Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 16

Studio Hapsira SHPK NDËRTIMI I HALLËS SPORTIVE PËR SHKOLLËN FILLORE "VELJKO

Prishtinë DUGOSHEVIQ" NË RANILLUG

RAPORT TEKNIK
Raporti teknik për hartimin e projektit për ndërtimin e hallës
sportive për shkollën fillore “Veljko Dugosheviç” në Ranillug

1
Studio Hapsira SHPK NDËRTIMI I HALLËS SPORTIVE PËR SHKOLLËN FILLORE "VELJKO
Prishtinë DUGOSHEVIQ" NË RANILLUG

Halla për shkollën “Veljko Dugosheviç” në Ranillug


Hyrje

Halla është punuar sipas kërkesës së investitorit


Pasi që i janë prezentuar zgjidhjet ideore nga ana e projektuesit

Lokacioni
Lokacioni i Hallës është në komunën e Ranillugut dhe shtrihet në jug-perëndim të
shkollës ekzistuese.
Hyrja kryesore bëhet nga pjesa perëndimore, përballë hyrjes kryesore të shkollës
ekzistuese.

Funksioni
Salla sportive përmban një nivel:
Përdhesën e cila ka sallën sportive dhe garderobat.

Konstruksioni është skelet i përbërë prej shtyllave, trarëve dhe pllakës masive beton
arme.
Konstruksioni i kulmit është pllakë masive t-25 cm ku mbi të është konstruksioni i metalit
i përbërë prej kapriatave brinakeve dhe mbulesë “SENDËICH”.
Muratimi i jashtëm dhe i brendshëm bëhet me blloqe të argjilës t-25 cm dhe muret
ndarëse t-12 cm.
Subatimi bëhet me llaq të gatshëm sipas specifikave të përshkruara në përshkrim
teknik.
Dyshemeja e sallës sportive është nga parketi.
Finalizimi i mureve bëhet me patimin dhe ngjyrosje adekuate.
Tavani i garërobave është paraparë të jetë me suvatim.
Olluqe horizontale, vertikale dhe mveshjet e murit të atikës të punohen sipas detajeve
dhe skicave të dhëna duke aplikuar standardet për këto punime.

Vërejtje
Para fillimit të punimeve duhet që të koordinohen të gjitha fazat e projektit në mënyrë që
gjatë punimeve të mos ketë punime shtesë.
Për të gjitha punimet duhet të aplikohen standardet dhe kualiteti ISO dhe i ligjeve në
fuqi.

2
Studio Hapsira SHPK NDËRTIMI I HALLËS SPORTIVE PËR SHKOLLËN FILLORE "VELJKO
Prishtinë DUGOSHEVIQ" NË RANILLUG

Përmbajtja:

1. VËREJTJE TË PËRGJITHSHME
2. PASTRIMI I TERRENIT
3. PUNËT E BETONIMIT
4. PUNËT E MURATIMIT
5. PUNËT E LYRJES
6. PUNËT E KULMIT
7. PUNËT E JOPËRSHKRUESHMËRISË SË UJIT (HIDROIZOLIMI)
8. IZOLIMI TERMIK DHE AKUSTIK
9. PUNËT E DYSHEMESË
10.PUNËT ME LLAMARINË DHE METAL
11.PUNËT E ZDRUKTHTARISË
12.RREGULLIMI I JASHTËM
13.PUNËT E TJERA

3
Studio Hapsira SHPK NDËRTIMI I HALLËS SPORTIVE PËR SHKOLLËN FILLORE "VELJKO
Prishtinë DUGOSHEVIQ" NË RANILLUG

Vërejtje: Implementimi i punimeve në objekt duhet të bëhen në harmoni me ligjet


në fuqi të Republikës së Kosovës, e në raste kur ato mungojnë, atëherë le të
aplikohen standarded e BE-së Eurokod-i.

1. VËREJTJE TË PËRGJITHSHME
1.1 Të gjitha materialet në këtë projekt duhet të jenë të rezistueshme, adekuate
dhe të përshtatshme për sallë sportive. Instalimi i materialeve duhet të bëhet
në mënyrë të tillë që të mos e dëmtojnë shëndetin e fëmijëve dhe ti mbrojnë
ata nga lëndimet.
1.2 Të gjitha materialet të transportohen vendosen dhe barten në punishte në
përputhje me normat dhe instruksioneve të prodhuesit dhe mbikqyrësi duhet
të aprovojë përdorimin e tyre në objekt.
1.3 Para se të fillohet me punimin e ndonjë seksioni ose faze të re duhet të
bëhet njoftimi i mbikqyrësit dhe të merret aprovimi i tij.
1.4 Para fillimit të punimeve duhet të parashtrohet plani i sigurisë së nxënësve
dhe kuadrit mësimor gjatë punimeve të cilin do ta aprovoj organi mbikqyrës.
Ky plan duhet të përfshijë edhe masat e sigurisë gjatë punimeve për objektin
ekzistues.

