Fatlind Azizi - Aristoteli

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 5

Aristoteli

a. Jeta dhe vepra e Aristotelit


Aristoteli (384-322 p.e.s) është mendimtari më i gjithanshëm dhe filozofi më i madh i botës
antike dhe njëri ndër filozofët më të mëdhenj në tërë historinë e filozofisë, në përgjithësi.
Aristoteli ishte një filozof grek. Ai ishte një nga filozofët më të rëndësishëm në historinë e
qytetërimit perëndimor. Thuhet se Aristoteli ka shkruar shumë libra, por vetëm një numër shumë
më i vogël mbijetuanë. Aristoteli ishte kujdestari i djalit të Aleksandrit të Madh.
Aristoteli lindi në Stragira, të Trakisë , rrjedh nga një familje e arsimuar, në të cilën tradicionalisht
kultivoheshin shkencat natyrore dhe mjekësia. I ati i Aristotelit ishte mjek në oborrin mbretëror të
mbretit maqedonas Amintesi II, kurse më vonë edhe të Filipit.
Në moshën 17 vjeçare, Aristoteli shkoi në Athinë, në akademinë e Platonit, ku qëndroi plot 20 vjet
me radhë, derisa vdiq mësuesi i tij Platoni. Sipas Aristotelit, qenia e çdo gjëje apo ndodhie
zhvillohet nga shumë mundësi të lëndëve të fshehta me ndihmën e lëvizjeve të fuqisë formuese.
Afirmimi dhe përdorimi i sistemit të Aristotelit në mesjetën evropiane është i njohur si
Aristotelizmi. Ai luhatet midis idealizmit dhe materializmit. Aristoteli ishte themelues i shkollës
peripatetike si dhe themelues dhe sistematizues i shumë shkencave dhe disiplinave shkencore. Ai
ishte personaliteti universal i kohës së vjetër. Quhet ndryshe edhe "filozof i fatlumturisë". Njihej
edhe nga ana e dijetarëve mesjetar arab të cilët e vlerësuan me epitetin "Mësuesi i parë". Aristoteli
ishte vijuesi i mendimit të shkollës së Sokratit në sistemet e arsyetimit materialist ndryshe
nga Platoni kryesisht idealist sipas disa studjuesve të bashkohsisë është një mendimtar i njohur i
botës antike dhe përfaqson shkollën e tij në historinë e filozofisë .
Aristoteli u emërua si kreu i Akademisë Mbretërore të Maqedonisë. Gjatë kësaj kohe ai dha
mësime jo vetëm për Aleksandrin, por edhe për dy mbretër të tjerë të ardhshëm: Ptolemeu dhe
Cassander. Aristoteli e inkurajoi Aleksandrin drejt pushtimit lindor dhe qëndrimi i tij ndaj Persisë
ishte etnocentrik. Veprat e kombinuara të Aristotelit përbëjnë një enciklopedi virtuale të dijes
greke. Është sugjeruar që Aristoteli ishte ndoshta personi i fundit që të dijë gjithçka që duhej të
njihej në kohën e tij. Aristoteli krijoi një formë logjike. Logjika e tij quhet logjikë vendimtare,
sepse përdor dënime për silogjizmin.
Silogizm quhet - një lloj argumenti logjik në të cilin një propozim (konkluzion) vjen nga dy ose
më shumë premisa. Logjika e Aristotelit ndikoi në historinë e mendimit perëndimor. Ishte logjika
e Aristotelit e cila u kopjua dhe përdoret në traditat mesjetare arabe dhe latine. Ishte dominues për
dy mijë e gjysmë vjet, deri në fund të shekullit të 19-të.
Aristoteli nuk besonte në teorinë atomike dhe mësoi ndryshe. Ai mendoi se të gjitha materialet në
Tokë nuk ishin bërë nga atomet, por nga katër elementet, Toka, Zjarri, Uji dhe Ajri. Ai besonte se
të gjitha substancat ishin bërë nga sasi të vogla të këtyre katër elementëve të materies. Ai nuk
besonte në teoritë e Demokritit për teorinë atomike, mirëpo Demokriti u vërtetua nga fizikan John
Dalton në 1804. Sidoqoftë, edhe sot vepra e Aristotelit mbetet një pikë e rëndësishme për çdo
argument në fushën e logjikës, estetikës, teorisë politike dhe etikës.

Veprat e tij më të njohura janë: “Metafizika”, “Fizika”, “Etika e Nikomahut”, “Politika”,


“Kushtetuta e Athinës”, “Poetika”, “Retorika”. Idetë e Aristotelit të paraqitura në këto dhe në
veprat e tij të shumta, kanë ndikuar në mënyrë vendimtare mbi rrjedhat e filozofisë, të teologjisë
dhe të shkencave të veçanta më gjatë dymijë vjetëve të ardhshëm.

