TEATER 6 - LIBER MESUESI I Plotesuar PDF

You might also like

Download as pdf or txt
Download as pdf or txt
You are on page 1of 64

Msc.

Edlira Hyka (Kupi)

LIBËR MËSUESI

TEATËR 6

ERIK BOTIME

Rr. “Kont Urani”, nr.25


Tel./Fax: +355 4 2220645
Cel.: 069 40 66 442
E-mail: erikbotime@mail.com,
Website: www.erikbotime.com
RRETH MATERIALIT
Reformimi i kurikulës së arsimit bazë sipas qasjes me bazë kompetencat nënkupton mësimdhënie
dhe nxënie sipas së njëjtës qasje. Konceptimet bashkëkohore për procesin e të nxënit theksojnë
rolin aktiv të nxënësve në zhvillimin e njohurive të reja dhe të kompetencave. Nxënësit duhet të jenë
veprimtarë aktivë në procesin e ndërtimit, zbatimit dhe vlerësimit të tyre. Vetëm kështu, njohuritë,
shkathtësitë, vlerat dhe qëndrimet do të organizohen në struktura që mundësojnë përdorimin e tyre.
Kjo kërkon edhe ndryshimin e rolit të mësuesve që duhet të jenë, gjithnjë e më shumë, drejtues dhe
krijues të situatave të të nxënit. Materiali ka si qëllim të ndihmojë mësuesit, drejtuesit e shkollave
dhe prindërit në konceptimin dhe planifikimin e veprimtarive mësimore që zhvillojnë kompetencat
dhe të nxënët gjatë gjithë jetës. Modelet e situatave të përfshira në këtë material për konceptimin dhe
planifikimin e vazhdueshëm të tyre nga ana e mësuesit shërbejnë vetëm si orientim.

2
Pjesa I
Kuptimi i situatës së të nxënit
1.1 Të nxënit me situata
Të nxënit me situata është të nxënët që ndodh në të njëjtin kontekst në të cilin ai zbatohet.
Të nxënit me situata na siguron mësimdhënie efektiv dhe përfitime konkrete për nxënësit për
shkak se:
• siguron kompetencat për të nxënit gjatë gjithë jetës. Aftësia për të menduar në mënyrë kritike
dhe krijuese, aftësia për të përballuar situata problemore, për të menaxhuar informacionin,
shprehitë e punës së pavarur individuale ose në grup, vetëvlerësimi etj., janë thelbësore për të
siguruar këtë lloj të nxëni.
• bazohet në bindjen se çdo nxënës mund të jetë i suksesshëm. Mësimdhënia që nxit zhvillimin e
kompetencave siguron kushtet dhe situatat e të nxënit për të gjithë nxënësit.
• bazohet në njohuritë paraprake të nxënësve dhe e planifikon të nxënit mbi bazën e tyre.
Njohuritë paraprake të nxënësve janë kusht jo vetëm për përvetësimin e njohurive të reja, por
edhe për realizimin e një mësimdhënieje ndërvepruese.
• planifikohet për rezultate të nxëni që synojnë kompetencat. Mësuesi saktëson rezultatet e
pritshme të nxënësve të tij mbi bazën e kërkesave të gjithanshme të kurrikulës.
• aftëson nxënësit të përdorin njohuritë. Aftësimi i nxënësve për të përdorur njohuritë dhe
shkathtësitë e fituara duhet të jetë synimi kryesor i procesit të mësimdhënies dhe të nxënit në
shkollë.
• siguron partneritetin mësues-nxënës në procesin e mësimdhënies dhe të të nxënit. Ky partneritet
rrit motivimin e nxënësve dhe krijon klimën dhe kushtet e domosdoshme për shfrytëzimin e
njohurive dhe përvojave të nxënësve dhe mësuesve.
• mbështetet në situata të nxëni reale ose të ngjashme me realitetin. Ajo mundëson përzgjedhjen
dhe përdorimin e situatave që hasen në jetën e përditshme, që nga jeta vetjake, familjare,
shoqërore e deri tek e vendit, rajonit e më gjerë.

3
1.2. Kompetenca dhe situata e të nxënit
Zhvillimi i kompetencës te nxënësit arrihet kryesisht përmes ndërveprimit të tij me mjedisin. Sa
mirë, sa shpesh dhe sa shumë ai ndërvepron me mjedisin janë ata faktorë që përcaktojnë zbatimin
e kompetencës prej tij. Dihet se kompetenca është e lidhur ngushtë dhe shoqërohet gjithmonë
me situatën, familjen e situatave dhe kontekstin ku këto vendosen. E parë në këtë këndvështrim,
çdo kompetence i korrespondon një situatë dhe një familje situatash, ku ajo zhvillohet, ndërtohet
dhe përsoset. Në trajtimin e situatës një rol të veçantë luajnë njohuritë dhe përvojat që zotërojnë
nxënësit. Zhvillimi i kompetencës gjatë trajtimit të situatës varet nga lloji dhe numri i burimeve,
të cilat i gjen dhe i përdor nxënësi. Një kompetencë është e ndërtuar vetëm nëse nxënësi e trajton
plotësisht situatën në atë mënyrë që pranohet edhe nga të tjerët. Kompetenca është rezultat i
procesit të përkohshëm, dinamik, dialektik dhe ndërveprues të trajtimit të situatës; ajo nuk është
proces por produkt i situatës.
Kompetenca nuk mund të parashikohet “apriori”; ajo varet nga nxënësi ose grupi i nxënësve, nga
njohuritë dhe përvojat e tyre, nga kuptimi i situatës, nga ajo që mendohet se mund të bëhet në këtë
situatë, nga burimet që zotërohen në këtë situatë etj. Njohuritë që ndërton nxënësi përmes veprimit
në situatë mund të vihen në zbatim vetëm kur nxënësi i ka të qarta situatat. Situatat janë thelbësore
dhe të nevojshme për ndërtimin e njohurive nga nxënësi, por jo të mjaftueshme. Kështu, në fillim
nxënësi koordinon veprimet e tij në situatë, pra e trajton atë në mënyrë kompetente. Pastaj, pasi ka
përfunduar në mënyrë të kënaqshme trajtimin kompetent të situatës, nxënësi analizon veprimin e
tij duke qenë jashtë situatës. Ai shpreh me fjalë veprimet e tij, flet për atë që ka realizuar, përshtat
dhe riorjenton veprimet e tij. Nga veprimi kompetent në situatë, nxënësi kalon në reflektim
mbi veprimet duke qenë jashtë situatës. Nëpërmjet këtij kthimi reflektues mbi veprimet e tij,
nxënësi mund të shprehë me fjalë, atë që ka realizuar efektivisht në situatë. Për pasojë, përmes
këtij shpjegimi, nxënësi koncepton trajtimin kompetent të situatës, e përjeton së brendshmi dhe
e përvetëson atë. Ky trajtim kompetent i situatës, i shprehur me fjalë dhe përmes veprimtarive,
bëhet kompetencë e shpjeguar vetjake (reale). Kjo kompetencë e shpjeguar, më pas mund të
përgjithësohet, për t’u përshtatur në situata të reja.

1.3. Planifikimi i situatës së të nxënit


Dilemat që kanë mësuesit në përcaktimin e situatave nuk lidhen vetëm me shkallën e qartësisë së
përshkrimit të tyre, por dhe sa të kuptueshme e të rëndësishme do të jenë ato për nxënësit. Si mund të
barten ato në orën e mësimit, në mënyrë që nxënësit të zhvillojnë kompetencat për të trajtuar situata
jetësore? Për zgjidhjen e këtyre dilemave vjen në ndihmë matrica e trajtimit kompetent të situatës.

1.4. Planifikimi matricor i situatës së të nxënit


Situata Veprimet Burimet Vlerësimi
Familja e situatave Kategoritë e Burime të Pritshmëritë për
veprimeve që lejojnë ndryshme, të trajtimin e këtyre
trajtimin kompetent nevojshme për situatave.
të këtyre situatave. trajtimin e këtyre
Shembuj situatash Shembuj veprimesh situatave, përmes
që i përkasin kësaj që lidhen me veprimeve të
familjeje trajtimin e këtyre përshkruara. Shembuj kriteresh
situatave.

4
• Shpjegimi MTKS1
Në ndihmë të plotësimit të MTKS, jepen shpjegimet e mëposhtme:
- Situata
- një situatë, në të cilën do të veprojë nxënësi ose grupi i nxënësve. Situata është një bashkësi
rrethanash, disa prej të cilave shërbejnë si burime për trajtimin e saj nga nxënësi ose grupi i
nxënësve, të tjerat mund të jenë kufizime që shihen si pengesa në trajtimin e saj.
- një familje situatash, e cila ka karakter të përgjithshëm dhe përbëhet nga disa situata me veti
të përbashkëta.
Këtu shkruhet tema e situatës dhe bëhet një përshkrim i rrethanave të saj.
- Veprimet
- kategoritë e veprimeve që mund të kryhen nga nxënësi gjatë trajtimit të situatës;
- zbatimin e veprimeve, i cili nënkupton përdorimin e burimeve, strategjitë, teknikat dhe metodat
e trajtimit të situatës, kufizimet sipas rrethanave të saj.
Këtu shkruhen veprimet e ndryshme që do të kryejnë nxënësit për trajtimin e situatës, metodat e
punës, mënyrat dhe teknikat e shfrytëzimit të burimeve dhe të trajtimit të situatës.
- Burimet
- burime vetjake të nxënësve: ata janë njohëse (bagazhi i njohurive të nxënësit), emocionale
dhe kinestetike (trupore);
- burime specifike të situatës: këto janë rrethanat e situatës që lehtësojnë trajtimin e saj;
- burime të jashtme: janë burime jashtë situatës që lehtësojnë trajtimin e situatës nga nxënësit.
Këtu shkruhen njohuritë paraprake të nxënësve, të nevojshme për trajtimin e situatës, qëndrimet,
vlerat dhe veçoritë e tyre që lidhen me gjithëpërfshirjen e nxënësve në trajtimin e saj.
- Vlerësimi
Kuadri i vlerësimit saktëson:
- Tipin e trajtimit të pritshëm që situata të trajtohet realisht nga nxënësi dhe të pranohet nga të tjerët.
- Kriteret e vlerësimit të trajtimit kompetent të situatës nga nxënësit.
Këtu shkruhet si duhet trajtuar nga nxënësit që realizimi i saj të quhet i përmbushur si dhe të
plotësohen kriteret e vlerësimit. Për konceptimin dhe shkrimin e një situate, mësuesi ndjek
formatin e mëposhtëm.

Formati i situatës së të nxënit


Në planifikimin e një e një situate të nxëni, mësuesi merr parasysh:
1. Rezultatet e të nxënit (rezultatet e të nxënit të programit që realizohet nëpërmjet kësaj situate).
2. Emërtimin e situatës (titulli i situatës).
3. Përshkrimin kontekstual të situatës (përmbajtja e situatës në kontekstin e realizimit të
rezultateve të të nxënit).
4. Veprimet e kryera për trajtimin e situatës.
5. Burimet (mjete, pajisje, burime të ndryshme, njohuritë dhe aftësitë paraprake të nxënësve)
6. Vlerësimin (kur situata quhet e realizuar).

1 Matrica e trajtimit kompetent të situatës

5
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe

Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit


• Merr pjesë aktive në veprimtaritë artistike.
• Kupton mesazhet që i drejtohen.
• Shprehet në mënyrë të përshtatshme me anë të gjuhëve, simboleve, elementeve, kodeve dhe
formave artistike.
• Komunikon me efikasitet dhe shfrytëzon në mënyrë të pavarur, kritike dhe krijuese mundësitë
e të shprehurit.
Kompetenca e të menduarit
• Mendon në mënyrë krijuese.
• Merr dhe përpunon njohuritë në mënyrë të pavarur, krijuese dhe me përgjegjësi.
• Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë kritike, krijuese dhe ndërvepruese.
• Ndjek udhëzimet për të realizuar një krijim apo veprimtari.
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
• Përzgjedh mjetet për të realizuar një krijim skenik.
• Përdor burime të ndryshme për të realizuar një krijim skenik.
• Zgjidh në mënyrë të pavarur detyrën e dhënë.
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin
• Ndërmerr nisma për të zhvilluar aktivitete skenike brenda dhe jashtë klasës, duke kontribuar
në mënyrë krijuese.
Kompetenca personale
• Zhvillon besimin tek vetja gjatë krijimit skenik.
• Zhvillon aftësinë e të folurit publik dhe të të qenit bindës.
• Mëson të punojë në grup dhe kupton rëndësinë e disiplinës.
• Bashkëpunon me të tjerët pavarësisht kulturës, aftësive dhe nevojave brenda dhe jashtë
shkollës për një qëllim të përbashkët.
• Mëson ta shohë botën dhe të tjerët nëpërmjet këndvështrimeve të ndryshme, duke hyrë më
“këpucët e tjetrit”.
• Zhvillon shije artistike e kritike.
Kompetenca qytetare
• Diskuton dhe bashkëpunon me të tjerët për çështje të ndryshme kulturore.
• Zbaton rregullat e teknikave të interpretimit, konvencionit, të krijimit.
• Reflekton qëndrim kritik ndaj artit dhe e shfrytëzon atë për të marrë e dhënë mesazhe
shoqërore.
Kompetenca digjitale
Njeh dhe përdor mjetet audio, video, ndriçimi, CD, DVD, laptop etj.

6
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të lëndës
• Krijimi i veprave teatrore: Kupton logjikën e një materiali dhe interpreton sipas kësaj logjike,
kupton theksat logjikë, shprehjen sipas një karakteri, lojën sipas tij, krijimin e një pune të
thjeshtë “regjisoriale”, demonstron respektim të disiplinës skenike dhe punën në ansambël.
Kupton se si funksionon etydi dhe materiali dramaturgjik dhe interpreton sipas kërkesave të
tyre, kupton konvencionin dhe “sikurin”, lojën teatrale sipas një karakteri, krijimin e një pune
më të plotë në konceptin “regjisorial”, demonstron respektim të disiplinës skenike dhe punën
në ansambël.
• Performimi/interpretimi i veprave teatrore: interpreton me elementet të gjuhës skenike,
interpreton me theksa logjikë, krijon figurë brenda tipareve të karakterit, ndërsa tregon një
histori nëpërmjet tij, zbaton logjikën në interpretim. Interpreton me elementet të gjuhës
skenike, interpreton sipas kërkesave të dramaturgjisë e të simbolikës teatrore, krijon figurën
brenda tipareve të karakterit, zbaton logjikën në interpretim, dëgjon dhe reagon sipas parimit
shkak-pasojë.
• Vlerësimi i veprave teatrore: flet qartë duke përdorur elementet teatrore gjatë shpjegimit të
interpretimit; fillon të përdorë një fjalor të thjeshtë teknik për t’u shprehur në mënyrë artistike;
shpjegon me fjalë të thjeshta përjetimet e interpretimit dhe të elementeve skenike.

Plani sintetik dhe analitik i lëndës teatër

Plani sintetik
Tematikat Shpërndarja e përmbajtjes lëndore për realizimin e kompetencave
Shtator – Dhjetor Janar – Mars Prill – Qershor
13 orë 12 orë 3 + 10 orë

Gjuha dhe - Interpretimi i karaktereve - Interpretimi me logjikë - Marrdhënia


komunikimi të thjeshta në një material shkak-pasojë.
teatror të caktuar. - Dëgjimi i kujdesshëm i - Interpretimi
- Respektimi i ngjarjes një pjese teatrore. dramaturgjik
(12 orë) dhe besimi në lojë.
- Interpretimi i materialeve - Interpretimi pa fjalë - - Interpretimi në
poetike. Sikuri. ansambël
- Caktimi i detyrave e
roleve sipas aftësive dhe - Vëmendja ndaj - .Ndihma
zbatimi i roleve. elementeve skenike. reciproke në
(4 orë) krijimin artistik
(4 orë)

(4 orë)

7
Teknika - Interpretim i poezive të
dhe pjesë thjeshta - Etyd me objekt /”sikurin” - Disa rregulla
teatrore - Interpretim i poezive të - Mini – ngjarje me objekt të interpretimit
(16 orë) thjeshta jashte funksionit të tij (luajtja si për
- Krijimi karakteri kafshe orgjinal. herë të parë,
mbështetur në një fabul - Mjetet trupore; sjelljet shqiptimi etj.
(Improvizim ne grup me fizike ndaj personazhitdhe - Vënia në skene
maska) ndjekja e llogjikës së e një pjese
- Krijimi karakteri kafshe personazhit.( bisedë me për fëmijë
mbështetur në një fabul një aktore) “Frozen”, e
- Interpretim i një - Pjesë dramaturgjike me frymëzuar
përralle me personazhe një akt nga përralla
, inskenuar me: regjisor” “Kthimi i Gjergj Kastriotit e Andersenit
dhe elementë teatral në Krujë” “Mbretëresha e
- Interpretim i një - Pjesë dramaturgjike me dëborës”
përralle me personazhe, një akt - Vënia në skene
inskenuar me :regjisor” “Kthimi i Gjergj Kastriotit e një pjese
dhe elementë teatral në Krujë” për fëmijë
- Pjesë dramaturgjike me “Frozen”, e
(6 orë) një akt frymëzuar
“Kthimi i Gjergj Kastriotit nga përralla
në Krujë” e Andersenit
“Mbretëresha e
(6 orë) dëborës”
- Vënia në skene
e një pjese
për fëmijë
“Frozen”, e
frymëzuar
nga përralla
e Andersenit
“Mbretëresha e
dëborës”

(4 orë)
Historia, - Teatri në kontekst -Zhvillimi i dramës dhe - Mesazhet që
teatri dhe historik. komedisë. përcjell teatri.
shoqëria (Si lindi si lloj interpretimi) - Zhvillimi i
- Zhvillime të teatrit në - Zhvillimi i gjinive të tjera regjisurës
(7orë) histori dhe zhanreve të të te intepretimit
shkruarit ne dramaturgji
- Lindja e tragjedisë.
(Format e zhvillimit dhe
interpretimit, pse sot nuk
shkruhen tragjedi).

