Kalle - Zim I Rreme Dhe Shperdorim Detyre Emiljano Nuhu

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 8

Tiranë dt.

/09/2018

KËRKESË

DREJTUAR: Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

KALLËZUES: Taulant Balla, i biri i Kasemit, i datëlindjes 12.08.1977, lindur në


Librazhd, me adresë (për efekt njoftimi) Kuvendi i Shqipërisë, Bulevardi
“Dëshmorët e Kombit” Tiranë.

OBJEKTI: Fillimin e hetimeve dhe regjistrimi i procedimit penal ndaj shtetasit


Lulzim Basha, deputet dhe Kryetar i subjektit politik Partia Demokratike
Shqipërisë, për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës”,
“Kallëzimit të rremë” për kryerjen e një krimi që dihet se nuk është kryer
ose për kryerjen e një krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer atë,
si edhe, krijimi apo publikimi i provave të rreme me qëllim që të bëhen
ndjekje penale, “Fyerjes” së qëllimshme e personit e cila përbën
kundërvajtje penale dhe kur kur kryhet botërisht përbën kundërvajtje
penale, të parashikuara nga nenet 248, 305, 199 dhe 120 të Kodit Penal.

Fillimi i hetimeve dhe regjistrimi i procedimit penal ndaj shtetasit


Emiljano Nuhu, me adresë Komisariati i Policisë Berat, Drejtoria
Vendore e Policisë Berat (sipas vendit të punës), për kryerjen e veprave
penale të “Kallëzimit të rremë” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, të
parashikuara përkatësisht nga nenet 120, 305 dhe 248 të Kodit Penal.

Fillimin e hetimeve dhe regjistrimi i procedimit penal ndaj shtetasit Basir


Çollaku, për kryerjen e veprave penale të “Kallëzimit të rremë” për
kryerjen e një krimi që dihet se nuk është kryer ose për kryerjen e një
krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer atë, si edhe, krijimi i
provave të rreme me qëllim që të bëhen ndjekje penale, “Fyerjes” së
qëllimshme e personit e cila përbën kundërvajtje penale dhe kur kur kryhet

1
botërisht përbën kundërvajtje penale të parashikuar në nenin 305, 119 dhe
120 të Kodit Penal.

BAZA LIGJORE: Neni 283 i Kodit të Procedurës Penale, neni 119,120, 248 dhe 305 të Kodit
Penal.

Z.Prokuror!

Në lidhje me të kallëzuarin prej meje , deputeti Lulzim Basha.

Në vijim, ka dalë në orët e pasdites së datës 26.09.2016 deputeti i kallëzuar prej meje Lulzim
Basha, i cili pa kryer asnjë verifikim, me dashje direkte, ka përsëritur të njëjtat akuza duke
cënuar kështu interesat e ligjshme të miat dhe të shtetit njëkohësisht, që në rastin konkret kanë të
bëjnë me hetimin e plotë dhe transparent të një vepre penale, nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor
Krujë.

….pjesë nga deklarata për shtyp e kryetarit të PD, Lulzim Basha

“Mbi të gjitha ky është një krim shtetëror, ndaj para drejtësisë duhet të dalë jo vetëm
sadisti çnjerëzor Rexhep Rrahja, por edhe pushtetarët që i dhanë mbrojtjen shtetërore
kriminelit: Rrahman Rrahja, Artur Bushi dhe Taulant Balla, ky i fundit një politikan
bandit i zhytur në botën e krimit.

Së bashku me ta, para drejtësisë duhet të dalin të gjithë drejtuesit e policisë dhe të
prokurorisë që braktisën ligjin, detyrën dhe qytetaren e pafajshme, veçanërisht ata që
përndoqën, larguan dhe kërcënuan dhe bënë plane për ta eliminuar nënkomisarin
Emiljano Nuhu që u përpoq të luftonte krimin.

Ky krim i rëndë kundër njeriut, i mundësuar dhe mbrojtur nga funksionarët më të lartë të
shtetit është këmbana e alarmit për të gjithë shoqërinë se tashmë jetët e çdo kujt janë të
rrezikuara nga kriminelët e rrugës që mbrohen nga kriminelët e shtetit.”

Në vijim, po në të njëjën datë, institucioni i Policisë së Shtetit, ka dalë me një deklaratë zyrtare
në të cilën hidhen poshtë si të rreme, të gjitha sa kanë pretenduar publikisht dhe institucionalisht
të kallëzuarit prej meje Deputeti Lulzim Basha dhe Emiljano Nuhu.

