Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 12

1.)Çka është model biznesi?

-Model biznesi është përshkrimi i racionale se si një biznes krijon, shpërndan dhe përvetëson vlera.

2.)Cili është qëllimi i ekonomisë së inxhinierisë?

-Ekonomia inxhinerike perkushtohet ne vleresimin sistematik te profitabilitietit te nje projekti apo


zgjidhje te ofruar nga inxhiniera.

3.)Cilat janë principet e ekonomisë inxhinierike?

-Principet e ekonomisë inxhinierike janë: zhvillimi i alternativave, fokusimi në diferenca, konsistenca në


perspektivë, përdorimi i një njesie matëse të vetme, konsiderimi i të gjitha kritereve relevante, qartësimi i
rreziqeve dhe pasigurive në menyrë eksplicite, dhe rishikimi i vendimeve.

4.)Qysh definohet nji problem?

-Problemi duhet të kuptohet qartë dhe të definohet në menyrë eksplicite dhe duhet të definohet
perspektiva nga e cila analizohet.

5.)Qysh zhvillohen alternativat?

-Zhvillimi i alternativave përshinë dy veprime: kërkimi i alternativave potenciale, dhe selektimi i disa
alternativave për analiza më të detajuara.

6.)Cilat janë limitet e alternativave superiore?

-Alternativat superiore janë ato më efikase në zgjidhjen e problemit, mirëpo ato kanë disa limite, dhe ato
janë mungesa e kohës dhe resurseve, dhe mungesa e njohurive.

7.)Çka është SMART?

-S(specific) M(measurable) A(achievable) R(relevant) T(time limited)


8.)Çka duhet të bëjnë kriteret selektive?

-Kriteret selektive duhet: shërbejnë objektivave afat-gjatë dhe shërbejnë interesave të


pronareve(aksionareve).

9.)Cilat janë faktorët të cilat ndikojnë në cash flow?

-Faktorë të ndryshëm të cilët ndikojnë në rezultate e cash flow janë: saktësia e projektimit të
hyrëve/daljeve, inflacioni, lëvizjet në normat e këmbimit të parasë, dhe aspektet ligjore.

10.)Çka janë kosto fikse?

-Kostot fikse janë ato kosto të cilat nuk ndikohen nga aktivitetet operative brenda kapaciteteve të
tyre(sigurimi i pronës, pagat e menaxhmentit, qeraja).

11.)Çka janë kosto variabile?

-Kostot variabile janë ato kosto të cilat janë të lidhura direkt me aktivitetet operative(kosto e materialit të
prodhimit).

12.)Çka janë kostot inkrementale?

-Kostot inkrementale janë kostot shtesë të shkaktuara nga rritja e prodhimit të sistemit.

13.)Çka janë kostot direkte?

-Kostot direkte janë ato kosto të cilat mund të maten dhe ti alokohen një produkti ose aktiviteti biznesor.

14.)Çka janë kostot indirekte?

-Kostot indirekte janë ato kosto të cilat nuk mund të maten dhe ti alokohen lehtë një produkti apo
aktiviteti. Këto kosto shpërndahen përmes formulave të ndryshme.
15.)Çka janë kostot standarde?

-Kosto standarde janë kosto të planifikuar për njësi dhe janë parapara para fillimit të prodhimit.

16.)Çka janë kostot monetare?

-Kosto monetare janë ato kosto të cilat involvojnë pagesë të menjëhershme dhe ndikojnë në pasqyrat e
rrjedhjes së parasë.

17.)Çka janë kostot sipas librave(jo-monetare)?

-Kosto sipas librave(jo-monetare) janë ato kosto të cilat nuk involvojnë pagesë, mirëpo e paraqesin një
kosto e cila shpërndahet përgjatë një periudhe kohore.

18.)Çka janë sunk kosto(kosto e zhytyr)?

-Sunk kosto janë ato kosto që kanë ndodh në të kaluaren dhe nuk janë më relevante në llogaritje të hyrave
apo kostove.

19.)Çka janë kostot oportune?

-Kostoja oportune është kostoja e që asocohet me sakrificen e bërë për zgjedhjen e një alternative.

20.)Çka është kostoja e ciklit jetësor?

-Kostoja e ciklit jetësor është përmbledhja e të gjitha kostove të një produkti, sistemi, apo shërbimi gjatë
jetë-gjatësis së tij.

21.)Qysh ndahet jetë-gjatësia e një projekti?

-Jetë-gjatësia e një projekti ndahet në dy faza: faza e përvetësimit dhe faza operuese.

22.)Çka është kosto investive?

-Kosto investive është më e lartë gjatë fazes se përvetësimit, përkatësisht gjatë analizave dhe dizajnimit të
produktit.
23.)Çka është kosto e investimit?

