Relacion I Frang Bardhit Mbi Puken

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 6

http://www.forumikatolik.net/forum/showthread.php?

10480-Relacioni-i-Imzot-Frang-Bardhit-n%EB-
krahin%EBn-e-Puk%EBs-Qershor-1637

Relacioni i Imzot Frang Bardhit në krahinën e Pukës -


Qershor 1637
Relacioni i Imzot Frang Bardhit në krahinën e Pukës - Qershor 1637

N'emën të Zotit, Amin.

Relacion i vizitës së Pukës, popuj ndër malet e Dukagjinit, bamë në mojin e qershorit të vjetit
1637, prej nesh, Frang Bardhit, ipeshkev i Sapës dhe i Sardanjes, dhe administrator i popujve të
Pultit dhe dërgue prej nesh Koogregacionit të Propagandës Fide, po n'atë vjet.

Puka asht pjesë e popujve të Dukagjinit në Shqipni. Thohen popuj të Dukagjinit sepse zotnijt e
famshëm Dukagjinët i zotnuen ma shumë se 200 vjetë ma parë se zotnia turk (Sulltani) ta vente
nën zgjedhë Epirin, ose Shqipninë. I zotnuen, po them, me shumë popuj e vende për rreth,
d.m.th. me Dibrin 150 shtëpishë, me Mirditën që i rrin nga ana e lindjes 200 shtëpishë, me
Spasin 150 shtëpishë, që asht në juridiksionin e ipeshkvisë sonë të Sapës, me lballen 140
shtëpishë që i rrin nga veriu, me Zadrimën tonë 700 shtëpishë që i rrin nga jugu në një fushë të
bukur. Quhet Pukë sepse nëpër popujt e Pukës kalon për Serbi një rrugë e madhe e përbashkët
tregtare, kështu prej rrugës ka marrë emnin populli, sepse (Puka) në gjuhën shqipe (të cilën e flet
Puka dhe të gjithë popujt e vendet e sipërthanuna) don me thanë rrugët e rrahun e përbashkët. Ka
shumë kohë që kjo rrugë asht mbyllë prej të krishtenëve shqiptarë, që kanë çue krye kundra
turçvet, tu plaçkitun tregtarët turq, përndryshej sasi e madhe mallmash do të vinte nga Serbia dhe
do të dilte nga Shqipnia për Serbi. Këta të krishtenë kiryengritës kanë qenë sidomos ata t'Iballes,
të vendosun ndër vende e male shumë të forta; edhe këta janë nën jurisdiksionin e ipeshkvit të
Sapës.

Popujt e Pukës pra janë të vendosun ndër male të nalta, t'ashpra dhe të vështira; rrethi i tyne
kapet në tri ditë rrugë, ditë qershori pa pushim, gjatësi një dttë-rrugë e ma shumë, gjanësi
gjysmë,dite-rrugë. Janë nën jurisdiksionin e ipeshkvisë sonë të Sapës, prandej mbasi ma lypte
zyrja dhe detyra ime, desha t'i vizitoj dhe kështu ia nisa vizitës më 5 të qershorit të vjetit të
sipërthanun, me një prift, e dy gjakoj. Dhe, të parën ditë që u nisëm prej selisë sonë, udhëtuem
18 mil, dhe mbërrijtëm te katundi i parë, i quejtun Karmë, n'anë të perëndimit, ku pushuem atë
natë dhe, të nesërmen në mëngjes, ia nisëm punës së vizitës. Asht i vendosun pra ky katundi i
Karmës në bregun e Drinit, lum shumë i kandshëm. Asht 12 shtëpishë dhe 87 frymësh. Ka
kishën e vet me emën shën Leka, të zbulueme, vetëm të rrethueme në mur, përfshin 100 vetë;
nuk ka asnjë veshje altari, por ka vetëm disa prona, që ia kishin pushtue të krishtenët dhe i hanin
ata pa i dhanë prodhim kishës; edhe ngulnin kambë që mos me ia kthye kishës. Më thonin disa
pleq, se në kohë tashma të kalueme, kishin njoftë 10 priftën që jetonin njëherazi pranë asaj kishe,
dhe kjo provohej se ështe e vërtetë nga disa mbeturina shtëpishë dhe podrumesh për rreth kishës.
Kjo kishë e shën Lekës asht një mil larg nga katundi i vet, Karma. Asht e ndertueme në një vend
të mirë midis disa pemësh, arra e mana, në zbritje të shpinës së një mali. Aty në Karrmë ishte një
i krishtenë që mbante dy gra. Çova dhe e thirra dhe i fola sa ku mujta(?} që të mbante njanën e të
lëshonte tjetrën, por kurr s'qe e mujtun me ia mbushë menden, prandej e çkishërova dhe e qita
jashtë prej kishës. Kam meshue në kishën e thanun të shën Lekës, kam predikue dhe kam
krezmue 12 vetë, dhe pastaj kthyem për të ngranë drekë në katundm e sipërthanun.

