Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

Universiteti i Mjekësisë

Fakulteti i Mjeksisë
Departamenti i Farmacisë
Lënda: Hyrje në farmaceutikë
Detyrë kursi

Punoi:Neada Senaj Pranoi:Prof.Doc Ledjan Malaj


Shendetësia sot ka arritur në zhvillime të larta dhe kjo falë gjetjes dhe shpikjeve të
metodave të reja e po ashtu të barnave mjekësor efikas. Për të prekur temen e barnave
dhe rolin që ka ,ne duhet thjeshtë të kthejmë kohën pas e të shikojmë arritjet në
shërimin e sëmundjeve të lehta e deri tek ato më të rëndat fal ndihmes së tyre.
Kërkimi ,nevoja për barnat mjekësore si dhe kërkimet mbi përdorimin e tyre daton që
shumë kohë përpara ,që do të thotë njerzit e kanë shikuar si një element të
domosdoshëm për ti bërë ballë rreziqeve ndaj epidemive apo sëmundjeve të
ndryshme.Kjo do të thot që rëndësia e tyre është e lidhur ngusht me përparësitë në
mjekësi.
Pikë së pari, nevoja e njerzve ka arritur në ''shpikjen'' e barnave mjekësore apo
popullor sic quhet shumë kohë më parë, duke arritur kështu që ato vetë të krijojnë
dicka sado të lehtë për ti ndihmuar në problemet e tyre shëndetësore.Ndoshta vetëm
me anë të bimëve të ndryshme ato arriten të mirëmbanin sado pak veten larg
epidemive. Kurat e ndryshme që ato përdornin u lidhnin ngusht me perdorimin e
gjetheve,bimeve,vajrave ku me përgaditjen e tyre i kthenin ato në barna.Shumë
metoda popullore arriten të mbanin gjatë vendin e tyre në mjeksi ku përdoren edhe
sot. Bimet mjekesore jane gjeresisht te perdorura ne bote dhe pothuajse 30% e
popullates se botes eshte shume e afeksionuar pas tyre. Duke qënë se atëherë nuk
ekzistonin hapat ,pilulat,shirupat e ndryshem nevoja e tyre bëntë që të kërkonin ato
cfarë natyra ju kishte dhënë , e në metoda primitive të kuronin sëmundjet. Shembuj ka
plot,në sëmudjet e gjakut ato përdornin gjethet e hithrave, përdorimi masiv i
kamomilit kundër dhembjeve dhe shtrëngimeve,inflamacioneve të lëkurës e mukozës
së gojës po ashtu edhe në rregullimin e tretjes së ushqimit. Pra me ketë dua të them që
rëndësia e barnave nuk qëndron vetëm sot me shpikje të reja por edhe ateherë kur
njerzit arrinin të parandalonin e ndoshta dhe të shëronin me anë e tyre të krijuar vetë .
Kjo do të thotë që rëndësia qëndron në faktin se përmes tyre ato mund të shpëtonin
edhe një jetë.
Për të vazhduar mbi ndikimin e barnave në ditët e sotme, me anë të kërkimeve
,hulumtimeve të shkenctarve apo farmakologëve të ndryshëm përparsitë besoj shihen
qartë. Teknologjia ka avancuar dhe idetë e reja janë vënë në zbatim. Sot cdokush që
ka nëvojë për barna të ndryshëm është fare ë thjeshtë sepse me anë të një recete ato
mund të drejtohen tek farmacisti dhe të kërkojnë atë cfare ju duhet. Në ditët e sotme
shpikja e barnave për mendimin tim ka bërë revolucion pasi në cdo rast të mundur ,si
në rastin e etheve,temperaturës,gripit apo der në raste më të rënda gjenden mjekime të
shumta dhe kjo e bën cdo gjë më të lehtë në prani të tyre.
Por pavarsisht të gjitha anëve pozitive të tyre për shërimin apo parandalimin e
sëmundjeve ,për të mos lënë pas edhe ndikimet negative të barnave. Unë mendoj se
ndonjëhere me barnat abuzohet. Po ,duke ju drejtuar farmacistit apo mjekut për të na
ndihmuar direkt me to,ku nganjëhere nuk është e domosdoshme apo është edhe e
tepruar. Jam e idesë që sot njerzit dhe mbi to populli jonë dëshiron me plot gojë të
arrijë der në fazën e fundit duke shpresuar se me mjekim apo me marrjen e barnave
arrihet cdo gjë. Kjo për mua nuk është një pikë e fortë në rolin e barnave në
shëndetësi, pra nuk arrihet cdo gjë me përdorimin e tyre sa arrihet me parandalimin në
përdorimin e tyre në një fazë apo ne një tjetër. Mendoj se njerzit duhet të jenë të
vetëdijshëm që jo cdo gjë arrihet me anë të disa pilulave sa arrihet me rregjimin e tyre
të përditshëm në ushqyerjen apo aktivitetin fizik. Barnat nuk them që janë të
panevojshme por ama janë edhe të zëvëndësueshme dhe këtu nuk flasin për pikën e