(3 orë) (2 orë)
(2 orë)
8
Plani analitik i lëndës teatër
Nr Tematika Temat mësimore Situata e parashikuar e të Burime

3 MUJORI I PARË
3 MUJORI I PARË: SHTATOR – DHJETOR
Orë nxënit
1 Gjuha dhe Interpretimi i karaktereve Situatë të nxëni: U kërkohet Materiale nga
komunikimi teatror të thjeshta nxënësve të lexojnë një tekste shkollore
2 Gjuha dhe Respektimi i ngjarjes dhe fragment teatral ose përrallë në Mjete audio-
komunikimi teatror besimi në lojë zinxhir duke respektuar shenjat vizuale
3 Gjuha dhe Caktimi i detyrave e e pikësimit dhe rregullat e (Magnetofon,
komunikimi teatror roleve sipas aftësive dhe komunikimit... internet)
zbatimi i roleve
4 Gjuha dhe Interpretimi materialeve
komunikimi teatror poetikë

5 Teknika dhe Interpretimi i një poezie Situatë të nxëni: Iu paraqitet Poezi ose prozë
procese teatrore të thjeshtë nxënësve një fletë me poezi poetike nga
6 Teknika dhe Interpretimi i një poezie të thjeshtë ose prozë poetike, tekste shkollore
procese teatrore të thjeshtë ku ata fillojnë të lexojnë, dhe botime për
ndiqet intonacioni i zërit dhe fëmijë
interpretimi sipas mënyrës që
ata dinë e më pas u shpjegohet
teknika e recitimit . U kërkohet
që ata vetë të veçojnë
interpretimin më të mirë dhe të
shpjegojnë zgjedhjen e tyre?
7 Teknika dhe Krijim karakteri kafshe Situatë të nxëni: U kërkohet Fabula të
procese teatrore mbështetur në një fabul nxënësve të interpretojnë ndryshme
8 Teknika dhe Krijim karakteri kafshe një kafshë të preferuar, sipas
procese teatrore mbështetur në një fabul veçorive që ka ajo kafshë.
Nxënësit ndërrojnë rolet
dhe përpiqen të imitojnë
kafshën që u jepet për imitim.
Argumentojnë vështirësitë që
ata hasin dhe pse?
9 Teknika dhe Interpretimi i një Situatë të nxëni: Ndahen Përralla marrë
procese teatrore përralle me personazhe, nxënësit në grupe dhe u nga tekste
inskenuar me regjisor dhe vendoset një përrallë çdo grupi. të ndryshme
elemente regjisoriale Secili grup ndan personazhet shkollore dhe
10 Teknika dhe Interpretimi i një sipas aftësive, duke zhvilluar botime për
procese teatrore përralle me personazhe, elementet regjisorialë. fëmijë
inskenuar me regjisor dhe Vendosen të diskutojnë pse ata
elemente regjisoriale. kanë zgjedhur ato elemente.
11 Historia, teatri dhe Teatri në kontekstin Situatë të nxëni: Vendoset në Materiale
shoqëria historik. Si lindi si lloji një video projektor apo DVD burimore
interpretimi një fragment nga një pjesë nga teskte të
.12 Historia, teatri dhe Zhvillme të tearit në teatrale e viteve 50 dhe një ndryshme apo
shoqëria histori dhe zhanreve të të fragment nga vitet 2000. Gjejnë marrë nga
shkruarit në dramaturgji. të përbashkëtat dhe të veçantat. interneti
13 Historia, teatri dhe Lindja e tragjedisë. Diskutojnë rreth tyre. Flitet mbi
shoqëria Format e zhvillimit dhe fillimet e teatrit në Shqipëri dhe
interpretimit. jashtë sa, gjithashtu njohja dhe
krahasimi me tragjedinë.

14 SHFAQJE ARTISTIKE

9
15 Gjuha dhe Interpretimi me llogjikë Situatë të nxëni: Pjesë të
komunikimi teatror Vendosen nxënësit në një ndryshme
16 Gjuha dhe Dëgjimi i kujdesshëm i interpretim të një situate me Video- projektor,
komunikimi teatror një pjese teatrore sikur p.sh.: në klasë me shokët. kompjuter
17 Gjuha dhe Interpretimi pa fjalë. Diskutohen elementet skenikë Materiale nga
komunikimi teatror Sikuri. dhe interpretimi me llogjikë interneti
18 Gjuha dhe Vëmendja ndaj i pjesës dhe gjuha e përdorur
komunikimi teatror elementeve skenikë sipas personazhit.
19 Historia, teatri dhe Zhvillimi i dramës dhe Situatë të nxëni: Vendosen Materiale marrë
shoqëria komedisë nxënësit të flasin rreth gjinive nga interneti apo
letrare, muzikore apo skenike burime të tjera
20 Historia, teatri dhe Zhvillimi i gjinive të tjera që ata njohin. Çfarë kanë të

3 MUJORI I DYTË JANAR - MARS


shoqëria te intepretimit. përbashkët disa prej tyre?
21 Teknika dhe Etyd me objekt ‘sikurin’: Situatë të nxëni: Mini ngjarje e
procese teatrore Mini ngjarje me objekt Vendosen nxënësit të imitojnë krijuar nga vetë
jashtë funksionit të tij veprimet e peshkatarit që bën nxënësit
orgjinal kur del për të peshkuar në det
ose për të ujitur e kujdesur për
22 Teknika dhe Etyd me objekt ‘sikurin’: lulet në një kopsht.
procese teatrore Mini ngjarje me objekt
jashtë funksionit të tij
orgjinal
23 Teknika dhe Mjetet trupore: sjellja Situatë të nxëni: U kërkohet Materiale nga
procese teatrore fizike ndaj personazhit. nxënësve të ndajnë rolet tekste shkollore
Ndjekja e logjikës së për realizimin e pjesës duke Mjete audio-
personazhit ( bisedë me përcaktuar detyrat: regjisore, vizuale
një aktore) skenari, kostumografi,
24 Teknika dhe Pjesë dramaturgjike me personazhet, prezantimi i
procese teatrore një akt: Kthimi i Gjergj historisë së dramës etj.
Kastriotit në Krujë
25 Teknika dhe Pjesë dramaturgjike me
procese teatrore një akt: Kthimi i Gjergj
Kastriotit në Krujë
26 SHFAQJE Pjesë dramaturgjike me
ARTISTIKE një akt: Kthimi i Gjergj
Kastriotit në Krujë

10
27 Gjuha dhe Marrëdhënia shkak - Situatë të nxëni: Vendosen
komunikimi teatror pasojë nxënësit në një situatë të
28 Gjuha dhe Interpretimi dramarurgjik improvizuar konfliktuale Mini ngjarje e
komunikimi teatror ose një ngjarje paksa reale. krijuar nga vetë
29 Gjuha dhe Interpretimi në ansambël Ata improvizojnë me sikur nxënësit
komunikimi teatror . dhe diskutojnë kuptimin e
30 Gjuha dhe Ndihma reciproke në shkak – pasojës. Nëpërmjet
komunikimi teatror krijimin artistik. saj ata kuptojnë interpretimin
dramaturgjik dhe në ansambël
për realizimin e saktë të rolit.

3 MUJORI I TRETË PRILL - QERSHOR


31 Historia, teatri dhe Mesazhet që përcjell Situatë të nxëni:
shoqëria teatri U kërkohet nxënësve të
32 Historia, teatri dhe Zhvillimi i regjizurës përcjellin një mesazh Mini ngjarje e
shoqëria kuptimplotë si: Ruajmë krijuar nga vetë
mjedisin, shoqërinë etj. Çfarë nxënësit
kuptojnë ata me këtë mesazh
zinxhir që i përcjellin njëri-
tjetrit?

33 Teknika dhe Disa rregulla të Situatë të nxëni:


procese teatrore interpretimit (luajtja Situatë të nxëni: U kërkohet
si për herë të parë, nxënësve të ndajnë rolet Materiale nga
shqiptimin . për realizimin e pjesës duke tekste shkollore
34 Teknika dhe Vënia në skenë e përcaktuar detyrat: regjisore, dhe botime për
procese teatrore një pjesë për fëmijë: skenari, kostumografi, fëmijë
“Frozen” personazhet, prezantimi në ppt i Mjete audio-
35 SHFAQJE Vënia në skenë e historisë së dramës etj. vizuale
ARTISTIKE një pjesë për fëmijë:
“Frozen”

Metodologjia dhe veprimtaritë e të nxënit


Metoda interaktive, bashkëvepruese, gjithëpërfshirëse
Puna në grup dhe puna individuale
Puna individuale
Metoda interaktive, bashkëvepruese, gjithëpërfshirëse
Teknika që zhvillojnë te menduarit kritik
Prezantimi me forma të ndryshme
Hulumtimi
Metoda interaktive, bashkëvepruese, gjithëpërfshirëse
Bashkëbisedim
Metodat gjithëperfshirese
Interpretim
Hetimi dhe zbulimi
Hetimi dhe zbulimi
Puna në grup
Metoda interaktive, bashkëvepruese
Interpretimi në grup
Prezantime në forma të ndryshme
Vlerësimi
Vlerësim formues
Vlerësim diagnostifikues
11
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 1

Fusha: Arte Lënda: Teatër Shkalla: 3 Klasa:


VI
Tematika: Gjuha dhe komunikimi teatror Situatë të nxëni: Krijoj
Tema mësimore: Interpretimi i karaktereve të thjeshta karaktere në bazë të situatës
problemore
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
• Shprehet në mënyrë të përshtatshme me anë të gjuhëve, simboleve, elementeve, kodeve dhe
formave artistike.
• Komunikon me efikasitet dhe shfrytëzon në mënyrë të pavarur, kritike dhe krijuese
mundësitë e të shprehurit.
Kompetenca e të menduarit
• Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë kritike, krijuese dhe ndërvepruese.
• Ndjek udhëzimet për të realizuar një krijim apo veprimtari.
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
• Zgjidh në mënyrë të pavarur detyrën e dhënë.
Kompetenca personale
• Mëson ta shohë botën dhe të tjerët nëpërmjet këndvështrimeve të ndryshme, duke hyrë më
“këpucët e tjetrit”.
• Zhvillon shije artistike e kritike.
Kompetenca qytetare
• Diskuton dhe bashkëpunon me të tjerët për çështje të ndryshme kulturore.
• Reflekton qëndrim kritik ndaj artit dhe e shfrytëzon atë për të marrë e dhënë mesazhe
shoqërore.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të lëndës, Fjalët kyçe: Interpretim,
sipas temës mësimore: karakterer, aktor, teatral
• Krijimi i veprave teatrore: Kupton logjikën e një materiali
për interpretimin e karaktereve të thjeshta teatrore.
• Performimi/interpretimi i veprave teatrore: Krijon figurë
brenda tipareve të karakterit, ndërsa tregon një histori
nëpërmjet tij duke zbatuar logjikën në interpretim.
• Vlerësimi i veprave teatrore: Fillon të përdorë një fjalor të
thjeshtë teknik për t’u shprehur në mënyrë artistike rreth
interpretimit të karaktereve të thjeshta dhe interpretimit
teatror
Burimet/mjetet/materialet: Lidhja me fushat e tjera
Teksti mësimor, tekste të ndryshme të përzgjedhura nga kurrikulare ose me temat
vetë nxënësit. ndërkurrikulare:
Lidhje me fushat kurrikulare:
Gjuha dhe komunikimi,
shkencat shoqërore
Lidhja me temat
ndërkurrikulare:
Vendimmarrja morale
12
Metodologjia/teknikat e përdorura/ veprimtaritë e nxënësve

Bisedojmë së bashku: Mësuesi zhvillon një bisedë të shkurtër me nxënësit rreth lëndës
së teatrit dhe çfarë synon kjo lëndë. Gjatë kësaj bisede mësuesi merr edhe një ide të
përgjithshme rreth njohurive që kanë nxënësit rreth teatrit duke i lidhur ato me temën e
mësimit. Më pas u drejton nxënësve pyetje të ndryshme si:
Çfarë libri keni lexuar kohët e fundit?
Cilët janë personazhet e tij?
Cili prej këtyre personazheve ju ka pëlqyer më shumë?
Gjatë kohës qe nxënësit përgjigjen mësuesi liston disa prej emrave të personazheve të
përzgjedhur nga nxënësit në tabelë.
Situatë të nxëni:
(Improvizimi) Jepuni dy nxënësve të lexojnë (të interpretojnë) një dialog që zhvillohet
mes dy shokëve për zgjidjen e një konflikti. Përgatisni mënjanë 4-5 nxënës të tjerë të
cilët gjatë dialogut, në mënyrë spontane do të hyjnë aty ku dy interpretuesit nuk e presin.
Në cilësinë e personazheve të tjerë. krijojnë lirshëm situatë duke ndërhyrë lirshëm pa
i ndërprerë, për të parë se deri ku do të shkojë shkalla e tyre e improvizimit, duke vënë
kështu në prove edhe konceptin e vëmendjes dhe kontributin në zgjidhjen e situatës.

Ndërtimi i njohurive të reja


Lexohet informacioni i dhënë në faqen 5 të tekstit. Punohet me shpjegimin e termave:
karakter, teatror,interpretim etj. Pasi nxënësit lexojnë edhe një herë në heshtje materialin
diskutohet rreth pyetjeve:
Ç’është interpretimi teatror?
Ç’kuptoni me termin karakter?
Po të interpretoni një personazh të një vepre artistike, çfarë hapash do të ndërmerrnit?
Cilat janë të përbashkëtat dhe ndryshimet midis interpretimit në fusha të tjera të jetës
dhe interpretimit teatral?
Nëse do të interpretonit një karakter, cilin do të përzgjidhnit dhe pse?
Argumentoni zgjedhjen tuaj.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura


Nxënësit përzgjedhin nga libri i gjuhës një përrallë, tregim apo rrefenjë, në të cilën
ndodhet një personazh i spikatur. Ata punojnë në grup për realizimin sa më të plotë të
karakterit. Mësuesi/ja ndjek punën e nxënësve dhe i udhëzon ata që të vënë veten në
vend të personazhit për t’i mundësuar atyre të bëjnë sa më të dukshme për audiencën
çdo tipar ose karakteristikë të personazhit.
Nxënësit interpretojnë personazhet e përzgjedhura.
Më pas ata vlerësojnë veten dhe shokët për mënyrën e interpretimit të karaktereve

Detyrë shtëpie: Përzgjidhni një rol dhe përgatituni ta interpretoni në klasë.

13
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 2

Fusha: Arte Lënda: Teatër Shkalla: 3 Klasa: VI


Tematika: Gjuha dhe komunikimi teatror Situatë të nxëni: Di të tregoj ngjarje dhe
Tema mësimore: Respektimi i ngjarjes të analizoj detaje rreth saj.
dhe besimi në lojë
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
• Shprehet në mënyrë të përshtatshme me anë të gjuhëve, simboleve, elementeve, kodeve
dhe formave artistike.
• Komunikon me efikasitet dhe shfrytëzon në mënyrë të pavarur, kritike dhe krijuese
mundësitë e të shprehurit.
Kompetenca e të menduarit
• Merr dhe përpunon njohuritë në mënyrë të pavarur, krijuese dhe me përgjegjësi.
• Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë kritike, krijuese dhe ndërvepruese.
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
• Zgjidh në mënyrë të pavarur detyrën e dhënë.
Kompetenca personale
• Zhvillon aftësinë e të folurit publik dhe të të qenit bindës.
• Mëson të punojë në grup dhe kupton rëndësinë e disiplinës.
• Bashkëpunon me të tjerët pavarësisht kulturës, aftësive dhe nevojave brenda dhe jashtë
shkollës për një qëllim të përbashkët.
Kompetenca qytetare
• Diskuton dhe bashkëpunon me të tjerët për çështje të ndryshme kulturore.
• Zbaton rregullat e teknikave të interpretimit, konvencionit, të krijimit.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalët kyçe: vepër letrare, analizë e


të lëndës, sipas temës mësimore: ngjarjes, deraje artistike.
• Krijimi i veprave teatrore: Kupton
shprehjen sipas një karakteri dhe beson në
lojën e tij
• Performimi/interpretimi i veprave
teatrore: Zbaton parimet e besimit në lojën
që po bën
• Vlerësimi i veprave te atrore: Shpjegon
me fjalë të thjeshta detajet mbi ngjarjen,
karakteret,strukturën, konfliktin, përjetimet
e interpretimit dhe të elementeve skenike.

Burimet/mjetet/materialet: Teksti i Lidhja me fushat e tjera kurrikulare


nxënësit ose me temat ndërkurrikulare:
Lidhje me fushat kurrikulare: Shkencat
shoqërore, gjuha dhe komunikimi
Lidhja me temat ndërkurrikulare:
Vendimmarrja morale

14
Metodologjia/teknikat e përdorura/ veprimtaritë e nxënësve

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve


Bisedojmë së bashku:
Ç’keni mësuar për ngjarjen? Cilave pyetje duhet t’u përgjigjemi kur tregojmë një
ngjarje? (Ku? Kur? Kush? Çfarë? Pse? Si?)
Si mendoni ju a kanë lidhje ngjarjet artistike me ngjarjet e jetës sonë të përditshme?
Cilat janë karakteret që keni imituar në lojërat tuaja të deritanishme? Si i keni
kuptuar dhe realizuar ato?
Situatë të nxëni:
Polici-hajduti-spiuni-qytetari (besimi tek loja; besimi tek personazhi që i caktojnë;
të luash si për herë të parë):
Merren katër nxënës dhe u shpërndahen katër letra të mbyllura, ku njëra ka të
shkruar “hajduti”, tjetra “polici”, një tjetër “spiuni”, kurse e katërta është “qytetari”.
Pasi të hapet letrën, “polici” do të përpiqet të gjejë “hajdutin”, pasi “spiuni” do t’i
japë vetëm një sugjerim dhe “hajduti” me “qytetarin” do të japin një argument pse
nuk janë ata hajdutët. Pasi të mbarojë raundi i parë hidhen letrat sërish e sërish, që
nxënësit të ndërrojnë “rolet”. Si ndihen e si sillen ata në lidhje me një rol të ri (besimi
tek loja; besimi tek personazhi që i caktojnë) ose me një rol të përsëritur (të luash si
për herë të parë)?

Ndërtimi i njohurive të reja


Pasi nxënësit lexojnë materialin e dhënë në tekst mësuesi/ja u kërkon nxënësve të
diskutojnë rreth pyetjeve: Për cilat aspekte të veprës artistike duhet të tregojmë kujdes
të veçantë për të krijuar një vizion të qartë të veprës teatrore? Kur shqyrtojmë detaje
mbi karakteret ngremë një sërë pyetjesh, cilat janë ato? Po kur shqyrtojmë detaje mbi
ngjarjen, strukturën, konfliktin, temat e imazhet ku përqendrohemi? Çfarë përfitohet
nga një analizë e tillë e ngjarjes?

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura


Në punë në grupe nxënësit krijojnë situata të ndryshme dhe përpiqen të improvizojnë
disa karaktere të veçanta. Me mirëkuptim nxënësit do të bien dakort se cilat do të
jenë këto karaktere.
Pasi realizojnë karakteret nxënësit u përgjigjen individualisht pyetjeve:
Si e realizove karakterin?
Përshkruaj elementet e realizuara më mirë në karakterin që demonstrove.
Cilat nga detajet kanë nevojë për përmirësim dhe pse?

