Ligjerata Nga Sociologjia PDF

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 36

Ligjërata nga lënda e Sociologjisë

~ Akoma janë të paqarta pikëpamjet e para për shoqërinë, sepse dita-ditës zbulohen artefakte të
reja, që i demantojnë ato të vjetrat. Dihet, por edhe mund të thuhet se kronologjikisht marrë nga
aspekti i përgjithshëm pikëpamjet për shoqërinë janë më të vjetrat, pasi që këtë e ka imponuar
vetë jeta. Lidhur me këtë, shumë informacione janë gjetur në formë gojëdhënash, mitologjish e
doktrinash fetare të shënuara në papiruset egjiptase, vedat hinduse, muralet mesopotameze,
talmudet hebreje dhe pergamentet helene. Mirëpo idetë e para logjikisht më të konceptuara për
shoqërinë datojnë që nga antikiteti greko-romak, kurse sqarimi më sistematik për shoqërinë për
herë të parë paraqitet në poliset antike greke.

~ Mendimi për shoqërinë periodizohet në tri periudha bazë të mendimit sociologjik: 1) e


parathemelimi – është koha kur sociologjia ende s’ekziston si shkencë, fillon interesimi për
shoqërinë, njohuritë për shoqërinë janë të shkapërderdhura dhe përbëhen prej mitesh të lashta,
doktrina filozofike etj. 2) e themelimit – është koha e formimit të nocioneve, vetëdijes dhe
mendimit për sociologjinë si ‘shkencë e ardhmërisë. Fillon me idetë e Sen Simonit dhe vazhdon
deri në angazhimet tjera kah fundi i Luftës së Parë Botërore që karakterizohen me formimin e
disiplinave sociologjike. 3) e pasthemelimit – është koha prej konstituimit të sociologjisë si
shkencë e veçantë për shoqërinë deri te mendimet më të reja bashkëkohore.

~ Sofistët janë të parët që paraqitën teorinë e kontratës shoqërore, marrëveshjes së arritur mes
njerëzve, sipas së cilës jeta fatlume e njerëzve arrihet vetëm Brenda bashkësisë shoqërore dhe
organizimit të saj në shtet (Trazimahu), pastaj dhanë idenë se natyra I ka krijuar njerëzit e lirë
dhe të barabartë, por pastaj ligjet e shpikura ia sjellin robërinë dhe pabarazinë si dhe e theksuan
rolin e forcës në jetën shoqërore, se ligjet e natyrës vlejnë edhe për shoqërinë njerëzore.

~ Platoni – Aristokle, konsiderohet si kasnec i komunizmit për shkak të utopizmit të parë social
që derivohet nga vepra e tij ‘Shteti’. Përmes kësaj vepre ai synonte ndërtimin e një shteti me
rregullim shoqëror politik ideal, të përsosur, ku të gjithë do të jetonin të lumtur. Sipas Platonit
njeriu për nga natyra është qenie e mangët, që asnjëherë vetë nuk mund t’i plotësojë nevojat e
shumta jetësore. Mirëpo njeriu me vetëdije arrin të kuptojë se vetëm jetesa e përbashkët në polis
(qytet-shtet), mund t’ia sigurojë atij lumturinë. Prandaj ideja e Platonit ishte se shteti krijohet
sepse secili prej nesh nuk i mjafton vetvetes. Si modele ai merrte rregullimin ushtarak Spartan
dhe sistemin kastor egjiptas. Puna në shtet ndahej në mënyrë strikte në tri kategori ose kasta
shoqërore që do të përcaktoheshin në bazë të zgjuarsisë dhe afiniteteve: 1) sundimtarët – për ta
drejtuar shtetin duhet të zgjidhen më të mençurit, më të dijshmit – filozofët, të cilët do të dinin ta
vendosnin harmoninë e ideve kozmike në shoqëri. Sundimtarët duhet të merren me filozofi,
sepse vetëm filozofia ua mundëson të abstenojnë nga lakmia dhe interesi personal, duke i bërë
ata të urtë në udhëheqjen e shtetit. Udhëhiqen nga arsyeja, virtyt kanë mençurinë. 2) Prodhuesit –
ata që prodhojnë të mira material për shoqërinë: bujqit, blegtorët, zejtarët dhe tregtarët. Këta
mund të kenë familje dhe pronë private. Udhëhiqen nga lakmia, virtyt kanë vetëmohimin. 3)
Rojtarët – të cilët janë: ushtarët, oficerët dhe nëpunësit shtetëror. Këta angazhohen për arritjen e
vlerave morale dhe patriotike. Udhëhiqen nga vullneti, virtyt e kanë trimërinë. Sundimtarët dhe
rojtarët s’kanë pronë private dhe familje, i kanë pronat kolektive dhe gratë e fëmijët e

1
Ligjërata nga lënda e Sociologjisë

përbashkët. Shteti i edukon fëmijët, të cilët marrin edukatë unike.


Sipas Platonit në çdo shtet ekzistojnë dy shtete të vogla: i të pasurve dhe i të varfërve.
Kundërthëniet e tyre paraqesin bazën e të gjitha problemeve brenda shtetit. Ekzistojnë katër lloje
të rregullimeve shtetërore: Aristokracia në krye me mbretin ndaj të cilit kishte simpati edhe
Platoni mbase i përkiste shtresës së tillë shoqërore. Në këtë sistem sundojnë një pakicë
pasanikësh, të motivuar nga nderi, bujaria dhe patriotizmi. Megjithatë ka gjasa që ky grup
njerëzish të devijojë nga virtytet, të degjenerohet nga verbëria e pasurisë dhe t’i shndërrojnë
paratë në idhull – t’i adhurojnë ato. Kjo dukuri e kthen aristokracinë në timokrati. Kjo gjendje
sjell pashmangshmërisht demokracinë, rregullimin shtetëror, ku sundon populli, ku qeverisin të
gjithë qytetarët e polisit. Zhduket dallimi në mes të mirëve dhe të këqijve. Kjo i shtyn ata që e
drejtojnë shtetin që për ta marrë votën e popullit t’u vardisen të gjithëve. Mirëpo qeveritarët që
zgjidhen nga shtresat korruptive, s’mund të jenë parimorë në udhëheqjen e shtetit. Të zgjedhur
prej tyre, ata sikur u mbeten borxh atyre, prandaj edhe bëhen peng, gjë që i pengon në marrjen e
vendimeve të drejta. Në demokraci turma është ajo që ndan pozita, pushtet e tituj, kurse kjo i
mundëson edhe injorantit, mashtruesit, hipokritit, kriminelit etj. që të arrijë gjer te funksionet e
larta shtetërore. Atëherë kur i keqi të vie në pushtet, fillon të tregojë fytyrën e tij të vërtetë, duke
bërë të liga e të zeza të shumta, aq sa e terrorizon edhe popullin e vet. Kështu demokracia
shndërrohet në tirani.

~ Aristoteli e përkufizoi njeriun si zoon politikon-qenie shoqërore. Ai i cili nuk don të jetojë në
bashkësi ose është bishë ose perëndi. Analizën për sjelljet individuale dhe kolektive në polis i
bazonte në katër kategori shoqërore: 1) filia – shoqërizimi 2) koinonia – grupim/bashkim 3)
politea bashkësia shoqërore dhe 4) nomos – rregullat e modelet e sjelljes shoqërore. Sipas tij
qëllimi i ekzistimit të shtetit është jeta e lumtur e qytetarëve. Shteti e ka për obligim që përmes
institucioneve të specializuara ta bëjë edukimin moral të qytetarëve. Ai mendonte se forma më e
mirë e organizimit shoqëror është polisi. Në fillim ishin mashkulli e femra, me pasardhësit e tyre
formuan familje, prej të cilave u krijuan komuna fshatare – koloni, e prej kolonive poliset.
Interesi i shtetit është mbi interesin e individit. Shteti është sublimim i dobisë së përbashkët të
qytetarëve, është bashkësi e plotë që ka shkallë të autarkisë-vetëmjaftueshmërisë. Lind me qëllim
të mbajtjes së jetës dhe ekziston për t’ua bërë qytetarëve jetën e lumtur. Njerëzit pa ligje e
drejtësi janë qeniet më të këqija. Në veprën ‘Politika’ format e rregullimit shtetëror i ndanë në dy
kahje tri të mira: mbretërinë -bazileia, aristokracinë dhe republikën dhe tri të këqija: tiraninë,
oligarkinë dhe demokracinë. Sipas tij rregullimi shtetëror aristokratik i matur është më
funksional për dy arsye: përbëhet nga njerëzit e dijshëm që me mençuri udhëheqin dhe të pasur
që nuk korruptohen. Nëse shteti udhëhiqet nga njerëzit shumë të pasur, ata janë egoist, nëse
udhëhiqet nga të varfrit, ata janë të vrazhdë; prandaj udhëheqja më e mirë është nga njerëzit e
shtresës së mesme. Zaten për Aristotelin në çdo gjë mesi gjithmonë është i artë. Kjo garanton një
baraspeshë në mes të pasurve dhe të varfërve. Stabiliteti e baraspesha arrihet me evitimin e
skajshmërive. Klasa e mesme vendos ekuilibër dhe nuk lejon të predominojnë të pasurit ose të
varfrit. Skllavëria është gjendje e natyrshme, pa të cilën s’bën shteti. Si prej skllevërve, ashtu
edhe prej kafshëve kemi dobi për plotësimin e nevojave. Me tri vegla mund të shërbehemi: me

2
Ligjërata nga lënda e Sociologjisë

ato që janë memece: si parmenda, që pëllasin gomari, lopa dhe vegla që flasin e që janë
skllevërit. Aristoteli mirëqenien shoqërore e shihte në politikën e mirë të shtetit. Qëllimi kryesor
i politikës është realizimi i të mirës më të lartë. Aristoteli është në një linjë me Platonin se në
shtetin e parregulluar si duhet, personaliteti njerëzor nuk mund të jetë i lumtur. I pari e ndau
pushtetin në: konsultativ, ekzekutiv dhe gjyqësor. Aristoteli ndryshon nga Platoni edhe për faktin
se e mbron pronën private.

~ Stoikët ( Hrizipi, Kleanti, Seneka, Epikteti dhe Marko Aurelie) ishin të mendimit se harmonia
e shoqërisë mund të arrihet vetëm nëse për model merret rregullimi harmonik i natyrës dhe
kozmosit. Sipas tyre të gjithë njerëzit janë të lirë dhe të barabartë në mes veti. Ideali i stoikëve
ishte shteti universal – kosmopolisi, ku të gjithë do të ishin të barabartë, pa dallim race, feje dhe
etnie.

~ Epikurizmi (Epikuri) mësonte se esenca e jetës qëndron në arritjen e kënaqësisë dhe rehatisë
shpirtërore (ataraksia). Ata besonin se të gjitha ngjarjet politike dhe publike e shqetësojnë
thellësisht njeriun, duke e distancuar larg arritjes së lumturisë, prandaj nuk i preferonin
pjesëmarrjet në aktivitetet politike. Morali është ai që e mëson njeriun se sit ë sillet në situate të
ndryshme shoqërore, ndërsa mekanizmi mbikëqyrës që i vlerëson sjelljet e tilla është arsyeja.

~ Në Romën e lashtë kemi përpjekje të shumta për konceptualizimin normave dhe dispozitave
juridike, të cilat synonin sjelljen e drejtë të njerëzve në shoqëri. Është mjaft mirë e njohur e
drejta qytetare romake, në të cilën proklamohej se pushteti është legjitim vetëm nëse e merr
pëlqimin e popullit. Kjo afirmoi parimin e vetëvendosjes së popullit – vendosjen e sovranitetit
popullor. Tiber Graku kërkoi prej shtetit t’u ndahej toka fshatarëve dhe furnizimin e tyre me
vegla pune. Kaj Graku kërkoi që drithi të shitet me çmim të ulët, të lehtësohej shërbimi ushtarak
dhe mbajtjen e ushtarëve me shpenzimet e shtetit. Ciceroni organizimin e shtetit ideal e sheh me
kombinimin e monarkisë, aristokracisë dhe demokracisë. Në veprën e Jul Cezarit ‘Mbi luftërat
gale’ përshkruhen ligjet, zakonet dhe besimet e kulturave të popujve të ndryshëm të Perandorisë
së atëhershme romake. Tit Lukreci ithtar i epikurizmit mësonte se njerëzit duhet të jetojnë në
paqe, duke i respektuar të drejtat e njëri-tjetrit. Seneka mësonte se mëndja njerëzore paraqet
kriterin vlerësues për tërë sjelljen morale të njerëzve në shoqëri. Polibi ka folur për ndryshimet
ciklike të formave të pushtetit. Taciti sjell informacione interesante për jetën e gjermanëve. Sipas
tij ata merreshin me blegtori. Në shtresat e tyre popullore ekzistonte monogamia, kurse në
shtresat e pasura poligamia.

3
Ligjërata nga lënda e Sociologjisë

~ Mesjeta mendohet të ketë filluar më vitin 529 kur perandori bizantin Justiniani i mbylli të gjitha
shkollat filozofike. Siç mësonte Toma Akuini çdo dije duhet të bëhet shërbëtore e fesë. Veprat që
s’lidheshin me fenë vendoseshin në index librorum prohibitorum dhe autorët e tyre u nënshtroheshin
djegijes në turrën e drunjve.

~ Aurelie Augustini konsiderohet si themelues i filozofisë së fesë. Në veprën e tij “Mbi shtetin e Zotit” ai
flet për dy shtete: shtetin tokësor – civilas homini, burimin e gjithë të këqijave e vuajtjeve dhe shtetin
hyjnor – civitas dei, burimin e krejt të mirave e lumturisë. Përfaqësues legjitim i pushtetit hyjnor në tokë
është kisha dhe kleri. Fuqia lëvizëse e zhvillimit të shoqërisë është Zoti. Toma Akuini – doktori engjëllor,
të cilin kisha e shpalli të shenjtë në ‘Buletinin teologjik’ e arsyeton robërinë. Robëria është rezultat i
dënimit të Zotit për mëkatin e parë njerëzor. Në botë ekzistojnë dy lloj ligjesh: të Zotit të pandryshueshme
dhe të njeriut të ndryshueshme.

~ Ibën Halduni konsiderohet si njeriu më përparimtar i mesjetës, rrugën e të cilit e ndoqën Makiaveli,
Dekarti e Monteskije. Në veprën e tij “El Mukadime” – hyrje, ai shpreh idenë se historia e njerëzimit
zhvillohet në mënyrë ciklike. Çdo rregullim politik zgjat tri gjenerata. Rëndësi tjetër ka botëkuptimi
gjeografik, sipas të cilit nga klima, malet, detërat, flora e fauna nuk varen vetëm ngjyrat e racave ose
karakteret e njerëzve, por edhe mënyrat e jetesës. Ekzistojnë civilizime që janë krijuar nëpër qytete, të
vogla ose të mëdha dhe në fshatra, shkretëtirë, xhungla e male. E theksoi ndarjen shoqërore të punës në
zhvillimin e shoqërisë. Ndarja e punës e përcakton begatinë material, atë shpirtërore si dhe shkallën e
civilizimit. Ai flet edhe për tepricën prodhuese nga e cila varen të mirat materiale.

~ Renesanca nënkupton heqjen e perdes obskurantiste mesjetare, kohën kur fillon depërtimi i rrymave
progresive, reformiste, shkencore, humaniste dhe rilindja e vlerave njerëzore, pra njeriu vihet në qendër.
Dolën në pah dijetarët si: Dante Aligeri, Uilliam Shekspiri, Gjordano Bruno, Galile Galileu, Rëne
Dekarti, Francis Bejkëni, Leonardo Da Vinçi, Mikelanxhelo, Nikolla Koperniku, Johan Kepleri, Isak
Njutni, Nikola Makiaveli etj. Makiaveli i cili u quajt themelues i politikologjisë mësoi në veprën e tij
‘Sundimtari” se qëllimi e arsyeton mjetin. Detyra e sundimtarit është bashkimi i popullit, e kjo paraqet
patriotizmin më të madh. Jeta në shtet rregullohet nëpërmjet pushtetit. Vetëm personat mendjehollë dhe
dinakë, mund të mbijetojnë në artin e rrezikshëm të qeverisjes. Shpëtimin e shtetit e sheh në monarkinë
absolute, të udhëhequr nga princi gjysmëluan e gjysmëdhelpër. Sundimtari i mirë duhet të jetë i çliruar
nga paragjykimet morale. Ai do të duhej të dijë të sillet si gjysmëkafshë dhe gjysmënjeri. Sundimtarët i
porositi: ‘Bëhuni dhelpër për t’i njohur kurthet dhe luan për t’i trembur ujqit!’. Në mes të kaq shumë
njerëzve që nuk janë të mirë, do të shkatërrohet njeriu që gjithnjë sillet si është më së miri. Në veprën
“Shqyrtimi i dhjetë librave të para të Tiv Livit” thekson se forma më e mirë e qeverisjes është republika,
sepse udhëhiqet nga tërë populli. Ishte për ushtri popullore e jo mercenare, të paguar. Morali vlen për
jetën private e jo në politikë. Ai interesin shtetëror e vë mbi interesin shoqëror. Interesi është boshti që
paraqet fuqinë kryesore që e zhvillon historinë njerëzore. Sipas tij çdo ndryshim në shoqëri ndodh përmes
forcës dhe ushtrisë. Ka dy mënyra të luftës: me ligje që është cilësi e njerëzve dhe me forcë që është cilësi
e kafshëve. Princi duhet t’i njohë të dy këto shkathtësi. Fortifikata më e madhe për sundimtarin është të
jetë i përkrahur nga populli. Në veprën ‘Mandragola’ Makiaveli përqesh hipokrizinë e klerikëve kishtarë.

4
Ligjërata nga lënda e Sociologjisë

~ Sharl Monteskije në veprën ‘Fryma e ligjeve’, pushtetin e ndau në ligjdhënës, gjyqësor dhe ekzekutiv.
Kjo trihotomi e pushtetit sipas tij mundëson funksionimin e mirëfilltë të jetës shoqërore në shtet dhe
shmang tiranizimin e popullit. Themeluesi i sociologjisë juridike siç konsiderohej, dallon tri forma të
rregullimit shtetëror: republikan-thekson barazinë /një pjesë e popullit ushtron sovranitet, aristokratik-
thekson maturinë dhe monarkik thekson nderin/qeveris një njeri sipas ligjeve. Demokracia si model u
përshtatet shteteve të vogla, kurse shtetet e mëdha më së miri qeverisen nga aristokracia despotike.
Monteskije preferonte monarkinë konstitucionale kushtetutare, sundim ku sundimtari do të kufizohej nga
ligjet. Në këtë rregullim shtetëror askush nuk është mbi ligjin, por i përgjigjen atij. Ligji është arsyeja dhe
mendja njerëzore që drejton popujt e botës. Ligjet e jetës shoqërore varen nga faktorët shoqërorë: morali,
zakonet, vlerat etj. Dallimi mes popujve varet nga faktorët gjeografik, prandaj banorët e fiseve të ftohta
veriore janë më të qëndrueshëm dhe më luftarak, kurse ata të viseve të nxehta jugore më të dobët.

