Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

Tretësirat puferike (rregullatorët)

Një numër i madh i reaksioneve kimike zhvillohen në tretësira me vlerë të saktë të caktuar
të pH. Por, shpesh herë gjatë zhvillimit të reaksionit është e nevojshme që në sistemin
reagues të shtohet sasi e caktuar e bazës ose acidit. Me këtë ndryshohet përqendrimi i
joneve hidroksid, përkatësisht i joneve hidron që do të thotë se ndryshohet edhe vlera e pH
në të cilën zhvillohet reaksioni.

Që të mundet reaksioni të zhvillohet pa pengesa, pa mos u ndryshuar pH, mjedisit reagues


duhet shtuar tretësira të njohura si puferë ose rregullatorë të pH.

Puferët paraqesin sisteme të cilët kanë aftësi të mbajnë konstante vlerën e pH së


tretësirës.

Puferët janë tretësira që përmbajnë në raport të caktuar acidin e dobët dhe kripën e tij ose
bazën e dobët dhe kripën e saj.

Puferë që më shpeshë përdoren janë: puferi acetat (etanoat) që përbëhet nga acidi acetik
(etanoik) i dobët, CH3COOH dhe acetati i natriumit CH3COONa si kripë korresponduese e tij:
puferi fosfat i cili përmban H3PO4 dhe NaH2PO4; puferi amoniakal i përbërë prej NH4OH si
bazë e dobët dhe NH4Cl si kripë e tij korresponduese, puferi bikarbonat, tretësirë e përbërë
prej acidit karbonik H2CO3 dhe kripës së tij hidrogjen karbonat natriumi NaHCO3.

Veprimi i puferit acetat – në tretësirë ujore, acidi acetik dhe acetati i natriumit
shpërbashkohen sipas barazimeve:

CH3COOH↔ H+ + CH3COO--

CH3COONa → Na+ + CH3COO--

Nëse në sistemin puferik shtohet sasi e vogël e acidit të fortë, për shembull HCl, i cili
shpërbashkohet sipas barazimit HCl → H+ + Cl–, do të ndodh reaksioni vijues:

CH3COO– + Na+ + H+ + Cl– → CH3COOH + Na+ + Cl–

ose në formë të shkurtuar:

CH3COO– + H+ ↔ CH3COOH

Jonet acetat të puferit bashkohen me jonet e hidrogjenit nga acidi i shtuar dhe pastaj
fitohet acidi acetik dobët i shpërbashkuar. Në këtë mënyrë përqendrimi i joneve të
hidrogjenit mbetet i njëjtë me përqendrimin e tyre para se të shtohet acidi. Veprimi i puferit
do të zgjasë derisa nuk harxhohen jonet acetat të puferit.
Veprimi i puferit amoniakal – në tretësirë ujore NH4OH dhe NH4Cl shpërbashkohen në këtë
mënyrë:

NH4OH ↔ NH4 + + OH--

NH4Cl → NH4 + + Cl--

Gjatë shtuarjes së sasisë së vogël të bazës së fortë për shembull NaOH, jonet NH4 + të
puferit bashkohen me jonet OH- të NaOH dhe ndërtohet baza dobët e shpërbashkuar
NH4OH:

NH4 + + Cl– + Na+ + OH– → NH4OH + Na+ + Cl–

NH4 + + OH– ↔ NH4OH

Pasi bëhet lidhja e joneve hidroksid të shtuar prej bazës së fortë, nuk vinë deri te rritja e
bazicitetit të tretësirës, përkatësisht deri në rritjen e vlerës së pH. Si tretësira puferike mund
të shërbejnë kripërat hidrogjenore të acideve të dobëta polibazike, për shembull, tretësira
e hidrogjen karbonatit të natriumit NaHCO3, e quajtur pufer bikarbonat.

Në mjedis acidik nëse shtohet pufer bikarbonat, jonet HCO3 - pranojnë proton, gjatë të cilës
fitohet përbërje e dobët e shpërbashkuar e acidit karbonik.

HCO3-- + H+ ↔ H2CO3

Kurse në mjedis bazik, jonet HCO3 - japin protone, të cilët me jonet OH- ndërtojnë molekula
dobët të shpërbashkuara të ujit.

HCO3-- + OH-- ↔ H2O + CO32--

Puferët kanë rëndësi të madhe si për proceset kimike në organizmin e njeriut, ashtu edhe
për proceset kimike në industri përkatësisht edhe në prodhimin e shumë produkteve
ushqimore të cilët janë të nevojshëm për funksionimin e rregullt të qelizave në organizmin e
njeriut.

A e dini se: Bikarbonatet që gjenden në pështymë kanë veprim puferik.


Bikarbonatet e mbajnë vlerën e pH në gojë në kufi ndërmjet 6.5-6.7 bile edhe
atëherë kur merret ushqim me shije të tharrët.

You might also like