Download as doc, pdf, or txt
Download as doc, pdf, or txt
You are on page 1of 93

SHKOL

LA E LARTË PRIVATE “VITRINA”

FAKULTETI I DREJTËSISË

PROGRAM STUDIMI BACHELOR NË DREJTËSI

TEMË DIPLOME

“TEKNIKAT SPECIALE TË HETIMIT TË


KRIMIT TË ORGANIZUAR”

0
PUNOI: UDHËHEQËSI I DIPLOMËS:

YLBER VESELI MSc.LOLA SHEHU

____________________________________________________________________________________

VITI AKADEMIK 2011 – 2012

PËRMBAJTJA

FAQE

ABSTRAKTI.............................................................................................................................3

HYRJE.......................................................................................................................................4

KREU I : LEGJISLACIONI PENAL MBI KRIMIN E ORGANIZUAR..............................6

1.1 Kuptimi dhe historiku i zhvillimit të krimit të organizuar

1.2 Aktet nderkombëtare

1.3 Përcaktimi i krimit të organizuar sipas ligjit shqiptar

KREU II: TREGUESIT DHE KARAKTERISTIKAT E KRIMIT TË ORGANIZUAR…12

2.1 Format e shfaqjes të krimit

2.2 Karakteristika të krimit të organizuar

2.3 Përhapja e shoqërive të krimit të organizuar, llojet e tyre

2.4 Treguesit e krimit të organizuar në vendin tonë

KREU III: TEKNIKAT SPECIALE TË KRIMIT TË ORGANIZUAR…………………...34

3.1 Kuadri ligjor i dorëzimit të kontrolluar të lëndëve narkotike dhe psikotrope

1
3.1.1 Kuptimi juridik I dorëzimit të kontrolluar

3.2 Parashikimet e llojeve të dorëzimit të kontrolluar

3.2.1 A do të jenë të përdorshme informacionet e marra nga ana e një shteti të huaj në rrugë
informale

3.3 Format e bashkëpunimit ndërkombëtar në dorëzimin e kontrolluar

3.3.1 Probleme të zbatimit praktik të dorëzimit të kontrolluar

3.4 Dallimi midis blerjes së simuluar dhe dorëzimit të kontrolluar

KREU IV: BLERJA E SIMULUAR E LËNDËVE NARKOTIKE DHE PSIKOTROPE..53

4.1 Kuptimi i blerjes së simuluar të lëndëve narkotike dhe psikotrope

4.1.1 Kuptimi i veprimeve juridike që simulojnë një krim

4.1.2 Veprimet simuluese

4.1.3 Kuptimi i simulimit të një akti korruptiv

4.1.4 Kuptimi i sendeve që rrjedhin nga një krim

4.1.5 Normat ligjore dhe përvoja e huaj lidhur me metodën e posa:me hetimore të blerjes së
simuluar

4.2 Kuptimi juridik i provokimit dhe rrethanat që përjashtojnë përgjegjësinë penale

4.2.1 Kuptimi juridik i provokimit

KREU V: INFILTRIMI NË PËRBËRJE TË GRUPEVE KRIMINALE..............................79

5.1 Kuptimi juridik i infiltrimit dhe figura e të infiltruarit

5.2 Shkaqet e mungesës së rasteve në praktikën tonë hetimore

KREU VI: ASPEKTE PROCEDURALE TË METODAVE TË POSACME HETIMOR..86

6.1 Pozita juridike e blerësit të simuluar dhe agjentit të infiltruar

2
6.2 Probleme të dëshmisë dhe mbrojtjes së identitetit

KONKLUZIONE....................................................................................................................90

REKOMANDIME...................................................................................................................91

BIBLIOGRAFI, LITERATURE...........................................................................................93

ABSTRAKT

Pamvarësisht nga përcaktimet e shumta dhe kuptimet që i japin krimit të organizuar si në botë
ashtu dhe në vendin tonë, ai para së gjithash dallohet nga shkalla e lartë e organizimit dhe
përfitimet maksimale e permanente të të ardhurave të paligjshme dhe që synon jo vetëm këto të
ardhura, por edhe pushtetin shtetëror përkates kur është e mundur.
Penetrimi i krimit të organizuar në sistemin politik dhe atë shtetëror ka pasoja të rënda për fatet
e atij shteti e shoqërie, duke kriminalizuar jo vetëm këto por edhe të drejtën dhe moralin, ku çdo
gjë bazohet në mungesë të ligjit dhe arbitraritet, nuk respektohen të drejtat themelore të njeriut
dhe nuk funksionojnë elementet përkatëse të demokracisë.
Krimi i organizuar përbën kërcënim serioz, sidomos po të kemi parasysh aftësitë shkatërruese të
tij në drejtim të institutive ekzistuese të shtetit të së drejtës apo moralit shoqëror.
Lufta kunder krimit të organizuar është e vetmja mundësi për të eleminuar pasojat që rrjedhin
prej tij, për ta bërë atë në radhë të parë duhet vullneti politik i çdo shteti dhe këmbëngulja për ta
çuar deri në fund. Në bazë të parandalimit të krimit të organizuar qëndrojnë masat e përgjithshme
parandaluese sociale dhe ato ekonomike, te cilat kanë vlera të pazëvëndësueshme .

3
HYRJE

Krimi ka qenë dhe vazhdon të mbetet një dukuri kërcënuese për shoqerinë njerëzore. Ai ka
bashkëjetuar me shoqërinë në të gjitha etapat e zhvillimit të saj, duke u përsosur dhe shfaqur
në përmasa dhe forma nga më të larmishmet. Një nga format e veçanta dhe më të spikatura të
tij është pikërisht edhe krimi i organizuar, i cili gjatë shekullit të kaluar ka njohur përparime të
dukshme.Krimi i organizuar është një fenomen, i cili ka lindur si rrjedhojë e kushteve socialo-
ekonomike, atyre historike si dhe traditës. Pavarësisht përhapjes se tij nderkombëtare krimi i
organizuar ka ngjyrën dhe veçoritë e tij nacionale, mbi bazën e të cilave identifikohet
perkatësia, kushtet e lindjes dhe të zhvillimit të tij.Ai kohe pas kohe shfaqet në forma të reja
dhe përhapet me shpejtësi në strukturat e shoqërisë, sidomos në vendet në proces tranzicioni
demokratik dhe në ato me destabilitet institucional.
Aktivitetit të krimit të organizuar nuk mundi t’i rezistonte as vendi ynë. Ndryshimet e
rëndësishme që ndodhën në shqiperi pas viteve 90, u shoqëruan edhe me shfaqjen në shoqeri
të dukurive të reja kriminale të pa hasura më parë në praktikën e policisë dhe të organeve të
tjera të drejtësisë. Kështu në këtë periudhë kohore e sidomos pas viteve 97, u shfaqen
elementët e parë të krimit të organizuar dhe dukuria më e perhapur u bë ajo e shitblerjes dhe
trafikimit të lendëve narkotike e psikotrope.
Krimi i organizuar si një fenomen global dhe kombëtar është bërë problem shqetësues
sidomos për vendet e ish lindjes ku përfshihet edhe vendi ynë, të cilët po pengohen në
zhvillimin e reformave institucionale, ngritjen e standarteve të tyre e sidomos të drejtësise si
dhe zhvillimet demokratike në të gjitha fushat e jetës shoqërore.
Vlen të theksohet se pasojat e tij në shqipëri në vitet 97-98 ishin shumë të mëdha për
shoqërinë tonë, pasi siç dihet në atë periudhë rendi publik ishte cënuar rëndë, kufijtë ishin

4
jashtë kontrollit, roli i shtetit ishte pothuajse inekzistent, pra mund të thuhet se vendi ishte
kthyer në anarki. Kjo situatë u shfrytëzua shumë nga elementët kriminale, si nga të dënuarit
që përfituan nga rrëmujat per t’u larguar nga vendi i vuajtjes së denimit, ashtu edhe nga
persona të tjerë të cilët si pasojë e këtyre rrethanave filluan të organizoheshin në grupe të
ndryshme kriminane duke i shtrirë aktivitet e tyre brenda dhe jashtë vendit.
Në këtë mënyrë krimi mori përmasa shumë të mëdha pasi anëtarët e këtyre organizatave
kriminale dhe të tjera të organizimit të tyre, shumë shpejt u fuqizuan financiarisht si pasojë e
rritjes së aktivitetit të tyre kriminal, sidomos me trafikun e droges dhe njerëzve.
Janë pikërisht pasojat e shkaktuara gjatë viteve të tranzicionit, ku krimi i organizuar mori
përmasa gjithnjë e më të mëdha, veçanërisht në ngjarjet e viteve 97-98, të cilat dëmtuan rëndë
shtetin; prandaj edhe na detyrojne të studiojme me vëmendje politikat kundër tij. Ndonëse
prej atëherë kanë kaluar shumë vite, praktika hetimore e prokurorisë në luften kundër krimit të
organizuar dëshmon për problemet që hasen gjatë zbatimit të saj.
Fusha e luftës kundër krimit te organizuar është një ndër fushat prioritare për Qeverinë
shqiptare si dhe një element shumë i rëndësishem në kuader të integrimit të Shqipërisë ne
Bashkimin Evropian.Nga ana e BE-se në progres raportet e tyre për Shqipërinë kërkohet
angazhim i saj në nxitjen e bashkëpunimit rajonal për zhvillimin e projekteve me interes të
përbashkët, për çështje që kanë të bëjnë veçanërisht me luftën kundër krimit të organizuar.
Nga ana tjetër në kuadër të përmbushjes së këtyre angazhimeve, si rezultat i sofistikimit që po
i bëhet krimit të organizuar nevojiten hetime të gjithanshme me forma dhe teknika speciale
me qëllim shkatërrimin e plotë të rrjeteve kriminale, organizatave kriminale apo grupeve të
strukturuara, për të ngjitha tendencat apo format e krimit.
Në këtë punim, si metoda speciale për hetimin e krimit të organizuar janë trajtuar; dorëzimi i
kontrolluar; blerja e simuluar dhe agjentët e infiltruar. Gjithashtu janë trajtuar edhe nenet që
kanë lidhje me to, duke evidentuar problemet teorike dhe praktike me të cilat janë përballur
organet e zbatimit të ligjit penal. Në një pjesë të punimit jam ndalur dhe në parashikimet që iu
është bërë këtyre metodave speciale hetimore nga legjislacionet e huaja.
Metodat dhe burimet e përdorura në trajtimin që i kam bërë teknikave speciale të hetimit
(ilustrimin e rasteve të përdorimit të këtyre teknikave) jane kryesisht nga praktika e
Prokurorisë për krime të rënda, pasi është ky institucion që merret me hetimin e këtyre
çështjeve.
Arsyet e zgjedhjes së temës;

5
• të qartësoj disa koncepte kryesore që lidhen me zbatimin e metodave speciale te hetimit:
• të bëj një interpretim ligjor dhe teorik të këtij problemi;
• të kontribuoj me rekomandimet e mia nga kjo temë.

KREU I

LEGJISLACIONI PENAL MBI KRIMIN E ORGANIZUAR

1.1 Kuptimi dhe historiku i krimit të organizuar

Në literaturën dhe aktet nderkombëtare, në rrafshin teorik percaktimi i ketij krimi formulohet
kryesisht duke u bazuar ne karakteristikat e shfaqjes së tij. Krimi i organizuar karakterizohet
nga ato veti që e dallojne atë nga kriminaliteti i zakonshëm dhe natyra e shkeljes së ligjit, të
cilat janë specifike vetem për të dhe formulimi i përkufizimit të tij bazohet në keto veçori. Në
vende të ndryshme ka përcaktime të ndryshme, ku në tërësi evidentohen ato tipare që e bëjnë
karakteristike atë. Megjithëse janë bërë shumë takime ndërkombëtare akoma nuk ka një
definicion përfundimtar për krimin e organizuar, për të cilin të kenë rënë dakord të gjithë.
Termi “krim i organizuar” për herë të parë është përdorur në vitin 1896 në raportin vjetor të
shoqatës për parandalimin e krimit në Nju Jork. Në fillim fjala ishte për bizneset ilegale ku
përfshiheshin politikanë, punonjës policie, juristë, dhe vjedhës profesionistë, kërcënimet që u
bëheshin pronarëve e biznesmenëve, falsifikime dokumentash, trafik droge e alkoli etj.1
Në këtë periudhë krimi i organizuar identifikohej me mafien e kryesisht atë italiane. Në vitin
1930 kriminologu i njohur Eduin Sadherland për të përshkruar veprimtarinë kriminale të
njerëzvë të pasur dhe me pushtet, perdori frazen;”krimi i jakave te bardha”2
Në Amerikë në vitin 1967 komisioni presidencial formuloi një ndër përkufizimet më të
hershme të këtij fenomeni, sipas të cilës me krim të organizuar kuptohet : “ Një asociacion që
synon të veprojë jashtë kontrollit të popullit dhe qeverisë amerikane dhe përfshin me mijera
kriminele që veprojnë në kornizen e një strukture të komplikuar të ngjashme me korporatat e
mëdha ekonomike. Një lloj i kriminalitetit të maskuar që u nënshtrohet vetëm ligjeve të tij, me
organizim hierarkik dhe koordinim, me pjesëmarrje të personave që kane qëllim të kryejne

1
Shih Organized crime in Europe,Concepts,Patterns and Control Policies in EU,and Beyond.
2
Shih Vasilika Hysi,”Kriminologjia”,Krimi i Organizuar,faqe 158

6
ose të marrin pjesë në realizimin e aktiviteteve kriminale antiligjore. Veprimet e tyre nuk janë
spontane, por rrjedhojë e marrëveshjeve për të siguruar kontrollin në sfera të tëra të
veprimtarise me synim marrjen e përfitimeve të medha”.

Në brëndësine e konceptit Italian, vendi ku ka lindur Mafia, kuptimi i krimit të organizuar


përbën :
“Bashkësinë kriminale të personave, të cilet për të realizuar qëllimin kriminal, përdorin mjete
dhe metoda të dhunës dhe të friksimit. Organizimi mafioz cilesohet si formë e veçantë e
bashkëpunimit në krim, në bazë të së ciles është lidhja fisnore”.
Në teorinë mbi krimin e organizuar ka edhe konceptime të tjera si ato japoneze, ruse a ndonje
vendi tjetër, që në tërësi përkojnë në brendi.
Përcaktimi më i plote dhe mbizotrues për krimin e organizuar , që në një fare mënyre jep edhe
kuptimin e tij është bërë nga ekspertet e OKB –së, sipas të cilëve krimi i organizuar është :
“Një forme e veçantë sipermarrje ekonomike që realizohet me ndihmen e mjeteve të
kundraligjshme e cila është e lidhur me shantazhin, friksimin, detyrimin, përdorim të dhunës,
korrupsionin, grabitjen e metoda të tjera të paligjeshme, si dhe prodhimin e paligjshem te
mallrave dhe sherbimeve te ndryshme”.
Panvarësisht nga përcaktimet e shumta dhe kuptimet qe i japin në bote, krimi i organizuar
perfaqëson një lloj investimi kriminal me struktura të qëndrushme që menaxhohen nga elita
hierarkike e botes së krimit, që ndërrmarin sipërmarrje të ligjshme dhe të paligjshme në
funksion të biznesit kriminal.

1.2 Aktet ndërkombëtare

Përpjekje për të dhënë një përkufizim të nocionit “krim i organizuar” janë bërë edhe në nivel
ndërkombëtar. Kështu, Koferenca Botërore e Ministrave “Për krimin ndërkomëtar të
organizuar” (Napoli, 1994) miratoi deklaratën politike të Kombeve të Bashkuara dhe planin e
veprimit global kundër krimit të organizuar.
Ky plan përcakton gjashtë karakteristika të krimit të organizuar:
• grup i organizuar për të kryer një krim;
• lidhje hierarkike ose personale, të cilat i japin mundesi drejtuesit të kontrollojë grupin;

7
• përdoim i forcës, kërcënimit dhe korrupsionit për të pasur përfitime dhe për të kontrolluar
tërritorin ose tregun;
• mashtrim i të ardhurave të paligjshme dhe infiltrim në ekonominë e ligjshme;
• mundësi për t’u zgjeruar në ndonjë aktivitet të ri tej kufijve kombëtarë;
• bashkëpunim me organizata të tjera kriminale ndërkombëtare.3
Ndërsa në Konventen e Europolit ( Organizata Policore e Vendeve te Bashkimit Europian) për
krimin e organizuar, për ta cilesuar një grupim si të tillë rreshtohen njëmbëdhjëtë
karakteristika të krimit të organizuar, si :
• bashkëpunimi në veprimtari të përbashkëta kriminale të më shumë se dy persona;
• secili prej pjesmarrësve në këtë aktivitet të përbashket të këtë një detyre të caktuar;
• veprimtaria e personave me tendencat krimit të organizuar shtrihet në periudha të gjata;
• përdorimi i një disipline të rreptë dhe kontroll të lartë ndaj çdo anëtari të grupit;
• kryejnë aktivitet kriminal me rrezikshmëri të theksuar shoqerore;
• veprojnë në nivel rajonal ose nderkombëtar;
• përdorin dhunën dhe shantazhin për të arritur qellimin kriminal;
• përdorin biznese legale ose ilegale në mbështetje të veprimtarisë së tyre kriminale;
• kryejnë operacione të pastrimit të parave;
• ata influencojn mbi politikën,median,administratën,gjyqësorin dhe ekonominë e vendit;
• synimi i krimit të organizuar është realizimi i fitimit të larte në një afat të shkurter.4
Në Konventën e OKB-se “Kundër krimit të organizuar ndërkombëtar”, rezoluta 55/25, datë 15
Nentor 2000, ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr.8920, datë 11.07.2002, në nenin
2, kur flitet për terminologjite e përdorura nga konventa përcaktohet qartë si përkufizimi ashtu
edhe përmbajtja e krimit të organizuar; në gërmën “a” të këtij neni thuhet :“Grupi i organizuar
kriminal është grupimi kriminal me strukturë të ngritur, në përbërje të të cilit marrin pjese tre
ose më shumë persona, që ekziston për një kohe të caktuar, që kanë rënë dakort për të kryer
një ose disa vepra serioze kriminale apo krime të njohura sit të tilla sipas kësaj konvente, me
qëllim që direkt ose indirekt të kenë përfitime materiale apo monetare”.
Nga përmbajtja e konventes me grup kriminal të organizuar nënkuptohet :
• grupi strukturuar për një periudhë kohe të caktuar;
• përbërja e grupit me tre ose më shume persona;

3
Shih Adamoli, vepër e cituar, f.7 dhe Fijnuat, C.dhe Paoli, L,; vepër e cituar, f.38
4
Shih Konventen e Europolit ( Organizata Policore e Vendeve te Bashkimit Europian) “Për krimin e organizua”

8
• anëtaret e grupit veprojnë në harmoni me njëri – tjetrin;
• kanë për qëllim të kryejnë një ose më shumë krime apo vepra penale serioze;
• synojnë të sigurojnë në mënyrë direkte ose indirekte përfitime financiare ose pushtet.5
Konventa e Kombeve të Bashkuara “Kundër krimit të organizuar ndërkombëtar” i’u imponon
shteteve që e kanë ratifikuar atë, që të bëjnë pjesë të legjislacionit të brëndshëm penal dhe t’i
percaktojne si vepra penale të dënueshme, duke perfshire parandalimin dhe hetimin e tyre,
veprat penale:
• pjesëmarrje në një grup kriminal të organizuar;
• pastrimin e të ardhurave që rrjedhin nga krimi;
• korrupsionin;
• veprimet që pengojnë zbatimin e drejtësisë;
• veprat penale serioze, që dënohen jo më pak se kater vjet burgim
Formulimi i mësiperm dhe përcaktimi që bën konventa e OKB –se për krimin e organizuar
ndërkombëtar i jep frymëmarrje më të gjërë kuptimit të ketij lloj kriminaliteti. Kjo konventë
pati rëndësi të madhe pasi ishte pikërisht ky akt, qe solli për herë të parë një përkufizim të
plotë në rrafsh ndërkombëtar, lidhur me çfarë konsiderohet “krim i organizuar”,duke bërë në
këtë mënyrë edhe unifikimin e tij në shumë shtete të ndryshme që ë ratifikuan këtë
marrëveshje e për rrjedhojë duke e bërë atë më të lehtë për zbatimin nga ana e organeve të
zbatimit të ligjit.

1.3 Përcaktimi i krimit të organizuar sipas legjislacionit shqiptar

Me gjithë përmasat që mori krimi i organizuar në realitetin shqiptar, për një kohë të gjatë
legjislacioni shqiptar nuk ka dhënë një përkufizim të nocionit”krim i organizuar” Përpjekje
për të dhënë një përkufizim mbi krimin e organizuar janë bërë edhe nga studiues shqiptarë.
Kështu, prof I.Elezi e përkufizon krimin e organizuar,”si shkallen më të lartë të kriminalitetit
profesionist dhe me krim të organizuar nënkupton krijimin e grupeve dhe të bandave të

5
Shih Konventën e OKB-se “Kundër krimit të organizuar ndërkombëtar”, rezoluta 55/25, datë 15 Nentor 2000,
ratifikuar nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr.8920, datë 11.07.2002

9
ndryshme të organizuara që bashkëpunojnë në menyrë të rregullt për kryerjen e veprave
penale”.6
Një studiues tjetër shiptar, Zamir Poda, duke dashur të japë një përkufizim për krimin e
organizuar,“thekson se, të flasesh për të, para së gjithash duhet të flasesh për mafien, si një
organizim kriminal”.7
Studiuesja Vasilika Hysi, autore e disa botimeve rreth kësaj fushe, pranon si perkufizim të
krimit të organizuar, krimet e kryera nga grupet që plotësojnë kriteret e dhëna në
rekomandimet nr(2001)11 të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europes “per parimet bazë
të luftës kundër krimit të organizuar”8
Megjithatë, në nenin 28 të Kodit Penal Shqiptar për “Forma të veçanta Bashkëpunimi” jepen
këto përcaktime lidhur me nocionin krimit të organizuar:
“Organizatën kriminale”, duke e përcaktuar atë si formen më të larte të bashkëpunimit, në të
cilin bëjnë pjesë të paktën tre anëtare dhe që ka si karakteristikë të saj shkallën e veçantë të
organizimit, strukturimit, qëndrueshmërisë e kohëzgjatjes, që krijohet me synim kryerjen e një
a më shumë veprave penale dhe me qëllim realizimin e përfitimeve materiale dhe jomateriale;
“Organizatën terroriste”, duke e përkufizuar atë si një forme e veçante e organizatës
kriminale, e përbërë nga dy ose me shume persona, që kanë një bashkëpunim të qëndrueshëm
në kohë dhe që kanë si qëllim kryerjen e veprave me qëllime terroriste, që synojnë kryerjen e
veprimeve të dhunshme për qëllime terroriste, si përmbysje të rendit kushtetues, turbullim të
rëndë të rendit publik, ngjallje të frikes dhe të pasigurisë në mas etj;
”Bandën e armatosur”, që e percakton si formë të veçantë bashkëpunimi që ka si
karakteristikë se anëtaret e saj zotërojne armë, municione luftarake dhe mjete të tjera të
nevojshme, me të cilat synon të kryejë veprat penale që cënojnë pavarësinë dhe rendin
kushtetues, marrëdheniet me shtetet e tjera dhe veprat penale per qellime terroriste, të
parashikuara ne kreret V, VI dhe VII të pjeses së posaçme të ketij Kodi;
“Grupin e strukturuar kriminal”, që e përkufizon si formë të veçantë bashkëpunimi, në të cilin
bëjnë pjesë të paktën tre anëtare, që krijohet për kryerjen e një a më shumë veprave penale,
me qellim realizimin e përfitime materiale dhe jomateriale. Sipas Kodit Penal, grupi i
strukturuar kriminal për kryerjen e një vepre penale nuk formohet në rrethana rastësore dhe

6
Shih Ismet Elezi,”Per kriminologjinë, leksione, Tirane, 1994, faqe72.
7
Shih Zamir Poda,”Krimi i organizuar,ShBLU,Tirane,1998,faqe5
8
Shih Vasilika Hysi,”Hyrje në kriminologji dhe penologji, cikel leksionesh, “ILAR”, 2000, faqe51

10
nuk është e nevojshme të karakterizohet nga anëtarësia e qëndrueshme, ndarja e detyrave,
organizimi dhe një strukturim i zhvilluar.

Nenet 333, 333/a dhe 334 te Kodit Penal përcaktojne si veper penale të dënueshme krijimin,
pjesëmarrjen dhe kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar,
duke përcaktuar masa denimi të konsiderueshme, të cilat rriten nëse provohet që organizata
kriminale është e armatosur dhe pjesëtaret e saj zotërojne arme apo lëndë shpërthyese apo kur
provohet ekzistenca e ndermarrjeve (shoqërive) të kontrolluara nga pjesëtaret e organizates, të
cilat financohen tërësisht apo pjesërisht me produkte të veprave penale.9

9
Shih Kodi Penal i RSH-se Nenet 28,333,333/a,334.

11
KREU II

TREGUESIT DHE KARAKTERISTIKAT E KRIMIT TË ORGANIZUAR

2.1 Format e shfaqjes të krimit të organizuar

Format kryesore të shfaqjes së krimit të organizuar janë:

1-Terrorizmi

Terrorizmi është një nga krimet e organizuara me të frikshme të kohës. Kjo veprimtari
kriminale e organizuar niset nga qëllime e motive: ideologjike, nacionaliste ose separatiste,
kundërshtim i sistemit socialo-ekonomik, ekstremizëm fondamentalist.Aktualisht evidentohen
rreth 370 levizje anarkiste, separatiate, kundërshtare, integraliste, të cilët konsiderohen të
“rrezikshëm”në të gjithë botën. Format e kryerjes janë të ndryshme si marrje pengjesh, vrasjet
e personaliteteve publike, dëmtimet masive me lëndë shpërthyese të objekteve e mjediseve
publike, grupeve të njerëzve të pafajshëm, etj.
Qellimi është që të ngjallet panik e pasiguri në popullatë, të bëhet presion në organet
vendimmarrëse, të shkaktohen dëme të konsiderueshme e veshtirësi serioze. Veprimtaria
terroriste është në rritje dhe shtrirje gati në të gjitha vendet e botes. Shtrirje ka marrë në
lindjen e mesme, lindjen e largët, Afrikën e veriut, Evropë, Amerikë, Rusi. Faktoret e nxitjes
dhe lindjes në rajon janë të ndryshme.

2-Trafikimi i qënieve njerëzore

Trafiku i krahut të punës kap shifren prej 4 milionë persona në botë me një xhiro prej 7
miliardë dollarë. Një e treta e trafikut botëror ka si origjinë Azinë Juglindore. Faktorët që
ndikojnë janë konfliktet politike e etnike, ato religjioze e julturore, lufterat lokale apo civile,
gjendja e rëndë ekonomike, fatkeqësitë e ndryshme natyrore.
Sipas të dhënave te UNESCOS në konferencen e Selanikut në vitin 2002 në Europe çdo vit
trafikohen 50000 femra dhe fitimi për këtë arrin në tetë milliard dollar. Trafikimi i femrave

12
dhe fëmijëve bëhet me qëllim të ushtrimit te prestitucionit, lypësisë dhe veprimtarive të tjera
të kunderligjshme.
3-Trafiku i armëve dhe lëndëve shpërthyese

Sipas OKB-së 250 deri 300 milionë armë të lehta sigurohen nga trafiku i paligjshëm dhe
mendohet se keto armë shkaktojnë deri në 1000 vrasje në ditë. Ky trafik arrin deri në 1
miliard dollare në vit. Veprimtaria kriminale zhvillohet në mënyrë tepër konspirative nga
grupet kriminale, duke gjetur burimet e furnizimit, rrugët e mjetet e transportit. Shpërthimi i
depove të armatimit të ushtrisë në vendin tonë dhe lufta në ish jugosllavi e sidomos në
kosovë, e nxiti shumë këtë trafik.

4-Pastrimi i parave të pista

Kjo veprimtari ka qënë dhe është shumë e zhvilluar. Në ditët e sotme vihen në punë dhe
legalizohen vlerat e siguruara në rrugë të paligjshme. Nga pastrimi i parave të pista dëmi i
shkaktuar ekononisë botërore arrin në 350 miliard dollare në vit. Pastrimi i parave të pista
ndahet në tre faza që përfshijnë transferimin fizik të parave, mbulimin në transaksione
financiare për të humbur gjurmët dhe përpjekja për t’i dokumentuar këto si formë e pasurisë
së kapitalit të ri legjitim. Kjo realizohet duke u fshehur pas bizneseve ose veprimtarive
financiare në rrugë legale si, ndertim, tregti etj

5-Falsifikimi i parave e letrave me vlerë

Kjo formë e krimit është shumë e përhapur dhe kryesisht ushtrohet nga kriminelë
profesionistë. Falsifikimi u sjell autorëve shumë përfitime. Zakonisht falsifikohen monedhat
që kanë peshë në tregun e vlerave si euro, dollari etj, si dhe janë shumë në qarkullim por
zbulimi i tyre është mjaft i veshtirë.

6-Kërcënimi dhe vendosja e gjobave

Kjo formë e krimit zhvillohet duke bërë kërcënime e kanosje ndaj pronarëve e biznesmenëve.
Ndërmerren veprime kriminale e aksione që në vrasje, dëmtime e shkatërrime të pronës e
objekteve të ndryshme me anë të vjedhjeve, zjarrit, ekplozivit etj. Gjobat dhe shpërblimet
kërkohen për “mbrojtjen dhe sigurinë” që ofrojnë grupet në zonat që ata i quajnë të
rrezikshme nga kriminelet, ku në fakt janë vetë ata.

13
7-Prodhimi dhe trafikimi i drogave

Fitimet ne këtë fushë arrijnë nga 300 deri 500 miliard dollarë në vit, ose deri 8 deri 10% të
tregtisë botërore. Përdorimi i drogës ka shndërruar 200 milionë njerëz në toksikomanë.
Kriminaliteti në këtë fushë ka format e vetë të vëprimtarisë ndër të cilat dallojmë; atë të
furnizimit me drogë që përfshin kultivimin, prodhimin, trafikun, tregtimin etj me qëllim
fitimi; atë të konsumit të drogës që katë bëjë më përdorimin e substancave të ndryshme; ate të
pasojave që lidhet me pasojat që vijnë nga përdorimi.

8-Korrupsioni

Në raport me qëllimin dallojmë;


“Korrupsion politik” i cili ka të bëjë me marrjen e funksioneve të pushtetit politik ose në
mbajtjen e privilegjeve të caktuara politike duke u dhënë ryshfet, gjatë fushatave elektorale.
“Korrupsion administrativ” i cili ka të bëjë me administratën shtetërore. Kjo duke shfrytëzuar
kompetencat e veta, merr ryshfete, dhe korruptohet duke dhenë leje, çertifikata, dokumente
etj.
“Korrupsion gjyqësor”që bëhet për të përfituar me anën e favoreve e lëshimeve në proceset
gjyqësore.

9-Krimi kibernetik

Nëpërmjet komjuterit autorët veprojnë për qëllime sabotazhi, apo spiunazhi që të vidhen të
dhëna ose dëshmohen e shkatërrohen vlera të konsiderueshme. Forma të kësaj veprimtarie
janë; vjedhja e programeve, mashtrimet, kryerja e transaksioneve financiare, zbulimi i
privatsise, spiunazhi politik dhe veçanërisht ai industrial etj. Keto forma të shfaqjes së krimit
të organizuar shpesh ndeshen të ndërthurura në veprimtarinë kriminale të autoreve të tyre, si
dhe të shoqëruara edhe me krime të tjera si vrasje, rrëmbime personi, vjedhje me dhunë etj.

