Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 18

DROGA DHE PASOJAT

-
Safet Blakaj: Përdorimi i drogave në Kosovë ka tendencë për rritje
12/01/2015

Në një intervistë për Gazetën Lajm, Safet Blakaj, përfaqësues i Qendrës Mediko-Psikoterapeutike
“Labirinti”, ka treguar se përdorimi i drogave ka tendencë në rritje. Ai poshtu ka thënë se mosha mesatare
e përdoruesve të drogave është zvogëluar ku ka edhe raste ektreme që abuzojnë me drogë siç janë fëmijët
12 vjeç. Kurse drogat që po konsumohen më së shumti sipas tij janë , Marihuana, Kokaina, Heroina dhe
GHB.
Lajm: Sa është numri i përgjithshëm i personave që konsumojnë drogë?
Blakaj :Numri i përgjithëshëm i personave të varur që janë të regjistruar në databazën tonë që nga viti
2002 e deri me tani është 1013.
Lajm: Cilat kanë qenë statistikat e vitit 2014, a ka pas me tepër konsumues apo më pak?
Blakaj: Sa i përket qarkullimit të personave të varur nga drogat, në tri qendrat e Labirinit në Kosovë,
Prishtinë, Prizeren,Gjilan. Totali i përdoruesve për herë të parë që janë paraqitur në vitin 2014 ështe 84,
ndërsa personat që kanë frekuentuar qendrat e labirinit për shërbime të ndrryshme është 450. Numri i
përdoueseve ështe një tendecë në rritje.
Lajm: Cilat janë llojet e drogave që konsumohen më shumë?
Blakaj: Drogat që konsumohen më shumë në Kosovë janë, Marihuana, Kokaina dhe Heroina dhe GHB
Lajm: Cilat mosha e përdorin me shume drogën?
Blakaj: Mosha mesatare gjatë viteve të fundit është zvogëluar, kemi raste ekstreme kur personi me i ri që
ka filluar të abuzojë me drogë është 12 vjeç. Ndërsa sipas të dhënave tona mosha mesatare e përdoruesve
të droges është 16,7 vjeç.
Lajm: Sa është numri i personave që kërkojne ndihmë?
Blakaj: Numi i personave që kerkojne ndihmë brenda vitit, duke u bazuar në vitin që lamë pas shkon deri
në 450.
Lajm: Sa persona arrijnë ta evitojnë problemin e drogës me anë të trajtimeve që u bëhën?
Blakaj: Labirinti funksionon në bazë të dy sektoreve. Sektori i parandalimit, i cili merret me informimin
dhe edukimin e përdoruesve të drogës dhe opinionin e gjerë, për drogat dhe rreziqet që mund t`i sjell
abuzimi i tyre. Në kuadër të këtij sektori organizohen projekte të ndryshme edukative dhe informuese për
të rinjët. Dhe sektori i trajtimit që përbëhet nga stafi multi disiplinar dhe ofron këto shërbime: Psiko-
faramakoterapi, detoksifimim ambulantor, testime të shpejta për detektimin e drogës, psikoterapi i
ndividuale grupore dhe familjare. Këshillim për prindër dhe të interesuar të tjerë. Testim dhe këshillim
vullnetar për HIV, Hepatit B, Hepatic C. Gjithashtu ne ofrojme programin e terapise mbajtese me
Metadon. Sigurisht që është një numer i madh i personave që përfitojne nga shërbimet e lartëpërmendura.
Lajm: Ku gjendet Kosova në rajon sa i përket konsumuesve të drogës?
Blakaj: Sa i përket situatës së drogave në Kosovë krahasuar me shtetet në regjion, në perqindjen e
përdorueseve të drogave në popullaten e përgjitheshme është paska me e ulët në krahasim me shtetet e
tjera. Mirëpo tendenca për rritje është me e lartë se në shtetet e tjera.
Lajm: Cilat shtresa të shoqërisë e përdorin më shumë drogën?
Blakaj: Droga nuk zgjedh shtresa. Mirëpo shtresat me gjendje më të mirë ekonomike përdorin droga me
të shtrejta siç është kokaina. Mirëpo ka edhe droga të tjera që janë të qasëshme edhe për shtresat me
gjendje me të ulët ekonomike. /Gazeta LAJM/

Qendra “Labirinti”: Shpresa për shpëtim nga kthetrat e drogave (Foto)


Përdorimi i llojeve të drogave është fenomen që sot nuk po gjen zgjidhje përfundimtare në shoqëri.
Por, cila është arsyeja e përdorimit të saj? Sikur të dihej kjo “pse”, sigurisht se do të ishte më i
lehtë shtjellimi i kësaj problematike. Ndërsa, edhe personat përgjegjës do të mund ta parandalonin
atë më lehtë atë. Telegrafi vizitoi qendrën rehabilituese “Labirinti” në Prishtinë. Kjo qendër merret
me parandalimin dhe trajtimin e personave të cilët janë përdorues të drogës. Udhëheqës i qendrës
është defektologu Safet Blakaj.
LEXO PO ASHTU: Rrëfim tronditës: Jeta në humnerën e heroinës!
“‘Labirinti’ në total i ka 27 të punësuar. Prej tyre 18 janë të rregullt. Kjo qendër i ka dy sektorë: sektorin e
parandalimit dhe sektorin e trajtimit. Në sektorin e parë përgatisim projektet për parandalim. Varësisht
nëse kemi donator, ne edhe i zbatojmë ato projekte. Pjesën e trajtimit e kryejmë me shërbime direkte.
Asnjë prej tyre nuk kthehet pa ndonjë shërbim, pra funksionojmë njëjtë si institucionet tjera shëndetësore
publike”, ka thënë Blakaj.

Numri i përgjithshëm i përdoruesve, që është paraqitur në këtë qendër, është 1224 deri më sot. Ata që janë
të varur dhe që kanë probleme jo vetëm personale, por edhe me rrethin, quhen përdorues problematikë të
drogave. Në fakt, termi “përdorues i drogës” është shumë më i gjerë, sepse përfshin të gjithë ata që kohë
pas kohe e përdorin drogën – kushtimisht nga ato më të “lehtat”. Prandaj, tek “Labirinti” regjistrohen
vetëm “problematikët”.

“Përveç të dhënave personale, regjistrimi përfshin të dhënat tjera të historikut të përdorimit të drogës ose
problematikat e përdorimit të tij. Marrim informacione të zgjeruara dhe të gjitha i fusim në një databazë e
cila gjeneron raporte – statistikore dhe raporte dinamike. Në fazën e trajtimit bëhet vlerësimi i
përgjithshëm, që nënkupton mundësitë tona për trajtimin e personit. Në raste të skizofrenisë p.sh. së pari
duhet të trajtohet kjo e pastaj trajtimi për drogat. Në fazën e dytë bëhet marrja e të dhënave.