2. PASTRIMI I TERRENIT, GËRMIMI DHE MBUSHJET

Gërmimet i referohen kryesisht:


 Për lidhjen e sistemit të ri të ujësjellësit, kanalizimit dhe
elektrikës në rrjetin ekzistues
 Për themelet e objektit në fjalë
2.1 Vërejtje të përgjithshme

Sipërfaqja e çrregulluar nga aktivitetet e punëkryesit dhe tëvrregullohet si në


gjendje të mëparshme dhe të lihet e pastruar dhe në gjendje të rregullt në
përfundim të punimeve.
Gjithashtu të gjitha materialet e panevojshme të dërgohen në deponi deri në
5 km të përcaktuar nga organi mbikqyrës.

2.2 Pastrimi i lokacionit

Lokacioni duhet të pastrohet nga të gjitha gjërat e panevojshme në të duke


krijuar një nivel të mirë dhe të përshtatshëm për fillimin e punimeve dhe
vendosjen e materialit të nevojshëm për punishte. Shtresa e humusit duhet

4
Studio Hapsira SHPK NDËRTIMI I HALLËS SPORTIVE PËR SHKOLLËN FILLORE "VELJKO
Prishtinë DUGOSHEVIQ" NË RANILLUG

të largohet me kujdes dhe të deponohet me kujdes që të shfrytëzohet pas


ndërtimit për rregullimin e oborrit.

2.3 Tipet e gërmimit

Gërmimet kryesisht me anën e makinerisë dhe një pjese e tyre që janë me


delikate të bëhet me dorë.

2.3.1 Gërmimet e paklasifikuara

Këtu hynë të gjitha materialet e befasishme të gjetura gjatë gërmimit të gjerë


përveç gërmimit struktura. Punëkryesi është i detyruar që materialin e gjetur
të papërdorshëm ta largojë nga punishtja në deponi të caktuar nga
mbikqyrësi.

2.3.2 Gërmimet strukturale

Gërmimi struktural do të përfshijë të gjitha materialet e gjetura papritmas


gjatë procesit të gërmimit të zbatuara për strukturën të konstruksionit bazuar
në vizatime ose instruksione të udhëheqësit të projektit. Kjo punë duhet të
përfshijë gërmimin dhe rimbushjen e nevojshme për strukturën e themeleve,
drenazhës, mbajtjen e mureve të themeleve, etj.

2.3.3 Kontrollimi

Të bëhet kontrollimi i koeficientit të ngjeshjes së tamponit nga ana e


udhëheqësit të projektit nga organi mbikqyrës, para hudhjes së betonit dhe
mbushjes përfundimtare të bërë me gërmim.

2.4 Kthimi i dheut pranë themeleve

2.4.1 Kthimi i dheut pranë themeleve të ndërtesës

Kthimi i dheut pranë themeleve të bëhet në këtë mënyrë


 Ngjeshja e tokës, (8Mpa)
 Shtruarja e gjeotekstilit (300gr/m²)
 Shtruarja e 30 cm zhavorr të ngjeshur (40Mpa) me
fraksione 0-60 mm.