2.2 Karakteristikat e krimit të organizuar

Organizatat kriminale të krimit të organizuar dallojnë nga çdo veprimtari kriminale nga keto
karakteristika të përbashkëta:

14
• Prania e bazes materiale që pasqyrohet në krijimin e fondeve të përbashkëta, pasjen e
llogarive bankare dhe kapitalit të paluajtshem.
 Pasjen e mbuleses legale në formën e fondeve të regjistruara, ndermarrjeve të
përbashkëta legale, kooperim, dyqane, kazino, lojra fati etj të rregjistruara në sistemin
përkatës shteteror.
 Krijojnë organe kolegjiale drejtimi (këshill) me të cilin realizohet drejtimi i veprimtarise
ekonomike, pjesëtaret e të cilit janë me pozicion pothuajse të barabartë në vote e vendimarrje.
 Kanë statut apo kod sjellje në formën e rregullave të caktuarë të sjelljes, traditës,
normave të shkruara apo “ligjeve”, shkelja e të cilave shoqërohet me sanksione të caktuara
(mund te jete i shkruar apo i pashkruar).
 Prania e nje sistemi hierarkik funksional, ndarja e organizatës në grupe, lidhje
ndërajonale, prania e bërthamave të ndërmjetme drejtuese (keshillat ndërmjetëse), bodigarde,
sherbime informacioni, sherbime kontrolli, etj.
 Aplikojnë sisteme specifike komunikimi gjuhësor, ku perfshihen zhargonet, veçori të
gjuhës së folur dhe të shkruar (pseudonime dhe qëndrime të caktuara morale).
 Baza informative, mbledhja e të dhënave të ndryshme, shërbimet e tyre të zbulimit dhe
kundërzbulimit.
 Prania e njerëzve të tyre në organet e pushtetit, në sistemin gjyqësor dhe të mbrojtjes së
ligjit.
 Kërkon besnikëri të anëtarëve të organizatës. Me qëllim që besnikëria në mes të
anëtarëve të organizatës të jetë sa më e garantuar, në shumë raste, anëtaret i përkasin një
familje, fisi apo etnie. Megjithatë, kjo nuk është githnjë absolute. Duke qënë anëtare të një
familjeje, fisi apo etnie, anëtaret e organizates e njohin shumë mire njëri-tjetrin dhe në këtë
mënyre infiltrimi i policisë është shumë më i vështirë.
 Diversiteti i krimit. Përfshirja në më shumë se një lloj krimi, është nga karakteristikat
kryesore të organizatave kriminale.
 Pjekuria organizative. Në shumë raste grupet e krimit të organizuar kanë një
përhershmëri, pavarësisht nga futja apo largimi i një apo disa individëve.
 Agresiviteti; Lidhjet familjare; Organizimi specific jashtë vendit; Bashkëpunimi me
grupe dhe organizata të ndryshme kriminale.

Bazuar në elemente të tilla, si organizimi madhësite, struktura dhe shkalla e kualifikimit si dhe
duke u nisur nga eksperiencat e njohura nderkombëtare dhe ajo e vendit tone, në kendin

15
kriminalogjik bashkësitë kriminale që përbëjnë krimin e organizuar do ti ndanim në tre nivele
organizimi :

1-Organizimi kriminal i nivelit të ulet.

Organizimi kriminal i nivelit të ulet perfaqësohet kryesisht nga grupime të vogla kriminale, të
cilat përbëhen nga një numër relativisht i vogel pjesëmarrësish që levizin nga 4 deri në 10
pjesmarrës. Kanë si rregull strukturat e thjeshta organizimi të përbëra nga lideri dhe anëtaret e
organizatës, ku gjithesecili njeh detyrën dhe rolin e tij. Planifikimin dhe realizimin e veprimit
kriminal të radhës e bëjnë sipas planit të miratuar nga të gjithë. Këto grupe kryesisht merren
me vjedhjet e organizuara, si grabitje, plaçkitje, vjedhje, mashtrime, kontakte korruptive, të
cilat i mbajnë kryesisht me nënpunesit e vegjel të aparatit shtetëror apo policisë në kuadrin e
veprimeve kriminale të mësiperme.

2-Organizimi kriminal i nivelit të mesëm

Organizimi kriminal i nivelit të mesëm të krimit të organizuar përbën një organizëm me


rrezikshmëri sociale më të lartë. Këto grupime janë në perfeksionim të vazhdueshëm të
strukturave dhe aktivitetit të tyre kriminal. Në skemën e organizimit në dallim nga grupet e
vogla qëndron një strukture ndërmjetëse midis liderit dhe ekzekutuesve të grupit, kjo hallke
ka detyra si orgnizuese, ashtu edhe zbatuese të veprimtarisë kriminale që zhvillon grupi. Në
këtë hallkë keto bashkësi kriminale kanë në përbërjen e tyre disa nëndarje apo reparte të
specializuara ku perfshihen organizatoret, luftëtarët, zbuluesit, zbatuesit, bodigardet, mbajtësit
e llogarive apo financieret e të tjerë sipas profilizimit kriminal që ka bashkësia. Ato mund të
kenë një efektiv me mbi 50 persona.
Ndër veprat kriminale që ky grupim kryen janë kryesisht trafiqet, si ato të lëndëve narkotike,
të qënieve njerëzore, të armëve, aktivitete kriminale si ai i prostitucionit, prodhimeve ilegale,
prodhimit të paligjshëm e shpërndarjes së cigareve apo pijeve alkoolike, kontrabande dhe
operacione në sisitemin e kredisë dhe bankës. Si rregull këto grupe mbajnë kontakte me
funksionaret lokale dhe atë të administrates së ketij rangu duke i kompromentuar, pa ndihmën
e të cileve e kanë të vështirë të realizojnë përfitimet e paligjshme dhe të vënë në jetë
operacionet e planifikuara kriminale.

16
3-Organizimi kriminal i nivelit te larte

Organizimi kriminal i nivelit te larte i bashkësive kriminale të krimit te organizuar perbëhët


nga shkalla më e lartë e organizimit strukturor, që quhet “rrjetet e krimit të organizuar”. Nga
vete emërtimi krijohet përshtypja e një sisitemi të sofistikuar strukture, organizimi, aktiviteti
kriminal. Drejtimi i tyre përbëhet nga dy ose më shume shkalle, të cilat nuk njihen nga
pjestarët e zakonshëm të këtyre bashkësive. Në këto organizata mbizotron konspiracioni dhe
ligji i xhungles, dekonspirimi apo moskryerja e detyrave në kohe dhe hapësire ndeshkohen
rëndë dhe ashpër deri në vrasjen e personit.
Synimi i veprimtarise kriminale në radhë të parë është përfitimi i paligjshem i mjeteve
monetare dhe materiale, legalizimi i të ardhurave të kesaj veprimtarie kriminale, si dhe
tendenca për të uzurpuar pushtetin.
Elemente qe e identifikojne një organizate kriminale jane :
Karakteri i qëndrueshëm dhe i stabilizuar i organizates, vazhdueshmëria sistematike në
kryerjen e veprimtarisë kriminale, që materializohet tek pjestaret aktive të dënuar disa here
apo që vazhdojnë për një kohe të gjatë veprimtarine kriminale.
Hierarkia strukturore, që shfaqet në praninë e një lideri apo drejtimit kolegjial të veprimtarise
kriminale të organizatës, nga një grup lideresh të cilët formojne këshillin e organizatës që
është organi me i larte vendimarrës ose truri i organizates, ku të gjithë janë të barabarte me
gjëndje, pozite dhe vendimarrje. Kjo strukture shmang drejtuesin nga pjesmarrja e
drejtpërdrejtë në veprime konkrete kriminale.
Organizimi dhe shpërndarja e detyrave funksionale, ofiqeve dhe përgjegjësive të pjesmarrësve
si në linjen vertikale ashtu edhe atë horizontale, të cilat realizohen gjatë zbatimit të detyrave
konkrete. Shpërndarja në hapsire e veprimtarise kriminale, ndarja territorit dhe zonave të
influences, perfshi dhe ndarjen nderkombëtare.
Sigurimi i një aktiviteti kriminal të larmishëm dhe specializimi përkatës, duke filluar nga
krimet e dhunshme deri ato për përfitim, ku roli kryesor i takon krimit ekonomik. Qëllimi
kryesor është sigurimi i një superfitimi brenda nje kohe relativisht të shkurtër.Percaktimi i
sferave të veprimtarisëë kriminale sipas llojeve të tyre, si psh sfera e prostitucionit, droges.
Lidhjet korruptive me organet shtetërore të vendit dhe ato nderkombëtare, me qellim
neutralizimin e veprimtarisë së tyre dhe sigurimin e informacioneve të ndryshme në dobi të
organizatës dhe mbrojtje të saj.

17
Shfrytëzimi dhe përdorimi i institucioneve shtetërore ekonomike për realizimin e veprimtarisë
kriminale, kamuflimit të veprimtarisë së tyre dhe larjen e parave të pista.
Prania e bazes materiale – financiare që shprehet në krijimin e fondeve të perbashkëta
financiare, krijimin e pasurive të patundshme, llogarive rrjedhëse në banka që përdoren për
zgjidhjen e problemeve të organizatës, zgjerimin e veprimtarisë, sigurimin social të anëtarëve
dhe ndihmës për familjet e tyre, blerja e zyrtarëve apo konkurrenteve etj.
Funksionimi i sistemit të varësise dhe strukturave perkatëse hierarkik, ndarja e organizatës në
shërbime dhe reparte sipas aktiviteteve kriminale.
Prania e grupeve drejtuese të gateshme, ku perfshihen rojet, bodigardet, shërbimi i
informacionit, ndërlidhjes, etj. Në këto grupe të gatshme përfshihen anëtarë drejtues të
strukturave perkatëse.
Përdorimi i një sistemi specific të koduar ndërlidhje jo vetëm me zhargonin e zakonshem të
organizatës kriminale, por edhe kodifikimin përkates që përdoret gjatë aksioneve kriminale që
ndërmarrin, perfshi edhe shifra e kode policie, faqe internet.
Baza informative në të cilën perfshihet kartoteka me të dhena nga me të ndryshmet që i
interesojnë organizatës, si : dëshmi, të dhëna për drejtimet me inters dhe të sigurta të
veprimtarisë kriminale, ecuria e bizneseve që do të godasin, vrojtime etj.
Sektori i zbulimit të organizatës dhe sektori i kundërzbulimit, reparte sigurie;Krijimi
iorganizatave me baze rajonale etnike apo klanore;Armatosja dhe strategjia e taktika e
veprimeve me armë;Sistemet audio – vizive, mediat e shkruara dhe ato vizive, internet,
gazetat, revistat që mbahen për interëst e tyre,etj.
Me lart paraqita një tip strukture apo organizimi që ekziston në bashkësitë nderkombëtare të
krimit të organizuar në bote për të krijuar një përfytyrim të përafert se çfare përfaqeson krimi i
organizuar, por karakteristikat dhe veçorite e ketyre lidhjeve janë nga me të ndryshmet dhe një
model nuk mund të sherbejë për të shpjeguar gjithçka dhe aq me tepër për të bazuar masat
operative apo politikat parandaluese. Kushtet e zhvillimit të veprimtarisë kriminale dhe
faktoret e tjerë nga njeri shtet në tjetrin nuk janë të njëjtë. Çdo organizim kriminal i çfaredo
modeli apo lloj u përshtatet kushteve të vendit apo vëndeve ku zhvillohet, pasi është i lidhur si
me kushtet konkrete ekonomiko – sociale, edhe me traditen e moralin e shoqërise.

18
2.3 Përhapja e shoqërive të krimit të organizuar, llojet e tyre

Duke iu referuar praktikave hetimore dhe gjyqësore të deritanishme të vendeve perendimore,


si dhe informacioneve të strukturave të ndryshme policore apo agjencive të zbulimit,
organizatat kriminale ndërkombëtare sipas madhësise, intesitetit të veprimtarisë kriminale dhe
kapaciteteve vepruese, mund të kategorizohen në tre grupe kryesore :

Grupi i parë “ i të mëdhenejve”, në të cilin bëjnë pjesë elita e organizatave të krimit të


organizuar nderkombetar si :
• Organizatat kriminale italiane, në të cilën perfshihen mafia siciliane dhe ajo amerikane.
• Mafja ruse.
• Yakuza japoneze.
• Triada kineze.
• Kartelet kolumbiane.
• Federata meksikane, në të cilat përfshihen katër kartelet e mëdha meksikane të drogës.
Këto organizata kriminale përbëjne bërthamën e krimit të organizuar në botë, kanë formuar të
ashtëquajturin “Grupin e gjashtë të mëdhenjeve”.

Grupi i dyte përfshin organizata kriminale më të vogla, por të organizuara mjaft mire, të
grupuara brënda specialiteteve kriminale, të cilat në shumicen e rasteve punojnë për llogari të
“gjashte te medhenjeve”. Në këtë grup perfshihen: Organizatat kriminale të Nigerise,
Panamasë, Xhamajkës, Porto – Rikos, Republikes Dominikane, si dhe shumë organizata të
tjera kriminale që mund të bashkëpunojnë ose jo në mënyrë permanente me organizatat
kriminale te mesiperme. Në këtë grupim mund të futen edhe organizatat kriminale kineze dhe
kolumbiane, nigeriane, shqipëtare, turke, afrikano – veriore, etj të cilat kanë aktivitet në rritje
në vendet e Europës lindore dhe perendimore.

Ne grupin e trete futen grupe të ndryshme terroriste, të cilat zhvillojne kontrabandën, trafik
lëndësh narkotike apo trafiqe të tjera për të financuar objektivat e tyre poltike. Të tilla mund të
përmëndim Armatën e Kuqe Japoneze, Forcat Revolucionare të Kolumbisë, Ushtrine
Republikane Irlandeze, disa organizata terroriste te Lindjes se mesme, Alkaeden, etj.

19
• Organizatat kriminale Italiane e Amerikane. Mafia
Mafia Italiane, pa asnjë diskutim, është pranuar si forma më e përkryer dhe më e rrezikshme e
krimit të organizuar. Duke e vezhguar me nga afër këtë organizim kriminal, mund të kuptojmë
më lehtë, se çfarë është në përgjithesi krimi i organizuar.
Në Itali veprojnë organizata kriminale të njohura në të gjithë botën, siç janë Cosa Nostra ose
mafia siciliane, Camorra ose mafia Napoletane, Mafia Kalabreze, Scara Corona Unita ose
mafia Pulieze. Të gjitha keto organizime, konsiderohen në pergjithësi si mafioze ose të tipit
mafioz, për sa veprojne sipas metodave tipike te Mafies:
 violence dhe kërcënime ;
 nënshtrim dhe heshtje të popullsise ku ata veprojnë.
Përtej këtyre elementeve çdo organizim ka strukturat dhe karakteristikat e tij të veçanta.
Camorra egziston dhe vepron vetëm në disa organizime lokale, shpesh here në konkurrence
midis tyre, që në esencë ushtrojnë kryesisht tregtim nderkombëtar të drogës. Pasurimi i
shpejtë i kësaj organizate, i ofruar nga trafiku i droges, i kthyer në nje burim kryesor të të
ardhurave bëri atë që grupet e kësaj organizate ti hedhin këto para në loje me një frekuencë
gjithnjë në rritje. Camorra përbëhet nga rreth 126 organizata me rreth 6700 anetarë efektive,
vepron në rajonin e Kampanjës, me një popullsi prej 5 milion e 700 mije banorë.
Konsiderata analoge mund të thuhen edhe për Mafien Kalabreze ose të ashtequajtur
“Ndrangheta”. Ky organizim dominon në rajonin tjetër të Italisë mesdhetare, Kalabrine, e cila
konsiderohet si një rajon me zhvillim social – ekonomik të ulet. Ashtu si Camorra edhe mafia
kalabreze ka një strukture organizative të përbërë nga grupe të mëdha. Në këto grupe anëtaret
janë ndërtuar mbi bazen e lidhjeve familjare. Ka ndodhur jo rradhë që të zhvillohen hakmarrje
të pergjakshme në bazë të një rivaliteti apo hasmërie ndërmjet brezave, por edhe ndërmjet
familjeve të ndryshme dhe jo për motive të lidhura me veprime të paligjshme.
Grupet e kesaj Mafie janë specializuar për rrëmbimet me qëllim zhvatje parash. Këto veprime
vijën në jetë mbi të gjitha jashtë territorit të grupit, gjë që do të thotë dhe jashtë territorit të
Kalabrisë. Ato janë të pranishëm në territorin e Italise qëndrore dhe veriore. Në mënyrë
evidente anëtarët e saj dinë si të levizin, janë në gjendje të sigurohen dhe të sigurojnë mjetet e
nevojshme materiale dhe logjistike për të mbajtur të rrëmbyerin, qoftë edhe për periudha të
gjata kohe. Por janë në gjendje të sigurojnë kanale të sigurta për qarkullimin e parave me
prejardhje të paligjshme që rrjedhin nga këto rrembime.

20
Megjithatë, mafia kalabreze është e karakterizuar nga modele veprimtarie dhe sjellje
relativisht arkaike, por në asnjë menyrë më pak të rrezikshme nga format e tjera te krimit të
organizuar. Ajo ka të përbashkët me këto forma karakteristikat esenciale, si kontrollin e
territorit, influencën mbi organet administrative lokale, zhvatjen e parave në dëm të shoqërive
tregtare dhe sipërmarrjeve , organizimin e trafikut të drogës. Mafia Kalabreze është e përbërë
nga rreth 90 organizata me rreth 4500 anëtarë të cilët veprojnë në rajonin e kalabrise me një
popullsi prej rreth 3 milion banorë.
Një tjetër organizatë kriminale është Sacra Corona Unita e cila vepron në rajonin e Pulias.
Janë vertetuar lidhje dhe bashkëveprime të saj me grupime të caktuara kriminale shqiptare.
Kjo organizatë është krijuar në fund të viteve 70 dhe veprimtaria e saj është trafiku i drogës,
trafiku klandestin dhe prostitucioni i importuar. Në dallim nga Camorra kjo organizate
dallohet për egërsinë me të cilën vepron. Vrasjet dhe dhuna që ajo perdor për arritjen e
qëllimeve të saj shumë shpejt e kanë evidentuar atë si organizate kriminale me rrezikshmeri të
theksuar shoqërore. Kjo organizate përbëhet rreth 20 grupe me rreth 1400 anëtarë, vepron në
rajonin e Pulias me një popullsi prej 4 milion banore.
Mafia në të gjithë sensin e saj ka origjinë siciliane, ku egziston si një organizim unik me
strukture vertikale dominuar nga Cosa Nostra. Ajo perfaqeson gjithashtu edhe një sërë
organizimesh mafioze që veprojnë në mënyrë eksluzive në nivele lokale që nuk i perkasin
Cosa Nostra-s. Ato perkundrazi shpeshhere reagojnë në konkurrencë me të në provincën e
Palermos që është dhe territori antik i zotëruar nga Mafia, predomimi i Cosa Nostra-s është
absolute, në sensin që nuk lë shteg për të vepruar organizime të tjera autonome. Mafia ka në
menyrë të padiskutueshme karakteristikat e saj që e bejnë atë më të rrezikshëm nga format e
tjera të krimit të organizuar:
Familjet mafioze Cosa – Nostra-s janë të vendosura nën një sekret tepër të madh, në të gjithë
Siciline, por më pas edhe në qytete e zona të tjera. Shtrirja e kesaj organizate bëhet në bazë
familje. Një familje ka territorin e saj të ushtrimit të veprimtarisë dhe në rast se një familje
kërkon të kryej një veprim të caktuar në zonën e një familje tjetër detyrimisht duhet të kerkojë
leje. Filialet e Cosa Nostra-s janë perhapur edhe në disa vende europiane, të cilat janë
shndërruar në vende mbrojtëse për emigracionin e krimineleve që vijne nga Sicilia por edhe
nga territore të tjera të Italisë. Edhe në SHBA e Kanada ka zënë vend një organizim mafioz,
me origjinë nga filialet e Cosa Nostra-s, por që tani janë të pavarura dhe të ndara nga ajo.

21
Cosa Nostra është një nga organizatat kriminale më të njohura të krimit të organizuar në
SHBA dhe përbëhet prej 25 grupimesh kriminale etnike italiane me banim në SHBA. Me
rregullimet e Kushtetutës Amerikane në 16 janar 1920 për ndalimin e prodhimit dhe
përdorimit të pijeve alkolike, grupet italiane që merreshin me këtë tregti refuzuan
bashkëpunimin me grupimet kriminale irlandeze dhe ato çifute që e ushtronin këte aktivitet
dhe pas një rivaliteti të pergjakshem, u fuqizuan ndjeshëm mbi baza etnike italiane. Rritja e
konkurrences në tregun kriminal, rritja e kontraditave brenda grupeve kriminale dhe luftes për
egzistencë në vitin 1931 solli bashkimin e të gjitha grupeve kriminale me origjinë italiane
duke krijuar korporatën e parë ndërkomëbtare të organizuar kriminale.
Ky organizim i kriminalitetit rrënoi përfundimisht grupimet e bandat irlandeze ato me
prejardhje çifute, si dhe disa grupime të tjera më pak të rëndësishme kriminale nëpërmjet një
lufte të ashpër kriminale, ku fitimtare doli grupi Italian. Me zgjidhjen e konkurrences me
rivalët, Cosa Nostra doli në tregun kriminal të Amerikës si organizate e vetme e
padiskutueshme e botës së krimit të organizuar. Në vitin 1931 kjo organizate u kthye në një
bashkësi ndërkombëtare, e cila kishte rregullat dhe ligjet e saj.
Cosa Nostra është organizimi më i rrezikshem në spektrin e krimit të organizuar. Brenda
krimit të organizuar sicilian është e zhvilluar një alencë besnikërie dhe bashkëpunimi, një
alence si të thuash federative, e cila në fund të fundit prej kohësh ka sjellë në dritë një
organizim unitar. Cosa Nostra prezantohet si një shtet brenda shtetit dhe qeveriset nga ligje të
hekurta të krijuara me dhunë mbi anetarët e saj . Për të kuptuar motivet që kanë sjellë në këtë
strukturë unitare si dhe rrezikshmerinë e madhe të kesaj organizate është e nevojshme të
analizohet me saktesi të madhe “subkultura” që qëndron mbi bazën e ketij organizimi
kriminal, e cila është mjaft më rrënjësore dhe më e pasur se sa organizimet e tjera kriminale.
Është “subkulture” që manifestohet në seleksionimin e rreptë të anëtarëve të saj, si dhe në
disiplinën e hekurt për vendosjen e rregullave mizore dhe mjaftë efikase. Janë rregulla që
respektohen në menyrë absolute dhe pa asnjë diskutim. Zgjedhja e anëtareve të organizatës
bëhet me një kujdes tepër të veçantë, vetëm individë me aftesi të medha dhe të sprovuar mund
të pranohen. Respektimi me saktesi i rregullave për një kontroll të rreptë, të fshehur apo të
drejtpërdrejtë ka për qellim verifikimin nëse kandidati i ka mundësitë dhe cilësitë që e
mendojnë atë përfundimisht si të pa diskutueshëm dhe që janë: mizoria dhe heshtja. E
ashtëquajtur heshtje ose ruajtja e sekretit është një cilësi e domosdoshme për një mafioz.

22
Fitimet e medha që rrjedhin nga veprimtari të paligjshme në veçanti nga trafiku i drogës duhet
të investohen dhe pastrohen, kjo ka çuar këtë organizatë në kontakte dhe marrëdhenie gjithnjë
dhe më të shpeshta midis saj dhe botës financiare apo merkatos legale në përgjithësi. Këto
kontakte kanë helmuar dhe përzier shumë sektorë të ekonomisë.
Krimi i organizuar drejtohet me të gjithë fuqinë e grupit nga kupola apo bosët e tij, të cilët
vendosin dhe mbikqyrin për gjithçka, ndërsa anëtarësia e grupimit kriminal përbëhet nga
persona që mund të jenë me etni apo familje të ndryshme, të cilët bashkohen ndërmjet tyre për
fuqi dhe përfitime të të gjitha llojeve.
Fusha më kryesore e veprimtarisë në të cilen Mafia dhe organizimet analoge luftojnë me
shoqëri kriminale të vendeve të tjera është trafiku i droges, por pa lënë mënjanë veprimtari të
tjera ilegale që për natyrën e tyre zhvillohen në terren ndërkombëtar , si trafiku i qënieve
njerëzore, trafiku illegal i armeve dhe strehimi i tyre.
Nga sa është bërë e ditur nga disa hetime rezulton se nuk kanë ndodhur konflikte në nivele të
larta ndërmjet organizimeve kriminale ndërkomëbëtare, sepse është nënshkruar “pakt
mossulmimi”, me anë të të cilit jane ndare zonat e influencës. Kjo i korespondon edhe një
strategjie të krimit të organizuar, i cili kërkon të evitojë konflikte me rrjedhoja të
papëlqyeshme dhe të panevojshme dhe preferon të infiltohet në territorin e kundërshtarit për
të shkaktuar përçarje dhe kontradita me qellim dobësimin e tij.
Nga ana tjeter nuk mund te pranohet që “bashkëgzistenca paqësore” ndërmjet organizimeve
kriminale të vazhdojë për një kohë të gjatë. Zhvillimet që janë vënë re në fushën e veprimeve
ilegale e të paligjshme bën të mendohet që përgatitet një fazë e re konflikti dhe lufte ndërmjet
organizimeve të ndryshme për të mbajtur dhe ruajtur autoritetin apo kompetencat në territoret
e ashtequajtura të origjinës.
Nisur, nga veprimet ilegale që kryejnë, nga mjetet e konsiderueshme financiare që disponojne
këto organizime për të arriur qëllimin e tyre, nga perdorimi i dhunës dhe tentimi me të gjitha
mjetet për të ndaluar policinë dhe organet gjyqësore për të vepruar ndaj tyre, si dhe krijimi i
rrjeteve ilegale që janë rrjete shpërndarje shumë të rëndësishme për të bërë të mundur
zhvillimin e afarizmave në sistemin ilegal, sot mund të pohohet se Mafia prej kohësh punon
me modelin e krimit te organizuar .
Organizatat ndërkombëtare veç e veç por edhe me aleancat që bëjnë me njëra – tjetrën, janë
bërë problem dhe sfida kryesore kombëtare dhe ndërkombëtare i të gjitha strukturave të

23
zbatimit të ligjit, të agjencive ndërkombëtare policore, të strukturave shtetërore dhe shoqërise
në tërësi. Ato sot jane realisht kërcënim për sistemet dhe vlerat demokratike të çdo vendi.
Disa dukuri të kesaj veprimtarie kriminale, janë: organizimi hierarkik, fshehtësia, shantazhi,
dhuna, frikësimi, korrupsioni ndaj shtetareve, ndërkombëtarizimi i tij, etj. Një mjet efikas në
luftën kundër krimit të organizuar janë përdorimi i teknikave speciale të hetimit kriminal,
shumë prej këtyre teknikave, si vezhgimi fizik, elektronik, burimet kofidenciale, dorëzimet e
kontrolluara, bashkëpunimi i të penduarve, sekuestrimi e konfiskimi i pasurive nga krimi, etj,
kanë dhënë rezultate premtuese prandaj janë vlerësuar nga studiues të ndryshëm si standarte
unike.

• Grupimet e organizuar kriminale Ruse

Mafia ruse është organizatë kriminale që kohet e fundit ka marre zhvillim te rrezikshëm po
fiton përparesi dhe po behet një nga organizatat kriminale dominuese në botë. Për këtë
organizatë kriminale janë karakteristike përmasat e medha, burimet, brutaliteti dhe tendenca
në rritje e tij. Mafia ruse ka në përbrje të saj afersisht 100.000 mije anëtarë të organizuar në
300 grupe të identifikuara. Grupimet e organizuara kriminale ruse në amerikë janë të përbëra
kryesisht nga emigrante që kanë lënë ish BS e janë përqëndruar në Britonbixh, Brunklin e
gjetke dhe njhen me emerin “odesa e vogel”.
Ndër grupet më të rëndësishme të krimit të organizuar ruse mund të veçohen tre me
dominueset :
• Brigadat e diellit.
• Mafia e odese ( odesa e vogel).
• Grupet armene të krimit të organizuar.
Edhe pse grupet e organizuara kriminale ruse kanë vepruar për një kohe të gjatë në Europen
Perendimore dhe SHBA, si datë e themelimit të saj mund të kosiderojmë fundin e vitit 1991,
periudhë e cila shënon një rritje të jashtëzakonshme të aktivitetit të këtyre organizatave
kriminale. Karakteristike dalluese e Mafies ruse është prania në gjirin e saj e shume nga ish –
punonjesit e KGB –së.
Mafia ruse dominon kontrabanden e monedhave, prostitucionin është përfshirë në të gjithë
botën në trafikun e qenieve njerëzore, në vjedhjet e makinave, rrembimet, kontrabandën e

24
armëve, duke perfshirë dhe lëndët nukleare, vrasjet me pagesë, shantazhin, vjedhjet e kreditit,
falsifikimet, pastrimin e parave, etj.
Ashtu si çdo organizate kriminale edhe mafia ruse ka një kod të saj, i cili përcakton rregullat e
organizimit, hierakisë dhe të funksionimit. Sipas këtij kodi, një grup i krimit të organizuar rus
udhëhiqet nga një “bos” i cili kontrollon “celulat” kriminale nëpërmjet një ndërmjetësi që
quhet “brigadier”, secila nga celulat e grupeve kriminale ka një specializim të veçantë në
veprimtari kriminale. Mafia aktuale ruse është vazhduese e tradites së organizatës kriminale të
mëparshme të quajtur “Vora v zakone”.

• Kartelet kolumbiane

Në ndryshim nga grupimet kriminale ruse dhe kineze, bosët e krimit të organizuar kolumbian
nuk kanë ndërmënd të vendosen në SHBA, por preferojne të qëndrojnë në vendin e tyre, ku
grumbullojne miliona dollare, si rrjedhojë e prodhimit dhe tregtimit të pluhurit të bardhe
vdekjeprurës në SHBA dhe botë.
Kolumbia me pasigurinë e perhershme politike, varferinë e madhe të popullsisë është kthyer
në një vend ideal për organizatat e krimit të organizuar. Në qytetin Medellin të Kolumbise
funksionon karteli i krimit të organizuar i quajtur “Medellin cartel” që merret me kultivimin
dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Karakteristikë e karteleve kolumbiane është mpleksja e veprimtarisë kriminale me atë politike
dhe ndikimi i tyre relativisht i ndjeshme në jetën shoqërore e politike. Krimi i organizuar
kolumbian është i eger mizor, aktivitetin e tij e mbështet në veprime të tilla kriminale, si
dhuna, shantazhi, korruptimi i zyrtareve, vrasja, pastrami i parave. Ne aktivitetin kriminal
ashtu si mafia bazohet mbi struktura familjare ose persona shumë të afërt, ka disiplinë shumë
të lartë të shoqëruar me represion dhe dhunë të egër ndër anëtarët e pabindur. Në këtë drejtim
mund të themi se është me i dhunshem në krahasim me çdo organizate tjetër kriminale
ndërkombëtare.

• Organizata kriminale meksikane

Organizatat kriminale meksikane merren me qarkullimin e drogave; ndër to jane të njohura


organizatat Gulf, Juarez, Sonora, Tijuana Cartels. Edhe këto organizata, si baze të strukturave
të tyre organizuese kanë pjestarët e familjeve, janë tepër konspirative, dhe me struktura
organizative të perfeksionuara në shumë hallka për të ruajtur lideret e vertet të tyre.

25
E veçante për keto grupime është kamuflimi i veprimtarisë së tyre nëpërmjet kryerjes së
investimeve të karakterit të bamirësisë, si ndërtim i institucioneve arsimore, shkolla, klinika,
ujësjellës dhe investime të tjera në infrastrukturë sidomos në fshatrat e largëta, me anë të të
cilave jo vetem pastrojne paratë, por sigurojneë përkrahjen e popullatës që jeton në realitetet e
një administrimi korruptiv të administrates shtetërore. Jane karakteristike për këto grupe
masat e larta që marrin për sigurinë dhe ruajtjen e tyre duke krijuar grupe dhe sektore të
posaçëm të pajisur me teknike dhe armatime bashkohore.