Po atë ditë mbas dreke, prej Karme u nisa për Koman, 8 mil larg nga Karrna terminal bregut të
lumit të thanun, Drinit. Komani asht një katund 20 shtëpishë dhe 135 frymësh. Ka kishën e vet të
quejtun shën Mark, krejt të rrenueme, duket vetëm nga mbeturinat se aty ka qenë kishë. Nuk ka
as stolisje as ndonjë pronë. Asht e vendosun në breg te lumit të Drinit së bashku me katundin, në
një luginë të vogël. Kam meshue në këtë kishë dhe kam mbajtë fjalim, mbasi erdhi gjithë katundi
për të ndie. Kam krezmue 38 vetë.

Nga Komani kalova mbas dreke në Bytyç dhe arrijta në mbramje (sepse kështu qe nevoja me
veprue në vizitë, d.m.th. prej mëngjes deri në drekë me u marrë me punët e vizitës, dhe pasdreke
me u nisë për një tjetër; dhe ky rend qe mbajtë deri sa 'u krye kjo vizitë) dhe, pasi pushuem
natën, u çuem në mëngjes heret, dhe së pari bana numërimin e shtëpive dhe të frymëve. Asht
Bytyçi katund me 9 shtëpi dhe 70 frymë, përmbi 5 mil larg prej Komanit, i vendosun në gjiun e
një mali shumë të rrahun prej murranit. Në katund kishin një kishë të rrëxueme, mezi shiheshin
mbeturinat e saja; mbrenda saj e përjashta kishin mbijtë shumë pemë të mëdha. Na thonin se ia
kishin ndie emnin: shën Katrina. Aty nuk meshohet ma, as nuk vorroset kush. Bytyçi me
Komanin kanë një kishë tjetër, me emën shën Kolli në Qerret, 6 mil larg prej tyne. Dhe kështu
heret shkuem te kjo kishë, e cila ishte e dhunueme sepse një burrë prej katundit të Komanit të
sipër-thanun kishte nxjerrë një kufomë prej varrit dhe e kishte bamë kortarë tue thanë se ishte
ngjallë dhe hante njerëzirt e gjallë të shtëpisë e të katundit të vet. Kështu që m'u desh ma parë ta
pajtoja kishën tue i dhanë ndeshkim, të merituem dhunuesit, dhe pastaj meshova aty, dhe kam
rrëfye e kungue shumë gjirnd; mbajta fjalim dhe krezmova 23 vetë. Kishin ardhë aty shurnë
gjind sipas urdhnit tim, d.m.th. nga Komani, nga Qerreti e nga Bytyçi, famullina të shën Kollit të
thanum. Të nxitun prej paraardhsitt tonë ma të fundit, imzot Gjergjit, tash arqipeshkev i Tivarit,
këto tri katunde ndërtuen këtë kishë të shën Kollit të rrethueme me mur dhe të mbulueme me
gurë. Ajo përfshin 200 e ma shumë vetë, gjendet në një vend shumë të mirë, ka për rreth shumë
arra, molla, qershi e dardha, ka kroje shumë të freskëta e shumë të shëndetshme. Nuk ka asnjë
pajisje për të meshue, prandej do t'ishte vepër e mirë t'i jepeshin. Nga kjo kishë shkuem në
katundin e Qerretit, që asht 14 shtëpish dhe 120 frymësh, famulli e shën Kolllit të thanun, 2 mil
larg nga kisha. Këtu në Qerret ka disa turq, por janë pendue se janë bamë turq. Këta të Qerretit,
ata të Komanit e të Bytyçit janë të një mbiemni dhe rrjedhin prej dy vëllazënve. Prej Qerretit po
atë ditë shkuem më Dedaj, 5 mil larg prej Qerreti. Dedaj janë 14 shtëpishë dhe 68 frymësh, të
përziern me po aq shtëpi turke. Dedaj janë të vendosun në një rrugë përrmbi një tokë të kuqe.

