Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 22

Ing.

Boris CFARKU 2018

LEKSIONI 4

ANALIZA DHE PARASHIKIMI I ZHVILLIMIT TE NGARKESAVE

4.1 TE PERGJITHSHME

Vleresimi i drejte i ndryshimeve te pritshme te ngarkesave, qofshin keto afatshkurtra


ose afatgjata, perben faktorin themelor, si per zgjedhjen e regjimit optimal, ashtu dhe per
planifikimin e zhvillimit te rrjeteve shperndrese (Rr.Sh.) dhe ne pergjithesi te sistemeve
elektroenergjetike (SEE).

Per studimin e regjimit optimal paraqesin interes ndryshimet afatshkurtra te ngarkesave


(nje ose dy vjet), kurse per planifikimin e perspektives nevojiten ndryshimet afatgjata te tyre
(p.sh. 10-15 vjet). Pervec kesaj, ne raste te vecanta, paraqet interes percaktimi i ndryshimeve te
ngarkeses ne interval kohe te vogla (p.sh. ne minute ose ne sekonde), ne menyre qe te
vleresohet funksioni i mjeteve te rregullimit te tensionit.

Ndryshimet e ngarkeses, sipas koheve perkatese qe ndodhin, mund ti ndajme ne tre grupe:

a) Ne tendencen afatgjate te ndryshimeve te tyre (trend);


b) Ne ndryshimet periodike, qe lidhen me ndryshimet perkatese te periudhave te vitit (p.sh
stinet), ose me ndryshimet ne veprimtarine e njeriut;
c) Ne ndryshime te rastit, shkaqet e te cilave nuk mund te parapercaktohen.

Ndryshimet e ngarkeses paraqesin interest e vecante per pika te vecanta te Rr.Sh.,nga te


cilat me kryesore jane:
a) Pika e lidhjes se perdoruesit, ose vendi ku vendoset matesi;
b) Kabina e transformacionit. (per cdo dalje TU si dhe gjithe ngarkesa);
c) N/st TL/TM (per cdo dalje si dhe gjithe ngarkesa).
Vleresimi i ndryshimit te ngarkesave paraqet gjithashtu interes edhe ne pika te tjera te
rrjetit si p.sh ne fillimet e degezimeve.

Interes te vecante ndryshimi ditor (“grafiku ditor”) i ngarkeses, per shkak te


periodicitetit te tij. Pervec ketyre, grafiket ditore te ngarkeses te perdoruesve te se njejtes
kategori (p.sh te perdorueseve shtepiake,tregetare etj.) paraqesin ngjashmeri te madhe sa
midis perdorueseve te ndryshem te asaj kategorie aq edhe midis diteve te ndryshme,
vecanerisht nese ato i takojne se njejtes stine ose lloji te njejte te dites (dite pushimi apo dite
pune). Si pasoje, jepet mundesia e analizes se ngarkeses si madhesi statistikore, e cila per nje
dite dhe nje ore te caktuar, paraqitet me nje vlere mesatare dhe me nje perhapje (dispersion)
rreth saj, siç do te pershkruhet ne paragrafin ne vijim.

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 4- 1/22


Ing. Boris CFARKU 2018

Ne çdo pike te rrjetit, ngarkesa eshte sa shuma e ngarkesave te perdoruesve te


furnizuar nga ajo pike gjate te njejtit çast kohor.

Kur njihen ngarkesat e veçanta, vleresimi i “grafikut shumar te ngarkeses” ose te pakten
i vlerave ekstremale te tij (minimum-maksimum) perben nje problem baze, mbasi me keto
percaktohen madhesite e elementeve te rrjetit (p.sh transformatoret, seksionet e percjellsave
etj). Ky problem, qe ne vitet e para te zhvillimit te rrjeteve elektrike e deri me sot, eshte
perballuar me perdorimin e koeficienteve te nxjerre nga pervoja. Por,ne vitet e fundit,
perdorimi i mjeteve kompjuterike, i lidhur ngushte me metodat bashkekohore te matjeve dhe
te depozitimit te informacioneve, jep mundesine e analizave me te plota te ndryshimit te
ngarkesave. Keto dy metoda do paraqiten ne vijim te pershkrimit te lendes, ashtu si zbatohen
ne rrjetet TU dhe TM, mbasi jepen paraprakisht percaktimet e duhura, qe kryesisht lidhen me
grafiket ditore te ngarkesave.

Problemi analizohet sipas veçorive qe ka secili prej rrjeteve te TU dhe te TM :

- Per rrjetet e TU paraqet interes analiza e ngarkesave per çdo perdorues te TU ose grup
perdoruesish qe furnizohen nga i njejti sektor i rrjetit (p.sh nga e njejta dalje e TU ose e njejta
kabine transformacioni).

- Per rrjetet e TM, analiza e ngarkesave fillon nga kabinat e transformacionit (ose fideri i TM),
mbasi ajo qe paraqet interes eshte vlefta maksimale e ngarkeses ne çdo dalje te TM ne N/st
TL/TM.

Ne territoret e qyteteve, ku ka zona me dendesi te ngarkeses relativisht konstante,


analiza e rrjeteve TU dhe TM mbeshtetet ne vleresimin e ndryshimeve qe peson kjo dendesi (e
ngarkeses).

Trajtimi i ngarkesave te ngjashme si te aferta midis tyre gjate analizes se rrjeteve si dhe
ndryshimet qe ato pesojne gjate zhvillimit dhe ndryshimet e dendesise, do te shqyrtohen ne
.eksionet pasardhe.

3.2. GRAFIKET E NGARKESES-PERCAKTIME

3.2.1 Analiza dhe sinteza e grafikeve te ngarkeses.

Ne Fig.3.1.a tregohet nje grafik ditor ngarkese tipik. Karakteristika kryesore e grafikut te
ngarkeses eshte vlera maksimale e tij (“ngarkesa maksimale” ose “kerkesa maksimale”). Kjo
madhesi baze si dhe gjithe forma e kurbes varen nga interval i kohes ndermjet dy matjeve te
njepasnjeshme. Ne Fig.3.1.a. intervali i kohes midis dy matjeve te njepasnjeshme eshte shume i

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 4- 2/22


Ing. Boris CFARKU 2018

vogel (p.sh. nje minute) dhe kurba paraqitet si e vijueshme (sic eshte vizatuar). Ne rast se
interval i kohes do te ishte me i madh, kurba paraqitet e shkallezuar me vleren mesatare ne cdo
interval kohe midis matjeve te njepasnjeshme. Keshtu p.sh ne Fig.3.1.a, maksimumi per interval
te njepasnjeshme ¼ ore do te ishte ai qe tregohet me (2) kurse maksimumi per interval prej nje
ore do te ishte ai i shenuar me (3).

P P
2 Grafiku i
1,0 1,0
Pmax Grafiku i zgjatjes se
0.8 ngarkeses ngarkeses
3
0,6
Pmin
0,4
0,2 Pmin
Pmes

0 6 12 18 24 t, orë 0 6 12 18 24 t, orë

(a) (b)
Fig.3-1. (a) Grafiku ditor i ngarkeses
(b) Grafiku i zgjatjes se ngarkeses

Perveç maksimumit te grafikut te ngarkeses, madhesi karakteristike jane ngarkesa


minimale Pmin dhe ngarkesa mesatare Pmes d.m.th. vlera mesatare e grafikut te ngarkeses
Fig.3.1.a. Vlen per t’u shenuar se forma e grafikut ditor te ngarkeses te nje kategorie te caktuar
perdoruesish (p.sh. shtepiake,industrial etj.) eshte relativisht e pandryshueshme.

