bari përmban favonoide prej 1 deri 2 % dhe proantocianure prej
2 deri 3 %. Komponenta kryesore flavonoide është hiperozidi, ndërsa në sasi më të
vogla është i pranishëm rutini. Për barin janë të rëndësishme C-gikozidet flavonike.

Veprimi. - Kardiotonik, vazodillatotorik dhe antihipertenziv.

Përdorimi. – Driza përdoret për trajtimin e formave më të lehta të insuficiencës së


zemrës ku vijnë në shprehje veprimi kardiotonik dhe vazodillatotorik. Rekomandohet
për trajtimin e shtypjes së ngritur të gjakut.
Më shpesh përdoret në formë të infuzit (në mjekësinë popullore) ose si pluhur, tin-
kturë ose ekstrakt. Sot, gjithnjë e më shumë përdoren forma të dozuara farmaceutike
të lëngëta ose të ngurta që përmbajnë ekstrakt të standardizuar të drizës.

70
Equiseti herba – herba e këputjes (bar kali, bari i hidhët)
Equisetum arvense, fam. Equisetaceae

Bari paraqet herbën e tharë nga njësitë e sterilizuara të bimës bishti i kalit.

Bishti i kalit është bimë barishtore, i cila zh-


villon kërcej steril me degë të hapura anësore, të
vendosura në boshte dhe të mbuluara me gjethe të
imëta luspore, si dhe kërcej fertil, të cilët nuk kanë
degë sterile anësore, ndërsa zhvillojnë sporangie.
Rritet si byk hedhës në vendet me lagështi
nëpër tërë Evropën.

Bari.- Si bar përdoren pjesët nëntokësore të


kërcejve steril. Grumbullohen gjatë verës dhe tha-
hen rrugës natyrore. Përbëhen prej pjesëve të ndara
të nyjëzuara të kërcellit dhe degëve, për së gjati të
Equisetumm arvense
mbledhura dhe në brendi të zbrazëta. Nuk kanë
erë, dhe pa shije.

Përbërja kimike. – Bari përmban sasi të mëdha të materieve minerale, sasi më të


mëdha të SiO2 (hiri i përgjithshëm sillet deri 20%). Përmban acide fenolike, flavonoide
dhe komponente tjera. Sipas disa autorëve përmban komponime saponine, ndërsa si-
pas disave përmban komponente triterpene që i ngjajnë saponineve.

Përdorimi. – Herba e bishtit të kalit më shpesh përdoret si çaj, në kombinim me


barëra tjera diuretike. Ka efekte të mira gjatë proceseve inflamatore të traktit urinar,
e shton tajitjen e ujit, gjatë kësaj nuk shkakton çrregullime elektrolitike. Në mjekësi-
në popullore përdoret për ndaljen e gjakderdhjeve më të vogla, ndërsa për shkak të
përmbajtjes së silikateve, përdoret si plotësues gjatë terapisë së tuberkulozit.

Аntocianet
Аntocianet janë forma heterozide të antocianidineve. Аntocianidinet jaë produkte
të reduktuara të flavonoleve. Paraqiten si aglikone të lira ose të lidhura me sheqerna si
heterozide. Format heterozide (аntocianet), Ċjanë рigmente bimore që më mirë treten
në ujë dhe varësisht nga ambienti i pH ngjyrosen në të kuqe, të kaltër ose vjollcë. Janë

71
bartës të ngjyrës së luleve dhe fryteve, në vjeshtë edhe të gjetheve. Emri i tyre rrjedh
nga greqishtja anthos – lule dhe kyanos - kaltër.
Аntocianet janë shumë të përhapura në botën bimore. Deri tani janë të njohu-
ra rreth 30 antocianidine të ndryshme, përderisa numri i heterozideve të tyre është
shumë më i madh dhe sillet në mbi 400 struktura të ndryshme.

Veprimi. – Аntocianet bëjnë pjesë në grupin e bioflavonoideve, produkte natyrore


që veprojnë në mënyrë kapilaroprotektive. Tregojnë veprim antiinflamatorë, është e
njohur se kontribuojnë edhe për funksionimin më të mirë të syve, me regjenerimin e
purpurit të pamjes.

Përdorimi. – Për qëllime terapeutike, antocianet, të izoluara në gjendje të pastër ose


ekstraktet bimore që i përmbajnë, përdoren për trajtimin e sëmundjeve që paraqiten
si pasojë e insuficiencës së enëve venoze të gjakut. Gjejnë përdorim për trajtimin e
retinopative që dalin nga pasojat e diabetesit.

Barërat që përmbajnë antociane


Myrtilli fructus – fryti i drurit boronicës
Vaccinium myrtillus, fam. Ericaceae

Si barë përdoret fryti i tharë i bimës së boronicës.

Boronica është shkurre e ultë, me lartësi deri


40 cm. Gjethet kanë pllakë gjethore, të hollë, në
maje pak të mprehtë, në skaje imtë të dhëmbë-
zuara, me nervaturë të dendur rrjetore. Frytet janë
kokrriza me ngjyrë vjollce të errët. Rritet nëpër
livadhe malore, nëpër male, në lartësi mbidetare
më të lartë.

Bari.- Fryti i boronicës është kokrrizë e shty-


pur me ngjyrë vjollce të errë, në anën e errtë ka palë
epidermale në formë të kurorës. Fryti i freskët ka
shije të këndshme të ëmbël, pa erë. Rrezja e fryteve
të thata është prej 3 deri 5 mm.

Vaccinium myrtillus

72
Veprimi. – Аntiseptik, antiinflamatorik, antidermatoz dhe atstritengent.

Përdorimi. – Fryti i boronicës përdoret si mjet kundër diarresë, ndërsa për vepri-
min e boronicës përgjegjëse janë taninet. Kompleksi antocianik i frytit përdoret për
prodhimin e preparateve për trajtimin e kapilaropatisë, posaçërisht te personat me
shikueshmëri të dobët dhe retinopati, të shkaktuara si pasojë nga diabetes melitus
(retino patia diabetica).

Përskaj fryteve, posaçërisht për mjekësinë popullore, gjen përdorim edhe gjethi i
boronicës (Myrtillifolium). Përmban flavonoide dhe sasi të vogla të komponimeve
fenole (hidrokinon, arbutin dhe metilarbutin), dhe përdoret si zëvendësim i Uvae ursi
folium, por me efekt shumë më të dobët. Është vërtetetuar se gjethi i boronicës ka ve-
prim hipoglikemik.

INFORMATA TË DOBISHME:

Aroniae fructus – fryti i aronia


Aronia melanocarpa, fam. Rosaceae

Fryti i aronia është interesant si fitonutrient, por për shkak të përmbajtjes së sa-
sive të mjaftueshme të komponimeve fenole (posaçërisht të antocianeve dhe proan-
tocianidineve), gjen përdorim edhe për qëllime profilaktike gjatë arteriosklerozës,
hipertenzisë, diabetesit etj. Jep rezultate të mira si antioksidans, si kapilaroprotektiv
dhe si mjet antiinflamator.

HULUMTO DHE MËSO MË SHUMË PËR:

• Flavonoidet si antioksidans natyrorë,


• Barërat që përmbajnë izoflavonoide,
• Rëndësia e barit Ginkgo folium,
• Bbarërat me veprim kapilaroprotektiv.

73
PYETJE PËR KONTROLLIMIN E NJOHURIVE TUAJA:

1. Emërto barërat që përmbajnë heterozide flavonoide!


2. Përshkruaj bimën e mështeknës! Çka përdoret si barë te mështekra
(breza)? Кur dhe si grumbullohet?
3. Si vepron dhe për çka përdoret Betulae folium? Si përdoret në mjekësinë
popullore?
4. Ç’farë njohuri ke për barin Betulae gemmae?
5. Prej cilave lloje të blinit përfitohet bari Tiliae flos? Bëje krahasimin e
karakteristikave makroskopike të tyre!
6. Trego përbërjen kimike të Tiliae flos!
7. Çfarë veprime ka dhe si shfrytëzohet bari Tiliae flos?
8. Përshkruaje bimën e shtogut dhe barin që përfitohet prej saj!
9. Çka përmban lulja e shtogut?
10. Çfarë veprime dhe çfarë përdorimi ka Sambuci flos?
11. Çfarë njohuri ke për bimën e drizës (farëkuqes)?
12. Çka mblidhet si barë te bima e drizës? Si duket bari?
13. Cilat janë komponentët më të rëndësishme në përbërjen kimike të
Crataegi folium cum flore?
14. Si veprojnë dhe si shfrytëzohen gjethi dhe lulja e drizës?
15. Ç’janë antocianidinet, dhe ç’janë antocianet?
16. Çfarë rëndësia kanë antocianet për bimët?
17. Sqaro prejardhjen e emrit të antocianeve!
18. Arsyeto veprimet e antocianeve! Кu gjejnë përdorim antocianet?
19. Sa di për barin Myrtilli fructus?

74

 TEMA 1.8.

BARËRAT QË PËRMBAJNË
KUMARIN DHE HETEROZIDE
KUMARINE

Kumarinet dhe heterozidet kumarine


Barërat që përmbajnë heterozide kumarine:
- Meliloti herba – herba e makthit,
- Ammi visnagae fructus – fryti i visnaga

Kumarinet dhe heterozidet kumarine


Kumarinet janë produkte natyrore në strukturën e të cilëve marrin pjesë benzo-
α-pironi gjegjësisht sistemi i kondensuar i α-pironit dhe benzenit, i cili quhet sistem
kumarinik.

kumarini
Struktura themelore e kumarinit

Organizmat bimorë formojnë kumarine të ndryshme dhe heterozide kumarinike.


Konsiderohet se format më të thjeshta formohen gjatë tharjes së barërave dhe se në or-
ganizmat e gjallë ekzistojnë vetëm si glikozide të acidit hidroksicimetik. Gjatë tharjes së
barërave vjen deri te zbërthimi i këtyre glikozideve dhe deri te transformimi i acideve

75
të liruara në kumarine, arsye për të cilën barërat e këtilla lirojnë erë karakteristike të
veçantë, erë e njohur si të barit të kositur.

Përbërja kimike dhe klasifikimi. – Kumarinet mundet të kenë përbërje themelore të


kumarinit, me shkallë të ndryshme të substituimit me grupe hidroksile dhe metoksi-
grupe, ose të jenë të kondensuar me unaza të tjera siç janë unaza e furanit ose piranit.
Kështu, në bazë të ndërtimit kimik kumarinet klasifikohen në tri grupe themelore:

1. hidroksi dhe metoksikumarine (umbeliferoni, herniarini, eskuletini etj.),


2. furanokumarine (psoraleni, metoksipsoraleni etj.),
3. piranokumarine (visnadini etj.).

Grup i veçantë i produkteve kumarine janë dikumarinet, te të cilat dy unaza ku-


marine lidhen midis tyre, me urë metilenike. Dikumarinet formohen me procesin e
fermentimit të materialit bimorë dhe nën veprimin e mikroorganizmave. Rëndësi më
të madhe ka komponimi dikumaroli, i cili për herë të parë është izoluar prej sanës së
mykur të trifilit.

Рërhapja dhe lokalizimi. – Кumarinet janë prodhime të shpeshta bimore, të


përhapura si përfaqësues të numrit të madh të familjeve prej të cilëve posaçërisht
të rëndësishme janë: Apiaceae, Rutaceae, Fabaceae, Hippocastanaceae, Solanaceae,
Asteraceae dhe tj. Kumarinet e thjeshta (hidroksi dhe metoksi derivatet) paraqiten
më shpesh se kumarinet e përbëra (furano dhe pirano derivatet).
Kumarinet në bimë gjenden të lira ose në forma heterozide, ndërsa sasia e tyre
varion prej 0,2 deri 10 %. Janë të lokalizuara kryesisht në organet nëntokësore, në
kore, në fara, në fryte dhe pupthat e luleve, ndërsa më pak janë prezentë në kërcej ose
në gjethe.

Veprimi. – Кumarinet tregojnë aktivitet të ndryshëm biologjik dhe farmakologjik.


Si më të rëndësishme dhe më të njohura konsiderohen:
- veprim spazmolitik, karakteristik për hidroksi dhe metoksikumarinet,
- koronarodilatatorik, karakteristik për furanokumarinet dhe
- veprimi fotosenzibilik, karakteristik për piranokumarinet.

Prej veprimeve tjera të çmueshme për ti theksuar janë: veprimi diuretik, antiseptik
dhe hipotenziv të disa barërave kumarine, ndërsa shumica e tyre edhe veprim të dobët
sedativ. Disa kumarine tregojnë aktivitet kapilaro protektiv.

Komponimi dikumarol është një nga antikoagulanset natyrore më të rëndësishme.


Vepron si antagonist (аntivitamin) të faktorit antihemoragjik (vitamin К1 = filoki-
non). Sot prodhohet sintetikisht.

76
Përdorimi.- Barërat kumarine gjejnë përdorim për zbutjen e dhembjeve të shkaktu-
ara prej spazmave të muskulaturës së lëmuarMë shpesh përdoren si çaje, në kombinim
me barëra tjera me veprim të ngjashëm. Hyjnë në përbërjen edhe të çajeve diuretike.
Format ekstraktuese të disa barërave kumarine gjejnë përdorim për trajtimin e
proceseve inflamatorike të venave të gjakut.
Disa barëra që përmbajnë furanokumarine shfrytëzohen për shërimin e vitiligo
dhe leukodermive (psoriaza). Efektet pozitive në trajtimin e sëmundjeve të tilla ju
detyrohen furanokumarineve fotoaktive, të cilat kanë aftësi ta zmadhojnë numrin e
melanocititeve dhe sasinë e pigmentit melanin të krijuara në indin nën lëkurorë.
Komponimi dikumaroli shfrytëzohet për profilaksa dhe në shërimin e trombozës,
infarktit të miokardit, tromboflebitit, embolisë dhe sëmundjeve tjera.

Тоksiciteti. – Disa kumarine kanë veprim të shprehur toksik në organizmin e njer-


iut. Në këtë kuptim posaçërisht është interesant aflatoksini, produkt kumarinik që e
riprodhon myku Aspergillus flavus, i cili zhvillohet në produktet ushqimore. Është
vërtetuar se aflatoksini ka veprim të shprehur kancerogjen.
Bimët që përmbajnë furanokumarine mund të shkaktojnë reaksione alergjike të
ndjeshmërisë, që ju detyrohen aktivitetit fototoksik të furanokumarineve. Simptomat
e rëndomta janë: proceset e ndezjes në lëkurë (fotodermatitis), ngjirje, skuqje dhe
hiperpigmentacion: Ficus carica, Ruta gra-veolens, Pastinaca ssp., Ammi ssp. dhe tj.

Barërat që përmbajnë kumarine dhe


heterozide kumarinike
Meliloti herba – herba e makthit (trifilit të kalit) –
Melilotus officinalis, fam. Fabaceae

Bari paraqet pjesët nëntokësore të thara me lulet e bimës të makthit.

Trifili i kalit ose makthi është bimë barishtore, e përhapur në Evropë dhe në Azi.
Gjendet në vende me lagështi, përskaj rrugëve, si byk hedhës, deri 800 m lartësi
mbidetare.

77
Bari. – Bari përmban kërcej me pak gjethe dhe
lule të verdha të vendosura si lulesa formë kalliri.
Gjethet janë të këmbyera, trefishe, me pllaka elip-
soide, të gjata 1-2 cm, në skaje mprehtë të dhëm-
bëzuara. Lulesat janë të gjata prej 5 deri 18 cm, me
lule të numërta të verdha. Bari ka erë specifike të
kumarinit dhe shije të hidhët.

Përbërja kimike. – Bari përmban kumarin, di-


kumarol dhe komponime tjera kumarinike, flavo-
noide, tanine dhe disa komponime tjera azotike.

Veprimi. – Sedativ.

Përdorimi. – Bari përdoret gjatë gjendjeve të


shqetësimit dhe pagjumësisë, më shpesh si kompo-
nentë e çajeve të kombinuara për qetësim.
l l offiffcinalisl
Melilotus

Ammi visnagae fructus – fryti i visnaga, karota e egër (ami)


Ammi visnaga (Daucus visnaga), fam. Apiaceae

Bari paraqet frytet e thara të bimës visnaga.

Visnaga është bimë barishtore shumëvjeçare,


morfologjikisht e ngjashme me karotën, prеj nga ka
marrë emrin karota e egër. Si vetjake paraqitet rreth
Detit të Mesdheut. Në shumë shtete kultivohet. Bari
përfitohet vetëm prej bimës së kultivuar.

Bari. – Frytet e thara të pjekura janë të gjelbra


në të kaftë, merikarpe pak të lakuara, të gjata deri
2,5 mm. Kanë erë të veçantë dhe shije të hidhët.

Përbërja kimike. – Bari përmban furanohor-


mone dhe piranokumarine. Prej furanohormoneve
më të rëndësishme janë: kelini dhe visnagini, ndër-
sa prej piranokumarineve visnadini. Prej kompo-
nentëve tjera përmban flavonoide, acide fenolike,
sterole, pak vaj eterik etj.
Ammi visnaga

78
Veprimi. – Коronarodilatator, bronhodilatator dhe spazmolitik.

Përdorimi. – Fryti i visnaga përmban forma ekstraktive që përmbajnë piranoku-


marine (visnadin) përdoren për për terapinë e angina pektoris dhe dëmtimeve mio-
karde. Format ekstraktive që përmbajnë furanohormone përdoren gjatë sëmundjeve
is-hemike të zemrës dhe qarkullimit të dobët koronar, gjatë astmës bronkiale dhe gjatë
kolikeve të veshkave, tëmthit dhe zorrëve.

PYETJE PËR KONTROLLIMIN E NJOHURIVE TUAJA:

1. Ç’janë kumarinet? Si formohen?


2. Çfarë ndërtimi kimik kanë dhe si klasifikohen kumarinet?
3. Si janë të përhapura kumarinet në botën bimore?
4. Кu janë të lokalizuara kumarinet në bimë?
5. Si veprojnë kumarinet dhe barërat kumarine?
6. Ç’është dikumaroli, si vepron dhe si shfrytëzohet?
7. Çfarë toksiciteti paraqesin kumarinet dhe barërat kumarine?
8. Çfarë karakteristika makroskopike ka bari Meliloti herba?
9. Cilat komponenta janë përgjegjëse për veprimin e Meliloti herba? Si
shfrytëzohet bari?
10. Çfarë përbërje kimike ka Ammi visnagae fructus?
11. Çfarë veprime dhe si shfrytëzohet bari Ammi visnagae fructus?

HULUMTO DHE MËSO MË SHUMË PËR:

• barërat furanokumarine në prodhimin e preparateve për rrezitje,


• barërat kumarine në prodhimin e preparateve për trajtimin e vitiligo dhe
sëmundjeve tjera të lëkurës.

79
 TEMA 2.

BARËRAT
QË PËRMBAJNË SAPONINE

Saponinet
Barërat që përmbajnë saponine steroide:
- Rusci aculeati rhizoma et radix – rizomi dhe rrënja e bushit
të egër,
- Dioscoreae rhizoma cum radicibus – rizomi me rrënjë të
jamsit.

Barërat që përmbajnë saponine treterpenike:

- Primulae radix – rrënja e poleskës,


- Saponariae rubrae radix - rrënja e rrënjës së sapunit,
- Hippocastani semen – fara e gështenjës së egër,
- Hederae folium – gjethi i lerthit,(urthit)
- Glycyrrhizae radix – rrënja e rrënjës së ëmbël,
- Herniariae herba – herba e hernias,
- Ginseng radix - rrënja e zhen – shen

Saponinet
Saponinet janë heterozide bimore të cilat të tundura në ujë japin shkumë stabile.
Në bazë të vetisë të shkumëzojnë kanë marrë emrin nga fjala latine sapo, saponis që
d.m.th. sapun. Karakteristika e tyre e përgjithshme është ta hemolizojnë gjakun, ta
zvogëlojnë tensionin sipërfaqësorë dhe të tundura në ujë të shkumojnë. Janë toksike
për shtazët me gjak të ftohtë, posaçërisht për peshqit.

80
Ndërtimi kimik dhe klasifikimi. – Saponinet përbëhen prej aglikonit që quhet sapo-
genin (sapogenol) dhe glikonit, pjesës sheqerike, e cila mund të jenë monosakarid ose
strukturë e ndërlikuar prej më shumë sheqernave ose prej acideve uronike. Аglikonet
mundet të kenë ndërtim steroid ose treterpenoid. Të dy strukturat dallohen sipas
numrit të atomeve të –C që marrin pjesë në ndërtimin e unazave. Në ndërtimin e
steroideve marrin pjesë 27 atome -C, ndërsa në atë treterpene 30. Prandaj, sipas ndër-
timit të aglikoneve, saponinet ndahen në dy grupe:

- saponine steroide dhe


- saponine treterpenoide.

Në figurë janë treguar strukturat e sapogenineve më të përhapura të grupit të ste-


roideve (diostenin) dhe të saponineve treterpene (|3-аmirin). Pjesa glikonike në dy
grupet e saponineve më shpesh lidhet për grupin –OH në pozicionin C-3.

Diosgenin β-Аmirin

Strukturat themelore të aglikoneve steroide dhe treterpenoide të saponineve

Рërhapja dhe lokalizimi. – Saponinet paraqiten te përfaqësuesit e familjeve:


Caryophyllaceae, Chenopodiaceae, Polygalacae, Primulaceae, Araliaceae, Fabaceae,
Asteraceae, Equisetaceae etj. Janë të lokalizuara kryesisht në organet nëntokësore, më
rrallë në pjesë tjera të bimës.

Vetitë. - Saponinet (steroide dhe treterpenoide) janë substanca amorfe, më rrallë


kristalore, me karakter neutral ose acidik, vështirë të tretshme në ujë. Tretshmëria
rritet me rritjen e numrit të njësive të sheqerit në pjesën glikonike. Me metale ndërtoj-
në kripëra, me albumine, lipide, sterole ose tanine ndërtojnë kompekse të patretshme.

Veprimi. - Saponinet steroide dhe treterpenoide tregojnë veprime të ndryshme


farmakologjike:

81
• Saponinet steroide veprojnë në mënyrë antimikrobike, arsye për të cilën disa au-
torë i quajnë antibiotik të bimëve të larta. Tregojnë edhe aktivitet antiviral, kryesisht të
viruseve të gripit dhe të herpesit. Ndërtimi steroid mundëson veprim hipoholesterin-
emik dhe antiinflamator.

• Saponinet treterpene veprojnë në mënyrë ekspektorante, konsiderohet se me-


kanizmi i veprimit i besohet ngacmimit të mukozës së lukthit, e cila rrugës refleksive i
ngacmon bronket dhe e zmadhon sekretimin e gjëndrave bronkiale, duke mundësuar
ndarjen e sekretit nga lëngu bronkial. Ky efekt është i lidhur me dozën që shtohet, që
duhet të aftësohet ashtu që të mundësojë tajitje më të madhe të sekretit dhe ujitjen e
sekretit bronkial dhe lehtësimin e qitjes së tij (me kollitje). Doza më të mëdha vepro-
jnë në mënyrë emetike. Disa barëra me saponine treterpenoide kanë veprim diuretik,
antiinflamator dhe antiedematoz.

Përdorimi. – Barërat saponine dhe saponinet e izoluara kanë përdorim të gjerë në


farmaci, mjekësi dhe qëllime tjera komerciale:
• Barërat që përmbajnë saponine steroide shfrytëzohen për normalizimin e nivelit
të kolesterolit në gjak dhe për trajtimin e proceseve të ndezjes në enët venoze të gja-
kut. Më të rëndësishme në këtë kuptim janë saponinet e jamsit dhe të bushit (shim-
shirit) të egër.
• Saponinet steroide janë substanca fillestare shumë të rëndësishme për prodhimin
e hormoneve gjinore, kortikosteroideve, mjeteve kontraceptive dhe substancave tjera
shëruese steroide.
• Barërat që përmbajnë saponine treterpenoide në përmasa më të mëdha përdoren
si ekspektoranse. Disa barëra shfrytëzohen si diuretik, disa si mjete antiinflamatorike
dhe antiedematoze gjatë dëmtimit të mukozës ose ose gjatë çrregullimeve që dalin si
pasoja të insuficiencës së qarkullimit në venë.
• Saponinet treterpene të izoluara in vitro tregojnë aktivitet spermicid. Më herët janë
shfrytëzuar për prodhimin e mjeteve kontraceptive lokale (shkuma kontraceptive).
• Saponinet treterpene si materie aktive sipërfaqësore, gjejnë përdorim të madh
në industrinë ushqimore si emulgator, në prodhimin e detergjenteve, në metalurgji si
mjete për flotimin e xeheve, për prodhimin e mjeteve për zjarrfikësit dhe ngjashëm.
Këto saponine përdoren edhe për larjen e pëlhurave pas ngjyrosjes së tyre.

82
PYETJE PËR KONTROLLIMIN E NJOHURIVE TUAJA:

1. Çfarë produkte natyrore janë saponinet?


2. Sqaro ndërtimin e saponineve!
3. Si klasifikohen saponinet?
4. Si janë të përhapura saponinet në natyrë?
5. Trego vetitë më të rëndësishme të saponineve!
6. Sqaro toksicitetin e saponineve!
7. Trego veprimet që tregojnë saponinet!
8. Cili është përdorimi i saponineve dhe barërave saponine në mjekësi dhe
farmaci?
9. Në çka bazohet përdorimi i saponineve në industri?

Barërat që përmbajnë saponine steroide


Rusci aculeati rhizoma et radix – rizomi dhe rrënja e bushit të egër
Ruscus aculeatus, fam. Liliaceae

Bari paraqet rizomin e tharë me rrënjët e bushit të egër.


Bushi i egër është bimë gjembore e përhershme, rez-
istente, e gjatë 30-90 cm. rritet si shkurre e mbledhur,
degët e së cilës janë anësore, të forta, mishërore, të shty-
pura, formë veze, mbarojnë me gjemb dhe kanë pamje
të gjetheve, të gjata deri 2 cm dhe të gjëra deri 2 cm
(pseudo gjethe ose filokladie). Gjethet e vërteta rriten
në pipthat e këtyre pseudo gjetheve dhe janë formë të
luspave. Frytet e pjekura janë të shkëlqyeshme, kokrrizë
e kuqe.
Bushi i egër rritet në pyje të ulëta, deri 700 m lartësi
mbidetare. Është i përhapur në Evropë dhe në Azinë e
Ruscus aculeatus
Vogël.
Bari. – Rizomi i bushit të egër është i trashë prej 6 deri 8 mm, unazorë i mbledhur
dhe i ndarë në gjymtyrë. Nga jashtë është i verdhë në të përhimët. Rrënjët janë të gjata
prej 10 deri 12 cm, nga ana e jashtme janë me ngjyrë të kaftë të mbyllur, ndërsa në
brendi kanë palcën e bardhë. Bari ka erë të veçantë dhe shije të lehtë ngacmuese.

83
Përbërja kimike. – Bari përmban saponine steroide ruskozid dhe ruscin, antraki-
none, sterole, tanine, rrëshira, pak vaj eterik dhe komponente tjera.

Veprimi. – Аntiinflamator dhe diuretik.

Përdorimi. – Rizomi me rrënjën e bushit të egër shfrytëzohen për prodhimin e


preparateve për trajtim ekstern të venave të lëshuara dhe hemorroideve. Shfrytëzohet
si diuretik, për mjekimin e gihtit, për mënjanimin e rërës nga mëshikëza e urinës, për
trajtimin e edemeve, tromboflebitit etj.

Dioscoreae rhizoma cum radicibus −– rizomi me rrënjën jamsit


(grosha e egër) −
Dioscorea spp., fam. Dioscoreaceae

Bari paraqet rizomin e tharë me rrënjë të disa llojeve të jamsit.

Jamset janë bimë shumëvjeçare, barishtore, me


kërcej që ngritën nëpër trungjet e bimëve tjera ose,
nëse kultivohen, nëpër bazat e vendosura. Arrijnë
gjatësi prej 4 m. Janë karakteristike për vendet
tropike të: Amerikës Veriore dhe Jugore, Azisë
dhe Afrikës. Kultivohen për nevojat e industrisë
farmaceutike.
Si barë shfrytëzohen organet nëntokësore,
rizomi dhe rrënjët. Përmbajnë steroide saponine
(deri 10%), prej të cilave 1,5% bëjnë pjesë në sapo-
ninet e aglikonit diostenin.
Jamsi vepron spazmolitikisht dhe në mënyrë
Dioscorea spp. antiinflamatore. Përdoret për prodhimin e eksrak-
teve të thata që përdoren si mjete hipokolesterin-
emike gjatë arteriosklerozës. Sasi më të mëdha të barit përdoren për ekstraktimin
industrial të diosteninit që shfrytëzohet si substancë fillestare në gjysmë sintezën in-
dustriale të hormoneve steroide.

HULUMTO QË TË MËSOSH MË SHUMË PËR:

• produktet natyrore që shfrytëzohen si substanca fillestare në prodhimin e


hormoneve steroide dhe barërave tjera steroide.

84
PYETJE PËR KONTROLLIMIN E NJOHURIVE TUAJA:

1. Trego barërat që përmbajnë saponine steroide!


2. Trego komponentat më të rëndësishme në përbërjen kimike të barërave
që përmbajnë saponine steroide!
3. Si shfrytëzohen barërat që përmbajnë saponine steroide?

Barërat që përmbajnë saponine treterpenoide


Primulae radix – rrënja e poleskës
Primula veris (P. officinalis), Primula elatior, fam. Primulaceae
Bari paraqet rrënjën e tharë të poleskës.
Poleska është bimë barishtore shumëvjeçare, me
kërcell të zhveshur, pa gjethe, kërcell lulebartës, të
lartë deri 20 cm, që mbaron në aspektin terminal me
lule të verdha formë kambanore. Ka rozetë tokësore
me gjethe të zgjatura. Organet nëntokësore përbëhen
prej rizomit të vogël horizontal që është i qitur me
rrënjë të holla.

Poleska lulëzon herët në pranverë. Është e


përhapur në Evropë dhe Azi. P. veris haset në livadhe
malore, përskaj pyjeve, përskaj rrugëve dhe vendeve
të ngjashme kryesisht në diell, përderisa P. elatior
rritet në vende të lagështa dhe në lartësi më të mëdha
mbidetare.
Primula veris
Bari. – Rizomi i poleskës ka formë të zgjatur, pak
është i lakuar, me ngjyrë të kaftë të mbyllur, i gjatë deri 5 cm, është i trashë deri 4 mm.
Nga ana e sipërme e rizomit ka mbetje të kërcellit dhe gjetheve, ndërsa nga pjesa e
poshtme ka numër të madh të rrënjëve anësore të holla dhe kërcore, të gjata deri 15
cm, me trashësi deri 2 mm. Rrënjët e P. veris kanë ngjyrë më të ndritshme, pothuaj të
bardhë në krahasim me rrënjët e P. elatior, të cilat kanë ngjyrë të kaftë të çiltër. Bari ka
erë të dobët të veçantë dhe shije të pakëndshme djegëse.
Përbërja kimike. – Bari përmban deri 10% saponine treterpenoide dhe glikozide
fenolike karakteristike primverozid dhe primullaverozid, agikonet e të cilave janë

85
estere të acidit metilsalicilik, ndërsa pjesa sheqerore e përfaqëson biozidi primveroza
(glikoza + ksiloza). Era specifike e barit i detyrohet aglikoneve (metilsalicilateve) të
glikozideve fenolike. Prej komponentëve tjera bari përmban flavonoide, tanine ka-
teinike, sheqerna të ndryshme alkoolike, pak vaj eterik dhe komponente tjera.


Veprimi. – Еkspektorant.