E, në fazën e tretë bëhet vlerësimi se për çfarë lloj tretmani ka nevojë personi. Konkretisht, klienti e din
më mirë se çfarë i duhet atij, prandaj në bashkëpunim me të dhe familjarët e bëjmë vlerësimin se në cilin
modalitet të programit duhet të bashkëpunojmë e të vazhdojmë me përcjelljen e situatës”.
“Labirinti” kryen disa shërbime tjera, si identifikimi i sëmundjeve ngjitëse – HIV-AIDS, Hepatiti B dhe
Hepatiti C – që ndërlidhen me përdoruesit intravenoz të drogave.

“Deri tash nuk kemi asnjë rast të identifikuar me HIV, ndërsa me Hepatitin C janë të infektuar rreth 27
për qind e klientëve tanë. Relativisht qëndrojmë mirë sa i përket infeksioneve në regjion”.
Në mënyrë që këto sëmundje të parandalohen, kjo qendër ofron edhe shërbime tjera, që njihen si
“zvogëlimi i dëmit”.
“Nëse dikush nuk mundet ose nuk dëshiron ta braktisë drogën (që janë numër i madh), sigurisht që ata
nuk duhet të lihen në rrugë. Ne ua ofrojmë shiringat e pastër. Ata gjithashtu kanë mundësi që t’i bëjnë
testimet anonime. I kemi edhe grupet vetëndihmëse. Mblidhen këtu dy herë në javë, bashkë me
mbikëqyrës e me psikologun. Ne jo vetëm që ju ndihmojnë të kenë njohuri për rreziqet nga drogat, por
edhe t’i pranojnë brenda vetes ato rreziqe”.
Terapitë grupore, sipas Blakajt, janë hap i vogël i procesit dhe integrimit në shoqëri. Tek “Labirinti” ato
janë treguar të suksesshme.
“Janë mundësi për ta pranuar veten e për t’u integruar në shoqëri”.
Blakaj mundohet të sqarojë se pse këta individë bëhen përdorues të drogës. Por, thekson se nëse
analizohen ranglistat e arsyeve – të hulumtimeve të ndryshme – ato shpeshherë dalin kundërthënëse.
“Përmendet kureshtja. Personalisht nuk e përkrah këtë ide, sepse kureshtje kemi të gjithë. Vetëm një pjesë
e provojnë drogën, e prej atyre që e provojnë një pjesë e vogël vazhdon ta konsumojë. Problematika e
drogës ngërthen shumë aspekte, të çdo gjëje, si prej psikologjisë, mjekësisë, sociologjisë, kriminologjisë e
shumë gjëra të tjera”, tha ai, duke shtuar se qasja më e lehtë ndaj drogave ka dëshmuar se ndikon në
rritjen me shpejtësi të numrit të përdoruesve.
Kohëzgjatja e trajtimit dhe shërimit të personave, nuk është e përcaktuar, sepse gjithçka varet nga vet
personi.
“Në bazë të shkencës së deontologjisë, nuk është e përcaktuar kohëzgjatja e shërimit total të tyre. Mirëpo,
ata që vendosin ta lënë përgjithmonë përdorimin e drogës shkojnë deri në katër për qind, ndërsa ata të
cilët e lënë dhe i rikthehen pas një viti është janë afro 19 për qind”.
Blakaj po ashtu thekson se dallojnë llojet e drogave nga shtresat të cilat i përdorin.
“Kokainën e përdorin shtresat e larta. Grami i kokainës nga 80 euro ka rënë në 60 euro. Ndërsa, çmimi i
heroinës është rritur në 20 euro për gram. Marihuanën e provojnë të gjitha shtresat. Përdorimi i saj është
shtuar shumë në katër vitet e fundit”.
Lidhshmërinë e përdorimit të drogave vite Blakaj e shpjegoi edhe me muzikën.
“Në vitin 2004-2006 ka qenë shumë e përhapur ekstazia, e kjo ndërlidhej me muzikën Rave. Viti 2008-
2009 ka qenë viti ku është shtuar përdorimi i LSD-së, që po ashtu ka të bëjë me një kulturë specifike.
Ndërsa marihuana ka lidhje me Rapin”.
Sipas Blakajt, Prishtina ka më së shumti përdorues të drogave në Kosovë. Pastaj vijnë Prizreni e Gjilani.
Regjioni i Mitrovicës është problematik, jo duke u bazuar në të dhënat statistikore, por në bazë të
raporteve dinamike. Ndërsa, Gjakova para katër viteve ka qenë e orientuar në drogën më të rrezikshme –
heroinën. E, teksa përdorimi i marihuanës po shtohet, nuk dihet se me çka mund të zëvendësohet.
Mosha mesatare e përdoruesve është 27-vjeçare. Mosha ekstreme më e re e përdorimit është 12-vjeçare.
Psikologia e kësaj qendre, Gentiana Kuçi, punon me personat që vijnë për shërim e që janë përdorues të
marihuanës.

“Mundohemi t’i presim sa më mirë e pa paragjykime. Kemi qasjen psikologjike me seanca të


psikoterapisë, varësisht se sa i madh është problemi. Funksionojmë si ekip multidisiplinor d.m.th.
vendimin nuk e marr vetëm unë si psikologe, sepse kemi edhe psikiatrin, mjekun, testet e drogave etj.”.

Sipas saj, kjo qendër i jep edukim edhe prindërve: psikoterapi familjare, grupore dhe individuale. Qendra
financohet në bazë të projekteve me donacione nga jashtë, mirëpo edhe institucionet vendore kanë një
bashkëpunim të ngushtë me qendrën “Labirinti”. /Telegrafi/

-
Rrëfim tronditës: Jeta në humnerën e heroinës!

Errësirë, vuajtje, e klithje nga të gjitha anët kishte përjetuar. Ishte në një labirint ku nuk e gjen
fundin e daljes e as fillimin e saj. Kishte rënë humnerën e heroinës, por pendimi e riktheu në jetë.

Ishte viti 1989 kur tek A.B. (nga Peja, emër i njohur për redaksinë), vinin rreth e rrotull “hienat” për ta
futur në vorbullën e tyre. Ishte një 17-vjeçar i varfër. Babai i tij, gjoja për ta ndihmuar familjen, kishte
ikur në mërgim e nuk ishte kthyer më kurrë.

“Kemi qenë gjashtë anëtarë të familjes. Mbetëm pesë, sepse babai na braktisi kur ishim të vegjël. Unë
isha tre muajsh kur ai shkoi në Gjermani, për ta ndihmuar familjen. Por, nuk u kthye më kurrë. Nëna na
rriti me faqe të bardhë dhe me plot mundime”, thotë A.B. për Telegrafin.