• Grupet europiane të krimit të organizuar

Organizatat e krimit të organizuar ndërkombëtar kanë perfshirë të gjitha vendet e Europës,


sidomos në drejtim të vendeve të Europes Lindore. Karakteristike e këtyre grupimeve
kriminale është mpleksja e kriminalitetit të organizuar vendas me atë ndërkombëtar dhe janë
evidentuar rreth 3000 grupe me rreth 30.000 anëtarë. Grupet europiane të krimit të organizuar
karakterizohen nga specializimi dhe angazhimi në rradhët e tyre të njerëzve të arsimuar,
specialist të fushave të ndryshme sipas aktiviteteve përkatëse kriminale, si psh ekonomiste,
jurist, inxhinier, etj. Grupet kriminale europiane ne raste te caktuara krijojne aleanca të
përkohshme në tregun kriminal me grupe të kontinenteve të tjera, si ato kineze, amerikano-
latino etj.

2.4 Treguesit e krimit të organizuar në vendin tonë

Lidhur me gjendjen e nivelit të krimit të organizuar në shqipëri, janë institucionet që merren


me luftën kundër tij si policia e shtetit, prokuroria, gjykatat si dhe struktura të tjera
mbështetëse, të cilat bazuar në kriteret që përcakton legjislacioni në fuqi, bëjnë edhe
vlerësimin zyrtar të kësaj gjëndjeje dhe nivelit të krimit të organizuar.
Vlerësim të gjëndjës së krimt të organizuar në Shqipëri bejnë edhe organizma të tjerë
ndërkombëtarë si ato të Bashkimit Europian të cilët në kuadër të procesit të intefrimit të
vendit tonë në BE, ashtu si në fusha të tjera, monitorojnë edhe procesin e luftes kundër krimit
të organizuar duke evidentuar progreset dhe mangësitë në këtë drejtim. Gjithashtu edhe media
ka një rol të rëndësishëm në informimin e publikut lidhur me gjendjen e kriminalitetit në
Shqipëri përfshirë arë të krimit të organizuar.

26
Nxjerra e treguesve dhe karakteristikave për gjendjen e krimit të organizuar e cila
administrohet nga institucionet përkatëse ka shumë rëndësi, sepse mbi këtë bazë duhen
ndërtuar politikat e zbulimit, parandalimit dhe ndëshkimit.
Prokuroria për Krime të Rënda është organi i akuzës që heton kryesisht vepra penale të cilat
klasifikohen si krim i organizuar. Cdo vit ky institucion paraqet raportin e analizes vjetore për
vitin e kaluar duke pasqyruar në mënyrë të përmbledhur rezultatet e veprimtarisë se tij. Ky
raport përqëndrohet në analizën e treguesve kryesorë me natyrë teknike, të problemeve dhe
vështirësive të vërejtura gjatë ushtrimit te funksioneve nga prokurorët në hetimet paraprake
dhe gjatë përfaqësimit të çeshtjeve në gjykim. Synimi i tij eshtë që të evidentohen arritjet,
sikurse edhe veshtirësitë, mangësitë e problemet, me pikësynimin përmirësimin e treguesve
për vitin në vijim.
• Disa statistika nga Prokuroria për krime të Rënda
Gjatë vitit 2008 në Prokurorinë Për Krime të Rënda janë hetuar 243 procedime (22 më shumë
se në 2007), kanë marrë zgjidhje përfundimtare 139 procedime (20 më shumë se vitin e
kaluar), ndërkohë që rezultojnë të mbartura për vitin 2009, 104 procedime (2 më pak se vitin e
kaluar).
Nga studimi i këtyre shifrave rezulton se është hetuar për një sërë grup veprash penale, nga të
cilat pjesën dërrmuese e përbëjnë krimet e trafikimit të lëndëve narkotike (104 procedime-
43%), llojet e ndryshme trafikimit të qënieve njerëzore (37 procedime-15%), veprat penale të
kryera nga grupet kriminale ose grupet e strukturuara (26 procedime-11%), trafikimi i armëve
ose i lëndëve plasese ((18 procedime-7.5%), shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për
dhënien e pasurisë (18 procedime-7.5%), vrasjet e kryera ndaj personave me cilësi të veçanta
(15 procedime-6%), rrëmbimi i personit (12 procedimit-5%), vepra penale të lidhura me
terrorizmin (6 procedime-2.5%).
Analiza e të dhënëve tregon se, në raport me vitin 2007, eshtë rritur ndjeshëm numri i
procedimeve për trafikim të lëndëve narkotike (nga 76 në 104), ndërsa vihet re një rritje e
lehtë e numrit të procedimeve për trafikim armësh (nga 24 në 18). Numri i procedimeve për
grup veprat e tjera mbetet gati i njëjtë, fakt që dëshmon shfaqje konstante të formave të krimit
që heton kjo prokurori. Vazhdon të shfaqet e njëjta dukuri e shpërpjestimit të ndjeshëm të
raportit midis numrit të përgjithshëm të provedimeve të regjistruara për krime të kryera nga
organizata apo grupe të strukturuara kriminale, me numrin r procedimeve të dërguara në
gjykim (26 procedime, nga të cilat 5 të dërguarapër gjykim), ky raport ka qënë 31 me 8. Kjo

27
dukuri lidhet me faktin se materiali kallezues dhe referimi i vepres penale, shpeshherë
përmbajnë elementë që krijojnë dyshimin për ekzistencen e një veprimtërie kriminale të
organizuar që në përfundim të hetimeve mund të mos rezultoje e tillë.
Gjatë 2008 ka patur një rritje të bashkëpunimit me strukturat e policise së shtetit, që përbën
një element mjaft të rëndësishëm të suksesit në punën e prokurorisë i cili ka qënë rezultativ në
shumicën e rasteve duke venë theksin në vepra penale që lidhen me krimin e organizuar,
sidomos në trafikun e drogës dhe të armëve ku pothuajse në të gjitha rastet është synuar
përdorimi i metodave speciale të hetimit. Megjithatë duke evidentuar fakti se mundësia e
aplikimit të këtyre metodave në disa hetime paralele e të shtrira në territor ka gelur e kufizuar
për shkak të mungesave teknike e të personelit të trajtuar në nivel lokal.
Gjatë vitit 2009 në Prokurorinë për Krime të Rënda u hetuan 220 procedime, nga të cilat 104
të mbartura nga vitet e mëparshme dhe 119 të regjistruara rishtazi gjatë vitit që kaloi. Kanë
marrë zgjidhje përfundimtare 139 procedime, po aq sa edhe një vit më parë, ndërkohë që u
mbartën për vitin 2010, 81 procedime.
Vihet re një rënie e procedimeve të regjistruara rishtazi (22 më pak se vitin e kaluar). Kjo
rënie është e lidhur drejtpërdrejt me rënien e numrit të referimeve të ardhura nga Policia e
Shtetit, përkatësisht nga Departamenti i Hetimit të Krimeve, që ndjek veprat penale në
kompetencën e kësaj prokurorie.
Ndër grup veprat penale të hetuara, ashtu si në vitet e kaluara, pjesën më të madhe e përbëjnë
krimet e trafikimit të lëndëve narkotike (99 procedime-45%), shtrëngimi me anë të kanosjes
ose dhunës për dhënien e pasurisë (31 procedime-14%), trafikimi i qënieve njerëzore (34
procedime-11%), veprat penale të kryera nga grupet e strukturuara (18 procedime-8%), vrasjet
e kryera ndaj personave me cilësi të veçanta (15 procedime-7%), rrëmbimi i personit (12
procedime-5.5%), dhe veprat e tjera në numër më të vogel.
Analiza e të dhënave tragon se, në raport me vitin 2008, vihet re një rënie e dukshme e rasteve
të trafikimit të armëve. Tendenca e trafikimit të lëndëve narkotike mbetet gati e pandryshuar,
ndërsa vihet re një rënie e gati 1/3 së numrit të procedimeve për trafikimin e qënieve
njerëzore, ndërkohë që është rritur ndjeshëm numri i rasteve të shtrëngimit me anë të kanosjes
ose dhunës për dhënien e pasurisë.
Një aspekt tjetër mjaft i rëndësishem në goditjen e krimit të organizuar është edhe ai i hetimit
pasuror të subjekteve të hetuar ose të akuzuar, sipas ligjit te posaçem, i cili gjatë vitit 2009
pati probleme. Keto probleme lidhen sidomos me interpretimin unifikues të Kolegjeve të
Bashkuara, i cili ngushtoi shumë sferën e zbatimit të këtij ligji. Në veprimtarinë e prokurorisë

28
ai u shoqërua me disa rrëzime të kërkesave për sekuestro dhe konfiskime, që nuk ishin brënda
parametrave unifikues të Gjykatës së Lartë.
Gjatë vitit 2010 në Prokurorinë për Krime të Rënda u hetuan 231 procedime, nga të cilat 81 të
mbartura nga vitet e mëparshme dhe 155 të regjistruara rishtazi gjatë vitit të shkuar. Kanë
marrë zgjidhje 132 procedime, ndërkohe që për vitin 2011 u mbartën 99 procedime.
Vihet re nje rritje e numrit të procedimeve të regjistruarë rishtazi (36 më shumë se vitin e
kaluar). Kjo shpjegohet me rritjen e numrit te procedimeve të ardhura me transferim nga
prokuroritë e rretheve, të kallëzuara nga shtetasit dhe të referuara nga Drejtoritë e Policisë në
rrethe. Ndërkohë janë ulur gati përgjysme referimet nga Drejtoria e Pergjithshme e Policisë
(12 kundrejt 23 të vitit të kaluar). Kanë marrë zgjidhje përfundimtare 7 procedime më pak se
gjatë vitit 2009.
Ndër grup veprat penale të hëtuara, ashtu si vitet e kaluara, pjesën dërrmuese e përbëjnë
krimet e trafikut të lëndëve narkotike (79 procedime-34%), shtrëngimit me anë të kanosjes
ose dhunës për dhënien e pasurisë (44 procedime-19%), trafikimi i qënieve njerëzore (40
procedime-17.3%), veprat penale të kryera nga grupet e strukturuara (19 procedime-7.3%),
vrasjet e kryera ndaj personave me cilesi të veçanta (13 procedime-5.6%).
Analiza e të dhënave tregon se, në raport me vitin 2009, ka një rritje graduale të numrit të
procedimeve për trafikim të lëndëve narkotike (6 procedime më shumë se në 2009). Rritje ka
patur numri i rasteve të shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhenien e pasurisë (6
procedime më shumë se vitin e kaluar). Rritje ka pasur edhe numri i rasteve të raportuara të
trafikimit të armëve (nga 4 në 17 raste). Por, rritje më të ndjeshme ka numri i procedimeve të
regjistruara për trafikun e qënieve njerëzore (nga 9 në 36 raste).

 Disa statistika nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda


Për të patur një panoramë më të qartë sesi është gjëndja dhe niveli i krimit të organizuar në
shqipëri,referuar statistikave te Gjykatës se Shkallës se Parë për Krime të Rënda kam bërë një
analizë krahasimore për katër vitet e shkuara.
Gjatë vitit 2008 në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda janë paraqitur 83 kërkesa
për gjykim me 220 të pandehurnga të cilat:
 31 çështje me 73 të pandehur për vepren penale të trafikimit të lëndëve narkotike;
 14 çështje me 25 të pandehur për vepren penale të trafikimit të qënieve njerëzore;
 15 çështje me 49 të pandehur për vepren penale të trafikimit të armëve.
Nga studimi i këtyre shifrave rezulton se numri më të madh të çështjeve gjyqësore e përbëjnë
veprat penale te “trafikimit të lëndëve narkotike”.Pas tyre vijnë veprat penale “trafikut të
armëve dhe municioneve”. Vërehet se gjatë vitit 2008 ka putur një rënie të veprave penale

29
“trafikut të femrave”. Konstatohet se një pjesë jo e vogël e këtyre çështjeve kanë ardhur për
gjykim si të kryera në kuadrin e “grupit të strukturuar kriminal e të organizatës kriminale”
Përsa i përket statistikave të kësaj gjykate lidhur me numrin e dënimeve të dhëna prej saj për
krime të ndryshme mund të përmëndim:
 për veprën penale të vrasjes-3 vendime për 14 të pandehur;
 për veprën penale te trafikimit të qënieve njerëzore-17 vendime për 36 të pandehur;
 për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike-21 vendime për 51 të pandehur;
 për veprën penale të shtrengimit me kanosje/dhune për dhënien e pasurisë-7 vendime për
10 të pandehur
 për veprën penale të trafikimit te armëve-10 vendime për 21 të pandehur;
 për vepra penale të kryera nga organizatat kriminale dhe grupe të strukturuara; kriminale-
5 vendime për 26 të pandehur.

Gjatë vitit 2009 në Gjykatën e Shkallës së Parë për krime të rënda kanë ardhur gjithsej 56
kërkesa për gjykom me 162 të pandehur nga të cilat:
• 31 çështje me 87 të pandehur për vepren penale të trafikimit të lëndëve narkotike:
 7 çështje me 10 të pandehur për vepren penale të trafikimit të qënieve njerëzore;
 10 çështje me 13 të pandehur për veprën penale të trafikimit të armëve.
Nga statistika kanstatohet përsëri se numrin më të madh të çështjeve gjyqësore e përbëjnë
veprat penale të “trafikut të lëndëve narkotike”ku sipas statistikave të ardhura për gjykim në
vitin 2009 janë 31 çështje. Pas tyre vijnë veprat penale të “trafikut të armëve e
municioneve”.Verehet se gjatë katij vitit 2009 ka patur një rënie të veprave penale”të trafikut
të femrave”.
Përsa i përket statistikave të kësaj gjykate, lidhur me numrin e denimeve të dhëna prej saj për
krime të ndryshme mund të përmëndim:
 Për veprën penale të vrasjes-3 vendime për 6 të pandehur;
 Per veprën penale te trafikimit të qënieve njerëzore-7 vendime për 15 të pandehur;
 Për veprën penale te trafikut narkotikëve-54 vendime për 123 të pandehur;
 Per veprën penale të shtrëngimit me anë të kanosjes/dhunës për dhënie pasurie-5 vendime
për 8 të pandehur;
 Për veprën penale të tafikimit të armëve-13 vendime për 36 persona të pandehur;
 Për vepra penale të kryera nga organizata kriminale dhe grupe të strukturuara kriminale-1
vendim për 5 persona të akuzuar.

Gjatë vitit 2010 në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda kanë ardhur gjithsej 58
kërkesa për gjykim me 139 të pandehur nga të cilat:
• 24 çështje me 72 të pandehur për vepren penale të trafikimit të lëndëve narkotike;
• 10 çështje me 12 të pandehur për vepren penale të trafikimit të qënieve njerëzore;

30
• 7 çështje me 14 të pandehur për vepren penale të trafikimit të armëve.
Nga statistikat konstatohet përsëri se numrin më të madh të çështjeve gjyqësore përbëjnë
veprat penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike” ku sipas statistikave të ardhura për gjykim
në vitin 2010 janë 31 çështje. Pas tyre vijnë veprat penale të “trafikimit të femrave për
prostitucion”.

Për sa I përket statistikave të kësaj gjykate lidhur me numrin e dënimeve të dhëna prej saj për
krime të ndryshme mund të përmëndim:
• Për veprat penale të vrasjes 5 vendime për 8 të pandehur;
• Për vepren penale të rrembimit ose mbajtjes peng të personit 5 vendime për 7 të
pandehur;
• Për veprat penale të trafikimit të femrave për prostitucion 8 vendime për 11 pandehur;
• Për veprat penale të trafikimt të të miturve në bashkëpunim 1 vendim për 1 të pandehur;
• Për vepren penale të vjedhjes me armë 2 vendime për 2 të pandehur;
• Për veprën penale të trafikimit të armëve 2 vendime për 1 të pandehur;
• Për trafikim narkotikësh 30 vendime për 67 të pandehur;
• Për vepra penale të kryera nga organizatat kriminale dhe grupe të stukturuara kriminale 1
vendi për 3 të pandehur.
Siç shihet ka një rënie të numrit tëtë pandehurve në krahasim me vitet e kaluara pasi edhe
çështjet e organizatave dhe të grupeve të strukturuara kriminale kanë rënie. Nga ana tjetër ka
një shtim të lehtë të rrëmbimit dhe të mbajtjes peng të personit në proporcion me vendimet e
dhëna, ndërsa trafikimi i lëndëve narkotike mbetet në të njëjtat nicele.

Më poshtë paraqesim tabelën me çështjet ë hetuara ngaa Prokuroria për Krime të Rënda dhe
ato të gjykuara nga Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda për vitet 2008-09-10

Viti 2008 Viti 2008 Viti 2009 Viti 2009 Viti 2010 Viti 2010
Vepra penale Të hetuara Të gjykuara Të hetuara Të gjykuara Të hetuara Të gjykuara
Trafikim 104 31 99 31 79 24
lëndësh
narkotike
Trafikim 37 14 24 7 40 10
qënjeve
njerëzore
V.p grupi stuk 26 15 18 10 19 7
lriminal

31
Kjo pasqyrë të dhënash na tregon se numri i veprave penale të trafikimit të lëndëve narkotike
si dhe atyre të kryera nga grupet e strukturuara kriminale ka ardhur duke u ulur si nga numri
çështjeve të hetuara nga prokuroria ashtu edhe nga ato të gjykuara. Enjëjta gjë nuk mund të
thuhet për veprat penale të trafikimit të qënieve njerëzore të cilat mbeten në të njëjtat nivele.
Pavarësisht një uljeje të numrit të procedimeve për këtë kateguri veprash penale për vitin
2009, ky mbetet ende një problem mjaft shqetësues.
Gjithashtu vihet re një diference e konsiderueshme në raportin ndërmjet veprave penale të
hetuara nga prokuroria dhe atyre të gjykuara nga gjykata. Kjo diferencë vjen si pasojë e disa
faktorëve të ndryshme të cilat qëndrojnë në masa të ndryshme por, që janë prezente në punën
e organit të akuzës. Si shkaqe të tilla mund të përmëndim; vështirësitë e ndryshme që hasen
gjatë hetimit për shkak të kompleksitetit të çështjes së caktuar; në disa raste, është mungesa e
trajnimit të oficerëve të policisë gjyqësore për përdorimin e metodave speciale, për mangësi
ligjore (p-sh “dorëzimi i kontrolluar” përdorimin e kësaj teknike ligji e ka kufizuar vetëm për
drogën, mendoj se do të ishte me vend një ndërhyrje nga ligjvënësi për të zgjeruar fushën e
veprimit të saj, duke i lënë hapësirë zbulimit të saj edhe për krime të tjera”.

• Perceptimi i publikut lidhur me gjendjen e krimit të organizuar në Shqipëri

Përveç statistikave të paraqitura më lart, rëndësi të veçantë paraqet edhe perceptimi I publikut
dhe ifaktoreve të brendshëm dhe të jashtëm politikë në lidhje me gjendjen reale të krimit të
organizuar në Shqipëri. Për shkak të mungesës së studimeve të plota mbi kriminalitetin në
teresi dhe në veçanti për krimin e organizuar;të mosadministrimit të mirë të përpunimit të
statistikave, jo vetëm është krijuar konfuzion, por edhe është lënë shteg për keqinterpretime
nga politika e brendshme dhe ajo e jashtme duke e quajtur vendin tonë nga më të rrezikshmit,
si vend ku është instaluar krimi i organizuar dhe mafia duke i konsideruar shqiptaret si njerëz
që kryejnë dhe të rrezikshëm.
Sigurisht që një rol mjaft të rendësishëm në perceptimin e publikut lidhur me gjendjen e
kriminalitetit ka media vizive dhe ajo e shkruar, sepse janë pikërisht keto që me mjetet e tyre
informuese përcjellin tek qytetaret çdo lajm që lidhet me krime të ndryshme të kryera në
vendin tonë apo nga shtetetas shqiptarë jashtë vendit. Një element mjaft I rëndësishëm në këtë
drejtim është profesionalizmi që një media e caktuar ka rastin e transmetimit të një lajmi që
tregon se kemi të bëjme me krim te organizuar.

32
Për hir të së vertetës duhet të pranojmë se në vendin tonë togfjalëshi ”krim i organizuar”
përdoret pothuajse për çdo krim të kryer, mjafton që të jetë një ngjarje e bujshme, duke
harruar ketu se për përcaktimin e kësaj forme organizimi criminal ka një konventë
ndërkombëtare të cilën shteti ynë e ka ratifikuar, si dhe ligje të tjera penale të cilat percaktojnë
qartë kushtet që duhet të plotësohen që një krim të quhet “krim i organizuar”. Në këto raste
nuk mund të fajsohet publiku për perceptimin e gabuar që ai krijon për krimin e organizuar,
pasi jo të gjithë janë jurist që te mund ta kuptojnë siç duhet këtë fenomen.
Natyrisht që njerëzit janë shumë të ndjeshëm në këtë drejtim dhe si të tillë ata janë të prirur të
besojnë çdo lajm i cili mund të paraqitet si rrezik për jetën dhe shëndetin e tyre prandaj media
duhet të jetë me e pergjegjshme dhe me profesionale në punën e saj, për të mos krijuar një
imazh të gabuar tek qytetaret dhe në opinionin ndërkombëtar, duke zmadhuar të vertetën,
ashtu sikurse duhet të jetë po aq profesionale në mosfshehjen e të vërtetes.

KREU III

TEKNIKAT SPECIALE TË HETIMIT TË KRIMIT TË ORGANIZUAR

3.1 Kuadri ligjor i dorëzimit të kontrolluar të lëndëve narkotike dhe psikotrope

Dorëzimi i kontrolluar është një nga format e ndihmës së ndërsjelltë juridike, pasi bën të
mundur lejimin e gjëndjes së paligjshmërisë së transportit të lëndëve narkotike nga njëri shtet
në shtetin tjetër, e kurorëzuar kjo nga njeìë marrëveshje paraprake, me synimin e identifikimit
të persomit që e pret këtë lëndë.
Dorëzimi i kontrolluar nuk parashikohet si metodë e veçantë në Kodin e Procedurës Penale.
Pavarësisht nga kjo, dorezimi i kontrolluar është një metode stimuluese dhe si i tillë gjatë
aplikimit të tij në praktikën e punës referencë ka qenë neni 294/a i KPrP. Ai disiplinohet në
ligjin nr.8750, datë 26.03.2001,”Për parandalimin dhe luftën ndaj substancave narkotike dhe
psikotrope”.
Ja se si është përshkruar qëllimi i parashikimit të dorëzimit të kontrolluar nga raporti i
shpjegimit që i është bërë protokollit të dytë shtesë të konventës për ndihmë të ndërsjelltë
juridike në fushën penale:”Qëllimi i ketij drafti në parashikimin e dorëzimit të kontrolluar në
këtë protokoll, nuk ishte përfshirja e bashkëpunimit policor ose ndonjë formë tjetër

33
bashkëpunimi jashtëgjyqësore brënda qëllimit të këtij protokolli, sesa kuptimi i dorëzimit të
kontrolluar si një formë e ndersjelltë e ndihmës ligjore”. 10
Pikërisht batimi i dorëzimit të kontrolluar, kërkon një marrëveshnje paraprake midis shteteve,
pa të cilën ajo si metodë hetimore nuk mund të realizohet. Pra, është kusht thelbësor
bashkëpunimi midis shteteve, në funksion të zbulimit të personave të imlikuar në krimet
ndërkombëtare të drogës. Le të shohim më konkretisht parashikimet që i janë bërë dorëzimit
të kontrolluar, nga ana e legjislacionit tone.
Qëllimi është që të jepet kuptimi dhe kushtet në të cilat përdoret kjo metodë, si dhe
domosdoshmëria e zbatimit të saj në veprat penale në fushën e lëndëve narkotike dhe
psikotrope.

3.1 Kuptimi juridik i dorëzimit të kontrolluar

Ndihma e ndërsjelltë juridike në fushën penale është një nga format më të rëndësishme të
bashkëpunimit me autoritetet e huaja. Kjo formë përfaqëson ndihmën që një shtet i jep një
shtetit shqiptar dhe anasjelltas, në çështjet për të cilat ka filluar procedimi në shtetin kërkues
dhe që ndjekja penale dhe dënimi janë në juridiksionin e atij shteti.11
Kjo mënyrë bashkëpunimi rregullohet nga një konventë e veçantë e Këshillit të Evropës,
ajo”Për ndihmën e ndërsjelltë juridike në fushën penale”,e datës 20.04.1957 dhe dy
protokollet shtesë të saj.
Është për t’u theksuar se në protokollin e dytë shtesë janë bërë shtesa dhe ndryshime të
rendesiahme të konventës, të cilatkanë për qëllim të plotësojnë metodat dhe rrugët e
bashkëpunimit si dhe të lehtësojnë procedurst. Ne këto shtesa që janë bërë nga protokolli i
dytë, një vend të rëndësishëm zë dhe parashikimi i teknikave special hetimore, sikurse është
edhe dorëzimi i kontrolluar.
Sikurse përmëndëm me lart, dorezimi i kontroluar, është një metodë speciale hetimi, që ka për
qëllim zbulimin e një rrethi personash që merren me trafikun e drogës, jo vetëm territorit të
shtetit, por edhe jashtë tij. Por, përpara se të flitet për rëndësinë që paraqet parashikimi i kesaj

10
Shih Second Additional Protocol to the European Convention on Mutual Assistance in Criminal
Mattërs.Explanatmy report,fq.16
11
Shih H.Islami,A.Hoxha,I.Panda,”Procedura Penale”,Komentar,tiranë,fq684

34
metode, është e domosdoshme të njihet kuptimi saj, si nga pikëpamja ligjore, ashtu dhe nga
ajo praktike.
Nga pikëpamja juridike, dorëzimi i kontrolluar konsiderohet, një metodë tipike për të bërë të
mundur individualizimin e autoreve që zhvillojnë veprimtari kriminale në fushën e drogës, në
vende e shtete të ndryshme. Ajo është bërë pjesë e së drejtës së brëndshme, në funksion të
luftës kundër krimit ndërshtetëror pas ratifikimit të Konventës së Këshillit të Europes “Për
ndihmë të ndërsjelltënjuridike në fushën penale” dhe protokollit të dytë shtesë.12
Dorëzimi i kontrolluar, paraqet një marrëdhënie reciproke juridiksionale, ndërmjet dy ose më
shumë shteteve, e realizuar me funksionin e goditjes së krimeve që lidhen me drogën, zbatimi
i të cilës dikton një bashkëpunim të vazhdueshëm midis shteteve që dërgojnë lëndën narkotike
dhe shtetit që e miraton dërgesen.
Kjo Konventë ka parashikuar një fushë më të gjërë zbatimi të dorëzimit të kontrolluar, në
krahasim me marrëvëshjen e Shengenit, duke parashikuar, që secili shtet anëtar është i
detyruar të përshtase aktet e nevojshme, për të siguruar mundësinë e autorizimit, në rastin e
kërkesës së një shteti tjetër anëtar për zbatimin e dorëzimit të kontrolluar në territorin
përkatës, në mbështetje të hetimeve penale që kanë të bëjnë me krime që e lejojnë
ekstradimin.13
Për të patur sukses në zbatimin e kësaj teknike, është i domosdoshëm një raport bashkëpunues
konstant midis organeve proceduese të shtetit dërgues dhe të shtetit pritës të personave që
merren me trafikun e lëndëve narkotike.
“Me dorëzim të kontrolluar”, kuptohet veprimtaria e karakterizuar nga përdorimi i metodave
gjurmuese hetimore, për të lejuar kalimin në territorin e një ose më shumë shteteve të
substancave narkotike ose psikotrope, të prekursoreve ose substancave të tjera zëvendësuese
të tyre, të dërguara në mënyrë të paligjshme, të cilat mbahen nën kontrollin e autoriteteve
policore të vendeve të sipërpërmendura, për të identifikuar personat e përfshirë në kryerjen e
veprave penale”.
Nga analiza që i bëhet dispzitave të ligjit nr.8785, datë 26.03.2001, Për parandalimin dhe
luftën ndaj trafikut të substancave narkotike ose psikotrope“ që parashikojnë dorëzimin e
kontrolluar, rezulton se ai, ka si synim të zbulojë:
12
Ratifikuar me ligjin Nr.8489,datë 10.06.1999 dhe Protokolli II-te shtesë isaj është ratifikuarme ligjin Nr.8883,datë
18.04.2002
13
Shih Artikulli 18 i Protokollit të dytë shtesë,të Konventës,”Për ndihmë të ndërsjelltë juridike në fushën
penale”,paragrafi 147 i raportit shpjegues te këtij protokolli,faqe 16.

35
• Identifikimin e personave të implikuar në trafikun e lëndëve narkotike dhe psikotrope;
• Shkallën e përfshirjes së autorëve në këto krime;
• Rolin që secili ka pasur në kryerjen e krimeve që lidhet me drogën.

Karakteristika kryesore e dorëzimit të kontrolluar është ajo e “lejimit të një gjëndje të


paligjshme”, sikurse është kalimi i substancave të kundraligjshme, të përjashtuara nga
qarkullimi civil, nga njëri shtet në shtetin tjetër. Gjatë itinerarit që përshkon lënda narkotike,
organet proceduese vendosin të përdorin aparaturat gjurmuese hetimore, të cilat dislokohen në
vendin pritës të lëndës narkotike ose psikotrope, pasi pikërisht qëllimi i kësaj teknike, është
identifikimi i pritësve të mundshëm të kësaj lënde.
Konventa e OKB kundër krimit të organizuar ndërkomëtar, e parashikon dorëzimin e
kontrollur, nën titullin “Teknikat speciale te hetimit”, ku ndër të tjera normohet:”Nëse lejohet
nga parimet themelore të sistemit të tij të brëndshëm ligjor; secili shtet pjesëmarrës duhet, që
brënda nudësivë të tij dhe nën kushtet e parashikuara nga ligji i tij i brëndshëm, të marrë
masat e nevojshme për lejimin e përdorimit të duhur të dorëzimit të kontrolluar dhe kur
mendon se është e përshtatshme, përdorimin e teknikave të tjera speciale, si format
elektronike apo ato të vëzhgimit dhe operacioneve të fshehta, nga autoritetet kompetente në
territorin e saj, për qëllim të luftimit në mënyrë efektive të krimit të organizuar”.14
Sipas parashikimeve të kësaj Konvente, dorëzimi i kontrolluar zbatohet ndërmjet shteteve,
vetëm nëse ajo është e parashikuar si teknikë nga legjislacionet e të dy shteteve dh nuk bie në
kundërshtim me ligjin e brëndshëm të tyre. Kjo Konventë e ka parë të lidhur ngushtë,
përdorimin e dorëzimit të kontrolluar të shoqëruar me teknikat e tjera speciale. Një
parashikim i tillë, ka patur për qëllim dokumentimin e faktit kriminal, dhe përdorimin e këtyre
provave, për t’u provuar fajsinë personave të implikur në krim.
Dorëzimi i kontrolluar kaqenë parashikuar dhe nga Konventa e Vjenës e vitit 1988, me këtë
përcaktim:”Dorëzimi i kantrolluar është një teknike e lejimit të dërgesave të ndaluara ose të
dyshimta,për të kaluar jashtë,përmes ose brenda territorit te një ose me shumë shteteve, me
dijeninë dhe nën mbikqyrjen e autoriteteve të tyre kompetente, me synim për të hetuar një
krim dhe për të identifikur personat e përfshirë në kryerjen e krimit”. Konventa e Vjenës
sanksionon përdorimin e dorëzimit të kontrolluar në nivel ndërkombëtar, duke parashikuar,
mundësinë e ndërhyrjes së forcave të policisë dhe lejimin e vazhdimit të dërgesave të
14
Shih Konventa e Palermos e hartuar në baze të rezolutës AIRESI5125 gjatë sesioneve 50 dhe 51 të Asamblesë së
OKB.