Përdorimi. – Rrënja e poleskës në masë më të madhe përdoret për përgatitjen e for-
mave të ndryshme galene për trajtimin e kollitjes produktive (dekokt, infuz, ekstrakt
ose tinkturë). Një nga preparatet më të rëndësishme është Sirupus Primu-lae com-
positum, sirup i përbërë për qitjen e sekretit (gëlbazës), në përbërjen e të cilit marrin
pjesë Primulae extractum fluidum dhe Tinctura Thymi. Derivatet salicile veprojnë në
mënyrë antipiretike dhe antiinflamatore, dhe së këndejmi është i arsyeshëm përdori-
mi i këtij bari në mjekësinë popullore për trajtimin e reumës.
INFORMATA TË DOBISHME:

Senegeae radix (Polygalae radix) – rrënja e poligalës


Polygala senega, fam. Polygalaceae

Bari paraqet rrënjën e tharë të bimës poligala.

Poligala është bimë shumëvjeçare barishtore, rritet në


Amerikën Veriore. Arrin lartësi deri 30 cm.
Rrënja e poligalës është pak e mbledhur, e rrafshët, e
gjatë prej 10 deri 15 cm, me trashësi deri 1 cm. Thyhet lehtë,
thyerja është e rrafshët. Në pjesën e sipërme është e zhvilluar
koka e rrënjës, në të cilën gjenden mbetjet e kërcellit dhe
numër më i madh i pipthave. Rrënja është e thjeshtë, pak
e degëzuar, e lakuar ose e kthyer. Ka erë të dobët të veçantë
dhe në fillim të ëmbël pastaj djegëse.

Rrënja e senega (poligalës)

Rrënja e poligalës përmban saponine senegine (58%), vaj eterik, derivate të acidit
metilsalicilik, vaj yndyror, pektine, rrëshira dhe komponente tjera. Era specifike e barit i
besohet prezencës së metil saicilatit.
Vepron në mënyrë ekspektorante. Më shpesh përdoret në formë të dekoktit për
lehtësimin e kollitjes gjatë kolit produktiv.
Më herët, para përdorimit të Primulae radix, te ne dhe në shtetet tjera të Evropës, sen-
ega ishte bari saponin ekspektorant më i përdorur. Sot përdoret në Amerikën Veriore,
përderisa në Evropë është e avancuar nga poleska dhe prej barërave tjera saponine me
veprim të ngjashëm.

86
Saponariae rubrae radix – rrënja e lule sapunit
Saponaria officinalis, fam. Caryophyllaceae

Bari paraqet rrënjën e tharë të bimës së lulesapunit.

Sapuni është bimë shumëvjeçare barish-


tore, që rritet në vende të lagështa ranore të hij-
ezuara, përskaj lumenjve, burimeve, liqeneve dhe
në vende tjera të ngjashme. Shpesh kultivohet si
bimë dekorative. Rritet spontanisht në Evropën e
mesme dhe jugore, sidomos është e përhapur në
gadishullin Ballkanik. Rritet në Azinë jugperëndi-
more dhe në Sibirin perëndimorë.

Bima ka kërcell të drejtë, të lartë deri 70 cm,


në pjesën e sipërme është pak i degëzuar, në maje
me lule të mëdha ngjyrë trëndafili. Gjethet janë të
zgjatura, me maje të mprehta, me skaje të plota,
pa mbajtëse të gjetheve, të vendosura në boshtet
anësore. Rrënja është e gjatë deri 30 cm, e trashë
prej 2 deri 3 cm. prej rrënjës zhvillohen stolonet.

Saponaria officinalis Bari. – Si barë përdoren rënja, rizomi dhe sto-


lonet. Rrënja është në formë të pjesëve të zgjatura,
të shtypura, për së gjati të mbledhura, të gjata rreth 30 cm, të trasha deri 6 mm. Ka
konsistencë të fortë, vështirë thyhet, Thyerja është e rrafshët nuk pluhuroset (nuk ka
amidon). Rizomi nuk ka strukturë të rregullt, topthor, më i trashë dhe më i shkurtë
në rrënjë, në maje me mbetje të kërcellit. Stolonet janë në formë të shufrave të verdha
në të kaftë, topthore në sipërfaqe dhe me trashësi deri 5 mm. Bari nuk ka erë, shija në
fillim është e ëmbël, pastaj djegëse.

Përbërja kimike. – Bari përmban rreth 5% saponine treterpene (saponozid A,B,C


dhe D), të cilat janë heterozide të aglikonit gipsogenin. Më i rëndësishëm është sa-
ponozidi D.

Veprimi. – Еkspektorant.

Përdorimi. – Bari si ekspektorans në fitoterapinë bashkëkohore pothuaj se është i


larguar nga përdorimi. Sot përdoret për ekstraktimin e saponineve. Në popull është e
njohur si rrënjë për larje.

87
INFORMATA TË DOBISHME
Quillajae cortex – korja e kvilaja
Quillaja saponaria, fam. Rosaceae

Bari paraqet korën e tharë të bimës kvilaja (sapuni amerikan).


Кvilaja është bimë e përhershme e gjebër që rritet në
Amerikën Jugore, më së shumti në Çile.
Si barë përdoret vetëm pjesa e brendshme e korës së trun-
gut, e cila nxirret pasi të largohet pjesa e jashtme e korës së
mesme.
Bari ka pamje të pjesëve pllakore të rregullta, të gjëra deri
10 cm, të gjata deri 1 m. Nga ana e jashtme janë të përhimëta
dhe për së gjati të mbledhura, ndërsa nga ana e brendshme
janë më të ndritshme dhe të lëmuara. Lehtë thyhen. Nuk ka
erë, shije tëmthore dhe djegëse. Gjatë bluarjes Quillaja sapo-
naria shkakton teshtitje të fortë dhe lotim.
Aesculus hippocastanum

Bari përmban deri 10% kvilaja-saponine, të cilat paraqesin përzierje të më shumë


heterozideve të aglikonit acidi -kvilaja. Vepron në mënyrë ekspektorante.

Коrja e kvilaja sot shumë rrallë përdoret si eksрektorant, kryesisht në regjione ku


rritete natyrisht. Si barë përfitohet Tinctura Quillajae që përdoret për përgatitjen e pre-
paratit Liquor carbonis detergens. Gjatë përpunimit të tij saponinet e kvilaja, si materie
aktive sipërfaqësore, mundësojnë tretjen e katranit prej qymyr gurit në etanol të hol-
luar. Ky preparat përdoret në dermatologji.
Sot, korja e kvilaja shumë më tepër përdoret për ekstraktimin e saponineve për
përfitimin e koncentratit të saponineve, i cili përdoret për prodhimin e preparateve për
mjekimin e flokëve, pasteve për dhëmbë dhe prodhimeve tjera kozmetike.

Hippocastani semen – fara e gështenjës së egër


Aesculus hippocastanum, fam. Hippocastanacae

Bari paraqet farën e tharë të gështenjës së egër.

Gështenja e egër është dru i lartë pyellorë, i degëzuar,


i cili njihet sipas gjetheve të këmbyera gishtore, të cilat
përmbajnë prej pesë deri shtatë pllaka gjethore të ulëta.
Lulet janë të mëdha, të bardha-roze dhe me erë, të vendo-
sura në lulesa konusoide. Fryti është bishtajë gjembore me
një deri tre fara të shkëqyeshme të rrumbullakëta. Aesculus hippocastanum

88
Gështenja e egër kultivohet si bimë dekorative nëpër parqe.
Si barë përdoret fara, e cila mblidhet në vjeshtë kur bien frytet.

Bari. – Fara e tharë e gështenjës së egër është pak e mbledhur, e fortë, e rëndë, e
shkëlqyeshme, e kaftë, në pjesën e poshtme të farorit me sipërfaqe të rrumbullakët të
ndritshme me të cilën është rritur me të afërtin e gjinisë. Nuk ka erë, shija në fillim
është e ëmbël, pastaj shumë e hidhët. Farori ka shije nga taninet e pranishme.

Përbërja kimike. – Si materie balaste fara përmban 30-40 % amidon, sheqerna, pro-
teine, vaj yndyror, materie mineralore dhe komponente tjera. Prej përbërësve aktiv
përmbajnë kompleksin saponin treterpene të shënuara si escin (3-6 %), flavonoide
dhe kumarine.

Veprimi. – Аntiinflamator.

Përdorimi. – Ekstrakti i farës ose saponinet e izoluara përdoren për prodhimin e


preparateve galene dhe preparateve industriale për shërimin e sëmundjeve venoze,
para së gjithash, venave të zgjeruara, hemorroideve, tromboflebitisit etj. Veprimi i
barit përshkruhet sinergizmit midis saponineve dhe flavonoideve.
Saponinet e izoluara prej farës së gështenjës së egër mund të shfrytëzohen për për-
punimin e mjeteve larëse, për shërimin e lëkurës, për preparate tjera kozmetike, për
tretësira shkumuese në aparatet për shuarjen e zjarrit, si emulgatorë për qëllime tjera.

Hederae folium – gjethi i urthit (lerthit)


Hedera helix, fam. Araliaceae

Bari paraqet gjethin e tharë të bimës së urthit.


Urthi është shkurre e përhershme e gjelbër me
lastare të shtrira. Ka gjethe të këmbyera, me mbajtëse
të gjata me pllaka gjethore lëkurore. Lulet kanë ngjyrë
të verdhë në të gjelbër dhe janë të mbledhura në lulesa
mbrojtëse. Fryti është kokrrizë e zezë.
Hurdha është e përhapur në Evropë dhe Azi.
Hedera helix

Bari. – Gjethi i urthit ka formë elipse të zgjatur. Prej gjetheve sterile është i prerë
në 3-5 vende në tri pjesë këndore, ndërsа nga gjethet fertile është i rrumbullakët. Në
sipërfaqe është i larmishëm me njolla të bardheme. Nuk ka erë, shije të pakëndshme
dhe të hidhët.

89
Përbërja kimike. – Bari përmban deri 5% saponine treterpene, flavonoide (rutin),
kumarine, acide fenolike, tanine, poliacetilene (falkarinol), sterole, sasi të vogël të vajit
eterik dhe komponente tjera.

Veprimi. – Еkspektorant, emolient, antiinflamator dhe spazmolitik.

Përdorimi. – Gjethi i hurdhës përdoret për prodhimin e preparateve për trajti-


min e ndezjeve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, siç është bronkiti, astma, kolli
etj. Ekstrakti i barit përdoret për prodhimin e preparateve kozmetike për kurimin e
lëkurës dhe për mënjanimin e celulitit.
Te personat e ndjeshëm është e mundshme paraqitja e efekteve të padëshirueshme
siç është dermatitisi kontaktiv. Konsiderohet se komponenta fallkarinol është
përgjegjëse për paraqitjen e reaksioneve alergjike.

Glycyrrhizae radix (Liquiritiae radix)


- rrënja e rrënjës së ëmbël
Glycyrrhiza glabra, fam. Fabaceae

Bari paraqet rrënjën e tharë të bimës së rrënjës së ëmbël.

Rrënja e ëmbël është dru i ultë ose shkurre, me


lartësi prej 1 deri 2 m, me kërcej të drejtë, në pjesën e
sipërme i degëzuar, i vrazhdë me gjëndra dhe qime.
Gjethet janë të ndara dhe janë te pendore, me pesë
deri shtatë çifte të gjetheve, me skaje të plota, me sqep
të shkurtë, të mbuluara me gjëndra, ngjitëse. Lulesat
janë kallinj, në mbajtëse të gjata të luleve, fillojnë
prej lythave të gjetheve në pjesën e sipërme të bimës.
Lulet janë tipike zigomorfe (lule fluturake) të ngjyro-
sura në vjollcë. Fryti është bishtajë e gjatë, kuqe-në
të kaftë, lëkurore, me skaje të trasha, me disa fara, e
zhveshur (te var. glabra) ose e mbuluar me qime ose
gjëndra (te var. hirsuta.) bima ka sistemin e rrënjës të
Glycyrrhiza glabra zhvilluar, me rrënjë të cilët depërtojnë thellë në tokë.
Zhvillon stolone të numërta dhe të gjata.

Rritet në toka ranore dhe argjilore, përskaj lumenjve, në regjionin e Mesdheut dhe
pjesët steptike në Rusi dhe në Azinë e Vogël.
Në qarkullim vjen bari me prejardhje të ndryshme gjeografike. Rëndësi më të mad-
he kanë rrënja e ëmbël ruse dhe spanjolle.

90
Bari. – Rrënja dhe stolonet kanë formë cilindrike edhe pse janë të paqëruara, nga
jashtë kanë ngjyrë të kaftë të mbyllur, ndërsa në brendi intensivisht të verdha. Edhe
pse të qëruara, nga jashtë janë me ngjyrë të verdhë të çiltër. Edhe rrënja edhe stolonet
janë të forta, të rënda, vështirë thyhen, thyerja është e qimëzuar prej numrit të madh
të qimeve. Bari nuk ka erë, ka shije shumë të ëmbël.

Përbërja kimike. – Përbërës kryesorë të barit janë saponinet treterpene, të përfaqë-


suara në sasi prej 8 deri 24%. Përbërësi kryesorë është glicirizini, është përzierje e
kripërave të K dhe Ca të acidit glicirizinik. Gjatë hidrolizës acidike glicirizini shpër-
bëhet në dy molekula të acidit glukuronik dhe saponin acidi gliciretinik ose gliceritin.
Glicirizini ka shije shumë të ëmbël, 50 herë më të ëmbël se sheqeri i rëndomtë.
Përskaj saponineve për barin janë shumë të rëndësishme flavonoidet. Bari përm-
ban heterozidin flavonik likviricin, i cili në mjedis alkalin shpejtë kalon në izolikviri-
cin. Të dy komponentët janë të rëndësishme për veprimin e barit.

Veprimi. – Sekretolitik, ekspektorant, spazmolitik dhe antiinflamator.

Përdorimi. - Bari përdoret në formë dekokte i thatë ose ekstrakt i dendur (Extractum
Liquiritiae siccum ose Extractum Liquiritiae spissum). Hynë në përbërjen e preparat-
eve ekspektorante (Mixtura solvens), në çaje të ndryshme për shërimin e sëmundjeve
të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes (Species Althaeae; Species pec-torales), në çaje
me veprim diuretik (Species diureticae), në përzierje laksantive (Pulvis Glycyrrhizae
compositus) dhe në preparate tjera galene.
Flavonoidet e izoluara përdoren si spazmolitik dhe mjete për shërimin e ulkusit.

Për shkak të shijes së ëmbël rrënja e ëmbël përdoret në çajet mjekësore si kor-
rigjues. Bari në pluhur (Pulvis Glycyrrhizae) përdoret për mbushjen e pilulave, si mjet
konstituens dhe mjet për hollim.

INFORMATA TË DOBISHME:

Succus Glycyrrhizae crudus – sheqeri i zi

Sheqeri i zi përfitohet nga ekstrakti ujorë prej Glycyrrhizae radix, me avullim në


vakuum deri në përfitimin e masës së zezë, të dendur. Vjen në formë të copëve të zeza
të forta ose shkopthave të rrumbullakët, me sipërfaqe të lëmuar, me thyerje të shkëlqye-
shme dhe me skaje të mprehta. Me ngrohje zbutet. Ka erë të dobët, shije të veçantë dhe
shumë të ëmbël. Përmban 25 % glicirizin. Gjen përdorim për përpunimin e preparateve
me veprim ekspektorant (pastileve, bomboneve etj.). Më së shumti prodhohet në Itali.

91
Herniariae herba – herba e hernias -
Herniaria glabra, Herniaria hirsuta, fam. Caryophyllaceae

Bari paraqet pjesën nëntokësore të tharë në ulen e bimës hernia.

Hernia është bimë barishtore e ultë, që rritet e sh-


trirë nëpër tokë.

Bari.- Barin e karakterizojnë kërcej të rrumbul-


lakët, të hollë, të përdredhura, me gjethe të imëta
eliptike, të gjata deri 7 mm, të plota në skaje dhe të
mprehta në maje. Kërcejtë janë të zhveshur (var. gla-
bra) ose qimëzore (var. hirsuta). Lulet janë të imëta,
dobët të dukshme,të mbledhura nga 5- 10 në pipthat
e gjetheve. Bari ka erë të këndëshme, të kumarinit,
shije pak të njelmët, në të hidhët dhe gërryen fytin.
Përbërja kimike. – Bari përmban saponine tre-
Herniaria glabra
terpenoide, kumarine, flavonoide, pak tanine dhe
komponente tjera.
Veprimi. – Diuretik dhe spazmolitik.
Përdorimi. – Herba e hernias hynë në përbërjen e çajit oficinel uroantiseptik (Species
urologicae) dhe diuretik (Species diureticae), të cilit shfrytëzohen gjatë ndezjeve të
veshkave dhe të mëshikëzës së urinës, gjatë cistitisit dhe uretritisit. Bari shfrytëzohet
për zbutjen e dhembjeve në bark të shkaktuara nga spazma e muskulaturës së lëmuar.

INFORMATA TË DOBISHME:

Verbasci flos – lulja e verbaskumit


Verbascum phlomoides, Verbascum thapsiforme,
fam. Scrophulariaceae

Bari paraqet lulen e tharë të bimës verbaskum.

Dy llojet e verbaskumit janë bimë dyvjeçare barishtore


që shpesh rriten si të vetmuara, përskaj rrugëve, nëpër vend-
banime, nëpër livadhe, kullosa, në vende të thata dhe rreze,
nëpër kodrina dhe pjesë malore, nganjëherë të shpeshta edhe
nëpër sipërfaqe të mëdha. Në vitin e parë formohet vetëm
rozeta tokësore prej gjetheve të zgjatura me qime, ndërsа vi-
tin e dytë zhvillohet kërcelli lulebartës, i lartë deri 2 m.
Verbascum thapsiforme

92
Prej bimës mblidhet lulja, në realitet vetëm gjethet e grupuara në tufë së
bashku me thekët që bien në pëlhurë, të vendosura nën kërcell, i cili shkundet
ose goditet me shkop druri. Tufat e mbledhura kanë ngjyrë të verdhë. Tufa
është pak e shtypur, e qimëzuar, përmban pesë gjethe që rriten si gyp i shkurtë.
Për gjethet në tufë janë të përforcuara thekët. Bari ka erë të dobët por të kënd-
shme të përkujton mjaltin, ndërsa shija është e ëmbël tëmthore.
Përmban tëmth, flavonoide, saponine, iridoide, sterole dhe komponente
tjera.
Bari përdoret gjatë ndezjeve të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Vepron
volitshëm në procesin e ndezjes si emolient, ndërsa për shkak të saponineve
si ekspektorans. Hyn në përbërjen e çajit oficinel për mushkëritë e bardha,
Speciespectorales.

Ginseng radix – rrënja e zhen-shen


Panax ginseng, fam. Araliaceae

Bari paraqet rrënjën e tharë të bimës zhen-shen.

Zhen-sheni është bimë barishtore shumëvjeçare, me


kërcell të drejtë të lartë deri 70 cm. Gjethet janë gishtërore
të vendosura, me pllaka gjethore të zgjatura, në maje të
mprehta, në skaje të dhëmbëzuara, katër deri në pesë të
vendosura në bosht në pjesën e sipërme të kërcellit. Nga
qendra e boshtit zhvillohet kërcelli lulembajtëse i lartë deri
20 cm, në maje të cilit zhvillohen lule të gjelbra të bard-
heme, të vendosura në lulesa mbrojtëse. Fryti ka ngjyrë
të kuqe, bishtajë topthore. Bima ka rrënjë të trashë, në dy
deri tre vende i degëzuar dhe nga ana e poshtme i rritur
me me shumë rrënjë të holla.
Zhen-sheni rritet në pyjet e Lindjes së Largët, në Azi.
Kultivohet në Kinë, Japoni, në shtetet e ish Federatës Ruse
dhe në Kore.
Panax ginseng
Si barë përdoret rrënja që mblidhet në vjeshtë. Pas
nxjerrjes së rrënjës ajo pastrohet, lahet dhe sortohet sipas pamjes dhe madhësisë. Më
të mira janë rrënjët me masë prej 300-400 g, të cilat fitohen nga bimët e vjetra mbi 50
vjet. Pas pastrimit, rrënjët në afat të shkurtë avullohen në ujë të nxehtë me qëllim që
të stabilizohen, me çka përfitohet ngjyrë e kuqe dhe bëhen të ngurta.
Bari. – Rrënja e zhen-shenit ka pamje të figurës së njeriut prej nga rrjedh emri (zhen
= njeri dhe shen = rrënjë). Ka pamje cilindrike, nga jashtë është unazore е mbledhur

93
dhe e degëzuar në dy deri katër pjesë. Nuk ka erë, shija në fillim është e ëmbël, pastaj
djegëse.

Përbërja kimike. – Bari përmban 2-3% saponine treterpene, të cilat janë të shënuara
si gensenozide, pak vaj eterik, disa vitamine (B1, B2, C etj.), sheqerna, vaj yndyror dhe
komponente tjera.
Veprimi. – Stimulues, tonzitiv dhe adaptogen.
Përdorimi. – Zhen-sheni është një nga barërat më të rëndësishme në mjekësinë
tradicionale në shtetet e Lindjes së Largët. Përdoret gjatë sëmundjeve të sistemit ner-
vorë, gjatë insuficiencës së zemrës, gjatë çrregullimit të sistemit endokrin еtj.
Më shpesh përdoret në formë të tinkturës (Tinctura Ginseng), ekstraktit ujorë
(Extractum Ginseng) dhe pluhurit (Pulvis Ginseng).

PYETJE PËR KONTROLLIMIN E NJOHURIVE TUAJA:

1. Çfarë veprime kanë barërat saponine që përmbajnë saponine treterpe-


noide, ndërsa çfarë veprime kanë ato që përmbajnë saponine steroide?
2. Çka përdoret si barë nga bima poleska? Çfarë karakteristika makroskopike
ka bari?
3. Cilat komponente janë përgjegjëse për veprimin e barit Primulae radix?
4. Si vepron dhe si shfrytëzohet bari Primulae radix?
5. Kujt i detyrohet era karakteristike te rrënjët e poleskës dhe të senega?
6. Çfarë karakteristika makroskopike ka bari i gjethit të urthit?
7. Trego përbërësist më të rëndësishëm të gjethit të urthit dhe të rrënjës së
sapunit!
8. Numëro barërat saponine që kanë veprim ekspektorant!
9. Numëro barërat saponine që kanë veprim diuretik!
10. Numëro barërat saponine që kanë veprim antiinflamator!
11. Numëro barërat saponine që kanë veprim adaptogen!
12. Cilat barëra saponine përdoren në kozmetikë dhe pse?

HULUMTO DHE MËSOMË SHUMË PËR:

• farën e gështenjës së egër si lëndë fillestare në prodhimin e kremeve dhe gelëve për
trajtimin e insuficiensës të enëve venoze të gjakut,
• zhen-shenin në mjekësinë tradicionale kineze.

94
 TEMA 3.

BARËRAT QË PËRMBAJNË TANINE


DHE KOMPONENTE TJERA TË
NGJASHME (FLUOROGUCINOLE)

Таninet
Barërat që përmbajnë tanine:

- Galla haleppensis – fryti i pishës së alepit,


- Quercus cortex – korja e dushkut,
- Tormentillae rhizoma – rizomi i pesëgishtit.

Barërat që përmbajnë fluoroglucinole:

- Filicis maris rhizoma – rizomi i fierit mashkullorë.

Tаninet
Таninet jan; polifenole bimore, komponime jotoksike, me shije që të shtrëngon go-
jën. Kjo shije shtrënguese (rrudhë gojën) rrjedh nga efekti atstingent thjeshtë i lidhjes
së tanineve me proteinat dhe mukopolisakaridet nga zbrazëtira e gojës. Таninet reago-
jnë me kripëra të metaleve të rënda, alkaloidë dhe proteine, duke ndërtuar komplekse
stabile vështirë të tretshme. Vetia që ti fundërrojnë proteinat shfrytëzohet shumë më
herët për përpunimin (regjien) e lëkurës së kafshëve. Në realitet, vetë emri tanin për
herë të parë është përdorur mu për shënimin e lëndës së përpunuar bimore.

Përbërja kimike dhe klasifikimi. – Në bimë formohen tanine me përbërje të ndry-


shme kimike. Në esencë dallohen dy grupe themelore:

95
• tanine hidrolizuese (еstere të acideve fenolike dhe sheqernave). Ato janë tanine
që hidrolizojnë nën veprimin e acideve ose enzimave. Paraqesin estere të glukozit me
acidin galik dhe me derivate të acidit galik, për çka edhe shpesh shënohen si tanine
galike ose galotanine. Në këtë grup bëjnë pjesë edhe taninet elagine, të cilat formohen
me esterifikimin e glukozit me acidin elagik.

• tanine të konzervuara (produkte të kondensuara të flavaneve). Ato janë tanine që


nuk mund të hidrolizojnë, por paraqesin produkte të kondensuara të njësive mono-
mere të flavaneve. Më shpesh ato janë produkte të kondensuara të katehinit, arsye për
të cilën shpesh shënohen si tanine katehinike.

Рërhapja. – Taninet galine janë mjaftë të përhapura në botën bimore. Taninet elage
hasen më rrallë, ndërsa në sasi më të mëdha gjenden në korën e shegës (Punicae
granatae cortex). Taninet e kondensuara janë të përhapura te përfaqësuesit e familjeve
Rosaceae, Hamamelidaceae, Rubiaceae, Cupressacae dhe Pinaceae.
Te përfaqësuesit e familjeve Fagaceae, Polygonaceae, Myrtaceae dhe Thea-ceae
gjenden taninet e dy grupeve. Sipas disa autorëve, përzierje të këtilla të dy grupeve
tanine shënohen si tanine të përziera.

Vetitë. – Таninet janë substanca amorfe me ngjyrë të hapur të verdhë deri në ngjyrë
të kaftë të hapur, të cilat treten në ujë dhe ndërtojnë tretësira koloidale. Treten në
akaline të holluara, në alkool dhe aceton, ndërsa më dobët në disa tretës organik. Prej
tretësirave ujore fundërrohen me kripëra të metaleve të rënda, alkaloidë dhe proteine.
Reaksioni me proteine është shumë i rëndësishëm, sepse në të bazohet aktiviteti bi-
ologjik dhe farmakologjik.
Me tretësira të kripërave të hekurit trevalent (FeCl3, NH4Fe(SO4)2, taninet hidroli-
zuese japin tretësira me ngjyrë të kaltër të mbyllur, ndërsa taninet e kondensuar ngjyrë
të gjelbër.

Taninet hidrolizuese në tretësira të acideve në temperatura më të larta hidrolizo-


hen, duke dhënë sheqer dhe acid galik ose acid elagik. Taniet e kondensuara nuk hi-
drolizohen. Ato formojnë polimere me ngjyrë të errtë dhe të patretshme – flobafene të
njohura si e kuqja tanine. Të kuqet tanine formohen me veprimin e enzimave indore
dhe oksigjenit të ajrit. Bari te i cili taninet katehinike janë të oksiduara dhe polimeri-
zuar në të kuqe, bëjnë që taninet të humbin veprimin atstringent, me këtë edhe aktiv-
itetin e tyre biologjik dhe farmakologjik. Këto ndryshime ndodhin gjatë ruajtjes jo të
mirë të barërave tanine të cilat qëndrojnë kohë të gjatë të papërdorura.

96
Veprimi. – Një nga veprimet më të rëndësishme të tanineve është veprimi atstrin-
gent i cili i besohet reaksionit me proteine dhe formimit të komplekseve të patretshme.
Të lyera në lëkurë ose në mukoze lidhen me proteine të shtresave sipërfaqësore,
shkaktojnë mbledhjen e indit me çka mundësojnë ndaljen e gjakderdhjes nga kap-
ilaret sipërfaqësore (veprim hemostiptik dhe hemostatik), zvogëlimin e sekrecionimit
patologjik dhe shërimin e plagëve më të vogla ose të mukozave. Таninet reagojnë me
enzimet dhe me proteinet në traktin gastointestinal, por edhe me proteinet e mikro-
organizmave (bakterie,myke dhe disa viruse) në çka detyrohet veprimi antimikrobik
dhe antidijaroik. Таninet i qetësojnë edhe proceset e ndezjeve të lëkurës dhe mukozës
(veprim antiinflamatorik).

Përdorimi. – Barërat tanine përdoren për trajtimin e proceseve inflamatore në gojë


dhe fyt, për trajtimin e dëmtimeve më të vogla të lëkurës dhe mukozës, posaçërisht
për trajtimin e gjakderdhjeve më të vogla dhe të djegurave. Gjejnë aplikim në trajti-
min e gjakderdhjeve nën lëkurore kapilare, trajtimin e venave të lëshuara dhe hemor-
roideve (përmirësojnë tonusin e enëve të gjakut). Ky përdorim shënohet si përdorim
i jashtëm (ekstern) i barërave tanine.
Përdorimi më i rëndësishëm i barërave tanine është për trajtimin e diarreve (mjete
antidiaretike) dhe për trajtimin e proceseve infektive, ndezjeve të sekretit (jargës) të
organeve të traktit digestiv. Formimi i komplekseve të patretshme me metale të rënda
dhe alkaloidë mundëson përdorimin e tanineve si antidote gjatë helmimit me këta
agjens. Ky përdorim shënohet si përdorim peroral (intern) i barërave tanine.
Коmercialisht, barërat tanine përdoren për përpunimin e lëkurës, lëkurën e bëjnë
të butë, elastike dhe jo të lëshueara për ujin, dhe lëkura e përpunuar e lagtë nuk forco-
het dhe nuk prishet.

Barërat që përmbajnë tanine

Galla haleppensis – fryti i pishës së alepit

Fryti i alepit është rritje patologjike, e cila rritet te bima Quercus infectoria, fam.
Fagaceae (dushku i Azisë së vogël). Pisha rritet pasi insekti femër Cynips gallae tinc-
toriae i vendos vezoret në pupthat e gjetheve, ndërsa larvat e stimulojnë zhvillimin
e frytit. Ato kanë rolin mbrojtës dhe e ruajnë larvën nga ndikimet e jashtme të të
papërshtatshme. Larva mbetet në brendinë e frytit gjatë tërë periudhës së zhvillimit

97
të larvës, në momentin kur zhvillohet, insekti bën hapje dhe del jashtë, dhe frytet e
zhvilluara mirë gjithnjë kanë hapje në gjysmën e poshtme të frytit.

Bari. – Frytet kanë formë topthore, me rreze deri 2,5 cm, nga pjesa e poshtme me
mbajtëse të shkurtë. Gjysma e sipërme është e mbledhur. Disa kanë hapje të vogël në
gjysmën e poshtme, në pjesën anësore dhe të lidhur me zbazëtirën qendrore. Frytet e
alepit kanë ngjyrë të gjelbërt në të kaftë, konzistencë të fortë dhe sipërfaqe të lëmuet.
Te frytet e alepit më të reja, në zbrazëtirën qendrore ka mbetje të insektit. Bari nuk ka
shije, shija është shumë shtrënguese (rrudhëse).

Në qarkullim gjinden fryte të alepit me prejardhje të ndryshme gjeografike, të


cilat shënohen si: Galla haleppensis (аlepit), Galla turcica (Turqisë) dhe Galla asiatica
(аziatike).

Përbërja kimike. – Bari përmban galotanine në sasi prej 60 deri 70%, acidin e lirë
galik dhe elagik, amidon, rrëshira, oksalate etj.

Veprimi. – Аtstringent dhe antiseptik.

Përdorimi. – Bari përdoret për ekstraktim idustrial të tanineve (Acidum tannicum)


dhe për përpunimin e tinkturës (Tinctura Gallae), e cila shfrytëzohet si atstringens
dhe antiseptik, për shpëlarjen e gojës dhe fytit, për lyerjen e epitelit etj.

INFORMATAT TË DOBISHME:

Hamamelidis folium et cortex


- Gjethi dhe korja e hamamelis,
Hamamelis virginiana, fam. Hamamelidaceae

Hamamelis është shkurre ose dru i gjatë 2-5 m që ritet


nëpër kodra dhe pjesë kodrinore në Amerikën Veriore.
Bari (gjethi dhe korja) përmban galotanine, acidin e lirë
galik, vaj eterik etj. Në mjekësinë tradicionale përdoret
për qetësimin e proceseve inflamatore të lëkurës dhe
mukozës së lëkurës si atstringens i butë. Ka veprim të
butë tonizues dhe freskues, në preparatet ekstraktive më
së shumti përdoret në kozmetologji.