Ishte nxënësi më i mirë në vitin e tretë të shkollës së mesme, e djali më i mirë i shtëpisë. Të gjithë e
respektonin dhe e donin. Ai veçohej nga dy vëllezërit dhe nga e vetmja motër që kishin, si për nga
mësimet, ashtu edhe nga edukata dhe sjellja shembullore që i kishte dhe nëna.
Por, fatkeqësia hyri në jetën e tij, sepse u mashtrua shumë lehtë nga disa persona që vinin e shkonin nëpër
Evropë, me vetura të shtrenjta e luksoze, me zinxhirë të arit dhe me sjellje të gangsterit. Duke e ditur që
ishte i varfër, ata i kërkuan që të shkonte me ta në Evropë – për të punuar ndershmërisht e për ta ndihmuar
kështu familjen!

“Rrinin nëpër Evropë pesë deri në gjashtë muaj, e kur ktheheshin rrinin nga dy apo tri javë. Kishin
zinxhirë të arit; vetura të reja e të shtrenjta; tregonin se çfarë jete luksi bëhet nëpër Evropë. Ne të rinjtë e
lagjes i dëgjonim me vëmendje. Si çdo i ri që ka ëndrrat e veta, edhe unë i kisha ato të miat. Ata ishin 15
vite më të vjetër se unë, më të pjekur se unë. Duke e ditur gjendjen time të vështirë ekonomike, më thanë
se do të ma gjejnë një punë që ta ndihmoja familjen. Pranova. Në mbrëmje i thash nënës: ‘Po shkoj. Më
kanë premtuar punë. Do t’ju ndihmoj’. Nëna nuk donte të largohesha nga shtëpia. Me dhembje tha: ‘Shko,
por lajmërohu shpesh’. Kur u nisa nëna ma la edhe këtë amanet: ‘Mos të kesh lakmi, xhelozi dhe urrejtje
ndaj askujt’”!

Në Perëndim për të gjithçka ishte më bukur se në Kosovë. Por, shpejtë jeta e tij ndryshoi. Ai u bë hajdut,
argat i personave që ia premtuan Parajsën, por që po e fusnin dalëngadalë në Ferr. Ata ishin edhe
përdorues të drogave. A.B. rezistoi për tri vite këtë tundim, e pastaj u bë rob i saj.
“Shoqëria po të fuste aty ku s’duhet. Një natë më thoshin që të pija një cigare. Rezistova, derisa njëri nuk
u ngrit e më tha: ‘Hajt more burrë, veç ti po del i veçantë’. Durova, e pastaj e thitha një tym. Për një
moment njerëzit më vinin përqark. Pastaj erdhi tymi i dytë, i treti e kështu me radhë. Disi u çlirova. Më
dukej se dynjaja është e imja”.

Por, ky ishte vetëm fillimi i këtij iluzioni që e fuste në robëri, sepse atë e priste edhe një tjetër “detyrë”.

“Ai që ma dha i pari drogën shkoi në WC. Më thirri duke ma bërë me dorë. Kur hyra, në guacë kishte
përgatitur katër vija me heroinë: dy për mua e dy për veten. Kundërshtova, por prapë më bindi duke
thënë: ‘Hajt se nuk vdes’. E thitha pluhurin. Përnjëherë më erdhën të vjellat. Mendoja që do të pëlcisja,
por pas dy a tri minutave erdha në vete. Dynjaja u bë rrafsh. Më tha të shkoja drejt në veturë e ta prisja
aty. Tha se kishte probleme në Kosovë. ‘Fola me gruan, kishte mbetur pa pare’, më tha. Ai i kishte
shpenzuar paratë në drogë e kumar. I thash se mundemi bashkërisht ne miqtë ta ndihmojmë, por ai kërkoi
t’ia vidhja një veturë pranë vendit ku u parkuam. Veturat që i vidhnim i çonim në Rusi ose Hungari. E
vodha një ‘Audi 80’”.
Me zërin e tij të dridhur e të penduar, flet për momentin kur shkoi në shtëpi dhe për reagimet e tij të para
të një njeriu të droguar.

“Pasi e ‘rehatova’ shokun, u nisa drejt banesës. Banoja me një vajzë të huaj. Isha shumë i disponuar. U
shtriva në shtrat. Shoqja u ulë afër meje e u mbështet për koke në gjoksin tim. Nisa të flisja. Më kishte
kapur droga e nuk ndalesha derisa u bë dritë. U ktheva nga Dashi – siç e thërrisja – dhe i thash: ‘Të lash
pa gjumë’. Ajo më tha: ‘Edhe një javë do të dëgjoja. Më ke kënaqur. Kurrë më i disponuar se sot nuk ke
qenë’. Nuk dinte gjë për drogën. U zgjova në orën katër pasdite me krizat e drogës. Nuk isha në qejf dhe
nuk doja të më shikonte shoqja ashtu. Ndaj, dola”.

Kështu nisi “lidhja” e tij me heroinën, lidhje kjo të cilën nuk gjente forcë ta ndërpriste.

“Shkova në kafe. Aty ishin ulur shokët e mi të droguar. U ula në karrige, por nuk ndjehesha rehat. Ai që
ma dha drogën e për të cilin e vodha veturën, më shikonte duke qeshur. Shkuam në WC bashkë. E hapi
qesen dhe më ofroi pak heroinë. Edhe pse sërish kundërshtova, rashë pre e tij. Droga më kthjelli”.
Kështu, A.B. jo vetëm që u bë hajdut e narkoman, por edhe klient i atyre që e futën në këtë udhë. Nga
“miqtë” e blinte drogën, me vite të tëra. Sepse, siç thotë ai, “kur hyn në të, njeriu s’del kurrë nga ajo”.

Pasi u fut në burg për punët e paligjshme që i bëri, A.B. pas 17 viteve kthehet detyrimisht në Kosovë.

“Vëllezërit e motra më pritën mirë, me zemër të hapur e me dashuri. U kisha munguar, sidomos nënës që
më kishte vdekur. Isha përdorues i drogës, e nuk mund ta lija. Familja nuk e dinte këtë, ose nuk e kanë
përmendur. Sikur të flisnin, ndoshta do ta kisha përkrahjen dhe mbështetjen e tyre për ta lënë. Por, kjo
nuk ndodhi. Situata u acarua, vendosa të ikja. Rrija ku mundesha, nëpër shtëpi të vjetra e të braktisura”.

Në vendin e tij të lindjes, në Pejë, ka qëndruar për dy muaj. Pastaj erdhi në Prishtinë. Me ato pak pare që i
siguronte, blinte drogë.
“Një shoqe nga jashtë më çonte ndonjëherë para. Por, ato u shpenzuan. Drogën kurrë me shiringë nuk e
kam marrë. Të rinjtë në Prishtinë po, e unë kurrë nuk kisha besuar se Kosova vjen në këtë ditë. U mësova
edhe unë kështu. Dozat rriteshin, para nuk kisha. Për t’i siguruar ato, natyrisht se zgjidhja rrugët e
paligjshme”.

