Download as docx, pdf, or txt
Download as docx, pdf, or txt
You are on page 1of 6

Kabineti i Infermierisë

Rregullimi i shtratit

Asistenti/ja: Miradije Imeri

Prishtinë : 2018
Rregullimi i shtratit
Rregullimi i shtratit të pacientit është një nga detyrat e infermierit. Një shtrat i pastër dhe i
rregulluar mirë mund të kontribojë jo vetëm që pacienti të ndjehet mirë por çdo person tjetër që
ka kontakt direkt. Shtrati bosh dhe ai me pacient rregullohet çdo mëngjes pas higjienës
personale, rregullohet para se të vijë mjeku në vizitë dhe vizitorët tjerë. Qarqafët ndërrohen sa
herë që lagen ose ndotën.

Shtrati përgatitet në mënyrë të tillë:


1.Shtrati quhet i papërdorur kur shtresa e sipërme nuk është e hapur dhe shtrati është gati për
pacient të ri. Shtrati i papërdorur- përgatitet sa herë që një pacient del nga spitali në pritje të një
pacienti tjetër.

Foto 1.Shtrat i papërdorur . Foto 2. Duke u përgatitur një shtrat për pacient të ri.

2.Shtrati quhet i hapur kur pacienti po e përdorë, qarqafët e sipërm dhe batanija janë palosur në
fund të shtratit për të lejuar që pacienti të hyjë në shtrat.
3.Shtrati bosh është një shtrat i hapur që pacienti në një moment është ngritur për ndonjë analizë
ose ekzaminim tjetër. Qarqafi i sipërm është i hapur.

Foto 3. Shtrat i hapur.


4.Shtrati i hapur është bosh kur pacienti është ngritur. Shtrati quhet i zënë kur rregullimi i tij
bëhët me pacientin në shtrat. Rregullimi i shtratit me pacient përgatitet kur pacienti nuk është në
gjendje të ngritet për shkak të gjendjes së tij ose regjimit që i ka dhënë mjeku.

Foto 4.Shtrati i zënë

4.Shtrati kirurgjikal përgatitet në mënyrë të tillë që pacienti të transferohet dhe me pas të shtrihet
në shtrat. Shtrati rregullohet nga një infermier ose me dy infermier në rastet kur në shtrat është
pacienti.

Foto 5. Shtrati kirurgjikal

Biankeria e shtratit
Kur është e arsyeshme të rregullohet shtrati duhet të respektohen normat e asepsisë mjekesore.
sikur ajo e paster dhe ajo e ndotur duhet te mbahen larg nga uniforma dhe trupi i
infermierit.Qarqafet nuk duhet te shkunden sepse perhapen mikrobet ne ajer,Biankeria e paster
duhet vendosur mbi siperfaqe te pastra dhe ajo e ndotur nuk duhet te hidhet mbi dysheme.
Biankeria

Biankeria duhet përgatitur në mënyrë të tillë:


Këllëf dysheku, qarqaf i poshtëm, transverse prej gome ose plastike, transverse prej pambuku,
qarqaf i siperm, batanije, mbulese krevati, peshqir i madhë dhe i vogel, pizhama, mbulese për
banjë. Biankeria merret me një dorë që dora tjetër të vendoset mbi biankeri.
Biankeria e hequr ose e ndotur duhet të zavendësohet menjëherë, në spitale përdoren transversa
prej gome dhe prej pambuku.
Transversa prej gome pengon që dysheku dhe qarqafi i poshtëm të lagen dhe të ndoten ndërsa
Transversa prej pambuku mbron pacientin nga kontakti direkt me gomën dhe lageshtinë.

Rregullat e përgjithshme

Për të rregulluar shtratin e spitalit duhet kujtuar rregullat sipas radhës:

Të respektohet gjithmonë një mekanike trupore adekuate, të respektohen normat e një asepse
mjekësore, Të lahen duart para se të prekim biankerinë, të dërgohet biankeri në sasi të nevojshme
te dhoma e pacientit, mos të shkunden asnjëherë qarqafet gjatë ndërrimit të tyre, edhe një
biankeri e pastër konsiderohet e kontaminuar nëse veq është dërguar në dhomën e pacientit, të
evitohet kontakti i biankerisë me uniformë, nuk duhet vendosur kurrë biankeria e papaster mbi
atë të pastër, qarqafi mbi të cilin pacienti qëndron duhet të jetë i tendosur mirë, të mos ketë
rrudha, transversa prej pambuku duhet të mbuloje transversën prej gome, dhe të rregullohet
shtrati me qarqafë e mbulesë sa herë të jetë e nevojshme.
Foto 6.Heqja e ndërresave të shtratit që janë përdorur

Siguria në ambientet spitalore

Identifikimi i pacientit-gjatë çdo ndërrimi infermieri kujdeset për një numër të caktuar të
pacienteve, ku secili prej tyre duhet të ketë kujdesje dhe terapi të veqanta, pacienti duhet të
mbrohet nga infeksionet, nga rrëzimet. Infermieri duhet të identifikoj pacientin para se të kryej
çdo terapi, kjo shmang rrezikimin e jetës së pacientëe tjerë në shumë spitale përdoren bylyzykë
identifikimi në të cilën janë të shënuara të dhënat identifikuese te pacienti. Gjithashtu për
identifikim thirret pacienti në emër. Kjo metodë nuk përdoret tek pacientët konfuz, të ç`orientuar
dhe me probleme me dëgjim.

