Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 25

Rregullimi i tokave

KOMASACIONI

LIGJERATAT

Viti shkollor 2014/2015 Page 1


Rregullimi i tokave

Permbajtja:

1. Hyrje ne komasacion dhe historiku

1.0 Pregaditja dhe procedura per korrigjimin e pronesise dhe perpunimi i


elaboratit te komasacionit sipas gjendjes para komasacionit

1.1 Pregaditjet e para

1.1.1. Listat e pronave


1.1.2 Regjistrimi i parcelave
1.1.3 Kopja e planit kadastral
1.1.4 Lista alfabetike (abece) e pronareve
1.1.5 Lista e shtepive
1.1.6 Regjistri kadastral i parcelave
1.1.7 Certifikata e pronesise
1.2 Reambulimi teknik
1.3 Vleresimi i tokes
1.3.1 Klasifikimi i tokes ne klasa vleresuese
1.3.2 Inqizimi i tokes se vleresuar

2.0 Punet preliminare tekniko-Gjeodezike


2.1 Percaktimi dhe vendosja e kufinjeve te mases (grumbullit) te
komasacionit
2.2 Metoda ortogonale per vendosjen e kufirit te mases (grumbullit) te
komasacionit
2.3 Metoda polare per vendosjen (percaktimin) e kufinjeve te mases se
komasacionit
2.4 Metoda e poligonit
2.5 Rrjeti trigonometrik poligonal dhe nivelues
2.5.1 Kerkimi i pikave trigonometrike
2.5.2 Projekti i rrjetit poligonal

3.0 Projekti i komasacionit


3.1 Korigjimi i kufinjeve te mases se komasacionit

4.0 Punimet perfundimtare

Viti shkollor 2014/2015 Page 2


Rregullimi i tokave

1. Hyrje ne komasacion dhe historiku

Komasacioni (Konsolidimi, grumbullimi) i tokës është nje operacion agro-teknik, i cili


qëllim kryesor e ka grumbullimin e pronave te shperndara te disa familjeve ne nje teresi te
vetme. (Novolet Commasatio, nga Lat. com sa i massa - Grumbulli ). Komasacioni eshte
parakusht themelor per aftesimin, si te sektorit privat te bujqesise poashtu edhe
organizatave bujqesore per nje prodhim me rentabil.

Pervec kesaj, ne proceduren e komasacionit ose ne lidhje me te, kryhen edhe nje sere
kerkesash tjera te natyres teknike dhe juridike, sic jane rikuperimi i tokes, rregullimi i
rrugeve, rregullimi dhe sanimi i lagjeve, rregullimi i statusit te pronesise, zhvillimi i
operateve te reja kadastrale, etj.

Komasacionet e para jane te njohura ne Bavari, ne mesin e shekullit XVI. Gati se ne te


njejten kohe jane kryer komasacionet ne Angli, ne lidhje me gezimin e te drejtes per
kullosa te medha.

Ne France eshte i njohur rasti i komasacionit afer Dizhonit, ne vitin 1702.

Suedezet te frymezuar me shembullin anglez, miratuan (nxorren) ligjin e pare per


komasacionin e tokes ne vitin 1749.

Ne Gjermani ligji i pare Bavarez u miratua ( nxorr) ne vitin 1861, ndersa para luftes se vitit
1938, ne lidhje me ndertimin e autostradave, ligji i cili eshte bazuar per tere territorin e
Gjermanise se paraluftes.

Edhe ne Rusine e paraluftes, ne periudhen prej vitit 1906 deri ne vitin 1914, eshte bere
komasacioni i siperfaqeve te medha te tokave bujqesore.

Para luftes se dyte boterore komasacioni eshte zbatuar gati se ne te gjithe shtetet e
Evropes, ndersa ne shume nga keto shtete edhe tani zbatohet ( Gjermania Perendimore,
Franca, Holanda, Italia, etj.).

Arsyet që kushtezojne procesin e komasacionit të tokës mund të jenë të ndryshme:

-shperndarja (copezimi) i tokes

-rrjeti rrugor i manget dhe i dobet

-caktimin e kultures se sakte ne tokat e elaboruara (studijuara)

-uzurpimet e ndryshme

-risanimi i fshatrave

-kanalizimi (asanimi, evitimi i faktoreve johigjienik) i fshatrave

-ndertimi i rrugeve te medha qe jane ne interes te pergjithshem

Viti shkollor 2014/2015 Page 3


Rregullimi i tokave

-kryerja e punimeve te medha hidro-teknike

-kullimi i detajuar i kenetave dhe rregullimi i regjimit te ujrave nentokesore

Punet ne komasacionin e tokave mund te ndahen ne 4 grupe:

1. Parapregatitjet dhe procedura per korrigjimin e pronesise, si dhe perpunimi i


elaboratit te komasacionit simbas gjendjes para komasacionit te tokes.
2. Pergatitja tekniko-gjeodezike.
3. Projekti i komasacionit.
4. Piketimi i projektit te komasacionit dhe ndarja e mases se komasacionit.

Duke supozuar se jane te njohura normat ligjore dhe organet themelore per zbatimin e
komasacionit ne baze te ligjit ne kete skripte do te prezentohet(elaborohet) pjesa teknike
e puneve te komasacionit.

1.0 Pregaditja dhe procedura per korrigjimin e pronesise dhe perpunimi i


elaboratit te komasacionit sipas gjendjes para komasacionit

Ketu do te prezentohet radhitja e pergatitjeve ne procesin e komasacionit ne rastin kur


komasacioni zbatohet ne tokat ku ekzistojne certifikata e pronesise dhe pjesa grafike
(vektori) parcelave. Nese komasacioni zbatohet ne regjionet ku keto elemente nuk jane,
ateher kjo procedure do te jete ndryshe.

Per kryerjen(ekzekutimin) e komasacionit te tokes te nje territori, eshte e nevojshme qe


per cdo ngaster (parcele) e cila futet ne proceduren e komasacionit te vendoset per:
poziten, madhesine dhe pronarin faktik. Per kete qellim perdoren studimet(elaboratet) e
meparshme (harta kadastrale dhe certifikatat e pronesise).

Gjendja pronesore para komasacionit te tokes, vertetohet ne baze te certifikates se


pronesise, por me kete rast perdoret edhe plani kadastral.

1.1. Pregaditjet e para


Ketu numerohen: regjistrimi i pronave, shenime sa i perket ngastrave (parcelave), kopjet e
planit kadastral, certifikata e pronesise, lista e parcelave, regjistri i shtepive dhe regjistri
alfabetik (abece) i pronareve. Pra grumbullohen te gjitha shenimet e mundshme rreth
tokes e cila hyne ne komasacion.

Viti shkollor 2014/2015 Page 4


Rregullimi i tokave

1.1.1. Listat e pronave


Listat e pronave te perfshira ne komasacion gjinden ne certifikaten e pronesise.

Pershkrimi i pronave behet ne nje formular te vecante te quajtur “Lista e pronave“, dhe
aty futet vetem e gjendja e fundit aktuale qe eshte ne pronesi, posedim apo ne ngarkese.

Nese certifikata e pronesise ka disa bashkepronar, te gjithe ata duhet te futen


(regjistrohen) me shenjen e sakte te pjeses se bashkepronesise, psh.½, 1/3 , 3/8 , etj.