36
paligjshme, me qëllim identifikimin e pritesit të mundshëm të lëndës narkotike në shtetin e
destinuar.15Të njëjtin përcaktim dorëzimit të kontrolluar i ka bërë edhe Konventa e Palermos.16
Nga sa vërehet prej analizës së dispozitave që përmbajnë përcaktimin e institutit të dorëzimit
të kontrolluar, legjislacioni yne e ka parashikuar në mënyrë eksplicide, zbatimin e kesaj
teknike vetëm për lëndët narkotike dhe psikotrope, nderkohë që Konventat, nuk e specifikojnë
fushën e përdorimit të kësaj metode, por e parashikojnë zbatimin e tyre në të gjitha krimet me
karakter transnacional. Ndaj, mendoj se duhet të bëhen ndryshime në ligj në mënyrë që të
parashikohet zbatimi i kësaj metode edhe për krime të tjera të rënda, në mëyrë që ligji të jetë
në përputhje me Konventat.
Zbatimi i dorëzimit të kontrolluar vetëm për krimet që lidhen me drogën, mund të sjella
probleme në praktikë. Cështja e parë që ngrihet në këtë rast, është fakti i zbatimit ose jo të
kësaj metode, pasi ndryshe nga blerja e simuluar, që gjen zbatim përveçse në ligj edhe në
KPrP, dorëzimi i kontrolluar parashikohet vetëm në ligj, dhe në mënyrë të shprehur në për
veprat penale në fushën e drogës. Mendoj se, parashikimi i një teknike të tillë hetimore, ka
qënë e diktuar nga shtrirja e krimeve të rënda në shtete të ndryshme dhe nuk do të ishte
korrekte zbatimi i saj vetëm në krimet që lidhen me drogën. Nëse nuk do të zbatoheshin
normat e këtij ligji që lidhen me dorëzimin e kontrolluar, në krimet e tjera, do të përdoreshin
drejtpërsëdrejti dispozitate parashikuara nga Konventat e ratifikuara nga shteti ynë.17
Si përfundim mund të thuhet, se përdorimi i teknikës speciale hetimore të dorëzimit të
kontrolluar, ka rëndësi për zbulimin e krimeve të rënda, që ndodhen në dy ose më shumë
shtete. Kjo teknikë mbart më pak rrezik se ajo e blerjes së simuluar, për arsye se në këtë lloj
operacioni, forcat e policisë ndërhyjnë në momentin e mbërritjes së sendeve të
kundraligjshme nga shteti dërgues, dhe nuk futen në brëndësi të organizatës kriminale me
cilësinë e agjentit të infiltruar, as nuk vihen në rolin e blerësit të simuluar.

3.2 Parashikimet e llojeve të dorëzimit të kontrolluar

15
Shih Paragrafi 11 i Konventës së Vjenës 1988
16
Shih Konventa e Palermos,neni 2(ku parashikon përdorimin e termave)
17
Shih Kushtetuten e RSH,neni 122

37
Sikurse e kemi përmëndur më sipër, dorëzimi i kontrolluar është një teknikë speciale hetimi, e
cila realizohet me anë të dergimit të substancave narkotike nga njëri shtet në shtetin tjetër, e
lejuar dhe njëkohësisht nën vëzhgim të autoriteteve të shteteve kontaktuese.
Pra lënda narkotike, për t’u transportuar përtej kufijve shqiptarë, nuk ndjek një rrugë të vetme.
Një pjesë e saj transportohet me qëllimin për t’u shitur, brënda territorit të shtetit shqiptar, nga
njëri rreth në rrethin tjetër. Ndërsa një pjesë tjetër e përshkon territorin shqiptar, vetëm si një
rrugë kalimi, për të vajtur në shtetin për të cilin ajo është destinuar. Për këtë arsye, ligjvënësi
ka parashikuar katër lloje dorëzimi të kontrolluar. Kjo është bërë me qëllim që, trafikimi i
lëndëve narkotike të goditet jo vetëm si mdukuri ndërkombëtare, por edhe si dukuri
kombëtare.
Po ndalemi në fillim tek llojet e dorëzimit të kontrolluar dhe rastet praktike që janë hetuar nga
Prokuroria e Shkallës së Parë për Krime të Rënda. Kjo paraqet rëndësi, së pari për të kuptuar
mënyrën e zbatimit në praktikë të kësaj teknike, por,edhe për të studiuar problemet dhe
vështirësitë me të cilat përballen në praktikë organet proceduese.
1-Dorëzimi i kontrolluar konsiderohet i brëndshëm, në rastet kur lënda narkotike transportohet
nga njëri rreth në rrethin tjetër, brënda terrirorit të shtëtit shqiptar. Kjo realizohet duke lejuar
kalimin e paligjshëm të lëndës narkotike, nga njëri rreth në tjetrin, me qëllimin e identifikimit
të pritësit të kësaj lënde;
2-Dorëzim i kontrolluar konsiderohet në hyrje, kur, autoritetet tona lejojnë hyrjen nga një
shtet i huaj në shtetin tonë të substancave narkotike;
3-Dorëzim i kontrolluar konsiderohet në dalje, kur autoritetet e huaja lejojnë daljen e një sasie
lënde narkotike nga shteti shqiptar drejt një shteti të huaj;
4-Dorëzim i kontrolluar konsiderohet tranzit, në rastin kur, vendi ynë sherben vetëm si rrugë
kalimi për të transportuar lëndë narkotike nga njëri shtet i huaj në shtetin tjetër.
Për të siguruar arrestimin në flagrance të personave të implikuar, Shërbimi Qëndror i Luftës
Kundër Drogës, siguron bashkëpunimin ndërmjet zyrave rajonale të luftës kundër drogës. 18
Këto të fundit vihen në gatishmëri dhe marrin masat për të frenuar një fenomen si ky, duke
vendosur në vende ku pritet të shkojë lënda narkotike, aparatura të posaçme përgjimi dhe

18
Është përmandur më lart se parandalimi dhe lufta kundër trafikut të lëndëve narkotike, bëhet nga shërbimi qëndror
i luftës kundër drogës, ndërsa në qarqe veprojnë zyrat rajonale të luftës kundër drogës, e sanksionuar kjo, nga neni 6
i ligjit Nr.8750, datë 26.03.2001”Për parandalimin dhe luftën ndaj substancave narkotike dhe psikotrope”

38
filmimi, për të siguruar elementë prove të domosdoshëm për të provuar fajësinë e personave
të implikuar.
Për të realizuar metodën e dorëzimit të kontrolluar, në rast se ky i fundit është në dalje të
territorit shqiptar, është i domosdoshëm miratimi i shtetit pritës për kryerjen e veprimit.
Në rastet kur dorëzimi i kontrolluar është tranzit në territorin e Republikës së
Shqipërisë,Shërbimi Qëndror të Luftës Kundër Drogës, i jepet autorizim nga Prokuroria e
Përgjithshme dhe SHQLKD ia komunikon këtë fakt shërbimive simotra të shteteve të
interesuara.19
Për ilustrim, në vijim do të paraqes dy raste të zbatimit të metodës së darëzimit të kontrolluar.
Rastet që po paraqes, janë dorëzime të kontrolluara në hyrje, pasi kanë qenë autoritetet e huaja
që kanë njoftuat autoritetet tona, për futjen në shtetin shqiptar të një sasie lënde narkotike.
Rsti i parë.Në këtë procedim, teknika e dorëzimit të kontrolluar, është zbatuar për veprën
penale të “Trafikimit të narkotikëve”, të kryer në bashkkëpunim, të parashikuar nga neni
283/a/2 i K.penal.20
Rrethanat e faktit paraqiten, si vijon:”Zyra e Drug Enforcement Administration”(DEA), dhe
zyrat e Doganave për emigracionin në Memphis(SHBA), kanë konstatuar një pako me pjesë
këmbimi për automjete, brënda së cilës ishte fshehur një sasi prej 3kg lëndë narkotike. Kjo
pako dërgohej nga ana e Glenny De la Rosa për shtetasin A.K. Pas konstatimit të kësaj sasie,
kjo zyre ka kontaktuar me autoritetet e shtetit në të cilin ishte destinuar për të shkuar kjo
dërgesë, pikërisht me autoritetet e shtetit tonë.
Në datën 30.06.2006, sipas një marrëveshje paraprake me të pandehurën V.Sh, i pandehuri
A.K ka nisur nga Republika Domenikane, nëpërmjet shoqërisë “Fodex”, një pako me pjesë
këmbimi në brëndësi të së cilës fshiheshin 3kg kokaineë. Shtetasja V.Sh ka marrë në dorëzim
pakon e dërguar nga ana e Glenny De la Rosa. Së bashku me të pandehurën V.Sh, kanë qenë
dhe shtetasit As.K e Ar.K. Ky i fundit ka shkuar tek zyrat e Fedex-it për të pritur pakon e
dërguar dhe më pas për tia dorëxuar të pandehurës V.Sh. Në këtë momënt shtetasi A.K, shkon
tek zyrat e Fedex-it për të terhequr pakon e cila kishte mbërritur dhe forcat e policisë bëjnë të
mundur arrestimin e tij në flagrancë.21

19
Shih Nenin 14 të ligjit Nr.8750, datë 26.03.2001”për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave
narkotike ose psikotrope”
20
Procedimi penal,Nr.99,në ngarkim të shtetasve A.k, V.SH, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të
narkotikëve”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kpenal

39
Në datë 22.06.2007, nga ana e e organit të prokurorisë është marrë vendim për pushimin e
hetimeve në ngarkim të shtetasit Ar.K, për arsye se nuk kishte prova për të mbrojtur akuzën
ndaj tij, sepse u provua që ai nuk kishte patur dijeni rreth përmbajtjes së pakos. Nga hetimet e
mëtejshme rezultoi se edhe shtetasi tjetër As.K(personi që kishte shoqëruar të pandehurën)nuk
ishte implikuar në këtë fakt kriminal.
Mënyra e zbulimit: Me faksin e klasifikuar “URGJENT”, me Nr. ROM-O 7-0 16-FDR, të
datës 03.11.2006, Zyra e Drug Enforcment Administration (DEA) e SHBA në Romë, ka
kërkuar bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare për kryerjen e një operacioni për “dorëzim te
kontrolluar” të një sasie kokaine nga SHBA në drejtim të Shqipërisë . Për këto arsye, në datën
03.11.2006, Prokuroria e Përgjithshme ka dhënë autorizimin për lejimin e përdorimit të
metodës së dorëzimit të kontrolluar, me qëllim identifikimin e plotë të pritësit dhe të
bashkëpunëtoreve të mundshëm në Shqipëri si dhe ka njoftuar për pranimin e kërkesës të bërë
nga zyra e DEA-s ne Romë.
Mbas autorizimit të dhënë, policia gjyqësore e Drejtorisë së Luftës Kundër Krimit të
Organizuar dhe Mbrojtjes së dëshmitarëve në Ministrinë e Brëndshme Tiranë, ka marrë të
gjitha masat dhe ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme proceduriale për zbatimin e metodës
së “dorëzimit të kontrolluar”. Pakoja me lëndën narkotike ka mbërritur në Shqipëri e
shoqëruar nga agjentë të DEA-s dhe mbas marrjes në dorëzim, nga ana e policisë gjyqësore
është realizuar dorëzimi i saj në zyrat e Fodex-it në qytetin e Tiranës.
Në datë 08.11.206, nga ana e agjenteve të Sektorit te Luftës Kundër Drogës, është bërë e
mundur, në saj të dislokimit të disa aparaturave përgjuese, të identifikohej pritësi i kësaj
pakoje. Si rezultat i kësaj pakoje si dhe i hetimeve të tjera të kryera nga ana e organit të
prokurorisë, ka rezultuar se dërguesi ishte shtetas shqiptar dhe kishte përdorur gjeneralitete të
rreme mbi pakon, me qëllim që të mos identifikohej.
Vendimi i Gjykatës: Me vendimin Nr.6 datë 20.01.2007, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime
të Rënda Tiranë, ka caktuar ndaj shtetasit J.K, masën e sigurimit”arrest në burg” parashikuar
nga neni 238 i K.Pr.P, si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “trafikimit të
narkotikëve” në bashkëpunim. Kjo masë sigurimi nuk është bërë e mundur të eekzekutohet,

21
Shih Vendimin,Nr.243 datë 09.11.2006, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka vendosur: vleftësimin e
ligjshëm të arrestit për shtetasin A.k dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” për një periudhë kohore 1
mujore.

40
pasi ky person nuk ka qenë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe në këto rrethana
hetimet ndaj tij janë zhvilluar në mungesë.
Shtetasi i lartpërmendur është arrestuar në Gjermani nga ana e organeve të policisë gjermane,
me qëllim ekstradimin e tij në Shqipëri. Nga ana e autoriteteve shqiptare është bërë kërkesë
për ekstradimin e shtetasit në fjalë nga Gjermania në Shqipëri. Me shkresën Nr.1/8. Datë
27.03.2008, të Ministrisë së Drejtësisë, është njohur lidhur me miratimin e ekstradimit nga
Gjermania në Shqipëri të shtetasit A.K.aktualisht shtetasi A.K ndodhet tashmë në dispozicion
të autoriteteve shqiptare të drejtësisë dhe çështja është ende në gjykim në Gjykatën e Shkallës
së Parë për Krime të Rënda.
Rasti i dytë: Rrethanat e faktit paraqiten,si vijon: “Nga autoritetet italiane të aeroportit
Malpensa janë identifikuar dy pako me kodet postare përkatese eb 02432840 br dhe eb
024338039 br, me peshë bruto 20.5 kg, në të cilat e mbështjellë në rroba ishte fshehur një sasi
lënde narkotike e llojit kokainë. Pakot i adresoheshin shtetasit shqiptar A.B, dhe mbabib
emrin e dërgueses Francisca de Fatima Martins dos Conf.Universario. q3 c53, 69900-970 Rio
Branko Brazil. Nisur nga këto të dhënë, nga ana e organit të prokurorisë u autorizua lejimi i
dorëzimit të kontrolluar të pakove.
Në shoqërinë spedicionare EMS u paraqit shtetasi V.D punonjës në shoqërinë Austrian
Airlines, i cili me një çertifikate me emrin e A.B.(e fallsifikuar nga ana e shtetasi GJ.K), mori
pakot e mësiperme. Ky shtetas së bashku me pakot u shoqerua nga policia gjyqësore, ku që në
momentet e para i shpjegoi policisë destinacionin e pakove, konkretisht përmendi emrin e
njërit prej të pandehurve J.Q. Më pas policia gjyqësore, me qëllimin e identifikimit të pritësit
të vertetë të lëndës narkotike, lejoi këtë të fundit për të telefonuar shtetasin J.Q, në mënyre që
të merreshin vesh se ku do t’i çonte pakot.
Në vendin e quajtur Bar Piazza Tiranë, në momentin e dorëzimit të pakove, u bë arrestimi në
flagrancë i shtetasit J.Q. Shtetasi J.Q deklaroi se pakot ishin të një shoku të tij, konkretisht
shtetasit GJ.K, dhe se ai nuk ishte në dijeni të përmajtjes së tyre.
Mënyra e zbulimit. Autoritetet policore italiane kanë njoftuar autoritetet policore shqiptare me
ane te një faksi përsa i përket ndodhjes së këtij fakti kriminal, duke kërkuar me letër porosi të
drejtpërdrejtë lejimin e dorëzimit të kontrolluar. Në këto kushte, nga ana e Prokurorisë u
vendos regjistrimi i procedimit penal Nr.35, dhe u kryen të gjitha procedurat ligjore për të
aplikuar metodën e dorëzimit të kontrolluar, pasi ishin kushtet për të zbatuar këtë metode.

41
Kushti i pare. Ishte nisur një ngarkesë nga shteti Italian drejt Shqipërisë dhe ishte kërkuar na
ana e autoriteteve Italiane për të bashkëpunuar në funksion të luftimit të krimeve me karakter
trans nacional, në formën e ndihmës së ndërsjelltë juridike.
Kushti i dytë. Ngarkesa ishte e llojit kokainë, çka ishte vertetuar nga ana e ekspertëve
toksikologë.
Kushti i tretë. Bëhej fjalë për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike, krim për të cilin
parashikohet zbatimi i metodës speciale të dorëzimit të kontrolluar. 22Kështu, në bashkëpunim
me autoritetet Italiane u vendos që, lënda narkotike të mos sekuestrohej në Itali, por të
vazhdonte rrugën, nën vëzhgimin e zyrës së luftës kundër drogës, së bashku me oficerë
Italiane të Guardia di Finanza-s,
Në keto rrethana, ulejua zbatimi i metodes së dorëzimit të kontrolluar dhe u bë i mundur
identifikimi i pritësve të lëndës narkotike dhe arrestimi i tyre në flagrancë. Nga ana
autoriteteve Italiane është kërkuar ndihmë juridike në procesin penal, lidhur me marrjen e
kopjeve të të gjitha akteve dhe dokumenave hetimore të pales Shqiptare. Kjo kërkesë është
përcjellë drejtpërdrejt në Prokurorinë për Krime të Rënda.23
Ministria e Drejtësisë, bazuar në nenin 505 te K.Pr.P dhe nenin 4.1 të protokollit të dytë shtesë
të Konventës Europiane për ndihmë të ndërsjelltë juridike në çështjet penale, i dha rrugë
kërkesës për ndihmë juridike duke urdhëruar kryerjen e vprimeve proceduriale në mënyrë të
shpejtë. Nga ana e prokurorisë, u kërkua vleftësimi i arestit në flagrancë dhe caktimi i masës
së sigurimit personal “arrest në burg”,me afat një mujor për shtetasin J.Q.24Mbrojtja kërkoi
vleftësimin e paligjshëm të arrestit në flagrancë dhe mos caktimin e masës së sigurimit
personal”arrest në burg”, me pretendimin se shtetasi J.Q, nuk ka qenë në kushtet e flagrancës.
Vendimi i gjykatës: Gjykata e Shkallës se Parë për Krime të Rënda vendosi vleftësimin si të
ligjshëm të arrestimit në flagrancë dhe caktimin e masës arrest në burg, me afat një
mujor.25.Duke qënë se ekzistonin kushtet e caktimit të masës së sigurimit të arrestit në burg,
prokuroria ka paraqitur kërkesë pas mbarimit një mujor për të caktuar masën e sigurimit arrest
në burg pa afat të përcaktuar dhe gjykata në vendimin e saj, ka vendosur caktimin e masës së
sigurimit personal,”arrest në burg”, pa afat të përcaktuar.
22
Shih Neni14 i ligjit Nr.8750 datë 26.03.2001,”Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të paligjshëm të lëndëvë
narkotike dhe psikotrope”
23
Kërkesa për ndihmë gjyqësore në fushën penale është konkretizuar me shkresën me Nr2409/27 regjistri genëral
Nr/mad.44, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Busto Arsizio-s,ITALI
24
Kërkesë e organit të prokurorisë e datës 13.05.2007,”Per vleftësimin e arrestit në flagrancë
25
Shih Vendimi Nr.67, datë 14.05.2007

42
Në këto kushte, kundër vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda mbrojtësi
i të pandehurit J.Q, ka bërë ankim, duke paraqitur pretendimet e mëposhtme:
• Shtetasi J.Q nuk është kapur në kryerje e sipër të kryerjes së veprës penale, keshtu që nuk
ndodhemi në gjëndjën e flagrancës;
• Nuk ekziston asnjë dyshim dhe nuk mund të bëhet fjalë për prova, për caktimin e masës
së sigurimit “arrest në burg”
• Pas arrestit me afat nje mujor, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, ka caktuar
masën e sigurimit personal “arrest në burg” pa afat të përcaktuar, ndonëse nuk ka rezultuar
asnjë fakt ose rrethane e re që e implikon shtetasin J.Q në këtë krim.
• Nëse shtetasi J.Q do kishte dijeni se çfare kishte në brëndësi të pakove do të shkonte t’i
merrte vetë dhe nuk do të dërgonte dikë tjetër.

Prokuroria paraqiti argumentat e e saj mbi të cilat bazon akuzën e ngritur ndaj shtetasit J.Q,
konkrtisht me këto fakte dhe prova:
• Shtetasi J.Q ka shfaqur interesim të vazhdueshëm për pritjen e pakove me lëndë narkotike
nga Brazili në Aeroportin e Rinasit. Kjo provohet me deklarimet e tij si person i arrestuar dhe
nga deklarimet e shtetasve V.D dhe E.K;
• Dijenia e tij lidhur me çertifikatën e lidhjes së falsifikuar, me të cilën u bë tërheqja e
pakove;
• Fakti se shtetasi J.Q në momentin e ndërhyrjes së forcave të policisë nuk ka treguar se
kujt i përkisnin pakot, fakt ky i cili provon dijeninë e këtij të fundit për përmbajtjen e pakove.

Vendimi i Gjykatës: Gjykata e Apelit per Krime te Rënda ka vendosur lënien në fuqi të
vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda 26,lidhur me caktimin e masës së
sigurimit “Arrest në burg”. Si përfundim mendoj se në këtë procedim penal , duket e vështirë
të provohet ekzistenca e faktit kriminal ndaj të pandehurit J.Q, sepse provat kundër tij, duket
se nuk u rezistojnë në mënyrë të qëndrueshme objeksione të mundshme dhe mundësisë së
interpretimit në drejtim tjetër. Në përfundim të hetimeve, është pushuar akuza për të
pandehurin J.Q dhe është dërguar për gjykim i pandehuri Gj,K i cili është deklaruar fajtor për
veprën penale të trafikimit të narkotikëve.
Rastet tipike të paraqitura më lart, shtrojnë dy probleme që mendoj se duhet të diskutohen.
Organet e policisë dhe prokurorisë, në rastet e dorëzimit të kontrolluar, vihen përpara dy
alternativave:

26
Shih Vendimi i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda,Nr.78, datë 02.07.2007

43
• Të arrestojnë menjëherë në flagrancë personin që paraqitet për të marrë sendin e
kundërligjshëm
• Ta lejojnë të largohet, duke e mbikqyrur me të gjitha mjetet e mundshme teknike, me
qëllim për të zbuluar destinacionin përfundimtar dhe bashkëpunëtorët e tjerë të implikuar.
Në praktikën tonë është vepruar sipas alternativës së parë, e cila është ma e thjeshta, por që
nuk jep rezultate të sigurta në drejtim të provave të fajësisë. Në të dy rastet e paraqitura,
praktika ka treguar se autoret nuk paraqiten vetë për të marrë sendin, por dërgojnë individë të
cilët nuk kanë dijeni për faktin kriminal, me qëllimin për t’i shpëtuar çdo rreziku të arrestimit
në flagrancë. Identifikimi i tyre kërkon hetime të mëtejshme, shpesh të vështira dhe suksesi
nuk është i garantuar.
Alternativa e dytë është më efektive, por është e vështirë, sepse mbart rrezikun që prova “të
humbase”, që personi t’i shpëtojë vëzhgimit, fakt që mund të sjellë pasoja të padëshirueshme
në raport me partnerët e huaj. Është ky shkaku që organet tona policore kanë parapëlqyer
alternativën e parë, edhe për shkak të mungesës së mjeteve teknike dhe përvojës në zgjidhjen
e rasteve të kësaj natyre, ndonëse kjomënyrë procedimi ka vështirësuar hetimet e mëtejshme
për zbulimin e autorëve dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.

3.2.1 A do të jenë të përdorshme informacionet e marra nga ana e një shteti të huaj në
rrugë informale?

Në fillim të një hetimi, ndodh që të mos jetë i mundur parashikimi me saktësi i zhvillimit të
ngjarjes së ndodhur, p-sh, nuk dihet me çfarë mënyre, grupi kriminal objekt hetimi do të
transportojë substancën narkotike nga Shqipëria në një shtet tjetër. Nisur nga kjo,
bashkëpunimi ndërmjet shteteve konsiston mbi të gjitha në shkëmbime të dhënash dhe
informacionesh informale27, që shërbejnë për zbulimin e rrjetit kriminal. Bëhet fjalë për të
dhëna informale që vijnë, p-sh, me anë të komunikimit të drejtpërdrejtë me autoritetet e huaja
të zbatimit të ligjit penal.
Ado të jenë të përdorshme keto të dhëna në një formë të tillë? Për t’i dhënë përgjigje kësaj,
mendoj de është e rëndësishme të vihet në dukje rëndësia që paraqesin të dhëna të tilla
informale. Në rastin kur një shtet i huaj na ofron një të dhënë me vlerë provuese në rrugë

27
Shih Federico Frezza,Fome di assistenca per i assunizione di prove all’estero e strumenti operative nel contrasto
della criminalila transnacionale

44
informale, organi procedues detyrimisht duhet ta shfrtëzojë atë, edhe pse përdorimi I saj në
process pengohet nga rregullat për marrjen e provave.28
Këto lloj të dhënash me vlerë provuese kanë rëndësi të jashtëzakonshme sepse ato shërbejnë si
mjete të òmuara për kërkimin e provës, mund të shërbejë në ngritjen e versioneve hetimore
dhe në parashikimin e veprimtarisë së matejshme kriminale. Faza e hetimeve karakterizohet
nga një dinamizëm veprimesh, çka dotë thotë që elementë të rëndësishëm, të përftuar nga
burime informale shpeshherë jane thelbësorë në fazën paraprake për t’i dhënë rrugë hetimit,
por janë të papërfillshëm ose sipërfaqësorë gjatë gjykimit të çështjes.
Veprat penale në fushën e lëndëve narkotike ose psikotrope, karakterizohen nga një hetim
tepër dinamik, pasi kërkohet një bashkëpunim dhe impenjim tepër i gjërë për të evidentuar
dhe sekuestruar provat e fajësisë.29Hetimi“dinamik”që është tipik kur procedohet për zbulimin
e krimit të oeganizuar, kërkon një bashkëpunim ndërkombëtar me një dinamikë të ngjashme,
që do të thotë të pangarkuar me formalitete që në momentin e parë, pasi objektivisht është i
pamundur përpilimi i një shkrese formale për t’iu dërguar shtetit tjetër, ndërkohë që vepra
penale konsumohet.
Si përfundim mund të thuhet se bashkëpunimi ndërkombëtar nuk është thjesht diçka që mund
t’i shtohet një hetimi, ai është shumë më tepër, pasi mund të krijojë skenarë që as mund të
imagjinoheshin dhe t’i japë shtysë hetimeve, të cilat në mungesë të tij nuk do të kishin filluar
fare.
Së pari, do të kuptohen fenomene për të cilat, në të kundërt, thuajse as që do të dyshohej
ekzistenca dhe do të mblidhen prova për të gjithë zinxhirin kriminal dhe jo vetëm për një
hallkë të vetme.
Së dyti, hetimi do të ketë një efikasitet më të madh, pasi do të luftohet një krim që ka qenë
potencial,”i padukshëm” dhe njëkohësisht i pranishëm.

3.3 Format e bashkëpunimit ndërkombëtar në dorëzimin e kontrolluar

Ekzistojnë dy mënyra bashkëpunimi ndërkombëtar në rastet e dorëzimit të kontrolluar të


lëndëve narkotike:
 Bashkëpunim ndërkombëtar formal që synon në dërgimin e kërkesës për dorëzim të
kontrolluar dhe vetëm pas marrjes së përgjigjes fillon operacioni

28
Shih Neni 154/4 parashikon:”Provat e marra në shkelje të ndalimeve të parashikuara nga ligji nuk mund të
përdoren. Papërdorshmëria ngrihet edhe kryesisht në çdo gjendje dhe shkallë të proçedimit”
29
SHIH Paolo Paletti,”Attribuzione e organizzazionez della Guardia di finanzia.Referat i mbajtur në Romë,1994,
faqe 10

45
 Bashkëpunim ndërkombëtar informal, që konsiston në shkëmbimin spontan të
informacionit, në lidhje me një krim që po ndodh. Ky lloj bashkëpunimi realizohet për veprat
penale ëe karakterizohen nga dinamizmi dhe shpejtësia.30
Ndarja e dyfishtë që bëhet ndërmjet dy tipave të bashkëpunimit bëhet më shumë e vlerësuar
nëse mbahet parasysh se kjo ndrje ka të bëjë me veprimtarinë e hetimeve, që mund të
pasqyrohet duke evidentuar dy mënyra të ndryshme procedimi:
Mënyra statike: ka të bëjë me rindërtimin e mëvonshëm të aktivitetit kriminal, p-sh, leximi i
tabulateve telefonike, dëgjimi i dëshmitarëve, marrja në pyetje. Kjo mënyrë hetimi nuk është
tipike për krimet që lidhen me drogën, pasi në keto lloj veprash penale nuk mund të bëhet
fjalë për vendngjarje në kuptimin klasik.
Mënyra dinamike: gjstë së cilës ndiqet veprimtaria kriminale në tërësi. Kjo mënyrë hetimi
shoqërohet me përgjime, ndjekje, dorëzime të kontrolluara duke ndjekur hap pas hapi
veprimet e autoreve për realizimin e qëllimit kriminal. Është evidente që mënyra dinamike, që
në teori është e zbatueshme në të gjitha krimet me karakter vazhdues, jep përparësi të
pamatshme nga pikëpamja e vlerës provuese. Kjo ndodh pasi krimi konsumohet në sytë e
oficerëve të policisë gjyqësore dhe prova e marrë është objektive dhe bën të mos varesh nga
shkresat formale.
Hetimet që bëhen për veprat penale në fushën e narkotikëve, i lejojnë prokurorit avantazhin që
të mos varet nga deklarimet e një të penduari apo nga pritja e një kallëzimi nga ana e një
qytetari. Prandaj është e domosdoshme që një shteti t’i kërkohet të lejojë ndjekjen e
drejtpërdrejtë të një ngjarje që është duke ndodhur, si në rastin e dorëzimit të kontrolluar.31
Për këto arsye është i nevojshëm një bashkëpunim shumë më ndryshe nga ai zyrtar apo klasik,
i cili ka qenë konceptuar në kohë të tjera, ku intensiteti i lëvizjes së individëve nuk ishte ky i
sotmi. Për të patur një hetim efikas është e nevojshme të jemi më pak formalë dhe më tepër të
shpejtë, duke pasur parasysh faktin se respektimi strikt i formaliteteve në fazën e hetimit
nukkërkuhet gjithmonë.32
Në nenin 14 të ligjit nr.8750 datë 26.03.2001 “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikimit të
substancave narkotike ose psikotrope”, normohet:”Kur dorëzimi i kontrolluar është në dalje
të territorit shqiptar, Shërbimi Qëndror i Luftës Kundër Drogës duhet të sigurojë

30
Shih Clelia Battista, Referat i mbsjtur me tmë,”La consegna controllata di sosanze stupefacenli e psicotrope”,
Laquile 2003
31
Shih Sergio Barbiera, Referat i mbajtur me temë,”Attivita sotta copertura e consegna controllata”, Palermo,4
giugno 2007
32
Shih Clelia Battista, Referat i mbajtur me temë,”La consegna controllata di sostanza stupefacenti e
psicotrope”,L’aquile, 2003

46
paraprakisht, miratimin e zyrës së shtetit, ku duhet të mbërrijnë substancat”. Nga kjo
dispozitë rezulton se bëhet fjalë për një bashkëpunim formal qysh në fazën fillestare, pasi në
rast të moskthimit të përgjigjës së aktit nga shteti tjetër, nuk mund të fillojë operacioni i
dorëzimit të kontrolluar.
Natyrisht, kjo është shumë normale, pasi vetë qëllimi i kësaj metode është informimi i
dërgimit të një ngarkese narkotikësh nga Shqipëria drejt një shteti të huaj. Ajo që vërehet në
këtë dispozitë është “rruga e komunikimit”, pasi në mënyrë të shprehur, duhet që edhe
autoritetet e huaja të përgjigjen në mënyrë formale, duke e konkretizuar përgjigjen me anë të
një akti zyrtar. Duket, sikur kjo mënyrë e të shprehurit e përjashton fazën paraprake të hetimit,
atë që ne e kemi konsideruar fazë parahetimore dhe informale.

3.3.1 Probleme të zbatimit praktik të dorëzimit të kontrolluar

Sikurse kemi përmëndur, dorëzimi i kontrolluar është një formë e ndërsjelltë e ndihmës
juridike, që u shërben shteteve të ndryshme për të goditur krimet që lidhen me drogën.
Dorëzimi i kontrolluar vihet në jetë nëpërmjet formalizimit të tij me anë të një akti zyrtar, të
parpiluar dhe nënshkruar nga Prokurori i Përgjithshëm, prokurori që ka filluar procedimin
penal ose nga prokurori që ka në juridiksion territorin ku është zbuluar prania e substancave
narkotike ose psikotrope.33
Krahas aspektit pozitiv që sjell zbatimi i kësaj metode në luftën ndaj trafikut të substancave
narkotike ose psikotrope në nivel ndërkombëtar, ka vlerë të evidentohen disa probleme të
zbatimit praktik të kësaj metode. Kjo është e domodoshme, pasi, shërben në mënyrë modeste,
në njohjen dhe evitimin e tyre, nga ana e organeve të zbatimit të ligjit penale, në kohën që nuk
kanë ndodhur. Le të shohim më konkretisht problemet që paraqiten nga ligji i sipërpërmëndur
dhe nga Kodi i Procedurës Penale, gjatë zbatimit të kësaj teknike speciale hetimi.