Bajnë venë të mirë, të bardhë si uji, por shumë të fortë, dhe gjendet aty deri sa të dalë vena e re.
Për kishën e tyne do të flasim ma tutje kur do të merremi me kiishën abaciale të shën Palit.
Prej Dedajve shkuem në Dushnjesh që gjendet pranë Iballes. Janë njerëz shumë t'egjer dhe rebelë
të sulltanit, 8 milje larg nga Dedaj. Dushnjeshi me Bogdajt, Misajt dhe Manjen, bahen 20 shtëpi
dhe 200 frymë. Dushnjeshi, Bogdarni me Misaj kanë kshen e vet n'emën të shna Prendes, të
vogël, të rrethueme në mur dhe të mbulueme me rrasa. Nuk ka asnjë stolisje. Ditën e shna
Prendes, që bie ditën e sh'Anës, sjellin shumë qirinj dhe e rrethojnë kishën me ta, dhe pastaj ata
të famullisë nuk duen t'ia japin. famullitarit, par unë bana që t'i jepen. Këtu nuk mujta me
meshue, as me thanë kurrnjë detyrë të vizitës për një shkak që na ngjau, të cilin do ta shënojmë
ma poshtë.

Prej Dushnjeshit shkuern në Qelëz, 4 mil larg prej tij. Qelëza asht katund vetëm me 3 shtëpi dhe
34 frrymë. Këtu u ndalëm pak. por vazhduem e shkuem në Kabashët e Shën Palit, 6 milje. larg
nga Qelëza. Kabashët e Shën Palit janë 16 shtëpi, 114 frymë të krishtena, dhe po aq turke o diçka
ma pak. Vendi asht i mirë, qet fryte e bar shumë, por venë pak e bukë edhe ma pak. Në të
kauemen ishin shumë të pasun, por mbasi filluen me i ra mbohit fesë katolike janë vorfënue dhe
prandej e njohin gabimin e vet të madh. Kanë kishën e vet n'emën të Shën Palit, larg sa hedhë
grurin. Aty erdhën ata të Kabashit dhe panë meshën tonë e ndëgjuen fjalën tonë; kam krezmue
22 frymë sish. Kjo kisha e Shën Palit asht abaciale dhe asht kryet dhe ama e të gjitha kisheve të
tjera të Pukës. Duket se motit ka qenë shumë e pasun; e dëshmojnë këtë ma pleqt e famullisë
t'atij Shën Palit dhe copat e një kryqi argjenti së praruem, shumë i bukur dhe shumë i pasun, dhe
i pajisun në të katër anët me kater gurë që duken diamata shumë te kulluet e mdhenjë sa në
kokërr arrë, e dhetë ma të vogjel të venadosun për rreth së shenjtnueshmes Nanë, që asht e
ngulun ne Kryq nga njena anë, e nga ana tjeter asht Zoti ynë Krishti, katër ungjillorët e tij me
shenjet e tyne, dhe nën kambët e Madhënisë së tij hyjnore jane të vendosuna disa shkroja greke
të cilat ndoshta tregonin ose vjetin ose argjantarin. Se ajo kishë ka qenë shumë e pasun provohet
edhe nga një copë e bishtit të mitvës s'Abatit, që asht aty dhe e pajisun me gurë të çmueshëm. N'e
mbrame, se ka qenë e pasun, provohet nga arat shumë të bukura që ka për rreth e që në kohë të
vet prodhojnë sasi të madhe sanë shumë të bukur, dhe nga shumë druj arre që e rrethojnë
përqark. Këto i kishin pushtue të krishtenët edhe turqit dhe tash, tue veprue me zell, ua kam heqë
duerve të tyne, dhe kështu i gëzon kisha e famullitari. Për ma tepër a nën sundimin e vet shumë