~ Tomas Maltusi në librin e tij ‘Ese për popullsinë’ konkludon se njerëzimi po kërcënohet nga një rrezik i
madh i shpërthimit demografik. Ai mendonte se popullsia shtohej më shumë sesa garantonin resurset
materialr për ta mbajtur gjallë në ekzistencë atë. Popullsia në botë rritet me progresion gjeometrik 2, 4, 8,
16, kurse begatitë shtohen me progression aritmetik 1, 2, 3, 4. Për këtë Maltusi rekomandon që për t’u
evituar krizat ekonomike duhet të kontrollohet nataliteti i popullsisë, qoftë përmes kontrollit pozitiv
(shkaktimi i vdekjeve nga uria, sëmundjet e improvizuara dhe luftërat) dhe qoftë përmes kontrollit
preventiv (shmangijes nga shtatzania, mjeteve kontraceptive dhe planifikimit të familjes).

~ Tomas Mori në veprën e tij ‘Utopia’ – vendi inezkzistent, kritikon pronën private. Skicon një rrëfim për
marinarin Rafael Hitlodej, i cili në udhëtimet e tij kishte vizituar ujdhesën Utopia, ku gjoja kishte parë
rregullim fantastik. Në Utopi nuk çmohet ari e argjendi, prej tyre bëhen pranga e zinxhir. Frencis Bejkëni
në veprën ‘Atlantida e Re’ paraqet modelin imagjinar për organizimin ideal të shoqërisë. Edhe ky merret
me përshkrimin e udhëtimit të lundrimit të marinarëve nga Peruja për në Kinë, të cilët shtrëngata i hedh
në vendin Bensalem. Qytetarët e këtij vendi i pranojnë marinarët, të cilëve ua tregojnë arritjet shkencore e
teknologjike. Bejkëni llogaritet si parashikues i teknologjisë sepse në këtë vepër imagjinative parashikoi
zbulimin e observatorëve, telefonave, mikrofonave, altoparlanteve, automobilave, fluturakeve e
nëndetëseve, transplantimeve të organeve etj.

~ Tomazo Kampanella në librin e tij ‘Qyteti i diellit’ e imagjinon një qytet-shtet me organizim shoqëror-
politik të përsosur. Këtë qytet ai e quan republikë filozofike, që ndodhej kinse diku në Oqeanin Indian në
afërsi të Sumatrës. Këtu nuk ekzistonte prona private, nuk ka skllavëri e padrejtësi. Banorët jetojnë të
lumtur. Të tjerët banorët i quajnë diellor. Punohet me orar dhe burra e gra pa përjashtim. Mbretërojnë
drejtësia, miqësia dhe solidariteti. Gratë, fëmijët dhe pasuritë materiale u takojnë të gjithëve.

~ Sen Simoni është filozof social utopist, i cili shoqërinë e ndau në dy klasa: prodhuese (fshatarët,
punëtorët dhe fabrikanët) dhe klasës joprodhuese, të cilët i quan parazitë (feudalët, klerikët dhe
burokratët). Sipas tij shoqërinë duhet ta drejtojë klasa prodhuese. Në shtet secili duhet të bëjë punë sipas
aftësisë e të shpërblehet sipas rezultateve të arritura. S’ka përparim pa zhvillim intelektual të njeriut. Këtë
e mundëson shkenca. Sharl Furie porosiste jetën e përbashkët të qytetarëve. Robert Oueni nuk ishte vetëm
utopist teorik. Ai tërë pasurinë e harxhoi në realizimin e projekteve të tij social-utopiste. Ai thoshte se
prona private, feja dhe familja janë shkaktarë kryesorë për të gjitha fatkeqësisë shoqërore. Zhvillimi
industrial në kapitalizëm e shton mjerimin social dhe rrit papunësinë. Punëtorëve të vet ua shkurtoi orarin
e punës dhe iu ndërtoi banesa kolektive.

5
Ligjërata nga lënda e Sociologjisë

~ Tomas Hobsi mendonte se shoqëria njerëzore është zhvilluar nëpër dy faza kryesore, të cilat ai i quan
gjendje shoqërore: gjendja natyrore ku sundon e drejta natyrore, ku ekziston liria e pakufizuar e njeriut
për t’u mbajtur në jetë. Në këtë gjendje shoqërore njeriu për njeriun është ujk, ndërsa kjo gjendje sjell
situatën ku paraqitet lufta e të gjithëve kundër të gjithëve. Për t’iu shmangur rrezikut nga shfarosja thirr
zëri i arsyes: ‘Ndaluni, mosni kështu!’. Prandaj rrjedhimisht arsyeja sjell ligjin natyror, përmes të cilit
njeriu e kupton çka i lejohet e çka jo. Nënshtrimi ndaj ligjeve është virtyt. Pra vie te pajtimi i përbashkët,
ku secili i bart të drejtat e tij te sovrani, sunduesi, shteti. Të drejtën natyrore e zëvendësojnë ligjet.
Ndryshe kjo njihet si kontratë shoqërore, e cila më pas krijon shtetin, kalohet nga gjendja natyrore në atë
qytetare. Hobsi thekson se ekzistojnë tri forma të qeverisjes shtetërore: monarkia – shteti qeveriset nga një
njeri i vetëm/ tirani; aristokracia – shteti qeveriset nga një pakicë e caktuar njerëzish / oligarki,
demokracia – shteti qeveriset nga i gjithë populli/ anarki. Preferonte monarkinë absolute, ku sovranit i
lejohej gjithçka, ai është edhe mbi ligjin. Për këtë ai konsiderohet si ideolog i totalitarizmit. Në
kryeveprën ‘Leviatani’ që kështu quhet shteti sipas kuçedrës biblike, ai institucionet shtetërore i sheh si
gjymtyrë, kurse mbretin si kokë të këtij përbindshi. Zhdukje e Leviatanit do të sillte luftën qytetare.
Frikësohej nga demokratizimi i pushtetit, sepse kjo do të sillte përçarje e ndasi. Kisha i mallkoi veprat e tij
dhe i dogji.

~ Xhon Loku mendonte se në gjendjen natyrore njerëzit jetonin bashkërisht, të lirë e të barabartë, prandaj
ishin në harmoni e lumturi. Fuksionimin e ligjit natyror që garanton jetën e mundëson shteti, i cili krijohet
me marrëveshjen e qytetarëve. Shteti mund të qeveriset nga shumica-demokracia, pakica-oligarkia dhe
individi-monarkia. Hobsi i paraprinë mendimit të liberalizmit qytetar me idenë se nëse sundimtari e
keqpërdor besimin e popullit, qytetarët s’kanë obligim t’i nënshtrohen atij.

~ Volteri mendonte se turma është e padijshme, populli është i paaftë, dëshiron vetëm të zbavitet e të
manipulohet. Populli ushqehet më shumë nga instikti se nga arsyeja, turma është kope që ec dëgjueshëm
në rrugën që ua tregojnë udhëheqësit. Duhet të udhëheqin njerëzit e fuqishëm e gjenialë. Shthurjen morale
të shoqërisë mund ta ndal veç frika nga Zoti, prandaj edhe sikur të mos ekzistonte Zoti atë duhet ta
paramendojmë. Dostojevski: “Po të mos ekzistonte Zoti gjithçka do të ishte e lejuar”.

~ Zhan Zhak Ruso në kontratën shoqërore shfaq mendim të kundërt me Hobsin. Ky mendon se në
gjendjen natyrore njerëzit ishin të lirë dhe të lumtur. Njeriu lind i lirë, por pastaj kudo është në pranga.
Njeriu burimisht është i mirë, i butë. Kontrata lind që të mbrohet liria, barazia dhe mirëqenia. Ajo
mundëson që vullneti i përgjithshëm si ligj natyror të sundojë mbi njerëz. Marrëveshja e arritur përbën
bazën e legjitimitetit të pushtetit politik, ku respektohet reciprociteti, barazia dhe bashkësia politike.
Gjenerator i problemeve është prona private dhe çrregullimi zuri fill prej atij moment kur dikush e rrethoi
me shkop një cop toke e tha: ‘kjo është e imja’. Nga prona lind pabarazia, shfrytëzimi, robëria, varfëria
etj. Veset e këqija janë produkte të shoqërisë së qytetëruar. Lumturia natyrore prishet kur njerëzit fitojnë
shkathtësi, kur e zhvillojnë shkencën. Kështu kalohet në gjendjen qytetare. Në këtë gjendje disa jetojnë në
luks, e të tjerët në mjerim e poshtërim. Nga idetë demokratike të filozofisë sociale të Rusoit lindi
revolucioni borgjez francez i vitit 1789 me parullën: ‘liri, barazi, vëllazëri’. Ekzistojnë tri lloj qeverisjes:
demokratik – qeveris populli, aristokratik – qeverisin disa persona dhe monarkik – një njeri. Preferencë e
tij ishte republika popullore, ku sovraniteti i takon popullit.

6
Ligjërata nga lënda e Sociologjisë

~  Sen Simoni konsiderohet si kasnec i sociologjisë. Ishte i pari që e theksoi nevojën imediate për
themelimin e një shkence të përgjithshme për shoqërinë, e që do të vihej në shërbim të gjithë
njerëzimit, por edhe i pari i cili u preokupua për emërtimin përkatës të shkencës për shoqërinë. E
quajti fiziologji sociale, që sipas tij do ta studionte shoqërinë globale dhe njeriun si qenie
gjenetike. Thoshte se zhvillimi i gjithëmbarshëm i shoqërisë varet drejtpërdrejt nga zhvillimi i
shkencës dhe aplikimi i zbulimeve shkencore në industri. Shoqëria njerëzore në të ardhmen do të
udhëhiqet nga intelegjencia shkencoro-teknike - teknokracia. Pjesëtarët e kësaj shtrese i quajti
inxhinierë social. Me shoqërinë e re duhet të udhëheqin ‘kapitenët socialë’: fabrikantët, tregtarët
dhe bujqit e arsimuar. Baza e përparimit dhe e pasurimit të shoqërisë varet nga klasa prodhuese e
jo nga ajo joprodhuese. Lëvizës të ndryshimeve shoqërore janë: filozofët, shkencëtarët dhe
shpikësit. Në të ardhmen do të formohet një institucion organizativ si një parlament specifik që
do të përbëhej prej: shpikësve (inxhinierë, arkitekt e artistë), hulumtuesve (fizikanët e
matematikanët) dhe zbatuesve (industrialistët dhe menaxhuesit e prodhimeve). Prej të gjitha
formave të dijes veçohet dituria politike, e cila do të ishte dije sociologjike për organizimin më të
mirë të shoqërisë. Shkencore është vetëm ajo që njihet me arsye e vërtetohet me përvojë. Njerëzit
si qenie krijuese e bëjnë shoqërinë, kurse shoqëria i krijon karakteret e njerëzve. Shoqëria duhet
të udhëhiqet nga prodhuesit e jo parazitët, duhet të hiqet shfrytëzimi klasor, shpërblimi për punën
të bëhet sipas rezultateve, të vendoset barazia sociale, puna të çmohet si vlera më e lartë dhe
shteti t’u shërbejë qytetarëve.

~ Idetë e ngjashme i vërejmë edhe tek Ogist Konti, sekretari i Sen Simonit. Konti shkencën për
shoqërinë fillimisht e quajti fizikë sociale, e më pastaj në veprën ‘Kursi i filozofisë pozitive’,
(1838) e quajti sociologji. Objekt studimi i kësaj shkence sipas tij do të duhej të ishte natyra e
shoqërisë, kurse model shkencor i saj fizika si shkencë ekzakte. Do të përbëhej nga statika
sociale, detyrë e së cilës është studimi i strukturës shoqërore, formave të saj e do të dukej si një
lloj anatomie shoqërore që do t’i hulumtonte, njihte e shpjegonte të gjitha ligjet për ruajtjen e
rregullimit shoqëror; dhe dinamikës sociale e cila do të studionte zhvillimin e ndryshimin e
shoqërisë nëpër kohë. Kjo pjesë merret me shkaqet dhe pasojat e ndryshimeve shoqërore. Statika
është teoria për ruajtjen e rregullimit shoqëror, kurse dinamika për përparimin e shoqërisë. Sipas
tij shoqëria njerëzore gjatë zhvillimit kalon nëpër tri etapa kryesore: teologjike, kur zhvillimi i
natyrës dhe i shoqërisë shpjegohet nëpërmes religjionit, që fillon me fetishizëm, vazhdon me
politeizëm dhe mbaron me monoteizëm, metafizike, kur shpjegimet religjioze zëvendësohen me
shpjegimet metafizike, filozofike dhe juridike, që karakterizohet me krijimin e monarkive
feudale, përparimin e shkencës dhe zhvillimin e teknikës dhe etapa pozitiviste, që dominohet me
shpjegimin shkencor të natyrës dhe shoqërisë. Filozofia pozitiviste duhet të jetë bazë teorike e
aksionit politik për reformimin e mirëfilltë të shoqërisë. Sociologjia si shkencë pozitive duhet të
ndihmojë rregullimin fatlum të shoqërisë njerëzore. Shoqërinë në këtë fazë Konti e quajti
sociokraci. Shkencat i klasifikoi simbas rëndësisë: matematika, astronimia, fizika, kimia,
biologjia dhe sociologjia. Sociologjia pra radhitet si shkencë e përgjithshme me lëndë më të
komplikuar për studim. Pra sociologjia sipas tij është mbretëreshë e shkencave. Sociologjia duhet
të studiojë shoqërinë në tërësi, strukturën dhe ndryshimin e saj nëpër kohë. Shoqëria duhet të

7
Ligjërata nga lënda e Sociologjisë

kuptohet si një tërësi e raporteve dhe proceseve të ndryshme ndërnjerëzore. Shteti dhe politika
janë fenomene shoqërore që krijohen si rezultat i shtimit të popullsisë dhe ndarjes shoqërore të
punës. Shteti duhet t’i koordinojë të gjitha proceset dhe ngjarjet shoqërore dhe mund të
intervenojë kur të paraqitet nevoja. Njeriu si qenie shoqërore është edhe pjesë e natyrës. Si në
natyrë edhe në shoqëri sundojnë ligjet. Për dallim nga ligjshmëritë e natyrës që janë të
pandryshueshme, ligjet e shoqërisë ndryshojnë dhe vështirë njihen. Konti nuk e donte
komunizmin, sepse ia humb vlerën individit, të cilin e shkrin në kolektivitet, në grup.
Ndryshimet në shoqëri duhet bërë me maturi e jo me revolucione të furishme. Faktori kyç që e
lëvizë shoqërinë njerëzore është arsyeja. Mbi bazat e arsyes fundamentohet edhe ideja futuriste e
tij: ‘duhet të dish të parashikosh, që të mund të parandalosh’. Familja paraqet bërthamën e
shoqërisë, nga e cila dalin të gjitha bashkësitë njerëzore si: fisi, populli, fshati, qyteti, shteti etj.
Në moshë të shtyer me problem të shumta jetësore bie në zhgënjim dhe misticizëm. Për këtë
shkak gjen frymëzim për krijimin e një religjioni të ri modern për njerëzimin, ku vlera supreme
do të ishin dashuria, rendi dhe progresi i gjinisë njerëzore.

~ Luis Morgani bëri hulumtime empirike, duke qëndruar dhjetë vjet nën tendat e fisit irokez. Nën
ndikimin e teorisë darviniste bëhet evolucionist dhe hedh idenë për evoluimin sociokulturor të
gjinisë njerëzore, prandaj njihet si prijetar i teorisë së evolucionit kulturor në sociologji. Sipas tij
zanafilla e historisë së shoqërisë njerëzore fillon në parahistori me grupet primitive – hordhitë.
Marrëdhëniet intime në këto grupe ishin tërësisht të lira, i quajti promiskuitet. Më pas paraqiten
familjet e afërsisë së gjakut ku ndalohen marrëdhëniet intime mes prindërve dhe fëmijëve të tyre.
Familja krijohet nga marrëdhëniet intime të vëllezërve dhe motrave. Më vonë ndalohet edhe kjo
praktikë dhe lind familja panaluale. Me zhvillimin e mëtejshëm shoqëror kalohet nga shoqëria
gjinore në shoqërinë borgjeze, e cila karakterizohet me martesën monogamike, që krijon familjen
monogamike. Zhvillimi i kulturës varet drejtpërdrejt nga zhvillimi i teknologjisë. Me revolucion
shoqëror Morgani kupton kalimin nga shoqëria gjinore në atë qytetare, ku ekziston pushteti e
shteti. Nga përmasa e pronës private varet thellësia e dallimeve klasore. Për këtë shkak vie deri te
formimi i shtetit, ligjit, pushtetit. Ligji, pushteti e shteti janë krijuar për të mbrojtur pronësinë.

~ Karl Marksi thekson se baza e botës është materiale e kushtëzuara nga materializmi dialektik.
Fuqia e zhvillimit shoqëror varet nga zhvillimi i forcave prodhuese dhe marrëdhënieve në
prodhim. Thelbi i shfrytëzimit kapitalist fshihet në tepricën që e prodhon punëtori – mbivlera.
Burimi i problemeve është në ekonomie jo gjetiu, madje i gjithë zhvillimi historik i shoqërisë,
kushtëzohet nga zhvillimi ekonomik. Dallimet dhe pabarazitë mes njerëzve lindin për shkak të
ndarjes shoqërore të punës dhe pronësisë mbi mjetet e prodhimit. Shoqëritë e ndryshme njerëzore
nuk dallohen mes veti se çka kanë prodhuar, por me çka kanë prodhuar. Tërë zhvillimi i
shoqërisë njerëzore kalon nëpër pesë periudha kohore: formacioni ekonomiko-shoqëror primitiv,
skllavopronar, feudal, kapitalist dhe ai social-komunist. Sipas tij e gjithë historia e shoqërisë
njerëzore që ka ekzistuar deri më sot është luftë klasash. Shoqëria njerëzore përbëhet prej dy
pjesëve: infrastrukturës (komponentës ekonimike): ku hyjnë forcat prodhuese dhe marrëdhëniet
në prodhim dhe superstrukturës (parashtrimit organizativ), ku hyjnë pjesa juridiko-politike dhe

8
Ligjërata nga lënda e Sociologjisë

ideo-kulturore. Infrastruktura e përcakton superstrukturën. Sa më e zhvilluar të jetë ekonomia në


një shoqëri aq më të zhvilluara do të jenë institucionet: shteti, shkolla, gjyqet, kultura, edukata,
politika etj. Fuqia zhvilluese e shoqërisë paraqitet në konfliktin e vazhdueshëm të forcave
prodhuese dhe marrëdhënieve në prodhim. Vetëm me revolucion mund të përmbyset klasa
sunduese. Shteti është një lloj aparat dhune në duar të klasës sunduese që shtyp pa mëshirë
klasën e nënshtruar. Klasa punëtore vetëm përmes revolucionit mund të shndërrohet nga objekti
në subjekt, për ta marrë fatin në duar të veta e për ta ndryshuar botën. Punëtori depersonalizohet
– tëhuajsohet nga prodhimi i tij, nga mjetet e prodhimit, nga vetvetja dhe nga të tjerët.
Kumunizmi është rregullimi shoqëror ku njerëzit do të jetonin pa konflikte, shfrytëzime e
paragjykime, njeriu për njeriun do të ishte vlera më e lartë, ku do të zhdukej prona e shteti, ku do
të vlente parulla: ‘puno sipas mundësisë, e merr sipas nevojës.

~ Herbert Spenseri meqë një kohë punoi si gazetar u infektua nga virusi i çështjve sociologjike.
Pikëpamjet e tij biosociologjike, ku shoqëria konsiderohej si organizëm u quajtën organicizëm.
Zhvillimin dhe funksionimin e shoqërisë e konsideronte ngjashëm sikurse me organizmin.
Evolucioni është proces që nuk ndalet kurrë dhe paraqet ligjin për ruajtjen e energjisë. Edhe
shoqëria zhvillohet si organizmat në natyrë prej të thjeshtës (ameba - hordhia) kah e përbëra
(organizmat shumëqelizor fisi, kombi etj). Si organizmi që përbëhet nga qelizat edhe shoqëria
përbëhet nga individët. Dallon dy lloj shoqërish: militariste: ku atribut kryesor është lufta dhe
industrial ku atribut është demokracia, liria dhe mirëqenia. Sipas tij sistemi socialist është
simotër i sistemeve militariste ku sundon burukracia.