15
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 3

Fusha: Arte Lënda: Teatër Shkalla: 3 Klasa: VI


Tematika: Gjuha dhe komunikimi teatror Situatë e të nxënit: Kam aftësi të realizoj
Tema mësimore: Caktimi i detyrave dhe detyrë kam marrë përsipër.
roleve sipas aftësive dhe zbatimi i tyre
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
• Merr pjesë aktive në veprimtaritë artistike.
• Kupton mesazhet që i drejtohen.
• Shprehet në mënyrë të përshtatshme me anë të gjuhëve, simboleve, elementeve, kodeve dhe
formave artistike.
Kompetenca e të menduarit
• Mendon në mënyrë krijuese..
• Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë kritike, krijuese dhe ndërvepruese.
• Ndjek udhëzimet për të realizuar një krijim apo veprimtari.
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
• Përzgjedh mjetet për të realizuar një krijim skenik..
• Zgjidh në mënyrë të pavarur detyrën e dhënë.
Kompetenca personale
• Zhvillon besimin tek vetja gjatë krijimit skenik.
• Mëson të punojë në grup dhe kupton rëndësinë e disiplinës.
• Bashkëpunon me të tjerët pavarësisht kulturës, aftësive dhe nevojave brenda dhe jashtë
shkollës për një qëllim të përbashkët.
Kompetenca qytetare
• Diskuton dhe bashkëpunon me të tjerët për çështje të ndryshme kulturore.
• Zbaton rregullat e teknikave të interpretimit, konvencionit, të krijimit.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave Fjalët kyçe: role, aftësi personale, realizim
të lëndës, sipas temës mësimore: teatral
- Krijimi i veprave teatrore: Merr përsipër
të kuptojë natyrën e grupit të caktuar se cili
është më i përshtatshëm për secilën detyrë
dhe pse.
- Performimi/interpretimi i veprave
teatrore: Bën përzgjedhjen e karakteri
bazuar në aftësitë e tij personale.
- Vlerësimi i veprave te atrore: Argumenton
me shokët për elementet e realizuara nga
interpretimi i karaktereve.
Burimet/mjetet/materialet: Lidhja me fushat e tjera kurrikulare ose
Teksti, CD, fabula të ndryshme. me temat ndërkurrikulare:
Lidhje me fushat kurrikulare: Gjuha dhe
komunikimi, muzika, arti pamor
Lidhja me temat ndërkurrikulare:
Vendimmarrja morale

16
Metodologjia/teknikat e përdorura/ veprimtaritë e nxënësve

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve


Bisedojmë së bashku: Mësuesja zhvillon një bisedë me nxënësit rreth karaktereve që ata
kanë imituar në lojën e tyre të deritanishme. Ata tregojnë se ku janë bazuar për të imituar rolin.
Nxiten nxënësit që të tregojnë se te cilat elemente janë mbështetur ata gjatë realizimit të rolit
sipas mendimit të tyre. Listohen disa elemente të përmendura nga nxënësit në dërrasë.
Situatë të nxëni:
(Improvizimi) Jepuni dy nxënësve të lexojnë (të interpretojnë) një dialog që zhvillohet midis
Çufos dhe Tipit. Përgatisni mënjanë 4-5 nxënës të tjerë të cilët gjatë dialogut, në mënyrë
spontane do të hyjnë aty ku dy interpretuesit nuk e presin, në cilësinë e personazheve të tjerë.
Filloni t’i fusni pasi dy nxënësit ta kenë lexuar tekstin normalisht herën e parë. Lërini të krijojnë
lirshëm situate, pa i ndërprerë, për të parë se deri ku do të shkojë shkalla e tyre e improvizimit,
duke vënë kështu në prove edhe konceptin e vëmendjes skenike dhe të dëgjimit të aktorit.

Ndërtimi i njohurive të reja:


Shkruhen nga mësuesi/ja në tabelë tri elementet kryesore të realizimit teatral.
• Elementet e literaturës
• Elementet e realizimit teatral
• Veprimet teatrore
Më pas mësuesja shtron pyetje për diskutim: Si i kuptoni këto elemente? A janë të
rëndësishëm për një realizim sa më të kompletuar teatral?
Më pas mësuesja së bashku me nxënësit shqyrton një e nga një të gjitha elementet teatrale
duke vënë theksin te pesha që zë secili prej tyre në performancën teatrale.
• Elementet e literaturës
• Elementi kryesor i literaturës është subjekti, i cili përbëhet nga këto pjesë: ekspozimi,
veprimi në rritje, kulminacioni, veprimi në rënie, zgjdhja e përfundimit.
• Elementet e realizimit teatral
Elemment kyç i realizimit teatral janë personazhet (karakteret), nëpërmjet të cilave vijnë në
skenë idetë e shkrimtarëve nëpërmjet aktorëve. Megjithatë, elemente të tjera të rëndësishme
janë: skenografia, kostumografia, grimi, ndriçimi skenik, kolona zanore etj.
• Veprimet teatrore
Kryesisht kanë të bëjnë me aftësitë e secilit për dialog skenik, improvizim, shprehjes së vetes
përmes gjuhës së trupit etj.
Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura
Nxënësit organizohen në grupe për të krijuar situata të ndryshme duke u përpjekur të
improvizojnë disa karaktere të veçanta. Me mirëkuptim ato duhet bien dakord se cilat do të
jenë këto situata.
Pas interpretimit të çdo grupi nxënësit vlerësojnë veten duke iu përgjigjur pyetjeve:
Si e realizove karakterin tënd?
Përshkruaj elementet që realizove më mirë në karakterin që demonstrove.
Cilat nga elementet kanë nevojë për përmirësim dhe pse?
Mësuesja bën vlerësime të performancës së grupit.

Detyra dhe punë e pavarur: Përcaktohet nga mësuesi sipas nevojave të nxënësve.

17
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 4

Fusha: Arte Lënda: Teatër Shkalla: 3 Klasa: VI


Tematika: Gjuha dhe komunikimi teatror Situatë të nxëni: Ndiej emocion kur dëgjoj
Tema mësimore: Intrpretimi i materialeve poetike intrpretime të poezive të ndryshme.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
• Shprehet në mënyrë të përshtatshme me anë të gjuhëve, simboleve, elementeve,
kodeve dhe formave artistike.
• Komunikon me efikasitet dhe shfrytëzon në mënyrë të pavarur, kritike dhe krijuese
mundësitë e të shprehurit..
Kompetenca e të menduarit
• Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë kritike, krijuese dhe ndërvepruese.
• Ndjek udhëzimet për të realizuar një krijim apo veprimtari.
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
• Zgjidh në mënyrë të pavarur detyrën e dhënë.
Kompetenca personale
• Zhvillon shije artistike e kritike.
Kompetenca qytetare
• Diskuton dhe bashkëpunon me të tjerët për çështje të ndryshme kulturore.
• Reflekton qëndrim kritik ndaj artit dhe e shfrytëzon atë për të marrë e dhënë
mesazhe shoqërore.
Kompetenca digjitale
• Njeh dhe përdor mjetet audio, video, ndriçimi, CD, DVD, laptop etj.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: performancë, audiencë,
lëndës, sipas temës mësimore: poezi, emocion
• Krijimi i veprave teatrore: Kupton logjikën
e një materiali poetik për interpretim.
• Performimi/interpretimi i veprave
teatrore: Dallon elementet e përdorura
gjatë interpretimit të materialeve poetike
dhe ndikimin e këtyre elementeve në
performancën e përgjithshme.
• Vlerësimi i veprave teatrore: Fillon të
përdorë një fjalor të thjeshtë teknik për
t’u shprehur në mënyrë artistike rreth
interpretimit të poezisë.
Burimet/mjetet/materialet: Lidhja me fushat e tjera kurrikulare
Teksti, poezi të shkrimtarëve të ndryshëm, CD ose me temat ndërkurrikulare:
Lidhje me fushat kurrikulare: Gjuha
dhe komunikimi, TIK
Lidhja me temat ndërkurrikulare:
Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave
Zhvillim i qëndrueshëm

18
Metodologjia/teknikat e përdorura/ veprimtaritë e nxënësve

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve


Situatë të nxëni: Mësuesi/ja bën një kuic duke recituar vargje nga poetë të ndryshëm
dhe duke kërkuar nga nxënësit të gjejnë autorin dhe titullin e poezisë që recitohet
(poezitë të jenë të njohura për nxënësit). Nxënësit më parë dëgjojnë, që më pas t’u
përgjigjen kërkesave të kuiceve.
Bisedojmë së bashku:
A keni marrë ndonjëherë pjesë në ndonjë konkurs për interpretimin e poezisë?
Kur ju ka pëlqyer një interpretim a keni menduar se çfarë e ka bërë interpretimin tuaj
aq tërheqës?
Cilët janë elementet e interpretimit poetik që ju tërheqin më shumë dhe pse?

Ndërtimi i njohurive të reja


Nxënësit lexojnë në mënyrë zinzhir informacionin e dhënë në faqen 10-11 të tekstit.
Shpjegohen fjalët kyce: performance, audiencë, përshtatshmëri aktoriale etj. Shfaqen
me anë të videoprojektorit në klasë të paktën tri interpretime të aktorëve të njohur.
Kërkohet nga nxënësit të përcaktojnë disa nga elementet e interpretimit që u tërhoqën
vëmendjen gjatë kohës qe panë dhe dëgjuan interpretimet e poezive. A ndiet emocion
kur ndoqët këto performanca? Nxënësit nxjerrin në pah aspektet mbresëlënëse të
interpetimit.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura


Cilat janë aspektet kryesore të interpretimit poetik?
Sa arrini t’i dalloni aspektet kryesore të interpretimit poetik në poezitë që dëgjuat?
Cila nga aspektet kryesore të interpretimit poetik mund të jetë pika juaj e fortë për të
interpretuar poezi?
Nxënësit provojnë të interpretojnë vargje nga poezitë që atyre u pëlqejnë më shumë.
Bëhen vlerësime

19
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 5

Fusha: Arte Lënda: Teatër Shkalla: 3 Klasa: VI


Tematika: Gjuha dhe komunikimi teatror Situatë të nxëni: Situatë konfliktuale
Tema mësimore: Interpretimi me logjikë nga jeta shkollore
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
• Shprehet në mënyrë të përshtatshme me anë të gjuhëve, simboleve, elementeve,
kodeve dhe formave artistike.
• Komunikon me efikasitet dhe shfrytëzon në mënyrë të pavarur, kritike dhe krijuese
mundësitë e të shprehurit..
Kompetenca e të menduarit
• Merr dhe përpunon njohuritë në mënyrë të pavarur, krijuese dhe me përgjegjësi.
• Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë kritike, krijuese dhe ndërvepruese..
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
• Përzgjedh mjetet për të realizuar një krijim skenik.
• Përdor burime të ndryshme për të realizuar një krijim skenik
Kompetenca personale
• Zhvillon besimin tek vetja gjatë krijimit skenik.
• Zhvillon aftësinë e të folurit publik dhe të të qenit bindës.
• Mëson të punojë në grup dhe kupton rëndësinë e disiplinës..
Kompetenca qytetare
• Zbaton rregullat e teknikave të interpretimit, konvencionit, të krijimit.
Kompetenca digjitale
• Njeh dhe përdor mjetet audio, video, ndriçimi, CD, DVD, laptop etj
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: logjikë teatrale,
lëndës, sipas temës mësimore: interpretim logjik, logjika e karakterit
- Krijimi i veprave teatrore: Ndjek rendin
kronologjik të ngjarjes gjatë interpretimit.
- Performimi/interpretimi i veprave teatrore:
Liston elementet kryesore të analizës logjike
të një interpretimi.
- Vlerësimi i veprave teatrore: Analizon dhe
vlerëson elementet e logjikës të ndjekura
gjatë një interpretimi.
Burimet/mjetet/materialet: Lidhja me fushat e tjera
Teksti, CD kurrikulare ose me temat
ndërkurrikulare:
Lidhje me fushat kurrikulare: Gjuha
dhe komunikimi, TIK
Lidhja me temat ndërkurrikulare:
Zhvillim i qëndrueshëm
20
Metodologjia/teknikat e përdorura/ veprimtaritë e nxënësve

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve


Situatë të nxëni: Ndahen nxënësit në 4-5 grupe (në varësi të numrit të nxënësve që ka
klasa) dhe u kërkohet të krijojnë një situatë konfliktuale nga jeta e tyre shkollore. Pasi
nxënësit punojnë në grup për rreth 5-6 minuta kryetarët e grupeve prezantojnë situatën
e krijuar prej tyre.
Bisedojmë së bashku:
Bazuar në situatat e përzgjedhura nxënësve të secilit grup u drejtohen këto pyetje për
të zbuluar logjikën e ndjekur nga nxënësit për secilin rast.
Përse e keni zgjedhur këtë situatë?
Cila është logjika e saj?
Cila duhet të jetë logjika e aktorëve në situatën që keni ndërtuar ju vetë?
A mendoni se është me vlerë të ndiqet logjika e personazhit?

Ndërtimi i njohurive të reja


Pasi lexohet informacioni i dhënë në faqen 12-13 tëv tekstit në mënyrë zinzhir nga
nxënësit diskutohet rreth logjikës në interpretim. Analizat logjike të aktorit fillojnë që
me ruajtjen e rendit kronologjik të ngjarjes. Interpretimi teatral është një proces që
udhëhiqet tërësisht nga logjika. Diskutohen me nxënësit shembuj të ndryshëm si psh
sjelljet e Harpagonit kur zbulon se i kanë vjedhur paratë e tij në komedinë “Koprraci”
të Molierit, por edhe Kuazimodo në veprën “Katedralja e Parisit” në veprën e Viktor
Hygo.
Nxënësit provojnë të interpretojnë situatat e krijuara në grup duke synuar ndjekjen e
logjikës së personazhit.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura


Pas çdo interpretimi analizohen elementet e logjikës që kanë ndjekur për cdo situatë.
Nxënësit listojnë elementet kryesore të logjikës së interpretimit.
Diskutojmë së bashku:
Duke pasur parasysh këto elemente cilat prej tyre mundët të realizonit gjatë krijimit të
situatës? Po gjatë interpretimit të saj?

Bëhen vlerësime për 2-3 nxënës.

21
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 6
Fusha: Arte Lënda: Teatër Shkalla: 3 Klasa: VI
Tematika: Gjuha dhe komunikimi teatror Situatë të nxëni: I përgjigjem
Tema mësimore: Dëgjimi i kujdesshëm i një pyetjeve të kuicit rreth asj që kam
pjese teatrore dëgjuar.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
• Kupton mesazhet që i drejtohen.
Kompetenca e të menduarit
• Merr dhe përpunon njohuritë në mënyrë të pavarur, krijuese dhe me përgjegjësi.
• Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë kritike, krijuese dhe ndërvepruese..
Kompetenca personale
• Mëson ta shohë botën dhe të tjerët nëpërmjet këndvështrimeve të ndryshme,
duke hyrë më “këpucët e tjetrit”.
• Zhvillon shije artistike e kritike..
Kompetenca qytetare
• Reflekton qëndrim kritik ndaj artit dhe e shfrytëzon atë për të marrë e dhënë
mesazhe shoqërore.
Kompetenca digjitale
• Njeh dhe përdor mjetet audio, video, ndriçimi, CD, DVD, laptop etj.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: interpretim, artikulim,


lëndës, sipas temës mësimore: intonacion, karakter, aktor.
- Krijimi i veprave teatrore: Tregon
përqendrim dhe vëmendje në grup duke
treguar pëlqim apo mospëlqim ndaj situatave
dhe sekuencave filmike
- Performimi/interpretimi i veprave teatrore:
Diskuton në grup rreth fragmenteve
teatrore dhe shpreh interes ndaj gjuhës së
personazheve
- Vlerësimi i veprave te atrore: Nxjerr në pah
ide dhe shpreh mendime rreth situatave që i
kanë mbetur në mendje
Burimet/mjetet/materialet: Lidhja me fushat e tjera
Teksti, CD me pjesë të ndryshme teatrale kurrikulare ose me temat
ndërkurrikulare:
Lidhje me fushat kurrikulare: Gjuha
dhe komunikimi, TIK
Lidhja me temat ndërkurrikulare:
Zhvillim i qëndrueshëm

22
Metodologjia/teknikat e përdorura/ veprimtaritë e nxënësve

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve


Situatë të nxëni: Vendosen në videoprojektor sekuenca të një pjese teatrale dhe
udhëzohen nxënësit të ndjekin me vëmendje pjesën teatrale që më pas të jenë të aftë t’u
përgjigjen pyetjeve të kuicit rreth shfaqjes..
Bisedojmë së bashku:
Si e titullin pjesa teatrale? Cilat ishin personazhet? Cila është tema që trajtohet?
Më pas nxënësit i bëjnë pyetje njëri-tjetrit si: Çfarë tha? …..Kush i tha këto fjalë? Pse
ndodhi? Cili nga personazhet ju pëlqen më shumë dhe pse? etj.

Ndërtimi i njohurive të reja


Flasim rreth kësaj teme duke vëzhguar fotot në faqet 14 dhe 15 të tekstit. Në foto
paraqiten momente nga shfaqje të ndryshme teatrore. Kërkohet nga nxënësit të flasin
rreth fotove duke i orientuar drejt zbatimit të rregullave kur je duke ndjekur një shfaqje,
por duke synuar edhe zbulimin e sa më shume elementeve të realizimit teatror. Mësuesja
shkruan në dërrasë me pika konstatimet e bëra nga nxënësit.
Udhëzohen nxënësit të lexojnë informacionin e dhënë në faqen 14-15 të tekstit. Gjatë
leximit nxënësve u kërkohet të nënvizojnë rregullat që duhen ndjekur kur ndjek një
shfaqje teatrale si dhe rrjedhojat që sjell zbatimi i këtyre rregullave.
Krahasohen rregullat e nxjerra nga vëzhgimi i fotove me rregullat e nxjerra gjatë leximit
të materialit.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura


Duke u bazuar në dëgjimin e fragmentit në fillim të orës së mësimit nxënësit do të
përcaktojnë se sa i kanë respektuar rregullat e dëgjimit të vëmendshëm. Për çdo
pohim secili nga nxënësit do të vlerësojë veten duke qarkuar një nga numrat nga 1
deri te 3.

Unë ndoqa lojën e aktorëve gjatë gjithë kohës. 1 2 3

Unë e ndoqa dëgjimin me qetësi. 1 2 3


Unë nuk e teprova me reagime. 1 2 3

Unë kam shënimet e mia mbi atë që dëgjova 1 2 3

Unë mund të jap mendimin tim mbi cilësinë e interpretimit 1 2 3

Diskutohet në klasë rreth vetëvlerësimit të nxënësve.