Nese ekziston ndonjë evidentim per te mitur, per kujdestari, mbikqyrje, shpronesim,
komasacion te tokes, kontest aktual, ne radhe te pare me prioritet te likuidimit, hipoteke
e perbashket, ankand i detyruar, etj., gjithashtu futen ne listen e pronave.

Per ngarkesat ekzistuese shenohet numri i ngarkeses (psh. C-8), sipas të cilit barra
përkatëse eshte regjistruar, mandej viti i regjistrimit, lloji i ngarkesës ne favor te se ciles
ngarkesa eshte regjistruar.

1.1.2. Regjistrimi i parcelave


Per percaktimin e gjendjes pronesore (poseduese), te cilen do ta shohim me vone, pervec
regjistrimit te prones dhe planit kadastral, regjistrimi i parcelave (shenimi i parcelave)
eshte pjesa me e rendesishme e elaboratit. Perbehet ashtu qe, nga regjistri kadastral
(certifikata e pronesise) i parcelave ne formularin e caktuar per kete qellim, shenohen me
radhe te gjithe numrat e parcelave te nje zone kadastrale, gjegjesisht te nje komasacioni.
Lista e parcelave e formuluar ne kete menyre mundeson qe ne menyre te thjeshte te
gjendet secila parcele per te cilen eshte i njohur numri kadastral.

Nga regjistri kadastral (certifikata e pronesise) , per cdo parcele shenohet plani kadastral
ne te cilin parcela eshte e paraqitur si dhe numri kadastral ne te cilin parcela eshte e
regjistruar.

Te dhenat tjera, siq jane: emri dhe mbiemri i pronarit, siperfaqja e parceles, kultura dhe
klasa, regjistrohen ne listen e parcelave te cilat tani me jane regjistruar ne certifikaten e
pronesise

Nese jane shume bashkepronar, regjistrohet vetem i pari, ndersa per bashkepronaret tjere
shkruhet „ dhe tj.“ qe dmth edhe te tjeret.

Me perfundimin e futjes se te dhenave nga regjistrimi i prones, dhe ateher kur te gjitha
rubrikat jane plotesuar, mblidhet siperfaqja ne listen e parcelave dhe krahasohet me
siperfaqen e zones kadastrale ( komasacioni).

Nese vjen deri te mosperputhje e siperfaqes , duhet te kontrollohen edhe nje here te gjitha
shenimet per te evidentuar mosperputhjen.

Viti shkollor 2014/2015 Page 5


Rregullimi i tokave

1.1.3. Kopja e planit kadastral


Ne planet kadastrale vizatohen te gjitha ndryshimet, qe jane te zbatuara ne certifikaten e
pronesise nese deri ateher nuk jane bere. Pervec kopjeve te planit kadastral, behet edhe
plani shqyrtues(kontrollues, rishikues) i komasacionit, permes zvoglimit te planeve
kadastrale. Planet rishikuese behet ne nje mase 1:5000 ose 1:10 000 , qe mvaret nga
komasacioni dhe nga dendesia e parceles.

1.1.4. Lista alfabetike (abece) e pronareve


Lista alfabetike ose regjistrimi i personave eshte i perbere simbas radhes alfabetike, dhe i
permban emrat e pronareve dhe personave tjere, ne interes te te cileve eshte bere ky
regjistrim. Pervec emrit dhe mbiemrit te personit te regjistruar ceket edhe numri i kopjes
se planit ne te cilen eshte bere regjistrimi i pronesise ose ndonje e drejte tjeter, e cila i
perket atij personi.

Lista alfabetike zakonisht behet per cdo zone kadastrale.

1.1.5. Lista e shtepive


Ne listen e shtepive jane regjistruar te gjitha shtepite, te dhenat personale te pronareve te
shtepive, vendbanimin e tyre(adresen) dhe numrin e shtepise.

Regjistrimi i shtepive behet sipas rrugeve, ndersa rruget regjistrohen simbas radhes
alfabetike.

1.1.5. Regjistri kadastral i parcelave


I permban te gjitha parcelat ne nje zone kadastrale. Per cdo ngaster (parcele) ne regjistrin
e parcelave jane te regjistruara keto te dhena: numri kadastral i planit, vendi i quajtur,
numri i certificates se pronesise, kultura dhe klasa kadastrale, si dhe siperfaqja dhe te
ardhurat kadastrale.

Regjistri kadastral i parcelave mund te shfrytezohet shume mire edhe gjate harmonizimit
te siperfaqes se regjistrit te parcelave me siperfaqen e zones kadastrale.

Viti shkollor 2014/2015 Page 6


Rregullimi i tokave

1.1.7 Certifikata e pronesise


Edhe disa certifikata individuale te pronesise, nganjehere perdoren si elaborate ndihmese
ne zgjidhjen e masave te medha ne komasacion.

Ne nje zone kadastrale cdo pronar (posedues) mund te kete vetem nje certifikate te
pronesise ne te cilen jane te shenuara te gjitha parcelat te cilat i perkasin atij. Vetem ne
rast se dikush e ka pronen e pandare me nje ose me shume persona, ateher ajo prone
regjistrohet ne nje certifikate te pronesise te vecante.

1.2 Reambulimi teknik


Komasacioni i tokes realizohet ne baze te vleresimit te tokes, dmth. te gjitha ngastrat
(parcelat) te nje mase te komasacionit vendosen ne klase vleresuese simbas te ciles
vleresohen dhe percaktohet raporti relativ ndermjet klaseve te tokes.

Per te qene i mundur zbatimi i kesaj cka u tha me larte nevojitet te dihet pozita, siperfaqja
dhe pronari per cdo ngaster te tokes, dhe kjo arrihet permes matjes detale te te gjithe
zones e cila eshte subjekt i komasacionit.

Pasi qe situata ekzistuese ne kadaster shpeshher nuk korrespondon me gjendjen ne terren


(natyre), eshte e nevojshme per te kryer nje procedure te vecante per harmonizimin e
librit te tokes (certifkaten e pronesise) me gjendjen reale (faktike) ne terren.

Procesi me te cilin harmonizohet libri i tokes (certifikata e pronesise) me gjendjen aktuale


te prones , quhet “rishikim teknik”, gjegjesisht percaktimi i gjendjes pronesore.

Harmonizimi behet kryesisht ne zyre, duke i intervistuar (degjuar) pronaret e tokave ne


baze te shenimeve individuale nga regjistri i tokes, gjegjesisht me intervistimin e
pronareve te disa tokave te cilat nuk jane te regjistruara ne regjistrin e tokes.

Thirrjen(ftesen) eshte me se miri per ta organizuar simbas rrugeve (lagjeve) dhe simbas
numrave te shtepive dhe mundesisht qe pala te vjen vetem nje here ne
intervistim(degjim). Pronaret e regjistrit te tokave (certificates se pronesise) , gjegjesisht
poseduesit te cilet banojne jashte zones kadastrale per te cilen udhehiqet procedura ,
ftohen pas degjimit (intervistimit) te atyre qe jane vandas ne ate komune.