~ Emil Durkemi thekson se sociologjia është shkencë pozitive, sepse ngjashëm me shkencat
natyrore studion faktet shkencore. Rregull është që faktet shoqërore të vërehen si sende, pra edhe
ngjarjet shoqërore të studiohen si ngjarjet natyrore. Faktori psikik që e shkakton paraqitjen e të
gjitha dukurive shoqërore është vetëdija kolektive, e cila qëndron ndaras nga ajo individuale. Kjo
u imponohet individëve përmes kulturës, moralit, religjionit, pra shoqëria e determinon
identitetin e individit. Me kalimin e kohës përmes socializimit individi e konsideron këtë si ligj
shoqëror universal. Për këtë dëshmon fakti se shumë norma e zakone vazhdojnë të respektohen
përkundër mangësive. Individët nuk janë shkak të shoqërisë, por pasojë, pra individi nuk e
përcakton shoqërinë, por shoqëria individin. Nga kjo del se tërësia është më e rëndësishme se
pjesa. Ndërveprimi mes individit dhe shoqërisë shihet nga solidariteti, i cili te shoqëritë primitive
është mekanik, sepse bazohet në integrimin farefisnor, kurse te shoqëritë e zhvilluara organik,
sepse bazohet në rolet e ushtruara. Ndarja e punës zëvendëson vetëdijen kolektive - solidariteti
është organik. Kur dobësohet solidariteti paraqiten dezorientime në shoqëri që i quan anomi
shoqërore, gjendje kaotike, ku përmbyset sistemi i vlerave. Nëse zgjat kjo gjendje paraqitet
anarkia, d.m.th degjenerimi i normave shoqërore. Shfaqen situata sociale me elemente krizalide e
destabilizuese. Madje edhe vetëvrasja nuk është rezultat i depresionit ose çrregullimeve
psikologjike, por pasojë e disa proceseve të thella shoqërore, faktorëve socialë. Mosarsimimi dhe
anonimiteti janë premisa të vetëvrasjeve. Personi që e mbyt veten e do jetën, por nuk di t’u gjej
rrugëzgjidhje problemeve, prandaj i dëshpëruar vendos t’u jap fund atyre me gjithë veten.

9
Ligjërata nga lënda e Sociologjisë

~ Maks Veberi thekson se ndryshimet në shoqëri ndodhin jo vetëm nga kushtet ekonomike, por
edhe nga idetë. Fenomenet natyrore janë të përsëritshme, ndërsa ato shoqërore nuk përsëriten,
sepse lidhen me synimet e ndryshme njerëzore. Njeriu është subjekt, ku gërshetohen vetëdija,
bindjet, ndjenjat, qëndrimet, vlerat dhe kreativiteti. Në shoqëri njerëzit i harmonizojnë interesat e
tyre, me qëllim të arritjes së ndonjë synimi të përbashkët. Ndër grupet shoqërore më i
rëndësishëm është kisha dhe shteti. Në bazë të marrëdhënieve shoqërore, grupet janë të hapura
dhe të mbyllura. Ka dy mënyra për të bërë politikë: ose jeton për politikë ose jeton nga politika.
Nga politika si profesion sipas tij jeton ai, I cili nga ajo synon që synon që të bëjë një burim
afatgjatë të ardhurash. Në veprën: “Etika protestante dhe fryma e kapitalizmit”, Veberi vë në pah
qëndrimet e dy feve ndaj jetës. Shtytja kapitaliste e prodhimit gjen prehje në rrënjët e fesë
protestante, e cila më tepër interesohet për çështjet e kësaj bote. Me trajtimin e punës si virtyt,
virtyti matet me suksesin në punë - pasuria bëhet bekim i Zotit, protestanizmi u bë faktor primar i
lindjes së kapitalizmit si formacion shoqëror, duke i dhënë shtytje akumulimit fillestar të
kapitalit. Udhëheqja racionale e jetës është një nga pjesët qenësore të frymës së kapitalizmit.
Racionaliteti buron nga respektimi i rregullave të logjikës dhe kërkimit. Kapitalizmi
karakterizohet nga ekzistenca e sipërmarrjeve, të cilat vendosin si qëllim fitimin maksimal. Mjeti
për të arritur këtë është organizimi racional i punës dhe i prodhimit. Kapitalizmi fundamentohet
mbi dëshirën për të akumuluar gjithnjë e më shumë dhe nga vullneti për të zhvilluar në mënyrë të
pakufizuar prodhimin. Elemente kryesore të kapitalizmit janë: puna, profiti dhe kapitali. Për herë
të parë organizohet një sistem në të cilin si mjet fitimi nuk janë pushtimet, spekulimet, aventurat,
por disiplina dhe shkenca. Sipas Veberit pushteti i grupeve politike karakterizohet nga përdorimi
i forcës, dhunës, detyrimit. Dallon tri baza të legjitimitetit të pushtetit: tradicional, që bazohet në
traditën e trashëguar dhe bindjen se institucionet ekzistuese janë të shenjta; karizmatik, që
mbështetet në bindjen se sundimtari ka cilësi, aftësi e talent të jashtëzakonshëm/dhe/ racional, ku
sundon ligji. Tipi racional i pushtetit është pushteti i burokracisë. Atë e krijoi kapitalizmi.
Burokracia është pasojë logjike e zhvillimit dinamik të shoqërisë, është sistem, organizatë me
ndarje sistematike të punëve, e strukturuar hierarkisht (me poste të larta e të ulëta), ku punët
kryhen pa ndërprerë sipas rregullave të përcaktuara (me raporte urdhëruese e varësie), secili
zyrtar vepron në bazë të autorizimeve e të kompetencës (me mundësi të kontrollit e mbikëqyrjes
nga lartë). Zyrtarët emërohen në detyrë e nuk zgjidhen. Punët e shërbimit kryhen me akte e
dokumente të shkruara, me disiplinë, pa anime, simpati, antipati, mëshirë etj. Për punën e bërë
nëpunësit marrin rroga, lartësia e të cilave varet nga rangu në sistemin hierarkik dhe përgjegjësia
që kërkon pozita e caktuar. Posti nuk mund të përvetësohet e të trashëgohet, por emërimet bëhen
në bazë të kualifikimeve profesionale, të cilat dëshmohen me diplomë e verifikohen me provime.
Nëpunësit orientohen kah karriera, synojnë ngritjen në poste të larta. Superioriteti teknik i
burokracisë karakterizohet nga preciziteti i punëve, shpejtësia, vazhdimësia, zvogëlimi i
konflikteve, kursimet në shpenzime material etj. Termi demokraci është abuziv. Demosi në
kuptimin e një mase amorfe kurrë nuk drejton, por atë e drejtojnë.

10
Ligjërata nga lënda e Sociologjisë

~ Herbert Markuze thekson se njeriu si një dimension vazhdimisht oscilon në mes dy hipotezave
kontradiktore: se shoqëria e zhvilluar industrial është në gjendje të pengojë ndryshimin kualitativ
dhe se ekzistojnë forca e tendenca, të cilat do ta thyejnë këtë pengesë dhe do ta
revolucionarizojnë shoqërinë. Shoqëria industriale dallohet për nga shkalla e lartë e racionalitetit
teknik. Kjo është shoqëri e absorbimit dhe asimilimit të përgjithshëm. Më shumë përshkohet nga
ideologjia e shoqërisë qytetare. Ideologjia është spirancuar në vetë procesin e prodhimit, sepse
manipulon me vetë prodhimet. Racionaliteti teknologjik është bërë racionalitet politik dhe me
këtë edhe realitet i forcës totalitare. Teknologjia dhe në përgjithësi racionaliteti shkencor mbi të
cilin bazohet shoqëria industrial karakterizohet nga instrumentalizimi i mendjes dhe nga të
menduarit jo human të burokracisë dhe të forcës manipulative. Forca e veçantë e kësaj ideologjie
konsiston në faktin se me lartësimin e standardit jetësor, i nënshtron forcat e rezistencës dhe
paralizon kritikën. Kështu racionaliteti i saj iluzor shndërrohet në iracionalitet, d.m.th
iracionaliteti bëhet racionalitet real. Shpeshherë mallrat e konsumit kanë një natyrë
kontradiktore. Të gjithë dëshirojnë të kenë, si pasojë e një shpërthimi të nevojës për konsum.
Dëshira për t’i plotësuar nevojat material është më e fuqishme sesa kërkesa për drejtësi sociale
dhe barazi më të spikatur në planin ekonomik. Etja dhe simboli i bollëkut është e pashterur. Të
gjithë dëshirojnë të tregohen se kanë. Pasuria nuk është më çështje personale. Për më tepër atë
duhet treguar publikisht. Tashmë mirëqenia dhe pasuria bëjnë pjesë në ndërtimin e personalitetit
të individit në shoqëri. Njerëzit e gjejnë veten në mallrat që blejnë, e shkrijnë veten me to. Është
pikërisht kjo ‘euforia fatkeqe’ për nevoja të kota (të krijuara artificialisht), pas të cilave të gjithë
mund të ndjehen të kënaqur në mënyrë të dalldisur dhe njëherësh pot ë gjithë të ndjehen fatkeq.
Është eufori fatkeqe, sepse pengon që të shihet me objektivitet rruga nëpër të cilën ec shoqëria.
Nuk dëgjohen veçse bisedat që kanë të bëjnë me biznesin, karrierën dhe sigurimin e interesit të
ngushtë personal. Rëndësi ka që vetëm të konsumosh pa patur tjetër kokëçarje. Diktatura e
dikurshme politike (komunizëm) është zëvendësuar nga diktatura e tregut – diktati i konsumit.
Ngarendja pas konsumit zhvlerëson të gjitha vlerat e tjera shoqërore. Shqetësimi vetëm për të
pasur materialisht dobëson dëshirën për të qenë i pasur shpirtërisht e psikikisht, pra dobëson
pasurinë intelektuale të shoqërisë.

~ Erih Fromi thekson se ajo që e karakterizon pozitën e njeriut në shoqërinë e re borgjeze, është
pavarësimi prej lidhjeve tradicionale që ishin tipar të shoqërisë mesjetare. Kësisoj njeriu në saje
të individualizmit bëhet më i pavarur , por njëherësh edhe më i vetmuar dhe më i pasigurt në
ekzistencën e tij. Nga kjo gjendje e padurueshme izolimi - pamundësia e individit dhe vogëlsia e
tij individuale për ta sfiduar pluralitetin e dinamikës së jetës kapitaliste, individi do të kërkojë
rrugëdalje: abstenon nga pavarësia dhe nga integriteti i individualitetit të vet, duke u lidhur me
ndonjë person ose institucion. Kjo simbiozë realizohet qoftë duke dominuar mbi dikë (sadizëm)
ose qoftë duke iu nënshtruar dikujt (mazohizëm). Liria nuk është ndonjë gjendje e dhënë, cilësi
ose afërsi e gatshme, por mundësi esenciale e njeriut. Ikja prej saj shikohet e prodhuar
historikisht, kurse vetë historia është vepër e njeriut.

11
Ligjërata nga lënda e Sociologjisë

~ Xhon Rolls thekson se liria për qytetarin nuk shtrihet vetëm në politikë, por edhe në planin
ekonomik e shoqëror. Atje ku hendeku i pabarazive shoqërore ka qenë jashtëzakonisht i madh
dhe shoqëria ka qenë e ndarë në shumë të pasur e shumë të varfër, demokracia ka përfunduar në
një kaos politik. Nuk mund të ketë barazi politike nëse shoqëria nuk kujdeset për të ekuilibruar
pabarazitë shoqërore. Në kushtet kur shtresat e varfra dhe të pafavorizuara ekonomikisht nuk
pajtohen më me sistemin shoqëror në fuqi, është e pamundur që të mbahet në këmbë paqja
shoqërore, shteti i së drejtës dhe institucionet demokratike. Shteti i së drejtës në fushën politike
kërkon medoemos një formësim të caktuar të strukturës shoqërore. Dikush merr iniciativa
personale më të mëdha jo se është më i zoti se të tjerët, por sepse paraardhësit e tij kanë lënë
trashëgim të mira material që nuk i kanë të tjerët. Kështu nga një anë disa grumbullojnë pasuri
gjithnjë e më të madhe, ndërsa të tjerët zhyten në varfëri e mjerim edhe më të thellë. Prandaj kur
struktura shoqërore bazë prodhon padrejtësi dhe pabarazi, atëherë edhe në fushën politike do të
krijohen padrejtësi e privilegje, të cilat do ta devijojnë frymën e demokracisë. Nëse shteti nuk
ndërhyn me ligje në rregullimin e aspekteve të caktuara shoqërore, atëherë gjendja e pabarazive
fillestare ka tendencë të prodhojë pabarazi edhe më të theksuara, konflikte shoqërore gjithnjë e
më të pranishme dhe pabarazi të qytetarëve përpara ligjit. Pabarazitë shoqërore kur kalojnë një
masë të caktuar, krijon atë terren konfliktual që çon në dobësimin e harmonisë shoqërore, të
paqes shoqërore, të solidaritetit shoqëror. Padrejtësitë shoqërore I sjell edhe konkurrenca e lirë në
ekonominë e tregut. Konkurrenca krijon mundësi për grumbullimin e pasurisë në një anë dhe
dëmtimin e barazisë së të tjerëve. Ajo krijon një botë privilegjesh. Pasuria prodhon gjithnjë e më
shumë pasuri, duke i bërë të varfrit gjithnjë e më të varfër. Barazia e shanseve në jetë merr fund,
sepse paraprakisht dihet se ata që janë më të pasur dhe që kanë trashëguar më shumë se të tjerët,
kanë mundësi më të mëdha jetese dhe veprimtarie se bashkëkohësit e tyre më të varfër. Një njeri
shumë i zoti, por i varfër, ka mundësi të ecë shumë më pak në jetë sesa një njeri fare i paaftë, por
që ka trashëguar pasuri. Nuk vijnë aspak në shprehje meritat personale të individëve. Pasuria më
e madhe jep mundësi më të mëdha shkollimi, jep diploma më të larta, jep karrierë politike më të
mira dhe të drejta reale politike shumë më të mëdha. Kështu pabarazia shoqërore, krijon
padrejtësi politike dhe e kthen shtetin në dobi të një grupi të caktuar njerëzish. Kësisoj
demokracia tejkalohet duke u shndërruar në të kundërtën e vet. Për këtë shkak Rolls flet për
barazinë shoqërore e cila nuk kupton barazi matematikore të mbështetur në ndarjen e barabartë të
pasurisë. Drejtësia barazimtare nënkupton drejtësinë sipas hakut. Kjo kërkon që të gjithë
individët që kontribuojnë në shoqëri, të marrin në përputhje me kontributin e tyre, që gjithsecilit
t’i njihet haku sipas meritës. Drejtësia korrigjuese nënkupton që shtresave të varfra të shoqërisë,
që janë gjendur të tilla nga situate e vendosur ekonomike, t’u plotësohet e drejta e të pasurit të
shanseve të barabarta në jetë. Kështu një pjesë e të ardhurave rishpërndahet falas dhe kalon nga
shtresat më të pasura tek ato më të varfra. Pas kësaj prapëseprapë pabarazitë ekzistojnë, por ato
zbuten dhe bëhen relative. Pabarazitë e trashëguara, të cilat i gjen individi të gatshme, i
kompensohen. Mbajtja e këtij ekuilibri është e vështirë, por jo edhe e pamundshme. Në një
demokraci të drejtë, prona duhet të jetë e shpërndarë në shtresat e gjëra të popullsisë, e jo vetëm
te një grup i caktuar.

12
Ligjërata nga lënda e Sociologjisë

~ Rrënjët e teorive të drejtimit elitist janë religjioze: se Zoti krijon historinë nëpërmjet të
zgjedhurve të Vet, filozofike te Platoni e Aristoteli se me shtetin duhet të udhëheqin të mençurit
dhe të dijshmit, koncepsionet social-darviniste, të maltusianizmit, të racizmit, të fashizmit dhe
organizativo-funksionale siç janë koncepsionet teknokratike dhe menaxheriste. Teoritë elitist
mbrojnë dhe absulitizojnë diferencimin shoqëror dhe ndarjen në elitë dhe masë. Disa individë
duan të sundojnë, të tjerët kënaqen me rolin e ithtarit. Fjala elitë (eligere – të zgjedhësh) shpreh
epërsinë, dominimin dhe superioritetin. Këto teori përpiqen të verifikojnë etikisht mbizotërimin e
pakicës. Vilfredo Pareto sqaron se fenomenet shoqërore janë të dhëna të pandryshueshme.
Qëndrimet, sjelljet, veprimet e njerëzve zhvillohen sipas ligjeve të përgjithshme natyrore, e që
s’mund të ndryshohen nga dëshirat ose idealet e njerëzve. Koncepti i ekuilibrit nënkupton se
shoqëria është një numër forcash të ndërlidhura që së bashku e përbëjnë një sistem në gjendje të
baraspeshuar. Ekuilibri i sistemit social varet nga cilësitë, qëndrimet, sjelljet dhe veprimet e
individëve. Veprimet mund të jenë logjike dhe jologjike. Nëse mjetet e veprimit e realizojnë
qëllimin, atëherë veprimi është logjik. Veprimet logjike e racionale predominojnë në fushën e
teknikës dhe ekonomisë. Në fushën shoqërore predominojnë veprimet jologjike, sepse njerëzit
udhëhiqen para së gjithash nga ndjenjat. Njeriu në të njëjtën kohë është qenie e arsyeshme dhe e
paarsyeshme: rrallë sillet në mënyrë logjike, por vazhdimisht përpiqet t’i bind të tjerët se vepron
pikërisht në mënyrë të logjikshme. Në këtë kontekst Pareto nxjerr dy koncepte biopsikologjike:
rezidumet dhe derivacionet. Razidumet janë shprehje e manifestime të ndjenjave dhe pasioneve;
janë elemente psikike instiktive, jologjike, janë diçka si impulse, afinitete, inklinime, janë të
trashëguara, përbëjnë bazën e veprimit, të sjelljeve dhe qëndrimeve të njerëzve, motivacionin
themelor të aktivitetit njerëzor, atyre u mungon përcaktimi, kufizimi i përpiktë; burojnë nga
natyra e njeriut e kombinuar me rrethanat jetësore të tij; diçka sikurse zhiva në termometër që
shpreh ngritjen e temperaturës. Derivacionet janë racionalizime, shpjegime, arsyetime,
demonstrime të rezidumeve. Janë përpjekje logjike ose pseudologjike për ta arsyetuar dhe
mbrojtur veprimin që ka bazë reziduminale; përbëjnë sistemin intelektual të justifikimit përmes
të cilit individët i kamuflojnë pasionet e tyre dhe u japin dukje racionale qëndrimeve e veprimeve
që nuk janë të tilla; janë pjesë e sistemit social, që kanë qëllime ideologjike e mbrojtëse; janë të
dobishme, ndonëse jo të vërteta. Elita është shtresë e zgjedhur, grup me më shumë rezidume
superiore, klasë e më të suksesshmëve, atë e përbëjnë njerëzit me notat më të larta në çdo
profesion. Asnjë elitë nuk është e përhershme. Elitat ndërrohen. Historia është varri i elitave. Çdo
elitë me kalimin e kohës e humb fuqinë, bie e dobësohet. Elitat duhet të përtërihen dhe kjo
arrihet kur në radhë të elitës ngriten individë nga klasat e ulëta. Kriteri i diferencimit të elitës dhe
joelitës është biopsikologjik dhe josociologjik, pra në elitë hyjnë edhe mashtruesit më në zë,
pastaj hajdutët më të shkathtë, laviret etj. Vetëm elita është aktive. Historia përbëhet nga
aktiviteti i elitave, kurse masën e përbëjnë ata që nuk i kanë cilësitë e elitës. Masën e
karakterizon plogështia, lakmia dhe nënshtrimi. Demokracia është iluzore dhe e pamundshme
sepse të mëdha janë diferencat midis njerëzve. Përdorimi i forcës është i vetmi mjet përmes të
cilës një elitë e merr dhe e mbron pushtetin. Nëse heziton ta përdorë forcën për shkak se nuk
guxon ose nuk di, atëherë do të dështojë. Është për keqardhje iluzioni i disa politikanëve që