23
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 7

Fusha: Arte Lënda: Teatër Shkalla: 3 Klasa: VI


Tematika: Gjuha dhe komunikimi teatror Situatë të nxëni: Ne mund të
Tema mësimore: Interpretimi pa fjalë. Sikuri komunikojmë edhe me gjuhen e
trupit.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
• Kupton mesazhet që i drejtohen.
Kompetenca e të menduarit
• Merr dhe përpunon njohuritë në mënyrë të pavarur, krijuese dhe me përgjegjësi.
• Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë kritike, krijuese dhe ndërvepruese..
Kompetenca personale
• Mëson ta shohë botën dhe të tjerët nëpërmjet këndvështrimeve të ndryshme, duke
hyrë më “këpucët e tjetrit”.
• Zhvillon shije artistike e kritike..
Kompetenca qytetare
• Reflekton qëndrim kritik ndaj artit dhe e shfrytëzon atë për të marrë e dhënë mesazhe
shoqërore.
Kompetenca digjitale
• Njeh dhe përdor mjetet audio, video, ndriçimi, CD, DVD, laptop etj.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: veprim teatral,


lëndës, sipas temës mësimore: interpretim, pantomimë, sikuri.
- Krijimi i veprave teatrore: Dallon
pantomimën si arti i përdorimit të gjuhës së
trupit për të shprehur ndjenjat dhe mendimet.
- Performimi/interpretimi i veprave teatrore:
Krijon situata me “sikur” duke marrë vendime
se si do të sillej në një moment të vështirë.
- Vlerësimi i veprave teatrore: Dallon
pantomimën nga “sikuri magjik” dhe arrin
te identifikojë e vlerësojë përdorimin e
pantomimës në një vepër teatrale apo vepër
tjetër artistike.
Burimet/mjetet/materialet: Lidhja me fushat e tjera
Teksti, CD. kurrikulare ose me temat
ndërkurrikulare:
Lidhje me fushat kurrikulare: TIK,
edukim fizik
Lidhja me temat ndërkurrikulare:
Zhvillim i qëndrueshëm

24
Metodologjia/teknikat e përdorura/ veprimtaritë e nxënësve

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve


Situatë të nxëni: Nxënësve të ndryshëm u jepet nga një fishë në dorë ku është shkruar
nga një mesazh, fjalë e urtë popullore, ose njësi frazeologjike. Kërkohet nga nxënësit që
nëpërmjet pantomimës (me anë të lëvizjeve dhe gjuhës së trupit) të përcjellin te nxënësit
e tjerë mesazhin e shkruar në fishë. Nxënësi që zbulon mesazhin fiton të drejtën që të
jetë ai i cili nëpërmjet pantomimës të përcjellë mesazhe të tjera. Kjo lojë do të vazhdojë
për disa minuta.
Bisedojmë së bashku:
A u argëtuat me lojën që organizuat?
Si arritët ju të komunikonit me njëri tjetrin?
Cili nga shokët e përcolli më të qartë te ju mesazhin me anë të pantomimës? etj

Ndërtimi i njohurive të reja


Lexohet informacioni i dhënë në tekst në faqen 16-17 të tekstit. Më pas u drejtohen
nxënësve disa pyetje rreth pantomimës si:
A keni parë ndonjëherë një fragment teatral apo fragment artistik ku të jetë përdorur
pantomima? Çfarë emocioni ju ka krijuar? A keni arritur të merrni ndonjë mesazh prej
saj?
Po veprime me “sikurin magjik” a mund të identifikoni në një vepër teatrale apo edhe
në ndonjë vepër tjetër artistike? ( Nxënësit duke u bazuar në njohuritë e marra për
pantomimën, por edhe për “sikurin magjik” sjellin shembuj të përdorimit të tyre në
veprat teatrale a artistike. Për të nxitur kujtesën e nxënësve u vijnë në ndihmë foto e
dhëna në tekst).
Diskutohet në klasë me nxënësit edhe për “sisttemin Stalinslavski” i cili ka të bëjë me
kombinimin e përvojave të jetës së përditshme me imagjinatën.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura


Nxënësit në klasë bëjnë ushtrime duke përdorur “sikurin”. Krijohen situata të
ndryshme ku synohet perdorimi i përvojave jetësore, por edhe zhvillimi i imagjinatës.
U kërkohet nxënësve që të përdorin edhe pantomimën duke e bërë pjesë të “sikurit
magjik”.
Bëhen vlerësime.

25
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 8

Fusha: Arte Lënda: Teatër Shkalla: 3 Klasa: VI


Tematika: Gjuha dhe komunikimi teatror Situatë të nxëni: Di të përdor veshjet
Tema mësimore: Vëmendja ndaj elementëve e duhura sipas rastit.
skenikë
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
• Kupton mesazhet që i drejtohen.
Kompetenca e të menduarit
• Merr dhe përpunon njohuritë në mënyrë të pavarur, krijuese dhe me përgjegjësi.
• Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë kritike, krijuese dhe ndërvepruese..
Kompetenca personale
• Mëson ta shohë botën dhe të tjerët nëpërmjet këndvështrimeve të ndryshme,
duke hyrë më “këpucët e tjetrit”.
• Zhvillon shije artistike e kritike..
Kompetenca qytetare
• Reflekton qëndrim kritik ndaj artit dhe e shfrytëzon atë për të marrë e dhënë
mesazhe shoqërore.
Kompetenca digjitale
• Njeh dhe përdor mjetet audio, video, ndriçimi, CD, DVD, laptop etj.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: skenografi,
lëndës, sipas temës mësimore: kostumografi, teknika e zërit,
- Krijimi i veprave teatrore: Zhvillon ndricim skenik
përqendrimin e disiplinën skenike për të
realizuar një shfaqje
- Performimi/interpretimi i veprave teatrore:
Krijon individualisht, por duke respektuar të
tjerët drejt një krijimi të përbashkët.
- Vlerësimi i veprave teatrore: Vlerëson
përdorimin e elementëve skenikë në një shfaqje
artistike si faktor shumë të rëndësishëm të
performancës së përgjithshme.
Burimet/mjetet/materialet: Lidhja me fushat e tjera
Teksti, foto nga shfaqje artistike, CD etj kurrikulare ose me temat
ndërkurrikulare:
Lidhje me fushat kurrikulare:
Gjuha dhe komunikimi, TIK,
vizatimi, muzika, historia etj
Lidhja me temat ndërkurrikulare:
Zhvillim i qëndrueshëm

26
Metodologjia/teknikat e përdorura/ veprimtaritë e nxënësve
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Situatë të nxëni: Klasa ndahet në grupe dhe secilit grup i kërkohet që të vizatojë një
veshje për secilin rast që do t’i kërkohet. Grupit të parë i kërkohet të vizatojë dhe të
përshkruajë një veshje plazhi. Grupit të dytë i kërkohet vizatojë dhe të përshkruajë një
veshje që përdoret nëpër ceremonitë martesore apo ballo. Grupit të tretë i kërkohet të
vizatojë dhe të përshkruajë një veshje zyrtare. Nëse klasa ka shumë nxënës mund të
organizohen më shumë grupe. Secili nga grupet prezanton vizatimin dhe në të njëjtën
kohë e përshkruan atë. Vizatimet ngjiten në tabelë.
Bisedojmë së bashku:
Provoni të ndërroni vendet e veshjeve duke ia vendosur veshjet e plazhit një zyrtari apo
veshjet e ballos në plazh si do të dukeshin ato? Sa e rëndësishme është të përdorësh
veshjet e duhura sipas rastit? Diskutohet në klasë me nxënësit.
Po elementet skenikë a janë të rëndësishëm për performancën e përgjithshme të shfaqjes
artistike? (Nxënësit japin mendimin e tyre rreth elementeve skenikë dhe rëndësisë së
tyre në performancën e përgjithshme).

Ndërtimi i njohurive të reja


Lexohet informacioni i dhënë në tekst me qëllim që të identifikojnë elementet skenike.
Listohen në tabelë elementet skenikë si:
Skenografia
Kostumografia
Ndriçimi skenik
Elementet audio-skenike(zanore)
Diskutohet me nxënësit rreth këtyre elementeve skenikë.
Udhëzohen nxënësit të vëzhgojnë fotot që janë në libër apo foto të sjella nga vetë
nxënësit. Kërkohet nga nxënësit të përcaktojnë disa nga elementet në këto foto. (Mësuesi
mund të organizojë edhe veprimtari të tjera ku nxënësit në bazë të situatave japin ide
rreth elementeve skenikë).

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura


Nxënësit u përgjigjen këtyre pyetjeve:
A mund të listoni disa elemente skenike?
A jeni në gjendje të dalloni efektin e tyre në performancën teatrale përsa i përket
cilësisë së realizimit artistik të shfaqjes?
A mund të bëni dallimin midis elementeve skenike, të cilat janë të nevojshme
përkundrejt elementeve skenikë të domosdoshëm?
Bëhen vlerësime për nxënësit.

27
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 9

Fusha: Arte Lënda: Teatër Shkalla: 3 Klasa: VI


Tematika: Gjuha dhe komunikimi teatror Situatë të nxëni: Di të përcaktoj
Tema mësimore: Marrëdhënia shkak- pasojë shkakun dhe pasojën në një situatë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe Kompetenca e komunikimit dhe e
të shprehurit
• Kupton mesazhet që i drejtohen.
Kompetenca e të menduarit
• Merr dhe përpunon njohuritë në mënyrë të pavarur, krijuese dhe me përgjegjësi.
• Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë kritike, krijuese dhe ndërvepruese..
Kompetenca personale
• Mëson ta shohë botën dhe të tjerët nëpërmjet këndvështrimeve të ndryshme,
duke hyrë më “këpucët e tjetrit”.
• Zhvillon shije artistike e kritike..
Kompetenca qytetare
• Reflekton qëndrim kritik ndaj artit dhe e shfrytëzon atë për të marrë e dhënë
mesazhe shoqërore.
Kompetenca digjitale
• Njeh dhe përdor mjetet audio, video, ndriçimi, CD, DVD, laptop etj.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: veprim, reagim, ndodhi,
lëndës, sipas temës mësimore: marrëdhënie shkak-pasojë.
- Krijimi i veprave teatrore: Dallon shkakun
dhe pasojën e veprimeve në situata të
ndryshme.
- Performimi/interpretimi i veprave teatrore:
Improvizon në klasë shembuj të ndryshëm të
marrëdhënies shkak pasojë.
- Vlerësimi i veprave te atrore: Krijon postera
për të sensibilizuarr bashkëmoshatarët me
mesazhe kundra bullizmit.
Burimet/mjetet/materialet: Lidhja me fushat e tjera
Teksti, materiale, CD kurrikulare ose me temat
ndërkurrikulare:
Lidhje me fushat kurrikulare: Gjuha
dhe komunikimi, TIK
Lidhja me temat ndërkurrikulare:
Zhvillim i qëndrueshëm

28
Metodologjia/teknikat e përdorura/ veprimtaritë e nxënësve
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Situatë të nxëni: Nxënësit e një klase kanë konflikte dhe mosmarrëveshje me nxënësit
e klasës tjetër. Ndërmjet tyre është krijuar një klimë shumë armiqësore. Si do të
vepronit ju në një rast të tillë? (Nxënësit diskutojnë në klasë duke dhënë edhe përvoja
të ndryshme jetësore). Ka të ngjarë që gjatë kësaj veprimtarie nxënësit të shprehen
lirshëm duke përcjellë edhe shqetësimet e tyre në marrëdhënie me të tjerët dhe është
mirë të mos anashkalohen nga mësuesi, por të trajtohen me tepër kujdes për të zbuluar
shkakun e tyre dhe për të shmangur pasojat.
Bisedojmë së bashku:
A mendoni se trajnimi në një sport të caktuar bëhet vetëm për passion?
A e njihni termin bullizëm? Çfarë dini për të? Cili mendoni se është shkaku I bullizmit?
Si veproni kur dikush ju ngacmon?
Po sikur të mos reagoni fare kundrejt bullizmit, çfarë mund të ndodhë?
(Bullizmi është ngacmimi i përsëritur që bëhet nga një individ ose grup individësh
përkundrejt një individi tjetër për qëllime dashakeqe. Sjelljet bulliste janë (sjellje të
përsëritura, të dëmshme e aggressive mes personave me nivele të ndryshme moshore,
fizike apo psikologjike) të dënueshme.
Ndërtimi i njohurive të reja:
Lexohet informacioni në faqen 20 të tekstit.
Sqarohet nga mësuesi se analogjia shkak pasojë është një marrëdhënie që ka dy pjesë.
Shkaku është një veprim apo mosveprim, i cili mund të sjellë disa rezultate. Për
shembull, ushqim i tepërt: shtim në peshë. Ngrënia e tepruar është shkaku. Mbipesha
është pasoja.
Lexohet tregimi “Mësime boksi” . Kërkohet që nxënësit të zbulojnë shkaqet dhe pasojat
e veprimeve të personazheve të tregimit.
Kërkohet nga nxënësit të sjellin në vëmendje rastet e fundit të ngacmimeve me njëri-tjetrin
në klasë. U kërkohet nxënësve të përcaktohen shkaqet dhe pasojat e këtyre situatave.
Nxënësit mund të luajnë me njëri-tjetrin duke krijuar situata shkak-pasojë. (Kjo
veprimtari është argëtuese për nxënësit, por edhe i aftëson ata në përcaktimin saktë të
shkakut dhe pasojës.
Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura
Për të parë aftësitë e fituara nga nxënësit u drejtoj pyetjet:
Çfarë kuptoni me termat shkak, pasojë dhe marrëdhëniet shkak-pasojë?
A e patët të vështirë të sillnit shembuj të marrëdhënies shkak-pasojë nga jeta e
përditshme? Në situatat që u sollën në klasë a e patët të vështirë të përcaktonit
shkakun dhe pasojën.
A keni ndonjë mesazh kundra dhunës? (Nxënësit përcjellin mesazhe të ndryshme të
cilat shkruhen në tabelë dhe diskutohet rreth tyre.
Detyrë shtëpie: Në grupe, krijoni postera për të sensibilizuar bashkëmoshatarët tuaj t’i
thonë ndal bullizmit. Përpiquni të krijoni elemente vizuale, që krijojnë marrëdhënien
shkak-pasojë për të përcjellë një mesazh kundër bullizmit.

29
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 10

Fusha: Arte Lënda: Teatër Shkalla: 3 Klasa: VI


Tematika: Gjuha dhe komunikimi teatror Situatë të nxëni: Më pëlqen të shoh
Tema mësimore: Interpretimi dramaturgjik një shfaqje teatrore.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
• Kupton mesazhet që i drejtohen.
Kompetenca e të menduarit
• Merr dhe përpunon njohuritë në mënyrë të pavarur, krijuese dhe me përgjegjësi.
• Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë kritike, krijuese dhe ndërvepruese..
Kompetenca personale
• Mëson ta shohë botën dhe të tjerët nëpërmjet këndvështrimeve të ndryshme,
duke hyrë më “këpucët e tjetrit”.
• Zhvillon shije artistike e kritike..
Kompetenca qytetare
• Reflekton qëndrim kritik ndaj artit dhe e shfrytëzon atë për të marrë e dhënë
mesazhe shoqërore.
Kompetenca digjitale
• Njeh dhe përdor mjetet audio, video, ndriçimi, CD, DVD, laptop etj.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: teatral, interpretim,
lëndës, sipas temës mësimore: karakter, aktor.
- Krijimi i veprave teatrore: Dallon elementet
e interpretimit dramaturgjik
- Performimi/interpretimi i veprave teatrore:
Zbaton elementet e interpretimit dramaturgjik
gjatë performancës së tij.
- Vlerësimi i veprave te atrore: Jep vlerësimin e
tij për realizimin e elementeve të interpretimit
dramaturgjik në një shfaqje.
Burimet/mjetet/materialet: Lidhja me fushat e tjera
Teksti, CD kurrikulare ose me temat
ndërkurrikulare:
Lidhje me fushat kurrikulare: Gjuha
dhe komunikimi, TIK
Lidhja me temat ndërkurrikulare:
Zhvillim i qëndrueshëm

30
Metodologjia/teknikat e përdorura/ veprimtaritë e nxënësve

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve


Punë paraprake: Nxënësve është mirë u jepet detyrë paraprake të përzgjedhin fragmente
letrare që janë të përshtatshme për t’u vënë në skenë psh drama, komedi.
Bisedojmë së bashku:
Pse keni zgjedhur këto fragmente letrare?
Cila prej tyre duket më e përshtatshme për t’u vënë në skenë në kushtet që ofron klasa
apo shkolla juaj?
Situatë të nxëni: Vendoset që të ndjekin nxënësit në klasë një fragment nga një shfaqje
teatrale në CD. Udhëzohen nxënësit të ndjekin me vëmendje shfaqjen për të zbuluar
sa më shumë elementë të interpretimit dramaturgjik të cilët atyre u bien në sy dhe që
ndikojnë në performancën e përgjithshme të shfaqjes.
Elementet e interpretimit dramaturgjik që zbulohen nga nxënësit listohen në tabelë.

Ndërtimi i njohurive të reja:


Lexohet informacioni në faqen 22 të tekstit.
Krahasohen elementet e interpretimit dramaturgjik të zbuluara nga vetë nxënësit me
ato të dhëna në tekst. A përputhen ato me njëra tjetrën? Cilat elemente nuk keni arritur
të zbuloni?
Nxënësit, pasi përzgjedhin një fragment letrar për ta vënë në skenë, duke bashkëpunuar
në grup ndajnë rolet dhe përgjegjësitë për realizimin e suksesshëm të vënies në skenë
bazuar në aftësitë e secilit.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura:


Vlerësojmë veten:
Sa ishit në gjendje të hartonit listën e elementeve kryesore të interpretimit
dramaturgjik?
A jeni në gjendje të jepni mendimet tuaja për realizimin e elementeve të interpretimit
dramaturgjik?
Çfarë sygjerimesh mund t’u jepni ju shokëve për të arritur një realizim sa më të arrirë
të shfaqjes?
Detyrë shtëpie: Mësoni pjesët sipas roleve përmendsh.
Bëhen vlerësime.

31
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 11

Fusha: Arte Lënda: Teatër Shkalla: 3 Klasa: VI


Tematika: Gjuha dhe komunikimi teatror Situatë të nxëni: Bashkëpunimi në
Tema mësimore: Interpretimi në asambël grup është shumë i rëndësishëm
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
• Kupton mesazhet që i drejtohen.
Kompetenca e të menduarit
• Merr dhe përpunon njohuritë në mënyrë të pavarur, krijuese dhe me përgjegjësi.
• Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë kritike, krijuese dhe ndërvepruese..
Kompetenca personale
• Mëson ta shohë botën dhe të tjerët nëpërmjet këndvështrimeve të ndryshme,
duke hyrë më “këpucët e tjetrit”.
• Zhvillon shije artistike e kritike..
Kompetenca qytetare
• Reflekton qëndrim kritik ndaj artit dhe e shfrytëzon atë për të marrë e dhënë
mesazhe shoqërore.
Kompetenca digjitale
• Njeh dhe përdor mjetet audio, video, ndriçimi, CD, DVD, laptop etj.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: ansambël, ekip,


lëndës, sipas temës mësimore: performancë.
- Krijimi i veprave teatrore: Krijon
individualisht duke respektuar të tjerët drejt
një krijimi të përbashkët
- Performimi/interpretimi i veprave teatrore:
Respekton mendimin krijues të të gjithëve
drejt një krijimi sa më të mirë në ansambël
- Vlerësimi i veprave te atrore: Respekton dhe
vlerëson interpretimin e shokëve dhe punës në
ansambël
Burimet/mjetet/materialet: Lidhja me fushat e tjera
Teksti, CD, foto nga veprimtari të ndryshme në kurrikulare ose me temat
grup dhe të shfaqjeve të ndryshme teatrale. ndërkurrikulare:
Lidhje me fushat kurrikulare: Gjuha
dhe komunikimi, TIK
Lidhja me temat ndërkurrikulare:
Zhvillim i qëndrueshëm

32
Metodologjia/teknikat e përdorura/ veprimtaritë e nxënësve

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve


Situatë të nxëni: Klasa ndahet në tre ose më shumë grupe (kjo ndarje bëhet në varësi të
numrit të nxënësve në klasë) dhe secilit grup i jepet nga një foto:
Grupit të parë i jepet nje foto e një grupi mjekësh që po kryejnë një operacion.
Grupit të dytë ijepet një foto e skuadrës sonë Kombëtare të futbollit.
Grupit të tretë i jepet një foto në një kantier ndërtimi ku duket qartë bashkëpunimi i
projektuesëve të veprës me zbatuesit.etj Udhëzohen nxënësit të vëzhgojnë fotot dhe të
tregojnë rreth tyre. (Mësuesi orienton bisedën rreth rëndësisë që ka bashkëpunimi në
grup për secilin nga rastet e paraqitura në foto). Nxënësit sjellin shembuj nga situata
jetësore të bashkëpunimit në grup.
Bisedojmë së bashku:
Ç’të përbashkët kanë të gjitha fotot? (E përbashkëta e tyre është bashkëpunimi në grup)
Ç’ mund të ndodhë nëse grupi nuk funksionon? (Nxënësit e secilit grup japin mendimin
të bazuar në argument rreth fotos që kanë përpara).
Sa e rëndësishme është të bashkëpunojmë në grup? Argumento.
Po kur realizojmë një vepër teatrale a është i rëndësishëm bashkëpunimi në grup? Pse?