male fort të naIta të mbushuna me landë të mëdha e të trasha për çdo lloj druje, dhe aty bahen
boronica që i sjellin shumë t'ardhuna kishës. Shihet se ka pasë 3 kapela për rreth, njenën pas
tjetres, d.m.th. shën Gjoni, shën Kolli e shna Prendja, mbeturinat e të cilave mezi duken. Kanë
qenë shumë të vogla dhe kanë pasë qenë ndërtue drejt e përpjetë në hapësi të një mili bregut të
përronit të quejtun Gumina, në breg të cilit asht vendosë ajo kishë abaciale e cila, jo pa dënesë
shumë të medha, sidomos t'atyne që e kanë njohtë në mënyrën e tregueme, shihet e rrëxueme dhe
e rrenueme; e ka mbulue bari, vetëm me një hap mur në kambë për rreth. Këtë kishë e mata
përmbrenda 13 hapa gjatësi, dhe gjanësi diçka ma pak se 4. Ka 5 katunde për famulli, dmth,
Kabashin e sipërthanun, Dedaj të sipërthanun, Qelëzën e sipërthanun, Lajthizën për të cilën po
flasim këtu, 9 shtëpishë e 42 frymësh, Zezin (Zezaj) për të cilin gjithashtu po flasim këtu, 7
shtëpishë dhe 20 frymësh. Dedaj asht larg prej kishës së shën Palit 5 mil, Qelëza 5, Lajthiza 5 e
gjysem. Zezi, Kabashin e ka sa hedhë gurin si thamë. Të gjitha këto katunde rrajnë për të pa
meshën e shenjtë dhe për të marrë sakramendet e shenjta në kishën e sipërthanun të shën Palit.
Abati i kësaj kishe asht një farë D. Nikollë Stanisa, njeri dhe meshtar i dalun rruge, dhe me
shumë pak ndërgjegje; nuk qëndron n'abacinë e vet por ka marrë famulli në Zadrimë, dioçez i
ynë, mbasi ia dhe paraardhësi ynë, dhe e ka braktisun abacinë e vet. Prandej Kongregacinni i
Shenjtë duhet ta shtrëngojë true i shkrue që të shkojë n'abacinë e vet, aq ma tepër se ka marrë
prej atij 30 sikudë me premtim se do të qëndronte aty në Shën Pal te abacia e vet. E kam nxitë
shumë atë popull që me e rindertue kishën e shën Palit, e të gjithë, të gjithë më thanë se kanë
dëshir të madh, por nga pakica e vorfënia nuk mund ta plotësonin, prandej asht e nevojshme
ndihma e jashtme
Dhe për këtë i kam nxitë edhe të gjithë popujt e Pukës për t'u ndihmue, sepse ajo kishë gjendet
midis popujve të Pukës dhe sepse asht paranike dhe ama e kishëve aty në Pukë. Kështu të gjithë
më premtuen me ndihmue, dhe një turk që ma parë ishte i krishtenë, bir një të krishteni fisnik,
më dha 3 mijë aspra për t'i shpënzue në ndertimin e murit, dhe një turk tjetër premtoi një ka, e
një tjetër-një kal tjetër dhe ,shumë të krishtenë më dihanë nga një send për ndërtimin esaj. Por
kam frigë se pa lëmoshën dhe pa ndihmën e atij Kongregacioni të Shenjtë nuk do të mund të
k:\ryhet, prandej me përvujtninë ma të madhe lutemi të denjoheni të na çoni ndonjë lëmoshë për
ndërtimin e kësaj kishe, dhe për këte Zoti do të jua shpërlejë dhe këta popuj kanë për t'u forcue e
ngushllue dhe shumë ma tepër' kanë për të qenë nxitun për ndërtimin e kishës.

