Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 6

PEDAGOGJI KOMBËTARE

Prof. Valentina NIMONAJ-HOTI

EDUKATA DHE ARSIMI I ILIRËVE


- Edukata dhe arsimi i ilirëve – fq. 32
- Shën Niketë Dardani – fq. 38
- Shën Jorenimi – fq. 40

1. Çfarë i karakterizonte ilirët si komb?


Shquheshin si “një komb fisnikisht i bukur dhe i zhvilluar, trim dhe i zgjuar,
besnik dhe luftëtar, ushtarë me fame.” 1

2. Me çka merreshin ilirët?


Ilirët merreshin më së shumti me bujqësi dhe blegtori. Merreshin edhe me
2
xehtari, tregti, lundrim, zejtari etj.

3. Përshkruaj sistemin edukativo-arsimor te ilirët?


Duke u mbështetur në gjetjet epigrafike, arkeologjike dhe në të dhënat nga
vepra të autorëve antikë, studiuesit shqiptarë bënë edhe rekonstruktimin e
sistemit edukativ dhe arsimor të ilirëve, i cili ka mjaftë ngjashmëri me
sistemin edukativ dhe arsimor në Athinën antike.
Fëmijët e ilirëve nga lindja deri në moshën 6 – vjeçare, sikurse të popujt e
tjerë antikë, edukoheshin në gjirin familjar. Rol të veçantë në këtë faze
edukimi kishte nëna.
Fëmijët (djemtë), nga mosha 7-11 vjeçare vijonin edukimin dhe arsimin në
shkollën fillore (gramatikore), të cilat ishin private. Kujdes i veçantë, në
këtë shkallë shkollimi, i kushtohej mësimit të leximit, shkrimit dhe
njehsimit.
Shkallë tjetër e sistemit edukativ dhe arsimor të ilirët ishin edukimi në
palestër. Edhe palestrat ishin gjithashtu institucione private. Në palestër

1
HISTORIA E ARSIMIT DHE E MENDIMIT PEDAGOGJIK SHQIPTAR – fq. 30.
2
HISTORIA E ARSIMIT DHE E MENDIMIT PEDAGOGJIK SHQIPTAR – fq. 30.
edukoheshin të rinjët nga mosha 12-14 vjeçare. Vëmendje e veçantë i
kushtohej zhvillimit fizik të të rinjëve, kryesisht nëpërmjet ushtrimeve
gjimnastikore dhe atletikës.
Djemtë e familjeve të larta skllavo-pronare rreth moshës 15-16 vjeçare e
vazhdonin edukimin në gjimnaz. Gjimnazet ishin institucione shtetërore.
Edukimi në gjimnaz drejtohej nga gimnasiarku. Kujdes i veçantë i kushtohej
përgatitjes fizike dhe ushtarake të të rinjve, nëpërmjet vrapimit, kërcimit,
hedhjes së shtizës dhe diskut etj.
Në moshën 18 vjeçare fillonte periudha e efebisë, e cila zgjaste deri në
moshën 20 vjeçare. Gjatë kësaj periudhe vazhdonte edukimi fizik dhe
ushtarak.3

4. Në cilën shkollë mësohej leximi dhe shkrimi?


Leximi dhe shkrimi dhe njehësimi mësohëshin në shkolla fillore
(gramatikore), nga mosha 7-11 vjeçare.4

5. Cili ishte qëllimi i edukatës në palestër?


Në palestër edukoheshin të rinjët nga mosha 12-14 vjeçare. Vëmendje e
veçantë i kushtohej zhvillimit fizik të të rinjëve, kryesisht nëpërmjet
ushtrimeve gjimnastikore dhe atletikës. Synohej që të rinjët të bëheshin të
fuqishëm, të qëndrueshëm, të shkathët dheme trup të bukur. 5

6. Cilat ishin ndikimet edukative në gjimnaze?


Në gjimnaze kujdes i veçantë i kushtohej përgatitjes fizike dhe ushtarake të
të rinjve, nëpërmjet vrapimit, kërcimit, hedhjes së shtizës dhe diskut etj.
Vend të rëndësishëm kishin garat në disiplina të ndryshme sportive. Në
gjimnaze, nëpërmjet bisedave të njerëzve të ditur të pranishmit përvetësonin
6
edhe arsim letrat, filozofik, politik, juridik etj.