Sipas deklaratës së Policisë së Shtetit, në momentin e kryerjes së veprimeve të para hetimore,


shoqërimit të të kallëzuarit Rexhep Rrahja dhe në gjithë veprimet e para hetimore, i kallëzuari

2
prej meje Emiljano Nuhu, nuk ka qenë fare prezent dhe as ka kryer ndonjë veprim hetimor në ato
ditë, por këto veprime janë kryer nga oficeri tjetër i policisë, shtetasi Gentian Çitozi.

Pra Emiljano Nuhu as ka qenë prezent në ato momente dhe as ka marrë urdhër apo kryer ndonjë
veprim ndaj të kallëzuarit Rexhep Rrahja dhe si rrjedhojë as ka patur mundësi që ngjarjet të
rrjedhin ashtu sikundër janë përshkruar nga i kallëzuari.

Në lidhje me kallëzimin ndaj Emiljano Nuhu.

Unë kallëzuesi Taulant Balla, në datën 25 Shtator 2018, kam marrë dijeni se i kallëzuari
Emiljano Nuhu, me detyrë specialist për krimet në Komisariatin e Policisë Berat, në Drejtorinë
Vendore të Policisë Berat, ka referuar në formën e kallëzimit penal, disa fakte dhe ngjarje
tërësisht të pavërteta dhe në kufijtë e filmave thriller, në të cilat ai deklaron se jam përfshirë unë
personalisht, së bashku me persona të tjerë.

Po të njëjtat fakte, janë referuar nga ana e tij edhe tek Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,
Presidenti i Republikës, Kryeministri dhe Prokurorja e Përgjithshme, në formën e një kërkese për
lirimin e menjëhershëm nga Policia e Shtetit.

Për të njëjtat fakte, deputeti dhe kryetari i subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë,
pasditen e së njëjtës ditë ka dalë në një konferencë për shtyp duke artikuluar publikisht, fjalë për
fjalë, të njëjtat akuza të pavërteta dhe të trilluara ndaj meje.

Kështu, rezulton se i kallëzuari prej meje Emiljano Nuhu, në periudhën 15.09.2017 – 15.08.2018
ka punuar si specialist për krimet në Stacionin e Policisë Fushë-Krujë, në Komisariatin e Policisë
Krujë, Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Gjatë ushtrimit të detyrës i kallëzuari prej meje, sikurse ai deklaron, pretendon se është marrë me
hetimin e një ngjarje kriminale të kallëzuar prej një shtetaseje me emrin Xhisiela Maloku kundër
shtetasit Rexhep Rraja. Që të dy shtetas shqiptarë, me të cilët unë nuk kam asnjë njohje.

Shtetasi Rexhep Rraja është djali i deputetit të Partisë Socialiste të Shqipërisë z. Rrahman Rraja.

Sipas të kallëzuarit Emiljano Nuhu, është krijuar dyshimi se faktet e referuara prej Xhisiela
Maloku kundër shtetasit Rexhep Rraja mund të jenë të vërteta. Sipas tij prokurorja e cështjes
Mirela Kapo, e ka urdhëruar të kallëzuarin prej meje të kryejë arrestimin e shtetasit Rexhep
Rraja, aty në vend, në seancën e marrjes në pyetje.

Deri në këtë moment të referimit të ngjarjes nga i kallëzuari prej meje, unë si kallëzues nuk kam
pretendime për fakte të vërteta apo të pavërteta, pasi figura dhe integriteti im nuk cënohet. Nuk
është se kam qënë në dijeni të ndonjë kallëzimi apo procedimi penal për sa më sipër.

3
I kallëzuari Emiljano Nuhu më pas ka vazhduar me pretendimet e tij dhe në shpërdorim të
detyrës, ka kryer veprime dhe kallëzim të rremë ndaj meje duke më atribuuar mua si
person kryerjen e veprimeve kriminale në bashkëpunim, kur ai deklaron faktet si më
poshtë:

1. Ai (pra Rexhep Rraja), ka marrë në telefon babain e tij deputetin Rrahman Rraja dhe për
30 minuta aty ka ardhur deputeti i Partisë Socialiste z. Rrahman Rraja, i shoqëruar me
Kryetarin e Partisë Socialiste të Bashkisë Krujë Z.Artur Bushi, me deputetin e Partisë
Socialiste të Elbasanit z. Taulant Balla (këta persona janë zyrtarë të Partisë Socialiste)
dhe kanë qenë të shoqëruar nga rreth 10 persona të tjerë që ishin të armatosur.