Hamamelis virginiana

98
Bistortae rhizoma – rizomi i lulës së shapit (lulexharpni,nejcë) (lukth)
Polygonum bistorta, fam. Polygonaceae
Lulja e shapit është bimë shumëvjeçare barish-
tore, me kërcell të drejtë të padegëzuar, të lartë deri
1 m, gjethe të gjata përdhese, të vendosura në rozeta
dhe të këmbyera, gjethe të rralla dhe të përulura
në pjesën e sipërme të kërcellit. Lulet e grupuara
në lulesa kalliri me ngjyrë të kuqe, të vendosura në
maje të kërcellit. Rritet në toka të lagështa, kryesisht
në ledina malore dhe kullosa.
Si barë përdoret rizomi, i cili është dy fish i lakuar
(bistortum), në formë të shkronjës latine S. I gjatë
deri 10 cm, i trashë deri 2 cm, nga jashtë topthor, i
mbledhur unazorë. Nga jashtë ngjyrë të kaftë të mb-
yllur, në brendi ngjyrë të kuqe trëndafili. Gjatë prerjes
shpejtë e ndryshon ngjyrën në të kuqe, për shkak të
oksidimit të tanineve katehinike në të kuqen tanine.
Nuk ka erë, shija është shumë shtrënguese.
Rizomi i lules së shapit përmban tanine hidroli-
zuese deri 35%, sasi më të vogël të katehinit, acidin
e lirë galik dhe elagik, shumë amidon dhe oksalat
kalciumi.
Ka veprim atstringent, antiseptik, antidijarotik,
Polygonum bistorta
antiinflamator. Paraqet barin tipik tanin që përdo-
ret për ndaljen e gjakderdhjeve të vogla, si atstringent dhe mjet antiinflamator
për trajtimin e plagëve që shërohen vështirë, për ndezje në zbrazëtirën e gojës,
diareve, gastritisit, enteritisit etj. Kryesisht përdoret në mjekësinë popullore.

Quercus cortex – korja e lisit


Quercus robur, Quercus petraea, fam. Fagaceae

Bari paraqet korën e tharë, të mbledhur herët në pranverë prej degëve të reja dhe
kërcejve të dushkut verorë, Q. robur, (Q. pedunculata) dhe dushkut dimëror, Q. pe-
traea, (Q. sessiliflora).

Lisi është bimë drunore që arrin lartësi deri 40 m. Ka korën e bardheme të çarë,
gjethe pendore dhe njëgjinore, mashkulloret të vendosura në rese, ndërsa femëroret

99
të grumbulluara në lulesa të vogla, të vendosura në degët njëvjeçare. Fryti është lëndë
i zgjatur (arrë nga ana e poshtme e mbuluar me kupolë lëkurore).

Q. robur paraqitet në tokë ranore ose argjilore, në regjionet më të ulëta përderisa


Q. petraea rritet në regjione më të larta, në komplekse pyjore në kodrina dhe male.

Bari. – Bari vjen në formë të copëve gypore, të thelluara, nga jashtë të përhimëta në
të bardha, me shkëlqim, të çara dhe shpeshherë të mbuluara me likene, në brendi me
ngjyrë të kuqe të kaftë, për së gjati të mbledhura dhe në skaje të qimëzuara. Pa erë, me
shije shtrënguese.

Përbërja kimike. – Bari ka përbërje kimike të ndërlikuar. Komponentët më të


rëndësishme janë taninet, të pranishme në sasi prej 7 deri 20%. Përmban tanine të dy
grupeve, tanine hidrolizuese dhe të kondensuara, acidin e lirë galik dha egalik, flavo-
noide (kvercetin), leukoantocianidine, karbohidrate (pentoze, pektine) dhe përbërës
tjerë.

Veprimi. – Аtstringent dhe antiseptik.

Përdorimi. – Bari përdoret më shpesh në formë të dekoktit për përdorim të jashtëm,


gjatë gjitha indikacioneve që janë të rëndomta për barërat tanine (shpëlarjen e gojës
dhe fytit gjatë stomatiteve, gingiviteve, infeksioneve të fytit, për gargara, lëndimeve në
lëkurë, hemoroideve etj.).

Tormentillae rhizoma – rizomi i zorrecës (fierit të egër)


Potentila erecta, (Potentila tormentilla),
fam. Rosaceae

Bari paraqet rizomin e e tharë të bimës zorrecës.

Fieri i egër është bimë barishtore shumëvjeçare


e ultë, që karakterizohet me lule të vogla të verdha
që kanë nga katër fletëza në tufa (tjerat Rosaceae
kanë nga pesë gjethe në tufa). Është e përhapur në
tërë Evropën dhe Azi, haset në lëndina me lagështi,
kullosa, pyje etj.
Bari grumbullohet nga burimet natyrore, eks-
portuesit më të mëdhenj janë vendet e Evropës
lindore.

Potentila erecta

100
Bari. – Rizomi i fieri i egër ka formë të çrregullt. I gjatë prej 4 deri 6 cm, I trashë prej
1 deri 3 cm, i rrumbullakët, në pjesën e sipërme i degëzuar, i mbledhur dhe i fortë, me
shenja nga rrënjët. Nga jashtë është i kuq në të kaftë, në brendi me ngjyrë më të çiltër,
në prerje shihet brendia. Nuk ka erë, shije shumë shtrënguese. Rizomi i mbledhur i
freskët ka ngjyrë më të çelur, por gjatë tharjes vjen deri te oksidimi i tanineve në sh-
tresat sipërfaqësore të barit dhe formimi i të kuqes tanine arsye për të cilën bari merr
ngjyrë të mbyllur të kuqe në të kaftë.

Përbërja kimike. – Bari përmban tanine të kondensuara prej 15 deri 20%, sasi më të
vogla të tanineve elage, acidin e lirë galik dhe elagik, flavonoide, gjurmë të vajit eterik
etj. Taninet katehinike gjatë qëndrimit më të gjatë dhe ruajtjes së barit oksidohen dhe
polimerizohen në të kuqe tanine (flobafene), të quajtura „tormentila –e kuqe”.

Veprimi. – Аtstringent, antiseptik, antiinfamator.

Përdorimi. – Bari përdoret për trajtimin e diareve gjatë gastroenteritisit akut dhe
subakut, enterokolitisit dhe dezinterisë. Përdoret në mënyrë eksterne gjatë ndezjeve
në gojë dhe në fyt. Më shpesh përgatitet në formë të tinkturës (Tinctura Tormentillae).

Barërat që përmbajnë fluoroglucinole


Fluoroglucinolet janë komponente fenole që në esencë përmbajnë bërthamën e
benzolit për të cilën janë lidhur tre grupe –OH në pozicionet meta. Janë të rralla në
botën bimore, rëndësi më të madhe kanë vetëm derivatet fluoroglucinole që gjenden
në rizomin e fierit mashkullorë.

Filicis maris rhizoma – rizomi i fierit mashkullorë


Dryopteris filix-mas (Aspidium filix mas), fam. Aspidiaceae

Bari paraqet rizomin e tharë të fierit mashkullorë, me mbetje të mbajtëseve të gje-


thit nga ana e sipërme. Rizomi rrëmihet në vjeshtë ose herët në pranverë, pastrohet
deri në rrënjë, pjesët e kalbura, gjethet, lahet me ujë dhe thahet shpejtë në temperaturë
deri 50 оС. Rizomi me të drejtë nuk do të duhej të prehet e as të imtësohet në pjesë më
të vogla. Vjen i plotë, në gjatësi deri 30 cm dhe trashësi rreth 5 cm. I tërë i mbuluar
me luspe të kafta, të holla dhe me shtesa të mbetjeve gjysmë rrethore të mbajtëseve
të gjetheve. Bari kualitativ në prerje tërthore duhet të jenë i verdhë në të gjelbër, me
pika të dukshme të errëta prej tufave përcjellëse. Ka erë të dobët të veçantë dhe shije
të hidhët shtrënguese.

101
Përbërësit më të rëndësishëm të barit gjenden në rrëshirë (ka rreth 20% në lëndë
kualitative). Përbërësit aktiv biologjik të rrëshirës janë derivate të fuoroglucinolit
(аspidinol, abaspinin, acidi filicinik).

Rizomi i fierit mashkullorë është antihelmintik, mjet për shkatërrimin e parazitëve


të zorrëve. Më herët është shfrytëzuara si mjet efikas tenicid. Terapia e tillë detyrimisht
përdoret me ndonjë mjet laksantiv, për tu mundësuar qitja e parazitëve të vdekur, nga
njëra anë dhe nga ana tjetër, që të pengohet resorbsioni i fluoroglucinoleve në traktin
digjestiv (janë toksike dhe e dëmtojnë të pamurit, mund të çojnë deri në verbërim).
Sot, bari është lëshuar krejtësisht nga përdorimi. Më shumë shfrytëzohen mjete tjera
më efikase, më pak toksike anthelmintike (tenidide). Përdoret vetëm në praktikën
veterinare, për shkatërrimin e parazitëve (metil etj.).

PYETJE PËR KONTROLLIMIN E NJOHURIVE TUAJA:

1. Çkanë taninet?
2. Si klasifikohen taninet?
3. Çka paraqesin taninet galine dhe taninet elage?
4. Çka paraqesin taninet e kondensuara?
5. Si janë të përhapura taninet në botën bimore?
6. Përmendi vetitë e përbashkëta dhe dallimet midis llojeve të ndryshme të
tanineve!
7. Kujt i detyrohet shija shtrënguese e tanineve?
8. Si formohen flobafenet? Çfarë ndikimi kanë ato për aktivitetin biologjik
dhe farmakologjik të tanineve?
9. Sqaro veprimet e tanineve!
10. Cilat janë indikacionet për përdorimin e barërave tanine në mënyrë
eksterne?
11. Për çka përdoren barërat tanine kur administrohen per os?
12. Cili është përdorimi komercial i barërave tanine?
13. Në cilat barëra tanine dominojnë ato hidrolizuese, ndërsa në cilat ato
kondensuese?
14. Çka paraqet fryti i pishës së alepit? Përshkruaje barin!
15. Cilat komponente mbizotërojnë në përbërjen kimike të frytit të alepit?
Çfarë veprime ka dhe si përdoret?
16. Prej cilave lloje të lisave shfrytëzohet korja si barë? Përshkruaj bimët dhe
barërat!
17. Çfarë përbërje kimike ka Quercus cortex?

102
18. Çfarë veprime ka përdorimi i Quercus cortex?
19. Cila është bima e zorrecës?
20. Si duket Tormentillae rhizoma kur është freskët i mbledhur, Pas tharjes
dhe pas ruajtjes së gjatë? Kujt i besohen ndryshimet?
21. Në çfarë forme përdoret më shpesh rizomi i zorrecës, çfarë veprime ka
dhe për çka përdoret?
22. Në cilin grup të barërave bën pjesë Filicis maris-rhizoma?
23. Cilat komponente janë përgjegjëse për veprimin e rizomit të fierit
mashkullorë? Si vepron dhe për çka përdoret bari?

HULUMTO DHE MËSO MË SHUMË PËR:

• Përdorimin e hamamelis në kozmetikë,


• Përdorimin e barërave tanine në mjekësinë popullore.

103
 TEMA 4.

BARËRAT QË PËRMBAJNË
KANABINOIDE

- Cannabis sativa ssp. indica - Marihuana – marihuana

Barërat që përmbajnë kanabinoide


Marihuana - marihuana
Cannabis sativa ssp. indica,
fam. Canabinaceae

Маrihuanë është emri i pjesëve të thara kulmore të


njësive femërore të llojit të posaçëm të bimës konopi
(konopi i indisë), të mbledhura në kohën e lulëzimit
të bimës.

Коnopi është bimë njëvjeçare barishtore, me kër-


cell të drejtë, i cili arrin gjatësi deri 1,5 m. Gjethet
janë anësore, me mbajtëse gjethore të gjata, me pllaka
gjethore të ndara unazore, në skaje të dhëmbëzuara,
Cannabis sativa ssp. indica
në maje të mprehta. Lulet janë një gjinie, ndërsa bima
është dy vendore. Njësitë femërore janë më të mëdha, kanë lulesa rrushku, ndërsa
mashkulloret zhvillojnë lulesa terminale fshisore. Fryti është arrë, e mbështjella me
braktenë. Bima ka erë të veçantë intensive.
Коnopi është bimë industriale, e rëndësishme për prodhimin e fijeve që shfrytëzohen
në industrinë e tekstilit dhe në prodhimin e konopit, litareve etj. Varietetet e konopit që
kultivohen për prodhimin e e fijeve karakterizohen me tranguj të gjatë të padegëzuar.
Varietetet tjera të konopit vlerësohen sipas sasisë së rrëshirës. Мidis tyre, rëndësi të
posaçme ka konopi i indisë, Cannabis sativa ssp. indica.

Përbërja kimike. – Gjethet dhe herba e konopit Indisë përmbajnë vaj eterik, hetero-
zide flavonoide, vaj yndyror dhe komponentë tjera dytësore, ndërsa përbërësit aktiv

104
janë komponime fenole, të shënuara si kanabinoide. Këto komponime gjenden në
rrëshirë që është e ngjitur mbi gjethet dhe mbi braktetë e luleve femërore. Komponenta
më aktive është tetrahidrokanabinoli, i cili shënohet me shkurtesën THC. Kjo kom-
ponentë është e rëndësishme për vlerësimin e kualitetit të barërave që përfitohen prej
konopit të Indisë.

Veprimi. – Substancat aktive të konopit janë kanabinoidet psikostimulative, posa-


çërisht THC, substanca që lidhen për receptorët në trurin e madh dhe shkaktojnë eu-
fori të ëmbël, relaksim dhe percepcion të rritur. E ngadalësojnë pulsin, e ulin shtypjen
e gjakut, veprojnë edhe në mënyrë bronkodilatatorike.

Përdorimi. – Каnabinoidet dhe konopi i indisë nuk përdoren për qëllime terapeu-
tike. Nga aspekti socioekonomik është shumë më i rëndësishëm shpërdorimi i kono-
pit të Indisë dhe të barërave narkotike që përfitohen nga bima: marihuana (pjesë ë
thara të sipërme të njësive femërore në lule), hashashi (rrëshira e gjetheve dhe luleve)
dhe vaji i hashashit (ekstrakti i rrëshirës). Gjitha produktet e përmendura shkakto-
jnë varësi. Përdorimi i pakontrolluar i këtyre mjeteve shkakton gjendje të vetëdijes
së ndryshuar, ndërsа gjatë intoksinimit kronik paraqiten ndryshime në sjellje, frikë,
panik, halucinacione dhe manifestime tjera neurologjike. Përdorimi i gjatë kohorë i
këtyre mjeteve sjell deri te humbja e vullnetit, deri te dobësimi intelektual, në raste të
caktuara edhe në çrregullime të rëna mentale.

PYETJE PËR KONTROLLIMIN E NJOHURIVE TUAJA:

1. Çfarë substanca janë kanabinoidet? Si veprojnë?


2. Çështë marihuana, e çështë hashishi?
3. Prej cilës bimë përfitohen marihuana dhe hashishi?
4. Sqari vaprimet e kanabinoideve dhe të barërave që i përmbajnë!
5. Çfarë pasoja shkakton përdorimi i marihuanës?

HULUMTO DHE MËSO MË SHUMË PËR:

■ Produktet bimore që shpërdorohen dhe sjellin deri në varësi.

105
 TEMA 5.

BARËRAT
QË PËRMBAJNË VITAMINA
(BARËRAT VITAMINIKE)

Vitaminet
Barërat që përmbajnë vitaminën C
- Cynosbati fructus – fryti i kaçave

Barërat që përmbajnë vitamine të grupit B


- Faex medicinalis – tharmi medicional

Barërat që përmbajnë vitaminën K


- Urticae folium (herba) – gjethi (herba) i hithrave

Barërat që përmbajnë karotene (provitamina A)


- Calendulae flos – lulja e kumakut

Vitaminat
Vitaminat janë komponime organike natyrore që kanë rëndësi jetike për njeriun.
Në sasi të vogla janë të domosdoshme për rritjen dhe zhvillimin, për funksionim nor-
mal të organizmit dhe për ruajtjen e shëndetit të njeriut. Njeriu nuk është në gjendje
ti sintetizojë vetë numrin më të madh të vitaminave dhe prandaj duhet të marrë me
ushqim. Marrja e pamjaftueshme dhe shfrytëzimi i vitaminave nga ushqimi, sjell deri
në hipovitaminoze të përcjella me zhvillimin e sëmundjeve të caktuara. Marrja e pa-
kontrolluar e madhe e vitaminave, po ashtu, shkakton çrregullimin dhe paraqitjen e
sëmundjeve (hipervitaminoza).

106
Disa vitamina në organizmin e njeriut formohen nga pro vitaminat, siç janë p.sh.,
vitaminat A dhe D. Vitamina A formohet prej karoteneve përkatëse, të cilat janë të
njohura si provitamine të vitaminës A. prej tyre më e rëndësishme është vitamina
β-karoteni. Каrotenet janë posaçërisht të përhapura në organizmat bimorë (pemë,
perime, bimë mjekësore). Vitamina D2 mund të paraqitet në disa forma. P.sh. vitami-
na D2, formohet prej provitaminës еrgosterol nën veprimin e dritës –UV.

Prejardhja kimike e vitaminave është shumë e llojllojshme. Vitamina С rrjedh prej


komponimeve të sheqerit, vitamina A është diterpen, vitamina D ka strukturë ste-
roide, ndërsa në strukturën e vitaminës K janë të bashkuara naftokinonet dhe alkooli
fitolik. Vitaminat dallohen sipas vetive fiziko-kimike të tyre, posaçërisht në tretsh-
mërinë e tyre, në bazë të cilës janë ndarë në dy grupe themelore:
- vitaminat e tretshme në ujë (vitamine hidrosolubile) ku bëjnë pjesë vitamina С
dhe vitaminet e grupit B,
- vitaminat e tretshme në vajra yndyrore (vitaminat liposolubile) ku bëjnë pjesë
vitaminat: K, A, D dhe E.

Pjesa më e madhe e vitaminave sot prodhohen sintetikisht, me çka prodhimet vita-


mine bëhen më të kapshme për plotësimin e sasive të nevojshme ditore në organizëm
dhe për preventivë nga sëmundjet e caktuara. Vitaminat e fituara kështu mund të për-
fitohen në doza më të mëdha si barëra, që është me rëndësi të posaçme kur nevojitet
veprimi i tyre i shpejtë. Mirëpo, resurset natyrore të pasura me vitamine edhe më tej
janë shumë të rëndësishme, sepse përpos vitaminave, përmbajnë edhe komponime
biologjike të vlefshme. Këtu, para së gjithash mendohet në barërat me prejardhje bi-
more dhe shtazore, që janë të pasura me vitamina të caktuara, që përdoren për plotësi-
min e vitaminave në organizmin e njeriut.

Barërat që përmbajnë vitaminë C


Cynosbati fructus (Rosae caninae fructus)- fryti i kaçëve
Rosa canina, fam. Rosaceae

Bari paraqet frytin e tharë të bimës së kaçës.

Kaça është shkurre me lartësi deri 2 m. Ka gjethe pendore të vendosura tek, me


pllaka gjethore të zgjatura, në skaje të dhëmbëzuara. Nëpër degë ka gjemba. Lulet janë
të vetmuara ose në lulesa të rralla, me ngjyrë roze të çelur të tufës. Fryti është arrë e
mbledhur.

107
Kaça rritet në regjione të ulëta, kodrinore dhe
malore. Te ne është shumë e shpeshtë. Kultivohet si
bimë dekorative.

Bari. – Si barë përdoret fryti jo i pjekur (pseu-


dofryti) prej disa llojeve të kaçave. Grumbullohen
para përfundimit të verës, para se të piqen plotësisht.
Prehen në maje edhe gjatë bazës, rreth mbajtëses, dhe
thahen në diell ose në tertore termike. Fryti i tharë
është i fortë, pak i shtypur, ka shkëlqim, i kuq ose i
kuq i mbyllur, me shije të thartë dhe të ëmbël. Në
brendi është i mbushur me fije dhe i plotësuar me
disa arra (fryte të vërteta).
Bari duhet të ruhet i tërë (in toto) ose i prerë në
gjysma, në enë të mbyllura mirë.
Rosa canina

Përbërja kimike. – fryti i kaçës përmban vitamine të ndryshme: karotenoide (pro


vtaminën A), vitaminë K dhe vitamine të grupit B, posaçërisht vitaminë C, i përfaqë-
suar në sasi rreth 1%. Në vajin yndyrorë të arrave ka vitaminë E. Përskaj vitaminave në
fryt janë prezentë flavonoide, acide të pemëve, sheqerna, pektine, materie mineralore
dhe tanine.

Përdorimi. – Fryti i kaçës përdoret për përgatitjen e pijes vitaminore freskuese, e


cila preferohet në muajt e dimrit si mjet për forcim dhe freskim. Në mjekësinë popul-
lore vlerësohet si mjet preventiv për: ftohje, grip, sëmundje infektive të traktit respira-
torik. Vepron si mjet i lehtë diuretik.
Fryti i mbledhur plotësisht i pjekur i kaçave përdoret në industrinë ushqimore për
prodhimin e marmelatës, xhemëve, lëngjeve dhe koncentrateve vitaminoze.

INFORMATA TË DOBISHME:

Juglandis immaturi fructus – frytet e gjelbra të arrës


Juglans regia, fam. Juglandaceae

Frytet e gjelbra të arrës (para se të formohet endokarpi dhe kotiledonet e farës)


përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës С, vitamine tjera dhe fenole. Paraqesin lëndën e
parë për ekstraktimin e vitaminës natyrore C.

108
INFORMATA TË DOBISHME:

Petroselini folium – gjethi i majdanozit


Petroselinum crispum, fam. Apiaceae

Gjethi (herba) e majdanozit grumbullohet në vitin e dytë para lulëzimit të bimës.


Përbëhet prej pjesëve të degëve dhe gjetheve, pendore të prera dhe me dhëmbëzim të
parregullt në skaje, me ngjyrë të gjelbër të mbyllur, me erë aromatike të veçantë dhe
shije të këndshme. Përmban vaj eterik rreth 0,3% dhe sasi të madhe të vitaminës C.
Në fitoterapi vlerësohet si diuretik që rekomandohet për gurë dhe rërë në veshkë
ose në mëshikëzën e urinës. Shfrytëzohet në formë infuze. Sasi më të mëdha të gjetheve
të majdanozit (herba) harxhohen si mëlmesë.

Capsici fructus – fryti i specit


Capsicum annuum, fam. Solanaceae

Fryti i specit është i pasur me vitaminë C dhe vitaminat B1 dhe B2. Speci i kuq
përmban karotine (provitaminën A). Fryti i specit djegës, i fituar prej C. annuum var.
longum dhe C. frytescens, është barë oficinel me veprim rubifacient që ju besohet kom-
ponentëve alkaloide prezente.

Malpighiae glabrae fructus – fryti i acerolës


Malpighia glabra, fam. Malpighiaceae

Аcerola është bimë shkurre me prejardhje nga pjesët tropike dhe subtropike, por
sot kultivohet në tërë botën. Fryti është gështenjë e lëngshme e ngjyrshme me vishnjën
me madhësi 1-3 cm dhe me ngjyrë të kuqe të ndritshme. Përmban më tepër fitonutri-
ent dhe sasi të madhe të vitaminës C (më shumë se 1600 mg në 100 g).

Barërat që përmbajnë vitamine të grupit B


Faex medicinalis – tharmi medicional (mjekësorë)
Saccharomyces cerevisiae, fam. Saccharomyceataceae

Tharmi (kërpudha e thartë) është kërpudhë njëqelizore, me qeliza topthore ose


formë të vezës, të gjata prej 8 mikrometra dhe të gjëra prej 6 deri 8 mikrometra. Në
tretësirë të jodit ngjyrosen në të verdhë, sias së cilës identifikohet amidoni. Kjo është e
rëndësishme për hulumtimin e kualitetit të barit, sepse shpesh falsifikohet me lloje të
ndryshme të amidonit.

109
Bari. – Tharmi përfitohet si produkt dytësorë gjatë prodhimit të birrës. Vjen në
formë të pluhurit të verdhë ose të verdhë të mbyllur, me erë karakteristike dhe shije
të veçantë. Duhet të jenë i përbërë prej qelizave të veçanta, ndërsa në mikroskop nuk
guxohet të vërehen koloni të krijuara me shumimin e qelizave. Tharmi duhet patjetër
të përmbajë enzime. Nëse thahet dy orë në temperaturë prej 102-105 °C, vjen deri te
inakivizimi i enzimave dhe përfitohet Faex medicinalis inactivata. Tharmi i inaktivuar
(deaktivuar) dhe ekstrakti i tharmit të inaktivuar (Extractum Faecis siccum) përdoren
në teknologjinë farmaceutike si materie ndihmëse dhe mjete për hollimin e barërave
me veprim të fuqishëm.

Përbërja kimike. – Tharmi përmban sasi të madhe të proteinave (50%), në pjesën


më të madhe nukleoproteine të vlefshme biologjike. Përmban karbohidrate rreth 25%,
sasi të vogël të materieve yndyrore, sasi më të madhe të materieve minerale dhe enz-
ime. Komponente më të rëndësishme janë vitaminet. Tharmi medicional është burimi
më i pasur i vitaminave të grupit B (B1 B2, B3, B9 dhe B12).

Veprimi dhe përdorimi. – Veprimi i tharmit mjekësorë është i lidhur ngushë me


veprimin e vitaminave. Në përmasa më të mëdha përdoret në terapinë e sëmundjeve
lëkurore (furunkule, akneve), në formë të tabletave ose pluhurit. Përdoret si mjet për
përmirësimin e oreksit dhe si laksantiv. Gjen përdorim në kozmetologji, për përpuni-
min e maskave ushqyese.

Barërat që përmbajnë vitaminë K1


Urticae folium (herba) – gjethi (herba) i hitheve
Urtica dioica, fam. Urticaceae

Bari paraqet gjethin e tharë (ose herbën) e hitheve.


Hithi është bimë barishtore shumëvjeçare, që rritet deri 1,5 m. E tërë bima është
e mbuluar me qime. Në kontakt me lëkurën këto qime lëshojnë substanca, të cilat
shkaktojnë në lëkurë flluska që dhembin dhe shkaktojnë kruarje.

Gjethet e hithit grumbullohen gjatë verës, prej majit deri në shtator. Pas grumbul-
limit lihen në diell të thahen pak, pastaj thahen në tertore në temperatura deri 50 оС.
Gjethet janë të gjelbra të mbyllura, të buta, të zgjatura, në skaje të sharruara, në maje
të mprehta, ndërsa në bazë formë të zemrës, ë mbuluara me qime. Kanë erë të veçantë
dhe shije të dobët të hidhët.

Përbërja kimike. – Bari ka përbërje kimike shumë të ndërlikuar. Janë prezente acide
të ndryshme, flavonoide, sterole, histamine, materie minerale (posaçërisht hekur) dhe

110
komponente tjera. Është e rëndësishme prezenca e sasive më të mëdha të vitamineve:
K1 në sasi prej 0,06%, vitamine të grupit B (në tërësi rreth 0,2%), vitamin С, acidin
pantotenik, karotenoide etj. Bari është burim i pasur i klorofilit.

Veprimi dhe përdorimi. – Gjethi i hithrave përdoret si mjet antihemoragjik, ky vep-


rim i besohet vitaminës К1. Volitshëm ndikon në këmbimin e materieve në organizëm
dhe vepron në mënyrë tonizive. Në formë të ekstraktit të lëngët përdoret për ndaljen e
gjakderdhjeve në gjinekologji. Ka përdorim të gjerë në mjekësinë popullore (për shëri-
min e astmës, ftohjeve, për trajtimin e dhembjeve në eshtra, për trajtim të jashtëm të
hemoroideve, për egzema, për zbokthin në flokë etj). Rekomandohet kundër rënies së
flokëve.

INFOMATA TË DOBISHME:

Maydis stigmata – mëndafshi i misrit


Zea mays, fam. Poaceae

Mëndafshi i misrit paraqet shenjat e luleve femërore të misrit. Grumbullohet nga


koçanët e misrit. Përmban sasi të madhe të vitaminës K1, vitaminës С, acid pantoteinik
dhe karotenoide. Prej komponentëve tjera më e rëndësishme është prezenca e: sapo-
nineve, tanineve, vajit eterik, vajit yndyror, gomës, rrëshirave, steroleve, acidi salicilik
dhe komponente tjera.
Mëndafshi i misrit përdoret në mjekësi popullore si diuretik i mirë që nuk i ngacmon
veshkët. Përdoret edhe gjatë cistitit, nefritit dhe sëmundjeve të ngjashme. Ndihmon në
largimin e rërës nga mëshikëza e urinës. Përdoret për trajtimin e reumës (veprimi i
acidit salicilik). Në mjekësinë popullore është i njohur si mjet anti hemorragjik, diuretik
dhe halogog.

Millefolii herba – herba e lulemarrjes


Achillea millefolium, fam. Asteraceae

Pjesa nëntokësore e thatë e lulemarrjes është barë oficinel që përdoret si amara.


Ka rëndësi edhe si lëndë që përmban sasi të madhe të vitaminës K së bashku me
komponente tjera (vaj eterik, laktone seskviterpene, tanine, acide organike) kon-
tribuon në efikasitetin e barit në shërimin e lëndimeve të lëkurës dhe në trajtimin e
hemorroideve.

111
Barërat që përmbajnë karotene (provitamina А)
Calendulae flos – lulja e kumakut
Calendula officinalis, fam. Asteraceae

Bari paraqet frytet e thara të luleve të bimës së kumakut.


Kumaku është bimë barishtore me lartësi prej 30 deri 50 cm. Ka kërcell të drejtë,
pak të degëzuar, gjethe të zgjatura pa mbajtëse dhe lule terminale me ngjyrë portokalli.
Rritet në Evropë. Kultivohet në shtetet ballkanike, në Europën lindore, më pak në
Gjermani. Eksportues më të mëdhenj të barit janë: Egjipti, Polonia dhe Hungaria.

Bari. – Karpelat e luleve mblidhen kur janë të zhvilluara mirë dhe kur lulet kanë
formë të gjuhës janë të vendosura horizontalisht. Pas grumbullimit duhet të thahen sa
është e mundur më shpejtë, që të mos vijë deri te ndryshimi i ngjyrës.

Përbërja kimike. – Lulja e kumakut ka përbërje kimike shumë komplekse. Përmban:


saponine treterpene (2-10%), alkoole treterpene, flavonoide, kumarine, polisakaride,
poliacetilene, materie të hidhëta etj. Bari është burim i pasur i karotenoideve.

Veprimi dhe përdorimi. – Lulet e kumakut posedojnë veprim antiinflamator, an-


tibaktericid dhe fungicid. Supozohet se veprimi i detyrohet treterpeneve alkoolike.
Komponentet tjera me siguri kontribuojnë në aktivitetin e përgjithshëm të barit.
Lulet e kumakut përdoren në formë të ekstraktit, tinkturave ose yndyrave për shër-
imin e plagëve të lëkurës, për trajtimin e: lëkurës me ndezje, mukozave, furunkullave,
shenjave etj. Përdoren në formë të shtresave që vihen në vendet e sëmura. Ekstrakti i
kumakut përdoret për prodhimin e preparateve kozmetike me veprim emolient, hi-
dratant dhe antiseptik të lehtë.

HULUMTO DHE MËSO MË SHUMË PËR:

• frytet e pyjeve si burim të vitaminave,


• vitaminat e përhapura në pemë dhe perime të regjionit tonë gjeografik.