1.3.Vleresimi i tokes
Te gjitha tokat ne zonen ne te cilen zbatohet komasacioni perbejne nje teresi-mase, te
ashtuquajtur koamasacion. Fshihen te gjithe kufijte ndermjet parcelave dhe ponave
individuale, ne menyre qe ato te mos jene pengesa per zbatimin e masave teknike si dhe
kerkesave ne lidhje me komasacionin.

Viti shkollor 2014/2015 Page 7


Rregullimi i tokave

Tokat e perfshira ne komasacion jane te ndryshme ne aspektin e pozites, kultures, cilesive


fizike, kimike dhe biologjike, si dhe fuqise ekzistuese te produktivitetit.

Ndarja e pronave per pjesemarresit ne komasacion behet ne baze te vleresimit te tokave.


Cdo pjesemarres fiton nga komasacioni te njejten vlere te tokes te cilen e ka dhene ne
masen e komasacionit.

Vlera e tokes konstatohet me klasifikimin e cdo ngastre (parcele) individuale ne klasen


perkatese te vleresuar , gjegjesisht caktohet raporti i saj relativ.

Vleresimi i tokave eshte unik per tere zonen e komasacionit, dhe duhet te jete e bazuar
dhe e ndergjegjshme, sepse vleresimi eshte puna me e rendesishme ne tere procesin e
komasacionit. Vleresimi i mire dhe i ndergjegjshem i tokes se bashku me pergatitjet tjera
teknike , jane garancion i suksesit te sigurte ne procesin e komasacionit.

Faktoret kryesor te cileve duhet permbajtur gjate vleresimit te tokave ne procesin e


komasacionit jane:

-aftesia produktive e tokes,

-vlera e trafikut (qarkullimit),

- distanca(largesia) nga vendbanimi,

-pozita gjeografike dhe konfigurimi i terrenit.

Aftesia natyrale produktive e tokes mvaret kryesisht nga cilesite pedologjike dhe
mundesia e kullimit.

Vlera e trafikut( lidhjet rrugore) te tokes vjen me shume ne shprehje gjate komasacionit
ne rajonet ndertuese ne fshat, te vreshtat, pemishtet dhe tokat e afta(pjellore) per
kultivimin e kulturave me vlere te vecante.

Largesia e prones, pa marre parasysh kualitetin e rrugeve , cdoher ndikon negativisht ne


ekonomine e perpunimit, dhe cilesite pedologjike te tokes si dhe mundesia per te
rregulluar ujitjen nga te reshurat dhe ujrat nentokesore mbetet nje faktor i madh gjate
vleresimit te tokes.

Duke pasur parasysh poziten e tokes, ndikimin e diellit dhe te eres, lartesine mbidetare,
erozionin e tokes, etj. gjithashtu jane faktore qe ne raste te caktuara duhet marrur ne
konsiderate. Pastaj afersia e pyellit, baza e gjuetise, dhe zonat te cilat jane te ekpozuara
shkatrrimit te te lashtave si dhe rrethanat tjera specifike.

Klasifikimi kadastral nuk merret parasysh gjate veleresimit te tokave, sepse te ardhurat
kadastrale shpesh jane te percaktuara nga elementet te cilat kane karakter kalimtar.

Viti shkollor 2014/2015 Page 8


Rregullimi i tokave

1.3.1.Klasifikimi i tokes ne klasa vleresuse


Te gjitha tokat e nje mase te komasacionit ne teresi verifikohen ne baze te kultures dhe
pozites, cilesive fizike dhe biologjike, si dhe fuqise ekzistuese te produktivitetit, mandej
percaktohet numri klaseve te bonitetit ne te cilat do te mund te klasifikoheshin te gjitha
ngastrat e se njejtes kulture. Per cdo kulture caktohet numri optimal i kategorive te
bonitetit, por jo mbi 8, sepse numer i madh i klasave kerkon pune me te medha teknike.

Per cdo kategori vleresuese zgjedhet modeli i ngastres, si perfaqesues i asaj kategorie qe
ilustron karakterin e seciles klase se bonitetit.

Modeli (ekzemplari) i tokes per secilen klase, per disa kultura, zgjedhen drejteperdrejt ne
terren. Nje toke e tille tipike e bazuar ne analizat pedologjike dhe cilesine e tyre
produktive duhet te percaktohet, dmth. metodat per pershkrimin te tokes model.
Pershkrimi i modelit (ekzemplarit, llojit) te tokes duhet te permbaje te gjitha elementet
ne baze te se cilave behet percaktimi shtese i raportit relativ ndermjet kategorive te
ndryshme.

Pasi qe eshte caktuar numri i kategorive te bonitetit dhe modeli (ekzemplari) i ngastrave,
te gjitha masat e komasacionit te tokes klasifikohen ne katagorite perkatese. Te kjo duhet
te tentohet qe disa faktore, te cilet kane karakter kalimtar nuk vijne si te parat ne shprehje
dhe anasjelltas te miratohen faktoret me domethenie te qendrueshme.

Nese gjate punimeve hasim ne ndonje toke e cila nuk mundet te klasifikohet ne asnje nga
kategorite e parashtruara, atehere per ate toke caktohet klasa dhe modeli i ngastres.

Tokat siq jane rruget, kanalet(gropat), etj. vleresohen ne nje kategori me te ulte se sa tokat
perreth tyre, sepse kthimi (kultivimi) i ndonje kulture te asaj toke eshte e shoqeruar me
kosto te medha te shpenzimeve.

Zonat e ngushta fshatare ( intravilan) si zona ne te cilat parashihet zgjerimi i lagjeve,


vleresohen ne nje klase te larte ne krahasim me tokat perrreth.

Drunjet (pemet) e vecante dhe te mbjellurat tjera ne toke te cilat jane te dobishme,
vleresohet vecmas.

Tokat ne te cilat jane ndertuar objekte banimi, objekte ekonomike ose ndonje objekt
tjeter , nese eshte e mundur, me se miri eshte te ju ndahen pronareve(poseduesve) te
vjeter, sespe ne kete rast ulet vleresimi i atyre objekteve dhe krijohen probleme ne lidhje
me to.

Kur te gjitha tokat e nje mase te komasacionit klasifikohen ne nje numer te caktuar te
kategorive, percaktohet edhe raporti i tyre reciprok. Nese kategorise se pare i jepet vlera e
nejsise nje poen, ateher vlera e njesise se kategorive tjera percaktohet ne raport me
kategorine e pare, dhe ne baze te elementeve te permbajtura ne procesverbal mbi modelin
e ngastrave.

Viti shkollor 2014/2015 Page 9


Rregullimi i tokave

Psh.

1m2 klasa I lavrat vlen 1, 00 vleresimi njesia

1m2 II „ „ 0,80 „ „

1m2 III „ „ 0,65 „ „

1m2 IV „ „ 0,55 „ „

1m2 V „ „ 0,40 „ „

1m2 VI „ „ 0,25 „ „

1m2 VII „ „ 0,15 „ „

1m2 I livadhet „ 0,80 „ „

1m2 II „ „ 0,55 „ „

1m2 III „ „ 0,25 „ „

Nga prezantimi i paraqitur shihet se qe 1m2 i klasit te I te lavres( tokes se lavruar) i


pergjigjet 1,25 m2 tokes se lavruar te kategorise se II, 1, 54 m2 klasit te III te lavres , 1, 82
m2 klasit te IV te lavres, 2,5 m2 klasit e te V te lavres , 4,0 m2 klasit te VI te lavres dhe
6,66 m2 klasit te VII te lavres, dhe 1,25 m2 e klasit te I te livadhit, 2,5 m2 e klasit te II te
livadhit dhe 4,0 m2 e klasit te III te livadhit.