Ne Fig.3.1.b tregohet grafiku i zgjatjes se ngarkeses ne kohe,e nxjerre nga grafiku i


ngarkeses Fig.3.1.a. Ky grafik ndertohet duke vendosur ngarkesat sipas madhesise, pavaresisht
nga çasti i kohes kur ato shfaqen. Grafiku i zgjatjes se ngarkeses paraqet interes sidomos kur
behet fjale jo per nje, por per shume grafike ditore te ngarkeses p.sh. te nje jave, te nje muaji
ose te nje viti. Keshtu qe behet fjale per grafik javor,mujor ose vjetor te zgjatjes se ngarkeses.

Grafiku i ngarkeses te çdo perdoruesi, kuptohet se eshte shume e fuqive te thithura nga
paisjet e tij, d.m.th. ajo nxirret nga shuma e grafikeve te ngarkeses, te gjithe paisjeve nga te
cilat perbehet ky perdorues. Keshtu qe edhe grafiku i ngarkeses te nje sektori te rrjetit (p.sh. te
nje N/st), qe furnizon shume perdorues eshte shuma e grafikeve te pjessheme te ngarkeses per
çdo perdorues .

Si fuqi per grafiket e ngarkeses mund te merret aktivja, reaktivja ose e plota (e
dukshmja), keshtu qe grafiku karakterizohet ne menyre analoge nga keto fuqi.

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 4- 3/22


Ing. Boris CFARKU 2018

Ne Fig.3.2 tregohet teresia e ngarkeses se nje zone, e perbere nga ngarkesat e pjesshme
te kategorive perkatese. Forma e grafikeve te cdo kategorie shprehet ne % te pikut
(maksimumit) perkates. P.sh. ne rast se maksimumet e ngarkesave per cdo kategori te veçante
ngarkese jane 𝑷𝒎𝟏, 𝑷𝒎𝟐 ,…….. 𝑷𝒎𝟔 dhe pjesemarrjet e seciles ne kete pik per oren e caktuar 𝒕
do te jene 𝒂𝟏(𝒕) , 𝒂𝟐(𝒕) ……… 𝒂𝟔(𝒕) , atehere ngarkesa totale do te jete:
𝑷𝒕𝒐𝒕(𝒕) = 𝒂𝟏(𝒕) ∙ 𝑷𝒎𝟏 + 𝒂𝟐(𝒕) ∙ 𝑷𝒎𝟐 + ⋯ … … 𝒂𝟔(𝒕) ∙ 𝑷𝒎𝟔 +𝑷𝑯(𝒕) (3-1)

ku 𝑷𝑯(𝒕) jane humbjet ne rrjet ne oren 𝒕.

(1) (2) (3) (4)


P,% P,% P,% P,%
100 100 100 100

80 80 80 80

60 60 60 60
+ + + +
40 40 40 40

20 20 20 20

0 0 0 0
0 6 12 18 24 0 6 12 18 24 0 6 12 18 24 0 6 12 18 24

(5) (6) (7)


P,% P,% P,%
100 100 100

80 80 80

60 60 Humbjet 60
+ + +
40 40 40

20 20 20

0 0 0
0 6 12 18 24 0 6 12 18 24 0 6 12 18 24

(1) Ngarkese shtepiake qyteti; (2) Ngarkese shtepiake fshati; (3) Ngarkese tregtare ne fshat; (4) Ngarkese tregtare; (5) Ngarkese industriale; (6) Ngarkesa te ndryshme ;

Fig.3-2, Percaktimi i fuqise se nje zone nga ngarkesat e kategorive te ndryshme qe shprehen ne % te pikut te saj

Shenim per grafikun (7) : Me vije te panderprere shenohet shuma e ngarkesave te pjesshme te
kategorive(1) deri (6) dhe me vija te nderprera kur shtohen edhe humbjet ne rrjet 𝑷𝑯(𝒕) .

Percaktimi i formes se grafikut d.m.th. i koeficienteve 𝒂𝒊(𝒕) per çdo kategori ngarkese,
perben objektin e studimeve te ngarkeses. Keto studime perfshijne analizen statistike te
mostrave te ngarkesave, te zgjedhura me kujdes per çdo kategori. Vlerat e koeficienteve 𝒂𝒊(𝒕)
merren si “vlera mesatare”, ose siç quhen me sakte vlerat e mesme me shmangien standarte
perkatese. Kjo çeshtje do shqyrtohet ne menyre analitike ne paragrafin 3.3.2.

3.3.2 Madhesi karakteristike – Percaktime

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 4- 4/22


Ing. Boris CFARKU 2018

Ne baze te sa u tha me larte, mund te vazhdojme me disa percaktime, qe do perdoren


gjeresisht gjate studimit te rrjeteve. Keto percaktime i perkasin si grafikut te ngarkeses se nje
perdoruesi (te perbere nga harxhimet e pjesshme te paisjeve te lidhura ne te), ashtu dhe per
grafiket e nje sektori Rr.Sh. qe perbehet nga perdoruesit qe ai furnizon.

1) Koeficienti i Kerkeses (Demand Factor).

Eshte raporti i kerkeses maksimale te nje sistemi (d.m.th. perdorues ose sektor te
sistemit te transmetimit ose te shperndarjes) kundrejt ngarkeses totale te lidhur ne sistem.
Ky term perdoret ne menyre te pergjithshme, por zakonisht sherben per nje perdorues, ku si
ngarkese totale e lidhur merret shuma e fuqive te paisjeve te tij. Karakterizon teresine e
paisjeve qe funksionojne ne te njejten kohe.

2) Koeficienti i shfrytezimit (Utilisation Factor).

Eshte raporti i kerkeses maksimale te nje sistemi (ose te nje sektori te tij) kundrejt
aftesise nominale te sistemit (ose te sektorit perkates te tij). Aftesia maksimale e sistemit mund
te jete ose kufiri termik i sistemit ose (vecanerisht per rrjetet e shperndarjes) kufiri i percaktuar
nga rrenijet e tensionit.

3) Koeficienti i ngarkeses (Load Factor)

Eshte raporti i ngarkeses mesatare ne nje kohe te caktuar kundrejt ngarkeses maksimale
te po asaj kohe. Ngarkesa mesatare eshte raporti i siperfaqes se percaktuar nga grafiku i
ngarkeses me intervalin e kohes. P.sh. ne Fig.3.1 koeficienti i ngarkeses eshte 0,28 ose 28%.
Percaktimi vlen per cdo periudhe kohe keshtu qe ekziston koeficient ngarkese ditor, javor,
mujor, vjetor etj.