-Kosto e investimit është kapitali i nevojshëm për aktivitetet e përvetësimit.

24.)Çka është kapitali i punues?

-Kapitali punues është kapitali i cili është i nevojshëm për aktivitetet operuese të projektit.

25.)Çka janë kostot operuese?

-Kostot operuese dhe të mirëmbajtjes janë kosto vjetore për mbajtjen e proceseve.

26.)Çka janë kostot e asgjesimit?

-Kostot e asgjesimit janë kostot për përmbylljen e një projekti.

27.)Çka janë produktet dhe shërbimet konsumuese?

-Produktet dhe shërbimet konsumuese janë ato produkte apo shërbime të cilat përdoren direkt për të
plotësuar kërkesat e konsumatorit final.

28.)Çka janë produktet dhe shërbimet prodhuese?

-Produktet dhe shërbimet prodhuese janë ato produkte apo shërbime të cilat përdoren për prodhimin e
produkteve tjera.

29.)Çka është principal?

-Principal është vlera fillestare e parave në transakcionet që involvojnë kredi ose investimet.

30.)Çka është norma e interesit?

-Norma e interesit e vlerëson koston/çmimin e parasë dhe shprehet në përqindje për një periudhë të
caktuar kohorë.
31.)Çka është periudha e interesit?

-Periudha e interesit e përcakton sa shpesh kalkulohet interesi.

32.)Çka është numri i periudhave të interesit?

-Numri i periudhave i interesit është koha e përcaktuar që shënon kohëzgjatjen e transakcioneve.

33.)Çka është plani i pagesave?

-Plani i pagesave e gjeneron hyrje të vazhdueshme të parasë gjatë një periudhe të caktuar kohorë.

34.)Çka është vlera e parasë në të ardhmen?

-Vlera e parasë në të ardhmen rezulton nga efekti kumulativ i normës së interesit gjatë periudhave të
interesit.

35.)Çka është kapital?

-Kapital quhët pasuria në formë momentare apo aseti tjetër që mund të përdoret për të prodhuar më shumë
pasuri.

36.)Pse konsiderojmë kthimin në kapital?

-Kthimin në kapital e konsiderojmë për tre arsye: kthimi si incentive për kreditor, kompenzim për
rrezikun e marrë, kompenzim për koston oportune.

37.)Çka është interesi i thjeshtë bankar?

-Interesi i thjeshtë bankar është kur interesi total bankar është linear në vleren e kredisë(principalin),
normen e interesit, dhe numrin e pagesave për kthimin e kredisë.

38.)Çka është interesi i përbërë bankar?

-Interesi i përbërë bankar është kur interesi total bankar kalkulohet mbi vleren bazë të huazuar plus ndonjë
interes tjetër të akumuluar
39.)Kur ekziston ekuivalenca ekonomike?

-Ekuivalenca ekonomike ekziston mes dy pasqyrave të rrjedhjes së parasë që kanë të njejtin efekt
ekonomik dhe mund të tregtohen për njëra-tjetren.

40.)Cilat janë tri komponentat kryesore rreth ekuivalences ekonomike?

-Tri komponentat kryesore janë: rata e interesit bankar, vlera e kapitalit të involvuar, dhe koha kur pagesat
gjenerohen.

41.)Çka janë anitetet?

-Anitetet janë pagesa uniforme(të njejta) që bëhën përgjatë një periudhe të caktuar kohorë dhe kanë
interes i përqindje për periodë.

42.)Cilët janë faktorë që ndikojnë në përcaktimin e MARR?

-Disa faktorë që ndikojnë në përcaktimin e MARR janë: vlera, burimi, kosto e parasë, numri dhe arsyeja
e projekteve të mira të propozuara, lloji i organizatës, etj.

43.)Çka është metoda e vlerës prezente?


-Metoda e vlerës prezente është e bazuar në konceptin e ekuivalences së të gjitha pagesave në kohën
prezente.

44.)Çka është vlerësimi i letrave më vlerë?

-Letrat me vlerë janë forme e rritjës së kapitalit financiar duke lëshuar letra me vlerë në këmbim të
huazimit të parave.

45.)Çka është kostoja vjetore e kapitalit?

-Kostoja vjetore e kapitalit përfshinë humbjen e vlerës së aseteve dhe pagesa e interesit të kapitalit të
investuar.

46.)Çka janë mundësitë?

-Mundësitë janë rrethhana të favorshme që krijojnë nevojë për produkte, shërbime, apo biznese të reja.
47.)Çka është opportunity gap, e çka window of opportunity?

-Opportunity gap është identifikimi i një problemi dhe nisja e një biznesi për të adresuar atë. Window of
opportunity është periudha kohore për të cilen një kompani hy në treg.

48.)Cilat janë burimet kryesore të ideve biznesore?