Koeficientet e njesive quhen edhe si koeficientet vleresues, ndersa sherbejne per


percaktimin e vlerave relative te disa tokave (parcelave).

Vlerat relative te parcelave llogariten me kete formule:

V=P.v

Ku:

“V” vlera per njesi te vleresimit

“P” siperfaqja

“v” vlera e koeficientit.

Kur te caktohen vlerat e koeficijentit dhe kur e llogaritmi siperfaqen ne disa klase, mundet
qe per cdo pjesemarres ne komasacion te llogaritet vlera e tokes ne peona, mandej kjo
vlere merret si baze per ndarjen e pronave te reja.

Viti shkollor 2014/2015 Page 10


Rregullimi i tokave

Shembull: Pjesemarresi i ka dhene ne masen e komasacionit 5 ha e 35 ari dhe 20m2 toke


te lavruar dhe livadhe , dhe nga ato:

Klasi i I laver 1 35 75 m2

“ III “ 2 00 25 “

IV “ 3 52 “

VII “ 7 14 “

I livadhe 25 60 “

II “ 1 62 94”

________________________________

Gjithesejt: 5 35 20 m2

Vlerat e tokes se cekur ne njesite e vleresimit vlene::

1 35 75 m2 I klasa lavrat ne poena 13 575.00 njesi vleresuese

2 00 25 m2 III „ „ 13 016.25 „ „

3 52 m2 IV „ „ 193.16 „ „

7 14 m2 VII „ „ 107.10 „ „

25 60 m2 I livadh „ 2 048.00 „ „

1 62 94 m2 II „ „ 8 961.70 „ „

----------------------------------------------------------------------------------

Total: 35 901.65 njesi vleresuese

Te njejten vlere ( 35 901, 65 nj.v.), te zvogluar per vleren e tokave te cilat nga cdo
pjesemarres proporcionalisht iu mirret per objekte te perbashekta ( rruge te reja, kanale,
etj.) , pjesemarresi i komasacionit i merr pas komasacionit.

Menyra e vleresimit te tokave sipas vleres relative mundeson qe me mase te njejte te matet
toka e cila eshte dorezuar per masen e komasacionit dhe toka e cila merret nga masa e
komasacionit. Ne kete menyre perjashtohen veshtiresite dhe parregullsite, te cilat do te
mundnin te krijohen te shembujt e ndonje tjeter metode te vleresimit te tokes.

Viti shkollor 2014/2015 Page 11


Rregullimi i tokave

Llogaritja e vleres ne dy decimale, nuk ka kurrefare domethenje praktike, pervec


kontrollit te lehte te shumes. Rrumbullakesimi ne njesi te plota sjell kursim te madh ne
shkrim.

1.3.2. Inqizimi i tokes se vleresuar


Vleresimin e tokes ne procesin e komasacionit e kryen komisioni te cilin e perben nje
ekspert bujqesor (agronom), kater vleresues nga radhet e pjesemarresve dhe nje ekspert i
gjeodezise.

Roli i ekspertit te gjeodezise ne vleresimin e tokes eshte qe ta keshilloje (ta paralajmeron)


komisionin ne momente te caktuara te natyres teknike, e te cilat jane ne lidhje me
vleresimin, duke pasur parasysh projektin e ardhshem te komasacionit. Kjo natyrisht do te
vjen ne shprehje kur eshte ne pyetje vleresimi i tokes se rajoneve ndertuese dhe zonave te
cilat parashihen per ndertimin e ardhshem, pastaj vleresimi i rrugeve te lena anash (te
paperdorura), kanaleve, etj.

Pervec veprimit direkt ne vleresimin e tokes, gjeodeti i incizon linjat ndermjet klaseve te
ndryshme te bonitetit. Para incizimit te linjave te cilat i tregojne kufinjet e klaseve
(kategorive), eshte mire qe me pllug (traktor) te shenohen keto linja, sepse ne kete menyre
pjesemarresve te interesuar ju mundeson njoftimin direkt te vleresimit te tokes (terrenit).

Mvaresisht nga saktesia e kerkuar, vleresimi mund te incizohet ne rrjetin poligonal ose
me matjen e parcelave ekzistuese.

Nese ekzistojne ne mase te mjaftueshme plane te sakta kadastrale, incizimi eshte shume i
thjeshte, me matjen nga kufiri i disa parcelave. Ne kete rast behet skica e incizimit ne
kopjet e planit kadastral, ne te cilin shenohen linjat e klaseve(kategorive) dhe shenohen te
dhenat e matjes. Kjo menyre e incizimit te vleresimit arsyetohet ne zonat me parcelizim te
madh dhe per tokat me pak diference ne vleren e klasave (kategorive) te vecanta.

Kur kerkohet saktesi me e madhe, gjegjesisht kur behet fjale per parcela te vogla dhe
diferencen e madhe ndermjet disa klasave, vleresimi incizohet me metoden polare dhe
ortogonale ne rrjetin poligonal.

Vemendje e vecante duhet ti kushtohet incizimit te siperfaqeve jopjellore, kur ata gjenden
ne mesin e klasave te larta, sepse atehere dallimi ne vleresimin e tokave te permendura
eshte i madh.

Pas incizimit, rezultatet e vleresimit vendosen ne planet kadastrale te reambuluara, per te


cilat llogariten vlerat relative te disa parcelave para komasacionit.

Viti shkollor 2014/2015 Page 12


Rregullimi i tokave

2. PUNET PRELIMINARE TEKNIKO-GJEODEZIKE


Per perpilimin e projektit ideor dhe projektit kryesor te komasacionit si dhe projektit per
rindarjen (komasacionin) e pronave te reja, duhet te behen pergatitje te gjera (te medha)
tekniko-gjeodezike , siq jane:

-percaktimi dhe vendosja e kufinjeve te mases (grumbullit) te komasacionit,

-zbulimin dhe plotesimin e rrjetit trigonometrik dhe nivelues,

-krijimin e planeve te reja dhe skicave te detajuara,

-incizimin e intravilanit (fshatit),

-incizimin e ekstravilanit (tokes bujqesore)

2.1 Percaktimi dhe vendosja e kufinjeve te mases (grumbullit) te


komasacionit
Me procesin e komasacionit mund te perfshihet nje pjese e rrumbullaksuar e tokes se nje
zone kadastrale ose komplet nje zone kadastrale, shume zona kadastrale ose pjese te tyre,
nese kete e kushtezojne arsyet teknike, ekonomike ose ndonje arsye tjeter.

Percaktimi i kufinjeve te mases (grumbullit) te komasacionit, bazohet ne skicimin e


linjave kufizuese ne planet kadastrale, gjegjesisht aplikimin e tyre ne toka (terren).

