Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 16

PROJEKT

Lenda: Ekonomi Tatimesh


Tema: Sistemi I Tatimeve e Taksave ne Republiken e Shqiperise dhe
historiku I tij.
Ceshtja: Tatimi mbi fitimin dhe te ardhurat personale.

Punoi: Adela Hurdha


Marisa Hoxha
Dionis Arapi
Abesrina Kurtezi
Xhulja Ura
Klasa: XIIIA
Objektivat:
1.Te informohemi rreth tatim fitimit mbi bizneset e vogla.
2.Te informohemi rreth tatim fitimit mbi bizneset e medha.
3.Te njohim tatimet te cilat kryhen mbi te ardhurat personale.
Regjistrimi i Tatimpaguesit

Kush ka detyrimin për t’u regjistruar?


Detyrimin per t’u regjistruar në sistemin tatimor e keni nëse bëni pjesë në
kategoritë:
a.Persona që kryejnë një veprimtari ekonomike tregtare
b.Organizata jo fitimprurëse, fondacione, entet publike, organizata politike dhe organe të tjera të
ngjashme me to;
c.Të vetëpunësuari në veprimtari ambulante dhe ‘kryefamiljar” që punëson persona si puntorë
shtëpie;
d.Individë që realizojnë të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë në vit;

Ku dhe si kryhet regjistrimi fillestar?


Regjistrimi fillestar kryhet në qendrën kombëtare të biznesit (QKB)
Çdo person që do të kryejë një veprimtari ekonomike tregtare, është i detyruar të bëjë
regjistrimin fillestar të tij në Qendrën Kombëtare te Biznesit.
Konkretisht :
a.personat fizikë,
b.shoqëritë tregtare,
c.degët dhe zyrat e përfaqësimit të shoqërive të huaja,
d.shoqëritë dhe unionet e kursim-kreditit,
e.shoqëritë e bashkëpunimit reciprok,

Kush kryen regjistrimin në Drejtorinë Rajonale Tatimore?


Regjistrimin pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore të juridiksionit sipas ndarjes
administrative, e kryejnë personat e mëposhtëm :
a.OJF
b.Ente Publike
c.Përfaqësuesit Tatimor
d.Ambulanti
e.Kryefamiljari
f.Fermerët
g.Shtetasit e huaj subjekt i deklarimit individual të të ardhurave
Tatimi mbi fitimin (Biznese te Vogla)
 Çdo tatimpagues, i cili kryen një biznes, me anë të të cilit realizohet gjatë vitit fiskal
qarkullim më i vogël ose i barabartë me 8 000 000 (tetë milionë) lekë, i nënshtrohet detyrimit
të pagesës së tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël.

 Të ardhurat e tatueshme
I.Të ardhurat gjithsej, nga veprimtaria e biznesit të vogël nënkuptojnë çdo lloj të ardhure, të
realizuar gjatë periudhës tatimore dhe përfshijnë, pa u kufizuar vetëm në to:
a.të ardhurat e realizuara nga furnizimi i mallrave dhe shërbimeve,
b.të ardhurat nga pjesëmarrjet,
c.të ardhurat nga interesat,
d.të ardhurat nga shfrytëzimi i pasurisë së luajtshme e të paluajtshme,etj.
II.Të ardhurat e tatueshme apo fitimi i tatueshëm rezulton si diferencë midis:
a.të ardhurave gjithsej të realizuar gjatë periudhës tatimore me,
b.shpenzimet e njohura.

 Shpenzimet e njohura janë ato që kryhen për qëllime fitimi, sigurimi dhe ruajtje të fitimit, në masën që
këto shpenzime provohen dhe dokumentohen nga tatimpaguesi, si dhe kur janë objekt i kufizimeve të
specifikuara nga ky ligj.

 Shkalla tatimore
1.Shkalla tatimore e aplikueshme mbi fitimin e tatueshëm, për tatimpaguesit që i
nënshtrohen tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, me qarkullim
vjetor nga 5 (pesë) deri në 8 (tetë) milionë lekë, është 5%.
2.Tatimi i thjeshtuar mbi fitimin, për tatimpaguesit me qarkullim vjetor nga 0
(zero) deri në 5 (pesë) milionë lekë, është 0 (zero) lekë në vit.