A.B. një ditë u bë këmbëngulës që të kërkonte shpëtimin më shumë se drogën!

“U shkatërrova. Flija nëpër bodrume të ndërtesave dhe shkruaja historinë time që një ditë ta botoj në
formë të librit. Pastaj dëgjova për qendrën ‘Labirinti’. Shkova aty, sepse isha i vendosur ta lija heroinën”.

A.B. ëndërron që ferrin nëpër të cilin kishte kaluar, ta botojë në një libër. Ai sot dëshiron të ndihmojë të
tjerët që kanë të njëjtat halle si dikur. Përmes përvojës e kujtimeve të tij beson se mund të ndihmojë që
Kosova të ketë njerëz e familje më të shëndetshme, e të rinj të fortë që do ta çmojnë jetën dhe sfidat që
ajo sjell, e jo vetëkënaqësinë jetëshkurtër që sjell dhembje të vazhdueshme për familjen e shoqërinë.

“Nuk i dua më dhunën e rrugët e liga. Por, për ta shpjeguar ferrin e drogës, ua them këtë: Vrasja nuk është
marrje haku nëse je në gjak me dikën, por t’ia bësh hasmit djalin narkoman, sepse kështu ia vret tërë
familjen”, thotë A.B., në një si proverb nga e cila viktimat si ai mund të nxjerrin mësim: për ta shpëtuar
veten dhe të tjerët rreth tyre. /Elfije Boletini/Telegrafi/

-
PERDORIMI I DROGAVE NGA ADOLESHENTET

https://www.youtube.com/watch?v=GGflIlYui84
-
HISTORIA E NJE VARTESI DROGE.mpg

https://www.youtube.com/watch?v=m511vRHmnIo
-
Djali nga Peja, rrëfen jetën e tij të trishtë nga varësia e drogës

https://www.youtube.com/watch?v=IK1bZNLgHOQ

-
Pa qendra rehabilitimi për narkomanët

Fakti se në Kosovë shumë të rinj përdorin substance narkotike, mbetet shqetësues. Sipas zyrtarëve
që merren me problematikën e drogave, tri vjetët e fundit është rritur numri i personave që po
vdesin si pasojë e përdorimit të substancave narkotike.

Safet Blakaj, udhëheqës i organizatës “Labirinti”, ka thënë se trendi i përdorimit të substancave narkotike
është në rritje, derisa qendrat e rehabilitimit në Kosovë mungojnë.

“Në Kosovë mundësitë për rehabilitim janë të vogla. Trajtimi i përdoruesve të drogave, mund ta bëjnë
rehabilitimin në klinikën psikiatrike, me qëndrim dy javor, por nuk ka programe rehabilituese apo
përcjellje.
Në organizatën ‘Labirint’ bëhet detoksi, ose pastrimi ditor, dhe nuk ka qëndrim 24 orësh, dhe kjo vazhdon
për një kohë të caktuar, por për rehabilitim Kosova është shumë e varfër. Sa i përket programit tjetër,
është ai me metadon, terapi mbajtëse zëvendësuese”, thotë Blakaj, transmeton Rel.

Sipas të dhënave të fundit Zyrës për Drogë dhe Krim të Kombeve të Bashkuara, rreth 16.5 milionë njerëz
në botë kanë përdorur të paktën një herë brenda vitit substanca narkotike, ndërsa heroina thuhet se u prin
drogave të tjera kur bëhet fjalë për sasitë që përdoren.

Qeveria e Kosovës, së fundmi, ka miratuar një strategji për periudhën kohore 2012-2017, në kuadër të
drogave, luftimit të krimit të organizuar, terrorizmit dhe ruajtjes dhe kontrollit të kufirit shtetëror.

Sipas zyrtarëve të lartë qeveritarë, përmes kësaj strategjie, autoritetet vendore synojnë të reduktojnë
përdorimin e drogave dhe dëmet që sjell me vete kjo dukuri.

Por qytetarët mendojnë se duhet të sensibilizohet më shumë çështja e substancave narkotike, sepse sipas
tyre, të rinjtë kureshtarë e provojnë atë, por mund të jetë me pasoja shumë të mëdha, nga mos informimi i
duhur.

Besa Kastrati, jep mendimin e saj rreth përdorimit të substancave narkotike.

“Mendoj se droga po përdoret shumë prej të rinjve në Kosovë dhe mendoj se drogat e lehta janë ato që
përdoren nga të rinjtë shumë. Unë kam njohuri për drogën, por jo ndoshta sa duhet. Mendoj se
institucionet duhet të bëjnë më shume për ta ndalur këtë fenomen në mënyrë që të rinjtë të kenë sa më
shumë informata për pasojat që sjell droga”, shprehet Besa.

Ndërkaq, Blakaj jep hollësi rreth numrit të personave që kanë vdekur si pasojë e përdorimit të
substancave narkotike.

“Tri vitet e fundit kemi shtim të numrit të atyre që vdesin, viti i kaluar ka qenë mbi 16 persona të vdekur,
derisa këtë vit 15 persona. Këto janë shifra të verifikuar nga policia. Mund të supozoj që ky numër është
më i madh që kanë vdekur nga droga por që shënimet nuk ekzistojnë.
Trendi i rritjes së përdoruesve është gjithmonë në rritje dhe kjo është problematika që do të na paraqitet
për dy tri vjet kur problemin do ta kemi shumë më të madh. Përdorimi i marihuanës është shumë i rritur,
po ashtu edhe heroinës, që shkakton varshmëri shumë shpejtë”, thekson Blakaj.

E zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë kanë deklaruar se në strategjinë e shëndetit mendor është paraparë
edhe krijimi i qendrave rehabilituese.

Faik Hoti, drejtor i departamentit në Ministrinë e Shëndetësisë jep më shumë hollësi.

“Personat që kanë probleme për shkak të abuzimit me droga, shërbimet i marrin në klinikën e psikiatrisë
në QKUK dhe spitalet rajonale. Këtu bëhet edhe detosikimi me metadon. Në strategjinë e shëndetit
mendor është paraparë edhe krijimi i qendrave rehabilituese që mund të jenë objektiva të ardhshme pas
fillimit të reformës së sistemit shëndetësor. Përveç riorganizimit të shëndetësisë, do të krijojë mundësi
ngritjen e financimit në shëndetësi dhe kushte për të punuar edhe në këtë drejtim”.

Sidoqoftë, Afganistani vazhdon të jetë shteti prodhues më i madh i drogës në botë, ndërkaq Turqia dhe
Irani mbesin vendet ku janë konfiskuar sasitë më të mëdha të drogës.

