Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 3

PROJEKT 

★TEMA: 
•​SHIU ACID 
★QËLLIMI: 
•​TË MËSOJMË ÇFARË ËSHTË SHIU ACID 
•TË MËSOJMË SE SI KRIJOHET SHIU ACID 
•​TË MËSOJMË PASOJAT E TIJ NË MJEDIS  
•​TË MËSOJMË SE SI MUND TË 
PARANDALOHET RËNIA E TIJ 
★LËNDA: 
•​Kimi 
 
★ PUNOI:  
ROZANA STREZAJ 
★ KLASA:  
VIII-C 
 
Shiu acid
Formimi i shiut acid
Shiu acid është një lloj shiu ose çdo formë tjetër reshjeje që ka nivel të
pazakontë aciditeti, çka do të thotë se ka nivel të lartë të joneve të hidrogjenit
(pH i ulët). Mund të shkaktojë efekte të dëmshme mbi bimët, kafshët ujore dhe
infrastrukturë. Shiu acid shkaktohet nga emetimi i dioksidit të squfurit dhe
oksidi i azotit, të cilët bashkëveprojnë me molekulat e ujit në atmosferë dhe
krijuar acide. Që në vitet 1970, qeveritë kanë bërë përpjekje për të ulur nivelin e
dioksidit të squfurit të çliruar në atmosferë, duke arritur rezultate pozitive.
Oksidet e azotit mund të prodhohen natyrshëm nga goditjet e vetëtimave ndërsa
dioksidi i squfurit nga shpërthimet vullkanike. Kimikatet në shiun acid mund të
shkaktojnë heqjen e bojës, gërryerjen e strukturave të çelikut tek urat dhe
erozion të statujave prej guri.

Krijimi i shiut acid


Për shkak të çlirimit të gazrave acidike në atmosferë edhe tretjes së tyre në pikat
e shiut, ai pastaj bie në tokë i tillë, me përbërje acidike. Në gjendje normale shiu
ka sasi të vogël të aciditetit. Kjo shkallë varet nga sasia e CO2 të tretur në të, si
edhe sasi të vogla të klorit. Sipas standardeve aciditeti duhet të jetë pH = 5.0.
Para revolucionit industrial ka qenë 5-6, kurse tani është rritur. Acidi akrbonik
formohet sipas reaksinit:
H2O (l) + CO2 (g) është ekuivalent me H2CO3 (aq)
Më pas acidi karbonik mund të jonizohet në ujë duke formuar përqëndrime të
ulta të joneve hidron dhe karbonat:
H2O (l) + H2CO3 (aq) është ekuivalent me HCO3− (aq) + H3O+ (aq)
Depozitimet e acidit në mjedis mund të përfshijnë edhe acide të tjera përveç
acidit H2CO3.

Historia 
Efektet gërryese të ajrit të ndotur acidik të qyeteve të mëdha mbi bloqet e
gurëve apo mermereve u vunë re që në shekullin XVII nga John Evelyn, i cili
mbajti shënim kushtet e mjerueshme të koleksionit me statuja antike të Thomas
Howard. Që prej revolucionit industrial, çlirimi i dioksidit të squfurit dhe oksidit
të azotit në atmosferë është rritur.Në vitin 1852, Robert Angus Smith ishte i pari
që shpjegoi lidhjen ndërmjet shiut acid dhe ndotjes atmosferike në Mançester,
Angli.

Reaksionet kimike
Efekti i shiut acid në statuja
Reaksionet e acideve sulfurike:

SO2 + OH· → H2SO3


Krijimi i acidt sulfuror:

HOSO2· + O2 → HO2· + SO3


Krijimi i acidit sulfurik nga acidi sulfuror:

SO3(g) + H2O(l) → H2SO4(l)


Krijimi i acidit nitrik:

NO2 + OH· → HNO3

Hidroliza
Acidi sulfurik disosohet në ujë dhe ashtu si dioksid karboni, hidolizohet:
Ndotja e ajrit i referohet pranise se kimikateve ne atmosfere ne sasi dhe ne kohe
zgjatje, gje e cila eshte e demshme per shendetin e njeriut dhe mjedisin.

SO2 (g) + H2O = SO2 · H2O


SO2 · H2O = H++ HSO3-
HSO3- = H+ + SO32-
Skeda:Acid-rain-4

Dëmet që shkaton shiu acid

Pemë të thara nga shiu acid


Për shkak të lirimit të gazrave acidike në atmosferë dhe tretjes së tyre në pikat e
shiut, ai pastaj bie në tokë i tillë, me përbërje acide. Ky shi është mjaft i
dëmshëm për bimët, objektet tjera dhe për shëndetin e njeriut.

You might also like