2. Shtetasit e lartpërmendur (ndër ta edhe unë, kallëzuesi) janë futur në zyrën time dhe dy
punonjës policie aty brenda janë larguar me urdhërin e deputetit Rrahman Rraja, për
shkak se kishim punë.

3. …ata (pra edhe unë kallëzuesi) më janë drejtuar me fjalët: bëje provë ta arrestosh por nuk
del i gjallë nga zyra dhe të gjithë dokumentacionin që ke bërë zhduke, se po nuk e zhduke
do të të zhdukim ty.

4. …Xhelal Rraja ka nxjerrë pistoletën dhe ma ka vënë në kokë duke më thënë: nuk do bësh
asnjë veprim se të hodha trutë në erë. Në zyrë ishte prezent gjatë kohës që unë kisha
pistoletën në kokë, deputeti z. Taulant Balla, z. Rrahman Rraja, Z.Artur Bushi, dhe me
ironi kanë thënë (pra të katërt ne) që hiqe pistoletën nga koka e oficerit se është djalë i
mirë e nuk i bën këto gabime. Më pas ata ( pra edhe unë kallëzuesi) kanë dalë nga zyra
ime dhe kanë shkuar në katin e parë tek zyra e oficer Gentjan Çitozi, të cilin deputeti
Rrahman Rraja e ka mik shtëpie.

5. Deputeti Taulant Balla është deputet i Partisë Socialiste të Elbasanit dhe drejton grupin
kriminal të Suel Çelës. Ky grup kriminal e ka qendrën në Elbasan, është shumë i
fuqishëm në Shqipëri dhe merret me trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, me
marrjen e tenderave në mënyrë të jashtëligjshme, merret me vendosjen e gjobave
kryesisht në qytetin e Elbasanit. Vitet e fundit pjesëtarët e këtij grupi kriminal kanë bërë
disa vrasje në qytetin e Elbasanit dhe të Shkodrës.

6. Në një moment Policia e Elbasanit në vitin 2007, shoqëroi Suel Çelën dhe dhëndrin e
Kryetarit të Bashkisë Elbasan Qazim Sejdini. Suel Çela në kohën që ka qenë në makinën
e policisë ka telefonuar deputetin Taulant Balla dhe i ka thënë: çfarë i ke këta polica që
ke emëruar në Drejtorinë e Elbasanit? Disa ditë më vonë janë shkarkuar 11
(njëmbëdhjetë) oficerë madhorë në këtë drejtori. Ky deputet (pra unë kallëzuesi) është
shoku i ngushtë i deputetit të Krujës, Rrahman Rraja.

4
7. Nga informacionet që kam marrë në rrugë operative, këta persona (pra edhe unë) ishin
acaruar shumë për arsye që këto publikime në gazeta dhe në portalet online i dëmtonin
politikisht dhe ishin shprehur që do ta rregullojmë këtë oficerin Emiljano Nuhu.

8. …këta persona (pra edhe unë kallëzuesi) janë shumë të rrezikshëm, të përkrahur nga
pushteti, kanë mundësi që të më vrasin…

Të gjitha këto veprime, i kallëzuari prej meje, ia ka njoftuar prokurorisë dhe policisë, veprim i
cili në kuptim të neneve 280, 281 të K.Pr.P, përbën kallëzim penal, pavarësisht emërtimit të
shkresës që përcjellë informacionin.

Pavarësisht kësaj, i kallëzuari prej meje ka paraqitur kallëzim penal në Komisariatin nr.6 në
Tiranë.

Në lidhje me kallëzimin ndaj Basir Collakut.