Ndërtimi i njohurive të reja:


Lexohet informacioni i dhënë në tekst rreth interpretimit në ansambël.
Loja në ansambël është e bazuar në një grup aktorësh të cilët punojnë së bashku si një
ekip. Ky bashkëpunim në grup sjell performancën e bashkuar të një grupi të tërë, pra
kemi një grup artistësh që mbështesin njëri tjetrin pavarësisht nivelit të tyre. Aktorët
marrin e japin me njëri-tjetrin, duke ndihmuar apo plotësuar njëri-tjetrin.
Mësuesi është mirë që pasi të lexohet teksti të vërë në CD një pjesë nga një shfaqje
teatrale ku spikat interpretimi në ansambël psh pjesë nga shfaqja teatrale “Balloja e
luleve” , por edhe pjesë të tjera të cilat mësuesi i ka më të lehtë për t’i gjetur. Pasi
nxënësit ndjekin fragmentin diskutojnë rreth interpretimit në ansambël që spikat shumë
në këtë pjesë.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura:


U drejtohen nxënësve disa pyetje si:
Pse është i rëndësishëm bashkëpunimi në grup?
Po interpretimi në ansambël?
Si do të donit të luanit në skenë i vetëm apo në ansambël?
Cilat janë disa nga kriteret që duhen plotësuar gjatë lojës në ansambël?
Nxënësit duke pasur të qarta këto kritere mundohen të interpretojnë situata të
ndryshme ku të interpretojnë në ansambël.
Mësuesi mund t’i orientojë nxënsit edhe me pjesë të ndryshme si psh “Antigona”
është shumë e përshtatshme për t’u interpretuar në ansambël.
Bëhen vlerësime për nxënësit.

33
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 12

Fusha: Arte Lënda: Teatër Shkalla: 3 Klasa: VI


Tematika: Gjuha dhe komunikimi teatror Situatë të nxëni: Di të bashkëpunoj
Tema mësimore: Ndihma reciproke në krijimin në grup
artistik
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
• Kupton mesazhet që i drejtohen.
Kompetenca e të menduarit
• Merr dhe përpunon njohuritë në mënyrë të pavarur, krijuese dhe me përgjegjësi.
• Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë kritike, krijuese dhe ndërvepruese..
Kompetenca personale
• Mëson ta shohë botën dhe të tjerët nëpërmjet këndvështrimeve të ndryshme,
duke hyrë më “këpucët e tjetrit”.
• Zhvillon shije artistike e kritike..
Kompetenca qytetare
• Reflekton qëndrim kritik ndaj artit dhe e shfrytëzon atë për të marrë e dhënë
mesazhe shoqërore.
Kompetenca digjitale
• Njeh dhe përdor mjetet audio, video, ndriçimi, CD, DVD, laptop etj.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: skenograf,
lëndës, sipas temës mësimore: kostumograf, grimier, ndriçim skenik,
- Krijimi i veprave teatrore: Zgjeron në audio, koordinim, interpretim,
bashkëpunim aftësitë krijuese në grup realizim skenik.
- Performimi/interpretimi i veprave teatrore:
Vë në zbatim mjetet e komunikimit skenik
duke bashkëpunuar me njëri tjetrin për
të arritur një përformancë sa më të arrirë
teatrore.
- Vlerësimi i veprave te atrore: Diskutojnë
me njëri-tjetrin duke synuar bashkërendimin
e punës dhe finalizimin me sukses të saj.
Burimet/mjetet/materialet: Lidhja me fushat e tjera
Teksti, CD. kurrikulare ose me temat
ndërkurrikulare:
Lidhje me fushat kurrikulare: Gjuha
dhe komunikimi, TIK
Lidhja me temat ndërkurrikulare:
Zhvillim i qëndrueshëm

34
Metodologjia/teknikat e përdorura/ veprimtaritë e nxënësve

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve


Situatë të nxëni: Në dy tavolina mësuesi/ja vendos dy pazëlla. Njërin nga pazëllat do
ta formojë vetëm një nxënës, kurse pazëllin tjetër do ta formojnë një grup nxënësish.
Ndërtimi i pazëllit do të fillojë në të njëjtën kohë për të parë se cili nga pazëllat do të
ndërtohet më shpejt, ai nga grupi apo nga një individ. (Ka të ngjarë me shumë mundësi
që bashkëpunimi në grup të fitojë mbi individin).
Bisedojmë së bashku:
Cili nga pazëllat u ndërtua më shpejt? (Pazëlli që u formua nga grupi).
Si mendoni ju cila është arsyeja e këtij rezultati? (Bashkëpunimi në grup dhe ndihma
reciproke).
Argumentoni mendimin tuaj mbi domosdoshmërinë e krijimit midis krijuesëve.
Mundohuni që gjatë argumentimit të bëni lidhjen shkak-pasojë.

Ndërtimi i njohurive të reja:


Orientohen nxënësit të lexojnë informacionin i dhënë në faqen 26-27 të tekstit.
Shkruhen në dërrasë fjalët kyçe: skenograf, kostumograf, grimier, ndriçim skenik, audio,
koordinim, realizim skenik etj.
Nxënësit janë njohur më parë me elementet skenikë dhe tani duhet të bëjnë lidhjen e
elementit skenik me profesionin, psh me skenografinë merret skenografi e kështu me
radhë. Bashkërendimi i punës së të gjithë këtyre njerëzve para e prapa kuintave sjell
performanën e përgjithshme të shfaqjes. Nqs nuk do të funksionojë njëra nga këto hallka
do të ndikojë në mënyrë negative në performancën e përgjithshme të shfaqjes. Vëzhgohen
nga nxënësit fotot e dhëna në tekst dhe dallohen elementët skenikë.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura


Veprimtari praktike.
Kërkohet nga nxënësit të japin disa shembuj të bashkëpunimit midis artistëve gjatë
realizimit skenik të një shfaqje teatrale.
Ndahet klasa në katër grupe dhe secilit grup i vihet përpara një dramatizim jo
shumë i gjatë. Udhëzohen nxënësit të bëjnë një plan konkret për vënien në skenë të
dramatizimit të dhënë si psh “ Zemërimi i Zeusit”, “Balloja e luleve” apo ndonjë pjesë
tjetër në bazë të mundësive apo preferencave të mësuesit e nxënësve. Kërkohet nga
nxënësit që si fillim të ndajnë detyrat dhe më pas të shkëmbejnë ide për realizimin e të
tërës gjithmonë duke bashkëpunuar në grup.
Kryetari i grupit paraqet planin konkret për realizimin e shfaqjes.
Bëhen vlerësime të punës në grup.

35
Pjesa II

PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 1


Fusha: Arte Lënda: Teatër Shkalla: 3 Klasa: VI
Tematika: Teknika e procese teatrore Situatë të nxëni: Shpreh
Tema mësimore: Interpretimi i një poezie të thjeshtë ndjenjat me anë të poezisë
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
• Merr pjesë aktive në veprimtaritë artistike.
• Kupton mesazhet që i drejtohen.
• Shprehet në mënyrë të përshtatshme me anë të gjuhëve, simboleve, elementeve, kodeve dhe
formave artistike.
• Komunikon me efikasitet dhe shfrytëzon në mënyrë të pavarur, kritike dhe krijuese
mundësitë e të shprehurit.
Kompetenca e të menduarit.
• Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë kritike, krijuese dhe ndërvepruese.
• Ndjek udhëzimet për të realizuar një krijim apo veprimtari.
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
• Zgjidh në mënyrë të pavarur detyrën e dhënë.
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin
• Ndërmerr nisma për të zhvilluar aktivitete skenike brenda dhe jashtë klasës, duke kontribuar
në mënyrë krijuese.
Kompetenca personale
• Zhvillon aftësinë e të folurit publik dhe të të qenit bindës.
• Mëson të punojë në grup dhe kupton rëndësinë e disiplinës.
• Zhvillon shije artistike e kritike.
Kompetenca qytetare.
• Zbaton rregullat e teknikave të interpretimit, konvencionit, të krijimit..
Kompetenca digjitale
Njeh dhe përdor mjetet audio, video, ndriçimi, CD, DVD, laptop etj.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të lëndës, Fjalët kyçe: interpretim, poezi,
sipas temës mësimore: ndjenjë, emocion
- Krijimi i veprave teatrore: Kupton logjikën edhe brenda
tekstit poetik dhe e zbaton atë në interpretim .
- Performimi/interpretimi i veprave teatrore: : Interpreton
poezinë duke respektuar teknikën e interpretimit përmes
rregullave të përcaktuara Vlerësimi i veprave te atrore:
Respekton interpretimin e shokëve dhe jep vlerësimin e
tij për interpretimin e poezisë.
Burimet/mjetet/materialet: Lidhja me fushat e tjera
Teksti, poezi të përzgjedhura nga vetë nxënësit, CD. kurrikulare ose me temat
ndërkurrikulare:
Lidhje me fushat kurrikulare:
Gjuha dhe komunikimi,
muzika.
Lidhja me temat
ndërkurrikulare: Identiteti
36 kombëtar dhe njohja e kulturave
Metodologjia/teknikat e përdorura/ veprimtaritë e nxënësve

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve


Punë paraprake: Nxënësve u është dhënë detyrë paraprake që secili prej tyre të
përzgjedhë një poezi që i pëlqen më shumë për ta interpretuar ose të sjellë interpretime
të aktorëve te ndryshëm për t’u dëgjuar në klasë.
Situatë të nxëni:
Vendosen në videoprojektor CD me interpretime të aktorëve të ndryshëm. Udhëzohen
nxënësit të dëgjojnë me vëmendje dhe më pas të tregojnë se ç’përjetuat ju gjatë dëgjimit
të poezive.
Rikujtojmë së bashku: Stuhi mendimesh
Ç’është poezia?
A ju pëlqejnë poezitë dhe pse?
Çfarë ndjeni kur lexoni apo interpretoni një poezi?
Cilat janë aspektet kryesore të interpretimit poetik?
Si arrini t’i dalloni elementet kryesore të interpretimit poetik në poezitë që dëgjuat?
Diskutohen pyetjet në klasë.

Ndërtimi i njohurive të reja


Plotësohet informacioni i nxënësve mbi poezinë duke lexuar materialin e dhënë në
faqen 28 të tekstit. Interpretohen nga mësuesi/ja dy poezitë e dhëna në tekst duke bërë
një interpretim shprehës duke zbatuar elementet e interpretimit të një materiali poetik.
Poezitë mund të interpretohen edhe nga nxënës që kanë dëshirë për të bërë këtë gjë.
Theksohet fakti që një poezi është interpretuar saktë kur nxit te dëgjuesi përfytyrimin e
imazheve dhe ngacmon emocionalisht dëgjuesin.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura


Nxënësit interpretojnë disa nga poezitë që kanë përzgjedhur vetë.
Duke u bazuar në tabelën e vlerësimit të dhënë në faqen 29 të tekstit, bëhet vlerësimi i
interpretimit mbështetur në kriteret e dhëna.
Në fund të orës nxënësit ndërtojnë një pesëvargësh për poezinë.

37
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 2
Fusha: Arte Lënda: Teatër Shkalla: 3 Klasa: VI
Tematika: Teknika dhe procese teatrore Situatë të nxëni: Mësoj prej
Tema mësimore: Karakteri i një njeriu mbështetur në fabul moralit të fabulave.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
• Merr pjesë aktive në veprimtaritë artistike.
• Kupton mesazhet që i drejtohen.
• Komunikon me efikasitet dhe shfrytëzon në mënyrë të pavarur, kritike dhe krijuese
mundësitë e të shprehurit.
Kompetenca e të menduarit
• Mendon në mënyrë krijuese.
• Merr dhe përpunon njohuritë në mënyrë të pavarur, krijuese dhe me përgjegjësi.
• Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë kritike, krijuese dhe ndërvepruese.
• Ndjek udhëzimet për të realizuar një krijim apo veprimtari.
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
• Përzgjedh mjetet për të realizuar një krijim skenik.
• Përdor burime të ndryshme për të realizuar një krijim skenik.
Kompetenca personale
• Zhvillon besimin tek vetja gjatë krijimit skenik.
• Zhvillon aftësinë e të folurit publik dhe të të qenit bindës.
• Mëson të punojë në grup dhe kupton rëndësinë e disiplinës.
• Bashkëpunon me të tjerët pavarësisht kulturës, aftësive dhe nevojave brenda dhe jashtë
shkollës për një qëllim të përbashkët.
Kompetenca qytetare
• Diskuton dhe bashkëpunon me të tjerët për çështje të ndryshme kulturore.
• Zbaton rregullat e teknikave të interpretimit, konvencionit, të krijimit.
Kompetenca digjitale
Njeh dhe përdor mjetet audio, video, ndriçimi, CD, DVD, laptop etj.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të lëndës, Fjalët kyçe: Interpretim,
sipas temës mësimore: karakter, fabul, moral, imitim.
- Krijimi i veprave teatrore: Krijon personazhin që i kanë
caktuar ose që ka zgjedhur, duke krijuar një figurë origjinale
mbi një fabul
- Performimi/interpretimi i veprave teatrore: Interpreton
duke respektuar elemente teatrore dhe duke u futur nën
lëkurën e personazhit.
- Vlerësimi i veprave te atrore: Jep sygjerime për shokët
e grupit dhe vlerëson performancen e tij në interpretim
Burimet/mjetet/materialet: Lidhja me fushat e tjera
Teksti, fabula të përzgjedhura nga vetë nxënësit, maska kurrikulare ose me temat
për karakteret e fabulave. ndërkurrikulare:
Lidhje me fushat
kurrikulare: Ghuhët dhe
komunikimi, qytetaria.
Lidhja me temat ndërkurrikulare:
Vendimmarrja morale
38
Metodologjia/teknikat e përdorura/ veprimtaritë e nxënësve

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve


Veprimtari paraprake: Nxënësve u jepet si detyrë paraprake të përzgjedhin një fabul
në mënyrë individuale ose në grup (në bazë të karaktereve që ka fabula e përzgjedhur) e
cila i pëlqen për mesazhin që përcjell. Të lexohen paraprakisht në shtëpi dhe të përgatisin
maska për personazhet e fabulës.
Situatë të nxëni: Nxënësit organizojnë një veprimtari në klasë lidhur me kafshët.
Nxënësi i parë thotë emrin e një kafshe, i dyti duhet të thotë emrin e një kafshe tjetër,
por që nuk duhet të jetë pre e së parës. Psh n.q.s nxënësi i parë thotë ujku, nxënësi i dytë
mund të thotë dhelpra, por jo delja sepse humbet, pra bie pre e ujkut. Kështu vazhdon
kjo lojë për disa minuta. Nëpërmjet kësaj veprimtarie nxirren disa karakteristika të
kafshëve.
Bisedojmë së bashku:
Zhvillohet një bisedë rreth fabulave. U drejtoj pyetje nxënësve:
Ç’dini për fabulat?
Cilat janë zakonisht personazhe të fabulave?
A ju pëlqejnë ju fabulat? Pse?
Nxënësve u kërkohet të thonë disa tituj fabulash që kanë lexuar.

Ndërtimi i njohurive të reja


Pasurohen njohuritë që nxënësit kanë për fabulën duke lexuar informacionin e dhënë
në faqen 30 të tekstit. Lexohen fabulat: “Gaforrja dhe e ëma”, “Luanesha”, “Era dhe
Dielli”.
Nxirret morali për secilën fabul. Analizohen personazhet e fabulave. U kërkohet
nxënësve të identifikohen me një kafshë dhe të tregojnë se cilat nga cilësitë e kafshës
lidhet me cilësitë e tyre personale. U kërkohet nxënësve të argumentojnë pse e bënë
këtë zgjedhje.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura


Nxënësve u kërkohet të imitojnë kafshën e tyre të përzgjedhur. Identifikohen vështirësitë
që nxënësit hasin në interpretimin e karakterit. Diskutojnë në grup rreth interpretimit të
njëri-tjetrit. Më pas nxënësit që kanë përzgjedhur fabulën në grup, bëjnë interpretimin
e saj.
Duke iu përgjigjur këtyre pyetjeve nxënësit vlerësojnë rezultatet e arritura.
A ishit në gjendje të zbulonit moralin e fabulës?
Si e imituat kafshën e përzgjedhur?
A ju ndihmoi bashkëpunimi në grup për përmirësimin e imitimit?