Prej Kabashit shkuem n'Arës, katund 8 mil larg nga Kabashi. Ky katundi i Arësit ashit 7
shtëpishë e 51 frymësh. Aty bujta, dhe nëmengjes meshova në një shtëpi sepse ishte erë e madhe
te kisha etyne, dhe krezmova 15 vetë. Kishën e kanë n'emën të shën Sebastianit, larg sa hedhë
peshën; asht e vendosun nën katundin e Arësit mbi një kodrinë, midis lisash e arash; nuk ka mur
veçse ka trenat dhedrujt tjerë mbi disa shtyllëza të drujta; asht e mbulueme me kashtë thekne; aty
ata t'Arëst vorrosin të vdekunit e vet. Kjo kishë nuk ka asnjë stolisje.

Nga Arësi, po atë ditë, shkuem në Berdhet, mbi 8 mil larg prej Arësit. Berdheti asht katund 19
shtëpishë dhe 146 frymësh. Ka një kapelë n'emën të shna Prendes që përfshin vetëm 15 vetë.
Asht e rrethueme në mur dhe e mbuleme me drrasa e deren e ka pa çeles dhe asht e vendosun në
Udhën Publike që kalon nëpër Dukagjin e shkon në Serbi, (asht 3 mile larg prej katundit të vet
Berdhetit). Në mengjes çova e thirra të gjithë katundin e shkova me të gjithë, burra e gra, te
kapela e thanun e tyne për të meshue. Aty ma së pari rrëfeva shumë gjind e mbasandej fillova
meshën, predikova e kungova shumë gjind, dhe krezmova 33 vetë. Aty erdhi edhe një katund
tjetër, i quejtun Vilëza nëpër të cilin kalova duke shkue në katundin e Berdhetit. Vilëza. asht 11
shtëpishë dhe 83 frymësh, janë afër me Berdhetin dhe bashkë-famulli. Berdheti ka një kishë
tjetër pak larg nga kapela e thanun, n'emen të Shën Mërisë, në të cilën vorrosin të vdekunit,
duket vetëm nga themeIi se aty ka qenë kishë.

Gjindja e Berdhetit shpesh herë kanë ngritun krye kundra turqve dhe u kanë dalë në pritë te rruga
që thamë se kalon për në Serbi, në Mal të Zi, që asht pranë popujve të Spasit , dhe i kanë bamë
kortarë, u kanë marrë plaçkat, kuajt e armët dhe pastaj prap kanë bamë paqe tue u dhanë turqve
një sasi haraçi. Berdhetasit janë për armë ma të zotët e të gjithë Pukës. Deri në Berdhet kam
shkue tue vizitue katundet te Pukës, këndej e andej, dhe drejt nalt nga lindja. Berdhetia asht 40(?)
mil. larg prej Zadrimës sonë ku asht selia jonë e Sapës.

Prej Berdhetit kthyem poshtë dhe mbërrijtëm te Qytezja e Re e Dukagjinit, ku u poqa me agën e
asaj qytezje i cili, pasi na përshëndeti, na ftoi të zJnim vend më shtëpinë e tij në qyteze (Aga don
me thanë zot dhe qeveritar qytetesh), dhe kështu e pranova ftesën, dhe ai na priti shënë mirë. Kjo
qyteze, në një luginë të madhe, ndër male, në mes të popujve të Dukagjinilt, në një vend shumë
të bukur dhe me ujna shumë të ftohtë, qe ndërtue së pari prej një turku të fuqishëm, po thuej sot e
90 vjetë, emnin e të cilit nuk mujta me e dijtë shqiptar me komb. Pastaj qe rrenue prej
mirditorëve dhe popujve të tjerë të Dukagjinit, të krishitenë që aso kohe ishin kryengritës kundër
turkut. Pastaj, sot 29 vjetë, qe rindërtue po prej një turku këtij kombi, nga qyteti i Prizrendit, të
quejtun Magaroli, aso kohe sanxhakbe i DukagjiJnit. Ky i mbrapshti, pasi e ndërtoi qytezën,
shumë të krishtenë i bani aso kohe turq, disa për frigë, disa me dhurata e disa për tituj. Sidomos
në Pukë bani një shumicë, kështu aga i sipërthanun, me qenë se mori premtimin se do ta banin
agë t'asaj qytezje, katolik tue qenë, u ba turk asokohe. Këta u banë turq nga mungesa e priiftënve
dhe e predikuesve. Tash kjo qyteze, më gjuhën shqipe o epirotike quhet Gjutetia Eree ndukagin,
që don me thanë Qy tezja e re në Dukagjin. Për vullnetin e Zotit, asht rrëxue prap dhe çdo ditë
shkon tue ra, kanë mbetë vetëm disa copa muri në të cilat përfshihen 11 shtëpi të përzieme të
krishtena dhe po aq turke. Aka ka tre vëllazën të krishtenë të martuem dhe një turk që asht bamë
turk ma vone. Gruaja e ages asht një e krishtenë e urtë dhe e mirë. Për rreth qytezes ishin 6 shtëpi
të pëlrzieme edhe ato me [shtëpi] turke.

As mbrenda as për rreth kësaj qytezje nuk kishte ndonjë kishë o kapelë, veçse jashta qytezes, në
shtëpinë e një të krishiteni çova meshë të nesërmen në mëngjes dhe bana predk, rrëfeva e
kungova disa vetë, dhe krezmova 32 vetë.