4) Koeficienti i njekoheshmerise (Coincident Factor)

Eshte raporti i kerkeses maksimale (ose thjesht i maksimumit) te nje grupi ngarkesash
kundrejt shumes se kerkesave maksimale (maksimumeve) te seciles nga ngarkesat. P.sh. ne rast
se me 𝑴𝟏, 𝑴𝟐……𝑴𝑵 shenojme maksimumet e ngarkesave perkatese 1,2,….. 𝑵 te nje grupi 𝑵
ngarkesash (p.sh. kur 𝑵 perdorues furnizohen nga nje N/st) dhe me 𝑴 ngarkesen maksimale te
ketij grupi (p.sh. te N/st), koeficienti i njekoheshmerise eshte:

𝑴 𝑴
𝒌𝒏𝒋 = 𝑴 = ∑𝑵 (3-2)
𝟏 +𝑴𝟐 +⋯+𝑴𝑵 𝒏=𝟏 𝑴𝑵

Eshte e qarte se koeficienti i njekoheshmerise te nje grupi ngarkesash eshte ≤ 1 dhe i


shumezuar me shumen e maksimumeve te vecanta ∑𝑵 𝒏=𝟏 𝑴𝑵 jep maksimumin e grupit.

E anasjellta e koeficienti i njekoheshmerise quhet koeficient i mosperputhjes se


maksimumeve ose thjesht koeficient i mosperputhjes (Diversity Factor).

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 4- 5/22


Ing. Boris CFARKU 2018

Sa me siper dhe nga (3.2) rrjedh :

𝑴 = 𝒌𝒏𝒋 ∙ 𝑴𝟏 + 𝒌𝒏𝒋 ∙ 𝑴𝟐 + ⋯ … … . 𝒌𝒏𝒋 ∙ 𝑴𝑵 (3.3)

d.m.th. produkti i koeficientit te njekohesise 𝒌𝒏𝒋 me vleren maksimale te nje ngarkese (p.sh. 𝑴𝑵
te ngarkeses N), ose 𝒌𝒏𝒋 ∙ 𝑴𝑵 jep pjesemarrjen ne maksimum te ngarkeses perkatese N.

Koeficientet qe u percaktuan me lart jane me te perdorshmit. Ekzistojne edhe variante


te tjere koeficientesh, si p.sh ne vend te koeficientit te ngarkeses 𝒌𝒏𝒋 perdoret termi “Koha e
shfrytezimit me ngarkese maksimale (τ) ” e shprehur ne ore, e cila shumezuar me fuqine
maksimale, jep siperfaqen e grafikut te ngarkeses ( shiko leksinin 3).

kW

100 Grafiku i
ngarkeses
75
Pmes
50

25

0 4 8 12 16 20 24 t, orë

Fig 3.3

P.sh. per grafikun e ngarkeses Fig.3.3 siperfaqa eshte 1200kwh dhe ngarkesa mesatare eshte
1200/24=50 kw, prej nga kuptohet se koeficienti i ngarkeses:

𝟓𝟎
𝒌𝒏𝒋 = = 𝟎, 𝟓
𝟏𝟎𝟎

Koha e punes me ngarkese maksimale eshte :

𝟏𝟐𝟎𝟎
𝑻= = 𝟏𝟐 𝑜𝑟𝑒
𝟏𝟎𝟎

Se fundi nje mundesi tjeter e perdorshme gjate studimit te rrjetit, eshte dendesia
(gjeografike) e ngarkeses, e cila percaktohet si raport i kerkeses maksimale te teresise se

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 4- 6/22


Ing. Boris CFARKU 2018

ngarkesave te nje zone gjeografike kundrejt siperfaqes se saj dhe shprehet me kVA/m2 ose
MVA/km2. Kjo madhesi eshte e vlefshme vecanerisht per zonat e banuara te qyteteve.

3.3 VLERESIMI I NGARKESAVE TE RRJETEVE TU

Vleresimi i ngarkimit te rrjeteve TU behet sipas menyres te shperndarjes se ngarkeses


se perdoruesve ne TU. Pjesa me e madhe e tyre jane ngarkesa njefazore. Vleresimi i ngarkimit
te cdo faze ne vecanti eshte i veshtire dhe shpesh nuk mund te njihet. Duhet theksuar se, me
rritjen e sasise se perdorueseve rritet edhe mundesia e ngarkimit te njetrajteshem te fazave. Ne
vazhdimi te lendes, fillimisht do shqyrtohen disa nga “metodat llogaritese klasike” dhe me tej
disa bashkekohore, nder te cilat do perdoret metoda statistikore.

3.3.1 Metodat e bazuara ne koeficientet e njekoheshmerise.

1) Ngarkesat shtepiake

Do te paraqiten tre metoda per ngarkesat shtepiake duke filluar nga me e thjeshta :

Metoda (a). Le te jete n numri i apartamenteve ose banesave te ngjashme dhe P0 fuqia
maksimale e thithur nga secili. Mund te konsiderojme se P0 eshte e barabarte me fuqine
nominale te perdoruesit (p.sh. per nje perdorues te zakonshme te Ndermarrjes Elektrike me
mates 40A dhe sigurese 32A). Per kete rast do te kemi : P0=35x 220=7700VA.

Ngarkesa maksimale Pn do te jete:

𝑷𝒏 = 𝑷𝟎 ∙ 𝒏 ∙ 𝒌𝒏𝒋 (3.4)

Koeficienti i njekoheshmerise mund te merret nga tabelat perkatese si p.sh. nga tabela 3.1 qe u
takon banesave pa ngrohje.

Tabela 3.1 Koeficienti i njekoheshmerise

Nr.banesave 2-4 5-9 10-14 15-19 20-24 25-29 30-34 35-39 40-49 >50
𝒌𝒏𝒋 0,80 0.60 0.50 0,45 0,42 0,40 0,38 0,37 0,36 0,35

Shembull zbatimi 3.1 Pallati me 20 apartamente gati te njejta, me perdoruese njefazore, thith
fuqine maksimale : 𝑷𝒏 = 7,7 ∙ 20 ∙ 0,42 𝑘𝑉𝐴, keshtu qe pjesemarrja e nje
apartamenti ne pikun e ngarkeses se pallatit do te jete: 7,7 ∙ 0,42 =
3,2𝑘𝑉𝐴. Ne 64 kVA mund te shtohen edhe 5-6 kVA per mjediset e
perbashketa ( qe nenkuptohet ndricim shkalle, pompa, citofoni, antena
dhe ashensor).

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 4- 7/22


Ing. Boris CFARKU 2018

Metoda (b) Nje metode e ngjashme, gjithashtu per banesat, bazohet ne relacionin:
𝑯𝟎
𝑷𝒘 = 𝑯𝟎 ∙ 𝒌𝒏𝒋∞ + (𝟏 − 𝒌𝒏𝒋∞ ) ∙ (3.5)
√𝑾

Ku 𝑷𝒘 -pjesemarrja e cdo banese ne pik;


𝑯𝟎 -fuqia maksimale e cdo banese;
𝑾 -sasia e banesave;
𝒌𝒏𝒋∞ - eshte koeficienti i njekohesise per nje numer shume te madh banesash (mbi
1000)
Gjetja e 𝒌𝒏𝒋∞ shpesh eshte shume e lehte, mbi bazen e te dhenave te ngarkeses N/st
Tl/TM. Zakonisht 𝒌𝒏𝒋∞ =0,12-0,15.