39
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 3
Fusha: Arte Lënda: Teatër Shkalla: 3 Klasa: VI
Tematika: Teknika dhe procese teatrore Situatë të nxëni: Kemi njohuritë e
Tema mësimore: Interpretimi i një përralle me personazhe, duhura për të vënë në skenë një shfaqje
inskenuar me regjizor dhe elemente teatrale. artistike.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
• Merr pjesë aktive në veprimtaritë artistike.
• Kupton mesazhet që i drejtohen.
• Shprehet në mënyrë të përshtatshme me anë të gjuhëve, simboleve, elementeve,
kodeve dhe formave artistike.
• Komunikon me efikasitet dhe shfrytëzon në mënyrë të pavarur, kritike dhe krijuese
mundësitë e të shprehurit..
Kompetenca e të menduarit
• Mendon në mënyrë krijuese.
• Merr dhe përpunon njohuritë në mënyrë të pavarur, krijuese dhe me përgjegjësi.
• Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë kritike, krijuese dhe ndërvepruese.
• Ndjek udhëzimet për të realizuar një krijim apo veprimtari.
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
• Përzgjedh mjetet për të realizuar një krijim skenik.
• Përdor burime të ndryshme për të realizuar një krijim skenik.
Zgjidh në mënyrë të pavarur detyrën e dhënë.
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin
• Ndërmerr nisma për të zhvilluar aktivitete skenike brenda dhe jashtë klasës, duke
kontribuar në mënyrë krijuese.
• Kompetenca personale
• Zhvillon besimin tek vetja gjatë krijimit skenik.
• Zhvillon aftësinë e të folurit publik dhe të të qenit bindës.
• Mëson të punojë në grup dhe kupton rëndësinë e disiplinës.
• Bashkëpunon me të tjerët pavarësisht kulturës, aftësive dhe nevojave brenda dhe jashtë
shkollës për një qëllim të përbashkët.
• Mëson ta shohë botën dhe të tjerët nëpërmjet këndvështrimeve të ndryshme, duke hyrë
më “këpucët e tjetrit”.
• Zhvillon shije artistike e kritike.
Kompetenca qytetare
• Diskuton dhe bashkëpunon me të tjerët për çështje të ndryshme kulturore.
• Zbaton rregullat e teknikave të interpretimit, konvencionit, të krijimit.
Reflekton qëndrim kritik ndaj artit dhe e shfrytëzon atë për të marrë e dhënë mesazhe shoqërore
Kompetenca digjitale
• Njeh dhe përdor mjetet audio, video, ndriçimi, CD, DVD, laptop etj.

40
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të lëndës, Fjalët kyçe:improvizim, imagjinatë,
sipas temës mësimore: drejtim regjizorial, aktrim.
- Krijimi i veprave teatrore: Zbulon aftësitë
krijuese vetjake, në role apo detyra të caktuara
apo të zgjedhura skenike.
- Performimi/interpretimi i veprave teatrore:
Hulumton një gamë të gjerë materialesh letrare
për të gjetur atë që i përshtatet në interpretim.
- Vlerësimi i veprave te atrore: Jep vlerësimin
e tij për zbatimin e rregullave skenike dhë
bashkëpunimin në grup.
Burimet/mjetet/materialet: Lidhja me fushat e tjera kurrikulare
Teksti, përralla të përzgjedhura nga vetë nxënësit.ose me temat ndërkurrikulare:
Lidhje me fushat kurrikulare: Gjuha
dhe komunikimi, TIK
Lidhja me temat ndërkurrikulare:
Identiteti kombëtar dhe njohja e
kulturave.
Vendimarrja morale
Zhvillim i qëndrueshëm
Metodologjia/teknikat e përdorura/ veprimtaritë e nxënësve
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Situatë të nxëni: Mësuesi shkruan disa tituj përrallash në tabelë dhe u drejton pyetje
nxënësve se cila prej tyre ju pëlqen më shumë dhe cilën prej tyre do të përzgjidhnit për
ta vënë në skenë. (Nxënësit mund të thonë edhe vetë disa tituj përrallash për ta pasuruar
më shumë listën, por për të patur edhe më shumë alternativa zgjedhje).
Bisedojmë së bashku:
Ju tashmë keni mësuar se cilat janë elementet teatrale a mund t’i listoni ju disa prej tyre?
Listohen disa nga elementët teatralë si: teksti, aranxhimi, kostumografia, ndriçimi, zëri,
aktrimi, drejtimi regjizorial.
A mund të realizohet inskenimi pa marrë parasysh këto elemente teatrale?
Cili është hapi i parë që duhet ndjekur për të vënë një përrallë në skenë?
( Nxënësit mund të mbështeten edhe te njohurite e marra për dramatizimin e një tregimi
apo përralle në lëndën e gjuhës shqipe, pra për ta sjellë atë në formën e një skenari). Nqs
nxënësit nuk i kanë këto njohuri është detyrë e mësuesit t,i udhëzojë se si të veprojnë.
Ndërtimi i njohurive të reja:
Lexohet informacioni i dhënë në faqen 32 të tekstit. Më pas mund të punohet në klasë
ose me përrallën “Kalorësi dhe vajza e luleve”, ose me përrallën e përzgjedhur prej
vetë atyre. Udhëzohen nxënësit të lexojnë përrallën fragment pas fragmenti për të
identifikuar personazhet kryesore, dialogun ndërmjet tyre nëpërmjet të cilit do të dalë
në pah karakteri i personazheve dhe mesazhi që përcjell përralla. Bazuar në aftësitë e
tyre nxënësit ndajnë detyrat për realizimin skenik të përrallës.
Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura: Nxënësit bashkëpunojnë
në grup për të arritur një realizim skenik sa më të mirë dhe duke u mbështetur në
ndihmën reciproke të njëri-tjetrit.
Udhëzohen nxënësit që gjatë vënies në skenë të përrallës të bëhen përpjekje për ta
regjistruar atë.
Më pas të shohin regjistrimin e bërë për të analizuar punën e tyre.
Bëhen vlerësime për punën e nxënësve.
41
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 4
Fusha: Arte Lënda: Teatër Shkalla: 3 Klasa: VI
Tematika: Teknika dhe procese teatrore Situatë të nxëni: Di të improvizoj në
Tema mësimore: Etyd me objekt “sikurin”. Mini bazë të situatës.
ngjarje me objekt jashtë funksionit të tij origjinal
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
• Merr pjesë aktive në veprimtaritë artistike.
• Kupton mesazhet që i drejtohen.
• Shprehet në mënyrë të përshtatshme me anë të gjuhëve, simboleve, elementeve,
kodeve dhe formave artistike.
• Komunikon me efikasitet dhe shfrytëzon në mënyrë të pavarur, kritike dhe
krijuese mundësitë e të shprehurit..
Kompetenca e të menduarit
• Mendon në mënyrë krijuese.
• Merr dhe përpunon njohuritë në mënyrë të pavarur, krijuese dhe me përgjegjësi.
• Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë kritike, krijuese dhe ndërvepruese.
• Ndjek udhëzimet për të realizuar një krijim apo veprimtari.
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
• Përzgjedh mjetet për të realizuar një krijim skenik.
• Përdor burime të ndryshme për të realizuar një krijim skenik.
• Zgjidh në mënyrë të pavarur detyrën e dhënë.
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin
• Ndërmerr nisma për të zhvilluar aktivitete skenike brenda dhe jashtë klasës,
duke kontribuar në mënyrë krijuese.
• Kompetenca personale
• Zhvillon besimin tek vetja gjatë krijimit skenik.
• Mëson të punojë në grup dhe kupton rëndësinë e disiplinës.
• Bashkëpunon me të tjerët pavarësisht kulturës, aftësive dhe nevojave brenda
dhe jashtë shkollës për një qëllim të përbashkët.
• Mëson ta shohë botën dhe të tjerët nëpërmjet këndvështrimeve të ndryshme,
duke hyrë më “këpucët e tjetrit”.
• Zhvillon shije artistike e kritike.
Kompetenca qytetare
• Zbaton rregullat e teknikave të interpretimit, konvencionit, të krijimit.
Kompetenca digjitale
• Njeh dhe përdor mjetet audio, video, ndriçimi, CD, DVD, laptop etj.

42
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: veprim teatral,
lëndës, sipas temës mësimore: interpretim, pantomimë, sikuri.
- Krijimi i veprave teatrore: Krijon një rrethanë
dhe një miningjarje me objekt, të cilin nuk e
përdor në funksionin e tij origjinal.
- Performimi/interpretimi i veprave teatrore:
Zhvillon aftësitë e tij improvizuese duke i
zbatuar në interpretim.
- Vlerësimi i veprave te atrore: Bën analizën e
etydeve të çdo grupi duke identifikuar pikat e
tyre të forta e të dobëta.
Burimet/mjetet/materialet: Lidhja me fushat e tjera
Teksti, situata të ndryshme të krijuara nga vetë kurrikulare ose me temat
nxënësit. ndërkurrikulare:
Lidhje me fushat kurrikulare:
Gjuha dhe komunikimi, TIK,
shkencat e natyrës etj
Lidhja me temat ndërkurrikulare:
Vendimarrja morale
Zhvillim i qëndrueshëm
Metodologjia/teknikat e përdorura/ veprimtaritë e nxënësve
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve:
Situatë të nxëni: Nxënësve të ndryshëm u jepet nga një fishë në dorë ku janë shkruar
veprime të përditshme dhe u kërkohet nxënësve që nëpërmjet pantomimës (me anë të
lëvizjeve dhe gjuhës së trupit) të përcjellin te nxënësit e tjerë mesazhin e shkruar në fishë.
Nxënësi që zbulon mesazhin fiton të drejtën që të jetë ai i cili nëpërmjet pantomimës të
përcjellë mesazhe të tjera. Kjo lojë do të vazhdojë për disa minuta.
Bisedojmë së bashku:
A u argëtuat me lojën që organizuat?
Si arritët ju të komunikonit me njëri tjetrin?
Cili nga shokët e përcolli më të qartë te ju mesazhin me anë të etydit? Etj
Ndërtimi i njohurive të reja:
Lexohet informacioni i dhënë në tekst në faqen 34-35 të tekstit.
Pyeten nxënësit se cilat janë disa nga idetë që i vijnë në mendje gjatë leximit të materialit
mbi etydin.
Listohen disa ide me objekt “sikurin”.
Më pas klasa ndahet në grupe në varësi të numrit të nxënësve, por edhe të ideve të tyre
mbi mizaskenat e paramenduara për realizimin e etydit të tij. Udhëzohen nxënësit të
përdorin improvizimin e shkurtër në realizimin e etydit.
Mund t’u vihet në ndihmë nxënësve me situata të jetës së përditshme si:
Jam në gjumë
Bie zilja e mëngjesit
E pushoj
Kthehem nga ana tjetër të fle dhe pesë minuta
Zilja bie prapë
E pushoj përsëri...etj
Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura:
Analizohet puna e grupeve dhe bëhet vlerësimi për etydet e secilit grup. Një vlerësim i
veçantë bëhet për përdorimin e fantazisë deri në detaje.
Bëhen vlerësime për disa nxënës.
43
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 5

Fusha: Arte Lënda: Teatër Shkalla: 3 Klasa: VI


Tematika: Teknika dhe procese teatrore Situatë të nxëni: Komunikoj me
Tema mësimore: Mjetet trupore: sjellja lëvizje trupore dhe me mimikën e
fizike ndaj personazhit. Ndjekja e logjikës së fytyrës.
personazhit.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
• Merr pjesë aktive në veprimtaritë artistike..
• Shprehet në mënyrë të përshtatshme me anë të gjuhëve, simboleve, elementeve,
kodeve dhe formave artistike.
• Komunikon me efikasitet dhe shfrytëzon në mënyrë të pavarur, kritike dhe krijuese
mundësitë e të shprehurit.
Kompetenca e të menduarit
• Merr dhe përpunon njohuritë në mënyrë të pavarur, krijuese dhe me përgjegjësi.
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
• Zgjidh në mënyrë të pavarur detyrën e dhënë.
Kompetenca personale
• Mëson ta shohë botën dhe të tjerët nëpërmjet këndvështrimeve të ndryshme, duke hyrë
më “këpucët e tjetrit”..
Kompetenca qytetare
Diskuton dhe bashkëpunon me të tjerët për çështje të ndryshme kulturore..
Kompetenca digjitale
Njeh dhe përdor mjetet audio, video, ndriçimi, CD, DVD, laptop etj.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: fytyrë, gjeste, mimikë,


lëndës, sipas temës mësimore: sjellje, qëndrime
- Krijimi i veprave teatrore: Zbulon aftësitë
krijuese vetjake, në role apo detyra të caktuara
ose të zgjedhura skenike.
- Performimi/interpretimi i veprave teatrore:
Demonstron zbatimin me ndërgjegje të këtyre
elementeve të sjelljes fizike gjatë lojës në skenë.
- Vlerësimi i veprave te atrore: Jep vlerësimin e tij
për rëndësinë e pjesmarrjes së mjeteve trupore në
interpretim.
Burimet/mjetet/materialet: Lidhja me fushat e tjera
Teksti, foto të ndryshme. kurrikulare ose me temat
ndërkurrikulare:
Lidhje me fushat kurrikulare: Gjuha
dhe komunikimi, arti pamor.
Lidhja me temat ndërkurrikulare:
Bashkëjetesa paqësore.

44
Metodologjia/teknikat e përdorura/ veprimtaritë e nxënësve
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Bisedojmë së bashku: Kur bisedoni me njëri-tjetrin, a e shoqëroni të folurin me lëvizje
trupore dhe mimikë fytyre? Cilat janë rastet kur ju shpeshtoni përdorimin e gjesteve dhe
të mimikës? Si i kuptoni ju ndjenjat e emocionet e bashkëbiseduesit përveç shprehjes
me anë të fjalës?
Situatë të nxëni:
Organizohet një lojë me nxënësit të organizuar në grupe. Mësuesja çdo grupi u jep të
shkruar një mesazh në letër që mund ta shohin vetëm pjesëtarët e grupit përkatës. Ata
do t’ia përcjellin mesazhin grupeve të tjera nëpërmjet gjesteve, mimikës dhe gjuhës
së trupit. Grupi që zbulon më shumë mesazhe shpallet fitues, por edhe grupi që arrin
të përcjellë saktë mesazhin vlerësohet për këtë gjë. Kjo situatë të nxëni ka të ngjarë të
rezultojë argëtuese për nxënësit.

Ndërtimi i njohurive të reja


Pasi lexohet informacioni i dhënë në tekst për mjetet trupore dhe ndjekjen e logjikës së
personazhit nëpërmjet diskutimit bëhet përmbledhja e informacionit duke u mbështetur
në këto pyetje: Cilat janë fushat kryesore në të cilat mbështetet aktori për të realizuar
sjelljen fizike të personazhit që interpreton?
(Puna e tij/saj mbështetet në pesë fusha kryesore:
1. Në paraqitjen e disa aftësive të veçanta fizike
2. Në paraqitjen e aftësive interpretuese
3. Në zbulimin imagjinar të situatave fiktive
4. Në paraqitjen e modeleve të sjelljes njerëzore që nuk janë të natyrshme për
aktorin
5. Në bashkëveprimin me aktorë të tjerë dhe me publikun.)
Cilat janë pesë llojet e gjuhës së trupit?
(kontakti me sy, shprehjet e fytyrës, gjestet, sjelljet dhe qëndrimet, marrëdhëniet në
hapësirë) Diskutohet për secilit nga këto elemente.
Pse janë të rëndësishme shprehjet e fytyrës në interpretim?
(Me anë të shprehjes së fytyrës, gjesteve, shkeljes së një këmbe apo tundjes së një
grushti aktori mund të komunikojë emocionet dhe mendimet në të njëjtën mënyrë siç
vepron një mbiemër në tregim.)

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura


Nxënësit udhëzohen të përqëndrojnë vëmendjen te shprehjet e fytyrës së dhënë në
figurë. Kërkohet nga nxënësit të përcaktojnë gjendjen emocionale që përcjell çdo figurë.
Imitohen shpehje të ndryshme të fytyrës nga nxënësit.

Bëhet vlerësimi i nxënësve mbështetur në pyetjet e rubrikës “Vlerësoni veten”.

45
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 6

Fusha: Arte Lënda: Teatër Shkalla: 3 Klasa: VI


Tematika: Teknika dhe procese teatrore Situatë të nxëni: Kam hulumtuar
Tema mësimore: Pjesë dramaturgjike me një rreth jetës dhe veprës së Heroit Tonë
akt: Kthimi i Gjergj Kastriotit në Krujë Kombëtar Skënderbeut.

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe


Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
• Merr pjesë aktive në veprimtaritë artistike.
• Kupton mesazhet që i drejtohen.
• Shprehet në mënyrë të përshtatshme me anë të gjuhëve, simboleve, elementeve,
kodeve dhe formave artistike.
• Komunikon me efikasitet dhe shfrytëzon në mënyrë të pavarur, kritike dhe
krijuese mundësitë e të shprehurit..

Kompetenca e të menduarit
• Mendon në mënyrë krijuese.
• Merr dhe përpunon njohuritë në mënyrë të pavarur, krijuese dhe me përgjegjësi.
• Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë kritike, krijuese dhe ndërvepruese.
• Ndjek udhëzimet për të realizuar një krijim apo veprimtari.

Kompetenca e të mësuarit për të nxënë


• Përzgjedh mjetet për të realizuar një krijim skenik.
• Përdor burime të ndryshme për të realizuar një krijim skenik.

Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin


• Ndërmerr nisma për të zhvilluar aktivitete skenike brenda dhe jashtë klasës,
duke kontribuar në mënyrë krijuese.

Kompetenca personale
• Zhvillon besimin tek vetja gjatë krijimit skenik.
• Zhvillon aftësinë e të folurit publik dhe të të qenit bindës.
• Mëson të punojë në grup dhe kupton rëndësinë e disiplinës.
• Bashkëpunon me të tjerët pavarësisht kulturës, aftësive dhe nevojave brenda
dhe jashtë shkollës për një qëllim të përbashkët.
• Mëson ta shohë botën dhe të tjerët nëpërmjet këndvështrimeve të ndryshme,
duke hyrë më “këpucët e tjetrit”.
• Zhvillon shije artistike e kritike.

Kompetenca qytetare
• Diskuton dhe bashkëpunon me të tjerët për çështje të ndryshme kulturore.
• Zbaton rregullat e teknikave të interpretimit, konvencionit, të krijimit.
• Reflekton qëndrim kritik ndaj artit dhe e shfrytëzon atë për të marrë e dhënë
mesazhe shoqërore
Kompetenca digjitale
• Njeh dhe përdor mjetet audio, video, ndriçimi, CD, DVD, laptop etj.