Komasacioni zbatohet me se shpeshti ne zonat kadastrale edhe ate individualisht ose ne


shume zona kadastrale ne te njejten kohe. Rralle here behet komasacioni i vetem disa
pjeseve te nje zone kadastrale. Komasacioni komplet i nje zone kadastrale kryesisht behet
ne terrenet e rafshta, ne tokat pjellore, ndersa qellimi i tij eshte permiresimi i tokave
bujqesore si dhe modernizimi i prodhimtarise. Pjese te zonave kadastrale
komasacionohen ne terrene me kultura te ndryshme, ne fusha te vogla, ne lugina te
lumenjve, dhe nese komasacioni lidhet me ndertimin e ndonje objekti te madh ( vije
hekurudhore (binareve), kanaleve, etj.

Vendosja e kufinjeve te mases se komasacionit behet ne piketimin e kufinjeve te zones


kadastrale, gjegjesisht te mases se komasacionit.Shpesh herë kjo mund të jetë shumë e
komplikuar, veçanërisht në rastet kur vijat kufitare nuk shkojnë neper disa objekte të
përhershme, siç janë rrugët, perrenjet, digat etj., ndersa ne planet kadastrale nuk janë
implementuar ndryshimet që kanë ndodhur ne terren.

Nëse vija kufitare në natyrë nuk eshte e materializuar,duhet qe ne terren te krijohet


(vendoset), sipas të dhënave të marra nga hartat e vjetra kadastrale dhe anasjelltas, dhe
pasi te vendoset ne terren, ajo duhet qe ne baze te te dhenave te incizimit te shenohet ne
hartat kadastrale.

Viti shkollor 2014/2015 Page 13


Rregullimi i tokave

2.2 Metoda ortogonale per vendosjen e kufirit te mases (grumbullit) te


komasacionit

Figura 1

Pikat poligonale A, B, C vendosen pergjate linjes se kufirit ashtu qe per vendosjen


(percaktimin) e pikave kufitare 1,2,3,4,5,….., mund te aplikohet metoda ortogonale e
piketimit. (figura 1).

Ne planet kadastrale shenohen pikat poligonale A, B , C, e nese behet fjale per sistemet e
ndryshme te koordinatave, paraprakisht transformohen koordinatat e tyre. Nga pikat
kufitare 1,2,3,4 dhe 5 leshohen normal ne lidheset e poligonit A dhe B, dhe ne baze te
apscisave te lexuara x dhe ordinatave y piketohet linja kufitare ne terren.

Nese per vendosjen e kufinjeve shfrytezohen pikat identike konstante, procedura eshte e
njejte sikurse te pikat poligonale.

Nese deshirohet te arrihet saktesi me e madhe se ajo grafike, do te zbatohet menyra


grafiko-analitike ose analitike per percaktimin e elementeve te piketimit.

2.3 Metoda polare per vendosjen(percaktimin) e kufinjeve te mases se


komasacionit

Figura 2

Viti shkollor 2014/2015 Page 14


Rregullimi i tokave

Ne terrenet ku rrjeti poligonal per shkak te ndonje arsye nuk eshte e mundur ti ofrohet
detajit, shfrytezohet metoda polare e piketimit. Nga koordinatat e lexuara ose te
llogaritura te pikave thyerese 1,2,3,…., dhe ne kooordinatat e pikave poligonale llogariten
kendet e drejtimit Ni (B-A). Ni (B-1), Ni (B-2), ....., dhe gjatesite d 1, d 2, d 3, ..... Kendet α 1,
α 2, α 3 ,….. fitohen si ndryshim i kendeve te drejtimit (figura 2). Ne baze te ketyre
elementeve (kendi, gjatesia) me ndihmen e instrumentit dhe metershiritit piketohen pikat
e cekura kufitare. E njejta procedure eshte edhe per te gjitha stacionet tjera, ndersa pas
piketimit gjithsesi kontrollohen gjatesite ndermjet pikave te caktuara te cilat jane te
piketuara.

2.4 Metoda e poligonit


Nese jane te njohura pikat e skajshme poligonale A dhe B (figura 3), duhet te piketohen
pikat tjera poligonale 1,2,3,4 dhe 5. Prej koordinatave te llogaritura ose te lexuara te
pikave poligonale llogariten kendet e drejtimit dhe gjatesite ne mes tyre. Kendet thyese β
fitohen me formulen:

Figura 3

3.1

Per shkak te gabimeve gjate matjes dhe gabimeve tjera, poligoni i piketuar A – 1-2-3-4-5-
B pike per pike, ne fund nuk do te vjen ne piken B, por do te vjen dikund ne afersi te pikes
B, e cila nga pika B devijon per madhesine f B . Devijimet e pikave tjera f B llogariten me
formulen:

Viti shkollor 2014/2015 Page 15


Rregullimi i tokave

dn
f n= ------ x f B …………………………………. 3.2
D

Ku : “ D ” eshte gjatesia e pergjithshme e rrjetit


“ d n “ eshte gjatesia nga fillimi i rrjetit deri ne piken n.

Madhesite e fituara f n futen ne pikat 1,2,3,4 dhe 5 ne menyre paralele me pikat lidhese
BB` dhe ne kete menyre permiresohet piketimi i poligonit A-1-2-3-4-5-B.

2.5 Rrjeti trigonometrik, poligonal dhe nivelues

Baze per te gjitha punet gjeodezike dhe hidroteknike eshte trinagulacioni i rendit te IV
dhe nivelmani teknik. Gati se ne tere territorin e shtetit tone eshte bere triangulimi i
rendit te I, II dhe III, ndersa triangulimi plotesues i rendit te III dhe IV eshte bere
pjeserisht. Njejte eshte bere edhe nivelmani i rendeve te larta.
Triangulimin e rendit te III plotesues dhe rendit te IV, si dhe nivelmanin teknik, ne
menyre sistematike e kryejne drejtorite gjeodezike.
Rrjeti poligonal projektohet varesisht prej projektit te komasacionit, si baze e
drejteperdrejte per incizimin e detajit dhe piketimin e projektit.

2.5.1 Kerkimi i pikave trigonometrike

Nese triangulimi i rendit te IV eshte bere ne zonen, e cila perfshihet nga komasacioni,
eshte e nevojshme qe, me ndihmen e pershkrimit te zones, te gjenden te gjitha pikat
trigonometrike. Per kete qellim, me rastin e stabilizimit te pikave trigonometrike,
vizatohet skema e pozites se pikes me matjet e nevojshme dhe metoda e stabilizimit. Keto
te dhena do te ishin te mjaftueshme nese gjate kohes forma e terrenit nuk do te
ndryshonte dhe kur pjesa e pikes gjeodezike mbi toke do te ruhej. Perndryshe ne praktike
keto te dhena shume shpesh nuk munden te shfrytezohen, sepse forma e terrenit ka
ndryshuar , kurse pjesa e pikes mbi toke eshte humbur.
Gjetja dhe vendosja e pikave trigonometrike pa shenja mbi toke arrihet ne shume
menyra, varsesisht nga rastet ne terren dhe nga mjetet ne dispozicion, edhe ate:

a) Prerje e vizurave te mbrenshme (prerje mbrapa).