13
Ligjërata nga lënda e Sociologjisë

mendojnë se forca e armatosur mund të zëvendësohet me ligje. Forca duhet të shoqërohet me


mençuri e dhelpëri. Ideologjitë fashiste e naziste gjetën mbështetje në teoritë e Paretos. Sipas
Geatano Moskës jetën shoqërore e përcaktojnë nga një anë pasionet, instiktet dhe paragjykimet e
pavetëdijshme e të pafrenueshme dhe nga ana tjetër interesat e në fund edhe rastësia. Njeriu është
egoist e pushtetdashës, kurse marrëdhëniet shoqërore janë luftë e secilit kundër secilit. Njerëzit
për nga natyra priren dhe anojnë kah lufta. Uniteti shoqëror rrjedh nga përcaktimi dhe vendosja e
një hierarkie. Nuk ka shoqëri njerëzore pa një sistem rangimi, ndërsa çdo sistem rangimit kërkon
që disa të urdhërojnë e të tjerët të dëgjojnë, prandaj në çdo shoqëri domosdo do të jenë dy klasa:
njëra që sundon dhe tjetra që sundohet. Kjo klasë sunduese përbën gjithmonë pakicën dhe
shquhet për nga organizimi. Kjo klasë ka zakonisht cilësi reale e fiktive, që vlerësohen lart dhe
që kanë ndikim të madh në shoqërinë ku jetojnë. Kurrë nuk ka ndodhur dhe s’mund të ndodh që
shumica para së gjithash të varfrit e të pashkolluarit të sundojnë pakicën e pasur e të shkolluar.
Formula politike nënkupton ideologjinë, të arsyetuarit moral të sundimit, për të cilën ka nevojë
çdo klasë sunduese. Kjo përbëhet prej bindjeve, besimeve, doktrinave e iluzioneve që përhap
klasa sunduese për veten dhe funksionin e saj. Mbrojtja ideologjike e sundimit është detyrë dhe
funksion kryesor i çdo doctrine politike. Kur klasa sunduese s’mund ta kryej funksionin e saj,
atëherë ndërrohet me një klasë tjetër. Tërë historia njerëzore është histori e konflikteve rreth
sundimit. Sundimi dhe qarkullimi i elitës e përcaktojnë jetën shoqërore. Edhe pse klasat
sunduese mund të ndërrojnë, prapëseprapë i përhershëm mbetet diferencimi shoqëror dhe
sundimi i një klase sunduese.

~ Zhozef Shumpeter njihet për idenë e elitizmit demokratik. Sipas tij demokracia është sundim i
politikanit e jo i popullit. Ajo ofron vetëm mundësinë e zëvendësimit të një udhëheqjeje ose
partie politike me një tjetër.

~ Robert Mihelsi është preokupuar me natyrën, karakterin e organizatës dhe mërrëdhëniet që


krijohen në të. Masave u nevojitet organizata për realizimin e qëllimeve të tyre, qofshin
ekonomike ose politike. Organizata është armë që më së tepërmi u nevojitet të dobtëve.
Punëtorët e paorganizuar janë të dobët. Në çdo organizatë, qoftë ajo parti politike ose bashkim
profesional ose çdo asociacion i ngjashëm i manifeston tendencat aristokratike. Në përpjestim
me zgjerimin e organizatës, zgjerohet aparati drejtues, pasurohet arka e organizatës dhe rritet
pushteti i udhëheqësve, kurse bie ndikimi i anëtarëve. Organet ekzekutive duhet të jenë
realizatore të vullnetit të përgjithshëm. Por realisht nuk ndodh kështu. Udhëheqësit shndërrohen
në komandues, jashtë kontrollit të anëtarëve. Konstituohet burokracia hierarkike. Dominimi i
udhëheqësisë është karakteristikë e çdo sistemi social kompleks. Për emancipimin e tyre, masat
kanë nevojë për një instrument siç është organizata, e cila bart me vete doemos bërthamën e
oligarkisë. Kush ka thënë organizatë ka thënë oligarki. Oligarkizmi është i pashmangshëm, sepse
këtë e shkakton vetë natyra e organizatës. Argument tjetër është ndarja e punës dhe
inkompetenca e masës. Masa ka nevojë të udhëhiqet. Ajo është e pavetëdijshme për interesat e
saj. Masën e karakterizon dezorganizimi dhe dezorientimi. Organizimi dhe orientimi vjen nga
pakica udhëheqëse. Së këtejmi të domosdoshëm janë jo vetëm aparati burokratik, por edhe

14
Ligjërata nga lënda e Sociologjisë

udhëheqësia, e cila përbëhet nga njerëz inteligjent dhe njohës të problemeve të udhëheqjes. Pra
koncepti themelor i tij mbetet oligarkizmi – përqendrimi i pushtetit në duar të pakicës sunduese e
të udhëheqësisë. Organizata është e domosdoshme dhe organizata domosdo është oligarkike.
Oligarkia do të thotë kontrolli i shoqërisë nga ata në krye. Një parti cilado qoftë ajo nuk mund t’i
shmanget as vetë tendencës imanente partiake të zhdemokratizimit. Si rezultat i veprimit të ligjit
të oligarkizmit të partive, funksionet kryesore përqendrohen në duar të pak udhëheqësve. Shtohet
distanca në mes udhëheqësve dhe anëtarëve të partisë. Kështu lind një ndarje e re klasore. Pozita
dhe interesat e këtyre shtresave janë të veçanta dhe shpesh politika e organizatave të masave
shpreh jo interesat e masave, por të prijësve të tyre. Interesat e masave, të anëtarëve shpesh nuk
përputhen me interesat e burokracisë, e cila personifikon dhe përfaqëson partinë. Liderët partiakë
kur u rrezikohet autoriteti ose pozita brenda organizatës, bëhen ekstremistë agresivë dhe nuk
ngurrojnë të shkelin të drejtat dhe normat demokratike të jetës partiake. Liderët më shumë
mbrojnë pozitën dhe interesat e tyre sesa ideologjinë dhe interesat e shumicës. Anëtarëve të
partisë s’u mbetet tjetër përpos që ta ndjekin prijësin e tyre verbërisht. Në parti nuk ka sinqeritet,
përzemërsi e besim reciprok, por rivalitet e luftë të përhershme të grupeve udhëheqëse për
ruajtjen e pozitave dhe pretendentëve të rinj. Partinë e karakterizon monopolizimi i funksioneve
udhëheqëse, nepotizmi, monopoli financiar dhe i shtypit. Burokracia është armik i përbetuar i
lirisë individuale dhe i çdo iniciative të guximshme. Fryma burokratike korrupton karakterin dhe
shkakton varfërinë morale. Në çdo burokraci ne i shohim qartë gjuetarët e posteve, sëmundjen e
avancimit dhe nënshtrimit ndaj atyre prej të cilëve varet avancimi, aty gjejmë arrogancën ndaj
inferiorëve dhe servilitetin ndaj superiorëve. Sa më tepër të rritet organizata, lufta për principe të
mëdha bëhet e pamundshme. Dobësia e partive konsiston edhe në koncentrimin për tubimin e
votave në luftën parlamentare. Kështu organizata e cila do të duhej të ishte mjet për realizimin e
një qëllimi, shndërrohet në qëllim për vete. Organizata prej mjetit shndërrohet në qëllim. Ruajtja
e partisë bëhet qëllimi kryesor i aksionit politik. Për shkak të natyrës së oligarkisë demokracia
dhe socializmi është i pamundshëm. Demokracia shpie kah oligarkia dhe medoemos ka bërthamë
oligarkike.

~ Karl Poperi njihet si kritik i historicizmit, doktrinës e cila konsideron se profecitë historike janë
të nevojshme në qoftë se ne dëshirojmë ta futim politikën në një rrugë racionale. Teoria
marksiste e revolucionit bazohet në pohime historiciste. Nuk mund të nxirren profeci historike
nga parashikimi shkencor i pakushtëzuar dhe profecitë me kohëzgjatje të madhe mund të
devijojnë nga parashikimet shkencore të kushtëzuara. Shoqëria është në ndryshim dhe në
zhvillim. Zhvillimi i saj nuk është një zhvillim përsëritës. Po të ishte përsëritës ne do të mund të
bënim disa profeci. Kushtet që ndryshojnë na shfaqin situata, të cilat janë të ndryshme nga
gjithçka që ka ndodhur më parë. Fakti se ne mund të profetizojmë eklipset nuk do të thotë se këtë
gjë mund ta bëjmë edhe me revolucionet. Ajo që kemi nevojë nuk është edhe aq të kemi njerëz të
mirë, sa institucione të mira. Madje edhe njeriu më i mirë mund të korruptohet. Institucionet janë
ato që do ta detyronin edhe njeriun më të keq të sillet më mirë. Ka dy lloj institucionesh
qeverisëse: ato që parashikojnë ndërrimin me gjakderdhje – tiranitë dhe tipin e qeverisjes që
mund të lëvizet pa dhunë (përmes votës) – demokracia.

15
Ligjërata nga lënda e Sociologjisë

~ Aleksis De Tokëvilli studimin e politikës e fillon nga studimi i gjendjes sociale. Gjendja
shoqërore është shkaku që bën që një regjim të ketë karakteristika të veçanta të tij. Gjendja
shoqërore shpjegon gjithçka në një shoqëri. Gjendja shoqërore formon opinione, ndryshon
pasionet dhe ndjenjat, përcakton qëllimet që ndiqen, tipin e njeriut që admirohet, gjuhën që
përdoret dhe karakterin e njerëzve. Njerëzit priren që t’i nënshtrohen demagogut të parë, që
triumfon mbi shqisat e tyre përmes premtimeve të rreme për rend dhe stabilitet. Njeriu është i
fuqishëm dhe i lirë. Kështu janë edhe popujt. Liria kërkon përpjekje dhe vigjilencë. Ajo mund të
arrihet me vështirësi, si dhe mund të humbasë me lehtësi. Ekseset e saj janë të dukshme për të
gjithë, ndërkohë që përfitimet e saj mund të mos shihen. Shtypi është instrument demokratik i
lirisë. Njeriu demokratik mund të moderojë dëshirat e tij. Ai beson se prirja për kënaqësitë
trupore duhet të mbahet në kufij modestë. Pasioni për barazinë është i pajtueshëm vetëm me
lirinë dhe jo edhe me tiraninë. Demokracia mund të lindë një formë të re despotizmi, një shoqëri
që tiranizon vetveten. Tirania e mazhorancës mbi shpirtrat a atyre që janë intelektualist më lartë,
absolutizon prirjen e demokracisë drejt mediokritetit. Të kesh për një çështje të rëndësishme, një
opinion të kundërt me mazhorancën, nuk është vetëm diçka e pakujdesshme, ose e kotë, por edhe
dehumanizuese. Mazhoranca nuk kërkon vetëm një sjellje që përputhet me opinionet e saj, por ua
bën të pamundur individëve një sjellje ndryshe. Shoqatat janë mjet i mirë për të zbutur tiraninë e
mazhorancës. Dëshirat e njerëzve shtohen. Njerëzit shtyhen që të kërkojnë të mira që nuk mund
t’i zotërojë. Barazia bën që te të gjithë të lind shpresa për t’i fituar këto të mira, por konkurrenca
është e tillë që çdo njeri ka pak shanse që të arrijë realizimin e ambicieve të veta. Rruga për
plotësimin e këtyre dëshirave nuk është një rrugë e barabartë. Fitorja do të shkojë tek ata që kanë
aftësi më të mëdha. E rëndësishme është që në botë të vendoset një lloj materializmi të ndershëm
që nuk i korrupton shpirtrat, por që i zbut. Të duash ta ndalësh demokracinë do të duket sikur se
lufton kundër vetë Zotit dhe kombeve. Demokracia duhet që të plotësojë dëshirat për mirëqenie
për të gjithë. Në qoftë se të gjithë njerëzit janë të barabartë, atëherë asnjë nuk ka të drejtë më të
lartë që t’i heq jetën një tjetri, t’i cenojë lirinë e tij ose të përcaktojë për të mënyrën e jetesës.
Demokracia zgjon një ndërgjegje për një të drejtë të barabartë të të gjithëve ndaj avantazheve të
kësaj bote, por ajo i pengon që t’i arrijnë ato. Ky frustracion nxit zilinë dhe shkatërron respektin.
Shpirti i njeriut është gjithmonë i tendosur në këtë luftë ku ai dëshiron pa shpresë. Njeriu nuk
mund ta durojë për një kohë të gjatë një kusht të tillë. Ai kërkon një zgjidhje, që të kënaq
dëshirën e tij të madhe duke u çliruar nga ankthi që e shoqëron. Tokvilli insiston në barazinë e
kushteve. Tipari karakteristik i shoqërisë demokratike është atomizmi i saj, që konsiston në
përhapjen e individualizmit. Çdo individ bëhet qendra e një mikrouniversi privat, që përbëhet
nga personi vetë dhe rrethi më i ngushtë familjar dhe i miqve. Individualizmi është shkak i
atomizmit të shoqërisë demokratike. Individualizmi i bën njerëzit që t’i kthejnë kurrizin
prosperitetit të përbashkët. Mirëpo njerëzit duhet të mësohen për të mbajtur një qëndrim të
ndriçuar ndaj vetvetes, duhet që të ndihmohen vazhdimisht në mënyrë të ndërsjellë dhe të
sakrifikojnë një pjesë të kohës dhe pasurisë së tyre për mirëqenien e shtetit dhe të komunitetit.
Në demokraci individi është i pavarur, por i pafuqishëm dhe vetëm duke u lidhur me të tjerët
mund t’i mbrojë opinionet e tij përballë mazhorancës. Njerëzit duhet të kenë disa virtyte politike

16
Ligjërata nga lënda e Sociologjisë

me qëllim që të frenojnë tendencat e theksuara të individualizmit drejt të cilit tenton njeriu i


periudhave demokratike. Për aq sa populli do të mbetet popull, domethënë një numër i madh, ai
do të jetë i detyruar që të nxjerrë bukën e gojës dhe për pasojë do t’i mungojë koha e lirë e
domosdoshme për kulturën e njohjes. Ndikimi i fesë do të mbetet i fortë dhe do të ndikojë
pozitivisht ndaj shoqërisë civile vetëm përmes ndarjes nga shteti. Feja shërben për të luftuar
individualizmin dhe materializmin e periudhave të demokracisë. Feja mund t’u tregojë njerëzve
se ka të mira dhe aspirata, që e kapërcejnë përvojën e shqisave të tyre. Ajo lufton mësimin
materialist, sipas të cilit gjithë ajo mund t’u tregojë njerëzve se ka të mira dhe aspirata, që e
kapërcejnë përvojën e shqisave të tyre. Ajo lufton mësimin materialist, sipas të cilit gjithçka
reduktohet te materia. Feja shërben për t’ua kujtuar njerëzve detyrimet e tyre reciproke dhe duke
e bërë këtë i shkëput njerëzit nga preokupimet vetëm për veten. Në këtë vazhdë Arnold Tonbi
shkruan se feja na jep një pikturë të mrekullueshme të botës, të cilën njerëzit ia kundërvënë jetës
së korruptuar dhe me vese që bëhet në tokë dhe kështu realizohet një përsosje morale e njerëzve.

~ Xheremi Bentami njihet për absolutizimin e dobisë si koncepcion etik. Utilitarizmi nënkupton
se përfitimi, leverdia dhe kënaqësia janë qëllimi dhe kriteri i veprimtarisë njerëzore, bazë e
moralitetit. Qëllimi është të ngrihet ndërtesa e lumturisë me anë të arsyes dhe ligjit. Natyra e ka
nënshtruar njeriun përpara dy zotërinjve: dhembjes dhe kënaqësisë. Nga parimi i dhembjes ose
kënaqësisë duhet theksuar se ç’është mirë të bëjmë dhe si duhet vendosur të bëjmë. Parimi i
dobisë thotë se në raport me interesin, lumturia më e madhe është i vetmi qëllim i drejtë, i duhur
dhe i dëshiruar i sjelljes së njeriut. Veprimet tona janë të drejta kur e shtojnë lumturinë dhe të
padrejta kur sjellin të kundërtën e lumturisë. Lumturia është e vetmja gjë që dëshirohet si qëllim,
ndërsa të gjitha të tjerat dëshirohen si mjete. Nga kjo doemos rrjedh se lumturia duhet të jetë
kriter i moralitetit. Njeriu në saje të inteligjencës së vet shkon pas dobisë dhe interesit. Parimi
themelor i moralit dhe i së drejtës duhet të jetë lumturia sa më e madhe e sa më shumë njerëzve.
Interesi e lidh njeriun me të tjerët. Kjo përbën bazën e jetës shoqërore. Prandaj shoqëria s’është
tjetër veçse bashkësi individësh që realizojnë interesat e veta, që vrapojnë pas kënaqësive dhe që
kërkojnë lumturinë. Shoqëria paraqitet si e pakundërthënshme dhe harmonike, sepse interesat e
njerëzve lidhen e plotësohen. Te Bentami utilitarizmi është një princip individual hedonistik.

~ Xhems Milli është shprehur se parimi i dobisë dhe përvetësimi i këtij parimi është e vetmja
masë e lartësisë së qytetërimit të një vendi.

~ Xhon Stjuard Milli e ngriti utilitarizmin në një shkallë të re. Liberalizmi i tij ishte i matur me
komponent morale e jo ekonomike. Utilitarizmi i tij është princip social altruist. Sipas tij njerëzit
në veprimet e tyre udhëhiqen edhe nga motive tjera dhe jo vetëm nga llogaria hedonistike. Ai
thekson cilësitë e kënaqësive intelektuale dhe morale, i jep përparësi mënyrës së jetesës që
bazohet në aftësitë më të larta të njeriut. Emri i krenarisë së qenieve njerëzore është dinjiteti.
Dinjiteti është pjesë qenësore e lumturisë së njerëzve. Përparësia e kënaqësive shpirtërore,
kërkimi i lumturisë në dinjitet dhe shndërrimi i kësaj kategorie në kriter të së moralshmes janë
shprehje të një vetëdije mbi kufizueshmërinë e utilitarizmit.

17
Ligjërata nga lënda e Sociologjisë

~ Më 1989 Francis Fukajama (Frances Fukuyama), në bazë të ndodhive të fundit historike, në


librin e tij “Fundi i historisë dhe njeriu i fundit” shpalli triumfin e kulturës perëndimore si
dominuese dhe të pakontestueshme në mbarë botën, duke e identifikuar këtë kohë si fundin e
historisë. Fukajama gjithashtu argumenton prejardhjen e demokracive botërore duke e përforcuar
edhe me argumentet e Samuel Hantingtonit siç theksonte se “shumica e demokracive sot kanë
trashëgimi fetare të krishterë “. Kështu Hantington ka nxjerrë në pah se shumica e demokracive
të reja që nga vitet e hershme kanë qenë vende katolike. Faktorët kulturorë janë kushte të
mjaftueshme për të themeluar demokraci”. Fukuyama thekson se nuk ekzistojnë më alternativa të
vlefshme për liberalizmin dhe në këtë mënyrë po shkojmë drejt fundit të historisë.