3
HISTORIA E ARSIMIT DHE E MENDIMIT PEDAGOGJIK SHQIPTAR – fq. 33-34.
4
HISTORIA E ARSIMIT DHE E MENDIMIT PEDAGOGJIK SHQIPTAR – fq. 33.
5
HISTORIA E ARSIMIT DHE E MENDIMIT PEDAGOGJIK SHQIPTAR – fq. 33.
6
HISTORIA E ARSIMIT DHE E MENDIMIT PEDAGOGJIK SHQIPTAR – fq. 34.
7. Cili ishte qëllimi i periudhës së efebisë?
Qëllimi i periudhës së efebisë është që efebët të për përgatitjen, si në
aspektin fizik, ashtu dhe në atë ushtarak për mbrojtjen e qytetit të tyre. 7

8. Ceki institucionet e larta arsimore në Iliri?


Në Iliri, sidomos në Ilirinë e Jugut, kishte institucione të larta arsimore
(universitete antike). Institucione të tilla kishte në Apoloni, në Butrint dhe
në Durrës. 8

9. Cilave komponente të edukimit i kushtonin rëndësi ilirët?


Ilirët shquheshin si gurëgdhendës, prodhues të qeramikës, punuese
metalesh, ndërtimtarë anijesh etj. Kjo dëshmon se ata i kushtonin kujdes
edukatës punuese (artizanateve), por edhe edukatës estetike. 9

10. Kush ishte Shën Niketë Dardani?


Shën Niketë Dardani ishte dijetar i shquar, muzikan dhe pedagog ilir me
fame botërore. Duke filluar nga mosha 26 vjeçare, rreth 50 vjet ishte q. në
kalendarin e kishës katolike me 7 janar.
Veç gjuhës amtare, ilirishtes ai zotëronte edhe greqishten e vjetër dhe
latinishten e shërbeses fetare dhe zyrtare…
Ishte autor i disa veprave si: Mbi emrimet e ndryshme; Mbi të mirat e
psallmimit; Virgjëreshës së shkarë; Pashkët, etj.
Shkroi dhe komponoi himnin kishtar, ndër të cilët shquhet himni
madhështor (Ty Zot të adhurojmë), i cili edhe sot këndohet nga miliona
njerëz në kremtat më solemne kishtare..10

k
8
HISTORIA E ARSIMIT DHE E MENDIMIT PEDAGOGJIK SHQIPTAR – fq. 34
9
HISTORIA E ARSIMIT DHE E MENDIMIT PEDAGIGJIK SHQIIPTAR – fq. 33
10
HISTORIA E ARSIMIT DHE E MENDIMIT PEDAGOGJIK SHQIPTAR – fq. 38-39.
11. Cila është vepra madhore e Shën Niketë Dardanit dhe pse?
Vepra madhore e Shën Niketë Dardanit është: “Instructoi ad competentes”
(Mësimi i kompetencave), e përbërë prej gjashtë broshurash me udhëzime
për katekumenët.11

12. Kush ishte Shën Jorenimi?


Shën Jorenimi (Sofran Euzebi), shquhej veprimtar, shkrimtar dhe ideolog i
krishterimit. “Bashkë me Shën Augustin janë fytyrat më të rëndësishme të
themeleve të krishterimit,…”
Shën Jorenimi dha kontribut në literature liturgjike. Ishte themelues i
letërsisë biblike dhe asaj mesjetare.
Vepra më madhore e tij është përkthimi i “Biblës” . Përkthimi i tij i Biblës
njihet si “Vulgata”. Përkthimi i Jorenimit përdooret edhe sot si interpretim
zyrtar i Biblës në kishën katolike.
Për qytetrimin e hershëm të krishterë dhe evropian rëndësi të veçantë kishte
edhe vepra tjetër e Shën Jorenimit, “Mbi burrat e shquar”, e cila ngërthen në
vete 135 jetëshkrime apologjetësh dhe shkrimtarësh të krishterë. Me interes
është edhe “Epistolari”, prej 147 letrash dhe porosish fetare, si dhe “Kronika”
e tij. 12