Kjo menyre e kerkimit te qendres se pikes trigonometrike perbehet nga caktimi i


koordinatave te pozites (vendndodhjes) se instrumentit, i cili vendoset ne afersi te pikes se
kerkuar trigonometrike.
Per cdo pike te zgjedhur , maten drejtimet (linjat) ne se paku tri pika te njohura
trigonometrike, sipas mundesise te radhitura sa me sakte ne horizont. Nga te dhenat e
vrojtuara dhe koordinatat e pikave te njohura llogariten koordinatat e pikes ndihmese
Viti shkollor 2014/2015 Page 16
Rregullimi i tokave

(venddnodhja-pozites se instrumentit). Mandej, ne baze te koordinatave te fituara nga


pozita e instrumentit dhe koordinatave te pikes se kerkuar llogaritet kendi i drejtimit Ni
(A-Z), dhe distanca d nga pika ndihmese deri te ajo qe kerkohet:

Duke i shfrytezuar keto elemente dhe kendin e drejtimit te njeres nga pikat e vrojtuara,
psh.Ni(p-b) , lehte gjindet pika e kerkuar.

b) Me ndihmen e trekendeshit inverz.

Ne afersi te pikes se kerkuar trigonometrike T z zgjedhet pika ndihmese T s nga e cila shihen
tri pika me koordinata te njohura, dhe mandej maten kendet αs, βs, ϒs
Nga difereneca e kendeve te drejtimit ( pika e kerkuar dhe e vrojtuar) llogariten kendet
αz, βz, ϒz Mandej llogaritet ndryshimi i kendeve te matura dhe te llogaritura

Ndersa per kontrolle duhet te jete:

Δα+Δβ+Δϒ=0.

Duke i krahasuar kendet e llogaritura, me kendet matese, mund te percaktohet drejtimi ne


te cilin duhet levizur pozicionin e instrumentit. Ne pozicionin e ri perseri maten kendet
α s , β s dhe ϒ s, mandej behet dallimi ndermjet kendeve te llogaritura dhe te matura. Kjo
procedure e levizjes se instrumentit , perseritet perderisa kendet e matura te jene te njejta
me kendet e llogaritura. Se sa here do te ndryshoj pozicioni i instrumentit, mvaret nga
puna ekipore e vezhguesve dhe nga kushtet ne terren. Ne terrenet e mbuluara me bar, kjo
gjetje trigonometrike pothuasje eshte e pamundur, prandaj duhet te sherbehemi me
metoden grafike per percaktimin e elementit per gjetjen e pikes se humbur
trigonometrike.

Viti shkollor 2014/2015 Page 17


Rregullimi i tokave

Llogariten gradijentet G sipas formules:

G=ϱ/d........................................3.3

Ku „d“ eshte gajtesia e faqes(anes) e shprehur ne kilometra.


Madhesia G aplikohet ne shkalle arbitrare ne drejtimet e duhura nga pika T s , nen kendet
α s , β s dhe ϒ s, (figura 3.5). Me kete jane percaktuar pikat A, B dhe C te cilat te lidhura e
formojne trekendeshin ABC, me brinjet g 1-2 , g 2-3 dhe g 3-1 .
Mandej percaktohen (lexohen) gjatesite e brinjeve te trekendeshit ABC dhe
llogariten madhesite „n“ sipas formulave:

..........3.4

Figura 3.5

Nga pika T s leshohet vertikalja ne brinjet e trekendeshit ABC dhe ne ate vertikale ne
shkalle arbitrare spercillen madhesite n 1 , n 2 dhe n 3, keshtu qe ne kete menyre fitohen
pikat M,K dhe L ( gjate leshimit te vertikales duhet pasur parasysh ne parashenjen e
diferences Δα, Δβ dhe Δϒ).
Mandej permes pikave M, K dhe L duhet te terhiqet paralelja prej brinjeve te trekendeshit
ABC. Ne prerjen e ketyre tri linjave ndodhet pika e kerkuar T z.
Keto tri linja priten ne nje pike vetem ateher nese Δα+Δβ+Δϒ=0, keshtu qe para se ti
qasemi konstrukcionit te kesaj madhesie duhet te kontrollohet.
Kur pika T z ne vizatim eshte percaktua, grafikisht lexohen madhesite dhe (α) z.

Viti shkollor 2014/2015 Page 18


Rregullimi i tokave

c) Me ndihmen e rrjetit poligonal

Nese dihet perafersisht vendi i pikes se humbur trigonometrike ne te cilen duhet te kyqet
rrjeti poligonal, ne afersi te saj vendoset pika e fundit (e perkohshme) poligonale, dhe
llogariten koordinatat e saj te peraferta ( rrjeti i verber (qorr). Prej koordinatave te pikes se
perkohshme poligonale, koordinates se pikes se kerkuar trigonometrike dhe koordinates
se nje pike tjeter ( te parafundit) nga rrejti i verber, percaktohen elementet per gjetjen ne
menyre analoge sic eshte pershkruar nen piken a).
Kur pika e humbur trigonometrike eshte gjetur ne kete menyre, ne te kryhet lidhja e
rrjetit poligonal dhe perseri llogariten koordinatat e pikave poligonale, llogaritja e pare e
se ciles eshte e perafert ( e pa barazuar), kjo i sherben gjetjes se pikes trigonometrike.

2.5.2. Projekti i rrjetit poligonal

Rrjeta poligonale projektohet ne perputhje me zhvillimin e projektit te komasacionit.


Pikat poligonale vendosen ashtu qe, nga ato te mund te behet incizimi, gjegjesisht
piketohet projekti perfundimtar i komasacioni.
Se pari vendosen pikat poligonale per incizimin e kufinjeve te mases se komasacionit.
Mandej projektohen pikat poligonale per incizimin e objekteve te perhershme, rrugeve,
hekurudhave, perrenjeve, digave, etj., te cilet ne procesin e komasacionit nuk do te
ndryshojne ose do te ndryshojne vetem pjeserisht. Dhe ne fund projektohen pikat
poligonale per piketimin e projektit te komasacionit.
Pasi qe pikat poligonale ne procesin e komasacionit sherbejne per incizimin e detajeve, per
piketimin e projektit dhe per piketimin e pronave te reja, dhe te gjitha keto punime nuk
kryhen ne te njeten kohe , kjo per stabilizimin e pikave poligonale eshte e domosdoshme
te perdoren guret e betonit te dimenzioneve 12x12x60, ne menyre qe gjate gjithe kohes se
procedures (ne te gjitha fazat e punes) te gjendet sa me lehte.