 Deklarimi
a.Çdo tatimpagues, subjekt i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël, me
qarkullim nga 5 (pesë) deri në 8 (tetë) milionë lekë, është i detyruar që deri më 10
Shkurt të vitit që pason periudhën tatimore të dorëzojë deklaratën vjetore tatimore, ku
të jepen hollësisht të ardhurat gjithsej, shpenzimet e zbritshme, fitimi i tatueshëm,
tatimi për t’u paguar, si dhe çdo hollësi tjetër e përcaktuar me udhëzim të Ministrit të
Financave për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës tatimore vjetore.
b.Detyrimin për paraqitjen e deklaratës vjetore në afatin e mësipërm e kanë edhe të
gjithë tatimpaguesit e tatimit të thjeshtuar mbi fitimin me qarkullim vjetor nga 0 (zero)
deri në 5 (pesë) milionë lekë. Këta tatimpagues e plotësojnë këtë deklaratë sipas
mënyrës së përcaktuar në udhëzimin e Ministrit të Financave.
 Mbajtja e dokumentacionit
1.Për çdo shitje të kryer janë të detyruar:
a.të lëshojnë faturë të thjeshtë tatimore, për çdo blerës të tatueshëm që merr furnizimin.
b.Për çdo blerës individ konsumator final, është i detyruar të lëshojë kupon tatimor nga
pajisja fiskale.
c.Dokumente të tjera të miratuar në akte të tjera ligjore apo nënligjore, (p.sh. biletat e
transportit të udhëtarëve, dëftesë tatimore).
2.Çdo blerje të tyre janë të detyruar ta justifikojnë me:
a.faturë tatimore me TVSH, kur blerja është kryer te personat e regjistruar si tatimpagues të
TVSH-së.
b.faturë të thjeshtë tatimore, kur blerja është kryer te personat e regjistruar si tatimpagues të
tatimit të thjeshtuar mbi fitimin dhe nuk janë tatimpagues të TVSH-së.
3.Tatimpaguesit janë të detyruar të mbajnë:
a.librin e shitjeve, ku regjistrojnë në mënyrë kronologjike çdo shitje të kryer me faturë të
thjeshtë tatimore si dhe totalin e shitjeve ditore të kryer me kuponë tatimorë;
b.librin e blerjeve, ku regjistrojnë në mënyra kronologjike çdo blerje të kryer me faturë
tatimore, me TVSH, me faturë të thjeshtë tatimore;
c.libri i shpenzimeve dhe të ardhurave;
d.librin e aktiveve të biznesit.

 Parapagimi i tatimit
Këstet e parapagimit të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, për vitin vijues, për tatimpaguesit me
qarkullim vjetor nga 5 (pesë) deri në 8 (tetë) milionë lekë, llogariten në bazë të të dhënave të
deklaratës tatimore të një viti më parë.
 Gjatë periudhës vijuese tatimore, tatimpaguesi paguan, te bankat e nivelit të dytë dhe
Postës Shqiptare, për llogari të administratës tatimore, çdo vit, sipas afateve:
1.brenda datës 20 Prill pagesa e këstit I;
2.brenda datës 20 Korrik pagesa e këstit II;
3.brenda datës 20 Tetor pagesa e këstit III;
4.brenda datës 20 Dhjetor pagesa e këstit IV.
 Me kryerjen e pagesës dhe marrjen e konfirmimit bankar të kryerjes së pagesës,
tatimpaguesi shkon te zyrat rajonale të shërbimit tatimpaguesve dhe, kundrejt paraqitjes
së dokumentit bankar të pagesës, merr “Pullën e tatimit” të këstit, të cilën e vendos lart
çertifikatës së regjistrimit (NIPT).

 Dokumenta ndihmëse
a. Deklarate vjetore e tatimit mbi te ardhurat personale te biznesit te vogel
b. Dëftesë Tatimore
c. Faturë e thjeshtë tatimore
d. Libri i blerjeve
e. Libri i shitjeve
f. Urdhër pagesë
1.
2.
3.
4. 5.
6.
Tatimi mbi fitimin (Biznese te Medha)
 Biznes i madh klasifikohet çdo person fizik apo juridik, i cili kryen një veprimtari ekonomike
(biznes), me anën e të cilit realizohet një e ardhur bruto vjetore (qarkullim) më e madhe se
8,000,000 (tetë milionë) lekë, gjatë vitit fiskal.