~ Mendimi i futurologut amerikan S. Hantington për përleshjen e qytetërimeve fitoi një


vëmendje të posaçme pas ngjarjeve të vitit të kaluar në Ballkan. Në librin e tij "Clash of
Civilisation", botuar në vitin 1993, Hantington kishte paralajmëruar se ekuilibri i botës së
ardhshme nuk do të mund të mbahej pa një opozicion të ri, që do të zëvendësonte atë të„ luftës së
ftohtë": opozicion i liberal-demokracisë perëndimore dhe hierarko-autokracisë lindore. Sipas tij,
me mbarimin e "luftës së ftohtë" bota nuk do të mund të shpëtonte nga konfliktet, veçse
konfliktet do të kishin një bazë tjetër. Vendin e konkurrencës së modeleve ideologjike, sipas
Hantingtonit, do ta zinte konkurrenca e modeleve të qytetërimeve. Hantington, në këtë vepër,
parasheh se në përballje të kësaj sfide e sipër shumë qytetërime do të zhduken pa gjurmë, duke u
tretur në shtatë kulturat më të fuqishme të botës së sotme. Teza themelore e teorisë së
Hantingtonit mbi konfliktet ndërmjet qytetërimeve bazohet në argumentin demografik e jo në atë
ideologjik, politik apo religjioz.” Ai thotë se trendi i shtimit natyror të muslimanëve do të sjellë
luftë të përgjakshme ndërmjet qytetërimit perëndimor dhe atij islam. Në librin e tij ai u preferon
pushtetarëve amerikanë, që ta parandalojnë emigrimin e emigrantëve në Amerikë, sepse, si thotë,
ata një ditë do të na gëlltisin dhe do të sundojnë këtu. Kultura amerikane do të zëvendësohet me
një tjetër. Natyrisht, është i diskutueshëm ekzistimi i definicionit kulturë amerikane.” Një prej
këtyre vatrave do të ishte, sipas tij, rajoni ballkanik, brenda të cilit çështja shqiptare do të pleksej
si burim konflikti. Ngjarjet dëshmuan se çështja shqiptare mund të shndërrohej në një nyje të
vështirë të rendit të ri botëror. Por ato nuk pohuan themelin e arsyetimit të Hantingtonit, sipas të
cilit do të ishin standardet e ndryshme të qytetërimeve, disniveli i kulturave, mospajtimi i
ndikimeve të jashtme e të brendshme, shkaku i konfrontimit të ardhshëm. Ajo që ndodhi në
Ballkan nuk ndodhi për shkaqe kulturore apo për mospajtim të vlerave qytetare. Thelbi i çështjes
shqiptare nuk qe e nuk është gjeokulturor, por gjeopolitik. Popujt e Ballkanit jetojnë në këtë
hapësirë të ngushtë prej agimit të qytetërimit. Në këtë hapësirë dëgjohen jehona të kohërave
prehistorike dhe gjëmime të kohërave moderne. Shekuj të tërë bashkëjetese kanë bërë që
qytetërimet në Ballkan të jenë një e njohur për njëri-tjetrin, të kenë marrë e dhënë mes tyre, duke
krijuar edhe hapësirën kulturore ndërballkanike. Asnjë konflikt nuk ka rrjedhur në këtë hapësirë
për shkaqe kulturore. Nuk janë kulturat ballkanike, duke përfshirë dhe atë shqiptare, që ndihen
ngushtë në këtë hapësirë. Luftëra ballkanike ka pasur, por jo për shkaqe gjeokulturore. Shkaqe
gjeokulturore për konflikt mund të vijnë prej vatrave që kërkojnë hapësira të reja, që nuk u
mjaftojnë përmasat tradicionale të hapësirës e të kohës, madje as përmasa virtuale nuk u mjafton.

18
Ligjërata nga lënda e Sociologjisë

~  Për shkak të karakterit të ndërlikuar të shoqërisë dhe shumëllojshmërisë së qasjeve


metodologjike të shpjegimeve të saj, janë paraqitur orientime teorike të ndryshme që quhen
shkolla sociologjike. Emërtimet e këtyre shkollave lidhen me shkencat ekzakte që përcaktojnë
shpjegimin e dukurive dhe proceseve shoqërore. Teoricienët e tyre theksojnë ndonjërin rol
dominant të faktorit të caktuar.

~ Biologjizmi (Konti, Morgani dhe Spenseri). Qysh Aristoteli thoshte se shteti është sikurse
organizmat biologjik, sepse lind, zhvillohet dhe vdes. Si në natyrë ku ekziston lufta për
ekzistencë (e mbijeton më i fuqishmi), edhe në shoqëri më shumë përparon më i shkathti. Si
organizmat që kanë gjymtyrë për plotësimin e nevojave, edhe shoqëria ka institucione.
Pikëpamja organiciste (Alfred Espinas) ndarjen shoqërore të punës e konsideron si ndarje të
funksioneve në mes organeve dhe gjymtyrëve të organizmit. Socialdarvinistët (Gumploviç,
Gobino dhe Racenhoferi) theksojnë se lufta për ekzistencë është faktori kryesor që e lëviz
shoqërinë njerëzore. Mekanizmi i seleksionimit natyrore ekziston edhe ne shoqëri. Ludvig
Gumploviç thekson se e gjithë shoqëria njerëzore është luftë e përhershme mes grupeve të
ndryshme në shoqëri. Edhe luftërat mes popujve janë të domosdoshme sikurse lufta mes
kafshëve. Artyr de Gobino thotë se vetëm disa janë të aftë për krijimin e vlerave dhe zhvillimin e
civilizimeve, kurse disa të tjerë i shkatërrojnë ato.

~ Psikologjizmi thekson se e tërë jeta shoqërore varet nga faktorët psikologjik. Proceset psikike
gjenden në interaksion me proceset e ndryshme shoqërore. Sipas variantit individualo-
psikologjist të Gabriel Tardit e tërë jeta shoqërore e njerëzve, në fakt paraqet një imitim të
ndërsjellë në mes individëve; Gustav le Boni (‘Psikologjia e turmave’) turmën e krahason me një
masë, të cilës i jepet një karakter origjinal në dëm të individëve që e përbëjnë; Mek Dagël
theksonte se fenomenet shoqërore mund të shpjegohen vetëm përmes instikteve, të vetëdijshme
dhe të trashëguara: amnor, shoqërizues, luftarak, frikës, kureshtjes etj. Maks Veberi thoshte se
tipi ideal i njeriut racional nga dita në ditë, dominon mbi tipin ideal të njeriut religjioz. Varianti
psikanalist i Zigmund Frojdit tërë jetën e shpjegon përmes sferës së pavetëdijshme të psikës
njerëzore. Nga kjo pjesë e pavetëdijshme burojnë dy instikte bazike: erosi (që synon plotësimin e
nevojës për uri, etje dhe marrëdhënie intime) dhe thanatosi (që manifestohet përmes agresivitetit
dhe shkatërrimit). Energjia e nevojshme për lëvizjen e aktiviteteve njerëzore quhet libido.
Varianti kolektivo-psikologjist i Dyrkemit thoshte se shoqëria njihet vetëm përmes shfaqjes së
vetëdijes kolektive, e cila manifestohet në opinionin publik, socializim dhe arsimim. Varianti
social psikologjik konsideron se vetëdija psikologjike e individit është produkt i mjedisit social,
se faktorët e ndryshëm social e përcaktojnë përbërjen e cilësive psikike të njerëzve. Zhorzh
Gurviç thekson se nga totaliteti i shoqërisë globale dalin të gjitha format e krijimtarisë shoqërore
dhe vetë ndryshimi shoqëror. Varianti sociometrik i Jakob Morenos bazohet në studimin
matematik të vetive psikike të shoqërive. Përmes sociodramës dhe psikodramës studiohen
marrëdhëniet psikike të grupeve shoqërore. Qëllimi i kësaj është përmirësimi i marrëdhënieve të
përgjithshme dhe evitimi i konflikteve. Varianti bihejvorist thekson se kuptimi i plotë i shoqërisë
njerëzore mund të arrihet vetëm me hulumtimin e thellë të sjelljeve njerëzore.

19
Ligjërata nga lënda e Sociologjisë

~ Gjeografizmi zhvillimin e shoqërisë e lidh me komponentet gjeografike, se të gjitha dukuritë,


ngjarjet dhe proceset shoqërore kushtëzohen nga faktorët e ndryshëm gjeografik: klima,
konfiguracioni i terrenit, pjellshmëria e tokës, pozita e vendbanimeve, detërat, liqenet, lumenjtë,
malet, flora e fauna etj. (Aristoteli, Halduni, Zhan Bodeni, Sharl Monteskije, Hetington, Lë Plej,
Racel, Haushofer). Bakli mendonte se populli indian është dënuar për shkak të ligjeve fizike të
faktorëve gjeografik që shkaktojnë gjendje të plogështisë, përtacisë dhe sëmundjeve.

~ Mekanicizmi dukuritë dhe proceset shoqërore i shpjegon me anë të koncepteve ose ligjeve të
mekanikës, fizikës, matematikës dhe kimisë. Filozofët si Dekarti, Spinoza dhe Lametri theksonin
se njeriu është makinë e ndërlikuar, mekanizmin e të cilit e kurdis vetë njeriu. Të gjitha
fenomenet dhe ngjarjet sociale duhet të hulumtohet dhe të shpjegohen sikur edhe vetë fenomenet
natyrore. Njeriu trajtohet si automat i komplikuar. Procesin e lëvizjes së makinës mekanicistët e
lidhën me shpirtin e organizmit njerëzor. Osvaldi mendon se ligjet e termodinamikës nuk e
shpjegojnë vetëm formësimin e materies, por edhe esencën e psikës dhe jetës shoqërore të
njeriut. Sorokini sipas të cilit bazën e shoqërisë e përbëjnë sistemet kulturore thekson se në
shoqëri qeniet njerëzore tërhiqen dhe refuzohen. Varianti i teorisë së energjisë sociale të Solvit
thekson se e gjithë jeta sociale paraqet një fenomen energjik tejet karakteristik. Ekuilibri social
barazohet me statikën sociale, kurse dinamika e kohës me dinamikën sociale. Kësisoj vjen deri te
ekuilibri në mes institucioneve politike dhe atyre sociale, gjë që e mundëson progresin e
gjithëmbarshëm shoqëror.

~ Formalizmi dukuritë dhe proceset shoqërore i shqyrton për nga forma, pa anashkaluar
përmbajtjet e tyre esenciale. Kjo për faktin se përmbajtjet gjithherë nuk janë stabile, por
ndryshojnë dhe zhvillohen pareshtur, është çështje panta rei, prandaj sociologjisë i mbetet më
sigurt t’i studiojë format e ndryshme shoqërore. Disa formalizmin e quajnë gjeometri shoqërore.
Gjeorgj Zimel insiston në studimin e formavetë shoqërizimit. Leopold fon Vize thekson se lëndë
e sociologjisë është shoqërorja me të cilën kupton interaksionit në mes vetëdijës së individëve
dhe raporteve të tyre të jashtme. Elemente fundamentale të fenomeneve shoqërore janë: afrimi-
largimi, adaptimi-mosadaptimi, socializimi-asocializimi. Sociologjia e tij quhet edhe relacioniste
sepse konsideron se nga ndërveprimi i këtyre proceseve krijohen raportet dhe krijimtaritë
shoqërore. Ferdinand Tenisi bën dallimin në mes konceptit bashkësi me të cilin e lidh
mentalitetin femëror, rininë dhe turmat popullore dhe konceptin shoqëri me të cilin e lidh
mentalitetin mashkullor, pjekurinë dhe arsimimin. Formalizmi ndryshe u quajt edhe sociografi
ose sociologji përshkruese për shkak se hulumtuesit e këtij drejtimi u morën shumë me raste të
veçanta si bie fjala jeta e vjedhësve të automobilave nëpër metropole.

~ Funksionalizmi konsideron se shoqëria paraqet një sistem të pjesëve të diferencuara dhe


elementeve korelative, të cilat duke funksionuar në mënyrë interaktive, mundësojnë
funksionimin e tërë sistemit shoqëror; shoqëria përbëhet prej pjesëve integrale, çdo pjesë ushtron
ndonjë funksion të caktuar, duke e plotësuar ndonjë nevojë shoqërore. Duke pasur parasysh këtë
konceptim shumë autorë bëjnë analogji me biologjizmin. Emil Dyrkemi përmes solidaritetit arrin
të shpjegojë funksionimin e shoqërisë. Sipas tij shoqëria është tërësi organike, ku çdo pjesë

20
Ligjërata nga lënda e Sociologjisë

ndihmon ndonjë pjesë tjetër, me çka ndihmohet funksionimi i shoqërisë. Sistemet shoqërore janë
ato që e përcaktojnë sjelljen dhe aktivitetin e gjithëmbarshëm të njerëzve. Veprimet që
kërcënojnë ose shkatërrojnë sistemin shoqëror janë disfunksionale. Funksionet në shoqëri janë
manifestuese kur pranohen dhe mirëpriten në shoqëri dhe latente kur janë të papranueshme dhe
të papritura. Ka mendime se ky drejtim duhet të quhet edhe teori e ekuilibrit shoqëror për faktin
se pretendon në ruajtjen e sistemit të dhënë shoqëror. Ky drejtim është evident edhe në
antropologji (Bronisllav Malinovski dhe Arnold Retklif Braun). Sipas përfaqësuesit kryesor
Talkot Parsonsit ekziston dallim i madh ndërmjet aksionit (kategori sociale e cila funksionon
brendapërbrenda individit) dhe interaksionit (kategori që zhvillohet ndërmjet më tepër
individëve). Çdo sistem shoqëror ka strukturë të stratifikuar. Aksionet e individëve udhëhiqen
nga normat dhe vlerat e përgjithshme. Synimi kryesor i të gjitha sistemeve është baraspesha
harmonike e pjesëve me tërësinë.

~ Strukturalizmi i jep më prioritet strukturës sociale sesa aksionit social. Njohja e strukturave
bazike në shoqëri mundëson njohjen e thelluar të të gjitha dukurive të realitetit shoqëror. Lui
Altiser thotë se veprat marksiste meqë kanë frymë ideologjike, nuk janë shkencore. Anri Lëfevri
konsideron se strukturalizmi është fryt i procesit të shkatërrimit të dogmatizmit marksist.
Strukturalizmi në fushën e linguistikës paraqitet nga Ferdinard de Sosyr sipas të cilit kuptimi i
fjalëve buron nga struktura e gjuhës, e jo nga gjësendet. Në filozofi Mishel Fuko flet për mëkatin
e shkencave humane, të cilat e kishin fetishizuar tej mase ‘normën e normalitetit’.

~ Marksizmi në disa raste quhet edhe teori e konfliktit për shkak se themeluesi Marksi thekson se
faktori kryesor i zhvillimit historik konsiderohet konflikti mes klasave antagoniste: borgjeze e
proletare. Me revolucion vendoset diktatura e proletariatit, që përmbys marrëdhëniet e vjetra
shoqërore, duke i vendosur ato të rejat. Teorinë e tij Marksi e quan materializëm historik për
shkak se ai konsideron se materia është zanafilla e çdo gjëje në botë, kurse historik, sepse
zhvillimi më i zhvilluar i materies kulmon me paraqitjen e njeriut dhe shoqërisë njerëzore.
Zhvillimi historik varet direkt nga karakteri i zhvillimit ekonomik. Njeriu si qenie më e përsosur
në botë ka evoluar dhe është përsosur falë punës prodhuese të tij. Engelsi në këtë kontekst
thekson se puna e bëri njeriun njeri. Njeriu është vlera më e lartë për njeriun. Komunizmi: puno
sa ke mundësi, merr sa ke nevojë! Marksi dallon tjetërsimin ekonomik: punëtori tëhuajzohet nga
prodhimet e tij, nga mjetet e prodhimit, nga vetvetja dhe nga punëtorët e tjerë; tjetërsimin politik
dhe religjioz. Marksizmi lindi kur kapitalizmi nuk kishte marrë fizionomi të plotë, kur
shfrytëzimi i punëtorëve, amortizimi fizik e moral i tyre lidhej me kohën e punës. Devijimet:
diktatura e proletariatit-diktatura totalitare; lufta e klasave-teori e përçarjes; ideja e mbretërisë së
lirisë-u mohua e drejta e mendimit dhe iniciativës së lirë; koncentrimi i mjeteve të prodhimit në
duar të shtetit-privoi individin nga çdo e drejtë e pronës; marrëdhëniet në prodhim-gjeneruan
dembelizëm e parazitizëm; ideja e shpërndarjes së barabartë të të mirave materiale, solli
shpërndarjen e barabartë të mjerimit social; parashikimi se revolucioni social do të ndodh në
vendet më të industrializuara-ndodhi në vendet më të prapambetura; nuk mund të ketë politikë
sociale të vërtetë atje ku ka mjerim të përgjithshëm social.

21
Ligjërata nga lënda e Sociologjisë

~ Feja është forma më e vjetër e vetëdijes shoqërore. Sipas sociologjisë së fesë, feja është dogma
e cila tërë ekzistencën e shpjegon përmes besimit ndaj Zotit. Fetarët përkushtimin e tyre ndaj
Zotit e shprehin përmes ritualeve (Sipas Durkemit ritet dhe mitet shërbejnë mbi të gjitha për të
forcuar solidaritetin e grupit). Mendimi materialist e ka quajtur religjionin si një projeksion i
njerëzimit. Nuk e ka bërë Zoti njeriun, por njeriu Zotin. Marksi thoshte se feja është opium,
zemra e një bote pa zemër. Njeriu është qenia më e lartë për njeriun. Frojdi theksonte se feja
është një neurozë obsesive universale. Njeriu e bëri Zotin ashtu si do të donte të ishte vetë.
Njerëzit ishin të pafuqishëm në një botë të tjetërsuar dhe e patën të nevojshme të shpikin Zotin
që të ngushëllohen. Feja u shndërrua në shprehje të dëshirave dhe ndjenjave më të thella
njerëzore. Feja u bë ëndërr e mendjes njerëzore. Kategoritë përmes të cilave kalkulojnë të gjitha
fetë janë: ferri, parajsa, mëkati, shpëtimi, ringjallja, engjëjt, djajtë etj. Ideja fetare është e lidhur
ngushtë me nocionin e të Mbinatyrshmes, me idenë se kuptimi i vërtetë i gjërave ekziston te bota
e përtejme, tek e cila njeriu mund të kalojë në kushte të caktuara varësisht se si e ka bërë vendin
në këtë botë. Feja në thelb është pohim i Zotit Absolut përtej nesh, i një transcendence. Në
sociologji ekzistojnë disa pikëpamje për gjenezën e fesë: 1. animiste pohon se feja e ka bazën në
besimin naiv të njeriut primitiv, sipas të cilit çdo gjë në natyrë mbanë shpirt (zana, shtojzovalle,
shtriga, lugetër etj). 2. natyraliste pohon se besimi në Zot krijohet si rezultat i frikës dhe
mahnitjes nga fenomenet dhe proceset natyrore të pakontrolluara. 3. sociologjike e cila
prejardhjen e fesë e shpjegon me anë të pjekurisë së vetëdijes njerëzore, se feja kryen funksionin
e një mekanizmi për mbikëqyrjen e moralit shoqëror. Njerëzit duke u frikësuar nga Gjyqi i Zotit
në drejtësinë e përtejme zmbrapsen nga veprimet e liga.