13. Ceki tri gjëra të rëndësishme që kanë të bëjnë me jetën dhe


vepren e Shën Jorenimit?
Tri gjëra të rëndësishme nga jeta dhe vepra e Shën Jorenimit janë:
- Shën Jorenimi e përktheu “Biblën” – përkthim ky i cili edhe sot përdoret si
interpretim zyrtar i Biblës në kishën katolike.
- Shën Jorenimi duke u mbështetur në doktrinën kishtare e ndërtoi teorinë e
“pastërtisë së shpirtit” atë të “mëkatit të lindur” , si dhe një varg normash e
qëndrimesh thelbësore për çështje të ndryshme të jetës dhe të etikës
religjioze.
- Shën Jorenimi ishte themelues i misticizmit mesjetar. Si ideolog dhe
mësues i krishtërimit, ai ndikoi edhe në formësimin e pedagogjisë kishtare
mesjetare. 13

11
HISTORIA E ARSIMIT DHE E MENDIMIT PEDAGOGJIK SHQIPTAR – fq. 39.
12
HISTORIA E ARSIMIT DHE E MENDIMIT PEDAGOGJIK SHQIPTAR – fq. 41.
13
HISTORIA E ARSIMIT DHE E MENDIMIT PEDAGOGJIK SHQIPTAR – fq. 41.
MESJETA (edukata dhe arsimi në mesjetë)
- Trevat arbërore gjatë mesjetës – fq. 43
- Shkollat dhe arsimi mesjetar – fq. 46
- Shkollat katolike shqiptare. Universiteti i Durrësit – fq. 50

14. Pse mesjeta e hershme është periudhë e rëndësishme e historisë


së popullit shqiptar?
Në mesjetën e hershme, në shek XI, ilirët fillojnë të njihen si arbër ose
arbëreshë, të cilët që në shek II, Ptolemeu i njeh me emrin albanë.
Prandaj, mesjeta e hershme është një ndër periudhat më të rëndësishme (në
historinë e popullit shqiptarë, sepse me të është i lidhur formimi i kombësisë
shqiptare, i gjuhës dhe i cultures së tij. 14

15. Nën ndikimin e cilave kisha ishte iliria në mesjetë?


Shkolla dhe arsimi shqiptar ishin të lidhura ngusht me kishën e krishterë,
me kishën ortodokse dhe me kishën katolike. 15

16. Cilat ishin shkollat mesjetare?


Shkollat mesjetare shqiptare ishin:
Shkolla Ortodokse Shqiptare
16
Shkolla Katolike Shqiptare.

17. Çfarë ishin shkollat ortodokse?


Shkollat ortodokse (greqisht dhe sllavisht) në trevat shqiptare ishin
kryesisht shkolla elementare. Planet dhe programet e këtyre shkollave nuk
ishin unike, por varësisht nga shkolla dhe aftësia e mësuesit. Megjithëse,
zakonisht nxënësit mësonin greqisht (përkatësisht sllavisht), aritmetikë,
leximin e veprave kishtare dhe klasike. Mësues në këto shkolla ishin klerikët,

14
HISTORIA E ARSIMIT DHE E MENDIMIT PEDAGOGJIK SHQIPTAR – fq. 43-44
15
HISTORIA E ARSIMIT DHE E MENDIMIT PEDAGOGJIK SHQIPTAR – fq. 46.
16
HISTORIA E ARSIMIT DHE E MENDIMIT PEDAGOGJIK SHQIPTAR – fq. 48,50.
por edhe artizanë të ndryshëm (rrobaqepës, këpuctarë, etj. 17

18. Cilat janë përparësitë dhe mangësitë e shkollave mesjetare?


Përparësitë:
-
-
-
-
Dobësitë:
- Pjesa më e madhe e popullsisë, nuk dinin shkrim dhe lexim.
-
-
-

19. Në cilat treva kanë shtrirje shkollat katolike?

17
HISTORIA E ARSIMIT DHE E MENDIMIT PEDAGOGJIK SHQIPTAR, fq . 49.

You might also like