112
INFORMATA TË DOBISHME:

Medicago sativae herba et folium – herba dhe gjethi i jonxhes


Medicago sativa, fam. Fabaceae

Jonxha është bimë barishtore që kultivohet si kulturë e kafshëve. Herba e freskët ose
e tharë e bimës përmban sasi të mëdha të materieve ushqyese: proteine, klorofil, ksanto-
fil, provitamine А (karotene), vitamine B, K dhe C, shumë kalcium dhe hekur, enzime,
saponine, acide organike, holin, trimetilaminë, aminoacide dhe përbërës tjerë.
Bima shfrytëzohet për izolimin e klorofilit. Për shkak të sasisë së madhe të vitaminës
C dhe provitaminës А, gjethet e reja rekomandohen si ushqim vitaminik, për forcimin
e organizmit. Shfrytëzohen si sallata ose për shtrydhjen e lëngut. Në mjekësinë popullore
vlerësohet si mjet për shërimin e reumës.

Dauci radix recens – rrënja e karotës


Daucus carota, fam. Apiaceae

Karota është një prej burimeve më të pasura me karotene: 10-20 mg në 100 g materia
të freskët. Në aspektin Industrial përfitohet me ekstraktimin e karotës së freskët (Dauci
radix recens). Përpos karoteneve, përmban edhe vitaminat B1, B2, acidin pantoteinik,
vitaminën C, kumarine, flavonoide, antociane, vaj yndyror dhe vaj eterik, sheqerna etj.
Karota është perime e çmuar. Në formë të lëngut të freskët të shtrydhur e përmirëson
tretjen e ushqimit, posaçërisht te fëmijët e vegjël. Ka veprim spazmolitik dhe diuretik.
Rekomandohet gjatë sëmundjes së verdhëzës dhe sëmundjeve tjera të mushkërisë së
zezë, gjatë reumës, diabetit etj.
Nga jashtë përdoret për të djegura dhe plagë që vështirë shërohen, si edhe për qël-
lime kozmetike.

Cucurbitae fructus recens – fryti i kungullit


Cucurbita sativa, fam. Cucurbitaceae

Kungulli është bimë njëvjeçare barishtore që kultivohet për prodhimin e fryteve


dhe farëve. Fryti përdoret si ushqim kualitativ, në aspektin biologjik me kalori të ulëta.
Përmban proteine, shumë pak vaj yndyror, provitamine А (karotene), vitaminën C,
kripëra të manganit etj.
Pjesa mishërore e frytit, si dhe lëngu i zier ose i shtrydhur përdoren në mjekësinë
popullore për shërimin e psoriazës. Është i njohur përdorimi i mishit të kungullit ose
lëngut të shtrydhur nga kungulli i freskët i gërryer për shërimin e enteritisit dhe për
trajtimin e diareve. Në popull vlerësohet si diuretik, rekomandohet edhe gjatë gjendjeve
të nefritit kronik.

113
PYETJE PËR KONTROLLIMIN E NJOHURIVE TUAJA:

1. Ç’janë vitaminat dhe çfarë rëndësie kanë për njeriun?


2. Trego disa shembuj për provitamine!
3. Si klasifikohen vitaminat?
4. Çka paraqet bari i frytit të kaçës? Si grumbullohet dhe si përpunohet
bari?
5. Cilat komponente kimike i përmban fryti i kaçës? Çfarë përdorimi ka?
6. Çka di për lëndët bimore që janë të rëndësishme si burim i vitaminës
C?
7. Çka paraqet tharmi? Si kryhet identifikimi i tij?
8. Cila është përbërja kimike e tharmit?
9. Në çka duhet pasur kujdes gjatë përfitimit të tharmit medicional?
10. Çfarë përdorimi ka tharmi medicional?
11. Çështë tharmi i inaktivuar? Për çka përdoret?
12. Si duket gjethi i hithrave? Si grumbullohet dhe si përpunohet?
13. Në çka bazohet veprimi i hithrave dhe si përdoret?
14. Çfarë pamje ka bima e kumakut? Si grumbullohet lulja?
15. Cilat komponente e përbëjnë kimikisht kumakun?
16. Çfarë veprime ka kumaku? Si shfrytëzohet?
17. Cilat lëndë i njeh si burim të provitaminës А?

114
 TEMA 6.

BARËRAT QË PËRMBAJNË
ACIDE TË PEMËVE

Acidet e pemëve dhe acidet tjera organike


në bimë

Barërat që përmbajnë acide të pemëve

- Hybisci flos – lulja e bamjes (hibiskusit)

Acidet e pemëve dhe acidet tjera organike në bimë


Acidet organike si ato të pemëve, yndyrore dhe numër i madh i acideve organike,
kanë rol të rëndësishëm në proceset biokimike që ndodhin në organizmat bimorë.
Disa prej tyre paraqiten si produkte përfundimtare të metabolizmit, ndërsa të tjerat në
mënyrë aktive përfshihen në biosintezën e produkteve tjera në bimë. Sipas përbërjes
kimike, acidet organike mund të jenë:

- Acide alifatike. – Në botën bimore posaçërisht janë të përhapura acidet organike


me numër të vogël të atomeve të -C në vargun, me strukturë aifatike. Acidet e ulëta
alifatike hasen në lëngun qelizorë të: fryteve, gjethe ose organe tjera, pjesërisht në
gjendje të lirë, ndërsa një pjesë e tyre ndërtojnë kripëra, estere ose amide. Disa prej
këtyre acideve (mollës, limonit i verës) janë të njohura si acide të pemëve, sepse në
sasi më të mëdha gjenden në frytet e pemëve, ku kanë përpjesë të madhe në form-
imin e shijes së tyre. Acidet alifatike më shpesh janë: monokarbonike, dy karbonike
ose hidroksikarbonike.

115
- Acidet ciklike. – Acide të tilla janë hina-acidi dhe shikimi-acidi, shpesh të grum-
bulluara në sasi të konsiderueshme në disa organizma bimorë. Hina-acidi haset në
korën e drurit – hina, në familjen e kafesë, në boronicë etj. Shikimi – acidi ka rol të
rëndësishëm në biosintezën e gjitha komponimeve fenilpropanoide (për shembull
– taninet).

- Аcidet aromatike. – Përbërje aromatike kanë grup i madh i acideve: acidi benzoik
(në rrëshira dhe balsame); acidi salicilik (në shelg); acidi cimetik (në vajrat eterike,
në rrëshira, në balsame, në disa hterozide dhe në disa alkaloidë); acidi tropik (në
disa alkaloidë) dhe tj.

- Acidet heterociklike. – Në këtë grup bëjnë pjesë acide specifike që ndërtojnë


kripëra me disa alkaloidë: acidi helidonik (në bimën qumështi i gjarprit) dhe me-
kanik (në opium).

Barërat që përmbajnë acide të pemëve


Acidet e pemëve (acidet alifatike të ulëta) janë zbuluar nga kimisti dhe farmaceuti
suedez Shele. Ai së pari ka izoluar acidin e venës (Acidum tartaricum) prej gurit të
venës, pastaj edhe acidin limonik (Acidum citricum) prej lëngut të limonit, si dhe aci-
din e mollës (Acidum malicum) prej fryteve të papjekura të mollës. Këto acide janë të
përhapura në sasi më të mëdha në pemë, posaçërisht në frytet e lëngshme. Pjesërisht
janë të lira, më shpesh hasen si kripëra të -K ose -Ca. Një prej produkteve më të rëndë-
sishme dytësore të metabolizmit të sheqernave (karbohidrateve), acidi limonik është
prezent pothuaj në gjitha bimët. Përfitohet prej lëngut të limonit ose të shegës, prej
gjetheve të duhanit dhe të moganit, si dhe në gjethet e pambukut. Në aspektin in-
dustrial prodhohet me fermentimin e melasit, me ndihmën e myqeve të Aspergillus
niger. Acidi limonik më së shumti përdoret në industrinë ushqimore dhe në indus-
trinë e pijeve freskuese joalkoolike. Përdoret edhe në industrinë farmaceutike dhe
kozmetologjike.

Frytet e pemëve janë element i rëndësishëm në ushqimin e përditshëm dhe


shfrytëzohen të freskëta, të thata ose si lëngje të përpunuara, shurupe, marmelate,
xhemë, kompote etj. Përpos sasisë së madhe të ujit (deri 90%), pemët e freskëta të
lëngshme përmbajnë mjaftë sheqerna (deri 12%), pektine, më pak vitamine, provita-
mine, enzime, kripëra minerale, acide të pemëve, shumë pak proteine, yndyra etj.

116
Është e rëndësishme prezenca e heterozideve flavonoide, më shpesh antocianeve.
Aroma e këndshme e pemëve kryesisht rrjedh prej estereve të acideve organike dhe
alkooleve alifatike të ulëta (metil-, etil-, amil alkoolit). Disa fryte përdoren për prod-
himin e lëngjeve të pemëve, të cilat gjejnë përdorim në prodhimin e sirupeve farma-
ceutike, ku kanë rol të korigensit të shijes, të erës ose ngjyrës:

- Rubi idaei maturi fructus – frytet e pjekura të malineve,


- Cerasi fructus - frytet e vishnjave,
- Mori nigri fructus – fryti i dudës së zezë,
- Myrtillifructus -fryti i boronicës,
- Ribes nigri fructus - fryti i rrushit të zi të serezit,
- Rubi fryticosi fructus - fryti i manaferrave,
- Granati fructus - fryti i shegës,
- Corni maris fructus - fryti i thanës,
- Cydoniae fructus - fryti i ftoit etj.

Lëngjet e pemëve, si burim i shkëlqyeshëm i vitaminave përdoren për freskimin e


organizmit, posaçërisht në gjendje të temperaturës së ngritur trupore.

Acidet e pemëve kanë veprim të lehtë laksantiv dhe diuretik, arsyet për të cilat për-
doren si infuze ose dekokte të fryteve të freskëta ose të thara për qëllime terapeutike
si mjete për përmirësimin e tretjes së ushqimit dhe si mjete të lehta për largimin ose
pengimin e obstipacioneve kronike. Si burim i acideve të pemëve përdoren frytet e
pemëve të vetë mbira ose të kultivuara, ose pjesët e gjelbra të shumë bimëve.

Hibisci flos – lulja e bamjes (hibiskusit)


Hibiscus sabdarifa var. ruber,
fam. Malvaceae

Bari paraqet lulet e thara të bimës së hibiskusit.

Bamja është bimë barishtore që rritet në lartësi


deri 1,5 m. Rrjedh nga Afrika (Аngola), ndërsа sot
kultivohet në gjitha regjionet tropike. Eksportues
më të mëdhenj të barit janë Sudani dhe Egjipti. Në
përmasa të mëdha kultivohet edhe në Kinë dhe në
ShBA.

Hibiscus sabdarifa

117
Bari. – Lulja e hibiskusit (bamjes) përbëhet prej qerthullit të brendshëm dhe të
jashtëm (karakteristike për Malvaceae). Qerthulli është i gjatë prej 2 deri 3,5 cm, deri
në mes i rritur dhe në pjesën e sipërme i ndarë në pesë maje të mprehta.
Gjethëzat e dy qerthujve janë mishërore, të thata, lehtë të thyeshme, me ngjyrë të
kuqe të çelur deri në ngjyrë vjollce të mbyllur, në bazën e anës së brendshme janë më
të ndritshme. Kanë erë të dobët dhe shije të thartë.

Përbërja kimike. – Lulja e hibiskusit përmban sasi të madhe të acideve organike (li-
monit, mollës, venës etj.). Për barin është karakteristik acidi laktonik hibiskus prezent
prej 15 deri 30%. Prej komponentëve tjera përmban antociane (rreth 1,5%). Prezentë
janë edhe flavonoidet, fitosterolet, tëmthat, polisakaridet dhe pektinet etj.

Veprimi dhe përdorimi. – Hibiskusi përdoret si mjet freskues, më shpesh si pije e


ngrohtë ose e ftohtë si çaj (infuz). Vlerësohet si mjet freskues që nuk përmban kofein.
Në doza më të mëdha mund të jap edhe efekt aksantiv.

Corni maris fructus – fryti i thanës


Cornus mas, fam. Cornaceae

Thana është shkurre ose dru i ultë, me gjethe të cilat kanë pllaka gjethore të zgjatu-
ra, në skaje të plota, në sipërfaqe me fije mekanike. Lulet janë të verdha dhe paraqiten
herët në pranverë. Fryti është farë e zgjatur e kuqe. Në pjesën e lëngshme mishërore
gjendet sasi e madhe e tanineve, acide organike, pektine, sheqerna, tëmtha etj. Lëngu i
shtrydhur i fryteve përdoret si pije freskuese. Prej fryteve përgatitet xhemi, marmelata
ose kompoti. Në mjekësinë popullore, fryti i thanës rekomandohet si mjet për shëri-
min e proceseve të ndezjes të mukozës së kuqe gjatë enteritisit të përcjella me diare.
Veprimi me siguri i përshkruhet tanineve dhe pektineve të frytit.

Pruni fructus – fryti i kumbullës


Prunus domestica, fam. Amygdalaceae

Fryti i kumbullës është bërthamë e kaltër e mbyllur, e zgjatur dhe pak e ngushtuar
në skaje, me mezokarp mishëror i cili ndahet lehtë nga bërthama. Ka shije të ëmbël në
të thartë dhe erë të këndshme. Fryti i tharë është i rrudhur, ngjyrë vjollce të mbyllur,
me shije më të ëmbël dhe erë të veçantë.
Kumbulla e thatë përmban mbi 40 % sheqerna (fruktozë, glukozë, sakarozë), pe-
ktine, acide organike (më shumë të mollës), materie minerale etj. Shfrytëzohet si mjet
laksantiv i lehtë, më shpesh në formë të kompotit.

118
Tamarindi fructus – fryti i tamarindus
Tamarindus indica, fam. Fabaceae

Таmarindus është bimë tropike drunore, me prejardhje nga Afrika. Kultivohet në


regjione tropike si dru dekorativ.
Fryti i tamarindusit është bishtajë e gjatë, anash pak e shtypur, në brendi e mbushur
me pulpë të butë pak të thartë dhe të ëmbël, ngjyrë të kaftë të mbyllur në të cilën gjen-
den 3-12 fara.
Si barë përdoret pjesa e mesme e butë e bishtajës, prej të cilës largohen farat dhe
shtresat e jashtme. Bishtajat e pastruara thahen në diell. Në procesin e tharjes vjen
deri te ndryshimet fermentuese, të cilat i japin frytit aromë të veçantë. Me shtrydhjen
e pulpave të thara përfitohet masë e dendur me shije të thartë dhe erë të këndshme.
Përmban rreth 20 % sheqer invert, prej 5-8% tartarat kaliumi të thartë, 6-8 % acidin e
venës, deri 2 % аcidin e mollës dhe limonik pektine, tëmtha, materie minerale etj.
Fryti i tamarindusit përdoret si mjet i lehtë laksativ, posaçërisht për fëmijë në doza
prej 25 deri 60 g. Jepet në formë të shurupit në kombinim me sanë.

Sambucifructus – fryti i shtogut


Sambucus nigra, fam. Caprifoliaceae

Frytet e thara të shtogut (Sambuci fructus) ose lëngu nga frytet e freskëta të pjekura
shfrytëzohen si mjete laksantive. Fryti i shtogut përmban sheqerin invert, acide or-
ganike, tanine, antociane etj.

119
PYETJE PËR KONTROLLIMIN E NJOHURIVE TUAJA:

1. Çfarë përbërje kimike kanë acidet organike që gjinden në bimë?


2. Кu dhe në çfarë forme janë prezentë llojet e ndryshme të acideve
organike?
3. Numëro llojet më të përhapura të acideve organike në bimë!
4. Cilat acide quhen – acide të pemëve dhe pse?
5. Çfarë veprime kanë acidet organike? Si përdoren?
6. Numëro burimez prej të cilave fitohen lëngjet e pemëve! Çfarë rëndësie
ka përdorimi i lëngjeve të pemëve në jetën e përditshme, çfarë rëndësie
kanë në prodhimin e shurupeve mjekësore?
7. Në cilin grup të barërave bën pjesë lulja e hibiskusit? Çfarë përdorimi
ka lulja e hibiskusit?
8. Cilat fryte të pemëve shfrytëzohen si mjete laksantive?

HULUMTO DHE MËSO MË SHUMË PËR:

• acidet organike që shfrytëzohen në kozmetologji.

120
 TEMA 7.

MATERIALI LIDHËS
(ТЕLAMENTA)

Materiali lidhës (telamenta)

Materialet natyrore për përpunimin e fijeve dhe


tjerreve që shfrytëzohen si telamenta

- Lana Gossypii – pambuku

Llojet e materialit lidhës:

- fashë (vata medicionale),


- Pëlhura (gaza, fashat),
- Peri kirurgjik

Materiali lidhës (telamenta)


Në grupin e mjeteve medicionale numërohen llojet të ndryshme të materialit lid-
hës, si dhe mjetet për ndaljen e gjakderdhjes (vata – pambuku, prodhimet e pambu-
kut, gaza, prodhimet e gazës, fashat, flasterët adeziv, peri kirurgjik, katguti dhe mjete
tjera për qepjen e plagëve). Мund të përpunohen prej materialeve natyrore ose prej
fijeve sintetike përkatëse.
Cili do qoftë material lidhës që përdoret për qëllime mjekësore duhet t’i përgjig-
jet rregullave për: identifikim, shkallës së pastërtisë dhe hulumtimeve mekan-
iko-teknologjike (numrit të nyjeve, gjatësia dhe gjerësia, dendësia e pëlhurës dhe
shpërndarja e ndarjeve, masa e sipërfaqes, fuqisë së absorbimit etj.).

121
Në varësi nga përdorimi, posaçërisht kur përdoret te plagët e hapura dhe lëndimet,
materiali lidhës duhet të jenë i sterilizuar dhe i paketuar ashtu që steriliteti të ruhet
deri në përdorimin e tij.

Materialet natyrore për përpunimin e fijeve dhe pëlhurave


që shfrytëzohen si telamenta
Lana Gossypii – pambuku
Gossypium spp., fam. Malvaceae

Pambuku paraqet masën prej fijeve mekanike të përziera prej më tepër llojeve të
pambukut të kultivuar.

Pambuku është një nga bimët më të vjetra të


kultivuara. Sot ekziston numër i madh i llojeve të
ndryshme, nënllojeve dhe hibrideve që kultivohen
si kultura. Në prodhimtarinë bashkëkohore domi-
non G. hirsutum (80 % të prodhimtarisë botërore të
pambukut). Prodhues më të mëdhenj të pambukut
janë ShBA, Kina, Rusia, India, Pakistani, Brazili dhe
Egjipti.
Pambuku është bimë njëvjeçare me pamje
druri, me lartësi deri 1,5 m. Ka gjethe të ndara dhe
lule të vogla të verdha me mbështjellës të dhëm-
bëzuar. Fryti është farë e mbështjella që çahet kur
piqet. Fara është e mbështjella me qime të gjata deri
Gossypium spp.
15-40 mm.

Pambuku i ndarë pej farës, pastrohet, pastaj pastrohet yndyra me tretësirën e vlu-
ar të bazës, pastaj me tretësirë të holluar të acidit, zbardhohet (me tretësirë 5% të
gëlqeres së kloruar), thahet, paralelizohet dhe paketohet. Me përpunim të këtillë të
pambukut sigurohet hidrofiliteti. Pambuku i përfituar kështu (Lana Gossypii depu-
rata) shfrytëzohet për përpunimin e fashës ose shfrytëzohet për endjen e pëlhurës.
Përskaj përdorimit të madh në jetën e përditshme, pambuku në formë të fashës së
pambukut dhe fashë të ndryshme dhe pëlhura, gjen përdorim të madh në mjekësi.

Në prodhimin e disa llojeve të materialit sanitar dhe lidhës, edhe pse rrallë, mund
të shfrytëzohet edhe për lëndët vijuese:
- liri – fijet e lirit të fituara prej lirit industrial,
Linum usitassimum, fam. Linaceae,

122
- јuta – fije të fituara prej drurit të Corchorus spp., fam. Malvaceae,
- konopi - fije të fituara prej kërcellit të Cannabis sativa, fam. Cannabinaceae,
- leshi - fije prej leshit të deleve, Ovis aries, fam. Bovidae,
- pëlhura - fije prej të cilëve është e përbërë mbështjellësi i larvës të insektit të pël-
hurës, Bombyx mori, fam. Bombycidae.

Llojet e materialit lidhës –


Fashë (fashë mjekësore)
Fashë përpunohet prej pambukut të pastruar ose prej përzierjes së fijeve të pambu-
kut dhe fijeve viskoze të celulozës (cel-fije). Llojet oficinele të fashës janë:

- Lana gossypii cardata cruda (fasha e pambukut prej lëndës së parë),


- Lana gossypii depurata (fashë e pambukut e pastruar),
- Lana gossypii depurata mixta (fashë prej përzierjes të fijeve të pambukut dhe cel-
fijeve viskoze),
- Lana cellulosi ligni regenerata (fashë prej cel-fijeve të shkëlqyeshme),
- Lana cellulosi ligni regenerata delustrata (fasha prej cel-fijeve të turbullta) etj.

Disa lloje të myshqeve janë të njohura prej shumë më herët si mjete për shërimin e
plagëve. Sot përdoret lloj special të fashës së përfituar prej llojit të posaçëm të mysh-
kut të gjinisë Sphagnum, paraprakisht i trajtuar me veprimin e sterilizimit. Përbërësit
themelorë të indit të myshkut janë polisakaride, të cilët kanë fuqi të madhe për absor-
bimin, madje tri herë më të madh se fashë e pambukut.

Pëlhurat (gaza, fasha)


Gaza (Tela) është material sanitar që shfrytëzohet për izolimin e plagëve dhe lën-
dimeve, fiksohet me materiale lidhëse ose flasterë. Paketohet në dimensione të ndry-
shme, mund të përpunohet si:
- Tela gossypii (Tela hydrophila) (gaza e pambuktë)
- Tela cellulosi (gaza prej cel-fijeve viskoze)

Каliko-pëlhurat janë lloje të ndryshme të pëlhurës të përpunuara prej fijeve celu-


loze natyrore dhe sintetike. Shfrytëzohen për imobilizimin e plagëve ose për përpuni-
min e materialit lidhës.

Materialet lidhëse (Fascia) janë lloj i veçantë i pëlhurave që paketohen si shirita të


mbështjella. Përdoret për izolimin dhe fiksimin e: plagëve, lëndimeve dhe thyerjeve

123
(frakturave). Мund të përpunohen me prerje të pëlhurës sanitare, ashtu që kanë skaje
të papërpunuara (të prera), ose të jenë special të endura (me skaje të endura). Në për-
dorim janë llojet vijuese të materiaeve lidhëse:

- Fascia calicutensis cruda (fasha-kaliko e vrazhdët),


- Fascia calicutensis depurata (fasha-kaliko e pastruar),
- Fascia cellulosi (fasha-mull prej cel-fijeve viskoze),
- Fascia gossypii (fasha-mull prej pambukut).

Таmponët, tupferët përdoren për ndaljen e gjakderdhjes dhe për absorbimin e


eksudateve. Përpunohen prej fashe ose fashës.

Peri kirurgjik
Peri kirurgjik është mjet medicional me të cilin qepen lëndime të ndryshme, pre-
rje, si dhe prerjet e intervenimeve kirurgjike. Мund të përpunohet si pe resorbues
(ketgut) dhe pe jo resorbues, domosdo duhet të jenë steril. Реri resorbues paraqet tufa
të fijeve kolagjenë të përpunuara prej indeve të sisorëve, më shpesh prej zorrëve të
holla të deleve. Peri jo resorbues përpunohet prej fijeve të pëlhurës natyrore ose prej
fijeve sintetike.

PYETJE PËR KONTROLLIMIN E NJOHURIVE TUAJA:

1. Çka paraqet termi telamentë?


2. Cilat materiale natyrore përdoren për përpunimin e telamentës?
3. Ç’është Lana gossypii? Prej çka përfitohet dhe si?
4. Çfarë lloje Lana gossypii ekzistojnë?
5. Ç’është fashë medicionale?
6. Çfarë pëlhura përdoren si telamenta dhe në cilat forma?
7. Prej çka përpunohet peni kirurgjik?

124
FJALOR I TERMAVE MJEKËSORE
Veprimi, еfekti Emri latin Sqarim
A
abortiv abortiva shkakton dështim
agonist agonist nxit veprim fiziologjik
ndihmon organizmin të adaptohet në strese
adaptogen adaptogen
psikologjike dhe fiziologjike
vepron përkatësisht me veprimet e adrenalinit,
adrenergik adrenergica
simpatomimetik
adrenolitik adrenolitica veprim të kundërt me adrenalinën, simpatolitik
akrija acria mjete djegëse
akrija aromatika acria mjete djegëse
аkut acuta momentalisht
аmara amara aromatica mjete të hidhëta aromatike
amara aromatika amara aromatica mjete të hidhëta aromatike
аmebicid amebecid vepron kundër nxitësit të amebidiazës
аnalgetik analgetica ëmbëlson dhe largon dhembjet
аnaleptik analeptica stimulon, respiracioni dhe punën e zemrës
shkakton pandjeshmëri të kalueshme në vendin ku
аnestetik loka anesthetic localia
përdoret
аnksioliptik anxiolytica zvogëlon shtrëngimin psikik dhe shqetësimin
аntagonist antagonist kundërt, me veprim të kundërt
аntacid antacida lidhë tepricë të acideve në lukth
аntiadrenergik antiadrenergica simpatolitik ose adrenolitik
аntialergik antialergica ëmbëlson dhe mënjanon reaksione alergjike
аntianemik antianaemica mjet për trajtimin e anemisë – pa gjakësisë
аntiritmik antiarrhytmica rregullon aritmitë e zemrës
аntiasmatik antiasthmatica mjet për shërimin e astmës bronkiale
pengon rritjen dhe zhvillimin e mikroorganizmave
аntibiotik antibiotica
patogjen
аntidepresiv antidepressiva trajtimi i depresionit
zvogëlon sasinë e rritur të sheqerit (glukozit) në
аntidiabetik antidijabetica
gjak

125
Veprimi, еfekti Emri latin Sqarim
Аntidijaforetik antidiaphoretica kundër djersitjes së tepruar
Аntidijaroik antidijarrhoica kundër jashtëqitjes (diarea, prolivit)
Аntidismeik antidnorrhoica kundër menstruacioneve me dhembje
Аntidot antidota kundërhelm
Аntidermatoz antiedematosa kundër të ënjturave
Аntiemetik antiemetica pengon vjedhje (еmeza)
Аntikoagulans anticoagulantia pengon dhe zvogëlon ngjizjen e gjakut
Аntikonvulziv anticonvulsiva kundër ngërçeve (nga prejardhja qendrore)
Аntileproza antileprosa për shërimin e lepras
Аntimalarik antimalarica për shërimin e malaries
Аntimenoragik antimenorrhagica zvogëlon gjakderdhjen e shtuar menstruale
Аntimikotik antimycotica mjet për shërimin e infeksioneve lëkurore
Аntimikrob / pengon rritjen dhe zhvillimin e mikroorganizmave
Аntimitotik antimitotica ndalon ndarjen e qelizës (mitoza)
ëmbëlson dhembjet neuralgjike dhe dhembjet tjera
Аntinevralgjik antineuralgica
më të vogla
Аntiparazitik antiparasitica kundër parazitëve
Аntiparkinsonik antiparkinsonica ëmbëlson simptomat e sëmundjes së parkinsonit
Аntipeduntologjik antipedicylosa kundër morrave
Аntipiretik antipyretica zvogëlon temperaturën e ngritur trupore
Аntipsikotik antipsychotica rregullon çrregullimet psikike
Аntireumatik antirheumatica ëmbëlson dhembjet reumatike
Аntiseptik antiseptica pengon shumimin e mikroorganizmave
Аntiskabiotik antiscabiosa shëron zgjebën (scabies)
Аntiskorbutik antiscorbutia shëron skorbutin (avitaminoza C)
Аntispastik antispastica spazmolitik
Аntispazmotik antispazmodica spazmolitik
Аntitoksik antitoxica kundër helmimit
Аntitrombik antitrombica pengon ngjizjen e gjakut (tromb)
Аntitumor antineoplastica zvogëlon poliferimin e qelizave tumore

126
Veprimi, еfekti Emri latin Sqarim
Аntitusik antitussica qetëson kollitjen

zbut dhembjet nga të thati në lukth dhe zorrën


Аntiulkus antiulcerosa
dymbëdhjetëgishtore

mjet për trajtimin e gihtit (pengon kristalizimin e


Аntiurik antiurica
kripërave në acidin urik)

kundër fruthit
Аntifebrilia antifebrilia
(temperaturë trupore e ngritur lartë)

Аntifibrilans antifibrillantia pengon fibrilimin e zorrëve

Аntiflogistik antiphlogistica kundër ndezjes së lëkurës dhe mukozës,

Аntifungika antifungica fungicid ose antimikotik

Аntihemoralgjik antihemorrhagica kundër gjakderdhjes

Аntihipertenziv antihypertensiva zvogëlon shtypjen e ngritur të gjakut

Аntihipertonik antihypertonica antihipertenziv

Аntihistaminik antihystaminica i bllokon receptorët antihistaminik

Аntiholinergjik anticholinergica antagonisti i acetiholinit, parasimpatolitik

Аntihelmintik anthelmintica shkatërron parazitët e zorrëve

Аperitiv aperitiva përmirëson apetitin dhe tretjen e ushqimit

Аstenia astenia humbje e fuqisë

Аdsorbsioni adsorbentia kryen adsorbimin e gazrave ose lëngjeve

Аdstringentija adstringentia shtrëngon lëkurën dhe mukozën

mjete të cilat e nxisin libidon dhe e rrisin fuqinë


Аfrodiziak aphrodisiaca
seksuale

bakteriostatik bacteriostatica pengon zhvillimin e baktereve


C
cikatrizant cicatrisant mundëson humbje të shenjave dhe gjurmëve

cirkuatorik circulatoria përmirëson qarkullimin

citostatik cytostatica inhibon rritjen e qelizave tumore


citoksik cytotoxica mbyt qelizat

127
Veprimi, еfekti Emri latin Sqarim
D
dezinfeciens desinficientia mjet për asgjësimin e mikroorganizmave
mjet për asgjësimin, lidhjen ose mënjanimin e
deodorantim deodorantia
erërave të pakëndshme
demulcentia demulcentia zbut lëkurën dhe mukozën
depilim depilatoria mjet për mënjanimin e qimeve nga lëkura
depurativ depurativa „pastrimi i gjakut”, detoksinim

dermoantiseptik dermoantiseptica pengon rritjen e mikroorganizmave të lëkurës

ndryshimet në lëkurë të cilat mund të përcillen me


dermatoze dermatosis
infeksione
digestiv digestiva mjet i cili e përmirëson tretjen e ushqimit
diaforetik diaphoretica shkakton djersitjen e madhe
dismenorea dysmenorrhea menstruacione jo të rregullta me dhembje
displazia dysplasia rritje jonormale e shpejtë e indit
dispnea dyspnea frymëmarrje e vështirësuar
disuria dysuria urinim i vështirësuar dhe me dhembje
diuretika diuretica zmadhon tajitjen e urinës
E
еgzem egzema sëmurje inflamatore e lëkurës
еdem oedema akumulim jonormal i lëngjeve në inde
lehtëson kollitjen gjatë rritjes patologjike të çitjes të
еkspektorans expectorantia
sekretit bronkial
еkscitacia excitatio shqetësim,

еmenagog emenagoga shkakton tejkalimin e menstruacionit

еmetik emetica shkakton vjellje (еmeza)