• Pengesat juridike dhe praktike që mund të dalin gjatë zbatimit të metodës së dorëzimit të
kontrolluar.
Në ligjin Nr.8750, datë 26.03.2001,”Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave
narkotike ose psikotrope”normohet kuptimi i dorëzimit të kontrolluar dhe mënyrat e zbatimit
të tij. Konkretisht, dorëzimi i kontrolluar është parashikuar si teknikë speciale hetimi jep

33
Shih Neni 14 i ligjit Nr.8750. datë 26.03.2001.”Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike
dhe psikotrope”

47
kontribut në identifikimin e arrestimin e personave të implikuar në krimet e drogës, në nivel
transnacional.34
Në praktikën hetimore të Prokurorisë për Krime të Rënda, kjo teknikë është zbaruar edhe për
trafikun e sendeve të tjerë të kundërligjshme, të përjashtuara nga qarkullimi civil, sikurse
është trafiku i armëve dhe municioneve. Në muajin prill, në vendin tonë ka mbërritur një
dërgesë me një sasi prej 64 armësh të tipit”Pistoletë”, nga Anglia. Kjo e fundit kishte paraqitur
kërkesë për të zbatuar dorëzimin e kontrolluar nga ana e organeve proceduese shqiptare, më
qëllim identifikimin e pritësve të mundshëm të këtyre sendeve të kundraligjshme.
Zbatimi i metodës së dorëzimit të kontrolluar edhe në trafikun ndërkombëtar të sendeve të
tjera të kundraligjshme, mund të sillte probleme në praktikë, pasi duke qenë se kjo teknikë
shprehimisht nuk është e përdorshme për krimet e tjera, mund të shërbente si argument për të
kundërshtuar, nga ana e mbrojtjes, si të pavlefshëm autorizimin e dorëzimit të kontrolluar, të
lëshuar nga ana e prokurorisë. Për këto arsye mendoj se do të ishte me vlerë, amendimi ligjit
të lartpërmëndur, me qëllim për t’i dhënë një hapësirë më të gjërë zbatimit të dorëzimit të
kontrolluar edhe pse praktikisht ajo aplikohet. Amendimi i ligjit në këtë drejtim, do të ishte i
domosdoshëm edhe për të realizuar një përputhje me parashikimet që i behen këtij instituti
nga Konventat e ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.
Sikurse e kemi theksuar, hetimet në fushën e drogës karakterizohen nga një dinamizëm dhe
shpejtësi veprimesh, nga ana e autoriteteve policore. Në krimet që zbulohen me teknikën e
dorëzimit të kontrolluar, në praktikën hetimore, ndodh që shteti i cili ka njoftuar në lidhje me
dërgesën që përmban sende të kundraligjshme, të kërkojë që t’i dërgohen të gjitha provat e
marra nga ana e organit procedues shqiptar, që implikojnë pritësin e kësaj dërgese.
Dihet fakti që kjo kërkesë, formalizohen me anë të një letërporosisë nga jashtë shtetit, nga ana
e shtetit dërgues. Kodi ynë i Procedurës Penale, si organ kompetent për t’i dhënë rrugë
letërporosisë së një autoriteti të huaj për marrjen e provave, ka përcaktuar, Ministine e
Drejtësisë.35Ministria e Drejtësisë, vendos t’i jepet rrugë letërporosisë së një autoriteti të huaj.
Por pas miratimit të kërkesës nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, duhet marrë një vendim në

34
Kështu me dorëzim të kontrolluar kuptohet”veprimtaria e karakterizuar nga përdorimi I metodave gjurmuese-
hetimore, për të lejuar kalimin në territorin e një ose më shumë shteteve të substanave narkotike ose psikotrope,të
prekursorëve ose të substancave të tjera zëvëndësuese të tyre të dërguara në mënyrë të paligjshme, të cilat mbahen
nën kontrollin e autoriteteve policore të vendeve të sipërpërmëndura,për të identifikuar personat e përfshirë në
kryerjen e vepravetë parashikuara në paragrafin e parë të nenit 3 të Konventes së Vienës,si dhe në ligjin shqiptar.
35
Shih Neni 505 iKPr.Penale parashikon:”Ministria e Drejtësisë vend as që të jepet rrugë letërporosisë së një
autoriteti të huaj për komunikimet, njoftohet, dhe për marrjen eprovave, perveç kur çmon se veprimet e kërkuara
rrezikojnë sovranitetin, sigurimin ose interesa të rëndësishme të shtetit.

48
favor të letërporosisë nga ana e gjykatës pasi, në mungesë të vendimit letërporosia nuk vihet
në zbatim nga ana e prokurorisë.36
Ministria e Drejtësisë mund të refuzojë dhenien rrugë të letërporosisë së një autoriteti të huaj
edhe pa kaluar në procedurat gjyqësore por, ajo nuk mund të disponojë asnjëherë në favor të
tij, pa u kaluar më parë në keto procedura. Pra, në çdo çast, organi administrativ, qofte edhe
Ministri i Drejtësisë, nuk mund të japë një vendim në favor, pa pasur më parë një vendim
gjyqësor pro letërporosisë.
Siç vërehet, për t’i afruar ndihmë juridike penale një shteti të huaj, duhet të kapërcehet një
rruge jo e shkurtër, dhe kjo ka vështirësitë e saj, qoftë të vonesave që shfaqin, të cilat ndikojnë
drejtpërdrejt në marrëdheniet që krijohen me shtetet e tjera, po ashtu dhe të pengesave të tjera
të karakterit juridik.
Një problem tjetër që mund të përballen në praktikë organet e zbatimit të ligjit penal përsa i
përket metodës së zbatimit të metodës së dorëzimit të kontrolluar, shfaqet në faktin e
disponueshmërisë së shtetit tjetër për të pranuar kërkesën për dorëzim të kontrolluar, në një
kohë të shkurtër.
Si përfundim mund të thuhet se, metoda e dorëzimit të kontrolluar paraqet rëndësi në
praktikën tonë hetimore të Prokurorisë për Krime të Rënda, pasi realizon bashkëpunim më
efektiv midis shteteve palë në funksion të luftës kundër krimit të organizuar dhe rrit besimin e
ndërsjelltë, duke nxitur frymën e bashkëpunimit në të ardhmen.

3.4 Dallimi midis blerjes së simuluar dhe dorëzimit të kontrolluar

Përpara se të flitet për dallimin që kanë midis tyre blerja e simuluar dhe dorëzimi i kontrolluar,
është e rëndësishme të theksohet se të dyja janë teknika special të hetimit, të cilat gjejnë
zbatim në rastin kur zbulimi i veprave penale bëhet i pamundur me teknikat tradicionale të
hetimit. Blerja e simuluar dhe dorzimi I kontrolluar kanë dallime midis tyre që konsistojnë në:
Së pari, blerja e simuluar është mjet për kërkimin e provës, që realizohet me simulimin e
blerjes së lëndës së jashtë ligjshme nga ana e agjentit të policisë të luftës kundër drogës, me
qëllimin e identifikimit të personave të implikuar në krim, ndërsa dorëzimi i kontrolluar, është
një formë e ndihmës së ndërsjelltë juridike, që udhëhiqet nga një qëllim, por që kërkon një
marrëveshje paraprake midis shteteve;

36
Shih Neni 506 iKPr.Penale parashikon”Ministria e Drejtësisë mund të refuzojë dhënien rrugë të letërporosisë së
një shteti të huaj,vetëm në rastet e parashikuara nganeni neni 505/2 i KPr.penale.

49
Së dyti, blerja e simuluar ka rregullim të dyfishtë. Ajo parashikohet si nga ligji ”për
parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike dhe psikotrope”, po ashtu dhe
nga neni 294/a i KPr.Penale, ndërsa dorëzimi i kontrolluar parashikohet vetëm nga ligji i
sipërpërmëndur;
Së treti, zbatimi i blerjes së simuluar paraqet më tepër rrezik për shkak të natyrës së saj
delicate, asaj provokuaese ndërsa, dorëzimi I kontrolluar nuk paraqet probleme të tilla;
Së katërti, dorëzimi i kontrolluar karakterizohet nga lejimi i kalimit të paligjshëm të sendeve
të përjashtuara nga qarkullimi civil, nga njëri territor në territorin tjetër ose ndërmjet shteteve,
ndërsa blerja e simuluar realizohet duke lejuar kryerjen e veprimeve nga ana e oficerëve dhe
agjentëve të policisë, paraprakisht të autorizuar nga organi procedures, brënda territorit ku
shtrihet sovraniteti i shtetit;
Së pesti, në rastin e dorëzimit të kontrolluar veprimet e paligjshme lejohen mga ana e shtetit,
por kryhen nga personat e implikuar, ndërsa në rastin e blerjes së simuluar veprimet e
paligjshme kryhen si nga ana e personave të implikuar po ashtu dhe nga ana e forcave të
policisë;
Së gjashti, për zbulimin e krimeve me anë të teknikës së dorëzimit të kontrolluar, veprimtaria
hetimore e organeve proceduese konsiston në mosveprimin e tyre deri në momentin e
mbërritjes së ngarkesës, ndërsa në blerjen e simuluar oficeret e policisë kryejnë veprime
active, duke u paraqitur sitë interesur për të blerë lëndët narkotike apo sende të tjera të
kundraligjshme.
Por krahas dallimeve, këto metoda kanë të përbashkëta, sikurse është qëllimi i zbatimit të tyre,
lufta ndaj trafikut të lëndëve narkotike dhe psikotrope. Subjekte të zbatimit të këtyre
teknikave special hetimore, janë punonjësit e shërbimit qëndror të luftës kundër drogës, të
cilët kryejnë keto teknika, paraprakisht të autorizuar nga ana e organit procedues.

50
KREU IV

BLERJA E SIMULUAR E LËNDËVE NARKOTIKE DHE PSIKOTROPE

Kodi i procedurës penale i miratuar në vitin 1995, në kreun III të tij parashikon posaçërisht
mjetet ligjore për kërkimin e provës: kqyrjet, kontrollimet, sekuestrimet dhe përgjimet. Në
variantin fillestar të Kodit, nuk ishte parashikuar “blerja e simuluar” si mjet për kërkimin e
provës. Vetëm me ndryshimet që solli ligji nr.1987, datë 12.02.2004, u kodifikua blerja e
simuluar si mjet për kërkimn e provës, pra me termin e përgjithshëm “veprimet simuluese”.
Vlen të theksohet se të gjitha mjetet e kërkimt të provës, përfshirë edhe veprimet simuluese
kërkojnë kujdes të posaçëm në drejtim të zbatimit të rregullave të kryerjes së tyre. Në rast të
kundërt, kërkimi i provave pa respektuar kërkesat formale të procedurës mund të përbëjë
cënim të nenit 8 të KEDNJ dhe nenit 32/2 të Kushtetutës, që mund të goditen
kushtetutshmërisht për shkelje të parimeve të një procesi të rregullt ligjor. Më poshtë do të
ndalemi tek kuptimi i blerjes së simuluar, organet që ngarkon ligji për kryerjen e saj,
problemet e zbatimit në praktikë, etj. Le të shohim më konkretisht.

4.1 Kuptimi i blerjes së simuluar të lëndëve narkotike dhe psikotrope

Metodat speciale të hetimit sikurse e përmëndëm më sipër, kanë qënë të panjohura për
doktrinën dhe praktikën tonë hetimore përpara hyrjes në fuqi të ligjit nr.8750, datë
27.03.2001,”Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike dhe
psikotrope”dhe të shtesave përkatëse në kodin e procedurës penale. Ky ligj normonte rastet
dhe mënyrën e përdorimit të këtyre metodave, dhe kishte si qëllim sigurimin e mjeteve të reja
për dokumentimin e veprimtarisë kriminale dhe përballimin e dukurisë së trafiqeve që prej
kohësh kishte marrë karakter transnacional.

51
“Me blerje të simuluar, kuptohet rasti kur oficeri ose agjenti i policisë gjyqësore, i zyrës së
luftës kundër drogës ose një person i autorizuar prej tyre, blen substancave narkotike ose
psikotrope, substance kimike bazë, prekursorë, duke fshehur bashkëpunimin me policinë ose
cilësitë e tij si punonjës policie”.37
Sikurse vërehet, qëllimi i blerjes së simuluar është identifikimi i përsonave të implikuar në
trafikun e lëndëve narkotike. Blerja e simuluar mund të kryhet vetëm nga oficerë dhe agjentë
të zyrës së luftës kundër drogës, ose një person i autorizuar prej tyre.
Oficeri i policisë gjyqësore ose personi i autorizuar, gjatë kryerjes së operacionit të blerjes së
simuluar duhet:
• Të përdorë një identitet të ndryshëm nga i tij;
• Të shfaqë interest ë vazhdueshëm përsa i përket blerjes së lëndës narkotike;
• Të fshehë bashkëpunimin me policinë;
• Të fshehë cilësinë e tij si officer ose agjent i policisë;
• Vëprimet e shitblerjes të shoqërohen me regjistrim fonografik dhe filmik;
• Të ndërtojë një raport besimi ndaj shitësve të implikuar në veprimtari kriminale.

Nga analiza që iu bëhet dispozitave që parashikojnë blerjen e simuluar, mendoj se: Blerja e
simuluar e drogës nga ana e agjentëve të policisë, paraprakisht të autorizuar nga organi
competent, nenkupton krijimin e një situate të rreme shitblerje të lëndëve narkotike, me qëllim
vënien në lajthim të shitësit, për të siguruar provën e veprimtarisë së tij të kundraligjshme,
prove kjo nga e cila ngarkohet me përgjegjësi penale shitësi.
Blerja e simuluar bëhet me autorizim të Prokurorit të Përgjithshëm, të prokurorit që ka filluar
procedimin penal, ose të prokurorit që ka në juridiksion territorin ku do të zhvillohet ky
veprim. Mendoj, se lënia hapësirë për lëshim autorizimi nga çdo prokuror është një zgjidhje
elastike, e cila lejon një operativitet më të gjërë, sidomos në raste të ngutshme, kur rrethanat
nuk premtojnë pritjen e një autorizimi nga organi më i lartë.
Oficeri i policisë gjyqësore i ngarkuar me blerjen e simuluar, ka të drejtë të bëjë përgjimë të
bisedave dhe komunikimeve me mjete teknike, të bëjë vëzhgime, fotografime dhe filmime,
duhet thënë se ligji ynë procedural penal nuk paragjykon vlerën provuese të asnjë lloj prove,
përfshirë dhe ato dokumentare. Këto prova duhet t’i nënshtrohen shqyrtimit gjyqësor, pasi
fakti i vertetësisë së përmbajtjes së një kasete audiofonike apo fotografike, në rastin e
realizimit të simulimit të një blerje, është çështje që I përket shqyrtimit gjyqësor.

37
Shih Ligji 8750, datë 26.03.2001 “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike ose
psikotrope”:neni 2

52
“Nuk ka rëndësi se sa vlerë provuese do të ketë një kasetë filmike, e rëndësishme është që ajo
të pranohet si mjet prove dhe t’i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor” 38.Gjatë shqyrtimit gjyqësor
do të zgjidhen probleme të ndryshme përsa i përket faktit nëse kaseta është e manipuluar apo
e montuar, nëse zëri i përket personit që pretendohet, nëse është cënuar liria e vullnetit të
personit, etj.
Pra vlerën provuese të këtij dokumenti e çmon gjykata, në lidhje edhe me provat e tjera që
konfirmojnë vërtetësinë e saj, sipas parimit të lirisë së çmuarjes së provave.
Nga pikëpamja juridike, blerja e simuluar, është një nga mjetet e kërkimit të provës, pasi me
anë të saj bëhet e mundur identifikimi i personave të implikuar në kryerjen e një vepre penale.
Në nenin 13 të ligjit të sipërpërmëndur, parashikohet se Shërbimi i Luftës Kundër Drogës
përdor metodën e blerjes së simuluar me qëllim grumbullimin e provave, identifikimin dhe
arrestimin e personave të përfshirë në trafikun e drogave.
Sikurse shihet nga dispozita, blerja e simuluar synon në:
• Grumbullimin e provave;
• Identifikimin dhe;
• Arrestimin e personave të implikuar në krim.
Me anë të blerjes së simuluar krijohet një situatë reale në dukje, porn ë fakt bëhet fjalë për një
blerje fictive, të realizuar si meetode hetimi. Shitësi gjen tregun, përcakton çmimin dhe i
dorëzon mallin blerësit. Ndërkohë që blerësi shfaq interes të vazhdueshëm dhe tregohet i
gatshëm për realizimn e veprimit.
Është e rëndësishme të theksohet se metoda e blerjes së simuluar nuk rekomandohet të
konsumohet pa u shterrur të gjitha mjetet e lejueshme të kërkimit të provës, të parashikuar nga
Kodi i Procedurës Penale, për të provuar veprimtarinë kriminale. Kjo ndodh për shkak të
rrezikut që simulimi i blerjes të interpretohet si akt provokativ, në mungesë të të cilit krimi
nuk do të ishte kryer, pasi nëse vertetohet provokimi rezultati nuk mund të përdoret.

Blerja e simuluar në vendin tonë, ka gjetur zbatim kryesisht në praktikën hetimore të


Prokurorisë për Krime të Rënda. Për ilustrim, në vijim do të paraqes dy raste të cilat e kanë
zanafillën tek i njëjti procedim, aktet e të cilit u veçuan në një procedim më vete(nr.60/1)

38
Shih M.CANO,”Dokumenti si mjet prove në procesin penal”,Temë diplome,Shkolla e Magjistraturës,viti 2007, fq
79.23 Neni 194/a/3 i KPrPenale normon:”Nuk duhet provokuar një akt kriminal, duke shtyrë një person të kryejë një
krim, të cilin nuk do ta kishtë kryer po të mos ishte ndërhyrja e policisë. Kur vertetohet provokimi, rezultati nuk
mund të përdoret”

53
Rasti i parë:”Në datë 01.07.2007, në vendin e quajtur rruga e fshatit lin, të rrethit pogradec,
janëkapur në flagrancë nga ana e punonjësve të policisë së shtetit, të pandehurit K.Sh, B.Z dhe
A.O, duke importuar nga Maqëdonia për në Shqipëri një sasi lënde narkotike prej 4.7kg e tipit
heroinë. Me këta të pandehur ka bashkëpunuar edhe i pandehuri G.T, i cili kishte luajtur një
rol aktiv në lidhjen midis tyre, sigurimin, transportimin, me qëllim tregtimin e mëvonshëm të
kësaj lënde narkotike.
Mënyra e zbulimit:”Sipas informacionit që dispononte Sektori i Luftës Kundër Drogës në
Drejtorinë e luftës kundër krimit të organizuar dhe mbrojtjes së dëshmitarëve, ka rezultuar se
shtetasi K.Sh, me detyrë punonjës policie, zhvillonte aktivitet kriminal në fushën e trafikimit
të lëndëve narkotike nga Kosova për në qytetin e Kukësit dhe më pas në qytete të tjera të
Shqipërisë duke luajtur kryesisht rolin e ndërmjetësit për gjetjen e tregut të shitjes dhe të
transportuesit të saj. Në këtë aktivitet nashkëpunonte edhe me persona të tjerë dhe konkretisht
me shtetasin D, i cili identifikohet në operacionin e procedimit penal Nr.60/1, pasi nuk
provohet që në këtë tregtim të lëndës narkotike të ketë pasur lidhje.
Ky ka qënë shkaku i ndarjes së çështjes në dy procedime penale si dhe me shtetasin R.D, të
cilët dispononin sasi të konsiderueshme heroine nga shtetasi K.Sh, dhe bashkëpunëtorëve të
tjerë të mundshëm të tij, të cilët nuk mund të identifikoheshin në mënyra të tjera dhe pritej që
sasia e lëndës të vinte nga Kosova për në Shqipëri, u lejua përdorimi i metodës special të
“blerjes së simulur” e shoqëruar me lejimin e përdorimit të përgjimeve dhe vëzhgimeve. Për
këtë qëllim u prezantuan dy blerës të simuluar, me identitete të rreme, nga ana e të cilëve u
mundësua zbulimi i personave të implikuar në trafikun e heroinës”
Vendimi i Gjykatës.”Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me vendimin Nr.50, datë
14.11.2007, ka vendosur deklarimin fajtor të të pandehurve K.Sh, A.O, B.Z dhe G.T, të
akuzuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimit të narkotikëve” në bashkëpunim, të
parashikuar nga neni 283/a/2 të KprPenale.”
Petendimet e palëvë: Pas deklarimit fajtor të të pandehurve, për akuzën e sipër përmëndur, nga
ana e Gjykatës, mbrojtja paraqiti si apel deklarimin e pafajshëm të njërit prej të pandehurve,
konkretisht G.T, për akuzën e paraqitur, duke pretenduar se ai nuk ka pasur dijeni për
ekzistencën e lëndës narkotike dhe as ka ndihmuar apo ideuar trafikimin e saj. Nga ana tjetër
mbrojtja pretendoi se bisedat telefonike, të paraqitura nga ana e organit të prokurorisë si
provë, që fajësojnë G.T, nuk ishin kryer prej tij.

54
Prokuroria paraqiti apel kundërshtues duke sjellë argumentat e saj që peovojnë akuzën e
ngritur ndaj të pandehurve.
Vendimi i Gjykatës: Gjykata e Apelit për Krime te Rënda vendosi lënien në fuqi te vendimit
Nr.50 datë 14.11.2007, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda duke e konsideruar
ate si të drejtë dhe të bazuar në ligjdhe në prova, ndërsa pretendimet e ngitura nga ana e
mbrojtësit të të pandehurit G.T, i konsideroi të pasakta dhe rezulta i një interpretimi të gabuar
të ligjit dhe të fakteve objekt gjykimi”.
Konkluzion: Sikurse e përmendëm më sippër, blerja e simuluar, zbatohet si mjet për kërkimin
e provës vetëm pasi janë ezauruar të gjitha mjetet e tjera të hetimit dhe zbulimi i krimit dhe
identifikimi i personave të implikuar, nuk ka qenë i mundur të realizohej me këto mënyra
hetimi. Studimi i rastit ka treguar se, në asnjë moment nuk evidentohet qartë fakti se gjatë
hetimit të kësaj çështje, u vunë në përdorim të gjitha mjetet e tjera të kërkimit të provës dhe
rezultuan joefikase për identifikimin e personave të implikuar në krim.
Prokuroria dhe policia vetëm sa e përmëndin faktin e zbatimit të mjeteve të tjera të hëtimit
dhe nuk argumentojnë se cilët kanë qenë këto mjete, sa kohë u përdoren dhe pse nuk u bë i
mundur rezultati i përdorimit të tyre. Kjo është e rëndësishme pasi, sikurse e kemi përmëndur
më sipër, metoda e blerjes së simuluar mbart rrezik, për shkak të natyrës së saj provokative.
Për këto arsye mendoj se, nga ana e organit të prokurorisë duhet të evidentohet fakti i
ezaurimit të mjeteve klasike të hetimit dhe pamundësia e zbulimit të krimit me to. Për keto
arsye, mendoj se nevojitet një ndërhyrje e ligjvënësit për të plotësuar boshllëkun ligjor dhe për
të përcaktuar shprehimisht këto kritere të zbatimit të blerjes së simuluar.
Rasti i dytë: “Në datën 17.07.2006, rreth 21.50, në vendin e quajtur Rruga. “B.Karapici”,
pranë daljes në rrugën”Konferenca e Pezës”, në krah të ish-kombinatit”Misto Mame”Tiranë,
nga kontrolli i bërë nga ana e punonjësve të policisë së shtetit, në mjetin tip Benz-Mercedes
me targa TR4...0 J, të pandehurve D.A, dhe N.SH, u është gjetur dhe më pas sekuestruar, një
sasi prej 3.530 kg e tipit heroinë, e cila ishte trafikuar tyre nga Kosova për në Shqipëri.
Mënyra e zbulimit: Sipas informacionit që dispononte sektori i luftes kundër drogës në
drejtorinë e luftës kundër krimit të organiuar dhe mbrojtjes së dëshmitareve, ka rezultuar se
shtetasi K.Sh, me detyrë punonjës policie, zhvillonte aktivitet kriminal në fushën e trafikimit
të lëndëve narkotike nga Kosova për në qytetin e Kukësit dhe më pas në qytete të tjera të
Shqipërisë, duke luajtur kryesisht rolin e ndërmjetësit për gjetjen e tregut të shitjes dhe të

55
transportuesit të saj. Në këtë aktivitet bashkëpunonte edhe me persona të tjerë dhe konkretisht
me shtetasin D.A, i cili mundi të identifikohej pas kërkesës së dytë për lejimin e përdorimit të
blerjes së simuluar, nga ana e një agjenti të policisë, më gjeneralitete të rreme.
Vendimi i Gjykatës: Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me vendimin Nr.11, datë
26.02.2007, vendosi: deklarimin fajtor të të pandehurve D.A, dhe N.Sh për kryerjen e vepres
penale të “trafikimit të narkotikëve” në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 283/a/2 i
K.Penal.
Pretendimet e palëve: “Mbrojtja ka apeluar në Gjykaten e Apelit për Krime të Rënda
vendimin e gjykatës së shkallës së parë, ku ndër të tjera pretendon se veprimet e blerësit të
simuluar i kanë provokuar shtetasit D.A dhe N.Sh dhe i kanë detyruar të kryejnë krim.
Prokuroria paraqiti apelin kundërshtues në lidhje me pretendimet e mbrojtesve të të
pandehurve D.A dhe N.Sh duke kërkuar rrëzimin e tyre bazuar në këto argumenta:
Përsa i përket këtij pretendimi, prokuroria çmon se është i pabazuar në ligj, pasi autorizimi i
prokurorit për lejimin e përdorimit të metodës speciale të hetimit për “Blerje të
simuluar”,është dhënë në përputhje me kërkesat e neneve 221,222 e vijues të K.Pr.P. si dhe të
ligjit nr.8750, datë 26.03.2001 “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave
narkotike dhe psikotrope”.
Vendimi i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda: “Kjo gjykatë vendosi lënien në fuqi të
vendimit të gjykatë së shkallës së parë për krime të rënda, duke rrezuar të gjitha pretendimet e
të pandehurve si të pabazuara në ligj dhe në prova.
Si konkluzion, mund të themi se, nga ana e mbrojtësve të të pandehurve, në krimet që
zbulohen me metodën speciale të hetimit “blerja e simuluar”, pretendohet mospërdorimi i
rezultateve të përfolura nga zbatimi i kësaj metode. Për shkak të natyrës provokative të
veprimit, e lidhur me rrezikun se provokimi mund të detyrojë subjektin të kryejë veprime të
cilat nuk do t’i kishte kryer ndërhyrja e autoriteteve policore duhet të mbahet parasysh sa
vijon:
Në krimet që lidhen me drogën, zbulimi i të cilave nuk është bërë me teknikat tradicionale të
hetimit, është e rëndësishme që, në autorizimin e metodës të blerjes së simuluar, të
përcaktohen qartë detyrat e oficerit të policisë gjyqësore që simulun blerjen e sendeve të
kundraligjshme pasi, në mungesë të një përcaktimi të tillë, prova e përftuar mund të jetë në
kufi të provokimit.

56
Për këtë arsye mendoj, se Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Brëndshme duhet të
hartojë një udhëzim të përbashkët për të përcaktuar në mënyrë të hollësishme mënyrën e
veprimit të oficerëve të policisë gjyqësore që simulojnë blerjen e sendeve të kundërligjshme,
kriteret e zbatimit të blerjes së simuluar si dhe të parashikohen masa të rrepta ndaj atyre që
kryejnë blerje të simuluar fuke provokuar një person që të kryejë një krim, të cilin nuk do ta
kishte kryer në mungesë të veprimit të policisë. Nga studimi i rastit të lartpërmëndur, nuk
rezultoi që nga ana e blerësit të simuluar të ishte provokuar krimi i kryer. Ky i fundit kishte
vepruar duke respektuar urdhërat e marra nga ana e prokurorisë.

4.1.1 Kuptimi juridik i veprimeve që simulojnë një krim

Sikurse është cituar më sipër, blerja e simuluar si mjet për kërkimin e provës, nuk ka qënë e
parashikuar në K.Pr.Penale të vitit 1995. Arsyet e këtij mosparashikimi, mund të kenë qënë
nga më të ndryshmet, por një nga shkaqet kryesore ka qenë padyshim mungesa e evidentimit
në praktikë e krimeve që lidhen me drogën. Gjithashtu, duke qënë se krimet po kryheshin në
forma dhe mënyra nga më të sofistikuara, ishte e pamundur parandalimi dhe luftimi I tyre me
efikasitet.
Për këtë arsye, u pa e domosdoshme pasurimi i kuadrit ligjor-procedural, me dispozita që do
të bënin të mundur kërkimin e elementeve provues të fajësisë, qoftë në krimet e drogës ashtu
edhe në krime të tjera të cilat ishin të pamundura të zbuloheshin me mjete të tjera hetimore.
Bëhet fjalë për parashikimin e veprimeve simuluese si mjet i kërkimit të provës. Kjo metodë
speciale hetimore u fut në kodin e procedurës penale me shtesat e
ligjit9187, datë 12.02.2004,”Për disa shtesa dhe ndryshime në kodin e procedurës penale”,
nën termin e përgjithshëm “Veprimet simuluese”

4.1.2 Veprimet simuluese

Neni 294/a i K.Pr.Penale normon:”Oficeri dhe agjenti i policisë gjyqësore ose personi i
autorizuar prej tyre mund të ngarkohen për blerje të simuluar të sendeve që rrjedhin nga një
krim ose simuli i një akti korruptiv, ose të kryejnë veprime të tjera simuluese, për të zbuluar të

57
dhënë financiare ose pronësi të një personi, për të cilin ka dyshime për kryerjen e një krimi,
duke fshehur bashkëpunimin me policinë ose detyrën e tyre si punonjës policie”
Kjo dispozitë, lejon tre mundësi, në funksion të grumbullimit të provave të nevojshme për
zbulimin e një krimi:
• Së pari:blerjen e simuluar të sendeve që rrjedhin nga një krim;
• Se dyti:simulimin e aktit korruptiv;
• Së treti:kryerjen e veprimeve të tjera simuluese në funksion të hetimeve me natyrë
financiare që synojnë zbulimin e aseteve financiare, titujve të pronësisë, etj. Vlen të sqarohen
tri momentet e lartpërmëndura që i shërbejnë oficerit të policisë gjyqësore, për të grumbulluar
prova që vertetojnë fajësinë e personave të implikuar në krim.