Ne fig. 3.4(a) tregohet relacioni (3.5) me parametrin e fuqise se vendosur 𝑯 te nje banese
(d.m.th. Shumen e fuqive te paisjeve te perdoruesve te baneses). Relacioni midis fuqise se
vendosur 𝑯 dhe asaj maksimale 𝑯𝟎 per cdo banese nxirret nga Fig 3.4(b) dhe varet nga shkalla e
elektrifikimit te baneses.

Shembull zbatimi 3.2 Po qe se cdo apartament i shembullit te zbatimit 3.1 do te konsiderohet


se i takon kategorise b dhe ka fuqi te instaluar 20kw, pjesemarrja e
secilit ne pik sipas Fig. 3.4(a) do te ishte 3,3 kw, d.m.th. maksimumi i
gjithe pallatit do te ishte 3,3 20=66kw . Perfundimi eshte pothuajse ai i
zbatimit 3.1.

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 4- 8/22


Ing. Boris CFARKU 2018

Pw
kW 40
(a) 30
20
20

30
(b) 20
10 10
8 10
6
5 5
4
(c)
3
2
2

H
1
0,8
0,6

0,4

0,3
2 3 4 5 7 10 20 30 40 50 70 100 200 300 400 500 700 1000

W
(a)

H0 25
kW
(a) Pw - Pjesemarrja e nje banese ne pik
W - Numri i banesave
20 H0 - Fuqia maksimale e nje banese

H - Fuqia e vendosur e nje banese


(a) - Banese plotesisht e elektrifikuar me
15
ngrohje te shpejte te ujit
(b) - Banese plotesisht e elektrifikuar me
10 ngrohje te zakonshme te ujit
(b) (c)- Banese me ndricim dhe pajisje te vogla
elektrike
5

(c)

0 5 10 15 20 25 30 35 40 kW
H
(b)

Shembull:(a) Nje banese me fuqi te vendosur 20kw paraqet nje fuqi maksimale 10kw (kurbat b)
100 nga keto banesa marrin pjese ne pik me nga 2kw secila dhe si rrjedhim fuqia maksimale e
thithur eshte 2x100=200kw.

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 4- 9/22


Ing. Boris CFARKU 2018

Fig. 3.4 (a) Ngarkesa maksimale e nje numri te madh banesash ne baze te fuqise se vendosur.
(b) Ngarkesa maksimale e nje banese ne funksion te fuqise se vendosur.

Metoda (c) Metodat e mesiperme kane baze fuqine maksimale te çdo perdoruesi. Nje metode
tjeter qe i referohet literatures amerikane, bazohet ne pjesemarrjen ne maksimum te
ngakesave te veçanta (paisjeve) te banesave. Ne fig.3.5 jepet pjesemarrja ne pik e paisjeve te
ndryshme shtepiake (vlera e mesme 30 minuteshe) ne varesi te numrit te tyre.

Eshte e qarte se elementet e mesiperme duhet te perdoren me kujdes te veçante, mbasi lidhen
ngushte me kushtet e veçanta te cdo vendi, por qe sidoqofte japin nje ide per pjesemarrjen e
çdo paisjeje ne pikun e ngarkeses.

Shembull zbatimi 3.3 Apartamenti i pallatit sipas shembullit te zbatimit 3.1 (fuqia e vendosur
rreth 20kw), mund te themi se mesatarisht permban: Ndriçim dhe paisje te tjera te vogla,
ngrohes uji, guzhine, makine larese te rrobave dhe pjatave dhe frigorifer.

Sipas Fig.3.5 kerkesa maksimale e pallatait per 20 apartamente do te jete:

Ndricimi etj. 0,54 kw/apartament


ngrohes uji (i tipit B) 1,20 kw/apartament
Kuzhina 0,62 kw/apartament
Makina larese 1,30 kw/apartament
Frigoriferi 0,05 kw/apartament
-------------------------------
shuma 3.71 kw/apartament

Dhe maksimumi i pallatit do te jete 3,71 ∙ 120=74,2kw

Veme re se rezultati i pallatit nuk ndryshon shume nga 2 metodat e tjera qe pershkruam me
lart.

Shenim. Kerkohet kujdes i vecante ne vleresimin e ngarkesave, kur energjia elektrike perdoret
per ngrohjen e mjediseve, sepse fuqite e nevojshme jane te medha dhe koef.i njekohesise jo i
vogel.

Ngrohja e mjediseve behet ose me perdorimin direkt te saj,ose duke perdorur


termoakumulatore, te cilet mund te lidhen me rrjetin veten ne ore te caktuara (p.sh. nga ora
2300 deri ne oren 0700).

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 4- 10/22


Ing. Boris CFARKU 2018

10
7
6
5
4
L
3
K
2

B A

1.0
C
.7
.6 D

.5 E A - Makine per larje dhe tharje robash


.4
- Ngrohes uji te tipeve te ndryshem
mosperputhjes kW/pajisje

B,C,G
Ngarkesa maksimale e

F
.3 D - Pajisje gatimi elektrike (guzhine)
E - Ndricimi dhe pajisje te ndryshme te vogla
.2
G F - Ftohes mjedisi 0,5 HP ( kondicioner i
vogel vetem per ftohje)
H H - Pajisja e kaldajes per djegje
.10
I J - Frigorifer
.07
.06 K, L - Kondicioner me pompe te
.05 ujit te ftohte dhe te ngrohte
.04 J

.03

.02

.01
2 3 4 5 6 7 8 10 20 30 40 50 70 100
Sasia e pajisjeve

Fig (3.5) Pjesemarrja ne pik e paisjeve shtepiake te llojeve te ndryshem (vlera mesatare
30 minuteshe).

Kur perdoren termoakomulatoret, fuqia e vendosur luhatet zakonisht ne kufijte nga 100
deri 150 W/𝑚2 , me pjesemarrje ne pik qe mund te tejkaloje vleren 0,8. Analoge me keto ose
edhe me te medha jane fuqite qe perdoren per ngrohjen direkte te mjediseve. Keto ngarkesa
kane koeficient njekoheshmerise me te madh dhe nje disavantazh serioz se vlera e tyre ne
pjesen me te madhe i shtohet vleres maksimale te pjeseve te tjera.

Shembull zbatimi 3.4 Po qe se apartamentet e shembullit zbatues 3.1 kane nje siperfaqe
mesatare 100m2 dhe ngrohen me termoakomulatore, ngarkesa e vendosur e tyre (e
termoakomulatoreve) do te jete:
𝒘
𝟐𝟎 ∙ 𝟏𝟎𝟎 ∙ 𝟏𝟐𝟓 𝒎𝟐 ∙ 𝟏𝟎𝟑 = 𝟐𝟓𝟎𝒌𝑾

Si rrjedhim me nje koeficient njekoheshmerie 0.8, pritet te krijoje nje pik vjetor prej rreth:

𝟎, 𝟖 ∙ 𝟐𝟓𝟎 = 𝟐𝟎𝟎𝒌𝑾

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 4- 11/22


Ing. Boris CFARKU 2018

Gje qe tejkalon trefishin e ngarkesave te tjera.