еmoliens emollientia mjet për zbutjen e lëkurës dhe mukozës

еnteroantiseptik enteroantiseptica antiseptika e zorrëve

еpitelizant epithelizantia mjet për stimulimin e epitelizimit ë lëkurës


еrotik erotica afrodiziak

еupeptika eupeptica digestiva

128
Veprimi, еfekti Emri latin Sqarim
F

proces i tërheqjes së grimcave të huaja, substancave,


fagocitoza phagocytosis
dhe indeve të vdekura në qelizë

fitoncid phytoncida përbërës të bimëve të larta me veprim antibiotik

fogistik phlogistica rubifaciencija

proces i rritjes së ndjeshmërisë ndaj rrezeve të


fotosenzibilizim photosensibilisatio
diellit

fungocid fungicida mjet i cili i asgjëson myqet, antimykotik

furunkolze furunculosis infeksione lokale në lëkurë

G
mjet i cili inhibon bartjen e impusit nervor në nivel
gangliopegik ganglioplegica
të qelizës gangliore
mjet i cili ngadalëson procesin e plakjes së
geriartrik geriatrica
organizmit
H

hematom haematoma gjakderdhje lokale në inde ose organe

Hemorragi haemorrhagia gjakderdhje kohë të gjatë

hemostatik haemostatica ndal gjakderdhjen, antihemoragjik

hemostiptik haemostyptica ndal gjakderdhjen, antihemoragjik

hgepatoprotektiv protectiva hepatis mbron qelizat hepare nga agensat dëmtues

shkakton rritje të qarkullimit të gjakut,


hiperemik hyperaemica
rubrifaciension
hipertonik hypertonica rrit shtypjen e gjakut

hipertrofi hyperthrophia rritje e organeve

hipnotik hypnotica shkakton gjum, mjet për fjetje

hipoglikemik hypoglicemica e zvogëlon nivelin e sheqerit në gjak

hipolipidemia hypolipidemia e zvogëlon nivelin e treglicerideve në qarkullim


hipotermik hypotermica ulë temperaturën e ngritur trupore

hipotonik hypotonica zvogëlon shtypjen e gjakut

holagog cholagoga rrit tajitjen e tëmthit

129
Veprimi, еfekti Emri latin Sqarim
holekinetik cholekinetica mundëson zbrazjen e qeses së tëmthit

shton sekrecionin dhe grumbullimin e tëmthit në


holeretrik choleretica
mushkërinë e zezë
holinergik cholinergica parasimpatomimetik ose vagotonik

hiperplazija hyperplasia indi i rritur jonormal


I

iritaues irritantia mjet që e ngacmon lëkurën

insektifud insectifuga zhvillon insekte ë dëmshme (repelant)

insekticid insecticida asgjëson insekte të ndryshme të dëmshme

intradermal intradermal aplikimi me mbivendosje në indin nën lëkurorë

infektuese, shkaktar mikroorganizmi të cilin mund


infektiv infectiva ta bartë personi i shëndoshë nga i sëmuari dhe të
shkaktojë sëmundjen
reaksion i ndezjes i cili manifestohet me skuqje,
inflamacion inflamatio
opstipim dhe dhembje
inhalacion inhalatio aplikim me marrje të avullit

kardiotonik cardiotonica e rrit fuqinë e kontraksioni të zorrës

kundër fryrjes (meteorizëm), zvogëlon krijimin


karminativ carminativa
dhe lirimin e gazrave
katartik cathartica lehtëson zbrazjen e zorrëve, laksantiv

keratolitik keratolytica mënjanon trashjen e lëkurës

keratoplastik keratoplastica e dëmton shtresën sipërfaqësore të lëkurës

kolitis colitis ndezje e mukozës së zorrëve

kontraceptiv contraceptiva pamundëson mbartjen

korigens corrigentia përmirëson shijen, erën dhe pamjen

kozmetik cosmetica mjete për kurimin e fytyrës dhe trupit

kronik chronica kohë të gjatë

laksans laxania mjet për pastrimin e zorrëve

laktagog lactagog stimulon tajitjen e qumështit të nënës, galaktogog

130
Veprimi, еfekti Emri latin Sqarim
M
МАО-inhibitor / inhibitor i monoamino –оksidaza
mastalgia mastalgia dhembje në gji
metabolik metabolica stimulon metabolizmin e materieve
miagia mialgia dhembje difuze në muskuj
midriatik mydriatica mjet për zgjerimin e bebëzës së syrit
mioreaksans myorelaxantia mjet për lirimin e muskulaturës
miotik myotica mjet për ngushtimin e bebëzës
miotonolitik myotonolytica miorelaksues
mjet i cili shkakton ndryshime në materialin
mutagen mutagen
gjenetik
mucilaginoza mucilagines mjete shëruese të mukozës
N
narkotik narcotica mjet që shkakton narkozë
nekroza necrosis vdekje e qelizave, pjesë të indit dhe organeve

nervor nervina mjete që mundësojnë qetësim, sedative

neuroeptik neuroleptica mjete për trajtimin e çrregullimeve psikike

neuroplegik neuroplegica neuroeptik ose antippsihotik

nutricient nutrientia mjete ushqyese


O
оpstipans opstipans mjet që e forcon përmbajtjen e zorrëve, antidijaroik
P
paliativ paliativum barë për zbutjen e simptomave të sëmurit
inhibon organet e inervuara me nerva holinergik
parasimpatolitik parasympatholytica
postganglik
parenterale parenteralia aplikimi përmes injektimit të tretësirave
peros per os aplikimi përmes rrugës orale
protektiv protectiva mbrojtja
psihoanaleptika psychoanaleptica psikotonik ose psikostimulativ

131
Veprimi, еfekti Emri latin Sqarim
psikofarmaka psychopharmaca mjete për shërimin e çrregullimeve psikike

psikosedativa psychosedativa mjete për qetësimin e sistemit nervor

mjete për lehtësimin e punës intelektuale gjatë


psikotonik psychotonica lodhjes psikike ose fizike, gojnë ndjenjën e lodhjes
dhe gjumësisë

purgantim purgantia laksancion ose kataraktikë

purgativ purgativ mjet për zbrazje drastike të përmbajtjes së zorrëve

revulziva revulsiva rubifaciencion

repelent repellentia insektifud

roborant roborantia tonik

mjet që i zgjeron enët e gjakut në indin nën lëkuror,


e përmirëson qarkullimin e gjakut, e shton skuqjen
rubifaciencioni rubifacientia
në lëkurë dhe jep ndjenja të ngrohjes, e zvogëlon
ndjenjën e dhembjes

sedativ sedativa qetëson ngarkimin e madh nervor, mbingarkesën

sekretolitik secretolytica zvogëlon sekrecionin

sialagog sialagoga ngrit tajitjen e pështymës

simpatoitik sympatholytica inhibon organet e nervuara me nervat adrenergike

simpatomimetik sympathomimetica stimuon organet e inervuara me nerva adrenergike

sinapsoitik sinapsolitica ganglioplegik

spazmoitik spasmolitica zvogëlon tonusin e muskulaturës

stomahik stomachica përmirëson tretjen e ushqimit

sudorifik sudorifica mjet që e shton djersitjen

teratogen teratogena zhvillim jonormal i embrionit

timoeptik thymoleptica antidepresiv

tonik tonica mjet që e forcon dhe e përmirëson organizmin

132
Veprimi, еfekti Emri latin Sqarim
mënjanon forma më të lehta të çrregullimeve
trankilacioni tranquilantia
psikike

transderma transdermalia aplikim nëpër lëkurë

formimi i ngjizjeve të gjakut që mund të sjellin deri


tromboza thrombosa
në opstrukcionin e enëve më të vogla të gjakut

proces inflamatorik i venave i përcjellë me


tromboflebitis thromboflebitis
formimin e ngjizjeve të gjakut

tuberkuostatik tuberculostatica pengon rritjen e Mycobacterium tuberculosis

ulceracion ulceratio dëmtim i lëkurës dhe i mukozës

uroantiseptik uroantiseptica аntiseptik për traktin urinarë

uterostiptik uterostyptica kundër gjakderdhjes së anit

uterotonik uterotonica shkakton kontraksione aritmike në an

vagolitik vagolitica parasimpatomimetik, antiholinergik

vagotonik vagotonica parasimpatomimetik, holinergik

vazodiatacioni vasodilatatia zgjerimi i enëve të gjakut

vazokonstriktor vasoconstrictor ngushton enët e gjakut

vezikancioni vesicantia mjet që e dëmton lëkurën dhe shkakton flluska


vermifut vermifuga antihelmintik
virustatik virustatica pengon shumimin e viruseve
vomitiva vomitiva emetika
vuneraria vulneraria ndihmon rritjen e plagëve dhe lëndimeve

133
FARMAKOGNOZIA
MËSIMI ZGJEDHORË

134
PËRMBAJTJA

1. Hulumtimet e përgjithshme të barërave bimore ...........................................136


Hulumtimi organoleptik i barërave ...............................................................136
Përcaktimi i pastërtisë së barit .......................................................................140
Vërtetimi i shkallës së imtësisisë të barit .......................................................141
Parametrat kimik të përgjithshëm .................................................................143

2. Marrja e mostrave (provave) ..........................................................................144

3. HULUMTIMI I PRIMESAVE DHE PAPASTËRTIVE TE BARËRAT ...........148


Falsifikimi i barërave ......................................................................................149

4. HULUMTIMI MAKROSKOPIK DHE MIKROSKOPIK I BARËRAVE ........151


Hulumtimi makroskopik i barërave...............................................................151
Hulumtimi mikroskopik i barërave ...............................................................155

5. HULUMTIMI I LAGËSHTISË, HIRIT DHE RËRËS NË BARËRA ..............165


Lagështia (humbja me tharje) ...................................................................................165
Hiri................................................................................................................................167
- Përcaktimi i hirit sulfat ............................................................................................168
Rëra (hiri që nuk tretet në acid klorhidrik) .............................................................168

6. METODAT KUALITATIVE PËR HULUMTIMIN


E BARËRAVE BIMORE ................................................................................. 169
Kromatografia në shtresë të hollë ...........................................................................169

Shkalla e hidhësisë .....................................................................................................176

Hulumtimi i barërave saponine ..............................................................................179


Përcaktimi i numrit të shkumimit (indeksi i shkumimit) .....................................179
Përcaktimi i indeksit hemolitik .................................................................................179

Hulumtimi i barërave sekrecionale ........................................................................180


Përcaktimi i viskozitetit relativ ..................................................................................180
Përcaktimi i indeksit të mbufatjes .............................................................................181

135
1.
HULUMTIMET E PËRGJITHSHME
TË BARËRAVE BIMORE
Barërat bimore janë lëndë shëruese natyrore që mund të shfrytëzohen në farmaci
dhe mjekësi vetëm nëse i plotësojnë kërkesat për kualitet që janë dhënë në farmo-
kopetë dhe standardet tjera për kualitet (ISO-standardet janë rregulla ndërkombëtare
për kualitet, standardet –МQ shfrytëzohen në shtetin tonë). Kualiteti i barit vërte-
tohet me hulumtimin e barit, që paraqesin një varg veprimesh me të cilat vërtetohet
vlera e parametrave të caktuar që janë dhënë në farmakopetë, në bazë të rezultateve të
fituara nga hulumtimi, vërtetohet kualiteti i barit.
Hulumtimet e përgjithshme të barërave bimore janë rezultatet e para që paraqiten
detyrimisht para se të kalohet në tjerat, hulumtime më të ndërlikuara. Në hulumtimet
e përgjithshme numërohen:
• hulumtimet organoleptike të barit,
• përcaktimi i pastërtisë së barit,
• vërtetimi i shkallës së imtësimit të barit,
• parametrat kimik të përgjithshëm.

Hulumtimi organoleptik i barërave

Hulumtimi organolepti i barërave kryhet me anë të shqisave tona me të cilat


vërtetohet:
- pamja e barit,
- madhësia,
- konzistenca,
- ngjyra,
- era dhe
- shija.

Pamja e barit (morfologjia e barit) mund të jenë shumë e ndryshme, varësisht


nga ajo se prej cilit organ të bimës fitohet bari. Kështu, pamja e barit që është rrënjë
e ndonjë bime (p.sh., rrënja e mëllagës së bardhë) do të jenë shumë më ndryshe nga
pamja e barit që është gjeth (p.sh., gjethi i sherbelës), ndërsa ajo pamje do të dallohet
nga pamja e barit që është (p.sh., lulja e livandës), etj. Përcaktohet me syrin e zhveshur
ose përdoren mjete zmadhuese, siç është llupa.

136
Pamja e barit në pjesën më të madhe është përshkrim makroskopik i barit. Në ras-
tin e barërave të lartë përmendura, gjatë kontrollit organoleptik, pamja do të definohej
siç është paraqitur në Shembullin 1.

Shembulli 1. Pamja e barërave


Bari Pamja

rrënja e mëllagës së pjesë të zgjatura ose formë të kockave të qëruara, për së gjati
bardhë mirë të gërryera, në prerje tërthore me qime, gjatë shkundjes
lirojnë pluhur (amidon)
rizomi i sanëzës pjesë të zgjatura të rrumbullakëta unazore, në prerje tërthore
kokrrore, pa pluhur (pa amidon)
Gjethi i mështeknës pjesë të zgjatura, të shtypura, në skaje me dhëmbëzim jo të
rregullt, me nervaturë pendore, në sipërfaqe të lëmuara
herba e hernias pjesë të zgjatura të kërcejve, të rrumbullakëta, me gjethe të
kundrejta dhe lule në puptha të gjetheve në formë të topthave

Korja e dushkut pjesë të zgjatura, të gërryera, për së gjati të mbledhura, nga ana e
brendshme të shkëlqyeshme dhe të lëmuara, në vende të çara të
mbuluara me likene
Lulja e livandës pjesë të zgjatura në të cilët dallohen pjesë të kurorës dhe pjesë të
bishtajës, me qime të shkurta

fara e sinapit të kokrra, të rrumbullakëta


bardhë
fryti i boronicës kokrra, të shtypura të rrumbullakëta

Dallimet në pamje të barërave të lartë përmendura janë të dukshme. Мund të vëre-


het se në kontrollin organoleptik mungojnë të dhëna sa i përket: konsistencës, madhë-
sisë, ngjyrës, erës dhe shijes. Pasi që gjatë kontrollit organoleptik të barit më vështirë
është të definohet pamja, në shembullin e mësipërm janë ndarë të dhënat që i përkasin
pamjes së barit, për shkak të sqarimit.
Me hulumtimin e pamjes së barit, mund të vërtetohet prezenca e papastërtive në
barë (materie të jashtme) dhe e falsifikimeve të barit.
Madhësia e barërave është çdo herë e ndryshme dhe karakteristike për secilin barë.
Ajo matet me mjete siç janë metri dhe vizorja, për matje precize. Posaçërisht, për
barërat e imëta përdoren shublerë ose përdoret letra milimetrike. Madhësia e barërave
shprehet në cm ose në mm.

137
Shembulli 2. Madhësia, konzistenca, ngjyra e barnave
Bari Madhësia Коnzistenca

Rrënja e e gjatë deri 15 cm, e gjërë ngurtë bardhemë, e bardhë-e


mëllagës së 0,5-2 cm; bari i prerë në kaftë e ndritshme
bardhë pjesë kockave të gjata deri
0,5-1,5 cm, të gjëra 0,3-8 cm
rizomi i i gjatë deri 10 cm, i gjerë mishëror prej jashtë
sanëzës deri 5 cm e kuqe-kaftë, brenda e
verdhë-kaftë
gjethi i i gjatë deri 5 cm, i gjerë deri plogësht, gjelbër e ndritshme,
mështeknës 3-4 cm harxhues nervat gati të bardhë

herba e e gjatë deri 10 cm e thyeshme verdhë –gjelbër


bimës lehtë dhe
hernia rrëshqet
ndërmjet
gishtave
korja e e gjatë deri 10 cm, i gjerë ngurtë, vështirë prej jashtë e argjendtë
dushkut deri 5 cm, e trashë deri 5 thyhet përhimët –gjelbër, me
mm likene të përhimëta,
brenda e –kaftë e çelur

lulja e e gjatë deri 10 mm, e gjërë lëmuar, lehtë e e kaltër vjollce, luspën e
livandës deri 2 mm, në lushpë, deri 5 thyeshme errtë, tufën e ndritshme
mm në kurorë
fara e me rreze deri 3 mm ngurtë e verdhë-kaftë
sinapit të
bardhë
fryti i me rreze deri 5 mm. ngurtë e kaltër e mbyllur, gati e
boronicës zezë

Коnzistenca e barërave përcaktohet me shtypje ndërmjet gishtave, me: thyerje,


prerje, lakim, prerje me thikë, dhe veprime tjera me të cilat vërtetohet se bari është: i
ngurtë, gjysmë i ngurtë, i butë, mishëror, sungjeror, i brishtë etj.

Ngjyra përcaktohet me syrin e zhveshur në barëra të thata dhe vetëm në dritë të


diellit. Gjatë përcaktimit të ngjyrës mund të vërtetohet se bari e ka ngjyrën e dëshiruar
ose vërehen ndryshime që tregojnë për barin e vjetër ose jo të ruajtur në mënyrë për-
katëse (p.sh. gjethi i dellit duhet të kenë ngjyrë të bukur të gjelbër, nëse vërtetohen

138
vende të nxjerra, tregon në faktin se bari nuk është i ruajtur mirë ose para tharjes
gjethi ka qenë i shtypur arsye për të cilën janë paraqitur ndryshime në komponentët
kimike).

Aroma e barit përcaktohet me fërkim ndërmjet gishtave, midis shuplakave, me


bluarje ose me imtësim në havan. Era përcaktohet në barëra të thata ose në barëra të
zhytura në ujë, të ftohtë ose të nxehtë. Era përcaktohet jashtë, në ambient të pastër, ku
nuk ka ndikim nga erërat tjera të ambientit. Era e barit është çdo herë e veçantë për
barin e dhënë ose ajo krahasohet me ndonjë tjetër, erë të njohur të njohur (p.sh., erën
e ngjashme me mentol, timol, me vajin e peshkut, me cianhidrikun etj.).

Shija e barërave përcaktohet në fund, për shkaqe sigurie, pasi që disa barëra janë
të helmuar. Fillohet me të provuarit e sasisë së vogël të barit, së pari në pjesën e për-
parme të zbrazëtirës së gojës, pastaj mbahet kohë më të gjatë në gojë, dhe në fund
pështyhet. Për barërat helmuese shija përcaktohet nga ekstrakti ujorë i barit, të për-
gatitur me avullimin e barit me ujë të ngrohtë.

Shembulli 3. Aroma dhe shija e barërave


Bari Aroma Shija

Rrënja e mëllagës së bardhë s’ka tëmthore

rizomi i lincurës s’ka ose është e dobët, e hidhët


karakteristike

gjethi i mështeknës të dobët, aromatike të dobët të hidhtë

herba e bimës hernia aromatike, kumarinit kripur dhe të hidhtë

korja e dushkut s’ka ashpër dhe të hidhtë

lulja e livandës aromatike, karakteristike të ashpër dhe të hidhët


livandës

fara e sinapit të bardhë s’ka tëmthore dhe djegëse

fryti i boronicës s’ka ashpër dhe të hidhët

Shuma e gjitha karakteristikave të dhëna të barit jep pasqyrën organoleptike (mak-


roskopinë) të barit.

139
Detyra praktike:

1. Gjej të dhëna për vetitë organoleptike të barërave vijuese: rrënja e rrënjës së ëm-
bël, rizomi i bushit (shimshirit), gjethi i rrushit të ariut, herba e jonxhës së kalit, korja
e kanellës, lulja e kumakut, fara e lirit, fryti i kaçave. Trego shembujt në mënyrën siç
janë treguar në shembujt: 1, 2 dhe 3!

2. Gjej të dhëna për vetitë organoleptike të barërave vijuese: rrënja e senegas, rizo-
mi i lule gjarpri, gjethi i sanës, herba e lule lartës, korja e arrçit, lulja e blinit, fara e
strofantit, fryti i qimonit! Tregoi të dhënat në mënyrën siç janë treguar në shembujt:
1, 2 dhe 3!

3. Gjej të dhëna për vetitë organoleptike të barërave vijuese: rrënja e diskokoreas,


rizomi i fierit mashkullorë, gjethi i hithrave, herba e lotit të vajzës, korja e gështenjës
së egër, lulja e shtogut, fara e bademit të hidhët, fryti i i specit djegës! Tregoi të dhënat
në mënyrën siç janë treguar në shembujt: 1, 2 dhe 3!

4. Gjej të dhëna për vetitë organoleptike të barërave vijuese: rrënja e lule dyllit,
rizomi i pesë gishtit, gjethi i kërdhokullit, korja e hamamelisit, fara e gështenjës së
egër, fryti i visnagës! Tregoi të dhënat në mënyrën siç janë treguar në shembujt: 1, 2
dhe 3!

5. Gjej të dhëna për vetitë organoleptike të barërave vijuese: rrënja e zhen-shen,


rizomi i reumës, gjethi i lerthit, herba e bishtit të kalit, korja e shelgut të bardhë, lulja
e bamjes (hibiskusit), fara e sinapit të zi, fryti i ullirit! Tregoi të dhënat në mënyrën siç
janë treguar në shembujt: 1, 2 dhe 3!

Përcaktimi i pastërtisë së barit

Barërat bimore nuk lejohet të përmbajnë materie të huaja (primesa) jashtë sasive
që janë të lejuara me rregulla farmakopeike. Në materiet e huaja bëjnë pjesë (оrgane)
të bimës së njëjtë prej të cilës rrjedh bari, të cilat nuk paraqesin barë. P.sh., gjethi i
rrushit të ariut nuk guxon të përmbajë pjesë të degëve, të luleve ose fryteve të bimës së
njëjtë. Në barë nuk guxohet të përmbahen pjesë të bimëve tjera (p.sh., gjethi i rrushit
të ariut nuk guxon të përmbajë gjethe të barit etj.). Si materie e huaj konsiderohet
pjesa e barit që ka ngjyrë të ndryshme, konsistencë të ndryshueshme, që është i dëm-
tuar prej insekteve ose të ndryshuara në mënyrë tjetër.
Procedurat për përcaktimin e sasisë së materieve të huaja janë dhënë në farmak-
peitë, në pjesën e përgjithshme.

140
Vërtetimi i shkallës së imtësimit të barit

Shkalla e imtësimit të barit në farmakopetë shënohet me


numra arab në kllapa, pas emrit të barit. Numrat në kllapa
nënkuptojnë numrin e sitës, tregojnë gjerësinë e hapjeve, të
shprehur në mm.
Numri i sitës, në kllapa pas emrit të barit, tregon sitën
nëpër të cilën bari mund të sitet, më saktësisht, tregon se
nëpër sitën e shënuar duhet të kalojnë së paku 95% të barit
që sitet, por në sitën tjetër më të dendur, guxohet të kalojnë
Sita laboratorike
më së shumti 40% të barit.

Sipas Farmakopesë Evropiane, për matjen e imtësisë së barit, shfrytëzohen sitat


vijuese:

Nr. i sitës Përshkrimi Madhësia e pjesëve, grimcave

gjitha pjesët e barit kalojnë nëpër sitën 2000,


2000/710/500/355 e madhe prej asaj nëpër sitën 355 mund të kalojnë vetëm
40% të barit.

gjitha pjesët e barit kalojnë nëpër sitën 710,


mesatarisht e
710/500/355/250 prej asaj nëpër sitën 250 mund të kalojnë vetëm
madhe
40% të barit.

gjitha pjesët e barit kalojnë nëpër sitën 355,


mesatarisht e
355/250/180 prej asaj nëpër sitën 180 mund të kalojnë vetëm
imtë
40% të barit.

180 e imtë gjitha pjesët e barit kalojnë nëpër sitën 180.

25 shumë e imtë gjitha pjesët e barit kalojnë nëpër sitën 125.

Sitat që shfrytëzohen për përcaktimin e imtësisë të barërave duhet të përpunohen


prej materialit përkatës. Më së shpeshti përpunohen prej telave të kromuar, ndërsa për
përpunimin e sitave më të vogla shfrytëzohet peri i pëlhurës (për sitën me numër: 90;
63; 45; 38).

141
Sita laboratorike (majtas) dhe rrjeta me dimensione të ndryshme të hapjeve (djathtas).

Veprimi për përcaktimin e shkallës


së imtësisë së barit

Sasia e matur e barit (rreth 25 deri 100 g) vihet mbi sitën që është e deklaruar si
barë, mbyllet dhe sitet prej 20 deri 30 minuta. Pjesë e barit që mbetet në sitë matet
dhe shprehet në gram. Kjo pjesë duhet të janë maksimum 5 % e barit.
Pjesa e barit që ka kaluar nëpër sitën e deklaruar sitet nëpër sitën tjetër më të
imtë, dhe pjesa e barit që ka kaluar, matet dhe shprehet në gram. Kjo pjesë nuk
lejohet të jenë më e madhe se 40 % e barit.
Nëse gjatë përcaktimit të shkallës së imtësisë së barit, pjesët e matura përputhen
me kufijtë e lejuar (5 % për sitjen e parë dhe 40 % për të dytën), atëherë vërtetohet
se bari sipas parametrit të shkallës së imtësimit i përgjigjet vlerës së deklaruar.
Në të kundërtën, nëse pjesët e matura të barit janë jashtë kufijve të lejuar, bari
nuk e plotëson parametrin e shkallës së imtësimit dhe vërtetohet se ky raport i
këtij parametri nuk i përgjigjet vlerës së deklaruar.

142
Udhëzimet e përgjithshme gjatë hulumtimit të barërave:
Vlera për temperaturën gjithnjë shprehet në shkallë të Celsiusit (o C).
Temperatura e dhomës (temperatura e ambientit) është temperatura prej 15
deri 25o C. Vetëm në disa regjione të botës është e lejuar deri 30o C.
Temperatura e frigoriferit është temperatura prej 0 deri 6o C.
Ruajtja në të ftohtë dhe kryerja e testeve në të ftohtë nënkupton temperaturën
prej 6 deri 15o C.
Në banjë të ujit nënkuptohet se është ngrohur në 100o C, nëse nuk është përsh-
kruar ndryshe.
Gjitha tretësirat ujore për kryerjen e testeve përgatiten me ujë të distiluar ose të
dejonizuar, nëse nuk është përcaktuar ndryshe.

Tretshmëria:
Për disa barëra (vajra, dyllëra, vajra eterike, rrëshira etj.), parametër i rëndë-
sishëm është tretshmëria, në tretës të caktuar. Gjatë përcaktimit të tretshmërisë,
për shkallën e tretshmërisë shfrytëzohen shprehjet vijuese:
- shumë i tretshëm, tretshmëria në raport 1:1 (1 g barë tretet në 1 ml tretës);
- lehtë i tretshëm, në raport 1:10,
- i tretshëm, në raport 1:30;
- pak i tretur, në raport 1:100;
- vështirë i tretur, në raport 1:1000;
- shumë vështirë i tretur, në raport 1:10000;
- praktikisht i patretur, në raport 1: >10000.

Njësitë matëse:
Njësitë matëse që përdoren për shprehjen e vlerave të parametrave të veçantë
gjatë hulumtimit të barërave, janë njësi të dhëna nga Sistemi Internacional i një-
sive (SI).

Parametrat kimik të përgjithshëm

Kualiteti i përgjithshëm i barit vlerësohet edhe përmes vlerës së parametrave kimik


të përgjithshëm. Në grupin e parametrave kimik të përgjithshëm bëjnë pjesë përcak-
timi i:
- sasisë së lagështisë, e cila sipas farmakopesë evropiane shënohet si humbje gjatë
tharjes,
- sasisë së hirit, mbetja që ngel pas mineralizimit, dhe
- sasisë së hirit, e cila sipas farmakopes evropiane shënohet si hirrë që nuk tretet
në acide të holluara minerale.

143
Vlerat për secilin prej këtyre parametrave, për secilin barë paraqet karakteristikën e
tij, sillet në kufij saktësisht të caktuar. Çdo tejkalim i vlerave jashtë kufijve të lejuar, tre-
gon në kualitetin e ndryshuar të barit, që shpesh është e padëshirueshme. Për barërat
e tilla, gjatë hulumtimit të kualitetit të barit shtohet se në raport me këta parametra,
bari nuk i përgjigjet kualitetit të caktuar.

2.
MARRJA E MOSTRAVE (PROVAVE)

Hulumtimi i barërave kryhet në mostër (provë) që merret si provë ose ekzemplarë


mesatarë për analizë. Marrja e mostrës duhet të bëhet në mënyrë adekuate dhe pro-
fesionale. Me fjalë të tjera, gjatë marrjes së mostrës, ajo merret në mënyrën e përcak-
tuar me rregulloren farmakopeike, ose me udhëzim për marrjen e mostrës, siç është
p.sh. Udhëzimi nga Organizata Shëndetësore Botërore (WHO). Nga marrja përkatëse
e mostrës varet suksesi i hulumtimit të barit, ndërsa prej rezultateve të hulumtimit
varet vlerësimi i kualitetit të barit. Analistëve dhe personit teknik i cili merr pjesë në
marrjen e mostrës marrin përgjegjësi të madhe, sepse për marrjen e mostrës duhet
të jenë përkatësisht dhe profesionalisht të aftësuar, dhe gjatë punës duhet të jenë të
vetëdijshëm dhe të përgjegjshëm.

Yrneku paraqet ekzemplarin mesatarë të një bari. Pasi të merret mostra në vendet
(më shpesh depo) në të cilat ruhen barërat, në varësi nga ajo se si paketohen barërat,
do të qasen në marrjen e mostrës në pajtueshmëri me udhëzimet.

Barërat paketohen në ambalazhe përkatëse dhe ruhen në depo për ruajtjen e


barërave. Gjatë paketimit, çdo thes, kuti, ose paketim tjetër i barit shënohet me të
dhënat (udhëzime) për ruajtjen e barit. Shenja në ambalazhe duhet ti përmbajë së
paku të dhënat vijuese: emrin e barit, prejardhjen e barit, datën e grumbullimit, datën
e paketimit, masën e barit, afatin e përdorimit. Rëndomtë, e gjithë sasia që merret për
njëherë në depo shënohet si seri, më shpesh me numra arab. Numri i serisë duhet të
jepet në shenjën e ambalazhit. Gjatë marrjes së sasisë së re të barit të njëjtë në depo,
ajo sasi shënohet me numrin e serisë që duhet të jenë i ndryshëm nga i mëparshmi.
Më shpesh numri i serisë lidhet me datën e marrjes së barit. Shënimi i serisë së barit
është me rëndësi gjatë marrjes së mostrës, sepse kualiteti i barit gjatë hulumtimit të tij
çdo herë ndërlidhet me numrin e serisë, përkatësisht me sasinë saktësisht të vërtetuar

144
të barit. ĊМоstra merret si ekzemplar mesatar i një serie të barit. Nëse nevojitet të hu-
lumtohet sasia e përgjithshme nga i njëjti barë në depo, merren aq mostra aq sa ka seri
të barit në atë depo. Gjatë hulumtimit, do të fitohen aq rezultate (аteste) sa ka mostra,
përkatësisht me numrin e serive të barit që hulumtohen. Моstra që merret prej një
serie quhet mostër e serisë (seria e barit).
Në raste kur me hulumtimin e jashtëm organoleptik është vërtetuar se seria është
paketuar në kese me madhësi të ndryshme (seria nuk është homogjene), qaset kah
formimi i subserive të barit, me çka formohen dy, tri ose më shumë subseri në të cilët
do të përfshihen qeset me madhësi të njëjtë ose të ngjashme. Gjatë marrjes së mostrës
më tutje veprohet në mënyrë të njëjtë, siç veprohet me serinë e barit.

Nga mostra e serisë përgatitet mostra për hulumtim. Kjo mostër është pjesë nga
mostra e serisë dhe përgatitet në mënyrën e definuar në farmakope ose standarde tjera
për kualitet.