4.1.3 Kuptimi i veprimeve që simulojnë një keim

Me nocionin “veprime që simulojnë një krim”, kuptohet tërësia e veprimevve procedurale, që


kryhen nga ana e oficerëve dhe agjentëve të policisë gjyqësore, ose personave të tjerë të
autorizuar paraprakisht nga ana e organit procedues, të karakterizuara nga natyra e tyre
fiktive, me synim zbulimin e krimit. Nga analiza e kësaj dispozite, duket se veprimet
simuluese mund të përdoren për zbulimin e çdo lloj krimi, pasi kodi ynë i procedurës penale
nuk parashikon të listuar veprat penale në të cilat mund të gjejë përdorim kjo metodë delikate.
Ndërkohë që, Konventa e KE për ndihmë të ndërsjelltë juridike në fushën penale dhe
protokolli i II-të shtesë i saj, jep një listë shterruese të krimeve për zbulimin e të cilave gjejnë
përdorim metodat speciale të hetimit.39
Nga analiza e nenit 294/a të K.Pr.penale, mund të thuhet se ligji e lejon dhe praktika hetimore
dëshmon se, mund të simulohet dhe dorëzimi i shumave të kontrolluara, në rastet kur
ekzistojnë elementët e veprës të parashikuar nga neni 109/b i K.Penal. Zbatimi i veprimeve
simuluese edhe në vepra penale të tilla e zgjeron fushën e zbatimit të kësaj metode hetimore
dhe në të njëjtën kohë sjell rritjen r rrezikut të cënimit të të drejtave të njeriut të mbrojtura nga
kushtetuta dhe ligji. Sikurse është përmëndur, mjetet speciale të hetimit duhet të përdoren në
rastin kur janë shterrur të gjitha mjetet e tjera dhe kanë rezultuar pa sukses.
Për ilustrim, në vijim paraqitet një rast i hetuar nga Prokuroria për Krime të Rënda, që lidhet
me hetimet e procedimit penal nr.71 të vitit 2007, në ngarkim të shtetasve K.E, dhe J.H, të

39
Shih Neni 17 i Protokolli II shtesë të Konventës “për ndihmë të ndërsjelltë juridike në fushën penale”, parashikon
përdorimin e këtyre metodave:në krimet e vrasjes,trafikimit të paligjshëm të njerëzve, trafikimit të lëndëve
narkotike, prodhimit dhe trafikimit të armëve, etj.

58
akuzuar për kryerjen e vepres penale”Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e
pasurisë” ,kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 109/b-2 e 25 të K.Penal.
Rasti paraqitet si vijon. Në datën 18.10.2007, shtetasi Xh.P ka bërë kallëzim se, në oborrin e
banesës së tij ndodhej një letër. Në këtë letër thuhej ndër të tjera, se shtetasi Xh.P duhej të
çonte 50000 euro tek varret e fshatit sovjan(Korçë). Në rast të kundërt, nëse ky i fundit nuk i
zbatonte urdhërimet, do t’i publikoheshin disa fakte të cilat do të shkatërronin familjen e tij.
Në datë 24.10.2007, në afersi të banesës së kallëzuesit ka patur një shpërthim të shkaktuar nga
hedhja e lëndëvë plasëse. Po atë ditë shtetasi Xh.P ka marrë një letër tjetër tek dera e shtëpisë,
ku ndër të tjera thuhej:”Ky është një shpërthim që ti të kuptosh se ne të zhdukim dhe të
shfarosim gjithòka”.
Fillimi I procedimit: Ky procedim penal ka nisur si rezultat i kallëzimit të bërë nga ana e
shtetasit Xh.P në datë 18.10.2007, në komisariatin e policisë së rrethit Korçë. Sipas
deklarimeve të të dëmtuarit dhe informacioneve të sjella nga policia gjyqësore, kishte pasur të
dhëna se të dyshuarit për kryerjen e vepres penale kishin kërkuar përsëri që shuma të
dorëzohej në datën 31.10.2007, në orën 15.00, në vendin e quajtur “Gardhi i varreve”, të
fshatit Sovjan. Duke qenë se ekzistonin të dhëna me vlerë provuese që krimi do të ndodhte,
organet proceduese autorizuan përdorimin e “veprimit simulues” për të mundësuar
identifikimin e personave të implikuar në këtë vepër.
Kryerja e veprimit simulues: Duke qenë se kishte pasur të dhëna të mjaftueshme për mënyrën
dhe vendin e kryerjes së dorëzimit të lekëve, në bazë të autorizimit për kryerjen e veprimeve
simuluese të dhënë nga organi procedures, forcat RENEA dhe dy agjentë të policisë
kriminale, kanë marrë masat për të mbajtur nën mbikqyrje të gjitha lëvizjet e shtetasit Xh.P,
që nga moment i marrjes së zarfit deri në momentin e lënies së tij në vendin e përcaktuar nga
personat e dyshuar, duke u dislokuar në afërsi të vendit ku do të dorëzoheshin lekët, duke
marrë të gjitha masat operative të nevojshme.
Raporti i vëzhgimit: Në orën 13.45 të datës 31.10.2007, u konstatua nga shërbimet e
vëzhgimit se në kodrën e malit, në krahun e varreve të fshatit Sovjan, nga drejtimi I fshatit
Pirg, po vinin dy persona të cilët po zbrisnin në drejtim të varreve dhe po tregonin me gisht
vendin ku Xh.P do të vendoste lekët. Në këtë moment është bërë i mundur arrestimi në
flagrancë i këtyre personave.Pas hetimeve të kryera, çështja e dërguar për gjykim në Gjykatën
e Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
Konkluzion: Nga studimi i ketij rasti, nuk nxirret përfundimi se kjo vepër nuk ka mundur të
zbulohet me mjetet e tjera të kërkimit të provës. Nga ana tjetër, nxjerrja e faktit kriminal nga

59
raporti i vëzhgimit, të krijon përshtypjen si i stisur. Për më tepër, në këtë çështje nuk mendoj
se është simuluar ndonjë veprim nga ana e agjentëve të policisë gjyqësore, pasi leket ose
sendet që dukeshin si lekë u vendosën nga i dëmtuari dhe ky i fundit bëri njoftimin e
personave të dyshuar, për vendin dhe orarin se ku mund t’i merrnin lekët. Nga ana tjetër,
personat u arrestuan nga forcat e policisë, vetëm duke u bazuar në një xhest, i
painterpretueshëm në mënyrë eksplicide. Mendoj se, nga forcat e policisë duhej të pritej
moment deri sat ë dyshuarit të mernin lekët e pastaj të kryhej arrestimi i tyre. Asgjë nuk i
pengonte keta të fundit të prisnin çastin e marrjes së parave nga personat e dyshuar, të cilët
logjikisht nuk mund të ikni pa realizuar qëllimin e tyre kriminal.
Rasti në fjalë, mendoj se mund të zbulohej edhe me mjete të tjera hetimore, por prokuroria e
rrethit të Korçës, qysh në momentin e kallëzimit nga ana e të dëmtuarit, lëshoi autorizimin për
kryerje të veprimeve simuluese, pa bërë më parë verifikime për të krijuar të dhena të bazuara
në prova, se kjo vepër do të ndodhte.
Është një mangësi e legjislacionit tonë, i cili nuk parashikon shprehimisht kritere zbatimi, por
e lë hapësirën e veprimit të mjeteve të posaçme të hetimit shumë të gjërë, të kushtëzuar vetëm
nga fakti i të qënit krim. Ndërkohë që, shtete të tjera evropiane, si Italia, Franca, etj, në
legjislacionin e tyre e kanë më të ngushtë sferën e veprimit të këtyre mjeteve, duke e lënë si
mundësi zbatimi vetëm në momentin kur hetimet e kryera me mjetet tradicionale nuk japin
asnjë rezultat pozitiv, në drejtim të zbulimit të krimit dhe identifikimit të personave të
implikuar në krim.
Për më tepër, dispozita e lartpërmendur që parashikon veprimet simuluese nga mënyra se si
është formuluar krijon konfuzion tek organet e zbatimit të ligjit penal, pasi: nga njëra anë
praktikisht ato, duhet të provojnë mungesën e rezultatit pozitiv gjatë përdorimit të mjeteve të
tjera hetimore, nga ana tjetër, veprimin simulues mund t’a zbatojë për çdo krim, kur ka
dyshime se do të kryhet. Prandaj, mendoj se nevojitet një ndërhyrje e ligjvenësit për të
qartësuar kuptimin e zbatimit të kësaj dispozite dhe përcaktimin shprehimisht të kritereve të
sipërpërmëndura.

4.1.4 Kuptimi i simulimit të një akti korruptiv

Sikurse u përmënd më sipër, me qëllimin e grumbullimit të provave oficerit të policisë


gjyqësore, i lejohet të simulojë kryerjen e një akti korruptiv. Vitet e fundit kjo metodë ka

60
gjetur zbatim edhe për krimet në fushën e korrupsionit. Para së gjithash, mendoj se paraqet
rëndësi të jepet kuptimi juridiki korrupsionit.40
Veprat penale në fushën e korrupsionit karakterizohen nga një gjëndje e vazhdueshme
kriminale, me një kohëzgjatje të përcaktuar, të kushtëzuar me evidentimin nga ana e organit
procedures. “Në këtë kuptim, korrupsioni nuk është një krim i dukshëm dhe spektakolar si
vrasjet dhe vjedhjet, porn je helm penetrues dhe me ndikim afatgjatë negative për stabilitetin e
shoqërisë”
Nisur nga sa më sipër, edhe metodika e hetimit të kësaj vepre penale pavarësisht se ndjek
parimet e përgjithshme të hetimit, paraqet specifika në drejtim të organizimit, planifikimit dhe
zbatimit të hetimit. Këto specifika i japin metodikës hetimore të krimeve të korrupsionit një
karakter të veçantë dhe individual, që e bën shpeshherë të pamundur zbulimin e tyre me
mjetet klasike të hetimit.”Metoda e hetimit është tërësia e njhurive dhe veprimeve që
nevojiten për organizimin, planifikimin dhe zhvillimin e hetimeve, në përshtatje më veçoritë e
kategorive të ndryshme të veprave penale”41
Zbatimi në praktikë i metodikës së hetimit ka në themel të saj përdorimin e teknikave dhe
taktikave hetimorë për zbulimin e veprave penale. Duke pasur parasysh natyrën e kësaj lloj
vepre penale, e cila në të shumtën e rasteve kryhet pa praninë e dëshmitarëve, nuk ka
vendngjarje të merëfilltë të cilën të mund t’a këqyrësh, është shumë e vështirë që kjo lloj
vepre të provohet me mjetet klasike të hetimit.42
Mënyra më e mirë e marrjes së provave që vertetojnë akuzën ndaj personave të implikuar në
krimet që lidhen me korrupsionin, është dokumentimi i tyre në momentin e ndodhjes së
ngjarjes. Ky dokumentim bëhet pa dijeninë e personave të implikuar, dhe realizohet me ana të
mjeteve të posaçme të hetimit, të parashikuar nga kodi i procedurës penale si: përgjimet,
filmimet, infiltrimet, veprimet simuluese.
Veprimet simuluese paraqesin një mjet efikas për të bërë të mundur zbulimin dhe
dokumentimin e veprave penale që lidhen me korrupsionin, në rastet kur me mjetet e tjera
zbulimi I tyre ka qënë I pamundur të bëhet.
Mjetet e posaçme të hetimit kanë rezultuar të efktshme në zbulimin e autorëve të këtyre lloj
veprave. Këto mjete mund të përdoren në të njëjtën kohë, pasi në K.Pr.Penale nuk
parashikohet ndonjë ndalim në këtë drejtim. Pra, legjislacioni ynë penal, në funksion të
40
Korrupsioni nënkupton përfitimin e të ardhurave ose të mirave materiale nga ana e një funksionari shtetëror, në saj
të funksionit të tij dhe në mënyrë të paligjshme.
41
Shih Skënder Begeja,”Kriminalistika”, SHBLU,Tiranë, fq.456
42
Shih S.MUCI,”Metodika e hetimit të veprave penale të korrupsionit”,Jeta Juridike, Revistë juridike shkencore,
Shkolla e Magjistraturës, fq48

61
mbledhjes së elementeve të provave, nuk e kufizon përdorimin e njëkoheshëm të këtyre
mjeteve, por e kushtëzon kryerjen e këtyre veprimeve me respektimin e kërkesave
proceduriale-penale.
Mendoj se, me simulim të një akti korruptiv, kuptohet rasti kur, organi procedures vihet
përpara të dhënave të besueshme se nga ana e një autoriteti zyrtar pritet të kryhet një veprim
korruptiv, penalisht i dënueshëm dhe në bazë të këtyre të dhënave oficerët e policisë
gjyqësore, paraprakisht të autorizuar nga prokurori, duke fshehur cilësinë e tyre si punonjës
policie, kryejnë veprime simuluese me qëllim për t’a vendosur autoritetin zyrtar në kapërcim
të tagrave të përcaktuar nga ligji, me synimin e përfitimit të elementeve thelbësorë fajësues.
Për të simuluar një akt korruptiv, oficeri i policisë gjyqësore duhet të jetë përpara të dhënave
të besueshme se do të kryhet një veprim i tillë. Ai duhet të ketë informacion të tillë që nga
pikëpamja objective të duket e arsyeshme të besohet se subjekti do t’a kryente krimin, edhe
sikur të mos kryhej veprimi simulues.
Për ilustrim, në vijim po paraqes një rast që lidhet me hetimet e procedimit penalnr.1734, datë
09.02.2007, në ngarkimtë të pandehurit D.L, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të
“Korrupsiont aktivtë funksionarëve të lartë shtetërorë apo të zgjedhurve vendor”, parashikuar
nga neni 245 i K.Penal dhe të pandehurit A.G, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të
“Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.
Rasti paraqitet si vijon:I pandehuri A.GA për periudhën nga viti 2000 deri në vitin 2006, ka
qenë drejtor I investimeve, fillimisht n ëish-Komitetin e zhvillimit të Turizmit dhe më pas n
ëish-Ministrinë e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, ku një nga detyrat funksionale si
drejtor ishte ndjekja e ecurisë së zhvillimit të fshatrave turistikë. Për shkak të kësaj detyre, ai
ka njohur dëshmitarin B.T i cili ishte administrator i fshatit turistik “K&Xh” në Golem. Ky
fshat ka filluar ndërtimin mbi bazën e lejes së ndërtimit të miratuar nga KRRTRSH-ja në vitin
1995 dhe ka përfunduar ndërtimin në vitin 2005. Me një vendim të këshillit të rregullim
territorit, është urdhëruar prishja e disa objekteve në fshatin “K&Xh”. Në zbatim të këtij
vendimi dega e policisë ndërtimore në Tranë, ka njoftuar me datë 10.05.2006, deklaruesin B.T
duke i kërkuar prishje vullnetare të objekteve të sipër përmëndura, pasi në rast të kundërt
ekzekutimi I vendimit do të bëhej nga Policia Ndërtimore. Gjatë këtyre diteve i pandehuri
A.G ka marrë në telefon deklaruesin B.T dhe i ka thënë që kryetari i komunës kishte
ndërmënd t’i prishte fshatin turistik. Gjatë këtyre telefonatash, A.G, ka marrë përsipër që
kundrejt shumës prej 5000 euro, ai do t’i siguronte takim me kryetarin e komunës dhe do

62
ndikonte që ai të anullonte urdhërin. Më pas shtetasi B.T bën kallëzim në organet e ndjekjes
penale, të cilat autorizojnë kryerjen e veprimeve simuluese për të bërë të mundur arrestimin
në flagrancë të të pandehurit D.L. Në datë 01.06.2006, është realizuar një takim midis
kallëzuesit dhe të pandehurit D.L dhe gjatë katij takimi kallëzuesi dorëzon shumën prej 5000
eurosh dhe i pandehuri D.L merr përsipër ta anulojë vendimin. Pasi ka dalë nga mjediset e
fshatit, i pandehurit D.L është kapur në flagrancë. Po ate ditë është arrestuar dhe i pandehuri
tjetër A.G.
Vendimi i Gjykatës. Gjykata vendosi pushimin e òështjes për të pandehurin A.G, për shkak të
ligjit Nr.9687, datë 13.01.2007, “për amnistinë”dhe deklarimin fajtor të të pandehurit D.L për
vepren penale të parashikuar nga neni 245 i K.Penal .
Sikurse rezulton nga rasti më sipër, kryerja e veprimeve simuluese duhet të bëhet, në rast se
plotësohen këto kushte:
• Ekzistenca e të dhënave të besueshme për kryerjen e një krim;
• Ekzistenca e një oferte për shitje të ndonjë sendi të kundraligjshëm apo realizim të një
akti korruptiv;
• Veprimet simuluese nuk duhet të përbëjnë provokim të vepres penale, në kuptimin e
ekzistencës së dyshimit të arsyeshëm se kjo vepër nuk do të ishte kryer nësë nuk do të
ndërhynin autooritetet shtetërore me metodën e simulimit.
• Këto kushte nuk është e domosdoshme të ekzistojnë në mënyrë kumulative, por kushti i
parë ose i dytë duhet të jenë domosdoshmërisht kumulative me kushtin e tretë.

4.1.5 Kuptimi i sendeve që rrjedhin nga një krim

Ky është momenti më i rëndësishëm në analizën që do ti bëhet kësaj dispozite. Sikurse


vërehet, dispozita nuk na afron të listuar një kategori të caktuar sendesh që rrjedhin nga një
krim dhe as nuk jep një përcaktim se cilat janë keto sende. Një përkufizim të tillë nuk gjen
rregullim as në ligjin material penal.
Në kuptimine përgjithshëm: Sende që rrjedhin nga një krim, mendoj se janë ato sende të
përftuara si rezultat i kryerjes së një krimi. Nga pikëpamja juridike, këto janë edhe përfitimet
që sjell kryerja e një krimi. Kjo shumë, është product i realizimit të një veprimtarie të
kundërligjshme, që kryhet me synimin e realizimit të këtyre të ardhurave monetare. Po çmimi
i paguar për kryerjen e një krimi, a mundet të jetë send që rrjedh nga një krim? Nga pikëpamja
e ligjit material penal, çmimi për kryerjen e një krimi, përbën motivin e realizimit të krimit,

63
shtysën e brendshme nga e cila ndikohet subjekti që kryen krimin. Sendet që rrjedhin nga një
krim, duke qenë se janë prova material, mund të konfiskohen nga organi procedures, i cili, në
përfundim të hetimeve, në përputhje me nenin 190 të K.Pr.Penale, disponon lidhur me to.
Ndërsa përsa i përket ligjit procedurial, mendoj se çmimi i paguar për kryerjen e një krimi,
konsiderohet provë material në kuptim të nenit 187 të K.Pr.Penale. Nisur nga kuptimi i
produkteve të veprës penale, mendoj se, çmimi i paguar për kryerjen e një krimi është një
send me vlerë monetare, e cila i premtohet dhe i jepet në zotërim personit që do të kryejë
veprën penale.43Në këtë këndvështrim, ky çmim përbën objektin e përfitimit nga kryerja e
krimit.,
Droga dhe armët përfaqësojnë sende që rrjedhin nga një krim apo janë sende që përbëjnë
objektin material të krimit? Për të arritur në një konkluzion rreth kësaj çështje, duhet të bëhet
analiza juridike e dispozitave që parashikojnë këto vepra penale, pasi droga dhe armët, mund
të paraqiten qoftë si objekte materiale të krimit, por edhe, si sende që rrjedhin nga një krim.
Kjo varet nga mënyra e kryerjes së krimit, p-sh: në rastin e kultivimit të lëndëve narkotike. Po
kështu, edhe në rastin e prodhimit artizanal të lëndëve plasëse apo të municioneve nga ana e
personave të paautorizuar nga shteti, arma e përftuar në këtë rast, do të përbëjë send që rrjedh
nga një krim, pasi kjo armë është përfituar si rezultat I kryerjes së veprimeve të paligjshme,
me synim për të krijuar sende të kundërligjshme, të ndaluara në qarkullimin civil. Ndërsa në
rastin e kryerjes së veprës penale ndërmjet trafikimit, armët paraqesin objektin material të
katij krimi.
Droga dhe armët përfaqësojnë sende që rrjedhin nga një krim, qoftë edhe kur përbëjnë
objektin material të veprës penale. Si të tilla në të gjitha rastet, ato konfiskohen nga ana e
organit procedures. Sipas përcaktimeve të Konvetës së Kombeve të Bashkuara kundër krimit
të organizuar ndërkombëtar: “Me sende që rrjedhin nga një krim kuptohet, çdo pronë e
përfituar nga krimi apo e arritur, në mënyrë direkte apo indirekte, përmes kryerjes së krimit”.
Sikurse vërehet, Konventa përveçse jep një përcaktim të sendeve që rrjedhin nga një krim, nuk
parashikon një listë shteruese se cilat se cilat mund të jenë ato, por e zgjeron sferën e
përfshirjes në to, duke futur “çdo pronë”,me kushtin e vetëm që të jetë produkt i nxjerrë nga
kryerja e një krimi. Në parashikimin që jep Konventa, padyshim që, përfshihen droga dhe
43
Shih Neni 190 i K.Pr.P: Në vendimin përfundimtar ose në atë të pushimit të çështjes, gjykata ose prokurori
caktojnë se çfarë duhet bërë me provat materiale: sendet që kanë shërbyer ose ishin caktuar si mjet për kryerjen e
veprës penale dhe sendet që përbëjnë përfitimin e nxjerrë nga jo ose shpërblimin e dhënë a të premtuar për kryerjen
e saj...

64
armët, por edhe të ardhurat monetare të realizuara si rezultat i kryerjes së veprimtarive
kriminale.

4.2 Kuptimi jurik i provokimit dhe rrethanat që përjashtojnë përgjegjësinë penale

Parashikimi i veprimeve simuluese në legjislacionin tonë, krahas kontributit që kanë sjellë për
zbulimin e autorëve në krimet e drogës dhe krimet e tjera, janë shoqëruar dhe me efekte
negative, pasi në praktikë ka patur raste që blerësi i simuluar të ketë tejkaluar kërkesat e
parashikuara nga ligji. Kjo mbart rrezik për shoqërinë, pasi shtetit nuk i lejohet të provokojë
krime që objektivisht nuk do të ishin kryer pa ndërhyrjen e tij, pasi ai është garant i
respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut. Detyrë e shtetit është goditja dhe përandalimi i
krimit dhe jo krijimi i situatës dhe lehtësimi i kushteve për të kryer krim.
Kodi i Procëdurës Penale i ka lënë hapësirë të lirë individit për të investiguar një fakt kriminal
të kryer nga ana e një individi tjetër, qoftë edhe duke e provokuar këtë të fundit të kryejë një
krim.Tani do të ndalemi tek kuptimi i provokimit dhe rrethanat që përjashtojnë nga
përgjegjësia penale oficerin/agjentin e policisë që kryen blerjen e simuluar. Për organet e
zbatimit të ligjit penal, kjo òështje paraqet rëndësi të veçantë për arsye të keqinterpretimeve të
kushteve në të cilat vepron agjenti i policisë gjyqësore i ngarkuar me kryerjen e veprimeve
simuluese.44

4.2.1 Kuptimi juridik i provokimit

Në nenin 294/a/3 të K.Pr.Penale parashikohet:..”Nuk duhet provokuar një akt criminal duke
shtyrë një person të kryejë një krim, të cilin nuk do ta kishte kryer pot ë mos ishte ndërhyrja e
policisë. Kur vërtetohet provokimi, rezultati nuk mund të përdoret...
Duke interpretuar ligjin procedural penal, mendoj se: veprimtari provokuese konsiderohet
aktiviteti që ushtrohet, nga ana e agjentit të policisë me qëllim zbulimin e autorëve të
mundshëm të një krimi, por duke i nxitur dhe shtyrë ata të kryejnë veprime kriminale, të cilat
nuk do t’i kishin kryer në qoftëse nuk do të kishte qenë vendosmëria dhe nxitja e agjentit për
t’i kryer ato.Zbatimi i metodës së blerjes së simuluar paraqet rëndësi pasi , ekzistojnë një
kategori veprash penale, të cilat për shkak të pamundësisë së zbulimit me mjete të tjera

44
Shih: Neni 2/e Konventës së Konlletës së kombelle të Bashkuara kundër krimit të organizuar ndërkombëtar.

65
hetimore, e kanë të domosdoshme ndërhyrjen e oficerit të policisë, të ngarkuar nga ana e
organit procedues, me kryerjen e veprimeve simuluese. Këto lloj krimesh mund t’i
konsideronim si krime me pjesëmarrje të nevojshme të agjentit.45
Provokimi, paraqet situatën e krijuar nga ana e agjentit të policisë, e karakterizuar nga
veprime aktive të përfshirjes në krim të agjentit, në rolin e nxitësit, me qëllim për ta vendosur
tjetrin në lajthim për kryerjen e krimit që nuk e kishte ideuar për ta kryer, për të bërë të
mundur arrestimin e tij.”Agjent provokues konsiderohet çdo pjesëmarrës që shtyn personat e
tjerë të kryejnë një krim, si nëpërmjet një veprimtarie të karakterit psikik, qoftë dhe
pjesëmarrjes materiale, i shtyrë nga motivi i kallëzimit apo kapjes në flagrancë ose zbulimit
të të procokuarit nga ana e organeve proceduese”46
Në rastet kur veprimtaria kryhet sipas ligjit, personi i autorizuar nuk ka përgjegjësi penale,
sepse veprimet e tij konsiderohen përmbushjen e rregullt e detyrës së caktuar nga ligji, në
kuptimin e nenit 21 të Kodit Penal. Kodi ynë penal nuk e parashikon posaçërisht këtë, por ka
legjislacione të tjera që e parashikojnë në mënyrë të shprehur. Për të shmangur rrezikun e
përfshirjes në krim, në rolin e nxitësit, oficeri i policisë gjyqësore duhet të kryejë veprime
simuluese vetëm në rastin kur ka të dhëna, të besueshme dhe të verifikuara, se një person po
kryen apo pregatitet të kryejë veprimtari kriminale. Pra, ai duhet, jo vetëm të jetë përballë një
oferte ekzistuese, por duhet të verifikojë këtë fakt, në mënyrë që të mos bjerë në ndalime të
parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale.
Nga pikëpamja juridike provokimi i një krimi paraqet një provë të marrë duke shkelur
ndalimet e parashikuara nga ligji dhe si e tillë kjo provë nuk mund të përdoret. Cështja e
papërdorshmërisë ngrihet kryesisht në çdo gjendje dhe shkallë të procedimit. Nëse rezultati i
provës rrezikon të mos përdoret, jo vetëm një veprim i tillë nuk do të përmbushte qëllimin për
të cilin u realizua, por do të dëmtonte rëndë interesat e shtetit, i cili ka si funksion natyror
veprimin në interes të shtetasve dhe jo provokimin e tyre.
Ja sesi ka trajtuar Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore:”Në
shoqëritë moderne demokratike funksioni i organeve hetimore, është ai i mbrojtjes së
shoqërisë nga krimi i organizuar i cili ekziston dhe është i gatshëm të veprojë, dhe jo ajo e
krijimit të kriminalitetit duke shtyrë në krim subjekte, që ndonëse ndonjëherë kanë një
gatishmëri të papërfillshme për krim, por sidoqoftë, nuk do të kishin mundur kurrë të kryenin
një vepër penalisht të jashtëligjshme nëse nuk do të ishin provokuar. Një provokuese, në të

45
Shih: Cristina de Maglie,”L’agentë provocatore”,shtëpia botuese,viti i botimit 1989, fq 62.
46
Shih:Cristina de Magie,”L’agentë provocatore. Un indaginë dommatica e politico-criminale”

66
vërtetë do të ishte e pranueshme në një pikëpamje social-parandaluese me inkriminimin
pozitiv në mbrojtje të shoqërisë, sigurisht jo në një urdhër ku mbizotëron parimi i fajësisë për
të cilin secili përgjigjet vetëm për arsye të vendosmërisë së lirë në kryerjen e një krimi.
Agjentët e policisë duhet të kufizohen vetëm në një operacion vëzhgimi dhe mbikqyrjeje dhe
jo të shtyjnë subjektet të kryejnë krim, në të cilin pa ndërhyrjen e tyre nuk do ta kishin
kryer.”47 S i pasojë e kësaj Gjykata e Strasburgut konstatoi shkelje të nenit 6/1.
Si përfundim, mund të thuhet se GJ.E.D.NJ problemin e provokimit e ka trajtuar nga
pikëpamja procedurale, nëse ndërhyrja e agjentëve të policisë është në përputhje ose jo më
procesin e drejtë ligjor, e parashikuar nga neni 6/1 i Konventës 48. Në veçanti ajo(GJ.E.D.NJ)
në raste të tilla që kanë qenë zbuluar nga ana e agjentëve të policisë, e ka trajtuar problemin
në një aspekt të dyfishtë:
• Nëse ndërhyrja e agjentëve ka qenë në përputhje me procesin e drejtë ose jo;
• Nëse i pandehuri ka patur mundësi të pyesë agjentin provokues, e drejtë kjo e parashikuar
nga parimi i kontradiktoritetit i parashikuar nga neni 6/3 i K.E.D.NJ.49
A mund të përdoret prova që buron nga simulimi i një vepre penale nga ana e shtetasve, edhe
kur rasti është provokuar prej tij? Nëse i referohemi nenit 294/a të K.Pr.Penale rezulton se
ndalohet përdorimi i rezultatit të veprimeve simuluese në rast se përdoret provokimi. Kjo ka të
bajë me faktin që një person nuk mund të akuzohet për kryerjen e një vepre penale, që mund
të mos e kishte kryer në rast se nuk do të përdorej provokimi. Këtë qëndrim ka mbajtur edhe
jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut.
Por a mund të thuhet e njëjta gjë në rastin e simulimit të një vepre penale nga ana e një
qytetari, qoftë kur ka edhe provokim nga ana e tij? Rastet paraqiten të ndryshme sepse, neni
294/a i K.Pr.Penale, ndalon provokimin e kryer nga agjenti i policisë gjyqësore që simulon
blerjen e një sendi të kundërligjshëm. Përsa i përket individit, ligji procedural nuk ka
parashikuar rregullim të posaçëm që ndalon provokimin e kryer nga ana e tij. Në këto
rrethana, mendoj se nuk vlejnë dhe nuk mund të gjejnë zbatim dispozitat e sipërcituara në
lidhje me ndalimin e provokimit. Pra, mund të thuhet se rezultati i përftuar edhe duke u

47
Shih çështja e Gjykatës së Strasburgut,”Texeira de Castro kunsër Portugalisë”,e datës 09.06.1998.
48
Shih Neni 6/1 normon:”çdo person ka të drejtë të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të
arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, e cila do të vendosë si për mosmarrëveshjet
në lidhje me të drejtat dhe detyrimet e tij të natyrës civile, ashtu edhe për bazueshmërinë e çdo akuze penale që i
është drejtuar. Vendimi duhet të jepet publikisht, por prania në sallën e gjykatës mund t’i ndalohet shtypit dhe
publikut gjatë tërë procesit, ose gjatë një pjese të tij në interes të moralit të rendit publik ose privat të palëve në
proces ose në shkallën që òmohet e domosdoshme nga gjykata, kur në rrethana të veçanta natyra e publicitetit do
të dëmtonte interesat e drejtësisë”
49
Shih: Rast i Gjykatës së Strasburgut,”Ludi vs Zvicër”, i datës 15.06.1992 në kreun VI.

