Drejtoria e ALUIZNI-t, Vlorë ka publikuar listën me 290 pronarët që kanë gati lejen në këtë qark. Bëhet fjalë për leje të nxjerra gjatë muajve të fundit. “Vetëdeklaruesit që kanë emrin në listë duhet të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t, të qytetit ose rrethit ku ndodhen me dokument identifikimi për tërheqjen e lejes së legalizimit. Për të gjithë vetëdeklaruesit e tjerë që nuk figurojnë në këtë listë ju informojmë se nga ana e ALUIZNIt po punohet në mënyrë intensive për pajisjen e tyre me leje legalizimi”, bën të ditur Drejtoria e ALUIZNI-t. Përfituesit duhet të tërheqin lejen e legalizimit dhe më pas presin që Agjencia e Legalizimeve të ndjekë procedurën për pajisjen e tyre me certifikatën e pronësisë.
Tapia
Procedurat për marrjen e tapisë janë ndjekur nga ALUIZNI, i cili dorëzon dosjen e plotë në Hipotekë, por përfituesit duhet të shkojnë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të aplikojnë për tapinë. Pas ndryshimeve të fundit ligjore qytetari do të marrë një kopje për të vërtetuar mbarimin e procesin të legalizimit, por gjithë procedura vijuese për regjistrimin në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme do të bëhet nga Agjencia. Ndërkohë që sipërfaqja e parcelës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë, nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m².