Materiale Për Mësim Në Lënden e Mjeksisë Ligjore. Avnia

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 8

MJEKËSIA LIGJORE

Mjekësia ligjore përkufizohet si disiplinë shkencore që merret me përpunimin dhe


zgjidhjen e çështjeve me karakter mjekësor dhe biologjik që hasen në praktiken e
përditshme të organeve të policisë, prokurorisë dhe gjykatës, në luftën që këto bëjnë
kundër VP që godasin jetën dhe shëndetin e personit (me fjalë të tjera: Mjekësia në
shërbim të ligjit ).
Objekt i investigimit mjekoligjor janë:
1. Kufomat,
2. Personat,
3. Provat materiale biologjike dhe
4. Materialet të çështjes dokumentare si pjesë e dosjesë hetimore gjyqësore
Kufomat paraqesin interes investigimi mjekoligjor në këto raste:
 Kur një individ ka vdekur nga shkaqe te dhunshme,
 Kur një person ka vdekur papritur dhe në rrethana te paparashikueshme,
 Në kufomat e personave që duke qenë në një trajtim mjeksor kur nga familjarët e
viktimes pretendohet se vdekja ka ardhur si pasojë e kequshtrimit mjeksorë,
 Në kufomat e personave të panjohur, të pa identifikuar, të coptuar apo të kalbzuar.
Investigimi i personave kryhet në këto raste:
1. Në përcaktimin e dëmtimeve trupore,
2. Në përcaktimin e gjendjes seksuale,
3. Në krimet seksuale,
4. Në përcaktimin e moshës.
Investigimi i provave materiale biologjike kryhet për të përcaktuar:
Gjurmët e lëngjeve biologjike si njolla gjaku, spermë, qime ose flokë, eshtra, inde ose
pjesë organesh, pështymen, urinen, djersën etj.
Investigimi i materialeve të çështjes kryhet në bazë të:
Dokumenteve hetimore dhe ghyqësore në rastet e marrjes nën përgjegjësi penale e
personelit shëndetsor për kequshtrim profesional.
Në procesin penal, lidhur me krimet kundër jetës dhe shëndetit të personit,
investigimi mjeksor ka për detyrë të ndihmojë organet e drejtësisë të zgjidhë
çështjet me karakter të përgjithshëm si:
1. Të përcaktoj shkakun e vdekjes,
2. Të përcaktoj mekanizmin dhe mënyrën e ardhjes së vdekjes ose të plagosjes,
3. Të përcaktoj kohën e vdekjes ose kohën e shkaktimit të lëndimeve,
4. Të identifikoj pozitivisht kufomën,
1
5. Të përcaktoj mjetin me të cilin janë shkaktuar dëmtimet,
6. Të përcaktoj shkallën e rëndësisë së dëmtimeve trupore,
7. Të mbledh dhe të ekzaminoj gjurmët me natyrë biologjike në trupin e kufomës ose
te të dëmtuarit etj.
Llojet e vdekjeve që paraqesin objekt hetimi penal janë:
 Vdekje nga dhuna, ( Vrasja, vetëvrasja, aksidenti, fatëkeqësia)
 Vdekje e dyshimtë e pa pritur e pa parashikuar e ardhur në rrethana të errta,
 Vdekjet nga shkeljet mjekësore,
 Vdekje e ardhur në gjendje arresti ose burgu.
Metodologjia dhe teknikat shkencore të investigimit mjekoligjor
Procesi i zbulimit të fakteve mjekoligjore të kufomat realizohet përmes procesit të njohjes
racionale të çdo rasti konkret përmes koncepteve, gjykimeve dhe arsyetimeve
mjekoligjore.
Koncepti mjekoligjor
Është fryt i një forme te të menduarit qe lind në bazë të fakteve të grumbulluara gjatë
praktikës dhe të mbështetura në dijet teorike, duke u përgjithsuar faktet krijojn konceptin.
Arsyetimi mjekoligjor
Nënkupton analizën logjike të fakteve mjekoligjore dhe tezave tashmë te njohura të cilat
shpiejnë në një gjykim në lidhje me faktet e para si të lidhura mes tyre në një bllok të
vetëm.
Gjykimi mjekoligjor
Është gjykimi mjekoligjor, i cili duke bashkuar dhe ndarë provat pozitive dhe negative
mbi bazën e principeve dhe njohjeve shkencore të ditura botërisht, arrin të pohoj në
formën e një konkluzioni atë çka rrjedh prej arsyetimit dhe përmes gjykimit, mund të
arrihet në një përcaktim të prejardhjes se vdekjes nga një vrasje, vetëvrasje, aksidenti, apo
nëse gjendemi përpara një simulimi, disimulimi etj.
Akti i ekspertimit përbëhet nga tri pjesë:
1. Pjesa hyrëse, që përmban vendin dhe kohën e kryerjes së ekspertimit, kush ka
kërkuar atë, emri i mjekut qe e kryen investigimin etj.
2. Pjesa përshkruese, është pjesa më e rëndësishme e aktit, ku në mënyrë të detajuar
dhe të qartë duhet përshkruar objektin.
3. Pjesa përfundimtare duhet të jetë rrjedhojë logjike e pjesës përshkruese, sa më i
qartë, pa mëdyshje dhe sa me i argumentuar nga ana shkencore.