Ulja e trafikimit me drogë në të ashtuquajturën “Linjë të Ballkanit” mbetet sfida më e madhe për shtetet e
rajonit si Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe Kosova. /Telegrafi/

-
Droga e “padukshme” në Kosovë

Përderisa abuzimet me heroinën, si një prej narkotikëve më të dëmshëm, sipas ekspertëve që


merren me personat që abuzojnë narkotikë, ka shënuar rënie në Kosovë, megjithatë, siç thonë ata,
tashmë në vend janë duke u keqpërdorur drogat e reja të dizajnuara, të ashtuquajturat ‘legal high”
apo “lartësia legale”.

Defektologu Safet Blakaj, drejtues i Qendrës mediko-psikoterapeutike “Labirint”, në Prishtinë, si dhe


pjesëmarrës në përpilimin e Strategjisë kombëtare kundër drogave, duke folur për Radion Evropa e Lirë,
shpjegon se drogat e reja të dizajnuara janë kombinim i substancave të ndryshme kimike që përdoren në
industri, si dhe për mirëmbajtje sanitare.

Një prej tyre, thotë Blakaj, e cila është e pranishme tash e dy vjet në qarkullim dhe ka përhapje të shpejtë,
është substanca GHB, që është akronim i formulës kimike Gama Hidro Glabulin.

“GHB është një lloj droge e kombinuar. Është tërësisht kimike. Në këtë drogë, ka edhe zbardhues,
pastrues, aso elementesh kimike që përdoren për pastrimet e gjëra të ndryshme, si për shembull, për
pastrimin e automjeteve. Një prej substancave që e përbën atë është edhe ajo. Kjo është një drogë që
njihet edhe si droga e dhunimit, për arsye se i nxitë epshet seksuale, themi kushtimisht, sepse kjo nuk do
të thotë se gjithmonë është ashtu. Mirëpo, ndodhin rastet e dhunimit nën ndikimin e kësaj droge. Çfarë
është më e keqja, madje nuk e di se ka qenë dikush i dhunuar”, shpjegon Blakaj.

Ai shton se përveç substancave të ashtuquajtura GHB, në dy vitet e fundit abuzuesit e narkotikëve


përdorin edhe substancat narkotike si Amfetamina dhe Meta-amfetamina, e njohur si “speed” apo
“shpejtësia”, e cila sipas tij është jashtëzakonisht e rrezikshme.
Në anën tjetër, zyrtarët e Policisë së Kosovës thonë se janë në dijeni për rrezikshmërinë e këtyre drogave
të reja.

Zëdhënësi i kësaj policie, Brahim Sadriu, thotë për Radion Evropa e Lirë se njësitë policore kundër
drogës, trajnohen edhe për identifikimin e drogave të reja, por deri më tash, sipas tij, nuk ka pasur raste që
janë kapur persona që posedojnë apo konsumojnë droga të tilla.

“Lidhur me drogat GHB dhe Amfimetamina, si dhe Meta-amfimetamina dhe drogat e reja, ne si polici
kemi informacione për ekzistencën e këtyre drogave. Mirëpo, realisht, bazuar në punën tonë dhe në
trajtimin e personave të varur nga droga ose me posedim të saj, nuk është se kemi pasur raste që kemi
trajtuar persona që kanë qenë në posedim të këtyre drogave”, thotë Sadriu.

Por, Safet Blakaj shpjegon dukjen fizike të GHB-së, duke thënë se, "kjo është në formë të lëngshme, është
pa ngjyrë, që i ngjan shumë ujit, por është pak më e dendur se uji. Kjo është dukja fizike e kësaj
substance”.

Zëdhënësi i policisë, Sadriu, thotë se megjithatë, policia ka informacione për drogat e reja të dizajnuara.

“Policia ka informata se si duken këto, mirëpo, për shkak të përbërjes së tyre, është pak vështirë të
identifikohen. Mirëpo, ne kemi informacione për këto lloj drogash, momentalisht, edhe pavarësisht faktit
se nuk ka pasur raste që ne kemi trajtuar persona që kanë qenë në varësi të këtyre substancave narkotike.
Por, nuk do të thotë se nuk mund të ndodhë”, bën të ditur Sadriu.

Blakaj në prononcimin për Radion Evropa e Lirë, thekson se rastet kanë ndodhur dhe se rreziqet nga
drogat e reja të dizajnuara, janë tejet të mëdha.

“Rreziqet e saj janë po ashtu që ne kurrë nuk e dimë saktë fortësinë e saj dhe shpejt ka kolapse të
ndryshme e që ne nuk e kuptojmë se dikush ka rënë në ndonjë bar ose në ndonjë disko. Dikush e quan ‘të
fiktë’ (alivanosje), por këto raste janë që ndodhin. Në një rast ka pasur disa intervenime nga ndihma e
shpejtë, brenda një nate, në pub-e të caktuara, ku ka pasur edhe rënie në komë nga përdorimi i kësaj
droge”, potencon Blakaj.

Sadriu pranon se për policinë është problematik argumentimi i përdorimit të GHB-së pa konstatimin e
ekspertëve shëndetësorë.

“Problemi është që edhe në kontakt me ekipet e mjekëve që merren me ta, neuropsikiatrit, kanë thënë se
‘nuk kemi pasur raste që kemi trajtuar persona të varur prej këtyre drogave’”, thotë Sadriu.

Edhe Blakaj vlerëson se për organet e rendit është mjaft i vështirë argumentimi i faktit të përdorimit të
GHB-së tek abuzuesit e kësaj substance.

“Është tepër shumë e vështirë, sa i përket policisë dhe gjyqësisë, do të thotë, organeve të ndjekjes, për ta
vërtetuar një gjë të tillë, për arsye se ajo shumë shpejt absorbohet dhe del prej organizmit. Është vështirë
të argumentohet që dikush i ka dhënë dikujt drogë”, pohon Blakaj.

Ndryshe, sipas defektologut Blakaj, në Evropë aktualisht janë duke qarkulluar rreth 300 substanca të
ngjashme, të cilat janë identifikuar se keqpërdoren.
Por, ashtu sikurse edhe në Kosovë, ekzistojnë probleme ligjore për parandalim, për shkak se përbërësit e
tyre, veç e veç, përderisa nuk strukturohen për të krijuar substancë narkotike, nuk janë në listën e
substancave të ndaluara ligjërisht.

Sipas tij, tashmë në Kosovë po përpilohet lista e këtyre substancave, të cilat do të futen nën kontroll
ligjor, për t’ua mundësuar organeve të ndjekjes parandalimin e shitjes dhe keqpërdorimit të tyre. /rel/

-
Shqetësuese: 12 vjeçarët përdorues të substancave narkotike në Kosovë

Në Kosovë janë rreth 25 mijë përdorues të substancave narkotike. Rreth pesë mijë nga ta konsiderohet se
janë përdorues aktivë, thotë Safet Blakaj, drejtues i Qendrës Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”.

Këtë e ka verifikuar së voni edhe një hulumtim i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Por, ajo që mbetet shqetësuese, sipas autoriteteve që merren me këtë problematikë, është se mosha e
përdoruesve të substancave narkotike, çdo vit po bie. Sipas hulumtimeve, thuhet se tashmë në Kosovë,
janë 12-vjeçaret ata që përdorin substancë narkotike, kryesisht të llojit marihuanë.