Viti shkollor 2014/2015 Page 19


Rregullimi i tokave

F
Figura 3.6
Pikat poligonale do te shfrytezohen ne menyren me racionale, nese vendosen ne skajet
dhe ne thyerjet e rrugeve dhe kanaleve, ashtu qe anet (brinjet) poligonale jane linja
kufitare ndermjet rrugeve, kanaleve dhe tokes punuese.
Nese projektohet rrjeti poligonal ndaras nga projekti i komasacionit, do te lajmerohet
nevoja per futjen shtese te pikave poligonale, ndersa disa pika poligonale te vendosura nuk
do te shfrytezohen per realizimin e projektit. Keto pika ne tokat punuese i jane te
nenshtruara shkatrrimit te shpejte.
Me objektet e komunikacionit te cilat jane aq te gjera qe te munden te incizohen
(piketohen) me metoden ortogonale, vendoset nje rrjet poligonal , e ndersa per objektet
teper te gjera dhe per objektet qe gjenden ne lugine(prrocke) ose ne dige (pende), si dhe
ne kanale te gjera , vendoset ne secilen ane buze linjave te eksproprijimit(shpronesimit)
nga nje rrjet poligonal ose linje inqizuese. Vecanerisht eshte e rendesishme aty ku prej te
dy aneve te linjes se eksproprijimit(shpronesimit) ndahen pronat e reja ( behet piketimi),
sepse ne kete rast piketimi mund te kryhet me metoden ortogonale.
Pasi qe punet e komasacionit mesatarisht zgjasin 1,5 deri ne 2 vite, incizimi i pikave
individuale te detajit dhe piketimi behet ne fillim, ndersa piketimi i pronave te reja behet
ne fund te procesit te komasacionit; sepse pikat e inqizuara edhe pse jane te stabilizuara
me guret kufitare ose me shkopinj te drunjeve (lisave) , shume shpesh ato humbim dhe
duhet qe te perterihen perseri. Per perterirjen e pikave te humbura te projektit, me e
pershtatshme eshte metoda ortogonale, por pasi qe behet fjale per piketimin e pikave te
cilat jane shume afer linjes se incizimit, mund te perdoren edhe pajisjet e thjeshta per
piketim.Nga e cekura me larte shihet qe ne procesin e komasacionit, kudo qe eshte e
mundur ja vlen te zbatohet metoda ortogonale. Ne menyre analoge nga kjo projektohet
edhe rrjeti poligonal.

Viti shkollor 2014/2015 Page 20


Rregullimi i tokave

Te aplikimi i metodes ortogonale edhe gjatesia e aneve(brinjeve) te rrjetit poligonal mund


te jene pak me te gjata se sa te zbatimi i metodes polare, por je mbi 500 metra. Gjatesine e
aneve (brinjeve) poligonale deri dikund e diktojne(dirigjojne) gjeresite e tabelave te
projektuara rishtazi ( projektimet e reja), te cilat projektohen prej 200 deri ne 500 metra
gjeresi.
Per ti ikur vendosjes se pikave poligonale jashte objekteve te projektuara ( rrugeve dhe
kanaleve), ne procesin e komasacionit shfrytezohet nyjezimi me teper se te matjet e
thjeshta. Me nyjezim rrjetat poligonale behen me te shkurtera, dhe eshte me lehte per te
ja pershtatur ( ofruar) projektit, si dhe njekohesisht per te mjaftuar per formen teorike. (
figura 3.6.).
Sistemi i rrugeve dhe kanaleve normale nuk lejon qe rrjetet kryesore te mbyllin figurat ne
forme te trekendeshit, prandaj preferohet , ne lidhje me menyren e piketimit te ketyre
rrugeve dhe kanaleve , qe figurat katerkendeshe te cilat e perbejne rrjetin poligonal, te
arrihen permes nyjezimit.
Nese veprohet sikurse ne menyren e pershkruar me larte, rezulton ne kursime te
konsiderushme ne numrin e pikave poligonale, te nevojshme per realizimin e projektit te
komasacionit. Ne siperfaqen prej 100 hektareve nevojitet te vendosen gjithsejt 8-12pika
poligonale , ndersa te matjet klasike per te njejten siperfaqe nevojiten aferisht 20-30 pika
poligonale.
Nivelmani teknik dhe detajues duhet te kryhet para perpunimit te projektit te bazes
hidroteknike, qe te jete i mundur perpunimi i detajuar dhe i studjuar i projektit.
Vecanersiht kjo eshte me rendesi nese meliorimi kryhet ne siperfaqe te gjere.

3.PROJEKTI I KOMASACIONIT

Plani shqyrtues i mases se komasacionit, i bere nga reduktimi i planeve kadastrale ne nje
shkalle te pershtatshme, sherben per studimin dhe perpunimin e projektit ideor te
komasacionit. Ne terrenet ku nuk ekziston nje studim i detajuar per
perpunimin(elaborimin) e projektit ideor, shume mire mund te perdoren incizimet
fotogrametrike (ortofotot). Per perpunimin e projektit hidroteknik te meliorimit plani
shqyrtues duhet te plotesohet me incizimin shtese te lartesise (nivelmani).
Kur eshte i njohur objekti i komasacionit ( kufiri i mases se komasacionit), te gjitha
objektet e komunikacionit dhe objektet tjera te cilat do te mbeten pas komasacionit, i
qasen perpunimit te projektit ideor te bazes se komasacionit. Kufiri i mases se
komasacionit dhe objektet tjera te perhershme vizatohen ne planin shikues(shqyrtues),
dhe nese eshte e nevojshme e bejne permiresimin e disa trasave dhe linjave kufizuese.
Keto objekte jane baze per te gjitha projektet e metutjeshme.
Projktuesi, per tu njoftuar sa me mire me rrethanat lokale dhe me vet terrenin, duhet ta
shfrytezoj(konsultoj) komisionin e pjesemarresve si organ keshilledhenes.
Ne perputhje me perpunimin e projektit te komasacionit, projektohet edhe rrjeti
poligonal. Ai duhet te sherbej ne fazen e pare te punimeve per incizimin e elementeve
fillestare per projektim dhe ne fazen e dyte punet e piketimit te vet bazes se projektit te
komasacionit.

Viti shkollor 2014/2015 Page 21


Rregullimi i tokave

Kur te perfundohet projekti ideor, dmth., miratohet kufiri i mases se komasacionit, si dhe
rrjeti i ardhshem i rrugeve dhe kanaleve per kullim te detajuar, kalohet ne perpunimin e
detajuar(kryesor) te bazes se projektit te komasacionit.
Per perpunimin e projektit kryesor eshte e nevojshme qe te incizohet intravilani dhe te
gjitha detajet e rendesishme ne ekstravilan i cili eshte interesant dhe me rendesi per
projektim te detajuar, mandej te formohen plane te reja dhe skema detajuese.

Dallohen dy menyra te perpunimit te projektit definitiv:

a)Projektimi ne plane të sapo themeluara.


Ne planet e reja te themeluara ne projekcionin adekuat ne shkallen 1:1000, 1:2000 ose
1:2500, regjistrohen ne harte te gjitha objektet e perhershme: hekurudhat, rruget, rrjedhat
ujore (kanalet, perrockat), digat(bankinat), ndertesat, kulturat me vlere te vecante, si dhe
detajet tjera te rendesishme, te cilat do te sherbejne per orientim gjate perpunimit te
projektit definitive.
Ne planet e reja te pergatitura ne kete forme behet projektimi ne menyre grafike, grafiko-
analitike dhe analitike.
Per kete menyre te projektimit rrjeti poligonal duhet te vendoset paraprakisht, te
llogaritet dhe te kartirohet ne plane.

b) Projektimi ne terren.
Kjo menyre e projektimit aplikohet ne siperfaqet e vogla dhe ne terren te rrafshet dhe te
dukshem. Perparesi eshte se ne terren zgjedhet vendi ose trasa e ndonje objekti individual.
Pikat poligonale mund te vendosen ne objektet e projektuara dhe ne prerjet(nderthurrjet,
kryqezimet) e tyre , dhe keshtu shfrytezohen ne menyren me ekonomike.

