Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 4

1.

8 VEGLAT TE CNC TORNOT

Te CNC tornot pajisja e makinës me vegla të ndryshme është me rëndësi të


madhe për kualitetin e prodhimit. Veglat janë të vendosur në kokën revolverike sipas
renditjes punuese (shih figurën). Veglat janë të vendosur ashtu që çdo vegël e dytë
(nga gjithsej tetë) është vegël për tornim të jashtëm ose për përpunim të sipërfaqeve
të brendshëm, kështu që janë veglat e vetme me numrat çift ndërsa të tjerët me numra
tek.

Çdo vegle mund ti caktohet numri i duhur i korigjimit të veglave i cili gjendet në
memorie të makinës për korigjim të dimensioneve të veglës (metoda e vendosjes së
korigjimit do të sqarohet në kapitullin x).

Me korigjim nënkuptojmë dallime të vlerës së koordinatave të matjes së


mprehësit në raport me veglën e parë (thika e djathtë për tornim të jashtëm).

METODA E ELIMINIMIT TË DEVIJIMEVE TË DIMENSIONEVE TË VEGLAVE


QUHET KORIGJIM I VEGLËS.

Hargjimi i veglës gjithashtu ndikon në josaktësinë e dimensioneve, prandaj


duhet ti marrim parasysh edhe ato korigjime. Josaktësia përcaktohet me matjen e
pjesës punuese.

Shënimi i veglës së nevojshme dhe korigjimi i tij bëhet në mënyrën si vijon:

Psh. T01D1 T – vegla (tool)

T01 – vendi i parë në kokën revolverike

T01D1 – vendi në memorie për korigjim të veglës nr. 1


Fig.17 Veglat në kokën revolverike te disa torno

1.8.1 VEGLAT E TORNIMIT PËR CNC TORNO SHKOLLORE »EMCO-TURN 55«

SKICA E VEGLËS PËRSHKRIMI I VEGLËS Nr.- Ref.

Vegla për përpunim përfundimtar – e djathtë

No. SDJCR 1210 D07 260 601


Vegla për përpunim përfundimtar – e majtë

No. SDJCL 1210 D07 260 602

Thika neutrale

No. SDNCN 1210 D07 260 603

Thika për gdhendje të filetos – së jashtme

hapi max. 1,5 mm 260 620


No. NL 1210-2 RH

Thika për gdhendje të filetos – së brendshme

No. NVR 10-2 RH 260 627


ø10 x 60 mm për fileto të brendshme 0,5-1,5 mm

Kallam (shkop) për tornim të brendshëm

No. SDVCR 07 S10D 260 606


ø10 x 60 mm

Thika për prerje dhe punim të brazdës (lug)

No. L150.15.15.1212-3/M0 264 020

Rishpues, HSS

ø6,8 mm 573 770


A8, DIN 333 271 220

Komplet i turjelave spirale, HSS

9 turjela spirale ø2-10 mm (hapsira prej 1 mm) 260 628

Turjela spirale, HSS

ø 12mm A6Z 050

1.8.2. POZITA E MAJËS SË VEGLËS TE TORNIMI DHE SHEMBUJ PËR


PËRDORIM

Në programim, te definimi i veglës duhet të vendosen edhe të dhënat e pozitës


të majës së mprehësit të veglës në raport me pjesën punuese (Parameter, Tooloffset,
C.edge position).
Vlerat në kllapa janë për veglat të cilët kanë qasje nga poshtë (EMCO TURN 55).

You might also like