2) Ngarkesa te tjera jo shtepiake

Per ngarkesat e llojeve te tjera, perveç atyre te TU shtepiake, jane edhe:

- Per lokalet e tregtise. Kerkesa maksimale zakonisht lekundet ne kufijte nga 50 deri ne
100w/𝑚2 . Per vleresimin e njekoheshmerise se ketyre ngarkesave me ato shtepiake, duhet te
merret parasysh orari i funksionimit te lokaleve.

- Per ngarkesat e tjera , veçanerisht per ato te artizanatit ose instalimeve te tjera
analoge, duhet te merret parasysh fuqia maksimale e kontraktuar sipas se ciles eshte lidhur
kontrata per furnizimin me energjise nga entete e furnizimit, si dhe menyra e funksionimit te
tyre sipas llojit te artizanit ose te perdoruesve te tjere.

3) Analiza e ngarkesave duke u mbeshtetur ne dendesine e tyre specifike

Kur behet fjale per studimin e ngarkesave te qyteteve ose ne pergjithesi te zonave me
dendesi te madhe banimi dhe me ndertime te organizuara, lind nevoja e perdorimit te
dendesise se ngarkesave, qe shprehet me MVA/𝑘𝑚2 ose VA/𝑚2 . Gjate studimit te zonave te
qyteteve sipas dendesise se ngarkesave, behet nen ndarja e tyre ne grupe perdoruesish te se
njejtes kategori te mundshme, ne menyre qe,duke marre parasysh llojin dhe sasine e
perdoruesve, te percaktohet thjeshte raporti midis dendesise se ngarkesave dhe te dhenave
ndertimore te zones.

Shembull: Le te jete nje zone me siperfaqe 𝑺 𝒎𝟐 .

Quajme – 𝑺𝒓𝒓 pjesen e kesaj siperfaqe qe zene rruget dhe sheshet

−𝑺𝒏𝒅 pjesen (ose koeficientin) qe mbulohet me ndertime

-η numrin e kateve

Ne kete rast siperfaqja e banuar 𝑺𝒃 do te jete:

𝑺𝒃 = (𝟏 − 𝑺𝒓𝒓 ) ∙ 𝑺𝒏𝒅 (η + 1) ∙ 𝑺 (3.6)

Kjo formule vlen kur kati perdhe do jete i banueshem dhe njelloj me katet e tjera nga
pikepamja e ngarkeses shtepiake.

Ne rast se siperfaqja e nje apartamenti mesatar do jete 𝑺𝒂𝒑 , fuqia maksimale e thithur
nga ai 𝑷𝒂𝒑 dhe fuqia e njekoheshme e zones 𝑷, atehere sasia e perdoruesve (numri i
apartamenteve) do te jete:

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 4- 12/22


Ing. Boris CFARKU 2018

𝑺 𝑺
𝒏 = 𝑺 𝒃 = (𝟏 − 𝑺𝒓𝒓 ) ∙ 𝑺𝒏𝒅 ∙ (𝛈 + 𝟏) 𝑺 (3.7)
𝒂𝒑 𝒂𝒑

Po qe se koeficienti i njekoheshmerise do jete 𝒌𝒏𝒋 , dendesia e ngarkeses do te jete:

𝑷 𝒌𝒏𝒋 ∙𝑷𝒂𝒑 ∙𝒏 𝒌𝒏𝒋 ∙𝑷𝒂𝒑


𝜹= = = ∙ (𝟏 − 𝑺𝒓𝒓 ) ∙ 𝑺𝒏𝒅 ∙ (𝛈 + 𝟏) (3.8)
𝑺 𝑺 𝑺𝒂𝒑

Zakonisht per qytetet merren: 𝑺𝒓𝒓 = 𝟎, 𝟐𝟓 ÷ 𝟎, 𝟑𝟓 dhe 𝑺𝒏𝒅 = 𝟎, 𝟑𝟎 ÷ 𝟎, 𝟕𝟎

Shembull zbatimi 3.5: Per nje zone te banuar me η =7+1=8 kate, 𝑺𝒂𝒑 =140mz (duke perfshire
edhe mjediset e perbashketa) dhe 𝒌𝒏𝒋 ∙ 𝑷𝒂𝒑 , =3,5 kw (si pjesemarrje ne maksimum), per 𝑺𝒓𝒓 =
𝟎, 𝟑 dhe 𝑺𝒏𝒅 = 𝟎, 𝟔 do te kemi:

𝟑𝟓𝟎𝟎
𝜹= ∙ (𝟏 − 𝟎, 𝟑) ∙ 𝟎, 𝟔 ∙ 𝟗 = 𝟗𝟒, 𝟓 𝒘/𝒎𝟐
𝟏𝟒𝟎
(Ky rezultat vlen mbas perfundimit te plote te ndertimeve ne zone).

3.2.2 Analiza e ngarkesave sipas te dhenave statistikore


Baze per metodat statistikore eshte fakti se grafiku ditor i ngarkeses se perdoruesve te
se njejtes kategori (shtepiake, tregetare, industriale me objekt te caktuar etj.) eshte relativisht i
pandryshueshem, per nje stine te caktuar (p.sh. vere apo dimer) ose per kategori dite te
caktuar (p.sh. dite pune ose dite pushimi). Po ashtu konstatohet se kerkesa maksimale (piku)
vjetore sipas stineve i nje kategorie te caktuar perdoruesish, mund te lidhet ngushte nga
pikpamja statistikore me energjine e harxhuar ne intervalin perkates te kohes. Duke u
mbeshtetur ne konstatimet e mesiperme, studimet e kryera ne vitet e fundit per ngarkesat,
perfshijne ne menyre permbledhese sa me poshte:

1) Metodat e analizes te grafikeve te ngarkeses


Perdoruesit e TU ndahen ne nje numer te caktuar kategorish (p.sh. 10 15 kategori, ne
vartesi te perdorimit, por edhe te sasise se energjise vjetore te thithur, nese energjia elektrike
perdoret edhe per ngrohje etj.).

Zgjidhet per cdo kategori nje «moster» perfaqesuese te popullimit, ne te cilin, per nje
periudhe kohe (p.sh. 40 dite), behet regjistrimi i fuqise se thithur (p.sh. vlerat mesatare 15
minuteshe).

Te dhenat e mesiperme perpunohen me softe te ndryshme kompjuterike ne menyre qe


te nxirret (per çdo ore ose intervale me te vogla kohe) vlera mesatare dhe shmangia standarde
(duke e konsideruar zakonisht shperndarjen normale ose siç quhet ndryshe shperndarjen Gaus).

Keshtu nxirren grafiket ditore te ngarkeses, si ato qe tregohen si shembull ne Fig. 3.6(a) dhe
(b) per dy kategori perdoruesish: Me vije te plote shenohet vlera mesatare 𝒑̅ dhe me vija te

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 4- 13/22


Ing. Boris CFARKU 2018

nderprera shmangien standarde σ e shumezuar me koeficientin 𝒌𝒑 . Kurbat e Fig.3.6 tregohen te


vijueshme, por ne praktike zakonisht llogariten si te shkallezuara ne intervale te kohes 15 min
ose 30 mm ose 60 min.

