Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 4

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

“HASAN PRISHTINA”
FAKULTETI I NDËRTIMTARISË DHE ARKITEKTURËS
Drejtimi: Konstruktiv

Lënda: Teknologjia e Betonit

Detyra: Përcaktimi i masës vëllimore, masës specifike dhe imtësisë së


bluarjes së çimentos.

Punuan:
Rilind Kuçi
Sylejman Canaj
Taulant Ramosaj
Vatan Zogaj Pranoi:
Xhemajli Gashi prof.Mr.sc. Cenë Krasniqi
MASA VËLLIMORE E ҪIMENTOS

Masa vëllimore e çimentos në gjendje të shkriftë


Është marrë sasi e çimentos dhe është vendosur në
paisjen në formë hinke e cila kë një sitë dhe në fund
është e hapur. Poshtë saj gjendet ena metalike në formë
cilindrike me vëllim prej V=1000cm3 apo 1 liter.

Fillimisht është matur masa e enës metalike në formë


cilindrike në peshore:
me=950 g
pastaj është vendosur një sasi e çimentos në paisje dhe
është situr derisa është mbushur ena poshtë paisjes.
Ena e mbushur është matur në peshore:
me+ç=1980 g dhe kemi lexuar masën e enës dhe të çimentos.

Llogaritja:
mç=me+ç –me = 1980 g – 950 g =1030 g
Masa e çimentos: mç=1030 g

Masa vëllimore në gjendje të shkriftë:

mc 1030 g g
   1.03 ;
V 1000cm 3 cm 3
g
  1.03 3
cm
Masa vëllimore e çimentos në gjendje të ngjeshur
Procedura e caktimit është e njejtë mirëpo ena e cila është mbush me çimento është
vibruar me dorë dhe pas çdo ngjeshje të çimentos ajo përsëri është mbushur deri sa
më çimento nuk mund të ngjeshej. Pastaj është matur në peshore dhe kemi lexuar:
me+ç=2375 g. Të dhënat tjera kanë qenë të ngjashme dhe kemi llogaritur.

Llogaritja: me=950 g
me+ç=2375 g mç= me+ç - me+ç = 2375 – 950 =1425 g
V=1000 cm3

Masa vëllimore në gjendje të ngjeshur:

m 1425 g g g
 c   1.42   1.42
V 1000cm 3 cm 3 cm 3
MASA SPECIFIKE E ҪIMENTOS

Kemi marrë çimento me masë prej


mç=30g e cila është matur në peshore dhe
pastaj është vendosur në piknometër me
ndihmën e brushes. Pastaj me ndihmën e
byretës automatike me piknometër, e cila
ka qenë e mbushur me petrolej kemi
përcaktu vëllimin e çimentos së vendosur
në piknometër. Byreta mbushet me
petrolej deri në max (niveli në shtyllë 50cm) pastaj në anën tjetër të byretës
lëshohet ventili i cili e e lejon petroleumin të kaloj në piknometrin e mbushur me
çimento i cili është mbushur deri në nivelin 50cm3. Sasia e petroleut të mbetur
në byretë paraqet vëllimin e çimentos pa pore dhe zbraztira në piknometër.
Llogaritja: mç=30 g – masa e çimentos
Vp= 50cm3 – vëllimi i piknometrit dhe byretës
h=40.3 cm3 – leximi i lartësisë në byretë

Vëllimi i çimentos: Vç = 50 cm3 – 40.3 cm3 = 9.7 cm3

mc 30 g g g
s    3.09  s  3.09
V0 9.7cm 3 cm 3 cm 3
IMTËSIA E BLUARJES
Imtësia e bluarjes përcaktohet me aparatin e Blendit në funksion të sipërfaqes
specifike. Mirëpo në munges të këtij aparati e kemi përcaktu imtësinë e bluarjes me
anë të sitjes së çimentos në sitën d=0.09mm.
Kemi marrë 100 g çimento dhe e kemi situr në sitën 0.09 për rreth 5 minuta. Pastaj
kemi matur në peshore mbetjen në sitën 0.09.

Llogaritja: Masa totale: m=100g


Mbetja në sitën 0.09 m0.09=4g

Masa që ka kaluar nëpër sitën 0.09: m1=100 g – 4 g = 96 g

100 g  4 g
Përqindja e kalimit:
yp   100(%)  96%
100 g
Përfundojmë se çimentoja përmban 96% grimca më të vogla se d=0.09 mm.

You might also like