67
përdorur provokimi i realizuar nga ana e një qytetari, mund të pranohet si provë, duke iu
nënshtruar shqyrtimit gjyqësor njëlloj si provat e tjera.
Jurisprudenca e gjykatave tona e kanë pranuar si provë rezultatin e përftuar edhe duke u
përdorur provokimi, nga ana e një qytetari. Në vijim, po paraqes një rast të praktikës sonë
gjyqësore, që dëshmon në lidhje me faktin e sipërpërmëndur.
Rasti paraqitet si vijon:“Në muajin gusht të vitit 2005 e pandehura B.T, me detyrë ish-zv
drejtoreshë në shkollën e mesme të përgjithshme “J.M”, pas një telefonate të bërë nga ana një
gazetareje të televizionit “TOP CHANNEL” është takuar me të në oborrin e shkollës.
Gazetarja e ka prezantuar veten si tezja e shtetasit E.N nxënës në vitin e tretë të kësaj shkolle
kishte që kishte mbetur në vjeshtë në lëndën e letërsisë. E pandehura ka pranuar një shumë
prej 5000 lekësh me qëllim që të ndikonte në marrjen e provimit nga nxënësi. Kjo bisedë
është regjistruar nga ana e gazetares së televizionit “TOP CHANNEL” për t’u transmetuar më
pas në emisionin “FIKS FARE” që jepet nga ky televizion”.
Mënyra e marrjes: Kaseta audio vizive është sekuestruar nga ana e organit të prokurorisë me
cilësinë e provës materiale.
Pretendimet e palëvë:Prokuroria e ka paraqitur kasetën si provë dhe në konkluzionet
përfundimtare ka kërkuar deklarimin fajtore të të pandehurës B.T për veprën penale të
parashikuar nga neni 259 i K.Penal. Gjykata e ka bazuar fajësinë në procesverbalin e
transkriptimit të bisedës së regjistruar dhe dëshmitë e bëra në seanca gjyqësore.
Si përfundim, mund të thuhet se përderisa kodi ynë, nuk përcakton ndalime të posaçme, përsa
i përket provokimit të bërë nga an e qytetarëve, por sanksionon vetëm provokimin e kryer nga
shteti, rezultati i përftuar mund të rezultojë si provë duke iu nënshtruar shqyrtimit gjyqësor
njëlloj si provat e tjera, sipas parimit të çmuarjes së lirëtë tyre nga ana e gjykatës. Jo pa
qëllim, logjika e ligjvënësit nuk e ka parashikuar një ndalim të tillë pasi, nëse do të kihet
parasysh periudha në të cilën është përfshirë kjo dispozitë në Kodin e procedurës penale,
mund të se ligjvënësi “ka lejuar në heshtje” provokimin e kryer nga qytetari, për të përftuar
elemenë thelbësor fajësues të personave të implikuar në trafikun e drogës.
E përmëndëm këtë rast, për të treguar se edhe përgjimet e realizuara nga ana e individit, ligji
procedural nuk ka parashikuar rregullime të posaçme. Në këto rrethana nuk mund të gjejnë
zbatim dispozitat që rregullojnë përgjimin të parashikuara nga K.Pr.Penale. Sistemi ynë aktual
i procedurës penale nuk pranon parimin e taksativitetit të provave, përderisa neni 151/3 i këtij
Kodi lejon dhe marrjen e provave të cilat nuk rregullohen nga ligji. “Mospërcaktimi i
shprehur i llojeve të provave është një qëndrim i drejtë që përligjet me faktin se është e

68
vështirë të përcaktosh se cila mund të jetë provë dhe të përjashtosh njoftimet dhe faktet që
lidhen me veprën penale, që shërbejnë ppër të vertetuar kryerjen ose jo të veprës penale dhe
fajësisë e të pandehurit. Të tilla prova mund të jenë fotografitë, filmimet etj”.
Si përfundim mund të thuhet se, si provokimi i bërë nga ana e qytëtarit, po ashtu edhe
regjistrimi i një bisede të realizuar nga ana e tij, duhet të pranohen si prova të parregulluara
nga ligji(neni 151/3 i K.Pr.Penale) dhe t’i nënshtrohen shqyrtimit gjyqësor njëlloj si provat e
tjera.
Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të zbatimit të blerjes së simuluar: Metodat e blerjes së
simuluar është delikate për shkak të mënyrës së saj provokative. Për këtë arsye ligjvënësi ka
synuar që të mos lejojë abuzimin e përdorimit të kësaj metode në çdo rast, por vetëm pasi të
plotësohen disa kushte.
Kushtet e përgjithshme që imponojnë zbatimin e metodës së simuluar:
• Ekziston dyshimi se vepra penale është kryer ose është në tentativë për t’u kryer. Nga
burime operative të siguruara nga policia gjyqësore, prokurorisë i transmetohen të dhënat se
ekziston një rrjet trafikantësh lëndësh narkotike. Për të provuar këtë veprimtari kriminale
zbatohen të gjitha mjetet e kërkimit të provës;
• Duhet të jetë nga ato krime që ndiqen kryesisht (ose me kërkesë të të dëmtuarit akuzues).
Ky kusht gjendet i parashikuar nga neni 294/a i K.Pr.Penale;
• Duhet të jenë shterrur të gjitha mjetet e tjera të kërkimit të provës ose të ketë qenë e
pamundur zbulimi i veprimtarisë kriminale me ato mjete.

Kushtet e veçanta që imponojnë zbatimin e metodës së blerjes së simuluar:


• Blerja e simuluar gjen zbatim vetëm për krimet. 50Kjo do të thotë se përdorimi i kësaj
metode është i kushtëzuar në varësi nga rëndësia e sanksionit të veprës penale konkrete.
• Për të zbuluar këtë metodë, është e domosdoshme marrja e autorizimit nga prokurori që
kontrollon hetimet ose nga prokurori që ka në juridiksion territorin ku do të zhvillohet
veprimi.
Përsa I përket hapësirës dhe veprimeve të paligjshme, që mund të kryejë agjenti simulues,
këto përcaktohen në autorizimin e përpiluar nga prokurori. Bëhet fjalë për kryerjen e
veprimeve të tilla si : filmimet, përgjimet, vëzhgimet, blerja e simuluar si dhe kryerja e
veprimeve simuluese. Këto padyshim që përbëjnë shkelje të privatsisë sipas nenit 8 të
K.E.D.NJ, por ato lejohen të kryhen në rast së përligjen nga një interes publik.51
50
Shih Nenin 294 të K.Pr.Penale.
51
Çdokush ka të drejtë që t’i respektohet jeta private e familjare, vendbanimi dhe korrespondenca e tij.Autoriteti
publik nuk mund të ndërhyjë ushtrimin e kësaj të drejte, përveçse në shkallën e parashikuar nga ligji.

69
Blerja e simuluar duhet të kryhet vetëm nga oficeri ose agjenti i policisë gjyqësore, i zyrës së
luftës kundër dogës ose një person i autorizuar prej tyre. Oficerët e policies gjyqësore ose
personat e autorizuar prej tyre, nuk duhet të provokojnë një akt kriminal, duke shtyrë një
person të kryejë një krim të cilin nuk do ta kishte kryer, po të ishte ndërhyrja e policisë. Ky
kusht ka rëndësi për shkak se, provokimi shtetëror mbart një problem etik, shtetit nuk i lejohet
të provokojë, të vihet në rolin e keqbërësit, qoftë edhe për të zbuluar një krim.
Detyrë e qeverisë është parandalimi dhe goditja e krimit dhe jo provokimi i tij. Kjo duhet të
bëhet gjithmonë duke ruajtur parimet e shtetit të së drejtës në raport me interesat e individit,
duke i mbrojtur këta të fundit nga shkelja arbitrare e autoriteteve shtetërore, në mënyrë që
kushdo të deklarohet fajtor vetëm mbi bazën e të dhënave të mbledhura në mënyrë të
ligjshme. Sikurse përmëndëm më sipër, blerja e simuluar duhet të bëhet me autorizimin e
prokurorit. Ky është kusht substancial që lidhet me legjitimitetin e akteve.
Mungesa e autorizimit të prokurorit qysh në momentin fillestar e bën të pavlefshëm rezultatin
e përftuar si rrjedhojë e zbatimit të blerjes së simuluar nga ana e oficerëve të policisë
gjyqësore? Në rastin e veprimeve simuluese, neni 294/a/3 parashikon shprehimisht:”Kur
vertetohet provokimi, rezultati nuk mund të përdoret”. Me anen e veprimeve të simuluara
synohet një rezultat provues, me vlerë prove. Pra, vlejnë rregullat që disiplinon Kodi për
institutin e papërdorshmërisë së provave të marra në kundërshtim me ligjin. Provokimi i kryer
nga ana e oficerëve të policisë ose agjentëve të policisë gjyqësore që simulojnë blerjen e një
sendi të kundraligjshëm, përbën një ndalim të sanksionuar në ligj. Si i tillë, ky ndalim duhet të
respektohet pasi, në të kundërt prova e marrënë shkelje të këtij ndalimi nuk mund të përdoret.
Rezultati i provës i siguruar përmes blerjes së simuluar nuk mund të përdoret vetëm në rastin
kur vertetohet provokimi. Në praktikën hetimore të Prokurorisë për Krime të Rënda, ka patur
raste kur autorizimet për kryerjen e veprimeve simuluese kanë rezultuar të redaktuara nga ana
e oficerit të policisë gjyqësore, por më pas janë nënshkruar nga prokurori (shih rastin në
vijim).
A mund të konsiderohen të vlefshme aktet e formuluara në këtë mënyrë? Nëse do të
analizonim dispozitat që kanë lidhje me veprimet simuluese, nuk përcaktohet mënyra sesi
duhet të jetë formuluar akti, qoftë nga ana formale po ashtu dhe nga ajo procedural. Që një akt
të konsiderohet i vlefshëm duhet të përmbajë ekstremitetet e aktit, të cilat kanë të bëjnë me:
dtën, muajn, vitin, shkakun e kryerjes së veprimit si dhe nënshkrimin dhe vulën e institucionit.
I vetmi përcaktim që bën K.Pr.Penale përsa i përket akteve të dala nga përdorimi i metodave

70
special të hetimit, lidhur me anën substanciale të aktit, është në rastin e punonjësit të policisë
së infiltruar (neni293/b/3). Në dispozitë parashikohet se në këtë akt, duhet të përcaktohet afati
I infiltrimit dhe hapësira e lejueshme për punonjësin e infiltruar duke treguar, sipas rastit,
veprimet e paligjshme që mund të kryejë ai, pa rrezikuar jetën e të tjerëve.
Nëse një akt për kryerjen e veprimeve simuluese redaktohet nga ana e oficerëve të policisë
gjyqësore dhe përmban të gjitha ekstremitetet e aktit, si dhe nënshkruhet nga prokurori,
mendoj se është i vlefshëm. Nënshkrimi i aktit nga ana e prokurorit, pavarësisht nga cilësia e
personit që e ka redaktuar atë, tregan se prokurori ka shprehur vullnetin për t’i dhënë rrugë
metodës së blerjes së simuluar dhe kryerjes së veprimeve simuluese. Pra, nëse oficerët e
policisë gjyqësore kryejnë paraprakisht veprime simuluese dhe më pas i dorëzojnë prokurorit
kërkesën për autorizimin e këtyre veprimeve, kjo natyrisht që do të shtronte çështjen e
legjitimitetit të këtij akti.
Më konkretisht, le të shohim në vijim një rast të hetuar nga Prokuroria për Krime të Rënda.
Bëhet fjalë për procedimin penal Nr.305 të vitit 2004, në ngarkim të të pandehurve S.M, A.T,
dhe I.S të akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Trafikimit të armëve” dhe “Mbajtjes paleje
të armëve dhe municioneve luftarake”, të kryer në bashkëpunim dhe të mbetur në tentativë,
parashikuar nga nenet 278/a/2, 278/2 dhe 22 të Kodit Penal.
Rasti paraqitet si vijon: Më datë 19.11.2004, Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar
procedimin penal Nr.305, që bën fjalë për veprat penale të sipërpërmëndura. Nga
informacionet e siguruara në rrugë operative kishte rezultuar se i pandehuri S.M trafikonte,
me qëllim fitimi pasuror, armë të ndryshme si dhe lëndë plasëse. Për këtë arsye, me qëllim
identifikimin sa më të plotë të aktivitetit të kundaligjshëm si dhe dokumentimin e kësaj
situate, është arritur që të realizohet infiltrimi i një agjenti të policisë , i cili ka arritur të ketë
kontakte me të pandehurin S.M, duke siguruar besimin e këtij të fundit. Pas kontakteve të
ndryshme, agjenti ka arritur që të sigurojë një porosi për lëndë plasëse nga ana e të pandehurit
I.S, dhe konkretisht të një mine me cellular. Më datë 08.09.2004, mbi bazën e porosisë së
dhënë nga ana e agjentit të infiltruar dhe në shkëmbim të një shume parash “rreth 2000 euro”,
i pandehuri I.S i ka sjellë agjentit një minë me celular të montuar, pa kartën e telefonit që do të
shërbente si mjet aktivizues. Lënda plasëse ishte e tipit C4 e lidhur me detonator.
Në vazhdim të kryerjes së veprimeve simuluese, me datë 06.11.2004, gjithmonë me porosi të
agjentit si dhe në këmbim të një sasie parash është bërë shkëmbimi i një rakete tokë-ajër e
tipit “STRELA 2M”, prodhim Jugosllav. Nga ekspertimi rezulton se armë të tilla nuk gjënden

71
në shqipëri. Si rezultat i përgjimeve ka rezultuar se këto armë; i sillte i pandehuri S.M nga
Mali i Zi ,ndërsa i pandehuri tjetër I.S gjente tregun. Nga bisedat e realizuara midis agjentit
dhe të pandehurit I.S rezulton se ky i fundit kishte gjendje tre raketa dhe priste të vinte i
pandehuri tjetër S.M nga Mali i Zi, që t’i sillte edhe 6 raketa të tjera.
Më datë 12.12.2004, pas komunikimeve të njëpasnjëshme të të pandehurve I.S dhe S.M, i
pandehuri I.S i telefonon agjentit dhe i bën të ditur faktin se të pandehurit S.M i kanë sjellë
katër raketa por që nuk janë në gjendje përdorimi duke i thënë se tre të tilla të rregullta i kishte
në shtëpi. I pandehuri I.S i bën të ditur agjentit se atyre iu mungonte një dorezë të cilën do tia
sillte më vonë. Pas kësaj bisede i pandehuri I.S i telefonon të pandehurit tjetër A.T i cili
dispononte një furgon, që t’i transportonte raketat për në tiranë, kundrejt një shume prej
30.000 lekësh. Në datë 13.12.2004, pasi ka transportuar raketat, i pandehuri I.S, ka zbritur nga
makina e të pandehurit A.T për të shkuar tek vëndi i takimit me agjentin, së bashku me të
pandehurin S.M. Në momentin që I.S ka zbritur nga makina në Fushë-Prezë të Tiranes për të
bërë shkëmbimin e mallit me lekët, i pandehuri S.M është nisur në drejtim të Vorës. Në këtë
momentështë bërë arrestimi i tyre nga forcat e policisë.
Vendimi i Gjykatës: Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me vendimin Nr.40, datë
05.10.2006, vendosi deklarimin fajtor të të pandehurve I.S dhe S.M për veprën penale të
“trafikimit të armëve” në bashkëpunim dhe të pandehurin a.t për veprën penale “Mbajtjes pa
leje të armëve dhe municioneve ushtarake”
Pretendimet e palëve: Mbrojtja ka apeluar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda duke
parashtruar: Pretendimin se janë shkelur dispozitat e K.Pr.Penale në lidhje me veprimet
simuluese dhe me futjen e agjentit të infiltruar(nenet 294/a dhe 294/b), duke i konsideruar
veprimet e tij provokuese, si rrjedhojë e së cilës i pandehuri I.S është detyruar që të kryejë
veprime të kundërligjshme; Avokati mbrojtës dhe i pandehuri pretendojnë se procedimi penal
nga ana e Prokurorisë së rrethit Shkodër, ka filluar në datë 10.09.2004, në një kohë që
autorizimi i Prokurorit si dhe blerja e simuluar ka ndodhur në datë 08.09.2004. Si rrjedhojë e
kësaj, prokurori i rrethit Shkodër nuk është kompetent për lëshimin e autorizimit dhe
meqenëse blerja e simuluar e minës me celular është kryer në territorin e rrethit të Lezhës,
kompetenca i takonte prokurorisë së atij rrethi.
Prokuroria paraqiti apelin kundërshtues lidhur me pretendimet e mbrojtësve. Lidhur me
pretendimin e parë, organi i prokurorisë ka paraqitur një sërë aktesh që provojnë të kundërten.
Ns informacionet operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, është evidentuar se i

72
pandehuri F.S njihej si person me precedent policor në trafikun e armëve dhe lëndëve plasëse.
I pandehuri dispononte në ate kohë mina me telekomandë të prodhimit Italian, pa etiketa për
të ruajtur origjinën nga vinin. Në këtë informacion jepej edhe òmimi me të cilën i pandehuri i
shiste këto materiale të kundërligjshme. Për këto arsye, veprimet e agjentit kanë qënë konform
neneve 294/a dhe 294/b të K.Pr.Penale. Përsa i përket pretendimit të dytë, përfaqësuesit e
prokurorisë janë përgjigjur duke arsyetuar se, në K.Pr.penale parashikohet regjistrimi i
njoftimit të veprave penale në regjistrin përkatës. Kodi nuk e lidh blerjen e simuluar
domosdoshmërisht me regjistrimin e procedimit penal.
Vendimi i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda: Gjykata e Apelit për Krime të Rënda me
vendimin Nr.63 datë 15.12.2006, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit të Gjykatë së
Shkallës së parë për Krime të Rënda. Kundër vendimit të Gjykatës së Apelit për Krime të
Rënda kanë bërë rekurs të pandehurit dhe kundër rekurs prokurori, duke parashtruar të njëjtat
shkaqe. Krahas tyre, mbrojtja pretendonte se, meqenëse gjendja teknike e armëve nuk mund
të provohet për shkak se u mungon doreza e lëshimit dhe nuk mund të realizohet qitja, atëherë
akuza e trafikimit të armëve në ngarkim të tyre nuk qëndron, pasi ato nuk konsiderohen armë.
Gjykata e Lartë në vendimin e saj Nr 491 datë 23.05.2007, ka vendosur prishjen e vendimit të
Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, dhe dërgimin për rigjykim në po atë gjykatë me trup
tjetër gjykues, duke i lënë Gjykatës së Apelit si detyrë që të kryente riekspertimin teknik të
raketave për t’i dhënë përgjigje pyetjeve si: Nëse objektet metalike(tre raketat) hyjnë apo jo në
kategorinë e armëve të zjarrit? Nëse po, a janë të rregullta teknikisht?
Vendimi i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda: Gjykata e Apelit në rigjykim, me vendimin
e saj Nr 53 datë 22.11.2007, vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjyatës së Shkallës së Parë
për Krime të Rënda, por me një ndryshim, që një episod e konsideroi tentativë, me arsyetimin
se arma nuk provohej se realizonte qitje. Nga akti i ekspertimit të datës 05.11.2007, ekspertët
arritën në përfundimin se raketat janë armë luftarake të destinuara për përdorim ushtarakdhe
hyjnë në kategorinë e armëve të zjarrit. Tre raketat që nuk ishin pajisur me mekanizmat e
lëshimit nuk mund të nëjnë qitje, sepse iu mungon pjesa më e rëndësishme e lëshimit të
raketës. Nisur nga ky arsyetim, gjykata vlerësoi si të drejtë apelin kundërshtues të prokurorit,
duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, por duke e cilësuar si tentativë.
Konkluzion: Nga studimi i këtij rasti dalin në pah disa probleme si në aspektin procedural,
ashtu dhe në atë material penal. Ajo që është evidente dhe me rëndësi për studimin tonë, është
fakti se në autorizimin e lëshuar nga prokurori, janë lejuar për t’u përdorur të dy mjetet

73
speciale hetimore, blerja e simuluar dhe agjenti i infiltruar, në një autorizim të vetëm. Në aktet
e mëtejshme hetimore vërehet një lloj konfuzioni për tipizimin e metodës së përdorur, duke e
paraqitur atë herë si blerje të simuluar dhe herë si agjenti i infiltruar, ose të dyja së bashku,
ndërkohë që ka dallime thelbësore midis këtyre mjeteve dhe nuk rekomandohet të zbatohen në
të njëjtën kohë, nga i njëjti subjekt, të formalizuara nga një akt i vetëm procedurial. Jo pa
qëllim, logjika e ligjvënësit i ka parashikuar ato në dy dispozita të ndryshme procedurale.
Agjenti i infiltruar vepron në përbërje të grupit kriminal për një kohë pak a shumë të gjatë, me
synim të njohë anëtarët dhe veprimtarinë e tyre kriminale, madje edhe të marrë pjesë në
veprimtarinë e tyre kriminale, ndërkohë që, blerësi i simuluar, simulon blerjen e një sendi të
kundërligjshëm pa u bërë pjestar, qoftë edhe fiktiv, i grupit kriminal.
Në këtë rast, ndonëse autorizimi i prokurorit si bazë ligjore parashikon të dy dispozitat, në fakt
nuk rezulton kurrfarë infiltrimi në kuptimin që i jep atij ligji procedurial. Rasti konkret
dëshmon se kemi të bëjmë me blerjen e simuluar të armëve. Autorizimi i dyfishtë mbase
është rezultat i mungesës së përvojës, ose është lënë e hapur mundësia e infiltrimit në
funksion të rezultatit të veprimeve hetimore. Gjithsesi, në rastin konkret kemi të bëjmë thjesht
me blerje të simuluar të armëve.
Në këtë çështje interes paraqet fakti se, nga ana e mbrojtjes, është kundërshtuar autorizimi i
prokurorit për kryerje të veprimëve simuluese e infiltruese, me argumentimin se ai është
përpiluar dy ditë përpara regjistrimit të veprës penale nga prokurori. Mendoj se, mbrojtja ka
pasur të drejtë, pasi, nuk mund të ketë akte proceduriale jashtë procedimit penal. Nxjerrja e
një akti procedural, padyshim që kushtëzohet me regjistrimin e procedimit penal. Ndaj,
mendoj se, aktet e përpiluara përpara procedimit penal, mund të futen në proces si dokumente,
por jo akte procedurale.
Nëse organi procedues, të dhënat që buronin prej tyredëshironti t’i administronte në formën e
aktit procedural, duhet të kishte urdhëruar përsaritjen e tyre, nëse kjo do të ishte e mundur.
Rastet e tjera të vërejtura në praktikën e prokurorisë për krime të rënda tregojnë se autorizimi
është dhënë dhe veprimet proceduriale janë kryer me regjistrimin e procedimit penal në të
njëjtën datë, ose në një datë të mëparshme. Një çështje tjetër që paraqet rëndësi, ka të bëjë me
argumentimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda lidhur me ndryshimin e cilësimit ligjor
të veprës penale, duke konsideruar krimin e “trafikimit të armëve”, të mbetur në tentativë, me
arsyetimin se nuk provohej që armet realizonin qitje. Në këtë çështje, tentativa lidhet me
faktin nëse u realizua apo jo trafiku i armëve dhe jo me faktin nëse sendet i plotesonin cilësitë

74
teknike për tu konsideruar armë sipas ligjit. Nëse nga akti i ekspertimit rezulton se arma nuk
realizon qitje, objektivisht nuk kemi armë dhe krimit të trafikut i mungon elementi materia e
si i tillë ai nuk ekziston. Në çështjen objekt gjykimi, ekspertët teknik nuk i dhanë një përgjigje
përfundimtare pyetjes nëse armët realizonin qitje, por në aktin e ekspërtimit argumentuan se
ky fakt mund të provohet vetëm nëse realizohet qitje në natyrë. Nisur nga ky arsyetim,
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda mendoj se ka dhënë një zgjidhje juridike të gabuar,
duke i dhënë tentativës një kuptim të ndryshëm nga ai i nenit 22 të K.Penal.

KREU V

INFILTRIMI NË PËRBËRJE TË GRUPEVE KRIMINALE

75
Infiltrimi është një nga teknikat speciale hetimore, e cila ka gjetur parashikim në ligjin tonë
procedural penal, fillimisht me parashikimet e ligjit nr.8750, datë 26.03.2001, “Për
parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike ose psikotrope” dhe , “Për
disa shtesa dhe ndryshime në Kodin e Procedurës Penale”. Parashikimi i kësaj teknike
speciale hetimore është parë e lidhur ngushtë me rritjen e numrit të krimeve të rënda dhe me
pamundësinë e zbulimit të pjestarëve të një grupi kriminal me teknikën tradicionale hetimore.
Sikurse e kemi përmëndur, parashikimi i teknikave speciale hetimore nga ana e legjislacionit
tonë ka ardhur si rezultat i ratifikimit të Konventës Europiane për ndihmë të ndërsjelltë
juridike në fushën penale dhe kryesisht Protokollit II-të shtesëtë kësaj Konvente. Në vijim, po
paraqes kuptimin e infiltrimit dhe rëndësinë që paraqet kjo teknikë në zbulimin e krimeve të
rënda.

5.1 Kuptimi juridik i infiltrimit dhe figura e të infiltruarit

Në nenin 294/b të K.Pr.Penale është përcaktuar se: “për qëllimet e zbulimit të krimeve të
rënda, oficeri i policisë gjyqësore, me autorizimin e prokurorit, mund të futet në përbërjen e
një grupi kriminal, për të individualizuar pjesëtarët e grupit dhe për të mbledhur të dhënat e
nevojshme për hetimin, duke fshehur bashkëpunimin me policinë ose detyrën e vet si
punonjës policie”.
“Aktiviteti i punonjësit të policisë së infiltruar në organizata kriminale, mund të përkufizohet
si një veprimtari e oficerëve të policisë gjyqësore, të pajisur me identitet të rremë, për të
vepruar nën kontrollin e një mbikqyrësi(prokurori që ka lëshuar autorizimin). Detyra e këtij
punonjësi policie për të vëzhguar dhe për t’i treguar gjithçka mbikqyrësit të tij në lidhje me
veprimtarinë kriminale të organizatës dhe strukturën e saj”52Infiltrimi i oficerëve të policisë
gjyqësore në përbërjen e një grupi kriminal një burim i mundshëm për të siguruar prova
thelbësore. Për këtë shkak duhen pranuar rreziqet që shoqërojnë këtë veprimtari hetimore.
Ajo që vihet re në dispozitën e sipërcituar, është qëllimi i kryerjes së operacionit të infiltrimit.
Me anë të këtij operacioni, punonjësit e policisë të infiltruar, i ngarkohen dy detyra kryesore:
Së pari: individualizimi i pjestarëve të grupit kriminal,
Së dyti: mbledhja e provave të nevojshme për hetimin.
52
Shih P.Hamzai, referat i mbajtur me temë.”.Përgjimi në vendet publike, veprimet simuluese dhe infiltrimi I
punonjësve të policisë”, Tiranë 2007, faqe 10.

76
Natyrisht, realizimi i këtyre detyrave shumë të rëndësishme për hetimin, është tepër i vështirë
pasi, oficerit të policisë gjyqësore i duhet të futet në brendësi të gjithë strukturës kriminale
duke pranuar të gjitha risqet e kësaj përfshirje në grupin kriminal. Për të realizuar këtë
funksion, agjentit të infiltruar i duhet të përdorë gjeneralitete të rreme, me qëllim për të
fshehur cilësinë e tij si punonjës policie.
Oficerit të policisë gjyqësore të infiltruar i duhet që gjatë kohës së përfshirjes në strukturën
kriminale të mbledhë të gjitha provat e nevojshme për të provuar fajësinë e përsonave të
implikuar. Kjo mund të realizohet në shumë mënyra, qoftë me anë të përgjimit telefonik dhe
më vonë zbardhjes së bisedave, ashtu dhe me anë të regjistrimit filmik. Por kjo mënyrë e
marrjes së provës paraqet vështirësi pasi, agjenti i infiltruar duhet të tregohet i kujdeshëm
përsa i përket përdorimit të aparaturave audio-vizuale, në mënyrë që ato të mos jenë
tëdukshme nga ana e pjestarëve të grupit criminal. Atij i duhet në momentet e para të krijojë
një raport besimi me personat e implikuar, si dhe të tregohet aktiv në planet e zhvilluara nga
këta të fundit pasi të jetë pranuar nga organizata kriminale si pjestar i tyre, vetëm atëherë
mundet të vendosi në përdorim aparatura të tilla.
Duhet theksuar se aktiviteti i bashkëveprimit të agjentit të infiltruar me strukturën keqbërëse,
nuk duhet asnjëherë të arrijë deri atje sat ë përfshihet në kryerjen e krimeve të mëtejshme, të
ndryshme nga ato shprehimisht të depenalizuara ose nga ato strukturalisht të lidhura me
infiltrimin.53Në nenin 294/b/3, thuhet se:”Autorizimi i prokurorit duhet të përcaktojë afatin e
infiltrimit, që mund të zgjatet nga prokurori deri në gjashte muaj dhe hapësirën e lejuar për
punonjësin e infiltruar, duke treguar sipas rastit, veprimet e paligjshme që mund të kryejë ai,
pa rrezikuar jetën e të tjerëve”.
Nga analiza e këtij paragrafi dalin në pah elementët që duhet të përmbajë autorizimi i
prokurorit për agjentin e infiltruar, të cilat janë: afati I infiltrimit që është gjashtë muaj, dhe
hapësira e lejuar e punonjësit të infiltruar për kryerjen e veprimeve të paligjshme. Përcaktimi i
afatit 6 mujor është prekluziv. Prokurori, në mungesë të përcaktimit të ndonjë afati tjetër,
duhet patjetër që më kalimin e 6 muajve të autorizojë rishtaz vazhdimin e infiltrimit.
Përcaktimi i një afati përfundimtar të infiltrimit nuk kushtëzohet në data fikse, të sakta. Për
këtë shkak, përcaktohen ngjarje apo fakte, ardhja apo kryerja e të cilave do të përbëjë dhe
afatin përfundimtar. Konkretisht, në rastin e agjentit të infiltruar, autorizimi i lëshuar nga

53
Shih Nenin 294/b paragrafi 2 i K.Pr.Penale

77
organi procedures, objektivisht nuk mundet të përcaktojë një datë fikse, por zbulimi i
veprimtarisë së kunderligjshme dhe identifikimi i personave të implikuar në krim do të sillte
përfundimin e përiudhës kohore në dispozicion të agjentit të infiltruar.
Gjithashtu, prokurori i percakton dhe një kufi oficerit të policisë së infiltruar, deri ku mund të
veprimet e paligjshme të kryera nga ana e tij në funksion të grumbullimit të provave që do të
shërbejnë për të provuar akuzat ndaj anëtarëve të grupit të strukturuar apo organizatës
kriminale. Agjenti i infiltruar nuk duhet ta tejkalojë këtë kufi, si dhe nuk duhet të provokojë
një krim, pasi në të kundërt rezultati i përftuar si rrjedhojë e provokimit, nuk do të përdoret.
Përsa i përket figurës së të infiltruarit, aim und të pyetet si dëshmitar dhe dëshmia e tij i
nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor sit ë gjitha provat e tjera. Ndërsa në fazën e hetimeve
deklarimet e tij mud të përbëjnë “provë kryesore”, për vetë rëndësinë që paraqesin, ndërsa në
gjykim, asnjë provë nuk ka vlerë të përcaktuar, ajo do t’i nënshtrohet shqyrtimit gjyqësor
sipas parimit të çmuarjes së lirë të provave. 54Figura e agjentit të infiltruar paraqet vështirësi,
pasi nga njëra anë ai duhet të paraqitet si pjesë e strukturës kriminale, nga ana tjetër në të
njëjtë kohë atij i duhet që për çdo veprim që kryen të njoftojë prokurorin e çështjes. Nga ana
tjetër, prokurorit i duhet të kryejë disa funksione të rëndësishme:Së pari: prokurori duhet të
drejtojë dhe kontrollojë operacionin e infiltrimit, nëse agjenti i infiltruar po i zbaton
udhezimet e dhëna apo po i tejkalon;
Së dyti: prokurori duhet të mbikqyrë operacionin, si dhe të vendosë në dispoziciontë agjentit
infiltrues çdo mjet apo pajisje të nevojshme për të fiksuar dhe dokumentuar provën.
Nisur nga analiza që i’u bë dispozitave që lidhen me infiltrimin, del në pah edhe dallimi i
punonjësit të policisë të infiltruar me blerësin e simuluar. Ky dallim qëndron në mënyrën e
prezantimit (futjes në organizatë) oficerëve të policisë gjyqësoreme anëtarë të organizatës
kriminale. Në rastin e blerjes së simuluar, oficeri i policisë gjyqësore shfaq interes të
vazhdueshëm për blerjen e sendeve të kunderligjshme, pra paraqitet me rolin e blerësit,
ndërsa, në rastin e infiltrimit, punonjësi i policisë futet në përbërjen e grupit kriminal.