5
Studio Hapsira SHPK NDËRTIMI I HALLËS SPORTIVE PËR SHKOLLËN FILLORE "VELJKO
Prishtinë DUGOSHEVIQ" NË RANILLUG

2.4.2 Rimbushja e platove

Materiali i përdorur për mbushje dhe ngjeshje duhet të përbëhet nga


materiali i gërmuar më herët gjatë gërmimeve për hapjen dhe pastrimin e
terrenit. Punëkryesi duhet të përdor materialin mbushës të gërmuar, i cili
është miratuar më parë, të gjitha në pajtim me masat e specifikuara në këtë
dokument. Punëkryesi duhet të jetë përgjegjës dhe ti kryej të gjitha testet e
nevojshme në terren dhe laborator për të vërtetuar përshtatshmërinë e
materialeve të përmendura për mbushje, para fillimit të punës.
Materiali duhet të jetë i pastër. Mbrojtja e materialit ndaj ndotjes gjatë
gërmimit, transportit, ngarkimit, shkarkimit ose e çdo aksioni tjetër të
nevojshëm për zbatimin e punës është në përgjegjësi të punëkryesit.
Materialet e huazuara ose mbushëse duhet të shtrohen në mënyrë
horizontale të një trashësie të njëjtë dhe të një gjerësie siç e cakton
udhëheqësi i projektit dhe puna duhet të kryhet ashtu që ato të ngjiten në
pjerrtësi, nivele, thellësi dhe ngritje të treguara në vizatim. Materiali duhet të
vendoset në shtresa të njëpasnjëshme jo më thellë se 30 cm dhe më gjerësi
siç caktohet nga udhëheqësi i projektit. Pas rregullimit të përmbajtjes së
lagështisë së kërkuar për arritje të desnistetit maksimal, materiali i pangjitur
duhet të ngjeshet ashtu që të fitoj densitetin e kërkuar.
Materiali i huazur ose shtresat mbushëse duhet të kenë densitet min. 95%.

2.5 Kanalet

Në pajtim me vizatimet, duhet të sigurohet siç vijon më poshtë:


a) Kanale për lidhje të reja me:
sistemin e ri gjeneral të ujësjellësit
sistemin e drenimit të ujit të të reshurave
sistemin gjeneral të largimit të ujërave të zeza
sistemin gjeneral elektrik
sistemin gjeneral të ngrohjes
b) Pusetat, dhomëzat për kontrollim etj.

3.0 PUNËT E BETONIMIT


6
Studio Hapsira SHPK NDËRTIMI I HALLËS SPORTIVE PËR SHKOLLËN FILLORE "VELJKO
Prishtinë DUGOSHEVIQ" NË RANILLUG

3.1 Lidhja e betonit:


Klasa C 12/15, (12 N/mm² forca e shtëngimit per 28 ditë) duhet të vendoset
mbi të gjitha gërmimet të cilat duhet të betonohen me beton të armuar në vend
ose të parafabrikuar.
Shtresa rrafshuese nën themele.

3.2 Struktura e betonit të armuar:


Beton i C25/20 me faktorin fck=30 N/mm² (forca e shtrëngimit të betonit pas
28 ditëve), sipas Eurokodit 2, neni 3.1.2.
Traje (edhe trajet shtanguese ne themele)
Shtylla
Pllaka e perdheses
Pllakat e meskatshe
Themele

3.3 Shtresat e betonit dhe ato për rrafshim


Marka e betonit të klasës C 12/15 i cili është i përforcuar me rrjetë të ngjitur të
çelikut, e treguar me vizatime.

3.4 Shufrat përforcuese:


Në pajtim me EN 10080 dhe Eurokod 2 neni 3.2.1(5). Janë të lejuara të gjitha
llojet e përforcimeve që plotësojnë karakteristikat bazuar në EN 10080 dhe
Eurokod 2 neni 3.2.19(5).
Për të gjitha elementet strukturale, përforcimi duhet të jetë çelik S – 500 me
karakteristika të fortësisë së prodhimit fyd=500 Mpa. Për elemente strukturale
duhet të përdoren vetem shufrat e brinjëzuara. Shufrat e buta GA 240/360 do
të përdoren për stafa dhe disa elemente sekondare. Të gjitha ankorimet e
përforcimeve duhet të bëhet sipas Eurokodit 2 dhe Eurokodit 8.

3.5 Çertifikimet
Të gjitha shufrat përforcuese prej çelikut do të jenë të çertifikuara që nuk
mbajnë radioaktivitet.

3.6 Fijet lidhëse:


Duhet të jenë fije të zeza të kalitura mediameter 1.2mm

3.7 Vendosja ose hudhja e betonit


Të vendoset betoni brenda 90 minutave të shtimit të ujit të përzier me çimento
dhe agregatit nëse temperatura e ajrit është më e ulët se 30 shkallë celcius.
7
Studio Hapsira SHPK NDËRTIMI I HALLËS SPORTIVE PËR SHKOLLËN FILLORE "VELJKO
Prishtinë DUGOSHEVIQ" NË RANILLUG

Zvogëloje kohën e përzierjes në 60 min nëse temperatura e ajrit është më e


lartë se 30 shkallë celcius.
Ujë shtese mund ti shtohet , duke siguruar që të mos kalohet proporcioni ujë-
çimento. Mos vendosni betonin Kur:
(a) kushtet klimatike ndalojnë vendosjen e përshtatshmë dhe forcimin.
(b) në hapësirat e pambuluaragjatë periudhës së reshjeve: dhe
(c) në ujë të ndenjur
Para vendosjes së betonit, largoni papastërtirat-baltën, copëzat
konstruktive, ujin, borën dhe akullin prej sipërfaqes që do të betonohet.
Pllakat prej betonit më të mëdha se 10 cm të forcohen me aparatura mekanike
vibruese të brendshme me frekuenca të larta duke i plotësuar ato edhe gjatë
ngjeshjes me dorë.
Pllakat prej betonit të trasha 10 cm ose më pak të forcohen duke ngjeshur me
dorë dhe duke ngjeshur me shufra.