Rekomandimet e përgjithshme për marrjen e mostrës në seri:


Hapi i parë gjatë marrjes së mostrës së serisë për kontroll organoleptike të paketi-
mit të barit. Nëse bari është paketuar në thasë, kontrollohen nga jashtë gjithë thasët,
dhe vërtetohet a janë të plota, a janë në ndonjëfarë mënyre të dëmtuara, a janë njëjtë të
paketuara dhe mirë të mbyllura etj. Ky kontrollim është hulumtim fillestar i barit dhe
duhet të mundësojë vërtetimin e homogjenitetit dhe identitetin e serisë.
Hapi i dytë është vërtetimi i masës së përgjithshme dhe numrit të qeseve të veçan-
ta në të cilët është paketuar. Pas vërtetimit të numrit të qeseve, qaset kah marrja e
mostrës. Gjatë kësaj veprohet në këtë mënyrë:
- Nëse bari është paketuar në 50 qese, mostra merret prej 5 qeseve, të zgjedhura
sipas rastit.
- Nëse bari është paketuar p.sh., në 13 qese, numri rrumbullakohet në numrin
e parë më të madh të pjesëtuar me 10 dhe zgjidhen 10% të tyre për mostër. Në
këtë rast do të veprohet sikur të ketë 20 qese të barit dhe ekzemplari do të merret
prej dy qeseve të zgjedhura rastësisht.
- Nëse bari është paketuar në 75 qese, rrumbullakohet numri në 8 qese, etj.
Hapi vijues është hapja e qeseve të zgjedhura dhe kontrollit organoleptik të barit
në qese. Hulumtohet ngjyra, era, homogjeniteti i barit, prania e papastërtive përkatë-
sisht e materieve të huaja me prejardhje organike dhe inorganike, prezencës eventuale
të myqeve dhe insekteve, prezencës së pjesëve të ambalazhit të barit etj.

145
Gjitha të arriturat e këtij kontrolli shënohen si të dhëna për serinë e barit. Vijon mar-
rja e sasisë së caktuar nga bari, ashtu që sonde të posaçme që në maje kanë shtesa ko-
nusoidale karakteristike, nga ana e brendshme të zbrazëta, futen në barë në tri vende,
në pjesën e sipërme, në mes dhe në pjesën e poshtme, dhe tërhiqet sasi e vogël e barit.
Në mënyrë të njëjtë veprohet edhe me qeset tjera.
Sasia e përgjithshme e barit që tërhiqet në këtë mënyrë prej qeseve, grumbullo-
het në bazën e bardhë, përzihet mirë me qëllim që të homogjenizohet bari. Në këtë
mënyrë fitohet mostra e serisë së hulumtuar të barit.

Në mënyrë të ngjashme veprohet edhe në raste kur bari është i paketuar në lloj
tjetër të ambalazhit. P.sh., për barin e paketuar në sandëqe druri, merret sasia e parë
e barit nga shtresa e sipërme, derdhet gjysma e sasisë së barit nga sandëku, dhe nga
pjesa e mbetur e barit merret përsëri sasia e dytë e barit. Derdhet edhe pjesa tjetër e
mbetur e barit, dhe nga fundi i sandëkut merret sasia e tretë e barit për mostrën. Në
mënyrë të ngjashme veprohet edhe me barërat në sandëqet tjera, rastësisht të zgjed-
hur. Sasia e përgjithshme e barit, e marrë kështu, përzihet dhe homogjenizohet edhe
më tutje me të veprohet në mënyrë të ngjashme siç është përshkruar.

Таbela 2.1. Sasia e barit që merret si mostër në seri


Masa e përgjithshme e serisë Маsa e mostrës e shprehur si % nga masa e
përgjithshme e serisë (matet në kg)

Më e vogël se 50 kg 1 % (0,5 kg)


50 - 100 kg 0,5 %
100 - 250 kg 0,25 %
250 - 500 kg 0,20 %
500 - 1000 kg 0,18 %
2500 - 5000 kg 0,15 %
2500 - 5000 kg 0,10 %
5000 - 10000 kg 0,08 %
10000 - 25000 kg 0,05 %

Çfarë sasie e barit (në gram) do të merret si mostër e serisë, varet nga madhësia e
serisë dhe nga masa e saj e përgjithshme. Farmakopea Evropiane i jep këto sugjerime:

Nga mostra e serisë përgatitet mostra për hulumtim.

146
Farmakopea evropiane jep udhëzimin vijues për përgatitjen e mostrës për hulu-
mim, e njohur si metodë e „ndarjes në një të katërtën„:

• Sasia e përgjithshme e barit që është marrë si mostër e serisë, pas përzierjes dhe
homogjenizimit, shpërndahet në bazë të pastër në shtresë të njëjtë, në formë të
katrorit.
• Me shufër ose mjet tjetër tërhiqen vija diagonale dhe bari ndahet në katër pjesë, sa
është e Mundshme në mënyrë më precize. Kështu fitohen të katërtat, të cilat mer-
ren në formë të katër trekëndëshave.
• Dy pjesë të kundërta (trekëndëshi i sipërm dhe i poshtëm) ndahen dhe përsëri
përzihen dhe homogjenizohen. Matet edhe masa dhe shprehet në gram. Nëse masa,
sipas madhësisë, i përgjigjet sasisë së nevojshme të barit për hulumtim, atëherë ajo
sasi e barit paraqet mostrën për hulumtim.
• Në raste kur është marrë sasi më e madhe e mostrës së serisë (varësisht nga mad-
hësia e serisë së barit), veprimi i ndarjes në një të katërtën përsëritet, derisa nuk
përfitohet sasi përkatëse e mostrës për hulumtim.

Në varësi nga karakteristikat e barit, sasia e mostrës për hulumtim është e ndry-
shme. Farmakopea europiane jep udhëzimin vijues:

Tabela 2.2. Sasia e barit që merret si mostër për hulumtim


Lloji i barit bimorë Маsa e mostrës për hulumtim
Rrënjë, rizome, kore, herba 500 g
Gjethe, lule, fara, fryte 250 g
Bari i prerë me çka pjesët kanë masë më të 125 g
vogël se 0,5 g

Sasia e përgjithshme e mostrës për hulumtim bluhet në blurëse laboratorike. Në


monografitë e barërave është paraqitur se çfarë dihet të jenë shkalle e imtësimit të
materialit për hulumtim.
Për kryerjen e analizave mikroskopike, sasia e caktuar e mostrës bluhet që ti
përgjigjet sitës me numër 355.

147
3.
HULUMTIMI I PRIMESAVE
DHE PAPASTËRTIVE NË BARËRA
Barërat bimore nuk guxojnë të përmbajnë myke, insekte dhe kontaminentë tjerë
me prejardhje të botës shtazore.
- Materiet e huaja (primesat edhe papastërtitë), sipas Farmakopesë Evropiane,
definohen si materie të përbëra prej:
- Organizmave të huaj: pjesë të bimëve që janë të ndryshme nga pjesa që është
definuar si barë, pjesë të bimëve tjera që nuk paraqesin barë, cili do qoftë orga-
nizëm, pjesë e tij ose produkt që është i ndryshëm nga ai që definohet si barë,
- Elementet e huaja: papastërti minerale siç janë: kripërat, dheu, gurët, rëra ose
pluhuri.

Përcaktimi i sasisë së materieve të huaja është shumë me rëndësi për vlerësimin e


kualitetit të përgjithshëm të barit. Me kontrollin organoleptik mundet edhe me syrin
e zhveshur ose me shfrytëzimin e llupës (me fuqi të zmadhimit deri në 6 herë) të vër-
tetohet a ka bari materie të huaja. Në praktikë është shumë vështirë të fitohen barëra
të pastërta ideale dhe për këtë farmakopetë definojnë sa është sasia e materieve të
huaja që mundet të toerohet, sepse nuk ndikon dukshëm në kualitetin e përgjithshëm
të barit. Kjo sasi është e ndryshme për barëra të ndryshme, kështu që, për gjethin e
mështeknës, sasia e materieve të huaja nuk guxon të jenë më e madhe se 3%, për her-
bën e lule marrjes jo më e madhe se 2%, ndërsa për likenin e Islandës jo më e madhe
se 5%, etj.

Për vërtetimin e sasisë së materieve të huaja është me rëndësi çfarë sasie e ekzem-
plarit të barit hulumtohet në prezencë të primesave. Për hulumtimin e primesave të
huaja dhe papastërtive, sipas rekomandimeve të farmakopeve, duhet të merret sasi
adekuate e barit:

1. Barërat e tërësishme
- rrënjë, rizome dhe kore 500 g material
- gjethe, lule, 250 g material
- fara dhe fryte 250 g material

2. Barëra të prera dhe të bluara


- nëse pjesët nuk janë
më të vogla se 0,5 g 50 g material

148
Veprimi për përcaktimin e sasive të primesave të huaja:

Sasia e matur e barit vendoset në shtresë të hollë të bazës së bardhë. Me ndi-


hmë të llupës ndahen dhe veçohen pjesët më të mëdha nga më të voglat, veprim
gjatë të cilit me dorë (me anë të pincetëve) ndahen gjitha pjesët më të mëdha që
nuk janë barë. Pjesët më të imëta, varësisht nga karakteristikat e barit, siten nëpër
sitë me nr. 250. Pjesa që kalon matet dhe shprehet në gram. Kjo pjesë zakonisht
përmban elemente të huaja (pluhur etj.). Pjesa që mbetet në sitë përsëri kontrol-
lohet dhe sortohet nëse janë të pranishme pjesë që nuk janë barë. Sasia e përgjith-
shme që është ndarë si materie e huaj, së bashku me pluhurin që ka kaluar nëpër
sitë matet dhe shprehet në përqindje (%), si pjesë e barit që paraqet materie të
huaj (papastërti).

Falsifikimi i barërave bimore

Është jë nga problemet me të cilët ndeshen analistët gjatë hulumtimit të barit për
praninë eventuale të falsifikateve të barit.
Falsifikimi i barërave mundet të jenë i paqëllimshëm, i rastit, për shkak të njohjes
jo të mjaftueshme të bimëve, me çka bimë mbledhësit grumbullojnë material që është
i ngjashëm me burimet oficinele për fitimin e barit. Për shembull, gjatë mbledhjes së
kamomilit, është e mundshme të grumbullohen lule të bimëve tjera, që janë të ng-
jashme me kamomilin, siç është rasti me bimët e gjinisë Anthemis.
Falsifikimi i barit mund të jenë edhe i qëllimshëm, plotësisht, që të zmadhohet
numri i serive, me qëllim që të arrihet profit më i madh ekonomik gjatë plasimit të
barit në treg. Falsifikimet e tilla në praktikën farmakognostike janë të njohura si fal-
sifikate tregtare të barërave. Në këtë mënyrë, p.sh., falsifikohet gjethi i rrushit të ariut
me gjethe të bushit (shimshirit), për shkak të ngjashmërisë së madhe në ndërtimin
morfologjik.
Pa marrë parasysh se për çfarë falsifikime bëhet fjalë, në farmakopetë, në mono-
grafitë e barnave, nën parametrin pastërtia e barit, janë dhënë falsifikatet e mundshme
të barit, si dhe veprimet për zbulimin e tyre. Ky lloj i hulumtimeve detyrimisht kryhet
dhe në rezultatin e hulumtimit qartë shënohet se a është falsifikuar bari apo nuk është
falsifikuar.
Bari i falsifikuar nuk guxohet të përdoret në farmaci dhe mjekësi.

149
Detyra praktike:

1. Gjej dhe përpuno të dhëna për shkallën e imtësimit dhe falsifikatet e mundshme
për barërat vijuese: rrënja e rrënjës së ëmbël, rizomi i bushit, gjethi i rrushit të ariut,
herba e jonxhës së kalit, korja e kanellës, lulja e kumakut, fara e lirit, fryti i kaçës!
Trego të dhënat në mënyrë tabelare dhe prezantoi ato bashkëpunëtorëve tuaj!

2. Gjej dhe përpuno të dhëna për shkallën e imtësimit, shkallën e pastërtisë dhe fal-
sifikatet e mundshme për barërat vijuese: rrënja e senega, rizomi i lule gjarprit, gjethin
e thanës, herba e adonisit, korja e arrçit, lulja e blinit, fara e strofantit, fryti i qimonit!
Trego të dhënat në mënyrë tabelare dhe prezantoi ato bashkëpunëtorëve tuaj!

3. Gjej dhe përpuno të dhëna për shkallën e imtësimit, shkallën e pastërtisë dhe
falsifikatet e mundshme për barërat vijuese: rrënja e jamsit, rizomi i fierit mashkul-
lorë, gjethi i hithrave, herba e lotit të vajzës, korja e gështenjës së egër, lulja e shtogut,
fara e bademit të hidhët, fryti i specit djegës! Trego të dhënat në mënyrë tabelare dhe
prezentoi ato bashkëpunëtorëve tuaj!

4. Gjej dhe përpuno të dhëna për shkallën e imtësimit, shkallën e pastërtisë dhe fal-
sifikatet e mundshme për barërat vijuese: rrënja e lules së dyllit (qumështores), rizomi
i pesë gishtit, gjethi i gojujkut, herba e kantarionit të verdhë, korja e hamamelisit, lulja
e lopenit, fara e gështenjës së egër, fryti i visnagës! Trego të dhënat në mënyrë tabelare
dhe prezantoi ato bashkëpunëtorëve tuaj!
5. Gjej dhe përpuno të dhëna për shkallën e imtësimit, shkallën e pastërtisë dhe fal-
sifikatet e mundshme për barërat vijuese: rrënje e zhen-shen, rizomi i reumës, gjethi i
urthit, herba e këputjes, korja e shelgut të bardhë, lulja e hibiskusit, fara e sinapit të zi,
fryti i ullirit! Trego të dhënat në mënyrë tabelore dhe prezantoi ato bashkëpunëtorëve
tuaj!

150
4.
HULUMTIMI MAKROSKOPIK DHE
MIKROSKOPIK I BARËRAVE
Vërtetimi i autentitetit dhe rregullshmërisë të materialeve bimore që shfrytëzohen
në terapi, për prodhimin e barërave dhe qëllime tjera komerciale, ka rëndësi të madhe.
Në praktikën farmaceutike, barërat hulumtohen në forma në të cilat vjen në treg:
si barëra të tëra (totum ose in toto), të imtësuara me prerje (con-cisae) ose të bluara
në pluhur (in pulvere). Në suaza të hulumtimit të obligueshëm që bëhet në barëra,
së pari kryhet identifikimi anatomik-morfologjik, me hulumtime makroskopike
(оrganoleptike). Barërat e imtësuara në pjesë dhe barërat në pluhur, gjatë hulumti-
meve të para (të përgjithshme), duhet të hulumtohen makroskopikisht dhe mikros-
kopikisht. Në vërtetimin e identitetit dhe kualitetit të materialit bimorë, aplikohen
hulumtime me ndihmën e reaksioneve histokimike, të cilat kontribuojnë për identifi-
kimin më të sigurt të barërave dhe zbulimin e falsifikateve.

Hulumtimi makroskopik i barërave


Detyrë themelore e hulumtimit makroskopik është përcaktimi i identitetit të
barërave në atë mënyrë që vërtetohen vetitë morfologjike specifike, karakteristike për
barërat e hulumtuara, sipas të cilëve dallohen prej barërave tjera. Prandaj, për sukse-
sin e analizës makroskopike të barërave, parakusht është njohja e mirë e morfologjisë
së bimëve. Hulumtimi kryhet në pajtueshmëri me dokumentet teknike – normative
(rregullat farmakopeike – monografitë, standardet industriale, normat teknike etj.), të
vërtetuar për llojin e barit të caktuar.

Теknika e hulumtimit makroskopik të barërave bazohet në hulumtimin organolep-


tik përkatës të barit: studimi i pamjes së jashtme, matja e pjesëve të veçanta (përcakti-
mi i madhësisë), vërtetimi i konzistencës, provat organoleptike (përcaktimi i ngjyrës,
erës, shijes). Po ashtu, kryhen edhe disa reaksione kimike.

Shumica e hulumtimeve makroskopike kryhen me shqisat tona, por në disa raste,


posaçërisht gjatë hulumtimit të përzierjeve të çajeve, duhet të përdoret llupa ose mik-
roskopi (stereomikroskopi). Duhet të përdoret llupa që zmadhon 10-20 herë.

151
Më së shpeshti përdoren llupat e dorës, edhe pse më të mira janë llupat që kanë bazën
e fortë lëvizëse. Ka edhe llupa të tilla, të cilat kanë fusha të ndara në të dhjetën pjesë
të milimetrit, dhe me to njëkohësisht mund të kryhen edhe matje. Për precizitet më
të madh dhe punë më komode, shfrytëzohen llupa binokulare. Gjatë hulumtimit, por
edhe më tepër gjatë studimit të barërave, në veçanti përdoren njohuritë e arritura me
shfrytëzimin e stereomikroskopit.

Lloje të ndryshme të thjerrëzave:

Stereomikroskopi Thjerrëza binokulare

152
Me ndihmën e këtyre instrumenteve, më qartë vërehen numri i madh i elementeve
morfologjike (zbrazëtirat me vaj eterik, kanale me balsame, disa gjëndra, fije mekan-
ike, plasje të epidermit, rreze të brendësisë, tufa të fijeve likine, trakeje më të mëdha
etj.), me të cilat mundet të identifikohen barërat.

Me hulumtim makroskopik, përskaj identitetit, te barërat mundet të zbulohen disa


mangësi, materie të huaja, madje edhe falsifikimet.
Në bazë të kontrollit organoleptik mundet të konstatohen disa mangësi të dukshme
të barit, të cilat tregojnë për kualitetin më të dobët të përdorimit të tij. P.sh., bari
me më shumë lagështi është i ngjizur, mykur, ka tjetër ngjyrë, erë dhe shije (barërat
tëmthore marrin shije të pakëndshme); bari i cili është ruajtur kohë më të gjatë ka
krimba, molë etj.
Gjatë grumbullimit dhe përpunimit, pothuaj gjithnjë, te barërat mund të gjenden
sasi të konsiderueshme të materieve të huaja dhe nëse janë në sasi më të mëdha, bari
ka vlerë më të vogël, por ende është i përdorshëm. Mirëpo, kur përqindja e materieve
të huaja, tejkalon kufirin maksimal (të përcaktuar për secilin barë në veçanti ose për
grup të organeve sipas rregullave farmakopeike), primesat konsiderohen si falsifikate.
Kështu, gjatë kontrollit organoleptik të barit të tërësishëm, kontrollohen primesat e
mundshme të barit të njëjtë, por me kualitet më të dobët, ose primesat e ndonjë bime
të ngjashme ose të afërt e cila megjithatë nuk ka veprime shëruese. Kujdes i posaçëm
i kushtohet pranisë së pjesëve të bimëve të helmuese (p.sh., te fryti i anasonit nuk
guxohet të gjenden fryte të kukutit). Barërat që vijnë në treg të prera në pjesë, ose të
bluara në pluhur, më lehtë, në mënyra të llojllojshme dhe me sukses falsifikohen. P.sh.,
te barërat në formë të pluhurit, përpos primesave të huaja të barërave, mund të gjin-
den: materie minerale (tokë, rërë, gips, tulla, shkumës etj.), miell, amidon, surogate të
bluara të drurit, luspa të pemëve dhe pjesë të gështenjës (kumbulla, kajsi, badem, arra
etj.), mbetjet e bluara të farave pas filtrimit të vajit (luledielli, pambuku, kungulli etj.).

Me përvojë praktike gjatë hulumtimit makroskopik të barërave arrihen shkath-


tësi të cilat mundësojnë, përpos identitetit, të vërtetohet pastërtia dhe të vlerësohet
kualiteti i përgjithshëm i barit, me këtë edhe vlera e tij. Kjo ka rëndësi gjatë përpun-
imit në laboratorë kontrolluese, posaçërisht gjatë kontrolleve terenike të barërave.

153
Detyra praktike:

1. Gjej dhe përpuno të dhënat për vetitë makroskopike për barërat vijuese: rrënja
e rrënjës së ëmbël, rizomi i bushit, gjethi i rrushit të ariut, herba e jonxhës së kalit,
korja e kanellës, lulja e kumakut, fara e lirit, fryti i kaçës! Sistemo të dhënat në mënyrë
tabelare sipas kategorive (identifikimi i barit, primesat e huaja, hulumtimi i rregullsh-
mërisë, falsifikateve)! Të dhënat prezantoi bashkëpunëtorëve tuaj! Krahaso hulum-
timet makroskopike të barërave të nominuara që i ke në disponim! Krahaso vetitë
organoleptike të barërave të hulumtuara! Diskuto rezultatet!

2. Gjej dhe përpuno të dhënat për vetitë makroskopike për barërat vijuese: rrënja e
senega, rizomi i lule gjarprit, gjethi i sanës, herba e adonisit, korja e arrçit, lulja e blinit,
fara e strofantit, fryti i qimonit! Sistemo të dhënat në mënyrë tabelare sipas kategorive
(identifikimi i barit, primesat e huaja, hulumtimi i rregullshmërisë, pa rregullsive)!
Të dhënat prezantoi bashkëpunëtorëve tuaj! Krahaso hulumtimet makroskopike të
barërave të nominuara që i ke në disponim! Krahaso vetitë organoleptike të barërave
të hulumtuara! Diskuto rezultatet!

3. Gjej dhe përpuno të dhënat për vetitë makroskopike për barërat vijuese: rrënja e
jamsit, rizomi i fierit mashkullorë, gjethi i hithrave, herba e parlotës, korja e gështenjës
së egër, lulja e shtogut, fara e bademit të hidhët, fryti i specit djegës! Sistemo të dhënat
në mënyrë tabelare sipas kategorive (identifikimi i barit, primesat e huaja, hulumtimi
i rregullshmërisë, pa rregullshmërisë)! Të dhënat prezantoi bashkëpunëtorëve tuaj!
Krahaso hulumtimet makroskopike të barërave të nominuara që i ke në disponim!
Krahaso vetitë organoleptike të barërave të hulumtuara! Diskuto rezultatet!

4. Gjej dhe përpuno të dhënat për vetitë makroskopike për barërat vijuese: rrënja
e lules së dyllit, rizomi i pesë gishtit, gjethi i gojujkut leshtarë, herba e kantarionit të
verdhë, korja e hamamelisit, lulja e lopenit, fara e gështenjës së egër, fryti i visnagës!
Sistemo të dhënat në mënyrë tabelare sipas kategorive (identifikimi i barit, primesat
e huaja, hulumtimi i rregullshmërisë, pa rregullsive)! Të dhënat prezantoi bashkëpu-
nëtorëve tuaj! Krahaso hulumtimet makroskopike të barërave të nominuara që i ke në
disponim! Krahaso vetitë organoleptike të barërave të hulumtuara! Diskuto rezultatet!

5. Gjej dhe përpuno të dhënat për vetitë makroskopike për barërat vijuese: rrënja
e zhen-shen, rizomi i reumit, gjethi i lerthit (urthit), herba e këputjes, korja e shelgut
të bardhë, lulja e hibiskusit, fara e sinapit të zi, fryti i ullirit! Sistemo të dhënat në
mënyrë tabelare sipas kategorive (identifikimi i barit, primesat e huaja, hulumtimi i

154
rregullshmërisë, pa rregullsive)! Të dhënat prezantoi bashkëpunëtorëve tuaj! Krahaso
hulumtimet makroskopike të barërave të nominuara që i ke në disponim! Krahaso
vetitë organoleptike të barërave të hulumtuara! Diskuto rezultatet!

Hulumtimi mikroskopik i barërave

Me hulumtim mikroskopik në farmakognozi, para së gjithash, identifikohet një


barë dhe hulumtohet a është lëndë autotentike (origjinale) shëruese bimore. Kështu,
në fotografinë e përgjithshme të ndërtimit anatomik të organeve dhe indeve të ndry-
shme, përcaktohen elementet dijagnostike karakteristike, sipas të cilëve, bari i hu-
lumtuar mund të dallohet prej të tjerëve. Hulumtimet e këtilla janë posaçërisht të
rëndësishme gjatë kontrollit të barërave të bluara (barëra në pluhur), si dhe të barërave
të prera në pjesë. Me mikroskop mund të zbulohen edhe ndryshime të numërta të
padëshirueshme, mungesa dhe sëmundje që paraqiten në barëra jo të pastra, në pre-
parate dietetike ushqimore bimore dhe në lëndë tjera bimore, të cilat janë të rëndë-
sishme për mjekësinë, për farmacinë dhe qëllime tjera të ndryshme komerciale.
Hulumtimi mikroskopik i barërave bimore shpesh është i plotësuar me reaksione
histokimike të komponimeve të ndryshme, të cilat gjenden në indet bimore, që në
masë të madhe ndihmon që të përcaktohet autenticiteti i barit ose paraqet parregullsi.
P.sh., nëse një barë paraprakisht ka qenë i ekstraktuar (me çka ka humbur vlerën e tij),
kjo nuk mund të zbulohet vetëm me mikroskop, sepse ndërtimi i indeve bimore nuk
është ndryshuar. Prandaj, ndryshimet zbulohen me reaksione histokimike. Përpos
për qëllime diagnostike, shpesh këto reaksione kryhen me qëllim që të përcaktohet
lokalizimi i substancave aktive biologjike në indet bimore. Në këtë mënyrë reaksionet
histokimike kanë rëndësi shkencore.

Detyrë themelore e teknikës së mikroskopimit është të mundësojë hulumtimin


mikroskopik të preparatit që është përgatitur nga bari i hulumtuar. Për këtë qëllim
kryhen përgatitje serioze: përgatitet materiali, i cili shfrytëzohet gjatë hulumtimit (fik-
sacioni, zbardhja ose ngjyrosja e barit); përpunohet preparati mikroskopik (përpun-
imi i prerjes); studiohen karakteristikat anatomike (të organeve të veçanta bimore,
të elementeve në pluhur, etj.) dhe përgatiten reagjentët për reaksione histokimike të
caktuara. Teknika mikroskopike e hulumtimit të barërave bimore, në masë të madhe
është përcaktuar prej karakteristikave morfologjike të barit të hulumtuar.

155
Preparati mikroskopik

Preparati mikroskopik paraqet pjesë të organit ose të indit, të balsamimit, të ngjy-


rosura (më shpesh), të zhytur në ambient të lëngët ose gjysmë të lëngët dhe të vendo-
sur midis dy pllakave të qelqit me gjerësi dhe trashësi jo të njëjtë. Pllaka më e trashë
është e shënuar si „pllakë e lëndës” dhe mbi të vendoset objekti që mikroskopohet
(materiali bimorë i prerë). Pllaka e dytë është shumë më e vogël dhe më e hollë, shëno-
het si „qelqi mbulues”, shërben për të mbuluar objektin.
Preparati mikroskopik i përgatitur mirë (histologjik) e lehtëson vështrimin mikros-
kopik dhe zbulimin e elementeve të rëndësishme të ndërtimit të barit, ndërsa më vonë
mundëson mikrografinë më precize. Për këtë qëllim bëhen prerje të materialit bimorë,
i cili midis tjerash, duhet të kenë konsistencë të butë, që të përfitohen prerje më të
holla dhe më të mira. Te bari i thatë i herbarizuar, kjo arrihet në më tepër mënyra, që
varet nga organet (gjethi, herba, korja etj), nga përbërja, fortësia, nga përbërja kimike
e barit si dhe nga madhësia (bari i tërësishëm, pjesë të mëdha ose të vogla, bari i prerë
ose i bluar në formë të pluhurit).

1. Zbutja me ftohje është më e thjeshtë dhe më e mirë, posaçërisht te organet e buta


të ndjeshme (gjethet dhe lulet). Bari trajtohet me një nga këto përzierje:
- glicerol 10 g, ujë i distiluar 10 g dhe disa pika KOH 10%,
- ujë - glicerol –alkool (1:1:1).

Në të dy përzierjet duhet të shtohet sasi e vogël e ndonjë mjeti konservues.


Маteriali mbetet i zhytur derisa të zbutet plotësisht, prej disa ditëve deri disa
javë, që varet nga: madhësia e barit, prej përbërjes së tij, nga fortësia e ujit etj.
Pastaj, bari nxjerrët nga përzierja dhe zhytet në alkool 96%, i cili përmban pak
glicerol. Аlkooli këtu është mjet i shumë i butë nuk mundet të prehet mirë. Kjo
është posaçërisht e rëndësishme për barërat me tëmtha dhe goma, sepse bëhen
shumë të lagështa dhe rrëshqasin.

Zbutja me ftohje mund të bëhet edhe në mënyrën vijuese: materiali zhytet në ujë
prej 1 deri 3 orë, pastaj bartet në përzierje të glicerolit dhe etanolit (1:1) ose në
përzierje ujë - gicerol – alkool (1:1:1), ku mbahet së paku 1-3 orë. Koha e zbutjes
më së shumti varet prej fortësisë së materialit bimorë.

Për zbutjen e ftohtë të barërave, shumë më mirë është të shfrytëzohet dhomë-


za e lagtë. Për këtë qëllim mund të përdoret eksikator, i cili mbushet me ujë
ose shfrytëzohet enë prej qelqit me kapak, në të cilin vihet gotë e gjerë me ujë,

156
ndërsa në të gotë tjetër me barë. Bari nuk është patjetër të zhytet në ujë, por laget
nga avulli i ujit në komorë. Që ti iket mykjes së barit, në ujë shtohet pak fenol,
formaldehid ose kloroform.

2. Zbutja me ngrohje është zbutja me: avull uji, me ujë të vluar ose me vlimin e ujit.
Edhe pse është më thjeshtë dhe më shpejtë, është më pak e preferuar, sepse me
këto aktivitete shtypen qelizat, ndryshon ndërtimi dhe përbërja kimike e barit.
Veprimi kryhet si vijon: pjesë të vogla të barit (të gjata 1-2 cm), zihen në ujë,
ose në përzierje të ujit, glicerolit dhe alkoolit (1:1:1). Коret zakonisht zihen 3-5
minuta, ndërsa organet nëntokësore, varësisht nga fortësia, 10-30 minuta. Pas
zierjes, materiali bartet në përzierje të alkoolit dhe glicerolit (1:1). Frytet dhe
farat më mirë zbuten në avull: sasi e vogël e ujit ngrohet deri në vlim, frytet dhe
farat lidhen në pëlhurë dhe vendosen në avull, por të mos zhyten në ujë. Zbutja
zgjatë 15-30 minuta ose më gjatë, në varësi nga fortësia e barit. Gjethet dhe
lulet zihen vetëm 2-5 minuta, nuk guxojnë të zbuten tepër. Menjëherë pastaj
barten në enë të Petrijevit dhe lahen me ujë të ftohtë, që të pengohet zbutja e
mëtutjeshme.

Pjesët e bimëve të freskëta vendosen në alkool për të fituar elasticitet të mjaf-


tueshëm, i cili do të mundësojë që të fitohen prerje të njëtrajtshme.

Nëse bari është shumë i fortë ose është i imtësuar në pjesë të vogla, ashtu që nuk
mund të prehet, bluhet në pluhur, i cili më tutje mikroskopohet. Ky është rast i
shpeshtë me farat, frytet etj.

Llojet e preparateve mikroskopike

Preparatet mikroskopike mund të përgatiten prej materialeve të freskëta ( të gjalla)


ose prej materialeve të fiksuara paraprakisht. Preparatet e llojit të parë mund të shër-
bejnë për një vështrim, përderisa të dytat mund të përdoren për vështrim të shumë-
fishtë gjatë shumë viteve. Preparatet e përgatitura prej materialeve të freskëta kanë
përparësi kryesisht në atë se objekti vështrohet i gjallë dhe i pandryshuar. Preparatet
e përhershme kanë përparësi në atë se te ato mund të vështrohen elemente të cak-
tuara strukturale dhe shenja, të cilat janë të ngjyrosura në mënyrë adekuate, në çdo
kohë të vitit pavarësisht nga stadiumi i zhvillimit të bimës mundet shumë herë të
shfrytëzohen.

157
Preparati mikroskopik i përkohshëm

Gjatë përgatitjes së preparatit prej barërave të mëdha (rrënjë, koreve të mëdha,


fryteve, ose farave), bëhen prerje me dorë të lirë, me anë të zhiletëve ose skalpelit. Për
përpunim serik prej më shumë prerjeve, si p.sh., për përpunimin e përmbledhjeve të
preparateve të përhershme, më mirë është të përdoret mikrotomi.
Përpunohen prerje tërthore dhe për së gjati. Prerjet tërthore kryhen vertikalisht
mbi boshtin e gjatë të organit bimorë, me çka duhet pasur kujdes prerjet të mos jenë
të pjerrëta. Prerjet për së gjati bëhen: radialisht (në pozitën normale të organit) dhe
tangjencialisht (paralelisht me boshtin vertikal).
Për përpunimin e prerjeve shumë precize ose në raste kur bëhet prerja e materialit
të imtë, të hollë, ose të butë, më mirë është materiali paraprakisht të fiksohet me derd-
hje të parafinit. Gjatë punës rutinore materiali i tillë mbahet ndërmjet dy pjesëve të
plutës ose shfrytëzohet palca e thatë e qumështores. Pjesa e brendshme prehet për së
gjati në dy pjesë dhe midis gjysmës vendoset pjesa që prehet. Prerjet fitohen me prerje
të njëkohshme të brendisë së qumështores dhe materialit që prehet.