• Aspekte të provokimit dhe të përgjegjësisë


Hetimet nën mbulim paraqitin një situatë mjaft unike e cila meriton konsideratë të veçantë.
Për shkak të natyrës së tyre, hetimet nën mbulim përfshijnë “vizibilitet të ulët”në vendimarrje
dhe cendimet për të kryer hetime të tilla janë më të pakta, dhe shpesh gjejnë zbatim në krimet
54
Shih Neni 152/1 i K.Pr.Penale

78
e kryera nga grupe të strukturuara kriminale. Një karakteristikë e këtyre lloj investigimesh,
është fakti se ndodh që organet proceduese të dështojnë në identifikimin e çështjeve
themelore. Kjo për faktin hetimi nën mbulim mund të stimulojë akte kriminale që në rrethana
të tjera nuk do të ishin kryer.
Por cfarë ndodh në situate kur oficeri i policisë gjyqësore, i ngarkuar me operacionin e
infiltrimit, tejkalon veprimet që i janë caktuar për të kryer, dhe kryen veprime të tjera të
paautorizuara ngo ana e organit procedues? Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, është e
rëndësishme të theksohet se, në hetimet e kryera nga agjentë të infiltruar, duhen marre në
konsideratë disa faktorë, në mënyrë që hetimi të rezultojë efikas dhe i dobishëm për të
identifikuar personat e implikuar në krimin e organizuar:
Rreziku se përdorimi i një agjenti i një agjenti të infiltruar në hetimet e veçanta, mund që
ndryshe nga instruksionet e dhëna, të dhunojë të drejtat individuale, të ndërhyjë në çdo lloj
komunikimi, ose të kompromentojë në çfarëdo mënyre hetimi;
• Natyra dhe serioziteti i çështjevenën hetim dhe mundësia që informacioni i siguruar nga
agjenti i infiltruar të mos jetë i mundshëm nga burime të tjera;
• Karakteri dhe motivimi i agjentit të infiltruar, serioziteti i tij i provuar, besueshmëria ose
mundësia e mjeteve për të verifikuar informacionet që ai ka siguruar;
• Vlera potenciale e informacionit që agjenti mund të sjellë në lidhje me ate çfare I është
kërkuar të sigurojë

5.2 Shkaqet e mungesës së rasteve në praktikën tonë hetimore

Nga studimi që i’u bë rasteve praktike të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, u vu re mungesa e


zbatimit praktik të metodës së posaòme të punonjësit të policisë së infiltruar. Arsyet që
justifikojnë këtë fakt lidhen me çështjen e sigurisë së agjentit të infiltruar, pasi vendi ynë është
një vend i vogël, fakt që e bën jashtëzakonisht të vështirë ruajtjen e identitetit të agjentit, duke
rrezikuar jetën e tij.
Në vijim po paraqes një rast praktik të hetuar nga Prokuroria për Krime të Rënda. Ky
procedim penal ka filluar me akuzën e “trafikimit të armëve dhe municioneve luftarake”, të
kryer në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 278/a paragrafi i dytë, në ngarkim të shtetasve
I.H, I.P, P.GJ. Rrethanat e faktit paraqiten si vijon:”Mbi bazën e informacionit të datës
12.05.2006, të oficerit të policisë gjyqësore të Sektorit Kundër Trafiqeve të paligjshme,

79
rezultonte se kishte të dhëna të bazuara se shtetasit e sipërpërmëndur merreshin me trafik
armësh dhe municionesh. Mbi këtë bazë është regjistruar procedimi penal, në datë
15.05.2006. Duke qenë se në këtë krim ishin implikuar shumë persona, në po këtë datë,
prokurori lëshoi autorizimin e përdorimit të personit të policisë së infiltruar, të parashikuar
nga neni 294/b të K.Pr.Penale, me qëllim e individualizimit të të gjithë pjestareve të grupit
dhe mbledhjes së elementëve thelbësor fajësues për personat e implikuar. Në datë 15 maj rreth
orës 19.00 në automjetin e drejtuar nga ana e punonjësit të policisë së infiltruar, në vendin e
quajtur busti i Isa Buletinit, kanë hipur të pandehurit I.R dhe P.Gj. Rreth orës 21.00 duke qenë
se punonjësi i infiltruar kërkonte të shihte armët, i pandehuri P.Gj ka zbritur nga automjeti dhe
është ngjitur për në banesën e I.H. Pasi është ndarë nga I pandehuri I.H i pandehuri P.Gj me
një sasi armësh zjarri ka hipur përsëri në automjetin e drejtuar nga personi I infiltruar. Mbas
hipjes së tij në automjet kanë ndërhyrë forcat e policisë dhe kanë arrestuar të pandehurit P.Gj
dhe I.P.
Nga këqyrja që i’u bë automjetit, u gjetën dhe u sekuestruan në bagazhin e tij sendet e
paligjshme: 2 pistoleta dhe tetë kuti, secila prej tyre kishte 25 copë fishekë. Po atë ditë është
bërë kontrolli i banesës së të pandehurit I.H dhe janë gjetur një sasi prej 6 lloje armësh të cilat
u sekuestruan nga ana e organit të prokurorisë me cilësinë e provës materiale”.
Vendimi i Gjykatës: Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda vendosi: Deklarimin fajtor
të të pandehurve I.H, I.P, P.Gj, për veprën penale të “trafikimit të armëve dhe municioneve”,
të kryer në bashkëpunim.55Ndaj këtij vendimi kanë bërë ankim të tre të pandehurit, duke
pretenduar:
• Gjykata e Shkallës së Parë, nuk ka bërë vlerësim të drejtë të provave të paraqitura nga
organi i akuzes, pasi të gjitha provat provojnë të kundërtën e asaj që pretendon akuza, ato
provojnë pafajsinë e tyre;
• Nuk provohet se të pandehurit të kenë bërë tregti armësh, pasi ata vetëm sa i’a kanë
treguar punonjësit të infiltruar armët dhe për më tepër ky i fundit nuk ka kërkuar për t’i blerë
ato.
Përsa i përket pretendimit të parë, Gjykata e Apelit e gjen të pabazuar atë në ligj dhe në prova.
Interesant në këtë vendim është fakti se Gjykata e ka pranuar si te bazuar argumentin e dytë të
mbrojtjes me këtë arsyetim:”Ky shkak i paraqitur nga ana e mbrojtjes ështëi i bazuar në fakt
dhe në të drejtë. Gjykata e shkallës së parë ka konkluduar për cilësimin e faktit penal të
trafikimit pa bërë lidhjen e duhur të provës me faktin që ajo ka për objekt prove. Gjykata e
55
Shih Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Nr 27 datë 07.06.2007.

80
shkallës së parë, në vlerësim të përgjimeve telefonike dedukton se personi i infiltruar është
blerësi. Teknika e deduktimit shprehet në parimin nga fakti i njohur në faktin e panjohur
nëpërmjet një rregulli”. Në bazë të parimit të bindjes së lirë, gjykatësi është i lirë të zgjedhi
dhe të ndërtojë rregullin në bazë të së cilës vjen rezultati i provës duke përdorur provat e
pranuara, por gjithnjë rregulli të jetë Brenda normave të parashikuara nga ligji procedurial-
penal. Pra, duhej që Gjykatae Shkallës së Parë t’i lidhte bisedat telefonike që janë në nivelin
e indicjeveme një provë a indicje tjetër, në lidhje të të cilave të deduktonte se “ustai”ishte
blerës. Kjo gjykatë ka arritur në përfundimin se personi i konsideruar “ustai” nga të
pandehurit ka pasur për qëllim të zbulojë krimin duke u future në përbërje të grupit criminal,
çka do të thotë që ai nuk mund të paraqitej si blerës, pasi, nuk ishte autorizuar ta bënte këtë
veprim”. Për këto arsye kjo gjykatë ka vendosur ndryshimin e cilësimit juridik të veprës
penale, nga “trafikim i armëve dhe municioneve”, në atë të “mbajtjes pa leje të armëve
luftarake dhe municioneve”, të parashikuar nga neni 278 paragrafi i katërt I Kodit Penal.56

Nga ana tjetër, prokuroria ka paraqitur recurs përpara Gjykatës së Lartë, duke parashtruar
shkaqet pse vendimi i Gjykatës së Apelit është i pabazuar në fakt të provuar dhe në
prova:”Sipas organit të akuzës, që të konsiderohet e konsumuar vepra penale e parashikuar
nga neni 278/a i K.Penal, mjafton të provohet se të akuzuarit kanë patur si qëllim që armët t’i
tregonin, me qëllim fitimi. Gjykata e Apelit e pranon si fakt të provuar që të pandehurit kanë
marre në shtëpi dy pistoleta për tia treguar agjentit të infiltruar. Kjo Gjykatë arsyeton edhe
faktin që në autorizimin e veprimeve të infiltrimit, agjenti nuk është autorizuar të bëjë blerje,
port ë zbulojë krimin e armëmbajtjes pa leje.”
Ndërkohë që, nga ana e kësaj Gjykate nuk arsyetohet se çfarë interesi kishin të pandehurit t’i
tregonin armet që mbanin në kundershtim me ligjin një personi që nuk bënte pjesë në rrethin e
tyre shoqëror. Qëllimi i tregtimit të armëve ka rezultuar dhe nga bisedat telefonike ndërmjet të
pandehurve, ku ndër të tjera njëri prej tyre shprehet:”prap me e pa”?,çka do të thotë së ata i
kishin për t’i shitur ato.
Si përfundim mund të thuhet se, në këtë procedim penal, na duket i bazuar argument i
paraqitur nga ana e organit të prokurorisë, për arsye se gjatë studimit të dosjes rezultonte se

56
Shih Vendimi i Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda Nr.48, datë 25.10.2007.

81
“agjenti i infiltruar” i kishte parë edhe një herë tjetër armët. Ai ishte i sigurt se personat
mbanin armë, krimin e mbajtjes së armëve e kishte të vertetuar, prandaj ky fakt përbën indicje
se ai iu kishte premtuar të pandehurve t’i blinte ato. Nga ana tjetër, na duket alogjik arsyetimi
i Gjykatës së Apelit se, meqenëse në autorizimin e infiltrimit nuk thuhej në mënyrë të
shprehur fakti i blerjes së armëve,nuk ka sesi të bëhet fjalë për tregtimin e tyre. Mendoj se,
duke qenë se vetë qëllimi i zbatimit të këtyre teknikave është zbulimi i krimeve të rënda, kjo
do t’a justifikonte edhe faktin blerjes së armëve. Nga ana tjetër, vepra penale e “trafikimit të
armëve dhe municioneve” quhet e konsumuar, nëse arrihet të provohet qëllimi i fitimit, gjë i
ciliështë vërtetuar nga indicjet e sipër përmëndura. Megjithatë, do të ishte interesante të pritej
për t’u studiuar vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

KREU VI

ASPEKTE PROCEDURALE TË METODAVE TË POSACME TË HETIMEVE

6.1 Pozita procedurale e blerësit të simuluar dhe agjentit të infiltruar

Në zbulimin e krimeve që lidhen me drogën dhe veprave të tjera penale, të cilat


karakterizohen nga kompleksiteti dhe diversiteti i mënyrave të kryerjas së krimit, metodat e
posaçme të hetimit kanë paraqitur rëndësi, në drejtim të identifikimit të personave të
implikuar në to. Këtë fakt e ka dëshmuar më së miri praktika hetimore e Prokurrorisë për
Krime të Rënda, e cila jo në pak raste, ka autorizuar zbatimin e këtyre metodave, ka
autorizuar zbatimin e këtyre metodave, për shkak se është gjendur në vështirësi për zbulimin e
tyre me metodat tradicionale të hetimit, Në pjesën e trajtuar më sipër, janë evidentuar
problemet që janë hasur në praktikë fjatë zbatimit të këtyre metodave dhe nuk janë diskutuar
problemet aktuale të pozitës procedurale të këtyre subjekteve. Ndaj mendoj të ndalem pak në

82
disa aspekte procedurale të metodave të posaçme të hetimit, problemet e dëshmisë dhe
mbrojtjes së identitetit, të para këto në fokusin e vendimeve të Gjykatës Europiane të të
drejtave të njeriut. Le të shohim në vijim, më konkretisht.
Blerësi i simuluar dhe agjenti i infiltruar janë subjekte të procedimit penal. Ata drejtohen dhe
mbikqyren nga ana e oeganit të prokurorisë, gjatë operacioneve që kryejnë, me synimin e
mbledhjes së elementeve thelbësorë fajësues për personat e implikuar në krim, në formën dhe
mënyrën e parashikuar nga ligji. Sikurse ka rezultuar, roli i tyre është shumë i domosdoshëm
në zbulimin e krimeve të rënda. Gjatë misionit të tyre, blerësoi i simuluar dhe agjenti i
infiltruar mbledhin prova të rëndësishme për të provuar akuzën e ngritur ndaj personave të
implikuar.
Por , me çfarë pozite procedurale paraqiten keta subjekte në gjykim? I vetmi përcaktim që bën
Kodi ynë i Procedurës Penale ka të bëjë me parashikimin e pononjësit të policisë së infiltruar
në cilësinë e një dëshmitari,57ndërsa përsa i përket blerësit të simuluar një pozitë e tillë nuk
gjen rregullim as në ligjin procedural penal dhe as në ligjin nr.8750, datë 26.03.2001, “Për
parandalimin dhe luftën ndaj substancave narkotike dhe psikotrope”, në të cilin kjo metodë u
sanksionua për herë të parë.
Ligji i sipërpërmëndur parashikon vendosjen në perdorim të këtyre subjekteve të të gjitha
mjeteve teknike, si aparate fotografike filmike, si dhe aparatura të tjera të posaçme për të
realizuar përgjim ambjental, të përshtatshme për t’u dislokuar në vende të caktuara dhe për të
siguruar elementë të rëndësishëm provues.58Fillimet dhe fotografimet që bëhen në rastin e
blerjes së simuluartë lëndëve narkotike apo ne raste të tjera, kur janë të autorizuara nga organi
procedues, në kuadër të një procedimi penal të filluar, vlerësohen si prova dhe paraqiten në
gjykatë.
Po në rastin kur nuk ka qënë i munfur dokumentimi i veprimtarisë kriminale me asnjë nga
këto mjete dhe veprimtaria kriminale ka ndodhur, si provohet ky fakt? Mendoj se në këto
raste, oficeri ose agjenti i policisë gjyqësore i shërbimit qëndror të luftës kundër drogës, që

57
Shih Neni 294/b/4 percakton:”punonjësi i policisë i infiltruar mund të pyetet si dëshmitar”
58
Shih Neni 16 i ligjit nr.8750,datë 26.03.2001,”për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike
ose psikotrope”, parashikon:”për të siguruar të dhëna si dhe për identifikimin e autorëve në trafiqet e drogës,
punonjësit e SHQLKD-së, në cilësinë e oficerit e agjentit të policisë gjyqësore, kanë të drejtë të bëjnë interceptime
të bisedavedhe të komunikimeve me mjete teknike dhe shkencore, të bëjnë vëzhgime, fotografime e filmime sekrete
sipas procedurave të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale”.

83
bën blerjen e simuluar apo që infiltrohet në organizatën kriminale, duhet të thirret si
dëshmitar, për të shpjeguar rrethanat e blerjes së simuluar të lëndës narkotike.
Pra, si përfundim mund të thuhet se blerësi i simuluar dhe agjenti i policisë i infiltruar, mund
të thirren si dëshmitare sa herë e çmon të nevojshme prokuroria ose gjykata, por thirrja do të
ishte e domosdoshme kur:
• aparaturat filmike, fotografike dhe fonografike nuk kanë dhënë rezultat, pra nuk është
bërë i mundur dokumentimi i faktit kriminal;
• veprimi i blerjas së simuluar apo i infiltrimit nuk nuk mund të provohen me mënyra të
tjera.
Rastet në të cilat thirren me cilësinë e dëshmitarit, oficeri ose agjenti i policisë gjyqësore që
simulon blerjen e një sendi të paligjshëm apo punonjësi i policisë që infilrohet në organizatën
kriminale, nuk duhet të jenë të natyrës rutinë për arsye të sigurisë së agjentëve, si dhe jetës së
familjarëve, të drejta këto të mbrojtura nga Kushtetuta dhe ligji ynë si dhe K.E.D.NJ e
ratifikuar dhe e bër pjesë e sistemit të brëndshëm të legjislacionit tonë.

6.2 Probleme të dëshmisë dhe mbrojtjes së identitetit

Neni 294/b/4, normon:”Punonjësi i policisë i infiltruar mund të pyetet si dëshmitar”. Ligji


ynë procedural penal, nuk parashikon rregulla të veçanta për mënyrën e marrjes së dëshmisë
nga ana e blerësve të simuluar dhe agjentëve të infiltruar, por e lejon marrjen e saj njëlloj si
për dëshmitarët e tjerë. Në ligjin Nr. 8750, datë 26.03.2001,”Për parandalimin dhe luftën
kundër trafikut të substancave narkotike dhe psikotrope”, ndër të tjera parashikohet se, oficeri
ose agjenti i policisë gjyqësore që bën blerjen e simuluar apo punonjësi i policisë i infiltruar
në një organizate kriminale, pajisjen me dokumenta identifikimi që përmbajnë gjeneralitete të
pavërteta.59
Kjo imponohet nga rrezikshmëria që paraqitin personat e implikuar në këto krime si dhe
nevoja për kushte të larta sigurie dhe mbrojtjeje. Theksojmë se dispozita garantuese të
përgjithshme parashikohen në nenin 8 të ligjit nr.9110, datë 24.07.2003 “Për organizimin dhe
funksionimin e gjykatave për krime të rënda”. 60 Mbase duhet të shtohet një dispozitë e
59
Shih Nenin 15 të ligjit të sipërpërmëndur.
60
Gjykata për Krime të Rënda dhe Gjykata e Apelit për Krime të Rënda mund të lejojnë që pyetja e dëshmitarit, si
dhe ballafaqimet dhe leximet e lejueshme të bëhen duke zbatuar, bashkarisht ose veçmas të bëhen duke zbatuar
bashkarisht ose veçmas rregullat vijuese:ne praninë e të pandehurit por pa kontakt vizual; pa i komunikuar të

84
posaçme që të normojë përjashtueshmërinë e thirrjes në gjyq si dëshmitarë e subjekteve në
fjalë dhe thirrjen e tyre në raste e rrethana të jashtëzakonshme, kur veprimtaria kriminale nuk
mund të provohet me mjete të tjera.
Duke qënë se legjislacioni ynë nuk u jep shprehimisht një status të veçantë këtyre personave,
tek të cilët problemi i sigurisë është parësor, në praktikë janë hasur probleme të shumta përsa i
përket mungesës së pranisë së tyre në gjykatë, të kërkuar me këmbëngulje nga ana e
mbrojtjes. Në disa shtete të BE-së(Holandë), oficeri i policisë i infiltruar në grupe kriminale
jep dëshminë e tij përpara trupit gjykues duke mos ekspozuar fytyrën e tij dhe as emrin e
vërtetë. Ndonjëherë ata trajtohen si bashkëpunëtorë të drejtësisë në mënyrën e dhënies së
drejtësisë.
Ja sesi është shprehur Gjykata e Strasburgut, në lidhje me anonimatin e dëshmitarëve, në
çështjën.”Van Mechelen dhe të tjerë kundër Hollandës”: “Pozita e këtyre dëshmitarëve është
e ndryshme nga ajo e një dëshmitari jo të interesuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose nga
pozita e një viktime. Ata kanë detyrimin e përgjithshëm të bindjes ndaj autoriteteve ekzekutive
të shtetit dhe zakonisht kanë lidhje me organet e ndjekjes penale, dhe vetëm për këto arsye,
pyetja e tyre si dëshmitar anonim duhet të përdoret vetëm në rrethana të jashtëzakshme”61
Në çështjen e sipër përmëndur, fajësia e personave ishte marrë, vetëm si rezultat i dëshmive të
oficerëve të policisë, të cilët kanë komunikuae me mbrojtësit nëpërmjet një lidhe zanore.
Oficerët kanë qënë në një dhomë të veçantë me gjyqtarin hetues, në të cilën të akuzuarit apo
dhe përfaqësuesit e tyre ligjorë nuk ishin pranuar të hynin. Ky rast paraqitet i ndryshëm nga ai
i “Doorson kundër Hollandës”, pasi në këtë rast të fundit vendimi ka qenë marrë mbi bazën e
informacioneve dhe provave të tjera që përmbante dosja. Në këtë çështje, Gjykata ka
deklaruar...”Është e vërtetë se fajësia e këtij të fundit u provua krahas të tjerave dhe nga
deklaratat e dy deshmitarëve aninimë por, në këtë rast ka patur edhe prova të tjera që ofronin
identifikim pohues të të akuzuarve si autorë të krimeve, dhe këto prova ishin marre nga
burime të tjera të vilat nuk kishin lidhje me dëshmitarët anonimë”.
Përsa i përket mbrojtjes së dëshmitarëve, Gjykata ka theksuar: “Ëshytë e vërtetë se neni 6 i
KEDNJ-s nuk përcakton në mënyrë eksplicide interesat e dëshmitarëve që duhet të merren në
konsideratë, por sidoqoftë jeta e tyre, liria dhe siguria janë të mira juridike që merren në

pandehurit dhe mbrojtësit identitetin e dëshmitarit; në raste dhe mënyra të tjera të caktuara, sipas legjislacionit për
mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë”.
61
Shih L.Bianku,”jurisprudenca e Gjykatë së Strasburgut”,çështja Van Machelen dhe të tjerë kundër hollandës”

85
mbrojtje nga neni 8 i Konventës. Interesa të tilla të dëshmitarëve dhe të viktimave, gëzojnë në
parim, një mbrojtje të veçantë, të pavarur nga dispozitat e konventës. Si rrjedhojë e kësaj,
shtetet duhet t’i organizojnë procedimet penale në mënyrë të tillë, që interesat e këtyre të
fundit të mos vihen në rrezik në mënyrë të pajustifikueshme....”
Si përfundim mund të thuhet se organet e zbatimit të ligjit penal duhet të tregohen të
kujdesshme përsa i përket marrjes së dëshmisë nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore që
veprojnë nën mbulim. Nga njëra anë, ato duhet t’iu garantojnë atyre sigurinë por, nga ana
tjetër duhet të sigurojnë pjesëmarrjen e tyre në gjykatë, në mënyrë që të bëhet i mundur
ballafaqimi i tyre me të pandehurit. E rëndësishme është që të krijohen kushtet që i pandehuri
të mund t’a pyesë dëshmitarin dhe jo zbulimi i identitetit të këtij të fundit. Parimi i
kontradiktoritetit është i lidhur me mundësinë e palëve për të pyetur njëra-tjetren dhe jo
domosdoshmërisht mundësinë e tyre për të patur kontakt vizual.

KONKLUZIONE

Duke qenë se në fund të çdo kreu kam paraqitur përfundime, në vijim do të parashtroj në
mënyrë të përmbledhur disa konkluzione dhe rekomandime që kam nxjerrë nga studimi i
kësaj teme.
1-Dorëzimi i kontrolluar konsiderohet si një formë e ndihmës së ndërsjelltë juridike në fushën
penale, i cili i vjen në ndihmë organeve proceduese, të shteteve të ndryshme, për të penguar
një veprimtari kriminale të vazhdueshme dhe për të identifikuar bashkë punëtorët në këtë
veprimtari kriminale, fillesat e së cilës janë në një shtet dhe përfundojnë në një shtët tjetër.
2-Dorëzimi i kontrolluar është një teknikë speciale hetimi, e cila karakterizohet nga lejimi i
kalimit të substancave narkotike ose sendeve të tjera të kundërligjshme, nga njëri shtet në
shtetin tjetër, nën vëzhgimin e autoriteteve policore. Dorëzimi i kontrolluar për t’u vënë në
jetë kërkon miratimin e kërkesës nga ana e shtetit pritës. Mirëpo, autoriteti kompetent për t’i
dhënë rrugë një letërporosie të ardhur nga jashtë shtetit është Ministria e Drejtësisë. Në këtë
drejtim, mendoj se duhen marrë masa për të shkurtuar rrugën e komunikimit midis
autoriiteteve të shteteve të ndryshme, me qëllim përshpejtimin e saj.

86
3-Blerja e simuluar është mjet për kërkimin e elementeve thelbësorë të provës. Blerja e
simuluar e drogës nga ana e agjentëve të policisë, paraprakisht të autorizuar nga organi
competent, nënkupton krijimin e një situate të rreme shitblerje të lëndëve narkotike, me qëllim
vënien në lajthim të shitësit , për të siguruar provën e veprimtarisë se tij të kundërligjshme,
prove kjo nga e cilan garkohet me përgjegjësi penale shitësi.
4-Organi procedures duhet të ketë parasysh që metodën e blerjes së simuluar ta zbatojë vetëm
në rastet kur janë shterrur të gjitha mjetet e tjera të kërkimit të provës, të parashikuara nga
K.Pr.P të cilat kanë rezultuar të pamjaftueshme për zbulimin e veprimtarisë kriminale. Kjo
ndodh për shkak të rrezikut që simulimi i blerjes interpretohet si akt provokativ, në mungesë
të së cilit krimi nuk do të ishte kryer, pasi nëse vertetohet provokimi rezultati nuk mund të
përdoret. Ligji procedural ndalon provokimin e kryer nga oficeri dhe agjenti i policisë
gjyqësore apo personi i autorizuar dhe jo provokimin e kryer nga individi privat. Rezultati i
përftuar në këtë rast përbën provë në kuptim të nenit 151/3 të K.Pr.P.
5-Në praktikën hetimore të prokurorisë është evidentuar mungesa e zbatimit praktik të rasteve
të punonjësit të policisë së infiltruar.

REKOMANDIME

1-Në ligjin nr. 8750 datë 26.03.2001. “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave
narkotike dhe psikotrope”, dorëzimi i kontrolluar parashikohet të zbatohet në mënyrë të
shprehur vetëm për krimet që lidhen me drogën. Mendoj se, duke qenë se në praktikë ajo
zbatohet edhe për krime të tjera, nevojitet një ndërhyrje nga ligjvënësi për të zgjeruar fushën e
veprimit të saj, duke i lënë hapësirë zbatimit të saj edhe për krime të tjera si dhe për të qenë në
përputhje me Konventat e ratifikuara nga Republika e Shqipërisë.

2-Në K.Pr.Penale, blerja e simuluar parashikohet nën titullin e përgjithshëm “veprimet


simuluese”. i vetmi kushtëzim që i bëhet blerjes së simuluar nga kodi, është se ajo duhet të
zbatohet vetëm për krime. Duke qenë se kjo metodë karakterizohet nga rreziku për shkak të
natyrës së saj provokative, mendoj se nevojitet një ndërhyrje nga ana e ligjvënësit për ta
kufizuar sferën e veprimit të kësaj metode, ose duke listuar veprat penale se ku mund të gjejë
zbatim, ose duke përcaktuar kritere të tjera për zbatimin e saj.

87
3-Punonjësi i policisë i infiltruar dallon nga blerësi i simuluar. Agjenti i infiltruar, as nuk shet
dhe as nuk blen. Ai futet në përbërje të organizatës kriminale për të individualizuar pjestarët e
grupit dhe për të mbledhur prova të nevojshme për hetimin. Blerësi i simuluar krijon një
situatë të rreme shitblerje, për të vendosur në lajthim shitësin, me qëllimin e mbledhjes së
elementeve thelbësorë fajësues për këtë të fundit.

4-Duhet të krijohet një system kombëtar raportimi mbi përdorimin e teknikave special të
hetimit, për t’u venë në dijeni të faktit se sa ka qenë i domosdoshëm zbatimi i tyre si dhe për
të parë kategorinë e krimeve për të cilat metodat e posaçme kanë gjetur zbatim.

5-Krimi i organizuar karakterizohet nga karakteri i tij transnacional. Metodat hetimore të


posaçme kanë rezultuar më efektive, në krahasim me metodat tradicionale policore, në luftën
kundër krimit të organizuar. Metodat hetimore të posaçme, në parim duhet duhet të zbatohen
të paktën kur ndodhemi përpara të dhenave të besueshme se një apo më shumë individë po
kryejnë, kanë kryer, ose po tentojnë të kryejnë një krim që mund të konsiderohet krim i
organizuar.

6-Në kuadrin e reformës në drejtësi, është e nevojshme që të bëhen përmirësime në


K.Pr.Penale, që të kenë të bëjnë me kompetencën e Gjykatës së Krimeve të Rënda duke shtuar
disa figura të tjera veprash penale që kanë qenë në kompetencën e kësaj gjykate. Rishikimin e
K.Pr.Penale dhe sidomos raporteve gjykatë palë, të disa afateve prekluzive dhe të afateve të
paraburgimit për të pandehurit që akuzohen për krime të rënda. Rishikimin e Kodit të
Procedurës Penale në lidhje me përfaqësimin e palëve në proces dhe rishikimin e ligjit për
avokatinë.

88
LEGJISLACIONI

Kushtetuta e Republikës së shqipërisë e vitit 1998, e shpallur me dekret të Presidentit të


Republikës nr.2260 datë 28.11.1998

Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut, ratifikuar me ligjin nr.8137 datë 31.07.1996

Konventa për ndihmën e ndërsjelltë juridike, ratifikuar me ligjin nr.8498 datë 10.06.1999

Protokolli i II-të shtesë, ratifikuar me ligjin nr.8883, datë 18.04.2002

Konventa e vetme mbi drogat narkotike, ratifikuar me ligjin nr.8723, datë 26.12.2000

Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë, Botim QPZ, Tiranë 1996

Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë i vitit 1995

Ligji nr.7975 datë 26.07.1995,”Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope

Ligji nr.8750 datë 26.03.2001,”Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave
narkotike ose psikotrope”

89
Ligji nr.9110 datë 24.07.2003,”Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave për krime të
rënda

LITERATURA

H.Islami, A.Hoxha, I.Panda”Komentar I procedurës penale”,Botimet “Morava”,Tiranë 2003

V.Hysi,”Kriminologjia”,Kristalina KH”,Tiranë 1995

S.Kaçupi, I.Elezi, M.Haxhia,Komentari i Kodit Penal,Tiranë 2005

S.Begeja,”Kriminalistika”,SHBLU,Tiranë 2004

L.Bianku,”Jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut”,”EDLORA”,Tiranë 2005

B.Muçi”Veprat penale në fushën e narkotikëve”

Z.Poda,”Krimi i organizuar”,”Libri Universitar”,Tiranë 1998

S.Barbiera,”La normativa in materia di sostanza stupefacenti”,Novita legislative e prasi


giurisprudenciali. Referat i mbajtur në Palermo,2007

C.Battista,”La consegna controllata di sostanze stupefacenti”,Referat i mbajtur në Romë 2003

F.Frzza,”Forme di asstenza per l’assunizione di praye ail esro e strumenti operative nel
contrasta della criminalita transnazionale”, referat i mbajtur në Rome 2004

P.Poletti,”Attribuzione e organizazione della Guardia di Finanzia, referat i mbajtur në Romë


1994

C.de.Maglie,”Lagente provocatore”.Un indagini dommatico e politico-criminale

F.Miller,R.Daeson,G.Dix,R.Parnas,”Undercover investigations,Criminal Justice


Administration, cases and materials” ,Third Edition,The foundation Press,1986

C.Motta, “I potteri della polizia giudiciare delle sostanza stupafacendi.Consegna controllata,


ritardo o omisione di atti e alter techniche speciali di investigazione”,referat mbajtur në Romë
2005

90
JURISPRUDENCA E GJYKATAVE SHQIPTARE

Vendim nr.13 datë 29.05.1997 i Gjykatës Kushtetuese

Vendim nr.90 datë 19.02.2003 i Kolegjit Penal i Gjykatë së Lartë

Vendim nr.393 datë 09.07.2003 i Kolegjit Penal i Gjykatë së Lartë

Vendim nr.40 datë 23.05.2007 i Kolegjit Penal i Gjykatës së Lartë

Vendimi nr.63 datë 05.10.2006 i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda

Vendimi nr.53 datë 22.11.2007 i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda

Vendimi nr.11 datë 26.02.2007 i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda

Vendimi nr.6 datë 20.01.2007 i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda

Vendimi nr.67 datë 14.05.2007 i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda

Vendimi nr.78 datë 02.07.2007 i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda

Vendimi nr.27 datë 02.07.2007 i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda

Vendimi nr.48 datë 25.10.2007 i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda

Vendim nr.124 datë 12.06.2007 i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënd

JURISPRUDENCA E GJYKATËS SË STRASBURGUT

Ludi vs Zvicër, n 12433/85 datë 20.11.1992

Van Mechelenvs Hollande datë 23.04.1997

Texeira de Castro vs Portugalia datë 09.06.1998

Visser vs Hollande n.26668/95 dotë 14.02.2002

91
92

You might also like