~ Klasifikimi i fesë kalon nëpër disa forma: 1) animizmi (lat. anima-shpirt), shpirtrat që gjenden
në të gjitha sendet ndikojnë në jetën dhe fatin e njerëzve. Nëse njerëzit kujdesen për t’i plotësuar
nevojat e këtyre shpirtrave, atëherë ato do t’u dalin atyre në ndihmë në të kundërtën do të
mallkohen prej tyre. Për t’i kënaqur këta shpirtra të supozuar, ndërtohen tempuj, theren kurbane,
këndohen këngë etj. Me këtë bindje primitive ndërlidhet edhe nocioni tabu që nënkupton se
duhet të respektohen disa ndalesa, të cilat nëse shkelen mund t’i hidhërojnë shpirtrat mbrojtës të
fisit. 2) totemizmi paraqet besimin në totem, idol, idhull, që mund të jetë ndonjë figurë, kafshë,
shpend, peshk, bimë ose pemë. Mendohet se totemi ka fuqi mbinatyrore për çka edhe
shenjtërohet (bile nëse është kafshë nuk mbytet as nuk gjuhet, ose nëse është bimë nuk dëmtohet,
por kultivohet). Besohet se totemi mbron nga të këqijat e ndryshme në jetë. Një formë
interesante e këtij besimi është fetishizimi, ku adhurohen gjësende si guri i punuar, druri i
gdhendur, ikona etj, të cilave po ashtu u atribuohen fuqi magjike çudibërëse. Hajmalitë janë
toteme. 3) teizmi nënkupton orientimin e besimit kah ndonjë fuqi frymore abstrakte mbinatyrore.
Manifestohet në dy forma: politeizëm, që paraqet besimin në shumë zotëra dhe monoteizmin që
paraqet besimin në një Zot. Fetë politeiste janë të hershme, i njohim qysh nga kohët e lashta, por
edhe sot janë të shumta.

~ Hinduizmi është ndër fetë më të mëdha politeiste. Disa studiues e derivojnë këtë fe nga feja e
stërlashtë indase brahmanizmi. Librat e shenjta të hinduizmit janë vedat e shkruara në

22
Ligjërata nga lënda e Sociologjisë

sanskritisht, që si fjalë ka kuptimin dituri, urtësi e përhershme. Vedat si literaturë sakrale


përbëhen nga dy vëllime shkrimesh: Upanishadat që nënkuptojnë doktrinën filozofike për
krijimin e botës dhe njeriut dhe Bhagavadgita ku hyjnë epet Mahanharata dhe Ramajana, të cilat
flasin për heronjtë, shenjtorët dhe për mirëqenien sociale. Hinduizmi s’ka themelues, as
pejgamber, ka mësues që quhen guru. Mësohet reinkarnacioni, se njerëzit lindin, vdesin dhe
ringjallen.

~ Budizmi është fe etike. Buron nga mësimet e princit hindu të Nepalit Sidaharta Gautamas
Budës, në përkthim do të thotë i zgjuari. Si 29 vjeçar e braktisi mbretërinë e tij, pasi e kuptoi se
kjo jetë nuk e bën njeriun të lumtur. Pas 49 ditësh, ai ‘zgjohet’ nga ëndrra e gabuar, duke e
kuptuar se formula e lumturisë qëndron në meditacion, asketizëm, joga dhe qetësi shpirtërore-
nirvana. Buda predikonte se përsosmëria morale arrihet duke u ndalur nga disa veprime si:
mbytja e gjallesave, vjedhja, rrena, marrëdhëniet intime ilegjitime, ofendimi, varësia dhe
përtacia. Budizmi nuk njeh perëndi dhe as profet. Mëson se jeta e njeriut paraqet vuajtje të
pafundshme, e cila shkaktohet nga lakmia, kënaqësia dhe vullneti për jetë. Shërimi nga këto
vuajtje mund të bëhet vetëm me ftohjen e ndijave dhe injorimin e kënaqësive. Tempulli quhet
Pagoda, ku besimtarët i luten statujave të Budës. Klerikët quhen murgjër.

~ Taoizmi thekson meditimin dhe jodhunën si garanci në jetë. Ritmi i zhvillimit të shoqërisë
njerëzore, duhet të harmonizohet me ritmin e natyrës. Mendimtari kinez Lao Ce u izolua në
malin Han Kvan, ku shkroi një libër me përmbajtje filozofike. Tao-natyra është nëna e çdo gjëje,
që përbëhet prej dy elementeve: Jin që simbolizon vdekjen, qiellin, femrën, materien dhe
pasivitetin, kurse Jang simbolizon jetën, tokën, mashkullin, shpirtin dhe aktivitetin. Harmonia
kozmike arrihet me ekuilibrimin e Janit dhe Jinit.

~ Konfuçianizmi është filozofi jetësore sociale praktike e ortakut Konfuçie, i cili i mësonte
ithtarët e tij për urtësi, jetë harmonike dhe lojalitet. Predikonte jetë të disiplinuar, raporte
harmonike dhe solidaritet midis njerëzve, dashuri, punë, maturi, besnikëri, drejtësi etj.

~ Judaizmi ose hebraizmi identifikohet me pejgamberin Moisiun dhe Toran (Dhjatën e Vjetër),
ku janë të skicuara dhjetë urdhrat e Zotit: mos vrajë, mos vjedh, mos rrej, mos tradhto etj.
Tempulli i lutjes është sinagoga, ndërsa kleriku që është autoritet shpirtëror quhet rabin.

~ Krishterimi është ndarë në tri varietete: katolicizëm (romak), ortodoksizëm (lindor) dhe
protestanizëm. Jezusi ishte hebre. Emri i tij e ka kuptimin shpëtimtari. Te Testamenti i ri thuhet
se Jesuzi e quante Zotin Aba, fjalë që sot njëjtësohet me fjalën babi. Ky njeri ndikoi aq fort në
rrjedhën e historisë së njerëzimit saqë njerëzit nisën t’i numëronin vitet pas lindjes së tij. Jezusi
nuk ka lënë fjalë të shkruara, prandaj burimet kryesore të mësimeve të tij janë katër ungjijtë, të
pranuara si dëshmi origjinale të besimit të krishterë. Fjala ungjill do të thotë lajm i mirë. Autorët
e ungjijve ndryshojnë në paraqitjen e Jezusit të Nazaretit, por secili prej tyre e shpallte atë si
Mesia i premtuar (mësues i shpëtimit), zot, bir dhe shpirt i Zotit. Kjo dogmë njihet si trini. Vetëm
Ati është Zot i vërtetë. Biri është zot, por i një shkalle më të ulët. Jezui ishte edhe njerëzor, edhe

23
Ligjërata nga lënda e Sociologjisë

hyjnor. Lindi prej Marisë së virgjër. Kristologjia ndodhet përballë kritikave matematiko-logjike
se tre janë njëherësh edhe një. Grup krishter-ebionitët e shihnin Jezusin si njeri dhe pejgamber
suprem. Më 313 me verdiktin e Milanos krishterimi u bë fe zyrtare e mbarë Perandorisë Romake.
Tempulli i kësaj feje monoteiste është kisha, klerikët quhen priftër, autoriteti përfaqësues quhet
papa, libri quhet bibla.

~ Islami fundamentohet mbi pesë shtylla: shehadeti, namazi, zekati, agjërimi i Ramazanit dhe
haxhi. Islam do të thotë nënshtrim në paqe. Pejgamberit arab Muhamedit në shpellën Hira i
zbritën fjalët e para të Zotit, Krijuesit të Gjithësisë dhe çdo gjëje Allahut: ‘Lexo në emër të Zotit
tënd!’. Kështu fjalë pas fjale të zbritura përmes melekut Xhibrilit u kompletua libri i shenjtë
Kurani, i cili përbëhet prej 114 sureve që gjithsej kanë 6666 ajete. Tempulli kryesor fetar është
Qabeja, tempujt ku kryhen lutjet e përbashkëta anekënd botës quhen xhami, klerikët quhen
hoxhallarë.

~ Përkundër faktit se në parim porositë etiko-morale të Krishterimit dhe Islamit janë përafërsisht
të njëjta, prapëseprapë ekzistojnë dallime konceptuale për të cilat janë zhvilluar madje edhe lufta
të përgjakshme të njohura me emrin kryqëzata. Tani bota krishtere akuzon atë muslimane për
terrorizëm islamik. Pra krijohet përshtypja se Krishterimi dhe Islami asnjëherë nuk do të mund të
pajtohen, as t’i ulin gjakrat mes tyre. Në realitet dallimi mes Krishterimit dhe Islamit në shikim
të parë duket i vogël, por ky dallim i vogël merr përmasa të thella e të patejkalueshme të
papajtueshmërisë. Krishterimi mëson se Jezusi është bir i Zotit, bile në disa raste edhe zoti vetë,
përderisa Islami mëson se ai ka qenë vetëm pejgamber siç ishin para tij prej Ademit njeriut të
parë e deri tek i Dërguari i fundit Muhamedi, të cilin Krishterimi e konsideron si profet të rremë.
Sipas Krishterimit Jezusi është kryqëzuar për t’i falur mëkatet e njerëzve që do ta besojnë, kurse
Islami mëson se ai nuk është kryqëzuar, por se është ngritur në qiell bashkë me Ingjilin shpalljen
e parafundit të Zotit. Sipas krishterimit mëkatet mund t’i falë edhe papa ose prifti (indulgjencat),
kurse Islami mëson se mëkatet mund t’i falë veç Zoti.

~ Materializmi dhe marksizmi gjithnjë flisnin për funksionet negative të fesë. Mirëpo në
literaturën sociologjike kur flitet për efektin negativ të fesë, atakohet dogma e fatalizmit, pra
pikëpamja e predestinacionit që thuhet se fton në pasivitet, pastaj fakti se feja kufizon argëtimin
e njeriut, duke kritikuar hedonizmin, feja e injoron zërin kritik të njerëzve, duke iu shmangur
përgjigjeve që cenojnë besimin në Zot, se feja e predikon durimin dhe qetësinë edhe atëherë kur
nuk durohet, se në disa raste bëhet shkas për intolerancë, konflikte dhe lufta të përgjakshme.
Funksioni individual pozitiv i fesë qëndron në aspektin psikologjik, i jep njeriut forcë për t’i
sfiduar problemet e ndryshme të jetës, formon personalitetin moral të njeriut për ta dalluar të
keqen dhe të mirën. Funksioni shoqëror pozitiv i fesë qëndron në integrimin dhe socializmin e
njerëzve në shoqëri. Në këtë mënyrë ruhet dhe mbrohet kohezioni shoqëror dhe kultivohen
virtytet e jetës morale. Feja lufton kundër të gjitha devijimeve shoqërore, duke predikuar
vëllazërinë, barazinë dhe solidaritetin. Në disa raste feja promovon paqen, tolerancën,
solidaritetin dhe dashurinë ndërnjerëzore.

24
Ligjërata nga lënda e Sociologjisë

~  Interaksioni social ose ndërveprimi shoqëror është bashkëpunimi i ndërsjellë në mes të


individëve dhe grupeve shoqërore gjatë jetës së përbashkët të tyre. Gjatë gjitha historisë
njerëzore mes individëve dhe grupeve ka pasur momente bashkëpunimi, bashkëveprimi dhe
solidariteti, por edhe momente garimi, mospajtimi, rivaliteti dhe konflikti. Këto dukuri shoqërore
hasen në çdo kohë, në çdo shoqëri dhe në çdo sferë të të jetuarit. Dallohen dy lloje të
interaksionit: 1) si proces konjuktiv që nënkupton të gjitha proceset shoqërore, gjatë të cilave
njerëzit bashkohen, lidhen dhe integrohen. Forma të tilla janë: a) Kooperimi ose bashkëpunimi
që nënkupton procesin e solidaritetit të individëve dhe grupeve shoqërore në realizimin e
aspiratave të tyre të përbashkëta. Mund të jetë i vullnetshëm kur individët ose grupet
bashkëpunojnë vullnetarisht duke pasur ndonjë interes të përbashkët (dy tregtar, dy studentë etj)
dhe mund të jetë stihik kur bashkëpunimi është i paplanifikuar, pra krijohet aty për aty si
imperativ i momentit, që lind befasisht si rezultat i rrethanave (eliminimi i ndonjë pengese). b)
Adaptimi ose përshtatja që është proces i ambientimit të njeriut në një mjedis jetësor të caktuar
(për shembull kur një pjesë e popullatës migron jashtë atdheut, detyrohet të përshtatet në
mjedisin e ri jetësor, kulturës, mentalitetit etj, huazohen shprehitë e huaja). Aklimatizimi
nënkupton përshtatjen ndaj mjedisit jetësor, kurse akomodimi nënkupton përshtatjen sociale në
mes individëve. c) Asimilimi paraqet dukurinë shoqërore kur vjen deri te shkrirja ose humbja e
identitetit kombëtar të një individi ose grupi. Akulturimi nënkupton procesin e zbehjes së
karakteristikave kulturore të një individi ose grupi në shoqëri. Faktorë të asimilimit janë:
politika, ekonomia dhe karakteri demografik. 2) Lloji i dytë i interaksionit njihet si proces
disnjuktiv dhe përfshin të gjitha proceset shoqërore, gjatë të cilave njerëzit ndeshen, largohen
dhe dezintegrohen. Ndër to llogaritet: a) Garimi që paraqet sfidim konkurrues, ku individët dhe
grupet shoqërore tentojnë të arrijnë të njëjtin qëllim. Në garime mund të ketë shoqërim dhe
integrim , por edhe b) Konflikt ku palët rivale që synojnë të arrijnë ndonjë synim të caktuar,
vihen përballë situatës që të përplasen në formën më të ashpër të kundërshtimit. Konfliktet mund
të jenë: politike, ekonomike, sociale, fetare, sportive, racore, etnike, etj.

~ Socializimi është proces i ndërveprimit që rezulton me bashkëpunimin dhe integrimin e


individëve në grupin shoqëror, me ç’rast përvetësohen normat shoqërore të grupit nga ana e një
individi të caktuar. Fillon në vitet e hershme të fëmijërisë dhe nuk përfundon kurrë. Faktorët
kryesorë janë: familja, moshatarët, shkolla, masmediat, religjioni etj. Socializimi primar
nënkupton procesin fillestar të shoqërizimit të fëmijëve dhe të rinjve. Socializimi sekondar
paraqet procesin e mëvonshëm, kur vazhdohet me përvetësimin e vlerave më të avancuara
shoqërore.

~ Personat që zor se socializohen ose nuk socializohen konsiderohen tipa asocial që kanë gjasa të
bien pre e devijimeve ose shmangiet sociale (sjellje antisociale, sociopatologjike, aberracione).
Shpjegimi biologjik për devijimet sociale është se burimi i shmangies shoqërore është në
ndërtimin biologjik të njeriut, në veçoritë e lindura dhe trashëgimi. Ekzistojnë tipa devijantësh
gjenetik, të cilët qyshkur vijnë në botë, në vete i fshehin elemente sociopatologjike. Shpjegimi
psikologjik për devijimet sociale është se kushtëzohen nga tiparet e ndryshme psikologjike (bota

25
Ligjërata nga lënda e Sociologjisë

psikike dhe përjetimet e individëve: anksioziteti, fobitë, komplekset, frustracionet, neurozat etj).
Sociopatia është dukuri e çrregullimit psikosocial për integrim në shoqëri, kurse sociopat është
njeriu që vazhdimisht bie në konflikt me rrethin shoqëror. Shpjegimi sociologjik për devijimet
sociale është se kushtëzohen nga faktorët shoqëror (struktura mentale, normat shoqërore,
arsimimi i popullatës, standardi jetësor, kultura e përgjithshme etj).

~ Devijimet sociale janë dukuri e thyerjes së normave të sjelljes dhe mospërfillje e vlerave në
shoqëri, që provokojnë mllefin e pjesës tjetër të shoqërisë. Konsiderohet se sjelljet e tilla janë
relative, sepse nëse në një shoqëri diçka merret si devijonte, në tjetrën mund të jetë normale.
Devijimet sociale nuk trajtohen gjithkund njësoj, ato ndryshojnë nga koha në kohë dhe nga vendi
në vend.

~ Perversionet – çoroditjet janë veprime dhe sjellje të përçudme të njerëzve, të cilat shoqëria i
konsideron si degjenerime për mirëqenien sociale, ose bastardim i aktiviteteve shoqërore, të cilat
janë të lidhura me jetën instiktive të njeriut. Disa sociolog këto veprime i llogarisin çrregullime
psikosomatike. Disa prej tyre janë: Parazitizmi nënkupton atë dukuri, kur njerëzit sillen si
parazit, duan të jetojnë pa mund e punë: ku hyjnë lypësit e ndryshëm, endacakët e varfër, të
pastrehët e braktisur, të retarduarit e pasistemuar etj.

 Homoseksualizmi – joshja seksuale me gjininë e njëjtë

 Voajerizmi – kënaqësia që përjetohet duke parë akte intime të të tjerëve

 Pedofilia – marrëdhënie intime me të mitur

 Ekzibicionizëm – kënaqësia që përjetohet duke i ekspozuar organet intime para të tjerëve

 Sadizmi – kënaqësia kur gjatë aktit intim i shkakton partnerit torturim e mundim

 Mazohizmi – kënaqësia që përjetohet kur pëson mundime e tortura gjatë aktit intim

 Zoofilia – kënaqësi seksuale me kafshë

 Nekrofilia – kënaqësi seksuale me të vdekur

 Gerontofilia – kënaqësi seksuale me pleq

 Nimfomania – dukuri e pangopshmërisë seksuale të femrat

 Prostitucioni – dukuri e shitjes së shërbimeve seksuale. Ndyrshe përcaktohet si


marrëdhënie seksuale e nxitur nga motivet materiale, e jo nga epshi ose nevojat
emocionale. Përdhunimi brenda natës quhet i kundërligjshëm vetëm në pak vende
perëndimore, përfshirë Danimarkën, Suedinë, Norvegjinë dhe Kanadanë.

26
Ligjërata nga lënda e Sociologjisë

~ Agresionet janë reagimet ose veprimet e njerëzve, të cilat krijohen si pasojë e shqetësimeve
ose pakënaqësive sociale në shoqëri. Janë dy llojesh: autoagresione kur individi pakënaqësinë
sociale për mossuksesin në jetë e gjen te vetvetja (vetëvrasje) dhe heteroagresione kur
individi mossuksesin në jetë e gjen te të tjerët (si formë kriminaliteti).

~ Vetëvrasjet kur në mungesë të alternativave dhe opsioneve për jetë, individi zgjedh vrasjen
e vetes. Dyrkemi flet për tri lloje të vetëvrasjeve: 1) Egoistike: kur njerëzit e vetmuar dhe
asocial, nuk gëzojnë përkrahjen e grupit a shoqërisë, arrijnë fazën kritike ekzistenciale, duke
rënë në depresion. 2) Altruistike kur individi e gëzon mbështetjen e grupit dhe është i lidhur
fort me të. Këtë akt ata e marrin të shtyrë nga idealet e solidaritetit ose patriotizmit, me ç’rast
flijojnë veten për të mirën e të tjerëve. 3) Anomike që lidhet me dukurinë e kaosit shoqëror,
kur prishet baraspesha sociomorale e shoqërisë.