Si rrjedhim do kemi:

̅ + 𝒌𝒑 ∙ 𝝈
𝒑=𝒑 (3.9)

ku 𝒌𝒑 , eshte koeficient.
Eshte e qarte se shmangiet standarte, te llogaritura per cdo interval kohe, ndryshojne, midis
tyre (p.sh. po qe se llogaritjet behen ne çdo 30 minuta, do kemi 48 vlera te shmangies
standarte, aq sa edhe vlera mesatare 𝒑 ̅ ).

P P
(aμ) (aμ)
1,2 1,2

1,0 1,0

0.8 0.8 + k p.σa


pa
+ k p.σa
0,6 0,6 k p.σa
pa

0,4 k p.σa 0,4

0,2 0,2

4 8 12 16 20 24 4 8 12 16 20 24

(a) (b)

̅ dhe shperndarja ±𝒌𝒑 ∙ 𝝈


Fig. 3.6. Grafiket ditore te ngarkeses: vlera mesatare 𝒑

Shumezuesi 𝒌𝒑 i shmangies standarte, ne raste te caktuara, mund te merret me afersi


si nje vlere mesatare e vetme, per lehtesimin e llogaritjeve. Shumezuesi 𝒌𝒑 i shmangies
standarde, percakton mundesine, qe fuqia 𝒑, te tejkaloje kufirin e vendosur. P.sh. per
shperndarje normale (shperndarje Gaus) dhe propabilitet si me poshte :

10% dhe 𝒌𝟏𝟎 =1,3

5% dhe 𝒌𝟓 =1,6

1% dhe 𝒌𝟏 = 2,3

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 4- 14/22


Ing. Boris CFARKU 2018

Vlera e 𝒌𝒑 merret ne varesi te rastit qe shqyrtohet. P.sh. per llogaritjet e renies se


tensionit mund te merret 𝒌𝟏𝟎 =1,3, kurse 𝒌𝟓 =1,6 dhe 𝒌𝟏 = 2,3 per percaktimin e seksioneve te
percjellesve duke marre parasysh edhe mundesine e mbingarkimit te tyre. Se fundi 𝒌𝒑 =0
d.m.th. 𝒑 = 𝑷 mund te pranohet per llogaritjet e humbjeve.

2) Metodat ne funksion te energjise.

Dihet se, Operatoret e shperndarjes se energjise elktrike kane te dhena te sakta per
energjine e harxhuar nga çdo perdorues. Me keto te dhena nxirren llogarite perkatese dhe
faturimet. Regjistrimi i ketyre matjeve behet ne afate kohore te caktuara, qe si rregull i
pergjithshem jane me te shkurtra se nje vit. Eshte vertetuar ne menyre statistikore se, midis
kerkeses maksimale te nje perdoruesi ose te nje grupi perdoruesish gjate nje afati kohor (p.sh.
te nje viti ose te nje stine te vitit) dhe energjise perkatese te harxhuar, ekziston nje lidhje. Per
perdorues qe i takojne te njejtes kategori kjo lidhje eshte me e qarte. Si rrjedhim, nga te dhenat
e harxhimit te energjise me te cilat Operatori elektrik u ben faturat perdoruesve, mund te
llogaritet edhe ngarkesa maksimale e sektoreve te rrjetit te saj (p.sh. e nje kabine ne teresi ose i
çdo daljeje te TU).
Nje shprehje analitike e vertetuar qe rekomandohet per kete llogaritje, eshte:

̅ 𝒎 = 𝒌𝟏 ∙ 𝑬 + 𝒌𝟐 ∙ √𝑬
𝑷 (3.10)
quhet edhe formula Velander
ku: 𝑬 − eshte energjia e harxhuar ne MWh
̅ 𝒎 − eshte vlera mesatare e fuqise maksimale kw
𝑷
𝒌𝟏 , 𝒌𝟐 − koeficiente qe marrin vlera te caktuara sipas kategorise se perdoruesve.
Si rrjedhim, per nje kategori te caktuar perdoruesish (per te cilen eshte e njohur forma e
kurbes se ngarkeses, 𝑷(𝒕) dhe 𝝈 si dhe energjia 𝑬 mund te percaktohet grafiku i ngarkeses.

3) Sinteza e ngarkesave

Zakonisht nga e njejta kabine transformacioni furnizohen disa kategori perdoruesish ( p.sh.
shtepiake dhe tregtare). Ne kete rast ngarkesa shumare do nxirret nga mbledhja statistikore e
perdoruesve te veçante. Me sakte mund te themi se vlera mesatare 𝑷 ̅ 𝒕 per cdo interval kohe do
̅
jete shuma e vlerave mesatare te ngarkesave te vecanta 𝑷𝒊
̅ 𝒕 = ∑𝒊 𝑷
𝑷 ̅𝒊 (3.11)
Shmangia standarte e ngarkeses shumare 𝝈𝒕 , varet siç dihet nga shkalla e korelacionit
midis ngarkesave te veçanta. Po qe se nuk eksiston ky korelacion, atehere shkruajme:

𝝈𝟐𝒕 = ∑𝒊 𝝈𝟐𝒊 (3.12)

Shembull zbatimi 3.6 : Jane dhene vlerat tipike te koeficienteve 𝒌𝟏 , 𝒌𝟐 te formules (3.10):

Tipet e perdoruesit 𝒌𝟏 𝒌𝟐

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 4- 15/22


Ing. Boris CFARKU 2018

Banesa 0,29 2,5


Lokale tregetie 0,25 1,9

Per harxhim vjetor 7.000kwh (𝑬 =7Mwh) te nje banese mesatare percaktohet:

𝑷𝒎 (𝟐𝟎) = 𝟎, 𝟐𝟗 ∙ (𝟐𝟎 ∙ 𝟕) + 𝟐, 𝟓 ∙ √(𝟐𝟎 ∙ 𝟕) = 𝟕𝟎, 𝟐 𝒌𝑾


Dhe pjesemarrja ne pik e nje banese do jete:

𝟕𝟎, 𝟐/𝟐𝟎 𝑘𝑊 /banese


Ky rezultat perputhet me ate te zbatimeve te mepareshme 3.1-3.3. Per nje lokal tregtie
me po kete harxhim vjetor do kishim:
𝟎, 𝟐𝟓 ∙ 𝟕 + 𝟏, 𝟗 ∙ √𝟕 = 𝟔, 𝟖 𝒌𝑾

3.4 VLERESIMI I NGARKESAVE TE RRJETEVE TM

Baze per analizen e ngarkeses ne rrjetet e TM do te jete grafiku i ngarkesave te kabinave


te transformacionit, ashtu sic ishte per rrjetin e TU grafiku i ngarkeses se perdoruesve te TU.
Grafiku i ngarkeses per kabinat, qe furnizojne shume perdoruesa ne TU, mund te nxirret ose ne
baze te grafikut te ngarkeses se perdoruesve TU, ashtu sic u shtjellua ne paragrafin e
meparshem, ose me matje direkte. Per grafikun e ngarkeses te perdoruesve te TM, qe kane
vete kabine transformacioni, shume te dhena ose komplet grafiku ditor i ngarkeses nxirren nga
sistemi i matjeve qe vendosen per faturimin e energjise se dhene dhe fuqise. Kur behet fjale per
studimin e zonave qytetare, perdoret dendesia e ngarkeses dhe jo analiza e perdoruesve te
veçante.