46
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: akt, skenë, personazhe,
lëndës, sipas temës mësimore: dramaturg.
- Krijimi i veprave teatrore: Zbulon aftësitë
krijuese vetjake, në role apo detyra të caktuara
apo të zgjedhura skenike.
- Performimi/interpretimi i veprave teatrore:
Futet në karakterin e personazhit pasi ka
hulumtuar rreth tij.
- Vlerësimi i veprave te atrore: Përjeton
interpretimin duke e lidhur atë me fakte historike.
Burimet/mjetet/materialet: Lidhja me fushat e tjera kurrikulare
Teksti, informacione rreth jetës dhe veprës së ose me temat ndërkurrikulare:
Skënderbeut, CD. Lidhje me fushat kurrikulare: Gjuha
dhe komunikimi, TIK, shkencat
shoqërore.
Lidhja me temat ndërkurrikulare:
Identiteti kombëtar dhe njohja e
kulturave.
Zhvillim i qëndrueshëm
Metodologjia/teknikat e përdorura/ veprimtaritë e nxënësve
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Situatë të nxëni: Në tabelë ose me videoprojektor shfaqet fotografia e Heroit Kombëtar
Skënderbeut. (Kërkohet nga nxënësit të sjellin ndërmend se çfarë dinë për këtë figurë të
shquar të historisë së popullit shqiptar).
Bisedojmë së bashku:
Çfarë dini për jetën e Skënderbeut (Gjergj Kastriotit)?
(Në moshën nëntë vjeçare u mor peng nga turqit, u arsimua e u stërvit në Turqi ku mori
dhe gradën Bej dhe emrin Skënder dhe u quajt Skënderbe, gjatë një beteje ai së bashku
me një grup ushtarësh u kthye në atdhe, ai udhëhoqi popullin shqiptar në rreth 25 vjet në
shumë beteja) etj
Cilat janë disa nga betejat më të rëndësishme që ai ka udhëhequr?
Cilët shkrimtarë kanë shkruar për Skënderbeun?
A mund të interpretoni disa vargje?
Ndërtimi i njohurive të reja:
Në tekst është dhënë një pjesë me një akt i cili ka të bëjë me kthimin e Gjergj Kastriotit
në Krujë, por mësuesi për të aktivizuar sa më shumë nxënës ndan klasën në grupe dhe i
jep secilit grup të punojë për të vënë në skenë pjesë nga jeta e heroit duke ndjekur rendin
kronologjik të ngjarjeve psh largimi, kthimi në Krujë, betjat nën udhëheqjen e tij, porosia
që u lë shqiptarëvë etj.
Kërkohet nga nxënësit të bashkëpunojnë ndërmjet tyre për të realizuar të gjithë elementet
skenikë, regjizorialë dhë duke zbatuar njohuritë e mara mbi lojën e aktorit. Ndarja e
detyrave për realizimin skenik të dramës bëhet bazuar në mirëkuptimin dhe aftësitë e
veçanta personale të secilit.
Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura:
Vihet në skenë dramatizimi duke bërë kujdes edhe për regjistrimin e shfaqjes
përfundimtare të tij. Shohin regjistrimet e bëra dhe bëjnë analizën e punës së tyre lidhur
me realizimin e performancës së përgjithshme të pjesës teatrale. Bëhen vlerësime për të
gjithë nxënësit që kanë dhënë kuntributin e tyre në realizimin e shfaqjes.
47
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 7
Fusha: Arte Lënda: Teatër Shkalla: 3 Klasa: VI
Tematika: Teknika dhe procese teatrore Situatë të nxëni: Bota e fantastikes
Tema mësimore: Vënia në skenë e një pjese për e fantastikes të zhvillon imagjinatën.
fëmijë: “Frozen”/ Shfaqje artistike
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
• Merr pjesë aktive në veprimtaritë artistike.
• Kupton mesazhet që i drejtohen.
• Shprehet në mënyrë të përshtatshme me anë të gjuhëve, simboleve, elementeve,
kodeve dhe formave artistike.
• Komunikon me efikasitet dhe shfrytëzon në mënyrë të pavarur, kritike dhe
krijuese mundësitë e të shprehurit..

Kompetenca e të menduarit
• Mendon në mënyrë krijuese.
• Merr dhe përpunon njohuritë në mënyrë të pavarur, krijuese dhe me përgjegjësi.
• Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë kritike, krijuese dhe ndërvepruese.
• Ndjek udhëzimet për të realizuar një krijim apo veprimtari.

Kompetenca e të mësuarit për të nxënë


• Përzgjedh mjetet për të realizuar një krijim skenik.
• Përdor burime të ndryshme për të realizuar një krijim skenik.

Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin


• Ndërmerr nisma për të zhvilluar aktivitete skenike brenda dhe jashtë klasës,
duke kontribuar në mënyrë krijuese.

Kompetenca personale
• Zhvillon besimin tek vetja gjatë krijimit skenik.
• Zhvillon aftësinë e të folurit publik dhe të të qenit bindës.
• Mëson të punojë në grup dhe kupton rëndësinë e disiplinës.
• Bashkëpunon me të tjerët pavarësisht kulturës, aftësive dhe nevojave brenda
dhe jashtë shkollës për një qëllim të përbashkët.
• Mëson ta shohë botën dhe të tjerët nëpërmjet këndvështrimeve të ndryshme,
duke hyrë më “këpucët e tjetrit”.
• Zhvillon shije artistike e kritike.

Kompetenca qytetare
• Zbaton rregullat e teknikave të interpretimit, konvencionit, të krijimit.
• Reflekton qëndrim kritik ndaj artit dhe e shfrytëzon atë për të marrë e dhënë
mesazhe shoqërore

Kompetenca digjitale
• Njeh dhe përdor mjetet audio, video, ndriçimi, CD, DVD, laptop etj.
48
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: lëvizje imituese, gjuha
lëndës, sipas temës mësimore: e trupit, aftësi imituese, logjika e
- Krijimi i veprave teatrore: Zbulon aftësitë aktorit.
krijuese vetjake, në role apo detyra të
caktuara apo të zgjedhura skenike.
- Performimi/interpretimi i veprave teatrore:
Futet në karakterin e personazhit pasi ka
hulumtuar rreth tij.
- Vlerësimi i veprave te atrore: Përjeton
interpretimin dhe respekton punën e shokëve.
Burimet/mjetet/materialet: Lidhja me fushat e tjera
Teksti, CD me kolonë zanore për shfaqjen. kurrikulare ose me temat
ndërkurrikulare:
Lidhje me fushat kurrikulare:
Gjuha dhe komunikimi, TIK
Lidhja me temat ndërkurrikulare:
Zhvillim i qëndrueshëm
Metodologjia/teknikat e përdorura/ veprimtaritë e nxënësve
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Situatë të nxëni: A ju pëlqejnë përrallat? Pse ju pëlqejnë? Po filmat vizatimorë a ju
pëlqejnë? A keni lexuar apo parë filma me magji? A ju pëlqen magjikja? (Nxënësit flasin
për botën e magjikes, për filmat që kanë parë apo përrallat që kanë lexuar madje ata
zakonisht kanë prirjen t’i pasurojnë edhe me imagjinatën e tyre)
Bisedojmë së bashku:
A e keni parë ndonjëherë të realizuar në film për fëmijë “Frozen”?
A ju ka pëlqyer dhe pse?
A ju pëlqen të vini në skenë një pjesë të kësaj përralle?

Ndërtimi i njohurive të reja:


Udhëzohen nxënësit të lexojnë disa herë pjesën e dhënë në tekst.
Analizohen personazhet dhe nxirret ideja kryesore.
Kërkohet nga nxënësit të bashkëpunojnë ndërmjet tyre për të realizuar të gjithë elementet
skenikë, regjizorialë dhë duke zbatuar njohuritë e mara mbi lojën e aktorit. Ndarja e
detyrave për realizimin skenik të dramës bëhet bazuar në mirëkuptimin dhe aftësitë e
veçanta personale të secilit.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura:


Vihet në skenë dramatizimi duke bërë kujdes edhe për regjistrimin e shfaqjes
përfundimtare të tij. Shohin regjistrimet e bëra dhe bëjnë analizën e punës së tyre lidhur
me realizimin e performancës së përgjithshme të pjesës teatrale.
Bëhen vlerësime për të gjithë nxënësit që kanë dhënë kuntributin e tyre në realizimin e
shfaqjes.

49
PJESA III
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 1
Fusha: Arte Lënda: Teatë Shkalla: 3 Klasa: VI
Tematika: Historia arti dhe shoqëria Situatë të nxëni: Dua të mësoj më
Tema mësimore: Teatri në kontekstin historik. Si shumë rreth historisë së teatrit.
lindi si lloj interpretimi.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
• Shprehet në mënyrë të përshtatshme me anë të gjuhëve, simboleve, elementeve,
kodeve dhe formave artistike.
• Komunikon me efikasitet dhe shfrytëzon në mënyrë të pavarur, kritike dhe krijuese
mundësitë e të shprehurit.
Kompetenca e të menduarit
• Merr dhe përpunon njohuritë në mënyrë të pavarur, krijuese dhe me përgjegjësi..
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
• Zgjidh në mënyrë të pavarur detyrën e dhënë..
Kompetenca personale
• Zhvillon shije artistike e kritike.
Kompetenca qytetare
Diskuton dhe bashkëpunon me të tjerët për çështje të ndryshme kulturore.
Kompetenca digjitale
• Njeh dhe përdor mjetet audio, video, ndriçimi, CD, DVD, laptop etj.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të lëndës, Fjalët kyçe: teatri, zhvillim teatror,


sipas temës mësimore: dramaturg
- Krijimi i veprave teatrore: Tregon se në
kohëra të ndryshme në teatër është interpretuar
ndryshe.
- Performimi/interpretimi i veprave teatrore:
Mëson se në kohëra të ndryshme për teatrin
është shkruar në forma të tjera (vargje, tekste,
dramaturgji me gjuhë vepruese).
- Vlerësimi i veprave te atrore: Jep vlerësimin
e tij për mesazhet e forta shoqërore e politike,
por në forma artistike që përcjell teatri.
Burimet/mjetet/materialet: Lidhja me fushat e tjera
Teksti, enciklopedi, CD. kurrikulare ose me temat
ndërkurrikulare:
Lidhje me fushat kurrikulare:
Gjuha dhe komunikimi, historia,
muzika.
Lidhja me temat ndërkurrikulare:
Identiteti kombëtar dhe njohja e
kulturave.

50
Metodologjia/teknikat e përdorura/ veprimtaritë e nxënësve
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Bisedojmë së bashku:
A keni parë të vënë në skenë në teatër vepra të cilat i keni lexuar më parë? Çfarë ndjesie
ju ka krijuar leximi i veprës duke e krahasuar me atë të shfaqes teatrale? Argumentoni
mendimin tuaj.
Mësuesja në këtë rast mund të shtrojë edhe një pyetje binare ku nxënësit mund të
pozicionohen duke bërë përzgjedhjen e tyre në bazë të ndjesive që kanë përjetuar në të
dyja rastet. Kur përjetuat më shumë emocjone: a) gjatë leximit të veprës apo b) kur e
keni shijuar të vënë në skenë?
Nxënësit mbështesin zgjedhjen e tyre me argumenta.
Situatë të nxëni: Paraqiten për nxënësit foto të teatrit në periudha të ndryshme historike.
Udhëzohen nxënësit të vëzhgojnë fotot dhe të japin mendimin e tyre për mënyrën se si
u zhvillua teatri në kontekstin historik.

Ndërtimi i njohurive të reja


Pasi lexohet informacioni i dhënë në tekst për teatrin në kontekstin historik, nëpërmjet
diskutimit bëhet përmbledhja e informacionit duke u mbështetur në këto pyetje:
Ku dhe kur lindi teatri?
Cilët janë disa nga faktorët që çuan në lindjen dhe zhvillimin e tij?
Cilat janë disa nga karakteristikat e teatrit në periudha të ndryshme kohore?
Cilët janë disa nga dramaturgët më të shquar për secilën periudhë kohore duke filluar
që në lashtësi?
Në ç’formë kanë qenë shkruar tekstet dramatike në lashtësi?
Po në kohët e sotme? Ç’mesazhe përcjellin pjesët teatrale te shikuesit?

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura


Nxënësit ndahen në grupe të vogla dhe punojnë për të analizuar periudhat kohore të
zhvillimit të teatrit. Nxënësit mund të përdorin edhe materiale të marra nga enciklopedi
apo që kanë parë nga emisione të ndryshme televizive për zhvillimin e teatrit. Më pas
ato tregojnë edhe për amfiteatrot që kanë vizituar, parë në televizor apo në foto. Çfarë
dëshmojnë këto amfiteatro? Dëgjohen përgjigjet e nxënësve dhe bëhën vlerësime.

51
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 8

Fusha: Arte Lënda: Teatër Shkalla: 3 Klasa: VI


Tematika: Historia, arti dhe shoqëria Situatë të nxëni: Dalloj zhanrin duke
Tema mësimore: Zhvillime të teatrit në histori u mbështetur në tiparet dalluese.
dhe zhanreve të të shkruarit në dramturgji
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
• Shprehet në mënyrë të përshtatshme me anë të gjuhëve, simboleve, elementeve,
kodeve dhe formave artistike.
• Komunikon me efikasitet dhe shfrytëzon në mënyrë të pavarur, kritike dhe krijuese
mundësitë e të shprehurit.
Kompetenca e të menduarit
• Merr dhe përpunon njohuritë në mënyrë të pavarur, krijuese dhe me përgjegjësi..
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
• Zgjidh në mënyrë të pavarur detyrën e dhënë..
Kompetenca personale
• Zhvillon shije artistike e kritike.
Kompetenca qytetare
Diskuton dhe bashkëpunon me të tjerët për çështje të ndryshme kulturore.
Kompetenca digjitale
• Njeh dhe përdor mjetet audio, video, ndriçimi, CD, DVD, laptop etj.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: dramë, trgjedi, komedi,


lëndës, sipas temës mësimore: zhanër
- Krijimi i veprave teatrore: Zbulon aftësitë për
të bërë dallimin ndërmjet veprave të lexuara dhe
atyre të vëna në skenë.
- Performimi/interpretimi i veprave teatrore:
Demonstron aftësi për të treguar për periudha të
ndryshme kohore nëpër të cilat kaloi zhvillimi i
teatrit.
- Vlerësimi i veprave te atrore:
Jep vlerësimin e tij për rëndësinë e zhvillimit
të teatrit në periudha të ndryshme kohore.
Burimet/mjetet/materialet: Lidhja me fushat e tjera
Teksti, CD me pjesë të ndryshme teatrale. kurrikulare ose me temat
ndërkurrikulare:
Lidhje me fushat kurrikulare: Gjuha
dhe komunikimi, histori, TIK
Lidhja me temat ndërkurrikulare:
Identiteti kombëtar dhe njohja e
kulturave.

52
Metodologjia/teknikat e përdorura/ veprimtaritë e nxënësve

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve


Situatë të nxëni:
Mësuesja ka përgatitur një CD me pjesë të ndryshme të shkëputura nga lloje të veçanta
të dramës ose të komedisë. Nxënësit ndjekin fragmentet dhe më pas reflektojnë rreth
tyre.
Bisedojmë së bashku:
A mundët t’i dallonit këto zhanre nga njëra-tjetra?
Cilat nga këto zhanre i dalluat me lehtësi?
Kur keni parë një shfaqje teatrale dhe cilat janë disa nga elementet që ju ka pëlqyer
më shumë? Dëgjohen përgjigjet e nxënësve listohen disa nga zhanret kryesore të
përmendura nga ata.

Ndërtimi i njohurive të reja


Punë në dyshe:
Pasi lexohet informacioni i dhënë në tekst për teatrin në kontekstin historik, nëpërmjet
diskutimit bëhet përmbledhja e informacionit duke u mbështetur në këto pyetje:
Ç’kuptojmë me fjalën dramë?
Cilat janë format më të vjetra të dramës?
Cili është qëllimi i dramës?
Cilat janë disa nga llojet dhe nënllojet e gjinisë dramatike?
Listoni veçori dhe të përbashkëta për secilin lloj.
Diskutohet punët e nxënësve duke diskutuar me njëri –tjetrin rreth zhanreve të ndryshme.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura


Duke u bazuar në njohuritë teorike të marra demonstrohen rezultatet e arritura.
Provohet që nxënësit të përcaktojnë llojin e dramës, mbështetur në veçoritë që ka
secili lloj në momentin kur ballafaqohet me një fragment teatral.
Vlerësohen nxënësit:
Cilat nga zhanret dalluat duke i parë në monitor?
Ku dallojnë këto zhanre nga njëra-tjetra?
Cilat janë të përbashkëtat e tyre?
Diskutohen në klasë.
Bëhen vlerësime.

53
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 9

Fusha: Arte Lënda: Teatër Shkalla: 3 Klasa: VI


Tematika: Historia arti dhe shoqëria Situatë të nxëni: Ndiej dhimbje për
Tema mësimore: Lindja e trgjedisë. Format e fundin tragjik të një personazhi të
zhvillimit dhe interpretimit pafajshëm.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
• Shprehet në mënyrë të përshtatshme me anë të gjuhëve, simboleve, elementeve,
kodeve dhe formave artistike.
• Komunikon me efikasitet dhe shfrytëzon në mënyrë të pavarur, kritike dhe krijuese
mundësitë e të shprehurit.
Kompetenca e të menduarit
• Merr dhe përpunon njohuritë në mënyrë të pavarur, krijuese dhe me përgjegjësi..
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
• Zgjidh në mënyrë të pavarur detyrën e dhënë..
Kompetenca personale
• Zhvillon shije artistike e kritike.
Kompetenca qytetare
Diskuton dhe bashkëpunon me të tjerët për çështje të ndryshme kulturore.
Kompetenca digjitale
Njeh dhe përdor mjetet audio, video, ndriçimi, CD, DVD, laptop etj.

Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: tragjedi, personazh


lëndës, sipas temës mësimore: tragjik, ngjarje tragjike.
- Krijimi i veprave teatrore: Merr informacione
mbi lindjen dhë zhvillimin e tragjedisë.
- Performimi/interpretimi i veprave teatrore:
Demonstron aftësi për të dalluar elementet e
tragjedisë.
- Vlerësimi i veprave te atrore: Jep vlerësimin e tij
për mënyrën se si përcillen mesazhet nëpërmjet
tragjedisë.
Burimet/mjetet/materialet: Lidhja me fushat e tjera
Teksti, materiale të ndryshme mbi trgjedinë, CD kurrikulare ose me temat
ndërkurrikulare:
Lidhje me fushat kurrikulare: Gjuha
dhe komunikimi, TIK
Lidhja me temat ndërkurrikulare:
Identiteti kombëtar dhe njohja e
kulturave.
Vendimarrja morale

54
Metodologjia/teknikat e përdorura/ veprimtaritë e nxënësve

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve


Situatë të nxëni:
Ndahen nxënësit në grupe dhe u shpërndahet secilit grup teksti i përrallës “Shitësja
e vogël e shkrepseve”. Përgatiten mënjanë 4 nxënësit, nga një për secilin grup, që në
mënyrë zinzhir të pasojnë njëri- tjetrin në lexim sa më shprehës, që të dalin në pah
cilësitë dhe veprimet e personazhit. Nxënësit lihen të diskutojnë lirshëm rreth tekstit,
pa i ndërprerë, për të parë se deri ku do të shkojë shkalla e tyre e analizës, duke vënë
kështu në prove vëmendjen e tyre, dëgjimin e vëmendshëm dhe deri në theksimin e
fundit tragjik të personazhit.
Bisedojmë së bashku:
Çfarë ju bëri më tepër përshtypje në tekstin që lexuat?
Cili ishte fundi i personazhit kryesor?
A ndieni dhimbje për humbjen e jetës së personazhit dhe pse?