Prerjet e bëra vendosen në qelqin e orës, në alkool të zbutur, prej ku me gjilpërë të


zgjeruar zgjidhen prerjet më precize, më të holla, më të tejdukshme, dhe më të plota,
të cilat barten në qelqin e lëndës në pikë uji ose në ndonjë reagjent dhe mbulohen me
qelqin mbulues. Preparati mikroskopik i barërave në pluhur përpunohet në mënyrën
vijuese: në qelqin e lëndës shtohen 1-2 pika të lëngut. Në të zhytet maja e gjilpërës
dhe me të bartet aq pluhur aq sa merr gjilpëra, disa minuta përzihet dhe mbulohet
me pajimin për përgatitjen me dorë të prerjeve mikroskopike në qelqin mbulues.

Pajisje për përgatitjen në dorë t prerjeve mikroskopike

158
Nëse duhet të kryhet reaksioni mikrokimik, preparati nuk mbulohet menjëherë,
por lihet 10 minuta deri gjysmë ore në reagjent. Në fund mbulohet me qelqin mbu-
lues, duke e lëshuar me kujdes dhe duke e mbajtur paralelisht me qelqin e lëndës.
Nganjëherë qelqi mbulues duhet ngadalë të shtypet me gisht dhe lëngu i derdhur prej
skajeve të thithet me letër filtruese, ashtu që preparati të bëhet sa më i hollë, dy qelqet
të jenë mirë të përputhura dhe të ngjitura, çka mundëson shikueshmëri më të mirë.

Preparati i përhershëm mikroskopik


Për përgatitjen e preparatit të përhershëm merret pjesë e organit bimorë ose prej
indit, i cili fiksohet me fiksues të përshtatshëm, pastaj shpërlahet fiksativi, dehidrohet
materiali dhe kallëpohet në parafin ose në ndonjë ambient tjetër të përshtatshëm. Nga
materiali i tillë i përgatitur prehen me mikrotom prerje histologjike, të cilat ngjiten në
qelqin e lëndës. Prerjet bëhen në qelqin e lëndës, ashtu që, qelqi vendoset nën prerje,
e cila gjendet në sipërfaqen e ujit, pastaj prerja, duke e mbajtur me gjilpërë në pllakë,
tërhiqet prej ujit dhe vendoset në mesin e qelqit të lëndës. Pas kësaj, preparati lirohet
prej parafinit, pastaj ngjyroset dhe konservohet në kanada-balsam.

Fiksimi i materialit kryhet me qëllim që të mos


vijë deri te ndryshimi i strukturës së pjesëve qel-
izore. Për fiksim përdoren komponime të ndry-
shme organike dhe inorganike ose përzierjet e
tyre: akooli etilik absolut, fiksativi i Carnoy-it, fik-
sativi i Bouin-it dhe fiksativi i Navashin-it.
Për ngjyrosjen e preparateve të përhershme
përdoren një varg i ngjyrave dhe kombinimet e
tyre, me të cilët ngjyrosen në mënyrë diferenciale
indet e posaçme ose pjesët e prerjes. Ngjyrat më
shpesh të përdorura janë: еоzini, karmini, anilini Мikrotomi
i kaltër, i gjelbër etj.

Мatja mikrometrike

Në hulumtimet farmakognostike, ky veprim aplikohet kryesisht për qëllime diag-


nostifike, si për matjen e madhësisë të kokrrave të amidonit dhe të trashësisë të fijeve
të ndryshme, ashtu edhe gjatë analizës së barërave në pluhur. Мatja kryhet me mik-
rometër të mikroskopit. Rezultatet e matjes përpunohen në mikrometër (pm), e mijta
pjesë e milimetrit.

159
Lloje të ndryshme të mikrometrave

Мikroskopimi

Nëse duhet të shikohet ndërtimi i qelizave dhe indeve, preparati mikroskopik za-
konisht shikohet në tretësirë ujore të klorhidratit, në të cilën membranat e trash dhe
të ngjyrosura në të mbyllur, bëhen të ndritshme, ndërsa preparati i tejdukshëm. Nëse,
hulumtohet përbërja kimike e qelizave ose e disa membranave, kryhen reaksione mi-
krokimike të numrit sa më të madh të preparateve, me çka hulumtohet prezenca e:
amidonit, ligninit, taninit, tëmthit etj. Në pluhurat e farave dhe fryteve, në rend të
parë duhet të kërkohen vajrat eterike dhe yndyrore dhe amidoni (me jod). Në organet
nëntokësore duhet të kërkohet amidoni, pluta, dhe elemente mekanike (јоdi, sudani,
sulfati i anilinit etj); në kore: elemente mekanike, pluta, taninet etj. (sudani, sulfati i
anilinit etj.). Në gjethe, herba dhe lule kërkohen kristale oksalate. Nëse janë të imëta
dhe të padukshme, përdoret mikroskopi polarizues ose preparati trajtohet me acid
sulfurik, me çka kristalet shëndrrohen në gips (gjilpëra).

Gjatë mikroskopimit, rëndësi të madhe ka zbulimi i elementeve histologjike më


karakteristike të barit. P.sh., për bimët e familjes. Asteraceae dhe të fam. Lamiaceae,
më me rëndësi është të detektohen fijet sekretore të gjëndrave.

Fija gjëndërore e llojit Asteraceae (2) Fija gjëndërore e llojit Lamiaceae (3)

160
Pajisjet dhe reagjentët për mikroskopim:

• mikroskopi me zmadhim të vogël dhe të madh (40 deri 650 herë), еventualisht
me shtesë për polarizim (imerzioni nuk është i domosdoshëm);
• llupa – me zmadhim 5, 10, 20 herë (më mirë me postament se sa e dorës);
• skalpel, zhileta, eventualisht mikrotom;
• gërshërë, thikë, pinceta, me maje të mprehta dhe tape;
• gjilpëra: me maje, kopjore dhe të zgjeruara (lopatare);
• brendia e shtogut;
• qelqe të lëndëve dhe qelqe mbuluese;
• qelqe të orës, gota të vogla, shkopinj të qelqit, gota konusoide për fundërrim,
disa pipeta të rëndomta dhe të graduara dhe bireta, dhomëza e lagësht, cen-
trifuga e dorës dhe elektrike;
• seria e sitave, trekëmbësha, havane;
• markera për qelq, letra për filtrim;
• parafin, ksilol, alkool absolut, reagjentë për reaksione histokimike;
• llamba e spiritusit, mikroflakëdhënës;
• pajimet për vizatim.

Reaksionet mikrokimike

Si pjesë e hulumtimeve mikroskopike dhe makroskopike përfshihen edhe hulum-


timet mikrokimike, gjatë të cilëve shfrytëzohen: reaksionet e ngjyrosjes, reaksionet
e fundërrimit, tretjes, kristalizimit dhe sublimimit. Edhe pse gjitha reaksionet e për-
mendura kanë rëndësinë e tyre gjatë hulumtimit të barërave të caktuara, në këtë rast
do të jepen vetëm shembuj të ngjyrosjes dhe fundërrimit.
• Reaksionet e ngjyrosjes:
- аlkaloidet, me reagjent të caktuar japin reaksione të ngjyrosjes, të cilat janë
karakteristike për alkaloidë të caktuara, por gjitha ngjyrosen në mënyrë
specifike me acid sulfurik të përqendruar;
- materie yndyrore, me reagjentin Sudan III ngjyrosen në të kuqe; albuminat,
me HNO3 disa zverdhen,ndërsa me reagjentin e Мilon-it disa skuqen;
- membranat qelizore, marrin ngjyra të ndryshme me reagjent të ndryshëm,
varësisht nga ajo se a janë membranat celulozike, të lignificuara etj., ndërsa
me klorhidrik gjitha çngjyrosen.

161
• Reaksionet e fundërrimit:
- Alkaloidët dhe albuminat fundërrohen me numër të madh të reagjentëve: Мајеrit,
Dragendorf-it, me tretësirën e acidit pikrik, tretësirën e acidit taninik etj. Disa al-
kaloidë japin fundërrina kristalore specifike.

Komponentët bimore më të shpeshta që tregohen


me reaksione histokimike:

• Amidoni. Për mikrografinë, kokrrat e amidonit kanë rëndësi shumë të mad-


he, sepse sipas formës së tyre dhe vetive tjera të barërave tjera, mëlmesave dhe
lëndëve bimore mundet të identifikohen dhe të zbulohen papastërtitë dhe pa-
sakta. Tretësira e jodit është reagjenti më thjeshtë dhe më i ndjeshëm për ami-
donin. Përgatitet ashtu që 2 g KJ treten në 5 g ujë, në atë shtohen 1 g jod. Кur të
tretet krejtësisht, plotësohet me ujë deri 200 ml. Para përdorimit, kjo tretësirë
hollohet me ujë deri në ngjyrë të zbehtë të verdhë. Është e rëndësishme që tretë-
sira e jodit të jenë shumë e holluar dhe e freskët.
• Amidoni me jod jep ngjyrë të kaltërt. Me ngrohje ngjyra zhduket, me ftohje
përsëri paraqitet. Ky është reaksioni më i mirë për amidonin, si makro dhe mik-
rokimik. Lloje të caktuara të amidonit ngjyrosen në të kuqe-vjollcë për shkak të
prezencës së amilodekstrinit. Nëse amidoni ka më tepër amilodekstrinë, ngjyra
do të jenë më vjollce. Në ujë të ftohtë amidoni nuk tretet, ndërsa në ujë të nx-
ehtë kalon në ngjitës, një pjesë shndërrohet në lëng tëmthor koloidal, ndërsa
një pjesë vetëm mbufatet. Në baza dhe klorhidrik, amidoni po ashtu mbufatet.
Sa më shumë ka amidoni amilodekstrin, aq më shumë mbufatet. Në këtë veti
bazohen metodat për dallimin e disa llojeve të amidonit.
• Kokrrat e amidonit asnjëherë nuk janë përzierje homogjene, por kanë ndër-
tim shtresorë. Vendi ku fillon shtresimi quhet bërthamë. Ajo mund të jenë në
mes, dhe paraqitet shtresimi i përqendruar, ose diku anash, për çka quhet sh-
tresim ekscentrik. Shtresimi më mirë shihet kur kokrra e amidonit do të fillojë
të mbufatet. Јоd-korali (tretësirë e ngopur e jodit në tretësirën e përqendruar të
klorhidrikut) përdoret për identifikimin e sasive të vogla të amidonit në barëra
pluhurore, posaçërisht ato që rrjedhin nga fara dhe nga fryti, të cilat karak-
terizohen me praninë e pikave të vajrave dhe yndyrave. Me јоd-fenol mund të
zbulohet amidoni autokton në kokrrën e klorofilit.
• Pentozat, heksozet (glukoza dhe levuloza), disakaridet (sakaroza), inulini dhe
karbohidratet tjera gjenden të tretura në lëngun qelizorë. Gjitha ato japin reak-
sion pozitiv të Molishev-it: preparati zhytet në tretësirë alkoolike 20% të timolit
dhe shtohet H2SO4, ku paraqitet ngjyra e kuqe ose e kuqe- vjollcë.

162
Proteinat, kokrrat aleuronike. Në bimë albuminat paraqiten në dy lloje: të tretura
dhe në formë të kokrrave të aleuronit me formë dhe madhësi të caktuar. Dy format,
japin reaksione të përgjithshme të proteineve: ksantoproteinik (me ngrohje në HNO3
zverdhen), biuretik (me CuSO4 1% dhe tretësirë të KOH 10% ngjyrosen në ngjyrë
vjollcë) dhe reaksioit i Milanov-it, me çka skuqen. Në tretësirën e Jodit proteinet ngjy-
rosen në të verdhë të dobët (p.sh., shtresa aleuronike në frytet e grurit).

Kokrrat e Aleuronit gjenden në shumë fara, posaçërisht ato që janë të pasura me


vaj. Në farat e: ricinit, lirit, afionit, tatullës etj. Përskaj kristalit proteinik gjendet edhe
globoiti, trup topthorë, i cili përbëhet prej kalciumit, magneziumit dhe fosforit, ndër-
sa nuk ka albumine. Frytet e fam. Apiaceae kanë edhe oksalat kalciumi në secilën
kokërr aleuroni. Që të mundet të shihen kokrrat e aleuronit, preparati duhet gjithnjë
të shikohet në: vaj, glicerol, ose tretësirë të përqendruar të sheqerit.

Таninet. Me sulfatin ferik japin ngjyrë të kaltërt- zezë (taninet pirogale), gjelbër –të
zezë (katehinike) ose të mbyllur të kaltër –të gjelbër (taninet e përziera), ndërsa me
qëndrim më të gjatë edhe fundërrinë me ngjyrë të njëjtë. Taninet pirogale gjenden
në qeliza në formë të kokrrave amorfe, ndërsа kokrrat katehinike janë të adsorbuara
në membranat qelizore, në pjesën më të madhe të shndërruara në flobafene, të kuqe
të tanineve. Në disa raste të rralla taninet gjenden në qeliza të posaçme (tanine dhe
idioblaste). Për vërtetimin e tanineve më rrallë shfrytëzohet tretësira e klorurit ferik
(klorur hekuri (III)), pasi që ngjyroset në të verdhë dhe gjithnjë jep reaksion acidik.

Detyra praktike:

1. Gjej dhe përpuno të dhënat për karakteristikat mikroskopike për barërat vijuese:
rrënja e rrënjës së ëmbël, rizomi i bushit, gjethi i rrushit të ariut, herba e jonxhës së
kalit, korja e kanellës, lulja e kumakut, fara e lirit, fryti i kaçës! Sistemo të dhënat në
mënyrë tabelare sipas kategorive të elementeve karakteristike anatomike! Ilustro të
dhënat dhe prezantoi bashkëpunëtorëve tuaj!

2. Gjej dhe përpuno të dhënat për karakteristikat mikroskopike për barërat vijuese:
rrënja e senega, rizomi i lule gjarprit, gjethi i sanës, herba e adonisit, korja e arrçit,
lulja e blinit, fara e strofantit, fryti i qimonit! Sistemo të dhënat në mënyrë tabelare si-
pas kategorive të elementeve karakteristike anatomike! Ilustro të dhënat dhe prezantoi
bashkëpunëtorëve tuaj!

3. Gjej dhe përpuno të dhënat për karakteristikat mikroskopike për barërat vijuese:
rrënja e jamsit, rizomi i fierit mashkullorë, gjethi i hithrave, herba e parlotës, korja e
gështenjës së egër, lulja e qumështores, fara e bademit të hidhët, fryti i specit djegës!

163
Sistemo të dhënat në mënyrë tabelare sipas kategorive të elementeve karakteristike
anatomike! Ilustro të dhënat dhe prezantoi bashkëpunëtorëve tuaj!

4. Gjej dhe përpuno të dhënat për karakteristikat mikroskopike për barërat vijuese:
rrënja e lules së dyllit, rizomi i pesë gishtit, gjethi gojujkut leshtarë, herba e kantarionit
të verdhë, korja e hamamelisit, lulja e lopenit, fara e gështenjës së egër, fryti i visnaga!
Sistemo të dhënat në mënyrë tabelare sipas kategorive të elementeve karakteristike
anatomike! Ilustro të dhënat dhe prezantoi bashkëpunëtorëve tuaj!

5. Gjej dhe përpuno të dhënat për karakteristikat mikroskopike për barërat vijuese:
rrënja e zhen-shen, rizomi i reumit, gjethi i urthit, herba e barkalit, korja e shelgut të
bardhë, lulja e hibiskusit, fara e sinapit të zi, fryti i ullirit! Sistemo të dhënat në mënyrë
tabelare sipas kategorive të elementeve karakteristike anatomike! Ilustro të dhënat dhe
prezantoi bashkëpunëtorëve tuaj!

164
5.
HULUMTIMI I LAGËSHTISË,
HIRIT DHE RËRËS NË BARËRA

Kualiteti i përgjithshëm i barit vlerësohet nëpërmjet përcaktimit të vlerës së


parametrave:
- lagështisë (sipas terminologjisë së re „humbja me tharje”),
- hirit,
- rërës (sipas terminologjisë së re „hiri që nuk tretet në acidin klorhidrik”).

LAGËSHTIA (humbja me tharje)

Lagështia (humbja me tharje) është humbja në masë е barit gjatë trajtimit të cak-
tuar të barit, shprehet në përqindje (%). Në monografinë e secilit barë është dhënë se
në cilën mënyrë përcaktohet parametri i lagështisë.

Më së shpeshti veprohet në mënyrën vijuese:


Sasi e caktuar e barit (më shpesh rreth 1 g), matet në enën paraprakisht të tharë
(vegegllas), që është tharë në mënyrën që është paraparë të veprohet me barin. Bari
pastaj në enë thahet deri në masë konstante, sipas asaj që është përshkruar në mono-
grafinë e barit:
1. në eksikator, mbi pentaoksidin e difosforit, nën shtypjen atmosferike dhe në
temperaturë dhome;
2. në vakuum, nën shtypje prej 1,5-2,5 kPa, mbi pentaoksidin e difosforit, në tem-
peraturë dhome;
3. në vakuum, nën shtypje prej 1,5-2,5 kPa, mbi pentaoksidin e difosforit dhe me
ngrohje;
4. në tertore, në temperaturë të caktuar (të dhënë në monografinë e barit); më
shpesh, temperatura sillet prej 100 deri 105oC;
5. „nën vakuum të lartë” mbi pentaoksidin e difosforit, nën shtypje prej 0,1 kPa,
dhe temperaturë të dhënë në monografinë e barit.

Te barërat që përmbajnë komponente avulluese, siç është rasti me lëndët aroma-


tike që përmbajnë vaj eterik të avullueshëm, sasia e lagështisë përcaktohet me metodë
tjetër, të njohur me emrin: metoda për përcaktimin e ujit në barëra me distilim me ndi-
hmën e toluenit.

165
Për këtë qëllim shfrytëzohet aparati posaçër-
isht i konstruktuar për distilim, i përbërë prej
balonit prej 500 ml, kondensatorit dhe gypit të
graduar, në të cilin matet vëllimi i ujit të distiluar.
CV

Aparati për përcaktimin e sasisë


së ujit në barërat bimore
me përdorimin e toluenit B
B

D
Ç GD

A
A
A – baloni për vendosjen e barit,
B – gypi për mbledhjen e toluenit,
C– kondensatorit,
Ç- përçuesi i avullit,
D- gypi i graduar

Parimi i metodës bazohet në shfrytëzimin e tretësit i cili gjatë distilimit, pas


kondensimit të avujve, lehtë do të ndahet prej ujit, ndërsa në vete do ti tretë kom-
ponentët e avullueshme të barit (vajit eterik).
Kryhen dy distilime: 1. Distilohen 2 ml ujë me 200 ml toluen, 2 orë. Pas ftohjes
së aparatit lexohen mililitrat e ujit në gypin e graduar (distilimi i parë, n2); 2. Në
balon vendoset bari dhe distilohet 2 orët vijuese. Pas ftohjes së aparatit, lexohen
mililitrat e përgjithshme të ujit, prej dy distilimeve (distilimi i dytë, uji i përgjith-
shëm n2).
Sasia e ujit në barë llogaritet sipas barazimit:

100  (n2-n1)
% ujit =
m
n1 - ml të ujit në distilimin e parë; n2 – vëllimi i përgjithshëm i ujit në ml, i fituar
me dy distilimet së bashku; m – masa e barit në g.

166
HIRI

Hiri paraqet sasinë e materieve minerale të paavullueshme që përfitohen me djegie


të plotë të barit. Djegia e barërave shënohet si mineralizim. Në veprimin e mineral-
izimit sasia e përgjithshme e materieve organike digjet dhe avullohet (humbet).
Me djegien e secilit barë dhe organ bimorë, pas djegies mbetet sasi e caktuar e hirit,
që rrjedh nga materiet minerale të cilat i përmbajnë barërat (në aspektin fiziologjik).
Маsa e hirit shprehet në përqindje (%) dhe për çdo barë vlera e këtij parametri sillet
në kufij të caktuar. Në numër më të madh të rasteve, kufijtë janë prej 5 deri 8 %. Në
monografitë e barërave janë dhënë sasitë maksimale të lejuara të hirit të cilat pas dje-
gies së barit janë të lejuara të mbeten. Çdo tejkalim i vlerës së hirit, mbi vlerën maksi-
male të lejuar, tregon për prezencën e materieve të palejueshme të cilat lënë sasi më të
madhe të hirit (hirit të zmadhuar fizikisht). Më shpesh ato janë elemente të huaja: dhe,
rërë, gurë etj. Vlera e zmadhuar e hirit është shenjë e sigurt për kualitet joadekuat të
barit.

Sasia e barit përcaktohet me metodën gravimetrike, me matjen e mbetjes pas dje-


gies, shprehet në përqindje (%). Hiri i përcaktuar kështu paraqet hirin e përgjithshëm.

Veprimi për përcaktimin e hirit

Tasi i porcelanit ose i platinës ngrohet në furrën laboratorike për djegie (furra
mufole), deri në skuqje, 30 min., pastaj bartet në eksikator, ftohet dhe matet. Rreth
1,0 g barë matet në tas, ngrohet në 100-105о С 1 orë, pastaj në furrën mufole, në
600о С, deri në masë konstante. Nxirret nga furra, bartet dhe ftohet në eksikator,
pas ftohjes matet.

Маsa e hirit shprehet në përqindje (%), llogaritet me barazimin vijues:

b
HIRI % =  100
a

a –dallimi i masave të tasave me barë dhe tasit të zbrazët (para djegies),


b-dallimi i masave të tasit me hi dhe tasit të zbrazët (pas djegies).

167
Hiri sulfat

Te disa barëra djegia e masës organike kryhet vështirë, ndërsa procesi zgjatë shumë.
Në disa raste gjatë djegies humben materiet minerale lehtë të avullueshme. Për miner-
alizim më të sigurt dhe më të suksesshëm shtohet sasi e vogël e acidit sulfurik (rreth 1
ml). Hiri që fitohet pas këtij veprimi shënohet si hiri sulfat.

RËRA (hiri që nuk tretet në acid korhidrik)

Rëra ose hiri që nuk tretet në acidin korhidrik është mbetja që fitohet pas tretjes
së hirit të përgjithshëm ose hirit sulfat në acid klorhidrik të holluar (10 % HCl). Kjo
mbetje, në pjesën më të madhe paraqet mbetje të primesave fizike (elemente të huaja:
dheu, rëra, gurët, pluhur) dhe është indikator për shkallën e pastërtisë të barit.
Parametri „ rërë” nuk përcaktohet te gjitha barërat, por vetëm te ato për të cilët
ekziston besueshmëri e madhe për praninë e primesave të huaja fizike. Ky parametër
është i obligueshëm për gjitha organet nëntokësore. Te këto barëra, në procesin e
pastrimit, para se të dërgohet në tharje, nëse bari nuk është pastruar përkatësisht,
mund të jenë prezentë primesat e këtij karakteri, që do ta rriste vlerën e parametrit të
rërës.
Rëra përcaktohet te barërat e ngurta, te rrëshirat dhe balsamet, më rrallë te barërat
tjera. Kërkesat e farmakopeve në raport me këtë parametër janë shumë të ndryshme.
Kështu p.sh., për barin gjethi i nën bardhit më shumë farmakope kërkojnë përcakti-
min e rërës, për gjethin e helmarinës, farmakopea austriake dhe zvicerane kërkojnë,
ndërsa farmakopea gjermane nuk kërkon, përderisa për frytin e anasonit, përcaktimi
i rërës është i obligueshëm vetëm për farmakopenë zvicerane.

Veprimi për përcaktimin e rërës


(hiri që nuk tretet në HCl të holluar)

Në tasin (kroxholin) e porcelanit në të cilin përcaktohet hiri i përgjithshëm


ose sulfat, në hir shtohen 15 ml ujë dhe 10 ml HCl (10 %), mbulohet me qelq ore
dhe ngrohet në banjë uji, 10 minuta. Pas ftohjes, filtrohet nëpër letrën filtruese që
nuk lë hir. Tasi dhe letra filtruese shpërlahen me ujë të nxehtë deri në reksionin
neutral, filtri kthehet në tas, thahet, digjet në furrën mufole në temperaturë deri në
skuqje, deri në masë konstante. Ftohet në eksikator dhe matet. Sasia e rërës lloga-
ritet ashtu si veprohet gjatë llogaritjes së hirit, shprehet në përqindje (%) të barit.

168
Detyra praktike:

1. Gjej dhe përpuno të dhëna për sasinë e lagështisë, hirit dhe rërës në barërat
vijuese: rrënja e rrënjës së ëmbël, rizomi i bushit, gjethi i rrushit të ariut, herba e
barkalit, korja e kanellës, lulja e kumakut, fara e lirit, fryti i kaçës! Trego të dhënat në
mënyrë tabelare dhe prezantoi bashkëpunëtorëve tuaj! Përpiqu t’i vërtetosh veprimet
për përcaktimin e këtyre parametrave te grupi i përmendur i barërave!

2. Gjej dhe përpuno të dhëna për sasinë e lagështisë, hirit dhe rërës në barërat vi-
juese: rrënja e senega, rizomi i lule gjarprit, gjethi i sanës, herba e adonisit, korja e ar-
rçit, lulja e blinit, fara e strofantit, fryti i qimonit! Trego të dhënat në mënyrë tabelare
dhe prezantoi bashkëpunëtorëve tuaj! Përpiqu t’i vërtetosh veprimet për përcaktimin
e këtyre parametrave te grupi i përmendur i barërave!

3. Gjej dhe përpuno të dhëna për sasinë e lagështisë, hirit dhe rërës në barërat vi-
juese: rrënja e jamsit, rizomi i fierit mashkullorë, gjethi i hithrave, herba e parlotës,
korja e gështenjës së egër, lulja e qumështores, fara e bademit të hidhët, fryti i specit
djegës! Trego të dhënat në mënyrë tabelare dhe prezantoi bashkëpunëtorëve tuaj!
Përpiqu ti vërtetosh veprimet për përcaktimin e këtyre parametrave te grupi i për-
mendur i barërave!

4. Gjej dhe përpuno të dhëna për sasinë e lagështisë, hirit dhe rërës në barërat
vijuese: rrënja e lules së dyllit, rizomi i pesë gishtit, gjethi i gojujkut leshtarë, herba
e kantarionit të verdhë, korja e hamamelisit, lulja e lopenit, fara e gështenjës së egër,
fryti i visnaga! Trego të dhënat në mënyrë tabelare dhe prezantoi bashkëpunëtorëve
tuaj! Përpiqu t’i vërtetosh veprimet për përcaktimin e këtyre parametrave te grupi i
përmendur i barërave!

5. Gjej dhe përpuno të dhëna për sasinë e lagështisë, hirit dhe rërës në barërat vi-
juese: rrënja e zhen-shen, rizomi i reumit, gjethi i urthit, herba e bisht kalit, korja e
shelgut të bardhë, lulja e hibiskusit, fara e sinapit të zi, fryti i ullirit! Trego të dhënat në
mënyrë tabelare dhe prezantoi bashkëpunëtorëve tuaj! Përpiqu ti vërtetosh veprimet
për përcaktimin e këtyre parametrave te grupi i përmendur i barërave!

169
6.
METODAT KUALITATIVE PËR
HULUMTIMIN E
BARËRAVE BIMORE

Kromatografia në shtresë të hollë

Një nga metodat më shpesh të përdorura në analizën kualitative të barërave


është kromatografia në shtresë të hollë (shkurtimisht TLC nga anglishtja Thin Layer
Chromatography).
Kromatografia në shtresë të hollë (KSHH në gjuhën shqipe do të përdoret kromat-
grafia në shtresë të hollë) është vetëm një nga metodat që shfrytëzohen në kromato-
grafi, në përgjithësi. Emri kromatografi rrjedh prej fjalëve greke chroma që d.m.th.
ngjyrë dhe grafein që d.m.th. shkrim, ndërsa kryhet në bazë të gjurmëve të ngjyrosura
(gjurmëve „të shkruara”) që paraqiten në bazë, në të cilën kryhet metoda.
Në esencë, komatografia i përfshinë gjitha teknikat labortaorike të ndarjeve të
komponentëve në përzierje. Parimi themelorë i ndarjes së komponentëve bazo-
het në shpërndarjen e ndryshme të tyre midis dy fazave, prej të cilëve njëra është
e palëvizshme dhe quhet faza stacionare, ndërsa tjetra është e lëvizshme dhe quhet
fazamobile. Në numrin më të madh të rasteve faza stacionare është e ngurtë, ndërsa
faza mobile mund të jenë e lëngët ose e gaztë. Коmponentët që janë prezentë në përzi-
erje treten në fazën mobile dhe i bashkohen fazës stacionare. Me lëvizjen e fazës sta-
cionare lëvizin edhe komponentët e përzierjes dhe në varësi nga karakteristikat e tyre
fiziko- kimike, shpërndahen në fazën stacionare. Komponentët e ndara në mënyrë
përkatëse, në varësi nga teknike kromatografike, identifikohen, me çka mundësohet
analiza kualitative e përzierjes së hulumtuar. D.m.th, kromatografia para së gjithash
metodë analitike për analizë kualitative të komponentëve. Kromatografia mund të
përdoret, kryesisht për përzierje të komponentëve që bëjnë pjesë në grupin e njëjtë
të komponimeve dhe kanë karakteristikat e tyre fiziko- kimike të ngjashme. Me fjalë
tjera, me kromatografi mund të ndahet p.sh. përzierja e disa komponentëve të flavo-
noideve ose prej disa steroideve, ose lloj tjetër i komponentëve.

Kromatografia shfrytëzohet në analizën kuantitative të komponentëve, ku sasia e


komponentës së ndarë përcaktohet në mënyrën që është karakteristike për secilën
teknikë kromatografike, në veçanti. Analiza kuantitative bënë pjesë në kromatografinë
analitike.

170
Përskaj teknikave kromatografike analitike, të rëndësishme janë edhe teknikat
kromatografike preparateve, të cilat shfrytëzohen për izolimin e komponentëve prej
përzierjes dhe për pastrimin e tyre.
Në hulumtimin e barërave shfrytëzohen numër i madh i metodave të ndryshme
kromatografike. Në varësi prej karakteristikave të fazave, mënyra e shpërndarjes së
komponentëve dhe vetive tjera, metodat kromatografike janë të grupuara në disa lloje
të teknikave kromatografike: kromatografia e lëngët, kromatografia e gaztë, kromato-
grafia në shtresë të hollë, kromatografia jono këmbyese, etj. Për kryerjen e kromato-
grafisë shfrytëzohen sisteme përkatëse, pajisja laboratorike e rëndomtë si përdoret për
kromatografinë në shtresë të hollë ose sisteme të ndërikuara instrumentale kromato-
grafike p.sh. kromatografi i gaztë, për realizimin e kromatografisë së gaztë.
Sipas formës së sistemit të përdorur, kromatografia mund të jenë planare (siç është
p.sh. kromatografia në SHH) dhe kromatografia në kolonë (siç është p.sh.: kromato-
grafia e gaztë).