 Tatimit mbi fitimin i nënshtrohen:


a.Personat juridikë dhe ortakëritë që janë regjistruar për TVSH-në.
b.Personat juridikë, si dhe ortakëritë e tjera të personave të themeluara ose të organizuara
në bazë të një ligji të huaj dhe që ushtrojnë veprimtari në territorin e Republikës së
Shqipërisë;
c.Çdo person tjetër, pavarësisht nga statusi ose forma ligjore e regjistrimit apo e njohjes së
tij, kur ky është subjekt i tatimit mbi vlerën e shtuar, me përjashtim të rastit kur ky
person është subjekt i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël.

 Detyrimi për të paguar tatimin mbi fitimin


a.Tatimpaguesit rezidentë i nënshtrohen tatimit mbi fitimet e realizuara nga të gjitha burimet:
brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
b.Tatimpaguesit jorezidentë i nënshtrohen tatimit mbi fitimet e realizuara: nga të gjitha të
ardhurat, me burim në Republikën e Shqipërisë

 Përjashtohen nga tatimi mbi fitimin:


a.Organet e qeverisjes qëndrore dhe vendore
b.Banka e Shqipërisë
c.Shoqata humanitare
d.Organizata ndërkombëtare kur parashikohet nga marrëveshje të veçanta
e.Sipërmarrje të parashikuara në marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Kuvendi,
f.Fondacionet ose institucionet financiare jo bankare të krijuara ose të transferuara me
vendim të Këshillit të Ministrave
g.Shtëpitë filmike të prodhimit kinematografik, të subvencionuara nga Qendra Kombëtare e
Kinematografisë
gj,Fondi i pensionit
h.Vullnetar i administruar.

 Të gjitha subjektet e lartpërmendura, janë të detyruara të dorëzojnë në organet tatimore deklaratën


tatimore dhe bilancin vjetor, në të njëjtat afate si subjektet, që i nënshtrohen tatimit mbi fitimin.

 Fitimi i tatueshëm
 Fitimi i tatueshëm rezulton si diferencë e të ardhurave gjithsej të realizuar gjatë periudhës
tatimore (viti kalendarik), me shpenzimet e njohura.
 Fitimi i tatueshëm për periudhën tatimore përcaktohet në bazë të bilancit dhe të anekseve
të tij, që duhet të jenë hartuar në përputhje me ligjin “Për kontabilitetin dhe pasqyrat
financiare”.
 Shkalla tatimore
 Shkalla tatimore e tatimit mbi fitimin është 15%.

 Pagesa e tatimit
Parapagimi – këstet paraprake të tatimit mbi fitimin.
Tatimi mbi fitimin paguhet çdo tremujor ose çdo muaj në formë paradhënie gjatë vitit, bazuar
në këste mujore.

 Korrigjimi i kësteve paraprake


 Në rastin kur tatimpaguesi, në çdo kohë, gjatë periudhës tatimore, vërteton se tatimi
mbi fitimin për këtë periudhë tatimore do të jetë, më i ulët se tatimi mbi fitimin në
periudhën paraardhëse ose periudhën e dytë paraardhëse, atëherë organet tatimore
pranojnë zvogëlimin e parapagimeve.
 Në rast se tatimpaguesi ka ulur këstet e parapagimit, të caktuara nga organi tatimor,
dhe detyrimi tatimor vjetor për tatimfitimin, që rezulton nga bilanci, tejkalon
parapagimin me më shumë se 10%, ai duhet të paguajë kamatëvonesa mbi diferencën
ndërmjet detyrimit real vjetor dhe shumës së parapaguar gjatë vitit.
 Nëse organet tatimore vlerësojnë se tatimi mbi fitimin për periudhën vijuese tatimore
do të tejkalojë me më tepër se 10% tatimin mbi fitimin e periudhës së mëparshme
tatimore, ato mund të rregullojnë në rritje parapagimet, në përputhje me tatimin mbi
fitimin e vlerësuar prej tyre.

 Deklarata dhe llogaritja përfundimtare e tatimit


 Tatimpaguesi me mbylljen e vitit kalendarik, përgatit deklaratën vjetore të të ardhurave të
tatueshme në formën e përcaktuar në udhëzimin e Ministrit të Financave, të cilën mund ta gjeni
më poshtë.
 Formulari i Deklaratës e Pagesës së Tatimit mbi Fitimin dorëzohet në organet tatimore brenda
datës 31 Mars të vitit pasardhës, duke paraqitur në të njëjtën kohë bilancin kontabël, së bashku
me anekset e tij.
Tatimi mbi të ardhurat personale

 Tatimi mbi të ardhurat personale llogaritet mbi të ardhurat e


individëve.
a.Individët rezidentë i nënshtrohen detyrimit për tatimin mbi të ardhurat personale gjatë
periudhës tatimore, për të gjitha burimet e të ardhurave.
b.Individët jorezidentë i nënshtrohen detyrimit për tatimin mbi të ardhurat personale gjatë
periudhës tatimore, për burimet e të ardhurave, të realizuara në territorin e Republikës së
Shqipërisë.