fundit kritike. Një rast konkret është edhe përdorimi i antibiotikëve pa recete apo në
mënyre drastike të panevojshëm. Pra njerzit nuk duhet të abuzojne mbi shëndetin e
tyre,nuk duhet të abuzojnë në përdorimin pa kriter të barnave, vetëm se ato kanë një
ndikim në jetën tonë dhe kjo është e vertetë kanë ndikim por jo se janë të
domosdoshëm në raste të caktuara.
Pra nga një pikë në tjetrën arrihen qartë të dallohen dy anë të ndryshme të rolit të
barnavë në shendetësi. Pika e parë i bën ato si dicka që njerzit i krijuan për tu shëruar
apo për ti parandaluar , e pika tjetër i gjen njerzit duke abuzuar me to. Por mendoj se
roli i tyre në shendetësi nuk i bën ato as të panevojshëm as të padomosdoshem ,i bën
ato të detyrueshëm në nevoja të caktuara në fazen e caktuar të jetës së njeriut ,por
duke marr parasysh që ky i fundit duhet të bëj luftë me veten për të mos abuzuar.
Një këndvështrim tjetër si unë e shof rolin e barnave ka të bëjë edhe me figurën e
mjekut dhe të farmacistit në mënyren se si ato i edukojnë njerzit ti përdorin. Shpesh
herë shofim receta të mbushura me ilace të ndryshme nga mjeku dhe dhënien e tyre
nga farmacisti ,por pa menduar se një i tillë mund ti japë një efekt anësor pacientit apo
përdorimi i shumtë i tyre con të faza të tjera të jetës të pacientit. Unë mendoj se rolin e
barnave në shëndetësi duhet më së miri ta dijnë ato që ''jetojnë'' cdo ditë me to,pra ato
që unë i përmenda më sipër. Një farmacist mos ta shikojë punën e tij si një biznesmen
apo shitës ,që vetëm do të shesë sa më shumë barna pa kuptuar se ai po dëmton
shëndetin e një personi, por ti jap ato me një kujdes maksimal që roli i tyre të jetë sa
më efikas në shëndetësi dhe jo shpërdorues. Një farmacist mos ti lëshojë barnat e tij pa
një recete pa ditur saktësisht cfarë ai ka,sepse ka plot raste ku kanë dhënë mjekime të
panevojshme apo të gabuara që u lidhnin me simptomat e pacientit por në fakt
sëmundja nuk ishte e tillë e këtu faji qëndron tek farmacisti i cili abuzoi si me
shëndetin e pacientit ashtu edhe me përdorimin e barnave duke i bërë si të
panevojshëm në shëndetësi. Mjeku të mos lëshoj recetën si një listë barnash e thjeshtë
por të mendoj mbi nevojat që pacienti paraqet e mos të ndikojë në abuzimin pa kriter
të tyre.
Për të folur për rolin e barnave në vendin tonë mendoj se pika më e fortë ku ne duhet
ndalur është cilësia e tyre dhe doza që jepet .Zakonisht rolin më të madh në shëndetësi
në lidhje me barnat e luan rezultati ,që do të thotë rol të rëndësishëm ai ilac i cili ka
një cilësi më të mirë,jep rezultate të shpejta dhe arrin të ''kryej misionin'' për të cilën
është vënë. Mendoj se eksporti i barnave , apo kërkimet për të shpikur të tjera duhen
rritur në vendin tonë,në mënyrë që jo cdo gjë që në na nevojitet të mos ndodhet apo të
duhet ta marrim sa nga një vend në tjetrin.
Për ta përmbyllur dua të përmend më shumë ndikimet pozitive që barnat kanë në
mjekësi,ato të cilët bënë të shpëtojnë jetë ,të reduktojnë sëmundje apo edhe ti ndalojnë
ato. Sot bashkimi i subsancave të ndryshme , krijimi i barnave të ri bën që jeta të
vazhdojë dhe për këtë duhet të jepi shumë krenar pasi shëndeti është mbi të gjitha.
Bimet mjekesore mund te perdoren ne kombinim me medikamentet per te rritur sa me
shume te jete e mundur perfitimin nga ana e pacientit. E një shembull vjen tek
diabetiket qe normalisht mjekohen me preparatet e tyre antidiabetike shtimi ne
mjekim i preparateve bimore me permbajtje luteine e cila rrit mikroqarkullimin e syrit
ndikon ne menyre te dukshme ne reduktimin e retinopatise diabetike.Ky mjekim
bimor nuk quhet kure per semundjen ne fjale por se bashku me mjekimet
bashkekohore ndikon ne reduktimin e rreziqeve qe i shoqerohen kesaj semundje.
Pra barnat sot kanë një ndikim të jashtëzakonshëm që lidhet fort me jetën tonë dhe
zgjidhja më e mirë e mundshme që ne të jemi të sigurt dhe të kemi rezultate pozitive
është përdorimi i barit të duhur, me dozën e duhur, për të sëmurin e duhur, me çmimin
më të ulët të mundshëm.

You might also like