Organizatat joqeveritare që merren me trajtimin e përdoruesve të substancave narkotike, thonë se kohëve


të fundit vërehet rritje edhe e konsumimit të duhanit dhe alkoolit.

Njohësit e kësaj çështjeje thonë se përpos substancave narkotike, përdorimi i alkoolit dhe duhanit nga të
rinjtë, mund të shkaktojë dëme të rënda në zhvillimin e tyre fizik, mendor dhe moral.

Blakaj thotë se dy vjetët e fundit ka rënë numri i përdoruesve të substancës narkotike heroinë, gjë që ai e
cilëson si lajm të mirë, derisa flet për drogat që përdoren në Kosovë.

‘’Mosha e përdoruesve ka rënë dukshëm, pra është mosha 12-vjeçare ajo që përdor drogën e tipit kanabis.
Muajt e fundit, kanë filluar edhe rastet e para për trajtim nga kokaina. Ky është një problem që na pret në
një të ardhme të afërt; pra, përdorimi problematik i kësaj droge”, thotë Blakaj.

Për trajtimin nga substancat narkotike, flasin edhe profesionistë shëndetësorë. Sipas tyre në Klinikën
Psikiatrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, trajtohen edhe fëmijët 13-vjeçarë, pikërisht nga
varësia nga këto substanca.

Samire Gashi, shefe e Repartit të varësisë në Klinikën e Psikiatrisë, thotë se fakti se fëmijët fillojnë të
abuzojnë me substanca narkotike dhe më pas kërkojnë ndihmë në klinikën ku ajo punon, është mjaft
shqetësues.

“Te ne bëhet detoksikimi, e (përdoruesit) vijnë me vetëdëshirë. Përndryshe ka edhe trajtim ditor.
Frekuenca nuk është shumë e madhe, por fakti që adoleshentët vijnë, është shqetësues. Ka fëmijë 13-
vjeçarë që kërkojnë ndihmë mjekësore, e që mendoj që do të duhej të ishte shqetësim i gjithë shoqërisë.
Kushtet nuk janë shumë të mira, ka vend për përmirësim. Gjithashtu, edhe rastet me mbidozë të
përdorimit të substancave narkotike, janë ata që më së shpeshti kërkojnë ndihmë”, thotë Gashi.

Ndonëse sipas autoriteteve të rendit, Drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotikë, në funksion të
zbatimit të strategjive për luftimin e krimit të organizuar, veprave të ndryshme ilegale, e posaçërisht
realizimin e objektivave të saj në luftën kundër trafikimit me narkotikë, është ndërmarrë një numër i
operacioneve policore në nivel vendi, organizatat joqeveritare konsiderojnë se qasja deri te shitësit e
drogave nuk është shumë e vështirë, gjë që është shqetësuese.

Daut Hoxha, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, thotë se në vazhdimësi kanë treguar gatishmëri
për një bashkëpunim me shtetet e rajonit dhe më gjerë.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi, me ato kompetenca ligjore që ka, janë realizuar operacione të
përbashkëta policore në nivel rajonal, dhe siç thotë ai, janë shënuar edhe rezultate konkrete në arrestimin
e personave të dyshuar dhe në shkatërrimin e grupeve të ndryshme kriminale.

“Vetëm gjatë periudhës janar-prill 2016, Policia e Kosovës ka trajtuar mbi 218 raste, ku të përfshirë kanë
qenë mbi 300 persona të dyshuar, ndërsa gjatë kësaj periudhe janë konfiskuar mbi 180 kilogramë
marihuanë, mbi 10 gramë heroinë, pastaj edhe një sasi e kokainës”, bën të ditur Hoxha.

Ai tregon se si rezultat i operacioneve policore gjatë kësaj periudhe, janë arrestuar mbi 250 persona të
dyshuar.

Në Policinë e Kosovës thonë gjithashtu se është e rëndësishme të potencohet se anëtarësimi i Policisë së


Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, si Europoli, Interpoli, do të jepte rezultate edhe më të
mira në funksion të luftimit të krimit të organizuar në përgjithësi dhe trafikimit me substanca narkotike në
veçanti.

Sipas tyre, kjo do të eliminonte çdo barrierë që ndikon në luftimin e këtyre dukurive të dëmshme, të cilat
tejkalojnë kufijtë vendorë.

Ndërkohë, Safet Blakaj tregon për futjen e substancave të reja narkotike në tregun e Kosovës.

“Edhe droga ‘speed’, e që nuk ka qenë më herët në skemën e drogave në Kosovë, ka filluar të përdoret
shumë nga të gjitha grupmoshat. Drogat e reja janë ato që ne nuk i dimë, e që janë problematikë më vete,
dhe vështirë përballohen edhe në shtetet e BE-së. Këto lloje po keqpërdoren”, thekson ai.

Psikologët shpjegojnë shkaqet që një individ e shtyn të përdorë narkotikë dhe cila është mosha më e
shpeshtë që njerëzit fillojnë të abuzojnë me këto substanca.

Anduena Arrni, psikologe, për Radion Evropa e Lirë rendit disa shkaqe që nxisin të rinjtë të përdorin
drogë:

“Arsyet që personat nxiten të përdorin lëndë narkotike janë të ndryshme, por personaliteti i individit dhe
dëshira për të eksploruar, është njëra nga arsyet. Pastaj, problemet familjare dhe ikja nga realiteti,
problemet sociale, ekonomike e që ndikojnë që individët fillojnë të përdorin droga”.

“Ndërkaq, në adoleshencë ndikon edhe rrethi shumë. Adoleshenti ka nevojë të cilësohet për diçka, dhe në
qoftë se për shoqërinë e tij kjo do të ishte interesante dhe pozitive, ndikohen nga rrethi dhe fillojnë të
abuzojnë”.

Qeveria e Kosovës tashmë ka miratuar një strategji për periudhën kohore 2012-2017, në kuadër të luftimit
të drogave, krimit të organizuar, terrorizmit, si dhe ruajtjes dhe kontrollit të kufirit shtetëror./rel/
-
Marihuana po konsumohet edhe nëpër shkolla

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 200 milionë njerëz në botë përdorin substanca narkotike. Në
Kosovë, ndonëse nuk ka statistika të sakta, thuhet se rreth 5 mijë persona janë përdorues të
rregullt të substancave narkotike, derisa të tjerë që abuzojnë me këto substanca janë rreth 20 mijë
persona.

Safet Blakaj, drejtues i Qendrës rehabilituese nga droga “Labirinthi”, thotë për Radion Evropa e Lirë, se
marihuana është ajo që përdoret më së shumti në vend, madje edhe nga nxënës të shkollave.