 Të ardhura të tatueshme:
a.pagat dhe shpërblimet e tjera, në lidhje me marrëdhëniet aktuale të punës;
b.të ardhurat që rrjedhin nga fitimi i ortakut apo i aksionerit në shoqërinë tregtare;
c.të ardhurat nga interesat bankare apo ato të përfituara nga letrat me vlerë;
d.të ardhurat që rrjedhin nga e drejta e autorit dhe pronësia intelektuale;
e.të ardhurat nga enfiteoza, huaja dhe qiratë;
f.të ardhurat nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme;
g.të ardhurat e individëve nga lojërat e fati dhe kazinotë;
gj.të ardhurat e realizuara nga diferenca ndërmjet çmimit të shitjes dhe çmimit të blerjes së
h.kuotave ose aksioneve, që një ortak ose aksioner zotëron dhe ja shet një personi tjetër;
i.të ardhurat në formë monetare për shtimin e kapitalit me burime nga jashtë shoqërisë, që
nuk janë të tatuara më parë, ndërkohë që kanë qenë objekt tatimi dhe që nuk janë të
shoqëruara me dokumente zyrtare, që vërtetojnë origjinën e këtyre të ardhurave. Procedurat
përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Financave;
j.të ardhura të tjera, që nuk identifikohen në format e paraqitura.

 Mbajtja në burim e tatimit mbi të ardhurat

 Çdo punëdhënës, që paguan për punëmarrësin një pagë a shpërblim, mban tatimin mbi të ardhurat
personale, dhe e derdh tatimin e mbajtur në favor të organeve tatimore, jo më vonë se data 20 e
muajit pasardhës të kryerjes së pagesës.

 Personat rezidentë në Shqipëri, organet e qeverisjes qëndrore e vendore, organizatat jofitimprurëse


dhe çdo subjekt tjetër, i njohur nga legjislacioni në fuqi, janë të detyruar të mbajnë tatimin në burim
në masën 15% nga shuma bruto e pagesave të mëposhtme, që lindin nga një burim në Republikën e
Shqipërisë. Konkretisht:
a.dividendët;
b.ndarjet e fitimit
c.interesat;
d.pagesat për të drejtat e autorit dhe për pronësinë intelektuale;
e.pagesat për shërbimet teknike, shërbimet e menaxhimit, shërbimet financiare dhe ato të
sigurimit;
f.pagesat për menaxhimin dhe pjesëmarrjen në këshillat drejtues;
g.pagesat për ndërtimin, instalimin, montimin ose për punë mbikëqyrëse që lidhen me to;
gj.pagesat për qeratë;
h.pagesat për shfaqjet e aktorëve, të muzikantëve ose sportistëve, për shfaqjet e tyre;
i.të ardhurat e individëve nga lojërat e fatit dhe kazinotë.

 Nuk mbahet tatimi në burim të pagesave të kryera për:


a.personat rezidentë shqiptarë, të regjistruar si tatimpagues të tatimit mbi fitimin dhe të
tatimit mbi vlerën e shtuar ose personat e regjistruar si tatimpagues të taksës vendore mbi
biznesin e vogël;
b.dividendët dhe shpërndarjet e tjera të fitimit për Pjesëmarrjet që përjashtohen me ligj nga
tatimi mbi fitimin të ligjit;
c.pagesat e bëra personave jorezidentë për shërbimet për transportin ndërkombëtar të
pasagjerëve dhe mallrave.

 Dokumenta ndihmëse
1. Deklarata e Tatimit mbi të ardhurat nga punësimi
2. Deklarata in_dividuale vjetore e të ardhurave D1
Referencat:
1. https://www.tatime.gov.al/c/4/96/109/tatimi-i-thjeshtuar-mbi-
fitimin-e-biznesit-te-vogel
2. http://www.biznesi.al/biznesi-i-madh-tatimi-mbi-fitimin/
3. https://www.tatime.gov.al/c/4/96/108/tatimi-mbi-te-ardhurat-
personale

You might also like