Mjeksi

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 3

Universiteti i Mjeksisë

Fakulteti i Mjeksisë
Departamenti i Farmacisë
Lënda: Hyrje në farmaceutike
Detyrë kursi

Punoi: Neada Senaj


Pranoi: Ledjan Malaj
Të gjithëve i vjen një moment në jetë që duhet të vendosim për të ardhmen e tyre dhe
pikërisht për atë që do bëhen së nesërmen. Dhe unë e bëra zgjedhjen time ,e cila ishte
farmacia. Por përse zgjodha pikërisht atë ?
Pikë së pari, duke qënë se farmacia është një ndër degët e mjeksisë ,personalisht më pëlqen
të ndihmoj njerzit të cilët kanë nevojë për shërbim dhe sidomos kur fjala bie për atë
shëndetësor. Dua me të vërtetë të jem pranë tyre ,ti këshilloj dhe të bëj të pamundurën që
komuniteti im të ndërgjegjësohet për çdo problem .
Farmacia për mua është një profesion i pastër, i denjë për të shpalosur aftësitë e individit në
komunikim , shërbim dhe padyshim në profesion.
Pika e dytë,aty ku unë dua të ndaloj ka të bëjë shumë me dëshirën që ke për profesionin që ti
ke zgjedhur. Ndonjëherë nuk mjafton vetem ilaçet të të shërojnë ,një fjalë e mirë e farmacistit
,një buzëqeshje apo një shtrëngim duarsh për atë që i shërben është një gjysëm shërim
psikologjik dhe shpirtëror. Kjo e bën që nesër te jesh krenar për profesionin që ke ushtruar
dhe për cdo gjë që ke arritur dhe mendoj se këtu ke ia ke dalë të bëhesh farmacist,atëherë kur
para vetes vendos nevojen e pacientit. Për mua kjo është e rëndësishme,ta duash atë që bën
ndonëse nuk është e lehtë. Besoj që pika më e fortë e profesionit tim është shërbimi dhe them
se ky duhet të jetë leksioni i parë që duhet ti jepet një nxënësi të mjeksisë,ta dëshirojë
plotësimin e nevojës së pacientit përpara orarit së kaluar të mbylljes të farmacisë. Pse? Sepse
sot vendi yne,populli apo çdo lloj krijese për këtë ka nevojë,për mbështetjë ,respekt ,shërbim
dhe dashuri në atë që ne mundohemi të ushtrojmë dhe dhurojmë.
Pavarsisht së gjithave dhe unë si çdo student tjetër para se të vendosja për profesionin tim
,unë studiova tregun e punës madje ndoqa dhe konferenca për to. Ndër të gjitha ,më mbeti në
mendje një aprovim tepër i mirë , kur një farmacist numëronte mundësitë e punësimit që
kishte pasur pasi kishte përfunduar studimet. Farmacisti mund të punojë në një industri,mund
të dal një kimist i denjë, mund të ushtrojë profesionin e tij individualisht,mund të punojë në
një farmaci tjeter,mund të punojë farmacist spitali,mund të zgjerojë dijet e tij,të vazhdojë
specializimet dhe të jetë i zoti të krijojë vetë në laborator një ilaç të caktuar. Pra me këtë dua
të them që është një profesion që të lë hapësira dhe mundësi punësimi të mëdha.
Për ti përmbledhur idetë e mia për profesionin e zgjedhuar ,normalisht që kam menduar dhe
të ardhurat që më sjell. Farmacia është një ndër profesionet më të paguara në botë ku paga
mesatare arrin deri në 107.490 dollarë, por normalisht çdo kush që dëgjon këtë shifër do të
thotë : ''Ne jetojmë në Shqipëri'', e pikërisht mendoj se krahasuar me profesionet e tjera dhe
pse këtu farmacisti gëzon të ardhura normale për tregun e punës këtu. Por problemi mbetet
gjithmonë kur në vend diplomohen studentë më shumë nga ajo çfarë ne kemi nevojë dhe kjo
do zgjidhje,pasi kështu askush nuk mund të punësohet aty ku do apo ndoshta pas kryerjes së
pesë viteve studim ,tregu nuk të siguron dot punën. Shqipëria renditet e dyta në rajon për
numrin më të lartë të farmacistëve për banorë,ndërkohë që ky numër nuk ka asnjë shpërndarje
të kontrolluar siç kanë vendet e tjera. Dhe çdo të thotë kjo? Kjo do të thotë që ne fabrikojmë
dhe i hedhim në rrugë ,ndërsa jashtë, edhe në vendet ku numri i studentëve në këtë degë është
i hapur, ka një kontroll horizontal dhe së fundmi, edhe vertikal, të shpërndarjes së licencave
farmaceutike,për të mos folur pastaj për mundësi të tjera punësimi si në prodhim, arsim apo
