Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 1

3 shkurt 2018 [REVIZORI- NIKOLAI GOGOLI]

- Gogoli- jeta dhe vepra;


- Shkrimtaret e mëvonshëm rus, e kanë çmuar shumë Gogolit, sa që kanë thënë se ne kemi
dalë nga mëngët e Gogolit;
- Arsyeja e propozimit të kësaj vepre ka qenë që të debatohet për disa nga problemet kyçe
të cilat trajton vepra e që janë: lakmia dhe përfitimi personal karshi interesit të
përgjithshëm, gjithmonë nëse e shohim veprën kah ana ideore sesa ajo tematike;
- Lavdërimi me të ulëtën – Lavdërimi i Prefektit me ryshfetin (fq. 9);
- Ljapkin-Tjepkin- njeri që ka lexuar pesë-gjashtë libra dhe mbahet si mendimtar. I tillë
është fati i shoqërive të paarsimuara që shumë lehtë mashtrohen, dhe mediokrit i marrin
për të dijshëm (fq. 11), dhe po i njëjtë është edhe Hlestakovi i cili paraqitet i dijshëm
duke recituar vargje, të cilat e mahnitin Marian e paarsimuar-provinciale, kurse në anën
tjetër ato janë vargje të dobëta dhe të një poeti të dobët;
- Mos kryerja e detyrave që caktohen (ëndrra e prefektit me miun- ikja e miut), fq. 14;
- Shpjegimi i mësimeve me patos, nga mësuesi i historisë- dominimi i emocioneve e
ndjenjave për mbi të vërtetën shkencore;
- Përfitimi i Hlestakovit- përfitimi nga shtresa injorante;
- Huan e pranon kurse ryshfetin jo; fshehja e krimit me një emër tjetër.

Pyetje për diskutim:

- Nëse do ta shikojmë litereraturën, qoftë atë fiksionale, por edhe atë faktike-historike, do
të shohim se fillesë e çdo krimi apo të keqe në shoqëri është lakmia. Nëse do shohim prej
miteve biblike te vrasja e Kainit dhe Abelit (Kabili dhe), ka ndodhur shkaku i lakmisë,
apo edhe fillimi i luftës së Trojës e ka të njëjtin shkak? Si e sheh psikologjia lakminë? Si
e sheh feja këtë ves? A ka shërim?
- A është faji i shoqërisë që mediokrit numërohen si intelektual? A është shkak i mospunës
së tyre apo i mosguximit?
- A mendoni se njëra nga arsyet e dështimit të arsimit në vendin tonë është edhe se
mësimdhënësit, para se ta kenë prioritet shpërndarjen e dijes, kane prioritet shpërndarjen
e ideologjisë se tyre personale, qoftë ajo nacionale, fetare a politike?

You might also like