ТLS - kromatografia (KSHH) është metodë


kromatografike në të cilën faza stacionare është
shtuar në formë të shtresës së hollë mbi bartësin е
caktuar të shtresës. Si fazë stacionare shfrytëzohen
adsorbent të ndryshëm, siç janë silika-geli, oksidi i
aluminit ose celuloza. Shtohet në shtresë të hollë në
trashësi prej 0,1 deri 0,25 mm mbi bartësin e qelqit,
prej aluminit ose prej plastike. Bartësi ka formë të
pllakës, arsye për të cilën absorbenti formon pjesë
të sistemit që quhet pllakë kromatografike.
Pllakat kromatografike

Ekzemplari (mostra) që analizohet (аnaliti, përzierje e komponentëve) tretet në


tretës të përshtatshëm ose në fazën mobile dhe shtohet në formë të pikës të pllakës
kromatografike, në 1 cm prej skajit të poshtëm të pllakës. Shtimi mund të bëhet me
dorë ose me instrumente për shtuarje, gjysmë automatike etj. Gjatë shtimit me dorë
shfrytëzohen gypa kapilarë të qelqtë ose mikropipeta, me të cilët merret vëllim i saktë
prej tretësirës së anaitit dhe me kujdes shtohet në pllakë, duke u kujdesuar që të mos
vijë deri te dëmtimi i shtresës së adsorbentit. Vendi ku shtohet analiti quhet „start”.

Pllaka kromatografike shtohet në komorën për zhvillim, në të cilën në fundin e sajë


paraprakisht është vendosur faza mobile. Dhomëza (kiveta) mbyllet dhe vendoset në
bazë të rrafshët për tu zhvilluar kromatogrami. Dhomëza (kivetat) përpunohen prej
qelqit për të qenë transparente, gjë që është me rëndësi gjatë kryerjes së veprimit.

171
Emrat që përdoren në kromatografi

• Аnaliti është substanca që ndahet, që analizohet.


• Kromatografia analitike shfrytëzohet për përcaktime kualitative dhe kuanti-
tative të analitëve në përzierje.
• Kromatografia preparative shfrytëzohet për izolimin dhe pastrimin e anal-
itëve (nuk përdoret për qëllime anaitike).
• Kromatografi është instrument kromatografik.
• Kromatogrami është përshkrim vizual i rezultateve të veprimit kromatografik.
• Faza mobile është faza e lëvizshme. Faza mobile mund të jenë e lëngtë ose e
gaztë.
• Faza stacionare është faza e palëvizshme nëpër të cilën kalon faza mobile me
analitin dhe ka funksionin e ndarjes së analitit në pjesë përbërëse.
• Koha e retensionit është koha për të cilin analiti kalon nëpër sistemin kro-
matografik nën kushte të caktuara (temperaturë dhe shtypje).

Dhomëza për kromatografinë SHH,


majtas – vizatimi i dhomëzës dhe
djathtas – përshkrim i dhomëzave të ndryshme që janë të
arritshmen asektin komercial.

172
Mjetet adsorbuese
Së paku 25 materiale inerte shfrytëzohen si adsorbent në kromatografinë me
SHH. Mirëpo, disa prej tyre kanë përdorim më të shpeshtë.

Silikageli
Silikageli ose acidi silicik është material i bardhë, amorf dhe poroz, i përfituar
me fundërrimin e tretësirës së silikateve duke shtuar acid. Aspekt i rëndësishëm
për këtë material është madhësia e poreve, e cila, në pllakat komerciale sillet prej 10
deri 15 mikrometra. Silikageli është substancë polare me karakter acidik. Vendet
aktive për adsorbim janë grupet hidroksile (OH-grupet) të lira në të cilët vjen deri
te formimi i lidhjeve hidrogjenore me substanca polare.

Celuloza
Në strukturën e celulozës ekzistojnë grupe –OH të lira të cilat mundësojnë
lidhjen e molekulave të ujit me lidhje hidrogjenore, arsye për të cilën është i për-
shtatshëm për ndarjen e substancave hidrofile (polare).

Oksidi i aluminit
Oksidi i aluminit (Аl2О3) përgatitet në tre ambiente të vlerave të pH: acidik,
bazik dhe neutral, varësisht nga ajo se për cilin lloj të substancave do të përdoret.
Më së shumti përdoret forma bazike, e cila është e përshtatshme për ndarjen e
alkaloideve, steroideve etj.

Për zhvillimin e kromatogramit nevojiten 30 minuta deri një orë (еventuaisht) dy


orë, varësisht nga karakteristikat e komponentëve, аdsorbentit dhe fazës mobile. Gjatë
zhvillimit të kromatogramit, faza e lëngët mobile me ndihmën e forcave kapilare duke
kaluar nëpër shtresën e adsorbentit, duke bartur me vete komponentët e përzierjes.
Ato do të lëvizin nëpër shtresën e pllakës dhe për shkak të afinitetit të ndryshëm ndaj
adsorbentit, do ta ndalin lëvizjen më tutje në largësi të ndryshme prej startit. Në këtë
mënyrë do të ndahen komponentët, që paraqet qëllimin themelorë në kromatografi.
Faza mobile do të lëvizë më tutje pothuaj deri në fund të pllakës dhe në momentin kur
të vijë deri në largësi prej 1 cm prej skajit të sipërm, kromatografimi konsiderohet si i
mbaruar. Largësia deri në të cilën ka lëvizur faza mobile quhet „front”.

173
KAPAK
KAPAKU

FRONT
FRONTI

FRONT
FRONTI

MOBILNA
FAZA
FAZA
MOBILE START
STARTIMI

START
STARTIMI

Pllaka kromatografike e vendosur në dhomëzë (majtas) dhe pllaka e zhvilluar (djathtas), në të cilën
shihet starti, prej komponentëve të ndara dhe frontit të pllakës.

Komponentët e ndara në pllakën kromatografike mund të jenë të dukshme në


dritën ditore dhe në këtë rast nuk nevojitet përpunim plotësues i pllakës për tu de-
tektuar. Në rastin kur komponentët nuk shihen në dritën e diellit, pllakat trajtohet
me reagjent të caktuar me të cilët komponentët në pllakë do të zhvillojnë ngjyrë dhe
do të paraqiten si gjurmë të ngjyrosura (njolla). Shtimi i reagjentëve për zhvillimin
e ngjyrës mund të jenë në formë të avullit (p.sh., avulli i amoniakut për zhvillimin e
ngjyrës së verdhë me flavonoide) ose me sprej –spërkatje (p.sh., tretësira e klorurit të
hekurit për zhvillimin e ngjyrës së kaltër me fenole). Veprimi për zhvillimin e ngjyrës
quhet edhe vizuelizim i pllakës.
Faza e fundi në kromatografi është detektimi i komponentëve. Detektimi kryhet
me njehsimin e të vlerave të faktorit të retensionit (Rf). Ky faktor paraqet raportin
midis rrugës që ka kaluar komponenta (dA) në pllakë dhe rrugën që ka kaluar faza
mobile (dR). Мatja kryhet duke filluar nga starti i pllakës.

dA
Rf =
dR

Vlera e faktorit të retensionit shprehet me numra arab. Gjithnjë ka vlerë më të vogël


se 1. Paraqet vlerë konstante për secilën komponentë në veçanti, në kushte të njëjta të
kromatografisë. Për këtë arsye shfrytëzohet për qëllime analitike, për identifikimin e
komponentëve në përzierje.

174
Për identifikimin e komponentëve shpesh përdoren substanca të pastra të cilat
shërbejnë si substanca standarde gjatë kromatografikimit. Identifikimi pozitiv, në ras-
tin kur përdoret standard, do të fitohen kur piku (kulmi) i komponentës dhe standar-
dit do të gjenden në largësi të njëjtë prej startit, ndërsa faktorët e tyre retensionues do
të kenë vlera të njëjta. Identifikimi i komponentëve në këtë mënyrë është shumë më i
sigurt. Në praktikë, identifikimi i barërave bimore, në numrin më të madh të rasteve
kryhet duke përdorur standarde përkatëse.

Pllaka kromatografike në të cilën janë ndarë dy përzi-


erje të komponentëve (pikat 1 dhe 2) dhe standardi (pika
3). Në dy përzierjet vërehen pike të komponentës së njëjtë,
identike me pikun e standardit, gjitha në largësi të njëjtë
prej startit.

Llojet e kromatografisë TLC (SHH)

Në varësi nga ajo se në cilën kahje lëvizë faza mobile, kromatografia TLC mun-
det të jenë:
• me zhvillim vertikal të kromatogramit (kromatografia ascedente);
• me zhvillim horizontal të kromatogramit (kromatografia horizontale).
• kromatografia dydimensionale (kromatografia së pari zhvillohet në njërën
kahe pastaj në kahen tjetër, me sjelljen e pllakave në këndin prej 90 shkallë).

175
Detyra praktike:

1. Gjej të dhëna për identifikimin kimik të barërave vijuese: rrënja e rrënjës së


ëmbël, rizomi i bushit, gjethi i rrushit të ariut, herba e barkalit, korja e kanellës, lulja
e kumakut, fara e lirit, fryti i kaçës!Trego të dhënat në mënyrë tabelare dhe prezantoi
bashkëpunëtorëve tuaj!

2. Gjej të dhëna për identifikimin kimik të barërave vijuese: rrënja e senega, rizomi
i lule gjarprit, gjethi i sanës, herba e adonisit, korja e arrçit, lulja e blinit, fara e stro-
fantit, fryti i qimonit! Trego të dhënat në mënyrë tabelare dhe prezantoi bashkëpunë-
torëve tuaj!!

3. Gjej të dhëna për identifikimin kimik të barërave vijuese: rrënja e jamsit, rizomi
i fierit mashkullorë, gjethi i hitheve, herba e parlotës, korja e gështenjës së egër, lulja e
qumështores, fara e bademit të hidhët, fryti i specit djegës!Trego të dhënat në mënyrë
tabelare dhe prezantoi bashkëpunëtorëve tuaj!

4. Gjej të dhëna për identifikimin kimik të barërave vijuese: rrënja e lules së dyllit,
rizomi i pesë gishtit, gjethi i gojujkut leshtarë, herba e kantarionit të verdhë, korja e
hamamelisit, lulja e lopenit, fara e gështenjës së egër, fryti i visnaga! Trego të dhënat
në mënyrë tabelare dhe prezantoi bashkëpunëtorëve tuaj!

5. Gjej të dhëna për identifikimin kimik të barërave vijuese: : rrënja e zhen-shen,


rizomi i reumit, gjethi i urthit, herba e barkalit, korja e shelgut të bardhë, lulja e hi-
biskusit, fara e sinapit të zi, fryti i ullirit! Trego të dhënat në mënyrë tabelare dhe pre-
zantoi bashkëpunëtorëve tuaj!

Shkalla e idhtësisë te barërat

Shkalla e hidhësisë është parametër që përcaktohet te barërat e hidhëta. Paraqet


hollimin më të madh të barit të dekoktës së barit në të cilin ende ndjehet shija e hidhtë
e barit. Në numrin më të madh të rasteve ky parmetër është i rëndësishëm për vlerësi-
min e kualitetit të barërave që përmbajnë heterozide tëh hidhëta, por hulumtohet edhe
te llojet tjera të barërave me shije të hidhët, nëse është definuar kjo në monografinë e
barit (p.sh., te rrënja e dyllit, që nuk përmban heterozide të hidhëta, por komponente
të natyrës terpenoide, me shije të hidhët). Përmbajtja e komponentëve të hidhëta në
një barë mund të përcaktohet me analizë kuantitative dhe të shprehet në përqindje
(%), por përcaktimi i tillë nuk jep informatë për hidhësinë e barit, por për prezencën
e komponentëve, të cilët eventualisht mund të japin shije të hidhët. Sa do të jenë

176
intensiteti i shijes së hidhët, varet nga ajo se cilat komponente janë prezentë dhe në
çfarë koraporti. Prandaj, në analizat rutinore për vërtetimin e kualitetit të barërave
të hidhëta praktikohet përcaktimi i shkallës së hidhësisë, ndërsa përcaktimi i përm-
bajtjes së komponimeve të hidhëta kryhet, kryesisht për qëllime shkencore.

Shkalla e hidhësisë hulumtohet pasi të identifikohet bari dhe pasi të hulumtohen


parametrat për vlerësimin e kualitetit të tij të përgjithshëm. Kështu veprohet për arsye
sigurie, sepse numër i madh i barërave të hidhëta janë lëndë toksike. Si standard për
hidhësinë shfrytëzohet kininëhidrokloruri, që përgatitet si tretësirë ujore me përqen-
drim të caktuar. Në hulumtimin e shkallës së hidhësisë përfshihen gjashtë persona
(hulumtues të shëndoshë, me shqisa të zhvilluara mirë për shije), të cilët duhet ta
kalojnë testin e ndjeshmërisë ndaj tretësirës të substancës standarde. Për këtë qëllim
përgatitet seria prej tretësirave të holluara vijuese, të substancës standarde, ku si tretës
shfrytëzohet uji i rëndomtë, me kualitet të mirë:

1. Tretësira fillestare:
a. 1 g kininhidroklorur tretet në 100 ml ujë,
b. 1 ml i kësaj tretësire tretet në 100 ml ujë tjetër (tretësira e dytë).

2. Seria e hollimeve të standardit (kryhet në epruveta të graduara ose në cilindra


10 ml):
a. 3,6 ml; 3,8 ml;.......+ 0,2 ml, deri në tretësirën e fundit me 5,8 ml prej tretë-
sirës së dytë vendosen në epruveta dhe secila plotësohet me ujë, deri 10 ml.

Secili prej hulumtuesve vepron në mënyrën vijuese:


- e shpërlan gojën me ujë (uji i njëjtë që është shfrytëzuar për përgatitjen e tretë-
sirave prej të kinonhidroklorurit);
- merr 10 ml prej tretësirës së standardit me përqendrim më të vogël, i mbanë në
gojë
30 sekonda dhe nëse nuk ndien shije të hidhtë i pështyn;
- pushon 1 minutë që të mos ndiejë reaksionin e vonuar të hidhësisë, nëse përsëri
nuk ka rezultat pozitiv, shpërlaje goja me 10 ml ujë dhe vazhdohet me hulumti-
min më tutje;
- pas 10 minutave merr 10 ml prej tretësirës vijuese të standardit, me përqendrim
më të lartë dhe veprohet në mënyrë të njëjtë;
- pasi secili prej hulumtuesve do të kumtojë se cili është hollimi më i vogël i stan-
dardit në të cilin ndien shije të hidhët, njehsohet faktori korrigjues me baraz-
imin vijues:

177
n
k=
5,00

k- faktori korrigjues,
n – numri i ml prej tretësirës së dytë në hollimin më të vogël ku është ndier shija e
hidhët.

Hulumtuesi që nuk ka ndier shije të hidhët as me përqendrim më të madh të stan-


dardit (hollimi i përgatitur me 5,8 ml), përjashtohet nga hulumtimi i mëtejmë.

Përgatitja e ekzemplarit të barit:

Bari imtësohet që ti përgjigjet sitës 720. Një gram prej barit përzihet me 100 ml ujë
të vluar dhe nxehet 30 minuta, në banjë uji, me përzierje kontinuale. Ftohet, plotëso-
het deri në vëllimin prej 100 ml (në llogari të ujit të avulluar) dhe filtrohet. 2 ml e para
të filtratit hedhen. Filtrati i mbetur shënohet me C-1 dhe ka faktor dilucioni DF=100
(1 g Bari në 100 ml tretësirë). Prej kësaj tretësire përgatitet seria vijuese e hollimeve:
- 10 ml prej C-1 hollohen me ujë deri 100 ml: C-2 tretësira me DF = 1 000,
- 10 ml prej C-2 hollohen me ujë deri 100 ml: C-3 2 tretësira me DF = 10 000,
- 20 ml prej C-3 hollohen me ujë deri 100 ml: C-3A 2 tretësira me DF = 50 000,
- 10 ml prej C-3A hollohen me ujë deri 100 ml: C-4 2 tretësira me DF = 100 000.

Hulumtuesit fillojnë me hulumtimin e hidhësisë në mënyrë të njëjtë ashtu si ve-


pruan me hollimet e standardeve, duke filluar me tretësirën C-4.

Tretësira në të cilën ndjehet shija e hidhët tani shënohet me D. Vlera e DF e asaj


tretësire shënohet me Y.

Prej serisë D përgatitet seri e re e hollimeve, sipas tabelës vijuese:


ml prej D 1,2 1,5 2,0 3,0 6,0 8,0
ml të ujit 8,8 8,5 8,0 7,0 4,0 2,0

Përcaktohet hollimi më i madh në të cilin ndjehet shija e hidhët. Mililitrat e tretë-


sirës D në atë hollim shënohen si X ml.

178
Shkalla e hidhësisë (BV1) njehsohet duke shfrytëzuar barazimin vijues, për secilin
hulumtues në veçanti:

Yk
BV1 =
X x 0,1

Shkalla e hidhësisë e barit (BV) njehsohet si vlerë mesatare e përcaktimeve të


fituara.

Hulumtimi i barërave saponine

Barërat saponine karakterizohen me praninë e komponimeve saponine, të cilët


janë aktive sipërfaqësore dhe si të tilla të tundura në tretësirë ujore, ekstraktin ujorë
të barit, formojnë shkumë. Përskaj kësaj vetie, për ato është posaçërisht karakteristik
aktiviteti hemolitik, hemoliza e eritrocitëve.
Për vlerësimin e kualitetit të barërave saponine, në analizat rutinore praktikohen
analizat kualitative me të cilët vlerësohet aktiviteti i barit, përkatësisht aftësia për të
formuar shkumë ose të hemolizojë gjakun.

Përcaktimi i numrit të shkumëzimit (indeksi i shkumës)

Numri i shkumimit paraqet hollimin më të madh të ekstraktit ujorë të barit të sa-


ponineve që formon shkumë me lartësi prej 1 cm, stabile 1 orë.
Përcaktimi i numrit të shkumëzmit kryhet, ashtu që përgatitet seria e hollimeve
të ekstraktit ujorë të barit dhe në seri të epruvetave vendosen nga 10 ml të tretësirave
të përgatitura. Secila epruvetë veçmas merret në dorë dhe fuqishëm tundet (përzihet
1 minutë. Gjatë tundjes krijohet shkumë. Epruvetat lihen të qëndrojnë 1 orë. Matet
lartësia e shkumës dhe gjendet epruveta në të cilën ajo ka lartësi 1 cm. Hollimi i
ekstraktit ujorë të barit në atë epruvetë paraqet numrin e shkumëzimit.

Sot praktikohet përcaktimi i indeksit hemolitik të barërave saponine, si metodë


kualitative shumë më e sigurt.

Përcaktimi i indeksit hemolitik (HI)

Indeksi hemolitik (HI) paraqet hollimin më të madh të ekstraktit ujorë të barit të


saponineve që mund të bëjë hidrolizën e plotë të suspensionit të eritrocitëve, për kohë
të caktuar.

179
Për përcaktimin e këtij indeksi përgatitet suspensioni me numër të saktë të eritroc-
iteve (përcaktohet me numërues të eritrociteve). Hulumtimi kryhet në seri të epru-
vetave në të cilët vendoset vëllim i saktë i suspensionit, në të cilin shtohet ekstrakti
ujorë i holluar i barit. Secila prej epruvetave tundet dhe lihet të qëndrojë 24 orë. Pastaj
kërkohet epruveta në të cilën është kryer hemoliza e plotë. Hollimi i ekstraktit ujorë të
barit në atë epruvetë paraqet indeksin hemolitik të barit.

Hulumtimi i barërave sekrecionale

Barërat sekrecionale përdoren për qëllime terapeutike për shkak të prezencës së


sekreteve të cilët në ujë japin tretësira koloidale, të cilat të shtuara në mukozën e trak-
tit të sipërm respiratorik ose në traktin gastrointestinal veprojnë në mënyrë emoli-
ente dhe formojnë film mbrojtës. Si rezultat i kësaj, në traktin e sipërm respiratorik
zvogëlohet ngacmimi dhe zvogëlohet kollitja, ndërsa në traktin digestiv mbrohet mu-
koza e lukthit prej ndikimeve të pavolitshme të tepricës së acidit gjatë gastritisit dhe
qetësohen proceset e ndezjes në mukozën e zorrëve, gjatë gastroenteritisit.
Sekrecionet janë hetropolisakaride, me karakter neutral ose acidik, komponime
jo toksike, në numrin më të madh të rasteve, të tretshme në ujë (formojnë koloide).
Veprimet pozitive të barërave seksrecionale dhe sekretet e izoluara i besohen aftësisë
së sekreteve të formojnë tretësira ose të mbufaten. Këto komponime sipas rregullit
nuk janë toksike dhe nuk shkaktojnë zhvillimin e efekteve të padëshirueshme gjatë
përdorimit. Së këndejmi, për vlerësimin e kualitetit të barërave sekrecionale është
shumë më me rëndësi të hulumtohet aftësia e mbufatjes se sa të përcaktohet përm-
bajtja e materieve sekrecionale.
Monografitë farmakopeike të barërave sekrecionale përfshijnë dy metoda:
- përcaktimi i viskozitetit relativ të ekstraktit ujorë të barërave sekrecionale,
- përcaktimi i indeksit të mbufatjes (numri i mbufatjes).

Përcaktimi i viskozitetit relativ

Për përcaktimin e këtij parametri te barërat sekre-


cionale, përdoret instrumenti i qelqtë, viskozimetri i
Ostvadit, me të cilin matet shpejtësia e rrjedhjes të tretë-
sirës së barit sekrecional, në krahasim me shpejtësinë
e rrjedhjes së ujit. Në realitet, matet koha për të cilën
ekstrakti ujorë i barit, për kushte të dhëna të kryerjes së
analizë, do të kalojë nëpër gypin matës të instrumentit
(koha t). Në kushte të njëjta matet koha për të cilën kalon
uji nëpër gypin matës (koha t’). Raporti t/t’ jep vlerën Viskozimetri i Ostvaldit
numerike të viskozitetit relativ të barit sekrecional.

180
Viskozitetit relativ i barërave sekrecionale sot më rrallë përcaktohet. Si metodë
shumë më e thjeshtë për vlerësimin e kualitetit të këtyre barërave praktikohet indeksi
i mbufatjes.

Përcaktimi i indeksit të mbufatjes (fryrjes)

Indeksi i mbufatjes është vëllim i shprehur në mililitra, që e zë 1 g I barit sekre-


ciona, për kohën prej 4 orëve.

Për përcaktimin e mbufatjes përdoren men-


zura të shkallëzuara (graduara) prej 25 ml, me
mbyllës të lëmuet. Veprimi realizohet si vijon:
1 g barë (i imtësuar mirë, siç është dhënë në
monografi) vihet në menzurë, shtohet 1 ml
аlkool dhe 25 ml ujë, mbyllet mirë dhe tundet.
Lihet të qëndrojë dhe pastaj, në çdo 10 minuta,
në 4 orët vijuese, fuqishëm tundet. Mililitrat e
vëllimit që i zë bari në menzurë paraqesin in-
deksin e mbufatjes.

Меnzura me barë për përcaktimin e


indeksit të mbufatjes

Detyra praktike:

1. Gjej të dhëna për shfrytëzimin e ndonjërës prej metodave kualitative në vlerësi-


min e kualitetit të barërave vijuese: : rrënja e rrënjës së ëmbël, rizomi i bushit, gjethi
i rrushit të ariut, herba e barkalit, korja e kanellës, lulja e kumakut, fara e lirit, fryti i
kaçës! Prezanto rezultatet bashkëpunëtorëve tuaj!

2. Gjej të dhëna për shfrytëzimin e ndonjërës prej metodave kualitative në vlerësi-


min e kualitetitit të barërave vijuese: rrënja e senega, rizomi i lule gjarprit, gjethi i
sanës, herba e adonisit, korja e arrçit, lulja e blinit, fara e strofantit, fryti i qimonit!
Prezanto rezultatet bashkëpunëtorëve tuaj!

181
3. Gjej të dhëna për shfrytëzimin e ndonjërës prej metodave kualitative në vlerësi-
min e kualitetit të barërave vijuese: rrënja e diskokores, rizomi i fierit mashkullorë,
gjethi i hithrave, herba e parlotës, korja e gështenjës së egër, lulja e qumështores, fara
e bademit të hidhët, fryti i specit djegës! Prezanto rezultatet bashkëpunëtorëve tuaj!

4. Gjej të dhëna për shfrytëzimin e ndonjërës prej metodave kualitative në vlerësi-


min e kualitetit të barërave vijuese: rrënja e lules së dyllit, rizomi i pesë gishtit, gjethi
i gojujkut leshtarë, herba e kantarionit të verdhë, korja e hamamelisit, lulja e lopenit,
fara e gështenjës së egër, fryti i visnaga! Prezanto rezultatet bashkëpunëtorëve tuaj!

5. Gjej të dhëna për shfrytëzimin e ndonjërës prej metodave kualitative në vlerësi-


min e kualitetit të barërave vijuese: rrënja e zhen-shen, rizomi i reumit, gjethi i urthit,
herba e barkalit, korja e shelgut të bardhë, lulja e hibiskusit, fara e sinapit të zi, fryti i
ullirit! Prezanto rezultatet bashkëpunëtorëve tuaj!

182
LITERATURA

• Аsenov I., Gusev А., Кitanov G., Nikollov S., Petkov Т., Bimëmbledhja, Biler, Sofie, 1998.

• Аsenov I., Nikollov S., Farmakognozia, Мjekësia dhe Fiskultura, Sofie, 1988.

• Dervenxhi V., Lëndët shëruese natyrore dhe aromatike, Nasha kniga, Shkup, 1986.

• Dervenxhi V., Lëndët shëruese natyrore dhe aromatike, Shkup, 1986.

• Dervenxhi V., Bimët tona shëruese dhe përdorimi i tyre, Prosvetno dello, Shkup, 1977.

• Dervenxhi V., Shërimi bashkëkohorë me bimë shëruese, Таbernakul, Shkup, 1992.

• Кulevanova S., Farmakognozia, fitokimia dhe lëndët natyrore shëruese dhe lëndët aromatike,
Кultura, Shkup, 2005.

• Јаnçiç R., Botanica Pharmaceutica (Кulevanova S., përkthim në gjuhën maqedone,), Nauka,
Beograd, 2004.

• Blumenthal R., The Complite German Commision E Monographs, American Botanical Council,
Austin, 1998.

• British Herbal Pharmacopeia 1996, 4th ed., British Herbal Medicine Association, 1996.

• Bruneton J., Pharmacognosy, Phytochemistry, Medicinal plants, Lavoiser Publishing, Paris, 2nd ed.
1999.

• European Pharmacopoeia, 6th Edition, Council of Europe, Strasbourg, 2008.

• Evans W.C., Trease and Evans’ Pharmacognosy, 15th edition, Sounders, London-Philadelphia-
Toronto-Sydney-Tokyo, 2002.

• Gorunovic M., Lukic P., Farmakognozia, Universiteti i Beogradit, Beograd, 2001.

• Hostettman K., Lea P. J., Biologically Active Natural Products, Clarendon Press, Oxford, 1987.

• Ivanic Rada, Vicentijevic Lj., Farmakognozia për vitin e III dhe IV shkoës së mjekësisë, Enti I tek-
steve dhe mjeteve mësimore, Beograd, 2000.

• Kovacevic N, Bazat e farmakognozisë, botimi I dytë plotësues, Srpska skolska knjiga, Beograd, 2002

• Kovacevic N, Bazat e farmakognozisë, botim personal, Beograd, 2000.

183
• Lukic P., Farmakognozija, botimi I 3, Fakuteti I farmacisë, Beograd, 1983.

• Lukic P., Farmakognozija,, botimi I 4, Fakuteti I farmacisë, Beograd, 1983.

• Lukic P., Farmakognozija,, botimi I V, Fakuteti I farmacisë, Univerziteti i Beogradit, 1993.

• Newall C.A., Anderson L.A., Phillipson J.D., Herbal Medicines: A Guide for Helthcare Professionals,
The Pharmaceutical Press, London, 1996.

• Schulz V., Hansel R., Tyler V., Rational Phytotherapy, Springer-Verlag, Berlin-Heidelberg-New
York, 1997.

• Weiner M., Winer J., Farnsworth N., Winer’s Herbal, Quantum Books, Mill Valley, Ca, Edition
1990.

• WHO Monographs on selected medicinal plants, Volume 1, World Healt Organisation, Geneve,
1999.

• WHO Monographs on selected medicinal plants, Volume 2, World Healt Organisation, Geneve,
2002.

• Wichtl M., Herbal Drugs and Phytopharmaceuticals, Medfarm Scientific Publishers, Stuittgart,
CRC Press Boca Raton, Ann Arbor, London, Tokyo, 1994.

• Willfort R., Bimët shëruese dhe përdorimi I tyre,, botimi I tretë, IRO Mladost, Zagreb, 1989.

184
 ATLAS

185
Adonis vernalis Aesculus hyppocastanum
(lule djegëse) (gështenjë e egër)

Aloe ferox Aloe succotrina


(aloe) (aloe)

186
Allium cepa Allium sativum
(qepa) (hudhra)

Ammi visnaga Andira araroba


(visnaga) (araroba)

187
Arctostaphylos uva-ursi Aronia melanocarpa
(rrush i arushës) (aronia)

Betula lenta Betula pendula


(breza e zezë) (breza e bardhë)

188
Brassica alba Brassica nigra
(Sinapi i bardhë) (sinapi i zi)

Calendula officinalis Canabis sativa


(kumaku) (konopi)

189
Cassia acutifolia Cassia angustifolia
(sanamegi) (sana e Indisë)

Castanea sativa Centaurium erythraea


(gështenjë) (kantarion i kuq)

190
Convallaria majalis Cornus mas
(loti i vajzës) (dren)

Crataegus oxyacantha Crataegus monogyna


(murriz i kuq) (murriz i bardhë)

191
Dioscorea Verbascum phlomoides
(dioskorea) (divizma, lopen)

Digitalis lanata Digitalis purpurea


(luletokëza leshtake) (luletogëza e purpurt)

192
Dryopteris filix-mas Equisetum arvense
(fieri mashkullor) (bisht kali)

Galla haleppensis Gentiana lutea


(frut pishe alepe) (lincura)

193
Glycyrrhiza grabra Gossypium hirsutum
(rrënjë e ëmbël) (pambuk)

Hamamelis virginiana Hedera helix


(hamamelis) (lerth)

194
Herniaria glabra Herniaria glabra & Herniaria hirsuta
(herniaria) (herniaria)

Hydrastis canadensis Hypericum perforatum


(hidrastis (stimulues i mitres)) (kantarion i verdhë)

195
Juglans regia Lawsonia inermis
(arra) (kana, kena)

Malpighia glabra Medicago sativa)


(acerola) (jonxha lucerka)

196
Melilotus officinalis Menyanthes trifoliata
(jonxha e kalit) (jonxha e hidhur)

Mirabilis jalapa Morus nigra


(jalapa) (mana e zezë)

197
Nerium oleander Panax ginseng
(oleander) (zhen-pen)

Polygala senega Polygonum bistorta


(senega) (hejça e përdedhur)

198
Prunus amygdalus var. amara Prunus domestica
(bajame e hidhur) (kumbulla)

Prunus laurocerasus Prunus cerasus


(dafinë) (vishnja)

199
Potentilla erecta Quercus infectoria
(pesë gishtëshe) (lis i azisë së vogël)

Quercus petraea (Quercus sessiliflora) Quercus robur (Quercus pedunculata)


(lis dimëror) (lis veror)

200
Quillaja saponaria Frangula alnus (Rhamnus frangula)
(kvilaja) (lilëkuqi)

Rheum officinale Ribes nigrum


(lulemine) (rrushi i zi (rrushi i serezit))

201
Rosa canina Rubus idaeus
(kaça) (mjedra dhe manaferra)

Ruscus aculeatus Salix alba


(shelgu i bardhë)

202
Sambucus nigra Saponaria officinalis
(shtogu) (sapun)

Strophanthus hispidus Tamarindus indica


(strofant) (tamarind)

203
Sinapis alba Sinapis nigra
(sinap i bardhë) (sinap i zi)

Tilia cordata (Tilia parvifolia) Tilia platyphyllos (Tilia grandifolia)


(bli gje imët) (bli gjethemadh)

204
Urtica dioica Urginea maritima
(hithi) (hudhër bregdetare)

Vaccinium myrtillus Vaccinium vitis-idaea


(boronica) (bellushi e kuqe)

205

You might also like