~ Kriminaliteti (krime – lat = vepër penale) do të thotë shkelje ose dëmtim i vlerave dhe
begative themelore në shoqëri, me ç’rast vie deri te dëmtimi i vlerave jetike të një shoqërie
(individë, banda gangsterësh, organizata ilegale, partitë politike, shteti etj. Vrasjet, djegiet,
përdhunimet, kidnapimet, plaçkitjet në çdo shoqëri dënohen në mënyrë më të ashpra. Ka disa
lloje të kriminalitetit: ekonomik, politik, ushtarak, kulturor, shtetëror etj.

~ Toksikomanitë (toksikes=helm dhe mania=çmendi, dalldi) është obsesion ndaj substancave


helmuese. Është dukuri devijonte e përdorimit patologjik të substancave psikotropike, me
shpresë që t’u iket problemeve të caktuara jetësore: Duhani – konsumimi i duhanit të
dëshmuar shkencërisht vdekjeprurës për shkak të helmeve si katrani, nikotini etj. Alkoolizmi
– paraqet tërësi të çrregullimeve mendore që krijohen si pasojë e keqpërdorimit të alkoolit.
Tipi social i alkoolistit konsumon në sasi të kufizuara me shoqëri adekuate. Tipi i rëndë i
alkoolistit gjatë përdorimit zor se e sheh vijën e kuqe. Tipi akut i alkoolistit gjatë përdorimit
të alkoolit shkaktojnë eksese. Tipi kronik i alkoolistit e sheh alkoolin si shpëtimtar nga
problemet e jetës, andaj janë të papërmirësueshëm. Narkomania paraqet përdorimin
patologjik të substancave psikotropike, të cilat në fillim joshin me ndjeshmëri të këndshme,
kurse më vonë krijojnë varësi vdekjeprurëse: heroina, kokaina, hashashi, opiumi, morfiumi,
marihuana etj. Për të siguruar dozën ditore narkomanët nuk zgjedhin as mënyrë e as mjet.

~ Dezorganizimi nënkupton humbjen e kontrollit shoqëror ose vakumit juridik. Vjen gjer te
gjendja e kaosit organizativ, denigrimi i rendit shoqëror dhe mospërfillja e normave shoqërore.
Kjo ndodh veçmas pas tronditjeve të ndryshme siç janë: tërmetet, vërshimet, erupsionet,
uraganet, puçet, huntat, revolucionet, agresionet, gjendja e pasluftës etj. Paralizohen ose humb
efikasiteti i institucioneve dhe sundon çorientimi social. Dyrkemi ndryshe e quante anomi ose
paligjësi relative.

27
Ligjërata nga lënda e Sociologjisë

~ Nga nevoja për shoqërim burojnë grupet, bashkësitë dhe organizimet e ndryshme shoqërore.
Kjo lidhet edhe nga motive gregar ose prirja për grupim. Grupimi zakonisht bëhej për
reproduktim (shumim), për ruajtje të llojit, për mbrojtje, për sigurim të ushqimit, për punë,
argëtim, kulturë, fe, sport, etj. Grup shoqëror quhet çdo bashkim i organizuar njerëzor, ku
njerëzit krijojnë lidhje dhe raporte shoqërore të ndryshme, me qëllim të plotësimit të nevojave të
përbashkëta jetësore. Grupet shoqërore mund të klasifikohen në bazë të aktiviteteve që ushtrohen
në grup dhe funksioneve që kryhen brenda dhe jashtë tyre. Grupet shoqërore i kanë disa
karakteristika të njëjta: madhësia (formohet prej dy e më shumë pjesëtarëve), strukturimi
(përbërja sipas moshës, gjinisë, aftësisë psiko-fizike, racës etj), lidhshmëria (kohore, hapësinore,
psiko-morale), ndërveprimi (përvetësimi i normave, vlerave, idealeve). Njerëzit kultivojnë lidhje
dhe raporte të ndryshme shoqërore, të cilat quhen marrëdhënie shoqërore.

~ Sipas rregullimit të marrëdhënieve shoqërore dhe pozitave në grup dallojmë grupe: formale, ku
të gjitha pozitat e brendshme mes anëtarëve janë të rregulluara në formë juridike, statusi dhe roli
caktohet përmes normave dhe rregulloreve përkatëse (paralelet e shkollës, partitë politike, klubet
sportive, shoqatat artistike, organizatat fetare, sipërmarrjet punuese etj.) dhe joformale, ku roli
dhe statusi i pjesëtarëve nuk është i normuar, nuk përcaktohet sipas dispozitave dhe rregulloreve,
por realizohet spontanisht në përputhje me rrethanat dhe situatën e dhënë (shikuesit në kinema,
spektatorët në stadium, demonstruesit në shesh, mysafirët në dasmë, pjesëmarrësit në aheng etj)

~ Sipas afërsisë, solidaritetit dhe interesave të pjesëtarëve të grupit, dallojmë grupe: primare ose
parësore janë të parat që u paraqitën në jetën më të hershme të njeriut: familja, shokët, fqinjët etj.
Karakterizohen me lidhje të afërt, intimitet, farefisni dhe numër të vogël të pjesëtarëve dhe
sekondare ose dytësore krijohen në bazë të afërsisë dhe interesave që kanë të bëjnë më
veprimtaritë e përditshme: organizatat joqeveritare, sipërmarrjet ekonomike, klubet sportive,
shoqatat e ndryshme etj.

~ Sipas realizimit të tërësisë së marrëdhënieve, proceseve dhe veprimtarive të domosdoshme për


jetë, dallojmë grupe: globale ose të tërësishme brenda të cilave kryhen të gjitha proceset,
marrëdhëniet dhe veprimtaritë e domosdoshme për ekzistencën grupit (reproduktimi, sigurimi i
ushqimit, veshmbathjes, vendbanimit, mbrojtjes etj (hordhia, gjinia, fisi, populli, kombi dhe
njerëzimi) dhe parciale ose të pjesërishme brenda të cilave nuk kryhen të gjitha proceset,
marrëdhëniet dhe veprimtaritë e domosdoshme për mbijetesën e grupit, por vetëm një pjesë e
tyre (familja, klasat shkollore, sipërmarrjet ekonomike, organizatat politike, asociacionet
kulturore, komunitetet fetare etj).

~ Grupet shoqërore i ndajmë edhe në grupe shoqërore që jetojnë në fshat dhe në qytet.

~ Agregatët janë thjesht grumbullime të njerëzve në të njëjtin vend dhe në të njëjtën kohë, por që
nuk kanë asnjë lidhje të caktuar me njëri-tjetrin (pasagjerët që presin në aeroport).

~ Organizata është një shoqërizim i madh njerëzish që ngrihet mbi baza jopersonale, që synon
arritjen e objektivave të caktuara.

28
Ligjërata nga lënda e Sociologjisë

~ Kategoria sociale është një grupim statistikor njerëzish të klasifikuar së bashku me


karakteristika të veçanta të përbashkëta, si për shembull, të njëjtën shkallë të ardhurash ose të
njëjtin vend pune.

~ Familja është bashkësi bio-emocionale dhe socio-ekonomike e dy individëve me gjini të


kundërt, lidhja e e të cilëve bazohet në marrëdhëniet intime dhe raportet bashkëshortore.
Konsiderohet grup shoqëror primar, por edhe parcial. Aristoteli e quante bërthamë të shoqërisë,
kurse Konti qelizë themelore të shoqërisë. Familja përbëhet nga dy elemente fondamentale:
martesa dhe farefisnia.

~ Martesa paraqet aktin e miratimit shoqëror të dashurisë mes dy personave, nëpërmes të ndonjë
ceremonie, e cila e legjitimon validitetin e saj. Farefisnia nënkupton lozën e pasardhësve
familjar, që krijohet si rezultat i marrëdhënieve intime në martesë. Sot në perëndim ekziston
forma e martesës eksperimentale, e quajtur kohabituese ose bashkëjetesë.

~ Funksionet e familjes janë: biologjike (bëhet reproduktimi ose shumimi i anëtarëve të rinj të
shoqërisë), ekonomik (qëndron në sigurimin e mjeteve të domosdoshme për ekzistencën e
anëtarëve të familjes) dhe socializues (shoqërizimi i pjesëtarëve të rinj të shoqërisë).

~ Forma primitive e familjes është martesa grupore ose promiskuiteti që nënkupton atë lidhje
intime të partnerëve, ku marrëdhëniet intime janë totalisht të lira dhe pa kurrfarë ndalese në mes
anëtarëve të grupit. Familja e afërsisë së gjakut është familje e fazës së egërsisë kur veçmë fillon
të vihet ndalesa e parë ajo mes prindërve dhe fëmijëve të tyre. Familja panaluale nënkupton atë
bashkësi intime ku ndalohen marrëdhëniet seksuale mes vëllezërve dhe motrave. Familja
sindiazmike ose çiftore karakterizon periudhën e barbarisë, ku rol dominant ka babai, patriarkat.
Martesa monogamike është karakteristikë e periudhës së civilizimit dhe nënkupton lidhjen nën
kurorë të një mashkulli e një femre.

~ Martesa poligamike: poligjini = një burr martohet me disa gra dhe poliandri=një grua martohet
me disa burra; bigamia=martesa e një burri me dy gra ose e një gruaje me dy burra

~ Levirati nënkupton martesën e burrit me gruan e vëllait të ndjerë (me kunatën)

~ Sororati është martesa e burrit me motrën e gruas së ndjerë (balldëzen)

~ Tri lloj formash të familjes: bashkësia shtëpiake ose familja e madhe, e cila paraqet
organizimin ku disa gjenerata jetojnë bashkë, kanë mbiemër të përbashkët dhe pronë të
përbashkët; familja tradicionale ose e zgjeruar, ku anëtarët e familjes tradicionalisht brez pas
brezi konsiderohen pasardhës të një njeriu, kultivojnë solidaritetin mes familjarëve dhe i
nënshtrohen autoritetit të më të vjetërve (jetojnë gjyshi, djali, nipi, stërnipi) dhe familja
konjugale ose nukleuse përbëhet nga dy gjenerata anëtarësh, nga prindërit dhe fëmijët e tyre.
Përveç burrit punojnë edhe gruaja dhe fëmijët. Për shkak të pavarësimit ekonomik kjo familje
shpesh quhet edhe egalitare (barabarsi)

29
Ligjërata nga lënda e Sociologjisë

~ Hulumtuesi amerikan Luis Morgani shoqërinë njerëzore e konceptonte të zhvilluar nëpër tri
faza: egërsia, barbaria dhe civilizimi. Grupet parahistorike janë: hordhia – forma më e lashtë e
bashkimit të njerëzve. Ata më tepër kishin epshe shtazarake sesa vetëdije e sjellje njerëzore.
Përbëhej prej dy deri në dhjetë anëtarë. Marrëdhëniet intime në grup kryheshin pa kufizime
sociomorale sikurse në ndonjë kope kafshësh. Për këtë arsye hordhia quhej edhe grup shoqëror
endogam, endo-brenda, gamës-martesë. Ushqimi nuk prodhohej, por mblidhej i gatshëm në
natyrë, e kjo quhej ekonomizim mbledhës. Të gjithë anëtarët ishin të barabartë, sepse nuk kishte
pronë private dhe diferencime shoqërore; gjinia paraqet periudhën kalimtare nga egërsia në
barbari. Bëhet kalimi nga ekonomia mbledhëse në atë prodhuese. Njeriu mëson vetë të prodhojë
ushqim, zhvillon bujqësinë, i zbutë kafshët, i krijon veglat e punës. Përkatësia e anëtarëve ndaj
gjinisë përcaktohej sipas prejardhjes së gjakut të prindërve. Në fillim pasardhësit përcaktoheshin
sipas vijës së gjakut të nënës, e kjo quhej gjini patriarkale. Më vonë përkatësia e anëtarëve të ri të
gjinisë përcaktohej sipas lozes së gjakut të babait, e kjo quhej gjini patriarkale. Gjinia paraqet
bashkësinë e parë egzogame, ku marrëdhëniet intime kryheshin mes anëtarëve të gjinive të
ndryshme. Gjinia kishte autoritetin e pamohueshëm kryeplakun, varrezat e përbashkëta si dhe
simbolet e grupit; fisi krijohet me bashkimin e fraterive ose vëllezërive më të afërta.
Karakterizoheshin me funksione të shumta: ekonomike, edukative, religjioze etj. Sajimi i fisit si
grup shoqëror lidhet me disa momente të rëndësishme si vetëdija për gjakun e përbashkët dhe
territorin e njëjtë. Përveç kryetarit, fisi kishte edhe kuvendin dhe këshillin. Kuvendi përbëhej nga
të gjithë pjesëtarët e fisit që konsideroheshin si të rritur e të pjekur me moshë mbi 16 vjet.
Këshilli përbëhej vetëm nga kryetarët e gjinive brenda fisit. Fisi kishte po ashtu edhe emrin,
simbolet, zakonet, traditat, religjionin, moralin, vetëdijen politike elementare etj. Bashkimi i disa
fiseve të afërta në mes veti formonte aleancën e fiseve, me konsolidimin e së cilës, formohet
grupi shoqëror më i zhvilluar i quajtur popull.

~ Populli paraqet një bashkësi etnike njerëzish të shpërndarë në një territor të caktuar, tek i cili
ekziston vetëdija për prejardhjen, gjuhën, traditën, fenë, historinë dhe formën e organizimit të
përbashkët politik. Karakterizohet si grup shoqëror tradicional. Rol vendimtar në paraqitjen e
popullit ka luajtur ndarja shoqërore e punës, me ç’rast vie deri te përsosja e veglave të punës dhe
krijimi i tepricës së prodhimit, gjë e cila shkaktoi paraqitjen e pronës private. Baza shoqërore për
ekzistimin e popullit si grup shoqëror ishte pronësia e tokës, ndërsa mekanizmi institucional i cili
i rregullonte raportet shoqërore ishte shteti.

~ Nga shekulli XV deri në shekullin XVI e këtej shfaqen disa kushte për krijimin e grupit të ri
shoqëror modern. Ai paraqet një bashkësi etnike më të organizuar se populli, sepse përveç
prejardhjes së përbashkët, territorit, fesë, ekonomisë dhe traditës kulturore, posedon edhe gjuhën
e unifikuar letrare, pushtetin qendror si dhe ndjenjën e solidaritetit kombëtar. Krijimin e kombit e
kushtëzuan disa faktorë si: progresi ekonomiko-shoqëror, zbulimi i shtypshkronjës së Johan
Gutenbergut, reformacioni, iluminizmi, zhvillimi teknologjik, rritja e qyteteve, revolucionet
ekonomiko-sociale dhe lëvizjet për barazi politike e gjinore etj. Kombi lindi në shekullin XIX.

30
Ligjërata nga lënda e Sociologjisë

~ Kultura (lat.colere = përpunoj, lëvroj, pastroj tokën) është përmbledhje e të gjitha vlerave dhe
krijimeve materiale e shpirtërore, të cilat njeriu i ka krijuar për ta lehtësuar ekzistencën e tij dhe
përparimin e shoqërisë njerëzore. Dy qëllime synohen përmes kulturës: tradicional -me çka
dëshirohet kultivimi dhe ruajtja tradicionale e thesarit universal dhe progresiv me çka dëshirohet
zhvillimi dhe përsosja e vlerave bashkëkohore. Ato tipare që gjenden pothuaj në të gjitha
shoqëritë quhen universale kulturore. Kultura i ushtron këto funksione: adaptues - kur njeriu
fillon të adaptohet në kushte të dhëna të natyrës ku jeton; normativ - jeta e njeriut organizohet
dhe normohet me ndonjë kodeks të caktuar kulturor (:represive - dukuri kur nëpërmes presionit
të normave kulturore vjen deri te kufizimi ose ndalimi i disa sjelljeve, praktikave dhe
veprimtarive që tregohen si të panevojshme ose të dëmshme si rrena, vjedhja etj.; avangarde -
kur disa ide, qëndrime a veprime tregohen si të dobishme e të domosdoshme për përparimin e
mëtutjeshëm të njerëzimit); mbrojtës - kur njeriu ruhet nga situatat që ia rrezikojnë jetën;
transformues - kur njeriu e ndryshon natyrën në përputhje me nevojat e tij; vetëvendosës - kur
për të gjitha çështjet kulturore mund të vendosin vetë krijuesit. (Monopolizmi kulturor paraqet të
drejtën ekskluzive të dikujt për të qeverisur me çdo krijim të veprimtarisë kulturore. Mecenizmi
paraqet dukurinë e mbrojtjes, mbështetjes dhe kultivimit të vlerave kulturore-artistike nga
subjektet e ndryshme fizike a juridike).

~ Sipas shpjegimit biologjik dallimet kulturore dalin si pasojë e dallimeve biologjike e


anatomike. Shpjegimi gjeografik thekson se dallimet kulturore kushtëzohen nga pozita
gjeografike, klima dhe konfiguracioni i vendbanimeve. Shpjegimi sociologjik pohon se dallimet
kulturore rrjedhin nga dallimet psikofizike të njerëzve.

~ Simbolet janë kuptime metaforike, të cilat njerëzit ua japin objekteve materiale, fotografive,
shenjave, gjesteve, tingujve a ngjyrave. Nganjëherë gabimisht simbolet përafrohen
konceptualisht me nocionin shenjë. Mirëpo çdo simbol paraqet një shenjë, por çdo shenjë nuk
paraqet simbol. Për t’u bërë një shenjë simbol, nevojitet që ajo shenjë të ketë një kuptim të njëjtë
për krejt pjesëtarët e grupit të caktuar: simboli i shqiptarëve është shqiponja dykrenore, e turqve
gjysmëhëna me yll.

~ Vlerat janë idealet dhe dëshirat e njerëzve (diku më shumë çmohet puna, diku nderi etj) që
shprehin thesarin kulturor që krijohet gradualisht.

~ Normat janë rregulla, përmes të cilave përcaktohet mënyra e integrimit të individit në grupin
shoqëror. Janë shembuj e modele të sjelljes për anëtarët e rinj të shoqërisë. Normat zakonore janë
rregulla më tolerante, të cilat kanë të bëjnë me shprehitë, qëndrimet dhe sjelljet ndaj prindërve,
shokëve dhe autoriteteve. Normat morale janë rregulla më të rrepta, të cilat kanë për qëllim
rregullimin dhe mbrojtjen e moralit në një shoqëri. Normat juridike janë rregulla më të
sofistikuara, me anë të të cilave përmes ligjeve të caktuara në mënyrë strikte tregohet se çka
lejohet e çka jo në atë shoqëri. Normat universale kulturore (tabu) janë ato përmes të cilave
shoqëria përpiqet të mbrohet nga dukuritë e shëmtuara: incesti, kanibalizmi, vrasja e fëmijëve,
pleqve etj. Tabu në gjuhën polineziane do të thotë diçka e ndaluar, e palejueshme.

31
Ligjërata nga lënda e Sociologjisë

~ Ritualet janë tërësi e krejt veprimeve dhe praktikave të ndryshme, të cilat njerëzit i ndërmarrin
me qëllim të vendosjes së komunikimit me botën e tyre të imagjinuar, të idealizuar (harakiri).

~ Tradita është ajo pjesë karakteristike e thelbit kulturor, e cila pasi të përvetësohet nga ana e një
popullate, bartet me besnikëri nga një gjeneratë në tjetrën. Kultura paraqet një sistem të
organizuar të vlerave, normave, zakoneve dhe artefakteve të ndryshme, të cilat manifestohen në
jetën e njeriut dhe që gjenden në çdo shoqëri. Civilizimi është një mbindërtim dhe vazhdimësi e
kulturës, sepse përveç elementit kulturor, ajo në vete e përmban edhe shkrim-leximin,
institucionet dhe teknologjinë. Sipas kësaj kulturë kanë të gjitha shoqëritë, kurse civilizim vetëm
ato që kanë arsimim, institucione dhe teknologji të caktuara.