2
Afatet limit të përfundimit të akteve mjekoligjore janë:
 Akt dëshmitë mjekoligjore ambulantore deri 24 orë,
 Akt dëshmitë mjekoligjore me të dëmtuar të shtruar në spital, deri në 3 ditë,
 Akt ekspertimi mjekoligjor të ekzaminimit të kufomave të frskëta, pa analiza
laboratorike shtesë, deri në 5 ditë dhe me analiza deri në dy javë,
 Akt ekspertimi mjekoligjor të ekzaminimit të kufomave të dekompozuara dhe të
zhvarrosura, deri në 3 javë etj.
Dokumentacioni mjeko-ligjor
 Procesverbali i autopsisë
 Akt dëshmi mjeko-ligjore (personat)
 Akt ekspertimi mbi provat materiale
 Akt ekspertimi mbi dokumentat e çështjes

Investigimi mjekoligjor i kufomës


Investigimi mjekoligjor ka për detyrë të zgjidhë kryesisht dy detyra të rëndësishme,
 Së pari të përcaktoj pse dhe si ka vdekur një person, dhe
 Së dyti të mbrojë dhe të japë shpjegime rreth shkakut dhe mënyrës së vdekjes
përpara organeve të drejtësisë. ( Armiku i vërtetë i jetës nuk është vdekja por
sëmundja dhe dhuna traumatike).
Sëmundja
Sëmundja është një gjendje komplekse shenjash dhe vuajtjesh psiko-trupore,
karakteristike për proceset patologjike qe jo rrallë marrin ecuri të pafavorshme dhe bëhen
te pakurueshme, në këso rastesh vdekja është e parashikueshme dhe e pritshme, duke u
konsideruar e natyrshme.
Trauma
Nënkupton cenimin e tërsisë anatomike ose funksionale të indeve dhe organeve nga
veprimi i dhunshëm i një agjenti të jashtëm duke shkaktuar dëmtimin e shëndetit ose
vdekjen.
Traumat klasifikohen në këto kategori:
Traumat fizike, asfiktike, termike, elektrike dhe kimike.
Objektet qe shkaktojnë dëmtime fizike ndahen në:
Mjete, Vegla dhe Armë.