-Tri burimet kryesore të ideve biznesore janë: ndryshimet në ambientin e jashtëm, problemet e
pazgjidhura, dhe hapësirat në treg.

49.)Cilat janë llojet e trendeve?

-Llojet e trendeve më të rrendësishme janë: trendet ekonomike, trendet shoqërore/sociale, avansimet


teknologjike, zhvillimet politike dhe ndryshimet rregullative.

50.)Çka janë alternativat investuese?

-Alternativat investuese janë alternativat që kerkojnë investim kapital në fillim dhe me vonë prodhojnë të
hyra si rezultat i rritjes së shitjeve, ose kursimeve në kosto, ose të dyjat.

51.)Cilat janë situata që involvon jetëgjatësia e alternativave?

-Jetëgjatësitë e alternativave mund të involvojnë dy situata: kur jetëgjatësia është e njejtë për të gjitha
alternativat dhe e njejtë me periudhen e studimit. Dhe kur jetëgjatësitë e alternativave nuk janë të njejta,
së paku njëra dallon nga periudha e studimit.

52.)Çka është postvlerësimi i rezultateve?

-Postvlerësimi i rezultateve ka të bëjë me vlerësimin e progresit të projektit kundrejt targeteve kritike të


cilat janë aprovuar dhe financuar.

53.)Çka është menaxhimi strategjik?

-Menaxhimi strategjik fokusohet në integrimin e menaxhimit, marketingut, financave, prodhimit,


hulumtimit dhe zhvillimit, dhe sistemeve të informacionit në arritjen e sukseseve të organizatës.
54.)Cili është qëllimi i menaxhimit strategjik?

-Qëllimi i menaxhimit strategjik është shfrytëzimi dhe krijimi i mundësive të reja dhe të ndryshme për të
ardhmen.

55.)Cilat janë fazat e menaxhimit strategjik?

-Tri fazat e menaxhimit strategjik janë: identifikimi i qëllimeve specifike të një kompanie dhe dizajnimi i
stratëgjisë për arritjen e këtyre qëllimeve, aplikimi i strategjisë, dhe vlerësimi i strategjisë.

56.)Cilat janë perspektivat e një biznesi nga aspekti strategjik?

-Perspektivat e një biznesi nga aspekti strategjike janë: aktiviteti i shpeshtuar në treg, kostet e resurseve,
dhe rrjet i mardhënive.

57.)Cilat janë 5 komponente kryesore të mjedisit biznesor?

-Komponentet kryesore të mjedisit biznesor janë: ambienti ekonomik, social, politik, ligjor, teknologjik.

58.)Çka është tregu?

-Tregu është hapësirë ku shitesit promovojnë dhe shesin produktet e tyre tek konsumatorët e ndryshem, të
cilet kanë mundësi të zgjedhin produktet dhe oferta të ndryshme.

59.)Çka është monopoli, e çka oligopoli?

-Monopoli është fenomen i tregut kur kemi vetëm një shitës prezent në treg. Oligopoli është fenomen i
tregut ku kemi një grup të limituar biznesesh që përbëjnë tregun.

60.)Qysh bëhët planifikimi i strategjisë?

-Planifikimi i strategjisë bëhët në tri nivele: niveli korporativ, niveli biznesor, dhe niveli funksional.

61.)Çka është niveli korporativ?

-Niveli korporativ ka të bëjë me përcaktimin dhe përzgjedhjen bizneseve më të cilat korporata


pozicionohen në treg dhe me zhvillimin e portfolios së bizneseve.
62.)Çka është niveli biznesor?

-Niveli biznesor mund të jetë një divizion, linje prodhimi, ose njësi e veçantë profitabile që mund të
operoj e pavarur.

63.)Çka është niveli funksional?

-Niveli funksional është ndërtimi i strategjisë në nivelin operativ të departamenteve apo divizioneve.

64.)Çka është analiza SWOT?

-Analiza SWOT është analiza e faktoreve të jashtëm dhe të mbrendshëm që ndikojnë në biznes.

65.)Cilat janë limitimet e analizës SWOT?

-Limitimet e analizës SWOT janë: listë e gjatë të faktoreve, nuk ka prioritet të faktorëve, dhe shumë herë
faktorët janë opinione por jo fakte.

66.)Çka është analiza PEST(EL)?

-PEST është analiza e faktoreve politik, ekonomik, social dhe teknologjik në ambientin e jashtëm që
mund të ndikojnë në aktivitetet dhe përformancen e organizatës.

67.)Çka është analiza e pesë forcave e Porter?

-Analiza e pesë forcave kryesore të industrisë për përcaktimin e nivelit të konkurencës së industrisë dhe
profitabilitetit të saj. 5 forcat janë: rivaliteti, barrierat e hyrjes në treg, fuqia negociuese e blerësit, fuqia
negociuese e furnizuesit, dhe zevëndësimi.