“Droga e tipit marihuanë është shumë e përhapur te të rinjtë në Kosovë. Droga e tipit heroinë ka stagnuar,
pra është në një nivel që nuk shënon rritje, derisa kokaina ka shënuar rritje. Zakonisht kokaina në raportet
tona dinamike është vërejtur që ka qasje te përdoruesit në Kosovë, sidomos te shtresat më të larta, që kanë
një forcë materiale më të lartë. Marihuana i ka përfshirë gjitha shtresat, duke filluar nga moshat shkollore,
ku mesatarja është 16 – 20 vjeç”, thotë Blakaj.

Por, kohëve të fundit në treg po hyjnë lloje të reja të drogave, të cilat sipas zyrtarëve shëndetësorë, janë
me rrezikshmëri të lartë.

Substanca narkotike e re në treg, quhet GHB (Hydroxybutyric acid),

“Sa i përket llojit të dogës GHB , janë shënuar pak raste kohët e fundit, që kanë pasur problem me këtë
lloj droge”, shton Blakaj.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar një strategji për periudhën kohore 2012-2017, në kuadër të
drogave, luftimit të krimit të organizuar, terrorizmit, si dhe ruajtjes dhe kontrollit të kufirit shtetëror.

Sipas zyrtarëve të lartë qeveritarë, përmes kësaj strategjie, autoritetet vendore synojnë të reduktojnë
përdorimin e drogave dhe dëmet që sjell me vete kjo dukuri.

Autoritetet e rendit kanë pohuar se janë duke luftuar trafikimin me narkotikë.

Daut Hoxha, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, flet për numrin e personave të arrestuar dhe
sasinë e konfiskuar të drogës:

“Në vitin 2014, janë trajtuar nga autoritetet e rendit640 raste, derisa janë arrestuar 693 persona. Po ashtu,
janë konfiskuar 637 kilogramë marihuanë dhe mbi 9 kilogramë heroinë. Janë konfiskuar dhe mbi 22
kilogramë kokainë”.

“Në vitin 2015, janë arrestuar 39 persona nga Policia e Kosovës, dhe janë konfiskuar 22 kilogramë
marihuanë. Gjithashtu janë konfiskuar edhe 1.3 kilogramë heroinë”.

Hoxha ka bërë të ditur për disa operacione të suksesshme të Policisë së Kosovës që kanë për qëllim
shkatërrimin e rrjeteve për trafikimin e substancave narkotike.

“Policia e Kosovës, respektivisht njësitet antidrogë, në luftën e pa kompromis kundër dukurive negative,
krimit të organizuar dhe veçanërisht përpjekjeve për zbatimin e strategjive për luftimin e trafikimit me
substanca narkotike, ka realizuar operacione të suksesshme në mbarë vendin”.
“Me këtë rast janë shkatërruar disa rrjete kriminale të përfshira në këto aktivitete ilegale, është arrestuar
numër i madh personave të dyshuar, si dhe janë konfiskuar sasi të konsiderueshme të substancave të
dyshuara narkotike”, bën të ditur Hoxha.

Ndryshe, Afganistani vazhdon të jetë shteti prodhues më i madh i drogës në botë, ndërkaq Turqia dhe
Irani mbesin vendet ku janë konfiskuar sasitë më të mëdha të drogës.

Ulja e trafikimit me drogë në të ashtuquajturën “Linjë të Ballkanit” mbetet sfida më e madhe për shtetet e
rajonit, si Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe Kosova. /REL/

http://www.telegrafi.com/marihuana-po-konsumohet-edhe-neper-shkolla/

-
Në Kosovë po përdoren droga shumë të rrezikshme

Në Kosovë kanë filluar të përdoren disa droga të reja kimike shumë të rrezikshme për shëndetin e
njeriut. Përbërja e tyre variron nga substancat e përdorura në industri e deri te materialet për
mirëmbajtje sanitare.

Rreth 1,200 persona në Kosovë janë përdorues të substancës narkotike të llojit heroinë, që njihet si njëra
nga drogat më të dëmshme.

Drejtues të qendrës mediko-psikoterapeutike "Labyrinth" thonë se nuk ka rritje të përdorimit të kësaj


droge.

Për udhëheqësin e kësaj qendre Safet Blakaj shqetësuese është futja në treg e llojeve të reja të drogave
kimike që krijohen nga substancat të cilat përdoren në industri si dhe materiale për mirëmbajtje sanitare.

Në Evropë tashmë ekzistojnë 300 lloje të drogave kimike e disa prej tyre përdorën edhe në Kosovë tash e
dy vjet, të cilat sipas Blakajt po përhapen shumë shpejt.

Këto lloje të drogave kimike janë substanca GHB e cila është akronim i formulës (Gama Hidor Galbulin)
e që përmban elemente kimike siç janë zbardhuesit dhe pastruesit e ndryshëm të automjeteve.

Çmimi i këtyre drogave të reja është edhe më i lirë se sa marihuana.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës thonë se kanë informacione për llojet e reja të drogës që përdorën në
Kosovës, mirëpo deri më tani nuk kanë trajtuar asnjë rast./RTK/

Gjashtë muaj terapi për të hequr dorë nga droga

 Hydajete Bushaj
 21 Prill 2015, 12:22
 Përditësuar 13:18
Temat Kryesore

 Përvoja e klinikës së rehabilitimit të përdoruesve të lëndëve narkotike në vendin fqinj,


Maqedoni. Rrëfimi i Sidrit Troplinit, punonjës në qendër dhe historia e 100 personave që morën
titullin drugfree

Hydajete Bushaj

Shpesh kur flasim për drogën, nënkuptojmë llojet dhe problematikat që shkakton tek përdoruesit e
saj.Janë të shumta familjet shqiptare, të cilat përballen shpesh me një problem të tillë, që në të shumtën
e rasteve, rezulton i pazgjidhshëm. Lufta kundër lëndëve narkotike dhe varësisë ndaj tyre, është e
pamundur për një numër të madh të përdoruesve në vendin tonë. Megjithëse në kryeqytet ekzistojnë
qendra rehabilitimi për përdoruesit e lëndëve narkotike, kjo nuk ka bërë që përdoruesit e drogave të
ndryshme të shmangnin varësinë ndaj saj.

Një problem i tillë në 80 për qind të rasteve rezulton pozitiv në një klinikë rehabilitimi në vendin fqinj,
Maqedoni. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, Sidrit Troplini, punonjës prej 4 vitesh në këtë
qendër, tregon për procedurat që ndiqen në këtë qendër, efikasitetin e metodave të saj, detajet në
lidhje me organizimin dhe argëtimin e të rehabilituarve pranë kësaj qendre.