c) Projektimi i kombinuar
Kjo menyre e projektimit ne procesin e komasacionit te tokes aplikohet me se shpeshti.
Baza per projektim definitiv eshte plani gjeodezik 1:1000, 1:2000 ose 1:2500, ndersa
detajet individuale, kryqezimi i rrugeve, lokacionet e objekteve te ndryshme, etj.,
percaktohen ne terren.
Komasacioni kenceptualisht dmth. grupimi i tokave, te cilat jane te shperndara ne shume
parcela te vogla ne tere territorin, por rendesia dhe roli i komasacionit eshte shume me i
madh.
Gjate perpunimit te projektit te komasacionit duhet marre parasysh te gjitha problemet
teknike, ekonomike, sociale (shoqerore) ne siperfaqen ne te cilen behet komasacioni.
Vetem me perfshirjen e pergjithshme te problematikes te te gjitha siperfaqeve te cekura,
mund te perpunohet(elaborohet) nje projekt i mire dhe i drejte i komasacionit, i cili do te
ofroj mundesi per zhvillimin ekonomik te fshatit dhe perparimin e bujqesise per
prodhimtari racionale, ne principin e shfrytezimit maksimal te tokes duke i zvogluar
shpenzimet e perpunimit.
Me projektin e komasacionit jane perfshire punet ne vijim:
- Korrigjimi i kufinjeve te mases se komasacionit.
- Trasimi dhe perpilimi detal i projektit te meliorizimit

Viti shkollor 2014/2015 Page 22


Rregullimi i tokave

- Rregullimi i rrugeve ne procesin e komasacionit.


- Perpunimi i planeve te reja dhe skicave te detajuara.
- Transferimi i linjave kufizuese te klaseve nga planet e reja ne te vjetrat.
- Llogaritja e siperfaqes.

3.1. Korrigjimi i kufinjeve te mases se komasacionit


Me qellim te formimit te drejte te ngastrave(parcelave) te tokes ne procesin e
komasacionit, behet korrigjimi i linjave jo te rregullta ( te thyera) te kufinjeve te mases se
komasacionit (zones kadastrale). Nga e njejta arsye behen edhe permiresimet e linjave te
parregullta kufitare ndermjet kulturave te ndryshme ( pyjeve, arave) ose ndermjet
shfrytezuesve te ndryshem te tokave. Per shembull eksproprijimi jo i rregullt i linjes se
hekurudhes.

Formimi i drejte i ngastrave(parcelave) te tokes kerkon nevoja te ndryshme ekonomike,


komunale, dhe nevoja tjera te fshatit dhe te komunitetit. Nese kufinjet jane te rregullte (te
drejte), ateher keto mirembahen me mire, ndersa tokat punohen me mire dhe me lehte.

Permiresimet e linjave kufizuese mund te behen ne bazi te barazimit te siperfaqeve ose


simbas vleres relative te tokes.

Varesisht nga saktesia e cila kerkohet nga projekti e dallojme: metoden grafike, mekanike
dhe analitike te projektimit per barazimin e linjave ne menyre te drejte.

Tek zgjedhja e operacioneve te cekura sherbehemi me disa rregulla te njohura


planimetrike (figura 4.):

a) Trekendeshat me baza te barabarta dhe me lartesi te barabarta kane siperfaqe te njejte.

b) Siperfaqja e trekendeshit me baza te barabarta dhe me lartesi te ndryshme eshte ne


raport (referohet) sikurse lartesite e tyre.

c) Siperfaqja e trekendeshave te njejte referohet sikur katroret e lartesive te tyre.

Figura 4
Viti shkollor 2014/2015 Page 23
Rregullimi i tokave

4.0 Punimet perfundimtare


Kur te piketohen pronat e reja dhe ju tregohen pjesemarresve te komasacionit, atehere
llogariten sperfaqet e parcelave te reja. Siperfaqet e parcelave llogariten numerikisht nga
matjet origjinale ( te dhenat e piketimit) ose grafikisht nga te dhenat e lexuara nga plani.
Pas kesaj hartohet lista e siperfaqes simbas gjendjes pas komasacionit. Numerimi i
parcelave preferohet te behet tek pas zgjidhjes se ankesave ne deshmite e pronave.

Siperfaqet e barazuara te parcelave futen ne deshmite e tokave simbas gjendjes pas


komasacionit ( ana e djathte e deshmise se tokes). Pervec siperfaqes dhe numrave te
parcelave ne deshmi futen edhe vlera reale, kultura, vendi, klasa vleresuese, numri i
tabeles dhe numri i listes detale per cdo parcele. Shuma e siperfaqes dhe vleres relative e
te gjitha deshmive, jep siperfaqen dhe vleren relative te mases se komasacionit, e cila eshte
deklaruar ne listen e parcelave pas komasacionit dhe ne rekapitulimin e tabeles. Deklarata
te tilla te pergatitura per token ekspozohen per shqyrtim publik.

Per te qene e mundur qe gjendja e re e krijuar me komasacion te futet ne regjistrin e tokes


(certifikaten e pronesise), nga ana e kontraktorit perpilohet pjesa teknike e vendimit mbi
komasacionin e pronave dhe raporti teknik. Pjesa teknike e vendimit për komasacionin e
pronave hartohet ne menyre të tillë që, ne kopjen e shtypur vecanerisht per te,
pershkruhet deklarata e tokes me gjendjen para dhe pas komasacionit, për çdo
pjesëmarrës ne komasacion, me te gjitha detajet që lidhen me pronarët (shfrytezuesit) dhe
token e ndare per ta.

Ne raportin teknik duhet te perfshihet:

-Pershkrimi i detyrave, inicimi i procedures, arsyetimi dhe rendesia ekonomike e


kamasacionit te tokes.

-Perberja e komisionit per komasacion dhe keshilli i pjesemarresve.

.Konkursi per kryerjen e puneve, marreveshja per marrjen persiper te detyrave dhe per
pergatitjen e puneve.

-Reambulimi dhe procedura e korrigjimit te regjistrit te tokes.

-Vleresimi i tokes dhe komisioni vleresues.

-Punet hidroteknike, fusheveprimi dhe qellimi.

-Punet tekniko-gjeodezike, rregullimi i vecante i intravilanit.

-Mendimet per rrejtin rrugor dhe per kanalizimin, para dhe pas komasacionit.

-Gjendja numerike e pjesemarresve, siperfaqja mesatare per familje, numri mesatar I


ngastrave (parcelave) per familje para dhe pas komasacionit.

Viti shkollor 2014/2015 Page 24


Rregullimi i tokave

-Ekspozimi(prezantimi) i deshmive per token, rrjeti i rrugeve dhe i kanaleve,


zgjedhja(shqyrtimi) e ankesave.

-Zbritjet per qellime publike dhe diskutimet.

-Veshtiresite dhe problematika gjate punes.

-Punet perfundimtare, piketimi i pronave te reja, zgjedhja (shqyrtimi) i ankesave ne


pronat e reja dhe hyrja ne posedim te perhershem.

-Shpenzimet e komasacionit per punet tekniko-gjeodezike dhe hidroteknike.

-Lista e elaborimit(studimit) dhe konkluzionet.

Zgjedhja e gatshme teknike e komasacionit te pronave me raportin teknik dorezohet ne


komisionin e komasacionit per procedure te metutjeshme juridike(ligjore).

Viti shkollor 2014/2015 Page 25

You might also like