3.4.1 Analiza e ngarkeses te nje linje TM.

Analiza e ngarkeses te linjave TM, veçanerisht te linjave ajrore shume te gjata, paraqet
interes te veçante praktik.
Te dhenat minimale qe administrohen jane: fuqia nominale e kabinave dhe te dhena te
tjera per kategorine e perdoruesve (p.sh. perdorues shtepiako-tregtare,ujitjeje, industriale etj.),
si dhe ngarkesa e pergjithshme ne fillim te linjes (zakonisht nje grafik ditor i plote i ngarkeses).
Ne menyre te afruar, mund te nxirren ne fillim ngarkesat ne çdo sektor te linjes se TM
duke ndare ngarkesen e pergjithshme te saj ne menyre proporcionale me fuqite nominale te
kabinave perkatese, duke perjashtuar nje sasi te caktuar te tyre (p.sh. ato te ujitjes ne
periudhen e dimrit).
Nje menyre llogaritjeje, akoma me e afruar, eshte kjo qe vijon me poshte:
Le te jete 𝑷(𝒕) fuqia mesatare ne fillim te linjes per nje interval kohe te caktuar (p.sh. per 15
min dhe grafiku 24 oresh do shprehet me 4 x 24=76 vlera) dhe 𝒂𝒊 (𝒕) raporti i ngarkeses se
kabines 𝒊, ne kohen 𝒕, kundrejt ngarkeses maksimale te kesaj kabine 𝒊, gjate gjithe kohes ne
shqyrtim (p.sh. 24 ore). Atehere do te kemi:
̅ 𝒕 = ∑𝒏𝒊 𝒂𝒊 (𝒕) ∙ 𝑷
𝑷 ̅ (𝒕) (3.13)

ku n eshte gjithe numri i kabinave. Eshte e qarte se (3.13) eshte njelloj se (3.1).

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 4- 16/22


Ing. Boris CFARKU 2018

Ne rast se do jene te njohura 𝒂𝒊 (𝒕), qe shprehin grafikun e ngarkeses ne njesi relative


(maksimumi shprehet me njesine), gjate kohes se shqyrtuar Fig. 3.7 si dhe fuqia maksimale e
çdo kabine 𝑷𝒊 atehere eshte e qarte se behen plotesisht te njohura edhe ngarkesat e sektoreve
te ndryshem te linjes. Zakonisht, ne praktike nuk ndodh nje gje e tille, por ekzistojne
informacione te tjera per çdo kabine. Shprehja (3.13) shkruhet si vijon:

Pi
1

Fillimi i linjes 0,75

0,50

N/st TL/TM 0,25

Kabina TM/TU
4 8 12 16 20 24 t

(a) (b)

Fig.3.7. (a) Skema parimore e linjes TM, (b) Grafiku tipik ditor i fuqise aktive te nje kanine qyteti
nQ nN nI

𝑃̅(𝑡) = ∑ aQ1 (t) ∙ PiQ


̅ + ∑ aN ̅N I ̅I
1 (t) ∙ Pi + ∑ a1 (t) ∙ Pi (3.14)
i=1 i=1 i=1

Ku me :

𝑸 − karakterizohen kabinat e transformacionit te perdoruesve TU te qytetit. Per keto kabina


zakonisht ekziston informacion i mjaftueshem per grafikun e ngarkeses (pra 𝒂𝑸𝒊 (𝒕) dhe
vlerat maksimale 𝑷𝑸𝒊 njihen). Keto mund te njihen ose nga matje te veçanta, ose nga sa u thane
ne paragrafin 3.4.

𝑵 − karakterizohen kabinat e transformacionit, per te cilat nuk ekziston informacion i


mjaftueshem dhe si rrjedhim 𝑷𝑵 𝒊 merret e barabarte me fuqine nominale te TR, ose ne nje
perqindje te saj (p.sh. 80% te fuqise nominale).

𝑰 − karakterizohen kabinat private per te cilat pergjithesisht ekziston informacion nga matjet qe
i behen perdoruesit per faturim. Shenojme se grafiket ditore per instalimet e perdoruesve te te
njejtit lloj (kategorie), kane ngjashmeri te madhe (p.sh. nje lloj i veçante industrie ose hoteli
etj.), keshtu qe eshte i mundur percaktimi i 𝒂𝑰𝒊 (𝒕).

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 4- 17/22


Ing. Boris CFARKU 2018

Ne Fig. 3.8 jepet nje shembull tipik, ku paraqiten grafiket ditore te dy lloj industrive, me
vleren mesatare dhe shperndarje probabilitare per tre dite karakteristike te javes.

Nje thjeshtim i metejshem mund te behet per (3.14), po qe se shkruhet vetem per nje
interval kohe te caktuar. P.sh. per oren e maksimumit ne fillim te linjes, shprehja mund te
shkruhet si vijon:
nQ nN nI

𝑃̅(𝑡) = 𝑘1 ∑ P ̅iQ + 𝑘2 ∑ P ̅iN ̅iI


+ 𝑘2 ∑ P (3.15)
i=1 i=1 i=1

d.m.th. u bene zevendesimet e meposhtme:

𝒂𝑸 𝑵 𝑰
𝒊 (𝒕𝟏) = 𝒌𝟏 , 𝒂𝒊 (𝒕𝟏) = 𝒌𝟐 , 𝒂𝒊 (𝒕𝟏) = 𝒌𝟑
ku 𝒌𝟏 , 𝒌𝟐 , 𝒌𝟑 eshte e qarte se shprehin pjesemarrjen ne maksimum te tipeve perkates te
kabinave. Nga keta koeficienta 𝒌𝟏 , 𝒌𝟐 , 𝒌𝟑 , i pari dhe i treti, siç u tha me lart, mund te
vleresohen me nje saktesi relative. Koeficienti 𝒌𝟐 ne vazhdim mund te llogaritet per nje 𝑷(𝒕𝟏)
te dhene, nga matjet ne fillim te linjes.

(1) (2) (3) (1) (2) (3)

(a) (b)

(1) Dite pune (2) Dite e shtune (3) Dite e djele

Fig. 3.8. Diagrama tipike ditore ne njesi relative per industrine e


a) prodhimit te cimentos
b) nje fabrike perpunim druri

3.4.2 Parashikimi i zhvillimit te ngarkesave

Gjate studimeve te zhvillimit perspektiv te rrjetave te TM, parashikimi i drejte i rritjes se


ngarkesave, per çdo zone gjeografike, perben nje nga faktoret me te rendesishem per rezultatin
e ketyre studimeve. Ekzistojne dy grupe kryesore metodash parashikimi:

a) Ato qe bazohen ne zhvillimin e ngarkesave sipas rritjes se viteve te meparshme.

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 4- 18/22


Ing. Boris CFARKU 2018

b) Ato qe bazohen ne rritjen e ngarkesave sipas te dhenave te zhvillimit ekonomik te zones


dhe te dhenave te tjera.

Ne studimet, keto dy grupe mund te kombinohen. Shpesh pranohet se forma e grafikeve


te ngarkeses nuk ndryshon, keshtu qe relacioni energji-fuqi mbetet i pandryshueshem.