3.8 Vibrimi i betonit


Menjëherë pas vendosjes çdo shtresë e betonit duhet të vibrohet duke
përdorur vibrator të brendshëm të betonit , duke plotësuar këtë proces edhe
me ngjeshje me dorë dhe me shufra. Shtypja ose vibrimet tjera të jashtme të
kallëpeve nuk do të lejohen. Vibratorët nuk duhet të përdoren për transportim
të betonit brenda kallëpit.
Vibratorët e brendshëm të zhytur në beton të mbajnë frekuencë minimale prej
jo më pak se 8000 vibrime në minutë. Kohëzgjatja e vibrimit duhet të jetë e
kufizuarnë kohë të nevojshme ashtu që të prodhojë forcim të kënaqshëm,
përgjithësisht prej 5 deri në 15 sekonda. Vibratorët duhet të përdoren në pika
njësoj të larguara prej njëra tjetrës prej 45 cm.

3.9 Testet e soliditetit


Testoni dy kube në ditën e 28-të dhe mbaj kubet në rezervë. Siguro kubet prej
betonit për testet e shtrëngimit jo më pak se një herë për çdo 30 metër kub të
betonit. Mostrat e testuara nuk duhet të kenë forcë të shtrëngimit më të vogël
se sa ajo e specifikuar. Kur rezultatet e testit të kontrollit të mostrave tregojnë
se betoni i vendosur nuk i përmbush specifikacionet e kërkuara ose kur ka
prova që kualiteti është nën kërkesat e specifikuara, atëherë duhet të kryhet
shpimi i bërthamës. Kostoja e këtij testi duhet të bëhet nga ana e kontraktorit.
Forca e bërthamave për sëcilën pjesë të sipërfaëes konsiderohet e
kënaqshme nëse mesatarja e tyre është e barabartë ose më e madhe se 90
përqind e forcës së shtrëngimit të klasës së betonit. Largoni betonin i cili nuk i
përmbush kriteret e kësaj fortësiedhe zëvendësoni me beton të ri të
pranueshëm pa kosto shtesë të klientit. Riparo vrimat e bërthamës me llaç të
8
Studio Hapsira SHPK NDËRTIMI I HALLËS SPORTIVE PËR SHKOLLËN FILLORE "VELJKO
Prishtinë DUGOSHEVIQ" NË RANILLUG

patkurrshëm. Kontraktori obligohet që të bëjë testimin e kubeve në


institucionin e çertifikuar nga anae organeve kompetente.

3.10 Rezultatet e testit


Të dorzohen rezultatet e testit si pjesë e “Raportit Ditor”

4 PUNËT E MURATIMIT

LLAÇET
Referimet: të gjitha ligjet dhe rregulloret e zbatueshme në BE.

Tipet e llaçeve që do të përdoren në këtë objekt janë siç vijon;

Tipi A
Masë e llaçit me rërë të lumit të larë pa materie organike, e përzier në raport:
çimento: gëlqere: rërë=1:1:5

Tipi B
Masa e llaçit me rërë pa materie organike e përzier në proporcion çimento:rërë
= 1:3.

Tipi C
(për veshje të jashtme në rrjetë teli dhe çimento për rrafshim në tualete)
Llaç çimentoje me rërëtë pastër të larë dhe pa materie organike të
përzier në proporcion çimento:rërë = 1:3.

4.1 Muret e jashtme

Punimi i mureve të jashtme të bëhet me blloqe t=25 cm argjilë me prejardhje


minerale inorganike të prodhuar në mënyrë industriale sipas vizatimeve në
projekt, të shtruara me llaç të tipi A në kthinat e zakonshme dhe me llaç të tipit
C në sipërfaqet me lagështi.Rendi i fundit i blloqeve poshtë dritareve të
mbushet me llaç çimento për arsye të ankerimit të kornizës së dritarës në të.