3
Dërmishjet dhe Gërvishjet
Janë dëmtime të sipërfaqshme të lekurës, nga veprimi në mënyrë tangenciale të buzëve të
një mjeti të fortë ose rrallë nga shtypja me këtë mjet, zakonisht dërmishjet shërohen
shpejt mirëpo kjo mvaret nga thellësia e dëmtimit. Dërmishjet mund të shkaktohen edhe
nga rryma elektrike.
Kontuzionet, njihen ndryshe si mavijosje apo edhe si gjakëderdhje nënlëkurore, të cilat
janë rrjedhoj e hemarogjisë në indet e buta të nënlëkurës si pasojë e çarjes së enëve të
gjakut nga forca goditëse e mjetit brerës.
Plagët shqyese
Nënkupton grisjen-shqyerjen e indit nga forca goditëse.
Fraktuart
Janë prishje e tërësisë anatomike të eshtrave, nga trauma, por ne ndonjë rast edhe nga
ndonjë sëmundje, mekanizmat dëmtues nga fraktuart janë: Ndrydhja, shtypja, përdredhja
etj.
Çarja
Nënkupton çarjen e indeve ose të organeve të brendshme nga veprimi i faktorëve
mekanik me intensitet goditjeje të lartë, si psh: Shqelmat, rrëzimet prej së larti, aksidentet
automobilistike etj.
Dërrmimi i organeve
Nënkupton shkatërrimin e plotë të arkitekturës anatomike të organit, duke e shëndrruar
atë në një masë amorfe dhe jasht funksionit.
Shoku
Karakterizohet nga një gjendje e rëndë e organizmit, që vjen si pasojë e dëmtimeve
mekanike, nga goditja elektrike, nga djegia, nga reaksionet anafilaktike dhe nga veprimi i
helmeve etj.
SHKAKU, MEKANIZMI DHE MËNYRA E VDEKJES
Mjeku dhe juristi janë aktorët kryesor që thirren për të vënë në levizje rolin e tyre
profesional brenda shtratit të vdekjes, i pari (Mjeku) ka për detyrë diagnostifikimi e
vdekjes dhe shkakun që e bëri të pashmangshme ardhjen e saj, ndërsa
I dyti ( Juristi) bënë hetimin dhe përcaktimin e natyrës juridike të vdekjes.
Për çdo person qe mendohet se ka vdekur mjeku thirret për të kryer tri detyra:
1. Të përcaktoj nëse vdekja ka ndodhur me të vërtetë,
2. Të njihet me rrethanat mjekësore të vdekjes dhe të bëjë një këqyerje të jashtme të
kufomës, për të përjashtuar mundësin e një vdekje me dhunë dhe
3. Nëse e ka të qartë shkakun e vdekjes të përpiloj Skedën e vdekjes.
4
 Shkaku i vdekjes – Është sëmundja ose trauma të cilat janë përgjegjëse për
shpërthimin e shpejt ose të zgjatur, të hallkave të mekanizmave fiziopatologjike
vdekjeprurëse në organizmin e njeriut.
 Mekanizmi i vdekjes – Është çrregullimi i balancave fiziologjike dhe biokimike
të papajtueshme me jetën dhe të shpërthyera nga shkaku i vdekjes.
 Mënyra e vdekjes – Është lloji i ardhjes së shkakut të vdekjes që nënkupton
formën ligjore të vdekjes dhe që në fakt është një përparësi juridike, në qoftë se
vdekja shkaktohet nga pleqëria ose sëmundja atëherë mënyra e vdekjes është
natyrore, por në qoft se vdekja shkaktohet vetëm nga trauma, mënyra e vdekjes
është me dhunë.
LLOJET E VDEKJEVE JANË:
1. Vdekja biologjike ose qelizore, është vdekja e vërtetë sepse aktiviteti metabolik i
të gjithë organizmit pushon në mënyrë të pakthyeshme,
2. Vdekja cerebrale apo e trurit, nënkupton atë lloj të vdekjes ku njeriu humbet në
mënyrë të pakthyeshme, ndërsa aktiviteti i reflekseve nervore, sistemi zemër-
mushkri me apo pa ndihmen mjeksore funksionojnë edhe jashtë parametrave
klinikë normal.
3. Vdekja natyrore ose pa dhunë, nënkupton vdekjen që vjen nga pleqëria ose
smundje e pashërueshme,
4. Vdekje jo natyrore ose me dhunë, është ajo lloj vdekje që vjen nga shkaqe
traumatike të akteve kriminale, aksidenteve apo fatëkeqësive natyrore,
5. Vdekja fiktive apo letargjia, vërehet në ato raste, kur nga shkaqe helmimi, nga
të ftohtit, nga trumat elektrike ku me ç’rast funksionet e organeve reduktohen në
parametra minimalë me shansin se, me apo pa ndihmen mjekësore personi mund
të kthehet serish në jetë,
6. Vdekja e papritur apo e paparashikuar, kur një person në dukje me shëndet të
mirë dhe pa asnjë ankesë, brenda pak sekondash ose minutash vdes,
7. Vdekje mjekësore apo eutanazike, kur në i sëmuar vuan nga një sëmundje e
pashërueshme për ta lehtësuar nga vuajtjet, i përshpejtohet vdekja me rrugë
mjekësore,
8. Vdekje ligjore apo dënimi kapital i dhënë nga një vendim gjyqësor i formës së
prerë ndaj një krimineli,
9. Vdekje civile ose shoqërore, nënkupton mungesën e të drejtave civile dhe
kufizimin e hapsirave demokratike dhe të lirisë qytetare të një individi dhe