Ne metodat (a) zakonisht perdoret ajo e katroreve minimale, me qellim qe problemi te


paraqitet ne formen e nje funksioni analitik. Mund te perdoren polinome te fuqive te
ndryshme. Zakonisht perdoren funksione eksponenciale p.sh. te formes :

𝑭 = 𝑨 + 𝑩𝒆𝑪𝒕 (3.16)

Ku 𝑭 eshte energjia ose fuqia dhe 𝑨, 𝑩, 𝑪 koeficiente qe percaktohen me metoden regresive (ne
bazen e te dhenave te se kaluares). Fig. 3.9, ose ndryshe me metoden e zgjatimit (shteses)

F
* *
*
* *

Vitet e t
Vitet e
kaluara ardhshme

Fig. 3.9 Metoda e zgjatimit (sipas te dhenave te kaluara)

Eshte e qarte se kjo metode jep rezultate te sakta, ku faktoret qe rrisin ngarkesat nuk
kane ndryshime te menjehereshme dhe si rrjedhim metoda rekomandohet per parashikime ne
pergjithesi afatgjata (p.sh. deri 5 vjet). Metodat (a) rekomandohen me shume per zhvillimin e
energjise se ngarkeses se sa per fuqine, per shkak se energjia (p.sh.) vjetore rritet shume me
bute se sa fuqia maksimale vjetore.

Shpesh ne vend te (3.16) perdoret funksioni

𝑭 = 𝑭𝟎 ∙ (𝟏 + 𝒁)𝒕 (3.17)

i cili presupozon nje rritje vjetore konstante 𝒁. 𝑭𝟎 eshte energjia ose fuqia e vitit fillestar
(t=0).Ritmi i rritjeve 𝒁 mund te merret i njejte per gjithe periudhen qe studiohet, ose te
ndryshoje (P.sh. 𝒁 =0,06 ne 3 vitet e para dhe 0,04 per vitet e tjera). Zhvillimi i ngarkesave eshte
me sakte te vleresohet veçanerisht per çdo ngarkese (perdorues), ne baze te informacionit dhe
vleresimit te zhvillimit te nje zone te caktuar. Nje metode qe merr parasysh ato qe u thane me
lart tregohet grafikisht ne Fig.3.10.

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 4- 19/22


Ing. Boris CFARKU 2018

Zona gjeografike ne studim (p.sh. e nje qyteti) ndahet ne zona te vogla te ngarkeses
baze te se njejtes kategori (p.sh. shtepiake, tregtare etj.). Per çdo zone te vogel mund te nxirret
nje grafik ditor ngarkese (tipike e nje stine etj, sipas atyre qe u zhvilluan ne paragrafet e
meparshme), ose te pakten kerkesa minimale dhe maksimale, si dhe parashikimi i zhvillimit, ne
menyre qe te jete e mundur te ndertohen lehtesisht grafiket ditore. Nga keta nxirren grafiket
ditore te kombinuar per zona me te gjera. P.sh. zonat e vogla mund te kerkojne nje fuqi vetem
per nje kabine, kurset zona me te gjera mund te kerkojne nje ose me shume linja TM ose dhe
N/st TL/TM. Analizat perkatese behen lehtesishte duke perdorur softe te ndryshme
kompjuterike.

Metodat (b) bazohen ne te dhenat qe lidhen me zhvillimin ekonomik, ndertimor etj. te


nje zone ne studim. Eshte e qarte se madhesia e energjise elektrike te kerkuar ka lidhje te
ngushte si me zhvillimin ekonomik ashtu edhe me ate ndertimor. Marredheniet midis zhvillimit
te rrjeteve elektrike me zhvillimin ekonomik, kane lidhje me zona me te gjera (shpesh behet
fjale per me shume se nje N/st TL/TM), kurse keto marredhenie me veprimtarine ndertimore
dhe perdorimin e fondit te tokes lidhen me zona shume me te vogla (p.sh. me sektore te nje
N/st. TL/TM), Kuptohet se sa e madhe eshte nevoja e perdorimit te teknikave llogaritese
kompjuterike per perpunimin e elementeve te zhvillimit te ngarkesave, vellimi i te cileve shpesh
eshte kolosal.

Ne Fig. 3.11(a) tregohet ne menyre skematike ndryshimi nga ana ndertimore i nje zone
qyteti, kurse ne Fig. 3.11(b) ndryshimi nga pikepamja e ngarkesave te kesaj zone gjeografike qe
kthehet ne nje ose me shume katrore (blloqe) ndertimore.

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 4- 20/22


Ing. Boris CFARKU 2018

1
20

Nj.r. MW
Nj.r.
1,0

6 12 18 24 h
0,5 1, 1
0

MW 1
20

0 6 12 18 24 h
0 10 20 Vite 6 12 18 24 h

Vite
1
20
MW 12 24 h

1
10

Nj.r. MW
Nj.r. MW 12 24 h
1,0
1

6 12 18 24 h
0,5 1,0 12 24 h
1

Vite

0 6 12 18 24 h
0 10 20 Vite 6 12 18 24 h

Vite Grafiket ditore te kombinuar


Grafiku ditor i Kerkesa Grafiket ditore per te grupeve te ngarkesave
x x Ritmi i zhvillimit = shtepiake dhe tregetare
ngarkeses maksimale çdo vit

Fig. 3.10. Llogaritja e grafikut ditor te ngarkeses ne menyre grafike.

Shenojme se fundi se zhvillimi i ngarkesave varet edhe nga politika me e pergjithshme


(p.sh. politika e cmimeve etj.) qe ndjekin Operatoret Elektrike ose organet shteterore, e cila
duhet te merret gjithmone parasysh. P.sh. politiken e inkurajimit te ngrohjes elektrike qe lidhet
me kursimin e lendeve te djegshme, ose politiken e vendosjes se çmimit te diferencuar te nates
per energjine elektrike etj.

Veçanerisht kur energjja elektrike perdoret per ngrohjen e mjediseve te banuara, marrin
rendesi te veçante marredheniet midis kerkeses per energjine elektrike dhe temperatures se
mjedisit ne rradhe te pare dhe ne rradhe te dyte marredheniet e kesaj kerkese me lageshtiren
(krahaso zbatimin 3.4 me te tjerat). Çeshtja paraqet interes te veçante per parashikimin e
treguesve te intervaleve te shkurtra te kohes p.sh. per vleresimin e ngarkeses maksimale te nje
N/ST, TL/TM per javen e ardhshme ne nje periudhe dimri.

Ne keto raste rekomandohet qe grafiku ditor i ngarkeses (veçanerisht piku) te nxirret si shume
dy komponentesh: Asaj qe varet nga temperatura, 𝑷𝑻(𝒕) dhe asaj qe lidhet me ngarkesat e tjera
𝑷𝑨(𝒕) d.m.th.

𝑷(𝒕) = 𝑷𝑻(𝒕) + 𝑷𝑨(𝒕) (3.18)

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 4- 21/22


Ing. Boris CFARKU 2018

(a)

(b)

Fig. 3.11. (a) zhvillimi ndertimor dhe (b) zhvillimi korespondues i ngarkesave te nje zone qyteti

Shperndarje dhe Perdorimi i energjise elektrike I - Leksioni 4- 22/22

You might also like