administrim mjekësor që i hapen një farmacisti.
Pra problemi i zgjedhjes së profesionit nuk qëndron vetem tek paga ,nuk qëndron vetëm tek
dëshira e ndërmarrjes së një biznesi apo tek kënaqesia për të komunikuar dhe ndihmuar të
tjerët por dhe tek e ardhmja e këtij profesioni.
Unë sot po vazhdoj këtë degë dhe jam ende në vitin e dytë,pra akoma nuk jam lidhur
konkretisht me atë që do më shoqëroj gjithë jetën , por nuk mund të them se nuk e kam
menduar ditë ku unë do ta ushtroj. Ajo çfarë unë dëshiroj në fakt qëndron larg me atë që unë
shof çdo ditë. Sot farmacia është kthyer në një dyqan dhe ç'po dëgjojmë farmacistin e quajnë
edhe shitës,kjo gjë nuk më bën të ndihem aspak mirë dhe kjo është diçka që me të vërtetë dua
ta ndryshoj para se dhe unë të quhem e tillë. Pas katër viteve unë dua të mendoj që farmacisti
të vlersohet me të vërtetë për atë çfare ajo përfaqëson në tregun e punës dhe në degën e
mjeksisë. Në fakt atë çfarë ne duhet të kërkojmë është që të prodhohen aq farmacistë sa
nevojiten dhe jo farmacia të jetë një dyqan që shtohet si një furrë buke. Dëshiroj shumë që
pas katër viteve çdo student të punësohet aty ku me të vertetë e meriton, për atë çfarë ai ka
punuar gjatë atyre pesë viteve. Absolutisht, të hapen biznese të reja farmacie me farmacist të
rinj që shpalosin atë punë të palodhur të shkollës ,të studimeve dhe për të përfunduar me
licensen që duhet ti jepet atij që me të vërtete atij studenti që e meriton. Jo çdokush meriton
një biznes personal,nuk jam kundër sipërmarrësve por jo që në çdo hap ne të shofim një të
tillë. Dhe unë personalisht mendoj që ta kem një të tillë por nëqoftë se me të vërtetë punoj
shumë fort dhe vendet për ne të jenë të lira. Në fakt kjo është ajo çfarë një student kërkon, të
punojë aty ku ka investuar dhe të investojë diku për të punuar. Duke qënë se shumica
punësohet pranë një farmacie private deri në momentin që ka dhënë provimin e shtetit, ka
punuar kohën minimale të mundshme për të hapur farmacinë e tij por ai menjëherë hap
farmacinë e tij. Asgjë e keqe nga ana professionale madje i rrah shpatullat farmacistit të ri për
guximin.Vetëm se, faktet tregojnë se mbijeton TREGTARI më i zoti! Le të flasim për
farmacistin në spital, për të ardhur keq me pagat minimale me të cilat shpërblehet ky
profesion, kur në botë, një farmacist spitalor merr ka raste, edhe më shumë se një mjek, dhe
mbi të gjitha, është prezencë e fortë në cdo konsultë spitalore. Dhe këtë dua të shof unë pas
katër vitesh, që një farmacist spitali të vlersohet në maksimum për punën që ai bën.
Pikë së dyti ,farmacist si informator i barit, ose, i punësuar nga një firmë farmaceutike.
Janë shumë pak të tillë dhe dëgjohet shumë dobët zëri profesional; mbizotëron ai tregtar.
Ndërkohë, prodhimi farmaceutik vendas, është rritur në përqindje në krahasim me importet,
një fakt ky shumë pozitiv. Kjo është diçka tjetër që unë kërkoj të ketë kur unë të dal në
profesion.
Pra, sipas mendimit tim , ne kemi shumë nevojë për farmacistë, por mbi të gjitha, kemi
nevojë ta diversifikojmë rolin e farmacistit në shumë fusha dhe pse jo, edhe atë të farmacistit
në banak, në shumë nivele. Dhe këte nuk ja kërkoj më vendit por ja kërkoj studentët që jo të
gjithë të zgjedhin rrugën e farmacistit si një biznes apo thjesht një farmacist. Duhet të
zgjerojnë dijet dhe nëqoftë se vendi nuk ia ofron ,ato duhet të vazhdojnë një master dhe të
specializohet si një farmacist spitalor apo industrial.
Ajo që shof unë mbas katër viteve është zhvillimi në masë i degës dhe mbi të gjitha i
farmacistavë që janë të zotët, shpresoj unë personalisht që shteti të ndërhyjë dhe të vendosë
farmacistë aq sa janë të nevojshme dhe ku janë të nevojshme. Të prodhohen vetem aq
farmacistë sa ka nevojë Shqipëria dhe puna të jetë e sigurt për çdo student të diplomuar.

You might also like