Ndërtimi i njohurive të reja


Lexohet informacioni i dhënë në faqen 48-49 të tekstit.
Nxënësit në grupe dyshe punojnë me tekstin për t’u dhënë përgjigje pyetjeve të cilat
sjellin sistemimin e njohurive të tyre për tragjedinë.
Si lindi dhe u zhvillua tragjedia?
Ku dhe kur lindi ajo?
Cilat ishin karakteristikat e tragjedisë greke?
Cilët ishin autorët më të përmendur dhe veprat e tyre kryesore?
Diskutohet puna e grupeve në klasë.
Mësuesja saktëson ndonjë paqartësin të nxënësve mbi tragjedinë.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura


Vendoset në videoprojektor fragmente nga tragjedia psh “Hamleti”, ose ndonjë
tragjedi tjetër dhe udhëzohen nxënësit ta ndjekin me vëmendje. U kërkohet nxënësve
të përpiqen të evidentojnë elemente të tragjedisë dhe të komentojnë rreth asaj që i bën
më tepër përshtypje.
Bëhen vlerësimë për nxënësit që arrijnë të reflektojnë rreth tragjedisë.

55
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 4

Fusha: Arte Lënda: Teatër Shkalla: 3 Klasa: VI


Tematika: Historia, arti dhe shoqëria Situatë të nxëni: Mund të dalloj
Tema mësimore: Zhvillimi i dramës dhe komedisë komedinë nga drama.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kopetenca e komunikimit dhe e të shprehurit
• Shprehet në mënyrë të përshtatshme me anë të gjuhëve, simboleve, elementeve,
kodeve dhe formave artistike.
• Komunikon me efikasitet dhe shfrytëzon në mënyrë të pavarur, kritike dhe
krijuese mundësitë e të shprehurit..
Kompetenca e të menduarit
• Mendon në mënyrë krijuese.
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
• Përdor burime të ndryshme për të realizuar një krijim skenik..
Kompetenca personale
• Zhvillon aftësinë e të folurit publik dhe të të qenit bindës.
• Zhvillon shije artistike e kritike.
Kompetenca qytetare
• Diskuton dhe bashkëpunon me të tjerët për çështje të ndryshme kulturore.
• Reflekton qëndrim kritik ndaj artit dhe e shfrytëzon atë për të marrë e dhënë
mesazhe shoqërore
Kompetenca digjitale
• Njeh dhe përdor mjetet audio, video, ndriçimi, CD, DVD, laptop etj.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: dramë, konflikt,
lëndës, sipas temës mësimore: komedi, gjallëri, karakter komik.
- Krijimi i veprave teatrore: Merr informacione
mbi zhvillimin e dramës dhe komedisë.
- Performimi/interpretimi i veprave teatrore:
Demonstron aftësi për të dalluar elementet e
dramës dhe komedisë.
- Vlerësimi i veprave te atrore: Jep vlerësimin e tij
për mënyrën se si përcillen mesazhet nëpërmjet
dramës apo komedisë.
Burimet/mjetet/materialet: Lidhja me fushat e tjera
Teksti, materiale të ndryshme mbi dramën dhe kurrikulare ose me temat
komedinë, CD ndërkurrikulare:
Lidhje me fushat kurrikulare: Gjuha
dhe komunikimi, TIK
Lidhja me temat ndërkurrikulare:
Zhvillim i qëndrueshëm
Vendimarrja morale

56
Metodologjia/teknikat e përdorura/ veprimtaritë e nxënësve
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Situatë të nxëni: Mësuesi/ja ose nxënësit sjellin në klasë me CD një fragment komedie
dhe një fragment drame dhe vihen për t’u ndjekur nga nxënësit të cilëve u kërkohet
të jenë të vëmendshëm për të bërë dallimin ndërmjet dy pjesëve teatrale, por edhe të
përbashkëtat.
Bisedojmë së bashku:
Çfarë emocioni ju krijoi pjesa e parë? (shfaqja e nje drame “Toka jonë”)
Po pjesa e dytë? (pjesë komedie psh “Koprraci”)
Cilat janë personazhet më të spikatura të këtyre dy pjesëve? A ndryshojnë nga njëri-
tjetri? Cila nga pjesët ju bën për të qeshur dhe pse? Po te pjesa “Toka jonë” pse
ndjeheni në ankth për fatin e personazheve? (Nxiten nxënësit nga ana e mësuesit të
përcaktojnë zhanrin që përfaqëson secila pjesë duke u mbështetur edhe në njohuritë e
marra në lëndën e gjuhës shqipe për tekstin dramatik.)

Ndërtimi i njohurive të reja:


Lexohet informacioni i dhënë në faqen 51-53 të tekstit.
Klasa ndahet në dy grupe. Grupi A liston të përbashkëtat e dramës me komedinë, kurse
grupi B liston ndryshimet ndërmjet dramës dhe komedisë. Të gjithë së bashku diskutojnë
për punën e tyre dhe në bashkëpunim me njëri-tjetrin plotësojnë diagramën e Venit
me të përbashkëtat dhe dallimet ndërmjet komedisë dhe drames. Nxënësit gjithashtu
diskutojnë edhe rreth zhvillimit historik të komedisë dhe dramës.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura:


U drejtohen pyetje nxënësve:
Ku dhe kur lindi komedia? Cilat janë karakteristikat e saj?
Cilët janë autorët më të përmendur të komedisë?
Cilat nga karaktristikat e komedisë arritët të dallonit gjatë ndjekjes së fragmentit të
komedisë? Po të dramës?
Diskutohet me nxënësit rreth pyetjeve.
Bëhen vlerësime për 2-3 nxënës.

57
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 5
Fusha: Arte Lënda: Teatër Shkalla: 3 Klasa: VI
Tematika: Historia, arti dhe shoqëria Situatë të nxëni: Përcjell mesazhe duke
Tema mësimore: Zhvillimi i gjinive të tjera të interpretimit përdorur mënyra e mjete të ndryshme.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
• Kupton mesazhet që i drejtohen.
• Shprehet në mënyrë të përshtatshme me anë të gjuhëve, simboleve, elementeve,
kodeve dhe formave artistike.
• Komunikon me efikasitet dhe shfrytëzon në mënyrë të pavarur, kritike dhe krijuese
mundësitë e të shprehurit..
Kompetenca e të menduarit
• Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë kritike, krijuese dhe ndërvepruese.
• Ndjek udhëzimet për të realizuar një krijim apo veprimtari.
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
• .Zgjidh në mënyrë të pavarur detyrën e dhënë.
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin
• Ndërmerr nisma për të zhvilluar aktivitete skenike brenda dhe jashtë klasës, duke
kontribuar në mënyrë krijuese.
Kompetenca personale
• Zhvillon aftësinë e të folurit publik dhe të të qenit bindës.
• Mëson të punojë në grup dhe kupton rëndësinë e disiplinës.
• Zhvillon shije artistike e kritike.
Kompetenca qytetare
• Diskuton dhe bashkëpunon me të tjerët për çështje të ndryshme kulturore.
• Reflekton qëndrim kritik ndaj artit dhe e shfrytëzon atë për të marrë e dhënë mesazhe
shoqërore
Kompetenca digjitale
• Njeh dhe përdor mjetet audio, video, ndriçimi, CD, DVD, laptop etj.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të lëndës, Fjalët kyçe: teatri i operas, teatri i baletit,
sipas temës mësimore: interpretim skenik.
- Krijimi i veprave teatrore: Arrin të dallojë gjini
të tjera të interpretimit si baletin dhe operan.
- Performimi/interpretimi i veprave teatrore:
Kupton lidhjen mes teatrit, operas dhe baletit
duke u bazuar në një vështrim historik mbi
veprat më të realizuara skenike.
- Vlerësimi i veprave teatrore: Shpreh qartë
mendimin e qëndrimin e vet në lidhje me operan
dhe baletin si gjini të interpretimit.
Burimet/mjetet/materialet: Lidhja me fushat e tjera kurrikulare
Teksti, materiale të ndryshme për operan dhe baletin, ose me temat ndërkurrikulare:
CD Lidhje me fushat kurrikulare: Gjuha dhe
komunikimi, TIK
Lidhja me temat ndërkurrikulare:
Identiteti kombëtar dhe njohja e
kulturave.
Vendimarrja morale
58
Metodologjia/teknikat e përdorura/ veprimtaritë e nxënësve
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve
Situatë të nxëni: Për të dhënë edhe një herë konceptin se ne nuk komunikojmë vetëm
nëpërmjet gjuhës së komunikimit nxënësit sjellin ndërmend njohuritë e marra për
pantomimën me anë të së cilës ne me anë të lëvizjeve të trupit dhe shprehjeve të fytyrës
arrijmë të komunikojmë pra të përcjellim mesazhe të ndryshme. U drejtohet nxënësve
pyetja për diskutim: Po në art a dini ju raste ku mesazhet përcillen nëpërmjet lëvizjeve
trupore apo nëpërmjet muzikës? Nëse po jepni shembuj?

Bisedojmë së bashku:
A keni shkuar ndonjëherë në Teatrin e Operas dhe Baletit?
Cilën shfaqje keni parë?
Çfarë ju ka bërë më shumë përshtypje dhe pse?
Teatri është konsoliduar më parë se opera dhe baleti. A mund të argumentoni pse?

Ndërtimi i njohurive të reja:


Udhëzohen nxënësit të lexojnë informacionin e dhënë në faqen 54-55 të teksti.
Më pas ndahet klasa në tre grupe. Nxënësit mund të përdorin informacionin e dhënë
në tekst, por nëse është e mundur mund të kërkojnë edhe në internet për të gjetur
informacionin që i kërkohet secilit grup. Grupi A gjen drama të cilat kanë shërbyer si
bazë për krijime operistike dhe për balet. Grupi B gjen opera të bazuara në drama të
njohura. Grupi C gjen shfaqje baleti të bazuara në drama të njohura. Në fund të punës
së grupeve shihet edhe përputhshmëria midis gjetjeve të të tria grupeve.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura:


Cilat janë ndryshimet midis dramës operas dhe baletit?
Po të përbashkëtat?
Pse opera dhe baleti klasifikohen si gjini të teatrit?
Diskutohet në klasë.
Nëse është e mundur vendosen pjesë të ndryshme të operas apo baleti për t’u parë nga
nxënësit.

59
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 6
Fusha: Arte Lënda: Teatër Shkalla: 3 Klasa: VI
Tematika: Historia, arti dhe shoqëria Situatë të nxëni: Teatri ka fuqi të
Tema mësimore: Mesazhet që përcjell teatri ndikojë te njeriu dhe shoqëria.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
• Kupton mesazhet që i drejtohen.
• Shprehet në mënyrë të përshtatshme me anë të gjuhëve, simboleve, elementeve,
kodeve dhe formave artistike.
• Komunikon me efikasitet dhe shfrytëzon në mënyrë të pavarur, kritike dhe
krijuese mundësitë e të shprehurit..
Kompetenca e të menduarit
• Mendon në mënyrë krijuese.
• Merr dhe përpunon njohuritë në mënyrë të pavarur, krijuese dhe me përgjegjësi.
• Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë kritike, krijuese dhe ndërvepruese.
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë.
• .Zgjidh në mënyrë të pavarur detyrën e dhënë.
Kompetenca personale
• Zhvillon besimin tek vetja gjatë krijimit skenik.
• Zhvillon aftësinë e të folurit publik dhe të të qenit bindës.
• Bashkëpunon me të tjerët pavarësisht kulturës, aftësive dhe nevojave brenda
dhe jashtë shkollës për një qëllim të përbashkët.
• Zhvillon shije artistike e kritike.
Kompetenca qytetare
• Diskuton dhe bashkëpunon me të tjerët për çështje të ndryshme kulturore.
• Reflekton qëndrim kritik ndaj artit dhe e shfrytëzon atë për të marrë e dhënë
mesazhe shoqërore
Kompetenca digjitale
• Njeh dhe përdor mjetet audio, video, ndriçimi, CD, DVD, laptop etj.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: mjet komunikimi, mjet
lëndës, sipas temës mësimore: edukimi, probleme sociale, vepër
- Krijimi i veprave teatrore: Dallon qëllimin artistike.
e teatrit si përcjellës mesazhesh që kanë një
ndikim të madh te njeriu.
- Performimi/interpretimi i veprave teatrore:
Liston disa nga tematikat që trajton teatri
dhe mesazhet që përcjell duke trajtuar këto
tematika.
- Vlerësimi i veprave te atrore: Zbulon
mesazhin që përcjell një pjesë teatrale dhe
arsyeton rreth ndikimit tek secili prej tyre.
60
Burimet/mjetet/materialet: Lidhja me fushat e tjera
Teksti, CD kurrikulare ose me temat
ndërkurrikulare:
Lidhje me fushat kurrikulare: Gjuha
dhe komunikimi, TIK
Lidhja me temat ndërkurrikulare:
Identiteti kombëtar dhe njohja e
kulturave.
Vendimarrja morale
Metodologjia/teknikat e përdorura/ veprimtaritë e nxënësve

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve


Situatë të nxëni: Kur shihni një shfaqje teatrale në sa grupe do t’i ndani personazhet.
(Pozitivë dhe negativë) Si do të donit ju të ishit? A nxirrni mësime nga një shfaqje
teatri? A kanë ndikim këto mesazhe te ju? (Diskutohet me nxënësit rreth këtyre pyetjeve
duke i lënë ata të shprehin lirshëm mendimet e tyre).

Bisedojmë së bashku:
Si mendoni ju ku e gjen fuqinë teatri për të ndikuar kaq shumë te njerëzit?
Cila nga shfaqjet teatrale që ti ke parë të ka pëlqyer më shumë dhe pse?
(Nxënësit japin mendimin e tyre lidhur me shfaqjen që atyre u ka lënë më tepër mbresa.

Ndërtimi i njohurive të reja:


Lexohet informacioni i dhënë në tekst rreth mesazheve që përcjell teatri.
Nxënësit listojnë format e teatrit dhe japin mendimin e tyre se cila nga këto forma është
më funksional në zgjidhjen e problemeve. Po nga pikëpamja artistike cila nga këto
forma ju duket më profesionale?
Më pas nxënësit listojnë disa nga tematikat që trajton teatri dhe mesazhet që përcjell.
Sillen nga nxënësit në mendje disa shfaqje që ata kanë parë dhe diskutohet rreth
mesazheve që përcjell secila prej tyre.

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura:


Si janë organizuar sot teatrot ?
A jeni në gjendje ju të shtoni edhe mesazhe të tjera që përcjell teatri përveç atyre të
përmendura në tekst?
Po shembuj ilustues a mund të përmenni?
Detyrë: Nxënësit shkruajnë një ese të shkurtër me temë “Teatri dhe mesazhi”
Bëhen vlerësime për nxënësit.

61
PLANIFIKIMI I ORËS MËSIMORE 7
Fusha: Arte Lënda: Teatër Shkalla: 3 Klasa: VI
Tematika: Historia, arti dhe shoqëria Situatë të nxëni: çdo grup ka nevojë për
Tema mësimore: Zhvillimi i regjisurës një udhëheqës që të funksionojë mirë.
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit.
• Kupton mesazhet që i drejtohen.
• Shprehet në mënyrë të përshtatshme me anë të gjuhëve, simboleve, elementeve,
kodeve dhe formave artistike.
• Komunikon me efikasitet dhe shfrytëzon në mënyrë të pavarur, kritike dhe
krijuese mundësitë e të shprehurit..
Kompetenca e të menduarit
• Zhvillon aftësitë për të menduar në mënyrë kritike, krijuese dhe ndërvepruese.
• Ndjek udhëzimet për të realizuar një krijim apo veprimtari.
Kompetenca e të mësuarit për të nxënë
• .Zgjidh në mënyrë të pavarur detyrën e dhënë.
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin
• Ndërmerr nisma për të zhvilluar aktivitete skenike brenda dhe jashtë klasës,
duke kontribuar në mënyrë krijuese.
Kompetenca personale
• Zhvillon aftësinë e të folurit publik dhe të të qenit bindës.
• Mëson të punojë në grup dhe kupton rëndësinë e disiplinës.
• Zhvillon shije artistike e kritike.
Kompetenca qytetare
• Diskuton dhe bashkëpunon me të tjerët për çështje të ndryshme kulturore.
• Reflekton qëndrim kritik ndaj artit dhe e shfrytëzon atë për të marrë e dhënë
mesazhe shoqërore
Kompetenca digjitale
• Njeh dhe përdor mjetet audio, video, ndriçimi, CD, DVD, laptop etj.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të Fjalët kyçe: regji, regjisor, detyrë
lëndës, sipas temës mësimore: artistike, detyrë menaxheriale.
- Krijimi i veprave teatrore: Tregon se si u
zhvillua regjisura ndër vite.
- Performimi/interpretimi i veprave
teatrore: Liston detyrat e regjisorit në
lashtësi dhe në kohët e sotme duke i
krahasuar ato.
- Vlerësimi i veprave te atrore: Vlerëson
ndikimin e secilës prej detyrave të
regjisorit në performancën e përgjithshme
të shfaqjes.

62
Burimet/mjetet/materialet: Lidhja me fushat e tjera kurrikulare
Teksti, CD ose me temat ndërkurrikulare:
Lidhje me fushat kurrikulare: Gjuha
dhe komunikimi, TIK
Lidhja me temat ndërkurrikulare:
Identiteti kombëtar dhe njohja e
kulturave.
Zhvillimi i qëndrueshëm

Metodologjia/teknikat e përdorura/ veprimtaritë e nxënësve

Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësve


Situatë të nxëni: Mësuesja ka ndarë nxënësit në dy grupe dhe i ka lënë detyrë që të
organizojnë punën në grup. Njëri grup zgjodhi kryetarin e tij dhe bëri shpërndarjen e
detyrave, kurse grupi tjetër nuk u organizua, por secili veproi në kokë të tij. Si mendoni
ju cili nga grupet do të jetë më i suksesshëm? Pse mendoni kështu?
Bisedojmë së bashku:
Çfarë dini paraprakisht për rolin e regjisorit në realizimin teatral?
A keni menduar ndonjëherë se në të ardhmen mund të bëheni edhe ju regjisorë?
Nëse po në cilat nga cilësitë tuaja personale u mbështeteni ju për të bërë një zgjedhje të
tillë? Diskutohet me nxënësit.

Ndërtimi i njohurive të reja:


Udhëzohen nxënësit të lexojnë me vëmendje informacionin e dhënë në tekst. Nxënësit
identifikojnë dhe mbajnë shënime mbi detyrat artistike të regjisorit dhe çfarë do të donin
ato të dinë më tepër rreth detyrave të tij.
Më pas nxënësit u përgjigjen pyetjeve:
Si lindi regjisura?
Çfarë është një regjisor?
Ku ndryshon puna artistike nga puna menaxheriale që bën regjisori?

Prezantimi dhe demostrimi i rezultateve të arritura:


Veprimtari praktike: Mësuesi/ja ndan klasën në dy grupe dhe kërkon nga nxënësit që
pasi të zgjedhin regjisorin e grupit të ndajnë detyrat për realizimin e një shfaqje.
Mësuesi/ja ndjek në heshtje punën e secilit grup dhe më pas bën vlerësimin e punës
së secilit grup duke shpallur edhe grupin fitues mbështetur në respektimin e detyrave
artistike dhe menaxheriale të regjisorit.

63
Shtypur në SHTYPSHKRONJËN “ERIK”

64

You might also like