b. Metafizika e Aristotelit
Aristoteli është marrë në mënyrë intensive me studimin e çështjeve të shumta, të cilat kanë të
bëjnë me të ashtuquajturën “filozofinë e parë” apo metafizikën dhe për çështjet që bëjnë pjesë në
këtë fushë teorike janë: qenia, të qenët, substanca, materia, forma, lëvizja, shkaku etj.
Sipas Aristotelit, metafizika, është shkenca më e lartë, më e mirë dhë më hyjnore se cilado
shkencë tjetër. Metafizika është një shkencë teorike, objekt i së cilës janë shkaqet dhe parimet e
para, të pandryshueshme dhe të përgjithshme. Me një fjalë është teoria filozofofike për qenien dhe
të vërtetën në përgjithësi. Përshkak se ajo i hulumton parimet dhe supozimet e para, mbi të cilat
mbështeten shkencat e tjera.
Ndryshe nga filozofia e Platonit që merrej me studimin e ideve si abstraksione, metafizika e
Aristotelit është realiste: ajo pranon ekzistencën e qenieve të njëmendëta dhe ato i bën objekt
kryesore të studimit. Aristoteli thotë se ekzistojnë dy lloje të substancës: substanca e parë dhe ajo
e dytë. Substanca e parë është gjësendi konkret individual, ekziston në mënyrë reale dhe është e
parë si në pikëpamje ontologjike, pra si qenie e parë ashtu edhe në pikëpamje logjike e
gnoseologjike, pra si subjekt i gjykimit. Substanca e dytë nuk është tjetër pos një koncept gjinor si
“drunjt”, “kuajt”, “njerëzit”, etj.
Materia dhe forma janë dy çështje të cilat përmenden nga Aristoteli, në të cilën materia është:
një lëndë amorfe, e patrajtë, e rastësishme dhe e kundërthënshëm dhe i domosdoshëm.

c. Logjika e Aristotelit

Megjithëse shumë filozofë grek para tij i kanë veçuar dhe ndriçuar shumë çështje, qe kanë të
bëjnë me logjikën, parpëseprapë pikërisht Aristoteli konsiderohet themelues i vërtetë dhe “babai i
logjikës”, si një fushë e posaçme teorike e filozofike.
Logjikën nuk e konsideronte si disiplinë të Filozofisë, por si mjet (organon) që mundëson studimin
e filozofisë. Pra, sipas tij logjika është vetëm një parapërgatitje e domosdoshme për ta studiuar
filozofinë.
Tiparet thelbësore të logjikës së Aristotelit janë: formalizmi dhe objektivizmi. Logjika e
Aristotelit është logjikë formale, por jo formaliste; ajo është formale vetëm ngase e vë theksin
kryesor në formmat e mendimit logjik siç janë:konceptet, gjykimet, përfundimet etj. Ndërkaq është
objektive përshkak se përcaktimet logjike janë njëkohësisht përcaktime objektive, përcaktime të
vetë gjësendeve apo dukurive të proceseve.
Aristoteli luajti edhe një rol të madh në zbulimin e silogjizmit deduktiv: p.sh
Të gjihe njërëzit janë të vdekshëm
Sokrati është njëri
Sokrati është i vdekshëm

ç. Etika e Aristotelit
Aristoteli, ashtu sikur para tij Sokrati, Platoni etj.. i kushtoi rëndësi të madhe etikës si
disipplinë filozofikë, e cila merret me studimin e moralit, të mirës, virtyteve, të lumturisë, të
kuptimi të jetës së njëriut etj. Etika e Aristotelit fillon nga njeriu i rëndomtë, qytetari mesatar e jo
nga njeriu i imagjinuar, nga njeriu ideal. Detyra kryesore e etikës në praktikë, është aftësi e
qytetërimit që të veprojë dhe të sillet në mënyrë të moralshme dhe të jetë qytetar i mirë. Etika e
Aristotelit është e lidhur ngushtë me politikën, per më tepër, etika është në shërbim të Politikës.
Aristoteli ishte i bindur se nuk mund të kishte shtet të drejtë e të mirë, nëse qytetarët e tij nuk do
të ishin të moralshëm dhe të aftë që t’i kryenin detyrat e tyre si pjesëtarë të bashkësisë shtetërore.
Në etikën e Aristotelit arsyeja, teoria dhe sjelljet, praktika janë të lidhura ngushtë midis tyre dhe
gjenden në një unitet të pandarë. Nëse në teori thuhet një gjë, kurse në praktikë veprohet ndryshe
atëherë është e qartë se me atë rast kemi të bëjmë jo me një teori, por me “fjalë të zbrazëta”

d. Teoria politike e Aristotelit


Aristoteli është njëri nga teoricientët e parë dhe më të njohur të shoqërisë, shtetit dhe politikës.
Veprat e tij janë tepër të rëndësishme për teoritë e shtetit dhe politikës. Teza themelore e Aristotelit,
lidhur me politikën dhe shtetin është se njeriu është “një qenie politike”. Aristoteli natyrën politike
të njeriut bazohet në faktin se njeriu është e vetmja qenie në natyrë, e cila posedon vetëdijë për të
mirën e përgjithshme dhe synon që jetën e vet ta rregullojë sa më mirë, njeriu nuk mund të
gjallërojë ndryshe, veçse brenda bashkësisë shoqërore.
“Ai që nuk mund të jetojë në bashkësi, nuk ka nevojë për askënd, sepse është i vetëmjaftueshëm,
nuk është pjesë e shtetit dhe si i tillë, ështe egërsirë ose perëndi” thotë Aristoteli në veprën e tij
“Politika”.
Sipas Aristotelit shteti, si bashkësi njerëzit e kanë krijuar me qëllim që ta rregullojnë jetën
e tyre sa më mirë dhe me qëllim që të jenë të lumtur dhe të sigurt.

Punuan:
Advan Syla
Prishtinë
Fatlind Azizi
2018

You might also like