4.2 Muret e brendshme

9
Studio Hapsira SHPK NDËRTIMI I HALLËS SPORTIVE PËR SHKOLLËN FILLORE "VELJKO
Prishtinë DUGOSHEVIQ" NË RANILLUG

Muret e brendshme të zakonshme


Të punuara nga blloqe t=20 argjilë me prejardhje minerale inorganike të
prodhuar në mënyrë industriale sipas vizatimeve në projekt, të shtruara me llaç
të tipit A në kthinat e zakonshme dhe me llaç të tipit C në sipërfaqet me lagështi.
Në muret ku duhet të vendosen elementet (lavamanat, pisoaret, etj.). zgavrat e
blloqeve duhet të mbushen me llaç.

5.0 PUNËT E LYERJES

Lustrimi i këndeve:
Duhet të montohen profile prej fletëzave të galvanizuara të çelikut ose profile prej
fletëzave të aluminit, në të gjitha këndet e suvatosura duke përdorur lyerje të
lehtë prej STO ose të ngjashëm të miratuar.
Profile rrethore prej alumini duhet të montohen në këndet me pllaka në tualete.

Suvatimi i mureve brenda objektittë bëhet nga prodhuesi STO ose të ngjashëm.

Suvatimi i mureve të brendshme me llaç të gatshëm MP75 ose të ngjashëm


(suvatimi me makinë përkatëse) njështresore min. 8mm. Vërejtje: Gjatë suvatimit
të mureve përdoren shiritat metaliknë mënyrë që të arrihet lyerje e njëtrajtshme.

Veshja bazë: llaç i tipit “B”


Veshja përfundimtare: veshja përfundimtare e mikse në këtë raport: njëra pjesë
prej Portland çimentos me jo më shumë se një pjesëtë hidratit të gëlqeres dhe jo
më shumë se 4 pjesë të rërës së lagët të pangjitur. Realizueshmëria duhet të
drejtojë sasinë aktuale të gëlqeres dhe rërës së përdorur në shtresën
përfundimtare, brenda kufijve të specifikuar në këtë dokument.
Përgaditja e sipërfaqes:
Largoni papastërtitë, ashklat, thërmijat, lyrat, yndyrat dhe substancat tjera
dëmtuese ndaj kryerjes së veshjes.
Siperfaqet përfundimtare: Siguro sipërfaqe përfundimtare pa rrjedha, pika,
valëvitje, shenja të brushës dhe dallime në ngjyra.
Koha e tharjes: lejo kohë në mes të vendosjes së shtresave, ashtu siç
rekomandohet nga ana e prodhuesit të materialeve veshëse, por jo aq kohë sa
për të shkaktuar probleme të ngjitjes së shtresës së fundit. Siguro secilën shtresë
në kushte të specifikuara për të arritur tek shtresa tjetër.
Secila shtresë duhet të mbulojë sipërfaqen e shtresës së mëparshme ose
komplet sipërfaqen dhe duhet të ekzistoj dallimin në hije të shtresës pasuese
gjatë përceptimit vizuel.

10
Studio Hapsira SHPK NDËRTIMI I HALLËS SPORTIVE PËR SHKOLLËN FILLORE "VELJKO
Prishtinë DUGOSHEVIQ" NË RANILLUG

5.1 Të bëhet suvatimi me llaç vazhdues në tri shtresa dhe llaçi të jetë i tipit “B” si ne
spec. 4.1.1.

Suvatimi i mureve me lagështi


Veshja bazë: Llaçi tipit “C”

5.2 Të bëhet gletimi i gjithë sipërfaqës me dy shtresa ose deri sa të arrihet një
sipërfaqe e përkryer.
5.3 Të bëhet lyerja me ngjyrë bazë jo me pak se dy shtresa deri sa të pastrohet mirë
sipërfaqja e gletuar.
5.4 Ngjyrosja e mureve dhe tavaneve në tri shtresa. Muret dhe tavanet me Jupol -
Gold, ndërsa coklla me Jupol Briliant (h=1.5m) ose prodhuesit Kraft, të
kategorizimit të njëjtë.