68.)Çka është një model biznesi?

-Një model biznesi përshkruan racionalen se si një organizatë krijon, shpërndan, dhe përvetëson vlera.

69.)Çka është tregu i mases(Mass market)?

-Tregu i mases(Mass market) janë modelet e fokusuara në tregun e mases nuk i identifikojnë një segment
të veqant, por targetojnë një rang të gjerë të konsumatorëve.
70.)Çka është segmenti specifik(Niche market)?

-Segmenti specifik(Niche market) janë modelet e fokusuara në një grup specifik të konsumatorëve me
kerkesa të veqanta.

71.)Çka është tregu i segmentuar(Segmented market)?

-Tregu i segmentuar(Segmented market) janë modelet që dallojnë grupet e konsumatorëve me kërkesa të


veqanta.

72.)Çka është tregu i devirsifikuar(Diversified market)?

-Tregu i devirsifikuar(Diversified market) janë model biznesi që shërben dy segmente të ndryshme të


konsumatorëve që nuk kanë të bëjnë me njëra-tjetrën.

73.)Çka janë platformat shumë-faqeshe(Multi-side)?

-Platformat shumë-faqeshe janë modelet e biznesit që ju shërbejnë dy ose më shumë segmenteve të


pavarura.

74.)Çka është vlera e propozuar?

-Vlera e propozuar përshkruan tërësinë e produkteve ose shërbimeve të cilat krijojnë vlerë për grupin e
targetuar të konsumatorëve.

75.)Cilat janë faktorët që kontribojnë në krijimin e vlerës?

-Faktorët që kontribojnë në krijimin e vlerës janë: risia, performanca, dizajnimi specifik, brendi/statusi,
çmimi, reduktimi i kostos dhe rezikut. aksesibiliteti, përshtatëshmëria/komoditeti.

76.)Çka janë kanalet shpërndarëse?

-Kanalet shpërndarëse përshkruajnë procesin se si një kompani komunikon dhe deporton të segmentet e
targetuara për të shpërndan vlerën e propozuar. Llojet e kanaleve janë: direkte dhe indirekte.
77.)Çka janë marrëdhenitë me konsumatorët?

-Marrëdheniet me konsumatorët përshkruajnë llojet e marrëdhenive një kompani krijon me grupe


specifike të konsumatorëve. Ndërtohen për arsye të ndryshme: përvetësimi i konsumatorëve, mbajtja e
konsumatorëve, dhe rritja e shitjës.

78.)Çka është asistenca personale?

-Asistenca personale është marrëdhenie të bazuara në aspektin personal të ndërtuara gjatë shitjes apo edhe
pasi që shitja është e kompletuar.

79.)Çka janë të hyrat?

-Të hyrat përshkruajnë mënyrat se si një kompani gjeneron përfitimet materiale në form keshi nga grupet
e konsumatorëve. Dy llojë të hyrave janë: të hyrat nga transaksionet dhe të hyrat e vazhdueshme.

80.)Cilat janë mënyrat e gjenerimit të hyrave?

-Mënyrat e gjenerimit të hyrave janë: shitja e aseteve, tarifat e përdorimit, tarifat e abonimit, huazimi,
liqencimi, tarifa e brokerit, reklamimi.

81.) Cilat janë llojet e çmimeve fikse dhe çmimeve dinamike?

-Llojet e çmimeve fikse janë: çmimet e listuara, çmimet e bazuara në tipare të produktit, dhe çmimet e
bazuara në segmentin e targetuar. Llojet e çmimeve dinamike janë: çmime të negociuara, yield
management, real-time market, dhe ankand.

82.)Çka janë resurset kryesore?

-Resurset kryesore përshkruajnë asetet kryesore të nëvojshme për funksionalizimin e një modeli të
biznesit. Resurset kryesore mund të jenë: fizike, intelektuale, burime njerëzore, financiare, etj.

83.)Çka janë aktivitetet kryesore?

-Aktivitetet kryesore përshkruajnë aktivitete të cilat një biznes duhet ti përformoj për të funksionuar si
model biznesi.
84.) Çka janë partneritetet?

-Partneritetet përshkruajnë rrjetin e furnitorëve dhe partnereve të cilet e bëjnë një model biznesi të
funksionoj. Katër llojë të partneriteteve janë: aleancat strategjike mes jo-konkurrenteve, coopetiton,
sipermarrje e përbashkët në zhvillimin e një biznesi të ri, dhe partneritetet furnitor-blerës për të siguruar
furnizim kualitativ.

85.)Çka është struktura e kostos?

-Struktura e kostos përshkruan të gjitha kostot e gjeneruara gjatë operimit të biznesit. Klasifikimi i
modeleve të biznesit në bazë të kostos janë: cost-driven dhe value-driven.

You might also like