Ky shtetas, në lidhje me ngjarjen e referuar nga të kallëzuarit e tjerë, Lulzim Basha dhe Emiljano
Nuhu, ka vijuar me përhapjen e informacioneve, fakteve dhe ngjarjeve të pavërteta në lidhje me
implikimin tim në ngjarje. I kallëzuari shprehet si mëposhtë:

“Bëj apel që të merret në mbrojtje. Sepse ata që e kanë kërcënuar janë ende të lirë.
Pistoletat i ka ende trup. Nuk mund të merret për bazë deklarata e sotme e saj në TV por
deklarata që ka bërë para disa muajsh në polici”

“Kjo vajzë është ish e dashura e djalit të deputetit të PS Rrahman Rraja. Dhe një
marrëdhënie drejt fundit ka ardhur në rrethana të ndryshme. Këtu ka nisur kanosja, që
Rexhepi nuk e linte të ndaheshin. Kallëzimet janë në polici. Vajza ka shkuar të kallëzojë
dhunën e ushtruar. Nga kqyrja rezulton që është ushtruar dhunë fizike mbi të dëmtuarën.
Më pas në 21 Korrik e kanë marrë forcërisht në banesë, e çuan në komisariatin Nr. 6 e
detyruan të tërheqë kallëzimin për dhunë.
Ajo bëri tërheqje më datë 21, sepse ishte me pistoletë në kokë. Më datë 22 shkoi sërish
për të kallëzuar. Shumica e oficerëve njoftonin babain. Nga komisariati Nr.6 çështja
përcillet në komisariatin e Krujës. Në shërbim ndodhej nënkomisar Nuhu. Thirri të
dyshuarin dhe ka thënë se djali nuk pranon të japë shpjegime. Dhe prokurorja i ka thënë
që duhet ta ndalosh djalin e deputetit. Pasi kanë bërë njoftimin, djali u ndalua. Në zyrën
e Nuhut ka shkuar në komisariat babai, kryetari i Bashkisë dhe deputeti Tualant Balla.
Djali është me precedent penal”, tha gazetari Çollaku
(http://opinion.al/opiniongazetari-dokumente-per-perdhunimin-e-vajzes-nga-djali-i-
deputetit/(

Në vlerësimin tim, veprimet e mësipër përbëjnë konsumin të plotë të të gjithë elementëve


objektive dhe subjektivë të veprave penale për të cilat unë e kam kallëzuar atë.

5
Arsyetimet e bëra më sipër, vlejnë edhe për rastin ndaj të kallëzuarit Collaku.

Ky shtetas, me dashje të drejtpërdrejtë ka përhapur informacione të pavërteta mbi ngjarje që nuk


kanë ndodhur dhe të cilat kanë cënuar rëndë dinjitëtin dhe personaliteti tim. Janë kryer me
qëlliminj e vetëm që ndaj meje të fillojë ndjekja penale

Sa më sipër, për sa më përket mua si kallëzues, nën përgjegjësinë time të plotë ligjore,
deklaroj se faktet, rrethanat apo situatat të cilat i kallëzuari prej meje i ka referuar si të
tilla, janë tërësisht të pavërteta dhe nuk kam aspak dijeni për asnjërin prej tyre. Janë fakte
dhe ngarje të referuara me qëllim që ndaj meje të fillojë ndjekja penale nga organi i
prokurorisë.

Janë përhapje e informacioneve që dihen që janë të rreme dhe të tilla që cënojnë nderin
dhe dinjitetin e personit tim. Dhe jo vetëm mua, por kanë sjellë shqetësime edhe në rrethin
tim familjar dhe shoqëror.

Kështu, për ngjarjet që referohen se kanë ndodhur për pengimin e hetimeve ndaj shtetasit Rexhep
Rraja, nuk kam asnjë dijeni dhe nuk kam qenë i pranishëm në asnjë moment në Komisariat
sikurse referohet nga i kallëzuari Emiljano Nuhu dhe të amplifikuara nga i kallëzuari tjetër
Lulzim Basha. Unë personalisht nuk e njoh këtë shtetas dhe nuk mbaj mend qoftë edhe ta kem
takuar në zhvillimin e ndonjë ngjarjeje publike gjatë ushtrimit të punës sime si deputet apo si
anëtar i partisë.

Në kohën kur pretendohet prej të kallëzuarve prej meje se unë së bashku me persona të tjerë të
armatosur, kemi shkuar në Komisariatin e Policisë Krujë, ku kemi kërcënuar etj etj, unë kam
patur këtë axhendë:

19 Korrik 2018 - 0ra 10.00 Kuvendi i Shqipërisë seancë plenare


Ora 17.00 Elbasan Inspektim punimesh në Bashkinë Elbasan për Hapjen e kanaleve kulluese së
bashku me drejtuesit e Bashkisë Qazim Sejdini, Roland Sina etj.