5
10. Vdekja shpirtërore apo morale, nënkupton humbjen e përfitimit të emocioneve,
rrënimin e vlerave të botës shpirtërore, zbehjen e inetresit ndaj informacionit për
mjedisin rrethues.
SHENJAT PAS VDEKJES ( Fenomenet kufomore)
Shenjat e vdekjes janë ato ndryshme që ndodhin në organizmin e vdekur dhe ato
grupohen si shenja: Shenja të menjëhershme, të hershme dhe të vonshme.
Shenjat e menjëhershme janë:
Humbja e vetëdijës, paraliza ndjesore e motore, ndalimi i frymarrjes, zbehja dhe humbja
e elasticitetit të lëkurës, shenjat në sy, humbja e refleksit kornela dhe atij ndaj dritës etj.
Shenjat e hershme të vdekjes janë:
 Njollat kufomore, të cilat parqiten të çrregullta, në trajt harte gjeografike, me
ngjyrë te kuqe vjollcë, këto njolla shkaktohen në momentin e vdekjes nga zbritja e
gjakut poshtë, njollat fillojnë të bëhen të dukshme nga 30 min deri në 2 orë pas
vdekjes.
 Shtangësia kufomore, shfaqet me ngrrije të trupit si pasojë e tkurrjes së muskujve
nga harxhimi i acidit adenozin trifosforik,
 Ftohja e kufomës, ndodh si rezultat i ndërprerjes së prodhimit të nxehtësisë për
shkak tëndalimit të proceseve metabolizuese, në parim temperatuar e trupit ulët 1
gradë në orë, mirëpo shpejtësia e rënies së temperatures mvaret nga faktorët e
brendshëm dhe të jashtëm.
Shenjat e vonshme të vdekjes
Me këtë term nënkuptohen ato ndryshime përparuese të lëndës organike kufomore qe
manifestohen me fenomene kalbëzuese ose konservuese, në parim, kalbëzimi kufomor, si
rregull kalon në këto stade:
1. Stadi i ngjyrimit, që fillon me një njollë jeshile në anën e djathtë të barkut, lëkura
shfaq një vizatim venoz në trajt shiritore të zezë në një sfond të zbehtë, me panje
mermeri në verë fillon pas 20-25 orëve dhe në dimër pas 2-3 ditëve.
2. Stadi i fryerjes, i cili shprehet me mufatje të tipareve të fytyrës, daljen e gjuhës
me sekrecione nga goja dhe hunda, trupi fillon të fryhet për shkak të formimit të
gazrave. Në verë fillon në ditën e 3 ose e 4, në dimër nga dita e 20 deri e 30 ditë.
3. Stadi i lëngëzimit, i cili shoqërohet me shfryerjen e trupit, shtimin e lëngëzimeve
nga vrimat natyrale, rjepje të lëkurës, rënie të flokëve dhe thonjëve, kjo fazë
shfaqet brenda 3 – 6 muajve.