~ Subkultura - nënkultura është minikulturë, e cila me gjithë tiparet kulturore të veçanta,


prapëseprapë është element i mozaikut kulturor të një etnikumi. Elemente më tipike subkulturore
konsiderohen dialekti, veshja, zakonet, tradita, shprehitë, besimet, muzika etj.

~ Kontrakultura - kundërkultura është dukuri kulturore, e cila në të vërtetë i nënkupton ato norma
dhe sjellje, që bien ndesh me statutin kulturor relevant ose me bontonin e një shoqërie (tatuazha,
pirsingu, vathë në hundë, buzë, vetull, kërthizë, femrat i qethin flokët tullac, meshkujt i lëshojnë
gërshetat e gjata etj).

~ Etnocentrizmi (populli në qendër) paraqet dukurinë e avancimit dhe glorifikimit të një kulture
popullore ose racore, krahas kulturave dhe raceve tjera. Dyshimi për të huajt së bashku me
prirjen për të vlerësuar kulturat e të tjerëve në raport me kulturën tonë, ka kaluar në faza të
ndryshme të zhvillimit historik. Etnocentrizmi kombinohet me mendimin stereotip se të huajt
mendohen si inferiorë, barbarë, turmë pa identitet, racë e ulët, të prapambetur, kurse për veten
thuhen se janë popull i zgjedhur, superior, të qytetëruar. Psikozat etnocentrike kultivoheshin nga
diktaturat totalitare për të ‘përligjur’ politikat ekspansioniste. Etnicentrizmi mund të shkas në
ksenofobi - frikë e urrejtja ndaj të huajve, shovenizëm - egërsi për shfarosjen e të huajve, nazi-
fashizëm etj.

~ Kozmopolitizmi (gr.kosmos - bota, polites - qytetari) paraqet idenë sipas së cilës njerëzit e
arsimuar dhe intelektualist të ngritur vendosin raporte pa marrë parasysh kufijtë dhe barrierat
nacionale, fetare e shtetërore, duke i avancuar marrëdhëniet gjithënjerëzore.

~ Relativizmi kulturor nënkupton atë dukuri social-kulturore, ku të gjitha kulturat trajtohen


njësoj të vlefshme dhe të nevojshme, pa marrë parasysh se çfarë janë ato. Ajo që për një kulturë
mund të duket e vlefshme, për tjetrën mund të mos ishte e tillë.

~ Pseudokultura (kultura e rrejshme) paraqet dukurinë iluzore të kulturës, e cila vetëm në dukje
është kulturë, kurse në realitet nuk ka asgjë të përbashkët me kulturën. Janë shundi e kiçi. Si
protagonistë kryesor të pseudokulturës konsiderohen snobët, servilët dhe imitatorët e të huajve,
që në përputhje me situatën e krijuar sillen ndryshe nga ç’janë realisht.

32
Ligjërata nga lënda e Sociologjisë

~ Akulturimi paraqet atë dukuri kulturore me ç’rast vie deri te ndikimi reciprok mes kulturave të
dy a më shumë popujve.

~ Enkulturimi nënkupton atë dukuri kulturore, kur individi ndikohet nga kultura e ndonjë grupi
tjetër kulturor, derisa ai jeton jashtë shtetit të tij amë.

~ Kultura masive është koncepti që i referohet krijimeve simbolike të përdorura prej shumicës së
anëtarëve të shoqërisë jo të arsimuar.

~ Kultura e shijes është një kulturë që rrjedh nga përzgjedhja. Ajo ka të bëjë me vlera e produkte
të shumëllojshme dhe me mundësitë që kanë njerëzit për t’i zgjedhur ato. Përbëhet prej këtyre
elementeve: muzikës, artit, letërsisë, lajmeve etj.

~ Shumë shpikje teknologjike, shumë teori shkencore etj përhapen sot në botë në saje të procesit
të difuzionit. Brenda një kohe të shkurtër shumica e shpikjeve bëhen pasuri e gjithë njerëzimit.
Në saje të difuzionit edhe shumë elemente të organizimit politik përhapen në pjesë të ndryshme
të botës.

~ Globalizmi fillimisht u përdor fillimisht si përshkrim neutral i një procesi të qenësishëm në


ndikimet botërore të revolucionit teknologjik. Një përkufizim ndihmës u dha në vitin 2000 nga
profesor Çarls Doran, i cili e shpjegoi fenomenin si ‘ndërveprim i teknologjisë informative dhe i
ekonomisë globale’.

~ Sipas pikëpamjeve skeptike globalizmi është globalizmi është bërë ideologji e modës në
epokën pasideologjike. Duke pretenduar se zhduk hendekun në mes të pasurve dhe të varfërve, ai
realisht thellon pabarazinë, duke bërë që shtetet e pasura të përfitojnë disproporcionalisht. Ashtu
siç ishte me rëndësi për ideologjinë komuniste miti i shoqërisë pa klasa, në të njëjtën mënyrë,
ideja e globalizmit promovon mundësi të barabarta garuese për të gjithë lojtarët. Fusha e
barabartë e lojës është një realitet vetëm ndërmjet SHBA dhe BE. Kur këto të dyja pajtohen, ato
së bashku mund t’i diktojnë tërë botës rregullat e menaxhimit të tregtisë dhe financave globale.
Pjesa dërrmuese e skeptikëve e shohin globalizmin si një projekt të përhapur amerikan me qëllim
të propagandimit të kulturës masive që po minon në mënyrë të përhapur dhe fatale trashëgimitë e
tjera kombëtare. Imitimi i Amerikës nga të huajt është bërë sot një dukuri mbarëbotërore.
Amerika si burim i joshjes kulturore, nuk mund të ndalet me dekret politik. Joshja është më e
keqe se imponimi. Kjo bën që vendi joshës edhe të admirohet për shkak të luksit e të mirëqenies,
por po ashtu ndikon që ai vend të urrehet nga zilia dhe deprivacioni relativ (sepse në një anë
propagandohen gjërat tërheqëse si diçka të lehta për t’u arritur, por nga ana tjetër mundësitë reale
i bëjnë ato të pakapshme për realitetin që jetohet. Qëllimi i proklamuar i SHBA është ndryshimi
paqësor, por në shumë pjesë të botës ndryshimi i vërtetë domosdo përfshin trazira. Emërues i
përbashkët i kritikave ndaj globalizmit është konstatimi se globalizmi është jodemokratik në
aspektin politik dhe diskriminues në aspektin ekonomik.

33
Ligjërata nga lënda e Sociologjisë

~ Institucionet shoqërore janë njësitë themelore organizative të çdo shoqërie, të cilat krijohen për
shkak të plotësimit më të lehtë dhe më të shpejtë të nevojave të shumta njerëzore: ekonomike,
shëndetësore, arsimore, politike. Jeta zhvillohen nëpërmjet institucioneve: lindim në spitale,
edukohemi në familje e çerdhe, shkollohemi etj.

~ Politika (politesa-politikos = çështje qytetare, shtetërore a shoqërore. Është shkathtësi për


përvetësimin e pushtetit, rregullimin e marrëdhënieve shoqërore dhe udhëheqjen e shtetit.

~ Shteti është institucion real abstrakt i cili disponon fuqi politike konkrete për rregullimin e
marrëdhënieve shoqërore në mes të njerëzve. Për herë të parë e ka përdorur Nikolla Makiaveli në
shek. XV në veprën “Sundimtari”, duke e filluar me fjalët ‘tuti stati’ – të gjitha shtetet.

~ Partitë (lat.partio-ndaj, pjesëzoj ose copëtoj) politike janë organizata që bashkohen


ideologjikisht për veprim të përbashkët, në realizimin e synimeve dhe interesave të caktuara
kombëtare, klasore, grupore dhe personale. Parakusht për ekzistimin e çfarëdo partie politike
është e drejta demokratike e qytetarëve që bashkohen politikisht në çfarëdo qoftë baze. Partitë
politike si struktura të individëve dhe grupeve shoqërore, gjithmonë synojnë realizimin e
nevojave dhe interesave të caktuara.

~ Në sociologji partitë politike klasifikohen sipas tri parimeve: 1) Masovitetit të pjesëmarrjes: a.


Parti masovike, ku hyjnë të gjithë shtetasit e pjekur pa përjashtim b. Parti kadrovike, ku hyjnë
vetëm pjesëtarët e përzgjedhur të shoqërisë 2) Ideologjisë partiake: a. Parti të djathta, që janë
konservative, nacionaliste dhe radikale b. Parti qendrore, që kanë orientime demokratike,
qytetare dhe liberale dhe c. Parti të majta, janë të gjitha ato parti që kanë bindje socialiste,
komuniste dhe revolucionare 3) Përkatësisë sociale-klasore: parti fshatare, borgjeze, të klasës së
mesme, të inteligjencës, të të papunësuarve.

~ Sistemi politik paraqet rregullimin e brendshëm të shtetit, gjegjësisht formën e organizimit


politik të tij. Sistemet njëpartiake ndryshe quhen moniste ose totalitariste. Nuk janë efikase,
sepse s’kanë opozitë, kundërshtarë politikë që i korrigjojnë gabimet e pushtetarëve dhe s’ka
opsione alternative. Sistemet shumëpartiake, pluraliste nuk janë efikase, sepse në mes rivalëve
politikë vështirë arrihet konsensusi, pajtimi i përbashkët dhe se zakonisht krijohen me koalicione,
që i bën mjaft të brishta dhe jostabile. Sistemet dypartiake janë treguar si më efikase (SHBA:
demokratike dhe republikane; Angli: konservative e laburiste). Kemi sisteme demokratike dhe
jodemokratike.

~ Llojet e sistemeve politike: 1) Monarkia-mbretëria: a. absolute, është qeverisje e pakufizuar e


mbretit dhe b. Kushtetuese, kur pushteti i mbretit kufizohet nga kushtetuta ose parlamenti. 2)
Demokracia, është sundimi i popullit: a.direkte, ku përfaqësuesit e popullit zgjedhen me votim të
atypëratyshëm dhe b. Indirekte, ku populli sundon përmes të zgjedhurve të vetë-deputetëve. 3)
Aristokracia ku sundon një pakicë e pasur dhe e fuqishme. 4) Autokracia, kur pushteti gjenden
në duar të një grushti njerëzish dhe 5) Totalitarizmi, forma më e ashpër e autokracisë ose
autoritarizmit, struktura udhëheqëse kontrollon tërë sferat e jetës shoqërore.

34
Ligjërata nga lënda e Sociologjisë

~ Fjala metodë rrjedh nga gjuha helene dhe do të thotë mënyrë ose rrugë drejt arritjes së ndonjë
qëllimi të caktuar, kurse fjala tehne do të thotë shkathtësi ose zhdërvjelltësi. Në sociologji me
metodë nënkuptojmë mënyrën ose rrugën e përgjithshme të hulumtimit të proceseve dhe
dukurive shoqërore, ndërsa me teknikë nënkuptojmë shkathtësitë dhe mekanizmat e përdorur
gjatë rrugëtimit të hulumtimit shkencor. Ndërkaq metodologjia është shkencë që merret me
studimin e metodave, teknikave dhe procedurave tjera shkencore në përgjithësi.

~ Shumica e sociologëve janë të mendimit se ecuria e çdo hulumtimi shkencor kalon nëpër katër
faza kryesore zhvilluese: 1. Definomi i problemit hulumtues (qëllimi, çka duhet studiuar, si duhet
hulumtuar, cilat metoda duhet zgjedhur) 2. Përzgjedhja e metodave hulumtuese (duhen
shkathtësi dhe përvojë: p.sh, anketë a intervistë) 3. Analiza e rezultateve hulumtuese (përpunimi,
trajtimi kritik dhe sistemimi i krejt materialit hulumtues) 4. Konkludimi hulumtues (rezultatet e
fituara nga hulumtimi përmblidhen në një kornizë statistikore-shkencore dhe publikohen në
opinion).

~ Teknikat dhe metodat më të përdorura të hulumtimit shkencor në sociologji janë: 1) Vrojtimi-


observacioni që përkufizohet si veprim metodologjik për hulumtimin e dukurive dhe proceseve
shoqërore, ku bëhet vrojtimi i natyrshëm i tyre përmes shqisave (vështirësi paraqet përcaktimi i
saktë i vendit dhe kohës së hulumtimit, pamundësia e përsëritjes së hulumtimit. Kemi: a) direkt –
kur vetë hulumtuesi merr pjesë aktive dhe b) indirekt – kur hulumtuesi nuk vrojton personalisht,
por përmes personit tjetër të angazhuar. Sipas numrit të hulumtuesve kemi individual (kur kryhet
nga një individ) dhe kolektiv (kur hulumtimi bëhet në grup ose ekip). Sipas kohëzgjatjes
dallojmë: të njëkohshëm (realizohet për një kohë) dhe etapor (kur hulumtimi bëhet në etapa).
Sipas funksionit të hulumtuesit: participues (kur në hulumtim merr pjesë direkt hulumtuesi) dhe
joparticipues (kur në vend të hulumtuesit regjistron ndonjë sy elektronik, p.sh: kamera). 2)
Hulumtimi i mostrës – ekzemplarit është metodë e cila paraqet mënyrën e hulumtimit të ndonjë
dukurie shoqërore, ku problemi shqyrtohet nëpërmes studimit të ekzemplarëve të ndryshëm që e
përbëjnë atë tërësi problematike (kjo d.m.th se hulumtimi i çdo dukurie do të jetë komplet vetëm
nëse shtrihet në kategori të ndryshme sociale: klasa, shtresa, grupmosha, profesione, ideologji,
vendbanime, pra për çfarëdo hulumtimi nuk merret vetëm një kategori si shembull, por nga të
gjitha shtresat, profesionet, vendbanimet, moshat, etj). 3) Hulumtimi i rastit nënkupton zgjedhjen
e një rasti më të vogël karakteristik që për nga forma dhe përmbajtja i përgjigjet natyrës së
problemit që hulumtohet dhe i cili pasi përputhet në tërësi me çështjen hulumtuese, jep rezultate
që vlejnë për atë problem shoqëror në përgjithësi (p.sh: nëse duam t’i hulumtojmë marrëdhëniet
ndërnacionale në ndonjë qytet në Kosovë, e marrim Prizrenin për shembull: atëherë mjafton të
hulumtohen ato raporte brenda një lagje prizrenase, ku jetojnë më së shumti nacionalitete). 4)
Metoda krahasuese – komparative, Dyrkemi e quan eksperiment indirekt, është veprim
hulumtues, gjatë së cilës bëhet krahasimi i dukurive të ngjashme shoqërore, për t’u parë se çka
është e njëjtë e çka e ndryshme tek ato. 5) Metoda statistike paraqet një rrugë hulumtimi, ku
njohja e dukurisë shoqërore arrihet me anë të operacioneve të ndryshme matematikore. Disa
sociologë si në shaka thonë se statistika është një shumës i saktë i të dhënave të pasakta. 6)

35
Ligjërata nga lënda e Sociologjisë

Metoda e analizës së përmbajtjes paraqet atë metodë shkencore, e cila studimin e dukurive
shoqërore e bën nëpërmes të shqyrtimit racional të teksteve, dokumenteve dhe të dhënave tjera
relevante për atë çështje (për shembull studimi i propagandës politike mes dy blloqeve Nato dhe
Paktit të Varshavës). 7) Metoda biografike – monografike konsiston në përshkrimin ose rrëfimin
e diçkaje. Dallimi qëndron në atë se metoda biografike paraqet vetëm veprimin metodologjik, ku
hulumtimi realizohet përmes përshkrimit të jetës së ndonjë individi ose ngjarjeve jetësore të
ndonjë grupi shoqëror (kërkohen dhe analizohen përshkrimet e dokumenteve njerëzore:
autobiografitë, biografitë, kujtimet, fotografitë, incizimet audio-vizuele, letrat, emailet etj), kurse
metoda monografike përqendrohet në ndonjë rrëfim të ndonjë dukurie specifike, procesi ose rasti
konkret. 8) Eksperimenti është metodë shkencore e cila mundëson shkaktimin artificial të
dukurive a proceseve shoqërore, me qëllim të studimit dhe njohjes së mirëfilltë të tyre.
Karakteristikë thelbësore është mundësia e përsëritjes së hulumtimit. Faktori që konsiderohet si
shkaktar për manifestimin e një fenomeni shoqëror quhet faktor eksperimental (variabël e
pavarur), kurse vetë fenomeni që studiohet quhet objekti eksperimental (variabël e varur).
Aplikimi i kësaj metode bazohet në supozim të caktuar (hipotezë), e cila premton shpjegimin e
faktorëve kauzalë të cilët ndijojnë në manifestimin e ndonjë dukurie shoqërore. Mirëpo ka
vështirësi të shumta se njeriu nuk është makinë që mund të kurdiset, pastaj ai në situata kur vëren
se vrojtohet nuk sillet natyrshëm. Njeriu është krijesë psikoemocionale, prandaj dinjiteti i tij nuk
guxon të lëndohet (nuk mund t’i themi dikujt se të ka vdekur nëna për ta parë si si po reagon). 9)
Sociometria është teknikë e hulumtimit shkencor, me të cilën mundësohet matja e veçorive të
caktuara të shoqërisë. I pari e përdori statistikani francez Adolf Kost në veprën “Principet e një
sociologjie objektive”, por përgjithësisht si themelues njihet psikiatri amerikan Jakob Moreno, i
cili i pari e përdori si teknikë hulumtuese në veprën e tij të njohur: ‘Kush do të mbijetojë?’ më
1934. Qëllimi i sociometrisë është të masë raportet ndërpersonale dhe proceseve relacionale të
individëve me grupet shoqërore. Matja bëhet përmes: a) Psikodramës që paraqet metodën kur
individit i jepet detyrë të luajë një rol të ngjashëm me rolin e tij në jetë, me ç’rast të tjerët e
vëzhgojnë dhe b) Sociodramës kur studiohet vetëdija kolektive brenda grupeve shoqërore. Tërë
anëtarët e grupit marrin pjesë në lojë, kurse grupet e tjera jashtë e vëzhgojnë. 10) Anketa është
teknikë e hulumtimit shkencor i mbledhjes së materialit faktografik në mënyrë sistematike,
nëpërmes pyetjeve dhe përgjigjeve me shkrim. Mjeti nëpërmes së cilës realizohet anketimi quhet
pyetësor. Janë dy mënyra anketimi: a) individual më ç’rast anketuesi ia lexon drejtpërdrejt
pyetjen të anketuarit, ndërsa përgjigjen e marrë prej tij e shënon në pyetësor dhe b) grupor kur
pyetësori u shpërndahet të gjithë pjesëtarëve të një grupi, të cilët i përgjigjen pyetjeve, duke e
plotësuar vetë pyetësorin. Mund të bëhet me telefon, postë ose internet. 11) Intervista është
teknikë e hulumtimit shkencor, ku materiali faktografik mblidhet përmes pyetjeve – përgjigjeve
me gojë. Është një bashkëbisedim shkencor për mbledhjen e të dhënave empirike. Ekzistojnë dy
lloj: a) e standardizuar (kur pyetjet janë formuluar më parë) dhe b) e pastandardizuar (kur pyetjet
formulohen aty për aty). Sipas mënyrës së anketimit: a) e ngrohtë ose e përzemërt, b) neutrale
dhe c) rigoroze.

36

You might also like