Ora 19.00 Kam qenë në Librazhd bashkë me bashkëshorten dhe vajzën e vogël.
Ora 20.30 Kam qenë në Pogradec me familjen e bashkëshortes të cilët ishin atje në një shtëpi me
qera për pushime.

Prej datës 19 Shtator deri më datë 22 Shtator kam qëndruar në Pogradec në shtëpinë e marrë
me qira, në Qendër të qytetit Pogradec pak metra nga Gjykata e Rrethit Pogradec. Gjatë këtyre
ditëve kam frekuentuar plazhin duke takuar miq të ndryshëm, të cilaët duhen marrë për të dhënë
deklarimet e tyre. Jam kthyer në Tiranë rreth orës 20.00 të datës 22 Korrik.
Për faktet e tjera, që unë, sipas të kallëzuarit Emiljano Nuhu,

6
- drejtoj grupin kriminal të Suel Çelës;
- që kryejmë vepra kriminale të ndryshme;
- që shkarkojmë nga puna policë apo grup policësh;
- që jam i rrezikshëm dhe kam mundësi ta vras;

deklaroj që janë fakte të pavërteta dhe nuk kanë asnjë lidhje me mua si person, përbëjnë shpifje
të pastër me qëllim në vetvete për të cënuar nderin dhe dinjitetin e personit tim.

Kështu, në vlerësimin tim të kallëzuarit prej meje kanë konsumuar të gjithë elementët objektivë
dhe subjektivë të veprës penale të “Kallëzimit të rremë’ dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Për asnjë nga ngjarjet e referuara prej të kallëzuarve, unë nuk kam dijeni dhe nuk kam qenë
pjesëmarrës dhe as i pranishëm në ndodhjen e tyre. Kështu, i kallëzuari Emiljano Nuhu me dijeni
të plotë dhe me qëllim kriminal i ka referuar ato fakte në organin e policisë me qëllim të
drejtpërdrejtë fillimin e ndjekjes penale ndaj meje.

Unë si kallëzues jam i hapur për të bashkëpunuar në çdo moment që të më kërkohet, duke vënë
në dispozicion çdo lloj prove që unë posedoj në lidhje me sa parashtrova më sipër.

Duke qënë kështu, unë kallëzuesi Taulant Balla, nga Prokuroria e pranë Gjykatës së rrethit
Gjyqësor Tiranë kërkoj:

1. Pranimin e kallëzimit penal;


2. Fillimin e hetimeve dhe regjistrimi i procedimit penal ndaj shtetasit Lulzim Basha,
deputet dhe Kryetar i subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë, për kryerjen e
veprave penale të “Shpërdorimit të detyrës”,“Kallëzimit të rremë” për kryerjen e një
krimi që dihet se nuk është kryer ose për kryerjen e një krimi nga një person që dihet se
nuk e ka kryer atë,si edhe, krijimi apo publikimi i provave të rreme me qëllim që të bëhen
ndjekje penale, “Fyerjes” së qëllimshme e personit e cila përbën kundërvajtje penale dhe
kur kur kryhet botërisht përbën kundërvajtje penale, të parashikuara nga nenet 248, 305,
199 dhe 120 të Kodit Penal..
3. Fillimi i hetimeve dhe regjistrimi i procedimit penal ndaj shtetasit Emiljano Nuhu, me
adresë Komisariati i Policisë Berat, DrejtoriaVendore e Policisë Berat (sipas vendit të
punës), për kryerjen e veprave penale të “Kallëzimit të rremë” dhe “Shpërdorimit të
detyrës”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 120, 305 dhe 248 të Kodit Penal.

4. Fillimin e hetimeve dhe regjistrimi i procedimit penal ndaj shtetasit Basir Çollaku, për
kryerjen e veprave penale të “Kallëzimit të rremë” për kryerjen e një krimi që dihet se

7
nuk është kryer ose për kryerjen e një krimi nga një person që dihet se nuk e ka kryer atë,
si edhe, krijimi i provave të rreme me qëllim që të bëhen ndjekje penale, “Fyerjes” së
qëllimshme e personit e cila përbën kundërvajtje penale dhe kur kur kryhet botërisht
përbën kundërvajtje penale të parashikuar në nenin 305, 119 dhe 120 të Kodit Penal.

KALLËZUES

Tulant Balla

You might also like