Nga qytezja e Dukagjinit, pas mesdite, u rruguem për Dush, 9 mil larg nga ajo qyteze. Dushi asht
katund 14 shtëpishë dhe 163 frymësh të krishtena dhe 4 turke. Këta Dushët rrjedhin të gjithë nga
një trung, janë të pasun e krenarë, kanë sasi të madhe gjaje së gjallë e ndonjena shtëpi arrin deri
në 400 kafshë: dhi, dele, qe e lopë etj. Kishën e tyne, n’emën të shën Mërisë Magdalenë e kanë
një mil jashta katundit, s'ka shumë kohë! që e kanë ndërtue sërishë dhe e 'kanë mbulue me
tjegulla; përfshin 20 vetë dhe asht e vendosun përmbi një mal të naltë në një rrugë; asht pa asnjë
bravë, Prandaj i nxita t'ia banin: nuk ka asrnjë stolisje. Dushët kanë një tjetër kishëz në katunin e
vet. n'emën të shën Gjergjit, e cila përfshin 15 -vetë; asht e rrethueme në mur të thatë dhe e
mbuleme me kashtë;ash e vendoun mbi një kodrinë në nje fushë të vogël e të bukur. Në te
Dushët vorrosin të vdekunit dhe donjë herë thuhet aty mesha. Aty unë meshova dhe krezmova 15
vetë.

Prej Dushit shkuem në Këçirë 7 mil larg prej Dushilt. Këçira asht katund 18 shtëpishë të gjitha të
kirlshtena, dhe 158 frymësh. Ky katund asht i vendosun në bregun e një përroni të quejtun
Gamësigjeja. Dhe ky katund asht i mirë, sepse ka shumë gja të gjallë, ishte nië i krishtenë alty që
kishte 22 frymë në shtëpi dhe kishte 400 kafshë gjithsejt. Një mil larg, prej vehtes Këçira e ka
kishën e vet n'emën të Shen Theodorit, e cila pati ra nga kujdesi I paket I tyne tashti ata e kanë
rrethue në mur, dhe ua kam mbushë menden ta mbulojnë; përfshin 40 vetë. Asht e vendosun
përmbi katund mbi një kodrinë në një luginë të vogël, ka për rreth disa prona të vogla të veta;
nuk ka asnjë veshje për të meshue. Dhe këtu në këtë katundin e Këçirës u krye vizita e jonë në
Pukë, e cilazgjati 16 ditë: çdo ditë tue vizitue një katund dhe tue ecë ndonje herë 16 mil çdo
mbasdite, tue pushue natën dhe të nesërmen në mëngjes tue u marrë me punët e vizitës deri në
drekë. Buka që hanim në këtë vtzilte ishte prej sorgu përzie me mel e zezë dhe e gatueme keq, qe
nuk kishte pamjen e bukës as ndnnjë shujte, dhe ndonjë hevë as nga kjo nuk gjendej sepse kishte
zi të madhe buke në katundet e thanuna. Venë gjendej në disa vende e në disa jo, dhe disa
vraponin ta bIenin aty ku gjendej, e disa jo, dhe atëherë u dote me drekue, në mos pa gja, me uj
të ftohtë. Mish, djathë e hudra na jepnin me ngranë pa llogari. Duhej të flinim përjashta, e disa
herë n'erë e në shi, për dhe mbi. pak bar; qoftë për hatër të Zotit perëndi prej të cilit pritet e korra.
Të gjitha këto katunde të Pukës, të sipërthanuna e të numërueme, kanë vetëm një prift për
famullitar; edhe në kohë të kaluame kështu kanë pasë: vetëm një nga një. Ky famullitar mban
edhe famulli në Zadrimën tonë sepse nuk kishte me se me u mbajtë gjallë në të gjithë Pukën, e
cila nuk i jepte tjetër famullitarit veçse fryte, bishtajore e djathë, edhe këto në sasi të vagël. I
jepnim edhe 5 aspra kur pagëzohej kush, dhe 12 aspra kur mirrnin bekimin e martesave, por për
të mos i dhanë këto 12 aspra, gjeta se shpesh herë ishin matue pa famullitar e pa dëshmitar.
Prandej, në këtë vizitë, jam marrë vesh me popullin që në 15 vetë duhet t'i japën famulltarit
gjysëm kail drith dhe kështu, ka per të pasë ma shumë përsona, edhe drith [do të ketë] ma shumë,
e ku ma pak, ma pak; dhe [jam marrë vesh] që famullitari mos të kërkojë ma aspra në pagëzim as
në martesë as në rrëfim, sepse pata frigë se mos asht simoni nga ana e atyne që jepnin, megjithse
famullitari i merrte për jetesë dhe për zakon.

You might also like