Lyerja e fasadës së jashtme të bëhet nga prodhuesi STO ose ngjashëm si dhe
të bëhet mveshjae fasadës me tulla 12.0 cm.
Të bëhet fillimisht lyerja e fasadës me shtresë bazë-grund

5.5 Të bëhet lyerja e fasadës me dy shtresa me ngjitës nga i njëjti prodhues, rrjeta
plastike nga i njëjti prodhues, llajsnet këndore nga i njëjti prodhues, në pjesën e
epërme të dritareve vendosen llajsnet këndore me pikore dhe rozetat (4-
5copë/m²) për kapjen e pllakave të stiroporit. (përveç stiroporit, komponentet
tjera të jenë të prodhuesve në vijim: (STO, JUB, Rofix, BauMit)

5.6 Të bëhet lyerja e fasadës akrylike me material STO ose ekuivalenti i tyre si:
(STO, JUB, Rofix, BauMit) fraksion 2mm (ngjyra duhet të jetë e integruar në
fasadë)

5.7 Të bëhet lyerja e fasadës me fasadë për serkllazhin e betonit në dy shtresa, lloji
dhe ngjyra caktohet sipas kërkesës së investitorit. STO, JUB, ROFIX, BauMit

5.8 Muratimi i mureve të jashtme me tulla të fasadës me dimensione 8x12x24 cm në


pjesë të caktuara të fasadës së objektit. Të merret parasysh edhe materiali i
nevojshëm për lidhje.
6.0 PUNËT E KULMIT

6.1 Punimi final i mbulesës me llamarinë të valëzuar=0.6mm të tipit PANEL


POLIURETAN T-8cm.

11
Studio Hapsira SHPK NDËRTIMI I HALLËS SPORTIVE PËR SHKOLLËN FILLORE "VELJKO
Prishtinë DUGOSHEVIQ" NË RANILLUG

6.2 Të bëhet vendosja dhe të bëhet mbrojtja e termoizolimit me një shtresë beton të
varfër me t=5cm

6.3 Paisjet shtesë të kulmit


Siguroni dhe rregulloni kapakët ventilues dhe bllokueset standarde të borës anash
skajeve të perimetrit të kulmit. Instalimi sipas udhëzimeve të prodhuesit. Mostra
do të dorëzohet paraprakisht për miratim.

7.0 PUNËT E JOPËRSHKRUESMËRISË SË UJIT

7.1 Dyshemeja e jopërshkrueshme ndaj ujit në nyje sanitare


Hidroizolimi në tualete të bëhet me hidroizolim të tipit Ardex8+9 ose ngjashëm të
miratuar. Të kihet kujdes dhe të vendosen elemente nga prodhuesi në kënde dhe
në lidhje të ujëmbledhësve dhe pjesëve tjera fazonike dhe në këndet e bashkimit
të murit me dysheme të përdoret shiriti izolues “ARDEX SB 15”.

ARDEX 8+9 përbëhet nga dispersioni akril ARDEX 8 pa substancë shpërbërëse


dhe me një peshë të lëngshme prej rreth 1.0 kg. Dhe nga pluhuri reaktiv ARDEX
9 me një bazë çimentoje me një peshë derdhëse prej rreth 1.2 kg/litër.
Për përpunimin duhet përzier të dy përbërësit.
Masa izoluese ARDEX 8+9 në gjendje të ngurtë është i papërkueshëm nga uji
dhe lehtësisht ndryshon formë, nuk ngjyros masat e fugave nga çimentoja.

7.2 Dyshemeja e jopërshkrueshme ndaj ujit në pjesën tjetër të objektit


Hidroizolimi duhet të bëhet mbi pllakën e përdhesës e mbrojtur nga shtresa
beton të varfër të rrafshuar mirë me dy shtresë Kondor 4mm të shtruar dhe të
montuar në gjendje të nxehtë poshtë themelit pllakë, fillimisht të bëhet lyerja me
bitulit dhe pastaj të shtrohet kondori.
Fillimisht të bëhet pastrimi i të gjitha sipërfaqeve nga çdo materie e cila dëmton
hidroizolimin. Në pjesën e kontaktit të murit të jashtëm me dysheme të bëhet mbi
palimi i hidroizolimit në distancë prej 10 cm.

VËREJTJE: Hidroizolimi do të vazhdojë edhe përreth gjithë perimetrit të mureve


të jashtme në lartësi prej deri mbi nivelin e trotuarit deri ne 30 cm.
8.0 IZOLIMI TERMIK DHE AKUSTIK

Që të funksionojë mirë në aspekt termik dhe akustik, objekti shkollorë duhet t’i
plotësojë disa kërkesa të paracaktuara teknike. Në këtë drejtim qysh në fazën e
projektimit janë paraparë izolimet e nevojshme termike dhe akustike, të cilat duhet
të ekzekutohen nga ndërtuesi sipas të gjitha përshkrimeve më poshtë.
12
Studio Hapsira SHPK NDËRTIMI I HALLËS SPORTIVE PËR SHKOLLËN FILLORE "VELJKO
Prishtinë DUGOSHEVIQ" NË RANILLUG

Llogaritjet termodinamike janë bërë duke pas për bazë koeficientët për zonën e
tretë klimatike, e cila mbulon pjesën më të madhe të territorit të republikës së
Kosovës. Që objekti të jetë termikisht funksional, duhet që të bëhen izolimet me
materiale termike në të gjitha elementet konstruktive horizontale dhe vertikale, në
të cilat paraqiten humbjet e energjisë: te konstruksioni mbi dhe, te konstruksioni i
kulmit dhe muret e jashtme.