Parandalimi i përhapjes së infeksioneve- Përhapja e infeksioneve është ndër rreziqet kryesore në


ambientet spitalore, infeksionet provokohen nga mikroorganizmat patogjen që transmetohen me
lehtësi nga një person në tjetrin, pacientët të cilët medikamentet e tyre i marrin me rrugë sc,im,iv
janë më të rrezikuar ndaj infeksionet.

Parandalimi i rrëzimeve- janë problemet më të zakonshme të sigurisë në ambientet spitalore.


Masat më të rëndesishme që parandalojnë rrëzimet janë: spondet laterale të shtratit mbrojtës dhe
në rastet të veqanta mjetet mbajtëse.

Spondet laterale të shtratit -aplikohen në shtreterit e spitalit të cilat mund të ngrihen dhe të ulen,
këto mbrojnë pacientin nga rreziku i rrezimit, gjithashtu shërbejnë për të lëvizur në shtrat, mund
të jenë në gjatësin e shtratit.

Mbajtësi i të sëmurit- sistemohen përgjatë korridoreve, shkallëve me qëllim që t`u garantohet një
mbështetje pacientëve të pafuqishëm, të tilla mund të jenë edhe në banjë.

Masa të tjera të sigurisë-vendosja e shtratit të pacientit në pozicionin horizontal me të ulët ,


natën lihet një dritë ndezur, dyshemeja të jetë e thatë që pacienti mos të rrëshqasë dhe pa objekte
në mënyrë të ç`rregullt, bastuni i pacientit nëse përdorë të vendoset pranë shtratit, zilja të jetë
pranë shtratit të pacientit si dhe rrotat e shtratit të jenë të bllokuara.

Mjetet izoluese-me këto mjete pacienti është i detyruar të rrijë në shtrat si dhe mund të pengohet
të levizë një pjesë të veqantë të trupit. këto mjete mund të vendosen në nivelin e toraxit, të belit,
të berrylit, kyqe të duarve dhe kavilje.

Normat e sigurisë-edhe pse përdoren për të mbrojtur pacientin mjetet e izolimit mund të jenë të
rrëzikshme, këta pacient duhen të kontrollohen shpesh për t`u siguruar se qarkullimi i gjakut dhe
respiracioni i pacientit është në rregull.

Kur asistohet një pacient tek i cili janë aplikuar mjetet e izolimit të lëvizjeve është e nevojshme
të regjistrohet në kartelë dhe referohet me gojë: llojin e mjetit, orën e aplikimit, orën e ndryshimit
të pozicionit ngjyrën dhe gjendjen e lëkurës, nëse pacienti ankohet se ka dhimbje apo mpirje nga
mjeti izolues.

Mjeti izolues i vendosur në puls apo kavilje-aplikohet në nivelin e pulsit ose kavilja kur duhet të
kufizohen lëvizjet e ekstremiteteve superiore apo inferiore.

Mjeti izolues për toraxin-eviton që pacienti të zbres nga shtrati, ky mjet duhet të vendoset mbi
rrota.

Rripi i sigurimit-përdoret duke e kaluar rreth belit të pacientit dhe fiksohet tek shtrati i tij
vendoset mbi rroba.

Foto 7. Rripi i sigurise se pacientit i vendosur rreth belit

Incidentet sipas aparaturave

Aparaturat dhe instrumentet prej xhami apo plastike duhet të kontrollohen me kujdes përpara
përdorimit. Aparaturat të cilat janë të dëmtuara nuk duhen të përdoren dhe duhet të njoftohet
kryeinfermieri apo shefi i repartit. Aparatet elektrike duhet të funksionojnë mirë.
Referoni incidentet dhe gabimet.
Incidentet dhe gabimet që kanë të bëjne me pacienin të afërmit dhe pjesëtaret e ekipit duhet t`i
komunikohen menjëhere kryeinfermierit, duhet të komunikohen gabimet e bëra gjatë asistimit të
pacientit tek kryeinfermieri. Kur komunikohen gabime të tilla është e rëndesishme të ceken emri
i personit të përfshirë, data,ora dhe vendi i ngjarjes. Duhet të referohen gabimet në aplikimin e
medikamenteve, dëmtimet e objekteve të pacientit, thyerja e protezave apo e veshjeve të
pacientit.

You might also like