6
4. Stadi i skeletizmit, kur kufoma ka qenë në mjedis të jashtëm, nën efektin
klimaterik dhe nga brejtësit, shfaqet brenda 1 – 2 javëve, në kushtet nëntoksore
bëhet i plotë pas 2 vjetësh, ne të posalindurit dhe fëmijet e moshës së gjirit, brenda
1 – 2 muajsh.
Ndër fenomenet konservuese mund të përmendim:
 Mumifikimi, i cili është një proces që lidhet me humbjen e lëngjeve nga indet dhe
për pasojë, tharjen e kufomës, trupi humbet në peshë, lëkura rrudhet, forcohet dhe
merr ngjyrë kafe.
 Sapunifikimi, është një proces qe realizohet në mjedise me lagështi dhe në
mungesë të oksigjenit dhe kësisoj ajo formohet në varre me tokë argjilore dhe me
lagështi dhe në mjedise moçalore , kufoma në përgjithësi ka një ngjyrë të bardhë
në të verdhë me erë karakteristike si e djathit të prishur.
 Regjja torfore, është një proces konservimi që ndodh në ratset kur kufoma është e
varrosur në toka me aciditet të lartë, nën veprimin e këtyre acideve lëkura bëhet e
fortë merr ngjyrë kafe të errët, eshtrat humbasin kripërat bëhen të butë sa qe mund
të prehen lehtë me thikë.
Këqyerja e kufomës në vend ngjarje
Në çdo ngjarje të dhunshme kemi të pakten dy dëshmitarë: Viktimën në njëren anë dhe
autori i krimit në anën tjetër. Viktima duke u gjendur e vdekur në rolin e të dëmtuarit
kthehet ne një memec funksional, por organikisht do të vazhdojë të mbajë të fshehur nën
lëkur dëshmit fizike të dhunës.
Nga ana tjetër autori i vetmi dëshmitar okular do të kërkoj ti fshihet krimit, mirëpo në
konceptin kriminologjik sado të planifikuar dhe të djallëzuar ta ketë kryer krimin, dashur
apo pa dashur do të lerë prova apo gjurmë të fajësisë së vet.
Këqyerja e parë e kufomës në vendin e ngjarjes si dhe mjedisit përreth saj, është
shumë me rëndësi, i pazavendësueshëm dhe i pa përseritshëm. Në këqyerjen e vendit të
ngjarjes, interesi mjekoligjor fokusohet të kufoma.
Në planin hetimor – operativ, çështja që shtrohet që në fillim në çdo vend ngjarje me
kufomë, është: Se jemi përpara një vdekjeje natyrore apo me dhunë.
Autopsia mjekoligjore e kufomës
Autopsia mjekoligjore e kufomës në të vërtetë është një veprim mjeksor i rëndësishëm,
autopsia synon të konstatojë, të sqaroj dhe të vërtetoj fakte mjekoligjore qe kanë rëndësi
në hetimin e një vdekjeje. Autopsia kryhet mbi bazën e një vendimi të marrë nga organet
e policisë gjyqësore të prokurorisë dhe të gjykatës.
Është autopsia ajo që e ‘’bënë të flasë’’ kufomën.

7
Morgan thoshte: Vërtetë i vdekuri është në gjumin e përjetshëm qiellor, porse po të
dimë ta zgjojmë për një çast, diçka do të na thotë pse dhe si iku nga kjo botë.
Autopsia mjekoligjore nënkupton këqyerjen e jashtme dhe këqyerjen e brendshme të
kufomës,
Këqyerja e jashtme duhet fokusuar në: Gjendja e shenjave kufomore, gjendja e hixhienës
personale në lëkurë, flokët, mjekrra, thojnt etj, gjendja e lëkurës e muskujve dhe e
eshtrave etj.
Me pas kalohet te këqyerja e brendshme e kufomës, e cila njihet me emrin NEKROTOMI
- qe nënkupton hapjen e të paktën tre zgavrave: Kokë, krahrorë dhe bark.
VDEKJA NGA TRAUMA FIZIKE JANË:
1. Dëmtimet nga mjetet mbrretëse,
2. Dëmtimet nga mjetet e mprehta,
3. Dëmtimet nga armët e zjarrit,
4. Dëmtimet nga mjetet e transportit dhe
5. Dëmtimet në rëniet prej së larti.
Dëmtimet nga mjetet mbrretëse
Shkaktohen nga një objekt i fortë qe e godet trupin ose kur trupi përplaset pas një objekti
të fortë. Shkalla e rëndësisë së dëmtimit, karakteristikat dhe përmasat e tij varen nga
shumë faktorë: Lloji i mjetit, intensiteti i forcës goditëse, tempi i goditjes, sipërfaqja e
trupit ndaj të cilit u kryen goditjet.
Dëmtimet nga mjetet e mprehta
Dëmtimet nga mjetet e mprehta, nënkuptojnë syresh të shkaktuara nga veprimi i një lloji
të veçantë objekti ose vegle me sipërfaqe të mprehtë dhe që veprojnë me mekanizmin:
shpues, prerës, prerës-shpues dhe çarës.
Dëmtimet nga mjetet shpuese
Shkaktohen nga njetet qe kanë maje të mprehtë dhe që veprojnë në drejtim të boshtit të
tyre gjatësor, ku thellësia e depërtimit të plagës në trup është me e madhe sesa gjatësia e
plagës në lëkurë.
Plagët prerëse, hasen përgjithësisht në raste të vetëvrasjeve, me rrallë në raste
aksidentale, dhe akoma më rrallë në raste vrasjesh.

You might also like