Të gjitha dyshemetë në objekt duhet të jenë notuese, mbështetëset e mureve


ndarëse duhet të jenë të siguruara nga transmetimi i zhurmave dhe vibrimeve.
Dyert dhe dritaret duhet të jenë me izolim që siguron nga zhurma dhe të
qelqosura me qelq të dyfishtë “Termopan” sipas specifikimit në skemën e
zdrukthtarisë.

8.1 Izolimi termik i konstruksionit horizontal mbi dhe

Të sigurohen tabelat termoizoluese të tipit Styrofoam me trashësi prej 3 cm dhe


dendësi 30 kg/m³, për vendosje në konstruksionin meskatësh. Tabelat vendosen
mbi konstruksionin e pllakës prej betonit të armiruar, të cilën paraprakisht duhet
pastruar dhe rrafshuar mirë nga papastërtitë eventuale. Mbi shtresën e
termoizolimit, të vendoset folije PVC, mbi të cilën duhet të shtrihet estrihu në
trashësi prej 4-5 cm i rabicuar me rrjet teli Ø 4mm. Mbi shtresën e estrihut të
vendoset dyshemeja Epoksyd sistem, mbi bazën epokside.

8.3 Izolimi termik i mureve të jashtme

Të sigurohen tabelat termoizoluese të tipit Styrofoam me trashësi prej 5 cm.


Montimi i këtij materiali të bëhet sipas udhëzimevetë parapara në katalogun e
prodhuesit.

9.0 PUNËT E DYSHEMESË DHE PLLAFONEVE

9.1 PUNËT E DYSHEMESË

9.2 PLLAKAT E KERAMIKËS

Të vendosen pllaka të klasit të parë në të gjitha pozicionet. Të vendosen


këndet e aluminit në kënde të banjos duke përfshirë edhe këndet e dritareve.

9.2.1 Dyshemetë prej pllakave të qeramikës


13
Studio Hapsira SHPK NDËRTIMI I HALLËS SPORTIVE PËR SHKOLLËN FILLORE "VELJKO
Prishtinë DUGOSHEVIQ" NË RANILLUG

Siguro dhe monto pllakat e qeramikës me t=80 cm dhe dim 30x30 mm, të
klasës së parë jo të rrëshqitshme, të qendrueshme ndaj larjes ose të
ngjashme të miratuara ngjyra të përcaktohet nga organi mbikqyrës.
Pllakat duhet të ngjiten me ngjitës adekuat nga prodhues Ardex ose të
ngjashëm Ardex X7G dhe fugat të jenë Ardex FS DD ose të ngjashëm. Të
parashihen edhe të gjitha këndet e nevojshme prej alumin.

9.2.2 Muret me pllaka të qeramikës


Pllakat e mureve duhet të jenë të klasit të parë, me dimensione të ndryshme
me t=0.5cm dhe të ngjiten deri në lartësi të mureve të banjove.
Pllakat duhet të ngjiten me ngjitës adekuat nga prodhuesi Ardex ose të
ngjashëm Ardex X7G dhe fugat të jenë Ardex FS DD ose të ngjashëm. Të
parashihen edhe të gjitha këndet e nevojshme prej alumini.

10.0 PUNËT ME LLAMARINË DHE METAL

10. 1 Gypat e ollukut vertikal prej të reshurave:


Siguro dhe monto: gypat e ollukut në formë në formë katërkëndëshi ose
rrethore prej llamarinës së plastifikuar me trashësi prej 0,55 mm, të montuara
në muret e ndërtesës të përforcuarame përforëcues metalik. Në tërësi prej
detajit.

10.2 Gypat Horizontal


Siguro dhe monto profilet e fletëzave të çelikut të plastifikuaranë trashësi 0.55
mm dhe gjerësi të zhvilluar deri në 100 cm. Të gjitha lidhjet e fletëzave të
llamarinës së plastifikuar të punohen sipas Eurokodit. Në tërësi sipas detajit.
Grykëderdhja e olluqeve
Siguro grykëdhënëstë ujëmbledhësave prej fletëzave të çelikut të galvanizuar
sipas projektit.