Z. Troplini, cilat janë procedurat e rehabilitimit, që ndiqen pranë qendrës ku ju punoni?

Në fillim bëhet intervista e hyrjes me personin, ku me anë të disa kritereve mund të shohim nëse
personi mund t’i nënshtrohet programit. Në momentin që e kalon këtë hap, personit i bëhet një kontroll
mjekësor, i cili konfirmon nëse ky person është i shëndetshëm dhe i aftë për ta filluar programin. Pas
këtij raporti mjekësor nisin procedurat e fillimit të fazës së parë, abstinenca, ku personi duhet t’i kalojë
të ashtuquajturat “kriza”. Në këtë pjesë personi është në mbikëqyrje nga persona të specializuar, të cilët
do e ndihmojnë në reduktimin e vështirësive fizike dhe mendore.

Gjatë kësaj kohe personi do të trajtohet me anë të vitaminave, masazheve dhe pijeve speciale, që quhen
cal-mag ose calcium dhe magnesium. Gjithashtu studentët do të jenë në mbikëqyrje gjatë 24 orëve. Faza
e dytë është detoksifikimi i trupit me anë të saunës dhe me sasi të mëdha vitaminash dhe mineralesh.

Faza e tretë është faza e ushtrimeve dhe komunikimi që e ndihmojnë personin ta kthejë vetëbesimin në
komunikim me njerëzit e tjerë dhe e përgatisin që nëpërmjet komunikimit ta ketë më të lehtë me
pengesat e trajtimit. Faza e katërt është edukimi, ku, duke studiuar personin, gjejmë arsyet që e kanë
shtyrë drejt përdorimit të drogës dhe gjithashtu studiojmë fushat e jetës në të cilat ka vështirësi.

Në fazën e pestë dhe të fundit personi duhet të përmirësohet përmirësohet nga ana etike, ta kthejë
integritetin e tij dhe të mësojë se si mund të mbrohet nga sulmet në mjedis dhe nga personat që nuk ja
duan të mirën. Në kohën e lirë studentët shoqërohen me njeri-tjetrin, shikojnë filma, luajnë ping-pong,
volejboll, bëjnë shëtitje në malin ku ndodhemi, lahen në liqen, merren me peshkim, internet dhe një
pjesë të kohës e kalojnë duke shikuar sport në televizion.

Sa i domosdoshëm është ky rehabilitimi tek përdoruesit e lëndëve narkotike?

Kuptohet që është me rëndësi shumë të madhe, më saktë është jetësore për çdo person që është i varur
nga droga, alkooli ose ilaçet psiko-farmaceutike. Këto persona duhet patjetër të rehabilitojnë aftësitë e
tyre, në mënyrë që të mund t’i kthehen përsëri jetës që kishin para se të fillonin me drogën ose gjëra të
ngjashme.

Sa efikase është ndjekja e kësaj terapie?

Kjo terapi është një nga metodat më efikase, me bindje mund të them që është më efikasja në këtë
fushë. Këtë gjë e tregojnë edhe rezultatet. Po të flasim me përqindje rreth 80 për qind e personave që e
mbarojnë këtë program nuk i janë kthyer më drogave ose alkoolit. Duhet të theksoj që këto 80 për qind
e personave, kanë pasur që në fillim qëllim të qartë për të shpëtuar nga varësia që kishin krijuar nga
drogat apo alkooli.

Prej sa vitesh funksionon kjo qendër?

Kjo qendër në Maqedoni, ekziston prej 11 vitesh. Është e vetmja qendër në Ballkan, ndërsa në botë
ekzistojnë më shumë se 100 të tilla, të cilat përdorin të njëjtën teknologji rehabilitimi dhe kanë më
shumë se 40 vjet eksperiencë.Unë punoj në këtë qendër prej 4 vitesh.

Çmimet

Sa mund të shkoj kostoja e shpenzimeve pranë kësaj qendër? Pagesa është një lloj donacioni, që
vendoset mbas intervistës hyrëse dhe kontrollit mjekësor. Para këtij kontrolli nuk mund të caktohet sesa
është donacioni, por mund të them që çmimi ndryshon në bazë të rasteve dhe gjendjes së personave.
Duke marrë një mesatare, ky çmim mund të shkojë rreth 1500 euro në muaj, ndërsa programi zgjat rreth
6 muaj në varësi të shenjave të përmirësimit që ka personi i cili i nënshtrohet programit. Po numri i të
rehabilituarve? Gjatë këtyre 11 viteve më shumë se 100 persona e kanë marrë titullin drugfree.
Rregullisht mbahen kontakte me këto persona dhe pjesëtarë të familjeve të tyre për ecurinë që
studentët kanë pas këtij rehabilitimit.

Rëndësia e ekzistencës së qendrave rehabilituese

Sidrit Troplini tregon mënyrën se si duhet të sillemi me personat e rehabilituar

Sa e domosdoshme është ekzistenca e qendrave të tilla?

Kuptohet që është shumë e rëndësishme për ato familje që e kanë këtë problem. Shërbimi që ofron
Narconon, është i domosdoshëm, sepse është programi i vetëm që ka një metodë ekzakte sesi mund të
ndihmohet një i varur ndaj lëndëve narkotike, në mënyrë që të mos i kthehet asnjëherë drogës dhe të
jetë anëtar i dobishëm i shoqërisë. Këtu dua të theksoj që personi, i cili bëhet pjesë i programit, me anë
të mësuarit të shohë problemet me të cilat ai përballet dhe të gjejë zgjidhje për këto probleme.

Gjithashtu qendrat e tjera që mundohen ta zgjidhin këtë problem, shumica e tyre përdor ilaçe si
metadoni ose morfina, që jo vetëm nuk e zgjidhin këtë problem, por përkundrazi i rrisin pasojat e
dëmshme tek ai person dhe vetëm sa e ndryshojnë llojin e varësisë nga një lloj droge në një tjetër.

Si duhet të sillen njerëzit përreth me personat që trajtohen në qendra të tilla?


Më e rëndësishmja nga të gjitha është që pas rehabilitimit personat që kanë kryer programin kurues,
tëtrajtohen si persona normal. Personat që i rrethojnë, të mundohen që mos ta kthejnë të rehabilituarin
në ndodhitë e së shkuarës ose t’ia përsërisin ato që i kanë ndodhur. Me të rehabilituarit duhet të
zhvillohet një komunikim i hapur dhe i kujdesshëm. Është e këshillueshme që para se të mbarojë me
programin, personi bashkë me të afërmit e tij, të bëjnë plane si do funksionojnë në të ardhmen.

Vetëm në Shkodër funksionon një qendër rehabilitimi. Mendoni se një qendër e tillë është e
domosdoshme në Tiranë?

Patjetër që po, është shumë e rëndësishme që një qendër e tillë të hapet dhe në Tiranë. Deri në
momentin që do mundësohet kjo gjë, këshilloj personalisht që të gjithë të interesuarit të vijnë dhe ta
vizitojnë qendrën dhe të njihen me këtë teknologji që është shumë e ndryshme me atë që gjendet në
Shkodër.
-

You might also like