Programi Mesimor I Mjekesise Nukleare

You might also like

Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 2

LËNDA : MJEKËSI NUKLEARE

PROGRAMI MËSIMOR I MJEKËSISË NUKLEARE –PËR STUDENTË

Qëllimi i lëndës

Në kuadrin e kësaj lënde studentët arrijnë njohuri për veprimin e rrezatimit në materje,
pastaj për bazat e radiokimisë dhe radiofarmacisë. Në mënyrë teorike dhe praktike
njohtohen me scintigrafinë- metodën imazherike të egzaminimit të biodistribuimit të
lidhjeve radioaktive të cilat mundësojnë egzaminimin e njëkohsishëm morfologjik dhe
funkcional të organit të egzaminuar. Në mënërë vizuele kanë mundësinë që të vërejnë
ndryshimet patofiziologjike si në aspektin morfologjik ashtu edhe funkcional.Poashtu
studentët do të kenë mundësinë që në mënyrë teorike dhe praktike të njohtohen me
funkcionimin e aparaturës shumë të sotifistikuar kompjuterike që përdoret në Mjekësinë
nukleare. Do të kenë mundësinë që të njohtohen me parimet themelore të aplikimit të
radioizotopeve me qëllim të mjekimit të sëmundjeve të ndryshme. Do të kenë mundësinë
që të përfitojnë njohurit elementare për kyqje në projekte kërkimore shkencore.
Të arrijnë të tejkalojnë problemet të lidhura rreth mbrojtjes nga rrezatimi, shprehjet
themelore dhe njësitë e dozimetrisë, rrezikut nga rrezatimi radioaktiv, veprimit biologjik
të rrezatimit në organizmat e gjallë.

Përmbajtja e lëndës

1. Njoftimi me lëndën e Mjekësisë nukleare


2. Nderveprimi i rrezatimit me materien.
3. Mbrojtja nga rrezatimi jonizues
4. Ndikimi biologjik i rrezatimit
5. Scintigrafia –gama kamera
6. Analizat radioimunologjike ( RIA) dhe metodat komplementare.
7. Radionuklidet në onkologji
8. Radionuklidet ne zbulimin dhe trajtimin e semundjeve endokrine
9. Radionuklidet në zbulimin dhe trajtimin e sëmundjeve të traktit tretës
10. Radionuklidet ne nefrourologji
11. Radionuklidet ne zbulimin dhe trajtimin e semundjeve ne eshtra
12. Radionuklidet ne zbulimin e sëmundjeve kardiovaskulare
13. Scintigrafia e mushkerive
14. Radionuklidet ne zbulimin e infeksioneve dhe inflamacioneve
15. Radionuklidet ne zbulimin e sëmundjve të sistemit nervor

Format e mësimdhënies dhe mësimnxënies:

Të gjitha temat e ndara paraqesin njohuritë elementare për secilin studentë të


Fakultetit të Mjekësisë.
Temat do të shtjellohen në formë të ligjëratave, seminareve dhe ushtrimeve në
grupe.
Metodat e vlerësimir dhe kriteret e kalueshmërisë:
Në fund të ligjëratave dhe ushtrimeve, studenti i nënshtrohet provimit praktik dhe
ata të cilët arrijnë rezultatin e kalueshmërisë në pjesën praktike i nënshtrohet
provimit sumativ me shkrim.
Vlerësimi i diturisë së studentit do të bëhet nga mësimdhënësi i lëndës sipas
dispozitave të përcaktuara :
Pragu minimal i kalueshmërisë në PS 55%
Pjesëmarrja e rregullt në mësim 5 pikë
Performanca gjatë mësimit 5 pikë

Mjetet e konkretizimnit:
1. PC
2. LCD
3. Tabelë

Raporti ndermjet pjeses teorike dhe praktike: Ligjerata (15), seminare (5), ushtrime (30)
ECTS: 3
Mësimdhënësi: Prof ass Ramë Miftari

Literatura e rekomanduar:

1. Ramë Miftari me bashkëpunëtor- Mjekësia nukleare, tekst libër, 2016


2. Gary JR Vook, Michael N Masley, Keith E Britton and Vaseem Chengari:
Nuclear Medicine. Fourth edition,2006
3. Richard Zimmerman: Nuclear Medicine .Radioactivity for diagnosis and
therapy,2006.
4. Ligjeratat e pergatitura per mjekesi nukleare

Ligj. Dr.sci Ramë Miftari


Specialist i mjeksësisë nukleare

You might also like