10.3 Fletëzat e metalit dhe mbulesat e kallkaneve – në pjesën e sipërme


Veshja e kallkaneve është llamarinë e plastifikuar e profiluar e galvanizuar në
të dy anët me trashësi minimale 0.55mm me plastisol si dhe me gjerësi të
zhvilluar. Llamarina prej majës së kulmit deri në strehë, duhet të jetë I copë.
Të ketë kujdes në ngjitje të fletëzave njëra me tjetrën në mënyrë që tq
sigurojë moskalimin e ujit në objekt.

10.4 Mbulesa e kallkaneve – në pjesën anësore

14
Studio Hapsira SHPK NDËRTIMI I HALLËS SPORTIVE PËR SHKOLLËN FILLORE "VELJKO
Prishtinë DUGOSHEVIQ" NË RANILLUG

Veshja e kallkaneve është llamarinë e plastifikuar e profiluar e galvanizuar në


të dy anët me trashësi minimale 0.55mm me plastisol si dhe me gjerësi të
zhvilluar. Llamarina prej majës së kulmit deri në strehë, duhet të jetë I copë.
Të ketë kujdes në ngjitje të fletëzave njëra me tjetrën në mënyrë që tq
sigurojë moskalimin e ujit në objekt.

10.5 Mbulesa e samarit të kulmit


Mveshja e samarit të kulmit të bëhet me elemente të gatshme të dhëna nga
prodhuesi i mbulesës me llamarinë me gjerësi të zhvilluar deri në 60 cm.

10.6 Mbulesa e atikës së ullukut


Veshja e atikës së ullukut bëhet me llamarinë të plastifikuar e profiluar dhe
galvanizuar në të dy anët me trashësi minimale 0.55 mm me plastisol me
gjerësi të zhvilluar.

11.0 PUNËT E ZDRUKTHTARISË

11.1 Dritaret prej Aluminit


Furnizimi, prodhimi dhe montimi i vitrinës me urë termike nga alumin me
ngjyrosje pluhur termike.
Xham transparent 4 x 16 x 4 mm me mbushje Argoni. Gjerësia kase min. 57
mm. Barriera rermike me koeficient Uf=2.9 Ë/m2K.
Aksesorët e vitrinës duhet të jenë të sistemit adekuat. Sistemi sistemi duhet
të mbështetet me çertifikata dhe ateste adekuate për secilin pozicion.

Vëretje: Të gjithadimensionet paraprakisht duhet të verifikohen në vendin e


montimit.

12.1 RREGULLIMI I JASHTËM

12.1 Pllatoja hyrëse dhe trotuari.


Të shtrohet, ngjeshet dhe nivelizohet zhavorri me trashësi 20cm (pllatoja) dhe
të shtrohet kubza nga betoni me MB-40 me trashësi t=8.0cm, duke përfshi
nivelizimin dhe ngjeshjen.

13.1 Vendosja e sallobagut


Në pjesën e brendshme të dritares të bëhet vendosja e pllakës së mermerit
natyral me ngjyrë të bardhë me t=20 cm gjerësi prej 35 cm me pikore dhe
poshtë saj të vendoset material termoizolues për mbrojtje nga urat termike.
15
Studio Hapsira SHPK NDËRTIMI I HALLËS SPORTIVE PËR SHKOLLËN FILLORE "VELJKO
Prishtinë DUGOSHEVIQ" NË RANILLUG

Vëretje të përgjithshme:

1. Është e nevojshme ti permbaheni standardeve ISO dhe EU gjatë


furnizimit të punishtes me material. Gjithë materiali duhet të jetë i
kualitetit të lartë.
2. Të gjithë materialin ndërtimor të rrënuar dhe mbeturinat duhet
dërguar nga punishtja në deponi nëse nuk caktohet ndryshe.
3. Punët ndërtimore duhet të realizohen në pajtueshmëri me detajet,
specifikacionet dhe projektet e arkitekturës, duke përfshirë
madhësinë dhe kualitetin për të gjitha elementet konstruktive siç
është betoni, lëndë ndërtimi, muret, suvaja, ngjyrosja përfundimtare
dhe zdrukthtaria.
4. Të gjitha rrënimet e mëparshme ndërtimore në vendin e ndërtimit
duhet të përfshihen në çmimin e ndërtimit.
5. Tenderuesit janë të detyruar që ta kontrollojnë projektin, paramasat
dhe parallogaritë për të gjitha fazat, gjatë fazës së tenderimit dhe të
lajmërojnë investitorin për vërejtjet eventuale.

16

You might also like