Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Eposi i kreshnikeve

Këngët shqiptare të Eposit të Kreshnikëve janë cikël


këngësh epike heroike legjendare. Ato radhiten ndër
shtyllat më të rëndësishme artistike të kulturës
shpirtërore të shqiptarëve. Eposi i Kreshnikëve
është jehonë poetike disa shtresore e jetës së
përbashkët (sh.VI-VIII), por edhe e konflikteve disa
shekullore ndëretnike, e kacafytjeve dhe e
përgjakjeve ilire-shqiptare me ardhësit sllavë të jugut
në Iliri (Ballkan). Nga ardhja e tyre e deri në
shekullin XIV, sidomos në shekujt XIII-XIV, ky
konflikt është acaruar dhe zgjeruar, siç thotë
historiani A. Buda (1986), në kohën e forcimit të
pushtetit feudal qendror serb të dinastisë së
Nemanjiqëve. Edhe epikologu gjerman M. Lambertz
(1958)kryetari pajtohet se këto këngë «rrjedhin nga
koha e dyndjes së sllavëve nëpër Danubin e
Poshtëm në Ballkan dhe ruajnë ende kujtimin e
luftërave të vjetra të ilirëve ose shqiptarëve kundër
sllavëve që u dyndën në kohën rreth viteve 700-
800». Këto këngë janë ndër eposet e fundit aktive
në Evropë në fillim të këtij mijëvjeçari dhe me të
drejtë thuhet se e kanë vendin në arealin e epikës
botërore.[1]
Zonat ku eposi këndohet janë të shumta
në Shqipërinë e sotme. Mendohet se ai është i
pranishëm në zonat si Malësia e Madhe,
Dukagjin, Has e shumë rrethe të tjera. Përveç
territorit të Shqipërisë, cikli këndohet edhe në zonat
e Kosovës,
si Pejë, Gjakovë, Prizren, Deçan, Rahovec e të tjerë.
Në qendër të këtij eposi, qëndrojnë dy vëllezërit Muji
dhe Halili. Në epos tregohen historitë e të dy
vëllezërve, si edhe ka edhe një këngë ku përfshihet
vajtimi i Ajkunës për birin e saj Omerin (aktualisht
kënga "Ajkuna qan Omerin" ose e njohur ndryshe
edhe si "Vaji i Ajkunës").

You might also like